• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOLLA SHQIPE E SELANIKUT

March 17, 2014 by dgreca

Një libër i ri i gazetarit Abdurahim Ashiku/

Nga Bujar Karoshi/

Abdurahim Ashiku, me 6 libra të serisë publicistike “NJERËZ QË I DUA”,  me rreth 3000 faqe jetë në mërgimin Helen, erdhi këtë MARS 2014 me një dëshmi për 7 MARSIN 2001, ditë kur për herë të parë shkronjat e Gjuhës Shqipe, u shkruan në një klasë të thjeshtë në Selanik.
I dashuruar pas punës vullnetare të mësuesve shqiptarë anekënd Greqisë të cilët në tre librat e tij i sjell si Rilindës të Kohës Sonë: “Rilindësit e Kohës Sonë” (2008); “Shkolla Shqiptare e Athinës-Rilindësit e Kohës Sonë-2” (2009); dhe “Shkolla Shqipe e Selanikut-Mësuesit, këta Rilindës Çudi” (2014)… e mpreh lapsin, e fokuson fotoaparatin për ti sjellë në përkushtimin dhe madhështinë e tyre; profesor Dashin, mësueset Mimoza,Valbona, Merita, Mimoza D, Juliana, Evisi, Irena, Irisi, Redina, Rovena, Evgjenia, Anila, Xhensila, Evrisi, Jonida, Silvana, Dëfrimja, Almira, Afërdita, Aurela…
Një libër sa historik po aq edhe letrar në shkronjën jo vetëm të autorit, por edhe të mësuesve që me dije e kulturë janë gjallëria e bisedave dhe e paraqitjeve publike në seminare e simpoziume në Greqi dhe në takimet e përvitshme me bashkëmësues të Gjuhës Shqipe që nga Mesdheu deri në zonën polare.
Abdurahim Ashiku, nxënës në fshatin e tij të lindjes Brezhdan-Zdojan nuk harron të sjellë midis Rilindësve të Rinj, dy mësuesit e tij; Nigjare Velçanin  nga Berati dhe Mikel Garulin nga Përmeti, në shenjë se MËSUESI është gjithë jetën me germa kapitale në shpirtin e njeriut…
Abdurahim Ashiku, mësues për disa vite në Shkollën e Mesme Bujqësore “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, nuk harron të sjellë dy nga nxënësve të tij; Gjovalinin dhe Gjonin, njeri në Miçigan e tjetri në Tropojë, fjalët e të cilëve i ka vënë në kopertinën e librit në shenjë , siç shkruan…
“Prindi e do fëmijën mbi veten. Mësuesi e do nxënësin mbi veten. E dëshiron të ecë përpara. Të dy, edhe prindi, edhe mësuesi, kur thinjen dhe u bie rasti, ngrenë kokën me krenari dhe thonë: “Ky është djali im!”, “Kjo është vajza ime!”, “Ky është nxënësi im!”…”
“Nëna Terezë” e Selanikut, shoqata që ka mbledhë pas vetes më se njëzet mësues vullnetarë që shkruajnë prej 13 vjetësh germat e arta të Gjuhës Shqipe ka të drejtë të krenohet për ato që kanë bërë mësuesit, nxënësit dhe prindrit, Rilindës të Kohës Sonë, përjetuar në një libër nga gazetari i palodhur Abdurahim Ashiku.

Bujar Karoshi /Botimet M&B

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Abdurrahim Ashiku, Bujar Karoshi, shkolla Shqipe e selanikut

U MBLODH NË NJË TAKIM PUNE DEGA E VATRËS NË QUEENS- NEW YORK

March 17, 2014 by dgreca

Dega e Vatrës në Queens, organizoi të dielën me 16 mars 2014 një takim të zgjeruar pune. Kryesia e degës kishte ftuar edhe anëtarë të saj, duke i dhënë takimit formën e një mbledhjeje të zgjeruar. Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i degës së Vatres dr Skender Murtezani, i cili informoi anëtarësinë për zhvillimet më të fundit të Vatrës, përfshirë dhe debatin e hapur nga dega e Vatrës në Westchester në New York.Dr. Murtezani informoi për qëndrimet e Kryesisë së Vatrës për mbrojtjen e Kanunores duke kritikuar veprimet e degës së Westchestër që ka shkelë kanunoren e Vatrës.Dr. Skënder Murtezani tha se: Kryesia e Federatës Vatra  mbron Kanunoren e themelueseve dhe traditën Vatrane, ne si degë japim përkrahje te plote kryesisë dhe kryetarit Dr Bucaj dhe sugjerojmë te hulumtojme mundesine qe regjistrimi i  e degëve të Vatrës të vazhdojë në bazë të parimit “Grandfathered registration”.

Ne fjalen e tij Dr Murtezani, kerkoi qe Vatra te beje pune konkrete ne drejtim te bashkimit Kombetar. Ai parashtroi idene e veprimtarive kombetare qe te cojne ne unifikimin e Kombit. Ashtu sic kemi Kombetaren e deritanishme te futbollit,të ëprcjellim frymën kombëtare dhe t’u kundervihemi levizjeve përcarëse si ajo për Komb Kosovar, gjuhë Kosovare etj.

Po ashtu, tha dr. Murtezani, ne duhet të punojmë më shumë për të bërë Vatrën sa më të njohur në diapsorë dhe më tej. Fatkeqsisht konstatoi ai, nga disa telafonata të bëra në zonën e Queensit në Neë York, mësuam se egziston mosnjohja elementare e historisë kombetare, disa prej të telefonuarëve nuk kishin dijeni as për ekzistencen e Federatës Vatra, disa mendonin se Vatra është një grupim politik,disa të tjerë kur u kërkonim të bëheshin pjesë e Vatrës, kërkonin te dinin se cfare mund te perfitojne nga antarsimi…kuptohet te gjithë në mënyrën më vatrane morën përgjegjet. Ai tha se dega e Vatrës do të trokasë në cdo derë shqiptare të zonës për t’i ftuar ata në Vatër.

Po ashtu, dr. Murtezani shfaqi idenë që të jetë e pranishme fotografia e atit të Pavarësisë , Ismail Bej Qemal Vlora. Mendoj, tha ai, se prezenca e simbolit te pavarsise  Ismail Qemal-it ne cdo takim patriotik shqiptar do te mbante te fortë bashkimin shpirtror, gjuhësor dhe territorial te gjithë Shqiptarve, do tua kujtonte fjalet “ Nuk u dhurova pasuni as katandi po ju le nje atdhe amanet”. Kuptohet fati yne qe kemi me dhjetëra patriotë te ketij kalibri dhe gjithë mund te jene prane tij dua ate kuptoni se ai pëfaqeson plejaden e patriotëve dhe shërbetorve te kombi tani eshtë simbol i luftes qindra vjecare sakrificave qindra vjecare te kemi shtetin tone, aty ku na takon.  Kerkojme qe qendra te informoje te gjitha shoqatat patriotike ne Amerike dhe Europe te bejne te njejten gjë.

Zyra e degës së Vatrës  në Queens e ka bërë fakt të kryer vendosjen e portretit të krijuesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail bej Qemali. Në zyrën që është rinovuar, pajisur me të gjitha pajisjet, madje dhe me telefon, kompjuter, dhe mjedise ndenjeje, në front është vendosur portreti i Ismail Qemalit dhe Xhorxh Uashingtonit.

Gjatë takimit diskutuan zotërinjët Lek Mirakaj, Bashkim Musabelliu, Halit Shpuza, Bujar Golemi, z. Haliti, e të tjerë. Ata miratuan mendimet e shtruara nga kryetari i degës së vatrës dr. Murtezani.

Takimi ishte i hapur, I shoqëruar dhe më një një kokteili. Takimi tjetër u la që të organizohet me 30 Mars, ku do të shfaqet filmi dokumentar për Camërinë, dhuruar nga zotëri Veziu. Vatranet dhe bashkeatdhetaret jane te mireseardhur.(informacioni i ardhur nga Dega e Vatres Queens)

 

Filed Under: Komunitet

Edi Rama mblodhi qeverine në Vlorë

March 16, 2014 by dgreca

Paraditja e së dielës ka mbledhur përsëri në Vlorë të gjithë ministrat e kabinetit Rama dhe drejtuesit e agjensive më të rëndësishme ligjzbatuese në vend.Kryeministri Edi Rama, që prej paradites së të shtunës ka nisur një takim informal pa praninë e mediave, takim i cili ka vijuar dhe ditën e dielë, ku pas diskutimve me ministrat radhën e kanë pasur drejtues të agjensive më me peshë në vend.

Në qendër të diskutimeve ka qenë puna kordinuese mes institucioneve si dhe zgjerimi i  bashkëpunimit ndërmejet ministrive dhe sektoreve të ndyshëm, kryesisht mbi shqetësimet me të cilët është përballur mazhoranca në këto 6 muaj qeverisje.Në takim ka marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi, ku mendohet të ketë pasur një diskutim të gjatë mbi situatën e rendit në vend, gjithashtu në takim ka qene dhe Auron Tare, drejtori i agjensisë kombëtare për Bregdetit, agjensi të cilës i është besuar roli kompetent  për disiplinimin dhe menaxhimin e integruar të vijës bregdetare shqiptare.

Kryeminsitri Edi Rama, këtë fundjave ka zbarkuar në Vlorë, ku gjatë gjithë kohës larg syve të medias, ka takuar me radhë kabinetin qeveritar por dhe të gjithë drejtorët e drejtorive kyçe në vend, ku ka bërë një analizë të 6 muajve qeverisje, por dhe ka hedhur piketat për muajt e ardhshëm.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Edi Rama, mblodhi qeverine, ne Vlore

BERISHA:Ky eshte pushteti i kumbareve te droges dhe mafies

March 16, 2014 by dgreca

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar te dielen me 16 mars në lidhje me deklaratat e presidentit Bujar Nishani se SHISH e ka informuar kreun e qeverisë për ngjarjet me tritol.Në një postim në Facebook, Berisha është shprehur se pushteti i sotëm është ai i kumbarëve të droges dhe mafies.

Deklarata e plotë

Te dashur miq, dje Presidenti i Republikes informoi qytetaret shqiptare si kryetar shteti se ai disponon te gjitha dokumentat qe faktojne se SHISH ka informuar ne menyre te perseritur kreun e ekzekutivit per tritolet. Nga deklarata e Presidentit del se deklarata dhe akuza publike e zedhenesit te Rames per rendin, S.Tahiri, se nuk kemi patur dhe nuk kemi asnje informacion nga SHISH per tritolin, eshte nje mashtrim i paskrupullt i denje vetem per Edi Ramen, morali dhe gjendja mendore e te cilit nuk e lejojne te mbaje asnje pergjegjesi.

Piktori deshtak perseriti dhe ne rastin e tritolit mashtrimin e rastit te thyerjes se burgut te Drenoves, per te cilin fajesoi te tjeret se nuk i kishin dhene asnje informacion nderkohe qe nga tre burime zyrtare te pavarura ai ishte njoftuar me hollesi paraprakisht per çdo gje per ngjarjen me te cilen duket se po shlyenin detyrime te tyre.

Presidenti iu tha gjithashtu nje te vertete tjeter qytetareve tane, se pothuajse 90% e rasteve qe kapen me trafik droge jane rezultat i veprimtarise se SHISH, bashkepunimit te tij te shkelqyer me sherbimet partnere.

Te dashur miq, eshte pikerisht kjo çeshtje qe tmerron Ramen dhe kumbaret e tjere te droges ne Shqiperi dhe qe ka bere qe ata te nisin nje beteje te eger me SHISH. Ata jane te tmerruar nga zbulimi i lidhjeve te qeveritareve me trafikun e droges. Pikerisht nga ky tmerr ata nuk lejuan drejtorin e SHISH te raportonte ne Komisionin e Sigurise me pretekstin qesharak se ai nuk kishte çertifikaten e DSIK, e cila nuk eshte marre dhe nuk merret kurre nga Drejtori i Sherbimit Informativ mbasi me ligj, ai dhe vetem ai, eshte menaxheri i çdo informacioni qe mbledh institucioni i tij.

Ky eshte pushteti i kumbareve te droges dhe mafies! sb

 

Filed Under: Featured Tagged With: Berisha, dhe mafies, Ky eshte pushteti i kumbareve, te droges

IMAMIT TË VETËSHPALLUR I DALIN DËSHMITARËT

March 16, 2014 by dgreca

78-vjeçari nga Pogradeci akuzon Genc Ballën:Më dërgoi djalin me familjen në Siri/

Në Foto: Imami i vetëshpallur Genci Sami Balla/

Një tjetër denononcim ndaj imamit të vetëshpallur Genci Balla, i arrestuar pak ditë më parë. Pas Zamir Manit nga Shkodra, i cili akuzoi imamin se i ka dërguar djalin 6 vjeç dhe ish-bashkëshorten e tij në Siri, tani është një i moshuar nga fshati Gurras i Pogradecit i cili akuzon të arrestuarin për terrorizëm Genc Balla se i ka dërguar në Siri djalin e tij Krenar Shuli bashkë me gruan dhe 3 fëmijët e tij.Në denoncimin e tij në prokurorinë e Pogradecit 73 vjeçari Dylber Shuli ka deklaruar se djali i tij ka lënë Shqipërinë më 24 tetor të vitit që shkoi duke marrë me vete edhe gruan, vajzën 11 vjeçe, djalin 6 vjeç por edhe fëmijën e vogël të çiftit vetëm dy muajshe.

Familjarët thonë se 34-vjecari u mban sekret vendodhjen duke u thënë se është në Turqi. Sipas tyre babai i 3 fëmijëve ishte besimtar i fesë islame dhe kohët e fundit frekuentonte një xhami në Librazhd ndërsa akuzojnë si përgjegjës për largimin e tij drejt Sirisë, imamin e vetëshpallur të unazës së re, Genc Ballën.

Kamera e “Ora News” ka qene diten e dielë në fshatin Gurras por askush prej banorëve të këtij fshati nuk ka pranuar të flasë para cameras. Mamaja e Krenar Shulit ,Asija e cila për shkak të gjendjes shëndetësore e kish të pamundur te fliste për djalin e saj ,duke marrë parasysh edhe faktin se e lëndonte idea se ai mund të jete në lufte dhe se dicka mund ti ndodhe atje.

Në denoncimin e tij i moshuari ka sqaruar se djali i tij ishte shkëputur nga familja me dita të tëra dhe kishte qëndruar në Librazhd dhe në Tiranë ku është takuar me Genci Ballën. Madje sipas Dylbet Shulit pas këtyre takimeve djali i tij ishte kthyer i tjetërsuar.

Burime nga policia e Pogradecit kanë sqaruar për “Ora News” se verifikimet e kryera tregojnë se Krenar Shuli është larguar nga Shqipëria për në Turqi me familjen e tij, me dokuemnta të rregullta. Ndërkaq i ati hedh dyshimet se krenar Shuli e familja e tij mund të ndodhen në Siri, pasi ai vetë i kishte deklaruar se atje ka xhihad dhe ai si besimtar mysliman duhet të shkonte në Siri.

Fshati Gurras nuk është i vetmi në Pogradec, ku të rinjtë janë mashtruar në emër të fesë dhe kanë shkuar në Siri. Pak kohë më parë 3 të rinj mes tyre dhe imami i Leshnicës Almir Daci janë larguar në Siri, ndërsa një I ri I ketij fshati në janar të këtij viti u vra gjatë luftimeve.  Pogradeci rezulton një nga qytetet me numrin më të madh  të rinjve të cilët kanë shkuar në luftë në Siri.

Ndërkaq në Turqi mendohet se ndodhen dhe 3 prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gerti Pashja, Shyqyri Kaca dhe Almir Daci, ndërsa Medi Manallari dhe Shkëlzen Dumani dyshohet se janë në Siri.(Kortezi Ora News TV)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: genci balla, Imamit i dalin deshmitaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4767
  • 4768
  • 4769
  • 4770
  • 4771
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT