• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rri brënda, mos bëj dhe mos e dëgjo politikën!

March 25, 2020 by dgreca

Opinon nga Ilirjan Blloshmi/

Srinivasa Ramanujam lindi në dhjetor të 1887, në një provincë Indiane. Vinte nga një shtrësë shoqërore që i kishte disa të drejta të kufizuara nga pjesa tjetër e shoqërise Indiane. Ramanujam kishte vështërsi në gjetjen e një pune. Pasi mjaftonte që të kishte një lëtër dhe një laps e zhyteshe në botën e numrave. Ramanujam nuk kishte qënë asnjë herë në shkollë. Ai zhviloi mbi 2000 teorema por asnjë herë nuk u mor serizoshit nga autoritetet dhe strukturat e arsimit në indi. U desh një tregtar Anglez, që Ramanujam ti hapet një rrugë për në Angli. G.H. Hardy i hapi rrugën një njeriu që thoshte “numrat mi sjell zoti natën i fut në kokën time dhe në mëngjës u nxjerr teoremën”. Por kjo ishte një çmënduri në matematikë. Por Hardy pati durim dhe perfundimi ishte mahnitës. Srinivasa Ramanujam i bëri botës dhuratë 3900 teorema. Një nga gjërat më të veçanta që Ramanujam bëri ishte vërtetimi i teoremës që përafron numrin e kombineve të mbledhjes së një numri. Kjo teoremë sot përdoret për të kuptuar natyrën e vrimave të zeza. Në moshën 29-vjeçare u diagnostikua me turberkuloz. U kthye në Indi, ku jetoj në provicën e tij, por kurr nuk u vlersua nga autoritetet. Vdiq në moshën 32 vjeçare.

Ajo që do lexoni më poshtë ka lidhje me paragrafin e parë, gjithashtu dhe me të tretin.

Me propozim të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, “Ital Druri-Elbasan”, ka marrë koncesionin 9-vjeçar për shfrytëzimin e 132 ha pyje në Elbasan, me vlerë totale 2.6 milionë lekë të reja. Kjo PPP është mirtaur me VKM Nr. 711, datë 06.11.2019. Por me kërkesë të Anila Denaj rezulton se “Ital Druri-Elbasan” ka marrë falas 241 mijë e 818 m2 sipërfaqe truall shtetëror dhe 54 mijë e 022 m2 sipërfaqe ndërtimore objeke . Por nuk mjaftohemi me kaq. Sipas VKM nr. 238, datë 20.03.2020; përcaktohet se PPP-ja për gjoja “Zhvillim Ekonomik-Rajonal të Elbasanit”, është falas dhe me afat 35 vite në fazën e parë; por me të drejtë vazhdimi deri në 99 vite, ose më saktë deri në vitin 2119.

Po çfarë lidhje ka “Ital Druri-Elbasan” në këtë mes? Do shtroheshe pyetja. është shumë e thjeshtë. “Ital Druri-Elbasan” është në pronësi të Endri Hasës, ish-deputetit të listës Basha. Kompania saktësisht është në emrin e Nuri Hasës, që çuditërisht është babai i Endri Hasës. Pra ish-Drejtori i AKSHI në qeverinë “Berisha-Meta”, që zhduku nga kryeministria, serverat me pamjet e vrasjeve të 21 janarit 2011. Ish deputeti i listës Basha. Del e dërdëllis për korrupsionin, e për PPP që çuditërisht dhe vetë mërr. Ka shumë nga kjo kategori që të kërkon të dalësh o Shqiptar. Duan të bëjnë kruban për kryetarin e radhës, duan që ti o Shqiptar të vdesësh që këta të pasurohen.

Tani!

A e shikon tani o shqiptar? Që paskemi mjekë, në gjithë rruzullin toksor. A e shikon tani o Shqiptar? Se paskemi ekonomistë të zot në gjithë botën. A e kupton tani o shqiptar! Që Roma, Madridi, Barcelona, Milano, New Yorku, New Jeresy, Amsterdami, Ottawa, Stokholmi, ka shqiptarë që nuk kanë gjenialitetin e Ramanujam, por kanë arritur shumë lart. Duheshe kjo situatë,  duheshe ky virus, që ne të kuptonim se emigrantët nuk janë vetëm ata që lajnë pjata, ata që punojnë në ndërtim, apo ata të pashkollët. Ashtu siç trumpeton Arturi, ashtu siç dërdëllis zonja Eni. Duheshe kjo situatë, që të kuptoni se nga kush qeveriseni. Duheshe kjo kohë që të kuptoni se “refugjatët” ashtu siç i quan deputeti unisex Myslim Murrizi, janë ajka e shoqërisë. Prandaj o Shqiptar mos dëgjo ish këshilltarët dhe militantët e Metës, mos dëgjo Klevisin, Endrin, Petritin, se këta nuk kanë as talent, nuk kanë as vlera. këta kanë një profesion, të grabisin, të vjedhin, e të të poshtërojnë. Dëgjoni ata mjekë, se nuk kanë asnjë interes ndaj politikës. Asnjë prej tyre, pretendon të bëhët ministër siç pretendon Petriti, Klevisi, Endri. Rri në shtëpi se mund të jesh ti viktima e radhës, jo nga virusi. Por nga sistemi shëndetësor që këta ustallarë i kanë hequr brekët. E tani duan ta “arnojnë” duke të përdour ty o Shqiptar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilirjan Blloshmi

VALBONA TOLVE, NJË NGA USHTARET E BETEJËS KUNDËR COVID-19 NË NEW YORK, QENDRA E PANDEMISE

March 25, 2020 by dgreca

Bisedë me znj.Valbona Tolve e cila eshtë në vijën e parë të Frontit të Luftës kundër koronavirust në Amerikë

Bisedoi Keze Kozeta ZYLO*/ Dielli

Shqetësimi më i madh imi është që ne nuk kemi “personal protective equipment” për tu ruajtur nga infektimi me këtë virus. Nuk kemi as maska. Shqetisimi tjetër është se spitalet nuk janë në gjendje t’i ndihmojnë dhe të kujdesen pë të gjithë këta pacientë të infektuar.

Znj.Tolve punon në dy qendra të mëdha spitalore në New York të cilat kujdesen për pacientë që janë testuar me COVID-19.

Në këtë kohë pandemike që po kalojmë cila është  detyra juaj në spital për t’i shërbyer popullit amerikan?

Unë jam infermiere. Unë punoj në departamentin e Kardiologjise, Montefiore Medical Center në Bronx si dhe në Good Samaritan Hospital në Suffern, NY në Telemetry Unit dhe tani kujdesemi për pacientë që janë testuar për COVID-19.

Në MMC unë punoj në një klinikë. Aty ne shikojmë pacientë që kanë probleme me zemrën. 

Unë assistoj me nuclear stress tests dhe echo stress test. Mbledhje ka përditë, dhe nuk e dimë se çfarë e nesërmja do të sjellë. Ka shumë të ngjarë që të na lëvizin në spital ku ka më shumë nevojë për infermierë e doktorë, sepse numri i pacientëve të infektuar rritet çdo ditë. 

Cili është shqetësimi juaj kryesor si infermiere kur ndodheni pranë pacientëve tuaj?

Shqetësimi më i madh imi është që ne nuk kemi “personal protective equipment” për tu ruajtur nga infektimi me këtë virus. Nuk kemi as maska. Shqetisimi tjetër është se spitalet nuk janë në gjendje t’i ndihmojnë dhe të kujdesen pë të gjitë këta pacientë të infektuar. 

Si u ndjetë kur ju dhanë detyrën se ju do të jeni në vijën e parë të Frontit të Luftës?

Manaxherja ime më dërgoi një tekst mesazh për të më njoftuar. Të them të drejtën u trondita, po pastaj mendova, rreziku është gjithandej tashmë i përhapur dhe njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë për ne. 

Si nënë dhe si bashkëshorte keni frikë se mos e merrni nga të sëmurët këtë virus vdekjeprurës?

Frika është, po kur je në vrullin e punës e harron dhe frikën. Të gjithë që punojnë në fushën e mjekësisë në këtë kohë apo në një tjetër ekspozohen me viruse e bakterie të rrezikshme. Infermieret që janë shtatzanë, ose kane probleme të tjera shendëtsore nuk kujdesen për pacientë të infektuar me COVID-19. Në fund gjërat janë në dorën e Zotit, po kujdesi për të ruajtur veten është për të pasur të gjitha pajisjet e nevojshme që tani për tani nuk i kemi në dispozicion. Mua më është dhënë vetëm një maskë N 95 që e kam mbajtur të veshur për 13 orë rresht pa e hequr nga fytyra. 

Ju keni 3 fëmijë kush kujdeset për ata në këtë kohë lufte?

Për fëmijët kujdeset burri, ai punon nga shtëpia gjatë kësaj kohe. 

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si infermiere?

Më vjen shumë keq për shqiptarët që janë në Shqipëri. Fati i mire i shqiptaëve është se janë popull i ri relativisht me moshë, dhe uroj që si popull ta kalojë më kollaj, me më pak fatalitete se Italia qe e ka popullsinë më të vjetër në botë. Nuk ka ilaç për ta kuruar pacientin për këtë virus, dhe nuk mund te them se ne kemi ilace e ata s’kane, po këtu në Amerikë njerëzit kanë mundësi nga ana mjekësore të marrin ndihmë qe ta kapërcejnë këtë virus. Nuk e kam të qartë se çfarë mjekimi po marrin njerëzit e infektuar në Shqipëri kur kanë probleme me frymëmarrjen.

Mendoni se ky virus do të zhduket së shpejti?

Unë personalisht mendoj se ky virus mund të zgjasë dhe një vit. Njerëzit nuk mund t’i mbash të izoluar tërësisht për muaj me radhë. Është e pamudur po ashtu dhe perspektiva e anës së ekonomisë. Nëse do ketë lëvizje të njerëzve do të ketë infektime. Ideja është që të ketë sa më pak humbje jete nga ky virus. Prandaj New Yorku është mobilizuar nën drejtimin e Governor Cuomo të ndërtojë spitale dhe qendra testimi, që kush ka nevojë për ndihmë mjekësore ta ketë atë mundësi.

Cilat janë disa nga këshillat tuaja rreth kësaj epidemie si punonjëse e shëndetsisë?

Duket qesharake, por sapuni është armiku numër një i këtij virusi. Lani duartë me sapun për 20 sekonda. Mos tështini në duar, përdorni një facoletë. Hani ushqime të freskta të pasura me vitamin C. Hapni dritaret dhe ajrosni shtëpitë. Praktikoni distancim social për të mbrojtur njerëzit që janë më të dobët nga shendeti. Shpresoj se kjo marrëzi do të marri fund së shpejti, dhe nëse prapë do të ketë raste në të ardhmen, mbasi kaosi do të kalojë, nuk do të mbulohen nga media si tani…

Si i ngjitët shkallët e karrierës për të arritur këtë sukses në Amerikë?

Gjërat e mira nuk vijnë kollaj në jetë. Çelësi ka qenë të mos heq dorë nga ëndrrat e mia dhe të punoja me gjitë forcën e shpirtit për t’i realizuar. Fati im ka qenë se kam nje mama të mrekullueshme, që më ka mbështetur në çdo hap timim, që ka sakrifikuar cdo gjë për të më parë jo vetëm mua por dhe motrën time të dilnim në dritë. 

Unë këtu në Amerikë kam diplomën BA në Literaturë Angleze, BSN në infermieri dhe MSN në Nursing Administration. Ka qenë dashuria për shkollen dhe librin që ka filluar që kur kemi qenë fëmijë nga babai im, që unë të kem këtë vullnet për edukim dhe shkollim. 

E kishit ëndërr të punonit në shëndëtësi?

Faktikisht kjo ka qenë ëndrra e mamit tim. Gjithashtu dhe specialiteti i kardiologjisë ka qenë rekomandim i saj. Që të vogël ajo më ka shtyrë të studioj biologji dhe më thoshte te bëhesha veterinere që të kujdesesha për qenin tim se përherë kam pasur dashuri për kafshët. Po ajo ka qenë në gjendje të ma kuptoj personalitetin dhe karakterin, sepse fusha në të cilën unë punoj me jep shumë kënaqësi dhe sadisfaksion nga ana profesionale. Jam përherë e lumtur kur jam në gjendje t’i njihmoj njerëzit që kanë nevojë, dhe e bëj këtë me gjithë zemër.

Ju jeni e bija e dy intelektualëve të nderuar, profesores në universitet në Shqipëri dhe Amerikë Afërdita Ishmaku si dhe e mësuesit të matematikës dhe drejtorit të gjimnazit “50 Vjetori” në Tiranë Myfit Ishmaku.  Si do ta kujtoni të ndjerin babain tuaj të cilin e vranë në kohën e demokracisë, post diktaturë duke u lënë ju në moshë të vogël? 

Babin e kam dashur shumë, dhe megjithëse kanë kaluar kaq shumë vjet, prapë më mbushen sytë me lot kur e kujtoj. Kanë qenë kohë shumë të vështira për familjen time.

Babai im ishte njeri i përsosur, i dashur, i dhimbsur, zemërgjerë, intelektual që e donte shumë kulturën dhe Shqipërinë.

Çdo hap që kam bërë në jetë përherë e kam pasur babain tim në mendje si udhërrëfyes.

Babai im do ishte krenar për mua, siç jam unë krenare që jam vajza e Tij, për jetën time, për çfarë kam realizuar në jetë, Ai na shikon nga lart si Ëngjëll mbrojtës. 

Mbasi babai im u vra, më 24 Janar të vitit 1994, ka qenë mamaja jonë ajo që me një forcë të jashtëzakonshme na rriti dhe na edukoi me të gjitha parimet e babait tonë. 

Kur ishim të vogla babi na thoshte: “Nëse bëheni të zonjat sa gjysma e mamit, do t’ia dilni në jetë”.  Dhe vërtetë ajo është nje grua shumë e zonja, megjithëse fati e la të ve me dy fëmjë të vegjël në atë Shqipëri të rrëmujës dhe të luftës.

Faleminderit znj.Tolve dhe ju urojmë shëndet në këtë kohë pandemike!

  • Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

25 Mars, 2020

New York

Filed Under: Interviste Tagged With: Keze Zylo, Valbona Tolve

Kuvendi i Kosovës në seancë mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë

March 25, 2020 by dgreca

-Për të kaluar mocioni i mosbesimit për Qeverinë duhen së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh. Seanca e Kuvendit ka nisur me praninë e 106 deputetëve me maska e masa tjera mbrojtëse nga  virusi COVID-19/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 25 Mars 2020/ Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare sot qe nga ora 11:00, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, në bazë të kërkesës së 44 deputetëve, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vendimit me katër vota për dhe dy kundër për thirrjen e seancës në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës dje i parapriu një debat i gjerë midis anëtarëve të Kryesisë e kryetarëve të grupeve parlamentare, lidhur me kushtet që posedon Kuvendi për mbajtjen e një seance të tillë, në rrethana të ndërmarrjes së masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka votuar kundër mbajtjes së seancës sot, i bëri të njohura rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bazë të të cilave, ndër të tjera, rekomandohet mbajtja e distancës së paku dy metr​a midis personave.

Ajo vlerësoi se në bazë të matjeve, salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës, në tërë hapësirën e saj, nuk plotëson në tërësi këto kushte, prandaj shprehu qëndrimin kundër mbajtjes së një seance të tillë në këto rrethana.

Nënkryetarë dhe përfaqësues nga grupet parlamentare në opozitë dhe nga grupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësuan se kërkesa për seancë e 44 deputetëve është kushtetuese, prandaj, sipas tyre, seanca duhet të mbahet. 

Lidhur me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ata propozuan shfrytëzimin nga ana e deputetëve të gjithë hapësirës në sallë plenare, përfshirë dhe lozhat, për të rritur kështu distancën midis tyre. 

Ndërsa, ishte kërkesë e kryetarit të Grupit Parlamentar  të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, që për deputetët e këtij grupi të sigurohet distancë prej dy metrash, konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Mocion mosbesimi për Qeverinë  e Kryeministrit Albin Kurti paralajmëroi në mbrëmjen e 18 Marsit partneri i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Ky zhvillim erdhi pasi të njëjtën ditë kryeministri Kurti njoftoi se ka vendosur ta shkarkojë Agim Veliun nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa, në një konferencë shtypi deklaroi se partneri i koalicionit, Lëvizja Vetëvndosje, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje, me të cilën u krijua Qeveria e re e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 6 Tetorit 2019.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës pasditen e 3 Shkurt 2020 u votua me 66 vota pro e 10 abstenime Qeveria e Republikës së Kosovës e Kryeministrit  Albin Kurti –  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa opozita kishte braktisur sallën.

Për të kaluar mocioni i mosbesimit për Qeverinë duhen së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh. Seanca e Kuvendit ka nisur me praninë e 106 deputetëve me maska e masa tjera mbrojtëse nga  virusi COVID-19.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bell Jashari, Kuvendi

DR. IRIDA MOLLA MD, NË FRONTIN E PARË TË BETEJËS ME COVID-19 NË CONNECTICUT, SHBA

March 24, 2020 by dgreca

Janë të shumtë mjekët shqiptaro-amerikan që punojnë në frontin e parë të betejës kundër COVID-19. Këtë radhë ne përzgjodhëm për intervistë një nga mjeket e dalluara, e cila ka lënë gjurmët e punës së saj të shkëlqyer kudo ku ka punuar si në New York, në Kentucky  dhe së fundi në Connecticut. Ajo është Dr. Irida Molla MD, mjeke Infeksioniste ( Infectious Disease Physician)

 në Middlesex Hospital në Middletown Connecticut. Ajo është në kontakt të përditshëm me të sëmurët me Coronavirus, merret me diagnostikimin, trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, merret me koordinimin dhe menaxhimin e pacientëve dhe të kolegëve si dhe punonjësve të tjerë të spitalit, që kanë patur ekspozime të dyshuara për COVID-19.

Dr. Irida edhe pse është në ballë të betejës dhe të menaxhimit të pacientëve, gjeti kohë që t’iu përgjigjej pyetjeve të kryeredaktorit të gazetës Dielli, Dalip Greca.

Dielli- Si dhe sa jeni e përfshirë në betejë të Epidemisë Botërore të COVID-19?

Dr. Irida Molla- Personalisht jam e përfshirë direkt në frontin e parë në këtë betejë, duke marrë parasysh dhe specialitetin si mjeke infeksioniste. 

Jam në kontakt të përditshëm me të sëmurë me Coronavirus, me diagnostikimin, trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19. Gjithashtu puna ime përfshin dhe koordinimin dhe menaxhimin e pacientëve, kolegëve apo dhe punonjësve të tjerë në spital që kanë patur ekspozime të dyshuara për COVID-19.

Dielli- Ju jeni mjeke infeksioniste, çfarë konstatoni në ofensivën e koronavirusit?

Dr. Irida Molla- Ne kemi përpara një betejë të gjatë dhe të vështirë. Lufta me COVID është në fillimet e saj këtu në USA. Ofensiva kundër këtij virusi përfshin dy masa shumë të rëndësishme; së pari është identifikimi i rasteve pozitive, që mund të arrihet me rritjen e numrit të  testimeve. Kjo na jep mundësi të njohim shkallën e përhapjes së sëmundjes dhe menaxhimin e rasteve të prekura dhe të kontakteve të tyre në komunitet. Dhe së dyti, është distancimi social. Është e mirëstudiuar në disa vende në botë si një nga armët më efikase që kemi për momentin për të palandaluar përhapjen në komunitet. Çdo person, pa marrë parasysh moshën, gjendjen shëndetësore apo ekonomike-sociale duhet ta konsiderojë veten lehtësisht të prekshëm nga ky virus i ri. Spitalet dhe shërbimet shendetësore kanë një kapacitet të caktuar, dhe ky kapacitet mund të tejkalohet  nqs të gjithë kanë nevojë për shërbim spitalor në të njëjtën kohë, me të njejtin intensitet. Izolimi social, dhe qëndrimi në shtëpi ngadalëson përhapjen, dhe i jep mundësi spitaleve, mjekëve, personelit shëndetësor të përballojë ato raste që kanë nevojë për hospitalizim, dhe shërbim reanimator. 

Dielli – Si është shkalla e të infektuarve në shtetin e CT? Po në veçanti në Waterbury, ku jetojnë shumë shqiptarë?

Dr. Irida Molla- Shteti i Connecticut ka mbi 600 raste të konfimuara me COVID-19 deri tani, përfshirë dhe 12 vdekje. Ky numër parashikohet të rritet në ditët dhe javët në vazhdim. Duke qenë se në Connecticut ka një komunitet shqiptar të knosiderueshëm, raste të COVID-it në komunitetin shqiptar si në të gjithë komunitetet e tjera, janë të pritshme.  Përsa I përket Waterbury-t, deri më sot, numri I të infektuarve me COVID-19 eshte 27. 

Dielli- Si mjeke infeksioniste si e shihni kohëzgjatjen e kësaj panepidemie?

Dr. Irida Molla- Është e vështirë të bëhen parashikime të sakta. Situata është në zhvillim e sipër. Parashikimet janë që rastet do shtohen në  javët e ardhshme, kjo duke përfshirë edhe faktin e rritjes së numrit të testimeve në popullatë. Shpresa është që duke përdorur në masë testimin,duke vazhduar distancimin social me vetëizolimin, dhe masat parandaluese, të ulen sa më shumë ritmet e transmetimit në komunitet.

Dielli- Si mjekohen të infektuarit që janë me komplikacione?

Dr. Irida Molla- Pacientët me komplikacione, kryesisht ata me komplikacione respiratore, menaxhohen në reanimacion (terapi intensive), dhe disa kanë nevojë dhe për fymëmarrje të drejtuar.

Protokollet e trajtimeve të COVID-19 janë në  studim e sipër. Ka patur disa përparime shpresëdhënëse në këtë drejtim, të cilat jemi duke I përdorur aktualisht. Duke patur parasysh se jemi duke u përballur me një virus të ri, trajtime të ndryshme janë duke u studiuar në qendra të ndryshme nëpër botë, dhe shpresojmë që së afërmi të kemi rezultate dhe më konkrete. 

– Në NY, që shënon epiqendrën e krizës së epidemisë, spitalet kanë dhënë alarmin për pamjaftueshmërinë e hapësirave spitalore dhe mungesën e mjeteve mbrojtëse për personelet. Është e njëjta situatë tek ju?

Duke qenë se kjo është një situatë a paprecedentë, e pakaluar më parë, edhe spitalet janë ndodhur përpara një gjendje të papritur në lidhje me nevojën për hapësira spitalore dhe furnizime me maska dhe mjete mbrojtëse  për personelin. Këtu hyn roli i lidershipit dhe menaxhimit në nivel federal, dhe shtetëror për të asistuar spitalet me furnizimet aq të nevojshme dhe jetike për të përballuar këtë situatë. Mund të konstatoj se këtu në CT ka përpjekje të vazhdueshme nga spitali dhe lidershipët rajonalë për të mirëmanaxhuar burimet që kemi.

Dielli- Çfarë do tu këshillonit bashkadhetarëve tanë përms lexuesve të gazetës Dielli? Si të mbrohen?

Dr. Irida Molla- Këshilla ime, është që të gjithë duhet ta marrim seriozisht këtë situatë. Siç e përmenda dhe më lart,  çdokush duhet ta konsiderojë veten të prekshëm nga sëmundja, dhe kjo duhet të përkthehet në një përgjegjshmëri personale dhe kolektive për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj pandemie.  Nuk është koha për panik, dhe është e vërtetë që shumica e të prekurve, sidomos të rinjtë  do e kalojnë këtë infeksion pa symptoma ose me simptoma të lehta. Por rreziku që ky infeksion ti kalojë dikujt, të afërmëve ose të njohurëve tanë që nuk do të jenë në gjendje ti mbijetojnë dot , është shumë real dhe  i lartë në këtë situatë pandemie.

Dielli -Faleminderit dr. Irida. Edhe pse ishit tepër e zënë, ju gjetët kohë tu përgjigjeshit pyetjeve të gazetës Dielli.

Dr. Irida Molla- Faleminderit Diellit!

24 Mars 2020

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dalip Greca-Interviste, Dr.Irida Molla MD

VDES FËMIJA NËN 18 VJEÇ NË LOS ANGELES

March 24, 2020 by dgreca

Fëmija vdes nga koronavirusi në Los Angeles County, mendohet se konfirmohet për herë të parë një vdekja në SHBA nën 18 vjeç.

Një fëmijë ka vdekur nga koronavirus në Los Angeles County, thanë të martën zyrtarët e shëndetit publik vendas.

I mituri, mosha e saktë e të cilit nuk u bë e njohur, jetonte në qytetin e Lancaster, rreth 60 milje në veri-perëndim të qendrës së Los Angeles.

Vdekja besohet të jetë e para për një rast të konfirmuar COVID-19, që përfshin një të mitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

        Humbja e jetës së fëmijës është “një kujtesë shkatërruese që COVID-19 infekton njerëz të të gjitha moshave,” tha Barbara Ferrer, drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit Publik të Los Angeles County, gjatë një fjalimi publik të martën.

“Jam vërtet e trishtuar për të raportuar katër vdekje shtesë sot,” tha ajo. “Në mënyrë tragjike, një nga personat që vdiq ishte një fëmijë nën moshën 18 vjeç.”

Ajo informoi se numri i rasteve të konfirmuara në qark u rrit me 128. Në përgjithësi, qarku deri të martën shënonte 662 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe ka pësuar 11 vdekje, tha ajo.

“Këta janë numra të vështirë për t’u raportuar, sepse pas këtyre numrave janë familjet dhe miqtë që janë duke përjetuar humbje të tmerrshme,” tha Ferrer.

Ajo tha se 42% e rasteve të konfirmuara në qark ishin pacientë më të rinj se 40 vjeç.(Dielli)

Filed Under: Kronike Tagged With: Losangeles, nen 18 vjeç, Vdes femija

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 672
  • 673
  • 674
  • 675
  • 676
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT