• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria e Kosova nderojnë viktimat në Mauthausen

May 15, 2014 by dgreca

Me 5 maj 1945 kampi i Mauthausenit lirohet nga ushtria amerikane. Kurora u vunë nga Roland Bimo dhe Blerim Camaj. ..Kosova ishte pjesë e Frontit Antifashist dhe i takon të ketë memorialin ashtu sikur edhe shtetet tjera të koalicionit të dala nga ish Jugosllavia…”Kush nuk mëson prej historisë është i mallkuar ta përsëris”
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Shiu curril pranveror që binte në kodrën e Mauthausensit freskonte bimësinë e blertë bashkë me respektin për gjithë ata njerëz nga e gjithë globi që pësuan nga barbaria fashiste. “Wert des Lebens” ishte moto kësaj radhe e Komitetit Përkujtimor të Mauthausenit, organizator i festës së lirimit të kampit famëkeq para 69 vjetëve , me 5 maj 1945, nga njësiti tankist amerikan. Këtij manifestimi ju bashkuan 8 mijë veta nga e gjithë globi. Fjala përkujtimore para vënies së kurorave nga 60 shtete ishte përplot respekt dhe porosi për të mos u harruar kurrë. Appellplatz – Sheshi i Apelit i lagur qull nga shiu nuk heshti. Ai foli me zërin mijërave marshuesve në mesin e të cilëve ishin ish të burgosur me numrat e tyre në gjoks e rroba origjinale të kampit me njollat e kohës ku figuroheshin vuajtjet e përpëlitjet e njeriut.
Shqiptarët u gjenden bashkë me gjithë Frontin Antifashist në luftën e cila shkaktoj dhembje të mëdha njerëzimit. Nga kjo luftë kundër një force e ideologjie antinjerëzore siç ishte fashizmi, duhet të mësojnë gjeneratat në vazhdimësi si arma më e fuqishme mbrojtëse ndaj çmendurive mbytëse që mund të lindin. “Nie mehr Faschismus”-/ Kurrë më fashizëm/porosia përcjellëse në kohë. Dhe Dita Përkujtimore është në shërbim të saj. Këtu ishin edhe dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova. Shqipëria sipas renditjes alfabetike ishte e para nga shtetet pjesëmarrëse. Në emër të delegacionit të Shqipërisë kurorën e vuri z.Roland Bimo, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, kurse në emër të delegacionit të Republikës së Kosovës, kurorën e vuri z.Blerim Camaj, ushtrues detyre të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Austri.
Në këndin para hyrjes në krematoriumin famkeq dhe murit rrethues me tela gjembor lartë tij që nga çmenduria e tij, grupi përkujtimor nga Austria e Epërme kishte organizuar këngë përkujtimore rasti para se të fillonte programi zyrtar i Komitetit në anën tjetër në Appelplatz. Në mesin e këngëve tingëllonte kënga e njohur italian “Çao Bello” e cila shprehë ndjenjat, ankthin e përshëndetjes së fundet në vendin e purgatorit nazist. “Fryma ime e fundit do ruhet për ty e kujtimin tënd” i kishte thënë dashnores të cilën çdo natë e shihte livadheve të gjelbra në kalërimin engjëllor. “Në hijen e lisit, një lule të freskët nga bjeshka më sjell pastaj mua” . In den Schatten der kleinen Blume, Bella ciao…. Einer kleinen ganz zarten Blume, In die Berge bring mich dann. Kënga përcillej me rropatjet e shiut çatisë së kromatoriumit mbi çadrat e njerëzve e pastaj në tokë bashkë me lotët e shumë prej tyre. Rrallë më kishte ndodhur kështu, nuk kishte duartrokitje, kishte heshtje ndonjë ofshamë e thellë që mund ta dëgjoje aty afër. Kënga e radhës vazhdon pas fjalëve përkujtuese të kryetarit të Komitetit të Mauthausenit nga Austria e Epërm. Tani aty pranë njeriu me rroba me vija dhe kapuç i ngjashëm me numrin e ruajtur për 70 vjet, hungarezi Päl Friedmann (1920)- U-66201. I heshtur por vital, çadrën ia mbajnë djali dhe reja me radhë. Sytë drejtohen mbi çadra ngritur në maje gishtash e nën çadra drejt tij. Heshtja vazhdon bashkë me dhembjen. Kënga e lehtë fillon e rëndë ashtu si retë që rëndojnë nga shiu dhe depërton thellë në kohë dhe shpirt. O bitre Zeit ( O kohë e hidhur ) “Nur Gitter ohne Ende, sind um uns her. Ach! Unsre schwachen Hände, zerbrechen sie nicht mehr “ Vetëm grila pa fund, janë rreth nesh, Ah, duart tona të dobëta nuk i thyejnë dot” . Pas vizitës në kromatorium u takuam përsëri me Päl-in i cili përcillej nga kamerat e shumta. Fati e deshi të kontaktoj me djalin e tij që më parë dhe radha ishte e imja. Nga çanta e lagur nxjerr librin e ri të Shpend Topallajt “Unë kam qenë në Mathausen” të cilin edhe pse me autogram të autorit ma huazoi kolegu im, shkrimtari galicas Bedri Tahiri. Fotografia e përjetuesit të ferrit fashist, Ahmet Çekajt, dallohej bukur kurse ajo që mund ta lexonte secili ishte fjala Mathauzen.
– Jam nga Shqipëria, ky është njëri nga vëllezërit shqiptarë që e përjetoj Mathauzenin, i drejtohem gjermanisht.
– Sapo e dëgjoj fjalë Albanien, nuk më la ta kryej dhe më përafroj me forcë.
– “Shqiptarët i dua, janë njerëz trima dhe me nderë. Ishim bashkë me disa, por kush kishte kohë të merrej me shoqëri. Kam harruar emra por kam pasur kontakte me shqiptarë. Ishin disa”.
Rrallë isha i lumtur nga sjellja e këtij njeriu 94 vjeçar ndaj meje si shqiptarë para kamerave dhe njerëzve të shumtë nga shumë shtet, para grupit me të cilët kishim ardhur bashkë ku shqiptar isha vetëm unë. U fotografuam me nguti nën shtyrjen e kamerave dhe kërkuesve për fotografi vazhduam rrugën drejt ferrit të ndërtuar nga dora e njeriut. Këtej kaluan shumë shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare numri i të cilëve nuk dihet as sot e kësaj dite. Nga përjetuesit e Mathausenit nuk u shënua pothuaj asgjë, dokumentet e kampit nuk janë të sakta, shumë nga të cilat mungojnë. Në regjistrat e të internuarve nga Shqipëria dhe ish Jugosllavia emrat e shqiptarëve (veçan nga Kosova) janë me plot gabime dhe jo të vërtetuar. Tani kur diktatura nuk dikton më dhe Kosova është e lirë duhet dhe mund të bëhet më shumë për të gjithë ata që vdiqën dhe përjetuan internimin, jo vetëm në Muathasen të Austrisë. Ata janë pjesë e historisë sonë kombëtare të cilëve u detyrohemi tani kur kemi synim prosperitetin e kombit. Kosova ishte pjesë e Frontit Antifashist dhe i takon të ketë memorialin ashtu sikur edhe shtetet tjera të koalicionit të dala nga ish Jugosllavia. Sipas shënimeve nga Mauthauseni aty gjetën vdekjen 133 shqiptar nga trevat shqiptare, në mesin e tyre edhe Xhevdet Doda e Kozma Nushi, hero të popullit. Në shenjë përkujtimi ndaj tyre do japim emrat: Abaz Dine, Abaz Sullaj, Abdulla Tabaku, Adil Alushi, Ahmet Ramzoti, Alem Tafili, Ali Ashimi, Ali Biduli, Asti Gogoli, Azem Toska, Bedri Agalliu, Beg Nushi, Besim Liku, Buharedin Mitarja, Cane Çaçi, Cane Rapushi, Dalip Meminaj, Demir Bardhi, Dervish Hoxha, Dilaver Kamberi, Dhimiter Konduri, Dhimiter Kulla, Ejup Kondo, Emanuel Hasdurian, Enver Velja, Faik Haruni, Faslli Lelaj, Faslli Zoga, Feim Mustafaj, Fejzo Toska, Ferik Buzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, Hajdar Shameti, Hajredin Kerkova, Hakim Veliu, Halil Shyri, Hamit Roseni, Hamit Xhyheri, Hamza Laperi, Hasan Doci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim Skendaj, Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, Ismail Zyma, Isuf Berberi, Isuf Ibershimi, Izet Mema, Jani Kosta, Jani Nathanaili, Jani Popa, Jano Maska, Jorgji Ziu, Koro Çoni, Kostandin Simaku, Kozma Nushi ,Late Bregu, Mehmet Dauti, Mehmet Sulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, Minella Gogo, Muhamed Velaj, Muhamet Bino, Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, Musa Gorishti, Mustafa Kotherja, Mustafa Zahaj, Myslym Nelaj, Mystehat Malaj, Naun Thanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, Nexhip Himçi, Novruz Abazi, Novruz Dine, Novruz Hajdini, Pandeil Dimo, Pavllo Papingji, Piro Papalilo, Qazim Çakerri, Ramadan Nebiu, Ramadan Ramo, Ramazan Myrto, Rapo Kapllani, Rapush Çarçani, Rasim Hamzaraj, Refat Ismajli, Rexhep Bani, Sabri Habibaj,
Sadik Asnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, Selim Çarçani, Senusi Nota, Sofokli Dhimitriadhi, Stavri Havale, Sulejman Cenoimeri, Sulejman Doko, Sulejman Rukja, Sulejman Zakja, Sulo Gorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, Taqo Dino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, Thimio Nathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Shkurti, Vangjel Vasili, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, Vasil Mojsiu, Vehbi Vrashtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, Xhafer Zera, Xhemal Kasa, Xhemal Myhdari, Nuredin Memishaj, Xhemal Shasho, Xhevdet Doda.

Historia e zezë e Mathauzenit
Kampi i përqendrimit në Mathausen u ngrit nga njësia SS në vitin 1938. Reparte të tij ishin edhe Kampet në Gusen dhe Melk. Gjendet në Austrinë e Epërme afër qytetit Linz dhe ishte vend gurëthyese e cila i takonte Kampeve të kategorisë 3. Ky ishte lloji i vetëm i kësaj kategorie në hapësirat e Raichut, ku njerëzit mbyteshin nëpërmjet punës së rëndë. Deri më 5 maj të vitit 1945, kur u çlirua nga ushtria amerikane u mbyten në format më çnjerëzore 120 mijë të burgosur, kurse kaluan nëpër tmerret e tij më shumë se 200 mijë njerëz nga 30 kombe të botës. Gratë e sjella aty nga Kampi tjetër Ravensbryk përbënin 2,5 për qind, u detyruan në prostitucion, ato shtatzëna u përdorën për eksperimente medicinave duke përdorur format shtazarake. Kishte po ashtu fëmijë e të rinj jeta e të cilëve nuk zgjate shumë brenda këtij ferri. Mesatarja e jetës në te 6 muaj deri në 15 muaj e jo më shumë. Në vitin 1944 kishte 128 komando të SS dhe 475 ushtarë mbikëqyrës. Të burgosurit mbyteshin në format më mizore në Kabinagazi, furra, punë të dhunshme, vriteshin, hidheshin nga shkallët ashtu si ishin të ngarkuar me gurë. Jeta e tyre ushqimore e higjienike ishte mizerabel. ,,Shkallët e vdekjes” fundosnin çdo ditë njerëz të ngarkuar me gur në ferrin e zi qindra metra thellë. Njerëzit binin në humnerën e gurores për të mos u ndritur kurrë. Mjerisht, mjeshtrit e ,,shkallëve të vdekjes” e ushtruan zanatin më gjatë se sa do duhej. Rrokullisjen mbi to e përjetuan njerëzit që nuk e shuan përpjekjen për lirinë e njerëzoren deri në ditët tona. ,,Shkëmbi i parashutave” do flet gjatë mbi fluturimin e njerëzve në botën tjetër së bashku me barrën e gurëve të cilët mbetën kujtim i fundit i kësaj bote. Porosia e tyre u mbeti gurëve bashkë me fajin e peshës së tyre.

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, nderojnë viktimat, në Mauthausen, Shqipëria e Kosova

Lideri i “ Demokratëve suedez” pengohet të mbaj tubime

May 15, 2014 by dgreca

Nga XHAVIT ÇITAKU/
Geteborg, 14 maj- Mediat suedeze bëjnë me dije se grupi i “ Demokratëve suedez” që kishin ardhur në sheshin e qytetit të Karlstadit për të mbajtur një takim në kuadër të zgjedhjeve parlamentare evropiane është penguar ta bëj një gjë të tillë nga kundërdemonstruesit dhe kësisoj lideri i saj Jimmie Okesson kishte mundur të flasë vetëm herë pas here. Ishte një çrregullim i ndjeshëm në sheshin e këtij qyteti dhe shi për këtë janë arrestuar 15 persona, njofton policia.
Ishte planifikuar që lideri i kësaj partie të flasë deri kah ora 22, mirëpo protestues të shumtë që kishin dalë në sheshin e këtij qyteti e kishin ndërpre me fishkëllima e britma të zëshme dhe ishte e pamundur që ai të vazhdoi fjalimin e tij.
“ Deri në ora 22 kishim leje që të vazhdojmë aktivitetin tonë, mirëpo ne u dashtë ta braktisim Karlstadin pa pasur sukses të përfundojmë tubimin e planifikuar. Këtë e bëmë pa dëshirën ton” ,tha lideri Jimmie Okesson. Sipas policisë në këtë shesh kishin dalë 300- 400 protestues qëllimi i të cilëve ishte që ta shqetësojnë liderin e “ Demokratëve suedez” për të mos mbajt takim në Karlstad.
Kjo është dita e dytë radhazi që Jimmie Okesson pengohet të mbaj takim me anëtarët dhe simpatizuesit e partisë së tij. Pardje ai u pengua të mbaj takim në qytetin e Geteborgut. Partia e “ Demokratëve suedez” iu përket krahut të partive ekstremiste, ndaj sa herë që ajo tenton të mbaj tubime has në pengesa të tilla. Nganjëherë ndodh që të këtë edhe konfrontime mes dy grupeve kundërshtare, ku përdorën gurë e gjëra të tjera të forta, por edhe mjete të tjera që shkaktojnë plagosje serioze.

Filed Under: Rajon Tagged With: “ Demokratëve suedez”, Lideri i, pengohet, të mbaj tubime, Xhavit Citaku

Fol Akademik Qosja , fol tani kur duhet!

May 15, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Me shkas : “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse.
Si kundërpërgjigje të këtij veprimi nga ana e malazezëve priten protesta nga ana e shqiptarëve, raporton portali “Malësia jonë”.
“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u shtanga që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët ( E.Durham, Londër 1920). ”Urrejtja serbo-ortodokse ndaj katolikëve u pa me 1913 në Luftën Ballkanike kur Malaziasit në emër të çlirimit të krishterëve e sulmuan kishën shqiptare të Mazrekut duke shkatërruar çdo gjë bile edhe freskat e të shenjtërve në muret e kishës (E. Durham). “Me 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rrjepën për së gjalli deri në vdekje Luigj Palin, prift françeskan shqiptarë nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të kryqëzohej në ortodoks (E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983 Harward) (F.Xharra: “Marrëveshja shekullore Turko-Serbe për shfarosjen e Shqiptarëve!”) Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar së bashku me anti-shqiptarizmin turk, herë veçmas e herë së bashku; bile edhe sot është aktiv…“ Këmbëngulja për t’mos u shkëputur nga thelbi i së keqes, do të çonte herët a vonë te e vërteta e hidhur se gjithmonë është e njëjta Serbi “(Ismail Kadare – Mbi krimin në Ballkan).
Fol Rexhep Qosja! E di se përse e kam fjalën ! Tani kur qyqet sllave po rifillojnë të këndojnë këngën e tyre të vjetër , tani na duhet fjala e jote me peshë . Fol i nderuar , se bota i pret fjalët e të mëdhenjëve të shkrimit , poltikës ditore nuk i zë besë!
Ju e dini fort mire qëllimin sllav dhe lojën e tyre me shqiptarët , ju e dini që “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. “ (Vesnik Srpske Crkve”) se me muslimanët shqiptarë e kanë më lehtë.” Sepse me shqiptarët muslimanë e kemi më lehtë”.- këshu thonë sot e gjithë ditën.
Ndarja e Shqipërisë pas 1913 -tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokava tona e donte një “marifet” të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut.
Ju e dini , Zoti Akademik që “Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. . . Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Këto janë thënjet e tyre jo të mijat ¸por unë iu besoj shumë në qëllimet e tyre.
Ju jeni njeri me ndikim , prandaj shprehuni , folni sepse e keni ditur që :” Me 20 Mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 Shqiptar Katolik, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik te Fshehur, jetonin aty. . Kur mbërritën Serbet, me qindra nga këta Laraman deshtën që haptazi të deklarohen që janë Katolik. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose Ortodoks. Jo katolik!”.
Po pse, ose musliman ose ortodoks ? Nuk e keni kuptuar Zoti Rexhep Qosja ?.
”Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. . Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atëherë e kemi më lehtë me ´ta. (Çubrilloviq). Por kjo do kohë”
Unë mendoja dhuna dhe zbrazja e tokave me dhunë për momentin nuk është opcion falë rrethanave të reja në botë , por ja që ka filluar në Malin e Zi .Por ja që ne heshtim!
Nuk të ha palla për Plavë e Guci , për Hot e Grudë? Po Vuthajt athua si janë ?
”Po unë si shqiptar apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht i kemi takuar besimit musliman , ne pranojmë që bashkëkombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë , dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjeseje të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë. ? Jo. Unë jo. Por as Ti ,jo!
Tek e fundit shqiptarët katolik nuk janë një mallë tregtar, me të cilët ne mund të bëjmë tregti. ! ( F.Xharra :” Katolikët shqiptarë dhe Serbia! , 16.01.14)”
”Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. . Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atherë e kemi më lehtë ´ta. (Çubrilloviq). Sa na duhet neve që të kuptojmë që ne nuk i takojmë një boteje lindore,? se si e thoshte Naimi që Dielli i shqiptarëve lindë në Perëndim. A pajtoheni ?
Edhe pse K. Jereqek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim. Pra ?
Kam shumë pyetje , të cilat e shprehin një hall të madh mbarëkombëtar Zotëri i Nderuar!
Me shkas : “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse.
Si kundërpërgjigje të këtij veprimi nga ana e malazezëve priten protesta nga ana e shqiptarëve, raporton portali “Malësia jonë”.
Serbia aspak nuk brengoset që sot nuk mund të përdorë të njejtën metodë si atë të viteve 1913 ,për pranimin e “ fesë së vërtetë “ (sllavo-ortodokse fxh), sepse po tenton në mënyra tjera të ralizon qëllimet e veta. Pse ne sot duhet të jemi “ altoparlanta” (zërritësa dhe zëdhënësa) të Serbisë?. E mëndojmë këtë ?
:“Serbët ishin armiqët e betuar të malësorëve katolik(. . . )serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar. ” (Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 )
“Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbeshtetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas herëshme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mesonte brezave te kaluaren dhe mbanin trashegimin e saj ne origjinalitet. “
E ndajmë të njejtin mëndim , besoj? Fol Zoti Rexhep Qosja!

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Fol Akademik Qosja, fol tani, kur duhet!

Demokratët në protestë para Kuvendit,debat ne Parlament

May 15, 2014 by dgreca

Prej orës 10:30 minuta mbështetës të Partia Demokratike ndodhen para Kuvendit. Nga “Ura e Elbasanit” deri tek “Ushtari i Panjohur”, protestuesit kanë mbushur rrugën, ndërsa thirrja e tyre është vetëm një: Rama dorëhiqu! Protesta vazhdon e qetë ndërsa protestuesit shpesh thërrasin “Rama ik”
Më herët ish-kryeministri pak para se të largohej nga selia e PD-se tha për Ora News se protesta e sotme është vetëm 1 “Rama ik”.
Pas ndërprerjes së seancës për të zhvilluar mbledhjen e kryetarëve, disa deputetë demokratë u bashkuan me protestuesit.
Mesila Doda: Rama fajtor zëvendësoi shtetin e ligjit me krimin
“Fitoren e parë e arritëm shtynë seancën. Kjo nuk është fitorja jonë por e juaja. E duam Shqipërinë si Europa. Rama ësht fajtor se zëvendësoi shtetin e ligjit me shtetin e krimit. Po ndërpret rrugën tonë drejt Europës. Stop shtetit kriminal. Të gjithë të rezistojmë derisa kjo qeveri të na japë dorëheqjen. I kërkoj ish të përndjekurve, ish pronarëve dhe studentëve të Dhjetorit të na bashkohen.Tani ne do të rifutemi në seacën e parlamentit dhe nuk do dalim prej atje deri ta çojmë zërin tuaj”.
Kreshnik Çollaku: Kjo është beteja e shqiptarëve kundër mafias
“Kauza jonë e thjeshtë është një, duam një vend demokratik, një Shqipëri drejt Europës, nuk duam të na ndërtohet një Kolumbi mes Ballkanit. Çdo shqiptar që ka parë këto ditë ngjarjet ka arsye të besojë dhe dyshojë fort se Ministri i Brendshëm, kryeministri shqiptar, janë të implikuar në skandalin më të madh në Ballkan dhe Europë, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Kemi vetëm dy rrugë, o të detyrojmë këta mafiozë të largohen, ose ky vend nuk është më i jetueshëm. Unë shpresoj shumë që Edi Rama dhe Saimir Tahiri po na ndjekin, se dinë të kuptojnë mesazhin e forcën e qytetarëve, kjo është një pikë nga ku nuk do tërhiqemi më. Shqipëria ka dy rrugë, ose drejt Europës, ose drejt Kolumbisë. Edi Rama do të ikë ose sot me çmim të lirë, ose nesër me çmim të shpejtë. Ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë fort, të flisni me njërëzit, nuk është vetëm një betejë e mbështetësve tanë. Kjo është betejë e shqiptarëve kundër mafias dhe krimit të organizuar. Ne do ta fitojmë këtë betejë. Rama tërhiqu shpejt. Nesër do jetë shumë vonë për ty dhe grupin që të mbështesin”.
Më herët
Vonesa për nisjen e seancës plenare, ka irrituar deputetët e Partisë Demokratike në Kuvend. Një grup i tyre u ngjit në podiumin e ngritur para parlamentit, ku zakuan dyshen Rama-Meta se po e bëjnë qëllimisht, pasi kanë frikë nga protestat.
“Edi Rama dhe Ilir Meta kanë frikë të nisin seancën plenare, kanë frikë prej jush, kanë një orë që nuk nisin seancën, nuk duan të përballen me protestën. Rama ik! Rama ik!” tha Aldo Bumçi.
“Kemi dalë këtu, për ‘tju treguar se ne atje jemi zëdhënësit tuaj. Jemi këtu për të t’ju garantuar, për të ngritur zërin në emër tuaj, nuk pranojmë të qeverisemi nga një qeveri narkotrafikantësh. Ky është vetëm fillimi, fitoren e parë e korrëm, ata nuk i shpëtojnë dot së vërtetës. Minutat që po fitojnë ndërkohë, janë minutat e fundit të tyre” u tha protestuesve , Genti Strazimiri.

Filed Under: Politike Tagged With: Debat, Demokratët, ne Parlament, në protestë para Kuvendit

Presidenti Obama, dy ditë nëNju Jork

May 15, 2014 by dgreca

Presidenti Obama, në qendrën, ku më parë ndodheshin dy Kullat Binjake, Qendrën Tregatare Botërore, do të pres shiritin e inagurimin zyrtar të Memorialit dhe muzet 9/11 – që i kushtohet ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën afro 3 mijë qytetar të pa fajshëm – mes tyre edh tre shqiptarë.
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : Presidenti Obama dje mbas dite mbrriti në Nju Jork, në një viizitë dy ditore, ku zoti Obama, thuhet se ka për të nxitur për më shumë qeverinë federale për shpenzimet e infrastrukturës, së Nju Jorkut, dhe me këtë rast, ai do të marrë pjesë në dy darka, te shtrejta, ku dotë bëjë disa mbledhje të fondeve të fushatës, së Partisë së tij- Demokrate , dhe sot në mesdrekë, ai do të marrë pjesë në inagurimin zyrtar të Memorialit dhe muzet 9/11 – ne pjesen e poshtme te qytetit, që i kushtohet ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001.
Presidenti dhe zonja e parë Michelle Obama e nisen të mërkurën vizitën në qytetin e Bruklinit, me të mbrritur në aeroportin ndërkombëtar JFK të Nju Jorkut, duke e filluar me një fjalim të shkurter, rreth infrastrukturës, e cila, ka të bëjë me urën Tappan Zee, ure e cila lidhë zonën veriore të New Yorkut, dhe vendi ku Obama mbajti nje fjalim tjeter.
Tappan Zee, thekson shtypi njujorkez, është një urë gati 60 – vjeçar, e cila është në mes diskutimeve për t’u zgjeruar apo për t’u zëvendësuar , ashtu si thuhet ka premtuar edhe Guvernatori Cuomo, për t’a zvendësuar atë me një ure të re .
Obama, zbriti në aeroportin e Nju Jorkut, JFK rreth orës 02:30 të mbasdites, së djeshme dhe u vendos për të folur diku në mes orës 04:00 të mbasdites në frontin e lokalit luksoz “Uashington Irving Boat Club” në Tarrayton përball urës Tappan Zee.
Obama, tha gjatë fjalës së tij se ai i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë buxhetin 302 miliard dollar për projektet të cilat do të shpenzohen më shumë për infrastrukturën si një mënyrë për të nxitur ekonominë dhe për të përmirësuar rrugët e vendit, që janë përkeqësuar nga ngarkesa më e madhe e automjeteve në SHBA, për këtë qëllim, tha zoti Obama, duhet nxitur që të rriten shpenzimet qeveritare; për urat, rrugët dhe aeroportet në të gjithë vendin, përfshirë urën Tappan Zee.

Gjithashtu, mbrëmë – të mërkurën, presidenti dhe Zonja e Parë, Mishelle Obama, morën pjesë në një darkë për mbledhjen e fondeve, organizuar për Komitetin Kombëtar Demokratik dhe atë të Komitetit senatorial Demokratik të kësaj Fushatës, së zgjedhjeve të 4 nëntorit, darkë, e cila kushton nga 1 mijë e 200 dollar për person deri në 32 mijë dollar donacion.

Ai ishte pjesë në dy darkat fundraisers për rritjen e fundeve finnaciare ( mbledhje parash) me çmime të larta për kandidatët e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 4 nëntorit, një darkë që u mbajtë në Midtown dhe një darkë tjetër në Upper East Side, të Nju Jorkut.

Ndërsa , sot të ejten në qendrën ku më parë ndodheshin dy Kullat Binjake, Qendrën Tregatare Botërore, do të mbahet ceremonia e inagurimit zyrtar të Memorialit dhe Muzeut 9/11 dy qendrave që i kushtohen ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën afro 3 mijë qytetar të pa fajshëm – mes tyre edhe tre shqiptarë.
Memoriali dhe Muzeu 9/11, është ndërtuar në vendin ku ka qenë Qendra Botërore e Tregtisë dhe Presidenti Obama së bashku me familjarë të viktimave, do të jenë me rastin e hapjes së muzeut që përkujton ngjarjen dhe viktimat e saj.

Në muze do të tregohet historia e 11 shtatorit përmes zërit të fundit të viktimave, përmes fotove të personave që ranë nga kullat binjake por do të ekspozohen edhe objekte duke përfshirë edhe orën e dorës së një pasagjereje e cila ishte ballafaquar me rrëmbyesit e Al-Kaidës.

Emrat e Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj janë tё skalitur me gёrma tё arta nё një pllakat e mermerta, perreth ujvarave Memorialit të Lirisё nё Qendrёn Botёrore tё New York-ut, të cilin nesër do të vizitojë Presidenti Obama dhe zonja e Parë Michelle Obama.

Presidenti Obama me këtë rast do të mbajë një fjalim dedikuar afro 3 mijë vetëve që humbën jetën kur katër aeroplanë të linjave civile të rrëmbyer nga terroristët e Al Kaidas, u përplasën në dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, në Pentagon, dhe në një ra në një fushë në Pensilvani.

Presidenti dhe zonja Obama do të vizitojnë më pasë këtë mjedis përkujtimorë, duke nderuar rimëkëmbjen e SHBA nga 11 shtator 2001, sulmi në Qendrën Botërore të Tregtisë. Muzeu 9/11 së bashku me sheshin përkujtimor, Memorialin do të hapet për publikun më 21 maj.

Obamat kthehet në Shtëpinë e Bardhë sot mbasdite.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, dy ditë nëNju Jork, Presidenti Obama

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4618
  • 4619
  • 4620
  • 4621
  • 4622
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT