NGA LORO STAJKA- VIRGINIA/ Diskutimi për qëllimet e edukatës mund të duket abstrakt po të mos merret në kontekst me problemet ekzituese të shoqërisë. Diskutimi i identitetit në shoqënin moderne, pajis një kontekst të shkëlqyem për diskutimin e qëllimeve sociale të arsimit .
Gjithmonë ashte vue pyetja; Çfarë rolit duhet të luej arsimi për lidhjen e individit me shoqninë? Dhe a duhet arsimi (shkolla) të shqetësohet për problemin e izolimit ?Në qoft se po, atëherë siduhet të veprohet për këtë problem?
Për këtë mendoj se janë tre mënyra që duhet të shikohen dhe të zbatohen.
1-Edukata si transmetuese e kulturës
2-Edukata si zhvillim i individit dhe
3- Edukata si proces demokratik.. Si pas studiusve të kësj teme, ka nji numër të madh ndryshimesh që mund të përdoren për këtë temë,por përsa i përket çështjës së edukatës ,ajo mund të ndryshojë aresimin dhe shoqërinë në nji drejtim krejt të ndryshëm,Kjo u pa qart gjatë edukatës që u dha në vendin tonë mbas vitit 1944.
Me qëllim që t’I shmangemi çdo perspektive, ashtë e mira që të studjohen idet e njenit e tjejtrit mendimtar që janë marrë me çështje të edukatës.
Edukata si përhapje e kulturës.
Sëpari më duhet të shkruej shkurt për themeluesin e Sociologjise Emile Durkheim 1858-1917 që ashtë nji nga themeluesit e sociologjisë.Ai ka dhanë mësime në disiplinën e pedagogjisë dhe shkroi vazhdimisht për rolin e edukatës që ajo ka në nji shoqëri .
Simbas Durkheim shqoqëria qëndron nga përmbledhje idesh,ndjenja ( mendime) zakone që antarët e sajë I kanë të përbashkëta.Kjo vetëdije e përbashkët ashtë zami që afron dhe mbanë shoqërinë të bashkueme. Individët përvetësojnë zakonet prej shoqnisë .Në këtë mënyrë, karakteristika kryesore e vetëdijes shoqnore ,ashtë e dukshme në veprimet e anëtarve të sajë.
Pytja kryesore e sociologjisë së tije qe e thjeshtë; “Çka na duhet për të pas nji shoqni të rregullt? Përgjegja e Durkheimit për këtë pytje gjindet aty ku ai e thrret : Vetëdijshmëria e Përbashkët.
Si mbas Durkheimit shoqnija konsiston nga mbledhjet e ideve , ndjenja dhe zakone që anëtarët e saje i kanë të përbashkëta .
. Prandaj karakteristika bazë e vetëdijes së përbashkët ashtë ajo e veprave që shifen tek antarët e asaj shoqnije. Ajo ekziston e ndame prej nesh e nuk mund të kuptohet vetëm, tuj shikjue mbrenda vetvehtes, Ajo ka ekzistue përpara se kemi lind ,e do të vazhdoi të jetojë,por me pak ndryshime mbasi të vedesim.
Na e kuptojmë ma mirë detyrimin natyror të koshiencës së përbashkët po qe se na mendojmë për të si nji send ose plaçkë se sa ta mendojshim si nji ide ose gjendje mendore.
Sipas Drkheim, qëllimi I arsimit ashtë për të formue ndjenjat e përbashkëta shoqrore si pjesë e edukimit që nis në moshën e fëmijërisë… Kjo nuk duhet kuptue se të gjithë fëmijt do të jenë të njajt,por të jenë afërsisht të ngjashëm në mendime për të sigurue nji bashkëpunim se në atë mënyrë shoqëria mund të mbijetojë.Edukimi përjetëson dhe përforcon këtë ngjashmëri tuj pajisun fmijen që në fillim rrajësisht me ngjashmënin që kërkon jeta kolektive.Ai shton se nxanësit mund të edukohen që të kuptojnë bazat morale të shoqërisë .me fjalë të tjera ai thot:” Qëllimi I edukatës dhe I shkollës ashtë që të transmetojë me sukses kulturën e pastërt të shoqërisë së problemet e individit paksohen kur individët janë në lidhje të ngushtë me shoqërinë.
Ai tha se shoqëria mund të ndryshojë individin shumë ma shpejt se sa individi shoqërin. Ky mendim kundërshtohet nga ata që vendosin individin në qendër të mendimeve të tyne se sa shoqërinë,por ai e shikoi shoqërinë si gjanë ma të lartë-supreme.
Njerëzit zhvillohen,por pasunohen nga nji rend shoqeror,megjithse individi ka të drejtë të refuzojë atë çka shoqerija I ofron,por ai refuzim mund I kushtojë shumë, se kalojnë çrregullime dhe izolim që ashtë një gjendje që në nji mënyrë o tjetër e largon nga shoqëria. Këtë gjendje Durkheim e karakterizoi si nji gjendje të shoqërisë ose të individit ku ashtë mungesë e rregullave shoqnore. Ai tuj shikue lidhjen e individit me shoqninë vlerësoi arsimin se atë e pau si nji degë tërheqeje reciproke për shoqnin .
Për Durkheim qëllimi I arsimit kje për të bamë ndjenjat e përbashkëta shoqnore ,pjesë e ndjenjave të çdo fëmije.Kjo nuk do me thanë se të gjith fëmijtë kanë për të kenë të njajtë,por kan për të ken afërsisht të ngjashëm në mndime për të sigurue bashkëpunimin, dhe shton, :”Shoqnija mund të mbijetojë vetëm atëherë në qoft se mes anëtarve të sajë ekziston nji ngjashmëri.Ajo përjetëson dhe përforëcon kët ngjashmëni tuj pajisë fëminë që në fillim rrajësisht me ngjashmërit që jeta kolektive kërkon,por shton se ai nuk ashtë tuj u mundue që të shtyj studentat me pranue përpa shikjue mirë moralin që I paraqitet nga nji numër i popullsisë të shoqërisë ,por mendon se nxanësit mund të edukohen që të kuptojnë bazat morale të shoqërisë.
Me fjalë të tjera ai thot:” Qëllimi I edukatës ashtë që të transmetojë me sukses kulturën e pastërt të shoqnisë. Dhe simbas mendimit të tij, problemet e individit paksohen kur ata janë në lidhje të ngushta me shoqnin .
Teoristi tjetër Karl Rogers 1902-1987 shkon në nji drejtim krejt të ndryshëm. Arsyetimi I tij fillon me individin dhe mbas drejtohet tek shoqnija se si e pam Durkheim ven edukaten ne sherbim te shoqnise se ajo ashte menyre ma e mirë për individin ndërsa Rogers e kundërshton këtë mendim tuj vuem edukatën në shërbim të individid se mbas do kohe kjo mënyrë I shërben shoqërisë .
Rogers shikon ma fort edhe nji moral të shndoshët tek individi e jo në shoqni. Ai shton se individi din ma mirë për të njoft të cilat vlera janë të mira dhe mund I besohet po qe se ata janë të lirë me zgjedhë prej kontrollit që shpesh herë ndodhë në shoqni.
Edukata si proces demokratik.
Izolimi shkakton nji problem në të dy palët ,individit dhe shoqnisë
Simbas Durkheim liria e individit realizohet ma mirë përmes detyrimit shoqnor, ndërsa Rogers beson se rregulli shoqnuer ashtë ma I mirë kur individi asht I lirë prëj detyrimeve shoqnore.
Ndërsa mendimet e John Dewey 1859-1952 mund të duken si nji kompromis në mes të Durkheim dhe Rogers . Dewey e përdori filozofinë për të pas ma të kjartë problemet e individit dhe të shoqnisë. Ai nuk mendoi që ti japin mbizotnim individ as shqoqnisë , por seicili të gëzojnë lirinë e tyne,si individi ashtu edhe shoqnija,por randësia për të kje, që individi të jenë krejt të lirë, gjithashtu ai donte që të ishte nji lloj përmbajtje që të ketë nji rregull në shoqninë .Qëllimi nuk ashtë që të lirohet individi nga shqoqnija por për të krijue liri në shoqni.
Si Durkhem si Rogers, Dewey besoi se edukata shkollore ashtë jetësore për suksesin e programit të tij.Qëllimi i edukatës demokratike ashtë për të sigurue sa ma mirë që të jenë e mundëshme nji mundësi për zhvillimin e individit dhe inteligjencës shoqnore.Ai mendoi se ashtë marri me I mësue fëmijt që me pranue përpa shikjue mirë mendimet e mësuesit, me pranue në mënyrë pasive regullat e shkollës, detyrimet që nuk kanë qëllim ose kuptim.
Krejt mendimet e paraqituna deri tash,mund të përdoren në ,mënyrë positive ose negative.
DEMOKRACIA
Asnjë mendim nuk mund të japin rezultate pozitive .Por përpjekjet dhe nxitjet për sukses të shumtën e herës kanë prue mirëqenie.
Disa kanë thanë se demokracia ashtë thjeshtë nji formë qeverije, nji methodë për të organizue vetëvehten në nji grup ku përdoret arësyeja..Një mendim i tillë tregon se demokracia nuk ashtë nji ideal ose nji vision. Ajo nuk pajisë shembëlltyra dhe një process të kollajtë se si mund merren vendimet për debatet ku shumica vendos.Por ky ashtë nji mendim I mangët për demokracinë , se si na e parqet Robert Sherman filozof I edukatës në universitetin Floridës , :”demokracia ashtë nji ideal dhe metodë.”Me fjalën ideal ai nuk mendon se demokracia përmban nji koncept fiks. Demokracia e vërtetë nuk ashtë e pandryshueshme,por ashtë nji forcë rregulluese që nep drejtimin sesi ajo duhet të funksionojë, dhe shton; “Demokracija ka nevojë për rregulla ose drejtime që idenat që pajisin edhe lirinë e spekulimeve dhe eksperimentet se edhe ata janë nji process I jetës”.Por prova më kryesore shifet atëherë, pokje se na lejojmë edhe ndigjojmë edhe idenat që ne nuk na pëlqejnë. Demokracija I parashtron publikut çështjet shoqnore që vetë shoqnija ti diskutojë a aty të shqyrtohen dhe të pasunohen prej mendimeve të ndryshem.Vendimet që merren në këtë rast ,mund të ndryshohen po kje se dalin fakte të ndryshëm ose nevoja e lyp që të ndryshohet ai vendim.kështu që, mendja e nji demokrati të vërtetë nuk duhet të jenë e mbyllun . Gjanat pranohen si të vërteta deri atëherë që të dalin o të njifen me prova mendime të tjera. Prandaj do të ishte gabim me supozue se konfliktet në nji vend demokratik janë shej e nji kaosi,ata shpesh herë janë shej e nji rregulle,por jo në mënyrën si po veprohet sot në vendin tonë.
Pra tuj shikue të gjitha këto, dalim përsëri te qëllimet e edukatës. E ata janë detyrë e arsimtarit se ata vetëvetiut janë të ngarkuem që informatat t’I kalojë dhe të ndihmojë studentat që të fitojë aftësit dhe të lehtësojë zhvillimin fizik dhe emocional .
Informatat,teknikën dhe zakonet që na dëshrojmë t’i a rrënjosim nxënsave se janë të domosdoshme se kanë për ta ndihmue që të jenë pjestar i dobishëm për shoqnin.
Duhet të shikohet edhe ana tjetër se arsimtari nuk mund të bëjë vendime përpa ndihmën e të tjerve sidomos të prindve se në këtë mënyrë kuptojnë dhe ndihmojnë njeni tjetrin, e ky mirëkuptim e bashkëpunim shkon në të mirën e studentit, dhe forcon lidhjen në mes të individit dhe shoqënisë.
Nuk duhet me harrue se qëllimet e edukatës duhet që të jenë edhe të lakuesheme.Ato nuk duhet të shikohen si nji listë ligjesh të caktueme që të ndiqen qorrazi. Qëllimet duhet të ndryshojnë po ashtu si ndryshojnë konditat se në këtë mënyrë mësojmë mbi ngjarjet e reja të jetës dhe ndihmojnë për modifikime të planeve që do të ndiqen dhe njiherë I napin mësuesit drejtim në detyrën që I ka ngarkue vedit. Në këtë mënyrë ai qëllim bëhet nji process progresiv që drejton nxanësin drejt nji pikësynimi.Me fjalë të tjera qëllimet pajisin drejtimin.
Po ashtu,qëllimët ndihmojnë edukatorin për të çmue në se methodat që ai ashtë tuj ndjekur janë tuj I ndihmue dhe drejtue nxanësit në rrugë të drejtë,se përpa pas një drejtim edukatori fort kollaj mund të ecin pa një drejtim ( Humb rrugën) prej nji mode të edukatës në nji tjetër e këta mënyrë zevëndësojnë njena tjetrën e nuk dihet se ku mbaron.Nuk shofin nji progress se nuk kan nji drejtim të kuptueshëm.
Po përdori një thanje:” Po qe se nuk nuk dijmë se ku duhet të shkojmë, është e pamundur me e ditë nëse do arrijmë atje”.