• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E FTUAR NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT- GLADIOLA BUSULLA

April 7, 2014 by dgreca

“MOS I BESO LOTIT”- CIKEL POETIK NGA GLADIOLA BUSULLA/ DURRES/

Në zemër

A e di

Kujt i përket jeta?

A e di

Kujt i falen qiejtë?!

A e di

Ku përqafohen zotat?!

Në zemër.

Atëherë,

mos i beso

lotit.

As  dhembjes, jo!

Parajsa ndodhet

në zemër.

Pa gënjeshtra

Gënjeshtra  hesht.

Njeriu pwr njeriun wshtw mik.

Një vjeshtë pa shira

po vjen.

Pres,

një dimër të butë.

Vdesin  mëritë.

Zhbëhen intrigat.

Djallin,

më s’e kam frikë.

Pa  ty

Nuk do të copëtoj qiellin.

Nuk do të mallkoj jetën.

Nuk do të tund dheun.
Pa zhurmë,
u largove nga unë.
Heshturazi,
do të vdes…
pa ty.

EROS 1

Dritë e amshuar

mbi dallgëzime !

Deti më thotë:

“Prit hapat e tij”.

Sënduku i jetës

shkund pluhur vetmie.

Ora e zemrës

troket dashuri.

EROS   II

Muskuj të stërlodhur,

spektatorë të  natës !

Turbullirë e ethshme

spërkatur me zjarr.

Frymëmarrje e thellë,

gjer në qiell, e ngritur.

Përmbi tokë ngadalë,

Sërishmi, e zbritur.

Luan lumturia

me flatrat e shpirtit.

Pasion’i gjunjëzuar

para  dashurisë.

THANATOS  I

Do ta shoh

nesër hënën ?!

Po yjet

që natën vezullojnë?!

Do të

dëgjoj

krakëllima  zogjsh?!

Cast i vrullshëm

dhe i trishtë!

Pegasus

fluturues

mbi petale trëndafilash.

Të ëmblat

ëndërrime

prehen

kaltërsisht.

THANATOS  II

S’ dua ta mendoj

të padukshmen…

Në ekziston

apo jo ?!

Vetë heshtja e qiellit

më flet për të.

Dhe gjumi i përjetshëm

në shtratin e tokës.

Agim e muzg

bëhen një.

As Lutja, përgjërimi,

Hadin s’e ndal.

Jetëshuarit, veç qiparisi

prehjen

ia fal.

 Mikut

Një mik kur shkon,

trishtim lë pas.

E mijëra kujtime

që s’dua të humbas.

Shoqëri e hershme.

Gjerdan’ i cunguar.

Malli s’ka fjalë,

por sy të pikëlluar.

Bebëzat

E  trishtë,

qetësi  e natës.

E gënjeshtërt,

paqja

mbi tokë.

Shpresa të vagëlluara!

Bebëzat e syrit

gjysmëhije të ngrysura.

Loti

Sa  shumë e desha

lotin tënd !

Mbi buzët e mia

vdiq.

Loti yt,

aq i shtrenjtë.

Lot  i dashurisë.

 

 

Micstura mortalis

 

Nën shpresa të braktisura,

përpëliten retë.

Luzma insektesh

Boshësisht kapluar.

Smog hipokrizish,

dhunë e padukshme.

Apokalips klishesh,

në grahma e rënkime.

Micstura mortalis!

Përtej horizontit,

fajkoi rebel,

s’e ndal

fluturimin.

Shën. i autorit:micstura mortalis – përzierje vdekjeprurëse

Lumi i jetës

Lumin e jetës sodis.

Mahnitje dhe frikë!

Dallgët kur s’dua

t’i ndal.

Më shohin

si mik.

Fajtor pa faj.

I marrë pa marri.

Çdo ditë e më shumë,

unë ndihem

fëmijë.

Manjolë në vargje të kapërthyera

 Këmban’ e zemrës

së rëni s’pushon.

Kujtimi yt

Manjolë e rinisë sime .

Përqafuar në mua

mbretëreshë e yjeve.

Shpirtin tim

merre me vete.

Ndieje përshkënditjen.

Të nesërmen

të rilindim …

të dashurohemi

sërish.

….

Yjet numëro me mua.

Mjafton një shkëndijë drite.

Dhe ne

me ajrin puthemi

që nata

të mos kundërmojë

trishtim.

Veç, të të dua

të të dua

të të dua.

Në mugëtirë e mugëllimë,

në përflakje e terrinë.

…

Zemër e brishtë

mbushulluar

me krenari.

A thua

trandet ngadalë,

në kumtin pa fjalë?!

As moshë, as ngjyrë

në  lutjet

që ngrihen

mes tokës dhe qiellit.

Ligjërimi i mëkatit

në përqafime rebele.

Përkohësisht dhurohen

në mbretërinë e Amave.

Puthja e muzës

Kur heshtin rënkimet.

dhe shpresa rikthehet në qiell,

Kur  simfonia e yjeve

mbështjell universin.

Kur pema e manjolës

shndrit natën pa ngjyra.

Kur puthja e muzës

të prek.

Atëherë do të lindë

Poezia.

Kaddish

Djepi i qiellit

është bosh.

Toka e zezë

si  vejushë.

11 muaj

rëndojnë,

njeriun pa dashuri.

Kaddish.

O Zot !

C’kohë e trishtë!

Ofshamë…

Kaddish.

Shenjteruar

Emri yt.

Meshire,

Besim,

Virtyt.

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: E FTUAR NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT- GLADIOLA BUSULLA, Mos i beso Lotit

Shtim i aktivitetit të spiunazhit rus në Suedi

April 7, 2014 by dgreca

Situata e përgjithshme e sigurisë në Europë ka ndryshuar në mënyrë dramatike prej momentit kur Rusia aneksoi një pjesë të një shteti tjetër dhe nga ai moment jo vetëm në Suedi, por edhe në vende të tjera ka shtuar aktivitetin e spiunazhit/

NGA  XHAVIT ÇITAKU/Suedi/

Geteborg, 7 prill- Në mjetet e informimit suedez sot në mënyrë sensacionale opinioni e këtushëm u njoftua se shteti fqinjë Rusia ka ngritur shkallën e gatishmërisë luftarake dhe se ka shtuar aktivitetin e spiunazhit në këtë vend skandinav. Shefi për analitikë i Shërbimit Sekret të Suedisë SEPO WIlhelm Unge tha në një konferencë për shtyp se: shteti ynë fqinjë ka shtuar aktivitetin e spiunazhit në vendin tonë nga fillimi veprimeve  për e rreth Krimës. Mirëpo, ai për shkak të rrethanave të sigurisë nuk deshti të përmend detaje të këtij aktiviteti. Kjo ka ngjashmëri  me një atak simulativ  të aeroplanëve luftarak kundër Suedisë që Rusia kishte zhvilluar kundër Suedisë vitin e kaluar.

-Një gjë e kemi të qartë dhe ky është  se Shërbimi i fshehtë ushtarak rus gjendet në vendin tonë dhe zhvillon aktivitet dhe, po ashtu, është fakt se gatishmëria luftarake e Rusisë është në veprim, tha ai. Megjithatë, SEPO nuk beson se do të këtë invadim rus në këtë vend. Me një fjalë, nuk ka grumbullim të tankeve luftarake në kufirin ndërmjet këtyre dy shteteve, të cilat do të hynin brenda territorit suedez, theksojnë mjetet e këtushme të informacionit bazuar në të dhënat e këtij shërbimi.

Një gjë është e qartë se situata e përgjithshme e sigurisë në Europë ka ndryshuar shumë dhe në mënyrë dramatike për shkak se Vladimir Putini i dha vetës të drejt që të aneksoj Krimën, një pjesë të një shteti tjetër të njohur ndërkombëtarisht. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është rritur shkalla e kërcënimit kundër Suedisë.

Rusia në fakt aktivitetin e spiunazhit ushtarak e ka shtrirë edhe në disa shtete tjera. SEPO bën me dije, po ashtu, se nuk është vetëm Rusia që zhvillon aktivitet spiunazhi në këtë shtet, por një gjë të tillë e bëjnë edhe 15 vende të tjera duke përfshi me këtë rast Kinën dhe Iranin. Po ashtu, sulmet armiqësore elektronike kundër institucioneve të ndjeshme shtetërore dhe firmave të ndryshme suedeze  janë shtuar në mënyrë markante. Me këtë rast Katarina Sohlberg, nga SEPO, hedhi në dritë edhe faktet e “ gjalla” që dogana suedeze kishte arritur të zbuloj. Në fakt, doganieret e kishin kapur në flagrancë një iranian duke bartur disa ventila të vlefshëm, apo më mirë me thënë të atillë që mund të përdorën për pasurimin e Uranit.

Se kur e ka ndërmend të ndalet Rusia me këto provokime që po fusin panik në shumë shtete mbetët të shihet, por edhe qëndrimi jashtëzakonisht pasiv i perëndimit sikur po i jap krah regjimit të Moskës që të zhvilloj aktivitete çfarë ai dëshiron dhe i shkon për shtati liderit rus që i ka duart e lira për të ndërmarrë edhe aktivitete spiunazhi, edhe luftarake, por edhe të gllabëroj pjesë të territoreve të shteteve sovrane.

Filed Under: Rajon Tagged With: ne Suedi, Shtim i aktivitetit të, spiunazhit rus, Xhavit Citalu

GJUKANOVIÇI I KA PËRJASHTUAR SHQIPTARËT NGA QEVERISJA NË MALIN E ZI?!

April 7, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/

1. Para tre vitesh shqiptarët etnik nën Malin e Zi kishin një ministër për të Drejtat e Njeriut e Pakicat. Aktualisht asnjë shqiptar nga gjashtë partitë politike shqiptare në koalicionin qeverisës nuk mban detyrë të lartë në këtë shtet multietnik. Në mars 2014, para rrugëtimit të parë të shtyrë për në Uashington D.C., kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç e emëroi për dekor politik e demagogjik një shqiptar në funksionin drejtor drejtorie në këtë ministri.

Kjo është një ulje tejet e madhe e përfaqësimit politik të shqiptarëve në struktura të shtetit malazez. Ma saktë: një përjashtim i tyre nga qeverisja e këtij shteti të vogël ballkanik.

Ky është diskriminim ekstrem ndaj shqiptarëve etnik, një përpjekje tjetër e skajshme dhe e pandalun për asimilimin e tyre.

2. Krejt ndryshe nga shqiptarët, ngjet me kroatët, komunitet i ardhur në Malin e Zi, të cilët kanë një ministër Pa Portofol në Qeverinë 19 antarëshe të Gjukanoviçit. Ajo është 56 vjeçarja Marija Vuçinoviç, e lindur në Rijeka të Kroacisë, përfaqësuese e Partisë Inisiativa Qytetare Kroate.

Nuk po shfaqim kundërshti ndaj saj, po nistue nga ky rast po e krahasimojmë me shqiptarët etnikë.

E para: shqiptarët etnik për nga popullsia shqiptarët etnik janë pesë herë ma shumë se kroatët.

Regjistri i popullsisë në Malin e Zi i dekumenton shqiptarët etnik si të katërtit, me 5 për qind, rreth 32.000 banorë, ndërsa kroatët e ardhur në vendin e gjashtë,  me 1 për qind, mbi 6.300 banorë. Faktikisht kroatët vijnë edhe pas “muslimanëve” (term popullate e shpikun në demografinë malazeze për t’i “fsheh” etnikisht shqiptarët e për t’i rritë artificialisht boshnjakët ).

E dyta: për nga besimi katolik shqiptarët etnik janë të parët në Malin e Zi, ndërsa kroatët vijnë të dytët.

E treta: gjeografia demografike e shqiptarëve është tejet e madhe në hapësira gjeo-administrative.

Shqiptarët etnik, dikur në mbi 9 mijë km2 sipërfaqe të Malit të Zi të sotëm, janë rrudhë etnikisht nga pushtimet e aneksimet e tokave të tyre, po është ulur edhe popullsia e tyre nga spastrimet etnike e asimilimet e shqiptarëve muslimanë në boshnjakë  musliman e të shqiptarëve katolikë në malazezë ortodoksë etj.  Shqiptarët në Ulqin e Tuzi shumicë, në Guci, Tivar, Rozhajë, Plavë, Podgoricë deri në 30 për qind të popullsisë, ndërsa në 10 komuna janë nën 100 banorë.

Kroatët janë komunitet i ardhur në shtetin e Malit të Zi e të përqëndruar në bregdetin Adriatik. Kryesisht kanë ngulur në komunën Tivat me 20 për qind (aty kanë edhe selinë e partisë së tyre–HGI), në Kotorr 8 për qind. Në komuna të tjera janë në një numër tepër të vogël.

E katërta: përfaqësimi politik në nivel komunar.

Shqiptarët janë shumicë në Ulqin me rreth 80 për qind e në Tuzi “komunë urbane”, që kërkon të kthehet në komunë më vete. Në Plavë-Gucinë e copëtuar në dy komuna shqiptarët ishin të dytët, priten për saktësime zgjedhjet lokale të 25 majit 2014. Në Podgoricë, Tivar e Rozhajë janë të tretët.

Kroatët janë të tretët në Tivat, në koalicion me DPS të Gjukanoviçit e me SDP, ndërsa në Kotorr të tretët, po në një numër të vogël këshilltarësh.

E pesta: Shqiptarët kanë dy herë më shumë deputetë në Parlamentin se sa kroatët.

Në Kuvendin e Podgoricës partitë shqiptare në dy koalicione partiake para e paselektorale kanë dy deputetë: Genci Nimanbegu e Nikë Gjeloshaj.

Kroatët kanë vetëm një deputet, bile i dalë me vështirësi votash (!)

3.Nga politika shqiptare në Malin e Zi, të zgjedhur e të emëruar në detyra të ndryshme, numërohen me gishtat e një dore të vetme (!) Janë dy deputetë. I porsazgjedhuri  kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ish deputet dhe lider i PD. Dy drejtorë drejtorie në nivele qëndrore ministrore të pushtetit politik. Vetëm kaq.

Partia Boshnjakë e Rozhajës në koalicion qeverisës me Gjukanoviçin në këtë legjislaturë parlamentare ka tre deputë, një deputetë ma shumë se shqiptarët. Kjo përfaqësohet me një nënkryetar Parlamenti, me 41 vjeçarin Sulja Mustafiq, nga kuadrot kryesor të kësaj partie. Gjithashtu, ka dhe një zëvendëskryeministër, 50 vjeçarin Rafet Husoviq, prej vitit 2006 President i Partisë Boshnjake të Rozhajës, i cili në detyrën e tij ekzekutive mbulon zhvillimin rajonal dhe i stimulon veçmas boshnjakët.

Në Malin e Zi, në koft se kryejmë një përllogaritje të thjeshtë aritmetike: numrin e përgjithshëm të popullsisë multietnike të saj e pjestojmë me numrin e ministrive të Qeverisë “Gjukanoviçi 7”  del se shqiptarëve etnikë iu takon ma shumë se një ministri. Në se do të banim një krahasim me kroatët iu takojnë disa ministri. Po t’i krahasonim me boshnjakët duhej t’iu jepet e pakta një ministri edhe shqiptarëve etnik.

Mali i Zi, shtet me dy kryeqytete, pasi e la selinë e Presidentit në Çetinë e ngriti në gjysmën e dytë të shekullit XX një kryeqytet tjetër në Podgoricën shqiptare, ku vendosi selinë e Parlamentit e të Kryeministrisë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës,  që pasi e ke pushtuar prej 100 vjetësh, aneksuar mbi gjysmën e territorit të saj, ia ngre një Parlament me kryetar e tre nënkryetar, një Qeveri me kryeministër, katër zv/kryeministra e 16 ministri, e nuk iu jep banorëve autoktonë mijëravjeçarë një vend nënkryetari paralamenti, zv/kryeministri, një post ministri?! Kur Hitleri e pushtoi Shqipërinë (1943-’44) nuk veproi si Gjukanoviçi i sotëm, po iu dha pushtet të madh shqiptarëve. Ndaj me sjelljet e tij ndaj shqiptarëve, Gjukanoviçi që hiqet si “kampion demokracie” në Ballkan është ma i keq se fashisti Hitler.

Ky përjashtim politik i shqiptarëve etnik nga qeverisja e Malit të Zi është krejt e qëllimshme nga Gjukanoviçi me të vetët, që synon asfiksimin e partive politike shqiptare, asimilimin e shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e veta etnike. Ndaj kemi të drejtë të pyesim botën shqiptare në Ballkan e në diasporat e saj në globin tokësor dhe botën euroatlantike në dy anët e Atlantikut: Ku janë Shqiptarët nën Malin e Zi…?!

Ky diskriminim shoven tejet i egër kundër shqiptar e anti euro-atlantik, është një tjetër arsye ma shumë për të protestuar më 8 prill 2014 në Uashington kundër Gjukanoviçit e në mbrojtje të të drejtave etnike, politike, kulturore-arsimore, pronësore, sociale të shqiptarëve etnik.

 

Filed Under: Analiza

EDITH DURHAM DENONCOI ARROGANCEN E EUROPIANEVE PER POLITIKBERJEN NE BALLKAN

April 7, 2014 by dgreca

PO TA DINTË INGLIA MË 1914, ATO QË DI SOT,PASHICHI DO TË ISH  NË BURG/

Nga Gëzim Llojdia*/

 1.Periodiku në gjuhë të mëmësisë  së vet ,ishte ”Dielli”,që nxirte në kontinentin e largët gjuhën shqipe me rrodhanët e saj. Të martën më 6 janar ,1925 nga Bostoni,dy korniza të saj komentojnë  rreth një artikulli të “Foreign Affairs” të Londonit, që bënë fjalë për vrasjen e dukës Ferdinand me komplotin e ngjizur në Beograd si dhe më tej, gjejë një shtjellim, që sjell filoshqiptarja sic e vlerëson Dielli, Edit Durhamin për këtë ngjarje.

Në një artikull në “Foreign Affairs” të  Londonit, gazetën e të ndyerit E. D. Morel, ish-anëtar i  Parlamentit Inglis dhe një  nga  mbrojtësit më të  fortë  të Kombeve të vegjël dhe të munduar ,nga shkaku i lakmive imperialiste të fuqive të mëdha, i cili vdiq para ca kohve e veja filoshqiptare M. E. Durham provon, duke marë për bazët dokumenta të botuara nga njerës qe qenë nënpunës në governën serbe të Pashicit më 1914, komploti për vrasjen e Kryedukut Franz Ferdi­nand më 1914, ish organizuar në Beligrad me dije ,të guvenës serbe. Miss Durham në fund  të artikullit shënonkëtë paragraf:

Kish vetëm një mënyrë  për të  prurë  kriminalet  përpara  drejtësisë dhe ajo  ish-mënyra  të cilën proponoj Austria.  Po të qe që  të kishim përkrahur me tërë forcën tonë Austri­në, Z. Pashic edhe  miqtë e tij tani  mund  të  ishin  në burg të dënuar  për jetë në vent që të  qeverisin fatzezet Kroate, Malezes,Shqiptare dhe bullgare  me methutda aq gjakatare se dhe ajo me të cilën  nistën  luftën.

Për fat të keq ne ishim  lidhur me Rusinë dhe   Francën, edhe Franca kish që  më 1906 që po  e armatiste edhe e financonte Serbinë.   Lord Grey tha s’e  nuk dëshironte  që ta  bisedojë  këtë  cështje midis Austrise dhe Serbisë.  Dhe Rusia, sa ti linte penjët e intrigave vrasëse , të  Serbis sa të delnin në  dritë, zgjodhi më  mirë luftën .  Në dinte ose jo gjësendi, që  më parë Rusia për mi këtë komplot , ajo gjë  është edhe për  të  mesuar . Le të shpresojmë se    nonjt ditë Ljuba (Ministre  në  kabinet të   Pashicit 1014) do  ti i nxierë të  gjitha  në  shesh

2. Polemikat dhe mosmarrëveshjet mes Durhamit dhe Seton.

Charles King   duke i kushtuar  figurës së ndritshme  të Edit Durhamit,  mbasi shqyrton lidhjet e saj dhe polemikat mes Durham dhe Seton shkruan kështu: më  4 gusht 2000 :Një avokat i aspiratave kombëtare të shqiptarëve, vijon pak më tej : ” Pashitsch & Co ” , ajo i shkroi Seton – Ëatson në mars 1925 , duke iu referuar kryeministrit jugosllav , Nikola Pashiq ” , ” nuk kanë krijuar një Jugosllavi por kanë kryer qëllimin e vërtetë në dukje duke e bërë Serbinë e Madhe …. larg nga të qenit të çliruar pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë nën një rregull shumë më të ashpër se më parë. ” Fshatrat ishin rrafshuar dhe mizoritë e kryera , një rekord prej veprave që mund edhe të  ket nxitur pakicat në Jugosllavi në duart e Rusisë bolshevike  që i  pëlqejnë politikës serbe dhe politikanët .Gjatë Luftës së Parë Botërore , Seton – Watson ka  themeluar revistën Evropën e re për ta bërë  kampion në emancipimin e kombësive subjekt të Evropës . Revista bëri thirrje për ” la Victoire Integrale ” , një fitore që do të njohin të drejtat kombëtare dhe në këtë mënyrë të sigurojnë një paqe të përhershme për Kontinentin . Bashkëpunëtorët e përfshirë , përveç Seton – Ëatson si editor , Tomas Masaryk,historiani rumun Nicolae Iorga , dhe shumë shkrimtarë të tjerë të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare , duke përfshirë Durham .

Në mars 1920, Durham i shkroi Seton – Watson  për tu ankuar për atë që ajo e pa si një paragjykim pro-serbe në Evropën e Ri dhe duke akuzuar redaktorët që me  dashje  kryenin injorimin e  shqiptarëve  të Malit të Zi dhe Kosovës :” Unë kam informacion të kohëve të fundit të cilat që prej armëpushimit serbët, kanë djegur dhe plaçkitur fshatrat shqiptare , katolike si dhe musliman . Por Neë Europe , unë e di , do të mohojë ndonjë urdhër të tillë dhe lënë të kuptojnë  se informatori ishte një gënjeshtar . Nëse e vërteta është kështu e fshehur , ajo që pyes veten është pse gjërat shkojnë keq ?

-Kjo nuk ishte një çështje e fyerje personale , tha ajo , por më tepër një ilustrim i shkëlqyer i arrogancës të pabesueshme e politikëbërësve perëndimorë në Ballkan . Nga efektivisht ndarjen e tokave shqiptare midis një Shqipërie të pavarur dhe Mbretëria e krijuar rishtazi të Serbëve , Kroatëve dhe Sllovenëve – përfundimisht për t’u bërë Jugosllavi – fuqitë evropiane kishin krijuar kushtet për ” një Armeni  të dytë” . Shqiptarët , pa artileri dhe pa aeroplanë , do të jenë në mëshirën e ushtrisë serbe , ” dhe faji do të pushojë mbi Konferencën e Paqes ” .

Durham argumentoi se zgjidhja ishte mjaft e thjeshtë për të nxjerrë vijat kufitare në mënyrë që të përfshijë sa më pak njerëz që të jetë e mundur nën sundimin e huaj . Marrëdhëniet mes Durham dhe Seton – Watson ishin tashmë të tensionuara në kohën e Konferencës së Paqes , i cili ripohoi ekzistencën e një shteti shqiptar , por iu larguan shumë pjesë të  kombit shqiptar jashtë kufijve të saj,  thotë Charles King   .

Gjatë viteve , burimi i mosmarrëveshjeve të tyre  ka evoluar nga çështjet e politikës së mosmarrëveshjeve në më shumë personale se cili ishte më i kualifikuar për të komentuar mbi çështjet ballkanike , Durham  e ka parë Seton – Watson si një honxhobonxho .Ai kishte ardhur në Ballkan nga veriu , përmes interesin e tij  me Sllovenëve dhe të kroatëve në Austro- Hungari , dhe për këtë arsye kishte pak për të thënë rreth racave shumë të ndryshme në jug .

“Çarja mes Durham dhe Seton – Watson u rrit gjatë gjithë viteve 1920 , një hidhërim të ndërsjellë që rrjedhin pjesërisht nga të kuptuarit shumë të ndryshme të politikës në Ballkan dhe, gjithnjë , mendime personale . Durham kishte filluar edhe të pohojë publikisht se profesori ka marrë mbështetje financiare nga jugosllavët dhe për këtë arsye nuk mund të llogaritet për të sigurojë një analizë  të qetë në Britani , ajo gjithashtu u ankuan për dëmet e pësuara mëtejshme personale nga Seton – Ëatson , sepse ai tani ishte një këshilltar akademik dhe ajo një gazetare  e pavarur .

Në fillim të vitit 1929, Arnold Toynbee , atëherë drejtor i Chatham House , ndërhyri si arbitër vullnetare . Ai sugjeroi, që Seton – Ëatson dhe Durham të  bashkëpunojnë në një koleksion të dokumenteve jugosllave në lidhje me vrasjen e Franc Ferdinandit për  ta botuar nga Instituti Mbretëror i Çështjeve ndërkombëtare .

Të dy Seton – Watson dhe Durham kishte botuar libra mbi vrasjen , por pikëpamjet e tyre ishin rrënjësisht të ndryshme . Llogaria e Seton – Ëaton erdhi pranë exonerating Qeverinë serbe e çdo pjesëmarrjen në vrasje . Libri Durham i ka hedhur pjesën më të madhe të fajit për të Luftës së Parë Botërore, pikërisht në Beograd .

” Durham ka  përcaktuar pozicionin e saj në një letër të gjatë për Seton – Watson në shkurt 1929. Toni dhe përmbajtja e  letrës duhet ta ketë zemëruar , sepse jo vetëm që ajo ka sulmuar reputacionin e tij si një studiues , por edhe ajo e akuzoi atë se ishte iniciator e  kritikes  fëminore, që u zhvillua mes tyre . Ajo tha se ajo kishte punuar kohë të gjatë në lidhje me çështjen e sllavëe të Jugut ” – në fakt, unë besoj se fillova  të punojë për të drejtat e sllavëve të Jugut përpara jush” – dhe se ai ka qenë një përkrahës i fortë i njohur  për kërkesat legjitime territoriale serbe .

Por kur ajo u bë më e njohur me mungesën e qytetërimit midis serbëve , ajo e kuptoi se ata ishin  të papërshtatshëm për të sunduar popujt e tjerë të Ballkanit . Prandaj kërkimin e saj për të shpëtuar shqiptarët dhe maqedonasit nga sundimi serb . Jugosllavia e re është ndërtuar ” në themel të së krimit dhe gënjeshtrës ” , një rezultat të njohur nga e kaluara serbe . “Kjo historia e serbëve ka qenë një seri  e gjatë të vrasjeve dhe që ende ata kanë provuar të jenë të  paaftë për të formuar ndonjë qeverie të qëndrueshme është një fakt i padiskutueshëm ” ,shkruan midis të tjerave në analizën e tij, të gjatë Charles King    ,ksuhtuar Edit Durhamit dhe sidomos polemikën e saj me Seton – Watson,të cilën,shkurtari e cituam në kët rradhë.

Edit Durham mbrojti të drejtat e shqiptarëve  jo vetëm në botimet esaj por edhe në kërkesat e ndryshme dhe polemikat ajo denoncoi  në vijueshmëri genocidin serb.Fjalët es aj lapidar  të cilkat periodikja shqiptare Dielli i citon të  martën më 6 janar ,1925 vlejën shumë për shqiptarët për të nderuar e vlerësuar këtë grua guximtare që në kohë të trazuara mbrojti cështjen e shqiptarëve si një bijë e këtyre trojeve.M.E Durham udhëtoi nëpër Ballkan përgjatë 20 vjetëve duke mbledhur jo vetëm folklorin dhe traditat e këtyre viseve por ajo solli edhe në pikturë dhe në botime artin e banorëve të Ballkanit.Pas botimit të librit të M.E.Durham në Shqipëri botimi i parë ,kërkova  dhe gjeta në Mezhgoranë ,shoqëruesin e saj Sadik Hoxhën me të cilin kishte biseduar më parë F.M.Rr,studiesi vlonjat që më vuri në dijeni se në atë fshatë karakoll ,një banor i tij dikur mund të kishte shoqëruar Mis Durhamin në udhëtimin e vështirë nga Tepelena në Vlorë,të miss Durhamit.

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Analiza Tagged With: ATO QË DI SOT, DO TË ISH NË BURG, Gezim Llojdia, PASHICHI, PO TA DINTË INGLIA MË 1914

Shtëpia e Vatrës me pamje të re – Rustem Gecaj kreu rikonstriumin e saj

April 7, 2014 by dgreca

Rrustem Gecaj:“ VATRA është një vlerë e madhe kombëtare , është ajo që më ndryshoi mua botëkuptimin tim – për të ditur atdhe-dashurinë dhe patriotizimin shqiptarë, se çfarë është në mërgim”/

Nga BEQIR SINA, New York/

BRONX NEW YORK : Vjetërsia e Vatrës dhe vendndodhja, e saj , materiali i vyer-arkivor mbi 100 vjeçar, i cili gjendet brenda atyre “katër mureve”, pra Shtëpia e Vatrës , dëshmohet në punën e madhe dhe të paçmuar – vlerat kombëtare, që ka futur ajo për të “mobiluar” historinë e saj – të kësaj shoqate famëmadhe , dhe fatlume, për ne shqiptarët e Amerikës, krenaria jonë kombëtare.Me moshë që daton nga fillimi i shekullit të kaluar(Shekullit XX – 26 Prill 1912) emri i saj i shenjtë VATRA, Federata PanShqiptare e Amerikës, u bë në vite një vend frymëzimi që inspiroi me dekada të tëra të gjithë shqiptarët e Amerikës. Ajo që e cila i ngrohu ata me frymën patriotike, dhe mbajti gjallë këtë ndjenjë shqiptarie, që gëzojmë ne sot, deri në ditën e sotme – edhe 102 vjet mbas krijimit të saj – e cila përkon gjashtë muaj më parë se të shpallej edhe pavarësia e Shqipërisë, pra duke u bërë kështu para-rendese e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 2012.   Ajo gjatë gjithë veprimtarisë së saj – në Amerikë, me punën dhe veprën kolosale që ka bërë arriti të frymëzojë shumë figura të shquara kombëtare, të cilat më pasë u rradhitën e panteonin e atdhedashurisë e patriotizmit shqiptarë, siç janë drejtuesit e saj prej themeluuesve Konicës e Nolit, deri tek Karagjozi, dhe Buçaj në ditët e sotme.

Rrustem Geci, një veprimtari i njohur i komunitetit shqiptarë në SHBA, thotë se :”VATRA , për të, është një vlerë e madhe kombëtare , është ajo që më ndryshoi mua botëkuptimin tim – për të ditur atdhe-dashurinë dhe patriotizimin shqiptarë, se çfarë është në mërgim”, ku afro tre dakada më parë ai emigroi në SHBA, nga Kosova.

Shtëpia e Vatrës me pamje të re – Rustem Gecaj kreu rikonstriumin e saj duke iu uruar “E gëzofshim së bashku “Shtëpinë e Re të Vatrës”

Këtë vendim falë bujarisë së tij, ai e kishte marrë si një zotim –  kishte dhënë një fjalë , si i themi ne shqiptarët; “fjalë burrash”, qysh më 22 shtator 2013, gjatë një vizite që bëri në Shtëpinë e Vatrës së bashku me ish Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj – kryetarin e AAK-së, se : “Vatrës i takon një shtëpi më dinjitoze, më e bollshme, sa më shumë funksionale, për t’i dhënë hapësirë më shumë kësaj Shtëpie, ku brenda saj ruhet si margaritarët tonë kombëtar, pjesët e historisë së Vatrës – e cila, e ka zanafillën e saj me shqiptarët e Amerikës”, ishte shprehur ai dhe po aty kishte shtuar se do të hapte ashti si nga hera- zemrën dhe kuletën, për të ia ndryshuar pamjen e kësaj Shtëpie.

“Unë do ta marr përsipër që t’a bëj! Unë do t’a rinovoj Shtëpinë e Vatrës! me shpenzimet e mija dhe puntorët e mi,” u tha publikisht nga Vatra në njoftimin e saj gjatë një darke, që shtroi për nder të Presidentit të Shqipërisë z. Bujar Nishani, se kishte deklaruar pikërishtë vetë z. Rrustem Gecaj para bashkëatdhetarve të tij.

Gazeta Dielli online shkruajti këtë fund javë se  :”Të shtunën me 5 prill 2014, z. Rrustem Gecaj, në prani të Këshillit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i dorëzoi celësat kryetarit Gjon Bucaj. Ndërkohë, që Kryetari i Vatrës e falenderoi z. Rrustem Gecaj, biznesmen i njohur për dhurime e mbështetje të çështjes Kombëtare,-( njëkohësisht ai është edhe anëtar i këshillit të Vatrës),për këtë dhuratë që u bëri vatranëve dhe komunitetit shqiptar.

Ndërkohë, Dielli sqaron se puna për rinovimin e ndërtesës nisi në fillim të muajit Mars 2014 dhe vazhdoi për një muaj. Rinovimi i katit të parë thuhet se ishte tërsor dhe preku edhe sistemin elektrik, atë hidraulik, u rrëzuan muret, u vu shitrak, u bë plastër,  u zhvendosen tubacionet, u shtruan dyshemetë, u ndërhy në sistemin e ngrohejes, në atë elektrik etj. Çdo ditë, sipas Diellit, punuan 5-7 dhe më shumë punëtorë, përveç specialistëve hidraulikë e elektrikë. Riparimi përfshiu edhe mjediset e jashtme të dy kateve të sipërme dhe bejzmentin. Vetë zoti Gecaj, shkruan kjo gazetë i udhëhoqi punimet duke ardhur çdo ditë në Shtëpinë e Vatrës së bashku me djalin , Avniun. Janë shpenzuar me dhjetëra mijëra dollarë, por z. Gecaj nuk jep shifra. Ai jo vetëm pagoi punëtorët dhe specialistët për një muaj, por të gjitha materialet i bleu vetë. Puna u bë me cilësi, sipas kryesisë së Vatrës.

“I kam bërë si për shtëpinë time, citohet të ketë thënë zoti Gecaj,  Vatra, është shtëpia e të gjithë Shqiptarëve”, tha ai për Diellin.

Kurse, Ganiu, që drejtoi punimet, thotë për Diellin se ndjehej i gëzuar që pronari, i kompanisë së tij zoti Rrustem Geci, mbeti shumë i kënaqur nga cilësia e punës. Porosia, që na pat dhënë ai shtonë Ganiu, një puntor i kompanisë së tij, ishte e prerë:-“Djema, bëni punë si në shtëpinë time, si në shtëpitë tuaja. E dua me cilësi gjithçka.” Në fakt , shton Ganiu, na doli shumë punë, sidomos në shtrimin e floorit. Materiali ishte i kalbur. Na u desh që të hiqnim deri dhe trarët.Por, gjithësei jemi të kënaqur, që puna na doli shkëlqyshëm.

Duke iu referuar gazetës Dielli online, thuhet se kryetari Bucaj – tregoi historinë e Shtëpisë së Vatrës, e cila është blerë me kursimet e vatranëve ndër vite. Ai përmendi kontributin që patën dhënë viteve të shkuara një grup vatranësh në rinovimin e ndërtesës. Ndërsa atëhere grupi që mori përsipër rinovimin, i prirur nga Kryesia e Vatrës dhe Kryetari Karagjozi, ishte me pjesmarrës të  shumtë, si Zef Balaj, Arjan Myrtaj, Ibrahim Kolari, Sejdi Hysenaj, Ahmet Hoti, vëllezërit Zabit dhe Sejdi Bytyci, Zef Perndocaj, Jonuz Ndreu, e shumë të tjerë, ndërkohë, që këtë herë rinovuesi ishte vetëm një, dhe ai është Rrustem Gecaj nga Kosova.

Në këtë shkrim editori i Diellit, shkruan se Kryeatri i Vatrës Dr. Gjona Buçaj, në emër të tij dhe vatranëve tha se :”E falenderojmë për këtë bujari që anëtari i Këshillit të Vatrës – tregoi ndaj nesh dhe vatranët do t’i jenë përherë mirënjohës.Puna që ka bërë z. Rrustem Gecaj, është e një cilësie të lartë, për të cilën flet vetë Shtëpia, që duket si e re -”

Dr. Gjon Buçaj e falenderoi z. Gecaj në emër të vatranëve dhe tha se vatranët nuk do ta harrojnë kurrë këtë dhuratë tepër të vlefshme. Ky kontribut do të shënohet në rekordet e Vatrës 102 vjeçare.

Ndërsa z. Rrustem Gecaj duke i dorëzuar celësat e Shtëpisë së rinovuar në një ceremoni të thjeshtë është shprehur se ndjehej mirë për vlerësimin dhe mirënjohjen e kryetarit të Vatrës dhe gjithë vatranëve duke shtuar se “E bëra se i kisha mundësit”, tha ai. Ta gëzojmë së bashku! Uroj që për një të ardhme jo të largët, të arrijmë që të bëjmë një Qendër shumë herë më të madhe se kjo shtëpi”.

Dielli shkruan se gjatë ditës së Premte, me 4 prill, kishin ardhë për ta falenderuar z. Rrustem Gecaj, kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i shoqëruar nga zv/kryetari Asllan Bushati, nga anëtari i Bordit të Këshilltarve zoti Zef Përnocaj, dhe editori i Diellit zoti Dalip Greca

Z. Gecaj në ceremoninë simbolike “dorzimin e çelsave” shoqërohej nga djali i tij Avniu dhe z. Rasim Hasanaj, tha se ndjehej i gëzuar që kishte mundur të jepte kontributin e vet për Vatrën Kombëtare dhe shtoi se ndjehej mjaft mirë, që ju vatranët ishin të kënaqur nga puna e tij në rikonstruimin e Shtëpisë së Vatrës duke i dhënë asaj një pajme të re edhe më bashkëkohore.

Ceremoninë simbolike e ndoqi edhe media, TV 21, TV Kultura Shqiptare dhe Gazeta Dielli.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Rrustem Gecaj, Shtepia e vatres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4703
  • 4704
  • 4705
  • 4706
  • 4707
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT