• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rrëfehet “Ambasadorja” e Muzikës Shqiptare në Zvicër,Mimoza Selimi

November 15, 2014 by dgreca

Mimoza Selimi është një nga këngëtaret më të njohura, të talentuarsa dhe të dashura për publikun shqiptar dhe në Diasporë, me një karrierë dhe përformancë shumë origjinale, ajo ka forcuar ndjeshëm statusin e saj kombëtar dhe europian në koncertet që ajo ka dhënë, brenda e jashtë trojeve shqiptare, vecmas në Zvicër ku ajo jeton, me prezenvën e të huajve, dhe interesi që ata kanë treguar për të njohur muzikën, kulturën e popujve të tjerë, në vecanti të asaj shqiptare,- është për tu admiruar. Klithmën e tingujve muzikorë të parë të jetës së saj, e ka prezantuar në Festivalin e Interpretuesve në vitin ’85-ë, me këngën- “E dua vendin tim”- të kompozitorit të shquar Agim Prodani, e kënduar më parë nga Artistja e Popullit, idhulli i saj përtej eternitetit, Vace Zela. Me zërin e ëmbël e të ngrohtë, plot mirësi e elegancë, që të bën thuajse të hysh verbërisht në kopështin magjepsës të saj muzikor dhe artistik, këngëtarja Mimoza Selimi ka krijuar, ka dhënë dhe jep shpirtin e talentit të saj nga aureola e tingujve të serenatave dhe muzikës së lehtë. Serenatat, këngët e muzikës së lehtë e popullore, këngëtarja e talentuar dhe e mirënjohur Mimoza Selimi i këndon dhe ia dhuron të gjithëve, sikur hap valixhen me perla e xhevahire, plot ëmbëlsi e mëncuri, me ngarkesë emocionale, që kapin anë të natyrshme të së përditshmes njerëzore, dhe mbartin ëndërra e dëshira me rreze hënore, si vetë dashuria. Për zërin e mrekullueshëm dhe talentin e saj e kanë cilësuar si Edit Piaf shqiptare dhe Ambasadorja e Muzikës Shqiptare në Europë. Në këtë intervistë, me një modesti të thekur më shumë nga sa duhet, ajo përvecse rrugëtimit të saj artistik, Mimoza na zbulon edhe një sekret; ajo shkruan edhe poezi dhe së shpejti hedh për botim, vëllimin e saj të parë poetik. Për më shumë ndiqni bisedën…
Bisedoi: Raimonda MOISIU

Bisedoi: Raimonda MOISIU

– Znj.Mimoza jeni një emër Artiste, fort i njohur në Shqipëri , në Kosovë, në Diasporë dhe trojet shqiptare. Cila është kënga e parë që keni kënduar? Cfarë viti?
Si fillim do doja t’ju falenderoja që më kontaktuat për intervistën Znj. Raimonda!Kam kënduar që e vogël, por prezantimi im i parë në aktivitetet e RTVSH, ka qenë në Festivalin e Interpretuesve në vitin ’85-ë, me këngën “E dua vendin tim” të kompozitorit të shquar Agim Prodani, e kënduar më parë nga Artistja e Popullit, idhulli im, Vace Zela.
–A mund të na përshkruani shkurtimisht, Zvicrën, aty ku ndërthurren edhe kultura të tjera.
Zvicra është një vend ku ndjehem shumë mirë, ku kam mësuar shumë, dhe që më ka dhënë shumë. Është për tu admiruar bashkëjetesa e respekti midis nacionaliteteve e kulturave të ndryshme, dhe këtë e kam vënë re në koncertet që kam dhënë, ku prezenca e të huajve, interesi që ata kanë për të njohur muzikën, kulturën e popujve të tjerë, është për tu admiruar.
–Artiste, këngëtare me një karrierë të gjatë, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj?
Jam munduar të jap më të mirën nga vetja. Kam patur momente të bukura, por dhe të vështira. Një nga momentet që do doja ta kujtoja, është rruga që ndoqa për të marrë pjesë në Festivalin e Interpretuesve të Këngës në RTVSH. Isha maturante në Shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër. Isha shumë aktive në Klubin e Rinisë “Heronjtë e Vigut”, ku zhvilloheshin shumë aktivitete. Drejtor në atë kohë ishte Nard Bushati, që të gjithë e therrisnim Zotni Nardi. Një burrë që buronte, mirësi, energji, pozitivitet. Unë, e ndrojtur sic isha, por dhe kurajoze, i them: Zotni Nardi, do kisha shumë dëshirë të merrja pjesë në Festivalin e Këngës në RTVSH . Ai buzëqeshi, mori telefonin dhe u lidh me Redaksinë e Muzikës në Radio Tirana, ku bisedoi në mos gaboj me Spartak Tilin. I foli për mua, dhe c’duhej të bënim që të merrja pjesë në Festival. Kaluan 3-4 muaj, dhe në fund prillin e ’85-s marrim një letër, ku thuhej që më 10 Maj, duhet të paraqitesha pranë Redaksisë së Muzikës në Radio Tirana. Isha shumë e emocionuar, kisha ankth se isha përpara një të panjohure që ndoshta do të shënonte dhe fillimin e realizimit të endrrës sime. Dita erdhi, shkova në Radio Tirana, dhe ka qenë provimi më i vështirë i jetës sime. Dhoma e vogël e Redaksisë së Muzikës, ishte plot. Kam kënduar për herë të parë, përpara një jurie me emrat më të shquar të artistëve sic ishte Ferdinand Deda, që më shoqëroi në piano, Eno Koco, Spartak Tili, Avni Mula, Gazmend Mullai. Nuk kam për ta harruar kurrë atë ditë. Ishte fillimi i udhëtimit tim në rrugën e këngës, udhëtim sa i bukur, aq dhe i vështirë.

-Ju jeni diplomuar pranë Universitet “Luigj Gurakuqi” Shkodër , ku qëndron forca e inteligjencës Tuaj, – cfarë iu shtyhu të bëheshit këngëtare dhe pse?
Jam diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, si Mësuese e Ciklit të Ulët. Nuk e kam ushtruar si profesion, sepse për hir të së vërtetës, endrra ime ishte të ndiqja studimet në Gazetari. Në ata kohë kishte ligje absurde. Ne që mbaronim shkollën e muzikës ishim të “persekutuar”. Nuk kishim të drejtë të ndiqnim studimet në asnjë lloj degë tjetër përvec Ciklit të Ulët, në Akademinë e Arteve kuptohet që po, dhe kush kishte miq, kishte privilegjin të studjonte Gjuhë- Letërsi.Gjithmonë kam dashur të jem jo vetëm këngëtare, e pas 4 viteve si përgjegjëse e kulturës në Zejmen, Lezhë, fillova si Redaktore Muzike në Radio Tirana, dhe pata dhe një eksperiencë të mrekullueshme dhe në TV. Vite plot mbresa, emocione, që ndoshta do ti hedh dhe në një libër.
-Të kënduarit ka qënë një pasion i hershëm i juaji, apo talent i lindur? Kush ka ndikuar më së shumti në zhvillimet tuaja muzikore?
Dëshira për tu bërë këngëtare më ka lindur që kur kam qenë e vogël. Ka qenë zëri i të Madhes Vace Zela, që më bëri të ëndërroj, e për fat familja ime, e më shumë nga të gjithë Babai im i shtrenjtë, më ndihmuan që ta ndjek ëndrrën time.
-Ju jeni e njohur kryesisht për të kënduar këngë të muzikës së lehtë, serenatat korcare por edhe këngë lirike, balada të muzikës popullore? Na tregoni dicka për kar rierën tuaj?
E vërtetë që unë njihem me tepër si këngëtare e serenatave, e muzikës se lehtë. Por e dua shumë dhe muzikën popullore qytetare, folklorin, të të gjitha krahinave, dhe e ndjej veten të privilegjuar sa herë që jap koncerte në Zvicër, ku prezantoj muzikën tradicionale shqiptare. Ne kemi muzikë të mrekullueshme. Cdo herë pas koncerteve, të huajt vijnë e bisedojnë, ndajnë emocionet me ne dhe komplimentet nuk mungojnë asnjëherë.
-A keni shkruar ndonjë tekst këngësh?
Nuk kam shkruar tekste këngësh, por shkruaj poezia. Gjej në të qetësinë, lirinë e të shprehurit të ndjenjave të mia, dhe për mua është thjeshtë magjike.
-Kini nxjerrë disa vidioklipe dhe albume muzikore, por keni dhënë edhe koncerte brenda e jashtë atdheut. C’mund të na thoni për këtë? Cfarë mund të presin adhuruesit nga këto vidioklipe e albume debutues? Cilët janë producentët e tyre?
Kam kënduar në Shqipëri në kohë të vështira për artistët. Ishtë e vështirë të rregjistroje një album, videoklip. Megjithatë, me aq mundësi sa kisha unë nxora dy albume, në vitin ’94-ën, një album i titulluar “Nata” punuar e rregjistruar në Prishtinë me kompozitorin Naim Krasniqi, dhe në vitin 2000-ë, albumin “Të pres” që është dhe titulli i një prej këngëve më të dashura për mua.
-Jeni një nga këngëtaret Artiste më të preferuara, të adhuara e të kërkurat në trojet shqiptare. Pjesëmarja tuaj në shumë koncerte e evenimente me taban historik e kombëtar në komunitetin shqiptar aty ku jetoni, a e mendoni se ka ndikim në rritjen e erudicionit qytetar, intelektual dhe të identitetit shqiptar në tokë të huaj?
Mendoj që është mision i cdo artisti të paraqesë vlerat më të mira të artit, në rastin tim të këngës, përpara publikut. Mua, sinqerisht që më ka kushtuar shumë financiarisht fakti që nuk e këndoj këngën komerciale sic bëhet sot. Por ndjehem shumë e pasur, sepse në shpirt jam e qetë. Nuk mundem të bëj dot ndryshe.
-Jetoni në Lozanë të Zvicrës . Cfarë ju lidh me dy qytetet e Shqipërisë; Leskovikun dhe Korcën? C’janë serenatat për Ju?
Po, jetoj në Zvicër. Gjaku, që nuk harrohet kurrë, që të thërret të kthehesh kudo që të jesh. Serenatat për mua janë si ninullat, u rrita me to. Në familjen time janë kënduar gjithmonë.
– Cilat këngë preferoni të këndoni më shpesh; muzikën e lehtë, serenatat, baladat apo populloret?
Nuk mund të bëj një ndarje që të them preferoj të këndoj më tepër serenatën, baladat apo këngën popullore. E rëndësishme për mua është që kënga të më ngjallë emocion, e atë që ndjej, gëzimin, dhimbjen, tëp ërcjell tek publiku. Në përgjithësi, muzika , arti, i bashkon njerëzit, pavarësisht nacionaliteteve që i përkasin. Të mos flasim për fanatikët, që ekzistojnë dhe në art .
-Si femër intelektuale dhe Artiste, si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit, sikundër droga e krimi? Dhunën ndaj gruas?Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?
Shqetesohem, indinjohem, kur dëgjoj për krimet në familje, vrasje pa shkak, dhunim të femrës. Si mund të quhet e civilizuar një shoqëri, kur nuk rrespekton, keqtrajton femrën, krijesën më të brishtë? Kuptohet që dhuna, droga, janë fenomene që i hasim kudo. Por ndryshimi qëndron në atë se sa bëhet për t’i parandaluar, për t’i ndihmuar dhe nga ana psikologjike femrat e keqtrajtuara e të rinjtë që ndodhen nën ndikimin e drogës. Sa punohet për sensibilizimin e shoqërisë për këto fenomene negative? Unë kam vite që jam larguar, por nuk mund të qëndroj indiferente për cfarë ndodh në vendin tim. Më duket sikur në Shqipëri, ekziston një indiferentizëm që vret. Per ne që jemi larg, dhimbja është akoma më e madhe. Qytetaria, emancipimi i shoqërisë, mendoj që ndikojnë shumë në zvogëlimin e krimit, dhe kthimin e besimit tek qytetarët për të jetuar me dëshirë në vendin e tyre.
-Kë dëshiron të falenderosh për realizimin e ëndrrës tuaj si këngëtare?
Vitet kalojnë, e unë për fat nuk ndjej peshën e tyre. Nuk i braktis asnjëherë ëndrrat, e luftoj që t’i kthej në realitet, edhe pse nuk është e lehtë. Asnjëhere nuk e kam patur të lehtë, e ndoshta këtu gjej dhe forcën. Kam projekte…
-Cili është instrumenti muzikor i preferuar i juaji? A mund të luani me të?
Instrumenti im i preferuar është pianoja, por nuk mund të them që luaj në piano.
-Çfarë mëkati i njihni vetes si këngëtare që i përket dy kohëve, para dhe pas ’90-s ?
Ishte periudhë e vështirë si para edhe pas ’90-ës për mua. Do kisha dashur të kisha rregjistruar më shumë këngë.,
-Vizitoni shpesh dhe Shqipërinë. Si e përjetoni këtë situatë që prek të gjithë të larguarit jashtë vendit?
Zakonisht shkoj 2 herë në vit në Shqipëri, jam shumë e lidhur me familjen dhe jam e lumtur të jem pranë mes të shtrenjtëve të mij.Ndjehem keq para miqve të mij që koha nuk më premton t’i takoj. Por nuk harroj asgjë, koha që ikën vetëm m’i bën më të shtrenjtë miqtë e kujtimet e mira.
-Kur shprehemi “brezi i mëparshëm”, kë keni ndërmend sipas jush? Cilët janë këngëtarët tuaj më të preferuar, shqiptarë e të huaj?
Brezi i mëparshëm? Më vijnë ndërmend shumë emra. Artistë dhe Artiste, që bënë art në kohë shumë të vështira, ku kishte një kontroll e censure monstruoze. Për fat të keq ka nga ata që brezin e mëparshem e identifikojnë me militantizëm, përçues e mbrojtës së ideologjisë së asaj kohe. Duhet ta vendosi gjithësecili veten në vendin e tyre, të mendohet, e të kuptojë sa shumë kanë bërë Brezi i mëparshëm. Përulem para tyre. Nuk do më keqkuptojnë lexuesit nëse vecoj Vace Zelen, sepse ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time. Kam patur fatin ta kem patur pranë gjithmonë që nga viti ’86-ë, që për një vit ishte Mësuesja ime. Afrimiteti që krijuam më pas ishte si Nënë-Bijë. Sa shumë mësova prej saj. Njoha Vacen Artiste, Vacen Nënë, Vacen Bashkëshorte, Vacen Rrebele, që dëgjonte muzikë të huaj dhe kur ishte e ndaluar e nuk i duronte padrejtësitë. Kam shumë për të treguar, por kujtimet janë aq të shtrenjta dhe është më mirë t’i mbaj për vete. Në jetën time kam njohur shumë njerëz, për fat. Që kur kam qenë fëmijë në Zejmen, Lezhe, në lice në Shkoder, pastaj në fakultet në Shkodër, qytetin e rinisë sime, ku me deshën aq shumë, ku mësova aq shumë, dhe ku guxova të qesh me barcaletat ´e rrezikëshme”. Kudo që shkova, njoha njerëz që më dhanë aq shumë dashuri, e që përfitoj t’i falenderoj që u bënë pjesë e udhëtimit të jetës sime në gëzime e vështirësi. Fjala FALEMINDERIT , nuk ka forcë ta shprehë mirënjohjen time, por dua t’ju them nuk ju harroj! Ju dua shumë e lus Zotin t’ju bekojë në cdo hap të jetës suaj!
-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….
Jam shumë e “vogël” para intelektualëve të vërtetë që jetojnë në Shqipëri. Jetoj larg, por e di që për ata jeta është e vështirë.Ndoshta mund t’ia lejoj vetes t’ju them që janë të pasur, shumë të pasur! Qytetaria dhe mëncuria nuk blihen me para!
Ju faleminderit!
Bisedoi:Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, me Mimoza Selimi, nga Raimonda Moisiu

Fituesit e Panairit të Librit Tirana 2014

November 15, 2014 by dgreca

Juria e Panairit të Librit Tirana 2014 shpalli sot fituesit e edicionit të 17-të të tij, mbështetur në propozimet e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.
Juria, e përbërë nga Virgjil Muçi (kryetar), Persida Asllani, Nasi Lera, Alfred Lela dhe Beti Njuma shpallën fituesit si më poshtë me motivacionet përkatëse:

– Çmimi i mirënjohjes: Petro Zhejit me motivacionin:
“Për korpusin e jashtëzakonshëm të kryeveprave të letërsisë botërore të sjella nga një sërë autorësh, nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave e të gjitha vendeve. Për monumentin që i ka ngritur gjuhës shqipe duke e barazngritur në gjuhën e kulturave të qytetërimeve më të mëdha të njerëzimit.”

– Çmimi për përkthyesin më të mirë: Alina Karaulli për librin “Xhejn Er” me motivacionin:
“Për gjuhën dhe ligjërimin e rrjedhshëm me të cilin ka sjellë në gjuhën shqipe një nga veprat më të spikatura dhe themeltare të romanit botëror. Sjellësja në shqip e këtij libri ka dëshmuar se është një pasuese e denjë e një brezi të shquar përkthyesish.”

– Çmimi për autorin e vitit: Arben Dedja për librin “Histori ekskatologjike” me motivacionin:
“Për prozën e ngjeshur me detaje pikante, stil tërheqës, gjuhë të rrjdhshme e të pasur, si edhe një rrëfim i jetës së diktaturës përmes një sensiëhollë humori, që i shoqëron personazhet në situatat groteske. Ky libër është një arritje për autorin, por edhe për prozën e shkurtër shqipe.”

– Çmimi special “Jeronim De Rada” iu dha autorit Ismail Kadare.

Kryetari i jurisë Virgjil Muçi sqaroi se Shoqata e Botuesve propozoi, ndër të tjera, dhënien e çmimit për ‘Librin më të mirë për fëmijë’, por, nisur nga fakti që kjo kategori këtë vit pati ‘një zbaticë thuajse të plotë’, juria i propozoi Shoqatës dhënien e “Çmimit të Mirënjohjes”.

Filed Under: Featured Tagged With: Fituesit e Panairit, Tirana 2014

Ismail Kadare fiton “Jeronim de Rada”

November 15, 2014 by dgreca

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, u nderua sot me çmimin special “Jeronim de Rada” në Panairin e 17-të te librit “Tirana 2014″./
Gjatë ceremonisë së organizuar në Panairin e librit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ambasadori italian, Gaianni, tha se “është kënaqësi e veçantë e nder i madh për mua të jap çmimin e parë për shkrimtarin e madh Ismail Kadare”.
“Është shumë domethënëse që ky çmim t’i jepet Ismail Kadaresë. Ndonëse nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri, Jeronim de Rama ishte një promotor i Shqipërisë në Itali dhe Europë”, theksoi ambasadori Gaianni .
Shkrimtari i madh Ismail Kadare u shpreh se “jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të Rlindjes Kombëtare Shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe, që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur”.
“Kam kënaqësi që përbri meje është ambasadori i Italisë, vendi që e mbajti De Radën në gjirin e tij dhe kaloi jetën atje. De Rada ishte poet i madh dhe profet i së ardhmes”, theksoi Kadare.
Ndërsa kryetari Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, i dorëzoi shkrimtarit të madh Kadare statujën e shkrimtarit Jeronim de Rada.
Ismail Kadare eshte një nder shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.
Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”

Filed Under: Kulture Tagged With: Ismail Kadare fiton, Jeronim De Rada

Tragjedia e Bardhës së Temalit

November 15, 2014 by dgreca

(Bardha e Temalit si figura më tragjike e heroinave të dashurisë)/
Esse nga Aristotel Mici/
Në qoftë se me studimin e tij ”E Vërteta mbi Shjqipërinë dhe Shqiptaret” Pashko Vasa u fliste lexuesve frankofon si publicist dhe analist, me romanin “Bardha e Temalit” , për mes tablove të gjalla të kësaj vepre, ai do t’u rrëfente atyre realitetin shqiptar si shkrimtar. Qëllimi i autorit ishte që t’u bënte të njohur të huajve të vërtetën për Atdheun e tij, në një kohë kur çështja shqiptare ishte sensibilizuar midis fuqive evropiane prej jehonës së Lidhjes së Prizrenit.
Romani “Bardha e Temalit” priti një shekull e ca që t’i jepej publikut në gjuhën shqipe. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë e botoi atë me përkthimin e Sotir Cacit, duke e përfshirë në veprën seriale të Pashko Vasës më 1987.
Edhe pse “Bardha e Temalit” që botuar frëngjisht një qind e ca vjët më parë, edhe pse iu dha lexuesit me një shekull vonesë, si një nga romanet e parë të letërsisë sonë, ai ishte dhe mbetet një nga krijimet më interesante të traditës. Duke e analizuar këtë vepër të shkruar frëngjisht, Prof. M. Gurakuqi, me gjalljen e tij , theksonte se “ajo asht pjesë përbamëse e letërsisë sonë, ashtu si janë veprat në latinisht të Barletit dhe Bicikemit”
Ky roman, ndër më të parët e llojit, dëshmonte se autorët e Rilindjes po ngriheshin dhe formoheshin nga ana e mjeshtërisë artistike dhe po nisnin, ashtu, edhe gjininë e prozës së gjatë. Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare në shekullit të XIX. Me frymëzimin e tij pasionant autori ka pasqyruar skena të jashtëzakonshme familjare dhe sociale në ambjente tipike shqiptare, përmes një sfondi të theksuar romantik. Po në këtë roman nuk mungojnë edhe pamjet realiste si edhe situatat sentimentale me një dramacitet të ndjerë, që mund të shpjegohen me depërtimin në bodrumin e vetëdijës, pra në subkoshiencën e karaktereve.

Linja krysore e subjektit të veprës ka të bëjë me dashurinë fatkeqe të Bardhës, e cila është një vajzë e mire dhe e cilter e një shtepije tipike shkodrane. Këtë vashë ideale, të ndijëshme dhe delikate e ka martuar familja pa dashuri me bajraktarin e Temalit, duke u nisur nga fama e derës së madhe. Pas një viti martese, kjo nuse e re, e cila pat ardhur më të parë në familjen prindërore, takohet me një djalosh të pashëm, të sjellshëm, dhe shumë tërheqës, Aradin, i biri i Mhillit të Vlashajve. Pa e ditur dhe kuptuar, sakaq, Bardhës i lind një dashuri tronditëse. Ishte pasioni rrëmbyes i nuses së rë të martuar pa dashuri. Ishtë zgjimi i dashurisë së paprovuar.. Që nga ai çast në zemrën e saj femërore filloi një ndjenjë e papërmbajtur daslldisjeje. Për këtë gjendje emocionale të vashës vetë autori shkruan: “Të mos harrojmë se kjo ishte dashuria e saj e parë, dashuria e parë e një gruaje të martuar. Nga shkëndijimet e syvë të të dy të rinjve sikur qe krijuar një fushë magnetike që u vinte në rezonancë shpirtërat.
Me gjendjen erotike të Bardhës me Aradin Pashko Vasa shpreh edhe pikëpamjen e tij për anën sublime të dashurisë, pa të cilën jeta e njeriut do të ishte e zbrazët, e thatë dhe pa kuptim vazhdimësie.
Autori na rrëfen me naracionin e vetë se në zemrën e Bardhës nis një dramë, që shpjegohët me dilemën për të shkuar me Aradin, a po të ikte te Luli në Temal. Zemra e shtynte në krahët e dashurisë me Aradin, po mendja i kujtonte Lulin. Më Aradin e lidhte pasioni, me Lulin urrejtja reciprokë. Po me Aradin, tok me dashurinë e ndiqte “turpi”; kurse me Lulin, vinte “nderi”, nderi i nuses në derë të madhe.
Bardha, sa herë kujtonte Aradin, ndjente sikur e lëshonte zemra. Ajo e kuptonte se sa lart qëndronte ai i krahasuar me burrin e saj. Ajo e dinte se i shoqi nuk e donte. Po as ajo nuk e donte ,ose më mirë nuk e kishte dashur kurrë. Ku e ku Aradi i dhembshuruar në dashuri, para Lulit moskokëçarës. “Kujtimi i djaloshit i qe skalitur në zemër duke i lënë një nga ato përshtypjet e ëmbla, që i paraprijnë gjithmonë një simpatije të madhe . E mësuar me sjellje të vrazhda prej kapedani të të shoqit, sjellja e njerëzishme e Aradit kishte ngjallur në shpirtin e Bardhës mendime dhe ndjenja krejt të reja. Ajo bënte krahasime, që fatkeqësisht nuk ishin në favor të Lulit.” (f.51)

Shumë prekëse është skena e rikthimit të Bardhës për tek burri i saj në kullën e Temalit. Në udhëtim e sipër ajo e quante veten si një viktimë që njerëzit e saj po çonin për flijim. E dinte se ishte e rrethuar nga njerëz që nuk e pëlqenin dhe kjo e trishtonte.
Parija e fisit në Temal nuk e kishte pritur mirë martesën e bajraktarit të tyre me një vajzë delikate nga qyteti. Zakonet e fisit e çmonin gruan për forcën e saj fizike, guximin dhe numrin e fëmijëve meshkuj që ajo i jepte të shoqit. Pikërisht për këtë pikëpamje nuk pëlqeheshin lidhjët martesore me vajza fushe. Prandaj për këtë arsy Bardhën nuk e shihnin dot me sy dhe e quanin si një të huaj, e cila u kishtë hyrë vjedhurazi në fis.
Burrat e përçmonin si një grua të pazonjën, aq më tëpër që brënda një viti martese nuk zuri dot fëmijë. Kurse shumë gra ia kishin zili pozitën, bukurine, dhe veshjen elegante. Le të sjellim në mendje vëtëm fjalët e një plake të vrazhdë, e cila u thotë të tjeravë pas një ngjarjeje të përmortshme: “Që prej ditës që hyri në fisin tonë ajo mendjemadhe, vetëm kob e gjëmë na ka sjellë. E po kjo s` durohet. Një vajzë e fushës të na jetë përmbi vajzat e malësisë.”
Po më mizore nga të gjitha gratë konservatore është e ëma e Lulit. Ajo nuk e do dhe e urren Bardhën. Ajo nuk e do nusen e djalit para së gjithash, sepse brenda vitit nuk lidhi fëmijë me të birin e saj. Por problemi ishte se Luli për arsye fetare nuk mund ta linte Bardhën, pra ta ndante, dhe të martohej me një tjetër. Ndër kohë, nëna e Lulit kishte menduar një zgjidhje gjakatare. Ajo vendosi ta vriste Bardhën me pisqollë natën, kur të ishte duke fjetur gjumë në shtrat.
E ëma e Lulit, si plak zemërgure, sapo ia doli që ta vriste nusen e djalit të saj fshehurisht, tek po flinte si engjëll , shfryjti me përbuzje për të: “E lava m e gjakun e saj gabimin e tim biri”.
Është pikërisht kjo plakë mizore, që do ta luaj pjesën në atë mënyrë që njerëzit të binden se Bardha kishte vrarë veten. Dhe ashtu, krijesa më e pafajshme në botë, Bardha e Temalit, u quajt vetëvrasëse, pra dhe mëkatare. Për këtë arsye vdekja e Bardhës është aq trondtëse. Ajo është më tragjikja nga të gjitha heroinat e dashurisë në lëtërsi.
Të gjithë malësorët e fisit e dinin se vetëvrasja është krim, që e përjashtonte fajtorin nga bashkësia e besimtarëve. Pak a shumë këtë do t`i thoshte at Leonardi , Anulit, i cili deshte ta varroste të kushurirën: “Ajo vrau veten, – i tha prifti. – Zoti që është burimi i të gjitha të mirave, duhet t’ia ketë falur mëkatet, mirëpo njerëzit dhe ligjet e tyre nuk falin, biri im. Unë nuk mund ta varros atë në tokën e shenjtë.”
Fati i zi kishte vendosur ta ndiqtë përtej vdekjes atë vashë krejt të pafajshme, që nuk arriti ta jetonte ngazëllimin magjik të dashurisë. Kështu , sipas dokeve e zakoneve të kohës në Shqipërinë e asaj kohe, Bardhën e Temalit e shikojmë të dënuar, jo vëtëm fizikisht me vdekje, po edhe shpirtërisht, me mosvarrim në vendin e përmortshëm. Këtë fat të zi nuk e kishin pasur asnjë nga heroinat e letërsisë në temën e dashurisë. Zhulieta e Romeos në Verona vërtet gjeti fundin tragjik nga dashuria e saj e pastër dhe e madhe për Romeon, po nuk u dënua mbas vdekjes. Përkundrazi, me vdekjen e saj ajo i dha një mësim shoqërisë veroneze, se si nuk duhej sjellë më me zëmrat e të dashururarëve.. As Desdemona, as Ofelia, në tragjeditë e Shekspirit, as Luiza Miler në dramën “Intrigë e Dashuri” të Shilerit, as Ana Karenina e Tolstoit, të cilat dhanë shpirt si therore të dashurisë, nuk u ndëshkuan ashtu me mosvarrim pas vdekjes, siç e pësoi Bardha e Temalit.

Po Pashko Vasa nuk është se ka dashur të bënte ekzotikë dhe të fantazonte skena të pa ngjara dhe ireale. Jo. Për fundin tragjik të Bardhës së Temalt ai ka qënë i mbështetur edhe në episode e fakte reale nga jeta shqiptare, që i kanë shërbyer si “maja” konkrete në ngjizjen kompozicionale të romanit. Autori duhet të jëtë bazuar edhe tek një krim, që ka pas ngjarë në vitet ‘40 të shekullit të XIX. Lidhur me këtë detaj historik, Prof. V. Bala, duke bërë përqasjen e subjektit të romanit me ngjarjen e ndodhur dikur me të vërtetë, i parashtron lexuesit dy dëshmi dokumentare: “Bibë Doda, Kapidan Pasha i Mirëditës, qe martuar po nuk pat fëmijë. Po të ndahej, si katolik që ishte, nuk duhej të martohej përsëri. Por e ëma, princeshë, në mënyrën e saj, e rregulloi punën shpejt. Ajo mori një çifte dhe e vrau të renë. Dëshmi e dytë është ajo e studjuesit Degrand i cili, nga ana e tij, është shprehur “se Albanus Albano e ka shkruar romanin Bardha e Tëmalit për të treguar vdekjen e së shoqes së Bibë Dodës” (Nga parathënia e “Veprës Letrare” të P.V.).
Për fatin kaq mizor të Bardhës janë fajtorë doket dhe zakonet prapanike të kohës, që e mbanin të ndrydhur e të shtypur personalitetin e të rejave shqiptare. Me Bardhën e Temalit Pashko Vasa kërkonte ndër më të parët mendimtarë të Rilindjes emancipimin e femrës shqiptare, të paktën të kishte të drejtën e dashurisë dhe të vendoste vetë për fatin e saj. “Nga idetë e shprehura në këtë roman del se çdo përparim shoqëror do të ishte iluzion pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gruas dhe pa ndrrimin e mentalitëtit primitivë të shoqërisë shqiptare”

Nyja lidhëse e ngjarjeve subjektore të romanit është takimi i parë i Aradit me Bardhën. Ky djalosh, në lulën e moshës , qysh në çastin kur iu dha rasti të shihte Bardhën, ndjeu sikur iu muarr mendja. Buzëqeshja e Bardhës po i dukej hyjnore. Sytë e zinjë në formë bajameje, nën hijen e qerpikëve të gjatë, i lëshonin shkrepëtima, që do të ishe e vështirë t`ua duroje shkëlqimin verbus pa atë njomësinë e ëmbël e melankolike. (faqë 40). Nga pamja e vashës djaloshi po e ndjente veten krejt të tronditur. Edhe Aradi po provonte ashtu papritmas ngazëllimin e madhë që të jepte tundimi i dashurisë së parë. Ai kishtë rënë në dashuri pa e ditur as vetë. Aradi nga dita në ditë u dha aq shumë pas Bardhës, sa një ditë i tha shokut të tij të ngushtë:
“Siç e sheh,Anul, unë jam dehur e po flas përçart, si i rënë në një lloj kllapije që po më turbullon mendjën”. (f.. 75)
Po më gjithë tërheqjen magnetike të kësaj simpatie midis dy të rinjve, kjo dashuri mbetet fluide si një idil platonik; lexuesi nuk i sheh ata që ta realizojnë atë dashuri trallisëse që i ka magjepsur… Vetë autori përpiqet ta sqarojë këtë anë intime të personazheve me idenë se “pasioni i Aradit nuk ishte një nga ato ndjenjat e ulta e të rëndomta që shuhen si flakë kashet me të kënaqur epshin fizik, po ishte një dashuri e pastër e pafund”. Pra edhe pse i pushtuar prej dashurisë së zjarrtë për Bardhën, Aradi nuk shtyhet nga ngasja e posedimit për vashën që admiron.
Aradi bije në sy gjatë leximit të romanit për një kulturë e arsimim të ngritur, për një mënyrë të foluri të hijëshëm e plot nderim. Tok me Aradin lexuesi shikon me nënkuptim edhe vetë e autoportretin e autorit. Aradi, ashtu si Pashko Vasa, është i etur për dituri. Ai ka lexuar si autodidakt shkrimtarë të njohur si Arioston, Tasson, Ovidin e Viktor Hygoin. Aradi gjykon dhe komenton një lloj si autori.

Drama lirike e romanit mbështetet tek konflikti shoqëror midis të rinjve të kohës, të cilët kërkojnë dashurinë e tyre të vërtetë nga njëra anë dhe njerëzve konservatorë dhe fanatikë nga ana tjetër. Me brezin e ri, që ëndërron për një jëtë të çliruar nga doket dhe zakonet kanunore, janë Bardha, Aradi, Drandja, Anuli, ndërsa prfaqësues të konservatorizmit më regresiv janë Liuli dhe e ëma e tij.
Po vend të veçantë midis dy anëvë të konfliktit zë Mhilli i Vlashajve. Ai ështe dhënë në roman si një figurë kontradiktore. Nga një anë e shohim atë si një qytetar shkodran të ndershëm dhe patriot, që e urren sundimin turk . Ai jo vetëm mban lidhje me malësorët kryengritës, po edhe përpiqet t`i ndihmojë ata. Kurse në jëtën familjare ai nuk i bën lëshim të resë, nuk është aspak tolerant, gjë që e bën karakterin e tij kompleks e të trazuar sidomos lidhur me konceptin e nderit dhe të ndjenjave lirike të të rinjve. Ai u tmerrua kur pa se pas drurëve të kopshtit, një djalë puthi vajzën e tij , Dranden. Me prapanizmin e vetë lidhur me mendimin për dashurinë, dhe “nderin” ai bëhett shkak për tragjedinë e dhimbshme të të bijës.
Po për jëtën sociale të Mhillit te Vlashajve autori shkruan me admirim fjalë aq të mira për të. Ai del në vëpër si një burrë fisnik nga derë e pasur, njeri me shpirt të gjërë, i gjendshëm për t`iu ndodhur pranë njerzëvë të vuajtur. I gatshëm ta shoqërojë fjalën me sjelljen dhe veprimin e tij, për të zgjidhur probleme të vështira për jetën e njerzëve. Kështu e shikojmë atë, fjala vjen, kur dy malësorë të fisit të Shllakut i erdhën në shtëpi. Mhilli i priti ata me nderim si miq në dhomën e vetë. “Këmi ardhur, – i thanë ata,- t` ju lutemi të shkoni te Pashai dhe të nxirrni lejën që t`i marrim dy të vdëkurit tanë nga sheshi i pazarit. Mjaft që na i vrau pa të drejtë, po tani të na kthejnë së paku trupat e tyrë.”
Dhe Mhilli nuk e zgjati. Ju gjend me një herë atyre për ndihmën e kërkuar.. Sakaq shkon tek sundimtari i Shkodrës, Osman Pasha, dhe, me ryshfetin e dhënë, ndërmjetësoi për kërkesën e malësorëve nga fisi i Shllakut.
Atëherë Osman Pasha, pasi mori 5000 piastra, e ndërroi vëndimin për mos lejimin e varrimit.
Ndër kohë Mhilli kthehet në shtëpi i lehtësuar, pse u plotësoi kërkësën malësorëve, po i revoltuar dhe i brengosur nga korrupsioni shtetëror.. Fjalët e tij kundër korrupsionit qeveritar kanë një tingëllim aktual edhe tani për çdo vënd, ku njerëzit nuk janë të barabart para ligjit dhe të korruptuarit nuk dënohen: ”Me para, – thot ai, – mund të arrish gjithçka, drejtësi, favore, mosdënime. Dhe pikërisht njerëz të tillë na qeverisin. Ca maskarenjve të këtij kallëpi iu është besuar Shjqipëria.” (f. 72).

Figurë negative dhe e e padëshiruar del për lexuesin e romanit Luli i Temalit, i shoqi i Bardhës. Edhe pse moshë e re, ai duket krejt i papëlqyeshëm si karakter. Me sjelljen e një “kapedani”, bajraktar kokorosh, ai deshte t’u tërhiqte vëmendjen njerzëvë të fisit, që edhe pse burrë malësije, nuk e kishte për gjë të merrte një vajzë nga fusha, a po nga Shkodra, duke shkelur kështu me këtë “proçkë” zakonet e të parëve..
Vërejtjet që do t’i bënin më vonë, një vit pas martese, tre pleq të fisit, do ta bindnin Lulin për veprimin e nxituar që vajti e zgjodhi për të vënë kurorë me një vajzë nga Shkodra. “Nuk duhej të kishja shkelur zakonet e vëndit, nuk duhej të isha martuar me këtë grua, për shkak të së cilës nuk po më duan të mitë…Sigurisht që kam bërë një marrëzi të madhe.” (f.50)
Nga këto fjalë të Lulit marrim vesh se sa konservator dhe sa i prapambetur paraqitet ai në jëtën familjare. Janë këto pikëpamje që e bëjnë atë të tregohet mospërfillës për Bardhën, të mos i rrijë afër dhe të mos i shpreh asnjë farë dashurije; dhe, për më keq, të mos i dalë kurrë në mbrojtje në situatat e vështira që krijonte ambjenti prapanik fisnor.
Po negativiteti i Lulit bie më shumë në sy në lidhjet e tij me orintimin që ka brenda jetës së fisit. Ai është përkrahës i flakët i praktikës së gjakmarrjes si edhe i konflikteve ndërfsinore, ose i luftrave për t’i shërbyer sulltanit turk. Me logjikën e një despoti të vogël, Luli i shkon për ndihmë Ismet Pshës së Pejës. Me malësorët e tij të armatosur ai sulet kundër fiseve të Gashit dhë të Mërturit, që ishin ngritur kundër sundimtarit turk. Dhe përfundimi qe tragjik, tridhjetë të vrarë dhe dyzetë e dy të plagosur ndër tre qind veta që bajraktari kishte marrë me vete. Me gjithë këtë humbje, Luli këmbëngulte për vazhdimin e luftës vllavrasëse.
Kështu me kokëfortësinë e tij, bajraktari i Temalit i solli fisit gjithë atë mynxyrë.
“Flijoi njerëzit e vëtë për t’ i shërbyer një të huaji që nuk na do”, – u thotë me të drejtë At Leonardi ca të plagosurve, të cilëve u kishtë vajtur pranë për shërbim shpirtëror.(f.196)
Qendrimi ideoemocional i autorit është kundër këtij despoti egoist në familje, i cili paraqitet edhe një tiran, zëmërgur në fis, që po ju shkaktonte malësorëvë trima e të vuajtur gjakderdhje të kotë, mjerim dhë fatkeqësi në jetën e tyre.
Nga episodi i bashkëbisedimit midis malësorëve të plagosur, të cilët po ktheheshin për në shtëpi, marrim vesh se pakënaqësia për bajraktarin dhe pashallarët ishte duke u përhapur dhe shpirti revoltues po zgjohej. Për vërtetësi të këtij mendimi le të sjellim si shëmbull fjalët e njerit prej malësorëve të plagosur, Geros, i cili i mërzitur ankohet ndaj bajraktarit dhe pashallarëve: Ata na shtien të vritemi, të vuajmë, e pastaj si shpërblim na përzënë si qen” (f. 195). Po në atë moment një i plagosur tjëtër do të shtojë me ton protestues dhe të vendosur: “Po kjo do të jetë hera e fundit”.
Duke vënë re dialogun midis malësorëve të plagosur, kuptojmë se Pashko Vasa shpirtin e revoltës kundër sundimit turk e gjen në radhë të parë te njerëzit e thjeshtë, dhe jo te bajraktarët dhe bejlerët, që bëheshin vegla të pashait turk. Të pakënaqur dhe të revoltuar ndaj sundimtarit turk janë si malësorët e Gashit dhe te Mërturit, si edhe ata të Shllakut dhe të Temalit. Vetëm se revoltat e veçuara nuk ka se kush t’i bashkojë, t’i udhëheqë edhe t’i ngrerë në një front të vetëm në luftën për liri kombëtare. I vetmi intelektual që mund t’i zgjojë malësorët dhe t’i bashkojë me idenë kryengritëse do të ishte At Leonardi. Po fatkeqësisht ai vetëm sa konstanton ndonjë anë negative të bajraktarëve, po nuk ka as guximin as predispozitën që t’i organizojë dhe t’i çojë masat e malësorëve kundër sunduesit turk dhe mbështetsëve të tij.
Personazhi më negativ dhe më i urryer në roman është Osman Pasha, kryeqeveritari i Shkodrës. Ai është përshkruar si një despot i egër, që dominon gjithçka për jetën e banorëve të qytetit dhe të trevave rreth tij. Osman Pasha është një tiran mizor, që vepron në mënyrën më autoritare, pa u mbështetur në asnjë lloj ligji. Ai sillet në atë mënyrë se Shqipërisë nën sundimit turk i mungonte kushtëtuta e një vendi që duhej të qeverisej normalisht me rregulla dhe ligje.
Osman Pasha, për t’ i sunduar më mirë shqiptarët, nxiste midis tyre dasitë fetare. Kështu bën ai kur thërret në zyrën e tij Mhillin e Vlashajve dhe e kërcënon, duke i thënë:
-“Dua të më dorëzosh tët bir; ai ka plagosur një musliman dhë duhet të dënohet.”
Pra është e qartë mbrapështija e pashajit. Ai nuk do të dijë për shkakun e plagosjës, ndër kohë që i del në mbrojtje një tjetri vetëm pse ai ishte musliman.
Ndërsa Mhilli i Vlashajve, pa e vrarë mëndjen për dinakrinë përçarëse të pashajit, ia kthen atij, dukë i thënë se “im bir nuk është në shtëpi, po edhe sikur të ishte , nuk do të isha unë që ta dorëzoja.”
Tek dëgjon ato fjalë, Osman Pasha nuk e mban veten dhe shfryjti me ashpërsi.
“Kryelartësi ! Mendje – madhësi shqiptare ! Roja! Futeni këtë njëri në burg..”
Po Mhilli I Vlashajve, krenar, jo vetëm nuk u step, poi ia ktheu Pashajit.
-“Kjo është e pa drejtë, Shkëlqesë, është kundra ligjit kjo që po urdhëroni”
Atëherë, Osman Pasha, i sigurt në vëprimet e tij dhe me arrogancë si turkoshak, bërtiti përsëri:
“Ligji! Unë jam ligji. Unë jam përfaqësuesi i Sulltanit këtu. Në burg rebelin”

Do të jetë po ky Osman Pasha që do t’i përdor si mish për top shqiptarët, duke i marrë ndën armë e t’i shpjerë në luftë me fqinjët. Nga kjo politikë e tij luftëdashëse shkaktohet edhe një tjetër tragjëdi në roman. Vrasja e Jak Kolës, të cilin do ta ekzekutojnë, duke i prerë kokën me spatë.
Dhe pse ia dhanë këtë dënim Jak Kolës?….. E vranë në këtë mënyrë, sepse ai edhe një shok i tij i qenë shmangur vajtjes në luftë kundër Malit të Zi. Episodi i vrasjes në mënyrën më barbare i Jak Kolës shenon një nga skenat më tronditëse të romanit. Ngjarja është dhënë me shumë realizëm, në mënyrë bindëse, me një gjendje të ngritur emocionale edhe me një stil të figurshëm, që të rrëmben. Me një fjalë është një tablo e gjallë dramatike, e denjë për t’u futurë në çdo antologji, të luhet në çdo skenë teatri dhe të filmohet nga kineastët për ekranin e madh dhe të vogël.

Ardhja e nënës së Jakut,Gjëlës edhe e gruas së tij, Davës në kohën para ekzekutimit të heroit të romanit, është një pamje aq prekëse, sa të ngjeth misht, po edhe të lartson moralisht, siç ndodh në dramat e tragjedive antike. Autori i përshkruan ato dy gra si amazona të regjura më vrasje të përgjakura.
Nuk ka moment më solemn, se sa të shohësh Davën, tek hyn në vëndin, ku po vuante i plagosur orët e fundit i shoqi saj, Jaku: “Ajo shkoi tek i shoqi. Iu afrua pranë në heshtje, u gjunjëzua, mori dorën e tij të larë me gjak, ia ngriti pak sa dhe e puthi me një puthje të gjatë. Ajo vuri në atë puthje gjithë shpirtin dhe zemrën e saj, gjithë shpresat e së ardhmes që ajo po i varroste për gjithmonë. Prej ketij çasti ajo nuk i përkiste më askujt.”
Po kështu dhe fjalët e Jak Kolës kushtuar nënës dhë Davës, të thëna me një tingëllim epik si në rrëfimet e lashta, të lënë mbresa të pashlyeshme me përkushtimin për fëmijët, familjen edhe atdheun. S’ ka pamje më të dhimbshme se sa të dëgjosh një person si Jak Kola, të plagosur rëndë, që nga çasti në çast pret xhelatin t’i presë kokën me spatë, t’i japë kurajë gruas dhë t’i lërë porosi për fëmijët: “Qendro si burrënesh, oj Dava ime; ti e dije së unë do të vdisja një ditë. E ja pra tek erdhi ora. Po të lë dy fëmijë, dy djem të buklur. Folu shpesh për mua. Mësoi ta duan këtë atdhe të shtrenjtë, që është aq fatkeq, thuaju se kam vdekur si trim.”
Po, siç shikojmë në leximin e këtij episodi, Dava ishte e kursyer në fjalë. Ajo sikur fliste me atë mënyrë me heshtjen e saj para trupit të gjakosur të Jakut. “Ajo uli kokën pa iu përgjegjur, po nuk qau, sepse burimi i lotëvë të saj ishtë shterur. Dukej ashtu si një Niobë e rë.” (f.63)
Pra fati tragjik i Jak Kolës dhe i familjes së tij shpreh e nënkupton fatin e tërë një kombi nën robërinë turke. Jak Kola nga Shllaku, e shoqja, Dava, nëna e tij Gjela, formojnë një trinom të veçantë në faqet e letërsisë shqiptare, ku përzihet dashuria për familjen dhe atdheun nga njëra ana , dhe në anën tjetër, qënia e tyre si viktima të Osman Pashës, Shaban Beut, dhe Hasan Agë Hotit, të cilët përfaqësojnë shtypjen e dhunshme të sundimit turk.

Pashko Vasa në mënyrë të qartë stigmatizon në romanin “Bardha e Temalit” zakonin e gjakmarrjes si një dukuri fatale, që po firaste gjat kohës energjitë kombëtare.. Malësorët ishin të këcënuar nga ky gjykim mizor. “Secili prej tyre e ndjente në ndërgjegjen e vetë se kishte borxhë një gjak”.
Mungesa e ligjislcionit dhe e institucioneve juridike bëhej shkak për vetëgjyqësi. Ishte koha kur çdo problem zgjidhej me plumb; për një fyerje derdhej gjak. Për mosmarrëveshje nga më të ndrysmet merrte fill gjakmarrja si një veprim i rëndomtë.
Pasojat e kobshme të kësaj praktike, që sillte mynxyrë në familjet e shqiptarëve janë mishëruar në personin e nënës, së cilës iu vra djali në Shkodër, në oborrin e shtëpisë së Bardhës, për një llaf gojë, për një sharjë në një bisëdë në kalim e sipër. Kur kjo nënë mori vesh gjëmën, klithi: “Ku ku e zeza unë, që s’ kam djalë tjetër për t’i marrë gjakun.”
Po pa pritur, çuditërisht, ajo u qetësua sa pak, kur i thanë se i biri e kishte vrarë vëtë kundërshtarin me dorën e tij.Dhe, si e ngushëlluar nga ky lajmë, ajo shpreh dëshpërimin e saj të thellë me një ton ku ndihet tok me pikëllimin edhe psikologjia e gjakmarrjes në zemrën e përvëluar të nënës së mjerë të mbetur kërcure:
-“Zoti qoftë i lavduar! Humba djalin e fundit,…..po të paktën nuk do të thonë se nuk i është marrë gjaku. Gjak për gjak – vdekje për vdekje !”.
Pastaj ajo vuri kujën dhe zuri të vajtonte dhe të thërriste me emër të tre djemtë që kishte humbur njërin pas tjetrit.
Autori, ndërsa pasqyron përmes detajesh konkretë varrimin e djaloshit të vrarë, jep dhe atmosferën e ankthit të gjakmarrjes tek të gjithë njerëzit e fisit. Gratë si në koret e tragjedive antike mblidhen në formë gjysëm rrethi para trupit të të vrarit dhë vajtojnë me ligjërimet epike si në legjenda. Të njëjtin ritual bëjnë burrat e armatosur sipas natyrës së tyre trimërore.
Me të mbaruar lutja për të vrarin “De Profundis”, mbyllet varrimi dhe të gjithë drejtohen për të ngrënë drekën e përmortshme. Autori gjen rast për t’i përshkruar malësorët si trima të cilëve s’u trëmbet syri para vdekjes, po që jetojnë në një varfëri të tejskajshme. Rrëfehet në roman se si kur njerëzit e funeralit shkojnë në shtëpinë,.ku ishte shtruar dreka e përzishme, “ të gjithë u ulën përdhe, përveç bajraktarit dhe priftit që kishin nga një postiqe”. Kështu përms shumë episodesh realiste Pashko Vasa ka dëshmuar dhe ka kritikuar ashpër doket dhe zakonet e vjetëruara si gjakmarrjen, shpërfilljen e përsonalitetit të vajzave dhe të grave, dasitë fetare si dhe dallimet e përçmimet krahinore.

Gjuha e Pashko Vasës në romanin ‘Bardha e Tëmalit” bie në sy për fjalë të figuirshme dhe me ngarkesë emocionale. Fjala vjen për të dhënë gjendjen e lënduar shpitërore të heroinës së veprës, autori shkruan ”Bardha dukej si një engjëll që prehej në një shtrat prej resh” ( f.119). Kurse në një rast tjetër shkruan për të:”…shpresa depërtoi si një rreze qiellore në shpirtin e saj dhe bëri të lindnin dy ëndërrime të ëmbla”.
Sado që vepra është shkruar frëngjisht, autori ka bërë kujdes që të na jap personazhet të individualizuar edhe nga ana gjuhësore; gjë që duket më mirë sidomos te e folura e pleqëve të Temalit dhe te figurat e grave malësore, a po tek dialogu i Jak Kolës me nënën dhe gruan e tij. Kurse me protagonistët positivë të romanit Pashko Vasa duket sikur nuk tregon shumë vëmendje për individualizimin e tyre edhe nga ana gjuhësore. Për këtë arsye e folura e Aradit dhe e Anulit nuk kanë ndryshim a po “distancim” nga ajo e autorit. Po a duhet ta marrim për mangësi artistike këtë dukuri në procesin krijues të shkrimtarit ? siç është komentuar… Për të ndriçuar këtë çështje duhet të kemi para sysh se Pashko Vasa ishte i ndikuar kryesisht nga romantizmi siç ishin edhe autorë të tjerë të Rilindjes sonë. Dhe dihet se karakteristika kryesore e kësaj metode krijuese ishte sujbjektivizmi, me anën e të cilit autori shprehte vetëvehten nëpërmjet heroit kryesor. Shëmbulli më i qëlluar për këtë mënyrë të shkruari është Chaild Haroldi i G. Bajronit, me anë të të cilit shikojmë se heroi i veprës njësohet me vëtë autorin., pra bëhet alter ego i poetit. Kjo praktikë kreative e njësimit të autorit me heroin e veprës duhet parë edhe në rastin e romanit “Bardha e Temalit”, ku Aradi shpesh herë shpreh pikëpamje të vetë shkrimtarit. Pra, për analogji, mungesa e dallimit gjuhësor në të folurin e autorit me atë të protagonistit del si shprehje e metodës së romantizmit se sa si magësi e mjeshtërisë artistike.
Ekspozicioni, a po treva ku zhvillohen ngjarjet e subjektit të veprës, bëhet i dukshëm nga toponomastika e romanit. Dy janë epiqendrat e skenave vepruese, Shkodra dhe Kulla e Temalit. Kurse midis tyre e për rreth shikojmë emra vendesh si Lagjja e Tabakëve, Fusha e Rrmajit, Arra e Madhe në Perash, Bregu i Kirit, Bërdica, Shllaku, Temali, Shoshi, Gashi , Mërturi dhe më tutje Peja. Pra ajo krahinë e Shqipërisë së Veriut, që do t’i tërhiqte vemëndjen dhe do ta frymëzonte studiusen angleze, Edith Durham, për të shkruar, pak vjet më vonë, librin e saj “High Albania”. Në këto mjedise konkrete Pashko Vasa jep si të gdhëndura në gur karaktere të gjalla me zakonet dhe doket e tyre, brenda psikologjisë kombëtare të kohës, ku ruhej rregullimi fisnor dhe tradita e lashtë tok me zakone të vjetra.
Në kapitujt e romanit pasqyrohen kështu karaktere tipikë si produkt i një kohe të caktuar dhe i një vendi konkret shqiptar, që autori e ka dhënë besnikërisht si një njohës i gjithanshëm i jetës së vëndit të vetë. Sado larg vendlindjes, edhe sado që veprën e shkroi frëngjisht, Pashko Vasa , gjat porocesit të krijimit, s’ ka qendruar pa menduar edhe shqip. Le të kujtojmë për këtë rast një detaj të faqes 143, ku në original është shkruar ne gjuhen shqipe tog fjalshi “syni i keq”, i shpjeguar pastaj me fjalë frëngjisht.
Duke qenë se “Bardha e Temalit” është një nga dy romanet e pare të letërsisë shqiptare , Pashko Vasa del si një nga nismëtarët e prozës së gjatë. Mungesa e përvojës në llojin letrar nuk e pengoi atë të na jepte një vepër të ngjizur e të kompletuar jo vetëm nga ana ideore, po edhe nga ana e realizimit aristik. Së pari këtë e dëshmon kompzicioni i thurur me mjeshtëri, ku subjekti letrar vendosët në një ekspozicion konkret; nyja a po pika e lidhjes për ngjarjen është gjetur natyrshëm. Zhvillimi i veprimeve përshkruhet me dramacitët në ngjitje, duke mbrrijtur kulminacinin e aksionit si pjesë e subjektit. Dhe, më së fundi zgjidhja tragjike e konfliktit duket si rrjedhojë fatale brenda logjikës së projektimit të romanit.
Këto përcaktime lidhur me procesin e krijimit letrar flasin për mjeshtërinë artistike të autorit, i cili, me talentin e tij në gjininë e naracionit, na ka lënë një vepër shumë interesante në traditën tonë letrare të Rilindjes Kombëtare. Romani “Bardha e Temalit” për mesazhin patriotik dhe idetë shoqërore, që përçon si edhe për realizimin artistik, duhet propaganduar dhe reklamuar siç i takon për t’u njohur sa më shumë nga masa ë lexuesve si brenda territorit të Shqipërisë dhe të Kosovës, po edhe jashtë kufijvejve shtetërorë, ku jeton një pjesë aq e madhe e kombit shqiptar. Me këtë rast le të shpresojmë se shtëpitë botuese do t’ i kthejnë sytë edhe nga romani tërheqës “Bardha e Temalit”. Subjekti i këtij romani duhet të tërheq edhe vëmendjen e dramturgëve si dhe të kineastëve, për të krijuar një vepër skenike ose filmike përmes tablove romantike dhe detajeve realiste , të pikturuara me një atmosferë epike dhe të përziera me një lirizëm erotik delikat, për t’i bërë jehonë, kështu, kohës së Rilindjes dhe ideve patriotike e liridashëse të Pashko Vasë Shkodranit
Tragjedia e Bardhës së Temalit

(Bardha e Temalit si figura më tragjike e heroinave të dashurisë)
Esse

Filed Under: ESSE Tagged With: (Bardha e Temalit si figura më tragjike e heroinave, Aristotel Mici, te dashurise

Mukje, nëntor 2014

November 15, 2014 by dgreca

…Apo ndoshta ju, të nderuar historianë, nuk gjeni sa duhet beteja shumëditore, të ashpra e të përgjakshme me nazistët, aty ku ata deshën të qëndronin dhe luftëtarët tanë i dëbuan, që ju t’i përshkruani? Dhe shtrëngoheni tani të vërtiteni rreth Mukjes, kuislingëve, dhe armiqve tërësisht shqiptarë të Enverit? A nuk po rrëshqisni vetë në luftë civile, në atë që ju e kundërshtoni me force, ashk dhe artikuj të zjarrtë? Është botërisht e pranuar se Enveri me repartet partizane, i mundi me meritë forcat kundërshtare për pushtet, dhe se gjermanët, në një farë mënyre, na ndihmuan mjaft për çlirimin e Shqipërisë.
Dhe tani për këtë luftën tuaj civile, që po zhvilloni tash shtatëdhjetë vjet, a nuk do të gjendet një burrë i shquar, vizionar që t’ju thotë “zjarr ndalo!”/
Nga Pëllumb Kulla/
Ja këtu, pas shtatëdhjetë vjetësh! Unë nuk përfaqësoj Mid’hat Frashërin, megjithëse jam pakëz nacionalist. Bile edhe Paskal Milo nuk përfaqëson Enverin, megjithëse është tepër-tepër enverist!
Profesor Miloja me ca profesorë të tjerë janë shumë të shqetësuar se po përbëjnë pakicë, të pamjaftueshme për të mbrojtur vlerat e Luftës Nacional Çlirimtare dhe janë angazhuar me apele dramatikë që u bëjnë njerëzve për t‘u mbledhur në mbrojtje të saj.
Në mbrojtje të Luftës Nac. Çl. bashkohem edhe unë, dhe ma do mendja bashkohen të gjithë pasi në vetvete, për një komb nuk ka kauzë më të shenjtë se sa lufta për çlirim. Dëshmorët e luftës kundër okupatorit kanë nderimin e të gjithëve, të bashkëkohësve dhe gjeneratave pasardhëse.
Por historianët tanë të mbijetuar të erës enveriste bëjnë shejtan budallain, ngaqë me 29 nëntorin ata prapa luftës NCl shmangin temat përvëluese të dekadave që morën udhë me fundin e atij nëntori.
Ata janë shkencëtarë të lidhur këmbë e duar nga veprat që i bënë me titujt e profesorëve dhe doktorëve. Me këtë duarlidhje ata nuk do të duan ta prekin as Luftën e Klasave, as rrethimin e plotë të ishullit arbëror me 25 fije telash me gjemba, as prapambetjen e vendit, si më i fundit vagon i trenit europian, as mungesën totale të lirive, as bjerrjen morale, të pabesisë, të përgjimit dhe të spiunimit.
Mbase jam larg ofiçinës së tyre, por nuk e kam parë të qasen te lufta e gjatë me mullinjtë e erës, dua të them, me “armiqtë” në arte, ushtri dhe ekonomi. Ata e ndjejnë që lufta për çlirim është e vetmja temë që i nderon dhe atë e shohin ngushtë, pa nëntemat e saj të shumta me çështje kombëtare, me varësitë nga Kominterni dhe komunistët fqinjë e shumë e shumë nëntema të tjera. Edhe vetë luftën për çlirim ata e vlerësojnë siç i takon ta vlerësonin, por sillen si kali në lëmë rreth figurës së Enver Hoxhës dhe mbyllin sytë mbi shëmtinë historike të shfarrosjes së tërë komandantëve të Luftës Nacional Çlirimtare nga dora e kryekomandantit të tyre paranojak.
Historianët tanë nuk ndryshojnë aspak nga Nexhmie Hoxha tek nuk thonë asgjë të re.
Unë nuk e kam përjetuar kohën e pushtimit dhe luftën. Dhe as pretendoj të bëj historianin. Nuk kam as qasjen komode në dokumenta dhe e pranoj se nuk më mbetet veç të elaboroj faktet që më jep historia e PPSh dhe librat e zotërinjve historianë, shumica e të cilëve gjithashtu nuk e njohin pushtimin dhe luftën në vetën e parë, por shohin në mënyrë selektive dokumentat që mbështesin tezat e tyre të titujve shkencorë. Ca më keq kur profesor Miloja u drejtohet shënimeve të Enverit dhe beson në manipulimet dhe mashtrimet e tij historike derdhur në tërë ato volume, që janë materialisht më të pasura për komedianët, se për historianët.
Kësisoj në këto shënime unë nuk do jap shpjegime se nuk e kam lartësinë e duhur. Por do t’i kërkoj ca shpjegime, me shpresën se tërthorazi do të m’i japin zotërinjtë që po përmend.
Zotërinj historianë, lufta në Shqipëri që filloi në shkallë të gjerë në vitin e fundit pas pesë vitesh pushtim, ishte një luftë në favor të Çlirimit apo në favor të Pasçlirimit?
Mukja që u nis me qëllimin e mirë për të bashkuar forcat kundër okupatorit, a nuk ishte e gabuar që në nisje, pasi Balli ditën e parë të Mukjes ishte po aq tradhëtar, saç ishte dhe pas një jave, kur u shkye marrëveshja? Mos Enveri dhe tutorët e tij të përtejkufijve u vonuan shtatë dit për diagnostikimin e nacionalistëve të Mid’hat Frashërit?
Mid’hat Frashëri vetë ishte antikomunist i deklaruar… Mos ndofta vlerësimi i tij historik si armik i shqiptarëve nga ana juaj, bëhet ngaqë ishte armik i komunistëve?!
Shumë njerëz e njohin prejardhjen time dhe e dijnë që në familjen e ngushtë dhe në një rreth pak më të gjerë kam pesë njerëz të ekzekutuar nga komunistët. Kanë kaluar shumë dekada dhe pas të dënuarve tanë kanë vdekur dhe ekzekutorët e tyre. Pas një hetimi jo të plotë, anoj subjektivisht në mendimin se kanë qenë të pafajshëm. Gjithsesi, nuk kam parë as te vetja, as te të afërmit, kurrfarë ndjenje tjetër, veç keqardhjes. Nevojat e kthesave marramendëse tranzicionale kanë bërë që ata të kenë marrë edhe pafajësinë! Edhe pa një rigjykim të bëmave të tyre, të mira apo të këqia! Dhe bile, edhe janë dëmshpërblyer! E pranoj që është grotesk i pastër. Por a do të ketë mundësi që të mos trazohen më nga historianët tanë me emra autoritarë? Dhe me që delegatët e dy palëve në Mukje, ballistë, komunistë dhe jugosllavë, kanë vdekur që të tërë, a nuk do të ishte mirë që të lihen të qetë edhe ata, tok me fajet, gabimet, apo edhe krimet e tyre?
Apo ndoshta ju, të nderuar historianë, nuk gjeni sa duhet beteja shumëditore, të ashpra e të përgjakshme me nazistët, aty ku ata deshën të qëndronin dhe luftëtarët tanë i dëbuan, që ju t’i përshkruani? Dhe shtrëngoheni tani të vërtiteni rreth Mukjes, kuislingëve, dhe armiqve tërësisht shqiptarë të Enverit? A nuk po rrëshqisni vetë në luftë civile, në atë që ju e kundërshtoni me force, ashk dhe artikuj të zjarrtë? Është botërisht e pranuar se Enveri me repartet partizane, i mundi me meritë forcat kundërshtare për pushtet, dhe se gjermanët, në një farë mënyre, na ndihmuan mjaft për çlirimin e Shqipërisë.
Dhe tani për këtë luftën tuaj civile, që po zhvilloni tash shtatëdhjetë vjet, a nuk do të gjendet një burrë i shquar, vizionar që t’ju thotë “zjarr ndalo!”

Filed Under: Analiza Tagged With: Mukje, nëntor 2014, pellumb Kulla

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4289
  • 4290
  • 4291
  • 4292
  • 4293
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT