• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Italy honours HRH Prince Leka II and the Albanian Indipendence

April 7, 2014 by dgreca

The “Famiglie storiche d’Europa” and the “Famiglie storiche d’Italia” pay tribute to the Albanian sovereignity and to the Albanian independant Kingdom 75 years after the fascist invasion of Albania.

75 years after the fascist italian invasion of Albania and the birth during these tragic events of the future King Leka I, the prestigious « Cento e non più Cento » Circle, constituted by members of the high italian and european aristocracy and elite, was pleased to reserve to HRH Prince Leka II of the Albanians the guest of honour’s place at its annual ball which took place at the Palazzo Treville, in Casale-Monferrato, in Piedmont, Italy, on April 4-6 2014.

In his quality of Head of the Royal Albanian Family and Sovereign Chief of the Orders of the Besa and Skanderbeg, HRH Prince Leka II was received with full protocolar and military honours.
In beloved memory of his father, the late King Leka I, who was very much attached to the Order of Skanderbeg, whose colours and name symbolise Albanian sovereignity, national flag and our struggle for independence and liberty, HRH Prince Leka II weared the grand sash with star of this royal order.
During this event, HRH Prince Leka II was registered as member of honour of the European Historic Families Association, as well as member of honour of the Italian Historic Families Association and of the « Cento e non più Cento » Circle. The honorary membership was conferred to His Royal Highness respectively by HIRH princess Margarete of Austria, HE the duke Diego de Vargas Machuca and Dr. Pier Felice degli Uberti.
HRH Prince Leka II was also invited to take the place of his late Father as one of the patrons of the International Commission on Orders of Chivalry. King Leka I was amongst the patrons since 1974 until his death.
The event in Casale-Monferrato was also attended by representants of other royal families from Austria, Afghanistan and Russia, by members of Italian nobility as the Caracciolo or the Giovanelli Marconi and members of the economic and social italian elite as well.
During his stay in Piemont had the occasion to meet some members of the Albanian community who work hard and honestly to help their own families and Albania as well and felt honoured to share with them our common national joys and sorrows.

 

Italia nderon LTM Princin Leka II dhe pavarësinë e Shqipërisë

“Famiglie storiche d’Europa” dhe “Famiglie storiche d’Italia” nderojnë sovranitetin shqiptar dhe Mbretërine e pavarur shqiptare 75 vjet pas pushtimit fashist të Shqipërisë

75 vjet pas pushtimit të Shqipërisë së pavarur nga Italia fashiste dhe lindjes në kushte dramatike të mbretit të ardhshëm Leka I, rrethi prestigjoz i « Cento e non più Cento » që mbledh në gjirin e tij familje të fisnikërisë së lartë italiane dhe europiane, i rezervoi LTM Princit Leka II të Shqiptarëve vendin e nderit gjatë ballos së tij të përvitshme në Pallatin Treville, seli e Akademisë filarmonike të qytetit të Casale-Monferrato, në rajonin historik të Piemontit në Itali.
Në cilësinë e tij prej kreu të Familjes mbretërore shqiptare dhe Prijësi të Urdhërave të Besës dhe Skënderbeut, LTM Princi Leka II u prit me nderime protokollare të veçanta. Nderimet ushtarake u kryen nga një kompani e fanfarës së armës së bersaljerëve.
Në kujtim të babait të tij, mbretit Leka I i cili i jepte një rëndësi të veçantë Urdhërit të Skënderbeut, ngjyrat dhe emri i të cilit simbolizojnë sovranitetin e Shqipërisë, flamurin e saj, dhe dëshirën për liri e pavarësi kombëtare, LTM Princi Leka II mbajti gjatë darkës solemne, kordonin e madh me yll të këtij urdhëri.
Gjatë këtij evenimenti, LTM Princi Leka II i Shqiptarëve u regjistrua si anëtar nderi i Shoqatës së Familjeve historike të Europës, i Shoqatës së Familjeve historike të Italisë, dhe i rrethit të « Cento e non più Cento ». Diplomat ju dhanë respektivisht nga Lartësia e Saj Perandorake dhe Mbretërore, princesha Margarete Habsburg e Austrisë, Shkëlqesia e Tij, duka Diego de Vargas Machuca dhe Dr. Pier Felice degli Uberti.
LTM Princi Leka II pranoi të zinte vendin që mbreti Leka II mbante që prej 1974 si një nga kumbarët e nderit të International Commission on Orders of Chivalry.
Në eveniment merrnin pjesë përfaqësues të disa familjeve mbretërore, si ajo e Habsburgëve, e Afganistanit, e Rusisë, etj., familje të fisnikërisë së lartë italiane (Caracciolo, Giovanelli Marconi, etj.) dhe përfaqësues të ekonomisë dhe biznesit italian.
Gjatë qëndrimit tre ditor në Piemont, LTM Princi Leka II pati mundësinë të takohej edhe me pjestarë të komunitetit shqiptar në këtë rajon, të cilët me ndershmëri dhe vendosmëri punojnë për të ndihmuar familjet e tyre dhe vendin tonë, dhe u ndje i nderuar të bashkndante me ta gëzimet dhe shqetësimet e përbashkëta kombëtare.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Albanian, Indipendence, Italy honours HRH Prince Leka II and the

VDEKJE TRAGJIKE E 20 VJECARIT VETON SEJDIU NE NEW YORK

April 7, 2014 by dgreca

Me pikellim te thelle njoftojme miqte, shoket dhe dashamiret se me date 6 prill 2014 humbi jeten tragjikisht, ne moshen 20 vjecare, biri yne Veton Besim Sejdiu, i lindur me 29 maj 1993. Funerali per te ndjerin do te jete i hapur diten e marte, 8 Prill, nga ora 2 pas dite deri ne 9 te mbremjes  ne shtepine mortore RUGGIERO & SONS, 732 Yonkers Avenue, Yonkers, NY 10704, ndersa varrimi behet diten e merkure, 9 Prill ne ora 11 para dite ne KENSICO CEMETERY, 273  Lakeview Avenue, Valhalla, NY 10595

Me pikellim të thelle, Familja Sejdiu.

Tel 914-844-8810

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete, ne New York, Veton Sejdiu

SHQETËSIME PËR ELIMINIMIN E VOA-S SHQIP

April 7, 2014 by dgreca

 Nga Frank Shkreli/Disa ditë më parë Zëri i Amerikës transmetoi lajmin se Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet, agjencia e qeverisë amerikane që mbikqyrë të gjitha transmetimet ndërkombëtare, përfshirë edhe Zërin e Amerikës, njoftoi hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit financiar 2015, ku parashikohet eliminimi i transmetimeve në gjuhët e Ballkanit, përfshirë programet e VOA-s në gjuhën shqipe. Projekt buxheti për vitin e ardhëshëm, nëqoftse me të vërtetë zbatohet në formën e tanishme, do të eliminonte programet  që transmetohen për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë.   Përveç këytre, projekt buxheti parashikon edhe shkurtime të tjera në programet drejtuar vendeve të tjera të botës, por shënon edhe ngritje të buxhetit për disa transmetime në gjuhë të tjera, sidomos për programet drejtuar Azisë dhe Afrikës.  Kuptohet se ky lajm nuk u prit mirë nga shumë qarqe, përfshirë natyrisht edhe gazetarët e  Zërit të Amerikës. Njoftimi i VOA-s për shkurtimet në fjalë, citoi Kryetarin e Sindikatës që përfaqëson shumë nga gazetarët e këtij enti , Z. Dave Allison, të ketë thënë me atë rast se “me eliminimin e këtyre shërbimeve, Zëri i Amerikës po “tërhiqet” nga misioni i tij historik që filloi në vitin 1942.  Ai tha se punonjësve të programeve për Ballkanin iu mbushën sytë me lotë pasi mësuan se shërbimet e tyre përballen me eliminimin.”   Megjithëse siç duket, lajmi shqetsues për eliminimin e mundshëm të programeve shqip të Zërit të Amerikës është vështirë të merret me mend dhe të absorbohet nga dëgjuesit dhe shikuesit e ri dhe të vjetër, reagimet shqetsuese në lidhje me këtë propozim kanë filluar të shfaqen privatisht dhe zyrtarisht nga komuniteti shqioptaro-amerikan si edhe nga amerikanë të cilët janë përkrahës të Zërit të Amerikës dhe të enteve të tjera të transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara. 

Unë kisha një takim të shtunën me asambleistin shqiptaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj i cili shprehu shqetësimet e tija të thella në lidhje me eliminimin e mundëshëm të programeve të VOA-s në gjuhën shqipe.  Por ai njëkohësisht shprehu gjithashtu  gatishmërinë e sinqertë  të tij për të bërë çdo gjë të jetë e mundur për të ndaluar hyrjen në fuqi të këtij projekt-buxheti për mbylljen e programeve të VOAs drejtuar Ballkanit.  Si masë fillestare të përpjekjeve të tija në mbrojtje të VOA-s shqip, Asambleisti shqiqtaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj i ka nisur një letër kryetarit të Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet, Z. Jeff  Shell, ku shpreh shqetësimet e tija dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në lidhje me planet për shkurtimet e propozuara.  Ai i drejtohet kryetarit të Bordit, duke i “Shfaqur shqetësimet e tija të thella ne lidhje me shkurtimet e planifikuara në buxhetin e Bordit për vitin 2015, si dhe për planet për të eliminuar programet drejtuar Shqiptarëve në Ballkan.”

Në letrën e tij, kopje të së cilës i ka dërguar, ndër të tjerë, edhe  kongresmenëve amerikanë, Eliot Engel dhe Joseph Crowley, Asambleisti Mark Gjonaj thotë se, “Ndërkohë që tensionet botërore janë në rritje e sipër dhe ndërsa paqa në Ballkan nuk është stabile, tani nuk është koha për të bërë shkurtime të programeve drejtuar Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.”  Z. Gjonaj vazhdon letrën e tij, duke theksuar se, “Përpjekjet e Rusisë për të zgjëruar influencën e saj në Europën Lindore, shpeshëherë nepërmjet medias së kontrolluar, nënvijon nevojën e informimit të njerëzve nga një burim i balancuar dhe i besueshëm lajmesh.” Për më tepër, thotë asambleisti shqiptaro-amerikan, ”Media vendore në Ballkan shpesh manipulohet për t’i shërbyer interesave të partive në pushtet ose individëve të fortë, në kurriz të së vërtetës, të fakteve dhe të interesave të Perëndimit.”  

Z. Gjonaj vazhdon letrën e tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm të medias së lirë, se “Media është metoda më efektive për të diskurajuar forcat ekstremiste për të depërtuar dhe për të vendosur praninë e tyre në rajon… dhe se thelbi i konflikteve të përgjakshme në Ballkan mund t’i atribohet disinformimit dhe shtypjes së informacionit të lirë.”  Ai theksoi rëndësinë e rolit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe duke shkruar se, “Komuniteti shqiptar varet në shërbimet e Zërit të Amerikës për lajme dhe informacione të balancuara dhe të pa censuruara.”   Asambleisti shqiptaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj e përfundon letrën e tij duke thënë se, “Me qëllim që të mbrohen interesat e Shteteve të Bashkuara, Zëri i Amerikës duhet të vazhdojë të shërbejë si burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni”.

       Ndërkaq, edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) njofton se në mbështetje të VOA-s, ka filluar kontaktet me anëtarët e Kongresit amerikan si dhe me ente të ndryshme qeveritare që merren me politikën e jashtme dhe me transmetimet ndërkombëtare të Shteteteve të Bashkuara. Kryetari i bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli lavdëroi punën dhe rolin që VOA-s shqip ka luajtur deri tani në informimin e   shqiptarëve dhe u angazhua se organizata që ai kryeson do të bëjë çdo gjë që është e mundur që Bordi i Guvernatorpve për Transmetimet të ndryshojë propozimin e tij për eliminimin e VOA-s shqip.  Ai tha se KKSHA, nepërmjet zyrës së saj në Washington, në lidhje me këtë çështje, “Është në kontakt me anëtarët e grupit të kongresistëve që merren me çështjet shqiptare në Kongresin amerikan, për të siguruar përkrahjen e tyre, për vazhdimin e programeve të shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.” Kryetari i KKSHA, e cilësoi Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe si, “Një burim jetik dhe i pazëvëndsueshëm lajmesh dhe informacioni për Shqiptarët në trojet tona në Ballkan dhe më gjërë…si një burim i rëndësishëm lajmesh dhe analizash dhe si një shembëll standardesh të gazetarisë perëndimore.”

Përveç reagimeve të komunitetit shqiptaro-amerikan kundër planeve për mbylljen e programit shqip të VOA dhe të gjuhëve të tjera drejtuar Ballkanit, edhe ente amerikane dhe individë të interesuar – disa kanë reaguar publikisht e disa privatisht — por të cilët janë të vetdijshëm mbi rolin që ka luajtur dhe luan VOA në Ballkan, u janë bashkuar reagimeve kritike duke bërë thirrje për eliminimin e këtij projekt buxheti, dhe jo mbylljes të shërbimeve të VOA-s drejtuar vendeve të Ballkanit.

BBGWatch, një organizatë që merret me median botërore, në websajtin e saj pasqyron letrën e lartë-përmendur të asambleistit shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku, Mark Gjonaj dhe njëkohësisht shpreh përkrahjen ndaj VOA-s, por edhe  shqetsimet e saj në lidhje me shkurtimet e propozuara në transmetimet ndërkombëtare të Amerikës.  BBGWatch thekson se, “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka aleatë të fortë në Kongresin Amerikan, të cilët përkrahin zgjërimin dhe jo shkurtimet në transmetimet ndërkombëtare amerikane.”   BBG Watch, përmend Kongresistin Eliot Engel dhe Joseph Crowley.    BBGWatch shkruan gjithashtu se edhe enti tjetër jo-qeveritar, Komisioni për Transmetimet Ndërkombëtare (CUSIB),  është tepër i shqetësuar në lidhje me eliminimet e propozuara të programeve të VOA-s, drejtuar Ballkanit.  BBGWatch citon një burim të besueshëm dhe që i njeh mirë transmetimet ndërkombëtare të Amerikës, i cili bën thirrje për emërimin e një manaxheri të fortë që të njohë mirë organizatën dhe mënyrën se si funksionon ajo, — ashtu që t’a këthej atë në një media efektive ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, e cila gëzon njëkohësisht edhe përkrahjen e grupeve të interesuara amerikane siç është komuniteti shqiptaro-amerikan dhe të tjerë.”

        Ky është vetëm fillimi. Procesi i miratimit të buxhetit për vitin e ardhëshëm financiar është një proces i gjatë dhe i koklavitur. Historikisht, buxhetet federale gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit ose jo, pësojnë ndryshime të mëdha dhe shpeheherë as nuk i përngjajnë buxhetit të paraqitur tani. Kështuqë, megjithëse ka më shumë se një vit nga koha që, pas debateve të gjata e të ashpëra hyn në fuqi buxheti i vitit 2015, nuk është aspak heret që qysh tani të ushtrohet influenca e çdo personi dhe e çdo organizate që ia di vlerën VOA-s, duke kontaktuar përfaqsuesit tuaj në Kongresin dhe në Senatin Amerikan — në cilin do shtet të Amerikës që të jetoni – ashtu që eliminimi i propozuar  i programeve të VOA-s shqip të mos bëhet realitet.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, SHQETËSIME PËR ELIMINIMIN E VOA-S SHQIP

THIRRJE PER DEMONSTRATE E KRYETARIT TE VATRES!

April 7, 2014 by dgreca

Me daten 5 prill, ne seline e “Vatres”, u mbajt mbledhja e radhes e Keshillit Drejtues. Ne mes tjerash, nji pike me randesi te posaçme ne rendin e dites, ishte demonstrata e thirrun nga shoqatat e shqiptarevet me origjine nga viset shqiptare ne Mal te Zi, per te protestue kunder shkeljes se te drejtavet njerzore dhe kombetare te shqiptarevet qe jetojne ne trojet e veta nen Malin e Zi, nga ana e qeverise se atij shteti, ma keq se ne kohen e komunizmit. Ne mbledhje u miratue unanimisht vendimi i Kryesis i marrun me daten 20 mars qe te perkrahet demonstrata pa rezerva. Demonstrata do te zhvillohet ne Washington para Shpise se Bardhe, diten e marte me 8 prill 2014. Per hollesina te tjera mund te lexoni ne gazeten “Dielli” ne internet: gazetadielli.com, ose mund t’i drejtoheni zotit z/v kryetarit, zotit Asllan Bushati ne tel. (917)669-2082. Autobusat, falas, do të nisen nga disa oika në Staten Island, Brooklzn dhe në Bronx, prej Arthur Avenue, para restaurantit “Giovenni’s”, n’oren 4 të mëngjesit.

Na shqiptaret bashkohemi çdo here kur nji cashtje me randesi kombetare na thërret. Shkelja e vazhdueshme e te drejtave te shqiptarevet ne Mal te Zi asht shume alarmuese. Vatranët kanë qenë gjithmonë në vinë e parë të frontit kur e ka lypë nevoja kombëtare, prandej:

TË GJITHË NË DEMONSTRATE të marten me 8 prill !!!!!!!

Me përshëndetje të përzemerta,

Kryetari I Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA

Dr. Gjon Bucaj

 

Filed Under: Vatra Tagged With: e kryetarit te vatres, Gjon Bucaj, Kryetrai i vatres, Ne Washington, per demonstrate, thirrje, Thirrje per demonstraten

Dy Komunat e Mitrovices me shumicë shqiptare e Serbe drejt bashkepunimit

April 6, 2014 by dgreca

Nga Behelul Jashari/.-Dy komunat e Mitrovicës, ajo jugore me shumicë shqiptare, dhe ajo veriore me shumicë serbe, pritet të nisin bashkëpunimet, derisa bisedohet edhe për takimin e parë të kryetarëve të tye, të dalë nga zgjedhjet lokale kosovare, të organizuara për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe tre komunat tjera në veri.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiç, që është një nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës, gjatë një vizite në Mitrovicë, në takim me kryetarin e komunës jugore, Agim Bahtiri, tha se për të pasë sukses në ecjen përpara, të gjitha veprimet që do të ndërmerren për bashkëpunim ndërmjet pjesës jugore dhe asaj veriore të qytetit, duhet të jenë të koordinuara ndërmjet kryetarëve të dyja komunave, përfaqësuesve të qytetarëve që duhet të kthehen në pronat e tyre dhe përfaqësuesve të mjediseve ku ata duhet të kthehen. Miniatri Jevtiç
tha se për këtë qëllim së shpejti do të organizoj një takimi ndërmjet dy kryetarëve të komunave të Mitrovicës.
Kryetari i komunës jugore, Bahtiri, tha se përveç problemeve të shumta ekonomike që janë të shprehura në Mitrovicë, më shumë se kudo tjetër në Kosovë, situatën po e rëndojnë edhe problemet e shumta të pazgjidhura, e në veçanti ato të banimit, të shumë familjeve shqiptare të zhvendosura me dhunë nga veriu e që tani jetojnë në pjesën jugore të qytetit.
Ai theksoi nevojën e domosdoshme të kthimit të të
zhvendosurve në pronat e tyre në veri, por gjithësesi edhe të serbëve në jug, nëse dëshirojnë të kthehen, ka njoftuar zyra e shtypit e komunës jugore të Mitrovicës nga takimi i zhvilluar këtë javë.
Kryetari Bahtiri i ka thënë ministrit Rakiç se ka përgatitur projekte për rregullimin e ujësjellësit, kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës edhe për serbët e Suhadollit të Epërm (në anën veriore të Mitrovicës), gjë që ata kanë pranuar dhe së shpejti do të filloj realizimi, si dhe projektin e rregullimit të kishës dhe varrezave ortodokse që gjenden në pjesën jugore të qytetit.
Ai njoftoi edhe me vazhdimin e rindërtimit të shtëpive në lagjen veriore Kroi i Vitakut, me mjete të grumbulluar nga një aktivitet humanitar. “Këto ditë me kërkesën e banorëve shqiptarë të
asaj lagje, është marrë vendim për fillimin e rindërtimit edhe të gjashtë shtëpive, gjë që duhet të realizohet. Askush nuk duhet të bëjë problem në këtë drejtim. Përkundrazi, njerëzit duhet të ndihmohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të hiqen të gjitha barrierat në këtë drejtim, përfshirë edhe largimin
sa më të shpejtë të barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër”, i ka thënë ministrit Jevtiç, kryetari Bahtiri.
Lidhur me nismën e ministrit Jevtiç për organizimin e një takimi midis dy kryetarëve të dyja komunave të Mitrovicës, Bahtiri ka thënë se e mirëpret nismën dhe se është i gatshëm që të takohet me kryetarin e komunës veriore, Goran Rakiç, menjëherë dhe kudo që të dakordohen.
Ministri Jevtiç e ka falënderuar kryetarin Bahtiri për shprehjen e gatishmërisë së tij për bashkëpunim me kryetarin e komunës në veri të Mitrovicës dhe për zgjidhjen me dialog e mirëkuptim të të gjitha problemeve që janë në interes të qytetarëve, si në veri, ashtu edhe në jug të lumit Ibër, duke ofruar njëkohësisht mbështetje financiare për shumë projekte.
Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Filed Under: Rajon Tagged With: ajo me shumice shqiptare, dhe serbe, drejt bashkepunimit, Dy komunat e Mitrovices

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4704
  • 4705
  • 4706
  • 4707
  • 4708
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT