• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nikolin Kurti: Roli i Famullisë së Tiranës në mbrojtjen e hebrenjve, gjatë Luftës së dytë Botërore

October 4, 2019 by dgreca

Simpoziumi i sotem i Beratit, ne vigjilje te Dites Nderkombetare te Holokaustit, te cilen jemi duke kremtuar, ofron nje rast te jashtezakonshem per te ripare kapituj shume interesant te historise sone dhe njekohesisht për te përvetësuar vlerat humane qe kane shënuar ketë histori.

Ne kete panel kaq te pasur dhe te ndritur me studiues te nderuar, autoritete te larta qendrore dhe lokale si dhe personalitete te huaj te pranishëm, besoj qe ky eveniment nuk do te jete vetëm një kërkim “arkeologjik”, por një çelës tjetër leximi te jetës tone sot dhe ne te ardhmen.

Simpoziumi SHOAH i Beratit është vazhdim i gjurmimit te imët te historisë tone si me sytë e shqiponjës por dhe me ato te kukuvajkes. Sytë e shqiponjës na duhen për te kundruar agimet dritëplote dhe sytë e kukuvajkës për te shikuar perëndimet e ftohta dhe netët e errëta. Jubiletë ndërkombëtare te SHOAH ne Shqipëri mendoj se janë parashikuar te tilla dhe nga botekuptimi hebraiko-kristian, si moment rizgjimi dhe reflektimi te fakteve te përgjumura.

Duke guxuar te gjithë te pranishmeve t’ju prezantoj disa shembuj por duke i ftuar modestish qe shembujt e te merren dhe si te tille dhe jo e vërtete fakti ato mund te përdoren si fusha te reja kërkimi.
Ky simpozium i nderuar i Beratit te lavdishëm do na japë mundësinë dhe njëkohësisht sfidën për te demonstruar dinjitetin tone shqiptar ne tryezën e madhe te popujve qe kemi dhe ne diçka te vërtete e te madhe për to, e veçanërisht për hebrenjtë.

Famullia e Kishës Katolike të Tiranes ishte famullia me e rëndësishme e Shqipërisë për faktin se ishte pjese e institucioneve qeveritare, parlamentare, juridike, diplomatike, kulturore, ekonomike, financiare, shoqërore etj, qe priviligjon kryeqyteti i një shteti, Prej v. 1938 e deri me 1947 kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj Dom Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve etj, te kësaj famullie te ndodhura ne Arshivën e Shtetit janë te një rëndësie te veçante për te hulumtuar historinë e kësaj periudhe. Kjo për faktin se brenda 6-7 viteve ndodhen ndryshime dramatike si rënia e Mbretërisë se Zogut, pushtimi italian, okupimi nazist dhe ardhja ne pushtet te fitueseve te luftës II botërore, çlirimtaret e Tiranes e Shqipërisë te udhëhequr nga PKSH.
Periudhe e sipërcituar është dhe periudha e prurjeve me te mëdha te hebrenjve nga vendet fqinje, Evropa Qendrore e vise te tjera te nxehta antisemite për te gjetur strehe e mbrojtje tek shqiptaret. Sipas dr.Shaban Sinanit, ne studimin e tij, “Ne Shqipëri s’ka pasur Holokaust”, janë mbi 2264 hebrenj qe kane hyre ne vendin tone statikisht para dhe gjate luftës.

Duke asistuar dosjet e shumta te Fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tirane, Famullia e Kishës Katolike Tirane”, ne D.P.A.SH, u besafova nga disa dokumente zyrtare ne te cilat shkruhej se disa hebrenj te ardhur ne Tirane kërkonin nëpërmjet procedurave liturgjike ndërrimin e fesë te tyre hebraike ne katolike. Natyrshëm linden plot pyetje, arsyetime, gjykime, analiza etj. te këtyre fakteve te cilat kërkonin përgjigje si p.sh: Cili ishte roli i famullisë e drejtuesit te saj Shtjefen Kurti ne ketë proces? A ishte Kisha Katolike e Tiranes pjese e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human te popullit qe ajo i shërbente? Pse famullitari i saj Dom Shtjefën Kurti duke thyer te gjitha afatet procedurale mjaft te ngurta te konvertimit, ju hiqte pasaportën religjioze hebraike hebrenjve duke u pajisur me pasaporte katolike?

Për te gjetur një përgjigje e konkluzion te sakte le te analizojmë disa dokumente autentike te kësaj famullie. Me shkresën nr. 458/43, dt. 22.VII.1943, te Zyrës Famullitare te Kishës Katolike Tirane te firmosur nga famullitari Don Shtjefen Kurti, dejtuar Zyres Ordinariate te Arqipeshkvise Durres thuhet: “ VENKO VERAH , çifut prej Shkupi, asht përgatite ne mësimin e fesë sonë ma se miri prej Atë Pjeter Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Kejo Zyre Famullitare kërkon leje me e pagzue”. Shërbyesi i asaje Zyre Ordinariate, Famullitari (Don Shtjefen Kurti). Firma.
AQSH, F.131, V. 1943, D 9, fl. 25.

a(Ne foto monsinjor Vinçens Prennushi)

Me po atë date 22. korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis Durradiensis, i përgjigjet Zyrës Famullitare Tirane: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, ne ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit VENKO VERAH. Vincenc Prendushi – Arqipeshkev. Poshtë kësaj letre lexojmë shënimin: “U muerr ditën 31.7.1943” dhe me poshtë “Ditën 3 gusht 1943, VENKO VERAH kje pagzue e u regjistrue ne Librin e te Pagzuemeve me numrin 138” . Te dyja shenimet firmosur Don Shtjefen Kurti. AQSH , F 131 , V. 1943 , D 9, fl.24.

Siç shihet kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranes e miratimi nga Arqipeshkvia ne Durrës është bere brenda ditës. Siç kuptohet ka patur një interesim direkt, personal dhe dergim dorazi i çuarjes se kerekeses dhe marrjes se përgjigjes pa pritur kohen e gjate me poste. Pas 10 ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe VENKO VERAH ishte konvertuar ne katolik.

Gjithashtu me shkresën 324/43 , dt. 11.VI. 1943 , nga Famullia e Tiranës kërkohet miratimi: “me marre Sakramentin e Pagzimit nesër , nata e Rrrshajve , për 5 çifuten te tjerë”. AQSH , F. 131 , V.1943 , D 9 , fl. 27 .
Po kështu kemi kërkesën me shkrese nr. 565/43 , dt. 2. shtatuer 1943 , nga Famullia e Tiranes për “Zojushen Olga Nikolic, e bija e Blogota e Danica Kovacevic, lindur ne Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhur ne Tirane prej Kotorrit për me u ba katolike”. AQSH, F.131, V.1943, D 9, fl.23.
Me shkresën prot. Nr. 192, dt. 19 luglio 1940, kemi Abiura te ARINETA PETERSON, te kryer ne prani te Parroco Don Stefano Kurti, e testimoni Rina Palandri, Angelica Moretti.
AQSH, F.131, V.1940, D 6, fl.8.

Me shkresën prot. Nr. 601/43 , Tirane 17.8.1943 , te Zyrës se Famullisë te Kishës Katolike – Tirane, dërguar Zyrës Ordinarjate Arqipeshkvore te Durresit ne Delbenisht, lexojmë: “zz. ABRAM FRIZ, ARMANDO ALFANDARI e RAKELE ALFANDARI, çifuten, duen me u ba katolike edhe janë përgatite ne Katekizmin Katolik. Zyra Famullitare kërkon lejen prej Asaj Zyre ordinajate Arqipeshkvnore, me muejt me i pagzue. Famullitari Don Shtjefen Kurti”. AQSH, F.131, V.1943, D 9, fl.22. Padyshim dhe për ketë kërkese miratimi ka ardhur i menjëhershëm dhe këta hebrenj janë kthyer ne katolike.

Pra siç demonstruam me lart, një nga mënyrat për te fshehur identitetin hebraik për hebrenjtë e ardhur ne Shqipëri u përdor dhe nderimi formal i fesë, nderim i cili u shërbente për te siguruar mbrojtje personale apo te familjes nga përndjekjet e forcave te Getapos. Ungjillëzimi i tyre formal është pranuar me koshience te plote nga meshtari i Famullisë se Tirane, Don Shtjefen Kurti, i cili shikonte tek kjo skeme konvertimi, urgjente për një ose disa dite, si te vetmen mundësi qe ai kishte ne dore për te kontribuar ne mbrojtjen e shpëtimin e tyre. Anashkalimi i procedurave tepër rigoroze te aplikimit ne fe katolike si: pagëzimi, krezmimi, rrëfimi, kungimi, vojimi e bekimi, te cilat duan muaj te tere, për rastin e çifuteve nga meshtari Shtjefen Kurti ishte i vetmi shans për t’u fshehur identitetin e tyre pa u kuptuar nga strukturat naziste. Don Shtjefen Kurti ishte i vetëdijshëm per keto veprime sepse ay e kishte pësuar vete kur i kërcënuar nga organizata terroriste serbe, “Crna Ruka” për ta vrare, ishte arratisur nga Novosela e Epërme e Kosovës me 31 dhjetor 1930 se bashku me familjaret e tij për ne Shqipëri. Don Shtjefen Kurti e dinte me mire nga kushdo çdo te thotë gjenocid sepse me 5 maj 1930, ai ne Gjeneve i kishte dorëzuar dokumentin “Memoire”, Eric Drymond, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes se Kombeve, mbi persekutimin fizik, moral, kulturor, arsimor e dhunim te drejtave te njeriut etj, te popullsisë shqiptare te Kosovës nga serboshovinistet e Mbretërisë se Jugosllavisë. Kjo të sjell në ish-sekretaren e jashtme amerikane Medlin Ollbrajt, e cila duke kujtuar femijerine e vet qe largohej rrugëve te Çekisë për t’i shpëtuar shfarosjes, dha atë ndihme historike shpëtuese për popullin kosovar, i cili me qindramijra eksodonte nga Kosova me 1999, për ne Shqipëri, Maqedoni, Mal Zi e gjetke. Solidariteti e suportimi i ekzigjences se hebrenjve për t’i shpëtuar gjenocidit nazist i shprehur nga Kisha Katolike nuk është ekskluzivitet i vetëm i këtij institucioni fetar. Ka fakte te besueshme, si ai i hebreut SIEGFRID SCHVARZ apo i ELIA DAVID KOHEN qe kërkuan lënien e fesë te tyre dhe u konvertuan ne myslimanë. Vlerësimi ne “Rezolutën e Mirënjohjes” qe Kongresi Amerikan miratoi me 17 nëntor 2005, ne nderim te popullit shqiptar i cili nuk lejoi prekjen e hebrenjve gjate luftës se Dytë Botërore thuhet se: “kongresmenet amerikane morën ketë nisme duke vlerësuar qe myslimanët dhe te krishtere shqiptare e konsideronin çeshtje te brendshme nderi mbrojtjen e hebrenjve nga holokausti, ku për fshehjen e identitetit te hebrenjve ndihmuan pozitivisht e me merite dhe kleri e faltoret”.

Duke përfunduar me lejoni t’ju rrëfej një fabul te mençur te popullit te madh te Izraelit.
Një rabin, sipas traditës hebraike shkonte ne pyll dhe ndizte një zjarr dhe lutej sa here popullit te tij i kërcënohej ndonjë fatkeqësi. Si arrinte ne vendin e caktuar, ndizte zjarrin, lutej dhe fatkeqësia largohej. Me vone nje nxënës i këtij rabini shkoi ne te njëjtin vend te lutej: “Moisi me dëgjo, unë nuk di te ndez zjarr, di vetëm te lutem” e fatkeqësia u largua. Me vone një rabin tjetër shkoi ne te njëjtin vend dhe tha “nuk di te ndez zjarr, nuk di te lutem, di ketë vend te caktuar e kjo mjafton. Me vone një rabin tjetër qe i takoi për te shpëtuar popullin e tij nga e keqja, ndenjur ne shtëpinë e tij, me koke përkulur i lutej Zotit: “Unë s’di te ndez zjarr, as te lutem, s’me kujtohet vendi ne pyll, por me kujtohet vetëm ngjarja e kjo mjafton”, përfundon tregimin nobelisti i madh Eli Winsel.

Unë jam sot këtu ne Beratin e Shenjte jo për te ndezur zjarrin, jo për t’u lutur por për te rrëfyer një ngjarje kulmore te historisë se popullit tone qe e kemi dëgjuar, studiuar e zbatuar, ngjarje e cila shpëtoi nga fatkeqësia e mëkatit popullin shqiptar si i vetmi popull qe i ruajti, i ndihmoi e i shpëtoi hebrenjtë ne token tone.

Duke e mbyllur me lejoni te pohoj se institucionet fetare ne Shqipëri dhe predikuesit e tyre si pjese e fatit dhe ndërgjegjes se popullit te tij, me qëndrimin e veprimet e tyre nderuan veten dhe bashkësinë shqiptare nga ato kishin dale për ta pohuar e ripohuar se bashku traditën shekullore se: “Populli shqiptar kurrë nuk i ka shkaktuar dhimbje e trishtim asjë populli tjetër”.

Fjala e mbajtur në simpoziumin e mbajtur në Berat, 25 janarin e shkuar, me rastin e ditës së Shoas. Kumtesa është publikuar edhe në librin shqip/anglisht “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë luftës – studime dhe dokumente”, publikim i mundësuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe konsullata e Nderit e Izraelit ne Shqiperi.

Filed Under: Histori Tagged With: Nikon Kurti-Famullia e Tiranes-Hebrejte-on Shtjefen Kurti

QËLLIMET SHOQËRORE TË ARSIMIT NËN VËSHTRIMIN E SOCIOLOGËVE TË NJOHUR

October 4, 2019 by dgreca

NGA LORO STAJKA- VIRGINIA/  Diskutimi për qëllimet e edukatës mund të duket abstrakt po të mos merret në kontekst me problemet ekzituese të shoqërisë.                                                                                                                                                     Diskutimi i identitetit në shoqënin moderne, pajis një kontekst të shkëlqyem për diskutimin e qëllimeve sociale të arsimit .

Gjithmonë ashte vue pyetja;  Çfarë rolit duhet të luej arsimi për lidhjen e individit me shoqninë? Dhe a duhet arsimi (shkolla) të shqetësohet për problemin e izolimit ?Në qoft se po, atëherë siduhet të veprohet për këtë problem?

Për këtë mendoj se janë tre mënyra që duhet të shikohen dhe të zbatohen.                           

1-Edukata si transmetuese e kulturës 

2-Edukata si zhvillim i individit  dhe

3- Edukata si proces demokratik..                                                                                                                                                Si pas studiusve të kësj teme, ka nji numër të madh ndryshimesh që mund të përdoren për këtë temë,por përsa i përket çështjës së edukatës ,ajo mund të ndryshojë aresimin dhe shoqërinë në nji drejtim krejt të ndryshëm,Kjo u pa qart gjatë edukatës që u dha në vendin tonë mbas vitit 1944.

Me qëllim që t’I shmangemi çdo perspektive, ashtë e mira që të studjohen idet e njenit e tjejtrit mendimtar që janë marrë me çështje të edukatës.

Edukata si përhapje e kulturës.

Sëpari më duhet të shkruej shkurt për themeluesin e Sociologjise Emile Durkheim 1858-1917 që   ashtë nji nga themeluesit e sociologjisë.Ai ka dhanë mësime në disiplinën e pedagogjisë dhe shkroi vazhdimisht për rolin e edukatës që ajo ka në nji shoqëri .

Simbas Durkheim shqoqëria qëndron nga përmbledhje idesh,ndjenja ( mendime) zakone që antarët e sajë I kanë të përbashkëta.Kjo vetëdije e përbashkët ashtë zami që afron dhe mbanë shoqërinë të bashkueme. Individët përvetësojnë zakonet prej shoqnisë .Në këtë mënyrë, karakteristika kryesore e vetëdijes shoqnore ,ashtë e dukshme në veprimet e anëtarve të sajë.

Pytja kryesore e sociologjisë së tije qe e thjeshtë; “Çka na duhet për të pas nji shoqni të rregullt? Përgjegja e Durkheimit për këtë pytje  gjindet aty ku ai e thrret : Vetëdijshmëria  e Përbashkët.

Si mbas Durkheimit shoqnija konsiston nga mbledhjet e ideve , ndjenja dhe zakone që anëtarët e saje i kanë të përbashkëta .

.    Prandaj karakteristika   bazë e vetëdijes së përbashkët ashtë ajo  e veprave që shifen tek antarët e asaj shoqnije. Ajo ekziston e ndame prej nesh e nuk mund të kuptohet  vetëm, tuj shikjue mbrenda vetvehtes, Ajo ka ekzistue  përpara se kemi lind ,e do të vazhdoi të jetojë,por me pak ndryshime  mbasi të vedesim.

Na e kuptojmë ma mirë detyrimin natyror të koshiencës së përbashkët  po qe se na mendojmë për të si nji send  ose plaçkë se sa ta mendojshim si nji ide ose gjendje mendore. 

Sipas Drkheim, qëllimi I arsimit ashtë për të formue ndjenjat e përbashkëta shoqrore  si pjesë e edukimit që nis në moshën e fëmijërisë… Kjo nuk duhet kuptue se të gjithë fëmijt do të jenë të njajt,por të jenë afërsisht të ngjashëm në mendime për të sigurue nji bashkëpunim se në atë mënyrë shoqëria mund të mbijetojë.Edukimi përjetëson dhe përforcon  këtë ngjashmëri tuj pajisun fmijen që në fillim  rrajësisht  me ngjashmënin që kërkon jeta kolektive.Ai shton se nxanësit  mund të edukohen që të kuptojnë bazat morale të shoqërisë .me fjalë të tjera ai thot:” Qëllimi I edukatës dhe I shkollës ashtë që të transmetojë me sukses kulturën e pastërt të shoqërisë së problemet e individit paksohen kur individët janë në lidhje të ngushtë me shoqërinë. 

Ai tha se shoqëria mund të ndryshojë individin  shumë ma shpejt se sa individi shoqërin. Ky mendim kundërshtohet nga ata që vendosin individin  në qendër të mendimeve të tyne  se sa shoqërinë,por ai e shikoi shoqërinë  si gjanë ma të lartë-supreme.

Njerëzit zhvillohen,por pasunohen nga nji rend shoqeror,megjithse individi ka të drejtë të refuzojë atë çka shoqerija I ofron,por ai refuzim mund I kushtojë shumë, se kalojnë çrregullime dhe izolim që ashtë një gjendje që në nji mënyrë o tjetër e largon nga shoqëria. Këtë gjendje Durkheim e karakterizoi si nji gjendje të shoqërisë ose të individit ku ashtë mungesë e rregullave shoqnore. Ai tuj shikue lidhjen e individit me shoqninë vlerësoi arsimin se atë e pau si nji degë tërheqeje reciproke për  shoqnin .

Për Durkheim qëllimi I arsimit kje për të bamë ndjenjat e përbashkëta shoqnore ,pjesë  e ndjenjave të çdo fëmije.Kjo nuk do me thanë se të gjith fëmijtë kanë për të kenë të njajtë,por kan për të ken afërsisht të ngjashëm në mndime për të sigurue bashkëpunimin, dhe shton, :”Shoqnija mund të mbijetojë vetëm atëherë në qoft se mes anëtarve të sajë  ekziston nji ngjashmëri.Ajo përjetëson dhe përforëcon kët ngjashmëni tuj pajisë fëminë që në fillim rrajësisht me ngjashmërit që jeta kolektive kërkon,por shton se ai nuk ashtë tuj u mundue që të shtyj studentat me pranue përpa shikjue mirë moralin që I paraqitet nga nji numër i popullsisë të shoqërisë ,por mendon se nxanësit mund të edukohen  që të kuptojnë bazat morale të shoqërisë.

Me fjalë të tjera ai thot:” Qëllimi I edukatës ashtë që të transmetojë me sukses kulturën e pastërt të shoqnisë. Dhe simbas mendimit të tij,  problemet e individit paksohen kur ata janë në lidhje të ngushta me shoqnin .

Teoristi tjetër Karl Rogers 1902-1987  shkon në nji drejtim krejt të ndryshëm. Arsyetimi I tij fillon me individin dhe mbas drejtohet tek shoqnija se si e pam Durkheim ven edukaten  ne sherbim te shoqnise  se ajo ashte menyre ma e mirë për individin ndërsa Rogers e kundërshton këtë mendim tuj vuem edukatën në shërbim të individid se mbas do kohe kjo mënyrë I shërben shoqërisë .

Rogers shikon ma fort edhe nji moral të shndoshët tek individi e jo në shoqni. Ai shton se individi din ma mirë për të njoft të cilat vlera janë të mira dhe mund I besohet po qe se ata janë të lirë me zgjedhë prej kontrollit që shpesh herë  ndodhë në shoqni.

Edukata si proces demokratik.

Izolimi shkakton nji problem në të dy palët ,individit dhe shoqnisë

Simbas Durkheim liria e individit realizohet ma mirë përmes detyrimit shoqnor, ndërsa Rogers beson se rregulli shoqnuer ashtë ma I mirë  kur individi asht I lirë prëj detyrimeve shoqnore.

Ndërsa mendimet e John Dewey 1859-1952 mund të duken si nji kompromis  në mes të Durkheim  dhe Rogers . Dewey e përdori filozofinë  për të pas ma të kjartë problemet e individit dhe të shoqnisë. Ai nuk mendoi që ti japin mbizotnim individ as shqoqnisë , por seicili të gëzojnë lirinë e tyne,si individi ashtu edhe shoqnija,por randësia për të kje, që individi të jenë krejt të lirë, gjithashtu ai donte që të ishte nji lloj përmbajtje që të ketë nji rregull në shoqninë .Qëllimi nuk ashtë që të lirohet individi nga shqoqnija por për të krijue liri në shoqni.

Si Durkhem si Rogers, Dewey besoi se edukata shkollore ashtë jetësore për suksesin e programit të tij.Qëllimi i edukatës demokratike ashtë për të sigurue sa ma mirë që të jenë e mundëshme nji mundësi për zhvillimin e individit dhe inteligjencës shoqnore.Ai mendoi se ashtë marri me I mësue fëmijt që me pranue përpa shikjue mirë mendimet e mësuesit, me pranue në mënyrë pasive regullat e shkollës, detyrimet që nuk kanë qëllim ose kuptim.

Krejt mendimet e paraqituna deri tash,mund të përdoren në ,mënyrë positive ose negative.

DEMOKRACIA

Asnjë mendim nuk  mund të japin rezultate pozitive .Por përpjekjet dhe nxitjet për sukses të shumtën e herës kanë prue mirëqenie.

Disa kanë thanë se demokracia ashtë thjeshtë  nji formë qeverije, nji methodë për të organizue vetëvehten në nji grup ku përdoret arësyeja..Një mendim i tillë tregon se demokracia nuk ashtë nji ideal ose nji vision. Ajo nuk pajisë shembëlltyra dhe një process të kollajtë se si mund merren vendimet për debatet ku shumica vendos.Por ky ashtë nji mendim I mangët për demokracinë , se si na e parqet Robert Sherman  filozof I edukatës në universitetin Floridës , :”demokracia ashtë nji ideal dhe metodë.”Me fjalën ideal ai nuk mendon se demokracia përmban nji koncept fiks. Demokracia e vërtetë nuk ashtë e pandryshueshme,por ashtë nji forcë rregulluese që nep drejtimin sesi  ajo duhet të funksionojë, dhe shton; “Demokracija ka nevojë për rregulla ose drejtime që idenat që pajisin edhe lirinë e spekulimeve dhe eksperimentet se edhe ata  janë nji process I jetës”.Por prova më kryesore shifet atëherë, pokje se na lejojmë edhe ndigjojmë  edhe idenat që ne nuk na pëlqejnë. Demokracija  I parashtron publikut çështjet shoqnore që vetë shoqnija ti diskutojë a aty të shqyrtohen dhe të pasunohen prej mendimeve të ndryshem.Vendimet që merren në këtë rast ,mund të ndryshohen po kje se dalin fakte të ndryshëm ose nevoja e lyp që të ndryshohet ai vendim.kështu që, mendja e nji demokrati të vërtetë nuk duhet të jenë e mbyllun . Gjanat pranohen si të vërteta deri atëherë që të dalin o të njifen me prova mendime të tjera. Prandaj do të ishte gabim me supozue se konfliktet në nji vend demokratik janë shej e nji kaosi,ata shpesh herë janë shej e nji rregulle,por jo në mënyrën si po veprohet sot në vendin tonë.

Pra tuj shikue të gjitha këto, dalim përsëri te qëllimet e edukatës. E ata janë detyrë  e arsimtarit se ata vetëvetiut janë të ngarkuem që informatat t’I kalojë dhe të ndihmojë studentat që të fitojë aftësit dhe të lehtësojë zhvillimin fizik dhe emocional .

Informatat,teknikën dhe zakonet që na dëshrojmë t’i a rrënjosim nxënsave se  janë të domosdoshme se kanë për ta ndihmue që të jenë pjestar i dobishëm për shoqnin.

Duhet të shikohet edhe ana tjetër se arsimtari  nuk mund të bëjë vendime përpa ndihmën e  të tjerve sidomos të prindve se në këtë mënyrë kuptojnë dhe ndihmojnë njeni tjetrin, e ky mirëkuptim e  bashkëpunim shkon në të mirën e studentit, dhe forcon lidhjen në mes të individit dhe shoqënisë.

Nuk duhet me harrue se qëllimet e edukatës duhet që të jenë edhe të lakuesheme.Ato nuk duhet të shikohen si nji listë ligjesh të caktueme që të ndiqen qorrazi. Qëllimet duhet të ndryshojnë po ashtu si ndryshojnë konditat se në këtë mënyrë mësojmë mbi ngjarjet e reja të jetës dhe ndihmojnë për modifikime të planeve që do të ndiqen dhe njiherë I napin mësuesit drejtim në detyrën që I ka ngarkue vedit. Në këtë mënyrë ai qëllim bëhet nji process progresiv që drejton nxanësin drejt nji pikësynimi.Me fjalë të tjera qëllimet pajisin drejtimin.

Po ashtu,qëllimët ndihmojnë edukatorin për të çmue në se methodat që ai ashtë tuj ndjekur janë tuj I ndihmue  dhe drejtue nxanësit në rrugë të drejtë,se përpa pas një drejtim edukatori fort kollaj mund të ecin pa një drejtim ( Humb rrugën) prej nji mode të edukatës në nji tjetër e këta mënyrë zevëndësojnë njena tjetrën e nuk dihet se ku mbaron.Nuk shofin nji progress se nuk kan nji drejtim të kuptueshëm.

Po përdori një thanje:” Po qe se nuk nuk dijmë se ku duhet të shkojmë, është e pamundur me e ditë nëse do arrijmë atje”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Loro Stajka-qellimet e Arsimit-Sociloget

PRITSHMËRIA E ZGJEDHJEVE TË 6 TETORIT NË KOSOVË

October 4, 2019 by dgreca

       Nga Asllan Bushati/Ka plot argumenta, madje me bollëk edhe thashetheme e teori konspirative, se si  e pse Kosova erdhi në këto zgjedhje te parakohshme. Por pa u marrë shumë me to, e për të krijuar një pamje më të qartë të situatës në të cilën po gatuhen këto zgjedhje, na duhet të kujtojmë shkarazi disa moment para këtyre zgjedhjeve.

Hashim Thaci Kryeministër e më pas  President dhe PDK-ja  e tij, erdhën në pushtet me pretendime të mëdha, por më shumë se pretendimet (gojët e liga thonë ) se atyre ju shtuan trojet, dyqanet, shtëpitë e parat e xhepit.

 Për të arritur këto “ bëma”, PDK-së  fillimisht ju desh si patericë edhe  Isa Mustafa me LDK-në. Por qasja programore e distancuar midis këtyre partive dhe mentaliteti veprues e drejtues  që ato bartnin sejcila, bëri të mundur divorcin. Në këtë rast (të divorcit),  LDK-ja nuk përfitoi asgjë, përvecse “ndotjes” me të qënit në pushtet, megjithse Isa Mustafa  në shumicën e kohës u tregu një  Kryeministër dhe  ekonomist me vision, por jo me vendosmërinë e duhur të një burrshteti.

Në situatën e krijuar PDK-ja, pa zbritur nga “kali i pushtetit”, thirri si mbështetëse  AAK-në e Ramush Haradinajt duke marrë kështu  emrin  “shtetarët  e krahut të  luftës”. Ky bashkim i ri, solli si rezultat “harresën nga AAK-ja të kartës  së kufirit me Malin e Zi” e cila kishte qenë flamuri i atdhetarizmës së saj për një kohë të gjatë. Por ky “atdhetarizëm”  dukshëm nuk ishte i njejtë me opsionin amerikan , sepse këta të fundit, kishin bërë me dije se  mos ndryshimi i kufijve  është formulë edhe për kufijt me Serbinë. Ky qëndrim amerikan, (ka thashetheme)  u formësu se ata në prapa skenën e  debateve për kufirin Kosovë- Mali i Zi, shihnin shtysën e veprimtarisë subversive të segmenteve serbe.

Koalicioni i krahut të luftës, shpejt u ballafaqu  me shumë problem serioze  të brendëshme e të jashme, të reja e të bartura . Kulmi u arrit kur Kosova nuk u pranu në organizmat e interpolit botror megjithse prapa kishte mbështetjen amerikane e të vendeve kryesor perëndimore.

Mos pranimi i Kosovës  në Interpol,  u vlersu si një sulm i hapur i Serbisë (në bashkpunim me miqt e saj ndërkombëtar) për pengimin e integrimit të  mëtutjeshëm  të Kosovës  në të gjithë organizmat ndërkombëtar. Kësaj situate Qeveria e Kosovës vendosi ti përgjigjej me masa të rrepta. Si hap i parë u mendu ndërprerja e bisedimeve  dhe si hap i dytë (imediat) u parapa ndëshkimi  i saj ekonomik.

 Për këtë të fundit Pacolli thotë se Enver Hoxhaj i PDK-së (duke deklaruar se ka marrë  sygjerim e amerikanëve ) i propozoi Kryeministrit Haradinaj dhe atij, ngitjen njëqind përqind të taksës për mallrat serbe e boshnjake që hynin në Kosovë. Duke  e menduar  të mirqenë e pa asnjë dyshim  propozimin amerikan, Qeveria e Kosovës u hodh në veprim  të menjëhershëm për realizimin e planit të kundërvënies.

Por kjo masë  e Qeverisë së Kosovës  e befasoi SHBA-në dhe BE-në të cilat po mundoheshin ta zgjidhnin sa më shpejt e më butë  konfliktin njëzet vecar në  këtë pjesë të Europës. Atyre ju desh të rishikonin hapat e hedhur dhe të merreshin më me kujdes me këtë problem për të cilin kishin investuar shumë mund, veprimtari luftarake,djersë e mjete monetare. Nga kjo kthesë e papritur e ngjarjeve ka disa pikpyetje  të cilat do ti shtrojme më poshtë:

A ishte me të vërtetë  një sygjerim  amerikan ngritja nga Kosova e taksës për mallrat e ardhur nga  Serbia e Basnje-Hercegovina? Në se ishte amerikan,ishte zyrtare apo sugjerim  individual i ndonjë  personi të vecantë. Në se është kjo e fundit (persona të vecantë) a mos sygjerimi ishte gatuar më parë në guzhinat serbe e ruse  dhe u servir si amerikan por që në fakt është pjesë e padukshe e lobimeve kundër shqiptare këtu në SHBA?

Për këto pikpyetje duhet të flasin hapur: Thaci, Haradinaj, Veseli, Hoxhaj, Pacolli etj. Por nuk është e rëndësishme  vetëm sipërfaqja, pra kush e inicioi. Më e rëndësishme është të zbulohet se kjo ishte një sygjerim i gabuar apo një kurth  i paramenduar dhe i ngritur me qëllim kundër Kosovës. Pjesë e kesaj llogjike është edhe pyetja se: a ishte me të vërtetë  e suksesëshme ngritja e taksës apo u ndërruan ambalazhet në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut dhe mallrat serbe erdhën në Kosovë si më pare?

Serbia vazhdon të qaravitet tek ndërkombëtarët për “dëmin e madh” ekonomik që i shkaktoi  Qeveria e Kosovës. Pyetja shtrohet: kjo  është një e vërtetë apo një mashtrim i madh?  Serbia nga një gjenocidiste e agresore  dhe e mundur ushtarakisht  në Kosovë  po përpiqet ti vendos raportet me kokë poshtë duke e prezantuar  vehten si  viktimë  e pafajëshe  e veprimtarisë së  “dhunëshme” të Kosovës. Pjesë e kësaj loje të flliqur ishte edhe  thirrja e Kryeministrit Ramush Haradinaj si i pandehur në Gjykatën Speciale të Hagës, gjë e cila provokoi dorheqjen e tij dhe këto zgjedhje të parakohëshme. E thënë me fjalë më të thjeshta, këto zgjedhje  në Kosovë janë pjesë e platformës serbe, meqenëse ajo dështoi me planin e ndryshimit të  kufijve.

Ka deklarata e hamendësime se një grup njerzish  të përzgjedhur nga Serbia  (politikanë e të sherbimeve të fshehta ) ishin mbledhur para disa ditësh në një takim special në një qytet rumun. Ata kanë diskutuar për dështimin e marrveshjes së arrituar nën rrogozë  më parë me aktorët: Vucic-Thaci- Rama . Por kanë  vendosën që të sulmohet me të gjitha mjetet (legale e ilegale) brenda fushatës zgjedhore cdo kandidat për kryeministër që nuk ka në axhendën e tij shkëmbimin e teritoreve. Sulmi (sipas tyre) do të bëhet edhe duke gërmuar në moralin e  personave të listuar dhe të punës e veprimtarisë së familjarve të tyre, duke përzierë të qëna e të bëra me të paqëna e të pabëra.

Kjo gjurulldi e llumhane serbe, e ka vështirsuar  pamshërinë  e përmbajtjen e deklaratave  të të  nominuarve për kryeministër sepse nuk dihet se deri ku ka ndotje e deri ku ka konkurencë.

 Kështu Haradinaj duke parë rrezikshmërinë e Albin Kurtit  si kandidat potencial thotë:”Albin Kurti është mashtrues që nuk mund ti besohet. Qasja e Vetvendosjes është komuniste”. Kurse Albin Kurti e godet Haradinajn si i pa principtë  duke deklaruar se :”E kaloi demarkacionin vetëm për një karrige”. Kadri Veseli u bën thirrje zgjedhësve ti bashkohen PDK-së për një luftë të rreptë e të papajtueshme  kundër korrupsionit, sikur korrupsioni galopant në Kosovë është i mbartur nga ndonjë planet tjetër  dhe nuk ka të bëjë me të dhe partinë e tij e cila  prej disa vitesh është në pushtet. Këtë e motivon me faktin se brenda partisë së tij është bërë e po bëhet katarsis për këdo që i del emri si i thirrur nga gjykata. Partitë e tjera thotë ai, nuk e kan bërë një katarsis të tillë. Vjosa Osmani ( më e votuara e parlamentit të shpërndarë) i fton zgjedhesit të ndjekin  LDK-në   për të realizuar një “Clirim të dytë”, duke deklaruar se nuk do të ketë një koalicion me PDK-në. Në të njejtën kohë i thotë VV-së se në se dëshiron koalicion paszgjedhor me ne, ka disa shtyla të paprekëshme si:”zhvillimi e punësimi, arsimi, shëndetsia, familja partneritet strategjitk me SHBA e BE, duke nënvizuar se SHBA-ja nuk ka kërkuar e nuk do të kërkojë shkëmbim teritoresh midis Kosovës e Serbisë”. Albulena Haxhiu e VV-së duke e parë me zili në një dyplanësh si femër dhe si më e nomonuara për kryeministre Vjosa  Osmanin thotë se :”Osmani ka qenë një deputete e zakonëshme dhe nuk ka bërë asgjë për të drejtat e grave në Kuvend”.

Ky vështrim i shkurtër I historisë së afërt të Kosovës dhe kjo pamje parazgjedhore na mundson të arrijmë në disa përfundime:

Zgjedhësi kosovar është i lodhur me politikanët e paditur, të pa emancipuar, servilë të ndërkombtarëve, të korruptuar, gënjeshtar, pa integritet moral e atdhetar, batakcinj që interesat personale, familjare e neopotiste i kanë mbi ata të Kosovës. Ky tip politikani lypset të goditet me votën popullore  e të largohet nga skena politike pa as më të voglin hezitim.

Shanset që LDK-ja të radhitet në vendin  e  parë janë të shumta dhe Vjosa Osmani të nomoinohet si Kryeministre. Ajo përbën shpresë për shumë të rinj, intelektualë, emigrant dhe miq ndërkombëtar të Kosovës. Shpresojmë të mos zhgënjehemi.

VV-ja dhe Albin Kurti nuk janë provuar në sferat e larta  qeverisëse dhe kjo i favorizon edhe ato, por në zgjedhjet vendore janë “baltosur” si të tjerët. Kurse nga të qenit të majtë në pikpamjet politike, konsiderohen “solucion i ngopur”.

AAK-ja dhe Ramush Haradinaj janë nën trysninë e vetdorheqjes dhe të ndërkombtarëve, por ata mund të luajnë një rol plotësues pozitiv paszgjedhor.

Urojmë dhe shpresojmë më të mirën për Kosovën, nga këto zgjedhje të provokuara nga Serbia.

Filed Under: Opinion Tagged With: Asllan Bushati-Kosova-Zgjedhjet-6 Tetori

REAGIM I DIELLIT

October 4, 2019 by dgreca

Reagim i Diellit/

The Albanian -American Newspaper Dielli (The Sun) has just learned that the SVA Theater is screening a Boris Malagurski’s documentary Kosovo: A moment in Civilization. Dielli asked the venue for immediate comment. It is confirmed that tonight is a private event. The screening is not advertised on the SVA Calendar of Events nor on the SVA Theater Website. 

English Editor 

Rafaela Prifti

Filed Under: Komunitet Tagged With: Rafaela Prifti-Reagim-Dielli

Prof. Sami Repishti: impulse etnopsikologjike

October 3, 2019 by dgreca

Përzgjedhur e përgatitur për botim nga Anton Çefa/

Çdo popull ka nji shpirt, e shpirti i shqiptarit ka qenë besa. Kur besa asht thye dhe ata që e mbajtën u vranë, shqiptari humbi shpirtin që e dalloi. Hyni pabesia.”

*

“Gjatë shekujve, Shqipëria ka dhanë shembuj të naltë vlerash morale, të cilat janë të mundshme vetem në nji popull që kultivon këto vlera.”

*

“Thelbi i rezistencës kundër të huejit ka qenë tradita shqiptare për liri dhe mbrojtje të tokës-nanë – si pronë private dhe si atdhe- qoftë edhe me çmimin e jetës.”

*

“Shoqënia shqiptare ka pësue nji degradim të madh gjatë viteve të diktaturave, rrjedhimet e të cilit i ndjejmë edhe sot. Duket sikur nga dhimbja e madhe, shqiptarët janë çveshë nga koncepti i lirisë qytetare dhe i dinjitetit personal. Sot ata jetojnë në botën e konfuzionit politik, ekonomik e shoqënor, që ka krijue nji klasë politike të pandërgjegjëshme për fatin e vendit e të qytetarëve, dhe që karakterizohet nga moskokëçarja, korrupsioni, dhanja mbas pasunisë së pistë, dhe drogave e defrimeve degraduese e moralisht të dënueshme. Uroj që kjo të jetë nji fazë kalimtare, dhe sa ma e shkurtë.

*

“Me ardhjen e rregjimit komunist në Shqipëri, nandor 1944, diçka themelore, boshti i trashëgimisë shqiptare, tradita e jonë kombëtare, u thye në mënyrë të pareparueshme!”
*

“Shpesh kam pershtypjen se gjatë atyne ditëve nji epokë e re filloi në vendin tonë – epoka e anti-traditës kombëtare shqiptare,- epoka që jo vetem e perbuzi atë, por ngulmoi me eliminue nevojën dhe me zhdukë sensitivitetin popullor per atë, e punoi sistematikisht me e vra. Ato ditë, u pa qartë ndryshimi i madh që erdhi në vendin tonë, dhe në marrëdhanjet e mia me botën shqiptare që njihsha që në vitet e para të rinisë  shkollore. Pak nga pak, kuptova se ishe “i merguem” në vendin tim…e ma vonë, i urryem!”
*

“Në Shqipërinë komuniste u pushkatue ai që nderoi mikpritjen, u burgos dhe u vra ai që ruejti nderin ma shumë se jetën, u torturue egersisht ai dhe ajo që burrënisht  nuk pranuen me shpifë per shokun ose të panjohunin; u internue shqiptari që mbajti besën e dhanun, ose bashkëshorti- grueja sidomos- që nuk tradhëtoi burrin . . .”

*

“Në vitin 1991, kur pushteti komunist u çthur pa shpëtim, ish të persekutuemit demokratë e të shpronësuemit me dhunë nuk perqafuen urrejtjen e ngritun në shkencë nga komunistët, por faljen e fajit dhe frymën e pajtimit, tue shpresue në drejtësinë ligjore-që i zhgënjeu randë! Ky akt fisnikërie supreme do të provonte persëri forcën e traditës shqiptare të trashëgueme nga e kaluemja e jonë, e që nuk ishte shue plotësisht!”

*


“Dalja në skenë e kaosit të frikshëm, në vitin 1991,  ngjau në nji Shqipëri të  çveshun nga vlerat morale të traditës kombëtare të trashëgueme ma parë dhe të atyne të fitueme ma vonë gjatë viteve të kontaktit me Europën e Perëndimit. Çdonjeni kerkonte plotësimin e nevojëve dhe të dëshirave, dhe menjiherë. ‘Këtu dhe Tani!’, nga nji autoritet i papergatitun e me mjete të kufizueme. Respekti per ligjin kishte zbritë poshtë si rrjedhim i arbitraritetit 45 vjeçar komunist. ‘Shteti’ shikohej si anmiku kryesor, e jo si mbrojtës i qytetarëve. U krijuen konditat e reja: ose me u largue prej vendit, ose me u pasunue sa ma shpejt dhe me mjetet ma të paligjëshme. E para shterroi “trunin” dhe energjinë e vendit, dhe e dyta institucionalizoi korrupsionin që vashdon i pa frenuem.”

*

“Ajo që duhej ba që në ditët e para të demokracisë së re- vlerësimi i së kaluemes,dënimi i saj, dhe hudhja e themeleve per nji ‘shtet’ e ‘shoqëni’ të re që do të paraqitej si anti-tezë e plotë e sistemit komunist nuk ngjau. Në vitin 1991, Shqipëria humbi shansin e madh me rihye në histori si shtet demokratik dhe i qytetnuem.”
*

“Atdheu i ynë ka nevojë për një rilindje morale, për një mbështetje të fortë në parime thellësisht njerëzore si besa, nderi burrnija, mikprtitja tradicionale, “sous peine de mort”, si thonë francezët, ose me përballue vdekjen e plotë shpirtnore.”

*

“Roli historik i çdo shqiptari e ai kolektiv i shoqnisë së lirë shqiptare asht përpjekja me u mbrojtë nga rreziku i ringjalljes së diktaturës në vendin tonë. Rreziku nuk asht ma pak kercënues sot se rreziku i fashizmit, nazismit dhe komunizmit dje, nji e kalueme jo e largët, se rreziku i totalitarizmit pavarësisht nga ngjyra, forma ose emnimi.”

*

“Shqiptarët meritojnë nji qeveri ma të mirë se këtë të viteve të fundit. Ata meritojnë të jetojnë të lirë nga frika dhe të lirë nga uria, të jetojnë si qytetarë të ndërgjegjshëm dhe aktivë.”

*

“Shqipëria ka nevojë për gjak të ri, për nji sistem demokratik pluralist, për parti politike të pakorruptueme, për liderë pa kompleksin napoleonik. . . . Megjithëse duhet kohë dhe punë e ndergjegjshme me kthye vendin tonë në rrugën e perparimit të gjithanshëm ne, të gjithë ne,  duhet të ushqejmë shpresën se e kaluemja nuk na ka vrarë fare, dhe se kemi akoma bindjen dhe forcën e nevojshme me përballue vështirësitë, e me ngritë nji Shqipëri që na ushqen me dinjitet, dhe me dinjitet na nderon para botës së qytetnueme.”

*

“Për fatin tonë të mirë, kemi nji zgjidhje që premton:Hymjen në Bashkimin Europian dhe pjesëmarjen e plotë në lëvizjen e madhe europiane për nji Europë të bashkueme dhe paqësore, ma njerëzore dhe të zhvillueme ekonomikisht, me nji arsim qi sherbën qytetarin  me kuptue ma mirë botën që po ndërtohet, dhe që na ofrohet me qenë pjesëtar i plotë i saj.”

Filed Under: Opinion Tagged With: Anton Cefa-Prof. Repishti-Impulse etnopsikologjike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 867
  • 868
  • 869
  • 870
  • 871
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT