• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KALAJA NË PORTOPALERMO DHE FORTIFIKIMET Në SHEKUJT XVIII-XIX

February 18, 2014 by dgreca

Nuset e Himarjoteve me ngritën me kujdes…

Nga Gëzim Llojdia*/

1.

FORTIFIKIMET Në SHEKUJT XVIII-XIX/

Periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare.Naser Gashi shkruan:Por midis gjithë sundimtarëve të pashallëqeve, u dallua për ngritje fortifikimesh Ali pashë Tepelena, i cili nga fundi i sundimit të tij, mundi të krijojë një shtet thuajse të pavarur, me kryeqendër Janinën. Në kufijtë tanështetërorë ndodhet vetëm një pjesë e kalave të ndërtuara apo tërindërtuara prej tij, si Tepelena, Gjirokastra, Shën-Triadha,Mahallaja, Porto-Palermo, etj. Qëllimi i Ali Pashës në ndërtimin e një rrjeti të tërë fortifikimesh në territorin e sunduar prej tij ishte jovetëm zhdukja e anarkisë feudale dhe sundimi i plotë i vendit, por edhekrijimi i një shteti të pavarur shqiptar, ku të përfshihej edheShqipëria Veriore. Midis ndërtimeve të tjera Aliu u vuri rëndësi tëveçantë fortifikimeve dhe nxitoi të ndërtonte një sistem të tërëkështjellash dhe kullash të veçuara, pasi parashikonte një konflikt tëarmatosur me Turqinë. Prandaj kështjellat e tij janë ngritur në pika tërëndësishme strategjike, pranë rrugëve nga mund të kalonte ushtriaturke si dhe në qytetet dhe portet kryesore. Për më tepër, Ali pashëTepelena filloi të krijonte një rajon tepër të fortifikuar në krahinën malore të Sulit, të cilën do ta kishte në rast nevoje si vend të rezistencës së fundit, për të pasur mundësi të grumbullonte dheriorganizonte forcat kundër ushtrisë turke superiore në numër.Në ndërtimit e tij ushtarake Aliu përdori një numër të madh arkitektëshdhe inxhinierësh të huaj francezë dhe italiane, por në krye tëpunimeve, nga viti 1800 deri rreth 1812, qëndronte Petro Korçari (4) , një mjeshtër shqiptar, të cilin konsulli i përgjithshëm i Francës në Shqipëri, Fransua Pukëvili, e quan «Voban» (5) tëtij. Vetë Aliu ndërhynte shumë në punimet dhe nuk kishte besim nëarkitektët e huaj. Ai përdori për ndërtimin e kështjellave mjeshtra ngakrahina e Korçës, Përmetit, Gjirokastrës, Janinës dhe Dibrës.Veç kalave që ndërtoi Ali Pasha, jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë, si në Janinë, Prevezë, Artë, Sul, etj., ai ndërtoi shumë fortifikimeedhe brenda këtij territori, si në Tepelenë, Gjirokastër, Shën-Triadhë,Butrint, Mahalla, Libohovë, Shën-Vasi, Porto-Palermo, Bërat.Pjesa më e madhe e këtyre fortifikimeve ruhet në gjendje të mirë apo tëmjaftueshme për t´u studiuar. Ndërtimet ushtarake të Ali Pashësdallohen nga teknika e ndërtimit me gurë të latuar me kujdes, dhe kur lejonte terreni, nga format e rregullta gjeometrike, në të cilat mbizotëronte drejtkëndëshi, nga kullat dhe muret e ulëta e me faqe të pjerrëta në anën jashtme, frëngjitë e mëdha për topa me hapje nga jashtë si dhe nga disa elemente dekorative, si kornizat prej guri, qëkonturojnë zakonisht pjesën e sipërme të kurtinave dhe kullave, me lartësi të barabartë. Jo të gjitha kalatë e Ali Pashës janë të një rëndësie dhe u është kushtuar i njëjti kujdes. Sipas qëllimit dherrethanave, në të cilat ato u ndërtuan, kombinohet utiliteti,qëndrueshmëria dhe  madhështia. Vendlindjen e tij, Tepelenën,  Aliu donte ta bënte një rezidencë të dytë të tij pas Janinës që të mos binte më poshtë nga ajo nga shkëlqimi dhe madhështia. Por para se të ndërtonte kalanë në këtë qytet, Aliu synoi të nënshtronte një herë krahinën e Gjirokastrës, Delvinës dhe Himarës e sidomos të kishte një dalje në det në këtë zonë, ku si vendin më të përshtatshëm gjeti Butrintin. Kështu, rreth vitit 1797, ai ndërtoi një kështjellë të vogël në fshatin Mahalla të Delvinës, mbi nië kodër të ulët, nga ku zotërohej një pjesë e luginës së lumit Pavlla. Kjo ishte një kështjellë e dobët, muret e saj kishin një gjerësi prej vetëm 0,75 m dhe lartësi 3,50 m. Me planimetri në trajtën e një trapezi, ajo ka katër kulla drejtkëndëshe në qoshet dhe dy hyrje, nga të cilat hyrjakryesore përshkon murin verior, ndërsa tjetra, më e vogël, murin jugor.

2.

Në ballin e portikut të kështjellës së Ali Pashait,në Porto Palermo,në jug të gdhendura gjenden në një stil,ndoshta në atë  bizantin, vargjet nga mënyra e të kënduarit duken që janë të bejtexhinjve të oborrit:”Ktheni ploret o detarë…afrohuni pa frikë,inati  i erës dhe dallgët janë frikë…Ky është varianti i parë që unë gjeta dhe ne fund do t’u paraqesë variantin e dytë  të mësuesit Janko Pali nga Qeparoi. Çfarë do të kuptojë ky rapsod oborri i Ali Pashait me fjalët,ktheni ploret o detarë…,Flitet për anijet detare, që të ankorohen aty buzë vendit ku prehej pashai. Një ditë do të kthehem tek ju i ka thënë edhe  Pukevil  ,i cili ka shkruar për këtë takim dhe ka përmendur vitin 1806,kohë këtë cilin Ali Pasha e mirëpriti në kalanë pesë këndesh e projektuar nga një inxhinier bashkëkombës i Pukevilit, po francez. Afrohuni pa frikë besoj shqyrton,aty për ku je nisur,po të them në gjuhën vendase  ”Mirëardhësh ! Në një sterre,dallgët të krijojnë ndenjën e madhe të frikës,zhurma e tyre,shkrumbëzimi,përplasjet,lartësia e tyre e matur në disa ballë,dhe kësisoj inati i erës,nuk mund të përballohen përveçse tu thuash hapu ,janë goditje që ndryshojnë format e shkëmbinjve .Ktheni ploret o detar… në qiellin e kthjelltë nëpër natë,nuk ka ndonjë formulë të fshehtë mikpritje,për të kthyer anijet në gjirin e kështjellës ku qëndronte pashai plak i menduar,që ishte  e rebeluar me perandorin.

Frynë jug erë e fortë, që ndihet më tepër në jug ,por sidomos në këtë pjesë jugore. Kalaja është në vendin më të bukur,një ishull deti e rrethon më tre pjesët me ujë,ndërsa përkarshi është rruga që mbrinj deri atje. Duken muret e kalasë, frëngjitë e vogla të mbuluara me rrasa guri. Murre,portik, frëngji .Kalaja është mirëmbajtur mirë. Brenda ka dhoma,puset  e ujit. Dhoma të errtë si biruca. Korridore dhe mjedise të tjera. Punuar me gurë. Një ndër specialistët e monumenteve të kulturës në rrethin e Vlorë, N .B shprehet se ka një ide interesante. Duke parë se në ishullin e Janinës, është krijuar një muze për Ali Pashën,përse ndoshta në të ardhmen mund të projektohet dhe të ndërtohet një muze për Ali  Pashën.  Aty mund të përmblidhen të gjitha të dhënat si dhe dokumentet,reliktet dhe foto për sundimtarin Ali Pasha. Duhet thënë se pas Skënderbeut,është Ali Pasha ,sundimtari që sundoi jugun e vendit duke e taposur pushtimin osman. Duke bashkëvepruar më bektashinjtë për një aleancë të vetme të dy palët kishin një kundërshtar,shteti i Ali Pashës është i njohur duke ekzistuar ,ku Ali ishte sundimtari një lloj kryeministri shqiptar .Dhe është e kuptueshme koha e tij,por është pak e njohur si kohë e qëndrimit te ekzistencës së shtetit shqiptar karshi  osmanllinjëve . Në muzeun e Ali Pashës mund të vendosen dokumente origjinale që gjenden në shtetin turk,por edhe në ishullorin e Janinës .A duhet menduar sa për fillim duhet thënë se është një ide e mirë për ti hapur udhë realizimit të më vonshëm. Kjo edhe nga fakti sepse sivjet kalaja në Porto Palermo pati vizitorë të shumë,turistë tëhuaj që interesoheshin për Ali Pashën dhe kalanë e tij,kohën e sundimit,rreth dy shekuj më parë. Kalaja e Ali Pashës mbart një tregim të moçëm. Ali pashai e ndërtoi këtë kala për gruan e tij Vasiliqinë. Thuhet se thesari i saj është zhytur në katakombet e saj dhe pas mërgimit të pashit dhe gruas së tij ,thesari nuk u gjet,duke treguar se legjenda ishte më tepër një sajim popullor.

3.

Kështjella në jug, e Ali Pashës mësuar me gjuhën e fjalëve të patregueshme,ku të shfaqet  Vasiliqia ,që e parandien ardhjen e orëve te territ,në dyert e saj nga shenjat pluskuese i solli koha. Ti hënëz e plotë,në flokë!O pishës e ndezur në muzg!Sa shikime janë ngurosur përmbi ty:” Ç’pret moj e gjorë,Aliu s’është më i gjallë…

Kjo kala me shkruante një ish i burgosur aty ka shërbyer si burg,  shkruan aty vite te rinise në këtë kala që  me qepaku sot mund te kthehet ne muze edhe për turistet por edhe një kthine e saj te tregoje vuajtjet e atyre djemve te nenave që provuan birucat .

4.

Pasuritë kulturore, historike dhe artistike prezente

Ne territorin e Bashkise Himarë objektet kryesore te cilat përbejnë pasuri kulturore, historike dhe artistike janë: Ne Gadishullin e Karaburunit: guroria romane Gramata, kisha e Shen Adreas.

Ne Dhërmi: Manastiri i  Panajase (Shën Mërisë), Manastiri i Shën Thodhorit, kisha e Shën Stefanit, Shpella e Pirateve, shpella e Parashqevise, kisha e Shën. Nikolles, lagjia e vjetër e fshatit Dhërmi me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike, Kulla e fisit Vretos dhe Kulla e fisit Kumi etj. Ne fshatin Iliaz: manastiri i  Stavridhit. Ne fshatin Vuno: shtëpitë me arkitekturën karakteristike te zonës. Ne fshatin e vjetër Himarë: Kalaja e Himarës është një fortifikim qe i përket shekullit te 3-te para erës sonë dhe vazhdon ne periudhën e mesjetës. , Kisha e Akipeshkopise, kisha e Kasiopise, kisha e Shen Pandon, kisha e Athalit, lagja e vjetër me shtëpitë me arkitekture karakteristike.

Ne qytetin Himare:Shpella e Omerit e cila i ka dhënë dhe emrin qytetit (Spile), kisha e Shën. Marinës. Në Panormi: Kalaja e Porto-Palermosdhe Kisha e Vasilikes (gruas se Ali Pashës). Kjo kala thërritet ndryshe edhe Kalaja Pashe Tepelenës, ndodhet ne afërsi te Himarë, ne gjirin me te njëjtin emër. Kjo kala u projektua nga një inxhinier francez ne formën e një pesëkëndëshi. Porta e hyrjes ndodhet nga ana e lindjes. Muret janë te trashe 1.6m. Ne shënimet e tij konsulli francez Pukevil shënon se me 1806 ali Pashe Tepelena, i rezervoi atij nje pritje ne kalanë e Kastrise, Himarë. Sipas studiuesve te quajtur te bregdetit Janko Palit, ne ballin e portës te kësaj kalaje jene te gdhendura me germa greke ne stilin bizantin.  Ne Qeparo: fshati  i vjetër Qeparo me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike, shtëpia e Ali Pashes, Manastiri I Shen. Dhimitritit, Kembanaria e kishës se fshatit Qeparo, Kalaja e Vjetër etj.

5.

Thuhet se në Himarë kalonte trakti i Egnatias jugore, që përshkonte Aulonën, Llogora, Himarë, Finiq. Himara e ka plazhin në Spile më të mirin. Ajo,që mund të tërheq kureshtar është shpella e Odisesë në Spile. Si i shpëtoi Ciklopit varur në leshin e deleve. Në Porto Palermo,kështjella e Ali Pashait ka formë pesëkëndëshe. Muret janë të trashë 1.6 m .Në ballinë gjenden vargje poetësh,gdhendur me stilin bizantin. Ndërtuar poetika e tyre me kaq ëmbëlsi me detin:

Mbishkrimi i dyte na e ka dërguar nga USA Pertaq Pali ibiri i Janko Palit

Mbishkrim ne deren e forteses se Palermos te ngritur me 1806
nga ALI PASHA, Vezir i Janines.
Stripste tis pllores afova thallasopori kseni
S’tin thallasa tu Panormu, thimos vjeni !
Q’eme pu tora vlepete s’ton urano san astro
Ime tis niqis tropeo astrapovollo Kastro !
Nifadhes Himarjotises m’ektisane me zillo
Afillo pros tus afillus qe pros tus fillus fillo !
M’ezilepse o Faethondas m’ihe nakari o Pirros
ALIS o protos me krati Tepelenjotis iros !
Afendis plireksusios s’tis Ipiros ta meri
Qe stratighoa Asirios me ta spathi s’to heri !
Pende mirjadhes stratevma Krata s’ton orismo tu
Afovos penda q’atromos anandja s’ton enthrotu !
S’ta Janin’ ahapavete t’atromito londari
Tis Athinas to jenima q’anathrema tu Ari !

Ngritur në kopje në vend me 1932 nga Arsimtar Janko Pali

Ktheni plloret o detare,hyni ne liman rehat
Këtu ne Panormen deti s’trembet erës me inat
Edhe mua qe shikoni lart ne qiell qe çaj rete
Jam e fitores trofe fortes’ qe shkrep rrufete !
Nuset e Himarjoteve me ngritën me kujdes
Armike për armiqtë, për miq mike me bese !
Me pati zili Fatheondi dhe Pirro me pat nakar
I Tepelenës me sundoi heroi Aliu i par
I plotfuqishem është sot ne ç’mban Epiri vende
Dhe gjeneral Asirian me shpat’ e me mende !
Pese dekada mijëra ka n’urdher ushtare
Pa frike e pa u tutur u bën armiqve balle
Tani Janine prehet luani pa frike
Nga Athinaja lindur , që Marsi vetë ka rritë !
Përkthyer dhe përshtatur ne shqip nga arsimtar Janko Pali në vitin 1932 (shkruar me makine shkrimi mare nga origjinali i vitit 1932 dhe ne dy ½ flete, formati ) .Qeparo me 29. XI. 1979.

Autori që ka përkthyer këtë pllakë  është eurditi Janko Ll. Pali,njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja mes tyre gjuhës së rrallë të esperantos , lindi në 20 korrik 1898 në fshatin Çoban Ishah, të Izmirit (në Anadoll), vdiq më 12 shtator 1994. Janko LL Pali, emër i dashur e i njohur i Bregdetit Jon, i përket plejadës së nderuar të figurave të shquara të kulturës, politikës dhe atdhedashurisë shqiptare.

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Kalaja e Portopalermos

A Egziston zyrtarisht Ceshtja e Vorio Epirit? Pjesmarrja e deputeteve, kompromenton Athinen

February 17, 2014 by dgreca

* Deputetë grekë dhe Pirro Dhima, në 100-vjetorin e autonomisë së “Vorio Epirit”

*Thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë apel për Venizelos: Të kërkojë falje/

* Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnje koment për pjesmarrjen e deputëve grekv në festimet e 100 vjetorit të te fantazmës së Vorio Epirit./

Është festuar dje në Athinë 100 vjetori i Deklaratës së Autonomisë së “Epirit të Veriut”, e cila u shpall më 17 shkurt 1914.
Festimet filluan me një meshë në Kishën Shën Dionisi, vazhduan me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe me vendosjen e kurorave në varrin e Ushtarit të Panjohur,në qendër të Athinës, nga ana e zyrtarëve të Parlamentit dhe partive politike greke.
Sipas raporteve të mediave, edhe këtë vit ceremonia është karakterizuar nga një organizim jo aq i mirë si dhe nga reagime të vogla, që u krijuan nga prania e deputetëve të Agimit të Artë.
Ajo që vlen të theksohet, është pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare në pushtet, si Demokracia e Re dhe PASOK, edhe pse Athina zyrtare thotë se nuk e ka në axhendën e vet çështjen e “Vorio Epirit”.
Deputetja e Demokracisë së Re, Sofia Vultepsi vendosi një kurorë në emër të Parlamentit grek, ndërsa deputeti himariot Pirro Dhima vendosi një kurorë në emër të PASOK.
Nderuan me një kurorë lulesh edhe shefi Politikës së Jashtme të partisë “Grekët e Pavarur”, Terrence Kuik si dhe deputeti i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris.
Kurora në emër të organizatës OMONIA u vendos nga Panajot Leka, gjithashtu edhe nga partia LAOS dhe Federata e Dropullit të Ulët.
Festimet kanë vazhduar më pas në Muzeun e Luftës, ku janë dëgjuar fjalime rreth Luftës Nacional-Çlirimtare, që solli autonominë e Vorio Epirit dhe rreth çështjes së saj në ditët e sotme. Fjalimet përfunduan me atë të Kostas Kiriako, një nga pesë ish-drejtuesit e burgosur të OMONIA-s. Ai raportoi torturat dhe persekutimin që, sipas tij, kanë vuajtur vorioepirotët në periudhën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.
Organizatorët e festimeve ishin Shoqata e Epirit të Veriut kryesuar nga Babi Karathanos, Organizata e Rinisë së Epirit të Veriut kryesuar nga Eleni Dimou dhe Këshilli Botëror i Epirotëve kryesuar nga Krisostomo Dhimo.
Në çdo 17 shkurt, qarqe të caktuara dhe segmente të politikës greke, përkujtojnë vitin 1914 kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por autonomia u anulua nga konferenca e ambasadorëve në vitin 1921.

 

Thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë apel për Venizelos: Të kërkojë falje

 

Menjëherë pas ngjarjes së shënuar në Himarë dhe thirjeve anti-shqiptare, ka reaguar forumi “Djemtë e Gjirokastrës” ku të mbështetur edhe nga banorë të Hormovës në Tepelenë kanë qenë të pranishëm në vendin ku në vitin 1914 u ekzekutuan 214 burra nga ky fshat.

Në mënyrë simbolike ata kanë perzënë një tufë me dele të cilat mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit. Ata kanë këmbyer pllakatën ekszistuese në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë, me një pllakatë të re ku përcaktohej qartë sipas tyre autori i masakrës. Sheh Hysni Hormova tha se ky korrigjim si dhe përgatitjet për të përkujtuar 100 vjetorin e kësaj masakre, nuk bëhen në emër të urrejtjes por të memorjes historike pa të cilën vdesin edhe kombet.

Albi Koçi në emër të Forumit të “Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës”, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Venizellos, të kërkojnë ndjesë publike dhe të distancohet zyrtarisht prej qarqeve që nxisin urrejtje mes popujve.

***

Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnje koment për pjesmarrjen e deputëve grekv në festimet e 100 vjetorit të te fantazmës së Vorio Epirit. Duket  se politika shqiptare eshte indiferente ose servile ndaj Athines, qe deklaron se nuk egziston ceshtje e Voriepirit, nderkohe qe “dielli me shoshe” nuk mund te fshihet.

Filed Under: Komente Tagged With: deputetet greke, Hormova, thirrje, Vorio-Epiri

MINISTRI I JASHTEM I KOSOVES NE RUMANI

February 17, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është nisur sot për në Rumani, ku do të marrë pjesë në takimin e dytë jo formal të Organizatës SEECP, Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.MPJ e Kosovës bëri të ditur se, në vizitën e tij të parë zyrtare në Rumani, ministri i Jashtëm kosovar është ftuar nga homologu i tij rumun, Titus Corlăţean, pasi Rumania është kryesuesja e radhës e kësaj organizate të rëndësishme rajonale që promovon paqen, stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në frymën evropiane.

Në Samitin dy ditor të SEECP, ku vendet përfaqësohen në nivel të ministrave të jashtëm, Hoxhaj pritet të takojë edhe homologë të vendeve të tjera, me synimin për anëtarësimin e Kosovës sa më parë  në këtë organizatë, që është një prej më të hershmet në Ballkan.

SEECP përbëhet nga 12 shtete anëtare, mes të cilave;  Shqipëria, BeH, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Samiti i Ohrit, vitin e kaluar dështoi për shkak të mos ftesës së palës kosovare në nivelin më të lartë, ku shumica e vendeve anëtare ishin solidarizuar me vendimin e Kosovës për të mos u përfaqësuar në një nivel tjetër

Filed Under: Rajon Tagged With: Ministri Hoxhaj, ne Rumani

Hiperealizmi genetik i Agim Sulaj

February 17, 2014 by dgreca

Ne foto:Karikatura “Politikani dhe qytetari”, me te cilë artisti shqiptar u vlerësua nga OKB/

Nga Flora Nikolla/- Artisti shqiptar me banim në Itali, Agim Sulaj, është përzgjedhur të jetë pjesë e jurisë  në Festivalin e gjashtë ndërkombëtar të Arteve Vizive që zhvillohet nga data 17-24 shkurt në Teheran. Sulaj, një artist i njohur në të katër anët e botës, fitues i disa dhjetra çmimeve prestigjoze në konkurset e karikaturës e grafikës humoristike, është anëtar i jurisë që vlerëson këtë gjini të artit, në këtë event që organizohet për të gjashtin vit me radhë në kryeqytetin Iranian.

“Iranianët janë dashamirës të kulturës. Artistë nga ky vend janë të njohur në botë  për artin në përgjithësi e  karikaturën  në veçanti”, tregon për ATSH-në artisti shqiptar.

Më shumë se 150 artistë nga 55 vende të ndryshme kanë paraqitur punët e tyre në Festivalin ndërkombëtar të Arteve Vizive, që përveç kategorisë së karikaturës, përfshin edhe posterin më të mirë, fotografinë më të mirë dhe ilustrimin më të mirë, të cilat do të përzgjidhen nga juritë respektive.

Në karierrën e tij si artist, Agim Sulaj numëron mbi 60 çmime ndërkombëtare, Vitin e kaluar shënoi disa të tilla, ndër të cilat ai veçon çmimin e marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në 15 dhjetor 2013, për karikaturën “Politikani dhe qytetari”.

Agim Sulaj, artist i përmasave ndërkombëtare, ka mall për Shqipërinë, Tiranën, por edhe për Vlorën, qyteti i Adriatikut dhe Jonit ku u rrit. Fitues i të paktën 60 çmimeve ndërkombëtare Sulaj, i cili jeton në Rimini në Itali, rrëfen historinë e jetës së tij, lidhjen me pikturën dhe karikaturën, bashkëshoqërueset e tij të pandara. “Në historinë e jetës sime artistike, deri tani janë rreth 200 vepra, që janë vlerësuar në botë”, thotë Sulaj, i cili ka nostalgji për Tiranën e rinisë së tij, rrugicat, glikotë, byrekun e gjyshes në shtëpinë e së cilës u rrit. Për karikaturën me temë të mprehtë sociale, por dhe për pikturën e tij hiperealiste, Agim Sulaj thotë se “të dyja ndihmojnë njëra- tjetrën”. “Profesioni dhe puna më kanë shpëtuar nga megalomania raciste në Itali”, vijon duke shtuar se “njerëzit ndryshonin opinionin për Shqipërinë duke parë punët e mia”. Ai kujton ende me dhimbje se ”dita që hipa ne tragetin Vlorë- Brindisi ka qënë një dramë e vetmuar, e përmalluar duke parë bregdetin e mrekullueshëm të më largohej para syve në horizont”.

E kujtoni pikturën tuaj të parë?

Piktura ime e parë ka qënë një portret i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu dhe më pas vizatime nga natyra, subjekte nga fantazia, disa prej të cilave u publikuan në revistën e njohur të asaj kohe “Fatosi”. Këtë aftësi, falë përkrahjes së prindërve të mi, e zhvillova më tej në kurse e mësime private të asaj kohe. Mësuesit e parë kanë qënë Sabaudin Xhaferri, Nestor Jonuzi, etj.

Sa është fondi i pikturave që keni sot…?

Me një numër të saktë nuk mund t’ju përgjigjem, por di të them se fondi i tabllove, duke përfshirë pikturën në vaj dhe shumë ilustrime e karikatura, është i madh. Në historinë e jetës sime artistike, deri tani mund të përmend rreth 200 vepra, që janë vlerësuar në botë e më kanë bërë të njohur. Teknika ime ka proçedura të gjata, deri sa të perfundoj. Prandaj edhe pse pikturoj përditë, veprat e mia janë rreth 30-40 piktura dhe karikatura në vit.

Ju  punoni hiperrealizëm, gjini e konsideruar e vështirë në pikturë?

Teknika në një mënyrë hiperrealiste ka qënë që në fillim pjesë e genit tim artistik. Që në fillime, arti im është prirur për ta bërë objektin sa më të gjallë e të vërtetë. Kjo teknikë shoqëron karikaturën time ose ta quajmë artin e satirës. Në Shqipëri kanë qënë dhe janë të rrallë artistët të cilët punonin në këtë gjini. Rruga ime është perfeksionuar në mënyrë private duke punuar në “plein air”, përgjatë bregdetit të mrekullueshem të Vlorës. Mbaj mend se rrija ditë e orë duke analizuar grimcat e shkëmbinjëve apo lëvoret e ullinjve rreth kodrave të qytetit bregdetar. Kur erdha në Itali ky stil u perfeksionua dhe më shumë, duke parë dhe ekspozuar veprat e mia me artistë të mëdhenj në këtë gjini si, Odd Nerdrum, Istvan Sandorfi, Luciano Ventrone, e të tjerë si Baltus, Motraj, etj. Kjo mundësi ekspozimi mu dha falë përkrahjes së Tiziano Forni, drejtor i galerise së Artit Forni, në Bolonjë.

Punoni  shumë dhe karikaturë … Ku bashkohet dhe ndahet karikatura me pikturën …?

Në karikaturë jam përfshirë “rastësisht”. Gjatë kohës që studioja në Akademinë e Artit në Tiranë, mësuesi im Sabaudin Xhaferri më prezantoi me karikaturistët e artistët e satirës së revistës “Hosteni” dhe me kryeredaktorin e saj, Niko Nikolla. Mbaj mend në ato vite të kem njohur Zef Bumçin, Dhimitër Ligorin, Iir Pojanin, Bardhyl Ficon e Shtjefen Palushi. Puna dhe stili i tyre ngjalli tek unë genin e fshehur të kritikës nëpërmjet artit e vizatimit. Kështu fillova të rritem e maturohem duke udhëtuar i mbështetur në dy këmbë, pikturën e karikaturën. Piktura e karikatura ime teknikisht ngjajnë me njëra-tjetrën, ndërkohë ndryshojnë në mesazhin e tyre. Karikatura tek unë është një mjet i fuqishëm për të kritikuar problemet e ndryshme të botës, ndërsa piktura trajton subjekte intime të fëmijërisë apo një lloj malli për vendlindjen dhe mbresat e viteve të para të vegjëlisë. Të dyja ndihmojnë njëra- tjetrën e pasurojnë gamën e profilit tim artistik.

Si do ta përkufizonit një karikaturë?

Karikatura është kritika ndaj fenomeneve negative të shoqërisë apo personave të veçantë. Humori është arma e mprehtë nëpërmjet të cilit shprehen mesazhet më humane. Njeriu dhe fati i tij, uria dhe e ardhmja, emigrimi dhe dëshira për një botë të paqtë, këto janë disa nga mesazhet e karikaturës sime. Nuk mund të rri pa përmendur hapat e mia të parë në revistën e njohur “Hosteni”. Mund t’i quaj pa frikë artistët e karikaturës në ato vite mjeshtra të cilët ndikuan në formimin tim. Përfitoj nga kjo intervistë të falenderoj Niko Nikollën, i cili me këmbënguljen e tij më nguliti dhe forcoi besimin në punën time, duke siguruar kështu sukseset e mia të ardhshme. Këto suksese filluan që me çmimet e  para të “Hostenit” e deri më sot, në  të gjitha kontinentet, duke filluar me Amerikën e Gjermaninë, Turqinë e Hollandën, Belgjikën e Kinën, Rusinë e Francën, Luksemburgun e Kubën, Italinë e Portugalinë, Spanjën e Iranin, Sirinë e Azerbajxhanin etj. Një pjesë e këtyre sukseseve i takon dhe shkollës shqiptare të karikaturës që u personalizua me bërthamën e shëndoshë të revistës “Hosteni”.

Mendoni se në suksesin tuaj në Itali ka vend edhe shkolla e piktura shqiptare? 

Në përgjithësi mendoj se shkolla shqiptare e artit të pikturës ka qënë një shkollë mjaft edukative për formimin tim. Natyrisht, jo të gjitha mësohen në shkollë, apo akademi. Di që kam punuar shumë duke gërshetuar studimin akademik me punën e lirë personale. Më pas, në Itali bazat e fituara u përmirësuan dhe struktura ime artistike gjeti një shkollim tjetër, ta quajme atë të përballjes me artistë të mëdhenj dhe dëshirës për të bërë pjesë në këtë grup artistësh. Rezultati i punës sime është konkretizuar në ekspozitën e madhe “Europeo Erranti” në Bolonjë, në Galerinë Forni, ku pikturat e mia qëndronin bashkarisht me artistë të famshëm si Baltus, Igor Mitoraj, Giacometti, Odd Nerdrum, Sandorfi, etj.

Keni mbi 20 vite që i keni ikur Shqipërisë… Mendoni se keni bërë mirë që keni ikur?

Si artist mendoj se kam bërë mirë, për vetë faktin, se Italia dhe më pas shtete të tjera përmirësuan e mprehën vëzhgimin e temperamentin tim artistik. Ekspozitat, muzeumet janë një shkollë tjetër që për fat të keq na u mohua gjatë sistemit monist. Kontakti i gjallë me kulturën të mëson diçka tjetër që as shkolla dhe disa herë dhe puna nuk mund të ta japin. Megjithatë mungesa e vendit tënd është shpesh një mangësi njerëzore plot peshë e brejtje, të cilën mundohem ta heq apo lehtësoj përmes punës dhe krijimtarisë artistike.

Si e shihni sot Shqipërinë?

E shoh gjithmonë me mall dhe ardhjet aty, ndonëse të pakta, me mbushin me kujtime e mbresa të vagëlluara. Për fat të keq shumë ndërtime e betonarme është derdhur në rrugët e Tiranës e Vlorës dhe shpesh më duket se kam ardhur në një vend tjetër, larg vendit tim. Kujtimet e fëmijërisë sime, rrugica, lagjet plot diell, zhurmat e mëngjeseve janë zhdukur dhe vendin e tyre e kanë zënë ndërtimet që i kanë hequr Shqipërisë nostalgjinë e mallin. Megjithatë, Shqipëria mbetet një vend i mrekullueshëm për t’u njohur, qoftë si temperament njerëzor, qoftë si bukuri natyrore.

Kur vizitoni Tiranën çfarë shihni dhe çfarë rikujtoni?

Në Tiranë kam kaluar një periudhë gati 15 vjeçare. Aty kam kryer shkollën e mesme artistike e më pas Institutin e Lartë të Arteve. Jetoja në ato vite të gjyshja, e cila banonte në fund të rrugicës  “Naim Frashëri”. Shkollën e mesme e kreva në shkollën “Mihal Grameno” dhe më pas konkurrova në Liceun Artistik “Jordan Misja” ku nuk fitova. Prandaj u detyrova të kryej shkollën artistike të mbrëmjes. Në këto vite i kam rënë Tiranës në çdo cep e rrugicë. Punimet e mia të asaj kohe ishin kryesisht akuarele dhe vizatime. Mbaj mend, si tani, portat prej druri ku trokisja për të kërkuar një karrige, ku mund te ulesha për të pikturuar, diku brënda avllisë rroba të ndera, çarçafë të bardhë që defrenin të varur në diell. Një gliko e ëmbëlsonte punën time, e dhënë nga një dorë gjysheje apo nëne, gjatë orëve të punës në muret e portonet e Tiranës. Nuk do ta harroj kurrë Tiranën në rrugicat e së cilës jam rritur. Portrete të shumta kam bërë ato vite. Thjesht një trokitje tek shtëpia e Prof. Zihni Sakos, një tjetër portret në shtëpinë e Kadri Roshit, në rrugën e Durrësit. Më pozoi me atë vështrimin nga dritarja, pinte kafenë dhe më thoshte puno …, puno e qeshte me të madhe. Kur kthehesha në shtëpi, gjyshja më vinte me tavën e byrekut në duar e më thoshte, “po ç’u bëre morë djalë … u err… !!!”. Ditët e Tiranës mbylleshin me vrullin e një dëshire për t’u zgjuar sa më pare, për të thithur si i etur ajrin e rinisë së parë. Diku, tek kthesa e unazës banonte Edi Rama. Kemi kaluar bashkë një periudhë të bukur arti e rinie. Kemi ndarë së bashku byrekun e gjyshes sime e glikon e gjyshes së tij. Shpesh i thërrisja nga oborri i pallatit ku banonte, gjithmonë rreth orës 2 të drekës, duke e ditur që të tijët flinin në atë orë. Pas disa minutash dilte në ballkon me atë buzëqeshjen e tij pa zhurmë dhe bisedonim tek shkallët gri të pallatit. Tirana … më lidh më “Hostenin”, më lidh më Niko Nikollën, mbledhjet e mëngjesit, fytyrën e Taqos, (Dhimitër Ligorit), Ilirin, Gaqon, Dionis Bubanin e Filip Çakulin. Kopertinat e mia të asaj kohe ilustronin një realitet ku pushteti i kravatës ishte i pranishëm në çdo qelizë të jetës. Kam satirizuar në atë kohë servilin e burokratin, karrieristin e të paaftin. Niko Nikolla, kryeredaktori historik i revistës “Hosteni”, kishte krijuar një ambient perfekt për karikaturistët. Ne nuk na mungonin si baza materiale dhe ngrohja. Më ka mbajtur shumë pranë dhe shpesh gjatë punës vinte poshtë e qeshte me vizatimet e mia. Lexo bre me thoshte, hap gazeta, nxirr tema.

Ju jeni nga Vlora ku edhe u ngrit Flamuri Kombëtar në 28 Nëntor 1012. Ç’përfaqëson Vlora e dy deteve për ju?

Unë u linda në Tiranë, më 6 shtator 1960. Kur isha 2 vjeç, im atë u transferua në Vlorë e prej atëhere mbetem aty. Familja ime më ka futur në gjak dashurinë për qytetin e historinë e tij. Vlora ka qënë burimi im i parë artistik i artit. Natyra e mrekullueshme e qytetit, në ato vite e pandotur në ajër e natyrë, u bë frymëzimi im i parë i krijimtarisë. Të gjitha arritjet ia dedikoj punës në këtë qytet. Kujtimet e mia janë të vagëlluara, por mbaj mend ekspozitën e parë në shtëpinë e kulturës, rrethin e vizatimit, mësuesit e parë, studion e Nestorit, Skënderit, Agronit. Aromën e parë të ngjyrave të vajit e kam ndier në shtëpinë e pionierit dhe nuk do ta harroj kurrë. Qyteti i Pavarësisë, në ato vite, kishte një rreth të mirë artistësh e studiot e tyre ishin përherë me tablo të reja, objekt frymëzimi për mua. Shtëpia e vogël e ngritjes së flamurit ka qënë në ato vite një pikë takimi imja me vendin e historinë e qytetit. Për shumë kohë ka qënë ekspozuar aty një tablo imja, me titull “Abetarja”. Shpesh pushimet e mia i kaloj aty dhe shpesh më vjen keq që kam ikur. Mendoj se dita që hipa në tragetin e parë Vlorë- Brindisi ka qënë një dramë e vetmuar, e përmalluar duke parë bregdetin e mrekullueshëm të më largohej para syve në horizont.

Si mund ta përkufizoni ju emigracionin?

Shpesh emigracionin e kam prezantuar mirë në veprat e mia e në shumë vizatime si “I huaji”, “Shtëpia e emigrantit”, etj. Dhe ato kanë qëlluar në shënjë këtë plagë sociale që e ndan njeriun me vendin e tij dhe e tjetërson, duke e kthyer në një numër pa histori e të kaluar. Jam i lumtur, vërtet, që shumë vepra të mia mbi emigrimin kanë fituar e janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare.

Po Italinë si vend …?

U vendosa në qytetin e Riminit pasi çela një ekspozitë në Meting di Rimini, një aktivitet i rëndësishëm që i kushtohet çdo vit miqësisë e kulturave të popujve. Profesioni dhe puna më kanë shpëtuar nga komplekset megalomane raciste që në vitet e para ka qënë i theksuar në këtë vend. Njerëzit ndryshonin opinionin për Shqipërinë duke parë punët e mia. Shpesh u dukej se ne ishim njerëz të pa shkolluar e pa kulturë. Italia është bërë tashme si atdheu im i dytë. Për shumë vite mendoja në shqip e përgjigjesha në italisht. Tani po ndodh e kundërta. Kam një pjesë të mirë të jetës në këtë vend të artit, i cili, dua ta theksoj, ka qenë bujar e dashamirës me mua e artin tim.

Sa çmime keni marrë gjithsej?

Çmimet e mia fillojnë kur isha 25 vjeç e kur bashkëpunoja me revistën humoristike “Hosteni”. Më pas në Itali, Cuneo, Tolentino, Marche, Fano, Rimini… Pastaj nëpër botë. Numëroj mni 60 çmime, pa përmendur titujt e vlerësimet që i dedikohen veprave të mia në aktivitete e promocione të artit të pikturës apo humorit. Kam qënë prezent në marrjen e tyre dhe kam ndier krenari dhe sadisfaksion në ceremonitë e organizuara. Mund të përmend Portugalinë, Turqinë, Spanjën apo Gjermaninë, Belgjikën e Francën.

Ku ndodhen sot pikturat tuaja, në sa galeri apo muzeume, dhe a mund të tregoni ndonjë histori të veçantë që lidhet me to…?

Pikurat e mia ndodhen kryesisht në koleksione private dhe në disa muzeume apo institucione publike, si muzeu “Ali Pashai” në Janinë, Muzeu Norman Rockëel në SHBA, ne selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Kam dhe ruaj edhe vlerësimin e diplomat e dhëna personalisht nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, zoti Baan Ki Moon. Mund t’ju përmend historinë e tablosë së pare, kushtuar Ali Pashë Tepelenës, që sot ndodhet në muzeun dedikuar kësaj figure në Janinë të Greqisë. Ishte viti 1989. Isha në Vlorë në atë periudhë kur vendosa të bëj këtë tablo që prezanton dërgimin e kokës së prerë të Aliut para sulltanit. Tabloja kishte përmasa të mëdha, rreth 280cmx180cm. Këtë tablo e dërgova në Tiranë, në Galerinë Kombëtare, dhe komisioni i atëhershëm nuk e ekspozoi pasi gjeti të meta ideore. Në ato vite nuk kishte mjete për të transportuar veprën e për shumë kohë kjo tablo ka qënë e hedhur në magazinat e uzinës “Enver”. Kur shkova për ta marrë nuk e njoha më veprën time. Ishte komplet e bardhë nga pluhuri i allçisë, korniza e deformuar, telajo e shqepur në një anë. Shpenzova më shumë kohë për ta pastruar e sistemuar se sa koha që më ishte dashur për ta bërë atë vepër. Për fat, një burrë i moshuar, gjiton me mua, kishte qënë në Janinë tek të afërmit e më thotë: “Po të duash i dërgojmë një letër muzeut të Ali Pashait në Janinë. Ndoshta e marrin ata”. I bëra tablos një foto me ngjyra. Një miku im italian e lau në Brindisi e ma nisi me postë. Letra u nis. Pas pak kohësh më vjen postieri, një djalë i lagjes, dhe më sjell me një frymë letrën e Janinës, ku ndër të tjera më kishin lënë një ditë takimi në Kakavijë për të parë pikturën, pasi në foto ju kishte pëlqyer. Gjeta një makinë, një zis që po lëngonte në hekurishtet e parkut të makinave të Vlorës, e një shofer që nuk më premtonte se do arrinim në Kakavijë me atë makinë rrangallë. Udhëtuam natën. Unë sipër makinës ku mbaja me dorë tablonë, ose me mirë kokën e Pashait, e ai brënda që luftonte me marshet e makinës. Kujtoj rrugët e Qafës së Poçemit, rrugë të paasfaltuara e mjerane, me një dritëz agimi në fund dhe me një vesë mëngjesi që po më plevitoste. Për fat arritëm në Kakavijë në orën 10:00 të mëngjesit. Në ato vite, Kakavija kishte dy pika doganore, mjaft kontroll e rregull. Përfaqësuesit e bashkisë së Janinës erdhën në orar e kur panë tablonë lëshuan një gjest pëlqimi e habie. Bukur… sa kushton? ishte pyetja e tyre e parë. Ramë dakord për çmimin e më pas të nesërmen erdhën me një makinë të re, jo si zuk-u ynë. Dy punëtorë të ngarkuar nga pala greke e vendosë pikturën me kujdes në makinë. Duke parë tablonë që më largohej nga sytë e vetmja fjalë që thashë ishte “shpëtove o Ali, rrugë të mbarë”. Që atëherë kjo vepër qëndron në sallën e muzeut ku është vizituar nga qindra e mijëra turistë e artëdashës.

Si e konsideroni nismën e AE?

Nisma e juaj është e veçantë, e bukur dhe për ne që jetojmë larg ka një vlerë simbolike të madhe, sepse Shqipëria kujton dhe nderon punën e aftësinë e bijëve të saj në emigrim. Kjo nismë do të bëhet më e plotë jo vetëm me bashkëpunimin tonë, që besoj se nuk do të mungojë, por në radhë të parë edhe me ndihmën e institucioneve përkatëse në Shqipëri. Besoj se do të jetë një aktivitet i mrekullueshëm. Ju faleminderit dhe ju uroj mbarësi.

Filed Under: Interviste Tagged With: Agim sulaj, Flora Nikolla, karikatura

A kemi nevojë për një filozofi të drejtë politike?

February 17, 2014 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Nëse do t’i referohemi një kënge të këngëtarit italian Çelentano mbi situatën sot që nuk është e mirë, do ta kuptojmë që tashmë të gjitha fushat kanë adoptuar sistemin e krizave, me dashje ose padashje. Pra pak filozofi politike e bën edhe një këngëtar që me këngët e tij ka tjetër mision. Politika është shndërruar në një gangrenë që po ia merr frymën gjithë shoqërisë. A mund të çlirohen fushat e tjera nga politika? Është një pyetje që nuk është e vështirë t’i japësh një përgjigje të plotë, duke e analizuar se politika tashmë është në një krizë filozofike mbijetese. Kjo kuptohet sepse me të u detyruan të lidhen shumë aspekte të jetës që jo detyrimisht duhet të jenë të varura prej saj. Ky është edhe gabimi ose gracka në të cilën mendjet djallëzore e futën të gjithë rrjedhën e shoqërisë, duke krijuar bindjen se pa politikën nuk mund të bëhet asgjë. Pra jemi përsëri në të njëjtat nivele si dikur me Princin, ku gjithçka varej prej tij, ai ishte gjykatësi dhe zbatuesi i ligjit. Nëse i referohemi përcaktimit të filozofisë politike do të thoshim se është studimi i veprimtarive të lidhura me gjithçka që ka të bëjë me punët e shtetit që e thënë më shkoqur me të gjitha aspektet e shtetit në një shoqëri. Këtu del qartë këndvështrimi i një politike dominuese mbi gjithçka, por që Aristoteli e sheh politikën si një tërësi mjetesh që lejojnë të arrihen efektet e dëshiruara. Gjendemi në një kontradiktë midis mendimit të filozofit të lashtësisë dhe aktualitetit politik sot ku politika është larg misionit të saj të përcaktuar nga Aristoteli. Duhet pranuar se vetë filozofia politike ka hyrë në një rreth vicioz që e ka të vështirë yë dalë dhe kjo i jep dorë mendimit të hedhur tashmë në tregun e dijeve se filozofia nuk jeton më, nuk ka se çfarë të bëjë më. E thënë kështu nuk mbetet gjë tjetër që ta ekzekutojmë përfundimisht shkencën dhe disiplinës që teorikisht duhet t’i japë paraprakisht zgjidhje mendimit të politikës. Studiuesja italiane Mikol Bruni në një artikull të saj qëndron tek koncepti i filozofisë politike dhe së pari me shumë të drejtë niset nga koncepti i krizës, si shkakëtari kryesor i kësaj situate.

Në një vend ku dominon koncepti i krizës së politikës – shkruan studiuesja Bruni – sistemi i politikës kthehet saktësisht në një dobësi. Por duhet ta pranojmë se kriza e politikës i detyrohet boshllëkut të një poltike që nuk arsyeton më.  Shkaqet janë të shumta: ekonomike, antropologjike dhe breznore. Në çdo kontekst ka patur periudha që e kanë shtruar këtë problem. Nuk besoj se kriza e poltikës i detyrohet vetë politikës, sesa magësisë filozofike të një politike të menduar jo vetëm përmes arsyetimeve, por si shthurrje të rendit të identitetit.

A hyn politika në identitetin kombëtar? Po politika shqiptare sot si do të përcaktohej në këtë zallamahi postkomuniste? Unë mendoj se nuk duhet të tregohemi kaq të gjerë saqë politikën ta futim në identitet, të paktën shqiptare, sepse karakteri konfliktual i saj në gjithë këto vite, do ta shihte si karakteristikë kryesore e të vetë shqiptarëve, pra do të na duhej ta pranonim se është në natyrën e shqiptarëve, për më tepër e pandryshueshme përderisa do ta quanim pjesë e identitetit të tij. Më duket absurde një ide e tillë, por një politikë e mirë kombëtare me synim përparimin e të gjithëve, me plot gojë do ta quanim identitet. Por edhe vetë bota nuk mund të krehohet me një politikë që sado të ndryshojnë kohët, mbetet në të njëjtat pozita. Largimi i politikës nga filozofia ka sjellë këto pasoja që politika nuk e meriton të quhet identiteti ynë kombëtar. Megjithatë Bruni mendon se politika është shprehje e një identiteti të një kombi, por edhe shprehje e një klase drejtuese. Është politika e krijon një komb me karakteristikat e veta të sakta të identitetit. Klasa drejtuese politike i ka të gjitha meritat dhe dështimet mbi shpatullat e veta dhe këtu jemi plotësisht dakord. Nëse klasa e sotme politike shqiptare krijoi njeriun apo steriotipin e njeriut që kemi sot, atëherë duhet të pranojmë se në epoka të ndryshme kemi identitete të ndryshme dhe kjo nuk do të ishte e drejtë. Identiteti politik do të ishte një etiketë që do të ndryshonte sapo shoqëria të riniste një rrugë të re dhe në këtë pikë identiteti politik e humbte karakterin e tij të pandryshueshëm kombëtar, duke mohuar vetë metafizikën e historisë. Tashmë Europa po flet nëj gjuhë, atë që me shumë bujë po e quan demokracia e modelit perëndimor në të gjitha vendet. Me të drejtë studjuesja Bruni thekson se me rënien e ideologjive apo me kapërcimin e kufijve të ideologjive në një vizion kryesisht ekonomik, munguan disa premisat filozofike. Binomi filozofi-politikë është i pandashëm. Kjo konstatohet si në shtetet demokratike dhe ato autoritare. Perëndimi i ideologjive nuk solli një revolucion konservator, as një konfromizëm të llojit socialist modern, aq më pak një liberalizëm ku tregjet mund të kontrolloheshin. U vërtetua një kolaps i vërtetë mes politikës dhe ekonomisë. Duhej ta prisnim. Epokat udhëtojnë në valët e lëkundjeve të financave. Rilindja ishte paralajmëruar nga Makiaveli që na shpjegon se me Princin hyjmë në një epokë që jo vetëm dikton zërat e modernitetit, por vendos një raport të ri mes pohimit të proceseve ekonomike që duhen drejtuar nga politika. Nga Makiaveli e këtej politika nuk është më e njëjta. Kapërcehet qendërzimi i konceptit të personit dhe vendoset një lidhje mes subjektit politik dhe politikës si mjet qeverisës. Një politikë që e ka humbur mendimin filozofik, sepse ka marrë përparësi ekonomia e politikës dhe Makiaveli gjen një stehë në një qoshe të historisë.

Në një artikull më rastin e 500 vjetorit të Princit theksova se ideja e Makiavelit u keqinterpretua qëllimisht, duke e larguar nga vizioni i vërtetë – në këtë pikë jemi të dy besnikë me Brunin ndaj ideve të Makiavelit – që mund të përmblidhet kështu: objektiva, mjetet, arritja e tyre. Nëse rimarrim konceptin e mësipërm për identitete të ndryshme në epoka të ndryshme, atëherë do të ishim shumë dakord me Alexis de Tocqueville që thoshte se çdo brez që formohet në gjirin e vet, është si një popull i ri. A e kemi vërtet ne shqiptarët këtë popull të ri? Nëse po, a është në lartësinë e detyrave të veta? Është gati të marrë përsipër barrën e rëndë të historisë që sipas interpretimeve të të dy kampeve të dikurshëm nuk e kryen në njërën anë? Realiteti shqiptar për fat të keq na e mohon këtë detyrë madhore të popullit të ri, me identitet të ri politik kombëtar,  të mbrujtur me parimin e lirisë së vërtetë, me virtytet më të larta të demokracisë, të respektit dhe bashkëjetesës në të njëjtën hapësirë që është po ajo, shqiptare, por në kohë të ndryshme. Politika e ka formësuar tashmë karakterin e vet dhe me këtë natyrë po përpiqet të imponohet edhe tek populli. Nuk ka alternativa të qarta të zhvillimit dhe progresit për të gjithë, pra të një filozofie të drejtë politike, ekonomike dhe shoqërore. Klasës politike i duhen njerëz me vizione të qarta filozofike që të bëjnë zgjedhjen e duhur në kohën e duhur. Shpërbërja e ndërgjegjes është faktori kryesor i prishjes së ekuilibrave të mësipërm filozofikë së pari e më pas politikë, qytetarë e kombëtarë nëse duam t’i shkojmë deri në fund. Po e mbyll me mendimin e Brunit kur thotë se në demokracitë perëndimore politika duhet të jetë garante e raportit mes strukturës së institucioneve dhe ekonomive të reja të zhvillimit.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Arjan Th Kallco, filozofia e drejte politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4853
  • 4854
  • 4855
  • 4856
  • 4857
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT