• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Flamuri i aneksimit te Shqiperise ne Dervican ne prani te Janullatosit

November 29, 2013 by dgreca

Në Derviçan shpaloset Flamuri i Aneksimit të Jugut të Shqipërisë, i pranishëm edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos/

 Nga Arben LLALLA/

Kur ofrova për lexuesit të dhëna rreth origjinës nga Çamëria të kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit kisha parasysh rrënjët e tij të gjakut shqiptar, por jo ndërgjegjen e tij kombëtare.

Sot do të sjellim fotografitë ku shihen qartë ngritja e flamurit për Aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Autonomis së Vorio Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anasasios. Besoj se hirësia e tij Anastasios nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë.

Më 15 Gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan gjatë festës fetare dhjetra të rinjë kishin veshur bluze me simbolet të ushtrisë së andartëve grek që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 dhe shpallën shkëputjen e jugut të Shqipërisë duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina.

Tolerimi i shtetit shqiptar ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë grekët do na të ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për tu kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën.

Siç duket afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së Auronomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 19142014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grek që nuk duan fqinjësinë e dy vendeve por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorit e Shqipërisë. Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që ti shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike nuk janë ndjenjat anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvedije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë njerëzore për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.

 Vërej: Pas botimeve të dy studimeve të mia në lidhje për origjinën shqiptare të kryetarit të Greqisë z.Karlos Papulia dhe të kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit, ka patur disa reagime të publicistëve grek në gazetat e printuara dhe elektronike, por unë do ti këshilloja që të reagonin me kundër argumenta dy personalitetet me ndërgjegje kombëtare greke z.Papulia dhe z.Janullatos për origjinat e tyre shqiptare, pra atë të gjakut dhe jo të reagojnë disa papagaj që vetëm çirren me akuza politike.

(Ne Foto: Te rinjte ne Dervican me flamurin e pavaresise se jugut te shqiperise, 15 gusht)

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, flamuri i aneksimit te jugut, Janullatos, ne Dervican

Kosova- Luftrat e tjera

November 29, 2013 by dgreca

Nga Zeno Jahaj/

Për Kosovën duhet të zhvillohen, së paku, edhe dy luftra.Luftën e parë e ka vetë Kosova me vetveten. Të bëjë shtet. Përndryshe nuk do të mundë të kuptohet as me fqinjët që kanë mbi një njëqindë vjet mbretërira apo shtete.

Luftën tjetër e ka Europa me vetveten, më saktë zemra e Europës me periferinë e vet, e cila ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Zemra e Europës e njeh Kosovën. Përkundrazi, pesë shtete të periferisë së Europës nuk e njohin atë.

Dikush thotë që arsyeja pse Spanja, Greqia, Sllovakia, Qipro apo Rumania nuk e njohin Kosovën është se këto shtete vuajnë vetë probleme të heterogjenitetit të popujve të tyre e, për rrjedhim, tremben se mos njohja e pavarësisë së Kosovës bëhet shembull për prirjet shkëputëse në to. Kjo mund të jetë një arësye, por jo e gjithë arësyeja, madje jo arsyeja themelore. Katalonja nuk i lindi sot Spanjës. Rumanisë nuk ia nxiti Kosova Transilvaninë. Sllovakia u nda shumë më përpara sesa Kosova. Qiproja ka afro gjysmë shekulli që po ha çfarë gatoi sëbashku me Greqinë. Nuk ishte Kosova si shembull.

Arësyeja e vërtetë qëndron tjetërkund: Spanja, Greqia, Rumania, Qipro e Sllovakia kanë mbetur periferia e Europës, jo vetëm në gjeografi. Papunësia në zemër të Europës është deri në 10%, në periferi ajo shkon sa dy e trefishi, pikërisht me Spanjën e Greqinë të mbajnë rekordet. Pikërisht këto vende renditen me ardhurat më të pakta për frymë në krahasim me tërë vendet e tjera të Bashkimit Europian, me Sllovakinë në vendin e 41-të, Rumaninë në vendin e 60-të, Greqinë në vendin e 42-të e Qipron në vendin e 40-të. Do të ishin pikërisht këto shtete, të cilat, me shpërdorimin e borxheve ndaj Europës, e vunë në pikëpyetje vetë egzistencën e Bashkimit Europian.

Por pas patriotizmit periferik europian për të mos pranuar realitetin e Kosovës duket se qëndron një arësye akoma më e thellë. Spanja e vuan akoma që shtatë shekuj i kaloi nën pushtimin mysliman e arab. Greqia, Qipro e Rumania duket se kanë të vështirë të ndahen nga pasojat e biznatinizmit e nga katër shekujt nën sundimin otoman. Sllovakia vuan akoma inferioritetin e një vendi që ka vetëm njëzet vjet identitet si shtet-komb.

Kësisoj Kosova më së pari duhet të merret me veten. Përkatësinë europiane ta plotësojë me standarde europiane. Të ruhet të mos bjerë në mentalitete, sjellje apo orientime jashtëeuropiane. Për të arritur këto standard, Kosova ka një fat të madh: ka me vete zemrën e Europës, praktikisht atë pjesë të Europës e cila, në Kosovë dhe për Kosovën, bëri luftën e parë të saj për vlera dhe jo për territore.

Lufta tjetër e Kosovës është që, në krah të zemrës së Europës, të fitojë periferinë e Europës.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, luftrat e tjera, Zeno jahaj

Vatrani nga nga Nju Jorku, dërgon në Londër 300 distinktiva me flamurin Kombëtar

November 29, 2013 by dgreca

NEW YORK-Një veprimtar i dëshmuar i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Sejdi Husenaj anëtari i herëshëm i shoqatës Vatra (Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA), ka zgjedhur t’a festojë krejt ndryshe festën e pavarësisë ditën e flamurit. Ai ka përgatitur një dhurat speciale për Ambasadën e R. Shqipërisë në Londër – duke dërguar me këtë rast 300 distinktiva nga Nju Jorku me flamurin tonë kombëtar, për t’ua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe.. Kjo seri e këtyre distiktivave është bërë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit në serinë e simboleve kombëtare me rastin e kësaj feste dhe qarkullon në tregun shqiptarë, edhe këtu në Amerikë në dyqanet e suvenireve.Fotogrtafia e distinkitës paraqet një flamur kuq e zi me shkabën e zezë me dy koka rrethuar me një reth ngjyrë floririri, dhe janë publikuar në “Facebook” dhe në rrjetet tjera sociale, nga Shkëlqesia e Tij Z. Mal Berisha, Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.I cili ka shkruar se : Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, secili gjen mënyrën e vet për të uruar dhe festuar Ditën e Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Miku im i shtrenjtë z Sejdi Hysenaj nga Nju Jorku më uroj Festën e Flamurit me një dhuratë shumë kuptimplote, të bukur dhe mbresalënëse: Më dërgoi nga Nju Jorku – disa qindra distinktiva me flamurin tonë kombëtar për t’ua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe. Dua t’a falenderoj mikun dhe vëllain tim Sejdi Husenaj dhe po ashtu t’u uroj nga zemra gjithë bashkëatdhetarëve tanë kudo që janë e veçanërisht atyre në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë:

“Gëzuar Dita e Flamurit tonë Kombëtarë!”Ndërkohë, zoti Husenaj është shprehur se “Kam qenë i motivuar nga festa jonë e madhe, e 28 Nëntorit, Dita Kombëtare e Flamurit  – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, duke menduar gjatë se çfarë të dhurojë me rastin e kësaj feste, duke bërë një dhurat të thjesht dhe tepër simbolike që të jetë unike dhe mbresalënëse  dhe të prezantojë në mënyrën më origjinale urimin tonë kombëtarë për këtë festë, lidhjen tonë me bashkëatdhetarët tanë në Britaninë e Madhe, si vëllezër të një gjaku”, citohet të ketë thënë ai, duke ia uruar të gjithë bashkëatdhetarëve :”Gëzuar 101 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!” /Beqir Sina/

 

Filed Under: Featured Tagged With: 300 distinktiva, Londer, Sejdi Husenaj, vatrani nga Nju Jorku

CILI ISHTE DREJTORI I PARË I GAZETËS TË QEVERISE SË VLORËS ” PËRLINDJA E SHQIPËNIËS”

November 29, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA*

1.

Emri i Dhimitër Beratit renditet ndër ata delegatë me atribut nga kolonit shqiptare. Është ndër firmëtarët e aktit të shpalljes së Pavarësisë .Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit.

a-Dhimitër Berati ka firmën e vecantë në aktin e shpalljes së Pavrësisë të sigëluar me D.Beratti.

b- U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” . Zgjodh anëtar i pleqësisë. Zëdhënës i qeverisë.

Delegatëtë Kuvendit kombëtar:Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, DhimitërMborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo.

2.

Disa autorë shqiptarë kanë shkruar për koloninë shqiptaret Bukureshtit si dhe për aktin e firmetarët e Pavarësisë kombëtare kanë bërë vlerësimin e tyre për figurën e ndritur  dhe rolin që ka pasur Dh.Berati  . Në këtë kontekst  Radio Vatikani bënë këtë koment:Më 15 tetor 1886 lindi në Korçë Dhimitër Berati, atdhetar, politikan e publicist. Punoi disa kohë si mësues i gjuhës shqipe, ndërkohë mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe në Kongresin II të Manastirit. Ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 1912, më pas qe delegat në Kongresin e Paqes në Paris, përkrah Imzot Bumçit e Atë Fishtës; para vendosjes së diktaturës drejtoi ministri të ndryshme në disa qeveri si dhe gazetën “Përlindja e Shqipërisë”.U detyrua të largohej nga atdheu nën këcënimin e diktaturës. U vendos në Romë, ku bashkëpunoi me pjesën më të përparuar të mërgatës dhe me revistën “Shejzat” të Ernest Koliqit.

S. Demolli në një rajvizim serioz për figurën e këtij patrioti:Dhimitër Berati është një nga patriotët e rilindjes sonë kombëtare, i cili së bashku me Dh.Zografin, Dh.Emanuilin, P.Calen, S.Ilon, Th.Floqin e V. Korçën, firmosen Aktin Historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.Dhimitër Berati lindi në Korçë më 15 tetor 1886, ku mori mësimet e para, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Politike Administrative të Universitetit të Bukureshtit. Pas përfundimit të këtij fakulteti përfundon aty edhe Fakultetin e Drejtësisë. Ndërkohë, ai përfshihet në lëvizjen patriotike për mëvetësinë e atdheut të shqiptarëve të emigruar në Bukuresht dhe në vitin 1904, zgjidhet këshilltar i kryesisë së tyre. Më 1907 kthehet në vendlindje dhe punon si mësues i Shkollës Shqipe të Korçës, së bashku me patriotët Thanas Floqi, Thoma Avrami etj. Më 1909, merr pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit dhe më 1910 në Kongresin e Dytë të Manastirit, duke spikatur si një ndër veprimtarët me të shquar të lëvizjes patriotike në qytetin e lindjes.Në nëntor të vitit 1912, Berati është një ndër organizatorët kryesorë të Konferencës së Shqiptarëve të Bukureshtit, të mbledhur me nismën e Ismail Qemalit në hotel “Kontinental”, ku u vendos që një delegacion me në krye Plakun e Vlorës, të shkojë në Shqipëri dhe të shpallë “Mëvetësinë” nga autoriteti i Turqisë. Në përbërje të këtij delegacioni, si delegat i Kolonisë shqiptare të Bukureshtit ishte edhe Dhimitër Berati, i cili së bashku me Dh.Zografin, Dh.Emanuilin, P.Calen, S.Ilon, Th.Floqin e V.Korçën firmosën Aktin Historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.Duke vlerësuar aftësitë dhe kontributin e tij për çështjen kombëtare, Qeveria e I.Qemalit e dalë nga Kuvendi i Vlorës, e emëroi Dh.Beratin kryeredaktor të gazetës “Përlindja e Shqipërisë”, e cila ishte zëdhënëse e kësaj qeverie. Më 1919, Dh. Berati shkon në Paris me delegacionin e kolonisë shqiptare të Rumanisë, për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë kundër pretendimeve të shteteve shoviniste fqinje. Në vitet 1922-’24, merr pjesë aktive në qeverisjen e vendit, si Drejtor i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie. Gjithashtu, përfshihet si anëtar i Komisionit të Përcaktimit të Kufirit në Jug të vendit me Greqinë. Në vitin 1929, emërohet sërish Drejtor i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme, kurse në vitin 1934 deri 1936, punoi si ministër i Ekonomisë Kombëtare e 1936 – 1939 ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Romë.
Në vitin 1941, Dh.Berati është ministër i Kulturës Popullore dhe zëvendësministër i Arsimit. Pas Luftës së Dytë Botërore, emigroi në Itali.Vdiq në Romë më 8 shtator 1970.

Mbretëria rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”.

3.

Dhimitër Berati  jo vetëm firmëtar por  është edhe drejtonjës i gazetës së qeverisë së Vlorës :” Përlindja e Shqipëniës”.Burimet citojnë pozicionimin e DH. Beratit si drejtonjës i kësaj gazete. Burimi i parë : U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Burimi i dytë: Në këtë gazetë zyrtare  fillimisht kryeradaktor ishte Dhimitër Berati.

B.Gace cilëson: U zgjodh delegate i kesaj kolonie per ne Kuvendin historik te Vlores, ku firmosi aktin e Shpalljes se Pavaresise Kombe-tare. Ne dokumentet e Qeverise se Vlores, emri i tij shenohet krahas Dh. Zografos, Dh. Mbrojes dhe Dh. Ilos, si delegat te kolonise shqiptare te Buku­reshtit.2) Qeveria e Vlores e ngarkoi me detyren e kryeredaktorit te gazetes “Perlindja e Shqipnies” dhe sekretar te misionit diplomatik te kryesuar nga I.Qemali.

Disa të dhëna rreth gazetës së qeverisë së Vlorës.

Gazeta e parë e shtetit shqiptar është :Pëlindja e Shqipëniës”,botim i Qeverisë së Vlorës,nxorri dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare  fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër Berati,kontribuoi publicisti Mihal Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit.

4.

Publicistika e Dhimitër Beratit. Nga autorët që kanë studiuar figurën e Dh.Beratit përmendet atdhetar, politikan e publicist shqiptar.Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar, shkruan Ëikipedia.

“Shënime historike mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve”. Shtëpia Botuese “Husi Borshi”, 2007 – 87 faqe.

Kur emigroi nga vendi ai u vendos në Romë, ku e gjejmë bashkëpunëtor të   revistës “Shejzat” të Ernest Koliqit.

Disa fakte të panjohura nga kërkimet tona ,gjejmë  parathënien që ai ka bërë librit  “Mësimeve” në vitin 1942 . DH.Berati shkruan për frashëllnjtë, Frashërin dhe Naimin ,poetin kombëtar kur ishte në moshë fare të njomë. Dh.Berati. Parathënia e ‘Mësimeve”.Dispatur, 15 tetor 1942.Ai shkruan:“Duke hyrë në Frashër nga udhë e Kokojkës,në fund të një luadhi një pirg gurësh e një tufë drurësh,që rrëfejnë gërmadhën e një shtëpie,rrëzuar 20vjet më parë…Një shekull më larg nuk shquhej gërmadhë dhe as gurë sigurisht. E ribërë është shtëpia nga themeli.Por këmbë në shekullin e XX,s’vuri asnjë nga frashëllinjtë aty.

Duke folur për Frashërin:60 vjet më parë, shprehet ai ishte – një qytet zotërinjsh të pasur.Ata fitonin me harxhe në Greqi dhe Bosnje.U rrënuan kur financimet e spahinllëkut u ndërprenë.Dhe së fundi,zbritën një nga një në emigrim.Renta e vogël shkëmbore nuk i ushqu më.Përveç ajërit të pastër,të kthjellta mbetën qiejt vjeshtor.Ajaz beu mbriti në Frashër në pronat e dhëna. Shtëpit,që i zuri syri ishin disa. Mbiemrat,që mbanin shtëpit ishin Aliçikasit,Cerasit,Bregasit,Bakasit.Alicikasit.Alicikasit kur u shtuan,populluanv Orgockën dhe Butkën.Bregasit.Bregasit formuan Goroshianin dhe Lushnjën.Bakasit.Bakasit zbritën në Koblarë,thotë Dh.B në parathënien e “Mesime”të Naimit.

Duke folur për Naim Frashrin:

“Naimi 7-8 vjeç, i hollë, i gjatë,me sytë të zezë,çkëlqyer,i zeshkët gjeç shkruante mbi kartë cingari,shkrimin e bënte me vrejtje të mëdha dhe të qaseshin pranë,që këndonte ca vjersha më një gjuhë fare të ndryshme.

Dambara, xhandara ,ta

Minrara,lanfurka,da!

Vjeshëronte kur ishte 10 vjeç

Synbyli zade almak

Kështu ka urdhëruar Perëndija,

Kur të jetë njeriu plak,

Urdhër të mos ketë fëmija.

Ky djalë vinte në vjershqarjen e një vëllake,të quajtur Tatë për të ëmën Raza duke thënë:

Qan Tata,vdiq Raza,ga

Hajfura,rimbada,fa…*

…. Dhimitër Berati. Parathënia e ‘Mësimeve”.Dispatur, 15 tetor 1942

*Msc..Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

 

Filed Under: Histori Tagged With: Dhimiter berati, Gezim Llojdia, Perlindja e Shqipmise

SHQIPTARJA 55 VJEÇARE, NENE E 3 FEMIJEVE, PO LUFTON PER JETEN

November 29, 2013 by dgreca

Mbas aksidentit një nënë shqiptare e tre fëmijëve po lufton përjetën në Jacobi Medical Center/

BRONX NEW YORK  – Një nënë shqiptare e tre fëmijëve po lufton për jetën e saj në Jacobi Medical Center, pasi u godit nga një shofer 19 vjeçar disa blloqe nga shtëpia e saj të mërkurën natën, thotë kanali televizivë News12 i qytetit ku ndodhi ngjarja – Bronx – New York.

Sipas gazetares , policia thotë se Maria Lucaj, 55 vjeç, ishte duke kaluar në kryqëzimin Neil Avenue dhe Williamsbridge Road, kurajo u godit nga një shofer 19-vjeçar krejt papritur e dalur nga rruga, Në kohën që shoferi goditi kalimtaren ishte duke e bërë një kthesë në të majtë në kryqëzimine rrugës.
Dëshmitarët okularë thonë se makina e ka “ngritur” përpjet gruan, duke e përplasur tek xhami i parë dhe pastaj e ka hedhur jashtënë rrugë pas shoferi ka provuar për të frenuar.
Nëna 55 vjeçare Maria Lucaj u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt  Jacobi Medical Center, ku policia thonë se ajo është nëgjendje të rëndë.
Policia thotë se shoferi nuk është përballur me ndonjë nga akuzat deri në këtë kohë, sa po qendron nën arrest./Beqir Sina/

Filed Under: Featured Tagged With: aksident, Beqir Sina, jacobi, Maria Lucaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5042
  • 5043
  • 5044
  • 5045
  • 5046
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT