• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mirënjohja e Dr.Zino Matathia për shqiptarët që i mbrojtën nga Hitleri

January 26, 2014 by dgreca

Në ditën ndërkombëtare të Holokaustit famëkeq që kreu masakrën më të madhe botërore duke zhdukur 6 000 000 hebrenj nga Hitleri, po sjellim pranë jush Dr.Zino Matathia.  Dr.Matathia është një nga figurat më të spikatura intelektuale izraelite, i lindur dhe rritur në Shqipëri. 

Bisedoi Keze Kozeta Zylo/

Dr. Matathia cila është historia e familjes suaj, dhe kur kanë ardhur parardhësit tuaj për herë të parë në Shqipëri?

Matathia, Mattatia dhe Matatiau është i njejti mbiemër, në Izrael përdoret dhe si emër, dhe ka kuptimin: “Dhuratë e Zotit”.  Matathiat, rrjedhin nga fisi i Hashmonai-ve, që ka jetuar në Judë, në Veriperëndim të Jeruzalemit.  Matatia luftoi kundër Antiokusit IV, në shekullin e dytë para Krishtit.

Antiokusi i IV, i detyroi hebrenjtë të paguanin taksa të rënda dhe e ktheu Tempullin e shenjtë të tyre në një tempull të Zeusit, ndaloi të nderohej dita e shtunë, ndaloi cirkumcizionin, fëmija që ishte bërë synet, së bashku me nënën dhe familjarët, dënoheshin me vdekje.  Matathia vrau përfaqësuesin e Antiokusit dhe së bashku me pesë djemtë e tij dhe me shumë pasues, filluan revoltën e armatosur.  Njeri nga djemtë e tij, Jehuda, për aftësitë e tij ushtarake dhe forcën fizike, u quajt Makabi që në hebraisht ka kuptimin “çekiçi”. Mbas vdekjes së Matathias qe i biri, që udhëhoqi hebrenjtë drejt fitores, çliroi Jeruzalemin dhe e bëri përsëri Tempullin, Tempullin e Zotit.  Në kujtim të kësaj fitoreje festohet Hanuka-ja, ajo është festa e dritës, fitorja e shpirtit mbi forcat brutale që kërcënonin Izraelin në jetën e tij shoqërore dhe fetare.

Dinastia e tyre, mbretëroi në Judë nga viti 140 B.C. deri në vitin 37 B.C.  Ata restauruan dhe forcuan institucionet politike dhe fetare të Izraelit të lashtë.  Historia e tyre është shkruar në librat e shenjtë hebraikë dhe të krishtera, nga historianë të ndryshëm, por dhe nga një bashkëkohës, Flavius Josephus.  Zbulimet arkeologjike në Izrael, vitet e fundit, kanë nxjerrë në dritë një gur ku është shkruar për revoltën e Makabinjve dhe Hanukanë, guri daton shekullin e dytë para Krishtit.  Ne vitin 37 gjenerali romak Pompeu pushtoi Jeruzalemin dhe vuri mbret Herodin e madh. Në vitin 135 mbas revoltës së Bar KOLBA, perandori Adrian i Romës, ja ndëroi emrin Judës dhe e quajti provincë siriano palestineze.

Legjenda thotë se 2.000 vjet më parë një anije e nisur drejt Romës me një ngarkesë plot e përplot me skllav- hebrej nga Palestina e kishte ndryshuar drejtimin, e detyruar nga stuhia e detit, duke i lëshuar ata në brigjet e Ilirisë.  Romakët nuk bënë përpjekje për t’i kapur skllavët hebrej të ikur dhe menduan se ata do të zhdukeshin sa prej kushteve natyrore aq edhe prej kafshëve të egra.  Sipas të dhënave gojore të familjes Matathia në këtë anije ishin të gjithë pjesëtarët e kësaj familje që po i çonin në Romë, për t’i poshtëruar, të kalonin të lidhur nën harkun e fitores së romakëve dhe se romakët nuk i ndoqën, nga frika e Ilirëve që banonin në këto zona dhe se në atë kohë ishin në luftë me ta.

Enciklopedia Hebraike nuk e përmend legjendën e anijes së humbur, bile nuk i përmend as romaniotët si pasardhës të “Valës së Parë” me përjashtim të kësaj legjende, asnjë fakt tjetër nuk gjëndet për të lidhur “Romën” me “Romaniotët”

Sidoqoftë dihet se familja Matathia ka jetuar në shekuj në brigjet Ilire, sot Greqia veriore dhe prej andej, kanë ardhur në Shqipëri rreth vitit 1850.

Stërgjyshi im Isak Matathia me gruan e tij dhe me të vëllain, Jozefin, ishte i pari nga familja jonë qe ka ardhur në Vlorë, dhe varri i tij ndodhet në fshatin Tragjas.  Dihet me siguri se Matathiat janë Romaniotë sepse ata ishin shqip dhe greqisht folës dhe asnjë nga ata nuk dinte Latino, që përdoresh nga të gjithë ata që e kishin prejardhjen nga Spanja.

Cilat janë disa nga kujtimet e prindërve për mikpritjen e familjeve shqiptare dhe si shpëtuat nga kthetrat e forcave naziste gjermanë?

Familja jonë asnjëherë nuk e ka fshehur identitetin e saj dhe e ka ndjerë vehten si vendas dhe jo “si trup i huaj”.  Hebrenjtë shqiptarë gëzonin të drejtat e feve kryesore, pamvarësisht se ishin pakicë.  Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe hebrenjve kanë qenë shume të mira.  Me sa di unë dhe me sa shkruhet dhe nga Harvey Sarner, shumica e hebrenjve shqiptarë, në vitin 1910-1912, shërbyen në ushtrinë shqiptare dhe u lejohej të kryenin ritet e tyre fetare.

Në dokumentat zyrtare përmendet se në vitin 1920 Mateo Matathia, ka luftuar për clirimin e Vlorës nga pushtuesit italian.  Në atë luftë si dhe në evenimentet e mëvonshme, përkrah Mateo Matathisë kanë qenë edhe Nesim Levi e Jozef Kantozi.  Xha Mateo ishte një nga themeluesit e odës së tregëtisë në Vlorë dhe sekretari i saj dhe më vonë antar i Këshillit Bashkiak.  Mateo Matathia, Pepe Levi së bashku me patriotë të tjerë si Ibrahim Shyti, Ali Asllani, Musa Jonuzi, dr Ali Mihali, Jani Minga, Reis Golemi, Kristo Karbunara, Murat Tërbaci, Ahmet Muka, pasuruan bibliotekën e Vlorës.  Per 22 vjet biblioteka e Vlorës ishte në ndërtesën e familjes së Mateo Matathias.  Në nderim të hebrenjve populli i Vlorës ka emërtuar një rrugë “të hebrenjeve”, një rrugë  Mateo Matathia dhe një Pepe Levi.  Gjatë Luftës Nacionale Clirimtare, të gjithë hebrenjtë kanë ndihmuar luftën kundër pushtuesve materialisht dhe moralisht, ka pasur partizanë dhe 8 dëshmorë.  Prinderit e mij Ilia Matathia dhe Hrisi Matathia kanë mjekuar partizanë dhe kanë strehuar ilegalë.

Ahmet Zogu u përpoq t’u jepte strehim në Shqipëri të gjithë jahudinjve që do ta dëshironin.  Zogu shpalli liri individuale fetare për shqiptarët.  Kushtetuta e vitit 1928 garantonte se: “Të gjitha fetë dhe besimet nderohen dhe sigurohet liria e praktikimit të tyre. Feja nuk mundet të krijojë në asnjë mënyrë pengesa juridike dhe nuk mund të përdoret për qëllime politike.”  Për herë të parë e të fundit në vitin 1929–1931, u bë regjistrimi i lirë i hebrenjve në Shqiperi, gjë që nuk ishte bërë kurrë më parë as në Europë. U ligjërua që dita e shtunë është ditë pushimi për hebrenjtë, si dhe ju dha e drejta të kenë faltoret e tyre.  Jeta e hebrejve në Shqipëri gjatë periudhës italiane ishte mjaft e zakonshme.  Me sa shihet në atë kohë nuk kishte nevojë për t’u fshehur dhe ditët e shenjta të hebrejve celebroheshin në mënyrë të hapur.  Gjyshi im (nga nëna) Isak Cohen i ka dërguar letër mëkëmbësit të mbretit Jakomonit dhe i kërkonte që shtepia e tij në Durrës, të përdorej dhe për Sinagogë.

Gjendja ndryshoi krejtësisht me pushtimin e Shqipërisë nga nazistët gjerman.  Në bullgari dhe në Maqedoni hebrejtë jo vendës iu dorëzuan gjermanëve.

Sipas tregimeve të prindërve të mij dhe me ato pak që mbaj mend, në kohën e pushtimit të Shqiperise nga ushtria naziste: vitet 1943-1944 hebrenjtë e shqipërisë kanë qenë shumë të rrezikuar, sidomos mbasi gjenerali SS Joseph Fitzhum zëvendësoi gjeneralin Neubacher.

Familja Matathia, gjyshi im, së bashku me djemtë e tij: Zakino, Ilia, Josef, David, me nënën time, Hrisi dhe me mua që isha 4 vjeç kemi ikur nga Vlora dhe jemi fshehur nëpër fshatra te miqtë familjarë si te familja Bano në fshatin Tragjas, Myzafer Kamberi në Kaninë, Idai Sheme Zanaj në Drashovicë, në fshatin Panaja . Po kështu u larguan nga qytetet, jo vetëm pjestarët e familjeve Matathia, por gjithë hebrenjtë e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.

Familjen tonë dhe gjithë hebrenjtë e Vlorës i ka ndihmuar shume prefekti i asaj kohe Vizhdan Risilija dhe kryetari i bashkisë Myhedin Haxhiu (i arsimuar në Vienë).

Përfundimisht duket se Fitzhum urdhëroi që hebrejtë e Vlorës të arrestoheshin dhe të transportoheshin drejt Reichut bashkë me Gjermanët që tërhiqeshin.  Mbështetur dhe në burimet amerikane, sipas Sarner, dy përfaqësues të bashkësisë hebraike në Shqipëri, Rafael Jakoel dhe Mateo Matathia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë (“Shoah”), iu drejtuan për ndihmë Mehdi Frashërit.  Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit.  Ata shkuan të takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin.  Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur.  Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve.  Deva ia doli që t’i bindtte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve, përkohësisht.

Në të vërtetë, avancimi i partizanëve e prishi këtë plan dhe hebrejtë shpëtuan.

 

Gjatë bisedave me të afërmit tuaj apo dhe vetë personalisht qoftë dhe njëherë të vetme keni ndjerë ndonjë lloj persekucioni si hebrej?

 

Në Shqipëri nuk kemi vuajtur asnjëherë antisemitizmin, as nga populli, as nga qeveritë që ai ka patur. Burgimet dhe sekuestrimi i pasurive të fisit tim, nuk ishin antisemitizëm, ishin luftë klasash.  Regjimi i Enver Hoxhës, nuk ishte antisemit, por anti Izraelit,”Izraeli është kobure e imperializmit amerikan” thoshte Enver Hoxha.

 

Ju jeni një doktor kirurg shumë i njohur, profesionin e mjekut e zgjodhët vetë apo ju ishte imponuar?

Thjesht ishte dëshira e prindërve të mi të cilët me durim arritën të ma transmetonin edhe mua gradualisht. Kur përfundova gjimnazin më doli e drejta e studimit për histori-gjeografi dhe jam i sigurt se jeta ime do të ishte vërtetë me më pak emocione, por do të kishte kaluar shumë më e qetë. Specialitetin e kirurgjisë e zgjodha vetë.E dua shumë si degë, me gjithë vështirësitë e saj.

Cilat janë disa nga kujtimet më pikante gjatë operacioneve me pacientët e ndryshëm shqiptarë të cilëve ju keni shpëtuar jetën, apo dhe në klinikat e tjera jashtë vendit ku keni shërbyer?

 

Mjekësia, në përgjithësi dhe kirurgjia në veçanti, ka për qellim t’ju shpëtojë jetën njerëzve dhe në rastin më të keq t’ju lehtesojë vuajtjet.

Për mua i vetmi kriter për vlerësimin e punës sime ka qënë mirënjohja e njerëzve, e pacientëve, familjarëve dhe shokëve të tyre.  Punë dhe shpëtim jetësh?  Ky është profesioni i kirurgut, kjo është detyra e tij.  Mirënjohja është një nga vetitë më të mira që e zbukuron njeriun, një nga vlerat më të bukura njerëzore që lumturon si atë që e jep, sigurisht dhe atë që i drejtohet. Të them të vërtetën lumturohem kur më thonë një fjalë të mirë, kur më përshëndesin, kur më shtrëngojnë dorën, kur më buzëqeshin dhe më thonë faleminderit.  Në këto 43 vite të punës sime si kirurg, kam operuar me mijëra të sëmurë, por mbaj mend dy ose tre raste i kam humbur dhe gjithmonë kam menduar: “Po ta kisha operuar x ose y ndoshta do të kishte shpëtuar dhe vuaja, vuaja shumë”.

I emocionuar dhe shumë krenar kam qenë, kur së bashku me dr.Barjam Balën, në vitin 1999, kam qenë pjesë e spitalit ushtarak Izraelit, në ndihmë të popullit Kosovar.

Keni pasur ndërhyrje nga lart gjatë kohës së regjimit komunist për miqtë e tyre gjatë operacioneve të ndryshme që keni kryer?

Në ndonjë rast dhe ka patur, është normale edhe në atë kohë ka patur ndërhyje për miqtë dhe shokët.  Unë po kujtoj tjetër problem.  Kur punoja në Berat, isha shef i shërbimit spitalor dhe ambulator dhe kryetari i komisionit mjeko ligjor.  Një ditë më thonë se në mbledhjen e këshillit popullor, të komitetit egzekutiv, kryetari i nje kooperative, që ishte dhe hero i punes socialiste tha se Dr.Zino u jep gjithë armiqve të pushtetit popullor punë të lehtë. Ai thoshte të vërtetën, në Berat ishin internuar shumë ”armiq” dhe në familjet e tyre, kishte shumë të moshuar dhe të sëmurë dhe nga komisioni kishin marrë cfarë u takonte në bazë të ligjit.  Të nesërmen shkova te sekretari i parë dhe ja shpjegova shqetsimin tim.  Ai më tha se ti je mjek dhe bëj punën tënde, puno i qetë.

Cila është përvoja juaj si mjek në Izrael, dhe si e shikoni ndryshimin midis spitaleve shqiptare dhe izraelite?  Si e shpjegoni që të gjithë fëmijët e qeveritarëve dhe vetë qeveritarët nuk kurohen në Shqipëri, por shkojnë jashtë saj, a nuk është fort e dhimbshme për një mjek kjo gjendje?

Do ta shtjelloj pyetjen pak më ndryshe.  Nga përvoja e shkollës shqiptare të mjekësisë dhe kirurgjise arrita të marrë jo vetëm licencën e mjekut, por dhe titullin “Specialist në kirurgjinë e përgjithshme” dhe të më njihet grada ”Doktor i shkencave mjekësore” dhe të bëhem antar i shoqatës së mjekëve të Izraelit dhe shoqatës së kirurgëve specialist.

Ndryshimin e nivelit të spitaleve?  Ju i jeni përgjigjur: se ku kurohen qeveritarët dhe fëmijët e tyre.  Ndryshimet jane të tilla sa duhet të bëhen përmirësime në mënyrën e mësimdhënies, ekonomike, etike, sociale etj.  Duke filluar nga më e “Vogla”, lufta kundër korrupsionit dhe që i sëmuri nuk është “Objekt pune” se mjekësia është profesion shkencë dhe art, se duhet dhe shumë dashuri, shumë dashuri për njeriun….

Bashkëshortja juaj është shqiptare ortodokse nuk është me origjinë izraelite, keni pasur pengesa nga familja juaj për t’u martuar?

Vali eshte mirëpritur që ditën e parë nga familja ime.  Ajo ka qenë si bijë për prindërit e mij dhe e ka merituar me dashurinë kujdesin dhe mirësinë e saj për ta.

Sot ju jetoni në Izrael, gazeta NY Times ka shkruar për largimin e Izraelitëve nga Shqipëria, si u pritën atje dhe konkretisht cili është interesimi i izraelitëve për Shqipërinë dhe ndërkohë veprimtaria juaj atje?

Une jetoj në qytetin Karmiel, në Galile, Veriu i Izraelit.  Një qytezë me rreth 50.000 banorë, që siç e përmend kryetari ynë i Bashkisë ka që nga çerdhet deri universitet.

Sa për artikullin e “New York Times” po ju citoj një publikim të Ylli Polovinës: Gazetari i saj Henry Kamm duke iu referuar shkrimit të Tel-Micha Bar-Am në të përditshmen “Jerusalem Journal” me titullin “Hebrenj të gëzuar që vijnë nga një planet tjetër, Shqipëria, shkruan: Dr. Zino Matathia tha : “Ne shpresojmë që Shqipëria së shpejti do të bëhet demokraci…” Gazetari Henry Kamm i “New York Times”, gjithnjë duke iu referuar shkrimit të Tel-Micha Bar-Am në të përditshmen “Jerusalem Journal”, sa herë që e citon nënvizon se Zino Matathia është doktor.  Pastaj i hap vend dukshëm fjalëve të tij se Shqipëria para Luftës së Dytë Botërore ka marrë refugjatë hebrenj nga Gjermania dhe Austria dhe i ka shpëtuar nga shfarosja fashiste.  Këtë artikull “New York Times” e shoqëron me një foto, e cila ka në diçiturë fjalët “Dr. Zino Matathia, një kirurg që erdhi nga Shqipëria”.

Ka një mirënjohje personale, shumë e çmuar, ka mirënjohje kolektive, për një grup personash, gjithashtu shumë e çmuar, por ka dhe nje mirënjohje kombëtare të një kombi për një komb tjetër, kulmi i mirënjohjes, mirënjohja sublime. Une jam i sigurt se kjo lloj mirënjohjeje është tipike në Izrael: mirënjohja e jeudinjve për shqiptarët.

Të gjithë besoj se mendojnë si unë që: dashuria për atdheun është një vlerë, ky është, siç thoshte i ndjeri prof.Llambi Ziçishti :”Facto ipso”.

Shqiptarët janë një popull i veçantë, me shumë vlera, i ndriçuar, me kulturë qytetare, njerëz energjik, plot vitalitet, trima dhe luftëtarë, besnik, shumë besnik, janë dhe njerëz shumë të bukur, qe dinë të gëzojnë, të gëzojnë bukur dhe me finesë.

Janë një përzierje e bukur poetësh dhe luftëtarësh.Shqiptarët flasin një gjuhë të pasur, elegante, që të përkëdhel shpirtin dhe veshin.Osho thotë për dashurinë se nuk është lidhje, është të lidhesh, unë këtë e ndjej thellësisht kur bëhet fjalë për dashurinë për Atdheun.

26 Janar, 2014

Staten Island, New York

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dr. Zino Matathia, Keze zyro

Orë letrare për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka në Ludvigsburg !

January 26, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/

 

Me Orën  letrare në Ludwigsburg  të  Gjermanisë  nga LSHASHGJ, në bashkëpunim me   Klubi “Bardhosh Gërvalla” dhe “Drita Kosova” nga  Kornwestheimi, filloj takimi tradicional kushtuar  martirëve të Kombit./

-Flaka e janarit, si manifestim     në nivel kombëtar ,ka përfshirë  përmasa  gjithë popullore edhe në  mërgatën shqiptare.  Kësaj here       në bashkëpunim me   Klubin “Bardhosh Gërvalla”  Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptarë  në Gjermani  më 18 janar ka  organizuar Akademi Përkujtimore për nder të përvjetorit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.Me iniciativën e kësaj  shoqate, apo klubi  kulturor në  kuadër të  „Flakës së Janarit“ishte një atmosferë festive me flamujt tanë me ç’rast fillimisht kryetari i kësaj shoqate hapi programin zoti Afrim Sylejmani . Ai prezantoj pikat e rendit të ditës dhe u këndua himni kombëtar njëkohësisht u bë edhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit.

Zoti Sylejmani në emrin e shoqatës  “Bardhosh Gervalla” u përqendrua në historikun e aktivitetit të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekën. Data e  18 janarit  2014 shqiptarët e Ludvigsburgut i gjeti ma të mobilizuar se çdo herë,  pos manifestimit  përkujtimore të 32  vjetorit te vdekjes së  këtyre   heronjve të  kombit  tonë ishin   arkitektët për  pavarësinë e Kosovës . Në të njëjtën  mbrëmje, ata shënuan edhe  20 vjetorin e  themelimit të klubit   kulturor   “Bardhosh Gervalla” në Ludvigsburg.Në këtë manifestim pos përfaqësuesve të klubeve, publikut , sportistëve, anëtarë të klubeve shqiptare në Gjermani, ishin të pranishëm edhe Agim Maloku, anëtar i Komitetit Ekezkutiv të FFK-së, si i deleguar i presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit, Kujtim Shala, legjenda e futbollit shqiptar të Kosovës që futbollit të Kosovës i bëri një afirmim të madh në ish-Jugosllavi, Turqi, Francë e Gjermani. Po ashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në Gjermani, Z. Astrit Zemaj, konsull (udhëheqës i misionit) në Frankfurt, Z. Milazim Vllasaliu, konsull në Frankfurt, pastaj ish-ambasadori i parë i Kosovës në Gjermani, Dr. Vilson Mirdita, kryetari i parë i Degës së LDK-së në  Gjermani dhe i Kolegjiumit të Degëve nëmërgatë, Z. Hafiz Gagica, me anëtarin e Kryesisë si dhe  krijues e veprimtarë tjerë nga mbarë Gjermania  si zoti Mentor Thaqi arkatar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Botë, po ashtu Sekretar i këtij  asociacioni ne  Gjermani, Fran Tanushi, nënkryetari i  “Lidhjes se Shkrimtarëve  dhe Artistëve  Shqiptarë për Gjermani”  Neki Lulaj, Mentor Thaqi, Neki Lulaj, Gonxhe Letmi Begisholli, Muhamet Luma, Fran Tanushi, Brahim Avdyli, Sylë Bajrami, Shaban Çelaj,Beqë Lokaj , Asllan Dibrani etj. Pos aktiviteteve që u mbajtën   me këtë datë   aty u mbajt edhe ora letrare  kushtuar këtyre   pishtarëve të kombit, nga e  cila  me  këtë  datë filloj edhe   takimi tradicional  i orës letrare në  Ludvigsburg.

-Po e japim  fjalën e plotë të zotit,   Neki Lulajt   kushtuar këtij takimi   ndër të cilat    ai  foli për vlerat  e këtyre  patriotëve  , ndër të tjera ai tha: Bashkatdhetarë të nderuar!

Miq të shtrenjtë, dashamirë të afërt të familjeve Gërvalla e Zeka, familjarë e të afërm të dëshmorëve e heronjve nga të gjitha trojeve tona, misionarë të fjalës shqipe, trupa diplomatike e Republikës së Kosovës, vëllezër të ardhur enkas nga Kosova në këtë Akademi Përkujtimore, bashkëkombës e veprimtarë të shquar, përfaqësues klubesh e shoqatash shqiptare që veprojnë në Gjermani! Më lejoni që t’ju përshëndes me respekt të thellë në emër të LSHAKSH në Gjermani, në emër të kryetarit Pal Sokoli dhe në emrin tim!-Sot jemi tubuar në këtë Akademi Përkujtimore, që t’i nderojmë me krenari tre burrat e kombit, tre flakadanët e lirisë së Kosovës, Jusufin, Kadriun e Bardhin. Në këtë tridhjetedy vjetor, i përkujtojmë me mall e dinjitet, edhe etapat e lavdisë historike:

1)Njëqind e tridhjetë e gjashtë vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,

2)Njëqind e gjashtë vjetorin e Kongresit të Alfabetit Shqip,

3)Njëqind e dy vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,

4)Njëzetë vjetori i Themelimit të klubit kulturor “Bardhosh Gërvalla”

5)Gjashtë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Duke respektuar misionin madhor, nderimin dhe respektin për tre heronjtë e kombit, LSH hodhi idenë që t’i bashkëngjitet klubit shqiptar “Bardhosh Gërvalla” në këtë Akademi Përkujtimore, që tani  në të ardhmen, do të bëhet tradicional organizimi i një ore letrare në bashkëpunim me aktivistët e devotshëm të këtij klubi që “Flakën e Janarit” ta festojmë së bashku.

-Për të mos iu marrë kohë të flas për “Trinomin e Lirisë”, Jusufin, Kadriun e Bardhin, ngase historia shkroi e foli në superlativ për sakrificat e tyre sublime, pastaj edhe bashkëveprimtarët e të treve din më shumë se unë, ngase këtu në mesin tonë ka shumë aktivistë veprimtarë dhe atdhetarë që punuan dhe bashkëvepruan me ta.

Uroj që edhe në shekujt që vijnë të hatërojmë së bashku në ngritjen e emrit dhe veprave të tyre deri në piedestal dhe së bashku t’i rrënojmë barrierat atje në vendin tonë për t’i arritur qëllimet për çka ata dhe kalvari i gjatë i dëshmorëve dhe heronjve shqiptarë nga të gjitha trevat u anatemuan.

-Edhe një herë ju falënderoj për kohën e ndarë dhe nderin që ua bëni në përkujtim heronjve të kombit dhe gjithë shqiptarëve! Lavdi dhe Ju faleminderit!

Nga LSHAKSH në Ludwigsburg u mbajt një Orë letrare me karakter garues, ku garuan poetët me sa vijon ;

1. Mentor Thaqi

2. Neki Lulaj

3. Gonxhe Letmi Begisholli

4. Muhamat Luma

5. Fran Tanushi

6. Brahim Avdyli

7. Syl Bajrami

8. Shaban Çelaj

9. Beqë Lokaj (që na nderoi me prezencën e tij)

Antarët e komisionit vlerësues

Neki Lulaj

Brahim Avdyli

Afrim Sylejmani

U shpërblyen si vijon:

Vendi i parë, zt.Mentor Thaqi u shpërble me veprat e” Jusuf Gërvallës”

Vendi i dytë, zt.Muhamet Luma CD me këngët origjinale të “Jusuf Gërvallës”dhe libri “Trinomi i lirisë”

Vendi i tretë 1, zt.Sylë Bajrami me librin “Trinomi i lirisë dhe një Mirënjohje

Vendi i tretë,2 zt.Shaban Çelajme librin “Trinomi i lirisë”

-Pas Orës letrare dhe ndarjes së shpërblimeve u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe i bashkëpunimit mes nënkryetarëve Neki Lulaj nga LSHAKSH dhe Kryetrarit të klubit kulturor”Bardhosh Gërvalla” zt Afrim Sylejmani që të shndërrohet në Orë tradicionale ,”Flaka e Janarit “mes LSHAKSH dhe klubit “Bardhosh  Gërvalla”. Orën letrare  dhe iniciativën tonë e përshëndetën me nga një poezi poetët:

Namik Selmani Tiranë

Halil Haxhosaj Kosovë

Rita Saliu SHBA

Kurse, si ide për  përmbushjen  dhe obligimin ndaj këtyre  qe  ne Ludvigsburg  tash e tutje të mbahet orë   me të çilen , e pëlqyen dhe e përshëndetën:

zt Hafiz Gagica ish kryertar LDK për Gjermani dhe botë

zt. Baki Ymei Bukuresht

zt Astrit Zemaj, konsull i Republikës së Kosovës në Frankfurt

zt. Milazim Vllasaliu, konsul i RK në Frankfurt

zt.Mon Beqiri, gazetar i RTK

zt. Asllan Dibrani, publicist etj

Krahas pjesëmarrësve të tjerë, anëtar i këshillit organizativ të këtij evenimenti kulturor ishte nënkryetari i LSHAKSH në Gjermani (Neki Lulaj), në bashkëveprim me poetin Fran Tanushin, dhe në bashkëpunim të ngushtë  me klubet  kulturore “Bardhosh Gervalla dhe  klubin Sportiv “Drita Kosova” nga  Kornwestheimi që lanë  mbresa tek publiku.

Tubimit i dha  një atmosferë     artistike  edhe  prezantimi  i  valltarëve  të udhëhequr nga  i madhi Rrustem Selca  , koreograf profesional i cili vepron në   Gjermani dhe në Zvicër.Po rrit gjenerata të reja   nga sofra e artit dhe vlerave në mërgatën shqiptare.  Mysafirët në këtë mbrëmje i argëtuan Ismet Bexheti, Sevdail Radogoshi – Qumili e Shkokla. Klubi “Bardhosh Gërvalla” dhe “Drita Kosova” nga  Kornwestheimi,  për hir të manifestimit shtroj darkë për  mysafirët.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: asllan dibrani, Kadri Zeka, ne Ludvigsburg, neki Lulaj, Ore Letrare per vellezerit gervalla

Portret gazetari, Ibrahim Hajdarmataj

January 26, 2014 by dgreca

Nga ZEQIR LUSHAJ/

Ibrahim Hajdarmataj, të dashur lexues të shtypit të shkruar e të Internetit në përgjithësi, është vertetë një legjendë e shtypit shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e të këtij në vazhdim. Ai, ka mbi 50 vjet që është bashkpunëtor cilësor, fjalëpak e kokulur, modest e i papërtuar i shumë e shumë gazetave e revistave që nga “Fatosi” e “Pionieri”, e deri në organet me serioze e me të medha të shtypit të sotëm të printuar dhe elektronik.
I gjithë ky aktivitet tejet shembullor, në menyrë të panderprerë është zhvilluar vullnetarisht, nga Zogajt e largët, rrezë Qafë Prushit historik, pa u shkëputuar asnjëherë nga jeta e atyre malësorëve, nga jeta e nxenësve e kolegëve të tij të dashur, nga jeta e bashkfshatarëve te tij të dashur.
Nga Amerika e larget, e pershendes perzemersisht mikun tim të vjetër dhe i uroj jetë të gjatë dhe rendiment sa me të lartë, si simbol i shtypit të lirë e i njeriut të lirë, të lirë jo per te ikur “nga syte kembet”, (si shume të tjerë e Unë bashkë me ta), por që i ngul aq shumë ato në trollin e të të parëve të vet.
Jam i bindur se jeta e Ibrahimit, shembulli i tij, është një rekord në fushën e medias. Sidomos sot, në kohën e dyndjeve pa asnjë kriter drejt qyteteve, Ibrahimi është nder të rrallët, e ndoshta i vetmi, që shkruan e boton, si gjithnjë,  nga fshati i tij i lindjes, nga Zogajt e Tropojës.
Për Ty o Braçe, krejt normalisht mund të shkruhet një roman, por unë sot vetëm sa po e ceku potretin tënd sa modest aq edhe madhështor në alpet shqiptare të Veriut.
Të paçim, o Ibrahim Hajdarmataj dhe Të Ruejt Zoti!
——————–
-Per Dielli në, USA, Janar  2014-

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ibrahim Hajdarmataj, portret gazetari, Zeqir lushaj

Janullatosi dekorohet se Shqipëria është vend pa zot

January 26, 2014 by dgreca

Prof.dr. Eshref Ymeri/  Santa Barbara, Kaliforni*/

Në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të datës 25 janar lexova shkrimin me titull “Shoqata Kombi bashkohet me zërin e protestës kundër dekorimit të Janullatosit”. Është fjala për protestën e Shoqatës “Kombi” Worchester në Massaçusetts. Në atë shkrim, ndër të tjera, thuhej:            “Dekorimi i Janullatosit me titullin “Peace of Honor” nga presidenti i Fordham University në New York zoti Joseph M. McShane S.J. është një provokim i hapur për ndjenjat tona kombëtare sepse është i pamerituar. Shoqata “Kombi” e Worcester, Massaçusetts, nënvizon se kjo ceremoni në New York, në metropolin e Lirisë Amerikane, shënohet pikërisht në prag të 100-vjetorit të masakrave greke në Shqipërinë e Jugut më 1914 kur qeveria dhe ushtria greke martirizuan për vdekje me torturat më çnjerëzore kanibaliste në kishën e Hormovës, Kuqar, Peshtan, Odriçan, Panarit e Grabockë, dogjën vendin në emër të fantazmës Vorio Epir, për të cilin punon hapur edhe kreu i Kishës Ortodokse sot”. 

            Me këtë rast, shoqata në fjalë, është solidarizuar me zërin e protestës së shoqatave shqiptaro-amerikane në Çikago dhe në Nju Jork.

Po mbushen havash-havash 22 vjet që Janullatosin vazhdojmë ta kemi peshqesh nga krimineli Ramiz Alia, i cili, në fillim të vitit 1991, i dha fjalën kryeministrit grek, Micotaqisit, që Kisha Ortodokse fanoliane të pushtohej nga Janullatosi, koloneli i shërbimit sekret grek (siç e ka quajtur shqiptaro-amerikani Gary Kokalari në një artikull të botuar në gazetën “Shekulli” të datës 06 qershor të vitit 2006, f.6), me kamillaf dhe me veladon të kishës shoviniste greke. Në Projektkushtetutën e hedhur në referendum në vitin 1994, Presidenti Berisha pati përfshirë një nen, sipas të cilit krerët e komuniteteve fetare duhet të jenë me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Por opozita socialiste e asaj kohe, e cila bëri kauzë me shovinizmin grekomadh, u ngrit peshë më këmbë dhe s’la gur pa lëvizur, e hapi dheun me thonj, vetëm e vetëm që Projektkushtetuta të rrëzohej. Dhe Projektkushtetuta u rrëzua. Dhe, për pasojë, Janullatosi i nguli kthetrat përfundimisht në krye të Kishës Ortodokse fanoliane. Pas ardhjes në pushtet në vitin 1997, Partia Socialiste filloi përgatitjet për Projektkushtetutën e re, të cilën e hodhi në referendum në vitin 1998. Në atë Projektkushtetutë, Partia Socialiste e hoqi nenin e Presidentit Berisha për kryetarët e komuniteteve fetare me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Partia Demokratike dhe elektorati i saj, e bojkotuan referendumin e Projektkushtetutës progreke, të aprovuar fillimisht nën rrogoz nga Athina zyrtare. Pra, Partia Socialiste, me kauzën që bëri me shovinizmin grekomadh për shkeljen me këmbë të veprës së Mbretit Ahmet Zogu dhe të Fan Nolit që e pavarësuan kishën tonë ortodokse, duke e shkëputur një herë e mirë nga thonjtë e Patrikanës dhe të kishës shoviniste greke, ka fyer rëndë dhe ka shkelur mbi gjakun e martirëve të ortodoksisë shqiptare, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani etj., që sakrifikuan jetën në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, përballë egërsisë së shtetit shovinist grek dhe të komisarit të tij politik – kishës shoviniste greke.

Pra, për dijeninë e mbarë kombit shqiptar në krejt trojet tona etnike, për dijeninë e rinisë shqiptare në këto troje, për dijeninë e të gjitha familjeve shqiptare që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në përballjen me shovinizmin grekomadh, Janullatosin Shqipëria e ka dhuratë nga Partia Socialiste e Shqipërisë, kur kishte Fatos Nanon në krye.

Shoqatat shqiptaro-amerikane duhen falënderuar ngrohtësisht për protestat që kanë organizuar kundër nderimit të një shovinisti me damkë, siç është Janullatosi, i cili, me bekimin e Partisë Socialiste, na ka poshtëruar veprën e shenjtë të Ahmet Zogut dhe të Fan Nolit. Por, për fatkeqësinë tonë kombëtare, tërë shoqatat ekzistuese në Shqipërinë Londineze, janë bërë shurdhmemece para pushtimit të Kishës Ortodokse fanoliane prej një kleriku të huaj, si shovinisti Janullatos, që vjen nga një shtet tradicionalisht armik i kombit shqiptar, siç ka qenë dhe vazhdon të jetë Greqia, e cila, me hipokrizi, kërkon të na shtiret si një shtet “dashamirës”. “Dashamirësinë” e tij Republika e Shqipërisë e ka parë në qëndrimin që ai ka mbajtur ndaj emigrantëve tanë. Asnjë shoqatë e Shqipërisë Londineze nuk u ngrit peshë më këmbë dhe të protestonte kundër Presidentit Topi, i cili, i zhveshur tërësisht nga ndjenjat e dinjitetit kombëtar, shovinistin Janullatos, me rastin e 80-vjetorit të tij, e dekoroi me urdhrin e lartë të Skënderbeut, duke na fyer rëndë edhe figurën e heroit tonë kombëtar. Kërkesën për anullimin e këtij urdhri e bëri vetëm Aleanca Kuq e Zi.

Klasa politike e Tirënës, për turpin e saj, lejoi ngritjen në Shqipërinë e Jugut të varrezave dhe të memorialeve në nderim të ushtarëve kriminelë grekë. Por në Shqipërinë e Jugut nuk ka asnjë memorial dhe asnjë shtatore të nderim të figurave të shquara të ortodoksisë dhe të atdhetarisë shqiptare që përmenda më lart, nuk ka asnjë memorial në kujtim të masakrave çnjerëzore të andartëve grekë në vitet e Luftës së Parë Botërore dhe të ushtrisë fashiste greke në vitet e Luftës së Dytë Botërore, e cila objektet e kultit me vlera të pazëvendësueshme të kulturës sonë kombëtare, na i pati kthyer në stalla kuajsh.

Partia Komuniste e Enver Hoxhës dhe klasa politike që ka hipur e ka zbritur nga pushteti pas shembjes së sistemit komunist, ka heshtur në mënyrën më paradoksale dhe më të padenjë për Çështjen Çame. Ajo nuk ka dashur të përgatitë me kohë Dosjen Çame dhe ta dorëzonte në Senatin amerikan, në Kongresin amerikan, në Departamentin e Shtetit dhe në Kancelaritë e vendeve kryesore evropiane. Në atë dosje, ajo duhej të kishte argumentuar me fakte krimet barbare që bisha shoviniste greke pati kryer kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë dhe duhej ta akuzonte shtetin shovinist grek si bashkëpunëtor të ngushtë të nazifashizmit në vitet e Luftës II Botërore, duke kërkuar ndëshkimin e tij

Në këto kushte, unë i bëj thirrje publikisht Shoqatës së nderuar Kulturore Atdhetare “Labëria” që t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me një Përkujtesë, në të cilën t’i kërkojë largimin e Janullatosit nga Shqipëria përmes një shtojce në Kushtetë. Po ashtu, i bëj thirrje publikisht Bordit të Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si edhe Kryetarit të saj, zotërisë shumë të nderuar dhe shumë të çmuar Joseph J. DioGuardi, me bashkëshorten e tij, zonjën e respektuar Shirley Cloyes DioGuardi, që të solidarizohen me protestën e shoqatave të lartpërmendura shqiptaro-amerikane kundër nderimit të Janullatosit. Në të njëjtën kohë, u lutem atyre që t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë me një Përkujtesë, në të cilën t’i kërkojnë largimin e Janullatosit nga Shqipëria përmes një shtojce në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

            Në mbyllje, dëshiroj t’i kujtoj mbarë popullit shqiptar dhe veçanërisht rinisë shqiptare të Shqipërisë Londineze, Shoqatës Kulturore dhe Atdhetare “Labëria”, Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe personalisht zotit dhe zonjës DoiGuardi se historiani grek Nikolas Stavros ka deklaruar:

“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.

Këtë thënie të Nikolas Stavros, po e citoj sipas deklaratës së zotit Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, në emisionin “Shqip” të zonjës Rudina Xhunga në kanalin TV “Top Channel” të datës 04 dhjetor 2004 dhe të botuar në gazetën “Shqip” të datës 06 dhjetor 2004, f. 6. Citatin e mësipërm zoti Bidoshi e kishte nxjerrë nga libri me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj” të historianit të lartpërmendur.

Kjo deklaratë e historianit grek tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe për dinjitetin e Republikës së Shqipërisë që e ka nëpërkëmbur Greqia shoviniste përmes lëshimeve që Partia Socialiste, me Kushtetutën e vitit 1998, i bëri për pushtimin e kishës ortodokse fanoliane prej Janullatosit, i cili e ka kthyer atë në një filial të kishës shoviniste greke. Kryeministri Rama ka shprehur dëshirën që të hyjë në histori dhe unë ia dëshiroj me gjithë zemër të hyjë në histori. Por në historinë e kombit shqiptar ai do të hyjë me të vërtetë nëse do të kontribuojë me tërë energjinë e tij për largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe ripavarësimin e Kishës Ortodokse fanoliane, për abrogimin e Ligjit të Luftës me Shqipërinë që Athina e ka në fuqi që prej vitit 1940, dhe për zgjidhjen e Çështjes Çame. Në histori Kryeministri Rama nuk mund të hyjë me nisma për të vizituar Beogradin, i cili nuk ka dalë dhe as që s’ka ndër mend të dalë ndonjëherë me pendesë publike për krimet që shovinizmi serbomadh ka kryer gjatë një periudhe mbinjëshekullore kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Santa Barbara, Kaliforni

25 janar 2014

* Falenderojme autorin qe e dergoi artikullin per Gazeten Dielli

Filed Under: Analiza Tagged With: Eshref Ymeri, Janullatos dekorohet, se Shqiperia, vend pa zot

HOMAZH PЁR NЁNЁN IFI (HARITO) DILO

January 26, 2014 by dgreca

KANIBALIADA/

(Enkas pёr brezin e ri tё Shqipёrisё)/

-Ajo nisi me ngrёnien e sё drejtёs sё qёndrimit nё Tiranё,fill pas mbarimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore;u duk se u mbyll me therorinё e njё nёne tek Pragu i Shtёpisё dhe vazhdon me ngrёnien e sё drejtёs sё kthimit tё tё drejtave.

-Dilenjtё Haritenj.Disa e thonё shumёsin e mbiemrit te tyre Dilaj,tё tjerё Dilej,por mua mё pёlqen kёshtu,sepse kёshtu mё duket se e shpreh mё mirё madhёsinё dhe madhёshtinё e tyre.Tё njёjtin trajtim do tё meritonte dhe mbiemri tjetёr Haritenj.

-Histori degdisjesh,bastisjesh dhe burgimesh.

-Ajo,qё do tё lexosh mё poshtё njё momenti tё caktuar,ёshtё mё e tmerrshme se ajo,qё po lexon  momentit.

RRЁNJЁT E KANIBALIADЁS

Kanibaliada ndaj Familjes sё Madhe tё Dilenjve nё Shqipёri i ka rrёnjёt qyshkurse i Pari i Saj,Profesor Ilia Dilo Sheperi,nё fillimet e Shekullit XX,ishte Mёsues i Diktatorit tё Ardhshёm tё Shqipёrisё dhe Djali i Tij Jani Dilo ishte bashkёstudent me ‘tё.Qysh atёherё,kur nota zero nuk do tё justifikohej nga Enver Hoxha,pasi,sipas mashtrimit tё zakonshёm tё tij nёpёr libra vite mё vonё,detyrat i kishte kryer nga fundi i fletores e,kёsisoj,Profesori nuk i kishte vёnё re,mendja e tij paranojake,nё pёrputhshmёri tё plotё me atё hitleriane,do tё projektonte planet mё tё zeza ndaj Elitёs Shqiptare tё Kohёs.Me bashkёstudentin,pёrveҫse moshonepsjes sё pёrparimit shumё herё mё tё lartё tё tij nё mёsime,nё vitet e Luftёs sё Dytё Botёrore do tё ndaheshin edhe udhёt e tyre politike.Nga ana tjetёr,nё Shqipёri,pёrveҫ filozofisё popullore ” Yti tё ha mishin,por kockat t’i ruan.”,vepron edhe tjetra ” Yti t’i nxjerr sytё.”Tregojnё se njёherё,kur Diktatori pyeti Zonjёn e Tretё tё Vendit,e cila,jo vetёm vinte nga e njёjta krahinё me Dilenjtё,por me degёn e tyre tё Nivanit,kishte afёrsi faresisnore prej Haritenjve,se “Ҫ’bёhen fёmijёt e Profesorit?…”,ajo i pёrgjigjet: “Tё gjithё armiq,shoku Enver.”(!)Tё thuash ti se Diktatori kishte nevojё pёr njё pёrfundim tё tillё!E njёjta gjё dhe me tё vёllain e saj ose atё,qё Shkrimtari i Madh Shqiptar Ismail Kadare e ka quajtur “Loloja i Partisё”,asokohe funksionari mё i lartё i Partisё nё Elbasan,qytet,nё kombinatin metalurgjik tё tё cilit punonte njeri prej pinjollёve mё tё rinj tё Familjes sё Madhe,Henriku.

Kur nga vendlindja e tё dyve vinte furia e zezё e letrave kundёr Henrikut,funsionari mё i lartё,nё vend qё t’u vinte atyre njё shёnim neutralizues nё anё,ose,nё fund tё fundit,me autoritetin e detyrёs,t’i degdiste nё kosh,bёn tjetrёn,mё tё keqen gjё,degdis djalin e ri nё vendlindje,pёr ta bёrё atё pre mё tё afёrt tё atyre,tё cilёt s’u ngopёn dot me ‘tё, gjersa e sakatuan plotёsisht.

HENRIKU I MARTIRIZUAR

Kёshtu,pra,Henrik Dilo,Djali i Qirjako Dilos dhe Nipi i Ilia Dilo Sheperit,njё djalё inteligjent,mjaft energjik,kapacitet potencial pёr arsim tё lartё,e drejtё,nga e cila u pengua,i zoti i profesionit tё vet,elektricist i kategorisё sё shtatё,megjithёse njё profesion i imponuar, (Kujtojmё kёtu kronikёn e atyre viteve tё kёtij djali: Henriku,pasi mbaroi gjimnazin,meqёnёse nuk i jepej e drejta pёr tё vazhduar studimet nё Universitet,shkoi nё Elbasan dhe punoi si puntor asfaltimi nё ndёrmarrjen Rruga-Ura dhe nё ofiҫinёn mekanike tё kёsaj ndёrmarrjeje,deri sa pёrfundoi shkollёn e mesme elektrike pёr tё mundur tё punonte si profesionist.Pas mbarimit tё shkollёs profesionale punoi si elektricist me kategorinё e shtatё nё Kombinatin Metalurgjik nё Elbasan. Henriku ishte i denjё pёr tё vazhduar studimet e larta,por kjo e drejtё iu mohua gjithё jetёn.U bё elektricist nga nevoja pёr tё jetuar.),sportist  klasi,do tё kalonte nёpёr kalvarin e vuajtjeve tё ardhshme tё tmerrshme,pёrfundon nё dorё tё atyre,ku s’duhej tё  kishte pёrfunduar asnjёherё,tё cilёt do ta shqyenin dhe pastaj do t’ua jepnin nё dorё organeve speciale tё kohёs pёr ta kaluar nё kryqёzimin e mёnyrave primitive me ato bashkёkohore tё krimit tё organizuar shtetёror,nё mёnyrё qё tё zhdukej njёherё e pёrgjithmonё geni i identitetit dhe,pёrfundimisht,do ta degdisnin nё qelitё e errta tё burgut.(Vazhdon kronika e kohёs: U pushua nga puna dhe u dёrgua nё koop. bujq. ” A.Kondi” Nivan tё punonte si puntor nё bujqёsi. Aty nuk i paguhej puna dhe nuk i rregjistroheshin ditёt e punёs nё bordero dhe ” gjykatёsit ” e provincёs e cilёsuan parazit tё shoqёrisё dhe e urdhёruan tё shkonte tё punonte nё minierёn e Fushё – Bardhёs,ta ndanin nga Nёna dhe familja. Henriku nuk pranoi;filloi pastaj tё merrej policia me ‘tё, deri sa e burgosi. E torturoi dhe elektroshock-u,qё iu bё nё Tiranё, i shkatёrroi shёndetin dhe i prishi jetёn perfundimisht.”)

Dhe,mu ku do t’ia bёnin arrestimin kafshёror?!Pikёrisht,midis Shtёpisё sё Tij dhe librarisё.Kjo e fundit,nё fakt,kishte qenё po ashtu shtёpi e tyre,e marrё dhunshёm nga pushteti i vendit dhe e destinuar pёr librari.Nё atё marrёzi,le t’ua bёjmё hallall qё,tё paktёn,e destinuan pёr librari.E,pikёrisht,pёrpara njё institucioni tё tillё,tashmё kulturor,realizohet arrestimi i tij nga njё pёrzierje e histerishme ndёrmjet forcave shumanёshe tё sigurimit e policisё.Dhe jo thjesht njё arrestim me pranga,por me grushte dhe shkelme tё forta.Dhe jo thjesht pёrpara librarisё,siҫ thamё,por dhe pёrpara Shtёpisё,nё sytё e Nёnёs.

“Mё kaluan nё elektroshok,-thotё Riku,-Mё dogjёn seksin!”A nuk ua kalon kjo torturё metodave serbe tё sterilizimit tё kosovarёve?!…Por,edhe kjo ёshtё diҫka pak pёrpara ironisё sё fatit mё tej,pikёrisht,kur ndodhёn shpёrthimet demokratike.Ishpersekutorёt nё Gjirokastёr e takojnё viktimёn si pa gjё tё keq,sikur tё mos i kishin shkaktuar gjithё ato dhembje tё pariparueshme dhe e puthin nё buzё.Dhe ky nuk reagon ndryshe,ca falё edukatёs dhe kulturёs sё mirёfilltё njerzore prej nga rrjedh,ca falё edukatёs dhe kulturёs,qё mbart natyralisht vetё dhe ca falё dёrrmimit,qё i kishin shkaktuar.Por,jo frikёs!Henrik Dilo nuk pati frikё atёherё,kur Diktatura ishte nё kulmin e egёrsimit tё vet dhe,meqё nuk i mjaftonin hetuesitё,gjykatat dhe burgjet,filloi nga demaskimet publike nёpёr fshatra e lagje qytetesh.Njё ditё dimri tё vitit 1978,vetёm disa muaj pasi kishin bёrё demaskimin publik tё Seve Koҫit nё Sheper,organizuan njё tё  atillё nё po kёtё fshat pёr xhaxhain e Henrikut,Mihal Dilon,Djalin e Profesorit tё Madh tё Shqipes.Pa u zgjatur nё detajet e atij evenimenti ogurzi,nuk mund tё lemё pa pёrmendur njё detaj aty nga fundi i ngjarjes.Mbledhja kalonte nё caqet e shfrenimit,kur hidheshin parrulla kundёr armikut tё klasёs dhe bёheshin pёrbetimet pёr partinё nё fuqi.Tё gjithё duartrokisnin,por Njeri jo.Mirёpo,ky Njeri nuk mund t’i shpёtonte “syrit vigjilent”,i cili e pa dhe i tha:”Po ti,pse nuk duartroket?!…”Dhe djaloshi trim e guximtar ia ktheu:”Pёr kё tё duartrokas?!Kundёr xhaxhait tim?!…”Henrik Dilo ёshtё njё nga djemtё shqiptarё tё martirizuar prej komunizmit,ёshtё Martir i pashpallur i Lirisё dhe Demokracisё.

Por,sa i mirё qё ёshtё Riku!Nuk po zgjatem nё pafundёsinё e mirёsive tё tij,por po veҫoj vetёm njerёn,e cila ёshtё sintetizuese.Riku,tё vetmen tё ardhur personale,ka pensionin e invaliditetit(invaliditeti prej karriges elektrike.),tё cilin tё gjithin e shkrin pёr “shtigjet”nё fshat.Nuk le tё tillё pa vajtur qё nga lindjet,pagёzimet,fejesat,martesat,vdekjet e gjer tek pёrcjelljet e fёmijёve tё bashkёfshatarёve nё shkollё etj.

Tashmё Riku ёshtё shumё i sёmurё.E gjitha kjo- pasojё e torturave ҫnjerёzore,qё kaloi.

 

               FUNDI I NJЁ ARKITEKTI

Tё njёjtin fat,pak a shumё,do tё pёsonte edhe vёllai i tij mё i madh,Pirro,i dilpomuar pёr inxhinier arkitekt, i emёruar fillimisht nё Tropojё,pastaj nё kataraktet e degdisjes,Sukth tё Durrёsit,Gjirokastёr dhe,mё nё fund,nё vendlindje-Zagori.A mund ta konceptojnё shqiptarёt e rinj sot qё arkitekti tё pёrfundojё tё projektojё godina tё rёndomta?!(Ja,ҫ’na kujton kronika: Pirrua ka projektuar ndёrtime social-kulturore nё qytetin e Bajram Currit : banesa , shkolla, qendra spitalore, punishte dhe,pёr nevoja tё rrethit,ka projektuar ujёsjellsa si nё Kam – Tropojё,kanale vaditёse, rrugё automobilistike etj., ndёrtime kёto jashtё profesionit tё tij. Ka qenё kryetar i zyrёs sё projektimit nё Rrethin e Tropojёs.Emёrimi nё Sukth ishte tejet i detyruar,krejtёsisht jashtё profesionit tё tij.)
Por,kjo s’ёshtё asgjё.A mund ta mendoni qё tё gjithё qё,pikёrisht ai-arkitekti,qё,po tё lejohej,do t’i jepte vepra tё bukura arkitekturore Atdheut, tё pёrfundonte nё Gjirokastёr tё flinte nё kupolat e betonta tё Qafёs sё Pazarit,ku tё pёrvёlonte vapa gjatё verёs e tё grinte egrasia e tё ftohtit gjatё dimrit e tё mbetej gjithё  jetёn e tij pa shtёpi,deri nё sakatim?!Por,edhe kjo ёshtё pak pёrpara fundit tё tij,degdisjes nё vendlindje,jo pёr tё bёrё mure godinash,por pёr tё bёrё kubikё muresh guri nga gurёt e nxjerrё prej traktorit nёpёr ara a nё hapjen e tokave tё reja.Por,edhe kjo nuk ёshtё gjё pёrpara asaj qё i priste mё tej tё dy vёllezrit.Do tё punonin tё dy bashkё nga mёngjesi i thellё deri nё mbrёmje vonё dhe do tё merrnin pёr pagesё 0.07 ditё pune seicili ose,e thёnё ndryshe,me gjuhёn e ekonomistёve tё asaj kohe,7 pika.(I bёjmё me dije brezit tё ri se njё ditё pune ishte baraz me 100 pika.).Duke punuar nё kёtё mёnyrё pёr afro njё dekadё,kur erdhi dita e falimentimit tё grupit kooperativist dhe doli lista e ditё punёve totale,mёsuam se shuma tёrёsej pёr tё dy kёta “ishkooperativistё” kapte shifrёn qesharake 245 ditё pune dhe dёgjuam prej gojёs sё tyre dramёn,qё kishin pёrjetuar ata pak vite mё parё.(I bёjmё me dije brezit tё ri se mesatarja vjetore e ditёpunёve tё njё burri nё kooperativё ishte 280 tё tilla,kurse pёr gratё ishte 230 tё tilla,pra,kёta dy burra, puntorё si ata,nё dhjetё vjet kishin punuar pak mё shumё se njё grua dhe pak mё pak se njё burrё,nё harkun e njё viti, tё dy bashkё pёr njё dekadё.) Por,as kjo nuk ёshtё gjё pёrpara asaj,qё vjen mё pas.U jepej detyra nё agim tё hapnin njё gropё tё madhe nё fund tё stallave tё dhenve pёr mbledhjen e plehut dhe urinёs sё bagёtive.Nё mbrёmje u thuhej qё nuk u thamё kёtu,por atje,prandaj nesёr do ta mbyllni kёtё dhe do hapni tjetrёn.I njёjti kurs dhe me kubikёt e gurёve tё traktorit.S’u thamё kёtu,por atje.Nesёr t’i prishni dhe t’i shpini atje.Ato kubikё,qё Pirro i ngrinte sikur do ngrinte ndonjё pallat dhe jo si tё ishin gurё radhiko,qё tё nesёrmen e tyre mund tё merreshin nga njerzit pёr t’u ulur mё tuje-tёhu apo nga barinjtё pёr gjollat e kripёs sё bagёtive.E shumta,mund tё bёheshin mure ledhesh.Njё armatё e tёrё kuadrosh  i kalonte nёpёr duar borderotё.Njё bashkёsi e tёrё bashkёkrahinasish i shikonte ku e si punonin.Por,tё gjithё bёnin heshtjen dhe pajtoheshin me gjendjen.Arrinte puna deri atje sa dhe fёmijёve tё vegjёl u kallnin frikёn dhe kёta tё thoshnin:”Nuk kalojmё nga rruga nёn shtёpinё e ballistёve,se kemi frikё.”.

ZHVARRIMI I NJЁ SHTЁPIE DHE RINGRITJA E SAJ

Kush kalon sot pranё njerёs prej shtёpive tё zakonshme tё Haritenjve nё Nivan nga brezi im ose ai para apo pas meje,do tё habitet,kur tё shikojё njё Shtёpi madhёshtore,tё ngritur mbi themelet e Sё Dikurshmes,tё cilёt nuk dukeshin prej mbulimit me baltё.E ngritur prej njё Njeriu tё vetёm.Prej Tij dhe njё muratori tё zakonshёm tё atyre anёve.Njё heroizёm i rrallё,qё mban emrin e inxhinierit arkitekt,tashmё mbi 70 vjeҫ dhe nё gjendje shёndetёsore tejet tё rёnduar,Pirro Dilo.Brezat e lartpёrmendur kanё nё kujtesёn e tyre thjesht njё rrёnojё,gati tё mbuluar nga dheu.Por brezat para tyre kanё parasysh njё Saraj tё lartё atje,njё dykatёsh,qё,po t’i shtojmё dhe katin e nёndheshёm,bёhen tre.Njё ditё tё zezё tё kohёs sё egёr do tё vinte aty Komisari i Kuq(lexo:i Zi;nё fakt, aspak Kuq e Zi) me njё skuadёr prishёsish dhe do tё fillonin flakuritjen e gurёve e rrёzimin e mureve komplet pёrdhe,pёr tё prurё ca ditё mё vonё traktorin,i cili do bёnte rrafshimin pёrfundimtar tё godinёs,duke lenё vetёm njё pjesё tё ballesё sё saj.Po,a mund tё prishen shtёpitё?!…Dhe,ca mё keq,a mund tё prishen Veprat e Artit?!…Se ajo Shtёpi ishte Veper Arti,ishte Monument Kulture,qё,nё vend tё mbrohej nga shteti,po shkatёrrohej prej marrisё sё tij.Kjo shtёpi ishte njera prej shtёpive tё Haritenjve,pranё tjetrёs,ku banonin atyre viteve dhe ku banojnё aktualisht Dilenjtё Haritenj.(Nё muret e kёsaj tё fundit revolucionarёt e papёrmbajtur sa netё do tё gdhinin,duke u kacavjerrur si merimangat.)Ndёrsa Shtёpia bazё e tyre,ajo,ku kanё lindur e vdekur Mihal e Petro Harito,ku ka lindur e Zonja e kёtyre shtёpive,qё po bёjmё fjalё nё kёtё shkrim,ka qenё njё mrekulli mё vete,njё madhёshti arkitekturore,jo vetёm pёr kohёt e para,por,qё do ta kishin zili edhe ndёrtimet e sotme,ngritur hijshёm pёrmbi Gurrёn e famshme tё Nivanit,qё,pёr mua,ёshtё i vetmi vend i magjishёm i nivelit turistik nё gjithё atё pellg tё rrallё natyror .Unё nuk pata fatin ta shoh atё Shtёpi,qё,po tё ekzisonte sot,do t’i ngjante njё Hoteli tё vёrtetё turistik,ashtu si avion,i ngritur pёr fluturim mbi Gurrёn e Nivanit.Dhe,pse s’e pata atё fat? Sepse komunizmi shkatёrrimtar e kishte rrafshuar atё krejt,mё pёrpara se unё tё rritesha.Siҫ shkatёrroi gjithҫka kombёtare nё trojet tona,nё emёr tё “sё resё”.(Kjo Shtёpi ёshtё ajo,nёn strehёt e sё cilёs sigurimi famёkeq shqiptar do tё fshihte armё pёr tё akuzuar mё pas dhёndёrrin e Saj Qirjako Dilon dhe t’ia nёnshtronin atё metodave tё tyre gjakatare.) Del i Zoti i Shtёpisё Qirjako Dilo,Djali i Profesorit tё Nderuar tё Gramatikёs Shqipe,babai i Antigonit,Pirros dhe Rikut dhe i thotё Komisarit tё Partisё :”Ҫ’u bёri godina,pse e prishni?”.Ai i pёrgjigjet me gjuhёn e nepёrkёs:”Si,more,si mund tё lemё nё kёmbё njё ngrehinё tё tillё?Ҫ’t’u themi tё deleguarve nga Tirana,kur tё na thonё se e kujt ёshtё ajo Shtёpi?…”Ja,pra,kjo ishte arsyeja e mosarsyes!Ndёrkohё,babё e bir po rrinin shtrёnguar krahёsh e shpatullash njeri-tjetrit.Kur i pa ashtu,Komisari vren, ose mё mirё vjell vrer dhe i thotё Pirros:”Po ti,more,ҫ’m’i hedh dorёn nё shpatull atij armiku?(!)”.Tё ndёrhysh midis atit ose amёs dhe pjellёs pёr t’i ndarё ata,unё do ta quaja kulmin e maskaradёs.Pikёrisht,atё Shtёpi tё pёrdhosur fizikisht nёn dhe,do ta nxirrte nё dritё me thonj e me dhёmbё Pirro Dilo,ky Hero i Dy Kohёve,i Qёndresёs sё Djeshme dhe i Durimit e Palodhshmёrisё sё Sotme.Vetёm me thonj,me fuqinё e skeleteve tё trupit tё tij tё drobitur,punё,qё i hёngri shumё kohё,por qё,mbi tё gjitha,i ka ngrёnё realisht dhjetra vite nga jeta.Qindra metra kub dhe i zhvendosur dhe dhjetra metra kub gurё tё radhitur pёr bukuri e tё klasifikuar nё disa nёnndarje,sipas madhёsisё dhe sipas qёllimit tё pёrdorimit.Natyrisht,ngrehina nuk mund tё vijё nё parametrat e dikurshёm tё njё ndёrtimi klasik,siҫ ishte nё ato kohё,pёr vetё mjetet e mangёta materiale e financiare tё gjendjes konkrete nё fjalё,por shtoji asaj projektin e inxhinierit dhe merakun e punёs sё tij,mё thonё se ka dalur njё shtёpi mjaft e bukur dhe mё e bukur do tё bёhet nё tё ardhmen.Por,bukuria mё e madhe e saj qёndron tek ngritja mbi themelet e Sё Parёs dhe lartimi i atypёratyshёm si dhe tek Sfida,qё i bёri rrёnimit diktatorial tё dikurshёm.Vlerёsoni,pra,ҫfarё optimizmi ka ky Njeri!Nё prag tё 70-75-ve dhe pa trashёgimtarё punon si i ri dhe ngren shtёpi tё re.

KAPITULLI PA EMЁR

Ҫёshtja e pёrmendjes sё mungesёs sё trashёgimtarve hap njё temё tё re pёr pjestarёt e kanibaliadёs.Tё tre fёmijёt e lartpёrmendur tё kёtij Dileu mbetёn pa martuar.Kjo,mё sё pari,spjegohet me shikimin e tyre prej asaj kohe si bij reaksionarёsh.Ky ishte dhe pengu mё i madh i Nёnёs sё Tyre,qё iku nga kjo jetё e vrarё shpirtёrisht.Nёse kishte arsye tё tjera personale( e thamё qё Riku iu nёnshtrua karriges elektrike),ato nuk i marrin kohёn njё njeriu normal.Mirёpo,nuk ishte kёshtu pёr ata,qё i futin hundёt ngado.Ata ta spjegonin kёtё  me gjasmё faktin se babai i tyre i kishte porositur vetё tё mos martohen,sepse “ky regjim e ka jetёn tё shkurtёr dhe martohuni,kur ai tё bjerё!”.Ngado ta analizosh kёtё,tё rezulton si jo e vёrtetё dhe si njё prodhim i anormalitetit.Kultura,arsimi,lidhja e ngushtё me tё gjithё vёllezrit e motrat e tjerё,tё cilёt me vёshtirёsi e nё moshё madhore po i martonin fёmijёt e tyre,pёr shkakun e asaj,qё iu vu njeriut nё ballё tё udhёs sё tij-“biografisё”,vetё madhimi nё moshё i fёmijve tё tij,pamundёsia e parashikimit tё rёnies sё diktaturёs nё kushtet e egёrsimit total tё saj e njё mori arsyesh tё tjera e zhvleftёsojnё atё ҫka pretendohet.Dhe ata kishin mbi vete njё peshё tё dyfishtё ushtruar mbi ‘ta prej regjimit te kohёs.Ishin,jo vetem niprit dhe mbesat e Ilia e Jani Dilos,por dhe tё Petro Haritos.

                   PARARENDЁSIT

Kush ishte Petro Harito?Ishte djali i Mihal Haritos,deputetit tё tё gjithё Shqipёrisё  nga Shkodra nё Prevezё nё parlamentin e Perandorisё,bashkёluftёtarit tё Abdyl Frashёrit nё Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit(studimet e fundit hedhin dritё mbi faktin e bashkёkryesimit tё Lidhjes prej tё dyve,siҫ ёshtё pohuar prej lajmeve tё Televizionit Shqiptar nё vitet 2007-2008),pёr tё cilin,kur vdiq,qahej nё varre me ligje:”…Dilje nё ballkon e rrije/Ҫ’bёhej nё Stamboll e dije…”,”O Mihal,ball’ i karvanit/I shtive frikёn Sulltanit.”,”Moj nepёrka pika-pika/Armiqve ҫ’iu doli frika.”,ҫelёsit dhe financuesit tё Gjysmёgjimnazit tё Manastirit tё Nivanit,shkollё,ku mёsuan Poeti i Madh i kapёrcyellit tё epokave letrare nё Shqipёri Andon Zako Ҫajupi dhe Gjuhёtari i Madh Ilia Dilo Sheperi.(“Dekorata,qё iu dha Mihal Haritos nё kohёn e diktaturёs komuniste,nuk iu dorёzua mbesёs sё Tij Ifi Dilo Harito, por personave tё largёt tё tij.”-do tё vazhdonte kronika e kohёs.)

Nuk ka pse zgjatemi se biri i kujt ishte Petro Harito.Vetё ai ishte senator nё parlamentin shqiptar tё viteve ’20-’30 tё shekullit tё kaluar nё kohёn e mbretёrisё,prandaj dhe u panё me kёtё sy pasardhёsit e tij biologjikё,Vajza e tij Ifi (Harito) Dilo me tё tri fёmijёt e lartshёnuar,Heroina e kёtij Homazhi tё vonuar si dhe motrat e saj me familjet e tyre.Aq i madhёrishёm si politikan,aq i thjeshtё si njeri,qё,kur vinte nё fshat,s’e kishte pёr turp tё fshinte qilarin e dhive.Ishte i dёnuar me vdekje nga qarqet shoviniste greke.Kishte aq fuqi ekonomike sa tё blinte jo arat,por dhe malet.Kishte rritur dhe edukuar mё sё miri katёr vajza nё kushtet e jetimisё,midis tyre dhe Nёnё Ifi Dilon,bashkёshorten dinjitoze tё Qirjako Dilos.Pra,nuk ishte shoku i atyre,qё e morёn pushtetin mё pas dhe u lёshuan mbi trashёgimtarёt e tij si egёrsirat.

Petro Haritos iu rrafshua varri dhe,gjatё atyre momenteve,prishёsit ironizonin me ‘Tё ” I prishёm qetёsinё fakirit.”.Zyrtarisht,Kёshilli i Fshatit kёrkoi nga Ifi dhe e kёrcёnoi atё gojarisht qё tё hiqte eshtrat e Tij…., por Ifi iu pёrgjigj atyre: “Nuk kam pёrse tё heq eshtrat e Babait tim. Ai ka punuar pёr kёtё Shqipёri, ku sot hidheni valle ju…”
Ilia Dilos iu prish varri dhe u zhvarros nga oborri i Kishёs, ku ishte vendosur nga Sheperjotёt e vitit 1945. Eshtrat e Tij u dёrguan me fёmijё nё varrezat e fshatit, pa pjesёmarrjen e familjarёve dhe ato u binin atyre nga duart.
Bashkёfshatarёt e tij,kur e zhvarrosёn,ironizonin me kafkёn e tё vdekurit  “Ҫ’kokё tё madhe qё ka… Ky ka qenё patriot, por fёmijёt e Tij janё armiq tё partisё dhe ne do t’u mёsojmё njё thes mend”…

ODISEJA E PRONAVE

E dini ju,shqiptarё qё kjo familje para dhe fill pas Ҫlirimit tё vendit nga pushtimi i huaj fashist banonte nё Tiranё?Kaq nuk ёshtё ҫudi,prandaj dhe nuk i vura pas pyetjes pikёhabitjen.E dini ju qё njё pjesё  e tokёs nё zemёr tё Tiranёs,pikёrisht aty,ku u ngrit Piramida e Qoftёlargut ёshtё pronё e kёsaj Familjeje?E Haritenjve.Ndoshta,jo.Por,aman e dini mirё atё,qё ndodh sot,kur grinden tё dy krahёt e politikёs- ta shembim apo jo Piramaidёn,qё askush nuk bёn fjalё pёr atё,qё ndodhet nёn Piramidё,askush nuk kujtohet pёr ishpronarёt e asaj,qё ndodhet nёn ‘tё,tё paktёn t’i shpёrblejё apo t’i kompesojё gjetkё.E njёjta histori dhe nё Vlorё.Leonidha Rruci,vёllai i Aristidh Rrucit,njerit prej Atdhetarve tё Mёdhenj tё Pavarёsisё,Firmёtar i Aktit tё Shpalljes sё Saj,dhe tё Gjysmёs sё Parё tё Shekullit XX,i afёrm i Dilenjve tё Sheperit,mё saktё, kushёri i parё i Sava Rrucit,

gruas sё Ilia Dilos,pas vdekjes sё vёllait tё tij,Aristidhit,nё vitin 1950,pёrfitonte nga i vёllai pjesёn e tij tё pasurisё,sepse e kishin tё pёrbashkёt,njё pjesё tё sё cilёs nё Vlorё

ia kishte lёnё nё akt tё ligjshёm trashёgimie Qirjako Dilos,pronё,tё cilёn ai,nga pamundёsia pёr ta pёrdorur vetё,e lёshoi me qira.Nё kёtё mёnyrё,Qirjako Dilo ёshtё trashёgimtar testamentar i Fevroni Rrucit,qё ishte gruaja e Leonidha Rrucit.

Qiraxhinjtё,nё kohёn e kolerёs,ca e nga ca po i shmangeshin detyrimit dhe po rrinin si nё shtёpinё e tyre.Me ardhjen e demoanarshisё ndodh paradoksi shqiptar:ishqiraxhinjtё bёhen pronarё.Ҫёshtja degdiset nё gjyqe pafund,falsifikimet monstruoze kanё bёrё punёn e vet dhe pronarёt e ligjshёm humbasin tё drejtёn mbi pronёn e tyre.As dy Kryetarё tё Gjykatёs sё Lartё dhe po aq ministra drejtёsie,pёr ironi tё fatit prej Zagorisё,nuk e vunё dot drejtёsinё nё vend pёr kёtё ҫёshtje si dhe pёr shumё tё atilla.Tё kuptohemi.Kjo ҫёshtje nuk ka lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave,se nuk u bё gjё shtetёzim mbi kёtё pronё.Ajo u ishte dhёnё prej pronarёve nё pёrdorim me qira qiramarrёsve.Dhe kjo odise ndodh me tё gjitha pronat e tyre,jo vetёm nё qytetet e tjera tё Shqipёrisё,por,dhe,ҫ’ёshtё mё e keqja e qё do tё ishte mё e lehta, nё Zagori.Kanё patur atje njё kёmbё mali dhe,pas njёzet vjetёsh sistemi tё ri ekonomik, u kanё kthyer nё letёr njё copёz tё vogёl tani nё vitet e fundit,qё,me mёnyrat shqiptare tё zbatimit tё vendimeve ligjore,nuk tё vjen nё dorё kurrё,jo mё prona,por as letra e saktё.Dhe kjo odise ndodh me shumё prona tё tyre brenda nё fshat,tё cilat me shumё lehtёsi mund t’u ishin kthyer,por mbahen tё zaptuara nga tё tjerёt.Por,tё gjitha kёto,nuk janё asgjё para faktit qё gjatё monizmit,kafshimi i pronёs sё tyre shkoi deri atje sa t’i linin fare dhe pa njё copё kopёsht nga tokat e tyre pranё shtёpisё,shumё pranё shtёpisё,ku vetёm njё rrugicё i ndante,duke i lenё kёshtu t’u gёzoheshin vetёm pikave tё shiut tё strehёve tё shtёpisё.Tokat mё tё mira nё fshat janё tokat e tyre dhe,nё emёr tё ligjit tё ri,ato u rrapёquan nga tё tjerёt.Dhe kjo justifikohej se nuk u futёn nё kooperativё.Atёherё,pse u jep toka gjetkё gjasmё nё emёr tё llotarisё.Atёherё,pse s’u jep tokat e tyre?Atёherё,nё kёtё pikё hapet njё problem i madh edhe pёr ligjin shqiptar tё tokёs.Si do ta trajtojё ai pёrpara Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё njё rast tё tillё tё veҫantё nё Shqipёri?Fshatari nuk i ka bashkuar mjetet themelore dhe punёn me grupin,domethёnё,edhe tokёn.Mirёpo,mbi kёtё tokё,nuk ёshtё kryer as shtetёzim,siҫ u bё mbi llojet e tjera tё pronёs,si me shumё godina nё fshat e mё gjerё apo me tokat nё fermat shtetёrore.(Paradoksalisht,tё gjitha godinat e tyre nё fshat me shtёpi e kasolle nuk figuronin nё listёn e shtetёzimeve tё Komitetit Ekzekutiv tё Gjirokastrёs,listё,e cila iu dorёzua pushtetit tё ri-Komunёs dhe autori i kёtyre radhёve e kishte nё dorё pёr sa vjet ishte sekretar i kёtij institucioni.).Pёrfundimisht,ҫdo pronё nё kёtё fshat,atyre iu ishte rrёmbyer arbitrarisht dhe  brutalisht,pa kryer as formalitetin mё tё thjeshtё tё kohёs,siҫ ishte vepruar me tё tjerёt,renditja nё njё listё shtetёzimi.Sepse,nё fakt,shtetёzimi ishte kryer vetёm mbi godinat e tё ikurve nga fshati.Atёherё,mirё qё dje ua rrёmbeve brutalisht pa ligj,por sot pse s’ua kthen totalisht dhe pse e llogarit nё ligjin e ri tё  tokёs, tokёn,qё ata s’e kanё bashkuar me tё tjerёt?A e kemi qartёsinё e qelqit,tё dashur bashkatdhetarё?Po ndahet prona e grupit.Ata nuk e kanё futur familjen e tyre dhe mjetet e saj nё kёtё grup.Atёherё,ua kthe atё,qё ua rrёmbeve dje me forcё dhe me forcёn e brutalitetit e jo tё ligjit,qoftё dhe tё asaj kohe.E gjitha kjo pёrbёnte njё pyetje,e sugjeruar nga vetё ishpronari,nё njё takim nё vitin 1994 nё Gjirokastёr tё ishministrit tё Ekonomisё nё Qeverinё e Berishёs sё Parё,z.Ruli me pushtetarёt e jugut.Pёrgjigja u duk si diҫka optimiste:”Do tё realizohen sё shpejti ndryshime tё rёndёsishme nё ligjin pёr ish tё pёrndjekurit politikё dhe aty do tё gjejё zgjidhje kjo ҫёshtje.”Nё fakt,kjo pёrgjigje u shkri si kripa nё ujё.Mirёpo,e ashtuquajtura demokraci nё Shqipёri,po tё dojё,mund ta avullojё ujin dhe ta nxjerrё nё sipёrfaqe kripёn e kёsaj ҫёshtjeje,qё ёshtё diҫka origjinale dhe ndoshta rast unikal nё tёrё vendin.Aq mё tepёr,nё periudhat,kur ajo drejtohet nga tё ashtuquajturat forca tё djathta,tё cilat nuk janё forcat e vёrteta historike tё sё djathtёs shqiptare,ku ka milituar Jani Dilo,njeri prej 10 fёmijёve tё Ilia Dilo Sheperit,vёllai i Qirjako Dilos si dhe nuk janё forcat e mirёfillta atdhetare tё Shqipёrisё,ku inspiroheshin tё gjithё pjesёtarёt e Familjeve tё Mёdha Zagorite,siҫ ishin Dilenjtё e Sheperit,Haritenjtё e Mihal Haritos nё Nivan,ajo e Aristidh Rrucit nё Sheper dhe ajo e Spiro (Ballo)Zhejit nё Zhej.

Kanibaliada,aq mё tepёr si qenie humanicide,ёshtё mosbesuese ose hiqet si e tillё edhe ndaj disa tё vёrtetave nё lidhje me sferёn financiare nё drejtim tё tё pёrndjekurve politikё tё komunizmit.Qirjako Dilos i kishin prerё pensionin pёr kёtё shkak.Jo!-ulёrasin ata,-Nuk ёshtё e mundur!Dollarin,qё gjithё Dilenjve ua dёrgonin vёllezrit nga Amerika,Banka Shqiptare nuk ua konvertonte nё raportin zyrtar 1 me 70, sa ҫ’ishte kursi,por 1 me 20,aq sa u detyruan t’u shkruanin atyre tё mos u dёrgonin mё.Jo!-pёrsёrit refrenin e saj tё ҫjerrё maskarada,-Nuk ka mundёsi!Mirёpo,kёto veprime ishin tё mbёshtetura nga vendime specifike tё Qeverisё Komuniste kundёr atyre,qё ajo i kishte cilёsuar “tё deklasuar”.Dhe duhet tё kesh kohё tё shfletosh aktet zyrtare tё periudhёs moniste pёr t’i gjetur dhe pёr t’ua pёrplasur nё fytyrё mbeturinave tё komunizmit nё Shqipёri.

(Pёr mё tepёr,pёr Qirjako Dilon dhe Familjen e Tij,lexoni veprёn letraro-historike “DILOIADA”tё bashkautorёve zagoritё Jorgo Telo e Eduard Dilo.)

IKONA E MIRЁSISЁ DHE KUJTIMIT

I gjithё ky shkrim,paksa i gjatё,por i merituar edhe pёr gjatёsinё e tij,ishte njё Homazh pёr Nёnёn Ifi (Harito) Dilo,e pёrsёrit,e bija e Petro Mihal Haritos,e shoqja e Qirjako Dilos,djalit tё dytё tё Profesorit tё Shqipes dhe Atmёmёdhetarit tё madh Ilia Dilo Sheperi si dhe nёna e tre fёmijёve:Antigonit,Pirros dhe Henrikut,mёsueses,inxhinierit arkitekt dhe elektricistit tё kategorisё sё shtatё,e cila,bashkё me tё gjithё kёta, kaloi nёpёr kalvarin e gjatё tё mundimeve,tё vuajtjeve,tё internimeve e burgjeve dhe iku e pikёlluar nga kjo jetё mё tepёr se ҫdo nёnё tjetёr,duke i parё tё tre fёmijёt e saj nё fund tё jetёs ende nё njё shtёpi,tё palidhur me fatet e tyre tё veҫanta,edhe pse tashmё ata ishin plakur afёrsisht si ajo.Nёnё Ifin e kam njohur nga afёr dhe nuk mё flet dot njeri tjetёr pёr ‘tё.Rrjedhimisht,nuk ka kush tё m’i ndryshojё pikёpamjet pёr atё Grua,pёr atё Nёnё,pёr atё Zonjё tё vёrtetё tё Vendlindjes sime,Vendlindje sa e dashur,aq dhe e egёr,qё u tregua me Ata,tё cilёt ishin tё atillё sa dhe mizat e dheut nuk i shkelnin me kёmbё.Nё bisedat shoqёrore kёtё tё vёrtetё tё pamohueshme ta pohonin dhe vetё persekutorёt e tyre,ҫka tё habiste pse ishin hedhur nё sulm atёherё aq egёrsisht kundёr njerёzve mё tё ndershёm,mё tё saktё e mё tё rregullt.Kjo vёrteton edhe njёherё se e vёrteta ka fuqi kolosale.Dhe se lufta e klasave ishte e pajustifikuar nё asnjё rrethanё.Dhe se ajo bёhej me motive mllefi personal dhe hakmarrjeje politike.Tё torturosh kёtё Nёnё tё shkёlqyer,pse ishte e bija e Petro Haritos,ishsenatorit tё dikurshёm tё kohёs sё Mbretёrisё dhe pse ishte kunata e Jani Dilos,ish komandantit tё “Ballit Kombёtar”nё qarkun e Korҫёs,krahut tё djathtё tё Mit’hat Frashёrit,luftёtarit tё Betejёs sё Barmashit sё bashku me vёllain e tij Koҫo Dilo dhe pse Jani u vendos nё Perёndim pёr t’i shpёtuar persekucionit tё padiskutueshёm komunist,nuk ёshtё aspak e drejtё si gjithё persekutimi politik,qё iu bё klasёs atdhetare shqiptare.As kunetrit e saj,Mihal,Margarit e Koҫo Dilo,as djali i saj Henriku,nuk u kapёn gjё duke bёrё ndonjё akt,qoftё dhe minimal,sabotazhi mbi veprat e socializmit,por nuk u vёrtetuan as duke thёnё ndonjё fjalё propagandistike,qё binte ndesh me ligjet e kohёs nё fuqi.Unё e njoha nё pleqёrinё e saj tё thellё.Thinjёria e flokёve,bukuria e fytyrёs,nё bashkёpunim me fisnikёrinё e shpirtit jepnin njё pamje ёngjёllore tek ajo Grua.Nё rininё e saj duhet tё ketё qenё njё vajzё shumё e bukur,por mё tё bukur e tregonte atё bukuria shpirtёrore.Duhet tё ketё qenё njё model vajzёrie i shoqeve tё kohёs.Edhe pse nёna i kishte lenё atё dhe motrat e saj jetime qysh tё vogla fare,ato u rritёn nёn kujdesin shembullor tё babait tё tyre,i cili,siҫ kujdesej pёr vajzat e tij,nuk harronte tё kujdesej edhe pёr Shqipёrinё.Kaluan fёmijёrinё nёn kujdesin jetimor tё Kishёs Ortodokse nё Korfuz ;ato ishin rritur nёn njё edukatё shembullore-model,sikur tё ishin edukuar nga mёma e tyre e vёrtetё,shto kёtu dhe edukimin fetar.Kur dёrgova fёmijёt e mi nё kolegjet fetare nё Gjirokastёr,mё pyet e mrekullueshmja se si po shkojnё fёmijёt dhe unё i them se “Ja,kanё vёshtirёsi me ambientimin fillimtar,sidomos me ritualet fetare ,qysh pas ngritjes nё mёngjes,para ngrёnies sё vakteve e deri vonё nё mbrёmje…” “Oooo,po ato janё gjёra shumё tё mira.Unё i kam kryer vetё ato rite, qysh kur isha 4 vjeҫ, nё Korfuz…”,-mё thotё e madhёrishmja.Ishte kёnaqёsi e veҫantё intelektuale tё bisedoje me ‘tё.Tepёr inteligjente,mjaft e qetё,e duruar,edhe kur mё tregonte gjithё rrjedhёn e vuajtjeve qё prej vitit 1945.Rrezatonte veҫse mirёsi,edukatё dhe kulturё nё ato qё thoshte,si dhe vetpёrmbajtje.Mallkimin e kishte ndryrё brenda kanioneve tё shpirtit tё saj.Mallkimi i Saj i zёntё tradhёtarёt e Atdheut!Dhe tradhёtarёt janё ata,qё tradhёtuan Kosovёn e Jani Dilos nё vitin 1943,qё pёrgatitёn bashkimin e Shqipёrisё me Jugosllavinё nё 1946- 1947,qё shpenzuan dёm energjitё e njё populli tё tёrё,duke e lidhur e ҫzgjidhur kaq herё si qerre me kuajt e kampit socialist dhe qё e katandisёn mё nё fund nё vitin 1990 pa bukё dhe qё,pas kёtij viti,i trafikuan identitetin nё drejtim tё fqinjit jugor tё vendit tonё.Nёnё Ifi zotёronte njё kulturё tё gjerё njohurish pёr veprimtaritё familjare dhe ato tё punёve nё fshat,pasi kishte mёsuar pёr ‘to nё kohёn,kur ishte nё Korfuz,prej traditёs sё vyer familjare dhe se i kishte provuar tё gjitha.Zonja ime e dёgjonte me aq ёndje dhe ia pёrpinte tё gjitha teknologjitё e pёrshkruara prej saj,si ato tё sferёs kulinare tё gatimit,tё pёrpunimit tё tё gjitha  produkteve bujqёsore e blegtorale,tё trajtimit tё kopshteve e tё bagёtive,tё punimeve me dorё etj.etj. Historikisht,familja e tyre kishte kultivuar nё qilar dhinё dhe tё flisnin pёr ‘tё dhe pёr pёrpunimin e produkteve e tё nёnprodukteve tё saj me plot kompetencё, si tё ishin specialistё tё mirёfilltё,si tё ishin Male (Mihal) Dilo-re.Si tё ishin francezё!Por ata perёndimorё ishin nё ҫdo gjё nё atё vend tё mallkuar nё juglindje tё Evropёs.”Mos hiqni dorё nga qumёshti i lopёve tё Katerinёs!…”,- u thoshte kryespecialistja e cilёsisё fёmijёve tё saj nё pesёmbёdhjetёvjeҫarin e fundit tё jetёs,kur ata shkonin pёr tё blerё qumёsht nёpёr fshat,pasi tani mosha kishte bёrё tё vetёn dhe nuk ishin nё gjendje tё mbarёshtronin kafshёn karakteristike tё atij pragu-dhinё.Nёnё Ifi ishte njё mjeshtre e vёrtetё e gatimit.Nga gatimet super tё saj do tё pёrmendja pёrgatitjen e reҫelit tё trёndafilit.(A ka ngrёnё ndokush ndonjёherё reҫel trёndafili?Unё deri atёherё kisha dёgjuar pёr shumё llojra reҫeli,por jo pёr atё tё trёndafilit.)Oborri i tyre si dhe kopshtrat afёr shtёpisё lulёzonin prej kёsaj bime. Ajo dinte tё pёrgatitte nё mёnyrё perfekte tё gjitha llojet e reҫelrave,marmalatave,pelteve e ёmbёlsirave tё tjera prej shumёllojshmёrisё sё pemёve,qё mbushnin kopshtrat e tyre.Kopshtrat e tyre,se nuk kishin vetёm njё e dy.Kopshtrat e tyre,qё i rrёmbeu koolektivizimi ekstrem dhe i degradoi.Tek Dilenjtё e Nivanit do ta dalloje kulturёn perёndimore nё ҫdo detaj,qё nga shtrimi i tryezёs sё ngrёnies me pjatanca, si nё restorantet mё tё mira e deri tek mirёmbajtja e maces,e cila do tё hante nё pjatё si dhe njerёzit ushqime tё posaҫme dhe do tё lahej e krihej e pёrkedhelej si ata,si ajo,si mos mё mirё.Dhe tё mos harrojmё pёr asnjё ҫast se ata jetonin e jetojnё nё kushte shumё tё vёshtira,nё njё tё ashtuquajtur shtёpi,pёr tё cilёn kemi folur gjatё mё lart,e cila ёshtё mё shumё njё kasolle nga pamja e jashtme,pothuajse,njё dhomё e vetme,por shumё e rregullt nga brenda,ku jetonin fillimisht 5 vetё,pastaj 4 e tani 3.Shto dhe macen si pjesёtare tё kёsaj familjeje.E,pikёrisht nё kёtё dhomё do tё kalonte pleqёrinё e thellё nёnё Ifi,ku vihej re njё shkёlqim kujdesi mirёmbajtёs pёr ‘tё prej fёmijёve tё saj.Kur zonja ime i bёnte vizitё e i afrohej ta takonte,e magjishmja i thoshte:”Mos mё puth,se jam plakё,por lermё tё tё puth unё!” “Po,si tё mos tё tё puth,moj nёne,kur ti je kaq e mirё!”Dhe binte erё borzilok.Siҫ duket,e lanin me ҫaj borziloku.Dhe,mbi gjithҫka,shkёlqente kujtesa e saj brilante deri nё fund tё jetёs.Tё pёrshkruante gjithҫka kishte jetuar,pёrjetuar,lexuar e dёgjuar me pёrpikёrinё mё tё lartё.”Nuk m’u lag pёrhёri,tё paktёn,njёherё tё vetme nё jetё,-tё thoshte me lotё nё sy.”Mirёpo interesohej pёr fёmijёt e tё afёrmve tё saj,kur i buisnin shtёpinё,sikur t’i kishte niprit dhe mbesat e veta.Mirёpo,interesohej pёr fёmijet e tё gjithёve nё fshat si po mbarёvenin.Mirёpo,edhe nё ditёt e fundit tё jetёs pyeste pёr fёmijёt tanё ku ishin,si ishin,si po shkonin me shkollat etj.me njё kujtesё “qiqёr”,kur i themi ne nё Zagori,kujtesё pёr t’u admiruar. Shumё e urtё,shumё gojёmbёl,shumё e matur,por shumё e vrarё nё shpirt. Pёr gjithҫka tё rёndё,qё kishte kaluar.Pёr fёmijёt,qё i shihte ashtu tё sёmurё e tё gjymtuar nga diktatura mё e  egёr e kontinentit.Dhe vrarjen e saj shpirtёrore,me atё stoicizmin e saj,me atё fisnikёrinё e saj,me atё sjelljen e saj shkёlqimtare,ashtu si pa u ndjerё,e kalonte natyrshёm dhe tek ne,dhe ne tek pasardhёsit nёpёrmjet bisedave nё familje,duke u bёrё kёshtu njё Shembull i Shkёlqyer i Nёnave tё Pёrvuajtura,njё Edukatore e Rendit tё Parё,njё Ikonё e Kujtimit pёr tё gjithё familjen tonё dhe mё gjerё.

KOҪO STERJO,USA,2013 

Filed Under: ESSE Tagged With: Homazh per Nenen, IFI(Harito) Dilo, Koco Sterjo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4915
  • 4916
  • 4917
  • 4918
  • 4919
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT