• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Nishani zhvillon takime nё Senatin dhe Kongresin Amerikan

February 5, 2014 by dgreca

Ne Foto: Presidenti Nishani gjate takimit me Senatorin Chris Murphy/

Nё fillim tё ditës së dytё tё qëndrimit nё Washington D.C., Presidenti Nishani u takua me Senatorin Chris Murphy, Kryetar i Nёnkomitetit tё Marrёdhёnieve me Jashtё pёr Çёshtjet Evropiane nё Senatin Amerikan.

Presidenti Nishani vlerësoi lart dhe memirёnjohje ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen e pakursyer tё Shteteve tё Bashkuara dhe Senatit Amerikan pёr Shqipёrinё në fusha të rëndësishme ku janë drejtuar edhe reformat e vendit, për forcimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së institucioneve, si dhe zhvillimit të ekonomisë, anëtarёsimin eendit tё NATO, pavarёsimin e Kosovёs dhe zgjerimin e hapёsirёs demokratike nё vendet e rajonit ku jetojnё shqiptarёt, dhe shprehu bindjen në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.

Presidenti vuri nё dukje se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për vendin tonë, SHBA është aleati dhe partneri ynë strategjik dhe theksoi, veçanërisht, angazhimin tonё dhe vendosmërinё për t’i çuar përpara duke përballuar sfida tё pёrbashkёta si vende partnere nё NATO dhe duke qëndruar pёrkrah SHBA nё luftёn globale kundёr terrorizmit ndёrkombёtar.

Presidenti tha, mё tej, se Shqipëria evropiane ёshtё e vetmja mënyrë për t`i ofruar dhe garantuar qytetarëve tanë evropianë një jetë me standarde evropiane dhe vuri nё dukje se, në këtë synim tonin strategjik, Shtetet e Bashkuara janë pranë nesh me mbështetjen e reformave, me veprime diplomatike dhe me këshilla miqësore.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria e meritonte statusin bazuar në arritjet, vullnetin e shprehur për kontributin në paqen e stabilitetin rajonal, si edhe do të ishte një nxitje e inkurajim për vazhdimësinë e mëtejshme të reformave dhe shtoi se ne mirëpresim një vendim pozitiv të Këshillit në qershor 2014 ndёrsa Shqipëria po vazhdon reformat e kërkuara, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformimin e drejtësisë, bazuar në parimin e profesionalizmit, transparencës, pavarësisë nga politika dhe grupet e interesit.

Senatori Murphy shprehu kёnaqёsinё pёr mbёshtetjen e Shqipёrisё ndaj prioriteteve tё Shteteve tё Bashkuara si dhe pёr rolin e saj nё rajon, ndёrsa e siguroi Presidentin se Shtetet e Bashkuara do tё vazhdojnё tё jenё avokate e Shqipёrisё pёr integrimin evropian dhe do tё jenё pёrkrah saj nё kapёrcimin e sfidave gjithnjё e mё serioze tё kёtij procesi.

Nё takimet e veçanta me Senatorin e Oklahomёs, Jim Inhofe dhe Kongresmenin e  Kalifornisё, Dana Rohrabacher biseda u pёrqendrua nё marrёdhёniet e shkёlqyera ndёrmjet Shqipёrisё dhe SHBA-së, mbёshtetjen amerikane për reformat dhe integrimin euroatlantik tё vendit tonё, nё angazhimin e pёrbashkёt nё luftёn kundёr terrorizmit ndёrkombёtar, qasjen rajonale tё Shqipёrisё bazuar nё marrёdhёniet e fqinjёsisё sё mirё, mirëkuptimin dhe bashkёpunimin ndёrmjet vendeve tё Ballkanit Perёndimor, me synimin e pёrbashkёt integrimin euroatlantik, nё rolin e Kosovёs si faktor stabiliteti dhe nё vendosmёrinё e Shqipёrisё pёr tё arritur anëtarёsimin nё BE, njё objektiv strategjik dhe prioritar, çёshtje pёr tё cilat bashkёbiseduesit ndanё vlerësime të njёjta.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Chris Murphy, krongresmene, presidenti Nishani, takim me senatore

PRESIDENTI NISHANI DEKOROI GRUPIMIN PER ÇESHTJET SHQIPTARE

February 5, 2014 by dgreca

Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani dekoron Grupimin pёr Çёshtjet Shqiptare dhe Kongresmenin amerikan Aderholt/

Washington D.C., 5 shkurt 2014/

Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani, nё njё ceremoni tё zhvilluar nё mjediset e Kongresit Amerikan, dekoroi Grupimin pёr Çёshtjet Shqiptare nё Kongres me“Medaljen e Flamurit Kombёtar”, me motivacionin “Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për inkurajimin e vazhdueshëm të reformave demokratike dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, për përpjekjet efrytshme në promovimin e të drejtave, lirive dhe prosperitetit të Shqiptarëve në rajonin e Ballkanit, për mbështetjen ndaj pavarësisë dhe forcimit të shtetit të Kosovës dhe për kontributin e shquar në forcimin e lidhjeve dhe partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe shteteve me popullsi shqiptare në Rajon”dhe bashkëkryetarin e kёtij Grupimi Kongresmenin Robert Aderholt me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë për aktivitetin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të reformave demokratike në Shqipëri, të zgjerimit të hapësirës demokratike për shqiptarët në rajon dhe veçanërisht për pavarësinë e Kosovës”.

Më herët, Presidenti Nishani, u prit në një takim mirëseardhjeje nga bashkëkryetari i Grupimit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, Kongresmeni EliotEngel. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për zhvillimet e fundit në rajon, në Shqipëri dhe për kontributin e mëtejshëm të këtij grupimi në promovimin e demokracisë dhe integrimin evropian të Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit ku jetojnë shqiptarë.

Më poshtë vijon mesazhi që Presidenti përcolli pёr tё pranishmit nё ceremoninë e dekorimit.

I nderuar Kongresmeni Engel,
I nderuar Kongresmeni Aderholt,
I nderuar Ambasador Galanxhi, 
Të nderuar miq, 
Zonja e zotërinj!   
 
Më lejoni të filloj duke shprehur kënaqësinë time të pamasë, të Odetës dhe të delegacionit që më shoqëron që, jemi në mesin tuaj dhe t`ju falënderoj për këtë atmosferë kaq të ngrohtë e vëllazërore!

Kam rastin, gjithashtu, të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe të gjithë shqiptarëve ndaj Grupit të Çështjeve Shqiptare, për gjithçka ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të nderuar miq,

Ajo çfarë shqiptarët kanë bërë dhe kanë arritur në zgjerimin e hapësirës së tyre demokratike, zhvillimin ekonomik dhe transformimin social, do të ishte e paimagjinueshme dy dekada e gjysmë më parë.

Dikur bunker i komunizmit, Republika e Shqipërisë ndërmori reforma rrënjësore për ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, vendosjen e ekonomisë së tregut, respektimin e të drejtave të njeriut dhe hapjen e vendit.

Vendi, dikur, më brutal në shkeljen e të drejtave të njeriut, drejtoi, dy vite më parë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, këtij tempulli të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Shqipëria tashmë anëtare e NATO-s, ka si objektiv strategjik parësor anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe pret, me të drejtë, bazuar në meritë, të marrë statusin e vendit kandidat në BE këtë qershor.

Të vetëdijshëm se integrimi evropian është një proces që kërkon kohën e tij, kemi motivimin qytetar,  vullnetin politik, dhe aftësitë institucionale për t`i shkuar deri në fund.

Të nderuar miq,

Realiteti dëshmon se pavarësia e Kosovës ishte zgjidhja me e drejtë për sigurinë dhe stabilitetin e saj, të rajonit dhe më gjerë.

Kosova ka nisur udhëtimin e saj evropian duke rritur nivelin e  bashkëpunimit me Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave procesin e stabilizim-asociimit, ndërkohë që është anëtare e shumë nismave rajonale dhe më gjerë. Bisedimet Kosovë-Serbi, marrëveshjet e arritura dhe zhvillimi i zgjedhjeve lokale në të gjithë territorin e Kosovës janë zhvillime kthesë për dy vendet dhe për rajonin, në betejën demokratike për paqe.

Republika e Maqedonisë është fqinj i një rëndësie të veçantë për ne. Zbatimi i shpejtë dhe i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është jetik për bashkëjetesën ndëretnike dhe stabilitetin e qëndrueshëm të Maqedonisë. Mbështesim fort integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Shqiptarët duhet të luftojnë për avancimin e demokracisë dhe të drejtave të tyre vetëm në rrugë institucionale dhe me mjete demokratike.

Problemet ekonomike, kulturore, arsimore, etj, të cilat shqetësojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, duhet të zgjidhen në rrugë institucionale, me dialog, ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe qeverisë në Beograd.

Me koherencë kemi kërkuar dhe do të  kërkojmë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në sipas standardeve më të përparuara evropiane në Mal të Zi dhe kudo ku ata jetojnë.

Zonja e zotërinj,

Gjithçka kemi arritur janë fryt i përgjegjësisë sonë Por, këto frute do të ishin të pamundura pa përkrahjen, bashkëpunimin dhe ndihmën bujare të partnerëve dhe miqve tanë zemërgjerë e të durueshëm. Grupi i Çështjeve Shqiptare është njëri prej tyre, madje nga më të rëndësishmit.

Në emër të qytetarëve shqiptarë ju falenderoj nga zemra!

Më lejoni t`ju siguroj për diçka. Duke ndihmuar shqiptarët, ju, jo vetëm keni qenë parimorë, por keni kontribuar për një Ballkan Perëndimor, të qetë e në paqe, në interes të popujve tanë, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara!

Shqipëria është e përkushtuar në politikën e fqinjësisë së mirë dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Shqiptarët, kudo në rajon,  mbështesin konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe integrimin euroatlantik të vendeve ku jetojnë. Shqiptarët do të jenë bashkë në Bashkimin Evropian.

Në gjykimin tonë, bashkëpunimi rajonal mund të bëhet konkret nëpërmjet lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave e kapitaleve dhe angazhimit të përbashkët në nisma e projekte, të cilat do ta bënin këtë rajon tërheqës e konkurrues, si pjesë natyrale e tregut evropian.

Në Takimin e Pestë Rajonal të Presidentëve, të zhvilluar shtatorin e shkuar në Durrës, me homologët e mi të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi ramë dakord të mbështesim realizimin e projekteve shumë të rëndësishme si: Trans Adriatic Pipeline (TAP), Ionian Adriatic Pipeline (IAP) dhe Korridori i 8-të, të cilat do të transformojnë plotësisht infrastrukturën në Ballkan e më gjerë, me efekt edhe në gjeopolitikën rajonale.

Integrimi euroatlantik është destinacioni i përbashkët për të gjithë vendet në rajon. Realizimi i këtij synimi, kërkon paraprakisht dhe domosdoshmërisht të merremi vesh me njëri-tjetrin. Dhe ne, po e bëjmë një gjë të tillë.

Pasi kemi çrrënjosur mosbesimin, që i përket së shkuarës,  duhet të rrënjosim besimin, që i përket së ardhmes. Për këtë, përveç infrastrukturës fizike, duhet të ndërtojmë “korridoret kulturore, arsimore dhe shkencore”.

Ju faleminderit!

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dekoron, grupimin per ceshtjet shqiptare, presidenti Nishani

Haradinaj u takua në Uashington me Presidentin Nishani

February 5, 2014 by dgreca

5 shkurt 2014 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vizitën zyrtare që po zhvillon në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në ndarjen e “Urdhrit të Flamurit” për kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Pas kësaj ceremonie, Haradinaj pati një takim të veçantë me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet midis dy vendeve, integrimet në Bashkimin Evropian, zhvillimin ekonomik dhe tema të tjera, që kanë të bëjnë me zhvillimit dhe objektivat e të dy vendeve tona dhe të rajonit.

Haradinaj, do të ketë sot edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë(BS)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Haradinaj takon presidentin Nishani, Ne Washington

SHBA, të angazhuara për integrimin evropian të Ballkanit

February 4, 2014 by dgreca

Nga Keida KOSTRECI/ VOA/

Pas vitesh investimi dhe angazhimi nga Perëndimi, Ballkani Perëndimor ka arritur sukses të konsiderueshëm. Por disa sfida mbeten ende të pazgjidhura. Në një diskutim në Fakultetin për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington, pjesëmarrërist shprehën mbështetje për integrimin Euro-Atlantik të rajonit, ndërkohë që u bënë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë reformat, dhe të lënë pas tensionet ndëretnike.
Pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara është se vendet e Ballkanit Perendimor kanë arsye të jenë krenare – me anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tranzicionin paqësor të pushtetit në Shqipëri.  Jonathan Moore është drejtor i Marrëdhënieve për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.
“Objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara për rajonin është integrimi i tij Euro-Atlantik. Siç kanë thënë shumë administrata  amerikane qofshin – demokrate apo republikane – ne duam një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe – ky është fokusi ynë.”
Por zoti Moore tha gjithashtu se vendet e rajonit duhet të përpiqen të zbusin tensionet etnike dhe kombëtare, të luftojnë korrupsionin dhe të përpiqen për reforma ekonomike, të shtojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit.
Korrupsioni dhe konsolidimi i shtetit ligjor ishin çështje që u përmendën edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në konferencën për sigurinë në Mynih të Gjermanisë javën e kaluar, ndërsa ai foli për “një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.
“Aspiratat e qytetarëve po merren nëpër këmbë nga korrupsioni, interesat oligarkike, interesat që përdorin para për të shtypur opozitën politike dhe zërat ndryshe, për të blerë politikanët dhe organet e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, tha zoti Kerry.
Ai theksoi rëndësinë e lidhjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe tha se këto lidhje janë forcuar që nga rënia e Murit të Berlinit, kur filloi zgjerimi i NATO-s dhe në 10 vjetët, kur BE-ja filloi të zgjerohej përsëri. Dhe zoti Moore thotë se Amerika është e angazhuar që rajoni të jetë pjesë e këtyre organizatave.
“Ne jemi të angazhuar, të vendosur dhe të interesuar në një të ardhme në BE për të gjitha këto vende, dhe nëse duan edhe në NATO. Ky ka qenë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për vite dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë.”
Angazhimi nga jashtë është shumë i rëndësishëm thotë Edward Joseph,  me Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike.
“Nuk ka pasur shumë raste në rajon ku problemet e vështira janë zgjidhur natyrshëm përmes shoqërisë civile apo procesit politik. Në pëgjithësi është dadhur ndërhyrja nga jashtë, një katalizator nga jashtë, që do të thotë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë.”
Zoti Joseph thotë se angazhimi i jashtëm pothuajse gjithmonë ka ardhur kur ka pasur kriza – duke cituar si shembull suksesin e bisedimeve që krijuan rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë – një rezultat i diplomacisë intensive nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.
Të dy panelistët, Moore dhe Joseph ishin të një mendjeje se Maqedonia dhe Bosnja janë dy përjashtime përsa i përket arritjeve. Maqedonia ka pengesë për anëtarësim në NATO mosmarrëveshjet me Greqinë për emrin. Dhe Bosnja vazhdon të ketë fërkime etnike.
Zoti Joseph tha se magneti tërheqës i BE-së nuk ka funksionuar për Bosnjen për shkak se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i tha fund luftës, nuk po funksionon.
“Sipas mendimit tim është një patologji, një problem strukturor dhe ne e dimë se origjina e tij është tek formulimi i marrëveshjes së Dejtonit. Prandaj në librin e Richard Holbrook-ut (“To End a War”) flitej për përfundimin  e luftës dhe jo për ndërtimin e një shteti.”
Zyrtari Moore i Departamentit të Shtetit është dakort se Bosnja është shumë e komplikuar për shkak të marrëshjes së Dejtonit e cila i dha fund luftës por e la Bosnjen të ndarë etnikisht. “Pyetja e vërtetë është: a mund ta shpërbësh strukturën e Dejtonit dhe përgjigja jonë e prerë është Jo, nuk mundesh.”
Shumë nga vendet e Ballkanit mbajnë zgjedhje në vitin 2014. Por ende nuk është e qartë se çfarë përparimi do të shënojnë ato drejt demokracisë së plotë dhe integrimit në BE.

Filed Under: Rajon Tagged With: evropian te ballkanit, per integrimin, SHBA, te angazhuar

Nishani në SHBA, takime në Departamentin e Shtetit

February 4, 2014 by dgreca

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur dje për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të ftesës së ardhur nga një grup senatorësh dhe kongresmenësh për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti do të zhvillojë takime në Departamentin amerikan të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, në Senat dhe Kongresin amerikan.

Ftesa ndaj Presidentit Nishani vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit.
Dy ditë më parë, drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore shprehu rezervat e tij në lidhje me angazhimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, ku i bëri thirrje mazhorancës të marrë masa konkrete dhe jo të ankohet duke fajësuar ata që kishin pushtetin më parë.
Një pikë e fortë kritike e përmendur nga zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit ishte edhe pavarësia e gjyqësorit, ku ai tha që prokurorët dhe gyqtarët duhet të lihen të pavarur në punën e tyre.
“Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që, ata që kanë pushtetin sot të ankohen për ata që kishin pushtetin më parë. Të luftosh korrupsionin dhe të konsolidosh shtetin ligjor bëhet përmes ngritjes së akuzave nga prokurorët, nëse ka nevojë për ngritje akuzash. Nuk duhet të bëhet fjalë thjesht për fajësim të paraardhësve”, është shprehur Moore.
Nga ana tjetër, një tjetër alarm për shtetin ligjor në Shqipëri, rendin dhe sigurinë ka ardhur edhe nga sekretari i Shtetit, John Kerry. Korrupsioni, oligarkë të lidhur me qeveritarë, politikanë të blerë, nënshtrimi i mediave dhe dobësimi i pavarësisë së gjyqësorit, kanë qenë çështjet kritike të ngritura nga sekretari Kerry.
“Ka një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve edhe një herë janë duke u nëpërkëmbur, po shkelen nga korrupsioni, nga interesa oligarkësh, interesa që përdorin paratë për të vënë nën kontroll politikanët, për të shtypur reagimin e opozitës dhe kundërshtarët, për të blerë politikanë, për të cenuar lirinë e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit”, është shprehur sekretari i Shtetit.(Foto: Dielli -Arkiv- Presidenti Bujar Nishani gjate vizites ne VATER, shtator 2013)

Filed Under: Kronike Tagged With: presidenti Nishani, vizite en SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4893
  • 4894
  • 4895
  • 4896
  • 4897
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT