• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kisha e përgjakur e “Shën Markut” në Kabash!

January 20, 2014 by dgreca

Shkruan: Avdi Ibrahimi/

Foto: Rrënojat e Kishës së Kabashit, ku u krye masakra në mes mars të vitit 1913!/

Tash e 101 vite më pare diku kah mbarimi i mesit të marsit të vitit 1913 Serbia bëri një kasaphane të paparë në fshatin malor të Kabashit të vendit,fshat ky që shtrihet në komunën  e Prizrenit.Faktet historike flasin për 120 shqiptar të masakruar, kurse rapsodi popullor flet për nëntëdhjetë, masakrën e kishte bërë Spirrë Kapetani me çetnikët e tij, dhe të gjithëve ua kishte prerë kokat duke i hedhur pastaj në kërshet e malit, çetnikët ja afronin njerëzit me duar e gojë të lidhur te cungu i arrës dy degësh dhe ai Spirroja u mëshonte me sopatë në kokë dhe i hidhte tutje. Populli rrëfen se Spirroja ishte veshur me pështjellak të grave, se nuk donte t’i përlyente rrobat me gjakun e shqiptarit, gjithashtu i kish përvjelur mëngët e xhaketës ushtarake si kasap…Ushtria dhe xhandarmeria çetnike serbe bëri plojën në Kabash, që solli zi e dhembje në gjithë Shqipërin. Sa lot e gjak u derdhen, pikllim e vrerë të grumbulluar në shpirtrat e familjeve kabashe. Nënat e mbetura me duar në gji, shumë motra mbetën pa u martuar nga hidhërimi e zemra e ndarë përgjysmë, shumë nuse u kthyen në familjet e veta, shumë gra të mbetura shtatëzëna, e shumë gra të veja, shumë fëmijë jetima pa njërin prind, disa familje e mbyllën për gjithmonë derën me therra… familje të tëra i mbështolli zia, nëna, nuse e motra të futuara, në vend se t’i gëzoheshin pranëverës që po vinte, tek kishin kaluar një dimer të rendë që merr nëpër malësi me s’kamje e një mijë halle të malësorëve, mbi ta rëndoi pasha e rendë e robërisë së re, Ku populli shprehet: Shkoi Jonuzi , erdhi Domuzi.Pra shkoi Perandoria Otomane Tureke ndërsa erdhi Mbretëria Serbo Kroato Sllovene.

Mbasi kreu masakrën Spiro Kapetani ishte lodhur aq shumë sa mezi arriti në kopshtin e Kishës së”Shën Markut”,duke i ngritur sytë nga qielli ku ju duk se qielli kishte marrë ngjyren e kuqe të gjakut,nga gjaku i derdhur i shqiptarëve të fisit kabash,në sytë e tij  rrotulloheshin disa rrathë të kuq gjaku nga burrat shqiptar me koka të prera me sakic nga dora e tij,,nisën mëpastaj të lëvizin dhe luajnë rreth  e rrotull tij,- në çast u dridh,ndjeu sikur një burrë me plis të bardhë,me këmish të bardhë e me tesha veshur në të bardha,sikur qëndroi mu pranë tij.- Shikoi dhe vrejti një burrë paksa të gjatë,me një shall të mbështjellur rreth koke,me një fytyrë të verdhë,paksa të zgjatur e të hajthme më sy të skuqur në të përflakur,ai e shikonte drejt në sy,ai Spiroja mbylli sytë me ato duar të përgjakuar që ende nuk iu ishte tharë gjaku.-Pse gjelat na preve kokën me goj të mbyllur e me duar mbrapa lidhur!Pse na mbytët të vendi i Kishës,po a nuk është ky vend ku njerëzit i drejtojnë lutje Zotit!!!Më dëgjon o Spir,o mëkatar,o i poshtër dhe zemërzi si Djalli!O, Satana!O,Luçiferr Spira!-bërtitnin me dhjetra zëra.Paksa më vonë ai erdhi në vete,u ngrit i trembur duke fshirë pakuptim me duart e veta rrobat e përgjakura e s,fliste asgjë.-Më pastaj murmuriste si derrë i dehur nga që e kishte zënë gjaku i të masakruarve të pafajshëm…ja çfarë të keqe bëra!Në këta njerëz qytetar shqiptar,me të cilët jetuam në fqinjësi të mire.

Ngo kjo ngjarje ishte neveritur edhe vetë ai.Ja se çfarë frymëzimi na jep Udhëheqja dhe Kishën Ortodokse Serbe.-“Jo,kjo është e tmerrshme…fqinji…s,vlenë…shqiptari është i mire vetëm i vdekur…Përveç vrasjeve,dëbimeve dhe dhunës që u bëmë popullates shqiptare në Kosovë, ndërmorëm aksione për t’ua ndërruar fenë, për t’i kryquar dhe për ti serbizuar,  si shqiptarët musliman,ashtu edhe ata katolikë.Këtë masë të konvertimit e ndërmorëm me pushtetin malazez në Rrafshin e Dukagjinit,në pjesën që e kishim aneksuar.Nëpërmjet diktaturës ushatarake e policore i tubonim shqiptarët me dhunë se Perandoria Otomane Turke po jepte shpirt,ata shqiptarët i vënim në rresht me flamurin serb përpara dhe i çonim në Kishë,i vramë e i pushkatuam me mijëra vetë e kushedi edhe sa të tjerë do ta kenë këtë fat të zi në të ardhmën.Kjo kryqëzat e ushqyer me helmin urrejtës fetar e kombetare serbo-malazeze,shekuj me radhë nga kisha ortodokse e qevrit,korrëm shumë viktima të pafajshme.Fshatarët shqiptarë i rrethonim,i plaçkitnim dhe u venim flakën disa i digjnim për së gjalli.Fshatra të panumërta u rrënuan për tokë,u shëndrruan në grumbuj gërmadhash.Oficeret serbo-malazez shpallnin se:” paqja efektive në Shqipëri mund të arrihet vetëm duke i shfarosur krejtësisht shqiptarët.”Urdhëri supreme i Beogradit dhe Podgoroicës ishte i prerë:”Duhet mësuar ai popull i egër për të jetuar në një shtet modern.”Pastaj,në gazetat serbe shkruhej:”Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohet çfarë bëmë serbo-malazezët ndaj tyre.”Më në fund i vajti mendja,ka ndodhë çfarë ka ndodhur.” U nis në brendësi të Kishës së “Shën Markut”,ku ishte ulur gjenerali serb në tavolinën e drunjtë rrumbullake së bashku me kryemurgun Serafim dhe dhaskal Petrin me disa të tjerë që ja kishin filluar të hanin e të pinin për shtatë pale qejfe,e ftuan Spiron të ulëj në mes të gjeneralit dhe kryemurgut.Për një çast të gjitha mendimet i largoi nga koka,bile trishtimi i pakmëparshëm disi ju duke se i kaloi,filluan ti ngrsnin gotat me raki shlivovice njërën pas tjetrës,copëtonin si ujqër mishin e pjekur të qingjit nga murgesha e Kishës.Por ky çast gëzimi ishte i përkohshëm tek mirrte lavdata për shërbimin e madhë që i kishte bërë krajlit dhe vetë shtetit Serb,së shpejti u zhyt në mendime duke u dalldisur tutje duke mos vërejtur asgjë rreth vetës,mendimet po pshtjelloheshin,se si pakë orë më pare kishin kryer një masakër,një krim të rëndë njerëzor,mbytëm në gjak dhjetra kabashas,e tani mbi gjakun e tyre të derdhur po bëhet festë,po bëhet gosti për shatë pale qejfe.-O,Zot! Sa e tmerrshme është kjo puna e krimit shtetëror serb,a është e mundur,a është e mundur këtë tmerr,këtë llahtar,ta bëjnë njerëzit normal,kjo nuk përkon asgjë me njerëzorën…koka më zien dhe nuk kuptoj asgjë normale…kam dalur jashtë normalitetit…udhëheqja serbe nuk është normale…Kisha Ortodokse Serbe ka dalur jashtë kontrollit njerëzor fetar…kjo është më shumë se marrëzi,më shumë se apsurditet!-Shtoi Spiroja me mendimin e turbulluar,unë jam bërë Spiro i tmerrshëm,më i zi se Ivani i tmerrshëm.-A është e mundur ta kem bërë një kasaphane,një masakër kaq të tmerrshme për njerëzimin!Kjo është ndyrësi,është vepër e Djallit, e Dreqit të mallkuar,e Statnasë,e Luçiferrit…kjo është zemërligësi e shtetit serb,është satanizëm,është gërdi…e ne jemi ulur brenda në Kishë e po festojmë këtë satanizëm neveritës.Por,jo!Jo!i tërë ky turbullim mendor tashmë është i kotë,krimi i rend në mjedis të Europës tashmë është kryer…nuk ja vlenë të mendohem e assesi të pendeohem,sepse krimi është kryer me paramendim nga shteti Serb dhe krajli i Serbisë…me bekimin  e Kishës Ortodokse Serbe…nga ne sherbëtorët e popullit serb që na kanë helmatisur me propagandë anti shqiptare…na kanë verbuar duke na frymëzuar me shovenizëm serbomadh…sepse krime e masakra të tilla knë ndodhur ndaj shqiptarëve edhe para nesh…do të ndodhin edhe pas nesh…e Rusia cariste do ta detyroj Europën orrospi të heshtë…të mos i ndihet zëri…asnjëherë në historin  e tyre serbet nuk kanë ndjer ndonjë dhembshuri ose pendim kur kanë ushtruar dhunë e kanë bërë masakra ndaj shqiptarëve atukton…i këtij karakteri jam edhe unë,fliste Spiroja më vetën e tij…prandaj unë Spiro Dobrosavljeviçi jam kafshë qyshse më ka lindur nëna shkinë!-Bile kafshë satanike,prandaj dua të pi raki shlivovice të dehem dhe të harroj gjithçka që ka ndodhur  disa orë më pare…kështu ai dëgjonte zëra burrash shqiptarë me koka të prera,i erdhi si një dëshprim padashje tek mbështeti kokën mbi tavolinë- por vazhdoi ai ta ngriste here pas here kokën dhe ngriste dollin me bashkë kriminelët e tij.Gjenerali serb i Divizionit të Shumadisë dhe aradhave malazeze me ne krye majorin Ostoiç nën ndikimin e alkoholit,fliste se duhet pushtuar të gjitha tokat shqiptare,e në ato toka të mos jetoj asnjë shqiptar,kështu i udhëzonte serbet lokal gjenerali çetnik i shtetit Serb…Ndërsa Spiroja ashtu i dehur bërtiste nga rakia shlivovica…a kuptoni,a kuptoni gjeneral,çdo të thotë kjo masakër?E pra cili është krimineli,a nuk ju vie keq për këtë,çfarë soji jemi ne kriminelët serb?Hë?Ju vjen keq për mua?Më thoni zotëri,gjeneral,në ju vjen keq a jo? Ha-ha-ha!

Ai u mundua të pinte akoma,por nuk kishte se çfarë të pinte.Shishja me raki shlivovice ishte e zbrazur.-Ti vije keq!-e përse ti vije keq briti papandehur kryemurgu Serafim,me një fare inspirimi të vendosur,na duhet të zgjerohemi në tokat shqiptare,këtë e kemi për mission të përhershëm,këtë në lutjet fetare ortodokse serbe e thotë edhe Patriarku serb…Ti kemi falur të gjitha mëkatët edhe tani Spiro,do ti falë Zoti të gjitha krimet…nuk ka kthim prapa…Disa flakë qirinjesh e ndriqonin brendin e Kishës…Njeriu i poshtër mësohet me krime të tilla!-Klithi Spiroja…hera-herës i dukej se po e pinte shishën e mbushur me lëng gjaku,oborri i Kishës është larë me gjak shqiptari.-E gjaku i dukej se shpejt i sosej nga shishja!-Çfarë gjaku?…Pyeti vetën!-Po,pikërisht në këtë vendë u premë kokat me sakic dhjetra burrave nga Kabashi…në oborrin e Kishës është bërë një moçal i tërë gjaku,aty të arra dy degëshe,aty u premë kokat me sakic burrave shqipëtar…i dukej se dëgjonte britma të tmerrshme.O,Zot,çfarë britma janë këto!Ca tinguj të panatyrshëm,ulërima të tilla,s,kishte dëgjuar ndonjë here,thirrje të tilla llahtarie,kërcëllim dhëmbësh,goditje sakice në qafë dhe koka u binte për tokë,ç,shtazëri,ç,harbim,ishte ajo skenë makabriteti,kokat e prera dhe trupat e mbytur i gjuanim në lumin që rridhte midis fsahtit Kabash…Spiro gjelati mori sëpatën,e çoi më të dy duart dhe preu kokën e pare të shqiptarit me gojë të lidhur,e më duar të lidhura prapa kurrizit,Rexhë Ukë Dakën,mu aty në cungun dy degësh të arrës të livadhi i Kishës së”Shën Markut” në Kabash,pastaj ra koka tjetër për tokë ajo e Hakiut,Bislimit,Hysen Adem Kabashit,Tahirit,Saliut,Skënderit.

Spir Shejtani kish përvjelur mangët e këmishës dhe kish veshur kanacin e një gruaje nga Kabashi,goditja tjetër ra mbi qafën e burrit kabashas, Liman Dakës,Arif Shaban Ahmetajt,Abdullahut,Shabanit.

Kokat binin përtokë  njëra pas tjetrës,pastaj u rrokullis për tokë koka e ndarë nga trupi i Isufit, Sadikut, Abazait, Sylës, Bekës, R,ramës, Rushitit, Abdylit, Shaban Ramë Ahmetajt, e Qerimit,Shaban Zenun Memajt,Aliut,Hajrushit,Haxhiut,Sejdiut, e të tjera…u prenë nëntë dhjetë koka burrash shqiptar.Zylfijen e Arif Shaban Ahmetajt e kishin djegur për së gjalli në shtëpi,poashtu Kada Memaj-(gruaja e Aliut,ishte nga Lubizhda e masakroi Jovani i Lubizhdës).Të nesërmën Spiro Gjelati shkoi në shtëpin e tij në fshatin Delloc komuna e Suharekës,ku ky fshat kishte pothuaja një ngjashmëri gjeografike me Kabashin,edhe këtë fshat e ndante lumi midis dy bjeshkëve.Pasi u desh,duke u dridhur i tëri,u shtri në shtart pranë Ljubinkës.U zgjua dikur vonë nga një ditë e tmerrshme marsi.Ai u dridh mënjëherë si thupra e thanes,ai i njohu këta zëra të burrave shqiptar që u kishte prerë kokat në Kishën e “Shën Markut”,në Kabash.-Uji,është gati?Hajde e ftoi Ljubinka,mi jepe rrobat,kurse ai hyri në hamamxhik të lahej,ta hiqte nga trupi i tij erën e gjakut.

Ljubinka mori teshat e tij që ishin të ulura në gjak,ashtu e habitur pyeti Spiron çka është tërë ky gjak në rrobat tua,a ke qenë në kasapnic të krajlit a?…mori të gjitha rrobat e gjakosura për ti larë,e kapi një ankth.Perëndi! Çka është kjo?-Çka ka ndodhur?O zot e kapi kokën me të dy duart,po sikur të jetë i tërë ky gjak i derdhur në rrobat e tij duke ua marrë jetën fqinjëve shqiptar?E kam dëgjuar shpesh ti fliste Filës së Sahisë me urrejtje për fqinjët shqiptar!I shtrëngoi me dhëmbë buzët që zunë ti dridheshin,kështu desh e mbyti këlthitja që i doli nga krahërori.Ngadalë i ofroi peshqirin me të cilin fshiu trupin Spiroja dhe mori e veshi rrobat e pastra.Ljubinka Dobrosavleviçi u sul te dritarja aty në karrigën e drunjtë në këndin e shtëpisë,ishte vendosur një enë e madhe  dheu me ujë,e përgaditur për larjen e rrobave të pista.Ndërkohë dhoma e pritjes në shtëpin  e tyre filloi të mbushej nga fqinjët që kishin ardhur  për vizit,ata kishin dëgjuar nga Fila për masakrën e Kabashit,banorët serb të këtij fshati malor paten një ndjenjë të çuditshme të kënaqësisë dhe admirimit për”heroin” e tyre kasapin gjakpirës Spiro Dobrosavljeviçin,ata nuk po ndjenin asfarë keqardhjeje  për fatkeqësin e gjëmën e madhe që u kishin shkaktuar fqinjëve të tyre shqiptar,pasi dëgjuan lavdatat për masakrën nga goja e Spiros tek mburrej e lavdërohej se kishte bërë një shërbim të madh krajlit serb,e për këtë vepër kriminale kishte marrë bekimin nga kryemurgu Serafin.Sado që prapa derës u dëgjua zëri i mekur i Ljubinkës,e për çfarë trimërie flet ore Spir,ti i paske prerë të gjithë ato koka burrash shqiptar,me gojë të lidhur me shami,e me duar të lidhura prapa shpine!Kjo është një faqe e zezë për ju dhe Serbin.Unë nuk jam lajkatare si këta fqinjët tanë serb që të shprehin kënaqësi për krimin e kryer,në vend se të shqetësohen e të dilnin hapur kundër këtij krimi mizor të orkestruar nga udhëheqja e Beogradit dhe Kisha Ortodokse Serbe.Spiroja i habidur nga ky kundërshtim i hapur të bashkëshortës së tij tha,përse ky kundërshtim nga ju Ljubinka?!Të gjithë e dinë se sa miq e përkrahës kam në rrugën për ta bërë në trojet shqiptare,Serbin e madhe.- Oh,Zot!I tërë ky krim paska përkrahës!Sa keq!-Foli ajo me dëshprim,oh,jetë e mallkuar!Ai e dëgjoi dhe heshti.me atë shikimin e trembur,kërkonte me sy,shikimi i tij i egër u ndal në Ljubinkën e cila prapa dere dridhej sikur të qe në ethe.Fqinjët në çast me përulësi u përshëndetën me Spiron,tek sejcili shkoi në shtëpin e tij.-A…a…bënte shenj nga ajo me nervozizëm.donte të thoshte diç..-Bërtiti Ljubinka në kupë të qiellit,ç,kërkon akoma?Ke për ta ngrënë kokën tënde,shqiptarët kurrë nuk kanë për ta harruar,e as nuk kanë për ta falur kurrë këtë krim.Me shikim të tërbuar briti sa mundi Spiroja.-Hesht bushtër!-Klithi me zemërim dhe i dha goditjen me grusht hundëve dhe sharje të panumërta,një harbim,një shatzëri të tillë kurr nuk e kishte marrë me mend ajo.Nga frika u mundua të hapë derën e të ikte nga ky harbut,por qe e kotë, nga ai vazhdoi rrhaja,kukama dhe sharjet sa bëheshin më të fuqishme.

Ajo Ljubinka, gjëmonte,klithte,e i thërriste në ndihm fqinjet,por askush nuk po dëgjohej gjëkundi.Zëri i atij harbuti që e rrihte nga mllefi e tërbimi bëhej aq i tmerrshëm saqë dëgjohej në tërë fshatin Delloc.

Filoja u dridh nga kjo ngjarje e papritur,ai e njihte këtë njeri ,e njihte këtë zë,ishte zëri i tërbuar i Spiro Dobrosavljeviçit,i cili po e rrihte zonjën e shtëpisë.Po e godiste me shqelma,,kokën e saj po e përplaste për dere të shtëpisë.-Kjo po dëgjohej qartë,nga gjëmimet nga goditjet!Po përmbyset bota!Pse a ka mundësi ta ketë zënë gjaku i të masakruarve.Oh,Perëndi!Po atë ditë erdhen familjaret e saj me nje qerre dhe e morën atë me duar e këmbë të thyera.Nëna e saj Angjelika ulërinte pranë shtartit të Ljubinkës,dëneste.Tek iu drejtua bashkëshortit të saj Çedomirit,pse e rrahu,pse e përgjaku,pse ia ka thyer duar e kembë.Pse?!-Ai e shikoi me vemendje dhe plot dhimbje gruan dhe vajzën e tij,-sepse e ka kundërshtuar hapur para fshatarëve serb në Delloc,për kasaphanën e bërë ndaj burrave të Kabashit.,në Kishën e “Shën Markut”,në atë vend ku është faltorja kundërmon erë gjaku!-Gjak…çfarë gjaku?-Murmuriste duke u zverdhur në fytyrë Angjelika,teksa zbrapsej nga muri.-Ajo tashmë quhet Kisha e përgjakur.

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Kisha e pergjakur, ne kabash, shen Marku

HISTORIA E SHQIPERISE DHE E FAMILJES SE SAJ MBRETERORE 1443 – 2007

January 20, 2014 by dgreca

Nga Intervista e autorit të librit, Patrice Najbor/*

Ne foto: Autori I librit Patrice Najbor dhe Mbreti Leka/

Në këte vepër, jam perpjekur me vendos të vërtetën historikë duke paraqit me objektivitet ,vecanerisht në saj të burimëve të jashtme faktet dhe personat të cilët nuk jane njohur deri tani nga historiografia shqiptare. Kështu unë në mënyrë modeste jam munduar të sjellë një kontribut ne rishikimin e historisë së Shqipërisë.

VELLIMI I Në këtë vellim une jam përqendruar kryesisht në luften për pavarësi qe ze vendin kryesor dhe për këte une kam studjuar veprimet e Fuqive të Medha per të ruejt ose zgjeru sferat e tyne të influencës, si dhe rolin e tyre në zgjedhjen e princit te Wied (1914).

Njëkohësisht une kam analizu politikën e diskutushmë të Esat Pashë Toptanit, i cili eshtë konsideru nga shume shqiptar një tradhëtar kur pranoi dorezimin e qytetit të Shkodres (23.04.1913) në nji kohë kur nga ky veprim ai jo vetem shpetoi ushtrine e tij dhe armatimin nga një humbje e sigurtë (ushtria ishte e raskapitur pas disa muajve lufte) por edhe ndërkombetarizoi këte krizë midis Shqipërise dhe Malit te Zi.

Nga ky veprim i tij , ne madje mundemi me thënë se ai ka qenë largpames dhe i shkathët meqënëse disa ditë me vonë nën presionin e Fuqive te Medha, mbreti Nikolla i Malit te Zi, u detyru me e kthy qytetin (shif “Ne sherbim te Frances nente vjet kujtime”, vellimi III i Rajmond Puankare).

Me vonë me shpalljen e Luftes se parë botërore, Esat Pasha eshtë rrjeshtu menjihere në anen e Aleateve ne krah të te cileve ai luftoi dhe nga ana tjeter duke pranuar qe ushtria serbe e dermuar nga lufta të terhiqej duke kaluar nëpër Shqiperi ai shpetoi Frontin e lindjes si dhe vendosi Shqiperinë ne kampin e fitimtareve.

VELLIMI II Në vellimin e dytë une paraqes periudhen e vitëve njëzetë duke sjellë, sidomos, një veshtrim të ri persa i perket figurave të Fan Nolit dhe Ahmet Zogut. Ne kundërshtim me ate që për shume kohë eshtë folur, Fan Noli, ishte larg te qenurit demokrat mëqenëse qeveria e tij bolshevike eci drejt diktatures duke shpallur në të gjithe vendin gjendjen e shtetrrëthimit, duke vendosur gjykatat e jashtëzakonshme dhe duke mos mbajtur premtimin e tij per të organizu zgjedhjet. Fan Noli nga ana tjetër thoshte se “demokracia eshtë një komedi hipokrite, parlamenti një morg, dhe zgjedhjet e lira një komedi e vertete”. Logjikisht meqënëse Fan Noli ishte, si mbas “historise zyrtare”, demokrat, Ahmet Zogu duhej te ishte diktator ne nji kohe kur ai ishte një personalitet në ngjitje i kësaj periudhe meqënëse ka qenë më radhë minister i mbrendshem, kryeminister, dhe pastaj President i Republikës para se të behej mbret e që do të mund të fliste në emer të të gjithë shqiptarëve, teritori i të cileve kishte qenë cunguar me 2/3 nga Konferenca e Ambasadorëve mbledhur ne Londer (29.07.1913).

Studimi i periudhës zogiste tregon se mbreti Zog me realizimet e tij ne fushat institucionale, legjislative, edukative, shëndetësore, ushtarake, diplomatike, ekonomike dhe në drejtim te zhvillimit te ndërtimit të rrugëve dhe të infrastruktures se vendit ka vendosur bazat e një shteti modern, demokratik të tipit perendimor dhe duke zëvendësuar te drejtën e forces me forcen e te dejtës, ai paraqitet si njeriu më progresist i kohes (Shif punimet e konferencës shkencor ndërkombëtare organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Qëndra e Studimeve Albanologjike, Instituti i

Historisë dhe Muzeu Historik Kombetär me 01.09.2008 me teme : “Monarkia shqiptare 1928-1939” dhe sidomos ndërhyrjenë e Patrice Najbor : “Realizimet e Mbretit Zog”). “Ataturku shqiptar” i vëtetë shfuqizoi feudalizmin, dekretoi shtetin laik dhe kontribuoi ne zhvillimin e ligjit per vendin e gruas në shoqërine shqiptare.

VELLIMI III Në vellimin e tretë jam përpjekur me tregu udhëtimin e gjate e të veshtirë te familjes mbretërore në mërgim dhe luften e vazhdueshme te mbretit Leka I per çlirimin e Shipërise nga komunizmi dhe te Kosoves nga zgjedha Serbe.

Une sjell për këte problem në vellimin e V, dokumenta te shumtë , shpesh të panjohur, të veprimëve të ndryshme politikë te mbretit Leka. Mund të themi se pertej mosmarrëveshjeve të shqiptarëve të diasporës, mbreti Leka ka punuar per ribashkimin e kombit shqiptar.

Pastaj jam përpjekur me tregu gjithashtu se si Princi trashëgimtar Leka II eshtë përgatitur me i shërbye vendit të tij.

VELLIMI IV Në vellimin e katërt unë tregoj kthimin e familjes mbretërore në Shqipëri dhe rrethanat politike të viteve 2000 ne Shqipëri dhe ne rajon. Keto rrethana sollen pas nje rruge te gjate pavaresinë e Malit të Zi (03.06.2006) pastaj të Kosovës (17.02.2008), kthimin ne pushtet të Sali Berishes (03.09.2005) dhe tranzicionin e gjatë e vështirë të demokratik, marrjen të pandehur te Z. Ramush Haradinaj (07.03.2005), miratimin nga parlamenti të ligjit për familjen mbretërore (08.05.2003), kthimin e pallatit të princeshave(05.11.2005), nënshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Bashkimit (12.06.2006), si dhe vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova (22.01.2006) dhe të mbretëreshave Geraldine (22.10.2002) dhe Suzan (17.07.2004).

VELLIMI V Vellimi i pestë permban dokumenta të arshivave, të traktatëve ndërkombetarë dhe të marrëveshjeve sekrete, të letrave dhe pemëve gjenealogjike. Duke botuar keto tekste origjinale në tersine e tyre, une kam dashur me tregu me shumë se permendjen e thjeshtë të tyre, me qellim që lexuesi të ketë mundësi vetë të shprehi mendimin e tij mbi faktet e treguara.

Libri perfundon me një bibliografi te pasur te veprave të shekullit të XV në ditet tona.

*Kush eshte Dr Patrice Najbor

 Dipllomuar në Institutin e Studimëve te Mardhënieve Ndërkombëtare (ILERI) të Parisit, titullarë i një dipllome të studimëve të larta të specializuara (DESS) të

diplomacisë dhe administrimit të organizatave ndërkombëtare (Paris XI), doktor i shkencave politikë, ka realizuar një tezë mbi “Dykrenarja e Shqipërise në maredhëniet ndërkombëtare bashkohore” (Paris XI – 1992) dhe shume shkrime në kuader te një dipllomë të studimëve të thelluara (DEA) të mbrojtjes dhe sigurimit europian (Lille II -1990) midis të cileve “Sistemi dhe politika e sigurimit të Shqiperisë” dhe “Ceshtja shqiptare e Kosovës”).

Ai eshtë autor i “Dinastisë së Zogut” 2002 dhe i “Historisë se Shqiperisë dhe i familjes së saj mbretërore 1443-2007)” në pesë vellime 2008.Ai nga ana tjeter ka organizue shoqëru disa ndihma humanitare ne Shqipëri, sidomos gjatë tranzicionit demokratik.

* E dergoi per Diellin z. Skender Zogu

Filed Under: Histori Tagged With: familja e saj Mbretreore, historia e shqiperise, Patrice Najbor

Detyrat e shtëpisë: a është pedagogjikisht e drejtë të mos jepen?

January 20, 2014 by dgreca

 (Ftesë Ministrisë së Arsimit për diskutim të gjerë)/

Nga Arjan Th. Kallço*/

Bota sot po përjeton vërtet një hop cilësor përsa i përket shkollës dhe arsimit në përgjithësi, sidomos me arritjet e padiskutuara të risive teknologjike.  Në artikujt e shumtë për arsimin, uroj që dikush në Ministri të vazhdojë  t’i lexojë, jam munduar që të sjell risitë më të fundit, të vendeve përreth nesh, kur këto risi vërtet ia vlejnë. Por risitë për shkollat nuk marrin fund këtu, njëlloj si shprehja : do të rrojmë e do të shohim se çfarë do të shpikë mendja njerëzore për shkollën. Artikulli im këtë radhë ka një “risi” në një aspekt tjetër që lidhet me një moment tjetër të rëndësishëm të mësimit dhe që janë detyrat e shtëpisë. Besoj se shumë kolegë të mi dhe pedagogjistë jemi në të njëjtin mendim se aspekti i detyrave të shtëpisë është tepër delikat për asimilimin e njohurive të reja që marrin nxënësit çdo ditë në shkollë. Pra e shpjeguar më qartë nxënësi duhet të ushtrohet t’i asimilojë ato me ushtrimet në detyrat e shtëpisë. Natyrisht dallimet kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithmonë midis nxënësve në shkolla, pasi në to kemi të pasqyruar qartë, por drejt nuk do të thosha në mënyrë absolute, aftësitë e secilit prej tyre për të mësuar. Barazitizmi në arsim ishte gabimi fatal i reformave të mëparshme, sepse asnjëherë prirjet nuk janë të njëjta. Detyrat e dhëna si në klasë dhe në shtëpi, kur këto bëhen vetë nga nxënësit, janë tregues i aftësive të tyre për të vazhduar apo jo studimet në universitete. Por jemi edhe të ndërgjegjshëm që realiteti shqiptar flet edhe për nivelet parauniversitare të shkollave me mangësi të mëdha përsa i përket respektit për institucionin e dijeve. Është folur e shkruar aq shumë, saqë do të jenë bërë të mërzitëshme fjalët e tepërta që lidhen me ecurinë e shkollës dhe për sëmundjet që ato po vuajnë sot. Mungesa e theksuar e seriozitetit në lidhje me hallkat e shkollës po na e degradon gjithnjë e më shumë faktorin ardhmëri për to. Ashtu si edhe në universitete po prodhohen nga fabrika pa rendiment deftesa të cilat për një pjesë të konsiderueshme nuk vlejnë. Edhe vetë nxënësit, sigurisht jo të gjithë, “ ia kanë kallur flakën” shkollës, sepse tash jeta e tyre nuk vërtitet reth saj, si dikur, por rreth teknologjisë më të fundit të cilën e kanë ndër duar dhe e shpërdorojnë kot kohën që u duhet për tjetër punë. Nuk është çudi që të gjithë rregullat e shkollës që duhet ta bëjnë nxënës të apasionuar pas mësimit, të zëvendësohen me disa rregulla që vetë ata po i servirin dhe me shpejtësi drite po i bëjnë pronë të tyre. Nëse shoqëria nuk nxjerr rregullat e saj edhe për shkollën, pra e lë në amulli, atëherë rregullat do të lindin nga vetë të interesuarit, pra nxënësit. Kur shohin se shoqëria shqiptare është rrumpallë e vërtetë, atëherë në këtë kaos ata përpiqen të vendosin rregullat e tyre, edhe pse ne nuk na pëlqejnë. Është ligj i natyrës dhe i shopqërisë që ku mungojnë rregullat, ato kompesohen me të tjera, qoftë edhe këto të nxjerra apo sajuara nga njerëzit. Askush nuk e thotë dot nëse do të jenë ligj për të gjithë apo do të jenë të përkohëshme. Uroj që mendjet e ditura të vendit ta fshijnë fjalën përgjithmonë dhe t’i japin fund përkohësisë së këtyre rregullave barbare.

Sot duke lundruar në FB, kjo fjalë më duket mëse e drejtë sesa e huaja navigoj, më bëri përshtypje një status, që mesa duket, është realiteti i arsimit shqiptar ku nxënësit e mbledhur në grupe shoqërish kanë hedhur në rrjetin e FB një listë të statusit të ri në shkolla, me qëllim miratimin e tyre nga vetë ata, meqë shoqëria nuk është në gjendje të vendosë rregull, ku thuhet shprehimisht se cilat janë “Kodet e Shkollës” të cilat për arsye studimi po i lë të shkruara siç janë origjinal në rrjet:

1-Klasa Eshte Bere Si Sall Interneti , Te Gjithe Me Celular Neper Duar

2-Detyrat E Shtepise Bohen Te Gjitha Ne 5 Minutsh

3-Nje Fletoret Perdoret Per Detyrat E Gjuhes ,Anglishtes Biologjise etj

4-Nxenesit Bojn Lufte Se Kush Do Shkoje Te Marre Shkumsa I Pari

5-Lutje Me Gjithe Zemer Kur Zysha Bohet Gati Te Pysi

6-Librat Merren Tek Klasat Qe Kemi Afer Dhe Gjithmone Me Te Drejte Kthimi

7-Roja Ka Me Shume Pordh Se Drejtori.

8-Nese Ke 1 Ore Pushim Duhet Te Bosh 1 Loje PES Ose FIFA

9-Korridori Ju Duket Gocave Si Pasarele Mode.

10-Banga E Fundit Si Krevat Dormeo

11-Farat I Gjen Kudo 10 Pako Per Bange

12-Lufte Kush Do Ulet Me Nxenesin E Mire Ne Provim

13-Pytja E Perhershme ” Edhe Sa Minuta Bie Zilja ?

A do të ishim dakord të gjithë me këtë status, apo rregulla, të brezit të ri? Sapo t’i lexoni do ta kuptoni se këto nuk janë rregulla të cilat ata do t’i miratojnë në miniparlamentet e tyre, por është thirrja që i bëjnë shqoërisë shqiptare për ta mbledhur kallaballëkun dhe t’i hedhë shpejt sytë nga shkolla dhe nga vetë nxënësit. Nuk ka nevojë për fjalë të shumta komentimesh, pasi më qartë se kështu edhe vetë politika shiptare nuk i harton dhe nuk i miraton dot në unison, sepse inatet dhe zemërimet e tyre ua kalojnë edhe vetë fëmijëve. Pra me të drejtë thuhet se shkolla e ka humbur funksionin e saj, se serioziteti ka humbur krejtësisht, dhe në vend të mësimit duket se shkolla është bërë një vend ku mund të bëhehn të gjitha qefet, kuptohet ato që nuk paraqesin ndonjë paudhësi më të madhe, sepse ndoshta rruhet ende një farë “kujdesi” që disa gjëra nuk bëhen hapur fare në sytë e të gjithëve. Alarmi ka rënë dhe shoqëria shqiptare duhet t’i japë një përgjigje të fuqishme banalitetit dhe kotësisë së jetës pakuptim rreth tryezave për kafe, gjithë kohën në internet apo edhe “kënaqësi të tjera” të cilat duhen bërë, sepse kjo po shkon në modë.  

 

*Autori eshte pedagog ne Universitetin “Fan S Noli” ne Korce, bashkepunetor i Gazetes Dielli prej 4 vitesh.

Filed Under: Opinion Tagged With: Arjan Kallco, detyrat e shtepise

Zoti flet shqip!

January 20, 2014 by dgreca

 “Gjaku shqipëtar që rrjedhë në venat tona më bëri të shkruaj këtë shkrim ,që ta kemi gjithëmonë afër që mos të harrojmë kurrë mëmëdheun tonë dhe gjuhën tonë ëmtare, vlerat e së cilës do t´ia njeh e ardhmja ”/

Nga Fahri XHARRA/

Në shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve të tyre të verifikuara mirë, del se pellazgët, , i kanë sjellë Europës, ndër të tjera, alfabetin e parë, qytetërimin më të lashtë: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e shkencës, mitologjinë etj., e në veçanti emrin e vetë Europës, kulturën e grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, të ligjeve, të monedhave, të Lojërave Olimpike… (Dr. Dhimitër Pilika , 1994 ) Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, numizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj.Dhe zbërthimin i këtyra që u thanë më lartë na japin Dhimitri Pilika , Edouard Shneider,Aristidh Kola (etj)  si dhe vetë qenja e jonë  që i mbijetoi Oqeaneve të Historisë dhe valëve të mëdha të saja përpirëse që herë e fundosnin e herë çitnin në sipërfaqe të jetës së pasardhësve   lashtësinë e vet.

Edhe pse shpesh thuhet që shkenca ende nuk ka arrijtur të zbërthen  origjinën racore të pellazgëve të humbur në natën e errët të kohës, prapë se prapë , lindja e këtij populli të lashtë në agun e  historisë së popujve mund të zbërthehet  përveq tjerash edhe me anën një  populli të lashtë që ende jeton dhe me gjuhën e atij populli që ende flitet. Prejardhja e një populli është e lidhur ngusht me prejardhjen e gjuhës se tij dhe një gjuhë e pavarur do të thotë një popull i veçantë. Zoti fliste Shqip!

Duke lundruar ne Oqenin  e Mileniumeve arrijmë në një të vërtetë të mohuar , të vjedhur , të mëshehur  nga zilia historike e prejardhjes  se të mëvonëshmëve dhe  e cila  ishte shpesh e rrezikshme për tu përmendur edhe nga vet trashëgimtarët  e asaj të vërteteje.

Që të kthehemi në trajtimin tonë të themi që gjuhët primitive ishin monosilabike ( një rrokëshe, një zëshe) dhe të cilat me kalimin e kohës dhe nevojave për komunikim janë bër shumërrokëshe duke e shtuar në rrënjën e fjalës një tingull tjetër që të flasin me fjalë shumë më të përbëra , po në të njetën mënyrë  sikur një fëmi disa muajsh i cili e fillon belbimin e disa fjalëve një rrokëshe dhe në mënyrën e tij të thirrjës dhe pasthirrjës.
Herodoti (484-425 prK) na spjegon në mënyrë shumë bindëse përvojën me dy fëmij  në Egjypt.Mbreti i Egjyptit për të mësuar se cili ishte populli më i vjetër e bëri këtë: Dy fëmij të posalindur iu besuan nje gruaje së cilës iu kishte këputur gjuha në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi të iu fliste fëmijve dhe në mënyrë instiktive të mos ndikonte te ata në formimin e  të folmës së tyre, sepse të gjitha gjuhët fillojnë të mësohen nga veshi( të ndëgjuarit). Herodoti spjegon që fjala e parë që ata kishin klithur ishte ” buk ”Duke kërkuar ndër të huajt , banorë të Egjyptit se nga cili  popull vinte kjo fjalë , ai gjeti  se ata ishin Frigjët ata që i thonin ”bukës”. Frigjët , (Frigasit) ishin pellazgë dhe ata e flitshin gjuhën e shqiptarëve të sotëm. Dhe vërtetë ishte fjalë monosilabike që është e mundshme nga fëmiu ( A.Kola, E. Schneider )

Për ti dhënë vendin e sajë  racës Pellazgjike  në llojin e njerëzimit, ne nuk do të shërbehemi me me cilësi anatomike ( Edouard Schneider) por me  gjuhën , përrallat dhe tregimet , legjendat dhe zakonet e Shqyptarëve të cilët janë të zbriturit e drejpërdrejt të Pellazgëve. Do të flasim për gjuhën  shqipe.Gjuha e pellazgëve duhet të ketë qenë një gjuhë admirative, ekslamative , demonstrative dhe imitative; kështu me një gjuhë monosilabike dhe konçize ku cdo rrokje , çdo zë e jep një kuptim të plotë.Ne mund të dijmë që njeriu i asaj kohe nuk ka mundur të përdor shprehje dy ose më shumë rrokëshe për të emërtuar diellin, yjet , tokën , ujin, zjarrin , frymën, njeriun , zogjët ,pemët

Nëse ne e marrim që gjuha e Shkyptarëve  diellit i thot dillë, qiellit Qillë ,  dheut Dhe, yjeve Hyll Hyi, zjarrit ziarm ose zierm ,frymës erë njeriut njer , zhtazës shtans ,; zogut shpen, pemës pem` ;kreut Kok´ ose kry , ujit uj´; shofim që të gjithë emrat janë të shkurtër ,të ëmbël për ndëgjim, shprehës kuptimplotë me një harmoni të madhe imituese.

Dielli e shprehë idenë e një qendreje ndriçuese :Dielli e fillon ditën : Nga Dielli rrjedhë dita pastaj drita dhe e drejta.Qielli e shpreh idenë bashkëkrijuese ( nga mitollogjia , bashkimi i qiellit me tokën e bëri njeriun)

Dhe , dheu e shprehë të zezën , terrin mbi tokë. Edhe sot thuhet .”Zi si dhe (dheu)”

Nir (njeriu) e shpreh gjendjen e njeriut të parë të vëmendshëm , i përmbledhur,  i përmbajtur karshi natyrës. Edourd Schneider e spjegon që  emri njeri rrjedhë nga dy fjalë

me ni (ndie) me ri ( me ndejt, qëndruar) , .

Për thellim më të madh të lexohen autorët e cituar më lartë

Një studim më i thellë të dërgon në gjuhën e Homerit , gjuhë e cila spjegohet vetëm me anën e shqipes së sotme. Spjegimet e mëtutjeshme të gjuhës së Zotit e tejkalojnë qëllimin e shkrimit , por ky shkrim le të jetë një grrithje në n gjuhën më të vjetër të botës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Zoti flet shqip

Pse sulmohen majat e kombit?

January 20, 2014 by dgreca

Nga Gani MEHMETAJ /

Ka vjet që grupe mercenarësh shqipfolës bëjnë fushatë të egër e denigruese kundër personaliteteve më të mëdha shqiptare. E nisën “kozmopolitët evropianë” më Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, në përpjekjen për të zvogëluar madhështinë e tij, në emër të kinse luftimit të nacionalizimit shqiptar; e vazhduan përbaltjen e heroit tonë kombëtar islamikët antishqiptar me përrallat fetare shkombëtarizuese. Qëllimi i mercenarëve ishte i qartë: frika paranoike se duke e thirr në ndihmë Gjergj Kastriotin, simbolin e bashkimit kombëtar, shqiptarët do të kërkoni të drejtën historike dhe të drejtën etnike.

Nuk mbeten prapa fushatës denigruese, ose e tumiren edhe disa parti politike në Kosovë, sepse përpiqeshin që luftën e vitit 1999 ta kapitalizonin me heronjtë e shpifur e të flashkët, ndërsa druanin se personalitetet nga e kaluara do t’u bënin hije, duke ua zvjerdhur luftë partizanëve të rinj. Prandaj i toleronin apo e ndërsenin sulmin e tillë.

Por pavarësisht që u derdhen shumë para, u shpenzua shumë energji renegatësh, Skënderbeu qëndroi i fortë përballë sulmeve të egra të mercenarëve antishqiptar. Në këtë përpjekje thirrën në ndihmë Lindjen e Perëndimin (ishte hera e parë që të dy palët merreshin vesh mirë në mes veti), shprushen e shtrembëruan fakte, duke u përpjekur të ilustronin tezat e tyre të mbrapshta, por ishin të pakët shqiptarët që i përfillen apo që u besuan.

Kujt i pengon Nëna Terezë e Ibrahim Rugova

Kur dështuan për faqe të zezë kundër Skënderbeut (megjithatë ata nuk pushojnë), vazhduan  me të njëjtën egërsi kundër Nënës Terezë, shqiptares më të famshme të shekullit XX dhe meljeniumit të tretë, simbolit të shpirtit të madh shqiptar.

Niveli i atyre që përjargeshin kundër Nënës Terezë ishte i mjerë: ca hoxhë sharlatanë e primitiv deri në skajshmëri, ndonjë gazetar-shkrimtar i dështuar që s’ia thoshte askund,  pos në intriga e prostituim profesioni, prandaj u ngjiteshin shoqatave islamike që t’u zhvatnin para. Por ishin edhe më të mjerë ata që i dëgjonin si kopeja, ndërsa nuk reagonin. Por ata po i ndërsejnë militantët talibanë të sillen si vandalistë.

Pastaj iu kthyen sërish presidentit Rugova, duke hedhur baltë mbi te, sepse edhe nga varri u bënte hije mercenarëve e politikanëve të dështuar që ndërrojnë ngjyra e përcaktime politike sipas interesave materiale. Një dështak stalinist e sulmonte për mungesë guximi, kurse vet gjithë jetën ishte zvarritur nga nënshtrimi në nënshtrim, tjetri përpiqej ta zhvlerësonte në strategjinë politike, ndërsa shquhej për përçartje  e panagjerike për ideologjitë më antishqiptare (një herë ky kritik i Rugovës ishte titist e enverist i tërbuar, herën e dytë u bë islamik i çartur, një herë lavdëronte Jugosllavinë deri në trans, tash përgjërohet për Turqinë me të njëjtën eufori ). Të dy këta dështakë që aq shumë lakmuan postet, ishit të pazotët të arrinin majat e politikës, prandaj shkumëzojnë kundër personaliteteve.

Është e habitshme se si gazetat e televizionet në Kosovë e në Shqipëri u jepnin hapësirë një grushti njerëzish të publikonin sharje e fyerje të këtilla. Renegatët mbase shpresonin se duke sulmuar njerëzit e madhej do të merrnin diçka nga madhështia e tyre, por e mashtronin veten, sepse mjerani nuk del nga balta as kur matet me hijen e kolosëve.

Kur dështakëve u bëjnë hije personalitetet

Meqë nuk u mjaftuan më të vdekurit, iu kthyen kolosëve të gjallë, të vetëdijshëm se ata ua kujtojnë vogëlsinë e qyqarin e tyre çdo ditë: në mëngjes e në mbrëmje. Kështu, vazhdimisht e kanë ngacmuar, apo janë përpjekur t’ia zbehin famën shkrimtarit më të madh shqiptar të te gjitha kohërave, emblemën kombëtare, Ismail Kadaresë. Arsyet e sulmit janë nga më të ndryshmet, shpesh herë nga më të pabesueshmet. E para, sepse Kadare në situatat më të vështira doli në mbrojtje të kombit, në mbrojtje të së vërtetës, si asnjë shkrimtar apo intelektual shqiptar, duke demaskuar shkrimet antishqiptare. E dyta, sepse fjala e tij publike kishte peshë të madhe kombëtare e planetare, kështu që i zhvlerësonte qindra shkrime denigruese të huaja e ‘vendase”. E treta, sepse qëndronte në piedestalin më të lartë të Olimpit, prandaj ashtu sikurse rrufeja godet lisin më të lartë, ndërsa të vdekshmit shohin me zili majën e Olimpit, ashtu “mendimtarët” e kombit dhe dështaket e pendës e shihnin me zili shkrimtarin që qëndronte me dinjitet mbi ta.

Më kot përpiqen t’ia zbehin shkëlqimin këtij gjeniu të letrave, më kot hedhin baltë e pluhur mbi te, ai i sfidon me gjenialitetin e vet.

Ismail Kadare printe dhe prinë edhe më tutje në shumë segmente: Qytetari Ismail Kadare është shqiptari më i madh i gjallë në rruzullin tokësor. Ismail Kadare është shkrimtari më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Krijuesi Ismail Kadare është njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë në planet.  Intelektuali Kadare është shqytari më i guximshëm i çështjes kombëtare. Asnjë shkrimtar, në asnjë kohë, nuk e ka mbrojtur çështjen kombëtare me aq sukses e këmbëngulje se sa që e ka bërë ky kolos në qarqet ndërkombëtare dhe nëpër televizione e gazeta prestigjioze evropiane. Asnjë shkrimtar shqiptar nuk i ka dal zot Kosovës në periudhat më të vështira se sa që e ka bërë këtë gjë Ismail Kadare me intervista, shkrime autoriale apo deklarata të ndryshme, madje edhe me libra.

Edhe shkrimtarë të tjerë shqiptar kishin mundësi, mbase edhe kapacitet intelektualë të shkruanin në gazeta të ndryshme evropiane, edhe sot nuk i pengon askush të bëhen më të guximshëm dhe më energjik për t’i dal në mbrojtje çështjes shqiptare, apo për t’iu kundërvënë dukurive të shëmtuara që e rrezikojnë qenien kombëtare, mirëpo me ndonjë përjashtim (kryesisht u mjaftuan të debatojnë brenda provincave të tyre politike e kulturore, shpesh duke shpenzuar energji për të sharë njëri-tjetrin apo për të denigruar kundërshtarët politik e rivalët e pendës). Madje kur një lukuni islamikësh mesjetarë dalin me tezat nga më të çoroditura në opinion, shkrimtarët tonë heshtin, ose ua tumirin apo i takojnë hoxhallarët e tillë antishqiptarë për t’ua puthur dorën.

Ismail Kadare është ai i cili çdo deklaratë antishqiptare nga kuzhina politike serbe, a nga kuzhina antishqiptare turke i ka ndenjur për kundruall duke iu përgjigjur flakë për flakë, pa asnjë ngurrim. Në kohën kur propaganda serbe e bënte tymnajë shtypin perëndimor me gënjeshtra e shpifje, ishte Ismail Kadare ai i cili i përgjigjej me sukses. Të  shumtën e herëve ishte i vetëm, ndërsa një pjesë e tyre e goditen keqas sikur donin ta ndihmonin propagandën serbe.

Edhe sot është Ismail Kadare ai i cili po i përgjigjet flakë për flakë servilizmit të skajshëm të disa intelektualëve haxhiqamilistë, të cilët po e mbrojnë okupimin pesëshekullor turk (të thuash se Turqia e shpëtoi Shqipërinë nga shkombëtarizimi është sikur të thuash se Serbia e shpëtoi Shqipërinë nga turqizmi).

Është Ismail Kadare ai i cili e ngriti në kulm qenien kombëtare, duke i nxjerr në pah vlerat  kombëtare me tërë madhështinë e vet, ndërsa disa nga mercenarët apo renegatët shqipfolës përpiqeshin që këto vlera t’i “ç’mitizonin”, që nënkuptonte t’i bënin hi e pluhur.

Natyrisht Ismail Kadare në qasjet ndaj ndonjë problemi apo çështje në periudha të caktuara pati gabime, apo keqinformime, duke i vlerësuar në mënyrë të pa drejtë. Mirëpo, është ndër të paktit që e pranoi qasjen e gabuar, duke i kërkuar falje opinionit. Kadare e vlerësoi gabim Ibrahim Rugovën dhe veprimet e tija strategjike në një fazë të përpjekjeve për pavarësi. Kur e analizoi më gjakftohtësi nxitimin e vet, bëri burrni, erdhi në Prishtinë, i kërkoi falje Rugovës dhe e tha publikisht se ishte i informuar gabimisht.

Autori i këtij shkrimi në kohën kur Kadare vlerësonte me nxitim situatën në Kosovë, shkroi disa shkrime kritike ndaj shkrimtarit në gazetën Rilindja.

Ismail Kadare është shkrimtari më kombëtar në letrat shqipe. Asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk është marr me tema kombëtare më shumë se sa Kadare, asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk e ka bërë lexuesin e tij ta ndjejë veten mirë, sepse e ka bashkëkombës  shkrimtarin. Të gjithë neve që na ka rastisur të dalim jashtë vendit, me t’u prezantuar para të huajve, emrin e parë që na e kanë përmendur me respekt ishte shkrimtari ynë-Kadare.

Ku është shteti kur rrëzohet shtatorja e Nënës Terezë?

Rrëzimi i shtatores së Nënës Terezë në Mitrovicë është akti më i turpshëm që mund ta bëjnë joshqiptarët në qytetin e shqiptarëve. Është një veprim që të rrëqeth. 

 Shfeqet krasniqet dhe krasniqët e tjerë po i nxisin vandalizmat e këtilla. Mjerë shteti që i lejon dhe populli që i duron. Aziatikët e ardhur terrorizojnë popullatën shqiptare, vetëm na e durojmë. Joshqiptarët e fyen rëndë kombin tonë, ndërsa ne bëjmë sehir. Turpërohem para këtij akti dhe para indiferencës sonë. Po te ishte ndonjë përmendore serbe, kurrë s’do të guxonin ta rrëzonin, po të ishte serb qeveritarët  tanë tashmë do të shkumëzonin duke e gjykuar e dënuar. Madje, policia do ta vinte në pranga. Por është shqiptare dhe kujt s’i bëhet vonë. Ku është Presidentja, kryeministri dhe ministri i brendshëm? Po policia?

Shteti i kujt është ky? Pse nuk arrestohet ai që frymëzoi rrëzimin e bustit?

Kreu i shtetit duhej të ishin në vendin e ngjarjes dhe të tregonin se i kapen keqbërësit.

Filed Under: Featured Tagged With: Gani mehmetaj, Pse sulmohen majat e Kombit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4930
  • 4931
  • 4932
  • 4933
  • 4934
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT