ȄSHTȄ KOHA TȄ JEMI TȄ BASHKUAR DHE JO TȄ NDARȄ
Tȅ nderuar kandidatȅ pȅr kryetarȅ tȅ PD, ju lutem ndȅrpriteni kȅtȅ farsȅ zgjedhore
Dr.Vili Minarolli
Ish antar i Kryesisȅ tȅ PDSH
Ish Kryetar i Degȅs tȅ Tiranȅs
Nȅ PDSH po zhvillohet njȅ fushatȅ pȅr zgjedhjen e Kryetarit tȅ partisȅ, njȅ muaj pas ditȅs tȅ votimit dhe pa u pȅrfunduar proçesi i çertifikimit tȅ zgjedhjeve nga KQZ. Shkaku ȅshtȅ se ndonjȅ pȅrfaqȅsues i huaj i akredituar nȅ vend dhe ndonjȅ institucion ndȅrkombȅtar nxituan tȅ uronin fituesin. Pȅr kȅtȅ arsye kȅrkohet dorȅheqja e kryetarit tȅ Partisȅ me justifikimin se nuk arriti tȅ fitonte zgjedhjet, duke e lidhur me njȅ preçedent tȅ para 13 viteve kur kryetari i partisȅ qȅ qeveriste vendin dhe administronte zhvillimin e zgjedhjeve dha dorȅheqje pas humbjes. Duket qȅ rasti nuk ȅshtȅ i njȅjtȅ. Kam shkruar disa postime nȅ FB pȅr kȅtȅ situatȅ duke shprehur mendimin se mȅ parȅ tȅ analizohen shkaqet e “humbjes” dhe tȅ metat e drejtimit nga ana e kryetarit tȅ partisȅ dhe mȅ pas tȅ kȅrkohet zȅvȅndȅsimi i tij , nȅqoftȅse ai ȅshtȅ shkaku i humbjes.Kryetari Basha iu drejtua KK me njȅ pyetje tȅ thjeshtȅ: “Nȅqoftȅse ju mendoni se zgjedhjet janȅ humbur, unȅ jap dorȅheqje, por nȅqoftȅse zgjedhjet janȅ vjedhur , atȅhere tȅ gjithȅ bashkȅ tȅ evidentojmȅ masakrȅn zgjedhore dhe pastaj tȅ merremi me veten tonȅ”.
Pavarȅsisht se asnjȅ nuk u shpreh pȅr humbjen e zgjedhjeve, KK i partisȅ vendosi qȅ PD tȅ fillonte fushatȅn pȅr zgjedhjen e kryetarit tȅ partisȅ ose rikonfirmimin e atij qȅ ȅshtȅ nȅ detyrȅ. Nga qȅndrimi i disa prej ish drejtuesve tȅ PD, nxitȅs dhe frymȅzues tȅ fushatȅs pȅr zgjedhjen e kryetarit, m’u krijua mendimi se largimi i kryetarit Basha do ishte edhe njȅ larje borxhi pȅr mos zgjedhjen e tyre si kandidat pȅr tȅ qȅnȅ deputet. Dhe aktualisht kemi katȅr kandidatȅ nȅ garȅ qȅ po i prezantohen çdo ditȅ antarȅsisȅ tȅ PD nȅ qytete tȅ ndryshme tȅ vendit.Pȅr mendimin tim tȅ kȅrkosh pȅr tȅ drejtuar PD duke mos qȅnȅ asnjȅherȅ as antar i njȅ seksioni apo i njȅ strukture drejtuese tȅ saj nga kryetar seksioni e mȅ tej edhe pse mund tȅ jesh katapultuar( siç ka ndodhur nȅ shumȅ raste) nȅ KK apo edhe nȅ kryesi , ȅshtȅ njȅ pretendimi i tepruar pȅr tȅ mos thȅnȅ papȅrgjegjshmȅri. Tȅ kȅrkosh tȅ zgjedhesh kryetar, pasi gjatȅ gjithȅ fushatȅs, duke qȅnȅ jashtȅ çdo kontributi, ke pritur humbjen e partisȅ me qȅllim qȅ tȅ kȅrkosh tȅ marrȅsh kreun, kjo mbetet nȅ vlerȅsimin e çdo antari qȅ do tȅ votojȅ. Megjithatȅ secili nga kandidatȅt ka tȅ drejtȅn e tij dhe nȅ fund edhe unȅ si antar i thjeshtȅ i PD do i uroj pȅr fitoren e tij.
Nga sa kam dȅgjuar , tȅ gjithȅ kandidatȅt e rinj parashtrojnȅ , atȅ qȅ e quajnȅ platformȅ dhe ka tȅ bȅjȅ me drejtimin e partisȅ nga ana e tyre. Tȅ gjithȅ kanȅ tȅ njȅjtat premtime tȅ shprehura me fjalȅt: “Unȅ di si fitohet”, “Unȅ kam njȅ platformȅ dhe program tȅ qartȅ”,” Unȅ nuk do tȅ bȅj gabimet e kryetarit nȅ detyrȅ”etj. Po asnjȅri , duke analizuar gabimet e kryetarit tȅ partisȅ pȅr rezultatet e drejtimit 8 vjeçar tȅ tij, nuk i jep pȅrgjigje pyetjes: Si do tȅ vepronte ndryshe kur do tȅ ishte ndodhur nȅ tȅ njȅjtȅn situatȅ qȅ tȅ siguronte fitoren? PD do i duhet tȅ ndeshet pȅrsȅri me kundȅrshtarin e tij politik, i cili tashmȅ ka krijuar njȅ makineri tȅ frikshme elektorale, pasi ka futur nȅn sqetullȅn e tij çdo segment tȅ shtetit, me anȅ tȅ sȅ cilȅs arrin tȅ fitojȅ çdo zgjedhje dhe tȅ gjunjȅzojȅ çdo kundȅrshtar. Nȅ platformȅn apo programin e secilit kandidat pȅr kryetar pȅrsȅritet i njȅjti sllogan: “Do tȅ fitojmȅ duke hapur partinȅ, pȅr tȅ gjithȅ tȅ larguarit.” Po pyetja ȅshtȅ se a ka qȅnȅ e mbyllur dera e partisȅ pȅr atȅ qȅ ka dashur tȅ jetȅ antar i saj? Sepse kur flasim pȅr “hapje” na vinȅ nȅ mendje preçedentȅt e kaluar, kur ata qȅ u larguan me dȅshirȅn e tyre, madje pastaj emigruan prej disa viteve( partitȅ janȅ bashkime vullnetare individȅsh), ndonjȅ tjetȅr qȅ krijoi njȅ parti , kundȅrshtare me PD, apo ndonjȅ qȅ nuk e ka ditur as ku bie dera e PD( siç jo pak herȅ kam qȅnȅ dȅshmitar), janȅ emȅruar antarȅ tȅ kryesisȅ, janȅ vendosur nȅ listȅn fituese tȅ partisȅ pȅr deputetȅ dhe atȅ ditȅ qȅ nȅ zgjedhjet e rradhȅs ky favor i pamerituar dhe i pajustifikuar nuk u pȅrsȅrit, del kundra dhe krijon parti kundȅrshtare. Dhe pastaj kur kȅrkohet hapja bȅhet fjalȅ pȅr po kȅta individȅ qȅ kȅrkojnȅ tȅ marrin po ato favore qȅ i kishin para se tȅ largoheshin apo t’ju kundȅrviheshin partisȅ. Pȅrvoja ka treguar qȅ riardhjet e tilla vetȅm kanȅ zhgȅnjyer antarȅsinȅ dhe kanȅ sjell humbjen e votave nȅ njȅ fushatȅ elektorale.Po tȅ jetȅ fjala pȅr kȅtȅ lloj hapje, mȅ mirȅ tȅ quhet partia e mbyllur.
Nuk ia lejoj vetes as tȅ mbȅshtes as tȅ kritikoj veprimet e Kryetarit L.Basha pȅr drejtimin e partisȅ.Nganjȅherȅ kam dashur t’i jap ndonjȅ mendim(jo kȅshillȅ) duke i shkruar personalisht, si njȅ detyrim thjesht moral dhe pa patur asnjȅ pretendim qȅ t’i merrte nȅ konsideratȅ. Por duke i ndjekur ngjarjet dhe veprimet nga jashtȅ, jo gjithnjȅ kam miratuar veprimet e tij.Pȅr shȅmbull nuk e kuptova krijimin e Kȅshillit pȅr pȅrzgjedhjen e kandidaturave pȅr deputetȅ, duke i lȅnȅ shkak zgjedhjeve preferenciale dhe eleminimeve subjektive, kur ekzistojnȅ strukturat pȅrgjegjȅse sipas statutit . Nuk gjej asnjȅ justifikim nȅ vendimmarrjen e tij duke shmangur strukturat pȅrkatȅse, siç ishte hartimi i listȅs tȅ deputetȅve nȅ zgjedhjet e vitit 2017 me persona qȅ jo vetȅm ranȅ preh e joshjeve nga ana e kundȅrshtarit politik dhe u bȅnȅ njȅsh me tȅ nȅ veprime tȅ hapura antikushtetuese, por u evidentuar edhe pȅr njȅ formim tȅ mangȅt moral, intelektual dhe kulturor. Shprehja e lirȅ e mendimit nȅ forumet e partisȅ, dȅgjimi dhe marrja nȅ konsideratȅ e tyre edhe kur janȅ tȅ ndryshme nga mendimi i kryetarit, respektimi dhe zbatimi e rregullave , mbledhja e forumeve sipas statutit,sigurojnȅ funksionimin e brendshȅm tȅ demokracisȅ nȅ parti.
Pa dashur ta justifikoj zotin Basha, unȅ pȅrsȅri po i kthehem problemit qȅ ka tȅ bȅjȅ me pyetjen qȅ shtrova mȅ sipȅr. Kȅto ditȅ tȅ fushatȅs pȅr kryetar kam dȅgjuar qȅ e pȅrbashkȅta e tyre ȅshtȅ kritikat ndaj veprimeve dhe vendimeve tȅ kryetarit nȅ detyrȅ. E drejta e tyre. Duhet tȅ vihen nȅ dukje tȅ metat dhe gabimet pȅr tȅ dhȅnȅ siguri pȅr mos pȅrsȅritje nga ai qȅ do tȅ zgjidhet. Po nga asnjȅ nuk kam dȅgjuar si do tȅ vepronte ai ose ajo po tȅ ishin nȅ atȅ rol.Sepse vitin tjetȅr nȅ zgjedhjet e rradhȅs secili prej tyre mund tȅ ndodhet nȅ tȅ njȅjtat pozita.
Unȅ do tȅ shpreh mendimin tim pȅr disa nga ato “gabime” qȅ pȅrmendin konkuruesit e tjerȅ.
Zoti Basha kritikohet pse braktisi Çadrȅn dhe pranoi bashkȅadministrim e zgjedhjeve nȅ vitin 2017, ndȅrkohȅ qȅ kishte deklaruar se zgjedhje me E.Ramȅn kryeministȅr nuk do tȅ bȅnte. Me sa mȅ kujtohet atȅ kohȅ pati njȅ angazhim tȅ madh ndȅrkombȅtar qȅ opozita tȅ merrte pjesȅ nȅ zgjedhje, si detyrim i funksionimit tȅ njȅ shteti pluralist. Emisarȅt e ndryshȅm ndȅrkombȅtar garantuan pȅr zgjedhje tȅ drejta, ndoshta ushtruan edhe presion ndaj kryetarit pȅr ta konsideruar mospjesmarrjen si njȅ standart jo demokratik dhe e “detyruan” Kryeministrin tȅ lȅshonte disa ministri, si shprehje e tolerancȅs nga ana e tij.Ndȅr to edhe Ministrinȅ e Brendshme , por jo Drejtorin e Pȅrgjithshȅm tȅ Policisȅ, siç bȅri edhe sȅ fundi kur e largoi ministrin Lleshaj, pȅr “tȅ ulur gjakrat”, por jo tȅ shkarkonte atȅ qȅ ishte pȅrgjegjȅsi kryesor i vrasjes tȅ njȅ tȅ pafajshmi nga ana e policisȅ. Dhe pasqyra mȅ e qartȅ e atyre zgjedhjeve ishte dosja 339, pȅr tȅ cilȅn heshtȅn jo vetȅm garantuesit ndȅrkombȅtar pȅr zgjedhje normale, por edhe organet ligjzbatuese tȅ “Drejtȅsisȅ tȅ reformuar”. Kjo ishte garanci pȅr deformimin nȅ zgjedhjet e ardhshme.
E njȅjta histori nȅ zgjedhjet lokale tȅ vitit 2019.Opozita , por edhe populli tashmȅ ishin tȅ bindur se partia shtet do i tjetȅrsonte me tȅ gjitha mȅnyrat vullnetin e zgjedhȅsve, prandaj ishte e vendosur tȅ mos merrte pjesȅ nȅ zgjedhje dhe kishte siguruar mbȅshtetjen popullore pȅr protesta.Kȅtȅ rradhȅ opozita kishte mbȅshtetjen e Presidentit qȅ nuk pranonte zgjedhje jo demokratike pa pjesmarrjen e opozitȅs.Por edhe nȅ kȅtȅ rast nxituan tȅ shfaqen burokratȅ tȅ huaj qȅ edhe mȅ parȅ kishin mbȅshtetur disa veprime nȅ dȅm tȅ interesit kombȅtar shqiptar, qȅ e kȅrcȅnuan opozitȅn pȅr ta shpallur organizatȅ terroriste nȅ rast tȅ organizimit tȅ protestave!! Dhe si duket edhe nga vendimi i fundit i shpalljes “non grata” tȅ ish Presidentit dhe ish Kryeministrit nga insitucioni nga vinte ky zyrtar, deklarimi i tij nuk dukej tȅ ishte thjesht njȅ kȅrcȅnim.Lobimi kundȅr opozitȅs si duket kishte kohȅ qȅ praktikohej nȅ kȅtȅ institucion dhe tȅ ardhurat nga tregȅtia e narkotikȅve kishin kohȅ qȅ shpȅrndaheshin lart e poshtȅ.Opozita i kȅrkoi popullit ( jo vetȅm demokratȅve) tȅ refuzonte pjesmarrjen nȅ farsȅn e zgjedhjeve moniste tȅ tipit tȅ kohȅs tȅ diktaturȅs .Votimi u refuzua masivisht dhe sot kemi njȅ pushtet lokal copȅ copȅ qȅ ka si funksion tȅ vetȅm shpȅrndarjen nȅ mȅnyrȅ preferenciale tȅ asistencȅs sociale pȅr njerȅzit e varfȅr. Por edhe e pȅrdorur si bastion manipulimi pȅr çfardo proçesi zgjedhor.
Ç’farȅ do kishin zgjedhur si veprim kandidatȅt e sotȅm pȅr kryetar nȅ rastin e kȅtij kȅrcȅnimi nȅ emȅr tȅ njȅ institucioni kaq tȅ lartȅ dhe tȅ rȅndȅsishȅm ?
Tashmȅ ishte krijuar bindje e palȅkundur se me kȅtȅ parti shtet nuk ishte e mundur qȅ vullneti politik i votuesve tȅ mos deformohej. Mbȅshtetja qȅ i jepej partisȅ shtet nga ndonjȅ pȅrfaqȅsues diplomatik apo organizȅm ndȅrkombȅtar,mungesa e vullnetit pȅr tȅ dȅnuar parregullsitȅ e zgjedhjeve tȅ kaluara, gllabȅrimi nȅ dritȅ tȅ diellit i tȅ gjitha institucioneve kushtetuese dhe jo, tregonte njȅ ambjent jo tȅ duhur pȅr tȅ realizuar zgjedhje normale nȅ vend. Nga ana tjetȅr Shqipȅria nȅ raportet ndȅrkombȅtare dhe organizmat qȅ monitoronin plotȅsimin e kushteve pȅr hapjen e negociatave me BE, prezantohej si njȅ narko shtet, qȅ drejtohej nga njȅ autokrat qȅ i kishte gllabȅruar tȅ gjitha institucionet ligj zbatuese, qȅ funksiononte prej disa viteve pa gjykatȅ kushtetuese dhe tȅ lartȅ, me njȅ parlament formal dhe antikushtetues ( nȅ kushtetutȅ parlamenti funksionon me 140 deputetȅ), qȅ miratonte çdo projekt tȅ qeverisȅ jo vetȅm pa u diskutuar, por edhe pa u lexuar nga ligjvȅnȅsit, me njȅ sistem drejtȅsie ku u ricikluan pothuaj tȅ gjithȅ pȅrfaqȅsuesit e drejtȅsisȅ tȅ kohȅs tȅ diktaturȅs,qȅ kishin dhȅnȅ dȅnime nȅ cȅnim tȅ lirive dhe tȅ drejtave tȅ njeriut, me njȅ polici qȅ bashkȅpunonte hapur me krimin e organizuar, ku krimi i organizuar kishte fushȅ tȅ lirȅ veprimi nga mbȅshtetja e politikȅs, ku vetȅ kodi zgjedhor kishte hapsira pȅr manipulim dhe deformim tȅ votȅs dhe shumȅ mangȅsi qȅ nuk krijonin asnjȅ mundȅsi pȅr zgjedhje normale. Nȅ kȅto kushte kur rrezikoheshin pȅrsȅri zgjedhjet, futet nȅ lojȅ pȅrfaqȅsuesja e Presidentit tȅ SHBA-sȅ dhe pȅrfaqȅsuesi i BE. Ata dolȅn nȅ rolin e garantit ose mȅ shqip i dhanȅ besȅn opozitȅs shqiptare qȅ do tȅ siguronin tȅ gjitha kushtet pȅr zgjedhje normale.Ȅshtȅ e njohur nocioni i Besȅs pȅr ne shqqiptarȅt si njȅ normȅ shumȅ e rȅndȅsishme morale, qȅ nuk mund tȅ shkelet. Aq mȅ shumȅ kur kjo garanci jepej nga pȅrfaqȅsues i njȅ vendi qȅ pȅr çdo shqiptar ȅshtȅ simbol i demokracisȅ dhe drejtȅsisȅ.Dhe u sajua i ashtuquajturi Kȅshilli Politik pȅr hartimin e njȅ kodi zgjedhor qȅ do tȅ garantontȅ zgjedhje normale. ( Nuk e pȅrmend zgjedhje tȅ lira dhe tȅ ndershme se pȅr ato as qȅ bȅhet fjalȅ).A mund tȅ quhet gabim i kryetarit pjesmarrja nȅ kȅtȅ Kȅshill ,qȅ u krijua dhe ishte nȅn mbikqyrjen e pȅrfaqȅsues tȅ Presidentit tȅ SHBA-ȅs?
PD filloi pȅrgatitjen pȅr zgjedhjet duke i kushtuar kujdes zgjedhjes tȅ kandidatȅve pȅr deputetȅ, duke caktuar si drejtuesit politik tȅ qarqeve njerȅz me integritet moral dhe me eksperiencȅ politike dhe duke krijuar njȅ koalicion tȅ gjȅrȅ me parti tȅ djathta dhe tȅ qendrȅs, pȅr tȅ maksimalizuar votȅn . PD nuk bȅri koalicion para zgjedhor me LSI-nȅ dhe unȅ e quajta veprim shumȅ tȅ drejtȅ dhe logjik.
Fushata e kryetarit Basha pȅr mendimin tim ishte njȅ fushatȅ shumȅ paqȅsore, aspak negative, bashkȅbiseduese me qytetarȅt, qȅ ngjallte shpresȅ dhe mobilizonte antarȅsinȅ e PD dhe tȅ opozitȅs pȅr njȅ fitore tȅ saj.
Por me sa duket gjithçka luhej nȅ prapaskenȅ.
Ndȅrsa Kȅshilli politik vazhdonte punȅn me pengesat qȅ paraqisnin herȅ pas here pȅrfaqȅsuesit e pushtetit, pȅrfaqȅsuesja e Presidentit amerikan deklaroi publikisht se i kishte kȅrkuar Kryeministrit nȅ detyrȅ qȅ nȅ qeverinȅ e ardhshme tȅ mos e pȅrfshinte deputetin Tom Doshi si antar kabineti. Ȅshtȅ i njohur fakti se Tom Doshi ndonȅse i zgjedhur deputet qȅ nga viti 2005 dhe madje nȅ zgjedhjet e vitit 2013 apo 2017 edhe drejtues politik i qarkut tȅ Shkodrȅs, asnjȅherȅ nuk ka qȅnȅ antar i kabinetit tȅ zotit Rama dhe nuk ȅshtȅ bȅrȅ publike ndonjȅ dȅshirȅ apo ambicje e tij pȅr tȅ qȅnȅ ministȅr nȅ kabinetin e Kryeministrit Rama. Tom Doshit, si njȅ biznesmen i madh i ka interesuar tȅ fitojȅ tendera publikȅ qȅ i ndan qeveria pȅr klientȅt e saj, siç ȅshtȅ edhe vete zoti Doshi dhe leje ndȅrtimi pȅr tȅ ndȅrtuar pallate dhe qendra biznesi. Kȅtȅ kusht tȅ ambasadores unȅ e lexova si njȅ liçencȅ pȅr kreun e qeverisȅ pȅr tȅ pȅrdorur çdo mjet dhe formȅ pȅr tȅ fituar zgjedhjet dhe pȅr tȅ qeverisur vendin edhe pȅr njȅ mandat tȅ ri.
Dhe ai i pȅrdori tȅ gjitha format antiligjore dhe anti demokratike me tȅ cilat rezultoi fitues dhe ambasadorja e shpalli fitues ende pa dalȅ rezultati zyrtar. Pȅr mendimin tim zgjedhjet ishin pȅrfunduar pa u bȅrȅ votimet dhe dita e votimin ishte thjesht formale dhe njȅ fasadȅ pȅr vȅzhguesit e huaj dhe deklarata qȅ u lexua tȅ nesȅrmen ndoshta edhe mund tȅ ishte e parapȅrgatitur.
Pyes kandidatȅt pȅr Kryetar tȅ PD se si do tȅ kishit vepruar ju nȅ kȅtȅ rast?
Nȅn trusninȅ e pȅrfaqȅsues tȅ Presidentit tȅ SHBA-sȅ dhe nȅ rezidencȅn e saj, antarȅt e Kȅshillit Politik firmosȅn njȅ marrȅveshje qȅ do tȅ funksiononte si Kod Zgjedhor duke patur miratimin e tȅ gjitha forcave politike. Pȅr ironi tȅ fatit marrȅveshja u pȅrshȅndet nga eprori mȅ i lartȅ i ambasadores nȅ DASH dhe nga zyrtarȅt e lartȅ tȅ BE. Disa ditȅ mȅ pas kreu i qeverisȅ edhe pse fillimisht e kishte pranuar marrȅveshjen, ia “grisi nȅ fytyrȅ” kȅtȅ marrȅveshje iniciuses tȅ “kȅshillit” dhe garante tȅ firmosjes dhe urdhȅroi parlamentin kukull tȅ bȅnte nȅ mȅnyrȅ tȅ rrufeshme ndryshime Kushtetuese nȅ interes tȅ fitores sȅ tij. Pȅr çudi nuk u tha asnjȅ fjalȅ nga organizatorja dhe garantuesja e marrȅveshjes dhe institucioni drejtues i saj .
PD krijoi njȅ strukturȅ pȅr tȅ mbrojtur votȅn me persona tȅ zgjedhur, jo kriminelȅ dhe as tȅ shpallur nȅ kȅrkim, por persona publikȅ me reputacion profesional dhe me integritet. Nȅ pȅrplasjen e parȅ me krimin e organizuar qȅ po “mblidhte vota dhe votues ” pȅr partinȅ shtet para ditȅs tȅ votimit , u pa qartȅ qȅ gjithçka ishte e organizuar dhe e mbȅshtetur nga politika pȅr tȅ mos patur asnjȅ pengesȅ pȅr tȅ “rrȅmbyer “ çdo votȅ tȅ qytetarȅve pȅr tȅ cilȅt kishin informacione nga struktura tȅ mirȅ organizuara se do votonin kundȅr.Grupe kriminale me persona me preçedente kriminalȅ, gjoja tȅ shpallur nȅ kȅrkim, po qȅ shȅtisnin tȅ lirȅ dhe tȅ armatosur pȅrpara policisȅ tȅ shtetit, kishin marrȅ pȅrsipȅr tȅ ushtronin presion dhe terror ndaj qytetarȅve , pȅr t’i detyruar tȅ votojnȅ pȅr partinȅ shtet. Nȅ njȅ rast tȅ vetȅm, grupi i mbrojtjes tȅ votȅs njoftoi policinȅ e shtetit pȅr veprimtari tȅ njerȅzve qȅ po vepronin nȅ kundȅrshtim tȅ ligjit dhe nȅ prezencȅ tȅ 15 efektivȅve tȅ Policisȅ tȅ Shtetit ( tȅ partisȅ) qȅ qȅndruan sehirxhinj sipas urdhȅrit tȅ shefave tȅ tyre , u zhvillua njȅ betejȅ me armȅ zjarri qȅ rezultoi me njȅ viktimȅ dhe disa tȅ plagosur.
Drejtori i Policisȅ nȅ funksion tȅ detyrȅs sȅ tij shtrȅmbȅroi arsyet e kȅsaj ngjarje dhe i vetmi i penalizuar ȅshtȅ njȅ ish ushtarak shȅmbȅllor qȅ pȅrdori armȅn me leje pȅr vetmbrojtje.
Disa ditȅ mȅ parȅ kȅsaj ngjarjeje, njerȅz me preçedentȅ kriminal dhe tȅ shpallur nȅ kȅrkim,por tȅ afȅrt me drejtues tȅ pushtetit lokal dhe tȅ partisȅ nȅ pushtet dhe nȅ shoqȅrinȅ e tyre, nȅ mes tȅ qytetit tȅ Kavajȅs, u futȅn nȅ ambjentet e brendshme tȅ zyrȅs tȅ PD dhe plagosȅn drejtuesin e opozitȅs nȅ detyrȅn e tij, me armȅ zjarri qȅ e mbanin pa leje . Policia e shtetit ( e partisȅ) nuk veproi dhe garantuesit e huaj tȅ fushatȅs nuk e vunȅ re dhe “nuk patȅn asnjȅ informacion” pȅr kȅtȅ ngjarje.
Megjithatȅ edhe pas kȅsaj, strukturat e PD nȅ qarqe ishin tȅ vendosur tȅ mos lejonin format antiligjore tȅ deformimit tȅ votȅs, siç ishte blerja e votȅs me listȅ pagesash, detyrimi pȅr t’u marrȅ votuesve kartat e idenditetit qȅ tȅ mos kishin mundȅsi tȅ votonin dhe pȅr t’ua dhȅnȅ ato besnikȅve tȅ tyre. Prandaj tashmȅ rezulton qȅ disa votues kanȅ votuar shumȅ herȅ, gjȅ qȅ ȅshtȅ e parȅndȅsishme pȅr organin e ankesave pranȅ KQZ dhe pȅr ata qȅ i mbyllȅn zgjedhjet njȅ ditȅ pas asaj tȅ votimit. U kapȅn makina qȅ shpȅrndanin ushqime nga punonjȅs tȅ pushtetit lokal, u fotografuan kryetar tȅ pushtetit lokal duke shpȅrndarȅ leje legalizimi, u evidentuan lista e pagesave qȅ u bȅnȅ nȅ prag tȅ votimeve, pȅr personat e dȅmtuar nga tȅrmeti i vitit 2019, me marrjen e premtimit tȅ votȅs,po pȅr kȅtȅ qȅllim u dyfishua pȅr disa familje tȅ pavendosura asistenca sociale, por nȅ asnjȅ rast tȅ denoncimit me fakte dhe prova nuk veproi asnjȅ organ i “Drejtȅsisȅ tȅ Reformuar”, qȅ u bȅ i mundur me njȅ fond tȅ taksapaguesit amerikanȅ dhe u realizua nga fondacioni “Shoqȅria e Hapur” e multimiliarderit amerikan Soros.
Njȅ portal i pavarur, Lapsi.al, njoftoi se njȅ listȅ emȅrore me tȅ dhȅna sensitive tȅ disa qindra mijra qytetarȅve tȅ Tiranȅs, pronȅ dhe nȅ garancinȅ e shtetit, “kishte rȅnȅ nȅ duart” e partisȅ nȅ pushtet dhe me anȅ tȅ njȅ strukture tȅ super tȅ madhe qȅ paguhej ilegalisht, tȅ quajtur Patronazhistȅ,kishte pȅrpunuar nȅ mȅnyrȅ fshehtȅ zgjedhȅsit dhe jepte informacione tȅ hollȅsishme mbi preferencat e tyre politike, duke shprehur mendime pȅr formȅn e presionit apo joshjes qȅ duhej pȅr t’i marrȅ votȅn. Skandali plasi dhe SPAK, organ i ri i “drejtȅsisȅ tȅ Reformuar” urdhȅroi pronarȅt e portalit tȅ dorȅzonin tȅ dhȅnat nȅ vend qȅ tȅ drejtoheshin tek shteti qȅ i kishte dhuruar kȅto tȅ dhȅna njȅ partie politike. Vetȅm ndȅrhyrja e Strazburgut e detyruan “Drejtȅsinȅ e Reformuar” tȅ tȅrhiqej nga ky veprimi ndaj gazetarȅvȅ, qȅ pȅrligjte antiligjin. Asnjȅ fjalȅ nga garantȅt e zgjedhjeve sikur kjo tȅ kishte ndodhur nȅ njȅ vend tȅ pazhvilluar dhe tȅ panjohur tȅ globit.PD e denoncoi dhe nuk e di se ç’do kishin bȅrȅ tjetȅr kandidatȅt tanȅ pȅr kryetarȅ tȅ partisȅ .
Ndonȅse nȅ periudhȅ pandemie e shoqȅruar me viktima tȅ panumȅrta nȅ muajt janar dhe shkurt, fushata e opozitȅs po zhvillohej me pjesmarrje masive dhe pa respektuar masat e vendosura nga Komitetit i ekspertȅve( i partisȅ shtet). Kreu i qeverisȅ duke patur tȅ gjitha burimet e shtetit nȅ dispozicionishin , formalisht i bȅnte kȅto takimi nȅ pȅrputhje me kȅrkesat. Megjithȅ penalizimet qȅ ishin nȅ fuqi, nuk u morȅ asnjȅ masȅ pȅr tȅ ndaluar grumbullimet masive, ndonȅse nuk pati asnjȅ rritje tȅ numrit tȅ infektimeve. Por pȅr çudi, dy javȅ para ditȅs tȅ votimeve “Komiteti i ekspertȅve( i partisȅ)” shpalli ndalimin e ardhjes pȅr tȅ votuar tȅ emigrantȅve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Edhe kjo ishte pjesȅ e planit pȅr tȅ fituar zgjedhjet nȅ mȅnyrȅ tȅ pandershme. Nȅ kȅtȅ fushatȅ nuk pati asnjȅ vizitȅ tȅ drejtuesve tȅ forcave politike sidomos tȅ partisȅ nȅ pushtet, kur zakonisht organizoheshin takime me emigrantȅve pȅr t’i ftuar tȅ votonin nȅ atdhe. Si dukej partia shtet ishte informuar se emigrantȅt pȅr shkak tȅ premtimeve tȅ pambajtura, nuk do votonte pȅr qeverinȅ aktuale. Njȅ javȅ para votimeve kryetari i partisȅ socialistȅ tȅ shqiptarȅve nȅ Greqi , njȅkohȅsisht pronar i njȅ linje autobuzash Greqi- Shqipȅri, njoftonte antarȅt e partisȅ por edhe jo vetȅm ata, se kȅtȅ rradhȅ nuk do tȅ udhȅtonin falas me autobuzȅt e tij pȅr nȅ atdhe pȅr tȅ votuar, siç ishte bȅrȅ tashmȅ e zakonshme, sepse ishte e ndaluar hyrja pȅr shkak tȅ pandemisȅ. Megjithatȅ disa emigrantȅ erdhȅn spontanisht dhe pȅr asnjȅ nuk u respektuar ndalimi dyjavor i tyre i njoftuar.
Opozita e kundȅrshtoi kȅtȅ masȅ tȅ Komitetit tȅ ekspertȅve(partisȅ), qȅ mȅ parȅ kishte deklaruar se ishte nȅ rolin e kȅshilluesit tȅ qeverisȅ e cila mȅ pas merrte vendimin pȅrkatȅs. Edhe nȅ kȅtȅ rast garantuesit ndȅrkombȅtar tȅ zgjedhjeve normale heshtȅn. Pa as mȅ tȅ voglin dyshim opozita u pre nȅ besȅ nga indiferenca dhe pse jo nga njȅanȅsia e atyre qȅ kishin dalȅ garant. E vetmja ndȅrhyrje e tyre ishte pȅrsȅritje çdo ditȅ e togfjalȅshit:”Mos e shisni votȅn.” Dhe me kȅtȅ thȅnie, dukej se plotȅsohej detyrimi i tyre si garant i zgjedhjeve. Zhvillimi i ngjarjeve tregoi se shitblerja e votȅs ishte fenomeni mȅ i pakȅt qȅ solli tjetȅrsimin dhe e votȅs dhe deformimin e vullnetit tȅ votuesve.
Nuk mund ta quaj gabim tȅ kryetarit dhe drejtuesve tȅ opozitȅs qȅ u shprehȅn entuziast nȅ pȅrfundim tȅ ditȅs tȅ votimit,pȅr shkak tȅ entuziazmit dhe mbȅshtetjes mbarȅ popullorȅ qȅ patȅn gjatȅ fushatȅs. Por atȅ qȅ e shpreha si mendim mȅ sipȅr, se rezultati i zgjedhjeve ishte paravendosur, vazhdoj ta kem. E sigurtȅ qȅ kishin arritur fitoren, me tȅ gjitha parregullsitȅ e vrejtura , opozita nuk e mendonte se votimet ishin mbyllur para ditȅs tȅ votimit. Megjithatȅ partia shtet, pȅr tȅ qȅnȅ e sigurtȅ e pȅrdori edhe proçesin e numȅrimit pȅr tȅ vazhduar deri nȅ fund ndryshimin e vullnetit tȅ zgjedhȅsve kryesisht duke nxjerrȅ tȅ pavlefshme njȅ numȅr tȅ paparȅ fletȅ votimi qȅ rezultonin me votȅ kundȅr. Ata zbatuan njȅ parim qȅ e ka origjinȅn nȅ shtetin e parȅ tȅ diktaturȅs komuniste: “Nuk ka rȅndȅsi si votojnȅ njerȅzit, rȅndȅsi ka kush numȅron votat.”
Kandidatȅt pȅr kryetarȅ e quajnȅ jo tȅ drejtȅ vendimin e PD dhe tȅ kryetarit Basha pse mori pjesȅ nȅ zgjedhje.
PD nuk e mendonte se Besa si kod moral i shqiptarit nuk ȅshtȅ i tillȅ edhe pȅr tȅ huajt. Pȅr mȅ tepȅr nuk mendonte se kundrejt nesh si popull qȅ kishim vuajtur njȅ nga diktaturat mȅ tȅ egra dhe ishim tȅ etur pȅr demokraci, mund tȅ funksiononte sentenca se “politika nuk ka moral”. Nȅqoftȅse PD ose opozita nuk do tȅ merrte pjesȅ nȅ zgjedhje, jo vetȅm qȅ do tȅ zhgȅnjeheshin demokratȅt dhe mbarȅ shqiptarȅt qȅ kȅrkonin ndryshimin, por E.Rama i kishte bȅrȅ gati disa muaj mȅ parȅ partitȅ”opozitare” tȅ drejtuar nga ish nȅnkryetar tȅ PD dhe drejtues e deputetȅ tȅ saj tȅ zȅmȅruar me partinȅ qȅ u dha emȅr, qȅ t’i prezantonin zgjedhjet si pluraliste dhe me standarte pȅr ndȅrkombȅtarȅt.
Pjesmarrja nȅ zgjedhje i tregoi PD, popullit shqiptar , pȅrfaqȅsuesve tȅ huaj dhe organizatave ndȅrkombȅtare qȅ kishin dȅshirȅn tȅ shikonin ç’farȅ ndodhi realisht, se makineria e manipulimit tȅ zgjedhjeve asnjȅherȅ nuk do tȅ, nuk do tȅ mundȅsojȅ realizimin e zgjedhjeve nȅ pȅrputhje me standartet qoftȅ edhe minimale demokratike.
Dhe mund tȅ vazhdoja me shumȅ argumenta tȅ tjera, por le t’ja lȅmȅ atyre qȅ me guxim dhe vendosmȅri po vazhdojnȅ tȅ denoncojnȅ masakrȅn zgjedhore qȅ iu bȅ jo vetȅm opozitȅs, po edhe qytetarȅve tȅ vendit tonȅ. Mendoj po ashtu se ofertat pȅr bashkȅqeverisje janȅ konsumuar tashmȅ dhe janȅ thjesht gracka tȅ partisȅ shtet pȅr tȅ ulur efektin negativ tȅ zgjedhjeve tȅ manipuluara. Sipas asaj qȅ u tha njȅ ditȅ pas ditȅs tȅ votimin pȅr rezultatin e zgjedhjeve pa pȅrfunduar proçesi, rezulton qȅ PS i ka fituar zgjedhjet, ka numrin e nevojshȅm tȅ deputetȅve pȅr tȅ formuar qeverinȅ dhe ȅshtȅ fare pa kuptim dhe pa njȅ preçedencȅ nȅ politikȅn ndȅrkombȅtare tȅ bashkȅqeverisjes me opozitȅn. Nȅ rast tȅ mos marrjen parasysh tȅ parregullsive , siç edhe po rezulton me qȅndrimin e njȅanshȅm tȅ institucionit tȅ KAS-it, opozita , pavarȅsisht se i konsideron kȅto zgjedhje antiligjore dhe vullnetin e votuesve tȅ deformuar, ȅshtȅ e detyruar tȅ marrȅ pjesȅ nȅ parlamentin e ardhshȅm pȅr tȅ bashkȅbiseduar me qytetarȅt qȅ e votuan , por jo vetȅm si edhe pȅr tȅ pȅrmbushur detyrimin e saj demokratik tȅ oȅrfaqȅsimit politik tȅ gjysmȅs tȅ popullsisȅ tȅ vendit. Por pa hequr dorȅ nga angazhimi i saj pȅr tȅ organizuar protesta paqȅsore si dhe tȅ gjitha format ligjore dhe tȅ domosdoshme tȅ funksionimit tȅ njȅ shoqȅrie demokratike.
Kjo ȅshtȅ arsye qȅ u shpreha se fushata pȅr zgjedhjen e kryetarit ishte shumȅ e parakohshme dhe panevojshme dhe njȅ mȅnyrȅ e kamufluar e nxitur nga partia shtet pȅr tȅ kaluar nȅ heshtje atȅ qȅ ndodhi nȅ tȅ vȅrtetȅ me votimet e fundit. Nȅ vend qȅ antarȅsia dhe strukturat e partisȅ tȅ merren me zgjedhjen e kryetarit,pȅr tȅ kȅnaqur tekat dhe ambicjet e sȅmura tȅ disa ish drejtuesve karieristȅ, tȅ nxitur edhe nga instiktet e hakmarrjes qȅ gjithnjȅ e kanȅ parȅ partinȅ si njȅ mjet pȅr pȅrfitime personale dhe poste tȅ pamerituara, ajo duhej tȅ fokusohej nȅ njȅ angazhim tȅ plotȅ, pȅr tȅ pȅrballuar tȅ keqen e pȅrbashkȅt nȅ evidentimin dhe denoncimin e asaj makineri qȅ ka krijuar partia shtet pȅr tȅ fituar çdo proçes zgjedhor. Cilido nga kandidatȅt, qȅ mendon se mund tȅ drejtojȅ PD, do tȅ ndeshet njȅ ditȅ me kȅtȅ makineri dhe do jetȅ nȅ tȅ njȅjtȅn pozitȅ si edhe kryetari aktual.
Tȅ nderuar kandidatȅ pȅr kryetarȅtȅ PD, ȅshtȅ koha pȅr bashkim dhe jo ndarje.Prandaj ndȅrpriteni kȅtȅ farsȅ zgjedhore tȅ nxitur nga ata qȅ duan ndarjen dhe zvogȅlimin tonȅ.Kam bindjen dhe sigurinȅ e plotȅ qȅ antarȅsia e PD, e pjekur politikisht, do ju jetȅ mirȅnjohȅs pȅr veprimin tuaj.Nȅ tȅ kundȅrt do tȅ keni vetȅm ndȅshkimin e saj.Partia nuk ȅshtȅ pronȅ e kryetarit, ȅshtȅ pronȅ e atyre qȅ i japin frymȅ dhe jetȅ, e antarȅsisȅ tȅ saj. Partia demokratike lindi si njȅ forcȅ e lirisȅ dhe demokracisȅ nȅ kȅtȅ vend dhe do tȅ mbetet si e vetmja shpresȅ pȅr tȅ realizuar kȅto aspirata mbarȅpopullore.