• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRANËT,VIKTIMAT E DIKTATURËS,LANË AMERIKËN PËR ATDHEUN

November 24, 2014 by dgreca

Nga Gjon BUCAJ*/
I nderuem z. President,
Kemi ardhë nji grup i ngushtë vatranësh për të qenë të pranishëm këtu, në këtë ditë historike kur ju, në emën të kombit, nderoni disa viktima të pafajshme të komunizmit.
Këta patriotë, të cilët ju po i dekoroni sot pas vdekjes, vepruen me përkushtim e dashuni për dobinë e atdheut sa ishin në Shtetet e Bashkueme,u këthyen në vendlindje dhe vazhduen t’i shërbejnë atdheut, gjithnji me përkushtim e dashuni derisa,me dhunë të përgjakshme, erdhi në pushtet regjimi i diktaturës fsllavokomuniste dhe ua këputi mizorisht fijen e jetës,“në emën të popullit” dhe të “drejtësisë” së diktaturës së proletariatit.
Janë zhdukë pa faj edhe mija të tjerë, por meqenë se për nji periudhë të jetës këta ishin pjestarë të Federatës “VATRA”,e ndjemë për detyrë t’ju propozonim dekorimin e tyne për merita patriotike dhe për padrejtësinë që ata pësuen, si dhe për kalvarin të cilin e vuejtën të afërmit e tyne gjatë nji gjysmë shekulli. U zhdukën mizorisht jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe ushtarakë të karrierës, shtetarë e profesionista të fushave të ndryshme dhe përsonalitete të traditës, me qellim për të konsolidue fitoren e luftës civile për pushtet dhe për të përmbushë e tejkalue porositë e anmiqvet tanë shekullorë, synimi i të cilëvet ishte, si gjithmonë, zhdukja e vlerave të identitetit tonë dhe dobësimi i strukturave të kombit shqiptar.
Mbas ramjes dejure të diktaturës, familjarët e martirëve, tue ruejtë fisnikinë e trashigueme, nuk lypen hakmarrje, por lypen drejtësi dhe drejtësinë e presin ende: kurrëkush nuk u ka kërkue falje, krimet dhe kriminelët e komunizmit nuk janë dënue, as ligjisht as moralisht.
Nderimi që u bahet sot këtyne martirëve, asht nji akt drejtësije kundër padrejtësisë dhe nji hap me randësi drejt larjes së boxhit të cilin dhuna e ideologjisë se huej ia ngarkoi ndërgjegjes së kombit tonë të lashtë.
Jemi mirënjohës për vlersimin pozitiv të propozimit tonë, për të dekorue ato viktima të pafajshme dhe për të lehtësue, sado pak, ankthin e familjarëve të tyne. Por me këtë veprim, ju, President Nishani, nderoni edhe vetën tuej, nderoni Institucionin e lartë që përfaqësoni. Përgëzime pra, qofshit gjithmonë i nderuem!
Ju keni dekorue “Vatrën” si organizatë për shërbimet historike që i ka ba kombit, keni dekorue dhe disa nga ne udhëheqësit e sotëm të saj, gja që ia rritë vlerësimin dhe jemi miënjohës, por, çdo meritë që na mund të kemi si individa, u dedikohet paraardhësave, në mënyëtë veçantë të gjithë atyne që dhanë edhe jetën për shqiptarizëm, për
idealet e lirisë, të drejtësisë dhe të demokracisë. Ata na frymëzojnë sot dhe do vazhdojnë të frymëzojnë edhe breznitë e ardhëshme.
*Përshëndetja e Kryetarit të VATRËS, dr. Gjon Bucaj, në ceremoninë e dekorimit të martirëve të VATRËS.
Tiranë, 24 nandor 2014.

Filed Under: Vatra Tagged With: Fjala, Hjon Bucaj, ne ceremoni

Kreu i Shtetit shqiptar vlerëson veprimtarë të shquar të Federatës Pan-shqiptare “VATRA”

November 24, 2014 by dgreca

TIRANE-24 nëntor 2014/
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani vlerësoi sot pasdite gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, veprimtarë të shquar të Federatës Pan-shqiptare në Amerikë “VATRA”./
Kreu i Shtetit nderoi veprimtarinë e çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim dhe mbështetje të çështjes kombëtare me Dekoratën “Nderi i Kombit” për zotin Agim Rexhaj, ndërsa (pas vdekjes) u dekoruan vatranët dhe gazetarë të “Diellit”, shumica e të cilëve u martirizua nga diktatura çnjerëzore komuniste: Aqif Përmeti; Bahri Omari; Kolë Tromara; Kristo Kirka; Kostaq Kota; Aqile Tasi; Kristo Floqi dhe Andon Frashëri.
Presidenti Nishani çmoi gjithashtu (pas vdekjes) veprimtarët e spikatur për lirinë dhe çështjen shqiptare si dhe në homazh të heroizmit dhe sakrificës për idealet atdhetare me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”: Faslli Frashërin; Ali Kuçin; Kolë Rrodhen dhe Halit Qytezën.
Në fjalën e Tij të mbajtur me këtë rast, Presidenti Nishani u shpreh mes të tjerash: “Kjo veprimtari u kushtohet tërësisht atyre burrave të shquar të këtij kombi, të cilët ndonëse larg trojeve shqiptare, ndonëse pa mbështetje të madhe ndërkombëtare, ndonëse në një vend ku iu hapën dyert e mikpritjes dhe miqësisë, nuk kishin infrastrukturën e nevojshme, por ditën të marrin përsipër përgjegjësitë që koha u kërkonte. Këta burrave të mëdhenj ditën jo vetëm të ngrinin zërin për Shqipërinë, për kombin, për pavarësinë, për dinjitetin, por edhe të hidhnin themelet e një projekti: e një projekti të një Shqipërie të pavarur, të lirë, e cila duhet të shkonte drejt prosperitetit. Nuk është një koincidencë që këta burra gjetën pikërisht vatrën e përshtatshme për të ngritur, mbrojtur dhe ushqyer çështjen kombëtare në Amerikë, sepse ata patën të gjithë gatishmërinë e burrave të mëdhenj të atij kombi në atë kohë, por njëkohësisht patën mundësinë për të mbledhur të gjithë shqiptarët rreth asaj ideje të madhe që çoi drejt pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas në ruajtjen e dinjitetit dhe idealit kombëtar për shqiptarët.”
Duke vijuar më tej, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi: “Federata Pan-shqiptare ‘VATRA’ tashmë është pjesë e ndritur e historisë së Shqipërisë. VATRA u kthye vërtet në një vatër reale të idealeve kombëtare, u kthye në një vatër të mikpritjes, të ushqimit, të idealit dhe parimeve kombëtare për çdo shqiptar në Amerikë, por njëkohësisht edhe në një rreze shprese për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodheshin, në Shqipëri, dhe në të gjitha trojet e tjera të copëtuara shqiptare.”
“Është një detyrë e institucioneve shqiptare dhe një përgjegjësi, e cila do të mbetet e përjetshme, që jo vetëm të mos i harrojmë e t’i kujtojmë, t’i nderojmë, por t’i kemi edhe si pikë referimi, si vizion reflektimi për të gjithë brezat që vijnë mendimin, filozofinë, punën, kontributin dhe atë çka arritën burrat e mëdhenj, të cilët krijuan, e rritën, e mbajtën gjallë dhe e trashëguan Federatën Pan-shqiptare ‘VATRA’” – vuri në dukje Presidenti.
“Unë sot ndihem i privilegjuar që në këtë prag 28 Nëntori, me nismën e drejtuesve dhe anëtarëve të ‘VATRA-s’ sot të kujtojmë kontributin e paçmuar dhe patriotik të atyre vatranëve, të cilët mes shumë e shumë bashkëpunëtorëve të tyre, kontribuuesve të tjerë, mbështetësve në Amerikë, por edhe në Shqipëri, bënë aq shumë për kombin shqiptar në kohë që ishin shumë herë më të vështira se sa sot, kur detyrimet tona janë dhjetë herë më të mëdha për t’i nderuar ata, por edhe për të ruajtur atë ideal dhe gjithçka që ata arritën dhe për të promovuar më tej atë që ata mendonin.
Njëkohësisht dëshiroj që sot përmes kësaj ceremonie t’u kërkoj të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Preshevë e Bujanovc, në diasporë, deri në Amerikën e largët, të përkulen me nderim të thellë e të kujtojnë për një çast të vetëm se sa shumë e deshën ata njerëz Shqipërinë, se sa shumë ata njerëz e respektuan idealin kombëtar, dhe se sa shumë kontribuuan ata pikërisht për këto ditë që ne dhe brezi ynë i sotëm jeton dhe që natyrisht i ka të gjitha mundësitë për të përfituar, por edhe për të çuar më përpara kontributin dhe atë që këta burra të mëdhenj me veprën e tyre i lanë Shqipërisë si trashëgim.” – nënvizoi Presidenti Nishani.
“Sot jam i bindur që shpirtrat e tyre, sepse tashmë ata nuk i kemi më midis nesh, ndihen më të lirë, më të lehtësuar, më të arrirë nga ky nderim, të cilin ne si detyrim sot i ofrojmë kujtimit dhe kontributit të tyre! Koha do të ecë përpara, brezat do të zëvendësojnë njëri-tjetrin, por historia mbetet dhe kontributet nuk harrohen. Ndaj le t’i nderojmë edhe njëherë sot dhe përmes këtij vlerësimi t’u konfirmojnë se parimet, idealet dhe kontributet e tyre janë pjesë e arritjeve që Shqipëria dhe shqiptarët kanë sot kudo ku ndodhen. Përmes këtij nderimi le të konfirmojmë edhe njëherë se mbetemi të obliguar, të angazhuar që pikërisht ato vlera të mëdha, të cilat vatranët i lindën, i ushqyen dhe i rritën duke i lënë trashëgim, janë vlera me të cilat shqiptarët krenohen dhe duhet të krenohen porsa kohë shqiptarët ekzistojnë mbi dhé. Jam i bindur që nga kjo sallë ne përçojmë anembanë Shqipërisë, deri në Amerikën e largët, tek çdo zemër dhe vatër shqiptare flakën e pashuar të dashurisë për Shqipërinë, që vatranët dhe ‘VATRA’ na e lanë amanet.” – përfundoi fjalën e tij Kreu i Shtetit shqiptar.

Filed Under: Vatra Tagged With: agim Rexhaj, Dekorohen vatarnet, ndërsa (pas vdekjes) u dekoruan vatranët dhe gazetarë të “Diellit”

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES”VATRA” KRIJON DEGËN E KATËRT NË FLORIDA

November 24, 2014 by dgreca

*Festa e Pavarsisë në Tampa kremtohet me krijimin e degës ” Vatra”/
* Florida tash ka thirrë në garë vatranët nga shtetet e tjerë, ajo i bëri katër degë! U lumtë vatranëve të Floridas!/
NGA GJERGJ LACUKU/
Simbolika e fjalës Vatër, po merr gjthë nji e ma tepër kuptimin e mirëfilltë për Shqiptarët e Diasporës e sidomos për Diasporën tonë në Shtetin Rrezeartë të Floridës. E ku kishte ma bukur se sa sot këtu në Tampa, festimi i Pavarsisë , përveç kënaqësisë dhe krenarisë Kombëtare, na dhuroj edhe degën ma të re të Vatrës; “Vatra” Tampa, Florida.
Ky zgjerim i Vatrës, e ka zanafillën pikërisht në jubileun madhështor të 100 vjetorit të Vatrës që u mbajt në New-York para dy vjetësh ku morën pjesë personalitetet të randësishme të jetës dhe politikës Shqiptare dhe miq të kombit tonë. Ishte ajo mbrëmje , ku z.Adriatik Spahiu, duke marrë shembull nga vlerat e këtij jubileu, në fjalimin e tij, premtoj se Vatra do të ketë edhe degën e saj në Jacksonville , Florida.E tashmë, pas dy vjetësh, zgjerimi i Vatrës asht nji Realiet i pakthyeshëm e ky realitet pasqyrohet ma së miri nëpërmjet degës “Vatra” Orlando, dhe degës së sapo krijuar “Vatra” Tampa. Respekti për vlerat tona kombëtare, por edhe përgjegjësia qytetare , ishte motoja kryesore e iniciativës së marrë nga Z. Florisiana Ahmetaj, kryetare e degës së Orlandos dhe Z. Adriatik Spahiu, kryetar i degës së Jacksonville , për të ndihmuar në zgjerimin e Vatrës edhe në Tampa, Florida, ku jeton nji komunitet i madh Shqiptarësh.
Rrugës së mundimshme të historisë sonë, tashmë i ka ardhë fundi dhe kombi jonë po ndërton mbi gërmadhat e së kaluarës perspektivat e së ardhmes. Fillimi i 100 vjetorit të dytë të Pavarsisë, i 100 vjetorit të dytë të Vatrës, fillimi i shekullit të ri, me sa duket i ka dhanë nji shtysë vetëdijes Kombëtare dhe këto kushte të favorshme duhet t’i shfrytëzojmë për të mirën e përbashkët. Pavarsia e Kosovës asht treguesi ma i mirë se Koha asht në anën tonë, duke na kthy dinjitetin e duhur , respektin e merituar dhe epërsinë psikologjine ndaj armiqve tanë.Aleatët tonë të shtrejtë, Amerika dhe Vatikani, e nji pjesë e mirë e demokracive Perëndimore, e kanë kuptuar se shqiptarët nuk po kërkojnë asgja ma shumë se nga ajo që është e tyre , që është në të drejtën hyjnore e legjitime. Ndaj edhe zgjerimi i Vatrës , është çështje themelore, sepse nëpërmjet lobimit të Vatrës, që asht po aq e vjetër sa Pavarsia jonë, mund të arrijmë objektiva te mëdha Kombëtare.
Shembulli i Floridës thërret në garë të gjitha degët, në të gjithë shtetet e Amerikës, që të shtojnë anëtarësitë dhe të krijojnë degë të reja nëpër qyteza, ashtu sic bënë dikur themeluesit e VATRËS, në dekadën e dytë të shekullit të shkuar, që krijuan më shumë se 80 degë nëpër të gjithë Amerikën dhe Kanada. Përgjumja dhe qëndrimi në vend vetëm me anëtarësinë themeluse,sic ka ndodhë nëpër disa degë, nuk i shkon për shtat VATRËS!

Filed Under: Vatra Tagged With: DEGËN E KATËRT, e Amerikes, FEDERATA PANSHQIPTARE, KRIJON, ne Florida, Vatra

VATRA NË TIRANË: HARMONIA FETARE, TRADITA E CMUAR QË RUHET NGA SHQIPTARËT EDHE NË SHBA

November 24, 2014 by dgreca

Delegacioni i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, që po qëndron në Tiranë që nga 22 nëntori, gjatë vizitës më së pari ka respektuar institucionet fetare, duke e vlerësuar harmoninë ndër fetare si shumë të cmuar në këto kohë kur në emër të Zotit, bëhen krime kundër qytetërimit. Si simbolikë Vatra ka gjetë një fotografi të futur në kornizë ,e realizuar me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj, kur klerikët mbarëshqiptarë, nga Amerika, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Arbëreshët e Italisë, ishin të pranishëm dhe përcollën mesazhe të përbashkëta të harmonisë ndërfetare, një pasuri e cmuar e Kombit tonë. Vizita e parë u realizua në Kryegjyshatën Botërore, ku vatranët u pritën nga Kryegjyshi Mondi Brahimaj.
Vizita e dytë u bë të Hënën paradite në Komunitetin Musliman Shqiptar, ku kryetari i Vatrës dhe pjestarët e delegacionit u pritën nga nenkryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar Ali Zajmi , sekretari i pergjithshem Ylli Cikalleshi e të tjerë.
Më pas vatranët ishin në Katedralen e Kishës Katolike Shqiptare, ku u pritën nga Imzot George Frendo 
Zv,Ipeshkevi i Ardioqzes Tirane -Durres
, Sekretar i Konferences Ipeshnore Shqipetsre dhe Dom Marjan Lumci . Me vatranët ishin edhe zotrinjte Reshat Kripa
, Simon Mirakaj.
Gjate kesaj dite, delegacioni i Vatres u prit nga ish kryeminsitri demokrat, njekohesisht mik i vatraneve, dr. Sali Berisha. Po ashtu ne Bashkine e Tiranes, kryebashkiaku, njekohesisht kryetari i PD, dha nje pritje per delegacionin.
Ne mbremje, Vatra shtroi nje darke ne mirenjohje te martireve et Vatres, ku moren pjese pervec te afermve et dekoruareve dhe miq te Vatres.

Filed Under: Vatra Tagged With: EDHE NE SHBA, NË TIRANË: HARMONIA FETARE, TRADITA E CMUAR QË RUHET NGA SHQIPTARËT, Vatra

ARISTIDH RUCI ASNJE KEMBANE NUK LAJMEROI LARGIMIN E FIRMETARIT

November 24, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Jeta e Aristidh Rucit
Për figurën e një prej firmëtarëve të Kuvendit historik të Vlorës Aristidh Rruci, “mendje e Vlorës kështu citohet në një botimm ka pak të dhëna historike si edhe dokumente,faksimile. Në botimet që ka sjell B.Gace dhe studiuesi Bujar Leskaj, në botimin”Deputetet e Vlorës…….sillen të dhëna historike të përcjella nga fakte të njohuar pak dhe të zhbiruara me kujdesë.
Aristidh Rruci, “mendje e Vlores”,shkruan Etien Dilo në dy botime që ka lënë pas vdekjes aksidentale. Emri i Aristidh Rucit është i lidhur me përpjekjet për hapjen e shkollave të para shqipe qe nga fundi i shekullit X1X me luftën për pavarësi, armatosjen e luftëtareve të lirisë, me shpalljen e Pavarësisë, ngritjen e administratës shqiptare, me Epopenë e Vlorës, me luftën e paprere për një Shqipëri to lire, to pavarur, demokratike; shkurt,qe shpirt nga shpirt i shqiptarizmit…thotë.Duke cituar këtë autor Etien Dilo lindi me 19 shtator 1938 ne Sheper të Zagorise. Shkollen e mesme e kreun gjimnazin “Asim Zeneli”,dega Pedagogji ne Gjirokastër (1951-1955);studimet e larta, ne UT,Fakulteti Gjuhe-Letersi(1960-1964). Ka shërbyer si mësues ne rrethin e Fierit, ne drejtim shkollash, mësues ne gjimnazin e Ballshit.Me vendosjen e pluralizmit iudha titulli “Mësues i Merituar” me këtë motivacion:”Për kontributin e tij ne edukimin patriotik te nxënësve. për përkushtim dhe pune te palodhur ne detyrën fisnike te mësuesit dhe edukatorit”. Ka shkruar disa artikuj studimore në shtypin brenda e jashtë vendit si dhe është autor i disa librave. Ky autor na shtjellon historinë e firmëtarit A.Rruci.
Lindi ne Sheper të Zagorise, me 11 Mars 1875. Pasi kreu (mësimet e para)mejtepin ne vendlindje,ndoq rimesimet ne gjimnazin”Zosimea” të Janines. Në vitet 1896-1898 shkoi ne
Stamboll ku punoi ne një dyqan qe tregtonte lende ndërtimi. Me 1899-1904 qëndroi ne Janine duke punuar ne tregun e drithit. Pas këtij viti vjen ne Picar të Vlorës, ne ciflikun e Haxhi Muhametit si ekonomat. Ne vitin 1906 e deri ne fund të jetës se tij u vendos ne qytetin e Vlorës dhe a muarr me tregti.
2.Aktiviteti atdhëtar
Dilo na thotë se Aristidh Ruci, miku i ngushte i Ilia Dilo Sheperit, i cili ka qene edhe inspektor arsimi ne Vlore, ka zhvilluar nje veprimtari to gjere kombëtare. Ishte anëtar i klubit “Labëria” të Vlorës; me 1908, financoi blerje armesh për çetat patriotike dhe përhapjen e mësimit të gjuhës Shqipe. Midis të dhënave të tjera me interes janë se në korrik 1911 ishte anëtar i komisionit të organizimit të Kuvendit të Drashovicës, në përkrahje të Memorandumit të Gerces. Shkoi ne Itali se bashku me atdhetare të tjerë vlonjate dhe u takuan me Ismail Qemalin dhe biseduan për organizimin e Lëvizjes Kombëtare. Kishte korrespondence me Cajupin, Jani Vruhon e Sotir Kolen.Në vitin e ngritjes s flamurit në 1912 emri i Aristidh Rucit si perfaqesues iVlores shënohet ne Kuvendin Kombëtar të Shpalljes se Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit. Në vitet e qeverise së Vlorës, zhvilloi një veprimtari të gjere ne mbështetje to saj për zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare. Ndihmoi ne ngritjen e administratës ne Fier, Vlore, Tepelene, Gjirokastër e Delvine. Në vitet 1918-1920 u përfshi në një veprimtari të gjere kombëtare, kundër pushtuesve italiane. Ishte anëtar i komisionit të organizimit të demonstratës antiitaliane me rastin e 28 Nëntorit 1919, tek Xhamia e Tabakeve. Së bashku me atdhetare të tjerë si Osman Haxhiu, Beqir Sulo, Ymer Radhima e Abaz Mezini dërguan letër Qeverise se Përkohshme të Durrësit ku protestuan për qëndrimin shtypës të pushtuesve italiane ndaj popullit të Vlorës. (AQSh. Fondi. DPB, dosja nr. 48 origjinal). Mori pjese ne luftën e Vlorës, 1920, kundër pushtuesve. Ne zjarrin e kësaj lufte, u krijua shoqëria patriotike “Përlindja Kombëtare”, ku komisioni ngarkoi Aristidh Rucin dhe disa atdhetare të tjerë për hartimin e rregullores se saj.(AQSH, fondi 518, dok. nr. 640026). Komiteti”Mbrojtja Kombëtare”e ngarkoi për të shoqëruar bandën muzikore të Federatës “Vatra” dhe Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan ne frontin e luftes. ne vitet 1920-1924 u përfshi ne lëvizjen demokratike to vendit, ne federatën “Atdheu” dhe shoqërinë “Bashkimi”. Një rol të veçante lozi ne krahinën e Himarë dhe të Gjirokastrës. Bashkëpunime atdhetaret vlonjate: Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazirn Kokoshi, Murat Terbaci, Abaz Mezuni, Ibrahim Abdulai dhe Dorn Mark Vasa. Ndihmoi kishën Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin. Ne vitet 1921-1939 ka qene edhe anëtar i Këshillit Administrativ të Bashkise se Vlorës. Krahas tregtisë qe kishte ne Vlore, ishte edhe sipërmarrës ne fabrikën e duhanit ne Durrës. Ne vitin 1937 u zgjodh anëtar i kryesisë se Bankës Kombëtare Shqiptare. Ne gazetën”Jeta e re”, me 5 Gusht 1938 sipas të dhënave që ka E.D shkruhet : “Veçanërisht urojme mikun tone z. Aristidh Ruci, i cili është një atdhetar i provuar e një inteligjence e gjere e Vlorës sonë…” Ne prill të vitit 1939, se bashku me Ali Asllanin, kryetar Bashkie dhe mjeket Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degën e Kryqit të Kuq për Vlorën. Gjate Luftës se Dyte Botërore, si antifashist, arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italiane ne Itali ….” (Muzeu historik i Vlorës).
3.Retushim i dokumentit të Pavarësisë
Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar ku akt madhor,ndërsa disponohet ende kopja e tij.
Fotokopje e dokumentit të Shpalljes se Pavarësisë Kombëtare nga Kuvendi i Vlorës me 28 Mentor 1912, qe gjendej ne sendugin e librave të Aristidh Rucit Firma A. Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr, i rr-se se forte ne r të bute, është veçori e të folmes qytetare).
Në dokumentin që u botua dhe që njihej në 50 vitet shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit. E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante Ne foto Aristidh Ruci eshte ne to majte, ne rrjeshtin e dyte, fare pranë Ismail Oemalit”Me 28 Nëntor 1912, pas Shpalljes se Pavaresise, I. Qemali nie shoke dhe populli mbrapa, shkuan ne xhami dhe në kishen kryesore to qytetit të dëgjonin lutjet fetare, udhëhequr nga klerikë shqiptare•.Edhe ne xhami e kishe u duken të ngrihen dhe të valojnë dy Flamure të Shqiperise. Gjithnjë sipas dokumenteve to elbasanasit Lef Nosi, këta të dy flamure u gjenden ne shtëpitë e Zotrinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlore” (Adem Hodo, Rev. “Koha e Jone”, f. 9, Nr.10-11-12, vjeti XII, tetor-dhjetor 1973).
Letërkëmbimi i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin na sillte 28 Nëntorin e 1912-s; Aristidhi i shkruante nga Vlora për ato çaste historike që kalonte vendi, për miqësinë me I. Qemalin. Kur ishte hartuar Deklarata e Pavarësisë, i kishte bere këtë vërejtje: “Nuk është aq entuziaste siç janë Deklaratat e Pavarësisë të shteteve to tjera.” Krahasonte Deklaratat e Austrise, Italisë, Greqisë… dhe i dukej se Deklaratës sonë i mungonte ajo flake entuziazmi. I. Qemali e kishte bindur se,” dhe ashtu si është hartuar, e mire qe; shmangte kundërshtime e pasta ftohje të disave”. Ne letërkëmbimet qe kane patur, rrihnin të tilla inendime: “Shqipëria i përballoi rreziqet e moteve. U be një gjysme Shqipëri. Nuk u. be dot Shqipëria e plote. Shqiptari rnbeti shqiptar ne gjak, ne gjuhe, ne zakone e ne vese. Mbetej për t’u forcuar ndjenja kombëtare. “Dobiçet e kombit” (shprehje e Volterit kjo), kështu quanin ata qe s’merakoseshin për fatet e atdheut, ende i ndare e i përçare ne fise e krahina.”(Zbardhur nga një incizimi, bashkëbisedim me Q.Dilon, se letërkëmbimi është djegur se bashku me bibliotekën e Ilia Dilo Sheperit).
Nga dokumenta dhe ngjarjet e tjera të rëndësishme veçojmë:
“Ne shtatorin e 1914-s Vlore iu shtrua rebeleve, qeverise qe e kryesonte Mustafa Ndroqi.
Burrat e mençur të Vlorës gjykuan se duheshin lejuar të hynin ne qytet. Te veprohej ndryshe, sa gjak shqiptaresh do të derdhej,rebelet do të linin Vlorën, do të mërziteshin. Dhe, pa u rnbushur muaji, e lanë. Ne këto pune plot mend e urtësi, peshonte shume fjala e Aristidh Rucft, prandaj mund të dëgjosh edhe sot nga vlonjate to moshuar: “Burrë me të zgjuar Vlora nuk ka patur”. “Aristidh Ruci ishte shpirti i Epopesë të Vlorës” (gazeta “Patrioti” me rastin e 80-vjetorit të Pavarësisë). Aristidh Rruci qe nje prijës se kishte pasojës; nuk kërkoi to vihej ndonjëherë ne krye, po populli e desh ne krye:
Ishte mik me koke i shume burra to njojtur vlonjate. Kush nuk e njihte ne Vlore e ne Gjirokastër! Pjesëtar aktiv ne Shpalljen e Pavarësisë. Lufta e Vlorës serish e ngriti. “Organizator dhe shpirt i asaj Epopeje. Punonte brenda ne Vlore për kryengritjen. Erdhi çasti të dilte jashtë Vlorës, të bashkohesh me luftëtaret, po i kërkuan të qëndronte atje, brenda ne qytet, se atje kishte me shume nevoje për te. Sa i respektuar ishte për veprimtarinë e tij gjate luftës, po aq mbeti i respektuar ne popull pas luftës. Nuk pranoi asnjë pozite to larte qe iu afrua.
4.Asnjë këmbanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.
Fjalë dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.1 950. Atdhetari i madh A.Rruci ikën nga jeta. Zë fill shtegtimi qiellor. Veç njerëzit e tij me dhembje to thelle e pa ze, vajtuan ne Sheper. Shtypi i emigracionit politik shkroi:”Vdiq ne Vlore, me 11 prill 1950, Aristidh Ruci, anëtar i Komitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vloren.””E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kërkese e tij,”tne çoni tek shokët e mij, to dënuarit politike.” (Gazeta “Flamuri”, maj 1950)
“Rrucajt, shkruan Jani Dilo, ishin të fjalës, të ndershëm dhe burra me të gjithë kuptimin e fjalës. Aristidhi pasta nuk kishte shok as ne Vlore, as ne Shqipëri, aq ishte i mençur dhe i urte. Do to na sherbenin shume, po t’i kishim deri mbas çlirimit të vendit. Vdekja e tyre është një dacke e re për fatin tone të keq”(11 maj 1951) . Aristidhi, i ndershëm si Aristidhi, “koka”Vlorës, mendja…,’Pashai i ortodokseve”. (“Patrioti”, Nr. 21, nëntor 1992).

Shfletojmë disa letra që e na ka lene Aristidh Rruci.Pasi kishte bere dy vjet burg,”patën respekt”; e kishin lënë të vdiste ne shtëpi. Çdo gjë e kishin sekuestruar. Deri tek orenditë e shtëpisë. Ai qe s’e kishte kursyer pasurinë e tij për Shqipëri, qe kishte sponsorizuar Kuvendin e Madh të Vlorës, qe kishte ushqyer e armatosur luftëtaret e lirisë, jetonte ditët, qe i kishin mbetur, duke shitur rrobat e trupit thotë E.Dilo dhe vijon: I dëshpëruar sa s’tregohet, pranë vdekjes, gjen ngushëllim duke u ene njerëzve qe linte pas, disa flete to shkruara, letra, kërkesa organeve qeveritare për shkeljet ligjore qe i bëheshin. Ka 1ene dhembjen, dhembjen krenare, plage qe s’guxon to prekesh. Është dhembja e gjalle qe flet”nga thellësirat e shpirtit”. Shkelen 50 vjet pune, miqësi, mirësi, përpjekje to paprera për një atdhe me to mire. Midis të tjerash, i shkruan kështu një miku qe, duket, i kishte kthyer krahët:
“Pesëdhjetë vjet na ndante vetëm nata, shkelet një pune e këtillë!.Kam pasur me se bindje, se dhe pas vdekjes sime do dhe lypset të ishit ju jo vetëm njeri (pa as me to voglin dyshim) qe do të plotësonit dëshirat e mia, po qe me gjalljen time do ngjante kjo qe ngjan, besa as kish shkuar kurren e kurres ne mendje. Dhe, qe të kuptohemi me mire, i drejtoni ju lutem vehtevetes pyetjen qe ju parashtroj dhe, mbasi to rregulloheni me ndërgjegjen tuaj, me përgjigjuni dhe mua; me sa me nalt, unë nuk mund të bej asnjë koment, i rezervoj për kur to piqemi, vetëm shënoj se kjo mospërfillje (le ta quajmë kështu) me ka hidhëruar moralisht deri ne thellësirat e shpirtit, po sa për pikëpamje materiale, kjo rregullohet kollaj.”Me tej shkruan: “Jetoj duke shitur rrobat e trupit” … “I jam drejtuar Komitetit Ekzekutiv dhe ministrit to Financave për veprime qe nuk janë as të drejta, as legale dhe përgjigjja qe kjo: “U be gabim qe të liruam edhe nga burgu, andaj e mira jote është qe to mos kërkosh të këtilla gjera”.
Dokumente historike:
“Aktmandat dhënë përfaqësuesve të Kazasë se Tepelenës nga banore të saj për ne Kuvendin e Vlorës”.Tepelene, 28.11.1912
Duke patur parasysh rreziku qe i kërcënohet atdheut nga sulmet dhe ne, banoret e këtij qarku, rrokem armët, vrapuam ne mbrojtje to atdheut ku e kërkon nevoja e luftës, u hapëm kraharorëve breshërisë se plumbave to armikut duke qëndruar besnike e duke flijuar jetën, qe të siguronim fitoren. Kur ne tregonim një qëndrim të jashtëzakonshmin, morëm vesh se armiqtë pushtuan Shkupin, Manastirin, Selanikun, Prevezen, Mecoven e anët e Camerise.
Përballë kësaj gjendjeje kritike të krijuar u vendos të mbahet ne Vlore një Kongres ne emër të të gjithë shqiptareve për të siguruar nga çdo rrezik atdheun. Ne këtë Kongres u dërguan delegate si nga qendra e vilajetit, ashtu dhe nga qarqet. U paraqit pra nevoja dhe për ne të zgjidhnim e të dërgonim ne atë kongres nga Kazaja jone tre delegate, dy myslimane dhe një të krishtere dhe si të tille zgjodhëm Aristidh Rucin efendine, nga fshati Sheper i Tepelenes tregtar ne Vlore, Sheh Maksud efendine nga Tepelena dhe Sami efendine nga fshati Mezhgoran i Tepelenës, persona të zote, të drejte e qe gëzojnë besimin e të gjithë neve. Këta delegate vishen me kompetenca absolute nga ana jone dhe do to vendosin ne marrëveshje me të gjithë delegatet e tjerë për çdo gjë qe i përket shpëtimit to atdheut to shenjte. Ky aktmandat u hartua ne tre ekzemplare të vulosura dhe ju dhëne nga një delegateve ne fjale.” (Arkivi Qendror i Shtetit i RSh F. 245/1 D, 2 f. 13 (Origjinali osmanisht.
Ne arkivin e familjes Dilo gjendet shqip: Shkrese Përfaqësimi)
“Mbledhja e pare e Kuvendit Kombëtar të Përgjithshme, 28 nëntor 1912 . Kuvendi Kombëtar i përmbledhur prej delegateve të të gjitha viseve të Shqipërisë këtu ne Vlore, u hap sot ne ore 4 pas dreke… Ismail Qemal Beu si niciator i pare i mbledhjes mori fjalën e i tregoi delegateve qëllimin e Kuvendit, domethënë qe të përpiqen se bashku e të marrin masat e nevojshme për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i madh ku ndodhet sot. Si e kërkon rregullorja e zakoni u nis pastaj vërtetimi i kartave të delegateve, emrat e to cilëve janë këta:
…Nga Vlora: Z. Z. Ismail Qemal Beu, Zyhdi Efendiu, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jan Minga, Eqrem Beu.” (Lef Nosi, “Dokumente Historike”, nr.4, fq.119-1.25, nr.5 fq. 152-157, korrik, 1924, Elbasan)
“Mbledhja e katërt,3 dhjetor 1912.
…Një telegram nga Tepelena thotë se, meqenëse Sheh Maksuti dhe Sami Beu janë të sëmurë…
ne vënt të tyre quajmë delegat Z. Myfit Bel Gjirokastrën…. Kryetar i Klubit të Janinës Z. Z. Kristo Meksin dhe Aristidh Rucin.”
“Mbledhja e pestë,4 dhjetor 1912….votimi për të zgjedhur keshillonjesit… Aristidh Ruci e Th. Floqi 14 vota”. (Lef. Nosi, e`Dokumente Historike”,1924, Elbasan.

Aristidh Ruci ishte nga Sheperi ky fshati i madh i komunës Zagorie me gjerësia gjeografike: 40° 5′ 56 veri,si gjatësia gjeografike: 19° 59′ 50 lindje,700 m lartësi deti. Ky fshat i madh me emra patriotësh si Andon Zako Cajupi,Ilia Dilo Sheperi,Aristidh Ruci,Harito Cako,Jani Dilo, me emigrantë ndër të parët në dheun përtej detit në SHBA, kur shkollën e parë shqipe e hap ne vitin 1907 nga Ilia Dilo ka edhe një vend për firmëtarin Aristidh Rruci: “Mendje e Vlorës” e cila e ka në zemrën e saj dhe e qau kur shpirti i tij shtegtoi në fillim të prillit 1950. Mbetet ditë e trishtuar ditë e prillit 1950,përse nuk ranë kambanat për ikjen e firmëtarit të flamurit?

Filed Under: Histori Tagged With: Aristidh Ruci, ASNJE KEMBANE NUK LAJMEROI, Gezim Llojdia, LARGIMIN E FIRMETARIT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4269
  • 4270
  • 4271
  • 4272
  • 4273
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT