• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Luiza Xhuvani la mandatin e deputetes

November 4, 2014 by dgreca

Deputetja e Partisë Socialiste e zgjedhur në qarkun e Vlorës, Luiza Xhuvani, ka lënë mandatin sot pasdite, pas ngjarjes tragjike ku u përfshi i biri i saj, Kostandin Xhuvani, ku u vranë 4 përsona, njëri shtetas italian.
Kostandin Xhuvani u arrestua nga policia dhe Prokuroria e Tiranës po heton me shpejtësi ngjarjen e rëndë ku në të gdhirë, 4 persona humbën jetën si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit.
Sipas hetimeve paraprake, Kostandin Xhuvani, mbetet i dyshuari kryesor, bashkë me 3 persona të tjerë.
Deputetja Luiza Xhuvani, doli sot pasdite në një deklaratë për mediat në Kryeministri, ku theksoi: “Dhimbja e një nëne që e ka të pamundur të marrë përsipër fajin e së birit. Edhe unë e dhe Gjergji përfaqësojmë një familje që nuk ka asnjë lidhje me krimin. Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e vet, por me sa duket kemi qenë të pafat në këtë drejtim. Kjo nuk ka lidhje me familjen e Kostandinit, as me prindërit e tij, as me mandatin që nëna e tij përfaqëson.Janë 4 familje që sot vajtojnë, dhe kërkojnë drejtësi, dhe drejtësia duhet të bëjë drejtësi, e duhet t’i trajtojë të gjithë si të barabartë. Kostandini është djali im, e do të jetë djali im, e një nënë duhet të jetë në krah të djalit të saj. Në pamundësi për t’i shërbyer zonës që përfaqësoj, kam kërkuar dorëheqjen nga kryeministri. Mos i ndodhtë asnjë prindi ajo që më ka ndodhur mua, e mos i ndodhte akujt ajo tragjedi që i ka ndodhur kësaj familje ”.
Kryeministri, Edi Rama, e ka vlerësuar si etik aktin e deputetes dhe ka deklaruar se drejtësia do të jetë e barabartë për të gjithë pa dallim.
Duke marrë fjalën pas znj. Xhuvani, Kryeministri Edi Rama u shpreh se drejtësia do të veprojë ndaj kujtdo që thyen ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë. Kryeministri vlerësoi punën e policisë së shtetit për kapjen në kohë reale të autorëve të ngjarjes tragjike, ndërsa shprehu mbështetjen dhe për familjen Xhuvani në këtë moment të vështirë.
“Kjo histori papastërtie sociale ka krijuar idenë tek njerëzit se ka një ligj për fëmijët e tyre dhe një tjetër për fëmijët e politikanëve. Një shtet për ata dhe një shtet tjetër me autorë politikanë, zyrtarë, një Shqipëri për fëmijët e njerkës popull dhe një Shqipëri për fëmijët e nënës politikë. Unë di me siguri që koha e dyfytyrësisë ka përfunduar në 23 qershor”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se Kostandin Xhuvani do ta ketë shumë të gjatë rrugën e kthimit në shtëpi, duke u shprehur se ligji do jetë i barabartë për të gjithë. Kryeministri Rama theksoi se katër familjet kërkojnë tashmë drejtësi, ndaj “duhet të presim me qetësi vendimin e drejtësisë”. Duke folur për të birin e Luiza Xhuvanit, Konstandinin, ai e ka cilësuar si “tragjedia e gjallë e dy prindërve të pamerituar”, i cili është produkt i një keqqeverisjeje që ka prodhuar kriminalitet.
“Ai nuk është fëmijë por një burrë 26 vjeç tragjedia e gjallë dhe e pamerituar e dy prindërve të mrekullueshëm. Gurët e mbushura plot të zbrazur ndaj Luiza Xhuvanit i përkasin jetës së ulët, gruaja dhe nëna që i ra fatkeqësia ta jetojë në çdo qelizë të vërtetën e shprehjes “ç’të bën fëmija s’ta bën as perëndia” i përket jetës së lartë prej nga erdhi në politikë. Dy prindër tragjikisht fatkeq, jeta e tyre familjare është një film tragjik me një vajzë të mrekullueshme dhe një djalë që do ta ketë shumë të gjatë rrugën e kthimit për në shtëpi”, tha Rama.
Rama: Shëmbull dinjitoz i Luiza Xhuvanit
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social, shpreh dhimjen për humbjen e katër të rinjve në ngjarjen tragjike sot në kryeqytet, ndersa cilëson si një shembull dinjitoz dorëheqjen e deputetes Luiza Xhuvani.
Shefi i qeverisë ka postuar pas thenies “shëmbull dinjitoz i Luiza Xhuvanit “, fjalën e plotë të saj në konferencën e mbajtur të martën pasdite për median .
“Fjalët nuk më mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe drithërimat e shpirtit! Dhimbje për katër jetët e humbura! Dhimbje për familjarët e atyre, që sot vajtojnë bijtë, që nuk jetojnë më! Sigurisht, dhimbjen e një nëne që sot e ka të pamundur të mbajë fajet e të birit.
E kuptoj se, sot, gjëja më e lehtë dhe e thjeshtë është të fajësosh prindërit e familjen e Kostandinit. Edhe pse nuk bëhet fjalë për një fëmijë, por për një burrë 26 vjeç. Edhe unë, edhe Gjergji përfaqësojmë një familje që nuk ka asnjë lidhje me krimin. Të dy njerëz të lidhur me artin dhe kulturën, të përkushtuar ndaj profesionit. Prindër, që si çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijët e vet, por mesa duket paskemi qënë të pafat në këtë drejtim.
Ngjarja e ndodhur sot në të gdhirë është një ngjarje tragjike. Por ajo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen e Kostandinit. Nuk ka lidhje as me prindërit e tij, as me mandatin që unë, nëna e tij, ushtroj.
Janë 4 familje që sot vajtojnë humbjen e njerëzve të tyre më të shtrenjtë.
Janë 4 familje që sot kërkojnë drejtësi.
E drejtësia duhet të bëjë drejtësi.
Drejtësia duhet t’i trajtojë të gjithë të barabartë përpara ligjit.
Kush është prind më kupton. Kush është nënë më kupton edhe më mirë. Kostandini është djali im dhe pavarësisht të gjithave do të mbetet djali im.
E, pikërisht, se një nënë duhet të gjendet pranë fëmijës edhe në momente tragjike si këto, me bindjen se drejtësia duhet të veprojë me rreptësi ndaj çdokujt që shkel ligjin edhe kur behet fjalë për fëmijën tënd, për t’i hequr çdolloj alibie çdokujt që mund t’i shkojë nëpër mend se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, në pamundësi për të vazhduar t’i shërbej dhe t’i dedikohem zonës që më ka zgjedhur, duke kërkuar ndjesë, i kam paraqitur Kryeministrit të vendit dhe Kryetarit të PS, dorëheqjen time si deputete e Sarandës.
Mos i ndodhtë asnjë prindi kjo që më ka ndodhur mua. Mos i ndodhtë askujt ajo tragjedi që ka ndodhur sot në të gdhirë, Jam nëna e Kostandinit dhe ai do të jetë gjithmonë biri im. Nuk mund ta mohoj se ai është gjaku im.
Do të tërhiqem në thellësinë e dhimbjes me peshë të parehabilitueshme. Drejtësia le të bëjë drejtësi!”, mbylli fjalën e saj në dhimbje Luiza Xhuvani, postuar nga Kryeministri Rama.

Filed Under: Kronike Tagged With: i biri, jep doreheqjen, Kostandini, Luiza Xhuvani, vrau 4 persona

Altercation In Nightclub Leaves 4 Dead In Albania-

November 4, 2014 by dgreca

Altercation In Nightclub Leaves 4 Dead In Albania/
Four people, including an Italian citizen, have been killed as gunshots were fired in the early hours of Tuesday morning in the Albanian capital Tirana following an altercation in a nightclub, authorities said.
The Tirana police said in a statement that Kostandin Xhuvani (25), the son of the Albanian ruling party’s (Socialist Party) member of Parliament, Luiza Xhuvani, was one of the three detained as suspects.
Kostandin Xhuvani was sentenced to two years in prison in 2011 for a “murder committed in excess of the limits of necessary defense.”
The 60-year old Italian victim did not have anything to do with the altercation, according to the private Albanian TV station Top-Channel.
Djali deputetes socialiste Xhuvani vret 4 persona dhe plagos dy të tjerë

Njoftimi zyrtar i Policise se Tiranes

Ora 08:16 Ditën e sotme rreth orës 04:00 shërbimet e policisë morën njoftim se në bar “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë në një lokal nate, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth, shoqërimin e personave prezent në vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas:
1. Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
2. Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
3. Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
4. Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë.
Menjëherë në vend ngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit :
• Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”.
Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë…
Viktimat
Edison Jaho, 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë
Enea Xhaj , 38 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë
Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë
Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italiane
Autorët e dyshuar të krimit
Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i deputetes te PS, Luiza Xhuvani
Erald Sida 24 vjeç
Albano Bllacaj, 19 vjeç

Filed Under: Kronike Tagged With: 4 Dead, Altercation In Nightclub Leaves, in Albania

Vojsava Triballi ishte Shqiptare

November 4, 2014 by dgreca

nga Brunilda Ternova/
Hasemi shpesh kohët e fundit me propagandën mjerane të individëve të paskrupullt ose të islamikëve te cakuar (agjent të UDB e më gjerë) që duan të na e nxjerrin Vojsava Triballin – nënën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu – etnikisht jo shqiptare por sllave. Po sjellim një sërë të dhënash historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme, që dëshmojnë qartë që Vojsava Triballi ishte shqiptare.
I pari që flet për Vojsava Kastriotin është Marin Barleti (1508) i cili shkruan se ajo ishte bashkëshortja e Gjon Kastriotit dhe bija e princit fisnik të Triballëve, por nuk përcakton përkatësinë etnike të saj. Familja aristokrate e Muzakajve kishte lidhje miqësore të ndersjelltë me atë të Kastrioteve. Gjon Muzakaj mik i familjes së Skënderbeut dhe bashkëkohës i tij në “Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skënderbeg, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën lindën katër fëmijë meshkuj dhe pesë fëmijë femra”. Sipas Fan S. Nolit, është Gjon Muzakaj i pari që përmend mbiemrin Tribalda të Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ëma e të thenit zotit Skënderbeg, gruaja e të thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga një derë e fisme”. Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kësaj familje dhe kushëri i parë i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frashërit. Përkatësia etnike e Vojsavës ka qënë e ditur jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerë bashkëkohës të Muzakës, të trashgimtarëve të tyre, rrethit miqësor e të tjerë. Kjo është një arsye më shumë për t’u bashkuar me mendimin e disa studiuesve serioze rreth kësaj çështje, të cilët thonë se, meqënëse dihej përkatësia etnike shqiptare e saj nga Muzakaj e të tjerët në kohën e tij, nuk ka qënë e nevojshme të trajtohej më tej përkatësia e saj etnike.
Në ndihmë të përkatësisë etnike të Vojsava Kastriotit na vijnë dokumente të bashkëkohësve të saj, që shprehen se ajo mbante të njëjtin mbiemër (Tribalda) bashkë me Vrana Kontin. Gjon Muzaka për Vrana Kontin shkruan: ”Një princ shqiptar me titullin “Markez” i Tribalda, i cili jetonte në Itali pas vdekjes së Skënderbeut dhe kishte gjak prej të Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar në ushtrinë e Skenderbeut, që shkëlqeu edhe në ushtrinë e mbretit të Napolit, që mbante titujt aristokrat Dukë i Ferrandinos dhe Markez i Triballëve, ishte gjak i pastër arbëror dhe mbante të njëjtin mbiemër me Vojsavën, mbiemrin Tribalda. Kjo do të thotë se ata ishin të një gjaku arbër, kishin të njëjtën përkatësi etnike dhe që të dy vinin nga një degëzim i familjes fisnike të Muzakajve.
Nga disa studiues si zotëruesi i krahinës së Pollogut na jepet i ati i Vojsava Kastriotit dhe këtë e dëshmojnë autoret: Anonimi në veprën ”Punët e ndritëshme të zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani (1568), Lavardini (1577) e të tjerë, te cilët shprehen se Vojsava ishte e bija e princit të Pollogut.

Cilës etni i përkiste princi i Pollogut, i ati i Vojsavës?
Pas vdekjes së Stefan Dushanit dhe shëmbjes së perandorisë së tij serbe, sipas disa burimeve historike, fisnikët e Arbëris u ngritën dhe rimorën territoret e tyre të humbura. Prof. Pëllumb Xhufi në studimin e tij ”Zotërimi i Gropave të Dibrës në shek. XIII-XIV” na sjell një fakt interesant. Pas vdekjes së S. Dushanit zotëruesi i trevës së Dibrës përmendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti të presë monedhën e tij, gjë që tregon se ai kishte mundur të ngrej një principatë mjaft të fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi në ndihme despotit të Beratit, vjehërrit të tij, Andrea Muzaka për marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me rënien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u be sundimtar edhe i Ohrit. Të njejtin fat me atë të M. Krajlevicit patën edhe princër të tjerë serb, që sunduan në territoret shqipetare të ardhur në pushtet gjatë sundimit të S. Dushanit.
Studiues e historianë të kësaj periudhe, ndër këta Fan S. Noli, argumentojnë se gjatë shekujve XIII-XIV fisnikët arbër sundonin deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit, si Balshajt, Gropajt, Muzakët, Kastriotët e të tjerë. Brenda këtij territori përfshihej edhe Pollogu, zotërues i të cilit ishte i ati i Vojsavës. Sipas tyre princi i Pollogut duhet të ishte arbër, pasi një princ serb nuk mund të ushtronte pushtetin e tij në një territor të rrethuar nga fisnik arbër. Rreth popullimit të këtij rajoni me shqiptar, shkrimtari yne Ismail Kadare është shprehur: ”Është absurde, që shqiptarët nga majat e larta të Shqipërisë te mos e kishin vërejtur një fushë aq pjellore para hundës së tyre, e serbët gjoja e paskan parë këtë fushë të begatshme, që përtej Danubit, nga Rusia e largët”.
Mbi përkatësinë etnike të princit të Pollogut na sjell një informacion me shumë interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Në studimin e tij ai pohon se Andrea Engjëll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth përkatësisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dërgoi Andrea Engjëll Flav Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), për t’ua lënë pasardhësve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombësisë arbërore e për pasojë e të njëjtës etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.
Aleksandër Kutolo (Alessandro Cutolo) në veprën e tij “Skënderbeu” fq. 20 botuar në Milano në 1940 shkruan:”Gjoni mori për grua princeshën Vojsava, të bijen e një kreu tjetër shqiptarë të shkëlqyer, zotit të Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, të atin e Vojsaves e paraqet arbëror të shkëlqyer.
Fan S. Noli, në punimin e dytë “Historia e Skënderbeut” 1947, duke i’u referuar K. Hoph në “Croniques”fq. 308 shton: ”Muzaka thotë se Vojsava ishte shqiptare nga gjaku i Muzakajve”.
Mbështetur në dëshmitë e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), në burimet që flasin për sundimin e fisnikëve arbëror në lindje deri në rrejdhën e sipërme të Vardarit përfshirë këtu edhe Pollogun, në atë që na sjellin Andrea E. F. Komneni, Fan S. Noli, A. Cutolo e të tjerë, si dhe në mungesë të ndonjë dokumenti argumentues e bindës të kundërt me autorët e lartëpërmendur, hidhet mjaftueshëm dritë për të pranuar se Vojsava Kastrioti, e ëma e Skënderbeut, i përkiste etnis arbërore dhe jo asaj sllave.

Pak histori nga lashtësia mbi fisin e Triballëve.
Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Apiani, historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit nga fundi i shekullit I, që jetoi deri në vitin 70 të shekullit II shkroi veprën e tij HISTORIA ROMANA. Në pjesën e katërt, të quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendën gjenealogjike sipas të cilës, Iliri ishte i biri i Polifemit dhe Galateas. Vëllezër të Ilirit ishin Kelti dhe Gali. Bijtë e Ilirit ishin Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenë Partha, Daorta, Dasara. Autari pati për bir Paionin dhe ky i fundit pati për bij Triballin dhe Skordiskun. Apiani e lidh fisin e Triballëve me Triballin, si vijimësi etnike ilire, prandaj trungu familjar që jep Apiani duhet të jetë pikënisje për interpretimin e fiseve që banonin ballkanin dhe më gjëre. Kjo pikëpamje e Apianit është në shekullin II por që na pasqyron diçka shumë më të hershme në kohë.
Stefan Bizantini, leksikograf i madh me prejardhje nga Konstandinopoli, jetoi në shekullin VI dhe vepra e tij “De urbibus et populis” u shkrua gjatë viteve 528-545. Ai shfrytëzoi veprat e Hekateut, Herodotit, Tukididit, Efarit, Strabonit, Pausanias, Herodotit, Orosit dhe shumë autorëve të tjerë emrat e të cilëve kanë humbur. Kjo vepër është ruajtur jo tërësisht, por nga epitomet e saj të grumbulluara nga leksikografi i Justinianit të Madh, i quajtur Ermolahu. Edhe Stefan Bizantini, katër shekuj më pas, Triballët i quan “ilirë”.
Në shekullin V para e.s. fisi i Triballëve banonte në krahinën që shtrihej midis Moravës dhe Iskras.
Burimet që flasin për trevën e Triballëve në kohën perandorake romake janë Straboni, Plini, Ptolemeu dhe Dion Kassi. Të katër na thonë se Triballët banonin midis Moravës dhe Iskras.
Sipas Strabonit “pas vendit të Skordiskëve gjatë Istrit, është vendi i Triballëve dhe i Misëve”. I njëjti autor thotë: “Scordiskët e vegjël ngjitur me Triballët dhe Misët”. Është e vërtetë se Straboni na informon se Bastarnët, Skitët dhe Sarmatët i kishin nënshtruar shpesh Triballët, kështu që do të mund të mendohej se banonin në afërsi të Scitisë, ku inkursionet e këtyre popujve kanë qenë të shpeshta.
Plini nuk është më pak kategorik në përcaktimin e trevës së Triballëve në zonën e Moravës dhe Iskrës. Lexojmë tek ai se Triballët kufizohen me Dardanët. Pra nuk ka dyshim se si pas autorit të “Historisë së Natyrës” ky fis gjendej afër Moravës. Një herë tjetër Plini i vendos Triballët në perëndim të Timokut.
Edhe Ptolemeu flet me të njëjtën gjuhë. Për të treva e Triballëve gjendet në pjesën perëndimore të Mezisë së Poshtme. Është e vërtetë se ai nuk njeh Triballë në Mezinë e Sipërme, por u jep atyre një pjesë të madhe të zonës Moravë-Iskër.
Më në fund Dion Kassi I cili shprehet se Triballët janë fqinj të Dardanëve dhe këta jetojnë në krahinën e atyre. Dëshmia e Dionit është e qartë. Nuk mund të mendohet për zonën në lindje të Iskrës kur është fjala për Dardanë. Në qoftë se Dardanët banojnë në truallin e Triballëve dhe në qoftë se Dardanët dhe Triballët janë fqinjë, vendi i Triballëve duhet të kërkohet midis Moravës dhe Iskrës.
Në Fushë-Dardani të gjithë autorët antikë kanë treguar qartë se fisi ilir i Dardanëve ka banuar historkisht, ashtu si dhe sot, kështu nëse ka thrakas në Fushë-Dardani, ata nuk janë gjë tjetër veçse dardan ilir. Dardanët shpesh nga autorët antikë dhe modernë janë quajtur si fis thrako-ilir, çka tregon që nuk ka asnjë ndryshim etnik midis ilirëve dhe thrakasve, përderisa fise të njohura si ilire janë edhe thrake njëkohësisht. Mbretëria Thrake e Odryseve shekulli V-III para erës së re: Rez Eanidi është mbreti i parë i thrakasve, që njohim nga burimet e shkruara historike, por pa diskutim që mund të ketë pasur dhe mbretër të tjerë para tij. Ai qeverisi në fund të shekullit XIII dhe ndoshta në fillim të shekullit të XII para erës së re dhe mori pjesë në luftën e Trojës si aleat me trojanët. Rezi kishte lidhur një numër të madh krushqish me dardanët e Trojës dhe ishte aleat i fortë i tyre. Mbretëria thrake ka vazhduar të ekzistojë dhe pas luftës së Trojës, por ajo e arriti kulmin me mbretërinë e Odrysëve. Kjo mbretëri u krijua nga bashkimi i të gjitha fiseve thrake nga Egjeu deri në Danub nën mbretin e fuqishëm Tere 450-431 para erës së re. Nën sundimin e të birit të Tereut, Sitalkut 431-424 para erës së re mbretëria arriti kulmin e shtrirjes territoriale dhe fuqisë ushtarake. Ai ndërtoi rrugët që lidhnin Egjeun me Danubin dhe ngriti një ushtri prej 150 mijë ushtarësh. Sitalku ndërmori një sërë fushatash ushtarake kundër maqedonasve dhe vdiq në fushatën ushtarake kundër fisit ilir të Tribalëve, të cilin donte ta bashkonte me mbretërinë e tij. Gjatë qeverisjes së Seuthe I 424-415 mbretëria njohu paqe dhe zhvillim, por një numër fisesh u larguan nga mbretëria e përbashkët thrake. Pas këtij mbreti, mbretëria erdhi duke u dobësuar.

Filed Under: Histori Tagged With: Brinilda Ternova, ishte Shqiptare, Vojsava Triballi

Kandidati për Kongresin e SHBA nga Oklahoma vdes një ditë para votimeve

November 4, 2014 by dgreca

81 vjeçari Earl Emmitt Everett, vdiq të dielën në një spital Tulsa, pas një aksidenti automobilistik/
OKLAHOMA CITY OK: – Një kandidatë demokrat 81-vjeçar në garën për një vend në Kongresin amerikan nga Oklahoma lindore – vdiq sot nga plagët që ai kishte marrë javën e kaluar në një aksident me makinë, tha policia, të hënën.
Nga Beqir SINA/
Kandidati ishte Earl Emmitt Everett, i cili ishte një mësues i pensionuar dhe veteran i luftës së Koresë. Ai vdiq të dielën në një spital Tulsa, tha Stephen Farmer një hetues nga Departmenti i Policisë në Fort Gibson – duke shtuar se ai kishte pësuar një aksident me makinë, pasditen e premte në Fort Gibson.
Everett vendosi të hyjë në garën e tij – kundër kongresmenit republikanit Markwayne Mullin për një ulëse në Kongresin e SHBA – nga Qarku 2, një zonë elektorale, kjo që shtrihet në të gjithë Oklahomën lindore. Duke filluar nga ultësira e maleve Ozark në verilindje, deri në kufirin e lumit të Kuq në jug të Teksasit.
Në këtë distrikt në garë, është dhe një i pavarur, Jon Douthitt, i cili po kandidon për një ulëse në Qarkun 2.
Policia – thotë, se aksidenti ndodhi kur Everett ishte përpjekur të kalonte ekspresin “Highway 62”, kur ai është goditur nga një automjet tjetër, i cili e përplasi atë pas hekurave mbrojtës të rrugës, tha hetuesi i kësaj ngjarje Stephen Farmer. Ai u dërgua i gjallë me helikopter në një spital më të afërt – por nga plagët vdiq sot.
Everett, thotë media amerikane konkurroi pa sukses për nominimin Demokratik, në vitin 2012. Everett kishte thënë ai vendosi të kandidojë përsëri, sepse ai besonte se kongresmeni Markwayne Mullin – që përfaqëson Qarkun 2 dhe kandidon përsëri, nuk kishte bërë sa duhet për të marrë besimin e votuesve në rrethin e tij – në këtë mandat.
“Ne e nderojmë kujtimin e z Everett, si një veteran i Luftës Koreane, dhe dëshirën e tij për të përfaqësuar popullin e Oklahoma lindore, në Capitol Hill” tha kryetari i Partisë Demokratike të Oklahomas, Wallace Collins në një deklaratë për vdekjen e tij. “Kushdo që është i gatshëm për të vënë emrin e tyre në një votim në mënyrë që të votohet nga votuesit, si një shërbëtor publik, meriton admirimin tonë dhe respekt” tha ai.
Collins kohët e fundit kishte thënë se partia Demokratike, nuk kishte pasur asnjë kontakt me Everett, edhe pse ai ishte i nominuar nga Partia Demokratike.

Filed Under: Featured

Ne metropolin Tirane jetohet mire

November 3, 2014 by dgreca

NGA ILLO FOTO/New York/
Tridhjetvjetshin e fundit te jetes , e kam ndare vendbanimin familjar , midis Tiranes dhe NY. Nuk mund te jeshe banor i Tiranes dhe te mos shkosh nje pjese te kohes ne klubet e shumta te ketij qyteti te madh .Bisedat ne kafene vertiten rreth jetes se perditeshme dhe te perspektives. Si ne Tirane dhe ne Ny , une bej pjese ne shtresat e ulta te shoqerise, klasifikuar nga te ardhurat financiare . Ky fakt eshte pozitiv , sepse perfaqesusit e klasave te larta , nuk dine t’i shkruajne dhembjet sociale . Po qe se ndonje person i vecante i kesaj shtrese, rreket t’i shkruaj , mbytet ne kordonet umbilikale , qe krijon vete klasa .
Cdo dite , qysh ne mengjes , kafet , restorantet dhe baret, ne Tirane jane plot me kliente . Tirana duket se pret mysafire c’do dite te vitit . Tryeza rri e shtruar. Kjo eshte e natyrshme , per specifiken e Tiranes dhe e qyteteve te medha te Shqiperise, perkatesisht dhe te Kosoves . Ne Tirane banon gjysma e pensionesteve, gjysma e familjeve emigrante, bizneset e medha, lidhjet nderkombetare. Te tere keto perbejne nje klientele ditore prej afersisht , por jo me pak se 300 mije vetash , duke futur ne kete numur politikanet po thuaj profesioniste , qe takojne elektoratin .
Ne kete banket spontan , kam qene i ndodhur ne vitet 2000-2002 , ne Tiranen e rendesishme shqiptare , duke qene pjese aktive e shoqerise te te gjitha ngjyrave . Nje shoku yne i tavolines se kohes , me aktivi dhe me i dituri , B. N, therriste me ze te larte : “Shqiperia dhe Tirana jane te pa baushme ! Tirana me mbyt , me pisllekun , me kulturen e komunikimit , me ajrin e ndotur , me varferine extreme , me pasigurine , me kjoskat dhe ndertimet pa leje me gjithcka , qe i duhet njeriut , per te jetuar normalisht . Kam bere gabim , qe i qendrova besnik nacjonalizmit te verber te familes me formim intelektual fallco . “
Ne , simbas botkuptimit , por me rezerva e kundershtonim B. Duke ruajtur te fshehur prapambendimin apsolut : Tirana eshte veshtire te behet ! keto mendime i rrezova tereisht , nga vizita , qe kreva ne Tirane , nga gjysma e Shtatorit – gjysmen e Tetorit 2014 , kur kisha 4 vite , pa shkelur ne Tirane dhe Europe .
Tirana , ka ndryshim rrenjesor , nga ai i vitit 2000 , per te cilen citova mikun tim shume te ditur , B. N. Tirna eshte Metropol i vertete , madje me shume se metropol . Eshte kopjim i metropoleve boterore , me pjeseza , ne nje te tere funksionale. A eshte vertete keshtu ?
Se pari madhesia . Se bashku mr komunat fqinje , me Kamzen , Bathoren dhe Voren , Tirana jo vetem tejkalon 1 Milion banore , por perben nje unitet territorial funksional dhe shume te natyrshem . Kaq duhet per te hyre ne grupin e metropoleve , klasifikuar nga OKB ja.
Shumica dermuse e rrugeve komerciale te Tiranes, llamburisin nga dritat dhe reklamat shumengjyreshe , dite – nate . Te merren syte nga rekllamat dhe nuk orientohesh sakte ne se je ne Athine , Zagreb apo Manhattan . Shkelqimi i dyqaneve dhe sherbimi , ne brendesi , befason c’do skeptik , qofte dhe me fanatiku . Ditet e fundit u rrezuan shume ndertime komerciale , qe ishin pa leje . Bisedova me pronaret fallco . Thoshin se i kane cfrytezuar 20 vite dhe ua kane pare hajrin . Prishja e objekteve te rikjoskezimit , ka filluar te shifet objktivisht edhe nga te demtuarit . Pronaret e objekteve pa leje dhe te kunderligjshme , jane viktima te pushtetarve te korruptuar , qe ligjin e kane konsideruar antiplumb , per te care perpara , drejt pasurimit galopant .Njerzit e thjeshte jane ndergjegjesuar per kete , prandaj e perkrahin masen e shkaterrimit rrenjesor , per objktet e pa ligjshme edhe kur jane me leje te dyshimte . Tirana vijon te permiresoi ndjeshem cilesine dhe higjenen e jetes . Rruget e brendshme te Tiranes jane zgjeruar ndjeshem si dhe shumica e trotuatrve, por jo pa probleme .
Ne te kaluaren e afert , ne Tirane nuk udhetoje dot nga xhepistet , qe te merrnin frymen . Fjalen e kam per xhepistet , se hajdutet e shumces , jane ne krye te detyres .
Nuk ka c’te kerkosh me mire , se sa eshte rregulluar sherbimi i transpoortit publik si urban dhe ai interurban , autobuze , te bollshem , komode dhe me mikroklime . Nuk te besohet se udhton brenda Tiranes , apo Romes . Nuk ka te shtyra dhe te bertitura . Me sa duket vete koha dhe gabimet i ndergjegjeson njerzit , per jeten e kulturuar ne komunitet.
Teatrot , kinemate , galerite dhe gjithe institucionet e artit , jane gjalleruar po thuaj ne nivelin e gjallerimit te jetes se nates .
Ne takimin e pare , me rruget e Tiranes , vizitori ve re rritjen e nivelit te komunikimit qytetar . I degjon shpesh , madje dhe nga te rinjte , shprehjet : faleminderit , me fal, madje dhe te lutem . Eshte plotesisht e mundur , deri sa ndeshesh me dallandyshet e demokracise fuksionale , vajzat police . Vajzat police jane krijesa te bukura dhe te brishta , jo vetem fizikisht , por dhe praktikisht , kur mendn se bukuria femnore , eshte armatosur , per te te ruajtur nga keqbersit dhe evenimentet e rrezikshme te pa parashikuara . I do me gjith shpirt vajzat police . Ndjehesh mire kur shef kete fenomen teresisht emancipus shoqeror .
Nje prej vajzave police e shof qe dialogon me nje zonje , qe terheq, me zinxhir te praruar , nje kone . Zonja kryeqytetase e lyer dhe e ngjyer . Zonja e rende nuk denjon te uli mesin , per te pastruar trotuarin, qe ndot qeni i saj .
Trotuaret e Tiranes jane tendotur nga jashtqitjet e qenve te lluksit dhe nga prezenca e qenve rrugace , qe rrastesisht nuk do arrish te te gervishin . Nje gjendje e pa tolerushme , vecanerisht, nga edukata minimale e zonjave te koneve . Jane kontravajtvje , qe burojne nga injoranca totale e nje klase te pasuruar brutalisht , qe bashkebanoret ju ngjajne si miza fluturake .
E kam ndjekur me vemendje pyllezimin e brendshem te Tiranes . Madje kam shkruar per te . Ne vitin 2000 , pyllezimi dekorativ quhej ai , qe kishte teperuar nga tragjedia kombetare e 1997 /98 . Atbote takova agronom Ismail Derjain , qe mbillte kumbullat e kuqe ne rrugen e Kavajes . Kishte krasitur dhe bimet e vjetra dekorative , qe paten teperuar . Mu duk si nje nga ato punet , qe lagesh sot dhe rruhesh mot . Ne vitin 2010 , gjelberimi dukesh me ndryshe , por jo ai qe duhej . Pemet ishin rakitike . I vetmi park solid ishin shpatet e Lanes , ndersa pemet e brendshme nuk e kapnin katin e dyte te pallateve ne anen e rrugeve .
Ne Tetor 2014 pemet e rrugeve , madje te tera rrugeve , kishin pasur nje zhvillim te pa imagjinushem . Ishte trefishuar kurora dhe kishin arritur ne lartesine e katit katert dhe me lart . Mbushesh me fryme , ne sejcilen rruge , por gjelberimi i bulevardit eshte fantastik . Po kaq fantastik eshte Parku i liqenit artificial . Lokale te shkelqyer , parqe lodrash per femije dhe te rritur , rruge me kalldrem te bardhe , te dekorouar me pllaka , me mbishkrime te personaliteteve , qe kane vizituar vendin , memorialet e ushtarve te vrare gjermane dhe angleze . Ka nje shesh per solemnintet , perpara memorialit . Ushtaret italiane , te rene ne Shqiperi, i ka pasqyruar ne menyren me artistike dhe realiste te mundshme, epopeja “ Gjenerali i ushtrise se vdekur“, qe realisht e njef gjithe bota . Si nuk mesojne greket nga ky qyteterim europjan , por zvarriten neper manastiret e jugut , per te gjetur vend per vorreza ushtaresh , duke i lenduar dhe pas vdekjes familjet e tyre .
E bukur , domethenese dhe e shendetshme eshte kembesorja ( pedonale ) , qe lidh bulevardin me seline e te burgusorve politike . Per dite e beja kete rruge te bukur dhe shkencerisht shendetesore .
Ne Tirane eshte vendosur perfundimisht standardi boteror , i tregetimit te artikujve blegtorale dhe i peshkut . Dyqanet , qe shesin keto produkte jane 100 % te sigurte dhe nuk kane as nje ndryshim nga dyqanet ne Manhatan . Si ishte gjendja e tyre edhe pas viteve 2000 ? Keto produkte , qe jane me delikatet e games ushqimore , tregetoheshin jasht c’do kushti teknik . Jeta e konsumatorve kercenohej , ne cdo blerje te qumushtit me shishet kokakola , me mishin e therur ne anen e xhades dhe me peshkun , qe shitej neper govatat ku laheshin leveret . Tiransit, kane te drejte te jene krenar , per standartin ne tregetine pergjithesisht dhe te artikujve ushqimore vecanerisht . Jeta ecen . Njerzit ndihen gjithnje e me mire ne shtepite e tyre dhe ne komunitetin metropolitan shqiptar , qe nuk ka ndonje ndryshim esencial nga kryeqytetet ballkanike , madje dhe europjane .
A ka vend per permiresim te metejshem , ne pyllezimin dekorativ dhe krejt funksionimin e gjigantit metropolitan ? Pa tjeter ka, por aktualja eshte hipoteke e se arthmes .
Kjo nuk do te thote se zhvillimi social dhe ai urban , ne Tiranen metropolitane shkelqen . Une po rendis 4 vrejtje , qe nuk jane vetem 4, por per efekt vendi , mjaftohem me kaq .
Sheshi “Skenderbej “ , “Nen Tereza “ dhe” Willson” , jane po thuaj vazhdim i njeri tjetrit . I pari mbushur me peme dhe me ndricim , qe vjen nga kembet . Paradoks, qe nuk e kam rrastisur kund . Shkelet drita ! Te tre keta sheshe besoj jane 20 Ha. Per fryme te popullsise , ky shesh i stermadh eshte 4 here me i madh se “Time square “ e NY. Si mund te vleresohet kjo zgjidhje , ne nje metropol , qe dhe trotuaret i ka me kursim ? Me thane se e ka konceptuar nje studjo e huaj shume prestigjioze . Respekti per studjon e huaj , nuk do te thote te shkelim mbi shijet e tradites.
Me heqjen e murit artificial te ligustrave , ka dale ne shesh godina madheshtore e Presidences , bashke me nje lulishte shume te bukur , qe nuk gjendet kund tjeter . Pse kjo lulishte te mos lihet e lire per publikun , duke hequr krejt rrethimin me kangjella te Presidences ? Te tera Presidencat boterore , jane pa rrethim , perfshire dhe presidencen ne Washington . Lulishtja per krah Presidences do te jete nje vend ideal clodhje , kryesisht per studentet , qe jane afer .
Ne ish Parkun Rinia eshte vendusur nje mase metalike , qe quhet “Monumenti i Pavaresise “ . Ne se mbart kete emer duhet te ta thote dikush , kur faktikisht po te ishte monument , do ta prezantonte vetveten . Kemi nje masiv metalik, qe vjedhsit e skrapit , kane marre pjesen e tyre dhe vete konceptimi i ngjan nje faqe muri te prishur fshati , qe perdoret per urinore .
Si mund te mendonin firmetaret se , do te firmosmin dokumentin ne Tirane , qe ne ate kohe ka qene thjesht nje fshat diku ne province ? Ky monument ofendon historianet , urbanistet dhe vet tiranasit , qe kane dhe nje shoqate , qe nuk dihet se perse shqetesohet. Ata i dine vete punet e tyre , por dikush duhet te merret me rikonceptimin , e kesaj mase metalike dhe minimalja, qe mund te behet eshte , ndoshta te kycet diku ne Vloren e firmetarve .
Papunesia, thone statistikat , eshte 20 % . Kete shifer nuk mund ta pertypin bizneset e ndervarura nga njeri tjetri , sic jane aktualisht . Po vijoi qe qytetet vetem te zmadhohen , do nderpritet zhvillimi dhe do kufizohet liria e njerzve .
Industria e exportit te krahut te punes , qe e quajme emigracion, eshte mbyllur perfundimisht . Autostrada te shpie , per nje ore ne Lushnje dhe ne Mamuras . Puntori nuk e ka per gje kete distance . Vetem sipermarrjet e medha bujqesore , mund ta shpien drejt zgjidhjes krizen e papunesise , qe eshte globale , e perhereshme dhe me pak alternativa zgjidhjeje . Bujqesia e sotme nuk eshte rraskapitese . Ajo ka nevoje , per operatore profesionale , aq sa dhe per puntore krahu te pa specjalizuar .
Kur them se jetohet mire ne Tirane ,nenkuptojme edhe varferine, qe eshte prezente , ashtu sic eshte pasqyruar ne shtyp , ku jane evidentuar familje , qe ushqehen me lista . Brenda ligjeve te zhvillimit kapitalist , shteti duhet te te levize mekanizma , qe njerzit te gjejne lirshem pune dhe te mos kete njerez , qe jetojne nen nivelin e minimumit jetik ; kjo konsiderohet klima e zhvillimit te shendetshem te shoqerise kapitaliste , me varferi te pranushme .
Illo Foto / Studjus – Tirane 13 Tetor 2014

Filed Under: Featured Tagged With: Illo Foto, jetohet mire, Ne metropolin Tirane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4318
  • 4319
  • 4320
  • 4321
  • 4322
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT