78-vjeçari nga Pogradeci akuzon Genc Ballën:Më dërgoi djalin me familjen në Siri/
Në Foto: Imami i vetëshpallur Genci Sami Balla/
Një tjetër denononcim ndaj imamit të vetëshpallur Genci Balla, i arrestuar pak ditë më parë. Pas Zamir Manit nga Shkodra, i cili akuzoi imamin se i ka dërguar djalin 6 vjeç dhe ish-bashkëshorten e tij në Siri, tani është një i moshuar nga fshati Gurras i Pogradecit i cili akuzon të arrestuarin për terrorizëm Genc Balla se i ka dërguar në Siri djalin e tij Krenar Shuli bashkë me gruan dhe 3 fëmijët e tij.Në denoncimin e tij në prokurorinë e Pogradecit 73 vjeçari Dylber Shuli ka deklaruar se djali i tij ka lënë Shqipërinë më 24 tetor të vitit që shkoi duke marrë me vete edhe gruan, vajzën 11 vjeçe, djalin 6 vjeç por edhe fëmijën e vogël të çiftit vetëm dy muajshe.
Familjarët thonë se 34-vjecari u mban sekret vendodhjen duke u thënë se është në Turqi. Sipas tyre babai i 3 fëmijëve ishte besimtar i fesë islame dhe kohët e fundit frekuentonte një xhami në Librazhd ndërsa akuzojnë si përgjegjës për largimin e tij drejt Sirisë, imamin e vetëshpallur të unazës së re, Genc Ballën.
Kamera e “Ora News” ka qene diten e dielë në fshatin Gurras por askush prej banorëve të këtij fshati nuk ka pranuar të flasë para cameras. Mamaja e Krenar Shulit ,Asija e cila për shkak të gjendjes shëndetësore e kish të pamundur te fliste për djalin e saj ,duke marrë parasysh edhe faktin se e lëndonte idea se ai mund të jete në lufte dhe se dicka mund ti ndodhe atje.
Në denoncimin e tij i moshuari ka sqaruar se djali i tij ishte shkëputur nga familja me dita të tëra dhe kishte qëndruar në Librazhd dhe në Tiranë ku është takuar me Genci Ballën. Madje sipas Dylbet Shulit pas këtyre takimeve djali i tij ishte kthyer i tjetërsuar.
Burime nga policia e Pogradecit kanë sqaruar për “Ora News” se verifikimet e kryera tregojnë se Krenar Shuli është larguar nga Shqipëria për në Turqi me familjen e tij, me dokuemnta të rregullta. Ndërkaq i ati hedh dyshimet se krenar Shuli e familja e tij mund të ndodhen në Siri, pasi ai vetë i kishte deklaruar se atje ka xhihad dhe ai si besimtar mysliman duhet të shkonte në Siri.
Fshati Gurras nuk është i vetmi në Pogradec, ku të rinjtë janë mashtruar në emër të fesë dhe kanë shkuar në Siri. Pak kohë më parë 3 të rinj mes tyre dhe imami i Leshnicës Almir Daci janë larguar në Siri, ndërsa një I ri I ketij fshati në janar të këtij viti u vra gjatë luftimeve. Pogradeci rezulton një nga qytetet me numrin më të madh të rinjve të cilët kanë shkuar në luftë në Siri.
Ndërkaq në Turqi mendohet se ndodhen dhe 3 prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gerti Pashja, Shyqyri Kaca dhe Almir Daci, ndërsa Medi Manallari dhe Shkëlzen Dumani dyshohet se janë në Siri.(Kortezi Ora News TV)