• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIRIA IME

August 6, 2014 by dgreca

Nga Marjana Bulku/ New York/
Atyre nuk ju pëlqen liria ime. Kurrë nuk ju ka pëlqyer…As kur isha në bankat e shkollës,as kur duhej të isha e lirë për të zgjedhur një profesion që garantonte të ardhmen,as kur ajo(liria )u legalizua edhe në kushtetutë. Nuk ju ka pëlqyer kurrë liria e një njeriu të mirë, të drejtë ,korrekt, sepse…po sikur të krijoheshin shumë të tillë pastaj!!! Cfarë të bënin me ta?! E për cfarë mund t’ju duheshin fundja?Po sikur mijëra shpirtra të lirë të vrarë për një fjalë goje,për një dëshirë të pamundur,për një ëndërr të ndaluar të rebeloheshin nga mungesa e gjatë e lirisë e të kërkonin shpagim?!
Liri?
Ndoshta e kane urryer konceptin e lirisë, fundja nuk kanë pasur asgjë kundra meje,teje,jush, atyre shumë si unë që lirinë – rregull e kanë kyc në jetën e tyre shpirtërore, familjare, shoqërore.
Nuk ju pëlqeu liria ime për të ndërtuar me djersë me nder, me pastërti.
Nuk ju pëlqeu liria ime për ti thënë të vërtetat,për ti mbrojtur ato.
Nuk ju pëlqeu liria ime për tu kujdesur për njeriun në nevojë, për atë që kërkon një dorë ndihme e kujdesi.
Liria ime është e drejta ime për të dëgjuar atë që flet drejt dhe shtrembër, atë që hesht dhe fshihet, atë që shpif dhe gënjen…Jam e lirë që për sejcilin të duartrokas, flas, mbështes, kundërshtoj, shmang.
Kjo është LIRIA ime që edhe nëse nuk ju pëlqen, ajo është sa shpirtrore, aq edhe deklarative , sa e dukshme aq edhe e pashpallur ,por përherë prezente si ajri që na ushqen me jëtë.
Liria ime!!!…Mos ndoshta i bënte të tjerët të ndjeheshin më të lirë ,prandaj dhe nuk duhej njohur,pranuar,respektuar.Ma mohuan lirinë. Ma shanë, dhunuan, deformuan m’u përpara syve të mij dhe mijopisë së tyre. Më thanë se nuk kam të drejtë të jem, të kem ,të mund.
Në fakt liria ime kishte dhe ka në thelb njeriun, jetën,pastërtinë morale, familjare,mendore,ka në thelb edukimin e vlerave më të mira nga familja ,shkolla, shoqëria.Liria ime ëndërronte ,por nuk mbeti vetëm një ëndërr. Përmes punës ne ndërtuam atë që kishim ëndërruar. Dhe produkti i ëndrrës tonë është atje, syzgjuar ,i pagjumë nga braktisja, i pasigurt nga largësitë që distanca mjergullon.
Ti trembesh Lirisë është njësoj si të kesh frikë nga jeta ,nga kjo dhuratë e bukur që kërkon përkujdesje e dashuri që në embrion. Ta duash lirinë, ta shpjegosh se si ajo vjen në jetë dhe se si kërkon vazhdimisht përkujdesje dhe përgjegjësi është mision jo misionarësh por dinjitarësh që jeta skalit me prova dhe sprova.
Lirisë mund t’i trembesh kur nuk e njeh atë, kur je rritur me mllefin e një urrejtje të pa kuptimtë dhe frikën që të nxit ankthi përndjekës i gabimeve të pafund në fshehtësi dhe joliri. Gjithcka e bukur lind nga liria: Vargu,fjala,harmonia,dashuria,jeta,respekti,mirenjohja. Eshtë kahu tjetër cdo medaljeje.
Eshtë shumë e shtrenjtë ,aq sa nuk blihet as në treg dhe as në panaire. Eshtë si një thesar i trashëguar brezash…Prandaj luftohet për të. Kronologjitë historike dëshmojnë se e drejta e mohuar padrejtësisht kur fitohet quhet LIRI.
Atyre nuk ju pëlqente liria ime për të besuar në një Zot, duke respektuar besimin e tjetrit, pa e përbuzur atë, pa ia imponuar të mijat principe, pa dhunuar të tyret ,përvecse në rastet kur ato janë perverse dhe kundërshtimi është detyrim lirie.
Ka disa Liri që trembin.Ka disa joliri që bashkëjetojnë me njeriun C’paradoks !
Liria ime nuk më tremb, ajo robëron ligësinë, padrejtësinë.Ajo ndërton besimin, shpresën.
Eshtë e bukur liria ime!Ajo nuk dhunon,as përcudnon,përkundrazi u shpall luftë atyre sepse liria ime është e jetës liri.
Marjana Bulku (gusht 2014)

Filed Under: ESSE Tagged With: LIRIA IME, Marjana Bulku

“MAT DY HERË E PRE NJË HERË “

August 6, 2014 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/Tetove/
Në këtë shkrim të radhës nuk do të vihemi në rolin e fallxhorëve politikë, por as në rolin e disa opinionistëve a analistëve që në vijimësi shkruajnë me porosi a me pagesë. Besojmë se ende nuk “ka ardhë vakti” që të na pëshpëritin në vesh njerëz që nuk e kanë “hallin”? Dikur moti një “shehërli” kishte angazhuar një “katundar” që t’ia ndërtonte pullazin e shtëpisë. Për këtë arsye kishte blerë trarët me gjithë dimensionet e duhura dhe ia kishte sjellë “mjeshtrit”. Çuditërisht ishte larguar shpejt pa dhënë udhëzime shtesë. Pas disa ditësh ishte kthyer për të parë se deri ku “kishin vajtur” punët. I habitur nga “vendndodhja e gabuar e katundarit”, ai kishte parashtruar pyetjen: “Pse nuk gjendesh në pullaz” !? Kurse “katundari” ishte përgjigjur: “Hë, i preva trarët para se t’i mas dy herë”! “Po mirë, ç’bën tani”? “Jam duke vizatuar ujkun”. “Shehërliu” ia ktheu: “Kur të përfundosh ujkun…, të lus, po pate durimin, të vizatosh edhe një sorrë, për mua”! Ky ia ktheu: “ Po ç’të duhet ty sorra”!? “Të m’i hajë mendtë e mia, ndërsa ujku të të hajë ty të tërë, me gjithë salltanetet e tua”!? Pastaj që të dy u larguan nga “vendndodhja”. “Shehërliu”, i zemëruar tej mase, mori rrugë nga veriu, gjegjësisht në të “djathtë” , ndërkaq “katundari” shkoi nga jugu, respektivisht në të “majtë”.
Se “katundari” e kishte vizatuar sorrën (me urdhër dhe me porosi të “shehërliut”), shpjeguesi i kësaj fabule (nuk dihet se kush ka qenë) asnjëherë nuk siguroi asnjë të vetmen provë. Të gjithë ata që e njohin mirë vërtetësinë e kësaj fabule paksa politike, thonë se “katundari mjeshtër” nuk ishte përnjëmend kokëbosh, aq sa “shehërliu” ishte një paragjykues i papërmirësueshëm dhe një njeri i shkujdesur. “Katundari” këtë gabim e kishte bërë me qëllim (ishte një hakmarrje), mbasi fare mirë mbante në mend atë vakinë a meselenë me qengjin qëkur ia kishte shitur këtij “sherxhi shehërliut”, i cili pasi e rropi qengjin, e tregtoi lëkurën dhe ia dha lekët “katundarit”. Të gjithë ata që e njohin për së afërmi këtë “mesele”, thonë se nga ky “aksham pazari”, “shehërliu” kishte dalë përfitues i dyfishtë.
Moralin e dyfishtë të kësaj fabule shumë herët e kanë njohur rrobaqepësit, sidomos ata të cilët kohë pas kohe i qepnin “kostume mbretërore” Ahmet Zogollit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata detyroheshin që fillimisht dy herë ta masin stofin dhe njëherë ta prisnin…, se po të gabonin dëboheshin nga oborri mbretëror. Këtë filozofi a logjikë – “mat dy herë e pre një herë”- o nuk e kuptuan, o e shtrembëruan disa politikanë shqiptarë këtej pari në Republikën e Maqedonisë dhe ca të tjerë të tillë që vepruan në Shqipëri dhe në Kosovë. Dhe kur e anashkaluan këtë logjikë ata formuan parti politike. Toptan këto parti politike ishin jetëshkurtra për faktin se që në fillim u mungoi platforma politike, u munguan ofertat, disave u mungoi vizioni dhe ajo filozofia e politikëbërjes afatgjatë.
Sot e gjithë ditën e Perëndisë, gjithandej flitet e përflitet për një nismë rreth formimit të një partie të re politike shqiptare, këtu në hapësirat e Shkupit, Tetovës apo edhe në ndonjë fshat. Mandej lakohen edhe emra të ndryshëm të ish-politikanëve të “dështuar”, të disa biznesmenëve, ish-diplomatëve dhe të ca politikanëve aktualë në detyrë, të cilët mund të jenë në krye të partisë. Këtë iniciativë asnjeri nuk mund ta mohojë e as ta kontestojë, aq më tepër kur dihet se kjo është një e drejtë kushtetuese e gjithsecilit shtetas të këtij nënqielli. Por ama, inicuesit e kësaj nisme (pavarësisht se kjo ide (s’) është fisnike, e qëlluar a edhe e ngatërruar) duhet të kenë parasysh se e gjithë kjo nuk mund të bëhet në kurriz a në emër të protestave, kjo ide nuk mund të jetë pjellë e procesit gjyqësor “Monstra”, nuk mund të jetë prodhim i të dënuarve shqiptarë nga Tetova, “Bit Pazari”, nga Kërçova, Gostivari, Struga apo edhe nga ndonjë vendbanim tjetër shqiptar. Në parim, kjo nismë do të ishte jokorrekte dhe joproduktive, sidomos në aspekt human. Një është e vërtetë, nismëtarët që në fillim do të dështojnë…, do ta humbasin rrugën e drejtë që të shpie në realizimin e kësaj ideje. Nëse të gjithë ata që janë kureshtarë ta njohin për së afërmi këtë nismë dhe nëse nuk i besojnë kësaj “shkarravinës” sime, atëherë le t’i referohen historisë që llafos kohën kur gjithsecili filloi të formojë parti të re politike shqiptare…, në kohën e “pluralizmit” dhe tranzicionit të pafund, të bezdisshëm dhe shterp.
Dikur moti “një politikani i kishte shkuar mendja ters” me çka edhe kishte “ikur” nga partia politike, nga ajo parti që i kishte “blerë këpucë allafrënga”. Thonë se ishte paksa i çuditshëm, megaloman dhe i katandisur. Nuk i donte njerëzit që e donin dhe e respektonin dhe, e kundërta, i donte ata që nuk e donin. Dhe ditën që braktisi partinë “gjeti vend në strehën dhe hijen e tij”. Shquhej për nga makiavelizmi i tij i tepruar, me atë mosrespektimin e vijës së kuqe, me anashkalimin e hierarkisë politike të partisë…, jo se këtë e bënte qëllimisht, por mbase nuk dallonte ngjyrat, ishte thjesht daltonist…, por ama derisa qëndronte pranë “kryeminderit” të lidershipit të partisë, nuk të krijonte përshtypjen se ky ishte ai që luante rolin e opozitarit dhe rebelit të brendshëm, brenda strukturave dhe në veçanti brenda kuvendit dhe kryesisë qendrore. Miqtë e tij shumë vonë e kuptuan se ishte një inatçor kokëfortë, një politikan i shkujdesur, një politikan që e donte dhe e adhuronte partinë, por që nuk i respektonte udhëheqësit e saj. Ai nuk “kërkonte status” të veçantë, përkundrazi pretendonte ta zaptonte po edhe ta uzurponte udhëheqjen e partisë, të cilën e konceptonte si ato plakat që i shkojnë rreth e rrotull “liqenit (ortak) duke tjerrë lesh arapi”!? E gjithë kjo i nxori një mijë e një telashe, njësoj si ajo “puna e qengjit që pa pyetur bariun, lë kopenë dhe shkon drejt e në gojë të ujkut”!? Të gjithë ata që kishin ndërtuar autoritetin e partisë sidomos ata që i blenë kostume politike, me plot gojën thanë se ishte një “politikan me sjellje prej shpellari”. Edhe ky formoi parti politike…, por ama nuk i eci zari.
Thënia “Mat dy herë e pre një herë” mos është vallë më shumë se një filozofi dhe një pragmatizëm!!

Filed Under: Opinion Tagged With: “MAT DY HERË, E PRE, Fadil Lushi, NJË HERË “

Kandidati Lumaj kualifikohet

August 6, 2014 by dgreca

Pjerin Lumaj është kualifikuar zyrtarisht për të marrë grantin e qytetarit prej Fondit të Zgjedhjeve/
NGA BEQIR SINA, New York/
Fairfield, CT, 5 gusht 2014 – Shqiptaro amerikani Peter Lumaj, kandidat i miratuar nga partia Republikane për Sekretar të Shtetit, në Connecticut, njoftoi sot pasdite me një dekleratë shtypi se fushata e tij ka marrë njoftim ngaKomisioni Shtetëror Zbatimit të Zgjedhjeve se ai është kualifikuar zyrtarisht për të marrë grantin e qytetarit prej Fondit të Zgjedhjeve .
“Unë jam shumë i gëzuar për të njoftuar se ne kemi marrë aporvimin nga SEEC(Komisioni Shtetëror Zbatimit të Zgjedhjeve ) se dokumentet e fushatës time, janë të mbështetura në dokumentacionin e duhur, dhe ato janëdorëzuar, zyrtarisht për të ecur përpara me fushatën tonë dhe se granti KMM për Lumaj2014 është i miratuar. Unë dua të shpreh falënderimet e mia të thella dhe të përzemërta për të gjithë mbështetësit e mi dhe të gjithëdonatorët e fushatës në shtetin Connecticut dhe gjetkë që kanë bërë këtë moment historik të jetë e mundur, ” deklaronë Lumaj në dekleratën për shtyp shpërndar nga zyra e fushatës së tij në blogun Lumaj2014.
Brock Weber, Menaxher i fushatës për Lumaj2014, shtoi “Ne jemi të ngazëllyer për të ecur përpara me fushatën tonë dhe të vëmë mbledhjen e fondeve pas nesh. Unë dua të falënderoj edhe një herë të gjithë donatorët dhe mbështetësit tanë që na kanë sjellë deri tani – ne jemi të mirënjohës në masë të madhe nga niveli i juaj i përkushtimit për zotin Lumaj gjatë gjithë kësaj fushate “.
Veber në dekleratën për shtyp vazhdon duke deklaruar :”Se ky grant KMM do të na lejojë mundësinë për të. të sjellë në vëmendje mesazhin e Lumajt rritjen e përgjegjshmërisë, transparencës, ndershmërisë dhe integritetit të të gjitha hallkave në shtetin tonë. Ne do të jemi me votuesit në terren dhe do të jemi më afër me mediat në “rrugët e frymëmarrjes”, për të përcaktuar dallimet e qarta dhe të dallueshme mes vizionit të avokatit Peter Lumaj përSekretar të Shtetit, në Connecticut – Konektikat dhe rezultatet e Malloy – Administratës Merrill ”

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kandidati Lumaj, kualifikohet Pjerin Lumaj

Heshtja nuk është më flori : Zogu-Floriri-Fullani

August 6, 2014 by dgreca

Nga Sulejman GJANA/
“Mbreti vodhi floririn dhe paret e shqiptarëve” është ky refreni që republikat në radhë (dikatoriale, socialdemokrate dhe kriptokomuniste) kumbonin herë me zë “në akuta” e herë me zë belbacak, për 70 vite më radhë.
“Historianët”, “politologët”, “politikanët”, “filozofët”, “intelektualët” dhe shumica e krijesave të komunizmit alla-shqiptar të formuar në “shkollat” dhe “universitetet” enveriste, kanë mbajtur iso. Kori i mjeranëve.
Por sot nuk është më një këngë kundra mbretërisë së Ahmet Zogut, por një kaba qaramane që të bezdis veshin kur e ridëgjon për të satën herë sidomos nga goja e atyre që vazhdojnë t’i shërbejnë ideologjisë, kastes, rrjeteve dhe klaneve që shkatërruan shqipërinë dhe themelet e identitetit të kombit tonë. Ndërsa heshtja e këtij soji të pasoj sharlatanësh dhe manipulatorësh kundrejt krimeve që i bënë komunistët dhe neokomunistët pasurisë së Shqipërisë dhe Shqiptarëvet, është shurdhuese dhe e pa tolerueshme. Sot duhet kthyer shikimi pas…
Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”…
Rast ky unikal në botë ku “vjedhja” ndodh me vendim të organeve përkatëse, me proces-verbal dhe akte konform dispozitave ligjore. Aq më tepër kur floriri i “vjedhur” shpenzohet (po me proces-verbal dhe dokumentacion të arkivuar) në shërbim të të “vjedhurit”…
Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”…
Enveristet vodhën floririn (madje edhe atë me vlerë numizmatike) nga “bejleret dhe agallaret” e Mbretërisë Zogiste. E më pas e derdhën këtë flori në statuja prej bronzi, shtepi prej parafabrikati, statura prej allçie, bunkera të çimentuar dhe… në depozita bankare në Zvicer e gjetke. Madje binjakëzuan edhe lekun me dinarin dhe…floriri shqiptar mori rrugën Tiranë-Beograd. Më pas erdhën titanët, bijtë e enveristëve, kriptokomunistët, bijtë e bllokut që e çuan floririn, devizat dhe lekun shqiptar në zgrip. Terapia e shock-ut ishte vepër e një biri që babain e kishte kokekëmbë bllokmen.
Nëse Shqipëria kishte akumuluar një sasi marramendëse pasurie gjatë 11 viteve të Mbretërisë, çfar pasurie duhet të ishte akumuluar gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste dhe pse nuk dëgjohet zëri i sharlatanëve për vjedhjen e kësaj pasurie dhe për shpenzimin e saj në dëm të Shqiptarëvet?
Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”…
Sudja dikur deklaronte shkallëve të pallatit ku ‘merrte e jepte para me thase’ : “nuk e dini ju se ne jemi komunistë, skemi lidhje me të deklasuarit” (vetëkuptohet, kur Sudja ishte “Shën Sudja e shqiptarëve të ’97-ës). Rrapush Xhaferi mbante mbi tavolinë paret e shqiptarëve dhe nën të, portretin e Enverit. Edhe ai i bëri rrush e kumbulla paret e shqiptarëve.
Nëse Shqipëria dhe Shqiptarët kishin fituar lirinë dhe kishin përqafuar armikun kapitalist dhe ekonominë e tregut, përse u lejua edhe njëherë “shtetëzimi” i pasurisë së akumuluar për 5 vjet dhe pse nuk dëgjohet zëri i sharlatanëve për vjedhjen e kësaj pasurie dhe për shpenzimin e saj në dëm të Shqiptarëvet?
Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”…
Në fillim të mijëvjeçarit të ri, mushkat e Krrabes mbartnin mbi shpinë floririn e shqiptarëve dhe thesari i shtetit u zhduk “pa nam, pa nishan”…dhe sigurisht pa fletë-dalje por me garancinë e mbylljes së çështjes dhe të…gojëve!
Nëse krimi i shumëfishtë që lidhet me të njëjten vepër penale e zbeh objektin parësor të krimit (pra kur sasia që e shkaktoi krimin humbet rendësinë dhe vlerën e saj) duke rritë shkallën e dënimit, pse nuk dëgjohet zëri i sharlatanëve për vjedhjen e kësaj pasurie dhe për shpenzimin e saj në dëm të Shqiptarëvet?
Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”…
Sot kemi mbërritur tek i fundit që s’po njeh fund. Fullani…i Bankës së kusarëve me kollarë të ngjyrosur sipas ngjyrës së siglës që merr-e-jep pushtet. Partitë politike ‘më të mëdha’ në vend, po kërkojnë tí japin ‘share’ aksioneve politike të Fullanit sa majtas aq edhe djathtas. Në fund të fundit janë në të drejtën e tyre demokratike të artikulimit të qëndrimeve politike, por…kabaja qaramane dhe heshtja shurdhuese vazhdojnë…
Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”…
Frengjishtja ka një shprehje idiomatike “maison de tolérance” (shtëpi publike, bordello)… Prej këtej në shqip mund të thuhet troç fare: “në shëpinë publike nuk mund të flitet për moral”.
Dhe shtëpitë publike të djeshme e të sotme vazhdojnë avazin: “Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”… Sepse “e përdala të bën të përdalë”- thotë populli ynë.
Në këto rrethana, për të mos u përballur nesër as me ndonjë kaba qaramane as me një heshtje shurdhuese të sharlatanëve, Fullani do të bënte mirë të jepte dorëheqje.
Ndërsa refreni do të vazhdojë derisa populli shqiptar të zgjohet nga gjumi dhe heshtja në të cilat e kanë vënë melodia e saj.
* Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit

Filed Under: Opinion Tagged With: : Zogu-Flori, Heshtja, nuk është më flori, ri-Fullani, Sulejman Gjana

LISTA Nr. 4- NJIHUNI ME KONTRIBUTIN E TË PARËVE TUAJ NË SHBA PËR CËSHTJEN KOMBËTARE

August 5, 2014 by dgreca

NJIHUNI ME KONTRIBUTIN E TË PARËVE TUAJ NË SHBA PËR CËSHTJEN KOMBËTARE/VATRANET QE KONTRIBUAN NE FUSHATEN PER SHPETIMIN E SHQIPERISE/
Vijon nga Dielli online, 2 gusht 2014)
Ne Foto: 4 Korrik 1918, kur presidenti Wilson kishte ftuar drejtuesit e Kombesive te huaja ne SHBA, qe te vendosnin nga nje kurore me lule ne varrin e presidentit George Washington ne Maunt Vernon. Shqiptaret u perfaqesuan nga i perndershmi At Fan S. Noli, qe njihet lehte nga jaka prifterore. Eshte pas Presidentit Wilson, majtas. Ate dite, Noli kujton se e takoi dy here presidentin Wilson dhe kerkoi mbeshtetjen e Amerikes ne Konferencen e paqes./
Ja kontribuesit e dates 3 qershor 1917(Fushata vijoi edhe ne vitin 1918). Do te vijojme te publikojme edhe listat e tjera, jo me shume per shumat e dites se pare te fushates se sa per evidentimin e vatraneve te asaj kohe.

SEATTLE, WASH.
Misto Millona $ 10
Kozma Mina $ 10
Sotir Çimo $ 10
Koli A. Barmashi $ 7
Andon Vangjel $ 5
Geo. Konda $ 5
Ilo D. Tromara $ 5
Spiro Kristo $ 5
Qirits Dhima $ 5
Llambi Kristo $ 5
Guri Nikolla $ 5
Thimi Tasi $ 5
Lili Laska $ 5
Vangjel Chimo $ 5
Lazi Dh. Mina $ 5
Sotir Lakrori $ 5
Mitro Sp. Treska $ 5
Sotir N. Naumitsa $ 5
Fezo Abedin $ 4
Thimi Vangjel $ 5
Fani G. Stratobërdha $ 3
Stefan Elia $ 3
Tasi K. Treska $ 2
S(h)uma e ndihmave $ 124
Numëri i ndihmëtarëve 23
S(h)uma midisore $ 5.30
______________
BROCKTON, MASS.
Vëll. Argjir $ 17.03
Andon Prifti $ 51
Diogjen Gava $ 11
Vëll. Postol $ 30
Vëll. Tane $ 22.04
Vëll. Qeleshi $ 18
Ilo Vangjel $ 12
Teni Frashëri $ 17.42
Peter Melka $ 12
M. Andon $ 11
Kole Pançe $ 17.21
Vëll. Pappa $ 21
Nasi Tane $ 15
Ali Telat $ 10
Vëll. Margarit $ 10
Pandi Xhamo $ 10
Nasi Mano $ 10
Vangjel Çiçko $ 11
Pali Josif $ 10
Vëll. Adams $ 15
Josif Tako $ 10
Sotir Koleci $ 10
Taqe Borova $ 5
Pandi Koço $ 10.50
Zenel Muke $ 10
Kristo Josif $ 10
Pulo Progri $ 10
Pandi Glozheni $ 15
Kali Tane $ 10
Lewis Miti $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 432.40
Numëri i ndihmëtarëve $ 30
Ndihma midisore $ 14.04

Rekordin e kollonisë e ka Z. Andon Prifti me $ 51.
_______

THREE FORKS, MONT.
Qamil Dërsniku $ 5
Fehim Suli $ 5
Riza Dhamianeci $ 5
Sabri Dhamianeci $ 1.50
Estref Çaushi $ 2
Demi Damianeci $ 2.50
Sulejman Damianeci $ 2
Zenel Nuredin $ 1
Vasil Tanini $ 20
S(h)um e tërë $ 44
Numëri i ndihmëtarëve 9
Ndihma midisore $ 4.88

Rekordin e kollonisë e ka Z. Vasil K. Tanini me $ 20.
_______
ATTLEBORO, MASS
Gaqi J. Prifti $ 15
Gaqi J. Zhitomi $ 10
Lambi Filip $ 7
Sotir B. Borova $ 5
Sotir Korçari $ 5
Louis Serbo $ 4
Nisi Adam $ 2
Toli Adam $ 2
Perikë Grigor $ 2
S(h)uma e ndihmave $ 52
Numëri i ndihmëtarëve 9
Ndihma midisore $ 5.77

Rekordin e kollonisë e ka Z. Gaqi J. Prifti me $ 15

_______
FITCHBURG, MASS.
Safet Çomo Lib(o)hova $ 52
Muharem Maliq Kurtesi $ 42.25
Emin Bilibashi Nepravishta $ 24.42
Laske dhe Riza Kurtesi $ 30
Selahudin Çabej Gjinokastra $ 22.07
Nexhip Zylfo Backa $ 22.03
Kristo Thanas Trebicka $ 20
Musa Bilal Janjari $ 15.15
Rushit Ibrahim Janjari $ 18.11
Isuf Çoban Nepravishta $ 15
Nuri Sherif Vlusha $ 10
Kristo Josif Trebicka $ 10
Gado Tërbaçi $ 12
Dishan Azis Lazarati $ 10.15
Halil Bilibashi Nepravishta $ 14.52
Luka Thanas Trebicka $ 11
Xhemali Shehu Libohova $ 17 (për së dyti)
Zylfo Pajazit Taçi $ 10
Ibrahim Ali Lib(o)hova $ 15.04
Dalip Asllan Lazarati $ 11
Vebi Daut $ 11
Vasil Nikolla Trebicka $ 11
Ibrahim Ismail Kurtesi $ 2 (për së dyti)
Resul Mete Markati $ 15
Muharem Avdul Markati $ 10
Shaban Bilbil Ninati $ 15
Mersin Blibil Ninati $ 15
Guri Pano Trebicka $ 2 (një djalë 6 vjeç)
Vani Elia Trebicka $ 5 ( djalosh)
Tare Pasho Lencka $ 5
Zonja Vasile Mitro Trebicka $ 10
Zonja Ksande Pano Trebicka $ 1
Zonja Jane Vasil Trebicka $ 1
Zonja Marigo Luka Trebicka $ 2
Sulke Veli Kurtesi $ 10
Belul Veli Lencka $ 10
Shasho Latif Selenica $ 5
Hysen Shahin Panariti $ 16
Zalo Ali Psari $ 16
Hysni Asllan Potomi $ 13.75
Ali Bej Libhova $ 13
Asan Bej Libhova $ 12
Abdurahman Pasho Libhova $ 10
Xhevat Gjata Libhova $ 5
Gani M. Marina $ 15
Resul dhe Jahja Bey $ 20
Myfit Libhova $ 10
Ali Zenel Janjari $ 12
Dervish Banush Lazarati $ 11.02
Malo Arif Nepravishta $ 7
Zeqir Kanan radimishti $ 5
Mehmet dhe Elmas Janjari $ 20
Lesko Myftar Lazarati $ 5
Mato Selman Lazarati $ 5
Adem Shefik Lazarati $ 10
Ibrahim Asllan Lazarati $ 10.15
Resul Lyfto Lazarati $ 10
Qazim Myrto Lazarati $ 2
Hasan Xhafer Lazarati $ 10
Resmi Çeço Libhova $ 10
Feta Zyber Lazarati $ 10
Jakup Nuredin $ 10
Selim Shehu Libhova $ 10
Fasli Maliq Kurtesi $ 13
S(h)uma e ndihmave $ 817.65
Numëri i ndihmëtarëve 65
S(h)uma midisore $ 12.57
Rekordin e kollonisë e ka Z. Safet Ç. Libhova me $ 52(Vijon ne numrin e ardhshem)

Filed Under: Vatra Tagged With: CËSHTJEN KOMBËTARE, dalip greca, Lista nr 4, NJIHUNI ME KONTRIBUTIN E TË PARËVE TUAJ NË SHBA PËR, vatranet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4481
  • 4482
  • 4483
  • 4484
  • 4485
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT