• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BJELLORUSIA, SANKSIONET MUND TË KENË PASOJA TË PAPARASHIKUESHME

June 5, 2021 by dgreca

Nga WOLFGANG MÜNCHAU-Perktheu-Eugjen MERLIKA/

Evropa nxjerr lakuriq të gjitha plasat e kundërshtitë e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për të përballuar kryetarët e shteteve totalitarë të Vendeve të mëdha: Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan. Alexander Lukashenko, nga ana e tij, do të paraqiste, në teori, një problem të një rendi më të ulët. Bjellorusia është një vend relativisht i vogël, popullsia e saj është m’e pakët se ajo e Belgjikës, e PPi nuk arrin as atë të Luxemburgut. Ndërmjet burrave të fuqishëm që shfaqen në kufijtë evropianë, Lukashenko është, me gjasë, më pak i zgjuari, gjë që nuk e bën më pak të rrezikshëm.

Megjithatë, për Bashkimin evropian do të jetë tmerrësisht e vështirë për të gjetur kundërveprimin më të përshtatëshëm për t’i u kundërvënë veprimit shkandullor të banditizmit ajror, veç nëse BE do të vendoste më së fundi, gjë shumë e pazakontë, të përpunonte një plan të tijin strategjik. Për të bërë këtë do të duhej të fillonte duke pyetur veten se cilët janë synimet tona: duam një ndërrim regjimi? Duam të ndalojmë një bashkim politik ndërmjet Rusisë e Bjellorusisë? Apo dëshirojmë thjesht për të dërguar një mesazh se ulja e një aeroplani përfaqëson një dhunim të papranueshëm për sigurinë e Bashkimit evropian? Që të tre janë synime të ligjëshme. Por për t’I sendërtuar do të duheshin mjete të ndryshme.

    Nuk arrij të shpjegoj ndalimin e fluturimeve, mbasi Lukashenko sigurisht nuk do të përsërisë trimërinë e tij. Ndalimi i fluturimeve dëmton më shumë politikanët e opozitës se sa Lukashenkon dhe rrethin e tij. Lukashenko i lejon ende zhvendosjet me rrugë ajrore. Rrugët për Poloninë e afërt dhe Lituaninë janë mbyllur për shkak të pandemisë. Shpagimi i Rusisë, në ndalimin e fluturimeve evropiane që anashkalojnë Bjellorusinë, na bën të kuptojmë se Rusia e Bjellorusia veprojnë si aleatë strategjikë. Takimi që u mbajt të shtunën e kaluar, ndërmjet Vladimir Putinit dhe Lukashenkos, e ka përforcuar atë lidhje. Dy Vendet ecin me të njëjtin hap.

Këllilli evropian i ka kërkuar përfaqësuesit të lartë të përpilojë një listë të sanksioneve. Flitet për të shtrirë sanksionet tregëtare tashmë në fuqi, ashtu sikurse për të futur një përgjigje më dëmprurëse, duke e nxjerrë jashtë Bjellorusinë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave. Sa për mua, kam frikë se të dy këto veprime nuk do të bëjnë tjetër gjë, veçse të shtyjnë Bjellorusinë në krahët e Putinit, nëse nuk do të shoqërohen nga sanksione të reja për vetë Rusinë. Si fillim, Rusia përfaqëson partnerin kryesor ekonomik të Bjellorusisë, me 50 përqind të shkëmbimeve tregtare, ndërsa Bashkimi evropian mezi arrin në 18 përqind. Një embargo tregtare nuk është e mjaftueshme për të shkaktuar një ndryshim të regjimit, por mjafton e tepron për t’a shtyrë Lukashenkon dhe Putinin të shpejtojnë projektin e tyre të bashkimit politik të shestuar së fundi. Nëse sanksionet ekonomike janë zbuluar një instrument diplomatik i efektëshëm kundër Iranit, nuk është e thënë aspak që të kenë të njëjtin përfundim me Bjellorusinë. Lukashenko nuk do të jetë një shqiponjë zgjuarsie, por din shumë mirë kujt t’i drejtohet kur është në telashe. I goditur nga sanksionet ekonomike të Bashkimit evropian, mundësia e tij e hershme është të rrjeshtohet me Putinin e të forcojë lidhjet me Kinën.

Një përfundim i këtillë do të ishte rrënues për Bashkimin evropian. Javë më parë kam analizuar rrezikun gjeopolitik të përfaqësuar nga Suwalki Gap, një rryp toke 60 kilometra gjatësi e që ndan territorin rus të Kaliningradit, Köningsbergun e vjetër nga Bjellorusia. Harta e jonë vë në dukje se ai  sqep toke që qëndron ndërmjet kufijve polak e lituan do të përfundonte së ndari dy Rusitë në hamendësimin e një bashkimi politik me Bjellorusinë. Nëse Evropa do të   adoptonte një kundërveprim të tepruar kundrejt ngacmimeve të Lukashenkos, Suwalki Gap do të mund të kthehej në shkëndinë e një kundërshtie gjeopolitike. Kjo, natyrisht nuk është në interesin e Evropës.

Për të shmangur një fatkeqësi të këtillë Evropa ka nevojë për një strategji më të përgjithëshme. Gjermania mund t’i dërgonte një sinjal Rusisë në lidhje me projektin Nord Stream 2, kur kjo të vendoste të ndërhynte në çështjet bjelloruse. Por nëse gazsjellësi nuk do të preket, Putini do të shfrytëzojë në dobi të vet çdo hapësirë ushtrimi gjeopolitik. Megjithatë dyshoj seriozisht se do t’ishte i gatshëm të flijonte rastin për të nënështruar gjithë Bashkimin evropian ndaj furnizimeve energjitike ruse me qëllim të mbronte një diktator të shikuar mjaft keq në një Vend kufitar. Marrëdhëniet e Rusisë me Bjellorusinë nuk janë asgjë kundrejt atyre që e lidhin me krahinat ukrainase të gjuhës ruse.

Është pikërisht këtu që strategjia evropiane për të frenuar Lukashenkon, me shumë gjasë është e paracaktuar të dështojë. Veprimet e Anxhela Merkelit nuk janë të përputhëshme me bisedat e saj. Synimi kryesor i politikës së jashtëme gjermane nuk është aspak integrimi evropian, por afrimi me Rusinë dhe marrëveshja me Kinën.

Prandaj ravijëzohet një skenar i ankthshëm: Evropa miraton sanksionet dhe shtyn Lukashenkon n’orbitën e Putinit, edhe se vazhdon të tregëtojë me Rusinë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. 

Politika e jashtëme dhe e sigurisë e administratës Biden zbulohet shumë më strategjike se ajo evropiane, por ndruhem se amerikanët janë shumë të përqëndruar mbi Kinën, qejfpaprishur kundrejt Rusisë dhe skajshmërisht pohenikë në lidhje me Gjermaninë. Nuk është e vështirë të përfytyrohet një skenar në të cilin i vetmi fitimtar i kësaj galaktike do të jetë pkërisht Putini.

“Corriere della Sera”, 1 qershor 2021     E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Bjellorusia, Eugjen Merlika, Sanksionet

DOKUMENTARI “MARJAN CUBI NË MES AMERIKËS DHE KOSOVËS” SHFAQET NË QENDRËN KULTURORE ”NËNË TEREZA” ME 13 QERSHOR 2021-ORA 3 e 30 PM

June 5, 2021 by dgreca

Njoftohet komuniteti se të Dielën me 13 Qershor 2021 në orën 3 e 30 PM në Qendrën Kulturore”Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” do të shfaqet dokumentari “Marjan CUBI në mes të Amerikës dhe Kosovës” i realizuar nga  gazetari i shquar Ilir Buçpapaj. 

Veprimtarinë do ta hapë Ilir Cubi, i biri i Marjanit. Për veprimtarinë e Marjan Cubit do të flasë kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha. Më pas do të shfaqet dokumentari.

Në fund familja Cubi do të shtrojë një cocktail.

Ftohet komuniteti të bëhet pjesë e kësaj veprimtarie, që ka në fokus jo vetëm z. Cubi dhe familjen e tij, por edhe Diasporën shqiptare, kontributin e saj Kosovën.

Adresa: Kisha “Zoja e shkodrës”

361 Hartsdale Ave.

Hartsdale, NY 10530

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dhe Kosovës, Marjan Cubi, MES AMERIKES

Ana tjetër e festivalit të Këngës Magjike

June 5, 2021 by dgreca

Shumë shkëlqim, ngjyra e drita brenda dhe po aq mjerim jashtë/

NGA GEZIM ZILJA/
Ishte një festival plot drita, ngjyra, kostume rrëzëllitëse, bizhu, shumë herë më i kushtueshëm se paraardhësi, ku skenografia e teknologjia e përdorur ia kalonte festivalit të San-Remos. Po të mendosh se jetojmë në një vend të varfër, plot problem sociale, ku mbi 30% e popullsisë nuk ka të ardhura të përballojë jetesën, atëherë kujt i shërben gjithë ky luks e shkëlqim? Është propagandë dhe do të tregojë një realitet më të ngjyrosur, që në Shqipëri nuk ekziston? Do të bëjë propagandën e qeverisë se vendi po shkon në një bollëk të madh e nuk kemi ndryshim nga Europa madje jemi mbi të ? Për mua sidoqoftë është tangërllëk dhe snobizëm i panevojshëm. Unë di se disa pjesëmarrës të festivalit, big e jo big, kanë marrë para borxh që të kapin “lartësinë e festivalit” për veshjet, bizhutë, grupin shoqërues e xhingla të tjera, përndryshe do të ishin në fund dhe të përbuzur. Nuk jam kundër teknologjisë, të përparuarës, gëzimit gjithëpërfshirës, qejfit, pamjes, bukurisë së femrës e festave. Por kur kjo kthehet qëllim në vetevete, është jo e dobishme, madje e turpshme. Se u bë një festival me skenarist italjan, ku shpenzimet janë të mëdha, plot dritë e ngjyra me një luks marramendës nga a-ja te zh-ja kjo nuk do të thortë se jemi evropianë e kemi standart jetese të njejtë. Treguam si do ta shohim dhe më poshtë atë që nuk jemi dhe këtu qëndron ironia dhe boshi. Të dukej se ndodheshe në një festival europian apo atë italjan nga shkëlqimi, por kënga, muzika, poezia, orkestracioni, veshjet, skenari, baleti, etj etj. duhet të ishin në kulturën dhe traditën shqiptare. Por kjo nuk ndodhi në të 48 këngët dhe tre netët e festivalit.
Gjynah për shqipen tonë të bukur!
Dukej sheshit se tekstshkruesit shpesh nuk kishin as njohuritë e arsimit nëntë vjeçar për gjuhën shqipe e guxuan të shkruanin në gjuhë të çuditshme afër shqipes, se gjuhë shqipe ajo nuk ishte dhe nuk është. Pjesa më e madhe e tekstshkruesve, se poetë nuk janë, duket se nuk e kanë fare haberin se kush është Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Martin Camaj, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Azem Shkreli, Ismail Kadareja apo Dritëro Agolli. Nuk kanë dëgjuar për Kongresin e Manastirit, Petro Nini Luarasin dhe as e dinë që ekziston një libër me titull “ Gjuha Letrare Shqipe për të gjithë” botim i vitit 1976. Ndryshe nuk do ta masakronin gjuhën shqipe në atë farë feje, që ajo të tingëllonte e pakuptueshme dhe pa ngjyrë. Në një festival të këngës shqiptare në përmasat e Këngës Magjike, tekstet e këngëve, duhet të jenë të njësuara sipas rregullave të aprovuara në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në vitin 1972. Thënë ndryshe tekstet duhet të shkruhen në Gjuhën Letrare Shqipe, ose meqënëse është TV privat, të ruhet identiteti i plotë i toskërishtes ose gegënishtes. Janë dialekte plot ngjyra, bukuri e janë bekim për gjuhën shqipe. Por gegënishtja e përdorur nga disa këngëtarë në zhargonin e pabeve, bulevardit e kafeneve të trishton. Nuk është përdorur gegënishja e Ali Podrimes, Azem Shkrelit, Fishtës e Martin Camajt. Po citoj disa vargje me ndonjë koment të shkurtër.”… A pi she kto lot në sy/E kam mush kët got për ty/Edhe sun pe pi/Se m’kujtohesh ti dhe ma zi. (Lot) “ Ose “…Nejse nata me gjeti esull/Edhe hurma asht e pjekun/…. Kena mbet krejt si dikur/pa korrent, drita është e fikun/Na nep veç një mundësi o burrë/mos u merr veç me çensurë. (Zemra e din…)” Në këto tekste, poezi nuk ka, po dhe shqipja e shkretë, duket kaq e sakatuar e për gjynah! Ka tekste ku fillohet në dialektin gegërisht e pastaj kalohet në atë jugor, mjafton që të rimojnë në një farë mënyre. Gjejmë mjaft fjalë, të cilat futen shëmtueshëm vend e pavend dhe ndonjëherë vetëm në funksion të rimës e shëmbëllejnë si një përkthim bajat: “…Mbase ke të drejtë)/mbase nuk të meritoj/ Mbase duhet kohë që unë/Të reflektoj./Jo mos fol ti për dashni/Se nuk e njeh e di/Me faj më bën tani/kjo të shkon e ke mjeshtri… Udhëkryq” Nuk mund të përdoren në poezinë shqipe, as në gjuhën zyrtare fjalë të huaja si tentoj, dubloj, moment, akoma, imponoj, reflektoj, predikoj, pretendoj, çensuroj etj etj. Vargjet ndonjëherë zgjaten e futen fjalë, pasthirrma e zanore të stërzgjatura sa duket sikur po fut me zor një pykë për të çarë një trung, mjafton të plotësohet vija melodike (të çahet trungu). Në këngën “E Para” veç varfërisë së fjalëve e figurave artistike, që mungojnë, e i japin jetë poezisë, dy vargjet e para janë në toskërisht e dy të tjerat në gegënisht : S’ma pranove dashurinë/Dashuri për mua s’ka/Me m’mshkatrru e me m’lëndu/Ti do jesh gjithmonë e para. Dhe pastaj vjen refreni lebetitës me një “a” kilometrike “ Aaaaaa me momente/ Aaaaaa a ia vlente..” Vështirë të kuptosh se refreni është rrjedhojë logjike e katër vargjeve të para. Duket sikur teksti është krijuar duke luajtur bilardo apo diku duke pirë kafe . Si mund të lejohet kjo gjuhë shqipe në një festival aq të organizuar si Kënga Magjike: “…Asgjë nuk ish kon si paramenumun/ s’di se ku gabum/Lotët faqet mlojnë/e kujtimet m’vrajnë/ veç ty tu t’kujtu…Lakmi ” 
Tekste banale dhe jashtë realitetit shqiptar.
Në vitet ‘60-’70 Italia përjetoi bumin e parë ekonomik pas luftës së dytë botërore. Ishte një revolucion që kapi të gjitha sferat e jetës përfshi dhe atë shpirtërore. Pati disa dukuri që po shfaqen sot në Shqipëri ( jo bum ekonomik) si braktisja e fshatit, betonizimi i qyteteve dhe zhdukja e gjelbërimit. Këngët e kënduara në festival, patën jo pak ndikim (vazhdojnë dhe sot) në pakësimin e plagëve të kohës. Atëherë doli kënga e famshme e Adriano Çelentanos “Il Ragazo della via Gluck,” “Che sara”, “Vagabondo,” e shumë të tjera ku trajtoheshin tema të mprehta sociale., Atje ku kishte ajër të pastër e gjelbërim, u shndërrua gjithçka në beton e pluhur. Çelentano proteston në vargjet e tij të famshme: “ Eh no, non so, non so/ perché, perché continuano a costruire, le case/ e non lasciano l’erba,/ , Eh no, non so, non so perché,/Eh no, se andiamo avanti così, chissà come si farà, chissà… Kënga tjerër “Che sara” është lamturmira e një djali të ri që braktis vendlindjen për të shkuar në qytet se jeta në fshat është e vështirë, madje braktis dhe të dashurën “per qualcosa di piu”. Por ama jep një fjalë, një shprese në fund të këngës ku i drejtohet vendlindjes e vajzës në vargje të spikatura: Ti do l’apuntamento come quando non lo so /Ma so soltanto che ritornero. Ka këngë që i këndojnë nënës, Italisë, gjithë krenari, (Lasciatemi cantare,) jetës së vështirë, endacakut dhe sigurisht dashurisë, që italjanët duhet thënë janë kampionë në të shprehurit e ndjenjave. Një mrekulli ishte pjesëza e ndërtuar në perfeksion, ku Marsela Çibukaj shkëlqeu me zërin e saj magjik. Në të gjitha këngët italjane të kënduara jepeshin mesazhe të fuqishme për dashurinë njerëzore , për vendlindjen, rikthimin, dhe i thurrej himn njeriut. Pyes: Si është e mundur në një festival të përmasave të Këngës Magjike, në një vend si yni ku pabarazia, varfëria, pesimizmi, largimi i rinisë jashtë Shqipërisë, betonizimi i qendrave urbane, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore dhe korrupsioni lulëzojnë si lulet në pyllin tropikal, nga 48 këngë të mos ketë një të vetme të cekë plagët shoqërore të mësipërme? Le të dominojnë këngët e dashurisë. Por të ketë “njëckë” për nënën ose për varfërinë, për largimin e të rinjve dhe boshatisjen e Shqipërisë. Është harresë, pakujdesi, u verbuan dhe i dhanë rëndësi dukjes, dritave, luksit idjot? Në këtë vend, vërtet vetëm dashurohen e ndahen, hanë, pinë, flenë dhe fillojnë sërish nga e para!? Vërtet “Clani” është një TV privat por jo aq sa duket. Është e përcaktuar me ligj për televizionet që marrin financime nga shteti ( dixhitalizimi, reklamat e detyrueshme nga shteti etj) dhe të tjerë, jo vetëm duhet të informojnë por edhe të formojnë, edukojnë, e ndikojnë në shijet e njerëzve, të ruajnë trashëgiminë kulturore, zakonet, traditën, historinë, dashurinë dhe respektin për atdheun, gjuhën e shkruar e të folur sipas standardeve të përcakura etj, etj. Dhe emisione e spektaklet me vlerat e mësipërme “Clanit” nuk i kanë munguar. Nuk po flas për cilësinë e teksteve, ku mungon në pjesën dërrmuese poezia, (shpesh në këngë fjalët nuk kuptohen,) ndjenja e hollë, finesa dhe eleganca e vargut, shqipja e bukur, e magjike. Vetëm lot, tradhëtira, vargje të shplara, pa nerv, pa pasion, të zvargura, (shih tekstin e kengës fituese Thikat) që shpesh të vijnë në vesh si mjaullima macesh e maçokësh në kohën e shumimit. Për poezinë dhe dëgjuesit shqiptar, duhet respektuar tradita, dituria, nervi poetik, dashuria për njeriun e dheun e të parëve dhe sigurisht shumë talent. Jo çdo bibë e bibuq, që nuk di të flasë drejt shqipen e bukur, këtë gjuhë hyjnore, mund të lejohet të zhgaravisë e të paraqesë tekste në një festë të madhe e plot autoritet si festivali i Këngës Magjike. Kjo nuk duhej lejuar.PS. Për ksehasje apo humor një gaztor intervistonte këngëtarët. E detyroi një këngëtare të huaj të thoshte disa herë frazën: Polli pula e Lleshit, në kaçile të leshit. Dhe ajo e shkreta plot pafajësi: Poli pula, leshi leshi… Gaztori u kënaq dhe shikonte gjithë krenari vërdallë. Humor është ky?

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Zilja, Kenga Magjike, mjerimi

TROJET E ARBERIT, APEL MINISTRISE SE KULTURES(KOSOVE) PER SKENDERBEUN E MURANES-PRIZREN

June 5, 2021 by dgreca

Reagim i shoqatës “Trojet e Arbrit” lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren/

Shoqata e Intelektualëve shqiptar”Trojet e Arbrit” si iniciuese e projektit kombëtar për Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren,njofton opinionin e gjërë gjithëshqiptar se kanë kaluar gjashtë muaj që e kemi dorzuar të kompletuar projektin për ndërtimin e Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, për marrjen e lejës në qëndren historike të Prizrenit dhe vëndosjen e Muranës.

Projektin e kemi dorzuar pas përfundimit të një debati një mujor i cili ka qenë shumë interesant dhe mjaftë frytdhënës.Në këtë debat me këshilla dhe sugjerime patëm mijëra të interesuar që dhanë propozimet e tyre që do të mirren parasysh në të ardhmën.Por fatkeqësisht ka gjashtë muaj që edhe ministrja e kaluar Vlora Dumoshi edhe ministri aktual Hajrullah Çeku janë duke e neglizhuar dhe duke e vonuar në pafundësi marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e kompletuar të Shoqatës” Trojet e Arbrit” lidhur me Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren.Shoqata “Trojet e Arbrit” për shkak të ndërrimeve që janë bërë në këtë Ministri do të presë edhe disa muaj përgjigjjën dhe nëse ne injorohemi dhe nuk marrim përgjigjje pozitive nga ana e Ministrisë do të fillojmë me planin tonë rezervë i cili do t´iu bëhet i njohur me kohë opinionit gjithëshqiptar.

Ne nuk do të lejojmë asesi që një shtet tjetër, të përzihet në marrjen e vendimeve në institucionet e Republikës se Kosovës  të ndalon e të bllokon projektet e figurave tona madhore gjithëkombëtare.Në këtë periudhë kohore kemi marrë mijëra mesazhe urimi nga të gjitha trojet etnike shqiptare lidhur me këtë projekt i cili do ti jep madhështinë qytetit historik Prizrenit ku në një sipërfaqe të afërt do të gërshetohen tri periudha historike ajo e mesjetës me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun,ajo e kohës se re me lidhjen shqiptare të Prizrenit me figurat udhëheqëse të kësaj Lidhje, si dhe periudha e kohës më të re me Adem Jasharin komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çdo ministre apo ministër duhet ta dijë shumë qartë se pozitat që ata bartin në institucionet e Kosovës janë kalimtare kurse figurat tona historike janë të përhershme sa do të ekzistoj shqiptaria.  

Në emër të  150  Intelektualëve shqiptar të shoqatës”Trojet e Arbrit”reagon Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Filed Under: Analiza Tagged With: Ministry e Kultures, Skenderbeu i Muranes, trojet e Arberit

Skënderbeu i Fotaq Andreas

June 5, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Për qindra vjet tiparet e fytyrës së tij u tretën, ose u ndërruan deri në mosnjohje; fotografia nuk ishte shpikur, por njerëzit e mbajtën gjallë duke kujtuar heroizmat e tij. Si dukej në të vërtetë Skenderbeu? Përgjigjia është evazive, edhe studiuesit ngrenë supet. Por nga sot e shohim ndryshe këtë Princ evropian, Kryezotin e Arbërit, Heroin Kombëtar të Shqiptarëve, ashtu siç e fiksoi drejtpërdrejt piktori Gentile Belini, ulur përballë heroit në vitin 1465 në Venecia. Bëmat e tij dihen, pamja e tij mes shqiptarëve erdhi në fund: “Skënderbeu” i Belinit, është zbulim i rrallë historik i Ikonografisë, që nga koha mbi 100 vjeçare kur Konica zbuloi pamjen e flamurit. Kjo pikturë skënderbegiane vjen nga studiuesi me sqimë e virtuozitet Fotaq Andrea. Puna e tij, dhe e studiuesit Dritan Muka, duke rrëmuar nëpër ankande dhe në arkivat mesjetare në Europë, nxjerr në dritë nga pluhurat e kohës portretin e Skënderbeut, krijuar në kohë reale 556 vjet më parë, ndërsa Gjergj Kastrioti ndodhej për një vizitë pune në Venedik. Piktura me titull “Scander Beco” doli në ankand në Nju Jork më 2020, dhe sot ndodhet – besojmë – në duart e ndonjë koleksionisti shqiptar, është nënshkruar nga Gentile Belini, piktor i njohur i Rilindjes Evropiane, bashkëkohës i Skënderbeut. Fotaq Andrea shkëlqeu përsëri pas një serie studimesh të shkruara mbi Heroin Kombëtar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Fotaq Andrea, Skenderbeu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT