• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjeostrategjia-politike e shqiptarëve në Ballkan dhe synimet grabitqare!

October 28, 2014 by dgreca

Opinion nga Asllan Dibrani/
Ne Foto: Harta, me pamjen e Shqipërisë etnike e coptuar me “meriten” e Europes nën presionin e fuqive të mëdha me 1913!!!/
Historia dëshmon të kaluarën e hidhur të disa popujve qe nga hegjemonizmi dhe agresiviteti i popujve të mëdhenj u zhduken për gjithmonë. Edhe gjuhët e tyre po ashtu u zhduken . Synimet dhe agresorët nga mania patologjike te nga pushtimet dhe luftërat qe s’u ndalen deri në ditët e sotshme, një fat i keq dhe i ngjashëm i përcolli edhe shqiptarët! Një skenar identik e përdoren romaket , turqit dhe sllavët ,por shqiptarët rezistuan si rezistuan ?!. Ruajtën dhe shpëtuan atë çka e kemi sot . Sot dhe gjithmonë strategjia gjeografike e shtrirë e trojeve tona nxiti grabitqaret dhe ish pushtuesit që të mbesin të konfrontuar për ti mbrojtur tokat tona që nga koha Pellazge-ilire dhe ma vonë ajo shqiptare me pjesët ma të mira në gadishullin ballkanik .Me apetitet e tyre ish pushtuesit u përpoqën që të na gllabëronin , ngushtonin dhe zhdukin si komb si qenie dhe si popull autokton.
-Pastaj këta skenar u praktikuan edhe në synimet e fundit 100 vjeçar nga Serbia në aleance me Rusinë dhe disa shtete tjera. Fati e deshi që si ndihmëse dhe mike shqiptarët patën shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në themelimin e shteti shqiptar në vitin 1912,mbeten jashtë saje mbi gjysma e kombit edhe atë duke ju dhënë si dhuratë se cilit nga një copë që fatkeqësisht edhe sot, po trajtohen si qytetar të dorës së dytë në shtetet fqinje.
-Balancimi apo si të themi barazimi i shqiptarëve si komb në Ballkan do të ngreh krenarinë kombëtare sa do pak me vonesë me mini popujt tjerë që na rrethojnë.
-Komb dhe shteti shqiptar , nuk duhet të jetë ma i vogël se komb-shteti serb, se komb-shteti bullgar ,se komb-shteti grek, apo minishtetet si Maqedonia dhe Mali i Zi.
Po të kihet parasysh rezistenca dhe veprimtaria shekullore e shqiptarëve autokton në tokat e veta është e pa imagjinueshme, që ma në fund u përuruar copëtimit i tyre i pa padrejtë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Shqipërinë dhe kombin shqiptar e tkurren e zvogëluan , e prenë ja ndalen rriten dhe lulëzimin që shumë kujt ja solli lirinë, pos vetvetes jo!!!???…
-Nga kjo nënkupton se ribashkimi kombëtar i shqiptarëve është i domosdoshëm. Që kombi dhe shteti shqiptar ta këtë një emër Shqipëri, as e madhe as e vogël, ajo qe ishte ma herët nën një administrim etnik duhet të ribëhet , sepse kudo që janë sllavët , ata janë ardhacak të vendosur si çergash , dhe refugjate të ikur nga shkretirat ruse. këtë po e dëshmojnë ma se miri zbulimet nëntokësore që nuk munden ti zhdukin armiqtë tanë .
-Nga të gjitha anët e saj, Shqipëria është i vetmi shtet që kufizohet me popullin dhe me trojet e saj etnike. Kufijtë e Ballkanit që do të rikonstruktohen, pa ndonjë vështirësi dhe të mbesin xhuxh-kombet sllave në ato troje, që as ato nuk i njeh historia që ju takojnë , por ndryshimi duhet të sjellë ribashkimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike në një komb dhe një shtet, me emrin Shqipëri.
Le të mbesin synimet e sllaveve vetëm ëndrra dhe një e kaluar pashallëqesh , krajlash dhe terrorist ma barabar që dëshmon historia. Sllavët le të kujtohen persë keqi nga shqiptaret dhe nga Bota.

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan dibrani, copetimi 1913, Europa, shqiperia

Flluskat e sapunit

October 28, 2014 by dgreca

Arrestimi i zotit Hajredin Fratari/
Nga Reshat Kripa/
A i keni parë flluakat e sapunit? Ato i fryjnë fëmijtë dhe pasi lodrojnë disa minuta në ajër pëlcasin dhe nuk lenë asnjë gjurmë. Kështu ndodhi me një minisri të kryeministrit Edi Rama që arrestoi biznesmenin e njohjur Hajredin Fratari, pa patur asnjë provë fajësie për të. Ky nuk është rasti i parë i kësaj qeverie prepotente që ka në bazë të veprimtarisë së saj veprimet arbitrare. Por, si përfundoi kjo çështje? Pa mbushur 24 ore prokuroria e liroi atë si të pa bazuar në ligj. Çfarë mbetet për Ministrinë e Brendëshme dhe ministrin e saj zotin Tahiri për këtë arrestim të paligjshëm? Normalisht, në një vend demokratik ai duhej të jepte dorëheqjen, ashtu siç veprohet në vendet demokratike por, për fat të keq, një gjë e tillë nuk njihet në vendin tonë. Ministri “i nderuar” vazhdon të qeverisë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Përse duhej arrestuar Hajredi Fratari? Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendëshme që kreu arrestimin, për mos pezullimin e punimeve deri sa t’i rinovohej leja e ndërtimit. Në rregull deri këtu. Por a paraqiste ndonjë rrezikshmëri shoqërore që duhej arrestuar? Unë nuk e kuptoj se ku qëndron kjo rrezikshmëri. A nuk do të ishte më e arsyeshme që procesi i tij të vazhdohej në gjendje të lirë pa krijuar këtë precedent që nuk është parë në asnjë rast tjetër? Por hakmarrja e verbër e një anarshisti që është në krye të pushtetit, nuk e harron se dikur ky biznesmen e ka akuzuar atë apo përfaqësuesit e tij për një ryfshet prej një milion dollarësh. A thua është kjo arsyeja e vërtetë e këtij arrestimi?
Kush është Hajredin Fratari. Një nga martiret që, kur në vendin tonë sundonte diktatura më e egër e sundimit komunist, guxoi të ngrihej kundër saj, ta kundërshtonte atë dhe të paguante pasojat e këtij kundërshtimi. Shumë vite burg do të pësonte. Do t’i kalonte ato nëpër kampet e ferrit të Spaçit, Qafës së Barit e të tjera deri sa, më në fund, do të shikonte dritën e lirisë. Mendonte se me përmbysjen e madhe erdhi dita që të gëzonte prodhimet e saj. Nuk u aktivizua në problemet politike. Mendoi se e ardhmja e tij ishte në biznesnin privat. Kështu filloi biznesin e ndërtimit, gjithmonë me ndershmëri e përkushtim. Gjatë të gjithë kohës, me aq sa i krijoheshin mundësitë, ndihmonte në ringjalljen e historisë së nacionalizmit shqiptar. Një shembull i qartë, në këtë drejtim, është financimi i projektit për lëvizjen nacionaliste në Mallakastër ku pasqyrohej përpjekja e kësaj treve për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të pavarur, ku pasqyroheshin martirët e kësaj treve demokratike.
Një gjë e tillë do të binte në sy të qarqeve më të errëta të kombit tonë. Ato, si paraardhësit e tyre, menduan se me arrestimin e tij do të shuanin frymën nacionaliste të kombit shqiptar. Por gabuan. Vëreni qëndrimin e këtij kombi kundrejt ngjarjes së fundit mbi ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri në Beograd. Të gjithë, si një zë i vetëm u ngritën në këmbë për një Shqipëri etnike ashtu siç u thërriste flamuri i ngritur në mes të Beogradit.
Por qeveria që drejtonte shtetin dhe, në mënyrë të veçantë, kreu i saj, ishin të një mendje tjetër. Ata donin përulje me armikun e tyre të përjetshëm, pasi koka e tyre ishte kryeqendra e shtetit sllav. Dhe kryetari i shtetit shqiptar nuk kishte se si të mos i përgjigjej padronit të tij. Arrestimi i fundit e vërtetoi më së miri një gjë të tillë. Ai donte zhdukte çdo shenjë të nacionalizmit në Shqipëri.
Në këto çaste më vijnë ndër mend vargjet e një poeti të madh: “Por nuk u shuejt ende jo shqyptaria!” Shqyptaria do të rrojë ndër shekuj. Atë nuk mund ta pengojnë krimbat që i dalin rrugës. Por një aksiomë të tillë nuk arrijnë ta kuptojnë drejtuesit e shtetit shqiptar. Ata, ose trashëgimtarët e tyre, që pa iu dridhur dora, nënshkruanin ekzekutimin e një poeti të pafajshëm, nuk mund të pranojnë që në vend të ekzistojnë pasardhësit e idealeve të këtij këtij poeti martir, që punojnë dhe luftojnë për një Shqipëri demokratike, ashtu si të gjitha vendet e botës së lirë. Kjo është e paaritshme për mendjet e tyre të mykura.
Sidoqoftë, më së fundi drejtësia triumfoi. Hajredin Fratari është i lirë. Prokuria nuk gjeti asnjë provë për arrestimin e tij. Kjo tregon agresivitetin e qeverisë shqiptare karshi shtetasve të vetë, një kopje e shtetit të së kaluarës së hidhur që u përmbys në vitet 90-të. Por kjo kopje nuk mund të sundojë më në vendin tonë. Koha e saj ka perënduar. Bashkë me të të ka perënduar edhe koha e idhujve të saj. E drejta do të triumfojë mbi gënjeshtrën.

Filed Under: Analiza Tagged With: arrestimi, Flluskat e sapunit, Hajredin Fratari, reshat kripa

ÇAMÇAKËZI I “AKADEMISË SË SHKENCAVE”…

October 28, 2014 by dgreca

Nëse dishroni me pa një popull pa t’ ardhme, “shkatrroni shkollat”! – At Pjeter Mëshkalla/
Nga Fritz RADOVANI*/
E shkreta Akademi e Shkencave e Republikës së Shqipnisë…/
Vertetë që paguhen mirë per me shkatrrue shkencat e kulturen Shqiptare, po sa pare ban, po ua nxjerrin per hundësh dokumentat që po botohen nder këta vite të ashtuquejtuna prej disave “tranzicion”… Se ku asht gjetë kjo fjalë e marrë, as unë nuk e kuptoj…Ishin rahat para 1991…
As nuk dij se çka shihet në “tranzicion”, kur asnjë fjalë nuk i asht shtue, mungue ase, i asht ndryshue të pakten “Historisë së Shqipnisë”, gati gabova “Historisë PPSH…”!
Janë 70 vjetë baltë e llom që “akademikët” e kanë mbajtë në gojë tue e pertypë, e madje, edhe kur e kanë gjetë “çamçakëzin” në ndonjë skutë rruge të pistë, e kanë marrë dhe e kanë futë prap në gojen e vet… Materiali i paraqitun nga “akademiku” Jup Kastrati, në Parathanjen e “shefit të sigurimit dhe hetuesit Rakip Beqja…” nuk ishte i pari i tij… Ai kujtohet edhe per fjalën e mbajtun me datën 29 Prill 1967, në mbledhjen e organizueme per “demaskimin” e jezuitit At Pjeter Mëshkalla, në Institutin Pedagogjik të Shkodres, ku me keqardhje e them, se “shumica e atyne agjentëve të sigurimit të shtetit komunist, hoqën masken e fëtyrës së vertetë të vetën”, tue sha e fye një prej edukatorëve ma të Mëdhej Atdhetarë të Popullit e Rinisë së Shqipnisë.
Aty At Mëshkallës, krimineli Xheudet Miloti per të dyten herë mbas 1946 i vuni hekrat…
E pse po “demaskohej” si mbas tyne At Pjeter Mëshkalla? – Pse kishte shkrue këte leter:
Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu
Tiranë
Shkëlqesë,
Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.
Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.
Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.
Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit. Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen. Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.
Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.
Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?
Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?
Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.
Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.
Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime
Mehmet Shehu Pjetër Mëshkalla
në Kryeministri – Tiranë meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.
5 Prill 1967.
***
Bana disa theksime dhe nenvizime, per me “rikujtue” se kujt i drejtohej Ky Burrë me këto fjalë, dhe cila nga këto fjalë nuk u realizuen tek “njeriu ynë i ri” nder shkollat, universitetet apo katedrat e tyne, ku edukonin dhe po edukojnë edhe sot, po me ata “programe e tekste shkollore” Rininë Shqiptare, jo vetem në Shqipni, po edhe gjithkah në diasporë?
A nuk asht e pranishme në Shkollat Shqiptare, edhe sot kjo thanje Profetike: “…kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.”
***
●Ju lutem, lexoni edhe njëherë Parathanjen e “akademikut”…dhe “vlersimin e tij” me shokët e vet agjentë… per Klerin Katolik Shqiptar!.. Cilën fjalë apo cilit nga këta “akademikë…dr. prof.” i kanë hjekë titullin tash 70 vjetë pse po mashtrojnë Shqiptarët?
●Në Pjesën tjetër, do t’ Ju sjelli edhe disa dokumenta të tjerë… që tregojnë sesi e vlersonin Klerikët Katolik, Rinia e disa intelektualë Muslimanë Shqiptarë…
*Shkrimi eshte i treti i autorit ne vijim te rubrikes: Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…
Melbourne, Tetor 2014.

Filed Under: Opinion Tagged With: ÇAMÇAKËZI I “AKADEMISË, Fritz radovani, SË SHKENCAVE”...

Shqiptaro-Amerikanët, kontribuojnë për kongresmenin Eliot Engel

October 28, 2014 by dgreca

“Ne jemi ata që kemi bërë ndryshimin e jetës së shqiptarëve, tha Engel, duke përmendur, çlirimin dhe Pavaërsinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, anatarësimin e saj në NATO, dhe luftën për më shumë të drejta të shqiptarëve në Ballkan.Unë me kolegët e mi në Uashington, miq të dëshmuar të shqiptarëve të cilët kan punuar për kauzën tuaj dhe kombin tuaj kemi punuar dhe do të punojmë për ju” shtoi Engel..
Nga BEQIR SINA, New York
WESTCHESTER – NEW YORK : Nga përvoja e tyre, komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnjë ka qënë shumë aktiv në fushatat për president, ose anëtarët e kongresit dhe senatit të SHBA. Sipas praktikave amerikane, komuniteti shqiptaro-amerikan në fushatat – fondmbledhese, u është afruar atyre kandidatëve të cilët njihen si miqtë e dëshmuar të shqiptarve në Amerikë.
Personalitete, këto, që komuniteti shqiptaro amerikan, i ka patur edhe në të kaluarën dhe që përsëri i ka, si miq të mëdhenjë. Ndihma e shqiptaro amerikanëve, megjithse simbolike ka qënë në shenjë mirënjohje, për atë se çfarë kanë bërë ata për çështjen shqiptare.
Me këtë rast ashtu si dhe nga përvoja e kaluar, komuniteti shqiptaro – amerikanë, ka ditur të zgjedhë kë të mbështesë dhe përkrahë, vazhdimisht në kohë të këtilla fushatash elektorale, pikërishtë, për ata që kanë punuar dhe punojnë në Uashington – për çështjen shqiptare.
Rikandidimi i mikut të dëshmuar të shqiptarve në Kongres, demokratit të New Yorkut, Eliot Engel, edhe për një manadat tjetër, i cili deri tani i ka kaluar 12 mandate (terme – në 24 vjet) duke shërbyer si ligjëvënës në Kongres, nuk duket se do të jetë shumë e “vështirë”, pasi ai edhe në zgjedhjet e fundit, në këtë zonë(District 16-th) fitoi me lehtësi ndaj rivalit të tij në vitin 2012, duke marrë mbi 79 përqind të votave, por, gjithësesi ndihma materiale është më se e nevojshme në fushata të tilla tipike amerikane, për çdo kandidat.
Mbrëm ka qenë një grup rreth 30 veprimtarësh të komunitetit shqiptarë, që përfaqësonin biznese të suksesshme në zonën Tri-Shtetshit, të cilët njoftuan se kan për të mbështetur Kongresmenin Eliot Engel në përpjekjen e tij për rizgjedhjeje në Qarkun 16-të(Bronx – Westchester – New York), të Kongresit.
Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Elmi Berisha, Jonh Bitici, Rustem Gojçaj, Paulin Kolaj, Eli Rusi, Martin Shkreli dhe Palok Vulaj – ishin ata që ftuan këtë grup biznesmenësh në një fushat fondmbledhëse, organizuar për rritjen e fondeve financiare për kongresmenin demokrat të Nju Jorkut Elitot Engel, i cili ri kandodon në zgjedhjet e 4 nëntorit.
Takimi fondmbledhës – Cocktail, u mbajtë mbrëm në lokalin “TuttaBella Trattoria” në White Plains – Scarsdale, New York, me pronar shqiptarë.
“Kongresmeni Eliot Engël, është një mik i vërtet e shqiptarëve në kongresin Amerikan, për 25 vjetë në Kongresin e SHBA, dhe i pari që ka folur nga politikanët e huaj në deklarimin e Kushtetutës së Kosovës në qershor 2008,” theksojë në fjalën e përshëndetjes, miku i tij i ngushtë veprimtari i njohur i komunitetit zoti Harry Bajraktari, i cili ishte dhe njëri prej organizatorëve kryesorë të kësaj fushate fond mbledhëse.
Fushatën e udhëhoqi dhe e hapi zoti Harry Bajraktari, i cili njihet për lidhjet e tija të mira me kongresistin Eliot Engel.
Bajraktari duke prezantuar zotin Engel, tha se: “Kongresmeni, është një mik i vjetër i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe bashkë-kryetar, dhe themelues i Grupit të përfaqësuesve të kauzës shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve. Në 2013, ai u bë anëtar i pakicës në rangimin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Ligjëvënsit amerikan, duke zëvendësuar Howard Berman, i cili humbi përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e vitit 2012.Kongresmeni Engel, u shpreh Bajraktari,- ishte i parë personalitet i lartë politikan amerikan, që shkoi në Prishtinë për të folur në vitin 2008 kur u miratua Kushtetuta e Kosovës.”
Mirëpo, duke spjeguar diçka rreth fushatës, së zoti Engel, zoti Bajraktari, mendon se fushata të këtilla elektorale, sipas praktikave amerikane, kërkojnë ndihmën e mbështetësve të tyre, kudo në zonat elektorale, ku ata kandidojnë. “Kjo, është koha, tha ai që Kongresmeni Engel – ka nevojë edhe për ndihmën tonë dhe ne jemi duke iu përgjigjur të ndërgjegjëshëm për atë çka ka bërë ai në Kongres, për çështjen tonë – sidomos atë të lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe kudo ka e ka kërkuar nevoja për çështjet shqiptare,”
Në takim u shpreh bindja se Engel, i cili ka më shumë se dy dekada duke punuar për çështjen shqiptare, do t’a bëjë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen. Andaj edhe mbështetja është që ai të ri-zgjidhet edhe një mandat tjetër për të pasur gjithmon shqiptarët, një zë të fuqishëm dhe një mik në Kongresin Amerikan.
Në këtë takim mori pjesë edhe komandanti i batalionit të Forcave Speciale, në Afganistan kolonel Dritan Demiraj , i shoqëruar nga miqt e tij shqiptaro amerikan, i cili këto ditë po qëndronë në një vizitë në SHBA. Ai tha se jam krenar që mu dha rasti edhe mua të marrë pjesë në këtë darkë fondmbledhëse, për mikun e shqiptarëve zotin Elliot Engel – Ai foli edhe për detyrën që po kryejn forcat shqiptare në kuadrine Natos, në luftën kundra terrorisimit, me në krye Shtetet e Bashkuara, dhe aleatët e saj” .
Më pas duke iu faleminderuar shqiptarëve për ndihmën që i kan dhënë, atij, në çdo fushat, ligjëvënsi demokrat i njujorkut, zoti Eliot Engel, ka thënë se ashtu si kemi punuar së bashku dhe kemi bërë së bashku shumë punë për çështjen e Kosovës në Amerikë, do të jemi përsëri në krye të çdo çështje të shqiptarëve në Uashington duke ngritur zërin tuaj atje .
“Ne jemi ata që kemi bërë ndryshimin e jetës së shqiptarëve, tha Engel, duke përmendur, çlirimin dhe Pavaërsinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, anatarësimin e saj në NATO, dhe luftën për më shumë të drejta të shqiptarëve në Ballkan.Unë me kolegët e mi në Uashington, miq të dëshmuar të shqiptarëve të cilët kan punuar për kauzën tuaj dhe kombin tuaj kemi punuar dhe do të punojmë për ju” shtoi Engel..
Zoti Engel duke u faleminderuar edhe një her përzemërsisht kontribuesve, u shpreh se “Ju them me sinqeritet se jamë shumë krenar për atë çfarë kemi bërë së bashku me ju për t’u ndihmuar dhe mbështetur, ju në punën madhe, me dekada për vëndorigjinën tuaj. Por, mendoj se puna juaj së bashku me ne në Uashington nuk ka përfunduar dhe duhet punuar edhe më shumë që së bashku të bëjmë edhe më shumë për çështjen shqiptare – kudo”

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, kontribut, per Eliot Engel, shqiptaret

GAZETA DIELLI-NUMER SPECIAL PER 28 NENTORIN, DITEN E FLAMURIT- 102 VJETORIN E PAVARESISE

October 27, 2014 by dgreca

DIELLI- GAZETA 105 VJECARE, ME E VJETERA GAZETE NE PRINT E SHQIPTAREVE TE AMERIKES- NUMER SPECIAL PER 28 NENTORIN, DITEN E FLAMURIT- 102 VJETORIN E PAVARESISE

Filed Under: Kronike Tagged With: Gazeta Dielli, numer special, per 28 nentor

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4334
  • 4335
  • 4336
  • 4337
  • 4338
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT