• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Stop Deportation of Albanian mother of three American children in Michigan – Grant her stay!

December 4, 2013 by dgreca

The Issue:Albanian Mother with three American children awaiting deportation order in Michigan/

Background:Albanian mother Cile Precetaj fled Albania in 2000 to US to escape her abusive fiancé, fearing kidnapping and being sold to prostitution. She entered illegally to US and turned herself in upon arrival to authorities and sought asylum.  While in USA, she got married, led an honest life to support her family and three children. In 2008 she lost her asylum case and was ordered to report once a month to the U.S. Immigrationand Customs Enforcement office on Mt. Elliott in Detroit, which Mrs. Precetaj has complied with. Yesterday, Monday, December 2, 2013 she was given the order of deportation. The family will be forced to be separated.  Her family lives in Troy, Michigan and is devastated by this. Her husband can’t afford to support his 3 children on his own, without his wife’s help.

Latest Update:

Mother’s deportation has been postponed to two weeks, so that the matter can be looked into. We would like to express our gratitude to the office of  senator Carl Levin and Congressman John Conyers and others for looking into this matter.

How you can help:

We call on our Albanian – American community in USA to contact the local congressional leaders in Michigan. Please call both Michigan and Washington DC office. Please call every day to express your concern in support of Cile Precetaj, whose family needs your help and support now. If you are calling after office hours please leave a voice-mail. If you are a non-resident of Michigan please ask “to pass the message along to the senator/congressman”.

What to say:

Hi my name is _____. I have a message for the senator/congressman, please pass it along. I am calling in regards to the Albanian mother of three American children,  Cile Precetaj who is awaiting deportation to Albania. I urge the senator/congressman to lift the deportation order and allow Mrs. Precetaj, a parent of three US citizen children to stay in Michigan, US with her family. Please take immediate action and do not allow for this family to be separated. Grant her stay. Thank you.

Who to call:

US Senators from Michigan:

Senator Carl Levin

DC Office: (202) 224-6221

Detroit: (313) 226-6020

Senator Debbie Stabenow   

DC Office: (202) 224-4822

Detroit: (313) 961-4330

US Representatives from Michigan:

District

Name

Party

Phone

1 Benishek, Dan R 202-225-4735
2 Huizenga, Bill R 202-225-4401
3 Amash, Justin R 202-225-3831
4 Camp, Dave R 202-225-3561
5 Kildee, Daniel D 202-225-3611
6 Upton, Fred R 202-225-3761
7 Walberg, Tim R 202-225-6276
8 Rogers (MI), Mike R 202-225-4872
9 Levin, Sander D 202-225-4961
10 Miller, Candice R 202-225-2106
11 Bentivolio, Kerry R 202-225-8171
12 Dingell, John D 202-225-4071
13 Conyers Jr., John D 202-225-5126
14 Peters, Gary D 202-225-5802

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ermira, of Albanian mother, stop Deportation

UDHËTIM NË PËRVJETOR

December 4, 2013 by dgreca

NGA KRISTAQ TURTULLI/

Është kohë e vranët. Ditë e ftohtë fund nëntori. Pika të rralla shiu lëpijnë me përtesë xhamin e madh të përparmë. Makina vrapon, përpin kilometra në autostradën 401, e cila është një nga autostradat më të gjata të Kanadasë. Nga të anët e rrugës shtrihen fusha të pafundme  të mbështjella me një mjegull e lehtë. Pyje gjysmë të zhveshura, ku tek tuk duken gjurmët e gjelbërimit të dikurshëm. Diku në sfondin e hirtë shfaqen qyteza të reja të ngritura me shtëpi të drunjta të stilit karakteristik. Tek tuk shohim ndonjë fermë të vjetër, me kullën e lartë të grurit dhe haurin e madh të bagëtive. Luadhin e shkretë të kuajve, të rrethuar me gardh të drunjtë. Të gjitha këto me madhështinë e trishtimin e dikurshëm. Pranë tyre ngrihet një tabelë të madhe, ku shkruhet në të: ‘Tokë në shitje’ dhe poshtë projekti i ndërtimeve, të shtëpive të reja si dhe çmimi pak i kripur i shtëpive të larta dy dhe tre kate që do ndërtohen së afërmi.

Makina vrapon në autostradë dhe nga radioja dëgjohet muzikë simfonike. I lutem të ndërrojë stacionin. Lëmë pas, në krahun e djathtë, rrugën që të çon në mrekullinë e papërsëritshme të natyrës: Të njëmijë e një ishujve. Dikush propozon që të kthehemi aty, të shohim Njëmijë e një ishujt, por unë nuk i kthej përgjigje, vazhdoj të kërkoj në radio ndonjë stacion me këngë qyteti.

– Në këtë përvjetor mirë është të bëjmë diçka më ndryshe, më të veçantë.- U thashë pardje miqve të mi. Dhe pas pak shtova:- Mendoj të shkojmë, të vizitojmë qytetin historik të Kingstonit. Të shohim fortifikatat nacional- historike të saj, si dhe shtëpinë muze ku ka jetuar kryeministri i parë kanadez John Aleksandër Makdonald.

Miqtë e mi u kthyen nga unë dhe më vështruan me habi përzierë me ironi.

-Ashtu! Në përvjetor!- ia bënë:- A nuk është pak larg prej Torontos?

-Pastaj! Ne do shkojmë ta ngremë si çdo vit flamurin dy krenare në Quins park, përpara parlamentit të Ontarios, dhe do dëgjojmë himnin tonë të flamurit. Ne gjithnjë do të respektojmë gjithçka të vyer tonën. Por gjithashtu duhet të njohim dhe të mësojmë diçka më shumë për vendin ku jetojmë dhe punojmë. Do zëmë disa dhoma me qira dhe mund të flemë një natë aty, – shpejtova ti sqaroja.

Dikush mblodhi buzët ngaqë i pëlqen të shkojë në mbrëmje dhe të rrëkëllejë ndonjë gotë me verë. Por nuk kundërshtoi. Tashmë është kryer pothuajse në traditë, këtu në mërgim, që ngjarja më e rëndësishme të atdheut, 28 nëntori, festohet me mbrëmje vallëzimi. Ku mblidhen shqiptarët të veshur bukur, burrat me kostume, gratë me tualet të rëndë dhe hanë e kërcejnë. Ftohen këngëtarë nga mëmëdheu, bëhet një atmosferë festive. Njëherë në vit bashkohen shqiptarët e mërguar në një sallë ku flitet shqip dhe këndohet shqip. Por ngandonjëherë mbrëmja degradon…

Por unë doja diçka më të veçantë dhe kështu mblidhemi rrallë. Bashkërisht shkuam në Quins Park dhe ngritëm flamurin. Kënduam himnin kombëtar, u emocionuam. E kuptuam, sa më shumë shkojnë vitet në mërgim, plakemi, aq më të malluar jemi me vendlindjen.

Tani po udhëtojmë drejt verilindjes të Kanadasë, të vendit të dytë në botë për nga hapësira territoriale. Pas disa orësh udhëtimi makina preu djathtas. Tabela e madhe në krah të rrugës na paralajmëronte se po i afroheshin qytetit të Kingstonit. Në qendër të qytetit ndaluam për të pinë kafe  dhe shpirë këmbët. Parkuam makinën. Përballë nesh ngrihej godina madhështore e hijerëndë bashkisë së qytetit, ndërtuar me gurë të gdhendur në stilin tradicional anglez. Pazari i madh si dhe godinat  përreth, të gjitha karakteristike, dy dhe tre katesh, të punuara me shije, të lyera me ngjyra pikante.

Shiu kish pushuar, por ndjehej era pak e ftohtë që vinte prej liqenit.

Pimë kafen e famshme të Tim Hortonsit, të themeluar nga lojtari i hakit. I hipëm makinës dhe u nisëm drejt bregut të qytetit.  Atje ku ndodhen fortesat e famshme dhe ku do të mësonim më shumë histori dhe ngjarje. Kingstoni është një nga qytetet më të vjetra të Kanadasë.

Qëndruam në copë herë në një verandë çlodhëse, shumë pranë liqenit, të lyer me ngjyrë të gjelbër, të ndërtuar prej vendasve. Grave tona u pëlqente të sodisnin liqenin prej aty. Kjo verandë të krijonte me të vërtet një ndjenjë intime dhe çlodhje. Gratë bënë disa fotografi, na u lutën dhe neve të pozonin me to.

Disa metra më larg prej verandës, ngrihej madhështore fortesa Murney. Fortesa ishte rrethuar me një kanal të gjerë, të punuar në gurë solidë. Kanali përqark kullës  tashmë është pa ujë dhe fortesa lidhet me një urë të vogël metalike. Nuk më rihej pa hyrë në atë fortesë të rrallë, ndërtuar me gur e mure solidë. Kaluam urën e ngushtë, përkulëm kryet për shkak të hapësirës së ulët e të ngushtë të hyrjes. Korniza e derës dhe dera ishin veshur me çelik të trashë. Hymë pak me ndrojtje në fortesën e ngurtë. Përpara na doli një vajzë e pashme, me dy bishtaleca të trasha të verdha, e të hedhura mbi gjoks. Ajo ishte veshur me kostumin tradicional të asaj kohe.

-Quhem Stela,- u prezantua ajo. Na zgjati dorën bardhoshe, topolake, na takoi dhe buzëqeshi bukur. Përnjëherësh iu krijuan dy gropëza të vogla në faqet bardhoshe.

Paguam çmimin simbolik për person, për të hyrë brenda në fortesë dhe mësuar sa më shumë histori. Vajza e quajtur Stela, qëndroi përpara një harte dhe filloi të na fliste për vendndodhjen, historikun e qytetit të Kingstonit e të fortesës në fjalë.

Ndoshta ky qytet mund të ish dhe sot kryeqyteti i Kanadasë. Kryeministri i parë i  vendit John Aleksandër Macdonal, lindur dhe rritur në këtë qytet, së bashku me të tjerët, propozuan për këtë qytet. Ata ishin të mendimit, duke u nisur për nga vlerat historike, ta bënin Kingstonin kryeqytet, – nisi bisedën ajo:- Këtu u mblodhën nismëtarët, baballarët e kombit dhe morën vendimet e para historike për bashkimin e provincave dhe formimin e një shteti të ri që pritej të krijohej. Atëherë vetëm dy provinca ishin për bashkimin në federatë, provinca e Ontarios dhe provinca e Kibekut. Por nuk ishte i të njëjti mendim mbretëresha e Anglisë, Viktoria.  Ajo për shumë arsye kundërshtoi mendimin e tyre. Mendimet e saj ishin shumë  të drejta e të rëndësishme. Së pari, kryeqyteti duhej të ishte sa më larg kufirit prej Amerikës dhe qendër midis dy provincave. Mbretëresha Viktoria propozoi për kryeqytet, kryeqytetin që është sot, Otavën.

Qyteti i Kingstoni ndodhet në lindje të provincës së Ontarios. Ja këtu tek ne liqeni i madh i Ontarios nisën e ngushtohet dhe shndërrohet në lumë të gjerë, bëhet lumi i Shën Lorencës. Kingstoni gjendet midis dy qyteteve të rëndësishme të Kanadasë: Torontos dhe Montrealit. Siç do ta mësoni qyteti i Kingstonit është një nga qytetet më të vjetra të vendit dhe me shumë histori dhe ngjarje. Siç ju thashë këtu u hodhën themelet e para të ardhmërisë së Kanadasë. Biri i këtij vendi udhëhoqi drejt bashkimit dhe përparimin shtetin e porsa krijuar të Kanadesë.

Qyteti i Kingstonit nisi të merrte frymë dhe jetë  e të zhvillohej në shekullin 17, për shkak të gjirit të ngrohtë. Nyje lidhëse e lundrimit e marrëveshjeve tregtare me banorët vendas dhe e ardhësve të tjerë. Aty nga viti 1673 kjo zonë ishte nën influencës e franceze dhe të guvernatorit të Francës së re Luis de Boade de Frontenak. Vite më vonë pas disa luftërave, përplasjeve dhe betejave midis francezëve e anglezëve, ndodhën ndryshime të rëndësishme,si pozitë strategjike, ndikim dhe qeverisje. Në vitin 1783 kjo zonë kaloi përfundimisht nën influencën Angleze dhe u quajt ‘qyteti i mbretit’ për nder të mbretit anglez të asaj kohe, George i III.(Gjergj)

Fortesa Murney u ngrit në këtë vend strategjik për të mbrojtur vendin prej pushtimit të armikut, Amerikës. Fortesa Murney përbëhej prej tre kate. Për çdo rast të mundshëm lidhet me dalje dhe kanale të nëndheshme. Në katin qendror janë ekspozuar stenda të ndryshme. Ky kat ka qënë vend pritje, qëndrimi, fjetjeje, veshje të ndryshme dhe shtretër. Luftëtarët qëndronin aty me gjithë familje. Ne pamë gjithashtu veshje të ndryshme femrash. Nëpër muret e ngurta ishin varur stenda të ndryshme ku paraqiteshin ngjarjet të rëndësishme të kohës. Kishte shumë ilustrime, pamje beteje dhe pamje të fortesës së viteve të shkuara. Tullumbi gjendej në krahun e majtë, në qoshe të fortesës, ku luftëtarët dhe familjarët laheshin dhe shuanin etjen. Gjithçka ishte e rëndë, impozante, me vulën  e kohës, në të cilën ishte ndërtuar kjo fortesë. Stufa e nxirë nga koha dhe përdorimi, vendi i gatimit, si dhe të gjitha orenditë e tjera shtëpiake. Të gjitha të ruajtura me besueshmëri.

Stela na udhëhoqi në katin e nëndheshëm. Te ky kat të çonte një shkalline e ngushtë metalike. Ndërtuar me gurrë të mëdhenj, dyer prej hekuri, të trasha, të rënda. Kati i përdhes kishte labirinte dhe shumë të ndara. Të katër anët e pjesës së nëndheshme të fortesës qenë të mbushura me frëngji të ngushta. Prej aty kishe përpara një pjesë të liqenit, mund të mbroheshe dhe njëherësh zgjasje pushkën e të qëlloje. Kishte vende ku luftëtarët bënin roje dhe vigjilonin. Vende të veçanta, të mbrojtura nga lagështia ku vihej baruti. Depo armatimi, qyle çeliku, veshjet e natës, uniforma luftëtarësh, shpata, heshta. Pas çdo shpjegim të Stelës emocionoheshin dhe përnjëherësh përfytyronim afrimin e anijeve të kundërshtarit. Lëvizjet e nxituara të luftëtareve, mbushjen e pushkëve dhe topave, shpërthimin e gjyleve, zjarrin e luftës së madhe, tymin e barutit. Klithmat e luftëtarëve të plagosur, gjakun e derdhur, shqetësimin dhe frikën e familjarëve.

Më pas Stela na shoqëroi në katin e tretë. U ngjitën nëpër shkallë të trasha të ngurta. Ajo me vështirësi shtyu derën e trashë, të drunjtë e të thurur me kasë metalike. Nga brenda pamë që kish një lloz të madh, që futej thellë në mur. Kjo derë mund të mbyllej e të sigurohej mirë prej topçinjve, në mënyrë të vazhdohej lufta, e sikur kati i parë të pushtohej pabesisht prej armikut. Shumë pranë dëgjuam zhaurimën e ujit të liqenit. Kati i tretë ishte ngritur dhe shtruar me gurtë të mëdhenj për të përballuar edhe gjylet më të rënda. Në qendër të hapësirës të katit të tretë, vërtitej mbi shina një top i madh dhe shtrati i tij me trarë të trashë dhe kordon metalik.

-Aso kohe shembulla si ky top dhe fortifikim kishte vetën në disa ishuj, pika mbrojtëse në detin Mesdhe,- na shpjegoi Stela, pastaj vazhdoi:- E sikur nga secili skaj të liqenit të afroheshin anijet e armikut, përsëri mund të kapeshin dhe asgjësoheshin prej rrezes së topit.

Vështronim me vëmendje rreth e rrotull. Punimi dhe ndërtimi inxhinjerik i kësaj fortese dhe e topit të madh ishte vërtet i rrallë për kohën.

-Siç e shihni gryka e topit përfshin të gjithë hapësirën e liqenit që shtrihet përpara nesh,- na sqaroi me krenari Stela dhe shtriu krahun përpara: -Topi qëllonte drejt e në shenjë dhe mbrohej fare mirë nga këto mure të trasha dhe të larta.

Të emocionuar vështruam hapësirën e ujit të liqenit që shtihej përpara, si në pëllëmbë të dorës. Topin e madh dhe muret përreth. Nëpër xhepat e mureve kishte gjyle çeliku të madhësive të ndryshme. Për një moment përfytyruam afrimin e anijeve të kundërshtarit, thirrjet e topçinjve, vendosjen e gjyleve dhe gjëmimin e madh të zbrazjes së topit. Lëkundjen e anijeve të gjuajtura prej gjyleve të topit të madh. Klithmat e trembura të marinarëve dhe luftëtareve. Goditjen gjëmëmadhe dhe mbytjen e anijeve në ujërat e ftohta e liqenit.

-Në Kingston kemi gjithashtu dhe disa kulla fortifikimi të këtilla. Ato janë ndërtuar përgjatë bregut të qytetit dhe janë Nacional Historike për vendin dhe vlerat që kanë vlera. Këto kulla fortifikimi janë të rralla për llojin e vet, -vazhdoi të na sqaronte Stela:- këto kulla fortesë, janë pothuajse të njëjtë si kjo që shihni. Kullat fortesë:

Mortallo, Murney, Shoal, Cathkart, Fort Frederik. Më e madhja për nga mënyra e shtrirjes dhe rëndësisë është Kulla fortesë Fort Henry. Kjo fortesë është më strategjikja e mbrojtjes angleze të  Amerikës së veriut, që shkon deri në perëndim të qytetit të Kibekut. Gjithashtu kjo fortesë kontrollonte trafikun e lundrimit të lumit të Shën Lorencës dhe liqenit të Ontarios. Këto kulla, fortesa kishin një rëndësi të padiskutueshme fortifikuese, mbrojtëse dhe u ngritën nën kërcënimin e një ataku të mundshëm prej armikut të pritshëm. U ngritën, për të mbrojtur Kingstonin dhe Rideau Kanal. Fill pas luftës që u zhvillua në vitin 1812, pushtimit amerikan dhe mbrapsjes së tyre deri në kufijtë që janë sot…

-Ju lutem Stela, ka mundësi të më thoni, sa luftëra u zhvilluan, sa sulme u sprapsën fill pas ndërtimit të këtyre kullave të fuqishme fortifikuese? Sa beteja u bënë dhe sa anije të armikut u mbytën, aty në liqen? -pyeta i paduruar Stelën.

Stela më vështroi një copë herë me habi. Me gishtat e hollë trazoi gërshetin e madh. Pastaj buzëqeshi ëmbëlsisht. Përsëri iu krijuan dy gropëza të mrekullueshme të faqet bardhoshe.

-Hëm!- ia bëri:- Më pyetët sa luftëra u bënë, në mos gabohem apo jo?

-Po,- i thashë.

Stela u mor një copë herë me gërshetin madh. U mërzit, e hodhi pas shpine, pastaj foli me përtesë, gati me indiferentizëm:

-Fatmirësisht kullat fortifikuese të qytetit të Kingstonit  nuk e provuan kurrë testin dhe shijen e luftës.

-Ah!- ia bëra dhe përnjëherësh më erdhën nëpër mend kullat dhe kështjellat e përzhitura, të rrënuara prej rrëmetit të vazhdueshëm të luftërave të vendit tim të dashur, Shqipëri, që gjendet mijëra kilometra larg prej këtu. Mijëra vjet përgjakje dhe histori. Si rrallë kush. Përgjatë shekujve ne kemi bërë mijëra përleshje dhe luftëra për ekzistencë. Kemi nxjerrë qindra dhe mijëra trima dhe heronj, por sa kemi lënë për brezat e ardhshëm, shumë pak fakte dhe histori. Një gur kështjelle e ka ngarkuar fshatari në gomar për të ngritur një avlli. I kemi ngritur heronjtë, vlerësuar dhe pas një kohe i kemi nëpërkëmbur dhe zhvleftësuar. Dikur në këtë vend u bë vetëm një luftë, në vitin 1812. Për këtë luftë kanë ngritur kudo lapidare dhe po lënë pas shumë histori…

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Kristaq Turtulli, Udhetim ne pervjetor

Pema e Krishtëlindjeve 2013 në Rockefeller Center do të ndezi 45 mijë diritat shumëngjyrshe

December 4, 2013 by dgreca

Ky është viti i 81-të i kësaj ngjarje vjetore, që  bredhi llojit Norvegjia Spurce, i cili është 76 – foot – këmbë, dhe që është 47 foot – këmbë në diametër dhe që peshon rreth 12 ton . Pema kësaj rradhe është vlerësuar të jetë rreth 75 vjeçare. Ajo është stolisur me më shumë se 45.000 dritat multi – ngjyrëshe, me energji-efektive LED , dhe në krye është e zbukuruar me një yll kristal Swarovski i gjatë e i gjërë 9 ½ foot këmbë me energji -efektive LED /

Nga BEQIR SINA, New York City/

NEW YORK CITY : Gazeta e përditëshme njujorkeze Daily News, shkruan, :”Nëse jeni në Nju Jork, nëse jeni duke planifikuar për të vizituar qytetin e New Yorkut, sot do të ishte një rast i mirë për të parë, pemën e Krishtlindjeve në Rockefeller Center, ceremoninë e ndriçimit vjetor të pemës,. Këtë vit (2013) pemë ndriçimi i ashtuquajtur  Christmas Tree Light Rockefeller Center (e njohur edhe sindezja e dritave të pemës së Krishtlindje në Qendrën Rockefeller), në Nju Jork, është caktuar të mbahet sot të mërkurën, 4 dhjetor, 2013 në ora 8:00 e darkës me kohën lokale.
Sipas faqes së internetit TheTreeNYC.org, pema e Krishtëlindjeve 2013 e cila është ngritur të premten 8 nëntor 2013 (ndërkohë qëceremonia e ndriçimit është sot në 4 dhjetor),  është e caktuar paraprakisht të hiqet nga qendra Rockfeller më 7 janar, 2014.Ndriçim zyrtar i saj do të ndodh, që ajo të ndriçohet çdo ditë nga ora 05:30 e mbrëmjes deri në orën 11:30 të çdo nate. Me përjashtim të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri që bredhi do të qendroi i ndezur 24 orë pa i fikur dritat e dekorit mahnitës.

Pra, në 25 dhjetor në Krishtlindje, pema do të qendroj e ndriçuar për 24 orë . Në natën e Vitit të Ri, dritat kanë për t’u fikur në orën 9:00 të darkës, në pritje të festimit të Vitit të Ri në Times Square, me kohën e rënjes së Globit ndriçues.

“2013 Christmas Tree në Rockefeller Center ”

Leona Lewis dhe Ashanti janë ndër ata që kan konfirmuar deri tani për të marrë pjesë në spektaklin tradicional për Krishtëlindje në sheshin Rockefeller Center, organizuar nga televizioni NBC-së, i cili ka studiot e tij në këtë qender
Atyre do t’u bashkohen edhe interpretues të njohur si Audra MekDonald , Alauren Alaina , Mary J. Blige , Toni Braxton , Mariah Carey , Kelly Clarkson , Kenny ‘ Babyface ” Edmonds , Goo Goo Dolls , Ariana Grande , Jewel dhe The Rockettes .
NBC ka eskluzivitetin e transmetimit televizivë gjatë ndriçimit të pemës më të famshme në botë Pema e Krishtlindjeve, me një transmetim të drejtpërdrejtë nga Qendra Rockefeller në New York City nga ora 8 deri në orën 9 të darkës.
Ky është viti i 81-të i kësaj ngjarje vjetore, që  bredhi llojit Norvegjia Spurce, i cili është 76 – foot – këmbë, dhe që është 47 foot – këmbë në diametër dhe që peshon rreth 12 ton . Pema kësaj rradhe është vlerësuar të jetë rreth 75 vjeçare. Ajo është stolisur me më shumë se 45.000 dritat multi – ngjyrëshe, me energji-efektive LED , dhe në krye është e zbukuruar me një yll kristal Swarovski i gjatë e i gjërë 9 ½ foot këmbë me energji -efektive LED – .
Bredhi i sojit norvegjes është pronë e pyllit të familjes Vargoshe . 95-vjeçaria Eleanor Vargoshe, e zonja e shtëpisë, e ka bërë simbolikisht goditjen e parë me tokmak të pemës së re, dhurat për Nju Jorkun –  në Rockefeller Center me rastin e Krishtlindjeve. Pema me një ceremoni zyrtare është nisur nga fshati Shelton në Connecticut, dhe është e dyta pemë dhurat për Nju Jorku, në gjashtë vitet e fundit në Rockefeller Center, një nga traditat më të famshme në Shtetet e Bashkuara .
Sipas Enstar kjo traditë e Krishtëlindjeve transmetohet çdo vit nga kanali televizivë NBC, e cila organizon pothuajse për çdo mëngjes dhe natë, spektakle me interpretues me emra të mëdha artistësh dhe këngëtarësh amerikan, duke filluar qysh me ceremoninë e  natës së parë të ndriçimit të pemës së Krishtëlindjeve në qendrën Rockfeller në Nju Jork, sot në roën 8 të mbrëmjes.

Një ndër televizionet më të shikuara amerikane dhe më të vjetërit, NBC – i cili e ka bazën e tij në New York dhe pikërishtë në një gradaciele të kësaj qendre, ka organizuar për çdo vjet ceremoninë në Rockefeller Center për ndriçimin e  pemës . NBC, ja, ka qenë i parë kanal televizivë amerikan në ndriçimin e kësaj me transmetim televizivë drejtëpërsëdrejti qysh në vitin 1951. Kjo ka ndodhur gjatë transmetimit me spektaklin e asaj kohe  ” Kate Smith Show . ” e cila, vazhdoi të jetë një ikonë e ekranit amerikan në mbarë vendin me shown televiziv ” Howdy Doody ”  1953-1955 .
Pas ceremonisë së ndriçimit , pema do të mbetet e ndezur në mes orës 5:30 deri në 11:30 dhe për 24 orë vetëm në ditën e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri . Dita e fundit për të parë bredhin e famëshëm të Krishtëlindjes do të jetë 7 janari 2014 . Më pastajPema e Krishtëlindjes në Qendrën Rockfeller në Nju Jork, do të grihet në lëndë druri dhe do të shitet, që fitimet të u dhurohen për të ndihmuar njerëzit e varfër nëpërmjet shoqatës bamirëse Habitat for Humanity .
Pjesëmarrja për ceremoninë e ndriçimit është i lirë , por është e rekomandueshme për të shkuar atje pak më heret, ngaqë ka për të pasur dhjetramijëra njerëz që mblidhen çdo vit, për të parë ngjarjen në Rockefeller Center, kur sot do të ndizet Pema e Krishtlindjeve 2013.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Pema e vitit te ri, Rockefeller Center

PROMOVIM NË NEW YORK- VATRA & KONSULLATA E KOSOVËS

December 3, 2013 by dgreca

FEDERATA VATRA DHE KONSULLATA E KOSOVËS NË NEW YORK PROMOVOJNË“INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË” TË ASTRIT ZEMAJ, KONSULL NË FARNKFURT

Në bashkëpunim me Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në New York, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me seli në New York, promovon librin mbi intervenimin e NATO-s në Kosovë, nga autori Astrit Zemaj, Konsull i Kosovës në Frankfurt, Gjermani.
Promovimi do të bëhet ditën e Premte me 6 dhetor, n’orën 6 pm, në Monroe College, ne adresen:

2501 Jerome Avenue,

 Bronx, NY 10468.

Për librin do të flasë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Ambasador Bekim Sejdiu, i cili është edhe recenzent i këtij botimi, ku trajtohen aspeket politike, juridike e ushtarake të intervenimit të NATOS-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
   Në promovim do të jetë prezent edhe autori, Konsulli Zemaj, i ardhur nga Gjermania.
Jeni të lutur që të lajmroni rrethin tuaj, që të marrin pjesë në këtë promovim, natyrisht ata që dëshirojnë. Në mënyrë të posaçme porositen kryetarët e degëve të New York-ut që të lajmrojnë antarët e tyre.

Mirë u pafshim në tubimin e promovimit!

KRYETARI I VATRES

Gjon Buçaj.

Ne foto: KONSULLI  ZEMAJ GJATE USHTRIMIT TE DETYRES

Filed Under: Komente Tagged With: Bekim Sejdiu, Gjon Bucaj, Konsullata e Kosoves, New York, Vatar

LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI

December 3, 2013 by dgreca

JO AMBASADOR NË ZVICËR BIRIT TË XHELIL GJONIT, NJËRIT PREJ PERSEKUTORËVE TË DIKTATURËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Disa ditë më parë shtypi i Tiranës njoftoi se ish-deputeti i PS Ilir Gjoni ishte zgjedhur nga Edi Rama kandidat për Ambasador në Zvicër. Publiku shqiptar e ka shumë të freskët reagimin e Ilir Gjonit kur kryetari i PS nuk e ripërfshiu në listat e deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit. Tekstualisht Ilir Gjoni i tha Edi Ramës se « fisi i tij nga veriu në Jug do ta mbyste me pështyma pa marrë parasysh gjatësinë e liderit të PS. » Nuk di se si tingëllon kjo për opinionin, kërcënim, fyerje, presion apo të tria bashkë. Pas kësaj, Edi Rama e zgjodhi Ilir Gjonin si Ambasador në Zvicër. 
Ndërkohë sipas lajmeve të orëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kolegët e deputetit Ilir Gjoni e aprovuan kandidaturën e tij për të ardhur në Zvicër si Ambasador, ndërsa gazeta e PS Zëri i Popullit, e themeluar prej ish-diktatorit, botonte lajmin se dora vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati mbronte integritetin e kandidatëve, dmth i dilte në krah Ilir Gjonit. 
Ky reagim prej Ditmir Bushatit është i kuptueshëm. Në Komisionin për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, përveç deputetëve të PS, votuan për Ilir Gjonin edhe deputetë të PD-së që janë Aldo Bumçi, Jozefina Topalli, Gerti Bogdani dhe Kastriot Islami. I keni dëgjuar si bëjnë blabla deputetët e PD-së kur është puna për të konsumuar retorikë për bijtë e ish-Anëtarëve të KQPPSH? Po përse heshtën kësaj here ? A nuk është Ilir Gjoni i biri i Xhelil Gjonit, ish-Anëtarit të KQPPSH? 
Po ua jap unë një përgjigje, një version, si e arsyetoj unë, se përse nuk kakarisën as për propagandë ata që „na krenohen se e kanë rrëzuar ata diktaturën“. Sepse po të reagonin edhe për retorikë, deputetët e PS do t’ju përgjigjeshin: „Po ku keni gojë ju të flisni, a nuk e mbajtët për tetë vjet Ambasador në Zvicër, për dy mandate rresht, një ish-kandidat të KQPPSH. Siç ishte Mehmet Elezi ! Dhe ky shkëmbim retorike sa për teatër do të mediatizohej – e populli do të dëgjonte një të vërtetë! Pradaj preferuan të heshtin e ta votojnë Ilir Gjonin. 
Unë nuk do të merrem me Ilir Gjonin. Mund të ketë CV të pasur dhe integritet të pastër. Po a mund të jetë kjo mjaft për të qenë përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, kur i jati i tij Xhelil Gjoni konsiderohet si një nga persekutorët më të zinj të regjimit komunist?!
Ne themi shpesh se më 22 mars 1992 rrëzuam diktaturën. Ndërsa prej parlamentit të parë pluralist, që doli prej zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Xhelil Gjoni ishte deputet i PS. A kishte të drejtë morale që ky persekutor i regjimit të kishte këtë vend? 
Po ashtu, prej zgjedhjeve të 1997, Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit ka qenë deputet i Parlamentit të PS për 4 legjislatura, ka qenë edhe Ministër i Punëve të Brendshme, dhe tani pret vetëm firmën e Presidentit Bujar Nishani që të fluturojë e të vijë si përfaqësues i shtetit shqiptar në Konfederatën Helvetike.
Karrierën e bujshme të Ilir Gjonit në demokraci e përmenda për t’i bërë të reflektojnë ata që thonë se meqë është i biri i ish-eksponentit të diktaturës, të mos bëjmë luftë klasash kundër tij! 
Ilir Gjoni, si bir i Xhelil Gjonit, në diktaturë ka pasur të gjitha privilegjet që kanë rrjedhur prej kësaj dhe kjo nuk e ka ndalur aspak që të ketë karrierë të shkëlqyer në «demokraci»! 
Ndërsa viktimat e regjimit diktatorial kanë mbetur viktima të këtij sistemi hibrid që ekziston sot në Shqipëri. 
Xhelil Gjoni nuk ka kërkuar kurrë ndjesë për rolin e tij të zi kundër inteligjencies. As Ilir Gjoni nuk e ka dënuar diktaturën, nuk e kemi dëgjuar kurrë të thotë se „Unë Ilir Gjoni distancohem nga bëmat e tim eti dhe dajës tim, që është Hysni Kapo, i cili konsiderohet nga vetë bashkëshortja e tij Vito Kapo, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të diktatorit ».Le të hapet debat për opinionin publik. Ku janë opinionistët. Le të më thonë që gaboj. 
Unë i bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos e firmosë. Këshilltar i Presidentit të Republikës për Kulturën është edhe Amik Kasoruho, një ish i burgosur nga regjimi komunist, i cili e njeh kalvarin e vuajteve që kemi përjetuar ne të mëdhenj e të vegjël nga një diktaturë mizore që nuk i fali as fëmijët e viktimave dhe i bëri të vuanin pa as më të voglin faj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, Jo te birit, leter Nishanit, Xhelil Gjonit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5035
  • 5036
  • 5037
  • 5038
  • 5039
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT