• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEKLARATE E DEGES SE VATRES MICHIGAN

March 5, 2014 by dgreca

Kryesia e Degës së Vatrës Michigan, në takimin e saj të datës 04 Mars 2014 erdhi në konkluzionin se, Vendimi i Kryesisë së Vatrës në New York është i drejtë dhe i bazuar në Kanunoren ( Statutin dhe Programin ) e saj prej më shumë se  100 vjeçar.

Ne gjykojmë, se Kryesia e Vatrës duhet të kishte ardhë në këtë vendim  fill pas Kuvendit të prillit 2013, ku ranë në sy tendencat për marrjen e drejtimit të kësaj Federate Panshqiptare.

Dega e Vatrës Michigan e denoncoi këtë synim që në Kuvendin e vitit të kaluar sëbashku me dy degët e Florides dhe disa vatranë të vjetër nga New Yorku.

Qendrimi i  Degës së  Westchester, nuk është abuzim, por shkelje flagrante e Kanunores dhe Historisë së kësaj Organizate Kombëtare, e cila i shërbej Kombit, jo si qendër biznesi, por si Organizatë Nacionale për të shpëtuar Shqipërinë.

Ky rast le të jetë një mësim i mirë për Vatrën, e cila të tregohet më e vëmendëshme në momentet përcaktuese.

Dega e Vatrës Michigan mbështet vetëm Kryesinë dhe Kryetarin e dalë nga Kuvendi Legjitim i datës 27 Prill 2013.

Detroit, 04 Mars 2014

Ne Foto: Dega e Vatres ne Michigan ne diten e organizimit te saj

 

Filed Under: Featured Tagged With: DEKLARATE E DEGES, Michigan, se Vatres

Një tentativë e dështuar

March 5, 2014 by dgreca

Vëzhgime nga Kuvendi i Vatrës mbajtur ne New York me datën 27 Prill 2013/

Nga Pjetër Jaku/

Kisha lexuar për lakminë  e madhe që kishin për të marrë drejtimin e Vatrës, që nga koha kur u krijua e deri në ditët tona, ndaj dhe nuk e besoja pse brezi  “i vjetër” e ruante me aq fanatizëm këtë organizatë, që u krijua në bashkimin e tri shoqatave të asaj kohe, duke ruajtur  vijimësinë nacionaliste dhe detyrimin e vazhdueshëm ndaj Atdheut. Me disa vatranë nga Detroiti udhëtuam me kënaqësinë e delegatëve të Vatrës, për t’u takuar e njohur edhe me delagatë të tjerë të ardhur nga Florida, Washingtoni etj..

E enjtja drobitëse e një udhëtimi 12 orësh, ku lodhjen më të madhe e pati Kujtim Qafa, i cili, megjithëse ishte i përqëndruar te drejtimi mjetit, herë mbas here dhe, pothuajse vazhdimisht, ishte i pranishëm në bisedat tona, më së shumëti lidhur me temën për të cilin po shkonim ne New York. Kjo ishte e enjtja e datës 25 Prill…

E premte, 26 Prill, një ditë para Kongresit

Në hollin e hotelit do takoheshim me aktivistin e njohur dhe vatranin Zef Bala, me të cilin patëm rastin të rrinim dhe një natë më parë. Poashtu vatrani tjetër Simon Qafa do t’i bashkangjitej degës tonë mbasdite, edhe pse mbrëmë na takoi. Alfons Grishaj, kryetari i Degës së Detroitit do na trokiste në dyert e dhomave të Hotelit Crowne Plaza White Plain që në orën 7 e 30. Në të majtë të 127-tës, ku kishtë zënë Alfonsi, te 123-shi ishin  Paulini dhe Luvigji, ndërsa në të djathtë, te 131-shi  Kujtimi dhe Pjetri. Disa kate më lart Mondi Rakaj me bashkëshorten dhe Valentin Lumaj po me bashkëshorten, nuk kishin nevojë për t’i thirrur, pasi në të shumtën e rasteve zbrisnin në holl para nesh.

Mbasdite e tensionuar

Që në drekën te “La Grotta II” filloi shqetësimi për Kuvendin e nesërm, për t’u bërë  më prezent në mbasditen dhe darkën te “ Le Jardin”, një resorant në breg të oqeanit me pronarin shqiptar Gazmend Lita. Në telefonatat e shpeshta flitej për një kandidat të ri, që deshironte të dilte në krye të Vatrës. Lidhur me Degën më të re të Vatrës të  South Westchester, Konsulli i Përgjithshëm, Dritan Mishto do të pyeste Simon Qafen dhe Zef Balen, çka do të thonte se diçka ishte pëshpëritur, siç ndodh zakonisht para evenimeteve të tilla.  Zefi, si anëtar i Bordit nuk kishte pasë mundësinë të ishte ne takimin organizues të  Kuvendit që do të bëhej të nesërmen, por pak a shumë ishte i informuar rreth krijimit të degëve muajn e fundit. Ndërsa Simon Qafa, si anatër i njëres prej degëve më të reja, theksoi pamundësinë e kandidimit të përsonit që përflitej  për kryetar të Vatrës.

Si mund të ndodhte kjo, kur delegatët në Kuvend duhet të kishin të paktën dy vjet anëtarësi?! Thua të përfolurit të mos e dinin Kushtetuten e kësaj Federate? Çfarë i shtynte ata të  kërkonin postin e Kryetarit të Vatrës, pa as një muaj kontribut?

Darka e paguar nga Konsulli, tregonte interesimin që kishte shteti shqiptar për Vatrën, ndaj edhe kishte një shije të veçantë.

Përsëri në Crowne Plaza

Edhe pse  po mbrrinte mesnata Kryetyari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj do të takohej me delegatët e  Detroitit. Interesimi ynë por edhe impenjimi i Kryetarit, bënë që përsëri të flitej për nesër. Delegatëve të rinj, – thotë Dr. Gjoni,- do të përpiqemi t’ua japim mundësinë të kenë të drejtën e votës dhe të zgjedhjes, pasi Kryesia e Kuvendit ta hedhë në votë kalimin e kësaj norme statutore. Pas disa replikash miqësore, Kryetari spjegon demokracinë e kësaj Organizate, duke ua dhënë mundësinë secilit të pranishëm të konkuroi për drejtimin e Vatrës, pasi t’i bind delegatët se pse ai (ajo) duhet të jetë në  drejtim. Me si ndodhi të nesërmen, bindemi se në holle te tjera po bisedohej për mjetet, që mund t’i sillnin në krye të Vatrës, ata që Vatrën e  takuan dje, pa u futur kurrë në brendësi të saj, pa kontribuar asnjëherë për të, edhe pse  Vatra dhe ata kishin dekada që kundronin njëri-tjetrin, me një afërsi për t’u prekur.

Detaje që flasin

Një fillim pa mikrofon, por jo pa bezën e stendës Markolaj, një degë që u krijua me ngut, vetëm për të konkuruar në zgjedhje, dhe një interesim pas kuintave për të marrë Vatrën, të bien në sy si një akt qesarian i mirëstudiuar prej muajsh. Duhej të ishe më shumë se naiv për të mos e kuptuar këtë lojë, por mosha Gashi, Buçaj, Mirakaj dhe Përndoci dhe thinjat e tyre, si dhe të rinjët Grishaj, Ndoja e tw tjerë nuk mund të lejonin që një askush deri më sot ( themi për Vatrën) të kërkoi marrjen e  Vatrës, në emër të shpëtimit të saj, në emër të rinimit të saj, në emër të digjitalizimi të saj!

Le t’ia lëmë fjalën Kuvendit…

Degës më të re, por edhe kryetarit të kësaj dege do t’i jipej më shumë vend se akujt për të diskutuar. Disa ndërhyrje dukeshin si të tepërta për një degë që sapo ishte krijuar dhe nxitja nga salla e “delgatëve” të saj, binin në sy për një interesim synues dhe imponues në bindje të  delegatëve që do të votonin. Në fazën kryesore, atë të votimit, Kuvendi vendos përfshirjen në votim edhe të  delegatëve në më pak se një vit anëtarësi! Pra, edhe atyre që synonin të merrnin Vatrën, me moton “ Your time is done!”, të cilën më vonë do e shprehte hapur kandidati i ri për kryetar të Vatrës, Nik Markolaj. Koha e kujt kishte mbaruar? E atyre që për gjysëm shekulli e më shumë kishin mbajtur gjallë Vatrën? E atyre që kontribuan mijëra dollarë për të jetuar kjo Federatë? E atyre që vunë mbi gjithëçka nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar, që Vatra të mos binte ne duart e atyre që do ta shisnin nacionalizmin per rinovim serbo-grek, socialkomunist etj etj? Kërkesa për Vatrën, ( edhe imja e dikurshme) ishte mbajtja e Kuvendit, organizimi dhe gjallërimi  i saj, çka edhe po ndodh prej më shumë se dy vitesh, por jo dorëzimi i saj!

Thua..?!

Thua Dega më e re të ishte krijuar vetëm për kryetarin e Vatrës?! Thua t’u intersonte socialistëve shqiptar ta kishin Vatrën me vete në këtë fushatë të tërbuar zgjedhjesh!? Thua të ishte një dorë e jashtëme në këtë “betejë” për Vatrën, perderisa këmbëngulej aq shumë marrja e drejtimit të saj, nëpërmjet ekspozmit të një plan-biznesi, ndoshta dhe i ndihmuar nga segmente të  brendëshme të Vatrës, kur të dhënat ishin marrë prej saj. Një       vidioprojektim me dy foto dhe gjashtë pika mbështetëse, nuk mund të bindnin vatranët, që për vite ishin në roje të kësaj krijese kombëtare me një histori brilante të demokracisë amerikane. Biles, as  t’i thyenin ata me “argumente” ndryshuese, që do ta bënin Vatrën një Federatë mijëra antarëshe, kur viteve të fundit në diasporen shqiptare kanë lulëzuar dhjetra shoqata e fondacione, mbi baza  lokale e krahinore, duke marrë si pikë referimi vitin 1970.

Urojmë të mos jetë asnjëra prej këtyre hamendjeve, por interesi i pastër për Vatrën demokratike dhe nacionaliste, për Vatrën e vatranve patriot, që nuk kursyen asgjë për  shqiptarët kudo që ndodhen, për Vatrën e së nesërmes, duke respektuar dhe mbajtur amanetin e atyre që shkuan! Vetëm kështu, dhe kur kandidati i ri, t’i ketë, të paktën  4-5 vjet në Vatër, do t’i bind vatranët ta votojnë dhe mbështesin atë, t’i besojnë atij!

Vatra nuk ka kohë të bëj eksperimente me veten!

Shkruar me 30 Prill 2013

Shenim: Ky shkrim u realizua si analizë fill pas  Kuvendit, por nuk u publikua, duke menduar se nuk do te shkojne kaq larg. Tani qe Kryesia e Vatres doli me pergjigje duke i kerkuar edhe rikthim  ketij grupimi, e shoh me vend ta publikoj.

( Ne foto: Nga e majta Dr. Gjon Buçaj dhe kandidati tjeter per kryetar te Vatres, i cili nuk kishte as dy muaj antaresi ne kete Federate, Nik Markolaj, ne momentin e zgjedhjeve.)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: e dështuar, Një tentativë, Pjeter Jaku

PLAVË – GUCI

March 4, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/

Plavë-Guci:/

Sofër e Diellit./

Kupë e Qiellit./

Gjelbrim i Prilllit./

Plavë- Guci:/

Sy i  kaltër i Valbonës./

Lot i sotëm i Limit./

Plis i bardhë i Alpeve./

Palcë e asht i kombit/

Në njëmijë faqe./

Plavë-Guci:/

Arbani e Vogël./

Ballkon i Alpeve./

Fortesë e Pejës./

Derë e Shkodrës./

Kojshi e parë i Malësisë së Gjakovës./

Plavë-Guci:/

Luftë me shtatë krajli.

Djepe në gjashtë kontinente.

Lavdi  sa për tetë planete.

Plavë-Guci:

Zana e Pavarësisë,

I dhe gji Historisë,

Dritë bujarisë…

Plavë-Guci:

Shkambi i Vujkut

Kufindarësi yt  në tri shtete:

Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi.

Pjesë e shtyllës vertebrore të kombit mbete,

Në  Përjetësi.

Plavë-Guci:

Me fiset e tua: Kelmend, Hot, Berishë,  Kuç, Triesh…

Në tre bajrakë: Vuthaj,  Martinaj, Arzhanicë.

Në gurë të varreve me mbetë

Ringrihen martirët  e lirisë si në legjenda

E ndezin  vendin flakë…

Ringjallesh prapë.

Plavë-Guci:

E nderuara e Kombit.

E bekuara e Zotit.

Bukuri e Qiellit dhe e Tokës.

Mrekullia e Tetë e Botës.

Vuthaj, 2 gusht 2012

Shkrue tek shtëpia e Avdyl Dedushaj

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Plave-Guci, Ramiz Lushaj

Mentaliteti kosovar në peshojë të drejtësisë!

March 4, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani-art@asllandibrani.com/

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve  ndarje , ka kuptime të ndryshme,   po në të shumtën e rasteve   kjo     fjalë përfundon në  demin e njërës palë;  -Si për shembull ndarja e festave ka kuptimin ,   në festat  nacionale   të krijuara  gjatë historisë . Ndarja e çmimeve (e librave, e dhuratave  bëhet në bazë të    vlerave  si krijues,   veprimtarë  etj ). Ndarja administrativo-tokësore, ndarja e të ardhurave. Ndarja shoqërore e punës në familje  në kolektive, po edhe në  shoqëri . Ndarja e fjalëve në fund,  në të përditshmen e   të folurit  në vlerësim debat, apo në     ndonjë   takim   kulturor  me fjalë të ëmbla  e afron   dikë, po edhe  e    hidhëron! Ndarja e punëve midis pjesëtarëve të familjes, gruaja (nga burri). Ndarja e tregjeve (te botës) nga superfuqitë. Vija e ndarjes kufitare   krahinore  apo rajonale  gjithherë dikush është i dëmtuar marrim shembull  rrudhjen e trojeve tona     që kemi pësuar një   ndarje   kufijsh të pa drejtë   në dëmin  e kombit tonë. Ndarja e shoqërisë në klasa është një temë që do ta rrahim sot e cila     në kohët e fundit ka lëshuar rrënjë  si fenomen     i ndarjes   në  familjes   vëlla nga vëlla  pa drejtësisht , me rrena  intriga  ,   mashtrim  deri ne një  degradim të shoqërisë sonë duke e cenuar    moralin në sheqerinë  karakterin dhe   faktorin njeri.

Ky fenomen  është në kundërshtim me të vërtetën e të tashmes, por as në të kaluarën  nuk eshët përballur shoqëria  kosovare me aq një  nivel    të ultë  ne etiken njerëzore , morale  të kulturës dhe të drejtësisë. Sot   njeriu  i   sëmurë , njeriu   i moshuar , i plagosuri ,  i   varfëri ish luftëtarët  , ish të burgosurit politik  nga regjimi  serb,   janë të ndarë në  klasa bile në klasën  ma të  fundit    si pjesë  e  shoqërisë kosovare. Fenomenet e tilla nuk janë   në përputhje me të drejtën, me rregullat a me ligjet e shoqërisë se  zhvilluar, po  kjo plagë    në Kosove  është   shumë e  shprehur.  Aty ku duhet te shprehet  realiteti solidariteti dhe    humaniteti , pikërisht, aty shkelet, aty nuk mbrohet   drejtësia duke filluar nga   organet    shtetërore deri të     anëtaret e familjes së ngushtë!.

-Mendim i padrejtë epet     në vazhdimësi    për këtë kategori njerëzish ndoshta  si ma krah thamë nga vet ndërgjegjja e tyre  duke e ruajture  etiken   njerëzore , bien viktimë  e   atyre  grackave   dhe manipulimeve të tjetrit qe ne shpirt e kane  paranë.

Në mënyrë të padrejtë, me padrejtësi rreshtohen ca  kategori njerëzish  ne polin  tjetër ; jo siç është e vërteta dhe e drejta, duke i mbajtur anën dikujt dhe duke e shkelur   të drejtën e tjetrit    hasim në   të përditshme e  shoqërisë kosovare. Këto fenomene  ne   segmentet shoqërore   prapë  gjykohen  shpesh përmes    shtypit, apo  nga gazetarë të ndryshëm ,   po edhe     të pajisur   me etiken e    qytetarit   ngrehin zërin e tyre .Ky fenomen        i së keqes      gjykohet edhe përmes  humorit , që shpesh   gjërat nga humori  janë realitet  dhe   shpesh ndikon  që humori të ndërhyj  në  këto   veprime negative  dhe ta  realizoj     synimin   kritik ndaj të keqes qe reflektohet   në  parametrat shoqërore. Po , në ketë rang    të krijimtarisë letrare  hynë  edhe   krijimtaria  satirike   siç është një fjalë popullore  “Qesh e ngjesh “.Shkrimet  satirike janë që fshikullojnë me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe të sarkazmit  i lufton  të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve dhe  të shoqërisë. Edhe karikaturat janë  shpesh të shoqëruara me tekste  dhe dialogjet e personazheve zakonisht të shkruara më lart, ose më poshtë të imazhit.

Paraqitje e   një karikature  të realizuar nga vet autori i shkrimit Asllan Dibrani

ku pasqyron   kryekasapin Sllobodan Milloshoiviqin   në një karikaturë   si synim të  rrënimit    të globit botëror  nga   nxitja e një  lufte    të pa drejtë  kundër shqiptarëve!

Përmbajtja e karikaturave është shumë e gjerë – thjeshtë bazuar në trajtimin komik të politikës të ditës të shprehura  në vizatime, në humor ironik si  citate nga kultura etj.
-Karikatura  u zhvillua edhe të populli shqiptar  sidomos pas luftës se dyte botërore sidomos  në revista të  ndryshme të botuara në gazetat ditore dhe javore. Arti gjerman  në karikaturë ishte më i dominuari në Evropë .Disa nga këto karikatura janë për t’u konsideruar si propagandë e pastër nga perspektiva e sotme edhe me pasoja të gjëra në shoqërinë tonë.  Në këtë kontekst tematik, po ju sjellim edhe një  humor   nga   aktorët tanë  nga e cila  përmes humorit     sjellin    edhe  gjysmë të vërteta, apo edhe   si të vërteta  nga e cila  pasqyron   ndarjen e  një  familje. Përmes  asaj skene  humoristike pasqyron drejtësinë në peshojë ne realitetin  kosovar  , për shkaqe  te interesave  të ngushta  sa qe   protagonistet kryesor janë  tre vëllezër  nga i cili     në  prizmin    moral përpiqen të dalin   ma trima  , ma të besës .ma  heronj ata  qe kishin ikur      nga  lufta   se sa ai që kishte qëndruar me armë në dorë    duke  e mbrojtur   atdheun!!!???…

>>>>>> Kliko mbi videon poshtë <<<<<<<<<

http://www.youtube.com/watch?v=g19tHbtVptg

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: asllan dibrani, ë të drejtësisë!, Mentaliteti kosovar në peshoj

Zbulimi i një enigme

March 4, 2014 by dgreca

Nga Bedri BLLOSHMI/

Ndëshkimi që mori Ali Bardhi mesa duket fati nuk ishte i kënaqur. Fatin nuk ka fuqi askush për ta ndryshuar ashtu siç ndodhi dhe më pas. Për ta ditur të vërtetën apo për ta zbuluar, një ditë u nisa për në morgun e Elbasanit. Kërkova dhe e gjeta personin që mbante çelësat e cadavrave. Ja shpjegova problemin, ai ma preu shkurt “Këtu nuk ka asnjë lloj shënimi në këto vite që kërkoni juve, rregjistrat që janë këtu janë që nga 2005 e këtej. Megjithatë shko tek kjo godina këtu përballë se ke drejtoreshën”. U takuam, biseduam, por nuk mësova asgjë mbi fatin ogurzi të Aliut.

Shpesh pyes veten: Çfarë donte Ali Bardhi në fshatin Kokrevë të Librazhdit? Me kë shkoi Aliu atje? Nëse ishte nisur për tu arratisur pse duhej të varej? Po “shokët” si përfunduan? Thonë se kanë qenë 3 vetë dhe njëri ndodhet në Australi, unë po i bëj thirrje nëse është e vërtetë, ai person duhet t’i thërrasë ndërgjegjies, ta thotë çfarë dhe si ka ndodhur me Ali Bardhin. Me kërkimet që kam bërë nëpër arkiva vetëm një shënim të thatë kam gjetur, ky shënim mbyllet me fjalët “hetimet vazhdojnë”. Do ju bëj thirrje atyre hetuesve apo prokurorëve  që janë marrë me këtë ngjarje të shpjegohen sepse nuk është përgjegjësia e tyre dhe ata e dinë mirë këtë gjë. Ndokush mund të thotë: Po ky Bedriu ç’ka me këtë ngjarje? Pse këmbëngul që kërkon ta zbardhë? Po përgjigjen po jua jap para kohe edhe pa bërë pyetje askush.

Unë Ali Bardhin e kam pasur shumë shok, kemi qenë gati 5 vjet në një brigadë skllevërish dhe punonim në zonën më vdekjeprurëse se zonat e tjera, zona e dytë. Ishte një djalë shumë i mirë, besnik më shumë seç duhej,  i sinqertë, gjithmonë i qeshur dhe shumë shakaxhi. Prandaj dua të di gjithçka, kemi detyrim moral për djem të tillë. Ka shumë gjasa që të jetë një nga ato lojrat e famshme të sigurimit. Por nga ana tjetër dhe po të qe kështu shokët e Aliut që e provokuan , e dërguan deri në një fshat të thellë të Librazhdit, mbasi kanë bërë lojën e sigurimit, duhet të ishin në burg. Nëpër burgje merrej vesh çdo gjë që ndodhte jashtë apo çdo lojë që bënte sigurimi famëkeq. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Më mirë se kushdo tjetër vetëm Aliu dhe sigurimi e dinë se çfarë ka ndodhur, asnjëra palë nuk flet, duan ta ruajnë këtë të vërtetë të pazbuluar. Megjithatë unë nuk do ndalem me kërkimet për ta thënë se çfarë ka ndodhur me djaloshin Ali Bardhi. Veç arkivave të përgjakur të sigurimit do vazhdoj të kërkoj në prokurori dosjen e Aliut 22 korrik 1983 ditën që u zbulua nga bariu në përroin aty pranë një lisi shekullor. Do ju bëj thirrje dhe banuesve të fshatit që patjetër duhet ta mbajnë mend këtë tragjedi, me patjetër u është ngulur në kujtesë dhe s’kanë pse mos të flasin tani, frika është futur në folenë e vet. Flisni dhe tregoni kush e di dhe kujton këtë ngjarje.

 

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: Ali bardhi, Bedri Blloshmi, zbilimi i enigmes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4805
  • 4806
  • 4807
  • 4808
  • 4809
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT