• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRBINDËSHI NUK MERR MË FRYMË………

December 13, 2013 by dgreca

Nga Ditari i Burgut…./

Nga Pëllumb LAMAJ/New Jersey/

11 Prill…..1985………..Është Pranverë dhe edhe ne të harruarit nga Zoti e bota kemi filluar të ndjejmë ardhjen e saj edhe pse rreth e rrotull shikojmë vetëm tela me gjemba ,ushtarë që na kanë drejtuar mitrolozët dhe shkëmbenj të copëtuar ….që rrethojnë kampin .Jemi duke lëvizur si zakonisht në atë pak hapësirë të kampit kur në kamp ja behin policë të shumtë duke shoqëruar komandantin e burgut.Pasi qëndrojnë disa minuta duke soditur të burgosurit,na japin urdhër të futemi të gjithë në sallën e kulturës.Është ora dymbëdhjetë dhe Radio-Televizori shqiptar jep një komunikatë ku njoftohet vdekja e diktatorit…..Ajo ç’ka ndjemë në ato çaste ishte një përzjereje habie,mosbesimi e gëzimi bashkë.Fshehtas filluam të vështrojmë e përshëndesim në heshtje njeri tjetrin dhe kjo heshtje më e madhe se çdo heshtje tjetër,pushtoi sallën….Ndërkohë jepet urdhëri të dalim nga salla dhe të burgosurit,me sytë që ju shkëlqejnë nga gëzimi,në heshtje,me grushtat e shtërnguar dalin nga salla dhe sejcili në ato çaste sublime, përfytyron Lirinë e aq dëshiruar e pritur në dekada që do të trokas së shpejti …të paktën kështu kishte ndodhur dhe në B.S kur kishte ngordhur Stalini….por me një ndryshim,Atje miliona turmat e Siberisë kishin bërtitur e ulëritur,ndërsa ne e kishim pritur në heshtje këtë gëzim që dukej se zbriste nga qielli,në të kundërt na dukej se Demoni do të ngjallej e do të na përpinte të gjithë….Edhe pse e kishim dëgjuar me veshët tanë,edhe pse e kishim lutur e dëshiruar për katër dekada,prapë na dukej si ëndërr……diktatori kishte ngordhur edhe pse ishte shndrruar në pamundësi në ndërgjegjen e gjymtuar të popullit. Për dyzetëvjetë me rradhë nëpërmjet një terrori sistematik e të paparë në historinë njerëzore,ky diktator i neveritshëm kishte mundur të gjymtonte aresyen e një kombi të tërë duke e shndruar atë në një mit……Fotografinë e tij të varur në murr do ta gjeje pothuajse në të gjitha familjet shqiptare dhe në këmbët e tij që kullonin gjak do të hidheshin aq shumë lule sa që dhe vet Napoleoni,Hitleri,Stalini e gjithë mbretërit e botës do ta kishin zili……

Është dita e dytë  e zisë kombëtare të shpallur për nder të diktatorit,flamuri qëndron në gjysëm shtizë duke e nderuar atë që e tradhëtoi këtë flamur…Me detyrim na fusin na sallën e kulturës të ndjekim ceremoninë….Është e tmerrshme,ironike,poshtëruese kur shikon që një popull i tërë poshtëron veten duke u përrulur e derdhur lot përpara arkivolit të diktatorit…Të persekutosh një popull për gjysëm shekulli dhe ky popull të vajtoj vdekjen ,ky është paradoksi më i madh njerëzor në histori për botën perëndimore e të civilizuar që nuk e provoi e as imagjinoi terrorin e kuq,terror që politakanët e tyre jua bënë dhuratë popujve të tjerë…..

Është dita e tretë e zisë dhe ceremonive dhe një i burgosur informator i komandës i shoqëruar nga policë ,shkon në çdo kapanon duke kërkuar firmën e çdo të burgosuri ….Bëhet fjalë për një telegram që do ti dërgohet K.Q.P .P SH së dhe lejdit Makbedh ,Nexhit…Një pjesë e madhe fatkeqësisht por dhe ish kuadro komunist firmosin atë paçavure por ka dhe të tjerë kurajozë që as nuk u trembet syri….I burgosuri informator më afrohet dhe më zgjat bllokun…..Pasi e shoh me neveri i them të largohet ….policët që e shoqërojnë pasi më shikojnë me urrejtje duke lëvizur kokën në shenjë kërcënimi,ja bëjnë me shenjë të vazhdojë me të burgosurit e tjerë……Me sa kuptojmë,është një lojë e ndyrë e sigurimit të shtetit për t’i poshtëruar e vrarë politikisht të burgosurit e që në të ardhmen t’a përdorin si dokument poshtërues në histori…..

Sot është dita e fundit e ceremonive dhe turmat të përulura deri në poshtërim nga frika,mbushin me lot e lule rrugët e Tiranës së kuqe duke i dhënë lamtumirën e fundit Përbindëshit të kuq…..Gjithë makina e propogandës së kuqe nën ingranazhet e së cilës janë përpëlitur të gjitha institucionet,ka vetëm një devocion…nderim diktatorit….Shiu nuk ka të pushuar sikundër dhe kortezhi njerëzor që nuk ka të mbaruar veç një gjë është e sigurt….Përbindëshi ka ngordhur………Ditët,javët ndjekin njëra tjetrën dhe asnjë shenjë Lirie nuk po shfaqet në horizont e të burgosurit natyrshëm kanë filluar të humbin durimin dhe mjerimi e shpresat mizore kanë filluar të mbulojnë fytyrat e tyre …..

Pak nga pak po i afrohemi Dimrit dhe sot ka filluar dëbora e parë e ashtu butë -butë ka shtruar çarçafin e bardhë…..Më në fund trokiti dhe Dita e vitit të Ri që shumica mendonte se do ta kalonte në Liri pranë të dashurve të tyre që dhe ata mezi i prisnin…..

Është kohë darke dhe të burgosurit si zakonisht janë rreshtuar për të ngrënë darkën,atë pak supë nga mbeturinat e gjellës së ushtarëve kur nga menca del një i burgosur i shoqëruar nga policët që i bërtasin e ulërijnë.Ai ka gjetur një krimb në supën e tij dhe jua ka treguar të burgosurve të tjerë të cilët në rradhë,njeri pas tjetrit, e kanë derdhur supën në kazanin e plehrave….Ndërkohë lajmërohet komanda dhe në kamp vjen oficeri rojës i cili pasi i ka reshtuar të gjithë të burgosurit pyet se kush prej tyre e ka gjetur krimbin….Një i burgosur ,duke ngritur dorën i përgjigjet oficerit të rojës e ndërkohë oficeri rojës i bën shenjë të dalë nga rreshti e të qëndroj përball turmës se të burgosurve dhe pastaj ju drejtohet të burgosurve;e shikoni këtë armik të betuar?ky maskara ka hedhur krimbin në gjellë për të diskretituar komandën dhe qeverinë ?Ju e dini shumë mirë që ushqimi është i bollshëm dhe i pastër dhe qeveria e partia kujdeset per ju…..ky armik i betuar i popullit nuk ka për tu reabilituar kurrë dhe do të ngordh si krimbi në burg…….dhe pasi jua bëri me shenjë policëve , duke u larguar nëpër shkallët që të çonin në zyrat e komandës….Policët e mbërthyen prej krahësh fatkeqin dhe pasi e lidhën e morën në drejtim të birucave …..Të burgosurit në turmë filluan të mermërisnin ndërkohë që policia dha urdhër të shpërndaheshin e të niseshin drejte fjetores……U nisa drejtë shkallëve për të shkuar në fjetore dhe dikush me preku supet ….Ishte një shoku im që gjithmonë bënte shaka,edhe në momente dramatike….Ku shkon më tha duke qeshur? E vështrova një çast pa folur dhe pastaj me buzën në gaz ju përgjigja;në krevatin e kashtës të mbuloj kokën me batanije e të pres plakun e Vitit të ri….Në moment fytyra e tij u vrejt,më vështroi me dhimbje dhe dhe u nis drejt dhomës së tij pa folur ….Ah,harrova i thashe me zë të ulët…Çfarë më tha bashkëvuajtësi?…Krimbi ishte dhurata më e bukur e Vitit të Ri dhe sonte do të shkruaj një dramë…..Kujdes më tha ai….sonte ka shumë policë vërdallë dhe po të kapën do të të kalbin në qeli dhe u largua…..Dhe atë natë,me kokën mbuluar me batanijen e grisur e të pistë,unë shkruajta një nga dramat e shumta por pa mundur t’a hedh në letër ngaqë policët hynin e dilnin pa pushim nëpër dhoma….Dëbora vazhdonte të binte pa pushim dhe britmat e ushtarëve që ndërronin shërbimin,dhe ndonjë fishekë drite që hidhej për të ndriçuar telat me gjemba ,më kujtuan se kishte trokitur Viti i Ri 1986….Zbulova kokën dhe i hodha një vështrim dhomës ….të gjithë kishin mbuluar kokat me batanije…doja ti zgjoja,tju tregoja se kishte ardhur Viti i Ri por mu duk se do t’u prishja ënderrën…Zot thashë me vete…Çfarë të kemi bërë

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: nuk merr fryme, Pellumb Lamaj, perbindeshi

Polica e New Yorkut shkatërron një bandë të vjedhjeve të makinave luksoze

December 13, 2013 by dgreca

16 të dyshuar u arrestuan në bastisjen e policisë të hënën dhe të martën , edhe pse policët janë ende në vëzhgim për dy të fundit (simbas raportit të policisë nga emrat të paktën tre prej të arrestuarve mund të jenë shqiptarë)/

Nga BEQIR SINA, New York/

QUEENS NYC : Polica e New Yorkut – NYPD, në një dekleratë, thotë se kanë zbuluar një grup hajdutësh të vjedhjes së makinave luksoze. NYPD njoftoi këtë javë se ata kan arrestuar 16 persona të dyshuar dhe dy janë në kërkim për përfshirje në një super vjedhje, e cila ka kushtuar multi – million dollar nga vjedhjet e makinave luksoze në zonën e “Tri-Shtetshit” .

“Të dyshuarit ishin të shkathët dhe mjeshtër të këtyre vejdhejve  të paktën kështu i ka paraqitur në dekleratën e saj poliicia. Vjedhësit, sipas saj kurrë nuk e thyen një dritare makine gjatë vjedhjeve, por ata me anë të çelsave kopje i kan hapur dyert e makinave, njësojë sikur ato të ishin makinat e tyre .”

Rrjeti, i cili ka funksionuar në zonën e ashtuquajtur të Tri-Shtetshit, New York City , New Jersey , Connecticut, me bazë në Westchester dhe Long Island për tre vitet e fundit , është përgjegjës për rreth 311 makina të vjedhura , dhe të humbura me një vleftë 15.500.000 dollar përfitim vjetor . Policët, thonë se një nga të dyshuarit , kryesor i cili u bë dhe kooperativë me policinë, është një banor i qytetit Queens dhe quhet Albert Natanov , 29 vjeç , ai ka qenë një tregtar i madh i kokainës dhe lëndëve narkotike në qytet..
Të dyshuarit thuhet në raportin e poliicisë u përqëndruan në vjedhjen e makinave luksoze me një nga preferencat më të lartë për makinat më të shtrejta Mercedes-Benz , BMW, Range Rover , Lexus dhe Audi . Gjatë aksionit të vjedhjeve ka konstatuar policia, se ata në vend për të thyer dritaret apo “shqyer” dyert, autoritetet thonë se hajdutët ka përdorur çelësat makinave të kopjuar nga pronarët kur ata kan parkuar makinat e tyre , në parking valets dhe ndonjë rast edhe të mara prej shitësve të makinave , madje duke shkuar aq larg sa për të vjedhur çelësat identike me makinat, ata kan observuar në internet nga një kompani që jepte makina me qira , duke u vendosur një GPS në makinë që përputhen me çelsat indentike, pasi ishte marrë me qira .

” Ky rreth i vjedhësve (ring) që janë të arrestuar në këtë rast do të dëshmojnë se ku i kan shitur makinat , parkingjet ku i kan marrë makinat dhe çelsat dhe pikat e grumbullimit dhe vende të tjera si dyqanet e tyre personale për shitjen e tyre , ” tha komisioneri i policisë Ray Kelly, në një deklaratë .
NYPD dyshon të paktën tek tetëmbëdhjetë njerëz që të jenë të përfshirë në kët super-vjedhje , dhe ata kanë qenë duke hetuar bandën e vjedhësve të makinave super luksosze duke u informuar se ata kan marr – kopjuar të dhënat mashtruese të inspektimit qysh në vitin 2012 . 16 janë të dyshuar që u arrestuan në bastisje të hënën dhe të martën , edhe pse policët janë ende në vëzhgim për dy të fundit thuhet në raportin e NYPD.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: banda, Policia e nju Jorkut, vjedhsit e makinave

Rubrika e Diellit: Tingellime vendemrash Ilire- ARTA

December 13, 2013 by dgreca

Nga NELSON ÇABEJ/

Arta është një vëndbanim illiro-epirot pranë gjirit të Ambrakisë në Greqi. Si vëndbanim Arta është themeluar qysh nga shekulli IX p.e.s. në brigjet e lumit  që mbante të njëjtin emër me të, Arachtos.  Në burimet e lashtësisë ajo del me emrin e saj autentik Arachthos (Άραχθος). Siç dihet, emërtimi i vëndbanimeve  sipas emrit të lumit mbi të cilin, ose pranë të cilit, ato shtrihen është karakteristik për emërtimin e vëndbanimeve ilire (kujto këtu Naronën, Rizonin, Drinopolin, Skampën, Devollin, etj.). Në atë kohë rajoni banohej nga fisi epirot i atamanëve (athamanes)1.

Dy shekuj pas themelimit të Arachthos-it, midis viteve 650-625 p.e.s., aty u ngulën edhe kolonë grekë2 nga Korinthi, të cilët e ripagëzuan atë si Ambrakia (Ἀμπρακία). Në lashtësi kjo ishte kolonia më e lulëzuar greke në Epir dhe në shekullin V p.e.s., në kohën e luftës së Peloponezit, kishte rreth 25 mijë banorë3. Në vitin 295 p.e.s. Pirua i Epirit e bëri atë kryeqytet të mbretërisë së tij dhe ngriti shume ndwrtesa publike dhe statuja. Pasi kolonia e Ambrakisw u bashkua me Lidhjen Etole, ajo u pushtua nga Roma në vitin 189 p.e.s. Veprat e artit u plaçkitën dhe banorët u shpërngulën në qytetin e ri Nikopolis, që ngriti Augusti pas betejës së  Aktiumit në vitin 31 p.e.s.4.

Nga shekulli XIII deri në vitin 1318 Arta u bë qendër e një shteti të pavarur,  despotatit të Epirit, nën dinastinë e Komnenëve. Pastaj ky shtet mbeti, për thuajse 20 vjet nën dinastinë e italiane Orsini (1318–1337), dhe 20 vjet të tjera nën sundimin e  (1837-1359) e car Stefan Dushanit para se të binte për 57 vjet (1359-1416) nën sundimin e fisnikëve shqiptarë. Sunduesit kryesorë të despotatit të Artës ishin princat shqiptarë Pjetër Losha (“Pjetri vrarëlije”) dhe Gjin Bua Shpata, të cilët futën nën sundimin e tyre edhe  pjesën më të madhe të Etolisë greke deri në gjirin e Korinthit.

Ndonëse vëndemëri Ambrakia vazhdoi të përdorej nga kolonët grekë dhe nga autorët e lashtë grekë e romakë, etniciteti jogrek i banorëve të zonës dhe hinterlandit bëri që emërvendi Ambrakia të mos mbijetojë në popull e, gradualisht, të humbasë edhe në buirimet mesjetare bizantine (greqisht) të cilat do ta njohin këtë qytet si Arta, d.m.th. me emrin e lashtë iliro-epirot të evoluar në bazë të regullave fonetike të shqipes. Kështu, në vitin 1082, qyteti del në formën e sotme Arta (Άρτα), një formë e evoluuar e emrit të lashtë Arachthos (Άραχθος).

Evolucioni i emrit të lashtë Arachthos (Άραχθος) në Arta ka tërhequr vëmëndjen e gjuhëtarëve për një kohë të gjatë dhe është konsideruar të ketë ndodhur në pajtim me regullat e fonetikës së gjuhës shqipes e me të asnjë gjuhe tjetër ballkanike fqinje, e aq më pak të greqishtes, siç eshtë vënë re dhe diskutuar nga gjuhëtarë si Paul Kretschmer (1866 -1956) në veprën themelore të gjuhësisë së lashtë greke  “Hyrje në Historinë e Gjuhës së  Vjetër Greke”5 dhe nga Eqrem Çabej (1908-1980). Ndjekja e formave të njëpasnjëshme të këtij vëndemri në burimet historike e certifikon atë si një shëmbull tipik të evolucionit të një vëndemri  sipas ligjeve fonetike të shqipes.

Në shekullin I p.e.s. Tit Livi (Titus Livius Patavinus, 59 BC – AD 17) duke përshkruar betejën e Appius Claudius-it kundër Perseusit tregon se ky i fundit ndaloi afër lumit Aratthus dhe për shkak të thellësisë së tij ndërtoi një urë për të kaluar matanë6. Menjëherë pas tij po këtë formë Aratthus gjejmë edhe te Plini Plak7. Shndërrimi i -kt-  së Araktos (Arachthos) në  -tt- të Aratthus-it në shekullin I të erës sonë mundet që tregon se tanimë kishte filluar të vepronin ligjet fonetike të shqipes. Që ky evolucion nuk ka të bëjë me ligjet fonetike të latinishtes, gjuha e nënës e këtyre autorëve, kuptohet nga fakti që të dy ata shkruan 5-6 shekuj para evolucionit të latinishtes vulgare dhe 10 shekuj para daljes së italishtes (nga shekulli X), që dihet se, po ashtu, shndërruan grupin latin -ct- në -tt-. Megjithatw,  albanologu amerikan Eric Hamp ka shprehur dyshime lidhur me këtë: “Por pervec sinkopesw sw papritur, -kt– duhej tw jepte -ft- ose -jt-, nga ai nivel”8. He believes that ct in Albanian gives -fsh- like in kofshë from Latin coxa. First of all, the syncope in the name is not so surprising if one would bear in mind that Albanian preserves the initial accent of trivocalic Illyrian words. As for the ks > fsh shift this is a rather late law that was active in later Latin  borrowings.

Shndërrimi i grupit -kt- në -t- që ndodhi gjatë evolucionit të Arachthos në Arta është një dukuri e shqipes e panjohur në greqishten. Kështu p.sh. -kt- e fjalës protoindoevropianishte *h₂oḱtōtis ‘tetë’ u ruajt në greqishten për të dhënë okto (οκτώ) ‘tetë’, por u reduktua në -t-  për të dhënë tetë në shqip. Krahaso edhe humbjen në disa raste të grupit kt- në shqip si në rastin kur protoindoevropianishtja *h₂r̥tḱos – ‘arí’ dha fjalën ari në shqip, ndërkohë që në greqishten grupi -kt- u ruajt për të dhënë arktos (άρκτος) ‘ari’.

Le të citojmë pakëz gjatë Paul Kretschmer-in, një nga helenistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve:

“Nga ilirët ka të gjarë vjen asimilimi i emrit të lumit Ἂραχϑος (Ptolem. III 14,6. Liv. 43, 21): Ἂραϑϑος (I.v. Krkyra, IGA. 343), Ἂρατϑος (Polyb. 21, 26, 4. Strab. VII 325), Aratus  (Plin. IV 4), Arethon (Liv. 38, 3). Që shndërrimi nga kt në tt, përmes ht është i ilirishtes mund të konkludohet 1) nga shqipja: natë, lituanishtja naktis; dhe nga shqipja pesë, sankskritishtja pañkti (G. Meyer, Alban. Stud. III 5), 2) nga Nesattium istrian (Liv. 41, 15), Nesatium (Plin. III 127), Nesakton (Νέσακτον) (Ptolem. III 1, 27) dhe 3) nga  venetishtja rehtiia, të cilën Pauli (Die Veneter p. 256) e shpjegon bindshëm si emrin e perëndeshës Rectia.”9.

 

Referimet

 

1. Malte-Brun, C. and Huot, J-J-N. (1834). A system of universal geography: or A description of all the parts of the world. S. Walker, Boston, f. 415.

2. Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (1996), “Ambracia”, in Hornblower, Simon; Spawforth, Anthony, Oxford Classical Dictionary (3rd ed.), Oxford University Press, Oxford.  

3. Oberhummer E. (1887). Akarnanien, Ambrakia, Amphilochien, Leukas im Altertum. T. Ackermann, München, f. 6-7.

4. Peck, H.T. (1898). Harpers Dictionary of Classical Antiquities. New York, f. 64.

5. Kretschmer, P. (1896). Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache. Vandenhoeck und Ruprecht, Göttingen.

6. Titus Livius (Livy), The History of Rome, Libri 43, 21.

7. Pliny the Elder, The Natural History, Libri  IV, 1: “molossorum flumina aphas, aratthus”.

8. Hamp, E. (1966). Ancient Indo-European Dialects: Proceedings. Ed.  Birnbaum, H. and  Puhvel, J., University of California Press, London, p. 104-105 (97-121): “but apart from the surprising syncope, kt should give ft or jt, and not t from that level”.

9. Kretschmer, P. (1896). Vep. përm. f. 258 : “Von den Illyriern rührt vermutlich auch die Assimilation in dem Flussnamen Ἂραχϑος (Ptolem. III 14,6. Liv. 43, 21): Ἂραϑϑος (I.v. Krkyra, IGA. 343), Ἂρατϑος (Polyb. 21, 26, 4. Strab. VII 325), Aratus  (Plin. IV 4), Arethon (Liv. 38, 3). Denn dass der Wandel von kt über ht zu tt illyrisch war, dürfen wir schliessen 1) aus dem Albanesischen: natë, lit. naktis;  pesë, skr. pañkti (G. Meyer, Alban. Stud. III 5). 2) aus dem histrischen Nesattium (Plin. III 127), Νέσακτον (Ptolem. III 1, 27). 3) aus venet. rehtiia, dass Pauli (Die Veneter p. 256) ansprechend als Namen einer Göttin Rectia erklärt.”.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: arta, Nelson Cabej, rubrika e Diellit

APOLONIA, PËRCAKTUAR NGA CICERONI, ISHTE NJË QENDËR E RËNDËSISHME E KULTURËS…

December 13, 2013 by dgreca

… SHKOLLA E RETORIKËS U NDOQ NGA OKTAVIANI/

Nga Gëzim Llojdia*/

 1.
 Apollonia (Απολλωνία, Apolonia). Një qytet i lashtë që qëndroi në vendin e tanishëm të fshatit Pojani në Shqipërinë e jugut, midis gojës Voiussa(,Vjosa) dhe  OLagunas de Soli, në të cilën ishte porti i lashtë. Dëshmi e shkruar në vitin 1958. Autori Pelegrino  Claudio Sestierie, shkruan për qytetin antik të Apolonisë. Emri i qytetit të Apolonisë është shkruar në mjaftë nga raportet e studiuesve italian dhe të huaj si dhe nga kronikat dhe traktatet që përmenden në literaturën e huaj.
 2.
 Në këtë qytet të kthjelluar dikur,sot të ngrysur  banorët e saj në pasaportën e tyre kanë pasur  të regjistruar qyteti:Apoloni. Nga antikiteti i vonshëm silueta njohu shkëlqimin e madh dhe rënien. Koha  e shekullit të shtatë në antikitet ,  njihej një pikë që përfaqësonte një qytet në pellgun e Adriatikut. Drejtimi. Udhëtarët e botës,para  shekujve  të  Krishtit pyesnin :”Nga ç’rrugë shkohet në Apoloni? Ç’rrugë duhej të merrje për të shkuar në Apoloni? Ose ç’rrugë nxirrej më shkurt për në Apoloni?Periudhat e zhvillimit të saj deri në rënien e qytetit që mbante emrin  si simotrat e saj rreth 30,qytete provoi kohë muzgu.
 Qyteti është lulja erëmirë,lulja erëmirë nxori polenin e artë,por era i nxori udhëtarët  nga kahu i lindjes në perëndim,herë me era jugore të bardha,herë me shtegtarë të hutuar,që  në thelb  përbënin pushtuesit  e ndërlikuar,që zaptuan vise  pellazgjike, zbritën ndërkohë në viset ballkanike drejt dyerve të Apolonisë. Qyteti i Apolonisë, qyteza kodrinore, dominon krejt pellgun periferia e largët kap dhjetëra km sitë arkeologjik Konsiderohet zemra e saj pjesa e vizitueshme . Rifillesa e jetës së saj u bë nga pranueshmëria e  orëve  të gjetjes së monumenteve antike nën brendinë tokës. Ura e dukshme. Figurativisht në Apoloni  është ura e dukshme. Rrojnë  rrënojat e institucioneve ,mirëpo ato tashmë janë të pagojë,ose flasin zë mekur ç’praj tremijë  vjetësh. Pra tashmë ato janë përpos të tjerave,vetëm dëshmitare të erës së zhvillimit dhe qytetërimit .Edhe në këtë qendër ka gjurmë ilire. Ka patur kohë pellazgjike në historinë e njerëzimit. Kjo kohë duhet të ketë filluar lëvizshmërinë e saj shekuj pra shekuj para Krishterimit. Në  Apoloni është ura e padukshme. Rrojnë mrekullitë e kohës së antikitetit dhe kohët e zhvillimit të tij. Ka qindra libra në gjuhët e botës,janë derdhur miliona germa plumbi për të ti koncentruar ato në rodhanët e letrave .Historinë e Apolonisë së Ilirisë.
 3.
 – Eshtrat, thotë P.C.Sestierie, janë të shpërndara në kodrën me të njëjtin emër, pranë një manastiri që është thënë ndërtuar në tempullin e Apollonit, në kodrën e Shtyllas në të cilin ekziston një kolonë e vetme dorik i përkasin një tempulli, dhe në luginën Kryegjata, ku është nekropoil. Vazhdon përshkrimi i P.C.Sestieri, duke thënë:Themelimi i A,(Apolonisë) për shkak të Korintit- daton në vitin 588. C.
 Pozicioni gjeografik ka  favorizuar zhvillimin e qytetit që shpejt u bë objekt i epshit të maqedonasve, kështu, që nga viti 260, aleate me Romën, dhe në një 229. C, u vu nën mbrojtjen e tij. Përcaktuar nga Ciceroni (nobilis et gravis,fisnik dhe serioz) Apolonia  ishte një qendër e rëndësishme e kulturës, shkolla e retorikës u ndoq gjithashtu nga Oktaviani. Përveç veprave të shumta të artit, toka e Apolonisë u kthye në dritë nga  rrënojat e shquar të ndërtesave, të cilat na japin një vizion, megjithatë e  paplotë, e madhësisë dhe rëndësisë së qytetit.
 4.
 Një autor tjetër italian Goffredo Bendinelli në vitin 1929 sjell të dhëna  rreth qytetit të Apolonisë.  Apollonia e Ilirise, thotë ai,qytet i lashtë gjendet në bregdetin e Ilirisë (Shqipëria), sot Manastiri i Pojani, në mes të dy lumenjve, Semeni (Old-Apsus) dhe Voiussa. (Aous), në rajonin moçalor dhe malarike (qendra më e afërt moderne Fier).
 Bendinelli, thotë se:Ishte bashkëthemelues me Korintin dhe Korkyrën në sek. VI. C. Mbajtur nga Pirro, si një qytet i perandorisë epirotico, erdhi pas përfundimit të sovran dhe ndoshta pas pushtimit të portit të Brindisit nga romakët (266 BC.)
 Në ​​marrëdhënie miqësore me Romën, Apollonia është dhënë në mënyrë permanente te romakët, së bashku me Korkyrën dhe Epidamnos (Durrësi). Bendinelli sipas idesë së tij numëron : hapja e dyerve te legjionet e konsullit Postumius Albino. Senati romak e shpalli Apollonin pastaj një aleat i romakëve. Rregullimi i rrugës ushtarake romake Egnatia, e cila kalon nëpërmjet Gadishullit Ballkanik nga Durrësi dhe Apolonia (Pojani) deri në Selanik (Selanik).
 Në 48 Apolonia është pushtuar nga Brutus. Në 44. C. mbahet mend si një qendër e studimeve të Oktavianit.
 Rëndësia politike e qytetit është fjalë e saj e pasur, e cila vazhdon pandërprerë nga mesi i shekullit. V. C. deri tek shek. III d. C., me një prevalencë të llojeve dhe simboleve Apollonian, Apollo ,’Αγυιεύς (simbol i obelisku) mbrojtës i qytetit. Ende mbeten të rëndësishme në manastirin e Pojani, me qark të mureve pikërisht identifikueshme, bashkëngjitur një sipërfaqe prej  murreve poligonale zgjatur rreth 1550 metra në gjatësi dhe një gjerësi maksimale prej 800: me gjurmët e tempujve, shtëpi private dhe varreve. Në SE. qyteti ka një nimfë, burimi dhe shenjtërorja e nymphs, i famshëm në antikitet (Plini, Natur. hist., III, 145).
 Monumentet historike të qytetit
 P.C.Sestierie vijonë përshkrimin e tij me Monumentet historike të qytetit.
 Muret: një qark prej rreth 4 km, dhe janë ruajtur në masë të madhe. Ata janë të ndërtuar me blloqe drejtkëndëshe të bukura të gëlqerorëve dhe me kulla, e cila, megjithatë, disa gjurmë  mbeten. Anën jugore të Akropolit është mbështetur nga një tjetër mur i bukur.
 Teatri: nuk është gërmuar ende, por është identifikuar në shpatet perëndimore të kodrës së Akropolit, në formën e një anë patkua të kodrës, dhe për praninë e disa blloqeve të gurit gëlqeror, me formën karakteristike të vendeve në teatër.
 Portiku përbëhet nga një mur tarrace i kodrës së Akropolit, i cili është i veshur me 17 niches në frontin ishte një rresht i gjysmës  i ndërtimit Jonik. Mes tyre ishte një parmak gur gëlqeror, i zbukuruar.
 Tempulli: Dhe në hajat, në një kamare të murit të madh, përveç atyre të tjera, ajo u shndërrua në një tempull apo vend të shenjtë, me një plan drejtkëndëshe, me shtyllat dhe bazat e qosheve  gdhendur mbi anët. Në pjesën e poshtme është një altar elegant, në ballin e të cilit janë gdhendur dy rosettes.
 Odeon: Më poshtë është një tempull i vogël në Odeon romake, në formë drejtkëndëshe, me mbajtjen e mureve në anën e pasme dhe anët, por me auditorin normalisht. Në pjesën e poshtme është një podium i lartë. Hapat, të cilat ishin të mbuluara me pllaka të gurit gëlqeror të bardhë, janë ruajtur dobët.
 Monumenti i Agonoteti: I quajtur kështu në një ndërtesë unike, e cila përbëhet nga një pjesë e  jashtme, drejtkëndor (19 x 15 m), me hajat përparme dhe kulmin e  pjerrët, dhe një  të  brendshme me një tremës dhe një auditorium  tëvogël me orkestër. Muret janë prej guri të mbuluara  me pjese trekëndore, hapi i parë i prej guri, të tjerë dhe tullave. Në pjesën e pasme të auditoriumit ishin dy shkalle, e cila lejoi qasje në këmbët e shkalleve të sipërme. Fasada u dekorua me kolona korintike dhe një kornizë  të gdhendur me luks. Ishte një mbishkrim mbi arkitraun. Struktura e bimëve të lartë afër ngjajnë atyre të BOULEUTERION e Mileti, ndoshta edhe ndërtimin e  funksionet apolloniate duhej të jetë i ngjashëm.
 Akropoli: përfshin dy samite, nga të cilat më i madh është një jugor. Kjo është e dukshme në bazë të një tempull grek, i  cili  u takon ndoshta një fragment të cohë e lehtë arkaik Jonik bërë nga gëlqerorë, e cila u gjet në afërsi dhe në të cilën janë gdhendur figura e luftëtarëve në luftime.
 Banjot romake: në pjesën perëndimore të mureve të qytetit është gërmuar pjesërisht një ndërtesë termike: ata u sollën në dritë: dy dhoma, njëra me një dysheme me mozaik.
Gjimnazi: 300 m nga manastiri janë mbetjet e gjimnazit, që përbëhen nga një palestër kryesor me dhoma rreth tij, njëra prej të cilave është një banjë në terakota. Ndërtuar në një ndërtesë të vjetër, ku mbeten gjurmët, dhe ato i përkisnin dy faza arkaike fillore dhe regjistruar një stater e Metapontum, i  stolisur me statuja. Një bazë kishte një përkushtim ndaj Afërditës, të bërë nga pritano Psillo dhe hieromnèmones.
 Ndërtesat romake jo larg nga shkolla janë mbetjet e dy shtëpive romake, një nga të cilat ka një atrium qendror, dhe tjetrin në një korridor bërryl, të ngjashme me ato të disa shtëpive helene, për shembull, i Cnidus. Ndërtesat e vogla: në frontin e Odeonit janë mbetjet e një hark triumfale me tre hapje; mes kësaj dhe monumentit të Agonoteti është Obelisku, simbol i Apollo Agyieus, dhe më në fund, në këto është një rrugë e veshur me një rresht të dyqaneve romake dhe një sallë të madhe, ndoshta bibliotekë.
 Nekropoli: Kryegjata shtrihet në luginë, dhe përfshin varre greke, të cilat datojnë në shekullin e gjashtë. dhe romake. Së pari janë një pitos, në rastin e pllakave dhe urnë. Ato romake janë nganjëherë monumentale: dy prej tyre ishin në formën e një tempull të vogël, dhe në njërën prej këtyre janë gjetur, fragmente,portreti statujat e pronarëve.
 Nga veprat e shumta të artit gjendet brenda qytetit të lashtë, pjesa më e rëndësishme është sigurisht një fragment i shiritit arkaike të tipit jonik, me përfaqësimin e një beteje, ajo duhet ti përkiste një tempulli në Akropolit. Përveç kësaj, Muzeu i Luvrit ka një bust mermeri  që  përkiste një kopje të  Praxiteles në prehje, dhe Kunsthistorisches në Museum Vjenë ruan kreun e një kopje të Ludovisi Ares dhe Muzeu në Tiranë mbanë kopjen  kokën e Meleager të Scopas. Skulptura shumë të tjera nga periudha të ndryshme janë nga Apolonia. Pausanias kujton ofertën kushtimore dedikuar nga Apolloniati në Olimpia, për të fituar kundër Thronion, nga Lykios, bir i Myron (Paus., V, 22).Veprat e tij më karakteristik  të Apolonisë  janë yje. Crespan gdhendur në gurë gëlqerorë, janë tipike dhe dallohen menjëherë nga ato nga vende të tjera prej elementeve dekorative karakteristike.
 Burimet klasike. – Neës topografik: 1) Steph. Bizantit, s. v. A. 2) Straboni, VII, 322; IX, 424, 3) Herodot, IX, 92-93;. 4.) Aelian, Miscellaneous Historiae, XIII, 15, 5) Scylax, 26, 6) Ptol, III. , 12, 2, 7) Perëndi Cass., XLV, 3, 8) Plin. Jo,. hist., III, 145.
 *Master.Anëtar i Akademisë Evropiane tëArteve- Autori ka drejtuar parkun arkeologjik të Amantia

Filed Under: Kulture Tagged With: apolonia, Ciceroni, Gezim Llojdia, Oktaviani

Nelson Mandela – ‘Madiba’ i njerëzimit

December 13, 2013 by dgreca

Gëzim Alpion/Angli, 13 dhjetor 2013/

Pavarësisht nga këshilla që Stephen Colbert ofroi këtë javë, edhe pse vetë nuk jam nga Afrika e Jugut, unë po i referohem Nelson Mandelës si ‘Madiba’ (figurë atërore), për të cilën kam arsyet e mia.

Gjatë fëmijërisë time në Shqipëri, emri i Mandelës përmendej rregullisht nga mediat që kontrolloheshin nga shteti. Vëmendja që Enver Hoxha i kushtoi Mandelës ishte sa hipokrite po aq edhe paradoksale duke pasur parasysh aparteidin që qeveria e tij ushtronte mbi popullin.

Në rini kalova 7 vite në Afrikë, ku pata mundësinë për të parë nga afër sa magjepës është ky kontinent. Lënda ‘Romani Afrikan në Gjuhën Angleze’, që ndoqa si pasuniversitar në Kajro, më dha një mundësi tjetër për të mësuar edhe më shumë për vendlidjen e historisë së njerëzimit.

Në qershor 2007 shkova në Xhohanesburg për të dhënë një kumtesë në Universitetin e Witwatersrand. Pavarësisht nga rëndësia e konferencës, e cila u përshëndet nga znj. Graça Machel, gruaja e tretë e Mandelës, një nga motivet kryesore përse ndërmora udhëtimin e gjatë për në Afrikën e Jugut ishte të vizitoja Soveton, për të cilën kisha dëgjuar aq shumë, sidomos që nga protestat e vitit 1976.

Megjithëse tingëllon si klishe, në Soveto ka kaq shumë gjëra për të parë. Si sociolog nuk mund të mos vëreja hendekun e dukshëm midis milionerëve të saj dhe skamjes së atyre që banojnë në lagjet e varfëra të cilat janë shfaqur pas përmbysjes së aparteidit. Me gjithë arritje e rëndësishme gjatë dy dekadave të fundit, Afrika e Jugut mbetet një vend me pabarazi të mprehta sociale.

E rëndësishme është që kombi ylber, që Mandela ndihmoi të krijoj, e shikon të ardhmen me optimizëm. Kjo është përshtypja që krijova nga bisedat me kolegët nga Afrika e Jugut në Universitetin e Witwatersrand-it, si dhe nga vizitat që bëra në Soveto tek shtëpia e Mandelës, ku banoi nga 1946-1962, dhe Muzeumin Pieterson Hector, apo në Muzeumin e Aparteidit, që ndodhet ndërmjet Sovetos dhe Xhohanesburgut.

Logjika e Colbert-it se i vjen çudi kur dëgjon njerëz që nuk janë nga Afrika e Jugut t’i referohen Mandelës si ‘Madiba’ më sjell ndërmend argumentin e kundërshtarëve të Nënë Terezës se asaj nuk duhet t’i referohemi si ‘nënë’ pasi nuk pati fëmijë vetë.

Mandela është ‘Madiba’ i njerëzimit ashtu si edhe murgesha shqiptare është ‘nëna’ jonë. Duke mbrojtur të drejtat e njerëzve të diskriminuar në bazë të ngjyrës së lëkurës, gjë që e bëri duke sakrifikuar lirinë e tij, Mandela dha kontributin e tij të rëndësishëm për të na rikthyer dinjitetin tonë kolektiv.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: adiba i njerzimit, Alpion, Mandela

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5013
  • 5014
  • 5015
  • 5016
  • 5017
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT