Opinion Nga ing. Ahmet Çollaku/ Filadelfia/
Nafta përben aktualisht interesin me te madh te superfuqive te botes, ketë radhe përplasja midis tyre edhe pse krahasimisht shume e vogel, behet ne Shqipëri. -Sipas shtypit-
Te gjithë jemi dëshmitare te shkatërrimeve dhe vjedhjeve te naftës tone. Po, cila është arsyeja,qe te gjithë, me punëtore, specialiste, shkencëtare, pedagoge heshtin?! I gozhdon frika apo skleroza? Ku ka humbje pasurie kombëtare me shume, gjate Luftës se Dyte Botërore, apo tani? Kjo e tanishmja, vjedhja e naftës tone, ia kalon disa here asaj te luftës se fundit.
Kush duhen te jene ne barrikada për te mbrojtur naftën tone? Pa dyshim se pari naftëtarët! Po çuditërisht, te gjithë këta hidrokarbure te gjalle janë ne gjumë, prandaj as një drejtues shteti, partie e majte apo e djathte, apo ministrie ku përfshihet nafta, nuk merret me ta, pa le pastaj te qëmtojë punimet e tyre. Qeveria është kundër specialisteve te naftës Shqiptare. Fronti pare i luftës i gjithë pushtetarëve tone, është drejtuar kundër naftës. Ne fillim ajo shkatërroje inventarin material, me pas krijoje atë ciklon neper zyra dhe fonde për te grabitur gjithçka dhe me pas I dogji. Neper Shqipëri naftëtarët trajtohen si mbetje bitumi, mbetja e fundit qe shërben për te shtruar rrugët.
Kështu pra, ndërsa populli pret qe ata te ngrihen ne barrikada, naftëtarët fundosen divaneve duke u përpjekur te zhdukin rrudhat, te ndalojnë kohen, mjerimin, por kurrsesi ti kundërvihen këtij shteti makut qe I fali te huajit naftën tone. Te trishton dhe te ve ne mendime fakti se asnjë prej kësaj armate te madhe qe mbajti ekonomikisht një sistem diktatorial gati pesëdhjete vite nuk ngrihet te kërkojnë punën e vete. Nuk ndihet as një gjeolog me titull apo pa titull, as një profesor apo doktorë ne baze apo ne qendër, brenda Shqipërisë apo jashtë Shqipërisë, ti thoshin ndal këtij vandalizmi disa vjeçar. Reagojnë specialistet Kadri Rama, Vangjel Kici, Telo Velaj, Ramadan Perhati, Fatmir Shehu, Maksim Ruli, po te tjerët perse nuk ndihen? Me siguri kane frike. Ta besojmë dhe ta ruajmë mire Maksin ,se ai ia di gjithë hilet kësaj qeverie te fundit siç thotë vete ne ato dy intervistat shume interesante te tij, ne baze te te cilave, institucionet si Këshilli I Larte I Drejtësisë, ai I Gjykatës se Larte dhe ai I Prokurorisë, bashke me seksionet e PS, duhet te procedonin me njëherë, sepse nuk behet fjale për fasule, po behet fjale për vjedhjen e naftën tone, konvertuar ne miliarda dollarë.
Te huajit, pasi vine ne Shqipëri, lidhen me disa marioneta qe” interpretojnë” ato ligje pa kuptim, vetëm për te vjedhur punimet individuale te mirëfillte te specialisteve tanë. Meqenëse as një nuk ndihet, te lind dyshim, a është punuar vërtete ne nafte?
Nga viti 1957 deri ne vitin 2000, nga Fakulteti Gjeologji- Miniera Tirane janë diplomuar 1628 studentë për degët e naftës. Le ti shtojmë kësaj liste te diplomuarit jashtë shtetit, si dhe ata te diplomuar pas viteve 2000, ky numër behet edhe me i madh. Numri i atyre qe janë me grada shkencore, doktorë dhe profesorë sipas një libri botuar tani afër, i kalon 250. Qeveritë Shqiptare te çdo kallëpi majtiste, djathtist, evangjelistë apo ultra fashiste duhet te ishin shume krenar për ketë potencial shkencor.
Ne kishim një baze te madhe mekanike me 37 sonda shpimi, po ku janë tani? Për ketë gjë duhet te japin llogari Ruli, Prifti, Haxhinasto (edhe zv/kryeministër), po se pari vete k/ministri Shqiptare. Kush duhet te varet I pari ne litar? Dihet mire nga te gjithë se gjate punës tone disa vjeçare ne nafte u grumbulluan shume materiale faktike, fushore, kantjerale, studimore, përgjithësuese. Këto materiale, shtetet e botes I ruajnë me njeqind kyçe, kurse ne i nxjerrim rrugëve, neper tenderë apo ankande popullore ku shiten edhe gomare, patate. Tani, edhe Albpetrolin, duan ta japim dhurate se bashku me “Listen C”, me atë te perspektives te nëntokës, ose thëne familjarisht, me djepin e nipërve tanë. Dhe a e dini perse e bëjnë ketë? Te marrin para për te blere votat e Shqiptareve. Pra këtu ne Shqipëri, te gjithë jemi te çmendur, sepse ecim pas një qeverie te çmendur.
Qeveria Shqiptare është lidhur me filiale te huaja, me këta ambasadore dhe këshilltare qe vine-ikin si ne një palestër sporti. Duhet te jesh shume naiv te mos e kuptosh pikësynimin e te huajve, ata I janë vërsulur nafte Shqiptare dhe perspektiven e saj. Te paret ne ketë ekip janë ata Burrat e Shtetit.
Provoni te trokisni ne zyrën e ndonjë kompanie te huaj koncensioniste qe punon ne Shqipëri, do tu hap derën? Kurrë! Informacionet dhe materialet tekniko-shkencore qe ata kane gllabëruar, kane një vlere te jashtëzakonshme, kane perspektiven e naftës Shqiptare. Mendimi shkencor privat nuk mund te konvertohet ne mendim shkencor shtetëror apo kolektiv, interpretimi nuk është si mbjelljet ne pranvere, gjykimet, interpretimet janë prona intelektuale private qe mbrohen me ligje ndërkombëtare.
Një gjeolog me thotë se te gjithë ata specialiste shqiptare qe punojnë neper kompani te huaja qe kane lidhje me naftën, shkojnë atje duke kërcyer si militante te partie ne pushtet. Është shume e lehte te kuptosh si menaxhohet vjedhja e naftës Shqiptar nga shteti ynë Shqiptare. Qeveria është një oktapod me disa krahë neper dikastere lidhur me kompanitë e huaja dhe me këta ambasadoret e shumte nga te gjithë krahët. Kurse kjo PS, bene sehir, ajo për hire te naftës duhej ta braktiste sallën e parlamentit, apo te organizonte protestat me te fuqishme se 21 Janari, po ajo mendon se e kryen ketë detyre te shenjte duke I dhëne te lexoje ne parlament disa rresht deputeti Brace(!). Turp dhe mëkat! Cfare do te bënte z.Brace apo z. Rama, sikur vetëm një dite te vetme makinat e tyre te mos furnizoheshin me karburant, mos na jepnin te huajit?! Do te shpallnin lufte botërore, do ti futeshin Berishës nga dritarja për ta mbytur. Një miku im ne Tirane, me thotë se qe te besh një proteste te vogël ne rruge me 10 veta, duhet te marrish leje ne KE. Kështu mbrohen vjedhjet ne shtetet e Evropës se Bashkuar?
Sipas një lajmi botuar ashiqare ne shtypin Shqiptare, Shqipëria është vjedhur ne pasurit e saja nga korporatat, është gënjyer nga politikanet, ambasadoret, mesazheret e paqes fetare dhe burra shteti me ane te pakteve bilaterale qe s’vlejnë as 2 qindarka pasi ne te vërtete nuk ishin ne interes te Shqipërisë por te tjerëve…
Cfare nuk është bere me naftën Shqiptare qe ka si preventive-baze te pare zbulimin e 435 milion rezerva nafte gjeologjike, te 50 e ca milion tone nafte te nxjerre, 6000 puse te shpuar? Ka me shume se 20 vite qe qeveritë Shqiptare i perzen naftëtarët ne vend qe tu beje thirrje te grumbullohen gjithë specialisteve e te gjithë fushave te naftës, me tituj e pa tituj, si atyre brenda dhe atyre jashtë, te kthehen ne vend, te bëjnë studime dhe projektime për zbulimin e naftës dhe gasit. Kush kushton me shume, studimi apo shpimi I një pusi? Pa dyshim studimi. Ka njerëz, ka materiale, le te punojmë vetëm me materialet tona shqiptare, jo me ato te kompanive te huaja. Kush ka bere rilevime te detajuara, e ka shkelur pëllëmbe për pëllëmbe ketë reliev? Gjeologet Shqiptare! A nuk fillojnë interpretimet e te gjithë shkencave te tokës nga te dhënat dhe mbetjet ne sipërfaqe? Tani këta te huajit shtiren te ditur dhe te zgjuar sepse kane neper çanta materialet tona, interpretimet tona.
Çdo specialisti nafte i qanë zemra, ai do te bënte gjithçka qe punimet apo studimet te aplikoheshin. Për te realizuar ketë gjë, ka plote rruge nga ku mund te komunikohet dhe te bëhen studime te mirëfillta. Përveç rrugëve klasike dhe takimeve koke me koke apo ne auditorë, sot, nëpërmjet internetit, mund te komunikojmë dhe te shkëmbejmë informacione, mendime, te bëjmë diskutime, studime, këto mund ti përcjellim nga te katër anët e botes, pa qene nevoja te bëjmë udhëtime dhe te harxhojmë para! Ky auditorë do vetëm organizim. Neper bote ka shume specialiste Shqiptare, disa punojnë ne nafte, disa te tjerë rastësia apo situate I ka detyruar te bëjnë pune fizike te rëndomta. Ata kane vlera profesionale, kane një eksperience te madhe ne zbulimin e naftës shqiptare. Ky pezme behet shume me I dhembshëm me kalimin e kohës.. Kjo është dhembje dhe humbje për Shqipërinë tone.
Qeveria I ka harrua këta specialiste. Po edhe kështu, këta naftëtarë do te mbahen mend me shume se qeveritaret tanë, sepse nesër këta qeveritare me lakej e tyre do te flaken si pelenat e fëmije. Shkencëtaret e vërtete militojnë për populli, ata nuk kane parti. Perse ministria përkatëse, me dikasterat e saj, nuk hapin një ankete për te grumbulluar gjithë mendimet e specialisteve te naftës?
Temat qe specialistet e naftës Shqiptare kane mbajtur dhe referuar neper simpoziumet dhe konferencat botërore, janë një pasuri tjetër e madhe për te cilën ministria përkatëse nuk do ta dije. Këto tema janë vlerësuar nga te huajit, ata I kane sponsorizuar këta specialiste me mijëra dollarë për ti dëgjuar, kurse ne nuk duam ti shohim me sy. Kjo ministri le te shesë dy fuçi nafte dhe me ato leke te botoje një përmblidhe, ose te te shkruaje dy rreshta nekronologji për ata naftëtarë qe ikin përjetësisht nga kjo bote.
Gjithë kjo armate specialistesh është një pasuri e madhe. Ne nuk kemi nevoje për këta Patton Bogsit, Bankers Petroleum, Vetro Kompani, Uesley Klark, Global Option, Rodney Slater… kineze dhe indian… ne e zbulojmë vete naftën tone, sepse kemi aftësi, ne jemi një armate e madhe me një experience njëqind vjeçare. Po se pari ne duhet te heqim friken, te bëhemi barrikade dhe te votojmë për nafte Shqiptare. Vetëm qe këtej do I vije e mira vendit tone, Shqipërisë, ndryshe do te ngelemi te varfër dhe te poshtëruar për gjithmonë, skllevër qe I luten Evropës ti pranoje ne gji te saj.
Integrimi, tregim suksesi në qytetin me 10% shqiptarë
Takimi informativ me moton “Ardhmëria juaj në Wil” është bërë për faktin se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh dhe më të rëndësishëm të të huajve këtu/
Në qytetin Wil të Kantonit St Gallen, në mesin e 23.500 banorëve, jetojnë rreth dymijë shqiptarë. Një komunitet i huaj që përbën afër 10 për qind të gjithë popullatës, paraqet sigurisht sfidë për qytetin, gjegjësisht për institucionet e tij. Kjo ishte arsyeja që, në pasditen informative kulturore me shqiptarët, të mbajtur të dielën, me temën “Ardhmëria juaj në Wil” po merrte pjesë edhe kryetarja e qytetit, Susanne Hagmann.
Duke i bërë një prezantim Wilit, Hagmann ka theksuar se është në krye të një komuniteti të gjallërishëm, të përbërë nga “23.500 njerëz krejtësisht të ndryshëm. Në këtë diversitet secili mund t`i tregojë aftësitë dhe veçoritë e veta, duke e bërë jetën e qytetit më të pasur. Por, ka thënë ajo, “për të marrë pjesë në këtë lloj shoqërie duhet njohur e respektuar edhe kultura dhe zakonet e saj. Dhe, kjo nuk do te thotë që duhet të hiqni dorë nga vetja juaj. E kundërta: duhet te ruani kulturën tuaj me vlerat dhe traditat e saj. Sepse dallimet e bëjnë qytetin Wil më të pasur e më të gjallë, me më shumë ngjyra. Nga këto takime mund të mësojmë gjëra të dobishme dhe t`i reduktojmë paragjykimet”, ka thënë ajo. Kryetarja u ka rekomanduar bashkëqytetarëve të saj shqiptarë që të shfrytëzojnë sa më shumë nga oferta që u ofron atyre qyteti në të mirë të integrimit dhe lehtësimit të jetës së tyre këtu.
Ndërsa Felix Baumgartner, përgjegjës për integrim në institucionet e qytetit dhe të regjionit të Wilit, në adresimin e tij të pranishmëve ka thënë: “ta lësh pas vetes vendlindjen e të shkosh në një vend të huaj, është e ngjashme me transplantimin e zemrës”. Këtë shprehje figurative Baumgartner e ka përdorur për të njoftuar praninë e një mysafiri shumë të veçantë në këtë tubim, transplantuesit të parë shqiptar të zemrës, Dr. Omer Xhemalin,.
Baumgartner ë tutje ka numëruar ofertat e qytetit për qytetarët, duke filluar nga ndihma për nënat me foshnja, këshillat për ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve etj. Vijnë në radhë pastaj ofertat tjera, si shkolla në gjuhën shqipe, shkolla për mësimin e instrumenteve tradicionale shqiptare, librat në gjuhën shqipe në bibliotekën e qytetit, klubet sportive etj.
Dr. Omer Xhemali, kardiokirurgu, i njohur si transplantuesi i parë shqiptar i zemrës, u ka shërbyer organizatorëve të këtij takimi si një shembull shkollor se si me vullnet te madh, të huajt mund të arrijnë në nivelet më të larta të shoqërisë në vendin pritës. Vetë doktori, përmes videoprojektimit, ka bërë një prezantim interesant të rrugës së tij jetësore. Ajo fillon nga Tearca e Tetovës, kalon nëpër Shkup, Beograd e Sarajevë dhe vazhdon në Gjermani ku ai ka mbaruar studimet e mjekësisë dhe ku pastaj ka punuar si kardiokirurg. Kjo rrugë me plot sukses vazhdon edhe sot në Cyrih, ku ai punon si zëvendësdrejtor i spitalit të qytetit.
Dr. Xhemali ka falënderuar ambientin mikpritës dhe dashamirës të Gjermanisë dhe të Zvicrës, që i kanë mundësuar atij për të arritur atë që e ka arritur deri më tash.
Ndërsa në emrin e grupit shqiptar për integrim ka folur moderatorja e takimit, Mireme Bajrami, e cila punon si mësuese në shkollën sekondare me nxënësit zviceranë. “Sa më shumë që të integrohemi, aq më të lehtë do ta kemi jetën në vendin ku po jetojmë dhe aq më larg asimilimit do të jemi”, ka thënë Miremja duke vënë theksin edhe në komponentin e domosdoshëm, mbështetjen e fëmijëve nga ana e prindërve të tyre.
Numri i madh i të pranishmëve, stendat e shumta ku prezantoheshin ofertat për integrim, prania e mysafirëve të rëndësishëm dhe gjithçka tjetër, ka funksionuar shumë mirë në këtë takim. Ndërsa programi i pasur me valle i ansamblit “Arbëresha” dhe me këngë nga këngëtari Afrim Aliu, ka shërbyer për relaksimin e publikut. Afrim Aliu, siç e pohuan organizatorët, është dalluar për angazhimin e tij vullnetar sa herë që e kanë kërkuar, prandaj atij ashtu si dhe “Arbëreshës” dhe dr. Omer Xhemailit, organizatorët iu dhuruan mirënjohje.
Baumgartner: suksesi i garantuar, kur të dyja palët “luajnë bashkë”
I pyetur nga albinfo.ch për qëllimin e një organizimi të tillë, Felix Baumgartner, udhëheqës për integrim, thotë: “Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Wil. Ata përbëjnë rreth 30 për qind të numrit të gjithëmbarshëm të të huajve në këtë qytet, ose rreth 10% në gjithë popullatën”. Madje, thotë Baumgartner, “nëse marrim parasysh përbërjen e nxënësve në shkollat e këtushme, numri i nxënësve shqiptarë do të përbënte një përqindje sigurisht edhe më të madhe”.
Prandaj, ky organizim është bërë për faktin se “shqiptarët përbëjnë grupin më të madh dhe më të rëndësishëm të të huajve këtu”.
Por, shton Baumgartner, “unë kam konstatuar se shqiptarët shpesh e kanë në kokë të thonë se `zviceranët nuk bëjnë asgjë për ne`. Ndërsa nga ana tjetër zviceranët arsyetohen se `kur ne organizojnë diçka, shqiptarët nuk vijnë`. Por, siç po e shihni sot këtu, ka kaq shumë njerëz. Prandaj pas kësaj zviceranët me siguri do të mendojnë kështu: `Nëse ne bëjmë diçka si duhet, atëherë vijnë edhe shqiptarët`. Kështu, kjo që kemi parë sot është tregues për suksesin që është i garantuar kur “luajnë bashkë” të dyja palët. Njëra palë është Grupi Shqiptar për Integrim i përbërë nga: Adem Ademi, Mireme Bajrami, Mamudije Dzemaili, Feride Hasani dhe Zejdi Sulejmani.(Kortezi AlbInfo.ch)
Mirë se vini në Zvicër, edhe në gjuhën shqipe
Nga Bekim Dalipi, Bernë/
Duke parë se të ardhurit e rinj jo gjithmonë e kuptojnë mirë rregullimin shoqëror helvetik, institucionet zvicerane kanë lansuar një projekt të ri mikpritjeje, ku krahas gjermanishtës dhe gjuhëve të tjera zyrtare, kanë përgatitur broshura mirëseardhjeje edhe në 14 gjuhë shtesë, e ndër to edhe në gjuhën shqipe.Tash e tutje pothuajse në shumicën e komunave të kantonit St. Gallen të ardhurit e rinj shqiptarë kanë mundësinë të informohen edhe në gjuhën shqipe rreth organizimit të jetës politike, kulturore e sociale të vendit ku kanë vendosur për të jetuar. Kjo masë do të lehtësojë dukshëm komunikimin me të sapoardhurit dhe organizimin e jetës së tyre, shprehet në takimin e organizuar për media zyrtarja e lartë e qendrës së integrimit në kantonin e St. Gallenit, Ramona Giarraputo, e cila ndër të tjera tha se me këto broshura ne synojmë t’i informojmë të sapoardhurit për të drejtat e tyre, por edhe për detyrimet. Në mënyrë që të ardhurit e rinj të kenë një orientim që mundësisht shpejt t’i marrin vetë përgjegjësitë për t’u integruar.
Pasi që në Zvicër organizimi i jetës nuk është i njëjtë në çdo komunë, kush vjen i ri, u tha, duhet të ketë mundësinë të informohet për organizimin e jetës në vend: hedhjen e mbeturinave, shkollën, e të tjera.
Krahas mediave dhe dy zyrtarëve të Entit për integrim, në këtë takim për media të mbajtur në St. Galler Rheintal ri.nova Impulszentrum në Rebstein, ku u prezantua puna njëvjeçare e përgatitjes së borushrave të mirëseardhjes, prezentë ishin edhe përfaqësuesit e komunave që kanë investuar në këtë projekt.
Broshurat e përgatitura kanë përmbajtje dhe udhëzime të njëjta, duke nisur nga informacionet rreth punës dhe arsimit, kulturës, sportit e kohës së lire, pastaj shërbime këshilluese, përkthime, kurse të gjermanishtës, shërbime sociale, shëndetësi, mjeku dhe spitali, furnizimet me ujë dhe rrymë, hedhja e mbeturinave e deri te këshillat për persona në varësi. Sikurse janë kujdesur që edhe të prekurit nga dhuna, qofshin gratë, burrat a fëmijët të kenë qendër orientuese për të kërkuar ndihmë.
Pyetjes së albinfos se sa ka gatishmëri në mesin e migrantëve për të mësuar gjermanisht, zyrtarja kantonale, Ramona Giarraputo, u shpreh se interesimi është i madh. „Ne kemi momentalisht 4 mijë persona në kanton që janë në kurse të gjuhës gjermane, të cilët i mbështesim për ta mësuar gjermanishtën sa më shpejt”, tha ndër të tjera Giarraputo, duke kërkuar mirëkuptim që mos të presim qysh pas dy muajsh ata të flasin gjermanisht.
Anna Dietsche tha se broshurat nga ana grafike vijnë të njëjta, kurse në brendësi ndryshojnë sipas adresave dhe ofertave që kanë komunat përkatëse. Përzgjedhja e gjuhëve për t’i përkthyer broshurat është bërë në bazë të statistikave aktuale të 2011-ës, të të ardhurve të rinj dhe banorëve të komunave, u shpreh zyrtarja për integrim në St. Galler Rheintal.
Po kështu u shpreh edhe punëtori social i Komunës Altstätten, Roman Zimmermann, i cili tha se ne jemi krenarë që kemi përgatitur këto broshura. „Ne, tha ai, flasim ndoshta pak anglisht, pak frëngjisht e italisht, por për gjuhën tamile as që kemi idenë se nga t’ ia nisim“. Ne, shtoi ai, dëshirojmë gjithsesi t’ua sqarojmë të ardhurve të rinj, ta zëmë çka është Enti i tatimeve, ku mund t’i deponojnë mbeturinat, ku do të shkojnë fëmijët e tyre në shkollë, etj.
Të gjitha këto gjëra normalisht që janë të shkruara në gjermanisht, por tani i kemi dhe në gjuhët e tjera, gjë që është shumë më e thjeshtë sesa të komunikojmë me këmbë e duar.(Albinfo.Ch)
PERCA E SUNDO…
“Gojet e keqija dhe birat e gardhit nuk myllen kurre”…/
Sokol Drrasati /Ish i denuar politik/
Kohet e fundit, dhe sidomos, ne disa shkrime te botueme, ose te shkrueme nga ana jeme, kam verejt me keqardhje nji fryme jo te mire, jo karakteristike, te qytetit tem, persa i takon komenteve te vizitoreve te faqes, te cilet per ne jane te mrekullueshem, por tuj perjashtu ata te cilet ne menyre sistematike dhe vulgare shajne e fyejne personat e cilesuar ne shkrime. Nuk du me ba censure se jetojme ne nji shtet demokratik, ku liria e fjales dhe shprehjes asht princip baze, pa te cilin demokracia nuk asht funksionale, por du me i kujtu disave te cilet komentojne “anonim” kishte ken e mira e te tanve, qe ne komentet e tyne ta rujn etiken qytetare. Kush ka diçka ne lidhje me dike, po ju them se ky nuk asht vendi i duhun. Kishe dashte me besu se jane thjesht mendime personale, por kur analizoj fymjet dhe shamjet qe bahen, sidomos ne drejtim te atyne qe gjate viteve te ndryshimit te madh kane dhane aq shume per kyt demokraci te brishte, qe shume prej jush “anonime” nuk e meritoni, me vjen natyrshem te mendoj se e gjithe kjo ka nji lidhje, ku per mendimin tim jane struktura te ish_sigurimit te shtetit, te cilat vazhdojne te vjellin vner kunder atyne qe ju prishen andrren e vjeter, ate te sundimit te shumices nga ana e pakices.
Me kujtohet viti 91’sapo bashke me shoket ishim lirue prej burgut te Spaçit dhe frekuentonim PD-ne, sepse ishte e vetmja force politike, e cila i ishte kundervene rregjimit komunist. Ne ate kohe nuk ishte e thjeshte te mendoje e veproje kunder, sot mas 23 vjetesh kush nuk e ka perjetu ate kohe e gjykon si te pa arsyeshme, por asht realitet i perjetum. Ne ate kohe neve qe vinim prej shtreses se ish denuarve e persekutuarve politk na thuhej se “shifni ma kush vjen te PD-ja, qe ku i keni spiunat me dosje” e gjithçfare gjanash te tjera, te cilat jo pa qellim perpunoheshin ne zyrat e sigurimit te shtetit. Me keqardhje konstatoj edhe sot mas 23 vitesh te njejten gja, ne nji kohe kur duhet te ishim ma te motivum, ma te pjekun politiksht, ma te pergjegjshem per aksionet e veprimet tona, ndodh e njejta gja, dhe jo pa lidhje. Du me ba me dije se ne lidhje me nji shkrim ku pershkruhej ngjarja e”13 dhjetorit 1990”, date e cila nuk ju shkon per shtat komunistave, disa komentuesa “anonim”shajne dhe fyejne nji nder aktivistat kryesor te levizjeve demokratike ne rrethin e Shkodres, zotin Alfons Grishaj. Me fymje dhe shamje banale komenton shkrimin. Du me theksu se ne web-sitin tone jane te lire te gjithe te shprehim mendimin e tyne te lira, por me etike nuk asht e bukur, e hijshme qe ne menyre sistematike dhe e theksoj “ANONIM” me sha e me fy njerez te cillet pa kontributin e pamohushem te tyne, ju pelqen apo jo, sot nuk do te kishim arrit ktu ku jemi. Du me theksu se zoti Grishaj ka marre pjese ne te gjitha levizjet antikomuniste te zhvillume ne qytetin tone, tuj fillu prej: 1- tentatives se rrezimit te bustit: 2-Demostrates se varrimit te heroit te demokracise Pellumb Pellumbi:3-13 Dhjetorit rrezimit per here te pare ne historine e komunizmit te bustit te diktatorit:4-2 Prillit 91’kur forca speciale te mberrituna ne Shkoder dhe te kamuflume ne mes te demostruesve bane masakren e asaj dite.Nuk pretendoj qe ata te cilet per 47vjet banen nji genocid naj popullit t’vet, te cillet i njofim mire kta dhe baballaret e tyne, me kerku falje, sepse nuk kane kurajon e duhun, sepse jane bisha dhe nuk e njofin faljen, por te pakten te marrin pak leksione demokracie . Tjetri edhe pse mendon dhe vepron ndryshe prej tejet duhet rrespektu, nuk asht armik, asht thjesht qytetar si ti, qe asht dhe ndihet i lire, me mendu , dhe vepru i lire. Noshta kishte ken ma mire qe 22 vite ma pare te kishim ba “Katarthisin” , por tuj besu ne vlerat e demokracise kena shpresu se komunistat e rinj dhe te vjeter te kerkonin falje per krimet e kryme, gja e cila nuk erdh dhe, jo vetem por me “krenari”, ne menyre sistematike e te pa burra, sepse “anonim” flasin veç k……Nji fjale e vjeter thote : “Gojet e keqija dhe birat e gardhit nuk myllen kurre”.
OKB-JA DHE TË DREJTAT E NJERIUT, VEPRA E JO FJALË!
Nga Frank Shkreli/
Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB) për të Drejtat e Njeriut filloi të hënën punimet në Gjenevë duke shënuar njëherazi edhe 20-vjetorin e miratimit të Deklaratës së Vjenës që çoi në krijimin e postit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, qëllimi i të cilit është të mbështesë përpjekjet në mbrojtje të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës dhe të ritheksojë universalitetin e këtyre të drejtave, si edhe obligimin e shteteve anëtare për zbatimin e tyre.
Këshilli përbëhet nga 18 vende anëtare dhe angazhohet të “Zbatojë standardet më të larta në promovimin dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”
Në këtë konferencë që do të zgjasë katër javë, do të marrin pjesë udhëheqës shtetesh, diplomatë dhe personalitete të njohura botërore, dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe organizata jo-qeveritare nga e gjithë bota, për të biseduar mbi çështje të ndryshme, që si bazë kanë të drejtat e njeriut — më konkretisht, respektimin ose jo të tyre anë e mbanë botës.
Në takimin e nivelit të lartë të Gjenevës, sipas burimeve të OKB-së, përveç më shumë se 100-ministrave të jashtëm do të flasin edhe disidentë dhe persona që u kanë shpëtuar torturave dhe dëshmitarë të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe torturave në Rusi, Kinë, Iran, Tibet, Siri, Korenë e Veriut dhe anë e mbanë botës. Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, sipas njoftimeve të organizatës botërore, në një mesazh drejtuar konferencës së Gjenevës, tha se ”Ç’prej themelimit të Organizatës, vendet anëtare dhe partnerët nga shoqëria civile kanë punuar së bashku për të krijuar një numër programesh dhe marrveshjesh ndërkombëtare në mbështetje të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Deklarata Universale i përcakton të drejtat e njeriut si, ”gur-themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqës në botë.”
Edhe Komisionerja e Lartë e OKB-ës për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay në fjalën e saj drejtuar konferencës tha se, “është hera e parë që përfaqsues të qeverive dhe të shoqërisë civile flasin për të drejtat e grave në një konferencë kushtuar të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe jo të drejtave të grave në veçanti. Por ajo shtoi se në këtë fushë mbetet shumë për t’u bërë pasi,”ashtu si edhe 20-vjetë më parë, gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë subjekte abuzimesh seksuale dhe fizike dhe se dhunuesit e tyre vazdojnë të jetojnë në liri”, duke shtuar se anë e mbanë botës vazhdojnë dhunimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut dhe se, ”premtimi për respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë njerëzit kudo, është ende një ëndërrë për shumë njerëz anë e mbanë botës”, tha Navi Pilay.
Zonja Pilay i tha mbledhjes së Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut se ndërsa mirëpret një angazhim më të madh të shoqërive civile në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ajo ndërkohë ka venë re një rritje të rasteve ku qeveritë e ndryshme përsekutojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, për arsye të natyrës së punës së tyre në mbrojtje të këtyre të drejtave. ”Unë vazhdoj të marr raporte”, tha ajo, ”në lidhje me kërcënime, dhunime, burgosje dhe vrasje të gazetarëve, dhe mbështetsve të të drejtave të njeriut, vetëm e vetëm sepse ata kryejnë punën e tyre.” Një gjë e tillë, kundër atyre që me të drejtë kërkojnë angazhimin e organizmave ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e njeriut, shtoi Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut — nuk duhet të tolerohet nga askush.
Punimet e Këshillit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojnë deri më 22 mars dhe pritet që të diskutohet për një numër çështjesh. Në krye të listës siç duket është lufta në Siri, ku sipas Kombeve të Bashkuara thuhet se rreth 70-mijë veta mund të jenë vrarë, me qindra mijëra të tjerë janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, dhe ku mbi 4 milionë banorë, në një mënyrë ose në një tjetër, janë prekur nga dhuna dhe kanë nevojë për ndihma emergjente humanitare.
Gjatë kësaj konference shumë pjesëmarrës të nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara dhe të shteteve anëtare do të shprehin, ”shqetsimet e tyre serioze” mbi shkeljet e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës, do të bëjnë thirrje për paraqitjen e këtyre rasteve Gjykatës Ndërkomblëtare për ndëshkimin e individëve dhe të shteteve e qeverive që dhunojnë në mënyrë flagrante të drejtat themelore të qytetarëve të tyre, duke shkelur kështu edhe marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare që mbrojnë këto të drejta dhe që ato vet i kanë nënshkruar.
Duhet thënë se gjatë 20-vjetëve të fundit, ç’prej miratimit të Deklaratës së Vjenës, janë bërë përparime aty këtu por jo të mjaftueshme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Andaj lind pyetja. A është me të vërtetë serioz komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara se mbrojtja e të drejtave bazë të njeriut është me të vërtetë një prioritet me rëndësi i politikave të tyre në arenën ndërkombëtare? Fjalët dhe retorika janë të mira për konsumim publik, por veprat e tyre venë në dyshim angazhimet e tyre serioze ndaj zbatimit dhe respektimit universal të këtyre të drejtave.
Dy shëmbuj ilustrues që e bëjnë edhe vërejtësin e pa-anshëm të dyshojë në sinqeritetin e këtyre deklaratave në Gjenevë nga udhëheqsit e ndryshëm të OKB-së.
Punimet e Këshillit të OKB-ës për të Drejtat e Njeriut i hapi kryetari i Asamblesë së Përgjithshme dhe ish-ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq. Duke iu referuar situatës në Siri, ai tha se dëshironte të ”shprehte shqetësimin e tij të thellë ndaj tragjedisë më të tmershme humanitare të ditëve tona”.
”Për dy vjetë tani”, shtoi ish-ministri i jashtëm serb, ”komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në përpjekjet e tija për të ndaluar këtë maskër.”
Tani, për lexuesin shqiptar nuk është e nevojshme të shpjegohet se kush është Jeremiqi dhe çfarë politike anti-shqiptare ndjekë ai dhe shteti i tij në Ballkan. Për më tepër, Jeremiqi nuk tha në fjalimin e tij se Rusia dhe Kina, aleate të Serbisë, me të cilat ai punonte ngushtë për të penguar pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj — janë aleate të ngushta edhe të diktatorit sirian dhe të cilat në të njëjtën kohë kanë bllokuar vazhdimisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe dhunës në Siri, gjë për të cilën tani Jeremiqi shprehet gjoja tepër i preokupuar si zyrtar i Kombeve të Bashkuara.
Kur e merr me mend se ç’bëri Serbia mbi Kosovën dhe në ish-Jugosllavi, dhe tani ish-ministri i jashtëm i saj që ishte njëri prej mbrojtësve më të zellshëm të asaj politike çfarosëse anti-shqiptare, fletë për të drejtat e njeriut, si njëri prej zyrtarëve më të lartë të OKB-së — të pakën mua më bën seriozisht të dyshoj në seriozitetin deklaratave të tij dhe në seriozitetin e OKB-së për të marrë ndonjë masë për të ndaluar gjakderdhjen në Siri, apo kudo tjetër.
Një akt tjetër i turpshëm dhe absurd i kësaj organizate, ndërsa filloi punimet në Gjenevë, ishte emërimi si nën-kryetar i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për 12 muajtë eardhëshëm, i një përfaqsuesi të Mauretanisë. Mauretania, sipas organizatave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut, por edhe sipas medias, ende praktikon skllavërinë.
Sipas Huffington Post, skllavëria praktikohet sistemakisht në Mauretani, ku afrikanët e pakicës me ngjyrë më të zezë, shërbejnë si skllevër për shumicën arabe. Organizata jo-qeveritare UN Watch me të drejtë u shpreh e revoltuar se si është e mundur që Mauritania, një vend ky që mban në skllavëri me qindëra mijëra veta, mund të zgjidhet në detyrën e nën-kryetarit të Këshillit të OKB-së për te Drejtat e Njeriut?
Ky vendim, thotë UN Watch, përbën një mesazh të shëmtuar se, “organi kryesor i OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nuk zbaton në praktikë ato që predikon vet”, dhe misioni i të cilit është ekzaktërisht mbrojtja e të drejtave të njeriut.
UN Watch, organizata jo qeveritare e të drejtave të njeriut me qëndër në Gjenevë, e cila monitoron zbatimin e parimeve të Kartës së OKB-së, tha se ka ardhur koha që organi më i lartë i organizatës botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të kalojë nga retorika boshe në vepra konkrete dhe njëkohësisht, nënvijoi ajo, ”mbrojtja e të drejtave të njeriut në botë fillon në secilin vend më së pari”, dhe shtoi se, ”Antarësimi në Këshillin e OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut është një pivilegj që bart përgjegjësi, dhe këto vende kanë dështuar në zbatimin e standardeve bazë”, të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, thotë organizata UN Watch.