• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dielli-Sport-Topi rrotollohet ne 270 minuta

July 18, 2020 by dgreca

NGA ALBANO KOLONJARI-

Topi rrotollohet ne 270 minuta.Kush do te jete kampionia e ardhshme e Shqiperise? Kur kane mbetur edhe 270 minuta nga perfundimi i sezonit, Tirana eshte shkeputur kater pike larg Kukesit. Bardheblute do te luajne me Flamurtarin, Lacin dhe Bylisin. Verilindoret do te luajne me Vllaznine, Skenerbeun dhe Luftetarin. Tirana-FlamurtariNje ndeshje e lehte ne leter per bradheblute. Flamurtari pavaresisht se sezonin e ardhshem do te luaje ne Kategorine e Pare, ne ndeshjet e fundit ka treguar rritje ne lojen e tij dhe kuqezinjte mund ti hapin shume pune Tiranes ne kete ndeshje, duke patur parasysh mungesat dhe lodhjen e bardhebluve te cilet luajten diten e merkure ne Kupen e Shqiperise perballe Bylisit. Laci-Tirana.Lacianet kerkojne te luajne ne kompeticionet europiane. Aktualisht skuadra e drejtuar ne Armando Cungu ndodhet ne vendin e trete me 55 pike. Kete jave Laci luan nje ndeshje shume te veshtire ne Ballsh me Bylisin qe kerkon ti shpetoje zones play-off. Lacianet presin Tiranen qe kerkon titullin kampion dhe udhetojne drejt Korces per tu perballur me Skenderbeun qe nga ana e tij pavaresisht denimit kerkon qe te jete ne zonen europiane, pikerisht per te ulur matematikisht vitet e mospjesmarjes ne kompeticionet europiane. Qe Lacinet te kene te sigurte europen duhet te fitoje te pakten dy ndeshje. Tirana-Bylis.Bardheblute arriten ne finalen e  Kupes se Shqiperise duke eleminuar Bylisin ne gjysem finale. Takimi i pare Bylis-Tirana 2-1 perfundoi ne Komisionin e  Etikes prane FSHF, i cili po shqyrton mundesine e trukimit te kesaj ndeshje. Takimi i dyte dhe eleminimi nga Kupa, nuk eshte pritur mire nga skuadra ballshiote qe ka “akuzuar” per kete eleminim gjyqtaret e ketij takimi. Cdo hap i gabuar i bardhebluve ne takimet Flamurtari-Tirana dhe Laci-Tirana do ta kthente takimin Tirana-Bylis, ne nje ndeshje “per jete a vdekje” per te dyja skuadrat. 
Verilindoret.Ne leter ndeshjet e kuksianeve jane me te lehta se ato te bardhebluve. Kuksianet do te luajne ne Loro Borici me Vllaznine. Shkodranet duhet te behet gati te luaje nje ndeshje play-off me nje nga skuadrat e Kategorise se Pare. Qe Vllaznia ti shpetoje kesaj ndeshje do te duhet te fitoje perballe Kukesit, Partizanit dhe Flamurtarit. Duke pare edhe synimet e Kukesit dhe Partizanit fitorja e te tre takimeve eshte nje mision i pamundur per shkodranet. Kuksianet u eleminuan kete jave nga Kupa e Shqiperse nga Teuta 2-1 dhe shpresa e fundit per trofe eshte fitimi i tittulit kampion. Kuksianet duhet te fitojne te tre ndeshjet, duke shpresuar ne nje hap te gabuar te bardhebluve ne takimit Laci-Tirana dhe Tirana-Bylis.  Kukesi-SkenderbeuKorcareve do to duhet fitorja me Kukesin dhe Partizanin ne te kundert i gjithe sezoni do te shkonte kot.  Kukesi-Skenderbeu eshte nje ndeshje ku bardheblute shpresojne qe Skenderbeu te ndale Kukesin dhe te jene te sigurte drejt titullit kampion. 

Java e 34

Tirana-Flamurtari

Teuta-Partizani

Vllaznia-Kukesi

Luftetari-Skenderbeu

Bylis-LaciJava e 35

Laci-Tirana

Flamurtari-Teuta

Partizani-Vllaznia

Kukesi-Skenderbeu

Bylis-Luftetari.

Java e fundit (36)

Tirana-Bylis

 Teuta-Laci

Skenderbeu-Partizani

Luftetari-Kukesi

Vllaznia-Flamurtari.

TABELA E KLASIFIKIMIT

 Tirana 66

Kukesi 62

Laci 55

Teuta 53

Skenderbeu 51

Partizani 49

Bylis 47

Vllaznia 42

Flamurtari 14

Luftetari 14 

Filed Under: Sport Tagged With: 270 minutat e fundit, albano kolonjari

PRITJE NË AMBASAËN E VATIKANIT NË TIRANË

July 18, 2020 by dgreca

I nderuar z. Greca. Po ju percjell per lexuesit e gazetes te respektuar DIELLI, dy evente qe besoj se ia vlen te percillen:

 Me date 13 Korrik 2020, në Selinë e Arqipeshkëvisë, u organizua nje takim me Arqipeshkëvin Metropolit Imzot George Frendo.Av. Alfred Duka, Ing. Nikolin Kurti dhe unë(Nikollë Loka), me cilësinë e bashkautorëve, i dorëzuam Imzot  George Frendo vëllimin e dytë të trilogjisë “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i Kishës Martire”. Imzot Frendo na priti me ngrohtësi dhe na përgëzoi për punën.

 Me 17. 07.2020, në Ambasadën e Vatikanit në Shqipëri, takim me Nuncin Apostolik, Shkëlqësinë e Tij, Imzot Charles John Broën.

Ing. Nikolin Kurti, Av. Alfred Duka dhe Nikollë Loka, me cilësinë e bashkautorëve të librit “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i Kishës Martire”, vëll. II, i dorëzuam Imzot Charles John Broën librin dhe diskutuam rreth zhvillimeve politike dhe shoqërore në Shqipërinë e viteve ’70 të shekullit të kaluar.

Vëllimi i dytë i librit përmban një trajtim historik të rrethanave politike dhe shoqërore në Shqipëri në vitet 1960-1970 që çuan në ndalimin e veprimtarisë fetare dhe një trajtim juridik të çështjes Shtjefën Kurti, e cila, siç u shpreh Av. Alfred Duka “lindi në kohën kur kemi një afrim kino-amerikan pas vizitës së Presidentit Nikson në Kinë, kur Shqipëria e ndjeu veten të ekspozuar ndaj Perëndimit, pa mburojën e nevojëshme kineze. Shtjefën Kurti ishte njëri nga të paktit shqiptarë që kishte njohje me qarqe të rëndësishme perëndimore që nga vitet 1930-1940.

Filed Under: Featured Tagged With: Imzot george Frendo, Nikolin Kurti, Shtjefen Kurti

POPULLI SHQIPTAR I MBROJTI ME BESË HEBRENJTË…

July 18, 2020 by dgreca

-POR ME PASAPORTA U PAJISËN NGA QEVERITARËT.PSE FSHIHET KY FAKT?/

-Në memorial nuk janë emrat e qeveritarëve të asaj kohe që shpëtuan hebrejt se nuk i lë akoma “biografia”-

NGA SIMON MIRAKAJ-

Sot në dt.18 Korrik 2020 u nisa për të pirë një kafe te liqeni e për të thithur pak ajër të pastër.Në kthim u ndala te memoriali kushtuar shpëtimit të Hebrejve ,që na bën të gjithëve krenarë.Në memorial shkruhej:Pushtuesit Gjermanë i kërkuan popullit që të dorzonin hebrejt.

Në dokumenta arkivore thuhet se Gjermanët i janë drejtuar qeverive të asaj kohe,si të Mehdi Frashërit, Rexhep Mitrovicës,Eqerem Libohovës, që të dorzojnë hebrejt ,ata i kanë refuzuar të gjitha ofertat e tyre.Kjo nuk e zvoglon dhe sakrificën e familjeve që i mbajtën.Me pasaporta, hebrejt nuk i paisi populli, por qeveritarët e asaj kohe.Meritë të pa mohushme të mbështetur në dokumentat arkivore në shpëtimin e hebrejve kanë Mbreti Ahmet Zog,ish kryeministri Mustafa Kruja,Ish Kryeministri Mehdi Frashëri,Rexhep Mitrovica,Fiqiri Dine,Eqerem Libohova,ish Ministri I Punëve të Brendshme Kol Bib Mirakaj,Kadri Cakrani, e ndonjë tjetër, që nuk më kujtohet për momentin.Mos kini frikë nga e vërteta,ajo vetëm ju burrëron.

P.S.

Në memorial nuk janë emrat e qeveritarëve të asaj kohe që shpëtuan hebrejt ,se nuk i lë akoma “biografia”.Aty shkruhej se populli i mbrojti për shkak të traditës, Besës.Po ju shkrujtesit e Memorialit,cfarë i bëtë “Besës” kësaj tradite fisnike?

E shkatërruat “Besën” nëpërmjet dhunës së pa dëgjuar ,ju i bëtë të padisin njeri-tjetrin,vëllai-vëllan,nëna-djalin,miku-mikun,gruaja -burrin ,e vratë besën.

Për këtë u ndiet krenarë!

Për pesëdhjet vjet prodhuat si askush tjetër vetëm armiq e spiunë!

Filed Under: Analiza Tagged With: hebrejte, qeveritaret, Simon Mirakaj

DR.NEZIR SELA, KRYEMJEK NË SPITALIN”HERZ JESU” FLET PËR DIELLIN NGA VJENA

July 18, 2020 by dgreca

SI PO PLANIFIKON AUSTRIA TË PARANDALOJË VALËN E DYTË TË COVID-19

Dr.med.univ. Nezir Sela,  Kryemjek në spitalin “Herz Jesu” në Vjenë, Austri, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, shtetin austriak në betejën ndaj Covid-19. Me Dr. Nezir Selën bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

AUSTRIA PËRBALLË SFIDËS COVID-19

Situata në Austri gjithmonë ka qenë në kontroll, edhe gjatë izolimit por edhe në periudhën gjatë daljes nga izolimi. Dalja nga izolimi ka qenë graduale. Kohët e fundit në regjione të caktuara siç është p.sh. Austria e lartë kemi rritje të numrit të infeksioneve prandaj ishte e domosdoshme rivendosja e disa masave të nevojshme. Për parandalimin e valës së dytë qeveria austriake planifikon që të vendosen masa e sistemit të semaforit ose siç quhet ndryshe “Semafori Corona”. Sa për ilustrim ky sistem funksionon në këtë mënyrë: nëse në një komunë apo vend të caktuar nuk rezulton asnjë me infeksion të ri në 10.000 persona, atëherë ndizet ngjyra e gjelbërt në Semafor, në rastin e kundërt nëse ka më shumë se 10 të infektuar në 10.000 persona, atëherë ndizet ngjyra e kuqe. Si kërkesë themelore për ketë është që të bëhen testime të pakufizuara.

 
TESTIMET E NJËPASNJËSHME PËR VAKSINËN

Për zbulimin e një vaksinë kundër Covid 19 edhe këtu punohet me intensitet të madh. Zbulimi apo gjetja e një vaksine merr shumë kohë pasi para se të përdoret te pacientët duhet të kalojë nëpër shumë teste. Një vështirësi shumë e madhe siç thonë expertët këtu është edhe mosnjohja e aktivitetit imunitar kundër këtij virusi. Për këtë arsye ende mungojnë studimet shkencore përfundimtare që mund të konstatojnë se një vaksinë e tillë do të funksionojë. Pacientët këtu trajtohen në mënyrë simptomatike pasi për asnjë medikament nuk ka fakte shkencore që ndikojnë në shërimin apo zvogëlimin e mortalitetit. Në raste të komplikuara dhe të caktuara pacientët janë trajtuar me medikamentet që janë përdorur dhe më parë kundër Viruseve si p.sh. Remdesivir. Sipas expertëve punohet me intensitet të madhë në zbulimin e një medikamenti kundër Covid 19. 

SHQIPTARËT NË AUSTRI

Nga informatat që kam apo edhe nga takimet me pacientët e mi shqiptarë rastet e të infektuarve janë shumë pak dhe kanë kaluar deri tani pa pasoja. Një statistikë apo grafikë  e të infektuarve shqiptarë në Austri nuk e kam në dispozicion dhe nuk e besoj se ekziston në këtë formë. Në Austri jetojnë diku mbi 50.000 shqiptarë të cilët janë të organizuar nepër shumë shoqata të ndryshme.

PASOJAT E COVID NË EKONOMI DHE NË SHËNDET MENDOR

Kjo Pandemi edhe në Austri shkaktoi një dëm të madh në ekonominë e vendit edhe atë një tkurrje prej 2,5% të buxhetit shtetëror dhe shkaktoi një defiçit prej 21,5 Miliardeve dhe rriti papunësinë në 163.200 përsona të papunë. Sa i përket shëndetit mendor te njerëzit është rritur numri i personave me depresion të rëndë (8%), numri i personave me simptomat e panikës (19%), dhe numri i personave me probleme të gjumit(16%).

MESAZHI SENSIBILIZUES PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA

Të nderuar lexues të Diellit, duke e vlerësuar rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit, ju kështu tregoni më shumë kujdes për vete, familjen dhe njerëzit që ju rrethojne .Tanimë ky virus do jetojë me ne dhe mbajtja e maskave, respektimi i distancës dhe higjiena personale është e domosdosshme. Ju përshendes nga zemra dhe ju dëshiroj shëndet dhe gjithë të mirat.

KUSH ËSHTË DOKTOR NEZIR SELA

Dr.med.univ. Nezir Sela është nga Struga e Maqedonisë se Veriut. Është Kryemjek në spitalin “Herz Jesu” në Vjenë. Është Specialist i ortopedisë dhe ortopedisë kirurgjikale. Dr. Sela punon si Specialist i mjekësise së përgjithshme dhe Subspecialist për mjekësi urgjence, chirotherapie/mjekësi manuale. Dr. Sela studimet e mjekësisë i ka mbaruar në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Nezir Sela, Sokol Paja, Vjene

Bolshevikët

July 17, 2020 by dgreca

NGA ASTRIT LULUSHI-
30 vjet në Purgator janë shumë, por janë edhe mjaft për të harruar të kaluarën për t’a përsëritur atë në të ardhmen ne Ferr. Parajsa e premtuar pas diktaturës nuk duket. Kjo do të thotë se s’kemi luajtur nga vendi. Jemi aty ku ishim para 30 vjetëve. Një fillim i ri duhet. Deri tani kemi parë vetëm një zevendësim të gardës së vjetër staliniste me bijtë që fshehin idealet por udhëhiqen prej tyre. Bolshevikët e vjetër sot e quajnë veten maxhorancë, terma të njëjtë, njëra vjen nga lindja tjetra nga perëndimi që në shqip të dyja përkthehen ‘shumicë’. Kultura e udhëheqjes me shumicë që quhet thjesht ‘demokraci’, mungon tek ne. Dhe i japim konceptit emër të huaj, herë bolshevizëm, si në Rusi; herë maxhorancë, si në Perëndim.
Me ndryshim emrash nuk ndryshon asgjë, thelbi mbetet po ai që ishte në kohën e sundimit të PPSH-së. Tani po ajo parti udhëheq, ç’rëndësi ka socialiste a emër tjetër. Shqiptarët janë më të lirë për të lëvizur, për të ikur, por jo më të lirë për të zgjedhur. Sistemi lejon vjedhjen e votave apo manipulimin e zgjedhësve dhe të zgjedhurve, nuk lejon hapje listash, ose ndryshon kushtetutën nisur nga interesat e bolshevikëve a maxhorancës, me president kukull a pakompetenca dhe kryeministër që sillet e vepron si diktator ose sikur të kishte trashëguar fronin e mbretit. Bota e kupton se kjo nuk shkon, dhe ua lë çështjen shqiptarëve në dorë ta zgjidhin si të duan; dhe e izolojnë vendin, nuk pranojnë asnjë udhëtar, sepse, fundja, duhet të merren me punët e veta, Shqipëria nuk është i vetmi problem që kanë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Bolsheviket

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 468
  • 469
  • 470
  • 471
  • 472
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT