Dega e Vatrës në Queens, organizoi të dielën me 16 mars 2014 një takim të zgjeruar pune. Kryesia e degës kishte ftuar edhe anëtarë të saj, duke i dhënë takimit formën e një mbledhjeje të zgjeruar. Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i degës së Vatres dr Skender Murtezani, i cili informoi anëtarësinë për zhvillimet më të fundit të Vatrës, përfshirë dhe debatin e hapur nga dega e Vatrës në Westchester në New York.Dr. Murtezani informoi për qëndrimet e Kryesisë së Vatrës për mbrojtjen e Kanunores duke kritikuar veprimet e degës së Westchestër që ka shkelë kanunoren e Vatrës.Dr. Skënder Murtezani tha se: Kryesia e Federatës Vatra mbron Kanunoren e themelueseve dhe traditën Vatrane, ne si degë japim përkrahje te plote kryesisë dhe kryetarit Dr Bucaj dhe sugjerojmë te hulumtojme mundesine qe regjistrimi i e degëve të Vatrës të vazhdojë në bazë të parimit “Grandfathered registration”.
Ne fjalen e tij Dr Murtezani, kerkoi qe Vatra te beje pune konkrete ne drejtim te bashkimit Kombetar. Ai parashtroi idene e veprimtarive kombetare qe te cojne ne unifikimin e Kombit. Ashtu sic kemi Kombetaren e deritanishme te futbollit,të ëprcjellim frymën kombëtare dhe t’u kundervihemi levizjeve përcarëse si ajo për Komb Kosovar, gjuhë Kosovare etj.
Po ashtu, tha dr. Murtezani, ne duhet të punojmë më shumë për të bërë Vatrën sa më të njohur në diapsorë dhe më tej. Fatkeqsisht konstatoi ai, nga disa telafonata të bëra në zonën e Queensit në Neë York, mësuam se egziston mosnjohja elementare e historisë kombetare, disa prej të telefonuarëve nuk kishin dijeni as për ekzistencen e Federatës Vatra, disa mendonin se Vatra është një grupim politik,disa të tjerë kur u kërkonim të bëheshin pjesë e Vatrës, kërkonin te dinin se cfare mund te perfitojne nga antarsimi…kuptohet te gjithë në mënyrën më vatrane morën përgjegjet. Ai tha se dega e Vatrës do të trokasë në cdo derë shqiptare të zonës për t’i ftuar ata në Vatër.
Po ashtu, dr. Murtezani shfaqi idenë që të jetë e pranishme fotografia e atit të Pavarësisë , Ismail Bej Qemal Vlora. Mendoj, tha ai, se prezenca e simbolit te pavarsise Ismail Qemal-it ne cdo takim patriotik shqiptar do te mbante te fortë bashkimin shpirtror, gjuhësor dhe territorial te gjithë Shqiptarve, do tua kujtonte fjalet “ Nuk u dhurova pasuni as katandi po ju le nje atdhe amanet”. Kuptohet fati yne qe kemi me dhjetëra patriotë te ketij kalibri dhe gjithë mund te jene prane tij dua ate kuptoni se ai pëfaqeson plejaden e patriotëve dhe shërbetorve te kombi tani eshtë simbol i luftes qindra vjecare sakrificave qindra vjecare te kemi shtetin tone, aty ku na takon. Kerkojme qe qendra te informoje te gjitha shoqatat patriotike ne Amerike dhe Europe te bejne te njejten gjë.
Zyra e degës së Vatrës në Queens e ka bërë fakt të kryer vendosjen e portretit të krijuesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail bej Qemali. Në zyrën që është rinovuar, pajisur me të gjitha pajisjet, madje dhe me telefon, kompjuter, dhe mjedise ndenjeje, në front është vendosur portreti i Ismail Qemalit dhe Xhorxh Uashingtonit.
Gjatë takimit diskutuan zotërinjët Lek Mirakaj, Bashkim Musabelliu, Halit Shpuza, Bujar Golemi, z. Haliti, e të tjerë. Ata miratuan mendimet e shtruara nga kryetari i degës së vatrës dr. Murtezani.
Takimi ishte i hapur, I shoqëruar dhe më një një kokteili. Takimi tjetër u la që të organizohet me 30 Mars, ku do të shfaqet filmi dokumentar për Camërinë, dhuruar nga zotëri Veziu. Vatranet dhe bashkeatdhetaret jane te mireseardhur.(informacioni i ardhur nga Dega e Vatres Queens)