• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOLLA SHQIPE “CHILDREN OF THE EAGLE” FESTOI NË VATËR

May 31, 2021 by dgreca

SHKOLLA E TRASHËGIMISË SHQIPE “CHILDREN OF THE EAGLE” FESTOI NË VATËR PËRFUNDIMIN E VITIT SHKOLLOR/

Nga Sokol PAJA – DIELLI/

Të Shtunën më 29 Maj 2021, në orën 1:00 pm, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, Shkolla e Trashëgimisë shqipe “Children of the Eagle” organizoi ceremoninë e përfundimin me sukses të vitit shkollor 2020-2021. Bijtë e mrekullueshëm të shqipes në diasporën e Amerikës në New York së bashku me mësuesit dhe drejtuesen e shkollës Drita Gjongecaj, kishin përgatitur një ceremoni mbresëlënëse duke e shoqëruar edhe me një koncert e recitime vjershash të poetëve më të dalluar të kombit tonë. Përfaqësuesit më të lartë të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, anëtarë të Kryesisë e të Këshillit të Vatrës, prindër, mësues, nxënës, miq, të ftuar, gazetarë, patriotë mbetën të mahnitur dhe të impresionuar nga talenti, përformanca dhe dashuria e veçantë e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm për flamurin, gjuhën dhe traditën shqiptare. Drejtuesja e shkollës Drita Gjongecaj në hapje të aktivitetit artistik, në emër të organizatës dhe shkollës “Children of the Eagle”, i shprehu mirënjohje dhe i dorëzoi kretarit të Vatrës z.Elmi Berisha një Çertifikatë Mirënjohje për pasuritë që mbart dhe ambientin jo vetëm suportues por edhe motivues në të cilin VATRA hapi dyert që nxënësit të mësojnë rregullisht në një kohë kur çdo gjë tjetër ishte e mbyllur për shkak të pandemisë. “Nderimi më i madh i takon Federatës VATRA për mbështetjen sistematike të shkollës shqipe “Children of the Eagle”, duke u bërë strehë mësimore e nxënësve gjatë pandemisë botërore” u shpreh drejtuesja e shkollës “Children of the Eagle” Drita Gjongecaj. Kryetari i Vatrës u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim që i jepet atij dhe Vatrës dhe u shpreh se Vatra do të jetë kurdoherë në mbështetje të shkollës shqipe. Z.Berisha i komplimentoi për performancën, rezultatet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin me Vatrën si familjen më të madhe në diasporën shqiptare në botë.

     Drejtuesja e shkollës Drita Gjongecaj falenderoi në mënyrë të veçantë editorin e Diellit z.Dalip Greca, i cili ka suportuar me të gjitha mjetet e nevojshme çdo fundjavë shkollën shqipe. Z.Greca u nderua me Certifikatë Mirënjohje për ndihmën e pakursyer ndaj shkollës shqipe “Children of the Eagle”. Ai u shpreh i lumtur për nderimin dhe garantoi se do të jetë një mbështetje e vahzdueshme dhe ndihmë e pakursyer për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. “Gjatë muajve të parë të pandemisë, efekti i implementimit të klasave online qe shumë i madh edhe për faktin që fëmijët gjetën mbështetje nga ana sociale dhe emocionale, në mes të kaosit dhe stresit, të panjohurës, etj. Mbajtja hapur e klasave shqipe u konfirmoi atyre se jeta vazhdon dhe nuk duhet të heqim dorë nga planet e synimet tona, dhe se përshtatja me situatat e reja është kusht i vazhdimësisë. Në formë nderimi dhe vlerësimi, si dhe për të evidentuar mbeshtetjen në çfardolloj niveli qoftë nga organizata apo individë, kemi: Partnerët e AADLC dhe njëkohësisht kemi Miqtë e Children of the Eagle. Ju ftoj të bëheni pjesë e këtyre nismave dhe ta mbështesni vazhdimësinë e mësimit të gjuhës shqipe, ruajtjes së kulturës dhe rrjedhimisht të identitetit tonë kombëtar” përfundoi drejtuesja e shkollës “Children of the Eagle” Drita Gjongecaj. 

 Fëmijë që e kanë ndjekur shkollën fizikisht në klasë përgjatë vitit shkollor 2020-2021, të cilëve iu dorëzuan Dëftesat ishin: Elvis Balaj, Arisa Balaj, Klarent Ahmataj, Klaudia Koka, Alfons Gjelaj, Joana Koka, Terezina Parubi, Gulianna Stefa, Alexa Parubi, Julia Loci, Anya Gjini, Jeton Shkreli, Julian Shkreli, Enki Mjerashaj, Ilira Idrizi, Altea Shahini dhe Siona Gashi. Përveç Kryetarit të Vatrës dhe Editorit të Diellit, drejtuesja e shkollës shqipe “Children of the Eagle” Drita Gjongecaj nderoi me Çertifikatë Mirënjohje mësueset Holta Ahmataj dhe Arjana Kurti, dhe gazetaren Marjana Bulku “Për kontributin e vyer në ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqipe tek fëmijët e diasporës”. Shkolla e Trashëgimisë shqipe “Children of the Eagle” e ka filluar aktivitetin e saj prej disa kohësh dhe prej 5 vjetësh njihet edhe zyrtarisht si organizatë e ligjshme jo fitim prurëse ne shtetin e NY. Children of the Eagle është pjesë e një organizate më të madhe e quajtur Organizata e Dy Gjuhëve dhe Kulturave Ndërsjellëse shqiptaro-amerikane-AADLC dhe që ka si qëllim zgjerimin dhe forcimin e rrjetëzimit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë. Që nga fillimet e saj, kjo shkollë është munduar të tërheqë një numer të konsiderueshëm nxënësish, familjet e të cilëve e vlerësojnë mundësinë që u është dhënë dhe e ndjekin me fanatizëm. Kjo shkollë ka dy qendra kryesore ku e zhvillojnë aktivitetin mësimor, njëra në Morris Park, Bronx, në shkollat publike dhe tjetra në Yonkers dhe Westchester. Mësimi online që vazhdon akoma, bëhet nëpërmjet platformave të avancuara bashkëkohore dhe përfshin Google Classroom e applikacione të ndryshme si Nearpod, Jamboard, etj. Në klasat online, ka nxënës edhe nga Londra e Manchester, Mbretëria e Bashuar, apo New Jersey, Maryland dhe Florida. Nxënësit e shkollës shqipe në përfundim të aktivitetit mrekulluan të pranishmit me një program artistik i cili u paraqit dhe u realizua mjeshtërisht nga nxënësit, duke dhënë shumë emocione për të gjithë të pranishmit në sallë. Nxënësja Terezina Parubi dhe Joana Koka paraqitën përshëndetje në shqip për mësueset e tyre dhe shkollën shqipe. Klarent Ahmataj recitoi poezitë “Mëmëdheu” nga Çajupi dhe “Shkolla ime” nga Azem Shkreli. Nxënësja Klaudia Koka recitoi poezinë “Atdheu im” nga Asdreni. Nxënësja Joana Koka recitoi poezinë “Nënë Tereza”, nxënësi Alfons Gjelaj me “Gjuha e nënës”, nënësja Terezina Parubi recitoi “O Malet e Shqipërisë” nga Naim Frasheri dhe një vjershë për atdheun. Nxënësja Joana Koka luajti dy pjesë në piano ndërsa Kënga e Alfabetit erdhi e kënduar nga Julia Loci, Gulianna Stefa, Anya Gjini dhe grupi. Kënga “Fol Shqip” u këndua nga Joana dhe Klaudia Koka. Mbrëmja festive u përmbyll me dhënien e certifikatave për secilin nxënës dhe një koktejl të përgatitur nga Mark Mrnaçaj me rastin e promovimit të librave të Dine Dines “ Alida” dhe “Gjyqi i Shopenhauerit”. 

Filed Under: Featured Tagged With: Children of The Eagel, Drita Gjongecaj, Shkolla shqipe, Sokol Paja

PAPËRGJEGJSHMËRI HISTORIKE

May 30, 2021 by dgreca

NGA URAN BUTKA*/

Në paraqitjen përpara mediave të projektit të Akademisë së Shkencave “Historia e re e shqiptarëve”, drejtues dhe anëtarë të komisionit hartues u  shprehën për përmasat, kriteret dhe vlerat e këtij projekti të ri.

Ka disa vite që shqiptarët e interesuar për historinë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe studiues, historianë, njerëz të kulturës etj. kërkojnë rishkrimin apo korigjimin e historisë, për shkak të një historie të deritanishme ende të politizuar, të deformuar dhe të njëanshme, por edhe për shkak se gjatë këtyre tri dekadave të demokracisë kanë dalë në dritë mjaft dokumente të reja, që kërkojnë doemos rishikimin e historisë.

Personalisht e kam parashtuar me kohë nevojën e këtij rishkrimi, prandaj edhe lajmin e përgatitjes së një historie të re të shqiptarëve e prita me pozitivitet. Mirëpo, në këto dy javë të paraqitjes në media të projektit nga Akademia e Shkencave, u zhgënjeva, dhe jo vetëm unë. Në daljen e parë të komisionit hartues, profesor Paskal Milo tha se ka boll fakte të reja që do të përfshihen në tekstin e ri. “Do të fillojmë me një fakt historik të panjohur, që ka të bëjë me Mid’hat Frashërin, i cili në 1-3 maj 1944 ka takuar Napoleon Zervën, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame. Kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të për të bashkëpunuar në kohën e luftës”.

Ky i ashtyquajturi “fakt historik”,  përbën një “zbulim” dhe një “lajm” për Paskal Milon, ndërkohë që sipas mendimit tim, është një tendencë politike e tij, sipas tipologjisë së propagandës së dikurshme komuniste, që paradamkoste  personalitete historike, për t’i njollosur dhe asgjësuar mandej. 

Përse duhej të trumbetonte me aq ngutje këtë paragjykim personal, kur për një periudhë prej dy vjetësh studimi, anëtarët e komisionit hartues do të ballafaqoheshin me dokumentet e faktet historike dhe do të konkludonin objektivisht? Përse deklaron se “do ta fillojmë historinë e re të shqiptarëve me një një fakt të panjohur që ka të bëjë me Mid’hat Frashërin? Në ç’dokument është mbështetur Paskal Milo për të nxjerrë me përparësi këtë “fakt historik të ri”? 

Në të vërtetë, nuk është një dëshmi e panjohur.  Filip Liço autor i librit “Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare”, botuar në Tiranë në vitin 2009, përfshin në këtë botim edhe një fragment kujtimesh te sekretarit të Napolon Zervës, kolonel Th.Sarandis, mbi një takim, sipas tij, mes Napoleon Zervës, me një grup të nacionalistëve shqiptarë, mes tyre edhe Mid’hat Frashëri, në fshatin Voskop te Korçës nga 1-3 maj 1944. Pra, nuk kemi të bëjmë me asnjë dokument apo fakt historik, por me një kujtim të një ushtaraku grek të Zervës. Nuk mund të konsiderohen kujtimet si dokumente apo fakte historike të mirëfillta. Vetë prof.Paskal Milo dhe prof.Pëllumb Xhufi kanë theksuar disa herë se historia nuk bëhet me kujtimet, nga që ato përmbajnë subjektivizma apo interesa. Mirëpo, kur ju intereson atyre, i marrin dhe i paraqesin  kujtimet si fakte të vërteta, si në këtë rast. Mendoj që politikanë shqiptarë apo të huaj në kohë të ndryshme, kanë bërë takime madje edhe marrveshje edhe me kundërshtarët politikë apo armiqtë, në kushte e kontekste të caktuara historike. Përse nuk flet Paskal Milo për një takim të Enver Hoxhës më një oficer gjerman në kohën e Luftës? Unë e kam lexuar atë dokument dhe them se E.Hoxha u takua, por nuk bëri marrëveshje me oficerin gjerman. Kjo është e vërteta. Unë kam dijeni gjithashtu për takime të të djathtës shqiptare me të djathtën greke për marreveshje gjatë luftës, megjithëse ato nuk janë realizuar. Di edhe që  PKSh ka bërë takime, marrëveshje dhe bashkëpunime me lëvizjen komuniste Greke (EAM- Elas). Sipas një raporti të Britanik ”Një marrëveshje mes Frontit NÇ të Shqipërisë dhe EAM-it (Lëvizja komuniste greke) mendohet se është firmosur  midis datave të dhëna në korrik ose shtator 1943. Oficerët grekë të EAM të atashuar pranë Frontit NÇ të Shqipërisë janë raportuar të kenë qenë Alexis Janaris, Angelos Doupis, Alias Dhimitriu (përfaqësues ushtarak) dhe Kristoferos Prinos. Një marrëveshje ushtarake mes Frontit NÇ-së dhe ELAS-it është raportuar se është bërë gjatë muajit dhjetor 1943, me rastin kur ndihmat e aleatëve për ELAS-it u ndërprenë. Një takim i mëvonshëm midis Frontit NÇ dhe ELAS u raportua se u mbajt në Nepravishtë, gjatë muajit mars 1944”.

Këto çështje duhen analizuar me objektivitet, pa qenë nevoja për akuza politike. Mirëpo Paskal Milo nxjerr konkluzione eklektike të qëllimshme:” Mid’hat Frashëri, më 1-3 maj 1944 ka takuar Napoleon Zervën, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame. Kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të për të bashkëpunuar në kohën e luftës”.

Së pari, sipas Th.Sarandis, N.Zerva u takua me nje grup nacionalistësh si Midhat Frashëri, Xhafer Dibra, Ali Këlcyra, Suat Asllani,, Tane Malishova, Ali Nivica, Shukli Zakomeri, Qazim Prodani, Thoma Orollogai etj dhe jo vetëm me kryetarin e Ballit Kombëtar, M.Frashërin. 

Së dyti, takimi mes tyre, gjithnjë sipas Sarandis, u bë me 1-3 maj 1944, kur dihet që operacioni zervist kundër popullsisë Çame nuk kishte nisur ende, ai filloi në 27 qershor 1944 dhe nuk duhet kursesi të ngatërrohet enkas Midhat Frasheri, mbrojtësi më i madh i çështjes çame, kur ishte Ambasador në Greqi apo në forumet ndërkonmbetare,  si edhe në  veprën e tij tanimë të botuar.

Së treti, as Th.Sarandis nuk thotë se u bë një marrëveshje, por një takim. Madje nuk e citon fare Mid’hat Frasherin, por  vetëm fjalët e Suat Asllanit, i cili nuk ishte pjesë e Ballit Kombëtar. 

Së katërti, vetë autoti i librit “ Probleme të marrëdhenieve greko-shqiptare”,  Filip Liço, argumenton: ”Mendojmë se të dhënat e paraqitura nga mbledhja në Voskop të Korçës nga Th. Sarandis, janë shumë të cunguara. Nga pohimet e tij që Greqia “të bashkohen me me çfarë do mënyrë me Shqipërinë”, apo “do t’ia transmetojmë (Zervës)  pikpamjet tuaja”, del se në atë mbledhje u shfaqen mendime të ndryshme lidhur me bashkëpunimin shqiptaro-grek”, por nuk u bë ndonjë marrëveshje. Takim nuk do të thotë marrëveshje apo bashkëpunim. 

Paskal Milo dhe Pëllumb Xhufi e lidhin enkas “takimin” me Zervën,“shfarosësi  i popullsisë çame”, duke ia shtuar qëllimisht këtë bisht për efekt publik. Dihet se kush ishte N. Zervasi, që kreu genocid kundër popullsisë çame të Greqisë, por takimi me M.Frasherin dhe përfaqësuesit e te djathtës shqiptare nuk kanë asnjë lidhje me këtë genocid. 

Dr.Ermal Frashëri, i diplomuar ne Universitetin e Harvardit dhe pedagog në këtë universitet, del kundër këtyre insinuatave: “Milo krijon sensacion me Mithat Frashërin. Ai foli për Mithat Frashërin e Zervën pa dhënë kontekstin. Duke folur për një takim, pa dhënë arsyet dhe rrethanat, Milo krijoi insinuata për Mithat Frashërin”.

Duke u nisur nga ky  fakt, por edhe nga daljet në media të drejtuesve të komisionit të historisë,  mendoj që projekti i Akademisë së Shkencave për historine e re, është i tejkaluar, një model zyrar tashmë i dështuar. Ideimin, konceptimin, udhëheqjen, financimin, botimin, si edhe përzgjedhjen e historianëve pjësëmarrës në komisionin hartues, e ka bërë vetë Akademia sipas preferencave të saj, pa projekte konkuruese. Ndonëse thuhet publikisht se nuk është një projekt zyrtar, e nxjerrin vetë në shesh të kundërtën. Historiani Paskal Milo pohon: “Projekti  udhëhiqet e monitorohet nga Akademia e Shkencave”, ndërsa historiani Marenglen Kasmi e thotë më troç: “Duhet të ketë një version zyrtar të historisë dhe nuk e bëjnë më mirë këtë gjë, sesa institucionet shtetërore!”.

Siç shihet qartë, një koncept totalitar për historinë. Është provuar tanimë se të gjitha botimet zyrtare të “Historisë së Shqipërisë “ kanë qenë tejet të politizuara dhe të deformuara historikisht, sepse janë udhëhequr e krijuar nga ky parim. 

Drejtues dhe historianë të projektit, prof.Paskal Milo dhe sidomos prof.Pëllumb Xhufi etj., kanë dëshmuar gjatë këtyrë tri dekadave një politizim të dukshëm e të dëmshëm në trajtimin sidomos të ngjarjeve të periudhës së Pavarësisë, të Luftës së Dytë  Botërore dhe të Pasluftës. “Si Paskal Milo dhe Pëllumb Xhufi që kanë shfaqur në kohë të ndryshme protagonizëm politik”, thekson Ermal Frashëri. 

Por edhe gjatë këtyre ditëve të prezantimit te projektit të Akademisë, këtë gjë kanë demonstruar, duke diktuar pikpamjet dhe mendësitë e tyre, pra, duke u përpjekur t’i paravënë  pikat mbi i-të mbi ngjarje e pesonalitete historike.  

 Dr.Ermal Frashëri, i përfshirë në këtë debat, jep argumentet pse teskti i ri, “nuk do te prodhojë asgje të re. Do të jetë një histori zyrtare, që ka ngjyrim mentaliteti totalitar…Vetë zyrtarizimi i punimit shkencor është antitezë e shkencës. Vula e Akademisë së Shkencave nuk është mburojë për historinë. Qasje e gabuar dhe organizim i mbrapshtë”

Në debatin televizv ABC-Njuz dt 13 5.2021,  moderatorit Endri Xhafo, i pyet prezantuesit e projektit:  A ka pasur luftë civile në vitet 1943-44?

Skender Gjinushi: Nuk ka pasur lufte civile. 

Pra, kryetari i Akdsdemisë së Shkencave, pronari i këtij projekti, vuri vulën këtij fenomeni kaq të debatueshem, në vend që të thoshte: këtë do ta vendosin historianët e komisionit mbi bazën e dokumenteve. Dihet që në këto 30 vite të demokracisë janë botuar me qindra botime, që dokumentojnë ekzistences e luftës civile në Shqipëri pas prishjes se njëanshme nga komunistët të Marrëveshjes se Mukjes.  Historiani Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë ka pohuar publikisht ekzistencën e Luftës civile në Shqipëri dhe pasojat e saj. Le të kujtojme debatin e tij në Muzeun Kombëtar me Presidentin Moisiu. 

Historiania Ana Lalaj, që nuk është pjesë e Komisionit, e kundërshtoi Gjinushin dhe të tjerët, duke thënë se kjo luftë nisi pas vendimit të PKSH në Konferencen e Labinotit, shtator 1943, ku u shpall lufta e marmatosur kundër kundër Ballit Kombëtar dhe çdo tendence tjetër, një luftë civile.

Rrjedhimisht ka pasur një luftë civile ndërmjet forcave komuniste me ato nacionaliste, e dokumentuar nga dokumentet e Arkivit të shtetit, Arkivit të Ushrisë, Arkivit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, arkivave të Britanisë, Gjermanisë, SHBA, Jugosllavisë etj. Thuajse gjithë oficeret britanikë që ishin atashuar në Shqipëri gjatë luftës, rreth 150, e kanë pohuar e vërtetuar Luftën civile, po ashtu edhe historianët e huaj si R.Bejl, B.Fisher etj. Por,  mjafton të lexosh raportet ushtarake të komandantëve dhe komisareve te divizioneve, brigadave, e batalioneve te ushtrisë NÇ, si Mehmet Shehu, Dali Ndreu, Shefqet Peçi, Ndreko Rino, e shumë të tjerë, për të kuptuar vërtetësinë autentike dhe përmasat tragjike të luftës civile në Shqipëri. Mjafton të përmëndim luftën civile në Malësinë e Madhe, dhjetor 1944-shkurt 1945, një luftë frontale civile për një muaj e gjysmë pa ndërprerje, ku merrnin pjesë divizione dhe brigada të ushtrisë NÇ, që sulmuan ushtarakisht me zjarr e me hekur, dhe ku u vranë me qindra luftëtarë e malësorë nga të dy palët, u dogjën 34 shtëpi dhe pushkatuan e burgosën qindra malësorë, u internuar qindra familje në kampet e internimeve të  të gjithë Shqipërisë burg. 

Historianët enveristë e kanë fshehur dhe e fshehin edhe sot luftën civile, për të ngritur dhe mbrojtur mitin dhe glorifikimin e Luftës NÇ edhe të figurës së Enver Hoxhës, duke mohuar  e baltosur luftën e faktoreve të tjerë të luftës antifashiste. Dua t’u kujtoj atyre se luftën kundër italianëve e nisën nacionalistët qysh më 7 prill 1939, që betejën më të madhe kundër tyre, luftën e Gjormit 1 dhjetor 1942- janar 1943, ku u vra edhe koloneli Klementi, e kanë bërë çetat e Ballit Kombëtar të Hysni Lepenicës, Skënder Muços dhe Isuf Luzajt, bashkë me çetën e partizane të Neki Ymerajt; që luftën e parë kundër italianëve menjëherë pas Konferences se Mukjes, 4 gusht 1943, e bënë forcat e bashkuara nacionaliste dhe partizane të komanduara nga Abaz Kupi, ku u vra edhe kapiteni Italian Scampa; që betejën e parë kryesore kundër gjermanëve e kanë bërë çetat nacionaliste të Safet Butkës më 13 gusht 1943 në kthesat e Barmashit, (sipas marreveshjes Bill Maklin-Safet Butka, 8 gusht 1943), betejë në të cilën  merrte pjesë e majori britanik Deivid Smail, ku u vranë 25 gjermanë dhe u shkatërruar mjaft mjete ushtarake, autoblinda etj. (shih D.Smajl, “Me detyrë në Shqipëri” dhe dok. arkivore). (Betejë të rëndësishme historianët komunistë e paraqesin luftën në Barmash, korrik 1943, ku forcat e Batalionit “Tomorri” goditën autokolonjën gjermane, duke kujtuar se ishte autokolonë italiane, dhe ikën pasi hodhën disa pushkë, duke e lënë gjithë zonën pa mbrojtje dhe gjermanët për hakmarrje dogjën Barmashin, vranë 117 viktima te pafajshme në Borovë etj); Po ashtu, përmendim betejat e Muharrem Bajraktrarit kundër gjermanëve, teksa i binin prapa krahëve komunistët; luftërat e Gani Krueziut  kundër gjermanëve etj. Mirëpo këto dokumente të reja të nxjerra nga arkivat pas përmbysjes së diktaturës komuniste, nuk i përmendin historianët Pëllumb Xhufi, Marenglen Kasmi etj për të treguar se vetëm Nacionalçlirimtarja me në krye E.Hoxhën ka luftuar, ndërsa Balli e Legaliteti  kanë bashkëpunuar me pushtuesit. 

Unë e vlerësoj Luftën NÇ kundër pushtuesve nazifashistë, gjakun deshmorëve partizanë për liri; vlerësoj edhe luftën e faktoreve te tjerë antifashistë, si Balli Kombëtar, edhe gjakun e deshmorëve nacionalistë për liri dhe Shqipëri etnike. Elementë bashkëpunues me okupatorët ka pasur nga të dy krahët. Veço qeveritë kolaboracioniste nën pushtimin Italian (1939) dhe Regjencën nën pushtimin gjerman (1943-1944), të cilat për mendimin tim janë reshtuar në drejtim historik të gabuar e të dënueshëm. I kësaj natyre ishte edhe bashkëpunimi  PKSH dhe E.Hoxhës me komunistët jugosllave e rusë gjatë e pas luftës në dëm të Shqipërisë.

Pyetjes së gazetarit Xhafo, si e çmoni Enver Hoxhën, historianët  iu përgjigjen:

Pëllumb Xhufi: “Ka pasur të mira dhe të këqia”.

Paskal Milo: “Pozitiv gjatë luftës, diktator pas luftës”.

Ana Lalaj: “Nuk ka dy Enverë, është vetëm një, Enveri -fytyra më e zezë historike, gjatë dhe pas luftës, ka urdhëruar të vriten njerës, jo vetëm kundërshtarë politikë, por edhe antifashistë brenda gjirit te lëvisjes NÇ, si Mustafa Gjinishi, Zai Fundo etj. E.Hoxha i thotë përfaqësuesit britanik  Palmer: Më kanë vrarë shokun e ngushtë Mustafa Gjinishin, kur Enveri e kishte urdhëruar vetë vrasjen e Gjinishit. Një mashtrues. Enveri- vegël e Jugosllavëve”.

Për mendimin tim, individët por edhe personazhet historike, duhet te paraqiten në komleksitetin e tyre, dhe jo bardhë apo zi. Por në vleresimin përfundimtar të tyre duhet peshuar ajo që është dominante në veprën e tyre. Dominante për Enver Hoxhën gjatë luftës ka qenë terrorizmi dhe demagogjia, lufta për ta marrë pushtetin me dhunë e me gjak, (siç e pohon vetë) dhe pas luftës – diktatori komunist më i egër, për ta mbajtur pushtetin me anë të diktaturës më ekstreme se në gjithë vendet e Lindjes komuniste. 

Por drejtuesit e komisionit hartues të “Historisë së re të shqiptarëve” gjykojnë ndryshe. Në bidedën televizive të datës  dt 17 maj, në pëballjen e Pëllumb Xhufit, Marenglen Kasmit me Dritan Egro dhe Erald Kapri, u shfaqën mendimet ndryshe edhe për projektin e historisë, edhe për Enver Hoxhën, edhe për Mid’hat Frashërin.

Studiuesi Erald Kapri parashtroi argumentin e tij se “projekti i Akademisë që drejtohet nga Skënder Gjinushi,  është i tipit sovjetik. S’ka alternativë, s’ka procedura konkuruese. Historinë e re duhet ta bëjnë studiues e historianë te rinj, të paideoliogjizuar, duhet  te kishte studiues nga diaspora,  si edhe histotianë të huaj.  Kemi nevojë për një model të ri.”

Por profesorët e mësyjnë: 

M.Kasmi: Çfarë diskuton ti? A ke recenca për botimet e tua? Nuk ke!

E. Kapri: Po vë në diskutim formimin tim?  Kam botuar 6 artikuj shkencorë dhe dy libra.  Për studimin “Mbreti Zog”, kam pasur recencën e Roderik Bejlit.

Dritan Egro: Kemi të njëjtin model të shkrimit të historisë, si në kohën e komunizmit, kur përcaktohej linja ideologjike dhe historianët ishin të detyruar ta mbushnin me fakte. Të gjitha botimet e historisë së Shqipërisë deri tani kanë qenë zyrtare dhe të politizuara. Kjo po ndodh edhe tani. U tha se do ta fillojmë historinë e re të shqiptarëve me Mid’hat Frashërin  që paska bërë një takim me Napoleon Zervën, një shqipar me origjinë nga Suli… Ky është një qëndrim politik. Takimet duhen shikuar në kohën dhe kontekstin e tyre. Edhe  Ismail Qemali ka bërë një marrëveshje me palën greke, për një shtet të vetëm greko-shqiptar në vitin 1907. Kjo është e dokumentuar, e kam dokumentin. 

Mirëpo Pëllumb Xhufi, në vend të argumenteve historike, sillet me shumë “takt”: “Do të ishte mirë të merresh me  regjistrat  osmanë pë t’u bërë shumë i njohur …, duke harruar t’i thoshte vetes së tij: “do të ishte mirë Pëllumb te merresh vetëm me historinë e Mesjetes, që di ta bësh mirë, sesa me Luftën”.

Konkretisht, Pëllumb Xhufi lajthitet kur flet për një “marrëveshje” të Midhat Frashërit me të djathtën greke, duke e lidhur këtë me letrën e Mid’hat Frashërit datë 10.05.1944 , drejtuar Dhimitër Falos, (gazetar, shkrimtar, përkthyes i njohur, redaktor i revistës “Bota e Re” të Korçës”, (që e pushkatuan komunistët pa gjyq në vitin 1944), përfaqësues i Ballit Kombëtar, në bisedimet me të djathtën greke për realizimin e një lidhjeje ballkanike greko-shqiptare e më gjerë. Në këtë letër udhëzuese shprehet shqetësimi i M.Frashërit për të ardhmen e Ballkanit dhe të Shqipërisë, të rezikuara nga sllavo-komunizmi, i konsideruar në atë moment si një rrezik kryesor, kur gjermania naziste ishte ne prag të tërheqjes dhe humbjes. Në këto kushte, Midhati kërkonte  një përballje ballkanike, të shprehur në nje aleancë greko-shqiptare-turke ne formë federative pas lufte,  “që kështu në kohën e ardhshme të mund t`i bëhet ballë rrezikut sllav, që kërcënon të dy palët dhe rrezikut, që vjen nga ana e tejme e Adriatikut”, shënonte Midhat Frashëri në pikën 8 të letrës. Unë e kam botuar këtë letër, të cilën Pëllumb Xhufi e ka kosideruar vijimisht si një akt tradhtie. Siç mund të konstatohet lehtësisht, ky propozim i M.Frashërit, provon të kundërtën. Po i citojmë pikat (kushtet) të cilat propozonte Mid’hat Frashëri:

1. Mbasi çështja e lidhjes në formë federative varet nga mundësitë e mbasluftës, prandaj

të dy palët marrin angazhimin që sot se janë të disponueme për realizimin e këtij projekti. (Plotësue me shkrim dore nga vetë Mid`hat Frashëri: të përpiqemi).

2. Baza e lidhjes do të jetë indipendenca dhe sovraniteti i plotë i të dy palëve.

3. Kufinjtë greko-shqiptarë do të jenë dhe do të deklarohen solemnisht ata të vitit 1939. 

4. Bëjmë aleancë mossulmimi, defensive dhe ofensive, si edhe lidhje ushtarake.

5. Traktate ekonomike të ngushta ndërmjet të dy palëve.

6. Do të përpiqemi që kjo lidhje të bahet sa ma parë një lidhje greko-turko-shqiptare.

7. Në rast lufte, komanda e Përgjithshme Ushtarake do të vihet ë dorë të Greqisë.

8. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, të dy palët do të paraqiten përpara Konferencës së Paqes si dy palë me një të vetëm interes, duke përkrahun politikën e shoku-shokut. Greqia do të angazhohet të mbështesë rivendikimet shqiptare për Kosovën dhe anën e Dibrës, që kështunë kohën e ardhshme të mund t`i bëhet ballë rrezikut sllav, që kërcënon të dy palët dhe rrezikut, që vjen nga ana e tejme e Adriatikut. (Plotësue me dorë nga vetë Mid`hat Frashëri: rivendikimet për Kosovën dhe Dibrën janë bazue mbi kartën e Atllantikut).

9. Në qoftë se zihet me gojë çështja e minoriteteve, kjo mund të jetë më fort një mjet

afrimi ndërmjet të dy palëve se sa një mjet largimi. Për përdorimin tuej ta kini ndërmend seminoritetet duhet t`i këqyrni me sy të mirë të dy palët edhe të kenë të drejtat e tyne”.

Le t’i analizojmë me radhë këto pika negocimi.

Midhat Frashëri vendoste në radhë të parë indipendencën dhe sovranitetin: Baza e lidhjes do të jetë i plotë i të dy palëve, që plotësohet nga pika tjetër e propozimit: Kufinjtë greko-shqiptarë do të jenë dhe do të deklarohen solemnisht ata të vitit 1939”

Ky kusht historik dhe politik  ishte shumë i rëndësishëm, sidomos për marëdhëniët shqiptaro-greke, sepse përjashtonte të gjitha synimet e përpjekjet e naconalshovinizmit grek që pretendonte dhe pretendon ende të ashtuquajturin Vorio-Epir. 

Po çpërrallis Pëllumb Xhufi?: “Me këtë nen Midhat Frashëri e shiti Kosovën dhe Çamërinë?!  Absurditet më të madh nuk mund të ketë! Aq më tepër nga një historian. Dihet botërisht që M.Frasheri, jo vetëm në këtë dokument, por në gjithë veprat e tij, ia ka kushtuar Kosovës dhe Çamërisë ): “Çështja e Epirit”,  “Shqiptarë e sllavë”, “Rivendikimet shqiptare”, “Çështja Çame”, “Marëdheniet shqiptaro-geke”, “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe” etj, si edhe ka mbrojtur me argumente historike në Konferencen e Paqes në Paris dhe Lidhjen e kombeve”, si edhe në artikujt e botuar në shtypin evropian e shqiptar, sidomor ne vitet 1921-22 kur denonconte masakrat serbe në Kosovë e në Dibër dhe në 1923-1926, kur ishte ambassador ne Greqi, tek  denonconte botërisht dhunën, diskriminimin dhe shpërnguljen e popullsisë çame, që Midhati arriti t’i ndalonte me përpjekje të mëdha diplomatike.

Si njohës dhe vizionar i politikës kombëtare e ndërkombëtare, Midhati e vendoste  marrëveshjen e mundshme me Greqinë edhe në nivel evropian, kur propozonte: “Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, të dy palët do të paraqiten përpara Konferencës së Paqes si dy palë me një të vetëm interes, duke përkrahun politikën e shoku-shokut. Greqia do të angazhohet të mbështesë rivendikimet shqiptare për Kosovën dhe anën e Dibrës, që kështu në kohën e ardhshme të mund t`i bëhet ballë rrezikut sllav, që kërcënon të dy palët dhe rrezikut, që vjen nga ana e tejme e Adriatikut”(pika 8). 

Ndërkohë që edhe në memorandumin paraqitur Konferencës së paqes në Paris, më 23 korrik 1946, Mid’hat Frashëri, i kërkonte Konferencës së paqes, “në emër të principeve të larta të së drejtës kombëtare e ndërkombërtare, që të përfshiheshin brenda shtetit të pavarur e paqedashës të Shqipërisë, krahinat shqiptare të Kosovës e të Çamërisë, të shkëputura padrejtësisht e me pasoja të rënda nga trupi i Shqipërisë”.

Tejet e rëndësishme ishte që Mid’hat Frashëri propozonte që në këtë projekt të përfshihej edhe Turqia, për ta kthyer në një aleancë më të gjerë e më të fortë ballkanike. 

Pra, Midhati, nga njëra anë përpiqej të neutralizonte angazhimet e mëparshme te politikës greke lidhur me “Vorio-Epirin”, nga ana tjetër e kushtëzonte marrëveshjen e mundshme me zotimin që Greqia të mbështeste rivendikimet shqiptare për Kosovën dhe anën e e Dibrës,( shënuar me shkrim dore të Midhatit: bazuar mbi Kartën e Atlantikut). Ai e parashikonte rrezikun që vinte  nga sllavo-komunizmi, ashtu edhe rrezikun që  vinte  nga imperializmat përtej Adriatikut,  për t’i bëhëj ballë bashkërisht rreziqeve si nga Lindja dhe nga Perëndimi. 

Në pikat e tjera Midhati udhëzonte:”Të behen aleanca mossulmimi ”midis Sjhqipërisë e greqisë si dy shtete  të pavarur e sovranë (pika 4) Gjithashtu, “Të bëhen traktate te ngushta ekonomike midis dy palëve”. – një propozim me vlerë për përparimin ekonomik të të dy vendeve.(pika 5)   

Si një evropianist i kohëve të moderne, Midhat Frashëri shprehet për minoritetet si një urë lidhëse midis dy vendeve: “Çështja e minoriteteve,  mund të jetë më fort një mjet afrimi ndërmjet të dy palëve se sa një mjet largimi. Për përdorimin tuej ta kini ndërmend seminoritetet duhet t`i kqyrni me sy të mirë të dy palët edhe të kenë të drejtat e tyne”(pika 9)

 E debatueshme ishte pika 8: “Në rast lufte, komanda e Përgjithshme Ushtarake do të vihet në dorë të Greqisë”. Për mendimin tim, mendimi i M.Frasherit është sa bashkëkohor, aq edhe luajal, që në rast të një lufte tjetër, pra të një ivazioni të huaj të mundshëm mbi Ballkanin (rrezikun sllavo-komunist, siç ndodhi ), komanda e përgjithshme t’i lihej Greqisë. Ai kërkon që të përfshihet edhe Turqia në aleancën ballkanike, por jo në komandë, sepse mund të keqinterpretohej si një reminishencë e politikës së vjetër osmane në Ballkan. Shqipëria nuk kishte një ushtri kombëtare dhe ishte në një luftë civile shkatërrimtare. Hamendësimi për rreziqet e një komande ushtarake greke, ishte  përjashtuar nga pikat e tjera të projektmarrëveshjes, por edhe nga traktatet  nderkombetare ku aderonte edhe Greqia, Shqipëria, Turqia etj.

P.Xhufi thotë: ”Midhat Frashëri bëri një marrëveshje me palën greke për një shtet greko-shqiptar(!), ku shqipëria do të ishte një provincë e greqisë, ku ministra do të ishin ministri i luftës i Greqisë dhe ministër i Brendshëm i Greqisë …!? 

E para, nuk u bë asnjë marrëveshje, sepse pala greke sic duket, nuk i pranoi kushtet e Mid’hat Frasherit. Nuk u bë kurrë një propozim apo marrveshje për një shtet greko-shqiptar, siç pretendon Xhufi. Midhati deklaronte në pikën e parë të propozimit të tij  indipendencën dhe sovranitetin e plotë  të dy palëve dhe kufinjtë greko-shqiptarë do të jenë dhe do të deklarohen solemnisht ata të vitit 1939”: pra, një aleancë  në të ardhmen mes dy shteteve të pavarur. 

Lajthitja tjetër e Pëllumb Xhufit, natyrisht nga padija, është kur deklaron se Midhat Frashëri udhëtoi dy herë në greqi në vitin 1948, për të bërë marrëveshjen me Greqine!? Midhati në atë kohë ishte emigrant politik në Itali dhe ishte caktuar nga Aleatët anglo-ameikanë për të themeluar “Komitetin Shqipëri e lirë”. Udhëtimin në Greqi (korrik 1948) e bëri për t’u konsultuar me Abaz Ermenjin dhe emigrantët shqiptarë në kampin e Lavros, lidhur me kriteret e komitetit dhe pjesëmarrësit, dhe udhëtimin në Turqi ( 31 korrik 1948), në kolonine shqiptare te Stambollit, për t’u konsultuar me shqiptarët të atjeshëm ( Dokumentet e dëshmojnë këtë). Midhati i shkruante nga Stambolli Abaz Kupit më 1948: “Një komitet i përbashkët do të ishte një vegël e çmueshme për të rifituar të drejtat kombëtare. Por a nuk mendoni ju,  se kondita e parë e një organi që të merrte përsipër një barrë të tillë, duhet të jetë formuar prej njerëzish, mbi të cilët të mos peshojnë njolla dhe faje kundër atdheut. E dini fort mirë se Shqipëria pësoi katastrofën e 7 prillit jo vetëm prej fuqisë ushtarake të huaj, por edhe nga tradhtia e disa shqiptarëve, të cilët me liri dhe koshiencë të plotë përgatitën komplotin kundër atdheut dhe vepruan si pararojë e fuqive okupuese…” 

Kështu, sipas këtij kriteri të Midhat Frashërit, nuk mund të merrnin pjesë në Komitetin “Shqipëria e Lirë”, ata krerë të Bllokut Indipendent, apo të Ballit Kombëtar e të Legalitetit, që ishin komprometuar me pushtuesit nazifashistë, ndonëse ishin antikomunistë të vendosur si Mustafa Kruja. Ernest Koliqi, Gjon Marka Gjoni, Shefqet Verlaçi, Xhaferr Deva, Kadri Cakrani      etj, ndërkohë që Midhat Frashëri zgjodhi, si përfaqësues të Kosovës në komitet Said Kryeziun nga familja e shquar antifashiste Kryeziu. Vetë fakti që aleatët perëndimorë përzgjodhën Mid’hat Frashërin në krye të Komitetit “Shqipëria e lirë” (1949), ështe tejet kuptimplotë.

Nuk kam asgjë personale me Prof.Pëllumb Xhufin dhe të tjerët, kam pasur debate mbi historinë dhe secili ka paraqitur opinionet e tij. Normale. Por tani që Pëllumb Xhufi është drejtor i projektit të historisë së re  të shqiptarëve, nuk mundem të hesht dhe te mos kundërshtoj hipotezat e tij ndikuese te Komisioni hartues, por edhe të dëmshme për  higjenën shoqërore. Shqiptarin, më tepër sesa plumbi, e ka vrarë padrejtësia e historisë.

     Si përfundim: Nuk mund të bëhet një shtëpi e re me qereste të vjetër.

* E dërgoi për Diellin vetë autori.    

Filed Under: Analiza Tagged With: PAPËRGJEGJSHMËRI HISTORIKE, Uran Butka

ȄSHTȄ KOHA TȄ JEMI TȄ BASHKUAR DHE JO TȄ NDARȄ

May 30, 2021 by dgreca

ȄSHTȄ KOHA TȄ JEMI TȄ BASHKUAR DHE JO TȄ NDARȄ

Tȅ nderuar kandidatȅ pȅr kryetarȅ tȅ PD, ju lutem ndȅrpriteni kȅtȅ farsȅ zgjedhore

Dr.Vili Minarolli

Ish antar i Kryesisȅ  tȅ PDSH

Ish Kryetar i Degȅs tȅ Tiranȅs

Nȅ PDSH po zhvillohet njȅ fushatȅ pȅr  zgjedhjen e Kryetarit tȅ partisȅ, njȅ muaj pas ditȅs tȅ votimit dhe pa u pȅrfunduar proçesi i çertifikimit tȅ zgjedhjeve nga KQZ. Shkaku ȅshtȅ  se ndonjȅ pȅrfaqȅsues i huaj i akredituar nȅ vend dhe ndonjȅ institucion ndȅrkombȅtar nxituan tȅ uronin fituesin. Pȅr kȅtȅ  arsye kȅrkohet dorȅheqja e kryetarit tȅ Partisȅ me justifikimin  se nuk arriti tȅ fitonte zgjedhjet, duke  e lidhur me njȅ preçedent tȅ para 13 viteve kur kryetari i partisȅ qȅ qeveriste vendin dhe administronte zhvillimin e zgjedhjeve dha dorȅheqje pas humbjes. Duket qȅ rasti nuk ȅshtȅ i njȅjtȅ. Kam shkruar disa postime nȅ FB pȅr kȅtȅ situatȅ duke shprehur mendimin se mȅ parȅ  tȅ analizohen  shkaqet e “humbjes” dhe tȅ metat  e drejtimit nga ana e kryetarit tȅ partisȅ dhe mȅ pas tȅ kȅrkohet zȅvȅndȅsimi i tij , nȅqoftȅse ai  ȅshtȅ shkaku i humbjes.Kryetari Basha  iu drejtua KK me njȅ pyetje tȅ thjeshtȅ: “Nȅqoftȅse ju mendoni se zgjedhjet janȅ humbur, unȅ jap dorȅheqje, por nȅqoftȅse zgjedhjet janȅ vjedhur , atȅhere tȅ gjithȅ bashkȅ tȅ evidentojmȅ  masakrȅn zgjedhore dhe pastaj tȅ merremi me veten tonȅ”.

Pavarȅsisht  se asnjȅ nuk u shpreh pȅr humbjen e zgjedhjeve, KK i partisȅ  vendosi qȅ PD tȅ fillonte fushatȅn  pȅr zgjedhjen e kryetarit tȅ partisȅ ose rikonfirmimin e atij qȅ ȅshtȅ nȅ detyrȅ. Nga qȅndrimi i disa prej ish drejtuesve tȅ PD, nxitȅs dhe frymȅzues tȅ fushatȅs pȅr zgjedhjen e kryetarit, m’u krijua mendimi se largimi i kryetarit Basha  do ishte edhe njȅ larje borxhi pȅr mos zgjedhjen e tyre si kandidat pȅr tȅ qȅnȅ deputet. Dhe aktualisht kemi katȅr kandidatȅ nȅ garȅ qȅ po i prezantohen çdo ditȅ antarȅsisȅ tȅ PD nȅ qytete tȅ ndryshme tȅ vendit.Pȅr mendimin tim tȅ kȅrkosh pȅr tȅ drejtuar PD duke  mos qȅnȅ asnjȅherȅ  as antar i njȅ seksioni apo i njȅ strukture drejtuese tȅ saj nga kryetar seksioni e mȅ tej edhe pse mund tȅ jesh katapultuar( siç ka ndodhur nȅ shumȅ raste) nȅ KK apo edhe nȅ kryesi , ȅshtȅ njȅ pretendimi i tepruar pȅr tȅ mos thȅnȅ papȅrgjegjshmȅri. Tȅ kȅrkosh tȅ zgjedhesh kryetar, pasi gjatȅ gjithȅ fushatȅs, duke qȅnȅ jashtȅ çdo kontributi, ke pritur humbjen e partisȅ me qȅllim  qȅ tȅ kȅrkosh tȅ marrȅsh kreun, kjo mbetet nȅ vlerȅsimin e çdo antari qȅ do tȅ votojȅ. Megjithatȅ secili nga kandidatȅt ka tȅ drejtȅn e tij dhe nȅ fund edhe unȅ si antar i thjeshtȅ i PD do i uroj pȅr fitoren e tij.

Nga sa kam dȅgjuar , tȅ gjithȅ kandidatȅt e rinj parashtrojnȅ , atȅ qȅ e quajnȅ platformȅ dhe ka tȅ bȅjȅ  me drejtimin e partisȅ nga ana e tyre. Tȅ gjithȅ kanȅ tȅ njȅjtat premtime tȅ shprehura me fjalȅt: “Unȅ di si fitohet”, “Unȅ kam njȅ platformȅ dhe program tȅ qartȅ”,” Unȅ nuk do tȅ bȅj gabimet e kryetarit nȅ detyrȅ”etj. Po asnjȅri , duke analizuar gabimet e kryetarit tȅ partisȅ pȅr rezultatet e drejtimit 8 vjeçar tȅ tij, nuk i jep pȅrgjigje pyetjes: Si do tȅ vepronte ndryshe  kur do tȅ ishte ndodhur nȅ tȅ njȅjtȅn situatȅ qȅ tȅ siguronte fitoren? PD do i duhet tȅ ndeshet pȅrsȅri me kundȅrshtarin e tij politik, i cili tashmȅ ka krijuar njȅ makineri tȅ frikshme elektorale, pasi ka futur nȅn sqetullȅn e tij çdo segment tȅ shtetit, me anȅ tȅ sȅ cilȅs  arrin tȅ fitojȅ çdo zgjedhje dhe tȅ gjunjȅzojȅ çdo kundȅrshtar. Nȅ platformȅn apo programin e secilit kandidat pȅr kryetar pȅrsȅritet i njȅjti sllogan: “Do tȅ fitojmȅ duke hapur partinȅ, pȅr tȅ gjithȅ tȅ larguarit.”  Po pyetja ȅshtȅ se a ka qȅnȅ e mbyllur  dera e partisȅ pȅr atȅ qȅ ka dashur tȅ jetȅ antar i saj?  Sepse kur flasim pȅr “hapje” na vinȅ nȅ mendje preçedentȅt e kaluar, kur ata qȅ u larguan me dȅshirȅn e tyre, madje pastaj emigruan prej disa viteve( partitȅ janȅ bashkime vullnetare individȅsh), ndonjȅ tjetȅr qȅ krijoi njȅ parti , kundȅrshtare me PD, apo ndonjȅ qȅ nuk e ka ditur as ku bie  dera e PD( siç jo pak  herȅ kam qȅnȅ dȅshmitar), janȅ emȅruar antarȅ tȅ kryesisȅ, janȅ vendosur nȅ listȅn fituese tȅ partisȅ pȅr deputetȅ dhe atȅ ditȅ qȅ nȅ zgjedhjet e rradhȅs ky favor i pamerituar dhe i pajustifikuar  nuk u pȅrsȅrit, del kundra dhe krijon parti kundȅrshtare. Dhe pastaj kur kȅrkohet hapja bȅhet fjalȅ pȅr  po kȅta individȅ qȅ kȅrkojnȅ tȅ marrin po ato favore qȅ  i kishin para se tȅ largoheshin apo t’ju kundȅrviheshin partisȅ. Pȅrvoja ka treguar qȅ riardhjet e tilla vetȅm kanȅ zhgȅnjyer antarȅsinȅ dhe kanȅ sjell humbjen e votave nȅ njȅ fushatȅ elektorale.Po tȅ jetȅ fjala  pȅr kȅtȅ lloj hapje, mȅ mirȅ tȅ quhet partia e mbyllur. 

Nuk ia lejoj vetes as tȅ mbȅshtes as tȅ kritikoj veprimet e Kryetarit L.Basha pȅr drejtimin e partisȅ.Nganjȅherȅ kam dashur t’i jap ndonjȅ mendim(jo kȅshillȅ) duke i shkruar personalisht,  si njȅ detyrim thjesht moral dhe pa  patur asnjȅ pretendim  qȅ t’i merrte nȅ konsideratȅ. Por duke i ndjekur ngjarjet dhe veprimet  nga jashtȅ, jo gjithnjȅ kam miratuar veprimet e tij.Pȅr shȅmbull nuk e kuptova krijimin e Kȅshillit pȅr pȅrzgjedhjen e kandidaturave  pȅr deputetȅ, duke i lȅnȅ shkak zgjedhjeve preferenciale dhe eleminimeve subjektive, kur  ekzistojnȅ strukturat pȅrgjegjȅse sipas statutit . Nuk gjej asnjȅ justifikim nȅ vendimmarrjen e tij duke shmangur strukturat pȅrkatȅse, siç ishte hartimi i listȅs tȅ  deputetȅve nȅ zgjedhjet e vitit 2017 me persona qȅ jo vetȅm ranȅ preh e joshjeve  nga ana e kundȅrshtarit politik dhe u bȅnȅ njȅsh me tȅ nȅ veprime tȅ hapura antikushtetuese, por u evidentuar edhe pȅr njȅ formim tȅ mangȅt moral, intelektual dhe kulturor. Shprehja e lirȅ e mendimit nȅ forumet e partisȅ, dȅgjimi dhe marrja nȅ konsideratȅ e tyre edhe kur  janȅ tȅ ndryshme nga mendimi i kryetarit, respektimi dhe zbatimi e rregullave , mbledhja e forumeve sipas statutit,sigurojnȅ funksionimin  e brendshȅm tȅ demokracisȅ nȅ parti.

Pa dashur ta justifikoj zotin Basha, unȅ pȅrsȅri po i kthehem  problemit qȅ ka tȅ bȅjȅ me pyetjen qȅ shtrova mȅ sipȅr. Kȅto ditȅ tȅ fushatȅs pȅr kryetar kam dȅgjuar qȅ e pȅrbashkȅta e tyre ȅshtȅ kritikat ndaj veprimeve dhe vendimeve tȅ kryetarit nȅ detyrȅ. E drejta e tyre. Duhet tȅ vihen nȅ dukje tȅ metat dhe gabimet pȅr tȅ dhȅnȅ siguri pȅr mos pȅrsȅritje nga ai qȅ do tȅ zgjidhet. Po nga asnjȅ nuk kam dȅgjuar si do tȅ vepronte ai ose ajo po tȅ ishin nȅ atȅ rol.Sepse vitin tjetȅr nȅ zgjedhjet e rradhȅs secili prej tyre mund tȅ ndodhet nȅ tȅ njȅjtat pozita.

Unȅ do tȅ shpreh mendimin tim  pȅr disa nga ato  “gabime” qȅ pȅrmendin konkuruesit e tjerȅ.

Zoti Basha kritikohet pse braktisi Çadrȅn dhe pranoi bashkȅadministrim e zgjedhjeve nȅ vitin 2017, ndȅrkohȅ qȅ kishte deklaruar se zgjedhje me E.Ramȅn kryeministȅr nuk do tȅ bȅnte. Me sa mȅ kujtohet atȅ kohȅ pati njȅ angazhim tȅ madh ndȅrkombȅtar qȅ opozita tȅ merrte pjesȅ nȅ zgjedhje, si detyrim i funksionimit tȅ njȅ shteti pluralist. Emisarȅt e ndryshȅm ndȅrkombȅtar garantuan pȅr zgjedhje tȅ drejta, ndoshta  ushtruan edhe presion ndaj kryetarit pȅr ta konsideruar mospjesmarrjen  si njȅ standart jo demokratik dhe e “detyruan” Kryeministrin tȅ lȅshonte disa ministri, si shprehje e tolerancȅs nga ana e tij.Ndȅr to edhe Ministrinȅ e Brendshme , por jo Drejtorin e Pȅrgjithshȅm tȅ Policisȅ, siç bȅri edhe sȅ fundi kur e largoi ministrin Lleshaj, pȅr “tȅ ulur gjakrat”, por jo tȅ shkarkonte atȅ qȅ ishte pȅrgjegjȅsi kryesor i vrasjes tȅ njȅ tȅ pafajshmi nga ana e policisȅ. Dhe pasqyra mȅ e qartȅ e atyre zgjedhjeve ishte dosja  339, pȅr tȅ cilȅn heshtȅn jo vetȅm  garantuesit ndȅrkombȅtar pȅr zgjedhje normale, por edhe organet ligjzbatuese tȅ “Drejtȅsisȅ tȅ reformuar”. Kjo ishte garanci pȅr deformimin nȅ zgjedhjet e ardhshme.

E njȅjta histori nȅ zgjedhjet lokale tȅ vitit 2019.Opozita , por edhe populli tashmȅ ishin tȅ bindur se partia shtet do i tjetȅrsonte me tȅ gjitha mȅnyrat  vullnetin e zgjedhȅsve, prandaj ishte e vendosur tȅ mos merrte pjesȅ nȅ zgjedhje dhe kishte siguruar mbȅshtetjen popullore pȅr protesta.Kȅtȅ rradhȅ opozita kishte mbȅshtetjen e Presidentit qȅ nuk pranonte zgjedhje jo demokratike pa pjesmarrjen e opozitȅs.Por edhe nȅ kȅtȅ rast nxituan tȅ shfaqen burokratȅ tȅ huaj qȅ edhe mȅ parȅ kishin mbȅshtetur disa veprime nȅ dȅm tȅ interesit kombȅtar shqiptar, qȅ e  kȅrcȅnuan opozitȅn pȅr ta shpallur organizatȅ terroriste  nȅ rast tȅ organizimit tȅ protestave!! Dhe si duket edhe  nga vendimi i fundit i shpalljes “non grata” tȅ ish Presidentit dhe ish Kryeministrit nga insitucioni nga vinte ky zyrtar, deklarimi i tij nuk dukej tȅ ishte  thjesht njȅ kȅrcȅnim.Lobimi kundȅr opozitȅs si duket kishte kohȅ qȅ praktikohej nȅ kȅtȅ institucion dhe tȅ ardhurat nga tregȅtia e narkotikȅve kishin kohȅ qȅ shpȅrndaheshin lart e poshtȅ.Opozita i kȅrkoi popullit ( jo vetȅm demokratȅve) tȅ  refuzonte pjesmarrjen nȅ farsȅn e zgjedhjeve moniste tȅ tipit tȅ kohȅs tȅ diktaturȅs .Votimi u refuzua masivisht dhe sot kemi njȅ pushtet lokal copȅ copȅ qȅ ka si funksion tȅ vetȅm shpȅrndarjen nȅ mȅnyrȅ preferenciale tȅ  asistencȅs sociale pȅr njerȅzit e varfȅr. Por edhe  e pȅrdorur si bastion manipulimi pȅr çfardo proçesi zgjedhor.

Ç’farȅ do kishin zgjedhur  si veprim  kandidatȅt e sotȅm pȅr kryetar nȅ rastin e kȅtij kȅrcȅnimi nȅ emȅr tȅ njȅ institucioni kaq tȅ lartȅ dhe tȅ rȅndȅsishȅm ?

Tashmȅ ishte krijuar bindje e palȅkundur se  me kȅtȅ parti shtet nuk ishte e mundur qȅ vullneti politik i votuesve tȅ mos deformohej. Mbȅshtetja qȅ i jepej partisȅ shtet nga ndonjȅ pȅrfaqȅsues diplomatik apo  organizȅm ndȅrkombȅtar,mungesa e vullnetit pȅr tȅ dȅnuar parregullsitȅ e zgjedhjeve tȅ kaluara, gllabȅrimi nȅ dritȅ tȅ diellit i tȅ gjitha institucioneve kushtetuese dhe jo, tregonte njȅ ambjent jo tȅ duhur pȅr tȅ realizuar zgjedhje normale nȅ vend. Nga ana tjetȅr   Shqipȅria nȅ raportet ndȅrkombȅtare dhe organizmat qȅ monitoronin  plotȅsimin e kushteve pȅr hapjen e negociatave me BE, prezantohej si njȅ narko shtet, qȅ drejtohej nga njȅ autokrat qȅ i kishte gllabȅruar tȅ gjitha institucionet ligj zbatuese, qȅ funksiononte prej disa viteve pa gjykatȅ kushtetuese dhe tȅ lartȅ, me  njȅ parlament formal dhe antikushtetues ( nȅ kushtetutȅ parlamenti  funksionon me 140 deputetȅ), qȅ miratonte çdo projekt tȅ qeverisȅ jo vetȅm pa u diskutuar, por edhe pa u lexuar nga ligjvȅnȅsit, me njȅ sistem drejtȅsie ku u ricikluan pothuaj tȅ gjithȅ pȅrfaqȅsuesit e drejtȅsisȅ tȅ kohȅs tȅ diktaturȅs,qȅ kishin dhȅnȅ dȅnime  nȅ cȅnim tȅ lirive dhe tȅ drejtave tȅ njeriut, me njȅ polici qȅ bashkȅpunonte hapur me krimin e organizuar, ku krimi i organizuar kishte fushȅ tȅ lirȅ veprimi nga mbȅshtetja e politikȅs, ku vetȅ kodi zgjedhor kishte hapsira pȅr manipulim dhe deformim tȅ votȅs dhe shumȅ mangȅsi qȅ nuk krijonin asnjȅ mundȅsi pȅr zgjedhje normale. Nȅ kȅto kushte kur rrezikoheshin pȅrsȅri zgjedhjet, futet nȅ lojȅ pȅrfaqȅsuesja e Presidentit tȅ SHBA-sȅ dhe pȅrfaqȅsuesi i BE. Ata dolȅn nȅ rolin e garantit ose mȅ shqip  i dhanȅ besȅn opozitȅs shqiptare qȅ do tȅ siguronin tȅ gjitha kushtet pȅr zgjedhje normale.Ȅshtȅ e njohur  nocioni i Besȅs pȅr ne shqqiptarȅt si njȅ normȅ  shumȅ e rȅndȅsishme morale, qȅ nuk mund tȅ shkelet. Aq mȅ shumȅ kur kjo garanci jepej nga pȅrfaqȅsues i njȅ vendi qȅ pȅr çdo shqiptar ȅshtȅ simbol i demokracisȅ dhe drejtȅsisȅ.Dhe u sajua i ashtuquajturi Kȅshilli Politik pȅr hartimin e njȅ kodi zgjedhor qȅ do tȅ garantontȅ zgjedhje normale. ( Nuk e pȅrmend zgjedhje tȅ lira dhe tȅ ndershme se pȅr ato as qȅ bȅhet fjalȅ).A mund tȅ quhet gabim i kryetarit pjesmarrja nȅ kȅtȅ Kȅshill ,qȅ u krijua dhe ishte nȅn mbikqyrjen e pȅrfaqȅsues tȅ Presidentit tȅ SHBA-ȅs?

PD filloi pȅrgatitjen pȅr zgjedhjet duke i kushtuar kujdes zgjedhjes tȅ kandidatȅve pȅr deputetȅ, duke caktuar si drejtuesit politik tȅ qarqeve njerȅz me integritet moral dhe me eksperiencȅ politike  dhe duke krijuar njȅ koalicion tȅ gjȅrȅ me parti tȅ djathta dhe tȅ qendrȅs, pȅr tȅ maksimalizuar votȅn . PD nuk bȅri koalicion para zgjedhor me LSI-nȅ dhe unȅ e quajta veprim shumȅ tȅ drejtȅ dhe logjik.

Fushata e kryetarit Basha pȅr mendimin tim ishte  njȅ fushatȅ shumȅ paqȅsore, aspak negative, bashkȅbiseduese me qytetarȅt, qȅ ngjallte shpresȅ dhe mobilizonte  antarȅsinȅ e  PD dhe tȅ opozitȅs pȅr njȅ fitore  tȅ saj.

Por me sa duket gjithçka luhej nȅ prapaskenȅ.

Ndȅrsa Kȅshilli politik vazhdonte punȅn me pengesat qȅ paraqisnin herȅ pas here pȅrfaqȅsuesit e pushtetit, pȅrfaqȅsuesja e Presidentit amerikan  deklaroi publikisht se i kishte kȅrkuar Kryeministrit nȅ detyrȅ qȅ nȅ qeverinȅ e ardhshme tȅ mos e pȅrfshinte deputetin Tom Doshi si antar kabineti. Ȅshtȅ i njohur fakti se Tom Doshi ndonȅse i zgjedhur deputet qȅ nga viti 2005 dhe madje nȅ zgjedhjet e vitit 2013 apo 2017 edhe drejtues politik i qarkut tȅ Shkodrȅs, asnjȅherȅ nuk ka qȅnȅ antar i kabinetit tȅ zotit Rama dhe nuk ȅshtȅ bȅrȅ publike  ndonjȅ dȅshirȅ apo ambicje  e tij pȅr tȅ qȅnȅ ministȅr nȅ kabinetin e Kryeministrit Rama. Tom Doshit, si njȅ biznesmen i madh i ka interesuar tȅ fitojȅ tendera publikȅ qȅ i ndan qeveria pȅr klientȅt e saj, siç ȅshtȅ edhe vete zoti Doshi dhe leje ndȅrtimi pȅr tȅ ndȅrtuar pallate dhe qendra biznesi. Kȅtȅ kusht tȅ ambasadores unȅ e lexova si njȅ liçencȅ pȅr kreun e qeverisȅ pȅr tȅ pȅrdorur çdo mjet dhe formȅ pȅr tȅ fituar zgjedhjet dhe pȅr tȅ qeverisur vendin edhe pȅr njȅ mandat tȅ ri.

Dhe ai i pȅrdori tȅ gjitha format antiligjore dhe anti demokratike me tȅ cilat rezultoi fitues dhe  ambasadorja e shpalli fitues  ende pa dalȅ rezultati zyrtar. Pȅr mendimin tim zgjedhjet ishin pȅrfunduar pa u bȅrȅ votimet dhe dita e votimin ishte thjesht formale dhe  njȅ fasadȅ pȅr vȅzhguesit e  huaj dhe deklarata qȅ u lexua tȅ nesȅrmen ndoshta edhe mund tȅ ishte  e parapȅrgatitur.

Pyes kandidatȅt pȅr Kryetar tȅ PD se si do tȅ kishit vepruar ju nȅ kȅtȅ rast? 

Nȅn trusninȅ e pȅrfaqȅsues tȅ Presidentit tȅ SHBA-sȅ dhe nȅ rezidencȅn e saj, antarȅt e Kȅshillit Politik firmosȅn  njȅ marrȅveshje qȅ do tȅ funksiononte si Kod Zgjedhor duke patur miratimin e tȅ gjitha forcave politike. Pȅr ironi tȅ fatit marrȅveshja u pȅrshȅndet nga eprori mȅ i lartȅ  i ambasadores nȅ DASH dhe nga zyrtarȅt e lartȅ tȅ BE. Disa ditȅ mȅ pas kreu i qeverisȅ edhe pse fillimisht e kishte pranuar marrȅveshjen, ia “grisi nȅ fytyrȅ” kȅtȅ marrȅveshje iniciuses tȅ “kȅshillit” dhe garante tȅ firmosjes dhe urdhȅroi parlamentin kukull tȅ  bȅnte nȅ mȅnyrȅ tȅ rrufeshme ndryshime Kushtetuese nȅ interes tȅ fitores sȅ tij. Pȅr çudi nuk u tha asnjȅ fjalȅ nga  organizatorja dhe garantuesja e marrȅveshjes dhe  institucioni  drejtues i saj . 

PD krijoi njȅ strukturȅ pȅr tȅ mbrojtur votȅn me persona tȅ zgjedhur, jo kriminelȅ dhe as tȅ shpallur nȅ kȅrkim, por persona publikȅ me reputacion profesional  dhe me integritet. Nȅ pȅrplasjen e parȅ me krimin e organizuar qȅ po “mblidhte vota dhe votues ” pȅr partinȅ shtet para ditȅs tȅ votimit , u pa qartȅ qȅ gjithçka ishte e organizuar dhe e mbȅshtetur nga politika pȅr tȅ mos patur asnjȅ pengesȅ pȅr tȅ “rrȅmbyer “ çdo votȅ  tȅ qytetarȅve pȅr tȅ cilȅt kishin informacione nga struktura tȅ mirȅ organizuara se do votonin kundȅr.Grupe kriminale me persona me preçedente kriminalȅ, gjoja tȅ shpallur nȅ kȅrkim, po qȅ shȅtisnin tȅ lirȅ dhe tȅ armatosur  pȅrpara policisȅ tȅ shtetit, kishin marrȅ pȅrsipȅr tȅ ushtronin presion dhe terror ndaj qytetarȅve , pȅr t’i detyruar tȅ votojnȅ pȅr partinȅ shtet. Nȅ njȅ rast tȅ vetȅm, grupi i mbrojtjes tȅ votȅs  njoftoi policinȅ e shtetit pȅr veprimtari tȅ njerȅzve  qȅ po vepronin nȅ kundȅrshtim tȅ ligjit dhe nȅ prezencȅ tȅ 15 efektivȅve tȅ Policisȅ tȅ Shtetit ( tȅ partisȅ)  qȅ qȅndruan sehirxhinj sipas urdhȅrit tȅ shefave tȅ tyre , u zhvillua njȅ betejȅ  me armȅ zjarri qȅ rezultoi me njȅ  viktimȅ dhe  disa tȅ plagosur. 

Drejtori i Policisȅ  nȅ  funksion tȅ detyrȅs sȅ tij shtrȅmbȅroi arsyet e kȅsaj ngjarje dhe i vetmi i penalizuar ȅshtȅ njȅ ish ushtarak shȅmbȅllor qȅ pȅrdori armȅn me leje pȅr vetmbrojtje.

Disa ditȅ mȅ parȅ kȅsaj ngjarjeje, njerȅz me preçedentȅ kriminal dhe tȅ shpallur nȅ kȅrkim,por tȅ afȅrt me drejtues tȅ pushtetit lokal dhe tȅ partisȅ nȅ pushtet dhe nȅ shoqȅrinȅ e tyre, nȅ mes tȅ qytetit tȅ Kavajȅs, u futȅn nȅ  ambjentet e brendshme tȅ zyrȅs tȅ PD dhe plagosȅn drejtuesin e opozitȅs nȅ detyrȅn e tij, me armȅ zjarri qȅ e mbanin pa leje . Policia e shtetit (  e partisȅ) nuk veproi dhe garantuesit e huaj tȅ fushatȅs nuk e vunȅ re dhe “nuk patȅn asnjȅ informacion” pȅr kȅtȅ ngjarje.

  Megjithatȅ edhe pas kȅsaj, strukturat e PD nȅ qarqe ishin tȅ vendosur tȅ mos lejonin  format  antiligjore tȅ deformimit tȅ votȅs, siç ishte  blerja e votȅs  me listȅ pagesash, detyrimi pȅr t’u marrȅ votuesve kartat e idenditetit qȅ tȅ mos kishin mundȅsi tȅ votonin dhe pȅr t’ua dhȅnȅ ato besnikȅve tȅ tyre. Prandaj tashmȅ rezulton qȅ disa votues kanȅ  votuar  shumȅ herȅ, gjȅ qȅ ȅshtȅ e parȅndȅsishme pȅr organin e ankesave pranȅ KQZ dhe pȅr ata qȅ  i mbyllȅn zgjedhjet njȅ ditȅ pas asaj tȅ votimit. U kapȅn  makina qȅ shpȅrndanin  ushqime nga punonjȅs tȅ pushtetit lokal, u fotografuan kryetar  tȅ pushtetit lokal duke shpȅrndarȅ  leje legalizimi, u evidentuan lista e pagesave qȅ u bȅnȅ nȅ prag tȅ votimeve, pȅr personat e dȅmtuar nga  tȅrmeti i vitit 2019, me marrjen e premtimit tȅ votȅs,po pȅr kȅtȅ qȅllim u  dyfishua pȅr disa familje tȅ pavendosura asistenca sociale, por nȅ asnjȅ rast tȅ denoncimit me fakte dhe prova  nuk veproi asnjȅ  organ i “Drejtȅsisȅ tȅ Reformuar”, qȅ u bȅ i mundur me  njȅ fond tȅ taksapaguesit amerikanȅ dhe u realizua nga  fondacioni “Shoqȅria e Hapur” e multimiliarderit amerikan Soros.

Njȅ portal i pavarur, Lapsi.al, njoftoi se njȅ listȅ emȅrore  me tȅ dhȅna sensitive tȅ disa qindra mijra qytetarȅve tȅ Tiranȅs, pronȅ dhe nȅ garancinȅ  e shtetit, “kishte rȅnȅ nȅ duart” e partisȅ nȅ pushtet dhe  me anȅ tȅ njȅ strukture tȅ super tȅ madhe qȅ paguhej ilegalisht, tȅ quajtur Patronazhistȅ,kishte pȅrpunuar nȅ mȅnyrȅ fshehtȅ zgjedhȅsit dhe jepte informacione tȅ hollȅsishme mbi preferencat e tyre politike, duke shprehur mendime pȅr formȅn  e presionit apo joshjes qȅ duhej  pȅr t’i marrȅ votȅn. Skandali plasi dhe SPAK, organ i ri i “drejtȅsisȅ tȅ Reformuar”  urdhȅroi pronarȅt e portalit tȅ dorȅzonin tȅ dhȅnat nȅ vend qȅ tȅ drejtoheshin tek shteti qȅ i kishte dhuruar kȅto tȅ dhȅna njȅ partie politike. Vetȅm ndȅrhyrja e Strazburgut e detyruan “Drejtȅsinȅ e Reformuar” tȅ tȅrhiqej nga ky veprimi ndaj gazetarȅvȅ, qȅ pȅrligjte antiligjin. Asnjȅ fjalȅ nga garantȅt e zgjedhjeve sikur kjo tȅ kishte ndodhur nȅ njȅ vend tȅ pazhvilluar dhe tȅ panjohur tȅ globit.PD e denoncoi dhe nuk e di se ç’do kishin bȅrȅ tjetȅr kandidatȅt tanȅ pȅr kryetarȅ tȅ partisȅ .

Ndonȅse  nȅ periudhȅ pandemie e shoqȅruar me viktima tȅ panumȅrta nȅ muajt janar dhe shkurt, fushata e opozitȅs po zhvillohej me pjesmarrje masive dhe pa respektuar masat e vendosura nga Komitetit i ekspertȅve( i partisȅ shtet). Kreu i qeverisȅ duke patur tȅ gjitha burimet e shtetit nȅ dispozicionishin , formalisht i bȅnte kȅto takimi nȅ pȅrputhje me kȅrkesat. Megjithȅ penalizimet qȅ ishin nȅ fuqi, nuk u morȅ asnjȅ masȅ pȅr tȅ ndaluar grumbullimet masive, ndonȅse nuk pati asnjȅ rritje tȅ numrit tȅ infektimeve. Por pȅr çudi, dy javȅ para ditȅs tȅ votimeve “Komiteti  i ekspertȅve( i partisȅ)” shpalli ndalimin e ardhjes pȅr tȅ votuar tȅ emigrantȅve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Edhe kjo ishte pjesȅ e planit pȅr tȅ fituar zgjedhjet nȅ mȅnyrȅ tȅ pandershme. Nȅ kȅtȅ fushatȅ nuk pati asnjȅ vizitȅ tȅ drejtuesve tȅ forcave politike sidomos tȅ partisȅ nȅ  pushtet, kur zakonisht organizoheshin takime me emigrantȅve pȅr t’i ftuar tȅ votonin nȅ atdhe. Si dukej partia shtet ishte informuar se emigrantȅt pȅr shkak tȅ premtimeve tȅ pambajtura, nuk do  votonte pȅr qeverinȅ aktuale. Njȅ javȅ para votimeve kryetari i partisȅ socialistȅ tȅ shqiptarȅve nȅ Greqi , njȅkohȅsisht pronar i njȅ linje autobuzash Greqi- Shqipȅri, njoftonte  antarȅt e partisȅ  por edhe jo vetȅm ata, se kȅtȅ rradhȅ  nuk do tȅ udhȅtonin falas me autobuzȅt e tij pȅr nȅ atdhe pȅr tȅ votuar, siç ishte bȅrȅ tashmȅ e zakonshme, sepse  ishte e ndaluar hyrja pȅr shkak tȅ pandemisȅ.  Megjithatȅ  disa emigrantȅ erdhȅn spontanisht dhe pȅr asnjȅ nuk  u respektuar ndalimi dyjavor i tyre i njoftuar.

Opozita e kundȅrshtoi kȅtȅ masȅ tȅ Komitetit tȅ ekspertȅve(partisȅ), qȅ mȅ parȅ kishte deklaruar se ishte nȅ rolin e kȅshilluesit tȅ qeverisȅ e cila mȅ pas merrte vendimin pȅrkatȅs.  Edhe nȅ kȅtȅ rast  garantuesit  ndȅrkombȅtar tȅ zgjedhjeve normale heshtȅn. Pa as mȅ tȅ voglin dyshim opozita u pre nȅ besȅ nga indiferenca dhe pse jo nga njȅanȅsia e atyre qȅ kishin dalȅ garant. E vetmja ndȅrhyrje e tyre ishte pȅrsȅritje çdo ditȅ e togfjalȅshit:”Mos e shisni votȅn.” Dhe me kȅtȅ thȅnie, dukej se plotȅsohej  detyrimi i tyre si garant i zgjedhjeve.  Zhvillimi i ngjarjeve tregoi se shitblerja e votȅs ishte fenomeni  mȅ i pakȅt qȅ solli tjetȅrsimin dhe e votȅs dhe deformimin e vullnetit tȅ votuesve.

Nuk mund ta quaj gabim tȅ kryetarit dhe drejtuesve tȅ opozitȅs qȅ u shprehȅn  entuziast nȅ pȅrfundim tȅ ditȅs tȅ votimit,pȅr shkak tȅ entuziazmit dhe mbȅshtetjes mbarȅ popullorȅ qȅ patȅn gjatȅ fushatȅs. Por atȅ qȅ e shpreha si mendim mȅ sipȅr, se rezultati i zgjedhjeve ishte paravendosur, vazhdoj ta kem.  E sigurtȅ qȅ kishin arritur fitoren,  me tȅ gjitha parregullsitȅ e vrejtura , opozita  nuk e mendonte se  votimet ishin mbyllur para ditȅs tȅ votimit. Megjithatȅ partia shtet, pȅr tȅ qȅnȅ e sigurtȅ e pȅrdori edhe proçesin e numȅrimit pȅr tȅ vazhduar deri nȅ fund ndryshimin e vullnetit tȅ zgjedhȅsve kryesisht duke nxjerrȅ tȅ pavlefshme njȅ numȅr tȅ paparȅ fletȅ votimi qȅ rezultonin me votȅ kundȅr. Ata zbatuan njȅ parim qȅ  e ka origjinȅn nȅ shtetin e parȅ tȅ diktaturȅs komuniste: “Nuk ka rȅndȅsi si votojnȅ njerȅzit, rȅndȅsi ka kush numȅron votat.”

Kandidatȅt pȅr kryetarȅ e quajnȅ jo tȅ drejtȅ vendimin e PD dhe tȅ kryetarit Basha pse mori pjesȅ nȅ zgjedhje. 

PD nuk e mendonte se  Besa si  kod moral i shqiptarit nuk ȅshtȅ i tillȅ edhe pȅr tȅ huajt. Pȅr mȅ tepȅr nuk mendonte  se kundrejt nesh si popull qȅ kishim vuajtur njȅ nga diktaturat mȅ tȅ egra dhe ishim tȅ etur pȅr demokraci, mund tȅ funksiononte  sentenca se “politika nuk ka moral”. Nȅqoftȅse PD ose opozita nuk do tȅ merrte pjesȅ nȅ zgjedhje, jo vetȅm qȅ do tȅ zhgȅnjeheshin demokratȅt dhe mbarȅ shqiptarȅt qȅ kȅrkonin ndryshimin, por E.Rama i kishte bȅrȅ gati disa muaj mȅ parȅ  partitȅ”opozitare” tȅ drejtuar nga ish nȅnkryetar tȅ PD dhe  drejtues e deputetȅ tȅ saj tȅ zȅmȅruar me partinȅ qȅ u dha emȅr,  qȅ t’i prezantonin zgjedhjet si pluraliste dhe me standarte pȅr ndȅrkombȅtarȅt.

Pjesmarrja nȅ zgjedhje i tregoi PD, popullit shqiptar , pȅrfaqȅsuesve tȅ huaj dhe organizatave ndȅrkombȅtare qȅ kishin dȅshirȅn tȅ shikonin  ç’farȅ ndodhi realisht,  se makineria e manipulimit tȅ zgjedhjeve asnjȅherȅ nuk do tȅ, nuk do tȅ mundȅsojȅ realizimin e zgjedhjeve nȅ pȅrputhje me standartet qoftȅ edhe minimale  demokratike.

Dhe mund tȅ vazhdoja  me shumȅ argumenta tȅ tjera, por le t’ja lȅmȅ atyre qȅ me guxim dhe vendosmȅri po vazhdojnȅ tȅ denoncojnȅ masakrȅn zgjedhore qȅ iu bȅ jo vetȅm opozitȅs, po edhe qytetarȅve tȅ vendit tonȅ. Mendoj po ashtu se ofertat pȅr bashkȅqeverisje janȅ konsumuar tashmȅ dhe janȅ thjesht gracka tȅ partisȅ shtet pȅr tȅ ulur efektin negativ tȅ zgjedhjeve tȅ manipuluara. Sipas asaj qȅ u tha njȅ ditȅ pas ditȅs tȅ votimin pȅr rezultatin e zgjedhjeve pa pȅrfunduar proçesi, rezulton qȅ PS i ka fituar zgjedhjet, ka numrin e nevojshȅm tȅ deputetȅve pȅr tȅ formuar qeverinȅ dhe  ȅshtȅ fare pa kuptim  dhe pa njȅ preçedencȅ  nȅ politikȅn ndȅrkombȅtare tȅ bashkȅqeverisjes me opozitȅn. Nȅ rast  tȅ mos marrjen parasysh tȅ parregullsive , siç edhe po rezulton me qȅndrimin e njȅanshȅm tȅ  institucionit tȅ KAS-it, opozita , pavarȅsisht se i konsideron kȅto zgjedhje antiligjore dhe vullnetin e votuesve tȅ deformuar, ȅshtȅ e detyruar tȅ marrȅ pjesȅ nȅ parlamentin e  ardhshȅm pȅr tȅ bashkȅbiseduar me qytetarȅt qȅ e votuan , por jo vetȅm si edhe  pȅr tȅ pȅrmbushur detyrimin e saj demokratik tȅ oȅrfaqȅsimit politik tȅ gjysmȅs tȅ popullsisȅ tȅ vendit. Por pa hequr dorȅ  nga angazhimi i saj pȅr tȅ organizuar protesta paqȅsore si dhe tȅ gjitha format ligjore dhe tȅ domosdoshme tȅ funksionimit tȅ njȅ shoqȅrie demokratike.

Kjo ȅshtȅ arsye qȅ u shpreha se fushata pȅr zgjedhjen e kryetarit ishte shumȅ e parakohshme dhe panevojshme dhe njȅ mȅnyrȅ e kamufluar e nxitur nga partia shtet pȅr tȅ kaluar nȅ heshtje  atȅ qȅ ndodhi nȅ tȅ vȅrtetȅ me votimet e fundit. Nȅ vend qȅ antarȅsia dhe strukturat e partisȅ tȅ merren me zgjedhjen e kryetarit,pȅr tȅ kȅnaqur tekat dhe ambicjet e sȅmura  tȅ disa ish drejtuesve karieristȅ, tȅ nxitur edhe nga instiktet e hakmarrjes  qȅ gjithnjȅ e kanȅ parȅ partinȅ si njȅ mjet pȅr pȅrfitime personale dhe poste tȅ pamerituara, ajo duhej tȅ fokusohej nȅ njȅ angazhim tȅ plotȅ, pȅr tȅ pȅrballuar tȅ keqen e pȅrbashkȅt  nȅ evidentimin dhe denoncimin e asaj makineri  qȅ ka krijuar partia shtet  pȅr tȅ fituar çdo proçes zgjedhor. Cilido nga kandidatȅt, qȅ mendon se mund tȅ drejtojȅ PD, do tȅ ndeshet njȅ ditȅ me  kȅtȅ makineri dhe do jetȅ nȅ tȅ njȅjtȅn pozitȅ si edhe kryetari aktual.

Tȅ nderuar kandidatȅ pȅr kryetarȅtȅ PD,  ȅshtȅ koha pȅr bashkim dhe jo ndarje.Prandaj ndȅrpriteni kȅtȅ farsȅ zgjedhore tȅ nxitur nga ata qȅ  duan ndarjen dhe zvogȅlimin tonȅ.Kam bindjen dhe sigurinȅ e plotȅ qȅ antarȅsia  e PD, e pjekur politikisht, do ju jetȅ mirȅnjohȅs pȅr veprimin tuaj.Nȅ tȅ kundȅrt do tȅ keni vetȅm ndȅshkimin e saj.Partia nuk ȅshtȅ pronȅ e kryetarit, ȅshtȅ pronȅ e atyre qȅ i japin frymȅ dhe jetȅ, e antarȅsisȅ tȅ saj. Partia demokratike lindi si njȅ forcȅ  e lirisȅ dhe demokracisȅ  nȅ kȅtȅ vend dhe  do tȅ mbetet si e vetmja shpresȅ pȅr tȅ realizuar kȅto aspirata mbarȅpopullore.

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Vili minarooli, Koha te jemi bashke

TAKIM NË SHKODËR I AUTORITETI PËR INFORMIM MBI DOKUMENTE TË ISH SIGURIMIT TË SHTETIT

May 30, 2021 by dgreca

TAKIM NË SHKODËR I AUTORITETI PËR INFORMIM MBI DOKUMENTE TË ISH SIGURIMIT TË SHTETIT ME TË AFËRT DHE FAMILJARË TË VIKTIMAVE TE EKZEKUTUARA NGA DIKTATURA KOMUNISTE/

NGA SIMON MIRAKAJ/

Dje në Shkodër në Muzeun Historik u mbajt një takim në mes  Autoritetit për Informim mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit dhe familjarve të afërmëve të ekzekutuar me gjyq e pa gjyq që deri sot janë pa varr. Në këtë takim merrnin pjesë  dhe përfaqësuesit e shoqatave të ish të përndjekurve politik, si Zenel Drangu,Luigj Gega,Luigj Mila por dhe përfaqësues të klerit, kryetarja e bashkisë Shkodër zj,Voltana Ademi, kryetari I OSBE , drejtori ekzekutiv I Fondacionit Konrad Adenauer ,drejtori policisë qarkut Shkodër,përfaqësuesi I ICMP për Shqiperinë z.Luigj Ndou. Fjalën e hapjes së këtij aktiviteti e mbajti kryetarja e AIDSH zj.Gentiana Sula. Mbas fjalës përshëndetëse të zj.Kryetare  ju dha fjala z.Simon Mirakaj ;

Te nderuar familjarë, të  afërm të ekzekutuarve, të nderuar përfaqësues të klerit, e nderuar zj.Voltana Ademi kryetare Bashkisë Shkodër, i nderuar ambasador i OSBE,inderuari drejtori e kzekutiv i Konrad Adenauer , i nderuar drejtori ipolicisë qarkut Shkodër. 

 Kur përmendim Shkodrën themi Shkodra djepi i kulturës ,po kjo është e vërtetë se nga Shkodra kanë dalë shumë personalitete të kulturës, por Shkodra të nderuar të pranishëm është dhe djepi i trimërisë, së bashku me rrethinat e saj  këtu në Shkodër  kërcitën pushkët e para kundër instalimit të diktaturës komuniste,  si kryengritja e Malsisë Madhe e drejtuar nga heroi legjendar  Prenk Cali e LLesh Marashi, Kryengritja e Postribës e drejtuar nga një tjetër hero Jup Kazazi e etj.

Të nderuar pjesmarrës muaji Maj përcolli dy data historike, historike për  ngjarjen që ato mbartin, këto dy data janë,  21 Maj 1973 dhe 22 Maj 1984.Të burgosurit politikë të burgut të Spacit e të Qafë Barit ngritën krye kundra dhunës , kundra padrejetsisë, kundra trajtimit çnjerzor në ato burgje. Në burgun e Spacit u ngrit Flamuri pa yllin e kuq. Të burgosurit  thërrisnin poshtë komunizmi, poshtë diktatura e rroftë Europa e Lirë. Kryengritjet u shtypën ashtu siç dinë sadistët duke ekzekutuar   në burgun e Spaçit  katër  djem të rinj, Pal Zefi, Dervish Bejko, Hajro Pashaj, Skënder Daja dhe u ridënuan e u torturuan qindra të tjerë.Në burgun e Qafë Barit u ekzekutuan, Tom  Ndoja , Sokol Zef Sokoli e Sander Sokoli u torturuan e u ridënuan qindra të tjerë. Në një  shtet ku vlersohet Liria, martirëve të lirisë ju ndërtohen përmendore, buste apo memoriale, përjetësohen  me emra rrugësh apo shkollash, këtu në shtetin tonë jo vetëm që nuk ju ndërtuan buste, por nuk u bënë përpjekje serioze për gjetjen e eshtrave.  Ne e duam lirinë e demokracinë por jo ata që u martirizuan për të.

Te nderuar të pranishëm, AIDSSH ka bërë një punë të admirueshme në bashkëpunim me ICMP Duke marrë informacione nga familjarët e të dhëna për vend ndodhjen e ekzekutimeve, besoj se shpejt në bazë të këtyre informacioneve do fillojnë  gërmimet  për gjetjen e eshtrave te ekzekutuarve me gjyq e pa gjyq.

Besoj, e i lutem Zotit që kjo tragjedi e shkaktuar nga pa drejtesia , nga diktatura komuniste të mos përsëritet e ne të jetojmë në paqe me njeri tjetrin pavarsisht bindjeve politike. Ndokush me të drejtë mund të shtrojë pyetjen : si mund të jetojmë në paqe kur ata nuk kërkuan as falje. Falje kërkojnë burrat, ata nuk kanë qënë burra por një tufë kriminelash që shkaktuan këtë tragjedi.

Filed Under: Histori Tagged With: Simon Mirakaj, Takimi ne Shkoder

FRIKA NGA KINA VË N’UJDI BIDEN-in ME EVROPËN

May 30, 2021 by dgreca

Nga FEDERICO FUBINI-“Corriere della Sera”-Perktheu_Eugjen Merlika/

Në pak muaj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi evropian po vihen në ujdi mbi pothuajse gjithshka në një mënyrë që dukej e pamendueshme një vit më parë. Thjesht, njëra mbas tjetrës, hallkat e marrëdhënieve ekonomike e tregtare ndërmjet dy blloqeve po kthehen në vënd. Në mars Washingtoni e Brukseli kanë pezulluar taksat e vendosura në vitet e shkuara nga të dy anët për debatin në lidhje me Airbus e Boeing. Në prill Joe Biden, i pari president amerikan që ka guxuar një gjë të tillë, ka propozuar një taksim të drejtë të të gjitha  shumëkombësheve Big Tech që sot i fshehin fitimet – edhe qeverive evropiane – në parajsat fiskale. Dje Janet Yellen, sekretarja e Thesarit e Biden-it ka vënë drushtën në 15 %. Është një shenjë që po bisedohet për t’arritur në një marrëveshje në korrik, në një takim të nivelit të lartë në Venetik ndërmjet njëzet ekonomive të para të planetit. Jo rastësisht kolegët evropianë të Yellen-it – Daniele Franco për Italinë, Bruno Le Maire për Francën, Olaf Scholz për Gjermaninë – kanë pritur shpejt me dobi lëvizjen e Shteteve të Bashkuara.

            Mbas katër viteve të tmerrshme të Donald Trump-it, të tjera shenja vërtetojnë se marrëdhëniet euro – amerikane po kthehen të shtruara. Të hënën Brukseli ka bërë të ditur se do të tërheqë taksat e vendosura për shpagim të atyre që ish tycoon-i kishte imponuar kundër çelikut dhe aluminit evropian. Të martën administrate Biden ka hequr sanksionet synuese kundër gjermanit Matthias Warnig, një ish agjent i Stasit, prej dhjetëvjeçarësh afër Vladimir Putin-it, që drejton ndërmarrjen e gazsjellësit Nord Stream 2 ndërmjet Rusisë e Gjermanisë. Të enjten europarlamenti ka varrosur traktatin e investimeve ndërmjet Kinës dhe Bashkimit evropian, që Angela Merkel e kishte dëshiruar fuqishëm e për të cilin Biden-i – para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë – ishte zëmëruar fort. E tani eurodeputetët afër kançelares kanë votuar të gjithë kundër marrëveshjes me Pekinin.

            Në thelb evropianë dhe amerikanë po bëjnë lëshime të pafundme për njëri tjetrin për të gjetur një klimë besimi të ndërsjelltë. E është gjithmonë pak miope të mendohet se gjithshka i detyrohet një njeriu të vetëm, veçanërisht nëse ka një fytyrë e një emër të njohur. Por mbërritja e Mario Draghi-t në Pallatin Chigi e ka lehtësuar këtë shkrirje. Kryeministri italian flet shpesh me Yellen, me Biden dhe të dërguarin e SHBA për klimën John Kerry. Ka studjuar në një universitet të zgjedhurish të Bostonit, ka punuar në një bankë amerikane dhe është i besuar në Shtetet e Baashkuara kur siguron se do t’a mbajë Italinë – dhe Evropën për sa të mundet – në binarët atllantikë. Në shkëmbim Biden-i  dëshëron mbi të gjitha një front të përbashkët në shemërinë e SHBA me Kinën: jo shumë më tepër. Edhe për këtë nuk është e thënë që kthjellimi i tanishëm të jetë normaliteti i ri, i qëndrueshëm. Por tashti dielli këtheu të shkëlqejë mbi Atllantikun e Veriut.

            “Corriere della Sera”, 25 maj 2021     E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika- Federico Fubini- Corriere della Sera, Federico Fubini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT