• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ne promovimin e librit “Fal por mos harro” te autorit Gjon Kacaj

December 10, 2014 by dgreca

Promovimi i librit “ Fal por mos harro!” te autorit Gjon Kaçaj u be diten e diele me 01 nentor 2014, ne Sallen “ At’Gjergj Fishta” te Qerndres se Shen Palit, ne kuadrin e Dites se librit, pictures dhe fotografise, qe kete vit u be per te paren here nga Revista “ Kuvendi”. Me poshte po publikojme parathenjen e keti libri, realizuar nga Valentin Lumaj, i cili edhe referoi ne kete aktivitet/
Nga Valentin Lumaj/
Ndrek Pjetri, personazhi eksluziv i ketij libri letraro historik, vjen para lexuesit si nje shembull tipik i shtreses me te persekutuar nga klani komunist. Ndreka eshte i prejardhur nga nje familje e thjeshte nga fshati Temal i Dukagjinit, por i rritur dhe edukuar nen ombrellen e Kishes katoloke, te ciles i sherbeu ne rini, duke shtuar ketu dhe pervojen e padiskutueshme qe ai mori nga freterit, udheheqes te Kishes Shenjte dhe te komunitetit, si Don Zef Shestani, Don ikel Koliqi, At Gjergj Fishta, Mjeda e Zadeja, te cilet perbenin ajken e e shoqerise shqiptare te asokohe. Ne ndryshim nga keta, te cilet u viktimizuan per hir te besimit, patriotizmit dhe lirise, Ndreka i mbijetoi regjimit, dhe ne fillimet e para te demokracise iu perkushtua me devocion, sherimit te nje plage shume shekullore shqiptare, ate te gjakmarrjes.
Jeta e tij dhe ngjarjet e pershkruara ne kete libër-dëshmi nga autori Gjon Kacaj, jane aq shumë llahtarisëse, përvojë e zezë, absurde, tragjike, duke nxjerre nga thellësitë e ferrit, mbi detin e gjakut dhe të lotëve, një pjesë krejt të vogël të viktimave të diktaturës komuniste shqiptare. Ata nuk ishin viktima spontane te nje lufte civile. Ata ishin krenaria shqiptare e perzgjedhur ekzaktesisht dhe me perpikmeri. Ata ishin nderi i kombit i vrare pas shpine, nderi i pushkatuar pa gjyq, nderi i qelluar ne lule te ballit. Ne historine mijra vjecare shqiptare, asnje pushtues mizor e i pashpirt, s’e beri kete; asnje armik historik fqinj apo me larg, nuk tentoi te zhduke ajken e kombit tone. Shembelltyra Staliniane polli diktaturen enveriste, kete fare hibride, shkaterrimtare te vleres dhe se mires, si shembullin me te keq te komunizmit ne Shqiperi, duke u katandisur ne lengaten me te zese se historise tone.
Gjon Kacaj, nepermjet personazhit te tij, zbulon as me pak as më tepër se “majen e ajsbergut”, në gjithë këtë histori horror, që ende rri pezull, e fshehur, ndër gropa e varre masive e ndër dosje të errëta te mbyllura të ish-Sigurimit të Shtetit. Ky libër zbulon shumë episode ngjarjesh makabre, per torturat më çnjerëzore, që komunistet dhe delitantet e tyre, lavire te pushtetit, te ashtuquajtur , “te plotfuqishem te vdekjes”, kanë perdorur ndaj bashkombasve te vet, nganjehere, anetare te fisit apo edhe vete familjes se tyre, fatin e të cilëve e kishin vendosur ata vetë: pa gjyq. Rruga drejt vdekjes ishte e projektuar tashmë për të gjithë ata, qindra e qindra klerikë, intelektualë, dhe gjithkush tjetër që u cilësua “Armik i pushtetit popullor”. Por, deri në momentin që dhanë shpirt, shumë prej tyre provuan torturat më të tmerrshme, produkt i mendjeve te shthurura e monstruoze.
“Une nuk jam Andrea Temali”, -eshte pergjigja e vetme e djaloshit te ri, ku permes torturave, dhimbjeve, frikes, dyshimit e ankthit, prevalon karakteri i forte, besa e dhene, fjala e mbajtur, liria e munguar. I bindur se nepermjet mohimit te vetvetes, varej jeta e dhjetra bashkepunetoreve te tij te ngushte, patriote, meshtare, antikomuniste e liridashes. I ushqyer nga keto vlera te larta njerezore dhe shpirtit qendrestar, Ndrek Pjetri, i mbijeton sistemit famekeq 50-vjecar komunist dhe mberrin pranveren e demokracise me”faqe te bardhe”.
“Pajtimi i gjaqeve” eshte misioni i tij ne “Eren e re”. Ne nje kohe kur gjakmarrja perbente njekohesisht per shqiptaret, vetvrasje, vellavrasje si dhe vrasja e tjetrit, mencuria dhe fjalet e arta, dhunti prej Zotit, kthehen ne mehlem per shpirtrat e trazuar te qindra familjeve. Me Ungjill ne dore dhe ne emer te jetes dhe Ringjalljes, hakmarrjen e kthen ne falje, marrjen e gjakut e kthen ne dhenjen e beses e te pajtimit.
A ka më madhështi dhe më burrëri që të kthesh zemrat e vuajtura e të dhimbsura në dashuri dhe vellazëri. Këtë mundi të bënte vetëm magjia e fjalës së lirisë dhe dashurise per njeri-tjetrin, e paqesorit Ndrek Pjetri, i cili natyrshem e vendos veten ne nivelin e njerezve te medhenj te pajtimit, si Anton Ceta, Don Lush Gjergji etj. Keta, qe une do ti quaja te “Te plotefuqishem te Paqes”, në momentet më delikate dëshmuan virtytet madhështore, si figura markante te kombit. Ata pasqyruan përjetësisht, çiltërsinë, mençurinë dhe atdhedashurinë, që shëruan zemrat e dhjetërave mijërave njerëzve, por mbi të gjitha shëruan një plagë të madhe të kombit.
Çdo komb i gëzohet heronjve të mëdhenj, të cilët dinë të percojne drite në momente të veçanta dhe delikate. Ne ndjeshmerine dhe delikatesen e gjakmarrjes, veprimtaria e pajtimit, tash e përgjithmonë mbetet akt i rrallë, civil dhe qytetar, vlera njerezore per te cilat kemi nevoje te gjithe.
Librin, jam munduar t’a pershtas ne dialektin Gege, per tri arsye:
– Eshte gjuha origjinale e autorit Gjon Kacaj,
-Ishte gjuha e qindra e mijera meshtareve, patrioteve dhe te persekutuarve te Shkodres, Malesise she Shqiperise se veriut, viktima te sistemit komunist, te cilet zene vendin kryesor dhe permenden me se shumti ne liber.
-Ky liber, ne pjesen me te madhe te tij, per nga natyra e ngjarjeve, ngjan ne miniature me vepres se madhe te At Zef Pllumbit, “Rrno vetem per me tregue”, e shkruar ne te njejtin dialekt.
Te gjitha materialet, faktet dhe pershkrimi i ngjarjeve, ne kete liber, jane e drejta dhe merita ekskluzive e autorit.
Ky liber u perpunua nga nje doreshkrim i autorit. Duke mos pretenduar persosmeri ne pershtatjen elektronike e dialektore, si dhe redaktimin e tij, ju para-kerkoj falje per ndonje gabim apo harrese, qe gjithsesi nuk ja zbusin vleren librit ne pergjithesi.
Ky tekst eshte parathenia e librit “ Fal por mos harro!” shkruar nga Valentin Lumaj

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Gjon Kacaj, Ne promovimin e librit “Fal por mos harro”, te autorit, Valentin Lumaj

NOBELISTJA SHQIPTARE E PAQES – NËNA TEREZE (1979)

December 10, 2014 by dgreca

Me rastin e 35 vjetorit të marrjes të Shpërblimin Nobel për Paqe të Nobelistes Shiptare – Nënës Tereze (10 dhjetori 1979)/
Nga Don Lush GJERGJI/
Më 10 dhjetor 2014 është 35 vjetori i marrjes të Shpërblimin Nobel për Paqe të Nobelistes Shiptare – Nënës Tereze (10 dhjetori 1979) ditë kjo vërtet e madhe, e dalluar, e bekuar dhe shënuar për të gjithë Shqiptarët në mendje dhe në zemra, sepse Bija-Motra dhe Nëna Tereze është e para shqiptare Nobeliste e Paqes.
Kjo njarje befasoi botën atëherë, disa edhe sot, sepse shumë njerëz pyteshin: çka ka bërë Nëna Tereze për paqe në botë?
Shumë, gjithçka, sepse e ka shkrirë jetën e saj në mesin e të varfërve ndër më të varfër të botës, për të gërbulurë, për njerëz që ishin të braktisur, të shkelur dhe të shëmtuar, duke iu dhënë atyre dinjitetin njerëzor nëpërmjet dashurisë në vepër. Ajo veçmas ishte në mbrojtje të jetës së fëmijëve të palindur, si dhe të atyre që tashmë ishin në buzë të vdekjes.
Më kujtohen edhe sot tri shtyllat, apo edhe tri “përcaktimet” e Nënës Tereze për paqe nga “Katedra e Paqes” në Oslo:
“Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim”.
“Vetëm Dashuria do ta shpëtojë botën”.
“Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”.
Styllat e paqes, sipas Nënës Tereze, janë: pranimi, nderimi, mbrojtja e jetës, prej zanafillës e deri te kalimi në amshim;
Aftësia për të kërkuar dhe dhuruar falje;
Dashuria flijuese dhe dhuruese për Zotin dhe për të afërmin, sidoms për nevojtarë, ata që janë të kërcnuar dhe të rrezikuar, apo siç thoshte ajo “dashuria në veprim”.
Dhe vazhdoi kështu: “Në botën e sotme ka aq shumë vuajtje, urretje, mjerim dhe mu për këtë duhet të fillojmë në familjet tona, në uratë dhe në flijim… Dashuria lind në familje, sepse nuk ka rëndësi çka veprojmë ne, por me sa dashuri bëjmë diçka… Kur marrë në rrugë ndonjë të uritur, i jap një pjatë me oriz, një copë bukë dhe ai kënaqet. Ka larguar urinë. Por, ai i cili është i dëbuar, që ndihet i padëshiruar, i padashur, i tmerruar, ai është flakur jashtë shoqërisë. Ky lloj varfërie është aq e rëndë, shumë e vështirë. Në perëndim motrat tona punojnë në mes të këtyre nejrëzve… Jemi këtu për ta ndarë këtë mundim, për ta ndarë këtë vuajtje të njerëzve… Pra, ta takojmë gjithmonë njëri-tejtrin me buzëqeshje, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë…”.
Një kënaqësi plebishitare botërore, sepse ishte shpërblyer Nëna e botës së mjerimit, ajo e cila vërtet kishte merituar këtë titull të lartë, e cila ishte flijuar dhe dhuruar për të mirën e të gjithëve pa asnjë dallim apo përjashtim kombëtar, racor, gjinor, kastor apo fetar.
Lars Roar Langslet, Kryetari Komisionit Parlamentar për marrëdhënie me Kishë dhe për Shkollim, ndër të tjera dëshmoi: “Tërë bota e ka miratuar, kësaj here, vendimin e Institutit Nobel, Dhuratën e madhe të Nobelit për Paqe t’i jipet bamirëses së njerëzimit… mirënjohje e dashurisë, mirësisë së tërë njerëzimit, sepse të gjithë njihemi në të. Njerëzimi e vlerëson atë si NËNË, si e thërrasin të gjithë; shi me këtë me të vërtetë është vlerësuar njeriu, të drejtat dhe nevojat e tij… Kjo është fitorja e mirësisë dhe e dashurisë… Nëna Tereze është kulminacioni i punës vetëmohuese, i mirësisë dhe i dashurisë…”.
Kryetari i Komitetit të atëhershëm Nobel për Paqe, dr. John Sannes-i, në aereoportin e Osllos, gjatë përcjelles së Nënës Tereze për kthim në Kalkutë, ndër të tjera theksoi:“Këtu me të vërtetë nuk dimë se kush ka marrë Dhuratë: ne apo Nëna Tereze? Ne i falënedrojmë asaj, që e ka pranuar këtë Shpërblim, dhe kështu e ka ngjitur edhe më tepër vlerën e kësaj mirënjohjeje të lartë… Qysh tani lypset menduar për kandidatët e vitit të ardhshëm. Mbas Shpërblimit të Nënës Tereze do të jetë mjaft vështirë ta gjejmë një personalitet të dimensioneve të ngjashme si Nëna Tereze…Më mirë dhe më thjeshtë do t’ishte që ajo prapë ta fitonte këtë Dhuratë” (këtë e tha duke qeshur, ndoshta si mahi, vr. ime).
Nëna Tereze e pranoi këtë Shpërblim vetëm në emër të të varfërve, për t’i ndihmuar të varfërit ndër më të varfër, duke vërë në qendër të vëmendjes dy shtylla, shpesh të harruara dhe të ngatërruara, ZOTIN dhe NJERIUN.
Kështu kishte dëshmuar para mbarë botës se “ Dashuria” do t’i shëronte të gjitha të ligat e botës, sepse do t’ia mundësonte njeriut tejkalimin e kufinjve të kohës dhe të hapësirës, të nacionit dhe religjionit, të kasteve dhe të ngjyrave…
“Recepti” i Nënës Tereze është aq i thjeshtë, gjithnjë aktual, i mundshëm dhe përshtatshëm për çdo njer: “Punë të vogla me dashuri të madhe”.
Dhe në mbarim më lejon “të lundroj” në kujtime dhe kështu t’ju bëjë edhe juve pjesëmarrës të kësaj ngjarje dhe përjetimin tim të paharrueshëm. Ishte e diele, 8 dhjetori 1979. Isha në përcjellje të Imzot Nikë Prelën, ipeshkvin tonë (1918-1996). Dolëm për ta pritur Nënën Tereze në aereoportin e Osllos. Me Nënën Tereze ishte edhe vëllau i saj, Lazër Bojaxhiu, dhe bija e tij, Age lind. Bojaxhiu-Guttadauro. Pra, një familje e vogël shqiptare.
Kur na pa dhe u përshëndetëm, me shumë befasi, na pyeti kështu: “A keni ardhur këtu vetëm për mua?”.
Imzot Nikë Prela, në stilin e tij hokatar, i tha: ”Jo, por kemi ardhur për t’i parë bukuritë natyrore rë Norvegjisë”.
Nëna Tereze, e gëzuar, me sy të përlotur, na tha: “Po më vjen shumë mirë që keni ardhur, si t’kishte ardhur Nëna Loke imja e vdekur. Zoti iu pagoftë dhe iu ktheftë me të mira!”.
Ndër temat që i shtronim në biseda të gjata dhe të përmallshme edhe në orët e vona të natës, ishte doemos edhe çështja kudo në botën shiqptare, Kosova, mbi të gjitha Shqipëria.
Ja përgjigja e Nënës Tereze: “Unë nuk di çka të them, sepse nuk di çka ngjanë atje. Një gjë vetëm e dijë: UNË MUND TË THEM VETËM SE LUTËM SHUMË PËR SHQIPËRINË, QË ZOTI T’IU JEPË DRITË PËR TË PARË SE NËSE DËSHIROJNË TË JETOJNË NË PAQE, ATËHERË DO TA DOJNË NJËRI-TJETRIN…”
Gjatë Konferencës për shtyp ajo ndër të tjera tha dhe e shkrojiti me dorën e saj në gjuhën shqie: “UNE GJITHMON E KAM NË ZEMËR POPULLIN TEM SHQIPTAR. SHUM LUTI ZOTIN QI PAGJA E TIJ TË VJEN NË ZEMRAT TONA, NË GJITHA FAMILJET TONA, NË GJITH BOTËN. LUTUNI SHUM PËR FUKARAT E MI – DHE PËR MUA DHE MOTRAT E MIJA.
UNE LUTEM PËR JUVE.
M. TEREZA BOJAXHIU”, OSLLO; 10/12/79.”.
Në pyetjen time: “Çka domethënë së pari për Ju, për motrat Tuaja dhe për të varfërit Shpërblimi Nobel për Paqe?”
Nëna Tereze tha: “Për mua dhe motrat tona asgjë posaçe, asgjë s’do të ndryshojë në Shoqërinë tonë. Kjo Dhuratë, si dhe të gjitha të tjerat, të cilat i ka fituar Kongregata jonë, janë vetëm për të varfëritë tanë… Kjo është si një kontribut i madh i paqes, sepse tekembramje sot bota e ka kuptuar se veprat e dashurisë janë më të rëndësishmet për paqe…Pa dashuri nuk do të kemi kurrë paqe.”
Nëna Tereze pa dyshim është ajo që pas Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, e bashkon shpirtërisht dhe kulturalisht kudo popullin Shqiptar, është Ambasadorja e historisë, traditës, kulturës, me shekuj edhe fesë tonë të përbashkët.
Për ne ka rëndësi të madhe jo vetëm nderimi, falënderimi, dashuria ndaj Nënës Tereze, por nëpërmjet jetës dhe frymëzimit të saj, zbatimi i dashurisë për njëri-tjetrin, apo si shprhej ajo bukur: “PËR ZOTIN DASHURI dhe PËR VËLLAUN NJERI”.
Ja, e tillë ishte Bija, Motra dhe Nëna e mbarë botës, Nobelistja Shqiptare e Paqes – Nëna jonë Tereze!
Prishtinë, 10 dhjetor 2014 Don Lush GJERGJI

Filed Under: ESSE Tagged With: don Lush Gjergji, NOBELISTJA SHQIPTARE E PAQES – NËNA TEREZE (1979)

Dekorohet Vito Kapo që miratoi pushkatimin e 22 vjeçarit Skënder Daja

December 10, 2014 by dgreca

Vito Kapo që ka miratuar dënimin me vdekje të Skënder Dajes dhe tre të burgosurve të tjerë më 24 maj 1973. ( Botojmë dokumentin origjinal nga filmi “Djaloshi me kitarë) E kanë miratuar vendimin me vdekje të 22 vjeçarit Skënder Daja vetëm se këndonte me kitarrë këngët e Adriano Çelentanos, (edhe Skënder Daja me baba të pushkatuar, Qemal Daja në 1953) pushkatuar në të njëjtën ditë dhe tre të burgosurit e tjerë Dervish Bejko, Pal Zefi, Hajri Pashaj, e gjithë kjo masakër e miratuar pra nga kryesia e Kuvendit Popullor e përbërë nga këta eksponent të diktaturës:
Haxhi Lleshi, Rita Marko, Myslim Peza, Shefqet Peçi, Bilbil Klosi, Pilo Peristeri, Kahreman Ylli, Sadik Bekteshi,Agim Mero, Dhimiter Shuteriqi,Vito Kapo dhe Spiro Moisiu.
Asnjë prej tyre nuk është dënuar nga drejtësia për rolin e tyre si xhelatë në duart e diktatorit që ka ekzekutuar rreth 6500 shqiptarë.Për më tepër injoranca dhe vegla qorre me emrin Ministri e Mbrojtjes, në 29 nëntor 2014 dekoron një prej këtyre xhelatëve me emrin Vito Kapo, që është gruaja e nr. 2 të diktaturës Hysni Kapo. Nuk e dimë pse hesht Europa në këtë rigjallërim të rrezikshëm të elementeve që e terrorizuan popullin shqiptar për 50 vjet deri në kufinjt e gjenocidit.

Kolec TRABOINI
Regjisor i filmit “Djaloshi me kitarë”

Filed Under: Featured Tagged With: 22 vjeçarit, Dekorohet Vito Kapo që miratoi pushkatimin e, Kolec Traboini, Skender Daja

Urimi im për Isën Kryeministër

December 9, 2014 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Pas plot 6 muajsh krize post zgjedhore, Kosova ka tashmë Kryeministrin e ri. Ai quhet Isa Mustafa, kryetari i LDK. Kjo amulli erdhi e gjitha për pasojë e një jo aleance para zgjedhore, prej forcave politike atje, të bindura se kishin arritur kulmin me politikëbërjen e tyre. Po rezultoi e kundërta. 
Disa pika që mund të prekim shkurtimisht nga kjo përvojë e re, janë dhe mbeten tek natyra e politikës . Si, 1) sa më shumë të shashë kundërshtarin, aq më shumë I ngjan atij 2) Në politikë mos thuaj kurrë, kurrë. 3) Politika është kryekëput bishtëdredhur, ose kurvë siç e quan populli. 4) Politikanët tanë janë kuklla pa atdhe. 5) Burra me mentalitet otoman që hiqen sikur e lakmojnë Europën etj.
Megjithatë, unë sot do ndalem tek një rit, të cilin e kam parashikuar në një nga shkrimet e mëparshme. Faktin që tek ne, në arenën e politikës shqiptare, humbësi bëhet fitues. Pra kush humb zgjedhjet paraardhëse, bëhet fitues në ato të mëpasmet. Kështu edhe pse humbi bashkinë e Tiranës, (2011) E.Rama u bë Kryeministër në zgjedhjet e përgjithshme (2013) pas një koalicioni me atë që e shau më shumë. Edhe Isa Mustafa, humbi zgjedhjet e kaluara për kryetar të Komunës së Prishtinës, (2013) u bë Kryeministër i Kosovës. 
Ndaj sot dua t’i kujtoj Kryeministrit të ri, krahas urimit, edhe atë tjetrën se paska qënë pikërisht ai, humbësi që e ka mbajtur peng Kosovën këto 6 muaj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Urimi im për Isën

Po turp a kanë politikanët tanë?

December 9, 2014 by dgreca

Nga Lek Mirakaj/
Duke ndjekur denoncimin që senati Amerikan i bëri sot metodave që janë përdorur nga C.I.A.,në mbledhjen e informatave prej teroristëve të arrestuar,vetvetiu më erdhi natyrshem pyetja«A KANË TURP POLITIKANËT TANË, ANALISTËT, GAZETARËT, SHOQËRIJA JONË CIVILE, që duan të na bindin se po u hapën dosjet e krimit cenohet sigurija kombëtare, rrezikohet «harmonia»e pjestarve të shoqërisë tonë të mrekullueshme,«fanar ndricues »që na e ka zili tëre bota etj.etj.Amerika e madhe, e angazhuar në një luftë pa kompromis me terrorizmin nderkombëtar denoncon dhe denon sjellje që bien ndesh me moralin e një shoqërije të lirë. Amerika nuk mshihet mbas slloganesh,siguri kombëtare apo nxjerje dhe publikim sekretesh,publikisht dhe jo në komisione sekrete denoncon,ate që ajo e konsideron te gabuar dhe të pa pranushme për shoqërinë Amerikane.E të mendosh se flitet për teroristë të vërtetë, jo të sajuar, e për një numur individësh që numrohen me gishtat e dorës,kur në atdheun tonë janë torturuar me dhjetra mijra shqiptarë,gra e jo rrallë edhe fëmij,të vjen të vejshë duart të në kokë.Amerika mendon se denoncimi i të keqes e bënë ate më të fortë e bënë të ardhmen më të sigurtë e të begatë.Sa qesharakë e të vegjël na duken sot ata analistë me tituj profesorësh ,ata gazetarë,ata përfaqësues të ashtuquajturës «shoqëri civile»,kur duan të na mbushin mendjen se po u hapën dosjet do bëhet kjahmeti.Jo zotërinjë,që vetëm zotrinj nuk jeni .Ju nuk e keni hallin te sigurija kombëtare, nuk keni hallin e harmonisë që do shkaktojë mijra viktima,a thua se pak na keni shaktuar me konfliktin për pronen,ju e keni hallin se shum nga ju jeni pjesë e kontigjentit kriminal ,që ka mberthyer për fyti politiken, gjygjësorin ,median dhe pushtetin ekonomik.Dihen krimet që janë kryer gjatë diktatures,pothuaj njihen edhe autorët që kanë kryer këto krime,në qoftë se dikush don të mësojë më shum,për torturat që janë përdorur dhe personat që i kanë kryer,le të lexojë librin e Fritz Rodovanit«NJË MONUMENT NËN DHE »dhe do vërë duart në kokë, e ndoshta do e ndjejë vehten të turpëruar se bishat ishin shqipfolës,le të na ngushëlloj fakti që komunistët nuk kanë atdhe.Amerika edhe njëherë po na vjen në ndihmë.Na shpëtoj nga skandali i turpshëm që na kishin pregaditur pushtetarët tanë me rastin e ditës ,çlirim pushtimit,na jep shembullin se si duhet të sillemi ndaj gabimeve e krimeve që janë bërë në të kaluaren,po na thotë ,se po denoncuem të kaluaren krijojmë një preçedent qe e kaluara nuk do përseritet.E së fundi eshtë një mesazh ,është një mbështetje për ata politikanë që janë bërë sponsor të shkëputjes nga e kalura,që janë bërë promotor të ligjit për hapjen e dosjevet dhe lustracionit,të vazhdojnë deri sa «sovjetët, spijunët e komunistët ,të shporen nga politika,gjygjësori dhe opinionbërja.Të marrim shëmbull nga Amerika ,që nesër mos të themi «A KISHIN TURP UDHEHEQËSIT TANË»

Filed Under: Opinion Tagged With: lek mirakaj, Po turp a kanë politikanët tanë?

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4236
  • 4237
  • 4238
  • 4239
  • 4240
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT