• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takim informativ në Vjenë- Regjistrim i mërgimtareve një obligim kombëtar

March 16, 2014 by dgreca

Ministria e Diasporës: Regjistrimi i diasporës është gjithëpërfshirës i të gjithë mërgimtarëve pa marr parasysh nga cila trevë etnike shqiptare vjen,  pa marr parasysh çfarë nënshtetësie ka. …linku për regjistrim: www.medrks-gov.net dhe info-med@rks-gov.net i cili është 24 orë aktiv. .”..regjistrimi është vullnetar, një obligim moral e kombëtar i secilit mërgimtar dhe është plotësisht sekret”/

Hazir MEHMETI, Vjenë/
Në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë u organizua mbrëmje informative lidhur me regjistrimin e mërgimtarëve dhe mbledhjen e materialeve e dokumenteve më qëllim arkivimin e tyre. Personeli i ambasadës Valbona Fazliu-Rrecaj, këshilltare; Zana Rugova, sekretare e parë dhe Imer Lladrovci, konsull e organizuan mbarëvajtjen e takimit.  Nga Ministria e Diasporës ishin Prof.Dr.Muhamet Shatri i ngarkuar për materialët dokumentet arkivore dhe Xhevat Hulaj nga Enti Statistikor i Kosovës.    Në mbrëmje prezantuan përfaqësues të shoqatave e veprimtarë nga Vjena, Linzi, Graci, Badeni etj.  Takimin e udhëhoqi Zana Rugova, sekretare e parë në Ambasadë, kurës fjalën përshëndetëse në emër të Ministrisë së Diasporës e mbajti Prof.Dr.Muhamet Shatri. Ai mes tjerash tha:” Ministria e Diasporës tani ka dy projekte nga të cilët me përparësi është regjistrimi i diasporës, pavarësisht se edhe procesi i grumbullimit të lëndëve arkivore ka një rëndësi të madhe, me çka kontributi i diasporës del në shesh i dokumentuar. Është e njohur se diaspora ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës. Qe nga koha e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, po edhe më parë e deri tani, kjo na detyron të krijojmë bazë dokumentare. Kjo bazë është nga këta veprimtarë që janë jashtë, pra jeni ju dhe baza dokumentare do të shkon në Arkivin e Kosovës. Faktikisht, Ministria e Diasporës është vetëm një ndërmjetësues në përgatitjen e kësaj lënde. Ekzistojnë marrëveshje mes Ministrive, Muzeut të Kosovës dhe Arkivit të Kosovës rreth procedurave lidhur me materialet arkivore. Ato fillimisht grumbullohen në qendra të caktuara, ambasada e pastaj sistemohen nga ekspertët e Arkivit të Kosovës atje ku duhet. Sa për regjistrim të diasporës, ky është një propozim direkt nga vet Ministri z.Ibrahim Makolli. Ne besojmë se veprimtarët, përfaqësuesit e shoqatave e klubeve do të na ndihmojnë. Të gjitha përfaqësitë tona diplomatike në botë e kanë mbështetur këtë projekt”.             Z.Xhevat Hulaj, udhëheqës i divizionit për regjistrimin e diasporës në fjalën e tij shtoj:” Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Entin e Statistikës së Popullsisë dhe me disa ministri e agjenci, e ka filluar regjistrimin e diasporës. Kemi përgatitur infrastrukturën materiale për regjistrim dhe secili mërgimtarë mund të regjistrohet në formë elektronike përmes linkut i cili është 24 orë aktiv. Të dhënat vijnë në Databazë ku shënimet janë sekrete. Forma tjetër është përmes pyetësorit që janë të hartuar nga ekspertë të Ministrisë së Diasporës, duke e plotësuar faqen me shënimet tuaja dhe dërgimin e tyre. Pyetësorët janë të shkruar në 14 gjuhë të vendeve përkatëse ku jeton diaspora. Kjo është imponuar nga vet natyra e mërgatës sonë që nga mërgata e vjetër (Turqi etj.) deri tek mërgata e re në Evropë. Formularët janë të përgatitur  për regjistrimin familjar, të biznesit, të shoqatave e klubeve. Të gjithë formularët mund t’i gjeni në pikat kufitare, në ambasada, konsullata dhe në komunat e juaja, ku edhe mund t’i dorëzoni kur ju i plotësoni pasi aty do jetë gjithmonë një zyrtar përkatës i cili do punon sidomos gjatë muajve të verës. Ai do merret vetëm me çështjen e regjistrimit tuaj. Ne shpresojmë se shoqatat, veprimtarët dhe secili mërgimtar do na ndihmon në përcjelljen e informatave në rrethin e tij.  Regjistrimi i diasporës është gjithëpërfshirës i të gjithëve pa marr parasysh nga cila trevë etnike shqiptare vjen. Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë mërgimtarët pa marr parasysh çfarë nënshtetësie kanë ” Nga të pranishmit u prekën disa detaje rreth teknikës së regjistrimit, gjithë përfshirja e trevave etnike, rreth të drejtës për votim etj. Aktivitet informative do të mbahen edhe në qytetet tjera të Austrisë.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Hazir Mehmeti, takim informativ, Vjene

Kush po e fut në Kaos dhe përçarje diasporën shqiptare në SHBA

March 16, 2014 by dgreca

Lehtësisht, do të ketë një deputet në Europë dhe një deputet në Amerikë, nga shqiptarët!/

Nga Beqir SINA/

BENSONHURST BROOKLYN NEW YORK : Pavarësisht, nga fakti se maqedonasit janë dominuese në përfaqësitë e tyre diplomatike në vendet – ku ka mijëra emigrantë nga ky vend, prapë-se-prapë, shqiptarët nga ky shtet që përbëhet nga reth 28 përqind shqiptarë etnikë, nuk ka asnjë dyshim se me votat e ardhshme zgjedhore të diasporës shqiptare, kësaj rradhe do të jetë i fituar bile për mendimin tim “fare lehtësisht do të kenë një deputet në Europë dhe një deputet në Amerikë, nga shqiptarët.”   Por, nëse vetëm – vetë shqiptarët, këtë herë do të jenë realistë dhe të mos bien preh e “gabimeve” të më-parshme, pra zgjedhjeve të 2011. Kur për fajin e partive në Maqedoni ( kuptohet BDI-së, e cila mban përgjegjësin më të madhe si parti në Qeveri), që të tre deputetët e diasporës, ua morën “afrofe” partitë Maqedonase. Dhe, për ironi të këtij fati në Amerikë, ata fituan me 560 vota kundrejt 10 votave “qesharake” të shqiptarëve. Qeveria Maqedonase, i ka të regjistruar, zyrtarisht, dhe e di shumë mirë se ka më shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë në SHBA, Gjermani, Norvegji , Austri , Itali , Belgjikë dhe Danimarkë , por ajo ka vetëm Australinë me më shumë Maqedonas. Ligji për Votim i diasporës është miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë në shtator 2009 dhe tani të dhënat e votuesve jashtë janë të përfunduara nga disa grupe të ekspertëve të institucioneve të ndryshme shtetërore.

Për këtë është vendosur në lidhje se si do të votoi diaspora, dhe, është bër precizimi i dispozitave, gjegjësisht zgjedhja e deputetëve të bëhet sipas modelit të shumicës dhe nga tre kontinentet Afrikë- Europë, Amerika Veriore dhe Jugore si dhe Australi dhe Azi, që të zgjidhen 3 deputet.

Tash për tash janë zgjedhur tre kandidatët shqiptarë nga diaspora, dhe ata janë nga BDI-ja, e cila si më e “zonja”, e para i doli në ballë kësaj “supersfide” me kandidatët shqiptarë nga diaspora, të paktën kështu mund ta quaj strategjinë e BDI-së në Amerikë.

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, ka zyrtarizuar emrat e tre kandidatëve të diasporës që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me datën 27 prill. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë në Amerikë, do të dalin me kandidatin Tefik Abdullai nga diaspora shqiptare në SHBA, diaspora shqiptare në Australi do të garojë me Driton Maliku, ndërsa për diasporën shqiptare në Europë garon kandidati Ismail Beluli.
Pra, është më se e qartë se dy deputetë nga tre të zgjedhurit e diasporës  nëse nuk ka nxjerr “mësime nga pësimi” BDI-ja, që patën në zgjedhjet e 2011- tash më 27 prill do të kemi të sigurtë dy deputet shqiptarë.

Por, në pyetje është “A do t’i ken shqiptarët të sigurtë dy deputetë, në SHBA dhe Europë “? kështu si u veprua kësaj radhe në zgjedhjen e kandidatatëve nga diaspora shqiptare!!!    Për këtë, nuk mundem të flasë se çfarë po ndodh në Europë dhe Australi, ku pretendohet të sfidohet kandidati Maqedonas! Por, jam shumë afër asaj se çfarë ndodhi dhe po ndodh me zgjedhjen e kandidatit nga diaspora shqiptare në SHBA – Fjala është për takimin që ka ngjallur debate të mëdha – takimin e mbajtur në Çikago – Illinois më 2 Mars 20014 në Qendrën Kulturore Shqiptare.

Ky takim ka qenë tipik i nivelit dhe praktikave komuniste, në diasporë, dhe të kujton ato takimet të mbledhjeve që mbaheshin në Këndin e Kuq – ose mbaheshin nga të dërguarit e partisë në diasporën shqiptare, me propoganduesit. Takimi i organizuar dhe i drejtuar me “propotencë” nga Konuslli shqiptarë në Çikago – zoti Jakup Rexhepi,  për arsye dhe shkaqe që askush nuk i di, krijojë qysh në ditën e parë vetëm “kaos dhe përçarje”, “shantazh dhe frustim” të qëllimëshm me atë pjesë të diasporës shqiptare në Çikago.

Dhe kulmi i këtij “takimi” të porositur, ishte “presioni” ose mënyra se si i shantazhoi zoti Rexhepi, ndaj pjesëmarrësve duke e limitizuar zgjedhjen e kandidatit nga diaspora shqiptare në SHBA, “brenda dy – tre ditëve, dhe nuk la aft tjetër” simabs konusullit Rexhepi, qysh në fillim të kësaj mbledhje. E cila, filloi e mbaroi vetëm me kushtëzime që edhe nga vetë përfaqësuesit e BDI-së, që kishin ardhur nga Maqedonia, për këtë qëllim – u kundërshtuan disa herë.

Mirëpo Konsulli Jakup Rexhepi, nuk “lejojë” në asnjë çast që situata t’i dalë atij jashtë kontrollit, mbasi ai e diktojë atë deri në zgjedhjen e Tefik Abdullait.

Konusulli Rexhepi, në vendimin final të ditës së dytë të kësaj mbledhje – nxorri përjashta dhomës ku mbahej mbledhja disa veprimtarë të dalluar të këtij komuniteti,nga Çikago,  njerëz të dëshmuar nga ky komunitet si patriot dhe atdhedashës me vite në diasporë – luftëtar të paepur të çështjes shqiptare në diasporë. Dhe, të vetmin gazetar që mbulonte ngjarjen, dhe kishte udhëtuar nga Nju Jorku, duke iu kërkuar atij të dali jashtë, sepse, mbledhja simbas konusllit Rexhepi “ishte me “Dyer të mbyllyra”.

Kjo lloj mënyrë e të zgjedhurit aspak demokratike, megjithse shqiptarët këtu jetojnë në vendin kampion të demokracisë në botë, duhet të analizohet, sa shpejt nga BDI- ja. Kho e humbur do tu kushtojë shumë shqiptarëve të Amerikës. Ajo duhet t’a shkarkojë për mendimin tim në vend Konusllin e saj në Çikago, përndryshe pakënaqësia në rritje – mund të çojë deri në humbjen e deputetit shqiptarë nga Diaspora. Në qoftëse duan që të përkrahet nga disapora shqiptare në Amerikë, Tefik Abdullai, duhet të punohet ndryshe mbasi si thotë shprehja popullore “Uji shkon në mullirin e Armikut” me këtë mënyrë.

Ndërkohë, që vetë shqiptarët e emigruar nga Maqedonia, në SHBA, Dibra e Madhe, Kërçova dhe Struga edhe këta tani duhet të lënë me një anë mërit dhe zënkat, se nuk është koha më për të tilla “prova”, të cilat i kan kushtuar shumë kësaj diaspore , prej nga koha e “Ish Jugosllavisë” dhe ajo e regjimit komunist në Shqipëri,. Të cilët punuan  me parrullën komuniste “Përça e Sundo”

Shqiptarët në diasporë, tani nuk duhet të harojnë se në vitin 2011 në diasporë fituan kandidatët maqedonas si pjesë e marrëveshjes së BDI-së me VMRO-në. Tani ka ardhur koha për një përfaqësimin të interesave të kombit shqiptarë dhe se ka ardhur koha që ky përfaqësim në veçanti në rastin e diasporës ti jepet përsëri BDI-së, meqense, ajo qe e para që u angazhua në këtë zgjedhje. Tani, është shumë vonë për patitë e tjera, ose individë të veçantë të hyjnë në garë ose të bojkotojnë regjistrimin e disaporës shqiptare, ashtu si po kërcënojnë disa shoqata dhe individë.

Unë nuk jamë me as një parti dhe asnjëherë nukë kam përkrahur ndonjë parti nga Maqedonia, por u bëjë thirrje mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia të mos humbasin kohë dhe energji me njëri tjetirn, duke u marr me atë se si u zgjodh Tefik Abdullai, por t’a mbështesin atë duke u regjistruar dhe shkuar të votojnë më 27 prill. Të tregojnë edhe një herë veten siç e treguan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe luftën në Maqedoni në vitin 2001, ku roli dhe kontributi i kësaj diaspore ishte historik.

Tani shanci i erdhi në dorë të zgjedhi një shqiptarë, pavarësisht se është i BDI, PDSH, RDK, DR, apo PPD . Mbasi,  me Kodin e ri zgjedhor, për herë të parë diaspora e Maqedonisë, do të ketë mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesin, i cili do të mbrojë interesat e tyre në Parlamentin e Maqedonisë, dhe do të jetë zëri i një shqiptari nga shqiptarët e Amerikës. Megjithatë, edhe pse përkundër “dëshirës” së diasporës shqiptare nga Maqedonia, që edhe diaspora të përfshihet në zgjedhje, me kandidatë të përcaktuar nga udhëheqsit e partive shqiptare në Maqedoni dhe shumë paqartësive që u përcollon

 

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, Kush po e fut, ne kaos komunitetin shqiptar

Vlorë: Kapacitetet turistike, sivjet më shumë mundësi pushimesh

March 16, 2014 by dgreca

Nga Harilla Koçi/.- Përgatitjet për sezonin veror në rrethin e Vlorës nga operatorët që veprojnë në këtë fushë, janë përqëndruar në rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e strukturës turistike ekzistuese dhe zgjerimin e mëtejshëm të saj.

-Bregdeti i thyer, me plazhe të përziera ranore e gurishtore-

Bregdeti i Vlorës nuk ngjason me asnjë tjetër në Shqipëri. Një pjesë e tij përbëhet nga plazhe të mrekullueshme ranore që shtrihen nga grykëderdhja e lumit Vjosë, deri në Plazhin e Ri në Vlorë. Në të përfshihet një hapësirë masive pothuajse e virgjër dhe e pashfrytëzuar, për shkak të mungesës së pjesshme të infrastrukturës rrugore. Kështu, bregdeti i Poros deri në Zvërnec, është pothuajse i pashfrytëzuar. Brezi masiv i rërës në to, pasohet nga ai pyjor, gjë që krijon një mjedis të rrallë ku investimet, sipas specialistëve, krijojnë kushtet për rritjen e jashtëzakonshme të kapaciteteve turistike. Nga ana tjetër, pjesa tjetër e bregdetit ku përfshihet ai i përzier dhe shkëmbor, përbën një tjetër resurs të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të të gjitha kategorive. Këtu gjen plazhe të mrekullueshme shkëmborë dhe me zhavorr të imët, të cilat gjithnjë e më tepër preferohen nga pushuesit vendas dhe turistë të huaj.

-Koeficienti i shfrytëzimit të bregdetit, ende i ulët-

Nuk ka ndonjë tregues të saktë të koeficientit të shfrytëzimit të këtij bregdeti, por ai mendohet të jetë mes vlerave 20-30 për qind. Plazhet e Dhralesë, të Gjipesë etj, në bregdetin e Himarës, mbeten ende të pashfrytëzuara, ashtu sikundër edhe brezat ranorë në bregdetin e Poros, deri në Zvërnec. Në këtë pjesë të bregdetit vlonjat, pushuesit janë spontanë dhe shfrytëzojnë resurset natyrore në një bregdet ku mungon plotësisht struktura turistike.

-Investimet zgjerojnë kapacitetet turistike-

Investimet e pritshme në zonën bregdetare, veçanërisht në infrastrukturë, garantojnë zgjerimin e kapacitetit turistik.

Kanan Shakaj, kryetar i komunës Novoselë, që administron vijën bregdetare të Poros deri në afërsi të Zvërnecit, thotë për ATSH-në se, projektet e rikonstruksionit të rrugëve që lidhin aksin kombëtar Fier-Vlorë me bregdetin e Poros, duke përshkuar disa fshatra, ndikojnë drejtpërdrejtë në këtë drejtim. “Me përfundimin e këtyre rrugëve krijohet një mundësi e mirë për të shfrytëzuar këtë bregdet ranor, ku, aktualisht, numri i pushuesve nuk përputhet me kapacitetet që janë qindra herë më të mëdha, krahasuar me treguesit aktualë”, thotë Shakaj. Ai sqaron se këtu vijnë çdo verë qindra pushues nga Fieri, Berati, Kuçova, Tirana, nga Shkodra, që pëlqejnë rërën dhe ujin e pastër, por edhe freskinë e pyjeve.

-Plazhi i Zvërnecit, plotësohet struktura e shërbimit-

Plazhet e virgjëra të Zvërnecit sivjet do të jenë më të shfrytëzueshme. Një strukturë e lehtë shërbimi, e përbërë nga të paktën 20 lokale e njësi të llojeve të tjera të çmontueshme, është ngritur para pak javësh në plazhin më të madh të këtij bregdeti. Kësaj i shtohet edhe rruga e re që lidh Vlorën dhe fshatin Nartë me këtë bregdet, e cila është e standardeve mjaft të mira. Drejtues të komunës Qendër thonë se, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, si dhe ndërtimi i rrugës që lidh bregdetin e Zvërnecit, do të shumëfishojnë fluksin e pushuesve, të cilët vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe të huaj. Gjatë javëve të fundit janë planifikuar kryerja e punimeve për pastrimin dhe rehabilitimin e plazheve të cilat do të nisin brenda muajit prill.

-Përmirësimi i infrastrukturës, shumëfishohet numri i pushuesve në bregdetin e Himarës-

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ku përfshihet edhe ndërtimi i segmenteve që lidhin aksin kombëtar Vlorë-Sarandë, me plazhet përgjatë bregdetit, ka shumëfishuar numrin e pushuesve. Por, në këtë drejtim pritet përmirësimi i mëtejshëm i standardeve, për shkak se, në disa nga segmentet rrugore pavarësisht investimeve, ka mjaft probleme që lidhen me cilësinë e ulët të punimeve që janë kryer. Vitin e kaluar numri ditor i pushuesve në plazhet e Himarës, Dhërmiut, Qeparoit, Jalës llogaritej në më shumë se 40 mijë. Por, kjo shifër mund të rritet edhe më tej. Veçanërisht në këtë drejtim vlerësohet se do të ndikojë ndërtimi i segmentit rrugor të plazhit të Palasës, një nga mrekullitë e bregdetit të Himarës.

Filed Under: Featured

Korrupsioni, Prokurorët fushatë ndërgjegjësimi me nxënësit

March 16, 2014 by dgreca

  Fushata sensibilizuese e programi i OPDAT, i Departamentit të Drejtësisë së SHBA në Tiranë, ka bërë bashkë, Njësitë e Përbashkëta Hetimore (task-forcat) e Prokurorisë së Përgjithshme te cilët ndërmorën një fushatë ndërgjegjësimi publik,“Kundërshtoj Korrupsionin” për të nxitur qytetarët shqiptarë të kundërshtojnë dhe të raportojnë korrupsionin. Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, një pjesë e fushatës përqendrohet tek të rinjtë shqiptarë. Prokurorë të task-forcave në shtatë qytete të vendit kanë vizituar nxënës të vitit të parë të shkollave të mesme për të folur me nxënësit mbi korrupsionin.

Ambasada e SHBA shpreh besimin se “kur prokurorët diskutojnë çështje të korrupsionit drejtpërdrejt me nxënësit, atëherë rritet besimi midis ligjzbatuesve dhe komunitetit, si dhe nxiten nxënësit që të shohin rolin dhe përgjegjësitë e tyre në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit”. Prokurorët e task-forcave, kanë vizituar nxënës të shkollave të mesme publike në Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë që prej dhjetorit të kaluar. Në përfundim të prezantimeve, prokurorët ftojnë nxënësit e vitit të parë që të hyjnë në një konkurs për posterin më të mirë, sponsorizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Kurse,Task-forca e Tiranës i filloi prezantimet në shkolla në muajin shkurt. Prokurorët janë duke folur mbi temën “Korrupsioni na Lëndon të Gjithëve.”

Gjithashtu, është prodhuar nga Ambasada e SHBA dhe Fondacioni EDS, një spot i shkurtër publicitar jokomercial mbi temën e korrupsionit, si pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit social.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: fushate per ndergjegjhesimin, korrupsioni, prokuroet

UKRAINË – Pjesëmarrje prej 50 për qind në referendumin në Krime

March 16, 2014 by dgreca

SEBASTOPOLI (KRIME) 16 Mars – Vazhdojnë votimet për referendumin që po zhvillohet sot në Krime, ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë tepër e lartë e popullsisë ruse në rajon.

Aktualisht të dhënat e pjesëmarrjes rezultojnë mbi 50 për qind e votuesve janë paraqitur të votojnë për referendumin e aneksimit nga Rusia, sipas shifrave të publikuara në Sebastopoli, qyteti më i populluar në Krime, deklaroi komiteti qendror zgjedhor në Sebastopoli, vetëm rreth 5 otë pas hapjes së qendrave të votimit.

Filed Under: Rajon Tagged With: referendumi ne Krime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4769
  • 4770
  • 4771
  • 4772
  • 4773
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT