• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sami Blloshmi : “Mi morën nga duart fëmijët – njërin ma pushkatuan tjetrin ma dënuan 25 vjetë burg”/

March 14, 2014 by dgreca

Bisedë me babain e poetit të pushkatuar/

Nga Beqir Sina, New York/

Një familje e tërë që gjatë sundimit komunist kaloi vujtjet e tmerrshme në burgjet e kampet e interrnimit në Shqipëri :Vilson Blloshmi – pushkatuar ne 1977 , Bedri Blloshmi arrestuar ne 1977 liruar ne 1991, Sami Blloshmi 15 vite burg, Hajdar Blloshmi  i pushkatuar, Hasan Blloshmi vdekur ne burg, për të mos harruar dhe pjesën e internimit.Kjo është tani historia e patriotëve, Blloshmëve të Elbasanit dhe persekutimi i tyre si fisë në kohën e sundimit komunizëmit që shënuan emrin në histori dhe rrëfehet për gazetën tonë, 85 vjeçari i mbijetuari i Blloshmëve, babai i poetit të pushkatuar Sami Blloshmi.

Zoti Blloshmi, ardhja juaj në Amerikë, a ka ndonje shkak (motivim), dhe a gjetët në këtë vend atë që e kishit menduar më parë?

Sami Blloshmi – Shkaqet janë disa: e para se kam birin Selman Blloshmin këtu se bashku me familjen e tij, edhe bijën time Lirije Xhydollari, po së bashku me familjen e saj, kam gjithashtu edhe vellain tim Bukurosh Blloshmin me familjen e tij, dhe e dyta realizova një ëndërr të kahershme për të cilën një jetë të tërë kam vuajtur, dhe ishte një ëndërr që unë të shkelja në Tokën e Premtuar, shpresën e vetme dhe të fundit që kam pasur unë dhe familja ime, që syt i kishim gjithë jetën nga Amerika, dhe faleminderit që erdhi një kjo ditë dhe i madhi Zot ma realizoi këtë dëshirë.

 Juve jeni një familje që megjithëse patët humbje të mëdha njerëzore dhe materiale, nga ai regjim prapë -se -prapë, i mbijetuat diktatorit komunist. Si e kishit gjithë këtë fuqi?

Sami Blloshmi– Në rradhë të parë duke respektuar edhe bashkëvuajtësit e mi – më duhet të pranojë se familja ime nuk mund të quhet e veçantë, megjithse kemi edhe ne specifikat tona, por do të thoja në përgjigje të pytjes suaj në Shqipëri ka patur shumë familje të tilla, që patën humbje të mëdha , por falë moralit të lartë shpirtëror, familjes, origjinës së tyre, dhe besimin në Zot, besimin në nder e drejtësi edhe ne si bashkëvuajtësit tanë, megjithëse me vuajtje të mëdha ia  arritëm që të mbetemi egzistent – të mbetmi gjallë.

Zoti Blloshmi mbasi jeni edhe pak në moshë, pyetja është se kur do të fillonte jeta juaj nga ju, mbani mend ato çfarë keni përjetuar? Çfarë historie mbani mend you ?

Sami Blloshmi- Unë mbaj mend mirë periudhën e Mbretërisë Shqipatre e cila pati një sistem organizimi të përsosur, por kryesisht një sistem juridik shumë të pranueshëm që e bënte popullin t’i gëzoheshe asaj që kishte, vendosur Mbreti Shqiptar atëhere. Ne kishim pronat tona të cilat ishin të mbrojtura me kushtetut, ishte liria e besimit, feja ishte e shenjtë, mbrohej me ligj rendi edhe qetësia, sa që një xhandar në një krahinë dhe ishte i mjafteshëm. Leku shqiptar ishte i fort dhe njerëzit paguheshin me mirë,. Ajo që sot është ëndrra e çdo njeriu lëvizja e lirë nëpër botë, në kohën e Mbretit Zog i Parë, ishte realitet, rrugët e shqiptarëve me pashaportën e Mbretërisë për në gjithë botën ishin të hapura edhe paraja ishte e garantuar.

Unë mbaj mend dhe ditën e zezë të okupimit fashist, që jo vetëm na pushtoi vendin, por na prishi dhe atë që e kishim filluar aq bukur edhe mirë t’a ndërtonim.Okupimin e paguam me shumë gjak djemsh të rinj që ishin nacionalist të vërtet. Për shkak të ardhjes së mortajes së kuqe, e ila erdhi gjatë asaj lufte kur u formuan edhe partitë e ndryshme në Shqipëri, që fatkeqësisht nuk e gjetën gjuhën e përbashkët, por u gjakosën me njëra tjetrën në një luftë vllavrarëse. Kjo e keqe natyrisht, që solli ato plagë që po bën treçerek shekulli në demokraci, që klasa politike në Shqipëri, ende nuk ka pasur vullnet që t’i mbylli plagët e krijuara në periudhën e diktaturës komuniste.

Tani kur kujtojë diktaturën, mendojë që nga fjala diktaturë na jep të kuptonim se çfarë do prisnim nga ajo gjëmë e keqe. Mbas luftës me të vështirë Shqipëria, që u pranua në Lidhjen e Kombeve, rezultoi se ajo ishte e kundërta me vendet e tjera. Ajo përfaqësonte një model për askënd dhe një sistem që erdhi duke u degraduar.Pasoja më e madhe që solli komunizmi ishte ç’veshja e njerëzve nga personaliteti, dinjiteti, edhe nga përgjegjshmëri individuale kombëtare,  ndaj internacionalizmit – partia pushtet donte dhe i formojë njerëzit, sipas modelit të saj – siç predikonin ata “Njeriun e Partisë”.

45 vjetë të sundimit të Enver Hoxhës, kan qenë jo vetëm për mua dhe bashkëvujatësit e mi, por edhe për popullin shqiptarë në përgjethësi vitet më të këqija që ka kaluar ndonjëherë Shqipëria dhe populli ynë. Vendosja e ligjeve të këqija ishin forma më e keqe e tiranisë, shpronsimet deri në dhimbje dhe shkatërrimi i pronës private. Të zotit ju hoq e drejta që të kishte vend në Shqipëri. Lufta e klasave shkoi deri atje sa diktatori hëngri edhe bijt e vet:- E çfarë t’u rrëfejë më shumë, vetëm lutem që mos ardhtë kurrë më ajo kohë e mos ju dëgjoftë emri kurre atyre që drejtuan në atë kohë.

Tani,unë po jetoj edhe këto 23 vjet që po bëhet përpjekje për të ndryshuar nga periudha komuniste për mua në këto vite kan bërë si më thënë “duel e mira me të keqen e drejta me të pa drejtën si edhe mentalitetet perendimore me ato lindore”. Shqipëtarët nuk duhet të qëndrojnë njëherësh hipur në dy kuaj, se kështu gjithmonë do të të pësojnë aksidente!. Ata duhet të hypin në atë kalë që thotë Europa edhe të mbërrijnë në destinacion. Juve jeni të rinj edhe me durim dhe përpjekje por do tja arrini të shpëtoni nga kanceri komunist.

Si nisi tragjedia e familjes suaj dhe a është bërë e njohur deri tani? apo keni më për të thënë….çfarë mendoni ?

Sami Blloshmi- Familja jonë ka qënë e njohur prej shume shekujsh, me vet-dije kombëtare,me pushkë edhe pen ka përfaqësuar territoret e saj në shumë kuvende kombëtare. Im atë Selman Blloshmi ka qenë kryetar krahinor, i thoshin në ato kohë. Ai ka përfaqësuar krahinën tonë dhe Pogradecin në Kongresin e Elbasanit më 1908. Ai ka dhënë ndihmensën për shkrimin – këndimin e gjuhës shqipe. Ai i vuri qysh në atë kohë rëndësi shkollimit të bijve të vet.

Birin e tij të madh dhe vëllain tonë Aziz Blloshmi e dërgoi për studimet e larta ushtarake në Austri dhe kur mbaroi ai shërbeu në administratën e qeverisë mbretërore shqiptare. Ardhja e komunizmit kërkoi eleminimin e këtij kuadri me kulturë perendimore edhe ashtu ndodhi. Azizi më 1944 u pushkatua nga komunistët, këtu filloi tragjedia e familjes tone e cila vazhdoi me cilësimin kulak, ky cilësim solli shkatërrimin e plotë të ekonomisë që e kishin vendosur ndër breza.

Persekutimi komunist ndaj familjes tonë nuk do të mbaronte, arrestuan vëllain tonë që vinte mbas Azizit, Hasan Blloshmit, me akuza politike të stisuara ja hoqën të drejtën e lirisë për 25 vite. Në vazhdim me arrestuan edhe mua. Ligji i agjetacion-prapagandës(Neni 55) nuk donte shumë mundim për t’a burgosur një njeri në Shqipërin e kohës së komunizmit. Më dënuan 7 vjet heqje lirie. Komunistët e kishin planifikiuar që meshkujt  nga shtëpia jonë duhet të ishin të gjithë në burg. 1976 më arrestuan dy 2 djemtë e mi Vilson Blloshmi e Bedri Blloshmi, kuadri komunist në Librazhd, kërkonte eliminimin e tyre. Ata të vetmin krim që kishin kryer ishte se dashuronin letërsinë – lexonin libra në shqip e në gjuhë të huaj dhe shkruanin fraza dhe rrjeshta poezish lirike dhe patriotike. Të dy i dënuam me vdekje pushkatim. Por fatëmirësisht Bedriut ja lanë me 25 vjet heqje lirie. Vilsonin ma vranë, më muarnë nga duart e mi dritën e syrit, pikërisht ata që sot janë në pushtet dhe hiqen sikur nuk kanë bërë asgjë.

Mbasi na sakatuan shpirtërisht , na internuan duke na shpërngulur nga shtëpia dhe po atë ditën e internimit riarrestuan vëllain tonë Hasan Blloshmi, që porsa ishte liruar nga burgu i parë dhe ai nuk doli më i gjallë nga burgu vdiq atje.

Për sa kohë do ishit i persekutuar? Dhe do të jetonit me frikën e regjimit të privuar dhe në burgje?

Sami Blloshmi- Ne si familje do të jetonim nën terrorin komunist, prej nga 1944 deri sa perendimi do të triumfonte mbi lindje dhe do të likudoheshin relikat komuniste në të gjithë Shqipërinë. Viti 1990 ishte viti i fillesës së lirisë jo vetëm për familjen tonë, por për gjithë shqipëtarët. Tani jemi në pritje që të konsolidohet liria dhe drejtësia dhe të dalë në dritë drejtësia për të cilën vetëm mbetëm duke shpresuar si unë dhe bashkëvuajtësit e mi.

Gjithë kjo vujatje sa të shkruash libra. Cili ishte shkaku, ?

Sami Blloshmi- Shkaku pse neve jemi familje e njohur për patriotizëm, atdhedashës, luftëtar, intelektual dhe pronar , ishte e vetmja mënyrë për të luftuar të gjitha familjet si ne ne  kudo në Shqipëri, nga Veriu në Jug, sepse kështu ata do të mbeteshin gjallë e do të sundonin për 45 vjet me rradhë e qëndruar në fuqi. Ata ishin të bindur që komunizmin neve si sistem nuk e donim, dhe megjithëse e panë që asnjëherë nuk i sollëm dëm, përkundrazi e kishim ndihmuar në luftën ndaj okupatorit fashist dhe nazismit, pra-se prap ne ishim më të përdjekurit ashtu si dhe shumë familje të mëdha shqiptare që pësuan të njëtin fat me ne.

Familja Blloshmi,mendoni se e ka marre vlersimin e nderimin që meriton gjatë këtyre 23 viteve të demokracisë ?

Sami Blloshmi- Nuk mund të themi që fare jo. Është vënë emri i Vilsonit në një shkollë në qytetin e Librazhdit, po në këtë qytet është vedosur një bust në përkujtim të Gencit edhe Vilsonit dy poeteve të pushkatuar. Shokët e letrave të Vilsonit e Gencit i kanë përjetësuar ata duke i përmbledhur në vepra shkrimet e tyre. Në përkujtim të tyre janë shkruar skenare televizive dhe ato trasmetohen në ekranet e televizioneve me rast datash përkujtimesh. Është premtuar së shtëpia e lindjes të Vilsonit në Bërzeshtë do të bëhet muze, por akoma jo!. Në dhomën Muze të Vilsonit kanë bërë vizita kryetari i Parlamentit Shqiptar shkelqesia i tij i ndjeri zoti Pjeter Abnori si dhe presidenti i nderuar shkleqësia e tij zoti Bamir Topi, si dhe shumë ministra e deputet. Këto për mua janë sasi e konsiderueshme morale, por vlersim kapital ende mbete për t’u parë.

Ju nuk keni ndonjë pension të posaçëm prej djalit tuaj Vilsonit të pushkatuar ? Po gruaja e tij edhe fëmijët?

Sami Blloshmi- Mua si babai i Vilsonit një vlersim i tillë deri tani nuk më është bërë. As nëna e Vilsonit nuk e ka patur, por as vajza e tij Eni nuk është trajtuar me një pension të tillë.

Në mos gabohem në 8 vjetët e fundit: para-dëmshpërblimi keni marrë si të përndjekur poliitik që keni qenë? apo jo !

Sami Blloshmi- Qeveria e kaluar kishte planifikuar që dëmshpërblimet në vlere leku t’i paguante me shumë këste që unë tani nuk i kujtoj dot sa sa janë por unë kam marr vetëm 2 këste, me shuma të vogla për çdo këst.

Vijmë tek një çështje e rihapur disa herë . A jeni ju, të rihapetdosja e Vilson Blloshmit, po për dosjet e tjera?

Sami Blloshmi- Për sa di unë, në shtyp e në libra janë botuar shumë materiale nga dosja e Vilsonit, mbase jo të gjitha kanë dalë dhe emrat e atyre që çuan në pushkatim Vilsonin. Por me kot, politikanët e sotëm i kanë veshur me pushtet. Akoma sot politika në Shqipëri ka besim në këtë administratë,  njerëz që kanë bërë krime, kjo është çudia me e madhe në demokracinë e sotme. Përsa i përket dosjeve në përgjithësi, si thoni ju unë mendoj se ajo është pjesa më e errët e këtij vendi, që ato dosjet vazhdojnë të jenë të mbyllura në qilarët e zeza të këtij vendi që quhet shtet . Shqipëria është i vetmi vend në Europë që me këmbngulje e zmbraps çdo kërkesë për hapjen e tyre. Klasa politike sot në Shqipëri u jep mesazh qetësimit të gjithe veglave të diktaturës, spiunëve, hetuesve, torturuesve, duke u thënë me këtë rast : “Rrini të qetë  se jeni të mbrojtur nga te gjitha krahët, ndërkohë që Shqipëria është e pambrojtur nga të gjitha krahët”.

Zoti Blloshmi! A ju takon ndonjëher në Tiranë apo Librazhd t’i hasni rastësisht ata që i ndjeni si shkakatër e tragjedisë tuaj ?

Sami Blloshmi- Sot, në demokraci natyrisht që levizja e lirë e tyre na takon shpesh që të shihemi me njëri tjetrin , por edhe po nuk u pamë fizikisht shifemi nëpërmjet ekranit të televizorit ky fytyrat e tyre janë pothujase çdo ditë në politik apo jetën sociale. Ata kanë një kurajo të çuditëshme – dhe hiqen sikur nuk kan asnjë fajë dhe nuk kan qenë atë që na bënë gjëmën mua dhe mijëra bashkëvujatësve të mi. Tek, syt e tyre unë për vete nuk shohë asnjë shenjë ndjejne se kan bërë diçka, asnjë shenjë pendese. Bile do të thoja se :” Ata tregohen kryelartë sikur të kenë bërë ndonjë vepër në të mirë të njerëzimit – dhe u errën syt ku na shohin ne sot që fëmijët tanë të paktën ka përparuar dhe janë të suksesshëm. Dhe tani që janë edhe me pushtet, kur na shohin me shumë fodullik, janë gati të na thonë ” Ja ku neve na keni përsëri dhe jemi në pushtet dhe nuk keni se cfarë të na bëni ashtu sikur nuk kisht të na bëni”. Dua të them se ky është dënimi më i rëndë që na ka dhënë sot politika e këtyre 23 viteve demokraci. Bile aq më keq se bijët e tyre shkruajn sikur u vjen keq për vujatjen tonë – çfarë hipokrizie që sa ndodhur në asnjë vend të botës !

Si e vlersoni ju zgjedhjen e Bedri Blloshmit, në krye të institutit të përndjekurve politik në Shqipëri, si një pendesë e socialistëve për familjen Blloshmi, apo një privilegj politik në pazaret politike? ku ai aderon apo jo në FDR

Sami Blloshmi- Unë mendojë se zgjedhja e Bedriut në krye të këtij institucioni për mua që e njoh mirë se e kam djalë dhe e kam rritur vet është se nuk mund t’a paragjykoj. Ajo ka qenë, mendoj unë, një përzgjedhje e Kryeministrit të ri. Në programet që kjo qeveri thotë se ka për shtresën e persekutuar nga qeveria komuniste, në se mund t’a quaj një korigjim për realizimin e programit. Bedri Blloshmi, në këtë rast nuk përfaqëson vetëm Blloshmin, por është për të përfaqësuar të gjithë shtresën e të persekutuarve nga komunizmi, dhe në mos ai dikush do të ishte në atë detyrë, dhe kjo vlen ndoshta edhe për të iu përgjigjur pyetjes suaj ” përsa i përket pazareve politike”.  Bedriu, për sa e njoh unë si birin tim –  nuk ka natyrë kompromentimi që do të ishte në dëm të shtresës së vet. Ai po qe se do të shohi se qeveria do t’i japi shenjat e një “djallezie”, Bedriu menjëherë është nga ata që e denancon. Ai është i pa kompromentueshëm do të thoja me plot bindjen time.

A mendoni se është bërë sa duhet për të persekutuarit politik në Shqipëri, ?

Sami Blloshmi- Ka 23 vjet që sistemi i diktaturës thuhet se nuk ekziston dhe si i tillë, me këtë shtresë klasa politike shqipëtare duhet të kishte mbaruar punë, njëherë e mirë dhe të mos egzistone më kjo pyetje, sepse, të thuash ende nuk është bërë sa duhet, është një pyetje e rëndë për vet këtë shtet që pretendon se është demokraci, pyetja duhet të i drejtohet tani drejtuesve politik të vendit se : “Kur do të integrohet shtresa e persekutuar dhe pse është defaktorizuar deri tani kjo shtresë ?

Cfare mesazhi kishit për bashkëvuajtesit tuaj?

Sami Blloshmi- Duke ju falenderuar juve si gazetë që më dhatë rastin të komunikoj me lexuesin e gazetes tuaj, mbas kësaj moshe 85 vjeçare timen, të gjithë bashkëvuajtësit e mi i ngushëlloj për dhimbjet shpirtërore e fizike që pësuam nga djalli i kuq komunist dhe i uroj të kenë durim durim e durim se e drejta do të triumfojë mbi ata “Vërtet vonon por kurr nuk harron !”.

Ju faleminderit që gjetë kohë të bisedoni me gazetën tonë.

Sami Blloshmi- Gjithashtu, pranoni edhe juve faleminderimet tona që na dhatë mundësinë të flasim me gazetën tuaj

 

Filed Under: Interviste Tagged With: bbabi i poetit te pushkatuar, Bedri Blloshmi, Sami Blloshmi

ELBASANI DHE DITA E VERES

March 13, 2014 by dgreca

*  “Dita e Verës”, Kryebashkiaku Sejdini priti te enjten mysafire nga Kosova/

Nga Miranda Sadiku/.-  “Dita e Verës me biçikleta” është aktiviteti i parë qe starton në qytetin e Elbasanit në kuadër të festës pagane të “Ditës së Verës”. Organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Albania Excellence, aktviteti “Dita e Verës me biçikleta” ka si qëllim sensibilizimin e të gjithë qytetarëve që të lëvizin sa më shumë me biçikleta, si mjeti qe shmang jo vetëm ndotjen, por edhe kursen ekonomine e gjithe secilit.. Imazhi i këtij aktiviteti është aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Ardian Cerga i cili  sapo mberritur nga Italia  nga Italia me biçikletën e tij.
Aktiviteti është zhvilluar në qendër të qytetit, ne bashkepunim  me  Ecovolis, ku kanë mbërritur më shumë se 40 biçikleta.  Pjesë e kësaj maratone kanë qenë nxënës të shkollës 9- vjeçare “Naim Frashëri”, çiklistet e qytetit, qytetarë të ndryshëm, si dhe nxenes të gjimnazit “Dhaskal Todri”.

Maratona me biçikleta është mundësuar nga  kreut i bashkisë, Qazim Sejdini.
Flora Nikolla, Presidente e Albanian Excellence, duke falenderuar pjesëmarrësit në këtë aktivtet, të cilët iu përgjigjën thirrjes së saj që të jenë pjesëmarrës, si dhe kreun e bashkisë Qazim Sejdini, deklaroi se “Albania Excellence në bashkëpunim me ATSH-ne dhe bashkinë e qytetit të Elbasanit organizojnë këtë lëvizje me biçikleta me qëllim për të sensibilizuar opinionin publik në mbrojte të mjedisit. Është një lëvizje mbarëkombëtare, e cila ka nisur në Vlorë, Fier, Pogradec dhe tashmë në Elbasan”. Duke vlerësuar ardhjen e aktorit të njohur Ardian Cerga, i cili ka mbërritur një natë më parë nga Roma për këtë aktivitet, Nikolla shtoi se “imazhi i kësaj lëvizje, Ardian Cerga, ka ardhur për të dhënë këtë mesazh, mbrojtjen e mjedisit në vendin tonë. Kjo lëvizje ka si qëllim që të senisibilizojë opinionin shqiptar që t’i themi stop qarkullimit të shumtë me mjete, të mbrojmë mjedisin, të ardhmen dhe shëndetin tonë”.

Nga ana e tij, imazhi i kësaj lëvizjeje, Ardian Cerga, theksoi se “kjo lëvizje me nje mesazh shumë qytetar  përpiqet sensibilizoje  mbrojtjen  e mjedisit  ne bashkepunim me bashkitë e disa qyteteve”.

Më pas aktiviteti ka vijuar me një bashkëbisedim në hollin e Teatrit “ Skampa”, ku aktori Ardian Cerga hodhi edhe dy ide interesante për nxënësit e shkollave dhe drejtuesit e tyre, që një herë në muaj në qytet të realizohet një lëvizje me biçikleta, ndërsa sipas tij “është shumë e rëndësishme krijimi i një korsie në bulevard vetëm për biçikletat”.

“Dita e Verës”, Sejdini pret miq nga Kosova

Nga Miranda Sadiku/.-  Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini priti sot në zyrën e tij Kryetarin e Komunës së Ferizajt në Kosovë, Muharem Zvarqa i cili vizitoi Elbasanin me rastin e Ditës së Verës. Sejdini e njohu mikun nga Kosova me traditën e kësaj feste dhe me qytetin e Elbasanit.Siç theksoi Sejdini, “ Bashkia e Elbasanit është mikpritësja e mijëra njerëzve që vizitojnë qytetin me rastin e Ditës së Verës. Kemi obligimin, që t’u dhurojmë miqve një festë të bukur e plot ngjyra, ashtu siç e kërkon pranvera”.

Kryetari i Bashkisë shtoi më tej se “ dy koncerte do të organizohen me rastin e kësaj feste, ndërkohë që qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë edhe panairin “Dita e Verës 2014” i cili mbahet për të 17 vit me radhë.

Më pas do të jetë nxënësit e shkollave që do të bëjnë paradën e karnavaleve, parakalimet me biçikleta, motora apo ndeshje tenisi do të argëtojnë qytetarët në sheshin kryesor të qytetit”.

Sejdini nuk la pa përmendur edhe ëmbëlsirën tradicionale të festës “Ballokumen”. Gjithashtu me  Zvarqa u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucione në të ardhmen.Kryetari i Komunës së Ferizajt falenderoi Kryetarin e Bashkisë për mikpritjen. Ai u shpreh i kënaqur që ndodhej në Elbasan në këtë ditë feste, që siç tha ai është organizuar në mënyrë të përkryer(Kortezi-ATSH)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Elbasani dhe Dita e Veres

POLONI – Gjashtë avionë amerikanë F-16 ulen në bazën ushtarake të Laskut

March 13, 2014 by dgreca

VARSHAVË, 13 mars /– Gjashtë avionë luftarakë amerikanë, F-16 u ulën sot në bazën ushtarake të Laskut, nga 12 në total që do të dërgojë këtë javë SHBA-ja në Poloni, njoftoi media polake.

SHBA-ja iu përgjigj gjithashtu kërkesës së Varshavës që e shqetësuar nga zhvillimet në Ukrainë, kërkoi vendosjen në Poloni të një njësie të forcave ajrore amerikane të përbërë nga 12 avionë “F-16″, disa avionë transportues dhe 300 ushtarë.
Sipas televizionit publik, gjatë mbrëmjes së djeshme, një avion amerikan transportues, i tipit “Hercules”, u ul në bazën e Laskut për të zbarkuar ushtarë dhe materiale ushtarake.

Filed Under: Featured Tagged With: amerikane, gjashte avione, Poloni

Bashkëkombësit tim në Athinë-Rugovianët janë mbrojtësit kryesor të vlerave kombëtare

March 13, 2014 by dgreca

Plotësim informacionit të mjegulluar të z. Kristo Zharkalliu, autor i shkrimit “Ç’po ngjet me kosovarët … Rugovianë?”/

Shkruan: Gani MEHMETAJ/

Me keqardhje me duhet të te them z. Zharkalliu se qenkeni tmerrësisht i pa informuar për raportet politike e intelektuale në Kosovë, me gjithë angazhimin tuaj (besoj të sinqertë) për çështjen kombëtare. Më bëhet qejfi kur dëgjoj intelektualë me banim në Athinë që brengosën për kombin, që u vlon në gjak patriotizmi shqiptar, më vjen mirë kur i mbroni vlerat kombëtare, por nuk e di si i keni ngatërruar aq keqas gjërat dhe si merrni guximin të jepni vlerësime kur jeni krejtësisht në mjegull.

Akademikun të cilin ju e mbroni me aq zjarr, madje duke i fyer ata që s’mendojnë sikur ju, është njëri ndër partizanët më të flakët të miqësisë Kosovë-Anadoll, pardon Turqi. Te ne vlerësohet ky akademik-bastion i mendësisë anadollake. Kërkoni në google për këtë emër dhe për këtë temë dhe do të bindeni. Lexojeni edhe ndonjë tekst nga shtypi shqiptar, që nuk ia mbanë anën Berishës, por Ramës. Por mos i besoni R. Xhunges, apo mbesave e nipërve të Xhungashvillit (mbiemri gjeorgjian i Stalinit).

Në polemikën Kadare-Qosja, derisa Kadare mbronte qytetërimin evropian, akademiku juaj shkruante se identiteti islamik është pjesë përbërëse e kombit shqiptar (!). Po ai akademik për të cilin ju i fyeni të tjerët pa pardon, ftoi në takim hoxhën më antishqiptar që ka njohur historia e re shqiptare, një mercenar vehabist e ngatërrestar që e ka fyer keqas (madje e paditën në gjyq një grup intelektualësh)  Nënën Terezë. (“Nëna Terezë, do të shkoj në Ferr, sepse është katolike, vetëm myslimanët do të shkojnë në xhenet”, përjargej ky hoxhë mjekër palarë, para besimtarëve tru shpërlarë, ndërsa u prit me pompë nga akademiku juaj i dashur. Ky takim në mes të një akademiku dhe një hoxhe mendjemykur u kuptua si tumirje për fyerjet që ia bëri Nënës Terezë, por edhe për fyerjet ndaj personaliteteve të tjera shqiptare, sepse ky hoxhë s’ pranë se fyeri shqiptarët në xhaminë më të madhe të Prishtinës që e rinovoi Erdogani i korruptuar ). Ashtu sikurse më vinte mundim e pështirosje kur e dëgjoja Qosjen se si i bënte elozhe hoxhës antishqiptar, ashtu pështirosesha kur i shihja në një xhirim në FB disa akademikë të Tiranës sesi i bënin elozhe kryepeshkopit Janullatos. Më dukeshin si pionierët e diktatorit Hoxha që tash e zëvendësonin diktatorin e vdekur me grekun Janullatos. Sa mjerim për akademikët shqiptarë, shpirtshitur.

S’ka intelektual e shqiptar të Kosovës më mend në kokë, që nuk ia pa për të madhe akademikut tënd të dashur si u takua me një hoxhë fanatik komb përçarës. Shih tekstet në google.com. Reagime kundër këtij takimi pati edhe nga analistë shqiptarë të Tiranës, të cilët gjithnjë e kanë mbështetur akademikun tënd, madje e mbështeten edhe në fushatën politike kur ai humbi keq.

Po ky akademik juaj, i quajti gjeni të shekullit e personalitetet më të mëdha në Ballkan dy xhelatët më të mëdhenj të shqiptarëve Titon (vrau 50.000 shqiptar të Kosovës vetëm në periudhën 1945-49, në kohë paqeje) dhe Enver Hoxhën (ju mund ta dini sa shqiptarë vrau e sa burgosi ). A do të thotë se pajtoheni me cilësimet e akademikut tënd për dy shqiptarëvrasësit më famëkeq?

Prapë shkruani fjalë miradije e nuk e dini kush ishte në Komisionin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës për pastrimin e teksteve shkollore nga nacionalizmi shqiptarë, dhe cili ishte roli ndonjë historiani tjetër në shpëlarjen e trurit të shqiptarëve, kur donin të fusnin në tekstet shkollore kinse Turqia nuk na pushtoi as nuk na masakroi, por na sundoi e na qytetëroi(!!!). Prandaj, z. Zharkalliu, të ne themi: mos hy në mal pa sopat, se të del ariu para e s’ke si e përballon.

Ata intelektualë që i sulmojnë vlerat kombëtare të djathtë nuk mund të quhen, djaj e maskarenj gjithsesi janë. Janë të djathtë e kombëtar ata që i mbrojnë vlerat kombëtare. Komunistët e të majtët nuk kanë komb as atdhe, kombëtarët e të djathtët betohen në komb e në atdhe, apo mëmëdhe, njëjtë është.

Ata që e shajnë kombin janë pjell bastarde. Athua janë shqiptarë? Ndër ne thuhet, ai që ngre dorë mbi babanë, nuk është i biri, ai është bastard që duhet ta kërkoj babanë gjetiu. Pos disa të shiturve e dështakëve të cilëve fatkeqësisht u jepet hapësirë e madhe mediale, asnjë intelektualë apo krijues në Kosovë nuk i ka sulmuar vlerat kombëtare. Dështakët e ndonjë deputet filoserb e filoturk nuk quhen intelektual.

Vlerësimi juaj për Rugovën është tmerrësisht i gabuar, i njëjtë sikurse vlerësimet  e enveristëve të përbetuar në Tiranë e në Prishtinë (ata nuk ia falen, sepse Rugova nuk pranoi t’i bënte nderime varrit të E. Hoxhës në kohën e Ramiz Alisë) dhe titistëve të hallakatur që kokën e kanë në Beograd e të prapmet në Prishtinë. Shqiptar i Kosovë me mend në kokë, apo që nuk ia ka shitur shpirtin djallit në Serbi, Anadoll apo Arabi nuk u ka shkuar në mend  të thonë për Rugovën cilësimet tuaja. Ju nuk jeni të tillë, por jeni tmerrësisht të painformuar.

Rugova kurrë nuk qe komunist i përbetuar, sikurse shkruani ju, ndërsa e keni me të dëgjuar nga enveristët, përkundrazi ishte student i shkollës së Parisit apo student i Roland Bartit. Babanë nacionalist ia vranë komunistët serb- vëllezërit  e Enver Hoxhës.

Është shumë e vërtetë se LDK-ja ka disa deputetë maskarenj për të cilët dyshohet se janë të shitur të mafia e Anadollit, është brengosëse se një grumbull i tyre si kopeja ka kohë që e kanë shmangur rrugën pro perëndimore të Rugovës, të joshur nga lirat turke, mirëpo fryma e Rugovës është ende shumë e pranishme në Kosovë, madje mbizotëruese. Ata deputetë të shitur do të shlyhen nga kujtesa jonë si bora e parvjetme. Shpresoj se kurrë më nuk do t’u dëgjohet zëri nga foltorja e Kuvendit.

Mos e quani intelektual dështakun taliban e maskara që e shau Andon Zako Çajupin, sepse në këtë mënyrë i fyeni intelektualët në Kosovë. Shumica e shkrimeve të këtij të shituri janë të përpiluara në Beograd, ai vetëm i transmeton në televizionet islamike të Tiranës, apo revistat paçavure të Shkupit, ashtu sikurse e urdhërojnë punëdhënësit. Ai nuk foli poshtërsisht vetëm kundër shkrimtarit tonë të preferuar Andon Zako Çajupit, poezitë e të cilit i kemi mësuar me aq kënaqësi, dhe na e kanë mbajtur gjallë shpirtin atdhedashës, kur ishim nën okupim, madje edhe sot shumë nga këto poezi i di përmendesh. Kur e deklamoj poezinë “Mëmëdheu” rrëqethem nga emocionet si atëherë kur isha nxënës i fillores apo i gjimnazit.

“Intelektuali”taliban, të cilin ju e cilësoni gabimisht të djathtë, shau shqiptarët katolik, shau Vatikanin, shau heronjtë kombëtar, u përpoq ta interpretoj historinë ashtu sikurse e bënte propagande serbe para dhe gjatë kohës së Millosheviqit. Sipas kësaj propagande serbe e millosheviqiane, armiku kryesor i Serbisë janë katolikët dhe Vatikani. Edhe sipas këtij far Mullazimit armiqtë kryesor janë katolikët dhe Vatikani. Shihni dallime në mes të propagandës serbe dhe propagandës së shqipfolësit të shitur?

Rugovistët janë mbrojtësit kryesor të vlerave kombëtare shqiptare dhe qytetërimit evropian, të cilit i takojmë historikisht, gjeografikisht e me mendësi. Kot i bie në qafë Rugovës së ndjerë, jeni të helmuar nga propaganda e akademikut komunist, ish-pionierit të Titos dhe vëllait të tij Enver Hoxhës, të mbështetur në televizionet shqiptare nga mbesa e Xhungashvillit, Rudina Xhunga.

Të përshëndes më dashamirësi nga Prishtina. Të mirëpres për t’i davaritur pezhishkat e merimangës.

Filed Under: Komente Tagged With: Gani mehmetaj, mbrojtesit e vlerave Kombetare, rugovianet

“Aman më shpëtoni fëmijën” !

March 13, 2014 by dgreca

Shfaqet video me fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur/

NGA BEQIR SINA, New York/

ALBANY NEW YORK – Sipas policisë , shkruan sot gazeta më e madhe e qytetit Times Union, në tagjedinë që ndodhi të martën fjalët e fundit të nënës shqiptare që vdiq duke shpëtuar fëmijën e saj 19 muajshe ishin prekse, teksa ajo thëriste  “Nxirrni jashtë fëmijën – “Get the baby out!” ”.Kështu e fillon shkrimin e tij Paul Grondahl teksa thekson se ishin këto fjalët e fundit të 27-vjeçares, Zerina Cekani në momentin kur shtëpia me tri dhoma gjumi që ndahej nga muri me tulla nga prindërit e bashkërotit të saj, edhe ata emigrantë nga Shqipëria, kur shtëpia ishte mbuluar në flakë dhe tym, ditën e hënë në mëngjes. Kunati i saj, Johan Cekani arriti të thyente një dritare dhe u ça në kofshë nga copat e xhamit të dritares dhe ashtu i “përgjakur” hyri në shtëpinë që vlonte nga tymi i përzjer me flakët, duke mbërthyer foshnjen 19 muajshe Nensin. Në kët mënyrë tregon Johan ” Ai dhe vajza e vogël arritën të shpëtonin”.

“Unë arriti në dhomën e gjumit të Zerinës, pasi pashë se ra zjarri. Dhe dëgjova zërin e saj që thërriste “Nxirrni jashtë fëmijën – “Get the baby out!”  duke më kërkuar të shpëtojë fëmijën e mora atë e dola jashtë dhe u sigurova që vajza ishte mirë, duke u përpjekur të shpëtoja kunatën e time” tha ai për policinë.

Sipas gazetës Times Union nëna e vajzës nuk arriti të shpëtonte, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marr mbasi djegja ka qenë e shkallës së rëndë. Zerina Cekani, vdiq ditën e martë në qendrën e specializuar për djegiet, në Spitalin Universitar Shtetëror në qytetin Sirakuzë, pasi u transportua me helikopter nga Qendra Spitalore Mjekësore Albany.

Zjarri ra në orën 9:30 paradite në rrugën Adirondack 69, në pjesën e sipërme të Bulevardit Perëndimor të kryeqytetit të shtetit të New Yorkut, Albany. Ishte koha kur pothuajse të gjithë komshit së bashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar në punë, kur nga puna burri dhe babai i tij u njoftuan për zjarrin që kishte rënë në shtëpinë e tyre.

Kurse një shef i zjarrëfikësve Warren Abriel . tregon se “Tymi ishte shumë i dendur në atë moment, saqë nuk mund të arrija tek ajo,”.Megjithëse, nuk ka një raport ende përfundimtar ka treguar Abriel :” Zjarri duket se filloi aksidentalisht për shkak të një defekti elektrik në garazh dhe u përhap me shpejtësi në gjithë shtëpinë, nga pasijet sintetike. Zjarrfikësit shtoi ai veshën pajisjet e frymëmarrjes dhe maskat nga gazarat dhe përdorën drita elektrike brenda shtëpisë për të gjetur nënën, e cila ndodhej pa ndjenja e shtrirë në dysheme,” tha shefi i zjarrëfikësve Warren Abriel .

Ndërsa, gazeta Times Union shkruan se ajo ishte djeguar në 80% të trupit të saj dhe vuante nga dëmtime të rënda nga frymëmarrja. Ajo merrte frymë, por ishte në gjende kritike dhe vdiq 18 orë më vonë.

Sipas saj, burri i saj, Mikeli dhe vjehrri, Anesti e mësuan lajmin për zjarrin kur ishin në punë. Familja Cekani ishin pjesë e ekipit të kompanisë “Davies Office Refurbishing” në qyetin Albany, kompani e cila përfshin shumë emigrantë shqiptarë.

“Të gjithë e mësuam lajmin me pikëllim . Kjo është një tragjedi , ” tha presidenti Bill Davies . Dy anëtarë të familjes Cekan tha ai  ishin pjesë e ekipit të renovimit dhe instalimit të kompanisë , e cila përfshin disa emigrantë të tjerë shqiptarë .
Davies tha se kompania është përcaktuar nga mënyra më e mirë për të ndihmuar familjen e cila pëspojë për shkak të zjarrit fatal.

Familja Cakani janë nga Korça në Shqipëri , një vend në Ballkan e Evropës juglindore , tregon për shtypin amerikan avokati i emigracionit Bob Harrison dhe mik i kësaj familje. “Ata lanë atdheun e tyre në vitin 1998 , tha Harrison një vit pas një emigrimi masiv të shqiptarëve, në vijim të kolapsit ekonomik dhe një rebelim të armatosur të vitit 1997 . Vendi i 3 milion  banorëve i cili pas Luftës së Dytë Botërore, u sundua nga regjimi komunist për 45 vjet u bë një republikë parlamentare në vitin 1992 , por kalimi në demokraci ishte i vështirë” tha avokati Harrison .

Por, ngjarja ka prekur shqiptarët që jetojnë në SHBA. Rritja e foshnjes dhe vëllai 19-vjecar, tepër i ri i Zerinës nuk mund të përballojnë jetesën në kushtet ku ndodhen. Ndaj ju bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve në SHBA për të ndihmuar financiarisht familjen e prekur në këtë tragjedi.

Për ti ardhur në ndidhmë familjes në rrjetet sociale facebook dhe twitter janë hapur xhirollogari ku kërkohet që kush ka mundësi të ndihmojë familjen Cekani në këtë moment të vështirë të shkojë në  (http://www.cekanifund.org/), i cili është websajti në ndihmë të familjes Cekani, ndërsa apelohet se cdo ndihmë financiare ndihmon në mbështetje të familjes që pësohjë rëndë nga kjo fatkeqësi, ku një grua shqiptare 27 vjeçare vdiq nga flakët.

 

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4777
  • 4778
  • 4779
  • 4780
  • 4781
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT