* “Dita e Verës”, Kryebashkiaku Sejdini priti te enjten mysafire nga Kosova/
Nga Miranda Sadiku/.- “Dita e Verës me biçikleta” është aktiviteti i parë qe starton në qytetin e Elbasanit në kuadër të festës pagane të “Ditës së Verës”. Organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Albania Excellence, aktviteti “Dita e Verës me biçikleta” ka si qëllim sensibilizimin e të gjithë qytetarëve që të lëvizin sa më shumë me biçikleta, si mjeti qe shmang jo vetëm ndotjen, por edhe kursen ekonomine e gjithe secilit.. Imazhi i këtij aktiviteti është aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Ardian Cerga i cili sapo mberritur nga Italia nga Italia me biçikletën e tij.
Aktiviteti është zhvilluar në qendër të qytetit, ne bashkepunim me Ecovolis, ku kanë mbërritur më shumë se 40 biçikleta. Pjesë e kësaj maratone kanë qenë nxënës të shkollës 9- vjeçare “Naim Frashëri”, çiklistet e qytetit, qytetarë të ndryshëm, si dhe nxenes të gjimnazit “Dhaskal Todri”.
Maratona me biçikleta është mundësuar nga kreut i bashkisë, Qazim Sejdini.
Flora Nikolla, Presidente e Albanian Excellence, duke falenderuar pjesëmarrësit në këtë aktivtet, të cilët iu përgjigjën thirrjes së saj që të jenë pjesëmarrës, si dhe kreun e bashkisë Qazim Sejdini, deklaroi se “Albania Excellence në bashkëpunim me ATSH-ne dhe bashkinë e qytetit të Elbasanit organizojnë këtë lëvizje me biçikleta me qëllim për të sensibilizuar opinionin publik në mbrojte të mjedisit. Është një lëvizje mbarëkombëtare, e cila ka nisur në Vlorë, Fier, Pogradec dhe tashmë në Elbasan”. Duke vlerësuar ardhjen e aktorit të njohur Ardian Cerga, i cili ka mbërritur një natë më parë nga Roma për këtë aktivitet, Nikolla shtoi se “imazhi i kësaj lëvizje, Ardian Cerga, ka ardhur për të dhënë këtë mesazh, mbrojtjen e mjedisit në vendin tonë. Kjo lëvizje ka si qëllim që të senisibilizojë opinionin shqiptar që t’i themi stop qarkullimit të shumtë me mjete, të mbrojmë mjedisin, të ardhmen dhe shëndetin tonë”.
Nga ana e tij, imazhi i kësaj lëvizjeje, Ardian Cerga, theksoi se “kjo lëvizje me nje mesazh shumë qytetar përpiqet sensibilizoje mbrojtjen e mjedisit ne bashkepunim me bashkitë e disa qyteteve”.
Më pas aktiviteti ka vijuar me një bashkëbisedim në hollin e Teatrit “ Skampa”, ku aktori Ardian Cerga hodhi edhe dy ide interesante për nxënësit e shkollave dhe drejtuesit e tyre, që një herë në muaj në qytet të realizohet një lëvizje me biçikleta, ndërsa sipas tij “është shumë e rëndësishme krijimi i një korsie në bulevard vetëm për biçikletat”.
“Dita e Verës”, Sejdini pret miq nga Kosova
Nga Miranda Sadiku/.- Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini priti sot në zyrën e tij Kryetarin e Komunës së Ferizajt në Kosovë, Muharem Zvarqa i cili vizitoi Elbasanin me rastin e Ditës së Verës. Sejdini e njohu mikun nga Kosova me traditën e kësaj feste dhe me qytetin e Elbasanit.Siç theksoi Sejdini, “ Bashkia e Elbasanit është mikpritësja e mijëra njerëzve që vizitojnë qytetin me rastin e Ditës së Verës. Kemi obligimin, që t’u dhurojmë miqve një festë të bukur e plot ngjyra, ashtu siç e kërkon pranvera”.
Kryetari i Bashkisë shtoi më tej se “ dy koncerte do të organizohen me rastin e kësaj feste, ndërkohë që qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë edhe panairin “Dita e Verës 2014” i cili mbahet për të 17 vit me radhë.
Më pas do të jetë nxënësit e shkollave që do të bëjnë paradën e karnavaleve, parakalimet me biçikleta, motora apo ndeshje tenisi do të argëtojnë qytetarët në sheshin kryesor të qytetit”.
Sejdini nuk la pa përmendur edhe ëmbëlsirën tradicionale të festës “Ballokumen”. Gjithashtu me Zvarqa u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucione në të ardhmen.Kryetari i Komunës së Ferizajt falenderoi Kryetarin e Bashkisë për mikpritjen. Ai u shpreh i kënaqur që ndodhej në Elbasan në këtë ditë feste, që siç tha ai është organizuar në mënyrë të përkryer(Kortezi-ATSH)