• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“LUTJET E MËNGJESIT” DHE “MYSAFIRI” I PAFTUAR

June 5, 2013 by dgreca

Shkruan: Fadil LUSHI/

Lexuesit e mi të nderuar do të më ndjejnë nëse titullit të vështrimit tim të radhës do t’i bëj një retrospektivë të shkurtër, me qëllim që t’i ndërtoj një lidhje logjike me përditshmërinë tonë. Unë që kam këtë moshë mentale e fizike, gjithsesi se kam leken që të respektoj institucionin ‘mendim ndryshe’ dhe rrjedhimisht të ndërroj mendje…, por jo edhe veset, lëkurën e huqet. Retrospektiva e shkurtër e titullit të këtij opinioni a vështrimi gazetaresk mund të ketë këtë shpjegim: “Thonë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjegjësisht në Uashington, të martën e parë të muajit shkurt, në hotelin Hilton organizohet për çdo vit ceremonia a takimi tradicional “Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve-National Prayer Breakfast” (që nga viti 1980, mbështetur a me një vendim të Kongresit Amerikan nga viti 1970), ku marrin pjesë shtetas, diplomatë, kryeministra, presidentë nga më shumë se 100 vende të botës. Bartës i këtij evenimenti është presidenti i shtetit…, ndonëse  në këto aktivitete nuk përfshihet drejtpërdrejt Shtëpia e Bardhë. Historia thotë se ideator i këtij evenimenti është norvegjezi Abraham Vereide, përndryshe pastor i kishës protestante, i cili në moshën 21-vjeçare ishte shpërngulur në Amerikë”!

Në ceremoninë a takimin e parë të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve (të atij moti) liderët politikë kishin diskutuar çështje të moralit të denigruar amerikan, papunësinë, ndërgjegjen nacionale, korrupsionin, si dhe çështje të tjera sociale. Në vitet e mëvonshme, në këtë eveniment u nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe burrështetasit e Gadishullit Ilirik. “Ndoshta” pjesëmarrja e tyre është një përvojë më shumë për ta si dhe për qytetarët që i përfaqësojnë. Në një përvojë të tillë u përfshi edhe Republika e Kosovës respektivisht kryeqendra e saj. Kjo u konceptua si “Lutjet e Mëngjesit” (!??)…, ku morën pjesë liderë partiakë, presidentja e Kosovës, prijësit e komuniteteve fetare, kongresistë amerikanë, biznesmenë kosovarë dhe mysafirë të  tjerë. Në “Lutjet e Mëngjesit”, mori fjalën edhe kryetarja Atifete Jahjaga, e cila tha edhe këto: “Kosova sot është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Është model se si funksionon një shtet shumetnik dhe si shembull konkret se si diversiteti është vlerë e një shoqërie…” Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha: “Me marrëveshjen Kosovë-Serbi nuk ka humbës. Me të fitoi paqja, fituan popujt e të dyja vendeve, fitoi Kosova, fitoi Serbia, fitoi rajoni, fitoi BE-ja, investimi i saj…“ (!??)

Këto prononcime “nuk ka njeri që do t’i kontestojë”. Se në kuadër të evenimentit në fjalë (nuk) u organizuan lutjet e mirëfillta, mua nuk më jepet e drejta që ta diskutoj a së fundi edhe ta hetoj, aq më tepër kur ke parasysh se evenimenti në fjalë ishte një kopje tërësisht e zbehtë, e dalë nga “Mëngjesi i Lutjeve Kombëtare” (amerikane). Se në “Lutjet e Mëngjesit të Prishtinës” (dyditore),  (nuk) u prek a nuk u llafos fenomeni i tolerancës ndërfetare te shqiptarët, edhe kjo nuk më vë në “siklet”…, se në “Lutjet e Mëngjesit” nuk u prek çështja e varfërisë tej mase që ka zaptuar gati çdo qytetar të Kosovës, edhe kjo nuk do të na “interesojë”, por ama të mos i kthehesh “logjikës së retorikes” të kryeministrit, do ishte vërtet jokorrekte. Në gjithë atë “fjalim a lutje” të mos prekësh çështjen e të humburve kosovarë, është jashtë çdo logjike të  shëndoshë…, të mos përmendësh shpirtrat e njerëzve të cilët Kosovës ia sollën lirinë e munguar, është njësoj sikur të bësh namaz pa avdes…, të mos thuash asnjë fjalë apo edhe të mos bësh një lutje paksa më të veçantë për nënat kosovare, është njësoj sikur të thuash se ato nëna më kot (sot e kësaj dite të Perëndisë) bredhin maleve të Kosovës, në kërkim të një guri për një varr të humbur të birit a bijës së saj…!? Të mos thuash asnjë fjalë a të mos bësh një dua për ushtarakun, i cili mundohet të lëvizë me ndihmën e patericave (të dhuruara nga një organizatë bamirëse a edhe joqeveritare), është njësoj sikur t’i thuash: “ç’të të bëjmë se ke lindur i dehur dhe i marrë”. (!???)

A mos vallë në “agjendën” e kësaj “Lutjeje të Mëngjesit” të Prishtinës nuk kishte vend të diskutohet problemi i papunësisë, çështja e ekonomisë kosovare, që të duket si një i sëmurë që nuk kurohet dot kollaj. Pse në atë “Lutje Mëngjesi” nuk u tha një llaf serioz për korrupsionin që është ulur ashtu këmbëkryq dhe rehatshëm në çdo cep të Kosovës…, pse nuk u tha asnjë fjalë për ca politikanë të korruptuar dhe për moralizimet e tyre të mërzitshme, të kota dhe mbi të gjitha të thata! Po, të nderuar lexues, këto fjalë thuhen troç çdo mot në “Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve të SHBA-ve”… dhe, nëse kjo është e vërtetë, atëherë ç’i duhet ky shtrembërim “Mëngjesit” të Prishtinës, aq më tepër nëse ke parasysh se ky “është një shembull” i bartur nga kultura amerikane! (ky shembull a  kjo kopje nuk të bën vetvetja, nuk të bën as amerikan e as evropian…, nuk të bën të mençur, thjesht të detyron të ndërrosh lëkurën, fytyrën, mendjen e bajrakun). Në instancë të fundit, a mos vallë, kështu siç u organizua ky ‘Mëngjes’, nuk është një gënjeshtër e radhës e politikanëve, a nuk është iluzion a edhe produkt i një zhgënjimi për qytetarët e rëndomtë të Kosovës… pse vallë në ditën e “Lutjeve të Mëngjesit” nuk u “dëgjua” së paku një gjysmë fjale për shqiptarët e Luginës, a edhe një çerek fjale për shqiptarët e Malit të Zi dhe atyre të Maqedonisë!?… Ç’u duhej njerëzve të atij evenimenti ta çarmatosin (pa)përgjegjësinë, qoftë individuale a kolektive… Ç’u duhej të çarmatosen nga historia dhe trashëgimia e tyre… A mos vallë rendi i ditës i kësaj ceremonie ishte shkruar në “defterin e bakallit nga Tavuk Bahçeja” e Prishtinës!??… A mos vallë prezenca e politikanëve dhe biznesmenëve kosovarë duhej të kuptohej vetëm si çallën, apo edhe si një rast i veçantë në jetën e tyre, për t’u takuar e për t’u fotografuar me politikanë a edhe me kongresistë amerikanë dhe…,  hiç tjetër.

A mos vallë ky eveniment për ca politikanë kosovarë (hiq mënjanë ata të Vetëvendosjes) (nuk) ishte një rast i veçantë që duke tundur “tespihet” të llafosin  folkpatriotizmin, provincializmin dhe politikën e tyre katundareske. Një politikan kosovar gjegjësisht një opozitar i rebeluar disa kohë më pare kishte mëtuar të merret me teologji. Pos të tjerash kishte parafrazuar historinë e krijimit të natyrës si dhe  historinë e Havës dhe Ademit!? Kishte parashtruar pyetjen se pse Perëndia ca njerëzve u “dha” varfërinë e ca të tjerëve pasurinë e mendjes. Miqtë e tij thonë se asnjëherë nuk mori përgjigje nga që kundërshtarët e kishin vënë në gjumë…, gabimisht i kishin dhënë ujë të ftoftë për mendjen e tij të vakët!?

 

 

 

Filed Under: Komente, Opinion Tagged With: Fadil Lushi, Lutjet e Mengjesit, mysafiri i paftuar

KËNDVËSHTRIMI I SOTËM SI REFLEKSION PËR NGJARJEN HISTORIKE TË LUFTËS SË VLORËS, 1920

June 5, 2013 by dgreca

Në rrafshin historik flasin faktet/

Nga Albert HABAZAJ/ Studiues*/

Lufta e Vlorës shpërtheu e mbushur edhe me flakën e zemërimit popullor të kryengritjes së Kurbinit (shtator 1906 – maj 1907) kryengritjeve të kundërosmane të v. 1909 (maj – tetor), të valës tjetër kundërosmane të v.1910, të furisë kundërosmane  me kryengritjen e Malësisë së Madhe që filloi më 23 mars 1911, të ortekut të kryengritjes së përgjithshme kumdërosmane të v. 1912, sikurse edhe  me valën e zemërimit të ligjshëm popullor nga Lufta tremujore për Janinën nga vjeshta e v. 1912 deri më 6 mars 1913, kur Janina shqiptare ra në duart e ushtrisë greke, kryendritjes kundërserbe të shtatorit 1913, kryengritjeve të v. 1914 – 1915 në Kosovë, të kryengritjes së dibrës (nëntor 1917 – shkurt 1918, kryengritjes legjendare të Rrafshit të Dukagjinit (1919). Në këto kryengritje shkëlqeu mjeshtëria e të luftuarit shqiptarisht për Atdhe e strategëve popullorë Isë Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Elez Isufi, Ded Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Çerçiz Topulli, Idriz Seferi, Themistokli Gërmenji, Sali Butka, Muharrem Rushiti, Azem Galica, trimëresha si Tringë Smajlja (e Grudës) Norë Luli (e Hotit), Shota (Qerime Galica) dhe udhëheqës të tjerë të të qëndresës së armatosur të popullsisë shqiptare të  Veriut e të Jugut kundër ekspeditave të rënda ndëshkuese ushtarake osmane, bullgare, greke, serbe, malazeze, austrohungareze, italiane. Këto kryengritje përgatitën truallin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 nga burrat e kombit kryesuar nga Ismail Qemal bej Vlora. Dhe kur i humbën betejat shqiptarët nuk e ulën kokën, nuk u nënshtruan, se luftonin në të drejtë të tyre dhe u ngritën përsësi në këmbë, si dikur Araniti e Gjergj Kastriot Skënderbeu i Motit të Madh Arbëror. Kurorëzimi i dufit dhe dëshirave të larta liridashëse të shqiptarëve erdhi si Dafinë Lavdie, në Vlorën e asaj vere të Njëzetës,  kur kastërnipërit e Pirro Mollosit  dhe stërnipërit e Skënderbeut “e balosën bajlozin e zi të detit…”. LV shpërtheu kur 20 vjeçari i parë i shek. XX po i linte stafetën një periudhe  më të thukët shqiptare, siç është fakti i pranimit të Shqipërisë anëtare në Lidhjen e Kombeve, më 17 dhjetor 1920; kur po  ravijëzoheshin përpjekjet për demokratizimin dhe stabilizimin e shtetit shqiptar; ndërkohë që situata në rajon ishte e turbullt. Qielli ballkanik ishte i ngarkuar me re e suferinë dhe fuçisë ballkanike akoma nuk i kishte ikur era e barutit nga Lpb e Lidhjes Ballkanike (tetor 1912 – maj 1913), kundër Perandorisë Osmane, nga Ldb (29 qershor 1913 – 31 korrik 1913), ku Bullgaria sulmoi Greqinë dhe Serbinë, por humbi. LV ishte pararendëse frymëzuese për shqiptarët që në korrik të v. 1920 filluan luftimet dy mujore kundër ndërhyrje së armatosur jugosllave në Koplik dhe në 14 gusht të po atij viti filluan luftën kundër pushtuesve jugosllavë në Peshkopi. LV shpërtheu se, edhe pse gjatë LPB Shqipëria nuk kishte qenë shtet ndërluftues (por asnjanës), Italia imperialiste, duke abuzuar me statusit e të madhit dhe më tej duke shpërdoruar ekstremisht të qenit një nga pesë FM fituese të LPB, i theu rregullat e lojës dhe kishte pretendime aneksioniste, gjë që u duk qysh me zbarkimet militare, me armatimet më të sofistikuara të kohës, për ta bërë Vlorën e rrethinat plasdarmë të sajën në Adriatik, Jon, në Mesdhe.  Nga historia marrim një tabelë kronologjike, nga e cila telegrafisht nxjerrim këtë hartë kronologjike të ngjarjeve që fokusuan Vlorën: Më 25 dhjetor  1914 Italia pushtoi Vlorën, ndërsa qeveria greke qysh më 27 tetor të atij viti shpalli zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut e tre ditë më vonë, më 30 tetor Italia pushtoi Sazanin. Më shtator – tetor 1916 ushtritë italiane pushtuan Gjirokastrën, Sarandën dhe Përmetin. Ndizet një fitil në tetor të atij viti: Ushtritë franceze pushtuan Korçën, por më 10 dhjetor formohet Krahina autonome shqiptare e Korçës. Fillojnë pazaret me lojërat e fëlliqura më 23 janar 1917, kur pushtuesit austro – hungarezë shpallën “autonominë” e Shqipërisë nën protektoratin e tyre. Hidhet topi tek pushtuesit italianë që më 3 qershor të atij viti shpallën “autonominë” e Shqipërisë nën “mbrojtjen” italiane, duke pushtuar dy muaj më vonë, në gusht dhe Çamërinë. Më 28. 11. 1918 në Vlorë u zhvillua një protestë antiimperialiste, ndërkohë që LPB përfundoi, siç dihet, më 11 nëntor, vetëm dy javë më parë (kishte filluar që më 4  gusht 1914). Më 29 korrik 1919 kemi marrëveshjen famëkeqe Tittoni- Venizellos për ndarjen e Shqipërisë dhe përkrahjen e pretendimeve të njëri – tjetrit para Konferencës së Paqes, për të dalë atje me një gjuhë të përbashkët[1]. Traktati i zi i ministrit italian të Punëve të Jashtme Tomasso Tittoni  me kryeministrin grek Eleftherios Venizelos u pasua me marrëveshjen kapitulluese të 20 gushtit midis qeverisë së Durrësit dhe qeverisë italiane, që sillnin rreziqe për të ardhmen e vendit. Për diplomacinë e Romës dhe vetë kryeministrin F. Niti, kishte rëndësi kryesisht zotërimi i Vlorës nga Italia dhe nuk u bënte përshtypje që po loznin ortakërinë me fqinjët grabitqarë ballkanikë që donin ta bënin Shqipërinë “copa- copa, sikur s’ka njeri”. Në Shqipëri përmbajtja e marrëveshjes, që Roma dhe Athina, verbuar nga lakmitë pushuese, e cilësuan “triumf”, bëri përshtypje të thellë dhe tronditi qarqet atdhetare. Rrebeshi i zemëratës popullore u shfaq në manifestimet antiimperialiste, të zhvilluara në mbarë vendin, veçanërisht në Vlorë, ditën simbolike të Pavarësisë, më 28. 11. 1919. Memorandumi i SHBA-së, Anglisë dhe Francës që cenonte tërësinë tokësore të Shqipërisë mban datën 9 dhjetor 1919 nuk mund të paraqitej pa gatishmërinë e përfaqësuesit të Uashingtonit për t’i njohur Italisë “të drejtën për zotërimin e portit të Vlorës” që në prill të ‘19 – ës dhe më “ dorëlëshuar” akoma në kurriz të Shqipërisë më shtator të atij viti, kur amerikanët “ pranuan që sovraniteti Italian të shtrihej mbi të gjithë krahinën e Vlorës”[2]!!! Viti 1920 agoi tronditshëm e më i zi për shqiptarët. Më 13 janar 1920 u bë kompromisi i FM në KP për copëtimin e Shqipërisë. Kompromisi anglo – franko – italian i 13 – 14 janarit për copëtimin e Shqipërisë midis tre shteteve fqinje ngriti peshë shtresat e ndryshme të popullit dhe qarqet atdhetare radikale. “Flet një komb mijra vjeçarësh/ moj, Evropë, që na preve!” – regjistron EH me këngën që ndezte zemrat për zjarr shqiptarie, duke kujtuar dhe mesazhin me thuprat në porosinë skënderbejane për bashkim. President amerikan U. Uillson e hodhi poshtë këtë pazar matrapazësh, duke deklaruar prerazi se “nuk do të pranonte asnjë plan që do t’i jepte Jugosllavisë një kompesim tokësor në pjesën veriore të Shqipërisë për atë që kësaj do t’i merrej gjetiu”[3].. Por “kishin pjellë ato nëna/ kishin pjellë e bërë drëra”- thotë kënga. Trimëria kur ka në krahë dijen e kulturën- shpirtin e Mëmëdheut, e ngre përsëri në këmbë Atdheun e rrëzuar. Çelet një dritare atdhetarie, nga ku shqiptarët gjejnë busullën e udhëtimit kombëtar. U hap Kongresi  Kombëtar i Lushnjës më 21 janar, punimet nisëm më dt. 28 dhe vijuan deri më 31 janar. Më 11 shkurt u vendos në Tiranë qeveria që doli nga KKL dhe Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë. Më 11 mars Shkodra bashkohet me qeverinë e Tiranës, më 26 maj Korça, ndërkohë që gjatë prillit 1920 formohet KMK, i cili, edhe me mbështetjen e qeverisë së Tiranës, do të drejtonte denjësisht LV, e cila, kushtëzuar edhe nga rrethanat e jashtme, ndikuar edhe nga faktori i brendshëm, do të shpërthente pashmangshmërisht. Më 28 maj u nënshkrua protokolli  shqiptaro – grek i Kapshticës, ku, edhe pse kryeministri grek iu përgjigj negativisht kërkesës për ndihmë në “aksionin e Shqipërisë kundër pranisë së italianëve në Vlorë”, nga nënshkruesit Josif Koçi i qeverisë së Tiranës dhe guvernatori i përgjithshëm i Epirit Kalevras u kuptua se Athina nuk do ta shfrytëzonte luftën e armatosur me italianët, për t’u rënë shqiptarëve prapa krahëve e për të ndërmarrë ndonjë sulm mbi Gjirokastrën, gjë që i shqetësonte shumë shqiptarët.

Dështuan dhe bisedimet diplomatike të imzot Luigj Bumçit, ish – kryetar i delegacionit shqiptar në KP dhe tani anëtar i këshillit të Lartë me ministrin e Jashtëm Italian, Karlo Sforcën në takimin që patën për Çështjen e Vlorës. Përgjigja mohuese se Vlora përbënte “një pikëmbështeteje të politikës italiane”, s’kishte rrugë tjetër për palën mbrojtëse veç zgjidhjes me armë të së drejtës tokësore, pronësore e kombëtare. Deri këtu EHLV nuk na jep informacion, ndoshta shkalla dhe mundësia e njohjes, apo niveli arsimor i krijuesve të folklorit nuk mund t’i kapte këto probleme, se ata nuk dinin, nuk kishin njohuri për këto zhvillime diplomatioke e politike të FM apo dhe të qeverisë së Tiranës apo pak u interesonte atyre, shumica e të cilëve ishin banorë të pashkolluar e me mentalitet rural. Më 29 maj 1920 u mbajt kuvendi i Barçallasë (Vlorë).

Këtu kthen faqja e historisë. Këtu hapet sipari i lavdisë për bijtë e vendit të shqipeve. Gurgullima e EHLV, si rrallë herë më parë shpërthen me gjithë shkëlqimin e kulluar të gurrës popullore.  Më 3 qershor KMK, i dorëzon komandës së ushtrive italiane në Vlorë Ultimatumin. Më 5 qershor filloi lufta e Vlorës. Më 6 u asgjësua disa përqëndrime trupash italiane në Vlorë. Më 11 filluan luftimet për çlirimin e qytetit të Vlorës. Më 12 qershor u zhvilluan në qytetet e Italisë manifestime kundër luftës imperialiste në Vlorë, ndërsa të nesërmen, më 13 qershor Avni Rustemi vrau në Paris Esat pashë Toptanin, kurse më 21 qershor  u dorëzua garnizoni italian i Tepelenës. Më 2 gusht u nënshkrua Protokolli shqiptaro – italian, me të cilin Italia njohu pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar, ndërsa më 17 gusht forcat shqiptare hyjnë në qytetin e çliruar të Vlorës. Më 3 shtator u festua fitorja e LV dhe largimi i pushtuesve italianë nga Shqipëria. Kënga “Nuk e bëjmë kabull na,/ Të jemi për nën – ë botë,/ Ne kala përmbi kala,/ Historia ashtu thotë”  është thurur e kënduar nga Mato Hasani më 3 shtator 1920, ditën e fitores, në shesh të Flamurit.  Xha Matua, i lindur në Brataj, më 12 dhjetor 1866, është dhe vëllai i madh i xha Selimit të Brate, siç e quan Dritëroi.  Ai ka marrë pjesë në kryengritjet antiosmane të viteve 1911-’12; në mbrojtje të qeverisë së Vlorës me armë dhe këngë; në epopenë e Njëzetës, në krah të Osmën Haxhiut e Halim Xhelos me shokë; ndihmoi djemtë e vashat kundër pushtimit  fashist të ’39-ës, se ishte i moshuar; mbas Çlirimit mbajti qëndrim burrëror, përparimtar e vizionar. Ka thurur mbi 200 këngë dhe 40 valle. Nga kontributi i tij njihet në Labëri “kënga dhe vallja Mato Hasançe”, e cila bën akoma jetë folkorike.  Luftëtari dhe këngëtori Mato Hasani respektohet  për kontribut të shquar në zhvillimin e traditave krijuese, kulturore e zakonore, si një vjershëtor i spikatur i krijimtarisë popullore e humorit në trevën e Labërisë e më gjerë. Tablo të gjalla, tablo të pasura na sjell EHLV me saktësi deri në imtësira e detaje, që asaj i pëlqejnë t’i rrok në gjirin e saj brilant. Tablo të tilla nuk janë të stisura, ato janë dëshmi jetësore, vlera madhore të një kombi dhe të një populli të tërë që për busull kemi fjalët e Naimit tonë: “Tek është vëllazërija/ atje është është Perëndija”.

L V tregoi se edhe Perandoria e re Romake, sikurse Perandoria e vjetër Osmane, nuk ishte e paprekshme, e pacenueshme, e pamundur për t’u shporrur, për t’u turpëruar me turp mbuluar. Në vijimësi kemi paraqitur se si forcat vullnetare, trupat kombëtare po përparonin nga Tepelena, Gjormi, Kota, Llogoraja, Kanina, Vreshtat e Mëdha, Babica, qafat e Ullijve, qafa e Koçiut, Vlora, Skela, ku forcat e LV po bluanin ç’ kishte mbetur nga ushtria kapitullante, e pakësuar numerikisht dhe e demoralizuar. Forcat e LV ishin inferiore në numër, por shumë më superiore në njohjen e terrenit. Në  librin “Historia e Artit Ushtarak Botëror” është dhe ky ky paragraf i shkruar për ushtrinë italiane, e cila “kishte përgatitje të dobët për luftë në kushtet e terrenit malor, si rrjedhim në këtë teatër veprimet luftarake morën mjenjëherë karakter pozicional”[4]. Gjithashtu, marrim informacion se që në mbrojtjen e Sevastopolit, para se të binte, (tetor 1854 – shtator 1855) gjatë  Luftës së Krimesë, (1853 – 1856)  është përdorur me sukses fortifikimi xhenjer fushor dhe organizimi i mbrojtjes së thellë, ku filloi aplikimi i metodave pozicionale të zhvillimit të luftës. Për të lehtësuar manovrën dhe komunikimin këmbësorët shfrytëzonin strehimet, krijonin për vete grumbuj dheu (ledhe për t’u mbrojtur) e çerdhe pushkatare. Këto çerdhe u lidhën me njëra – tjetrën, duke formuar kështu ndërtimin e ri xhenier, llogoren pushkatare. Përveç  kundërsulme të herpashershme, u përdorën në shkallë të gjerë edhe sulmet e befasishme, sidomos natën me reparte të vogla në pozicionete e armikut, të cilat në disa raste  patën shumë sukses, duke e detyruar armikun t’i linte pozicionet e zëna çetave të organizuara luftarake. Po kështu përvoja e Garibaldit, nëmesin e shek. XIX, sidomos me lavdinë që fitoi në Palermo, me mësymjen e guximshme, me sulme të guximshme, energjike e manovrime të shpejta, me ndërthurjen mjeshtërore të veprimeve luftarake mbrojtëse me ato mësymëse, me bashkëveprimin e trupave vullnetare me popullatën brenda në qytet, na njeh me përvoja të luftrave të drejta në botë, të cilat lehtësojnë dhe shpejtojnë fitoren. Metoda e analogjisë na ndihmon të heqim paralele ngjashmërie të këtyre superluftrave titanike e shumë të tjerave me luftën heroike të popullit tonë të vogël. Nuk jemi vetëm ne që kemi luftuar, nuk jemi vetëm ne që jemi pushtuar, nuk jemi vetëm ne që kemi heronj, nuk jemi vetëm ne që u këndojmë trimave. Edhe vendet e tjerë të botës kanë luftuar e janë pushtuar, u kanë kënduar trimave të tyre dhe e kanë të shenjtë kujtimin e të rënëve. Pra, shqiparët janë banorë të vendit të tyre në rajon, në siujdhesë, në continent e në botë si gjithë banorët e tjerë përqark nesh, si gjithë popujt e tjerë, me dritat tona historike dhe patjetër me hijet tona historike. Sipas  HAUB, vetëm në LPB morëm pjesë 36 shtete, numri i përgjithshëm i forcave të armatosura arriti 70 milionë vetë, 12 % e të gjithë popullsisë së shteteve  më të mëdha kapitaliste në luftë dhe zgjati 4 vjet e 3 muaj e 3 muaj e gjysmë. Humbjet e përgjithshme gjatë luftës arritën 10 milionë të vrarë dhe 20 milionë të plagosur. Historia na mëson se LPB pati shumë pasoja edhe për shtetin shqiptar që sapo kishte fituar pavarësinë, por që ende s’ishte konsoliduar politikisht. Nga njëra anë të dy blloqet ndërluftuese u përpoqën ta përdorninShqipërinë me pozitën e saj të favorshme gjeostrategjike, si object të planeve të tyre luftarake e politike, nga ana tjetër, shtetet fqinjë që lakmonin tokat tona, u munduan të shfrytëzonin kushtet q ëu kijoi lufta. Që në prag të luftës Greqia pushtoi Korçën dhe Gjirokastrën, në dhjetor 1914 Italia pushtoi Vlorë, gjatë v. 1915 trupat serbe dhe malazeze hynë në Shqiërinë Veriore dhe në atë Qendrore. Në fillim të v. 1916, si rezultat i disfatës serbe  në frontin ballkanik, ushtritë austro – hungareze, në ndjekje të tyre, hynë në Shqipëri, ndërsa më vonë ushtritë franceze dhe italiane pushtuan Shqipërinë e Jugut. Në këtë mënyrë Shqipëria u shndërrua në një shesh lufte imperialiste, duke i sjellë vendit shkatërrime të mëdha. Në fillim të v. 1917 e deri nga mbarimi i LPB fronti ndërmjet dy blloqeev për territorin tonë kalonte përafërsisht në vijën: Vlorë – Berat – Pogradec. Lëvizja kombëtare shqiptare, duke kuptuar mirë qëllimet grabitqare të të dy blloqeve imperialiste ndaj vendit tonë, mbajti qëndrim asnjanës. U bënë përpjekje të mëdha për anullimin e TFL, sidomos pas denoncimit që i bëri Lenini më 1917 me botimin public të përmbajtjes së tij dhe mbështetje së fuqishme të Uillsonit ndaj zgjidhjes së çështjes shqiptare në tërësi. Lufta  për sigurimin e lirisë, të pavarësisë dhe të tërësisë tokësore të vendit mori përpjestime të gjera nga Vlora, Shkodra, Dibra e gjithandej. Në LV u përdorën nga forcat pushtuese për herë të parë lloje të reja armësh dhe mjetesh luftarake për kohën si aviacioni, tanket etj.

Disfata kritike e Kotës ishte turpërim për ata, që vinin të blinduar dhe të armatosur gjer në dhëmbë. Nga rrëfimet e bashkëkohësve dhe më moshatarëve të mundshëm që kemi marrë informacionet e nevojshme për plotësimin e strukturës historike dhe folklorike të kësaj ngjarjeje, sidomos nga libri “Lufta e Vlorës në kujtimet e mia” i Gani Iljaz Abazit, (që është nga më autentikët, sepse autori ka luftuar dhe ka shkruar drejtpërdrejtë nga fronti i Luftës, si korespodent i gazetës “Drita” që botohej në atë periudhë në Gjirokastër nga Veli Harshova, sepse qe edhe mësues dhe shoqërues i Kryqit të Kuq Amerikan dhe gazetarët), kujtesa regjistron fakte të panjohura më parë, ose të njohura pjesërisht. Edhe nga ai botim mësojmë se peshën kryesore të luftës e mbajtën fshatarët e lumit të Vlorës e Labërisë, sepse ishin pikërisht hapësirat, trojet, vatrat e tyre që pushtoi armiku. Mësojmë gjithashtu se jo më pak kontribuan krahinat e tjera jo labe; se vullnetarët që vinin edhe nga treva të tjera shqiptare si Berati e Skrapari, Korça e Kolonja, Elbasani e Kavaja, Tirana e Durrësi, krahas gjirokastritëve e sarandiotëve, luftonin për Vlorën, Himarën e Tepelenën si për shtëpitë e tyre, si për vatrat e tyre, sepse i thirri zëri i Atdheut në luftë për liri. Harta e pjesëmarrjes së forcave vullnetare në Luftën e Vlorës pasurohet edhe trimat shqiptarë të Çamërisë. Vijnë trupa vullnetarë dhe nga larg: 120 shqiptarë të Amerikës nën drejtimin e Aqif Përmetit, vatranët e zjarrtë kompozitorin patriot Thoma Nassi. Sipas studiuesit B. Gaçe poezia e Ali Asllanit “Vlora – Vlora”, kompozuar prej Thoma Nashit dhe e kzekutuar prej bandës muzikore “Vatra” u bë një ndër këngët më popullore, jo vetëm në çaste të vështira kushtrimi e lufte, por edhe në festa e gëzime, si ditën e Bajramit më 18 qershor. Sikurse kënga “Eja mblidhuni këtu, këtu” e patriotit korçar M. Grameno, edhe “Vlora – Vlora” ka qenë himn i përpjekjeve shqiptare për lirinë e vendit dhe Ali Asllani mbetet poeti i kësaj lufte epope. Thirrja e vullkanit popullor: “O do bëhet Vlora Jona,/ o do bëhet shkrumb e hi…!  U bë simbol i një kuptimi të thellë të nëndheshëm, të uturimave të brendshme të tokës shqiptare. Jepen në këtë këngë dhe disa nga karakteristikat luftarake e liridashëse të vlonjatit, por e dhe të shqiptarit në përgjithësi: “s’duron burri zgjedhë kurrë”, “rreth flamurit di e des”, “domosdo do rroj i lirë” etj. Në përfytyrimin poetik të autorit të këngës së LV ngrihet ndërgjegja kombëtare, përforcohet besimi në fuqinë e kombit, në të ardhmen e tij. Tetërrokshi luftarak, me ritme marshi, derdh shpirtin e poetit të frymëzuar dhe krenar për populin e tij, për qytetin heroik të lindjes. LV zhvillohej vetëm  8 vjet pas shpalljes së pavarësisë Kombëtare, kështu që dhe kjo këngë është pjellë e ngjarjeve të mëdha kur periudhës së pavarësisë dhe nismave për krijimin e shtetit të ri shqiptar. Luftëtari, kryetari i bashkisë, poeti atdhetar A. Asllani frymëzimin e mori në popull, i dha dimensione të reja, ia ktheu me bujari estetike, me zjarr të dlirtë patriotik, me ritme kumbuese luftarake, sa që shumë krijues popullorë e të kultivuar gjetën frymëzimin në ato vargje të mbushura me idealizëm romantik dhe krijuan e kënduan duke u hedhur si rrufe vetë e luftëtarët e tjerë në llogoret e luftës kundër armikut. Sipas Mitrush Kutelit tre kulmet e historisë shqiptare janë “Epopeja Skënderbejane, Lidhja e Prizrenit dhe Lufta e Vlorës[5]. Ndihmojnë edhe vllehët, çobanët e Selenicës, që sipas paleontologut Luan Hasanaj, janë shqiptarë të latinizuar e, pa ndihmën e të cilëve, arteria e luftës nuk do të funksiononte. Vërejmë se, po bëjmë një klasifikim të përgjithshëm, mund të themi që në LV pati përfaqësim me pjesëmarrje aktive nga të dy krahinat kryesore etnografike shqiptare. Në këtë epope, nuk u përfshi vetëm Shqipëria e Jugut, apo TOSKËRIA, si i thonë në gjuhën e trashëguar popullore, kësaj krahine të madhe etnografike, me Toskëri (Shqipëri Juglindore), me Myzeqe (krahinë e papërcaktuar në mënyrë të qartë në pjesën verioro – qendrore të Shqipërisë së Jugut), me Çamëri (krahinë e papërcaktuar në mënyrë të qartë në pjesën më jugore të Shqipërisë dhe me Labëri (Shqipëri Jugperëndimore), por pati prurje të dukshme kombëtare me pjesëmarrje edhe nga GEGËRIA ose Shqipëria e Veriut. Vërtet nuk pati përfaqësim nga Leknia ose Dukagjini (në jug të lumit Drin), nga Fushat Lindore (Rrafshi i Dukagjinit së bashku me Fushën e Kosovës), nga Fushat Bregdetare të Shqipërisë së Veriut (që nga Bregu i majtë i liqenit të Hotit në veri, deri në të djathtë të lumit Shkumbin në jug, por pati pjesëmarrje efektive nga nënndarja Gegëri (në veri të lumit Shkumbin). Për të hedhur dritë mbi këtë që themi, përveç memories kolektive, na ndihmojnë edhe dokumentet, si dëshmi e gjallë informacioni. Janë të regjistruar realitetet folkoriko – historikë që vërtetojnë këtë fakt. Janë të mjafta dokumentet zyrtare, të cilat kanë vlerën si dëshmi historike, që na informojnë për këtë solidaritet për të çliruar krahinat e pushtuara të Vlorës, Himarës e Tepelenës me rrethinat.

Shtrohet pyetja: Përse morën pjesë në LV me armë në dorë krahinat e tjera më të largëta me “skelën e parë në Evropë”?  Përveç vlonjatëve apo edhe tepelenasve, që ishin zotërit e vatrave të pushtuara, apo dhe mallakatriotëve, sarandiotëve e gjirokastritëve, që si fqinjë natyrorë motivoheshin, sipas të drejtës juridike të pashkruar (kanunet trashëguar e transmentuar nga brezi në brez) për ta mbështetur njëri – tjetrin në rast rreziku nga hasmi, të tjerët përse erdhën, kush i thirri?  Ngjizja e realitetit të ndjenjës kombëtare fillon e ravijëzohet me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (10.06.1878) Ka dhe një cikël këngësh për LSHP, ku gëlon lufta për autonomi ndaj pushtimit turk. Po të bëjmë një retrospektivë kronologjike të EH në tërësi, qysh nga këngët e Pushtimit Osman (me Shqiptarë në pesë shtete) e te Pashallëqet që kanë cikle këngësh, apo te cikli vijues i Tanzimatit, me reformat osmane, ku jepen përplasjet e shqiptarëve kundër sunduesve të huaj turq (1830 – 1847), vërejmë se nuk u ngjiz dot ndjenja e lartë kombëtare. Cikli I LSHP është shumë i madh, i pasur, i gjerë, sepse LSHP qe mbarëkombëtare dhe, në kryerje të misionit të saj kjo ngjarje kombëtare, na vjen edhe nëpërmjet këngës, sepse kënga historike është kronikë e ngjarjeve ngapopulli. Cikli i këngëve për mbrojtjen e trojeve shënoi një shkallë më e lartë zhvillimi, sepse përvoja e hidhur me Berlin, Bismark e soj e sorollop, “pa din e pa iman” si ata, e shndërruan Shqipërinë plaçkë tregu, sepse trojet shqipare u janë falur të tjerëve padrejtësisht. Një dukuri e re u lind në këto troje: ndërgjegjësimi atdhetar – kombëtar, njohja e kombit  nga ajo bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqej në bashkësinë e kulturës të përbërë nga shqiptarë. Mashkulli i aftë për luftë, burri shqiptar, na tregon kënga, nga Kavaja shkon në Ulqin. Është një batalion me kavajas që lufton për Ulqinin. Pra, një dukuri e re lind ndër shqiptarë: Shtëpia  e madhe kombëtare është e barabartë me shtëpinë e vogël të familjes. Kjo traditë përcillet brezash tashmë e tutje si stafetë lirise. Kështu ndodh edhe me LV. Vërtet lufta u zhvillua në Vlorë, por pjesëmarrësit ishin gati nga të gjitha trevat shqiptare. Edhe cikli i EHVL është shumë i pasur e interesant, sepse nxjerr në pah shpirtin luftarak e liridashës të shqiptarit, që u ngrit kundër perandosisë. E thotë qartë kënga: “ Breshkaman i breshkamanit,/ dil steresë, jo limanit!” Është logjika kombëtare, është referenca morale, që i bashkoi shqiptarët në luftë kundër të huajit që kishte zaptuar vatrën. Është një sistem vlerash morale i kodifikuar nga burra gjykimi e me peshë në hapësirat e mundshme, relativisht të gjera  të një grupimi banorësh me doke, mënyrë jetese, tradita, dialekt e folklore të përafërt, që vinte brezash, i pa shkruar, i  transmentuar gojë më gojë, por i detyruar për t’u zbatuar rreptësisht. Vatra ishte për ta metafora e Atdheut. Vatra dhe pragu i shtëpisë janë të shenjta, jo vetëm ndër shqiptarë, por kudo në botë. Ndaj kanë thënë banorët e vjetër në Shqipëri, në Ballkan, në trevat mesdhetare, ndër popujt e Europës dhe të kontinenteve të tjerë të botës; “ mos e nga x gjë se ndodh gjëma, hataja, të pret vdekja (sepse x apo y gjë (fjala vjen, vatra, zjarri, tymi, oxhaku, nderi, morali) është e shenjtë, e paprekshme, tabu.

Për luftën kanë ndihmuar shumë edhe gratë. Kjo nuk përbën ndonjë risi, sepse është aplikuar si praktikë e nevojshme, e domosdoshme edhe në luftërat e mëparshme, që nga Nora e Kelmendit (Nora e Bukur), Maro Kondi, Miro Tërbaçja, Nora Luli (gruaja e Ded Gjo Lulit), ashtu sikurse dhe më Njëzetën, heroina Sado Koshena nga Dukati, Rubì Hosi nga Matohasanaj, (gruaja e heroit Toto Hosit), Hanko Metja e shumë e shumë të tjera, se dushmani po u shkelte vatrën. Vatra është metafora e Atdheut për shqiptarin dhe atdhe shqiptari ka vetëm një. Ndihma e grave për luftën është një traditë e trashëguar nga të parët, kur atdheu lëshon Kushtrimin. Edhe në LV gratë kontribuan duke siguruar ushqim për trupat kombëtare, furnizim me municion për ta, shtresa e mbulesa për të plagosurit në front dhe haje për kafshët e luftës. Jeta sociale e malësorëve të Labërisë ishte komplekse. Sipas traditës, “Mikun do ta prisnin siç pritej miku, me të gjitha nderet, ta dinte se nesër hante hi”, siç na ka treguar edhe Xhebro Gjika, luftëtar dhe këngëtar i LV, të cilin kemi patur fatin ta takojmë e të marrin informacion të hollësishëm për atë epope gjëmimtare në Europë. Xha Xhebrua na ka thënë se banorët që u ngritën me “sëpata me hanxharë, me dyfekët lidhur me gjalmë” artin e pritës e përdorën edhe gjatë dy – tre muajve të verës që bënë LV dhe aplikimi i pritave qe efikas, sidomos në terenin malor e të panjohur për zaptuesit e urryer. LV pati këto avantazhe për fitorene arritur: Luftëtarët aplikuan suksesshëm luftimin natën dhe të rrufeshëm, falë mundësisë që s’e kishte kundërshtari, se tanët ishin mjeshtër në njohjen e terrenit.

Për LV pati ndikim faktori i jashtëm, por qe koherenca e brendshme motori që ndezi lëvizjen çlirimtare në krahinat e pushtuara, për shpëtimin e mëmëdheut. Ishte identiteti absolut i cilësive të larta dhe karakterit shqiptar në momente madhore, që  pruri dhe shpejtoi fitoren. Identitetin shqiptar e përcaktoi dhe më Njëzetën gjuha, feja, tradita, kultura, territori (uniteti territorial), se ditët e mira paskëtaj vinë dhe për shqiptarët dhe shqipërinë, se ndërkomunikimet janë përbashkime, se bashkimi bën fuqinë, se fuqia korr fitoren. Na vlen paraqitja identitare në familjen europiane, që të mos jemi letargjikë, por të krijojmë vetëdijen mbi vetveten, të reflektojmë, që të mos përsëriten gabimet. Logjika na këshillon të mos i shikojmë vrëngër fqinjët matanë Adriatikut për shumë arsye me ndikim pozitiv ndaj shqiptarëve, por edhe për faktin se italianët e sotëm nuk kanë faj për ç’ka ndodhur më 1920 – n.

[1]Shënim: Lidhur me Shqipërinë Roma angazhohej të mbështeste në Konferencë kërkesat greke për aneksimin e Korçës e të Gjirokastërs, ndërsa Greqia do të përkrahte mandatin italian mbi Shqipërinë, e cunguar territorialisht, si dhe aneksimin italian të Vlorës. Kjo marrëveshje do të ishte e vlefshme edhe nëse SHBA do të vazhdonin të kërkonin që Korça të mbetej brenda kufijve të shtetit shqiptar dhe për pasojë Greqia do të mund të merrte vetëm trevën e Gjirokastërës. Në çdo rast Greqia pranonte t’i lëshohej Italisë për 50 vjet një pjesë e portit të Sarandës, duke u zotuar të ruante gjithashtu asnjanësinë e kanalit të Korfuzit.

Bibliografia

2 Histori e Popullit Shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Toena, Tiranë, f. 134.

3 Po aty, f. 149.

4 HISTORIA e Artit Ushtarak Botëror, bot. i Akademisë Ushtarake. Tiranë, 1987, f. 163.

5 ASLLANI, Ali: Vidi, vidi pëllumbeshë, Tiranë, Toena, 1999, f. 265.

 

*) drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

 



[5] ASLLANI, Ali: Vidi, vidi pëllumbeshë, Tiranë, Toena, 1999, f. 265.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Habazaj, Lufta e Vlores, n errafshin historik

KOMUNITETI SHQIPTAR NË NEW YORK KREU HOMAZHE NË NDERIM TË MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA

June 4, 2013 by dgreca

Të martën pasdite nga ora 2 deri në 4 dhe në mbrëmje  nga ora 7 deri në orën 9.00, Komuniteti shqiptar në New York kreu homazhe pranë arkivolit të së ndjerës Manjola Mirkaj Libohova në Shtëpinë Mortore  Moloney’s Hauppauge Funeral Home në Long Island. Ishin qindra pjesmarrës të cilët kishin ardhë jo vetëm nga New Yorku, por dhe nga shtetet e tjerë, që i shprehën ngushëllime familjeve Mirakaj dhe Libohova.Lutjen fetare e kreu dom Gjergj Meta i ardhur nga Shqiperia.

Kishin ardhë ish bashkëvuajtësit e Lekës dhe Dolorezit, moshatarë të Manjolës, që qenë rritë bashkë në kampet e internimit dhe të përlotur i jepnin lamtumirën, nënës të dy vajzave të parritura, Manjolës, që iku në një moshë shumë të re nga kjo jetë, duke i lënë të pikëlluara bijat e saj, prindërit Lek dhe Dolorez, bashkëshortin, motrën, vëllanë, të gjithë familjen dhe të afërmit, miqtë dhe mbarë komunitetin.

Të mërkurën në orën 11 para dite do të organizohet ceremonia e varrimit. Varrimi do të bëhet në varrezat Saint Charles, që ndodhen në adresën :

Saint Charles Cemetery at 2015 Wellëood Ave Farmingdale, NY 11735 .

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, homazhe, Manjola Mirakaj, u percoll me nderime

Fëmijët, Buzëqeshja e Jetës-Pikinik i Degës së Vatres në South Florida

June 4, 2013 by dgreca

* Fort Lauderdale Florida-Dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në South Florida Organizoi një piknik me rastin e Një Qershorit, Festës së fëmijëve.

* Ushqimet u ofruan  falas nga dy restorantet shqiptare Pizza De Lunna e zotit Z. Edmond Gjikokaj sekretar i degës si dhe Stork’s Wilton Mannors te Z. Pjetër Dekaj-Anëtar i Kryesisë së Degës.Gjithashtu pjesë e këtij sponsorizimi u bë edhe  firma RE/MAX First (me pronare Znj. e Z. Ndoja).

Nga Lek Gjoka/

Eshtë hera e parë që Bayview Park në Fort Lauderdale Florida pasditën e 2 Qershorit kishte ndryshuar pamjen.Flamuri kombëtar shqiptar kuq e zi me shqiponjën gjithmonë krenare qëndronte në të njëjtin hijeshi si flamuri Amerikan,flamuri i lirisë së të gjithë popujve të botës.Një shi i imët nis të rigojë, por duket se buzëqeshjet ëmbëlsuese të fëmijëve e stepën.Parku gumëzhinte.Dega e Federatës Vatra në South Florida është organizatorja e këtij pikniku të bukur për të festur festën e cicërima të jetës së cdo familje,festën e fëmijëve.

Kryetari i degës së Vatrës pishtari i demokracise shqiptare në fillimet e viteve 91, ku sëbashku me shokë përgatitën vdekjen e diktaturës më të egër komuniste në Europë zoti Kolec Ndoja duke falenderuar pjesmarrësit iu uroi fëmijëve festën e tyre dhe një pasdite sa më argëtuese.Gjithashtu i ftoi të pranishmit që të shijonin ushqimet të afruar falas nga dy restorantet shqiptare Pizza De Lunna e zotit Z. Edmond Gjikokaj sekretar i degës si dhe Stork’s Wilton Mannors te Z. Pjetër Dekaj-Anëtar i Kryesisë së Degës.Gjithashtu pjesë e këtij sponsorizimi u bë edhe  firma RE/MAX First (me pronare Znj. e Z. Ndoja).

Kur cdo gjë po merrtë formën e një feste të vërtetë shqiptarësh në një moment heshtje të pranishmit u prezantuan dhe me autorin e librit “Oh Shqiperi, E Mjera Shqipëri”, emigrantin shqiptar me origjinë nga Devolli i Korcës, pasues i frymës së Nolit e Konicës, Z. James Wm. Pandeli.Zoti Pandeli në librin e tij botuar në 1980 ka zbërthyer një pjesë të “gjenezës të historisë së popullit ilir, që prej vitit ‘700, para erës sonë.Gjithashtu ne librin e tij ai pasqyroi me shume korrektese e fakte te verteta  për fiset Çame, Gegë, Toskë dhe Labë, rrënjët e gjenezës ilire të popullit shqiptar, gjë që tregon se në të shumtën e rasteve grekërit e lashtë apo kronikanët e kohës, kanë fshehur të vërtetën rreth botës së lashtë ilire dhe shqiptare.

Nderkoje qe femijet pas ushqimit te shijshem e te bollshem dhe miqesite e reja te shpejta e te sinqerta me bashkmoshataret e tyre qe i bashkonte i njeti gjak i paster e krenar gjaku i shqiptarin iu leshuar hareshem ne lojrat “Bouncy House” apo me “Cotton Candy dhe Snow Cone Machine’s”.Madje edhe nje shi i imet kaloi qete-qete neper park por femijet nuk u ndalen,bile e bene edhe shiun pjese te ketij gezimi te kesaj feste te bukur .

Nderkohe qe femijet vazhdoni te argetoheshin me lojrat e tyre pa e prishur terezine as nga shiu, prinderit argetoheshin ne te njetin gezim me muziken e bukur shqiptare.Vallja shqipe nga te gjitha trevat e Shqiperise jo vetem mori fryme por sikur ja hijeshoji me teper bukurine ketij parku floridian.

Vatrani dhe patrioti i njohur shqiptar nga Kosova zoti Nazim Haziri, ju shperndau te pranishmeve nje leter per misionin atdhetar e patriot te Deges se Vatres te pergatitur nga Z. Ndoja,si dhe duke shkembyer biseda dhe informacione me te metejshme ne te mire te bashkimit te diaspores shqiptare ne Florida dhe kudo ne SH.B.A.

Oret e pasdrekes po ecnin shume shpejt me hap minuti.Shiu nuk pranoi te kthehej me.Oqeani Atlantik shpesh here duartrokiste cicerimet e femijeve me dallge.Fundi i aktivitetit po afronte.Edhe dita nuk donte tia linte vendin nates sepse ishte deshmitarja e kesaj feste te bukur shqiptare qe nuk kishte deshire te mbaronte.Me falenderime te perzemerta per degen e Vatres si organizatore e kesaj feste me deshiren e zjarrte per te festuar serisht festa te tjera shqiptaret ne Fort Lauderdale sigurisht jo vetem do te jene pjesmarres por do te kontribojne me shume,do te afrojne me shume bashkatdhetare qe kjo dege e Vatres ne South Florida,kjo foshnje e re e shqiptarise qe lindi 10 dite para se Vatra te permbushte 100-vjet do te rritet e shendeshme ne te mire te shqiptareve te Florides dhe te jete pjese e denje e Vatres se madhe te Nolit e Konices e patriotave te tjere shqiptare ne dobi te kombit shqiptar.

Florida Qershor 2013

Filed Under: Reportazh Tagged With: Lek Gjoka, piknik, piknik nga dega e Vatres, South Florida

Futbollisti shqiptar Bruno Kepi drejt SHBA

June 4, 2013 by dgreca

Bruno Kepi, një futbollist i ri shqiptar i nivelit ndërkombëtar, që luan në pozicionin e mbrojtësit do të jetë në rrugën e tij për në SHBA në një çështje javësh, kështu të paktën shpreson klubi “Forca e Anglisë – New England Force”, duke shtuar se “një ditë ai pritet të mbërrijë të luaj për ekipin ndeshjen e ardhshme miqësore në fund të qershorit në Nju Jork.

Nga BEQIR SINA, New York
ROHD ISLAND – New Egland : Dalë nga “ferrat e fshehtësisë” pothuajse të plotë, skuadra më e re e futbollit “New England Force” e kryeqytetit Providence, në ishullin Rohd Island në New England – bregdeti verilindor i oqeanit Atlantik në SHBA, ka nisur një faqe të re të historisë së futbollit europian në Amerikë. Ndoshta, kjo është skuadra më e re, e planetit, e cila ka nisur një “fushatë me synimin për të krijuar një ekip të madh futbolli…” në Amerikën e Veriut.
Drejtuesit e klubit të futbollit “New England Force”, e kanë nisur “adrenalin” e tyre në divizionet më të ulta; USL, NASL, dhe ndërsa tash ata kan kan aplikuar për divizionin e parë, Ligën e Madhe të Futbollit – Major League Soccer, MLS, në kampionatin e Futbollit të Amerikës së Veriut, që përfshinë SHBA dhe Kanadanë, ku simbas disa burimeve zyrtare ata tashmë e kan fituar të drejtën që të fillojnë të luajnë në Divizionin e Parë të SHBA, MSL, sesionin futbollistik, që fillon pranverën e vitit 2014.

Deklaruar sipas zyrtarve të këtij klubi, bëhet e ditur se ata do të stërviten në qendrën sportive Mount Vernon Sports Underdome në Nju Jork, Kurse shtëpia e mundshme e skuadrës më të re të futbollit “New England Force” do të jetë kryeqyteti Providence, në ishullin Rohd Island në New England – . Stadiumi “Bulldog Bryant Universiteti” në qytetin Smithfield me kapacitet 35 mijë spektatorë, do të jetë zyrtarisht “arena” ku do të luaj skuadra e futbollit “New England Force” .

Faqja e internetit e skuadrës së futbollit “New England Force”, tregon gjithashtu zyra e tyre, do të jetë në ambjentet e stadiumit, kryesisht me një staf profesionist të përbërë nga emra të njohur të futbollit në Divizioni e I-rë, të i futbollit Amerikan. Manaxher i ekipit dhe trainer i tij do të jetë Jonathon Langer, ish traineri i ekipit të Teksasit – “Austin Posse”, i ndihmuar nga traineri europian – spanjolli Javier Inglesias dhe David Wilder, që të tre trajner të mirë, të harmonishëm dhe jashtëzakonisht të certifikuar .

Sipas vetë zyrtarve të lart të ekipit, plani i ri i ekipit të futbollit “Forca Angleze”, është që të nënshkruajnë kontrata për kartonat dhe për të paguar lojtarët, që kanë përfunduar tashmë marrëveshjen me klubin e futbollit “New England Force” e kryeqytetit Providence, në ishullin Rohd Island në New England – bregdeti verilindor i oqeanit Atlantik në SHBA.

Ndërkohë, që në një faksimile të faqes zyrtare të klubit amerikan në internet, shkruhet se zyrtarët e ekipit New England Force – Forca Angleze”, kan thirrur edhe futbollistin shqiptar nga Shkodra, “Djepi i Futbollit” në Shqipëri, Bruno Kepi. I cili, tashmë pas Hamdi Salihut, goliadorit shkodran që luajti me ekipin e Washingtonit D.C. United, do të jetë shqiptari i dytë, për Divizionin e I-rë, Ligën e Madhe të Futbollit – MLS, në kampionatin e Amerikës së Veriut, që përfshinë SHBA dhe Kanadanë.
Kepi pritet të forcojë ekipin England Force

Kështu të paktën shkruan gazeta sportive e Rohd Island, ku thotë se ekipi “New England Force” janë duke pritur gjëra të mëdha nga arrdhja e një futbollisti shqiptar – Bruno Kepi, dhe prurjet e reja nga Europa. Sipas saj Kepi, është një futbollist i ri shqiptar, i nivelit ndërkombëtar, që luan në pozicionin e mbrojtësit. Kepi shkruan shtypi amerikan do të jetë në rrugën e tij, për në SHBA në një çështje javësh. Mbasi kështu të paktën shpreson klubi, shkruan kjo gazetë duke shtuar se “një ditë ai pritet të mbërrijë të luaj për ekipin që në shqip thirret “Forca e Anglisë” ndeshjen e ardhshme miqësore në fund të qershorit në Nju Jork.

Bruno Kepi shkruan gazeta amerikane “është në një pozicion të vështirë në skuadër, duke luajtur rolin e një mbrojtësi i talentuar me shumë eksperiencë, mbasi ai përfaqësoi Shqipërinë në të gjitha nivelet, duke filluar me U-16 dhe më lart. Sipas, kësaj gazete trajneri ekipit “New England Force”, Jon Langer, ka deklaruar se ne: “Ishim me fat që manaxheri ynë ishte në gjendje të sjell në ekipin tonë, mbrojtësin e talentuar shqiptar.”. Zoti Langer, është shprehur gjithashtu se ai e njeh futbollin shqiptarë, duke shtuar se ” Shumica e lojtarëve shqiptarë janë shumë të talentuar, dhe disa prej tyre kan pasur fatin të përfundojnë deri në disa prej ligave më të më mira, duke luajtur me disa nga ekipet më të forta në Europë. Më tej ai citohet të ketë thënë se, “Për shkak të komunikimeve tona të araxhmaneve, kemi synim dhe po bëjme përpjekje nga të gjithë vendet të grumbullojmë futbollist, duke përfshirë edhe ata në Shqipëri dhe Rusi. Në Shqipëri, jemi duke u bërë të gjitha përpjekjet tona, që të sjellim sa më parë Bruno Kepin, dhe për të marrë atë këtu jemi në trataiva për vizë me ambasadën e SHBA në Tiranë, që të na e sjellin sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë zoti Langer.
Shkodrani Kepi drejt Amerikës!

Futbollisti shkodran Bruno Kepi, i cili krahas Vllazënisë së Shkodrës ka luajtur edhe për, Skënderbeun, Bylysin, Velipojën, Beslidhjen e Lezhës e tjerë , në Shqipëri, është shumë pranë kalimit për në Divizionin e I-rë të futbollit amerikan MLS. Lajmi bëhet i ditur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit – FSHF, e cila pranon se ditë e fundit, ajo ka marrë një kërkesë zyrtare nga ekipi New England Force, këtu në SHBA, për të mundësuar marrjen e kartonit që disponon shkodrani i talentuar Bruno Kepi.
Për shtypin sportiv shqiptarë vetë Kepi ka pranuar se ka pasë një ofertë prej ekipit New England Force në Divizionin e I-rë të MSL në SHBA. “Kam pasur një ofertëtë të tillë, thotë Kepi, përmes manaxherit tim Bujar Gjata, i cili është dhe President i Klubit të Futbollit Dardania në New York, për të luajtur me ekipin amerikan New England, ofert e mbrritur në ekipin tim Beslidhja e Lezhës dhe në Ambasadën amerikane në Tiranë, për vizë”.

Ai shprehet se është duke pritur më konkretishtë, mbasi nëpërmjet manaxherit të tij janë dhënë disa DVD, klubit pritës në Amerikë, të cilat, me sa duket janë pëlqyer edhe nga tranieri amerikan Langer. Andaj tash ai pret që nga momenti në moment të mbrrijë këtu në Shtet e Bashkuara, për tju bashkuar futbollit amerikan, dhe për të realizuar “ëndrrën e tij Amerikane” në futboll.

Bruno Kepi, është një lojtar i futbollit shqiptar, ai aktualisht lot për KS Beslidhja, Lezhë. Bruno filloi karrierën e tij të futbollit me KS Vllaznia, në Akademinë e Futbollit të Shkodërs për të vazhduar me U12 , U17 dhe U21 dhe ekipin e Kombëtares së Shqipërisë. Ai është një lojtar i përkushtuar dhe i talentuar, i cili kryen shumë mirë çdo pozicion në fushën e blertë të lojës. Ndërsa, ai ishte duke luajtur me Vllazninë në fillimet e tij, ai u pikasë mirë nga specialistët e futbollit shqiptarë, nga ata të ekipit kombëtar shqiptar U17 dhe U21 për të veshur fanelën kuqezi. Pozita e tij më e preferuar në ekip, është si zakonisht mbrojtja, por specialsitët e futbollit në Shqipëri, thonë se “ne e kemi parë Kepin të papritur në çdo ekip me pozicione të shumta dhe herë – herë duke shënuar gola të habitshme, shumica e tyre ishin gola që e vendosën skuadrën ku ai luajti ai për vendet më të mira në kampionatin Futbollit të Shqipërisë .

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: Beqir Sina, Bruno Kpei, drejt Amerikes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5413
  • 5414
  • 5415
  • 5416
  • 5417
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT