• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PSE KAM LUFTUAR?

December 6, 2014 by dgreca

Shkroi:Seremb Gjergji/
Nuk e shoh aspak të arsyeshme, nuk e arsyetoj dhe nuk e vlerësoj si të drejtë veprimin e organizatës së Veteranëve të UÇK-së që ta pushtojnë Rektoratin, ta dhunojnë institucionin të cilin kanë dashur, janë munduar dhe punojnë edhe sot ta mbyllin të gjithë armiqtë tanë – Univerzitetin. Një Popull pa dituri, edukim, mbetët një popull i verbër, pa e njohur historinë, të kaluarën, por edhe pa e mësuar të ardhmen në të tashmen. Si Veteran i lus të gjithë kolegët që t’i kthehen arsyes, jo forcës dhe dhunës? Nuk kemi luftuar për këtë – por për një vend ku respektohet e drejta e individit, njerëzit dhe rregullat! Pse duhet të manipulohen, keqpërdoren dhe nxitur Veteranët e UÇK-së? Nuk është proces i pëlqyer ku Veteranët, Invalidët, Dëshmoret e Martiret dhe familjet e tyre janë lenë pas dore. Ku nuk janë respektuar, ku janë përbuzur, ku janë fyer e degraduar nëpër institucionet, por edhe në shoqërinë tonë. Si veteran, me vjen keq kur shoh njerëz pa asnjë marre, pa asnjë vlerë e dhunojnë dinjitetin tonë si VETERAN. Univerziteti i Prishtinës, si bastion i dijës në Kosovë, nuk guxon të denigrohet, shkelet dhe përdhunohet; pse 1000 veta duhet të presin edhe një (1) vit për t’u regjistruar. Mos harroni se po e dëmtoni integritetin e mbi 30 mijë studentëve. Mbi të gjitha, po e drejtoni univerzitetin drejt humnerës dhe paditurisë, thyerjes së rregullave dhe vlerave; ku nuk ka kthim mbrapa. Ju lutem mos krijoni precedent të keq? Duhet theksuar se dy armiqtë Greqia dhe Turqia, që edhe sot e urrejnë njëra-tjetrën gjetën një gjuhë të përbashkët në shfarosjen e shqiptarëve dhe të kulturës dhe gjuhës së tyre. Kështu që në me 31.05.1779 Sulltani Abdul Hamiti II, lëshoi një ligj kundër kulturës dhe gjuhës shqipe ku saktësisht thuhet: “Nga Turqia duhet marrë në mbrojtje gjuha dhe kultura greke dhe duhet luftuar gjuha shqipe”. Deri në vitin 1999 askush nuk ka ditur për këtë marrëveshje. Në këtë vit, gazeta greke Thessaloniki (Selaniki), me 14.08.1999 e nxjerrë këtë dokument nga arkivat greke dhe e bënë publike. Përderisa Turqia i quante shqiptarët të “pa-fe” dhe të “paudhë”, kleri ortodoks grek gjuhen shqipe e quante “gjuhë barbare”. Në atë kohë Patriku ortodoks grek lëshoi edhe një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi të gjithë shqiptarët ortodoks me “Shkisherim”(largim nga kisha ortodokse) të gjithë ata që guxojnë të mësojnë dhe lexojnë gjuhën shqipe. Ndërsa Sulltani urdhëroi të gjitha postet ushtarake të mos e lejojnë asnjë libër të hyj, botohet apo shpërndahet në trojet shqiptare. Nga viti 1919 mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene ka vepruar njëjtë. Nga vitet e ’90 Serbia (Jugosllavia) ka vepruar njëjtë. Të dashur kolege Veteran, të gjithë kemi dhënë kontributin tonë në luftë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky kontribut duhet të jetë shembull për të gjithë. Ashtu sikur i kemi respektuar rregullat e luftës, ashtu duhet respektuar rregullat e ndërtimit të Paqes. Rinia e Kosovës janë të barabartë – të gjithë duhet t’i nënshtrohen të njëjtave proceduar. Fëmijët e mi nuk kanë asgjë më shumë se vërsniket e tyre. Isha dhe jam kundër Testit të Maturës, kundër Provimit Pranues në Univerzitete. Madje përkrahë një reformim rrënjësor të te gjitha Proceseve të Arsimit në Kosovë, por kjo asnjëherë nuk nënkupton që nuk duhet t’i respektojmë rregullat! Sipas Cenzusit, mbi 40% e popullatës janë nën moshën 18 vjeçare dhe modeli aktual i arsimit nuk jep asnjë shpresë për perspektiven e tyre. Madje krijon të kundërtën – kokëçarje dhe qorrsokakë. Por, si VETERAN, nuk guxojmë asnjëherë të veprojmë njëanshëm dhe vetëm për interesat e ngushta. Ata 1000 të rinj, të mësojnë deri ne verën e ardhshme, ta kalojnë Testin e Pranimit dhe të regjistrohen në fakultet. Kurr nuk është vonë për ta regjistruar fakultetin e mjekësisë apo cilindo fakultet tjetër. Njoh njerëz që në moshën 26 vjeçare kanë regjistruar fakultetin e mjekësisë dhe i ka arritur të gjitha. Asnjëherë nuk është vonë! Fahri Xharra në një artikull te tij thotë: “Është vështirë me jetue shqip. Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit. Nuk ka shtet pa popull. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli duron. Populli veneron. Populli njeh secilin prej nesh. Kush mund të dëshmojë para Zotit, o para botës se populli s’i njeh kush janë kriminelët, kush janë çlirimtarët”? A është kjo pse kam luftuar? Kësaj radhe jam me Rektorin.

Filed Under: ESSE Tagged With: Pse kam luftuar, Seremb Gjergji

TË MERREMI EDHE ME HISTORINË, POR MË SHUMË ME AKTUALITETIN

December 6, 2014 by dgreca

NGA HASAN KOSTRECI/
Ja edhe festat e Nëntorit, së fundi kaluan dhe bashkë me to edhe debatet e nxehta që herë pas here u zhvilluan nëpër studio, ku më i angazhuar ka qënë kanali televiziv “Shqip”me drejtuesen e tij zonjën R. Xhunga, e cila diskutimet rreth tyre, e sidomos për 29 Nëntorin, e filloi nga “Bujani” i Tropojës dhe doli në jugë të Shqipërisë në Gjirokastër dhe për çudi, tek shtëpia e diktatorit Enver Hoxha, e cila, siç doli edhe nga diskutantët, nuk paskësh qënë as origjinalja, por e ndërtuar dhe bërë e re gjatë viteve të diktaturës. Megjithatë, në ato e të tjera takime u fol me objektivitet, përjashtuar ndonjë historiani fanatik, i cili nuk kishte kurajo të mohojë e të hedhë poshtë atë ç’ka ka thënë e shkruar për dyzet e ca vjet, por u pranua dhe ranë dakord, se deri në vitin dyzet e tre dhe pikërisht deri në “Mbledhjen e Mukjes”, ballistë, komunistë e legalistë qenë të gjithë sëbashku dhe qëllimi i tyre i vetëm ishte që të përzinin okupatorin nga vëndi, por vendimet që aty u morën, ranë ndesh me interesat e jugosllavëve, prandaj dhe ai takim historik, për fat të keq, dështoi dhe midis shqiptarëve paskëtaj nisi ajo luftë civile, e cila me ardhjen e komunistëve dhe diktaturës së Enver Hoxhës në pushtet, u kthye në “Luftë Klasash”.
Pati nga një pjesë pretendime për ta festuar këtë datë ashtu si dikur, por kjo do ishte absurde, prandaj edhe ndërhyrja e ambasadorit amerikan, zotit Arvizu, kur gjatë ceremonisë në kujtim të çlirimit të Tiranës, fotografitë e diktatorit nisën të qarkullojnë, qe më se e nevojshme dhe duke e quajtur figurën e tij një monstër, që i shkaktoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, fatkeqësi të mëdha, nxiti, për çudi, reagimin e të birit të tij, Ilir Hoxhës, i cili në vënd që me këtë rast, të distancohej nga krimet e të atit dhe ta dënonte, përkundrazi, i doli në mbrojtje dhe me këtë gjest, njollosi edhe më shumë veten dhe familjen e tij, por edhe i bindi njëkohësisht shqiptarët, se genie të këtij lloji, mbeten përherë njësoj dhe janë të pandreqëshem.
Kontribut në ato ditë debatesh dhe diskutimesh, për mendimin tim, dha edhe dëshmia disa herë, e zotit R. Perllaku, i cili e quajti Enverin një diktator, vrasës dhe anti shshqiptar, ndërsa sistemin që ai ndërtoi, një fatkeqësi, sepse u nis me triska dhe përfundoi me tollona dhe kur e thotë këtë një idealist dhe komunist i orëve të para, bëhet sigurisht dhe më i besueshëm nga ato që thotë i biri i tij, Ilir Hoxha, i cili ndofta mban mënd dhe ka nostalgji për kënaqësitë dhe të mirat materiale që i vinin nga i ati, por nuk di apo s’do që të dijë edhe për krimet që ai ka bërë ndaj shqiptarëve dhe popullit të vet, por është njëkohësish absurde të mendosh, se a mundet një deklaratë të tillë ta bëjë edhe një gjerman për Hitlerin apo një italian për Musolinin. Sigurisht që jo, por në Shqipëri çdo kush mund të bëjë apo të thotë ç’të dojë; Mund të përgënjeshtrojë ngjarje apo histori sipas dëshirës; Të quajë tradhëtarin hero, e anasjelltas dhe kjo, sepse edhe demokracia tek ne, ashtu siç kishim komunizmin, është tjetër lloj.
Ka patur gjatë atyre ditëve edhe ndonjë batutë, si pyetja , përshëmbull që z, P. Xhufi i bëri në studio bashkëbiseduesit të tij, se pse edhe në formacionet balliste, nuk kishte vajza, apo rrëfenja me dy të dehur e z. P. Majko, njëri më sa mbaj mënd, ishte shkrimtari
D. Agolli, i cili e pyeti tjetrin, se pse nuk ka gjithashtu edhe ndonjë këngë për “Ballin”, por nuk u muar edhe aq mirë vesh, në se këto u thanë për të të qeshur, apo e kishin seriozisht, megjithatë në ato ditë folën jo vetëm historianë, por edhe persona të thjeshtë, të cilët e njihnin realitetin dhe dinin gjithashtu, se ç’ndodhi në atë luftë, por, siç thamë, festat tashmë kaluan dhe të merremi pak edhe me aktualitetin.
Para pak ditësh tek “Opinioni” u diskutua reth hapjes së dosjeve, nëqoftëse do realizohet, dhe sipas informacionit që aty u dha, secili paskëtaj do ketë mundësi, që të shkojë e ta marë atë vetë ( ndofta edhe mund të paguajë), por kjo duket pak qesharake, sepse vlerë ky veprim do kishte, nëqoftëse bashkëpuntorët e asaj periudhe të sigurimit, të dilnin e të shiheshin nga të gjithë në gazetë, ndërsa deklarata e zoti Klosi, të nesërmen e asaj dite, se më shumë me dosje janë nga të persekutuarit, nuk e besoj, por edhe sikur, “Lufta e Klasave”gjatë atyre dyzet e pesë vjetëve, s’u bë për të apo ndaj kolegëve të tij, që ishin sekretara partie, oficera sigurimi, ushtarakë të lartë, ministra e të tjerë, sepse këta dihej që ishin të rekrutua qysh në fillimr nga ai regjim dhe njëkohësisht i shërbyen , prandaj dhe kanë ende nostalgji, po u bë pikërisht ndaj kësaj shtrese, e cila e vuajti me burgje, internime dhe persekutim të gjatë.
Kemi gati një çerek shekulli, që në realitet as kapitalizëm nuk po mundemi dot të ndërtojmë, por as dhe demokraci dhe kjo, siç shihet, ndodh, sepse si politika, ashtu dhe intelektualizmi apo biznesi, përfaqësohen nga të tillë persona që o janë pjesë e ish diktaturës ose pasardhës tyre, por nga që populli thotë se rrallë ndodh që edhe nga ferra mund të dalë ndonjë trëndafil, të le të kuptosh se shumica e atyre që shërbejnë sot nëpër këto institucione, kanë të trashëguar të njëjtin mentalitet.
Thyerja e dyerve të ambasadave njëzet e katër vjet më parë, bota nuk na e quajti huliganizëm, por një shpërthim ndaj diktaturës; Kacavirrjen gjithashtu e mijra të rinjëve, gra, pleq e fëmijë nëpër litarë e anijeve për t’u larguar, sigurisht jo vandalizëm, ndërsa vrasjet, grabitjet ordinere në dyqan apo në rrugë, që janë duke ndodhur sot, apo vjedhja e bankës dhe e thesarit të shtetit, janë vërtet skandaloze, që nuk na e justifikon kush dhe këro të bëjnë të mendosh se o ne si shoqëri jemi prishur keq dhe nuk ka sy për t’u ndrequr, o qeveritë që ikin e vinë nuk janë në binarë dhe duhet që të kthjellohen
Jemi në muajin Dhjetor të vitit 2014, që na kujton Dhjetorin e nëntëdhjetës, ku me rrëzimin e diktaturën, optimizmi dhe shpresat e shqiptarëve për t’u bërë si Europa, qenë shumë të mëdha, po a u realizuan ato, apo mbetën dhe vazhdon që të mbetën ende ëndëra.

Filed Under: Opinion Tagged With: EDHE ME HISTORINË, Hasan Kostreci, ME AKTUALITETIN, POR MË SHUMË, TË MERREMI

Kthimi në Parlament- Mediu: PE i shqetësuar, nuk është çështja te mandatet

December 6, 2014 by dgreca

Nga Ilir Vata/
Partia Demokratike ka mbledhur sot aleatët për të diskutuar rreth bojkotit parlamentar që ka ndërmarrë opozita dhe qëndrimin e saj pas skadencës së afatit të braktisjes gjashtë muaj të parlamentit.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh në një prononcim për mediat pas takimit se “Zgjidhja për bojkotin do të vijë nga ndërkombëtarët, pasi edhe Parlamenti Evropian është i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe ne kërkojmë garanci nga ndërkombetarët”. I pyetur për djegien e mandateve që përkon me 18 dhjetotë (kohë që mbushen gjashtë muaj pa hyrë në parlament), Mediu tha se presim që ndërkombetarët të thonë fjalën e tyre, ndaj ne nuk kemi vendosrur ende.
“Ne kemi besim tek ndërkombëtarët dhe tek Parlamenti Europian. Kthimi në Kuvend nuk është çështje mandatesh, por çështje parlamentarizmi. Kjo ka të bëjë me rolin e parlamentit. Është me rëndësi që të jemi në parlament. Aty duhet të ngremë zërin tonë, por jo për pjesëmarrje formale, por që zëri ynë të dëgjohet. Mazhoranca duhet të kuptojë se duhet drejtuar sipas rregullit, sipas Kushtetutës. Nëse do kemi funksionim të bazuar në këto principe, do i kthehemi parlamentit, por për këtë do diskutojmë edhe me ndërkombëtarët”, tha Mediu.

Filed Under: Politike Tagged With: Fatmir Mediu, kthimi ne Parlament, PE

“Kurir”: Rama, për të dytën herë me antiplumb në Beograd

December 6, 2014 by dgreca

E përditshmja serbe “Kurir” në numrin e saj të sotëm i kushton faqen kryesore kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në artikullin me titull “Paranoja, Rama kishte frikë se mos vritej në Serbi”.
Kurir shkruan se krysministri shqiptar mbante veshur një antiplumb gjatë vizitës në Beograd më 10 nëntor.
Referuar burimeve te gazetës artikulli thotë se Edi Rama do të mbajë antiplumb edhe gjatë vizitës së dytë në Beograd më më 16 dhjetor në samitin e vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Kinës.
Gazeta shkruan siguria e samitit do të garantohet nga 10 mijë policë, dhe se Rama e do të veshë sërish antiplumb, raporton Respublica.

Filed Under: Featured Tagged With: Gazeta serbe “Kurir”: Rama, me antiplumb, ne Beograd, per te dyten here

Vepra kushtuar viktimave të komunizmit

December 6, 2014 by dgreca

Tirana do të ketë një monument që simbolizon burgosjen politike dhe izolimin 50-vjeçar të popullit shqiptar.
Për këtë qëllim, bashkia e Tiranës organizoi një konkurs dhe në fund është zgjedhur projekti i Ilirian Shimës “Zinxhirët”, i cili do të jetë edhe monumenti që përkujton viktimat e komunizimit në Tiranë.
Në konkurs u paraqitën 20 vepra dhe nga këto u përzgjodhën 11 me autorë Emanuel Koko, Ilirian Shima, Rubin Mandia, Olend Çopani, Idriz Balani, Miço Mone, Joana Dhiamandi, Vasil Rakaj, Petraq Prifti, Adrian Pepa, Gentian, Mitat e Artan Peqini.
Zinxhirët janë simbol burgosje dhe izolimi i popullit tonë në 5 dekada, thotë Shima.
Ndjesia e metaltë të lejon menjëherë të ndjesh peshën, shtrëngimin prangor si dhe ftohtësinë e tyre.
Vepra do të vendoset në lulishten përballë Muzeut Historik Kombëtar.( G.M)

Filed Under: Kulture Tagged With: të komunizmit, Vepra kushtuar viktimave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4245
  • 4246
  • 4247
  • 4248
  • 4249
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT