• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Serbi – plani i SHBA-së përmes të dërgurit Metthew Palmer

September 1, 2019 by dgreca

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, do të jetë Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Ky veprim i SHBA-së po konsiderohet si një përpjeke për të filluar dialogun e ngecur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – momente që pritet t’i japë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë në Evropnën Juglindore.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve u ndërprenë në nëntorin e kaluar, kur Kosova e vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe u zotua se do ta heq atë vetëm pasi Serbia ta njohë sovranitetin e saj, shkruan foreignpolicy.com, transmeton Klan Kosova.

Për disa ekspertë, emërimi i parashikuar i Palmerit është një zhvillim i mirëpritur në një rajon që shpesh anashkalohet nga politikëbërësit e lartë amerikanë.

“Emërimi i një të dërguari të ri special për Ballkanin tregon qartë se Shtetet e Bashkuara po përfshihen shumë më tepër në këtë çështje në mënyrë zyrtare,” tha Daniel Vajdich, një ekspert i politikës së jashtme që ndjek rajonin dhe ka punuar për çështjet evropiane.

“Sipas mendimit tim kjo rrit gjasat që ne do të gjejmë një lloj zgjidhjeje për këtë çështje para përfundimit të administratës Trump”.

Por përpjekjet e njëpasnjëshme të liderëve të lartë të BE, përfshirë edhe shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini, për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, deri më tani kanë qenë të pasuksesshme, transmeton Klan Kosova.

Një zyrtar tjetër aktual që e njeh politikën e jashtme ka folur në kushtet anonimiteti për foreignpolicy – ai ka vënë në dyshim arritjen e një marrëveshje pozitive edhe pas emërimit të Palmer nga Amerika.

Emërimi i pritshëm i Palmer vjen pas takimit midis Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në New York në fillim të këtij muaji.

Pompeo i kërkoi Vuçiqit të rifillonte bisedimet me Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, tregoi vitin e kaluar që Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe një marrëveshje të mundshme që përfshin shkëmbimin e territorit midis dy vendeve.

Matthew Palmer emërohet Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, do të jetë Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se në këtë rol, Palmer do të “udhëheqë përpjekjet tona për të fuqizuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në fokusimin në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”. Në këtë kapacitet, Palmer do të udhëtojë në Slloveni, për të marrë pjesë në Forumin Strategjik në Bled, thuhet më tutje në njoftim, shkruan REL. Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve për Ballkanin të vendeve anëtare të Kuint-it në Bruksel, si dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë nga 4 deri më 10 shtator. Përveç angazhimit si Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Palmer do të vazhdojë të jetë zëvendës-ndihmës sekretar amerikan i shtetit, në​ zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018. Më parë, ai ishte Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore.

Filed Under: Politike Tagged With: SHBA

…një botim pas vdekjes

September 1, 2019 by dgreca


Nga Astrit Lulushi/

Për një person që kryesisht lexon, Betim Muço (1947 -2015) është autori i shumë librave në poezi e prozë, që nga fundi i viteve 1960, shkruar të gjitha në kohën e lirë, sepse me profesion ai ishte shkencëtar i fizikës nukleare. Libri i tij i fundit “Yjet janë fare pranë” (2017), u bë një dedikim për Betim Muçon, sepse ai vdiq papritur, pa mundur të shkruajë faqet e fundit. Dhe padashur të trazojmë kujtimet, ishte bashkëshortja e tij, Marta, e cila bëri të mundur që romani të përmbyllej e botohej.


“Yjet janë fare pranë” është roman historik-autobiografik, ku kujtimet e fëmijërisë, Betim Muço i ndërthurr aq mjeshtërisht me ato të pastajme; që nga fillimi dhe ndryshimi i një sistemi, jeta në tranzicion dhe mërgimi. Autori e gërsheton punën e tij në një institucion shkencor, me bukurinë e punës së një poeti e shkrimtari.
Librat e Betim Muços, të gjitha, rreth 30, mund të dashurohen në mënyrë të barabartë nga lexuesit fëmijë, të rinj e të moshuar. Librat e tij për të gjitha moshat, shijohen nga një rreth i gjërë lexuesish. Për këtë arsye (ose ndonjë tjetër), duke patur parasysh betejat e ashpra ideologjike (lufta me bërryla) të shkrimtareve të asaj kohe, librat e Betim Muços nuk provuan suksesin e menjëherëshëm që duhej të kishin. Lavdet përzgjidheshin vetëm për pak shkrimtarë, fama e të cilëve ulej e ngrihen sipas fatit të elitës komuniste. Por këtë shpërfillje, Betimi e përdori si nxitje e frymëzim; dhe tani shohim se bashkëshortja e tij, Marta Muço, qëndroi përkrah tij si personi më i rëndësishëm i këtij suksesit. Ishte Marta, e cila pas botimit të disa librave në poezi e prozë që Betimi la pas, shkroi edhe faqet e fundit të romanit “Yjet janë fare pranë”, e pajisi me një parathënie dhe e botoi atë në Tiranë, “Është një këngë e bukur për dashurinë njerëzore”, thotë Marta, siç janë të gjitha librat e Betimit. Edhe një shkollë sot në kryeqytet mban emrin e tij.

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi-Nje botim pas vdekjes-Betim Muço

ZGJEDHJET NË KOSOVË, 3 PARTITË MË TË MËDHA PA KOALICIONE

August 31, 2019 by dgreca

-Akreditohet Gazetari i Diellit ne KQZ/

-Kosova zgjedhje të parkohshme parlamentare në 6 tetor 2019, tre partitë më të mëdha – Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe  Lëvizja Vetëvendosje garojnë të vetme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e deklaroi të  mbyllur afatin për koalicione mbrëmë në mesnatë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 31 Gusht 2019/ Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë në 6 tetor 2019, do garojnë pa koalicione parazgjedhore – të vetme tre partitë më të mëdha përnga numri i deputetëve që kishin në Kuvendin 120 anëtarësh të vetëshperndarë në 22 gusht –  Lidhja Demokratike e Kosovës me 25 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës me 23 dhe  Lëvizja Vetëvendosje me 19. E vetme do garojë edhe Srpska Lista (Lista Serbe), e cila kishte grupin parlamentar prej 10 deputetësh. Edhe një partie serbe -Samostalne Liberalne Stranke (Partisë së Pavarur Liberale), e cila në legjislaturën e kaluar kishte 1 deputet, i mbetet mundësia të garojë e vetme pasi nuk figuron në koalicionet e deklaruara deri në përfundimin e afatit.

Ndërsa, janë 4 koalicione, dy të partive shqiptare, që u paraqitën për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit që përfundoi në mesnatën e kaluar: Koalicioni i dy partive  -Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  dhe Partisë Social Demokrate që në legjislaturën e kaluar kishin nga 12 deputetë; koalicioni i tre partive – Nismës Socialdemokrate me 8, Alances Kosova e Re me 2 e Partisë së Drejtësisë pa asnjë deputet në legjislaturën e kaluar.

Dy koalicionet tjera jënë, njëri i tre partive nga komunitetet pakicë joserbe, të cilat komunitete në legjislaturën e kaluar kishin Grupin parlamentar 6+ me 6 deputetë, e tjetri i dy partive të komunitetit pakicë serb që nuk kishin deputetë në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës Këto dy koalicione parazgjedhore të partive politike të pakicave sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë: “Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka; Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova”.

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi sot se në mesnatën e kaluar përfundoi vetëm periudha për deklarim të pjesëmarrjes në zgjedhje përmes koalicionit, ndërsa për të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare), të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në 6 tetor, afati i aplikimit për certifikim përfundon në 6 shtator.

Kosova shkon në zgjedhjet parlamentare të shtata në 20 vjet liri, të katërta në 11 vjet pavarësi e të tretat të njëpasnjëshme të parakohshme, pasi në 19 korrik 2019, kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e 111-të të qeverisë që nga zgjedhja e tij, njoftoi vendimin për të dhënë dorëheqje të parevokueshme, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale në Hagë, për intervistimin  që u zhvillua në 24 korrik.

Në mbledhjen e paralajmëruar për 26 korrik 2019 qeveria e Kosovës në detyrë nuk ka proceduar me rendin e ditës, por vetëm ka diskutuar për ligjshmërinë e proceduarve të takimeve dhe vendimmarrjes së qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit e më pas nuk është mbajtur asnjë mbledhje tjetër.

Qeveria  e Kosovës e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën para më pak se dy viteve – në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë, ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari- zgedhjet ne Kosove-akreditohet gazetari i diellit

Anglezët protestojnë shqiptarët pushojnë

August 31, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

BBC e hap faqen e parë me titullin, protestat përfshijnë vendin. Kjo për shkak se kryeministri ka bindur mbretëreshën për një pezullim të përkohshëm të institucionit të kuvendit. E gjitha në lidhje me hoshilacionet politike të daljes së Anglisë nga Bashkimi Europian. Në fakt kjo është një situatë midis atij anglezit të ftohtë i cili nuk do që taksat e tia të mbulojnë firot e rajonit, ku demokracinë e bëjnë neokomunistët me bindje shpirtërore dhe lidhje gjaku, kurse shoqërinë, civilizimin etj., ata që hanë fara luledielli. Eshtë një betejë sa politike dhe sociale dhe e atij anglezi me dëshirën për të parë një njësi administrative të plotfuqishme si Shtetet e Bashkuara të Europës. Nuk kanë probleme ekonomike të vendeve të treta, në fund të fundit janë Anglia, sa sundues aq edhe demokratë. Nuk ka ndodhur që të iki gjysma e parlamentit dhe gjysma të zëvendësohet menjëherë me lista. Dhe kurrë nuk ka ndodhur të mbajnë zgjedhje vetëm, vetëm me një parti. Dhe kurrë nuk kanë patur komisionerë a gjyqtarë që ngrenin trekëndësha për veten duke i thënë njëshit që fol se tani në vend varem për ty. Kë vendim të shfuqizoj e kë ta mbuloj me ar për ty? Një pezullim parlamenti përflitet dhe kaq, protesta. I madh dhe i vogël. Dhe po të shohësh pankartat e tyre janë, Stop brexit, Mjaft Boris, në adresë të kryeministrit aktual. Mbroj demokracinë, Mos fol në emrin tim, Jam europian, Jo mure mes Anglisë dhe europës, Demokracia është një filxhan çaji etj. Shqiptarët me shtypin e tyre, pushime në det, në male. Mihali, spanjolli, Rama, Veliaj… Burrat e Shkodrës. Sokol Balla kap majat. Heqin Krastën dhe Rakipin. Do futemi në europë. Opozita, ta shihni në shtator, ja edhe dy ditë do pushojmë… ikin refugjatët. Presidenti ngjit Korabim me Kallakun. Çfarë tha Amerika, po Palmeri…? Kurse shqiptarët si shoqëri civile…, ka vdekur këtu. Këtu gjithçka ka mbaruar. Nuk të lënë këta. Këta të hanë të gjallë. Dhe këto nuk janë rezultate të rastësishme. Mjafton një kalkulim i thjesht, nga 1990 e deri më sot kabineti qeveritar anglez është ndërruar Margaret Thatcher, John Majer, Tony Bleir, Gordon Brown, Davide Cameron, Teresa May dhe së fundi Boris Johnson që ne e nxorrëm turk me prejardhje shqiptare. Pra afro 8 kryeministra e për rrjedhojë me rrotacione fine, gati të pandjera, pa asnjë krizë ngërç me përplasje dere, djegie, njohje a mosnjohje zgjedhjesh etj. Por kot nuk janë Angli dhe kot shqiptarët nuk paguajnë qimet e kokës për t’u bërë qytetarë anglezë. Kurse ne ngul e shkul katër emra, njëri më presh se tjetri.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja-protestat angleze-shqiptaret

Vrapi pas zgjedhjeve dhe heshtja për zgjidhjen

August 31, 2019 by dgreca

Nga Nue Oroshi/

Turravrapi i partive politike shqiptare në Kosovë në prag të zgjedhjeve i ngjanë një mozaiku me shumë ngjyra ku secila mundohet të rrezatoj edhe pse në të vërtetë shpeshherë këto ngjyra nuk janë ngjyra natyrore por janë ngjyra artificiale që ju humbë rrezatimi me të përfunduar të zgjedhjeve më, 6 tetor 2019.

E njëjta gjë ndodhë edhe me buzëqeshjet artificale të politikanëve tanë që nuk janë buzëqeshje natyrore por vetëm buzëqeshje artificiale që përfundon me përfundimin e zgjedhjeve.Vrapi i partive politike për të marrë pushtetin i ngjanë vrapit të vrapuesit amaterë i cili në fakt nuk  është atletë dhe as vrapues profesionistë por që mundohet ta japë edhe frymën e fundit që të arrijë qëllimin e caktuar.Në këtë garë kemi së paku katër politikanë dhe një politikane që e ënderrojnë vetën kryeministër pas 6 tetorit. E nga ky ëndërrim vetëm njëra apo  njëri prej tyre do të jetë kryeministër apo kryeministre e Kosovës.

Një faktë është mjaftë interesant në këto zgjedhje.Është shumë vështirë të përcaktohet fituesi, për faktin se katër parti politike apo koalicione janë në garë për ta marrë vendin e parë dhe diferenca në mes të këtyre partive politike nga vendi i parë deri në vendin e katërt do të jetë shumë e ngushtë diku 5 deri 6%. Partitë apo koalicionet që po garojnë për vendin e parë që në një mënyrë apo tjetër thonë se do të jenë fituese të zgjedhjeve janë LDK,Vetëvendosje,PDK,AAK kurse Nisma Socialdemokrate do të kalon pragun zgjedhor dhe do të jetë shumë e kërkuar për koalicion paszgjedhor për faktin e arritjes së numrave.

Një gjë është pozitive në këto zgjedhje që Partitë politike shqiptare pesë prej tyre e kanë mundësinë e matjes së tyre me njëra-tjetrën.Një përparësi të lehtë në këtë drejtimë e ka LDK për shkak të faktit se kandidate për Kryeministre të Kosovës e ka një femër intelektuale dhe mjaftë e adhuruar tek masa popullore siç është Vjosa Osmani.Nëse Vjosa Osmani arrin dy gjëra: që ta zgjon elektoratin e fjetur të LDK-së dhe  të rikthej elektoratin e zhgënjyer të kësaj partie atëherë LDK mund ta këtë një fitore të lehtë karrshi partive tjera.Por kjo varet edhe nga fakti se sa është aktiv partia në terën.

Vetëvendosja me Albin Kurtin është një parti e cila dita -ditës po fiton terën dhe mbështetje tek rinia e zhgënjyer  e Kosovës dhe kohëve të fundit ju kanë bashkuar edhe disa intelektualë. Por kjo parti ka edhe zbrazësitë e saja se nuk dihet se sa pasoja i ka lënë ndarja për faktin se 35 % të deputetëve që kanë lënë partinë nuk janë pak.Një gjë të tillë e ka përjetuar edhe LDK-ja në të kaluarën kur u nda në dy krahë dhe pas shumë viteve doli partia e dytë.PDK-ja me kandidatin e saj Kadri Veseli i ka ra reputacioni për tokë.

Ajo për momentin shikohet si partia më e urryer dhe si fajtorja kryesore për këto degradime e shkatërrime që iu kanë bërë Kosovës.Por kur e dijmë faktin se elektorati i Kosovës nuk është një elektorat stabil dhe kjo parti përdorë mënyra e metoda të shumta për të fituar votat edhe kjo parti nuk mundet të jetë pa rezultate dhe mundë të jetë në mesin e katër partive të mëdha.Kjo parti shumë më tepër vota do të kishte marrë sikur kandidat i saj për kryeministër të ishte ish ministri i financave Bedri Hamza.Shumë interesantë do të jetë rezultati i koalicionit në mes të AAK-së dhe Partisë Socialdemokrate.

Dhe kjo për dy çështje:e para rritja e reputacionitë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj për faktin e këmbëngulsisë i cili dha dorëheqje dhe nuk pranoj shfuqizimin e taksës kundër Serbisë si dhe për faktin se është partia e parë që ishte në koalicion me PDK-në e që arriti ta rrëzoj PDK-në nga pushteti pa dëshirën e saj se paku në ato momente.Si dhe fakti i dytë është se ende nuk dihet se sa vota do të tërheqin deputetët e Partisë Socialdemokrate që u shkeputën nga Vetëvendosja.

Kurse Nisma Socialdemokrate nuk pretëndon që do të jetë në mesin e katër partive të para por që pas zgjedhjeve do të jetë një parti shumë e kërkuar për koalcione paszgjedhore.

Një gjë e cila e mundon çdo qytetarë të Kosovës është fakti se këto zgjedhje a do te prodhojnë zgjidhje.Zgjidhje është kur ndalet korrupsioni,hajnia e kriminaliteti.Zgjidhje është kur ndalen ndikimet e shteteve antishqiptare siç janë Rusia,Serbia,Turqia e shtetet arabe që dita-ditës janë duke e shtrirë ndikimin e tyre në trojet shqiptare e në veçanti në Kosovë.

Zgjidhje është sjellja e bizneseve serioze nga Evropa e hapja e fabrikave dhe prodhimeve të ndryshme që i sigurojnë rinisë qëndrimin në Kosovë dhe jo ikjen kah sytë-këmbët.Partitë politike shqiptare janë duke vrapuar shumë për të fituar zgjedhjet.Por ato janë duke heshtur se si do të bëhët zgjidhja pas zgjedhjeve që Kosova të fillon të ecë kah e mbara.

Filed Under: Politike Tagged With: Nue Oroshi-Vrapi pas zgjedhjeve, Nue Orosho-Vrapi pas zgjedhjeve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 898
  • 899
  • 900
  • 901
  • 902
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT