• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Bukuresht, Lumturimi i atë Vladimir Gjikës, me gjak shqiptar, martir i diktaturës komuniste në Rumani

September 2, 2013 by dgreca

Nga Radio Vatikani/

Me 31 gusht 2013, në Bukuresht, në pavionin qëndror të Romexpo, në orën 11.00, u kremtua një Meshë solemne me ritin e lumnimit të imzot Vladimir Gjikës. Më pas u nderuan edhe reliket e të Lumit të ri, Meshtar e Martir. Kremtimin e kryesoi i dërguari i Papës Françesku, kardinali Anxhelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.

Atë Gjika u arrestua në vitin 1952, vetëm e vetëm pse nuk pranoi t’i shkëpuste lidhjet e Kishës katolike në Rumani me Selinë Apostolike. Pastaj, erdhi burgimi i gjatë e i mundimshëm. Pas një vit vuajtjesh e torturash, vdiq si martir në burgun e Zhilavës, pranë Bukureshtit, më 16 maj 1954.

Për këtë Lumnim, që lidhet drejtpërdrejt me Kombin shqiptar, sepse i Lumi i ri me gjak ishte shqiptar, pyetëm kardinalin Anxhelo Amato:

Pyetje: – Hirësi, a mund të na thoni diçka për këtë të Lum të ri, që i përket sa Rumanisë, aq edhe Shqipërisë…

Përgjigje: – Nga familje fisnike, me origjinë shqiptare, Vladimir Gjika i përdori talentet e shumta, që i kishte dhuruar natyra e hiri i Zotit, gjithnjë në shërbim të të varfërve. I kthyer në vitin 1902 në fenë katolike e i shuguruar meshtar në Paris, më 7 tetor 1923, në moshën 50-vjeçare nisi apostullimin e përkushtuar në shërbim të më të vegjëlve, më të varfërve. Në vitin 1939 vendosi të mbetej në Rumani, për të përballuar nevojat e refugjatëve polakë, pas pushtimit nazist të Polonisë.

Besnik ndaj teologjisë së tij të nevojës (théologie du besoin) ai ndihmoi me të gjitha forcat të sëmurët, të plagosurit e robërit e luftës. E vijoi këtë udhë edhe më 1948 kur, pas abdikimit dhe largimit të mbretit Mikel, regjimi komunist nisi sulmin sistematik kundër katolikëve, me synim, asgjësimin e tyre.

Pyetje: – Ç’mund të na thoni për martirizimin e tij?

Përgjigje: – Imzot Gjika, më 18 nëntor 1952, u burgos në Zhilavë, një nga kampet më të tmerrshme të shfarosjens në Rumani. Dinjiteti, falja e persekutuesve, ndihma shpirtërore ndaj të burgosurve, që vuanin përkrah tij, jeta e thellë e lutjes, e bënë shembull tepër të lartë dëshmie ungjillore. Më 16 maj 1954 u shua, pas torturave mizore në kthetrat e sigurimit të shtetit. Njeri me përshpirtëri të thellë, ithtar i ekumenizmit, dëshira më e madhe tij ishte ta shikonte të bashkuar Kishën Katolike me atë Ortodokse.

Pyetje:
– Çfarë rëndësie ka Lumnimi i Vladimir Gjikës?

Përgjgje: – Janë tre, mesazhet e tij. I pari, dëshira ekumenike. Ëndërronte unitetin e Kishës. Propozonte shenjtërinë, si mjet i domosdoshëm për të çuar përpara bashkimin e të krishterëve. Në martirizimin e miliona të krishterëve ortodoksë të persekutuar posaçërisht në Rusi e në Evropën e Lindjes nga regjimet komuniste, shikonte garancinë e një rilindjeje të vërtetë që, në logjikën e misterit të Pashkëve, duhet të sillte bashkimin e dëshiruar.

Aspekti i dytë ka të bëjë me impenjimin konkret të dhimbsurisë ndaj refugjatëve, të plagosurve të luftës, të sëmurëve, të cilët i mirëpriti, i vizitoi, i ndihmoi.

Aspetki i tretë lidhet me dëshminë e tij të martirizmit, nën regjimin çnjerëzor të stalinizmit. U detyrua t’i nënshtrohej hetimeve torturuese, ditë-natë, shoqëruar me rrahje pa pikë mëshire, aq sa t’i rrezikohej dëgjimi e shikimi, e me tipe të ndryshme varjesh. I duroi të gjitha me fe e guxim e, sidomos, me ndihmën e lutjes.

Pyetje: – Si duhet shikuar ky Lumnim?

Përgjigje: – Lumnimi i sotëm duhet parë si shenjë profetike pajtimi e paqeje, si kujtim i një të kaluare të trishtuar, që nuk duhet të përsëritet në asnjë mënyrë, e si impenjim për të ndërtuar ardhmërinë plot shpresë, bashkim vëllazëror, liri e gëzim.

Radio Vatikani

Filed Under: Histori Tagged With: gjak shqiptar, lumturimi, radio Vaticani, Vladimir Gjika

NJE PERULJE E NEVERITSHME NDAJ GREQISE

September 2, 2013 by dgreca

Nga Rasim  Bebo/ Çikago

Po kalojnë dy dekada, gjatë të cilave në Shqipёri militon prifti famëkeq Anastas Janullatos. Ai u  paraqit këtu me rekomandimin e Kostandinopojës dhe të Athinës si Eksark dhe u pranua me firmën e Ramiz Alisë.  Në mbledhjen e madhe të kishës, ndonëse me insistimin e Athinës për t’u zgjedhur kryepeshkop, një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve nuk e pranuan dhe filluan këngën patriotike “Për Mëmëdhenë”.  Por, mas mospranimit, ai doli jashtë nga një deriçkë e vogël prapa kishës, me gjithë shpurën e ardhur nga Athina dhe me disa prifto-renegatë shqiptarë e u përqendruan apostafat në hotel “Tirana”. Ku meqë duhej pranuar patjetër, se ashtu ishte urdhri nga Greqia, kjo pakicë njerëzish, trokitën  gotat dhe uruan Janullatosin, për  titullin kryepeshkop që gjoja “iu dha”, në kundërshtim të hapur me statutin e kishës. A nuk kemi këtu të bëjmë me një Sakrilegj të madh të Janillatosit?… Por dhe një përulje të neveritshme të Qeveris dhe të Akademisë së Shkencave shqiptare?…  A e mendojnë këta, vallë, se kanë lënë një prift të huaj në karrige, si një guvernator ogurzi për t’i drejtuar drejt humnerës!…

Tani së fundi, në Përmet, Janullaltosi na del edhe kundra Gjykatës Kushtetuese, e cila është organi suprem i shtetit.  Në vitin 2004, nga kjo gjykatë u dha vendimi përfundimtar, që pallati i kulturës “Naim Frashëri” do të qëndronte si monument i kombit shqiptar, me emrin e rilindësit të madh “Naim Frashëri”. Por Janullatosi pretendon, se për çështjet e “Shenjta” nuk vlejnë ligjet e shtetit dhe as kushtetuta.  Kështu ai e ktheu shtëpinë e kulturës në kishë pa përfillur asnjeri.  Janullatosi shkoi në Përmet bëri meshën greqisht dhe e quajti pallatin e kulturës “Naim Frashëri”, Kishë e Shën Mërisë së Pazarit.  Dhe prej vitit  2009, pasi futi përkrahësit e tij fshehtas brenda mureve të pallatit të kulturës,  filloi natën të ndërtojë  kishën me hov sa më të  shpejtë për ta bërë fakt të kryer. Kështu, prej vitit 2004 deri sot, qeveritarët  shqiptarë,  Fatos Nano, Sali Berisha Edi Rama kishin  heshtur. U zgjuan nga gjumi letargjik, duke hedhur kunja kundra njëri-tjetrit,  nga mesi muajit gusht  të këtij viti, për të urdhëruar  zyrën  e përmbarimit, të nxirrte jashtë pallatit të kulturës  “Naim Frashëri”, pajisjet e Kishës së Shën Mërisë së Pazarit. Zyra e përmbarimit zbatoi vendimin ligjor të Gjykatës Kushtetuese, për nxjerrjen nga pallati të mjeteve që i përkisnin kishës. Dhe këtu filloi “sherri”  sipas parimit të perëndisë greke Aresit:  Për grekët  lufta dhe shkatërrimi, çmenduria dhe kotësia e njerëzve, që i çojnë në zhdukje reciproke pa ndonjë shkak të vërtetë, përbën një realitet”.  (1).

Kristo Frashëri shkruan: “Trualli i shtëpisë kulturës, prej 600 m2, e cila mori emrin “Naim Frashëri”, përfshiu dhe truallin e kishës rreth 25 m2. Këto 25 m2 janë bërë mollë sherri. Duan të përmbysin shtëpinë e kulturës, për një kishë shumë të vogël, që qëndronte në këmbë me katër mure të rrënuar.  Ata kërkojnë të zbojnë nga Përmeti Naim Frashërin  për qëllime të errëta. (2)                                 Ku e gjeti kisha e Përmetit kurajon për të sfiduar Gjykatën Kustetuese?  Kjo kuptohet dhe nuk ka dyshim, se prapa Kishës së Përmetit, qëndron Anastas Janullatosi, i cili doli haptazi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Janullatosi filloi presionet me fjalime proteste së bashku me qeveritarët e Athinës, duke bërë shantazh, sikur Përmeti të ishte brenda kufirit grek.  Ndërhyrja e ministrisë së jashtme greke në këtë konflikt, përbën një  shkelje të rëndë diskredituese për veten e tyre dhe kundra çdo dispozite ndërkombëtare. Si mund të bëhet shteti grek arbitër në një çështje të brendshme shqiptare?. A mos vallë të gjithë ortodoksit shqiptare i quan grekë, sipas avazin të vjetër  “Cilindo ortodoks  është grek” ?.  Është e turpshme, kur me emigrantët shqiptarë në Greqi përdoret dhuna fetare për t’u kthyer nga myslimanë në ortodoksë për qëllime shoviniste. Ndërsa nga ana tjetër, zbaton ligjin e Metaksait nr. 1363 të vitit1938, që ndëshkon krimin  e proseletizmit (konvertimit fetar). Nëse ndërron fëne ortodokse, burgosesh menjëherë.  (3

Kristo  Frashëri shkruan:  “Përmeti është një qytet në të ashtuquajturin  “Vorio-Epir”, trevë të cilën Athina e lakmon ta aneksojë. Meqenëse në Përmet nuk ka banorë  grekë, nacionalistet e Athinës përpiqen ta helenizojnë me rrugë të ndryshme, nëpërmjet helenizimit të përmetarëve që banojnë në Greqi, me përhapjen e ritualit greqisht  në kishat e qytetit , me anën e pensioneve sociale nga ambasada greke, me shkollat greke, që “hirësia” mendon t’i hapë së afërmi dhe me rrugë të tjera.  Në këto rrethana, shtëpia e kulturës e cila mban emrin e “Naim Frashërit” nuk mund t’i shërbejë në asnjë çast  platformës heleniste të Athinës. Kjo është arsyeja përse Janullatosi kërkon ta fshijë”.

Të vjen keq kur mendon se Përmeti, qyteti i luleve, i kulturës rilindëse, i këngëve dhe i dasmave të kulturuara, i rakisë së dëgjuar dhe i reçelrave të shijshme, qytet i harmonisë fetare, nëpërkëmbet nga një rrufe greke në qiell të kthjellët. Këtu ka një sakrileg, për ta kërkuar te Janullatosi.

Një veprim tinëzar i rrufeshëm antikombëtar, në këtë shtrirje shqiptare, të quajtur “Vorio-Epir” në qytetin e Korçës, në mëngjesin e 11 gushtit 2012, u gdhi e rrënuar gur mbi gur “Shtëpia Monument Kulture” e Themistokli Gërmenjit dhe e Flamurit që u ngrit më 8-12-1916, e cila u shkatërrua me buldozerë të Korçës të drejtuar nga grekët e Janullatosit. Më 1917 dinakëria greke vrau patriotin Themistokli Gërmenji, sot po kjo dinakëri  hodhi në erë shtëpinë monument kulture e ngrehur për nder të tij. Pas 108 vjetëve, kjo na kujton urrejtjen e grekut  për të zhdukur rilindësit  tanë për helenizimin e Shqipërisë së Jugut .

Prof. Edwin Jacques thotë: “Trupat franceze,  dëbuan grekërt nga Korça më 27 tetor 1916. Komandanti francez, kolonel  De Skoin propozon që krahina të qeverisej nga autoritetet shqiptare. Kështu më 10 dhjetor 1916 nxori një shpallje publike që njihte pavarësinë e “Provincës  Autonome  Shqiptare të Korçës” dhe ngriti flamurin shqiptar. Gjithashtu emëroi si prefekt  luftëtarin patriot  Themistokli Gërrmenjin , heroin e vendit,  që do të bëhej protagonist i një drame tragjike.

Ai doli një administrator i zoti, formoi një këshill qeveritar dhe krijoj policinë dhe xhandarmërinë. Ngriti një sistem postar dhe nxori pulla dhe bankënota shqiptare. Hapi shkolla shqip në të gjithë fshatrat e zonës dhe mbylli të gjitha shkollat greke dhe turke. Hapi dyert t Liceut Francez në zhvillimin e arsimit dhe të shkencës. Me intrigat e kurdisura nga grekët, Themistokliu arrestohet pas largimit të kolonelit francez nga Korça, dënohet me vdekje me pushkatim më 29 tetor 1917. Dhe tani gjeneralët francezë, në kujtimet e tyre, thonë se në gjyqin e këtij patrioti shqiptar, janë bërë gabime juridike dhe detyrohemi të kërkojmë falje para historisë.  (4).

Një ditë të zakonshme, para tre vjetësh, afërsisht në këtë kohë, disa djem azganë zbresin poshtë me vetura, sikur fluturojnë dhe hynë me plot humor në kafenen e Himarës. Mbasi zunë vend në tavolina, porositën bira të ftohta, dhe pritën, por asnjë nga kamarierët nuk lëvizi nga vendi. Ata prapë i thirrën  dhe së fundi u revoltuan:.  “U ka mësuar prifti greke që mos të shërbeni kur u bëhet kërkesa shqip!”…  Pra, kjo sjellje vazhdon në disa kafene në bregdetin tonë, ndofta nga kjo polemikë e nxehte gjeti vdekjen  A. Guma. Dhe nga  polemikat e greqizimit  në  konflikte të llahtarshme, u vranë në valën më të nxehtë të vitit 1997 mbi 3500 të rinj e të reja dhe 11000 të plagosur. Në këtë zallahi gjeti vdekjen e tejdhimbjes  djali i shkëqyer i shokut tim Odisea, “i përjetshëm qoftë kujtimi i tij”. Rrënjët e të gjithë kësaj furtunë në kohë  me diell, na çojnë nga Athina, te peshkop Janullatos dhe koha e papolitizuar do ta zgjidhë këtë llahtari.

Kisha Ortodokse do të vazhdojë të protestojë për Përmetin,  thotë  Janullatosi, në një mesazh në greqisht të publikuar nga Gazeta “Bota sot” .  E bëri greqisht se përfaqëson  0,87%  minoritarë grekë,  në vend ta bënte shqip, që ta dëgjonin,  mbi 15 milionë shqiptarë kudo ku ndodhen.                                 Janullatosi  shkruan:  “Kisha ortodokse do të vazhdojë të protestojë për Përmetin”. Dhe më tej:  “E përsëris  që problemi ynë nuk bën fjalë për një ndërtesë,  por fakti është që kemi të bëjmë me një pëdhosje”. Janullatos,  sikur e keni nxehur shumë  karrigen e pamerituar që rrini, që mos të kesh të bësh  më me përdhosjen, që thoni, duhet të largoheni nga Shqipëria bashkë me erën e keqe të përdhosjes.  Dhe Janullatosi vazhdon:  “Nëse kishat tona ortodokse qenkan kundër qendrës kulturore, siç thonë ata, kush e ka kultivuar më shumë se sa ne në arkitekturë, pikturë muzikë, ndihmë reciproke ndaj njëri-tjetrit më shumë se sa kisha jonë. Pra, për çfarë qytetërimi, e kulture këta kanë ndërmend? që të vënë kumar dhe bilardo aty brenda. Këto janë ngjarje të idhta, dhe ne të gjithë e dimë që të gjithë ortodoksët në Shqipëri marrin pjesë në këtë fyerje që na është bërë”. (5).

Ju  Janullatos, edini shumë mirë historinë,  por e anashkaloni të vërtetën, prandaj po citoj disa pjesë të saj:  Janë pellazgo-Ilirët e djeshëm,  shqiptarët e sotëm, që i vunë themelet e të dyja kishave të Lindjes dhe të Perëndimit që kultivuan arkitekturën, pikturën, muzikën etj.

Ndalimi i Krishtërimit nga Perandori Trajan, si një vepër kriminale kundër shtetit në vitin 111 të e. s., shkaktoi trazira të mprehta në krahina, ku krishterimi kishte ndikim të fuqishëm, siç ishin Azia e Vogël, Afrika e veriut , Galia, Italia dhe Ballkani. Për rrjedhojë  vdiqën aq shumë të krishterë nga ajo që quhet: (Martirologjia e hershme), sa që autoritetet  e kohës, ndërtuan një monument, që mbante fjalët latine “Exticto nomene Cristianorum” (Emri i të krishterëve është shuar).

Iliro – shqiptari,  Perandori Kostandini i Madh  306-337 e. s. lëshoi një proklamatë që i dha fund persekutimit të kristianëve dhe vuri themelet e supremacisë spirituale në të dy kishat e Perndimit dhe te Lindjes.  Proklamata përmëndet nër histori si “Dekreti i Milanit”.  Ky dekret  u ktheu nënshtetasve kristianë të parandorisë të  gjitha të drejtat civile  dhe lirinë e besimit fetar që ua kishin mohuar faltoret si dhe  pasurinë që ua kishin konfiskuar. (6).

Në vitin 325 Kostandini thiri të parin këshill të Nikesë. Perfaqërsimi i 318 peshkopëve nga e gjithë perandoria, ishte me rëndësi,  sepse dëshmoi për shtrirjen e Bashkësisë Krishtere gjatë shekujve.  Kostandini ndërtoi Kostandinopolin nga viti 324 deri ne vitin 334 dhe kryesoi ceremoninë solemne të inagurimit të Kryeqytetit, i cili mori më vonë emrein e tij. Kostandinopoli, grumbulloi gjithë zhvillimin e qytetërimit Përendimor. Mbas shek V-të  (të vitit 476 kur Roma u shkatërrua nga gotët. Ndërsa Kostandinopoli jetoi edhe 1000 vjet më tepër, kur u pushtua nga Turqit më 1453 Shën. im). Roma dhe gjithe Europa Perëndimore  u pushtua nga popuj barbarë (gotët) dhe bota e qytetëruar u mbulua nga errësira e mesjetare. Gjatë asaj kohe, Perandoria Romake e Lindjes, mbajti gjallë traditat e kulturës latine dhe greke te vjetër me prejardhje pellazge.  Atje shpëtuan thesaret e letërsisë të kulturës antike. Kur Evropa u zgjua prej  gjumit të mesjetës, ajo gjeti në bibliotekat bizantine kryeveprat e kulturës  klasike që i dhanë frymëzim intelektual fazës së re të qytetërimit  që është duke vazhduar  edhe sot. (7) Justiniani (527-565), një tjetër shqiptaro-Ilir. ( Përmendet “Kodi i Justinianit”, vepra legjislative, që  është një monument historik i pavdekshëm. )Ndërtoi katedralen e Shën Sofisë, një vepër arkitekture  që e imagjinoi Justiniani vetë dhe që ka tërhequr  admirimin e botës gjatë 14 shekujve. (8).Është vërtetuar se vendi ynë ka nxjerrë dy papë dhe katër shenjtorë:   Papë Inocenti i I-rë, (402-417) Ilir, i 40-ti në radhë.Papa Klementi  XI (Xhan Francesko Albani (1700-1721), i 243-ti në radhë. (9).Shën Martini Ilirjani  316-397. Bazilika ku prehet u bë vend mbrojtje dhe pelegrinazhi, më  i nderuar në gjithë Galinë. Kulti i tij u përhap në të gjithë Francën. Më shumë se 500 komuna mbajnë emrin e tij.Shën Jeromini, Ilir,  347-420. Përkthyesi i pare i Biblës në latinisht. (autor i Vulgatës).   Niketë Dardani, 340-414, njihet si autor i “Te Deum” himni bazë  dhe simbol i krishtërimit; ky artist nga Dardania është një nga themeluesit të kulturës së krishterimit . Vepra e tij më e njohur  është  “Te Deum Laudamos”, përhapur në Europë në vitin 525, dhe mbi të cilën kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B. Lulu, G. F. Haendel, J. S. Bah, Mozart,  Shubert, Verdi etj. Jan Kukuzeli  1078-1158, muzikant nga Durrësi, një ndër figurat e kishës bizantine, ka krijuar:  hymnet e aniksandrit, këngët e kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117 etj. (10).                     Arqitekt  Mehmet Isai  nga Tepelena ndërtoi Taxh  Mahalin, në qytetin Agres të Indisë në shek. 17, njër ndër shtatë mrekullitë e botës  etj.   Shkrova për këta dishepuj  ILIRO – SHQIPTARË ,  jo. Për t’u treguar juve, Janullaos, por për ta  lexuar priftërinjtë  dhe renegatët  shqiptarë që të ndjekin pas,  për të njohur paraardhësit e tyre. Gjika nga Parga e Çamërisë, familje princore rumune dhe Elena Gjika  “Dora d’ Istria”  poete.Historiani  Arben Llalla thotë: “Historikisht arvanitasit kanë dhënë një kontribut  të madh në gjithë fushat e jetës politike kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen  në listat e emrave më të shndritshëm , që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Këta luftëtarë trima,  heronj të kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek, që drejtuan Greqinë drejt zhvillimit të jetës evropiane.  Shumica e kryeministrave të Greqisë  ishin arvanitas (shqiptarë) me origjinë nga ishujt  që historikisht njihen të banuar  që nga koha pellazge. Të banuar dhe që banohen  nga popullata arvanitase, si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj. ..vetëm nga ishulli i Hidrës kane dalë gjashtë Kryeministra  në shtetin grek”.(11).  “Që nga Pjetri i Parë apo Katerina e Dytë të Rusisë, kishin strategjinë për të dalë në Mesdhe në dy pika mbështetëse:  a. Në ortodoksinë e banorëve të Ballkanit.  b. Në pansllavizmin e territoreve të tyre. Është një fakt historik dërgimi nga Rusia (në atë periudhë që Turqia kishte marrë tatëpjetën), të 17,000 politikanëve dhe priftërinjve ortodoksë në Ballkan, për kundër Ali Pashë Tepelenës  dhe për përçarjen e shqiptarëve. Kisha ortodokse futi përçarjen midis shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë dhe nxiti vëllavrasjen.  (12).  “Kryengritja e 1821, ishte një kryengritje e shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë për të çliruar trojet nga Turqia. Të bashkonte trojet shqiptare në një shtet dhe të fuste në të dhe Greqinë, që banohej prej 70%  nga shqiptarët.  Kleri ortodoks filloi të zhdukte të gjithë udhëheqësit shqiptarë të revolucionit për krijimin e shtetit grek. Kështu heroin kombëtar Kollokotroni u dënua me vdekje, por për mëshirë u fal. U vranë a po u zhdukën  Andrucua, Karaiskaqi,  Bubulina etj. Valle a nuk është sakrilegji,  në vend të mirënjohjes, që grekut jo vetëm i mungon, por të ngul thikën,  si i pabesë që  është?  (13). Me urdhër të kishës, në vitet 70 të shek. 18 qarkullonte i quajturi “Çoban Baba”, murgu Kozma. Ai predikonte ungjillin duke u premtuar shqiptarëve se do tu falte mëkatet, nëse do të braktisnin  gjuhën shqipe në kishë, shkollë dhe shtëpi. Më 24 gusht 1779 u ekzekutua si agjent politik i kishës greke.

Nga Prof. Fedhon Mekshi citojmë: “…shqiptari i kamur panhelenist V. Zhapa, bëri të mundur të çeleshin në Shqipërinë e Jugut 163 shkolla në gjuhën greke vazhduan për 32 vjet 1860-1892”.  “Historia e Shqipërisë” Tiranë 1962 f. 105.

Gjuha shqipe e arvanitasve,  jo që nuk u bë gjuhë zyrtare, por edhe u përndoq nga kleri ortodoks,  çmenduria e të cilëve shkonte deri aty sa u thoshte arvanitasve se  Zoti nuk kupton shqip . Kërshtu vazhdon edhe me mesazhin e Janullatosit sot në gjuhën greke. A nuk është sakrileg kur nuk përdor gjuhën e kombit shqiptar, duke qëndruar në karrigen e kryepeshkopit në Shqipëri?

“Qendrës Studimore Pellazgjike”  dhe Prof. Dr.Mathieu Aref,  që iu dha titulli  “Doktor për shkencat e historisë  së antikitetit (Greqia  antike) të Universitetit  Paris  Sorbonë”, vërtetoi për të nxjerë në dritë figurat e ndritura shqiptare prej lashtësisë  Pellazge e në vazhdim, se semito-egyptianët “grekë”kanë manipuluar duke i quajtur për grekë.  Një shembull,  heroin e Kretës,  nga Konispoli,  Haxhi Mehmet Dalani,  është   shkruar në enciklopedinë greke:  Haxhi Mihal Dalani i vrarë 1828 në Kretë.  Pse ia ndryshuan emrin nga Mehmet në Mihal?…  Po kështu Janullatisi e quan  Skënderbeun  Jorgo për grek. Ka akoma më keq për të folur për poshtërsitë greke: Shumë durohet Prifti Janullatos,  kur arrin të vlerësoj  e të ngrejë çështjet e Shenjta mbi ligjet e shtetit. Harron Janullatosi se është në Shqipëri.  Kur ne kemi Kombin mbi fenë, “feja e shqiptarit është shqipëria”. Ndal Janullatos dhe mos u futë në konflikt me shqiptarët për Kombin,  Naim Frashërrin,  Thimistokli Gërmenjin etj.

Po të lexosh dy librat:  Jorgos Margaritis, “Bashkëpatriotë të padëshëruar” dhe Robert  D’ Kapllan,  “Greqia:  Dashnoria e Perëndimit, dhe Gruaja e Lindjes”, të ngjethet  mishtë dhe të ngrihen flokët e kokës. Në Selenik  më 1913 grekët thyen e bastisën 400 dyqane çifutësh, për shkak të një thashethemnaje, se gjoja çifutët kishin helmuar puset e ujit.  Me 1916 trupat greke pushtuan Selenikun . Me 1917 ra një zjarr i madh që rrafshoi krejt rajonin çifut të qytetit, përfshirë edhe  34 sinagoga. Numri  i të pastrehëve arriti  në 75.448, prej të cilëve 53.757 ishin çifutë. Kur gjermanët pushtuan Selenikun, në prill të vitit 1941, sikur të mos kishte qenë nxitja e agjentëve vendas, as që do t’u kishte shkuar ndonjëherë ndërmend sakrileg i shkatërrimit të nekropolit të lashtë çifut të Selanikut. Selaniku në atë kohë ishte kryeqyteti kulturor i çifutërisë sefardike (spanjolle). Gjermanëve iu deshën dy vjet rresht pune ditë për ditë, për t’i plaçkitur Selanikut çifut thesaret e tij artistike.  U deshën 15 trena të mbushur plotpërplot, për 5 muaj me radhë, për të boshatisur Selanikun nga çifutët e tij. I gjithë qyteti u dërgua në kamp përqendrimi të shfarosjes. U shkatërruan 500.000  varre të varrezave çifute. Mbi këto varre është ngritur Universiteti i Selanikut. A nuk është një  sakrileg i madh që rëndon Kishen Grek?  (14).

Çamëria veson gjak.

Dinakëria greke triumfoi.  Dy javë përpara  masakrës së Çamërisë, u ftuan në një takim  Myftinjtë Hasan Abdullai,  Sali Hafizi dhe kryeplaku Qazim Rexhepi. Takimi u bë në fshatin Popovë. Pala greke (Edesit) kryesohej nga Lefter Shtrungari dhe dy oficerë anglezë dhe kurdoherë i pranishëm Peshkop Dorotheu. Grekët premtuan: “Në Çamëri paqe të plotë!  Njerëzia të mos ikin!  Ju japim fjalën e nderit se nuk do të preket kush as me një lule”.  27 qershori, rojet mbrojtëse të qyteti dalluan se po afroheshin zervistët nga të tri anët e qytetit. Dhespot Dorotheu dhe nënprefekt Kanellopulli vrapuan te myfti  Sali Hafizi dhe i mbushën mendjen për ndërprerjen e qëndresës , pasi zervistët do të hynin në mënyrë paqësore  dhe nuk do të ngacmonin asnjeri. Myfti Saliu e hëngri atë rreng dhe së bashku me despotin u ngjitën në Gallata, ku u bënë thirrje luftëtarëve të ndalonin zjarrin, duke premtuar paqen. Peshkop Dorotheu dhe major Kranai shkuan në mitropoli dhe njoftuan  me tellall:  “Urdhërohen tëre ata që kanë armë t’i dorëzojnë menjëherë, se qetësinë do ta mbajë ushtria. Askush të mos ketë frikë!  Këdo  e quajmë vëlla.  Rreth mesditës, kur ende nuk kishte mbaruar dorëzimi i armëve, kur tregtarët sapo kishin hapur dyqanet,   zervistët grupe- grupe, të drejtuar nga oficerët, u derdhën egërsisht mbi popullatën çame. Ndër vrasësit ishin: prift Andoni, rrobaqepsja Athina, samarxhiu Cili Coni,  Nikoll Rafti etj . Ata qëllonin këdo që shihnin dhe vrisnin këdo që gjenin përpara. Krismat ushtuan me të gjitha llojet e armëve dhe me thika, hanxharë e sopata. O Zot çfarë tmerri!…

Peshkop Dorotheu, i cili kishte qenë garant për mos cënimin e popullsisë myslimane, festonte “fitoren” me komandantët e bandave dhe bekonte krimet e tyre. (15)

Të vrarë dhe të humbur ishin 4700 vetë, shtëpi të shkatërruara dhe të djegura 5800, dhe 85 xhami  të rrafshuara.  U rrëmbye i gjithë produkti ushqimor dhe të gjitha llojet e bagëtive.

I nderuar lexues,  A ka më të madh sakrileg, se e Peshkop Dorotheut të djeshëm, që masakroi Çamerinë dhe peshkopi i sotëm Janullatos, që kërkon të mos njohë ligjin suprem te kushtetutës?. Vallë, kush vjen pas këtij guximi  të Janullatosit?  Aka stomak qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave ta durojë?…

Referenca:

1.Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, F. 239.

2. Prof. Dr. Kristo Frashëri, “Skandali i Kishës…”, 26-8-2013.

3. Prof. Sherif Delvina, “Mbi Epirin”, f.  97, 236.

4. Edwin Jacques,  “Shqiptarët”, bot. 1995,  f. 401-402;  (7) f. 163.

5. Prof. Janullatos. “Kryepeshkopi i rikujtoi…”,  Gazeta “Bota sot”, 22-8-2013.

6. Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë”, bot. 1998,  f. 56; (8) f. 68,70.

9. Enciklopedia Britanike Almanak, bot. 2003,  f.731.

10. Prof. Ramadan Sokoli, Gazeta “Illyria” 21-3-2008,f. 28.

11.  Prof. Arben Llalla, internet,  4 janar 2009.

12, Prof. Albert Kotini,  “Çamëria denoncon”, bot. 2002, f. 94,196.

13. Prof. Eleni Kocaqi, “Roli Pellazgo-Ilir”, f. 198.

14. Prof. Dr. Robert D. Kaplan, “Greqia dashnore e …”, bot. 2002, f. 25.

15. Prof. Beqir Mete,  “Tragjedia Çame,  bot. 2007, f.71.                                                            

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Easim Bebo, perulje e neveritshme, prranimi i janullatosit

Pabarazia e shpërfillur

September 2, 2013 by dgreca

Nga Albin KURTI/

Pas krizës financiare të vitit 2008 që u quajt edhe krizë globale, janë shtuar aq shumë studimet që tregojnë se rritja e pabarazisë në shoqëri e rrit numrin e vrasjeve, numrin e të burgosurve për 1.000 banorë, dhunën në përgjithësi, obezitetin, problemet shëndetësore, numrin e tinejxhereve shtatëzëna, analfabetizmin, etj. Kur analizojmë ekonominë është pabarazia ajo së cilës i duhet kushtuar shumë më tepër vëmendje dhe jo vetëm bruto produktit vendor e bruto produktit vendor për kokë banori. Mirëpo, Qeverinë e Kosovës sigurisht që nuk mund ta kemi aleate: synimi ekonomik i saj nuk është punësimi i popullsisë (si njerëz), por  rritja ekonomike (si shifër).

Pabarazia e qytetarëve në aspektin socio-ekonomik është ose pabarazi në të ardhura, ose pabarazi në pasuri, ose të dyja këto (jo vetëm për shkak se vijnë të ndërlidhura). Dallimi në të ardhura përkthehet në dallim në pasuri, i cili mandej rritet: fundja, dallimi në qera e rrit dallimin e pronave që ipen me qera. Pabarazia socio-ekonomike që mbetet e paadresuar konsiston edhe në sistem legal e juridik të pabarabartë, i cili më shumë sesa që i korrigjon pabarazitë, i formalizon dhe i pasqyron ato në jetën politike, shoqërore dhe institucionale duke i sforcuar ato.

Dëshira për të bërë para e individëve, dëshira e pervertuar sepse e kufizuar te mjeti i shkëmbimit, nëse nuk kufizohet nga institucionet dhe shoqëria, i shpie në theqafje të dyja këto. Është pikërisht tatimi progresiv ai i cili na shpëton të gjithëve, madje edhe të pasurit. Duke i pasur njerëzit të pabarabartë në shoqëri, nuk paraqet kurrfarë drejtësie shoqërore trajtimi i barabartë i njerëzve. Kjo është arsyeja pse Alternativa Qeverisëse e Lëvizjes VETËVENDOSJE! parasheh tatim progresiv në të ardhura duke mos i parë të ndara Shtetin Zhvillimor dhe Shtetin Social, përkatësisht prodhimin dhe barazinë. Natyrisht që me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do ta bëjmë tatimin progresiv në llogari të luftimit të informalitetit, por njëkohësisht duke e luftuar në mënyrë të pakompromis informalitetin e duke e zgjeruar bazën tatimore. Prandaj, Shteti Zhvillimor dhe Shteti Social e kanë të bashkangjitur aty edhe shtyllën tjetër – Shtetin e së Drejtës.

Barazia në ekonomi nuk është thjesht çështje etike e zelli moralizues, por edhe funksionim efikas e sukses përfitues. Tregu kosovar gjithsesi do të funksiononte shumë më mirë e do të rritej ndjeshëm nëse do të kishim më shumë barazi. Të pasurit blejnë pse munden edhe gjëra që nuk iu nevojiten, sidomos gjëra që nuk iu nevojiten. Shpenzimet kryesore i kanë për mallra luksi të cilat nuk i prodhojmë ne vetë në Kosovë. Më shumë barazi në Kosovë, do të rriste edhe fuqinë blerëse aktuale, edhe kërkesën agregate, edhe prodhimin vendor.

Pabarazia është ofenduese. Kur njerëzit trajtohen në mënyrë të pabarabartë, ata fyhen dhe vuajnë. Kjo mandej lë pasoja në ndërtimin dhe zhvillimin e tyre emocional dhe intelektual. Duhet të kemi mirëkuptim për njerëzit që janë të kushtëzuar nga rrethanat e vështira jetësore, por edhe për ata që vuajne pasojat e zgjedhjeve të gabuara në jetë. Ky mirëkuptim i yni duhet të shprehet në politikat sociale dhe ndarjet buxhetore.

Ata që janë të pasur a të sukseshëm, përgjithësisht, besojnë që kjo është për shkak se ata janë të veçantë (për të mirë) përkundër sistemit (i cili është aq larg nga të qenit i përsosur). Mirëpo, po këta njerëz nuk duan t’i shohin të varfërit a të pasuksesshmit si viktimë të po atij sistemi (aq të papërsosur), por sërish si njerëz të veçantë (për të keq). Tipike neoliberale: gjykim i të varfërve me moralin e të pasurve. Kundrim i asistencës sociale duke presupozuar e duke ua përshkruar të tjerëve lakminë e vetvetes së tyre. Mirëpo, s’do mend se kjo gjë tashmë është kontradiktore.

Individualizmi, të cilin e kanë aq shumë për qejf neoliberalët, shikon e thekson dallimet midis njerëzve e jo ngjashmëritë dhe të përbashktën e tyre. Individualizmi mbetet i verbër për sa i përket shkakut dhe karakterit të suksesit të individëve. Nuk e sheh dot qysh edhe aftësia njerëzore, edhe produktiviteti njerëzor, janë shoqërore për nga natyra. Multimiliarderi amerikan, Warren Buffett, është ndër të paktit i cili e pranoi këtë gjë kur deklaroi se po të kishte lindur në Bangladesh, nuk do të bëhej tjetërçka përveçse bujk.

Duke e konsideruar pabarazinë fakt të kryer dhe duke ia vënë barrën e argumentimit dhe arsyetimit atyre që afirmojnë idealin dhe nevojën për barazi, kjo njëmend dëshmon që shoqëria jonë ideologjikisht ndodhet nën kthetrat e neoliberalizmit, por, njëkohësisht, edhe dëshmohet se te pabarazia si fakt i kryer s’ka asgjë të natyrshme dhe gjithçka është e imponuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Albin Kurti, e shperfillur, pabarazia

NË QERPIKËT E JONIT

September 2, 2013 by dgreca

Copëza  fundgushti, pikturuar në sytë e Verës/

 -Rrugëtim në fund të stinës-/

Shkruan:   DRITA LUSHI/                                           

 Edhe kur datat me “kryeneçësi” na kujtojnë se fundi i stinës së kaltër është duke përfunduar, ditët e ngrohta të ftojnë përsëri buzë detit, për të mbledhur ndjesi të bukura, si start për tu hedhur në vjeshtën e artë. Të shkelësh më këmbë bukurinë e Rivierës e plazhet, është si të marrësh pak bukuri dhe vetë, të ndihesh det, dallgë, të ndihesh e kaltër dhe e ngrohtë.

E më mirë se në fundgusht nuk mund t’i ndiesh këto.Ditet kanë ulur tempin e zhegut, e nata të ofron ëndërra e romantizëm, e nën zhurmën e dallgëve, të duket  se dëgjon fjalët e të dashuruarve, që deti në shekuj ruan thellësive të tij, dashuritë pasionate, puthjet e bukura verore, përqafimet e freskëta,vështrimet e horizonteve, që të mbledhura ndër shekuj, krijojnë sinfoni, arie e opereta Jete,që janë të pa arkivuara, të papromovuara, por aq të lira e të virgjëra në gjithësinë tonë.

Shpesh pushimet i çlodhin, por dhe i lodhin njerëzit.

Që nga mendimi se ku do pushojnë, bagazhet, veshjet dhe sendet e domosdoshme janë një stres parapushimor.

Gjithmonë harroet diçka, sadoqë  përpiqesh ti marrësh të gjitha. Kur arrin  në vendpushim e kupton këtë.”Ngulja” në një vend, në det apo mal, të krijon monotoni, dhe madje aty nga fundi i pushimeve,njerëzit numurojnë ditët se kur do mbarojnë e ti rikthehen shtëpisë.

Andaj, duke kaluar këtë përvojë njerëzore vendosa diçka ndryshe, të nisesha e të mos qëndroja në një vend,por të ecja e të vizitoja sa më shume vende, duke zgjedhur pikërisht Rivierën Shqiptare.

Një kafe në një  bar afër Sheshit të Flamurit në Vlorë,nje vizitë në Shtëpinë ku u ngrit Flamuri,një foto pranë Isa Boletinit ishte fillimi i udhëtimit tonë.

Ndalesa e parë në Plazhin e Rradhimës, ishte si fillim e bisedim me detin, për vazhdimin e rrugëtimit.

Pamje të bukura, ujë i kristaltë,vend i qetë,mëngjese e darka të lehta, perëndime që të nguleshin jo vetëm në mendje,por doje ti merrje dhe në celuloid, “biseda” me  mëngjeset e paqta ,detin e qetë, ose të zemëruar, “pakte” me diellin, përqafimi me  hënën e yjet.

Plazh vërtet  i mrekullueshëm,dhe mjaft i pastër.

I mirëmbajtur dhe i rregullt, me investime serioze nga banorët e zonës, bën  të ndihesh e të pushosh mirë.

Të nesërmen lëmë në krah Orikumin e fillojmë ngjitjen për LLogara,duke përshëndetur Tragjasin e nën vështrimin e Dukatit të heshtur, marrim të përpjetat për të prekur majën më të lartë.

Restorante turistike shtriheshin në të dy anët e rrugës gjarpëruese,por ne ndalojmë pikërisht në parkun e Llogarasë.

Majë asaj qafe, të shtrihet parasysh një bukuri  shumëdimensionale.

Një park ku gjelbërimi, pemët,trungjet e prerë që krijojnë forma artistike të bukura,drerët miqësorë me pulla e brirë të gjatë na lejonin ti përkëdhelnim e tu afroheshim.

Të zgjeroheshin mushkëritë. Nuk ngopeshe me atë vend.

Fëmijët ndihen të lumtur se i gëzohen çdo gjëje.Mjaft të veprojmë dhe ne, lirshëm dhe natyrshëm si të vegjëlit, të shijojmë e ta shohim bukur çdo gjë, dhe natyrisht nuk ka si të mos shkojnë mbarë dhe pushimet.

Vilat e drunjta që shtriheshin në dy anët e parkut, turistët e huaj dhe ata shqiptarë i jepnin gjallëri asaj qafe mali, e të dukej si një oaz i blertë,  zbuluar papritur në atë vend.

Hoteli dhe pishina brenda tij, të ftonin pa mëdyshje të haje mëngjesin e të pije kafenë aty.

Kënde dhe improvizime të ndryshme  brenda parkut e shtonin argëtimim e turistëve ditorë, të kalimtarëve apo të pushuesve që kishin zgjedhur pikërisht këtë vend për të lënë disa ditë vere, e për të marrë imazhe qetësie e butësie në vazhdmësinë e ditëve.

Vazhdojmë ngjitjen.

Afër Qafës së Llogarasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve, dhe erërave që fryjnë në atë qafë.

Një mjegull e papritur e disa pika shiu, një erë e ftohtë që fillon të fryjë na “ndrydh” pak, por gjithsesi s’mund të rrija pa zbritur pa pare nga afër “Pishën Flamur” e pa i bërë disa foto.
E kthyer e gjitha në një anë sipas erërave që fryjnë, ajo të jepte përshtypjen e një flamuri që valevitej, por me gjyrë të blertë.

Te dukej se mjegulla herë të “prekte” mbi supe, herë si pelerinë e hirte u mbulonte maleve kreshpat, e here, herë sikur ua zbukuronte  si vello ato.

Mjegulla vazhdon të na shoqërojë e hirtë e heshtur, e kur ndalojmë në atë që quhet” Ballkon i Llogarasë”  s’mundëm të dallonim detin që binte “thikë” nën shkëmb.

Gjithsesi u mundova ta “imagjinoj”sepse aparati s’mund të fotografonte të padukëshmen.

Megjithatë pikerisht në atë vend, munda të fotografoj një pllakatë  gjys’ të prishur me mbishkrimin 1920, çka tregon se pikërisht aty mund te ishte zhvilluar ndonjë ngjarje historike.

Rruga bie thike, një lartësi që të shkakton një ndjenjë boshllëku.Shumicën e fotove i bëj nga dritarja e makinës, të cilën e drejton bashkëshorti dhe bashkëudhëtari im në këtë rrugëtim të bukur.

 

Mjegulla davaritet dhe mund te duket deti më qartë, bregu, gjiret e pastra e të virgjëra.

Rruga kalon në një terren malor, shkëmbor  dhe gjarpëron në kthesa të forta e të rrezikëshme.Natyrisht me rrip sigurimi mundohem të fotografoj, e më vonë  ndalem në një vend, ku deti duket qartë nga nje lartësi mbi 1000 m, ku blej dy tufa çaj të freskët mali dhe sherebelë nga një fshatar që si epej asaj lartësie. Ndjesi të bukura, teksa prek me vështrim nga  ato lartësi, detin Jon.

Ai terren malor e aq i ashpër e bri tij deti blu,më bën tu jap te drejtë vlonjatëve për natyrën e tyre burrërore mjaft të shprehur.Njerëzit kudo, janë  mjaft të sjellshëm .

Pasi përshendesim Dhërmiun,dua të takoj patjetër Jalën  e bukur, e ndonëse vapë dhe mesditë, zbresim e pijmë një pije freskuese.

Zbarkimin e dytë e bëjme në Himarë.

Një shtëpi e thjeshtë me oborr, ku rritej që nga rrushi e domatja e freskët, do ishte shtrati ynë dy ditor.

E zonja e shtëpise ishte me sy blu.

Mendova përnjëhere:” Epo të lindësh buzë detit…”- e vura buzën në gaz.

Të marrësh çantat e të nisesh pa prenotuar, është një eksperiencë e bukur, pa parashikuar asgjë, e aq më shumë bujtja larg salltanete e hoteleve luksoze  por në shtëpi të thjeshta, ku mund të dalësh në kopsht, të bisedosh lirshëm me të zotin e shtëpisë, të marrësh një kokërr domate në kopsht, janë këto eksperinca që të kalisin, të rrisin kuriozitetin, të mësojnë të reja, dhe të mbajnë larg mërzisë e monotonisë.

Në Himare atë natë këndonin, Endri dhe Stefi, dy vëllezërit korçarë  dhe kalimi i mbrëmjes nën shoqërine  e zërit të tyre ishte kënaqësia tjetër e ditës.

Mëngjesi pak i vrenjtur, bëri që ta marrim shtruar ditën, pas kafesë dhe mëngjesit tradicional shqiptar,një byrek me një gotë dhallë, menduam të marrim  rrugën drejt Borshit për të parë e prekur qerpikun tjetër të Jonit.

Gjire të bukura, aq sa s’mund të rrija pa ndalur makinën e të bëja foto.Formëzoheshin aq bukur, e futeshin si gjymtyrë në det, sa s’më besohej që i shihja.

Aty pashë dhe “të përfolurin” Gjirin e Kakomesë.

Ngjisim rrugën e shohim së pari Qeparoin, e ndalesën e bëjmë në Borsh.

Plazhi me gurë të vegjël të bardhë, ishte karakteristika e tij.

Koha vrenjëtej e vetëtimat na shoqëronin herë pas here, megjithatë ne e prekëm detin, e pa kaluar as nje orë filloi një shi i papërmbajtshëm me erë, që na bëri të nxitonim në makinë.

Shiu binte  edhe në Himarë ku fjetëm dhe natën e dytë.

Dukej sikur moti, lozte me ne,herë shi e herë diell.Por kjo s’na mërziti aspak.

Ndoshta dielli,e pa që s’mund të na merrte qetësinë dhe vendosi të çeli blunë dhe në qiell,pas grisë me shi të papërmbajtshëm.

Pasdite koha u qetësua.Një shëtitje buzë detit në mbrëmjen himarjote do të mbyllte dhe siparin e asaj dite rrugëtim- pushimi.

Të nesëmen destinacioni ishte Saranda.Udha ishte e mrekullueshme, mes kodrinave të mbushura me ullinj, e kthesave gjarpëruese mbusheshe me frymë.Në Lukovë qëndruam për një kafe, dëshira për të parë dhe biseduar me çdokënd që takoja nga ato vende, bënte të ndalonim shpesh.

Në orën 11 mbërrijmë në Sarandë.

Fotot e para i bëra nga pika më e larte brenda qytetit. Pedonalja shtruar butë e hijshëm të ftonte t’i hidhje hapat e sigurtë e me besim,se aty do kaloje bukur.

Nje kafe, një akullore dhe pas hotelit,ende pa “marrë frymë”, tek plazhi “PASQYRAT”.

Pas një rruge (jo shumë e gjatë)të keqe ,që të prishte vertet humorin, ai plazh , ishte mrekullia vetë.Nuk kisha parë atë lojë dallgësh, ngjyrash, zhurme të fortë si oshëtimë, e ato guva të mrekullushme që ishin krijuar nga përplasja e ujit në shkëmbinj.

Çudi si, ai plazh i vogël, ishte plot me turistë.

Ngjyra mes blusë e jeshiles, ndërfuteshin  tek njëra tjetra për të arritur bregun duke shkumëzuare dallgezuar. Ishte një  lojë e bukur, ngjyra të thella e të bukura, breg i shkumëzuar, e njerëz të mrekulluar me aparate fotografike për të fiksuar këtë lojë të çuditëshme, që ndoshta luhej veç aty.

Me fjalë është vështirë të arrihet përshkrimi,e celuloidi gjithashtu s’mund të zbulojë gjer në detaje atë mrekulli natyrore.

Dallgët ngadalë  pushtuan bregun dhe plazhistët nisën te zhvendoseshin më sipër.

Ndërsa ne, u zvendosëm për në Ksamil e andej në Butrint, ku lodhja harrohej para asaj mrekullie që na u shfaq para sysh.

E zbuluar nga gërmimet arkeologjike ajo të mahnit me lashtësinë e saj, por nga mbishkrimet, pikturat e gdhendura me gurë, statujat e çdo gjë tjetër të bën të besosh në një qytetërim të vërtetë.

Muret rrethuese, daljet sekrete, amfiteatri e arena, tregon se banorët kanë qenë mjaft aktivë, dhe ndeshjet apo shfaqjet kanë qenë të pranishme dhe të zhvilluara.

Liqeni blu që e rrethon i japin asaj një pamje hyjnore e misterioze, e papritur duke lexuar pllakatat, futesh në meditime  të largëta, që shkojnë deri në vitet para Krishtit.

Ndjen, që historia të merr në vorbull e harrohesh duke parë çdo imtësi.

Ke dëshirë të jesh spektatore, herë në arenë e herë thjesht ”vëzhguese” imagjinare e atyre paraardhësve të stërlargët ,që  kanë frymuar, jetuar e luftuar , brënda këtyre mureve.

Ngadalë bie mbrëmja dhe ne duam ta shijojmë në bulevardin mbushur plot me njerëz.

Muzika live mbush shëtitoren, paçka se fundsezoni.

Nje valle aty, pse jo.

Përshihemi bashke me të tjerët në kërcim,në barin me muzikë, duke mbyllur një ditë të lodhëshme  por të bukur.

Të nesërmen vendosëm të qetësohemi e të bëjme plazh në qytet.

Pasdite, desinacioni ynë ishte Kalaja e Lëkursit.

Një pamje që s’e arrijnë dot fjalët.

Një e përpjetë  ku shoferi duhet të ishte i kujdesshëm, por ne arritëm në majë.

Ndonjëherë gjërat që i kemi afër, s’i shohim, s’i kuptojmë dhe s’i ndiejmë.

Saranda nga Kalaja e Lëkursit ishte një Perlë.

Perëndimi na zuri për kafenë e mbrëmjes në këtë  lartësi ku të dukej se prekje me gishta Sarandën.

Të dukej vetja si një princeshë e kohëve të lashta.

Turistët e huaj nuk mungonin  as aty.

Se imagjinoj dot, të vish deri në Sarandë dhe të mos futesh në lashtësinë e Butrintit, apo të mos shkelësh Kalanë e Lëkursit.

 

Mrekullitë s’janë ato që njohim, por ato, të cilat s’kemi parë akoma, s’i kemi prekur dhe s’i  kemi shkelur.

 

E mbushur me ndjesi të zjarrta e të arta  të atij perëndimi të datës 30 gusht 2013, marrim rrugën e kthimit për në Sarandë.

Të nesërmen do përshkonim qindra kilometra deri në kthimin në shtëpi.

Duhej të pushonim pak.

Nisemi nga ora 8 e mëngjesit, duke lënë pas dhe Sarandën, por duke marre në memorje imazhe e mbresa të bukura verore.

Gjatë kthimit,qëndrojmë tek “Syri i Kaltër”.

Një kombinim ngjyrash që edhe një piktor do ta kish “zili” natyrën si kish’ arritur të krijonte atë perfeksion. Ngjyra jeshile, pemë të ndërthurura si kurorë mbi kokë,ku,  tek –tuk ndihej vjeshta me një të verdhë të lehtë e mes kësaj,një Sy uji blu, si një bekim për atë vend dhe për ne vizitorët,që kemi nevojë për pamje e pushime të tilla, pranë natyrës, detit e njerëzve, per tu ndierë në frymëmarrjen tonë në sinkron me jetën.Marrim rrugën e kthimit, nga “Qafë Muzina” drejt Gjirokastrës, Tepelenës e duke udhëtuar e njëkohësisht të “humbur” në mendime pozitive e verore, për atë rrugëtim.

@ Drita Lushi

shtator 2013

Filed Under: Reportazh Tagged With: Drita Lushi, ne qerpiket e Jonit, rrugetimi i fundstines

Shkenca shqiptare dhe Instituti Alb-Shkenca

September 2, 2013 by dgreca

Shkenca shqiptare  dhe  Instituti Alb-Shkenca

Nga Arjan Th. Kallço*/

Nga data 29-31 gusht u zhvillua në Tiranë Takimi i 8-të i Institutit Alba-Shkenca. Një nismë e domosdoshme mbarëshqiptare për të qënë me hapin e kohës me Europën, Amerikën dhe vendet e tjera. Por edhe për vetë faktin se në Shqipëri u instalua një model i shëmtuar i militantizmit dhe klientelizmit në arsim dhe shkencë. Reformat e shumta mbetën thjesht fjalë dhe në vend që të sillnin progresin, e çuan shkollën shqiptare në kahun e kundërt. Nëse dikur shtrohej me të madhe parulla i gjithë populli ushtar, tani parulla është tjetërsuar, i gjithë populli në shkollë. Sigurisht që do të shkonte, po përdor kohën e shkuar, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas goditjeve sistematike të njëpasnjëshme, me shpresën se gjërat duhet të ndryshojnë. Që të ndryshojë një komb, duhet të ndryshosh themelin e tij, pra arsmin. Ka ardhur koha që politika të mos merret më me reforma të tilla, por të reformojë veten dhe mentalitetin e vet. Populli e dha verdiktin e vet qartë, prandaj i takon poltikës t’i hedhë hapat e veta të dukshme dhe të sigurta. Nëse nuk reformon dot veten e vet, nuk mund ta reformojë shoqërinë. Në gjithë periudhën postsocialiste denigrimi i shoqërisë erdhi si rezultat i heqjes dorë nga postulate se përzgjedhja e njeriut është faktor kryesor në zhvillim. Tetë vjet qeverisje e papërgjegjëshme solli pasoja me precedentë tepër negativë për vendin. Jemi vendi i parë në Europë me 44 universitete private, por pas nuk mbeten as Kosova dhe Maqedonia, kur vendet e tjera nuk i mëshojnë faktorit saisor, por kryesisht cilësor. Skandalet me universitetet private shqiptare tashmë e kanë lënë shijen e hidhur nëpër Europë, niveli i universiteteve shqiptare është në nivelet më të dobta europiane dhe botërore. Të mos flasim pastaj për shkencën, kur vendi u kthye në një fabrikë diplomash. Shkenca shqiptare do të varet shumë nga niveli i shkollës; një shkollë pa kokë, do të prodhojë një shkencë sa për të kaluar radhën. Për këtë mjafton të sjellim shembujt konkretë të konferencave shkencore që zhvillojnë vendet e Europës.

Instituti Alb-Shkenca tashmë po krijon traditën e vet në takime të përvitshme ku marrin pjesë studiues nga trevat shqipfolëse në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Në një kohë kur edhe Akademia e Shkencës u përdor si karem për fitime poltike, instituti në fjalë nuk ngurroi të ndërmerrte një prej nismave që duhet vërtet të përçojë mesazhin se shkenca e vërtetë nuk mund të mbetet peng i një poltike të mbrapshtë. Në ditën e parë takimi i zhvilloi punimet tek salla Iliaria në Qytetin student, ku morën pjesë drejtues të Institutit, të Universitetit të Tiranës, studiues të shumtë, por edhe Ministria e ardhshme e Arsimit Lindita Nikolla.

Fjalën e hapjes, mirëseardhjen dhe falenderimin për gjithë punën në organizimin e konferencës, në emër të stafit të institutit, për të gjithë të pranishmit, e mbajti z.Adrian Maçi, drejtues i degës shqiptare.

Më pas foli drejtori i Përgfjithshëm i insitutit z. Niko Qafoku I cili vuri në dukje punën e bërë deri më tash, duke hedhur ide edhe për të ardhmen, mes të cilave edhe bashkëpunimi i ngushtë dhe më i frytshëm mes studiuesve shqiptarë kudo që janë në botë, kudo që zhvillojnë punën e tyre shkencore, kudo që japin kontribute të rëndësishme në fushën e shkencës. Një ide tjetër që gjeti mirëkuptimin mes pjesëmarrësve ishte dhe ajo e botimeve në revista të huaja, deri më tash një  ëndërr e parealizuar e studiuesve shqiptarë, por edhe e projekteve shkencore të përbashkëta jo vetëm mes universiteteve dhe institucioneve, por edhe mes vetë faktorit shqiptar.

Ministrja në pritje të marrjes së detyrës, z. Nikolla theksoi se ka ardhur koha që arsimi dhe shkenca të marrin vendin që u takon në Shqipëri. Konferenca të tilla janë tepër të nevojshme dhe kërkoi që bashkëpunimi të mos ndalet këtu, por edhe më tej në takime të tjera që edhe vetë Ministria do të organizojë. Jemi të vendosur – vazhdoi  z. Nikolla për një arsim dhe shkencë bashkëkohore. Forume të tilla duhet të mbështeten fuqishëm nga shteti. Natyrisht ishte dalja e saj e parë para studiuesve shqiptarë kudo që ata punojnë dhe inkurajimi i tyre është një fillim i mbarë, duke e lënë të hapur derën e institucionit më të rëndësishëm vendimarrës të arsimit. Qeveria e re ka përpara një mal me probleme të trashëguara nga qeveria paraardhëse, por duhet guxim dhe mençuri që t’i përballojë me sukses këto sfida, e duhet ta fillojë pikërisht nga reformat serioze në arsim. Duhen shëruar disa plagë të thella që besoj edhe vetë z. Rama i përmendi në programin e qeverisë. Nuk kemi më kohë për të humbur.

Më tej folën edhe përfaqësuesit e degëve të Kosovës dhe Maqedonisë që duke vlerësuar punën e bërë në takimet përkatëse me rotacion, vlerësuan faktin se ka botime me vlera autentike, se tubimi ka karakter ndërkombëtar mbarëshqiptar dhe të bashkohen forcat më të njohura shqiptare në Europë. Mendoj se ndoshta në të ardhmen duhet hequr dorë nga karakteri masiv i takimeve, në kërkim të cilësisë së vërtetë. Nëse nuk realizohet kjo, atëherë rrezikojm ëqë edhe këto takime t’i shndërrojmë në fabrika të sasisë.

* Bashkepunetori i gazetes Dielli eshte pedagog ne Universitetin”Fan S Noli” Korce/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Instituti Alb-Shkenca, Shkenca

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5217
  • 5218
  • 5219
  • 5220
  • 5221
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT