• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MALËSIA E MADHE PËLLËMBË E THESAR

August 7, 2019 by dgreca

Fisi Gojçaj në Michigan organizon bashkimin fisnor/

NGA GANI VILA/*

Të gjithë emigrantët shqiptarë ku jetojnë nëpër botë dhe veçanërisht në Amerikë, në forma e mënyra të ndryshme si individë dhe familje, apo me origjinë e lidhje nga fshatra, zona, lagje, qytete, rrethe apo bashkime në shoqata e shoqëri të ndryshme artistike e kulturore, anëtarësimi në institucionet fetare, etj., bëjnë që krahës integrimit në jetën progresive demokratike amerikane, falë kësaj demokracie dhe lirisë së garantuar, mundohen të ruajnë gjuhën shqipe, traditat dhe zakonet më të mira të kombit tonë shqiptar. Të larguarit nga vëndlindja edhe pse quhen të gjithë emigrantë, nuk e kanë të njëjtin fat. Në jetën e përditëshme ka ndryshime e përjetime të mëdha në hallet e përditëshme, por dhe në sukseset e tyre. Largimi ynë nga vëndlindja, nga toka mëmë është një veprim i dhimshëm për të gjithë ne të larguarit e që na bën borxhlinj ndaj kombit. Në këto rrethana gjithësecili do mundohet të kontribuojë me mënyrën e format e veta për të larë këtë “mëkat” ndaj vëndlindjes. Prindërit edhe pse e dinë dhe e mbajnë vetë përgjegjësinë e emigrimit, fëmijët e tyre ku më shumë e ku më pak e përjetojnë traumën e prindërve. Por fatmirësisht ky fenomen nuk i penalizon direkt brezat e rinj dhe veçanrisht ata që lindin këtu. Në përpëlitjen e kësaj trysnie e në përpjekjen për të mos u asimiluar, në përgjithësi të gjithë shqiptarët, nisur edhe nga instikti njerëzor që lind nga ndjenja kombëtare, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në shekuj e deri më sot përpjekje të gjithanshme për ruajtjen e pastër të gjakut shqiptar, të gjuhës dhe zakoneve tona edhe në mërgim. Emigrantët që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë disa veçori. Atyre që kanë ardhur nga trevat e Shqipërisë, Kosovës apo nga viset e Maqedonisë së Veriut, ju mungojnë në të shumtën e rasteve, familja, të afërmit, kushërinjte, shokët e fëmijërisë, të shkollës, të lagjes, të punës e të njohur të tjerë të jetës së tyre. Ky boshllëk fizik e shpirtëror nuk është pa pasoja, ai sjell ngarkesë psikologjike, dhimbje e shqetësime shpirtërore që të lënë në minorancë familjare e fisnore. Edhe pse me kalimin e viteve, këto fenomene mund të zbuten e të përmirësohen, mendoj se të emigruarit në këto kushte, dhimbja e mungesës ndaj të afërmëve të tyre do t i ndjekë e shoqërojë për gjithë jetën. Kategoria tjetër e emigrantëve të ardhur nga trevat e Malësisë së Madhe që jetojnë në Mal të Zi, të shpërngulur mbi shtatëdhjetë përqind e popullsisë si lagje, si fshat, krahinë apo fis, nuk e kanë dëmtuar shumë “bazën” e jetës familjare, miqësore e shoqërore. Ata janë më të kompletuar në këtë drejtim. Në jetën e përditëshme dhe në evenimente të rëndësishme familjare banorët e ardhur nga këto treva janë më shumë se çdo zonë tjetër shqiptare të bashkuar e të gjendur për njeri tjetrin. Krahas kujdesit që bëjnë në familje, ata gjejnë forma e mënyra të ndryshme për të ruajtur traditat shqiptare. Por në shpirt edhe kjo kategori emigrantësh ndjejnë mungesën dhe mallin për vëndlindjen. Çdo çast mendojnë dhe ndihmojë vazhdimisht bashkëvëndasit për nevojat e tyre. Kur dhimbja është e

përbashkët, me njerëz kalohet më lehte, por dhimbja është dhimbje. E kjo e emigrimit për malësorët ka ndodhur rreth viteve 1968 e në vazhdim. Mbi 70% e banorëve të zonave të Kojës, Trieshit, Grudës, Hotit, Ulqinit, Pllavë, Guci, Tivar, etj., janë larguar nga vëndlindja e kryesisht kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku me shumicë banojnë në Michigan dhe në New York. Edhe pse nuk ka një statistikë të saktë ose të përafërt se sa mijë malësorë kanë ardhur në Amerikë nga Koja,Trieshi,Gruda dhe gjysma e Hotit, në përgjithësi mendohet se popullsia e emigracionit të këtyre trevave të jetë më e madhja se kudo tjetër në Michigan. Nëse dëshiron të mësosh të kaluarën e malësorëve për jetën, për zakonet e traditat e tyre, mos humb kohë në Malësi të Shqipërisë ose të malësorëve nën Malit të Zi. Vizitoni si mysafirë një shtëpi malësori cilëndo që ju do dëshironi këtu në Michigan dhe aty do të gjeni bio traditat e vjetra të malësorit. Bujaria e tyre edhe pse tash jeton me kamjen, mikpritja mbretëron dhe lulëzon si dikur motit në Malësi. Malësorët këtu në Michigan pasurinë e kanë shkrirë me bujarinë. Modernen e kanë pranuar pa cënuar traditat e tyre që kishin në vëndlindje. Gjuhën shqipe e kanë të parën që belbezon në buzët e fëmijëve e që tingëllon hijshëm në shtëpitë e tyre, në kishë dhe kudo në ambiente shqiptare. Në se është fatkeqësi që janë larguar masivisht nga Malësia, është fat dhe mbarësi që jetojnë së bashku në emigracion dhe gjithmonë mbajnë lidhje të forta me vëndlindjen. Bërthamën e të gjitha traditave tona kombëtare, malësorët ndër të tjera i ruajnë dhe i trashëgojnë në breza së pari në shtëpinë e tyre, në Kishën e Shën Palit dhe në organizimet e ndryshme në shoqata kulturore-artistike, politike, etj. Malësorët në Amerikë pavarësisht se në çfarë shteti jetojnë janë shumë aktiv në komunitet,veçanërisht për çështjen shqiptare. Ata shquhen për patriotizëm dhe besim tek Zoti. Në këtë shkrim edhe pse i referohem fisit Gojçaj, do të sjell informacione se si malësorët në përgjithësi janë shëmbuj idesh e suksesesh, për vete dhe pse jo një mësim për gjithë diasporën shqiptare ku jeton nëpër botë. Ka shumë vite që fise të ndryshme të malësorëve të këtyre zonave, ku mund të përmëndim fiset Gjokaj dhe Palushaj të Trieshit, Lulgjuraj të Grudës, Junçajt me Çunmulajt dhe degët e tjera të këtij fisi të Hotit, Camajt edhe Gojçajt e Hotit të cilët çdo vit në ditë të caktuara gjatë kohës së verës organizojnë bashkime vëllazërore në parqe të mbrekullueshme të Michiganit. Të gjitha fiset po thuajse kanë të njëjtat tradita në bashkimin e tyre. Një prej rregullave që zbatohet me mirëkuptim të plotë është se në këtë organizim janë të ftuara të marrin pjesë edhe bijat e fisit të martuara së bashku me fëmijet tyre. Sipas opinioneve të ndryshme, disa nga fiset e mëdha të malësorëve të ardhur nga Hoti, Gruda, Trieshi dhe Koja që jetojnë në Michigan janë fiset Camaj, Gojçaj, Gjokaj, Ivezaj, Junçaj, Lulgjuraj, Palushaj, etj. Në takimet e organizimeve fisnore nga arkiva albtvusa vërtetohet se pjesmarrja në atë ditë bashkimi shkon nga dyqint deri në pesëqind pjesëmarrës të një fisi e më shumë. Në këto organizime ajo që do të veçoja është se numuri i madh i pjesmarrësve në bashkimin fisnor nuk e vështirëson shërbimin dhe punën e grupit

organizator, pasi aty zbatohen një qind për qind rregullat e familjes. Më 27 Maj 2019, Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës ishte i pranishëm në një organizimin që bëri fisi i Gojçajve të Hotit në Parkun Austriak në 26 mile në Hays Makomb TWP Miçhigan. Është shumë e vështirë që për pak kohë të sjellësh para lexuesve dhe vetë fisit Gojçaj informacione me interes statistikor dhe vlerash pa patur ndonjë mangësi. Rrënjët e fisit Gojçaj të Hotit janë në fshatrat Traboini i Moçëm, në Nabom, në Helmicë, Bardhaj dhe në Skorraq. Por shumë familje të këtij fisi janë shpërngulur e jetojnë prej shumë vitesh në Rranxë Qafet, në Sukruq në qytetin e Tuzit e të tjera vise të Malësisë. Fisi Gojçaj është një nga fiset me popullsi më të madhe në Hot. I pari i tyre është Pjetër Gega që fillimisht u vendosën në Traboinin të Hotit. Në shekuj si gjithë fiset e tjera edhe fisi i Gojçajve është shquar për mikpritje, besë, bujari, për trimëri, pushkë e penë, besimtarë tek Zoti e patriotë të përkushtuar. Emrat e spikatur të familjeve Gojçaj, bijëve të Hotit legjendar janë të shumtë, duke filluar nga luftëtarët e parë në mbrojtje të Atdheut nga okupatorët Turq dhe evazionet sllave ndaj trevave shqiptare, Micul Prençeta i pari i fisit Gojçaj, Mali i Marçunit, Zef Kolë Preçi, Gjon Ujkë Miculi Gojçaj, Dokë Pretashi, Kolë Marash Vata Gojçaj, Pjetër Zef Smajili, strategu dhe dora e djathtë e Dedë Gjon Lulit, së bashku me Nikë Gjelosh Lulin të cilët në datën 6 Prill 1911, kanë ngritur flamurin dy krenar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Bratilë. Pak Smaili Gojçaj, Nikollë Preçi Gojçaj, Palokë Traboini Gojçaj, Kolë Dokë Pretashi rënë dëshmor me 1911, në moshën 18 vjeçare, Zef Tomë Luli, Gjon Ujkë Miculi Gojçaj, Gjon Mirash Deda Gojçaj Kryetari i Hotit, Mark Ujkë Vuka Kryetar i Hotit,Tomë Nika i Hotit, Lekë Shabi Gojçaj,Vatë Gjon Vata, Mark Gjelosh me vëllezër, Gjon Vatë Maçi, Marash Dokë Pretashi, Zef Kol Martini Gojçaj,vëllezërit Pjetër dhe Nikë Gilë Miculi, Mark Bac Selmani Gojçaj, Gjokë Pjetër Pretashi, dëshmori Lucë Gjon Ujka, deputeti Rrok Pjetri Gojçaj, mësuesi dhe gazetari Mirash Luca Gojçaj, Dedë Pjetri Gojçaj, Mark Lushi Gojçaj, Lukë Dedë Lulashi Gojçaj,vëllezërit Lekë dhe Pashko Gjeto Gojçaj, Gjokë Pali Gojçaj, Nue dhe Nikë Luca mësues, Dedë Pjetër Gila, Kolë Mali Gojçaj, Gjon Vatë Maçi, Pjetër Gjekë Vata si dhe vëllai i tij që ka qenë ushtar i Barjam Curit dhe ka rënë dëshmor dhe vëllai tjetër Gjeloshi që ka qenë futbollist me ekipin e Vllaznisë së Shkodrës; Lucë Gjon Nika, Palokë Keri Gojçaj, Fran Zef Cubi bajraktar i fisit, mjeshtri i fyellit, Zef Paloka Gojçaj, Gjon Luca Gojçaj, Prekë Gjon Nikë Marku, i burgosur politik në Jugosllavi së bashku me djemtë e tij Kolën, Dedën, Dodën dhe Lucën. Pjetër Gjergji Gojçaj i burgosur në Goli Otok i dënuar politik, profesor i gjeografisë Gjergj Deda Gojçaj, bashkëshortët mësues Mark Toma Gojçaj dhe Tereza Gojçaj e lindur në Vulaj, Fran Vaseli Gojçaj mësues dijetar, Kolec Traboini shkrimtar, Fran Paku Gojçaj, Marash Kola Gojçaj mësues, Engjëll Llesh Gojçaj avokat, Anton Gojçaj shkrimtar, Shtjefën Palokë Gojçaj, Gjergj Luca Gojçaj ish kampion boksi në Shqipëri, Patër Pashko Gojçaj famullitar i Tuzit dhe i Kojës si dhe vikari gjeneral i Argjipeshkëvisë së Tivarit, Dedë Marku Gojçaj( Raku ), Kolë Noshi Gojçaj drejtor banke në Prishtinë, Nua Rrok Doka Gojçaj, sekretar i shkollës së Hotit,

Gjon Pretashi dhe Marash Kola mësues, Gjokë Nikolla Gojçaj agronom, Gjon Lucë Nika Gojçaj ish kryetar i këshillit të Kishës së Shën Palit, Mark Gjergj Luku Goçaj kryetar i këshillit të Kishës së Shën Palit, avokati Pjetër Marku Gojçaj, Anton Dedë Gojçaj aktor (ka lojtur rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut) etj., përsonalitete të fisit Gojçaj. Një sukses të veçantë kanë arritur edhe gjeneratat e reja të këtij fisi. Pothuajse të gjithë fëmijët e tyre vazhdojnë shkollën, kryejnë universitet,vazhdojnë mastër dhe doktoratë në fusha të ndryshme, në Malësi dhe këtu në Amerikë.

Në bashkimin fisnor familjet e para filluan të vinin qysh nga ora 10 e mëngjesit. Dalë ngadalë deri në orën 2:00 mbas mesdite parku u mbush plot e përplot nga vllazëria Gojçaj, ku në këtë kohë u krye edhe ceremonia e çeljes të këtij takimi vëllazëror. Mirëseardhjen të pranishmëve ua bëri kryetari i grupit organizator z.Toni Gojçaj, aktivist në komunitet dhe agjent i pasurive te patundshme, ku ndër të tjera tha: “Në emrin tim dhe të grupit organizator vlerësoj rëndësinë e këtij bashkimi të madh të familjes tonë të madhe Gojçaj. Falenderoj dhe vlerësoj inisiatorët dhe grupin organizator për punën dhe kontributin pothuajse njëvjeçar, që bëri të mundur bashkimin tonë sot. Po një falenderim të veçantë dhe vëllazëror e kam edhe për ju që keni besuar tek grupi organizator dhe keni ardhur me familjet tuaja ne takimin fisnor. Ju ftoj të jeni të gjithë aktiv brenda familjes tonë Gojçaj.Të bashkuar do ta rrisin në një nivel më të lartë organizimin e drejtimin dhe veçanërisht pjesëmarrjen për vitin që vjen”.

Në vazhdim, fjalën e rastit ia dha Patër Pashko Gojçajt, të cilin e kishin ftuar posaçërisht nga Malësia, për të marrë pjesë dhe bekuar këtë bashkim fisnor.
Fjalët e para të Patër Pashko Gojçajt ishin : “Vllazën e motra kjoftë lëvdue Jezu Krishti! Kam kënaqësi, por edhe emocione që gjindem në mesin tuej. Mos ma rritni nderën që kam ardhë, unë duhet tj̀u falenderoj për ftesën që ma keni bâ. Isha i gatshëm, i nderuem dhe i priviligjuem të jem mes jush sepse qysh prej ditës së parë që kam fillue për meshtar më kini përkrahë dhe ndihmue vazhdimisht. Ardhja në familjen time ishte detyrim. Edhe unë e kam provua emigracionin tue u largue nga vendlindja, në vjetin 1969, dhe u ktheva përsëri mbas 12 vjetësh, në vjetin 1981. Qysh prej asaj dite dhe deri me sot jetoj në vazhdimësi në Malësi dhe kurrë në jetën time meshtarake nuk jam pendue që shërbej në popullin tim. Jo vetëm unë, por edhe Patër Frani dhe fretnit e tjerë që kanë kenë para nesh, jemi mundue të japim kontributin tonë. Ndoshta âsht dashtë të punojmë mâ shum, por ju siguroj se qëllimi gjithmonë ka kenë i mirë. Vlerësoj shum, jo vetëm juve por gjithë malësorët mërgimtarë që jetojnë nëpër botë për marrdhânjet dhe ndihmesën që keni dhânë për Malësinë. Prandaj ju lutem mos i ndërprisni marrëdhânjet me vëndlindjen, veçanërisht kujdes të bâhet me brezat e rij. Qëndroni besnikë kombit, mos harroni se gjithmonë duhet të jeni shqiptarë të vërtetë. Mos nguroni dhe jepni kudo dhe kurdoherë kontributin tuej vetem për mirë e kurrë për të keq. Organizimi i takimit fisnor Gojçaj âsht i suksesshëm. Prania e juej e madhe këtu, e verteton mâ së miri këtë. Prandej ju falenderoj të gjithve që e keni përkrahë këtë

inisiativë. Po ashtu falenderoj edhe grupin organizator për kohën dhe angazhimin e suksesshëm dhe profesional në realizimin e këtij takimi. Jam i bindun se vjetin që vjen do të jemi mâ shum”.
Sikurse z. Anton Gojçaj edhe Patër Pashku falenderuen albtvusa për praninë në këtë aktivitet dhe pasqyrimin e ngjarjeve në vendlindje dhe në komunitet. Pastaj, Frati e bekoi takimin fisnor, të pranishmit dhe këtë aktivitet të cilin e mbylli fjalimin me fjalët: “Zoti ju bekoftë ju e familjet tueja, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, Zoti e bekoftë Amerikën”.

Stafi i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës gjatë filmimit të aktivitetit mori nga të pranishmit shumë intervista, me fëmijë, të rinj, të moshuar, intelektualë, biznesmenë, pensionistë, e shumë njerëz të thjeshtë të cilët edhe pse sollën eksperienca të ndryshme gjatë bisedës të gjithë falenderonin inisiatorët dhe organizatorët e këtij bashkimi fisnor. Nga të dhënat e grupit organizator dhe nga filmimet tona rezulton se në këtë eveniment kanë marrë pjesë mbi 120 familje Gojçaj që së bashku me pjestarët e familjes së tyre u bënë mbi 500 pjesëmarrës. Në këtë bashkim vëllazëror të bënte përshtypje pjesëmarrja e shumë gjeneratave, të cilat unë do t’i ndaja në tre kategori. ​Së pari ​gjenerata që është lindur dhe rritur në Malësi. ​Së dyti ​gjenerata që është lindur në Malësi, por që kanë ardhur këtu fëmijë ose në rininë e tyre dhe ​së treti​ gjenerata që ka lindur e po rritet këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është edhe një nga vlerat më të rëndësishme të këtij aktiviteti që forcon shpresën se jëtëgjatësia e fisit Gojçaj edhe pse në mërgim do të jetojë sa vetë jeta. Në këtë bashkim, ku atmosfera ishte tërësisht familjare, kishin ardhur shumë familje edhe nga New Yorku, Kalifornia, etj. Aty shikoje pjesëmarrjen e tërë shtresave të saj, të moshuar, të sëmurë në karrocë, të rinj e të reja që këndojnë e vallëzojnë pa pushim, prindërit që bisedonin me njëri- tjetrin, deri tek fëmijët e porsalindur që i jepnin bukurinë dhe kënaqësinë kësaj familje të madhe Gojçaj. Aty do të shikoje dashuri vëllazërore, rrokje duarsh, përqafime, të qeshura e të qara nga malli. Aty këndonin së bashku, fotografohen së bashku, përjetime të cilat është vështitrë t’i harrosh. Organizatorët kishin siguruar lodra të ndryshme për fëmijët, të cilët u kënaqën duke luajtur gjithe ditën. Nga të rinjtë u zhvilluan lojëra të ndryshme si futboll, volejboll, etj. Çdo pjesmarrësi organizatorët i dhuruan nga një bluzë me shqiponjën tonë dykrenare ku shkruhej Gojçaj. Të gjithë të pranishmit gjatë gjithë kohës u argëtuan, vallëzuan e kënduan nën melodinë e mjeshtërit të talentuar të muzikës në DJ, Elvis Tërshana.

Grupi organizator i kryesuar nga agjenti i pasurive te patundshme, z, Toni Gojçaj, kishte marrë masa të shkëlqyera organizative. Ushqimet e traditës shqiptare, të freskëta si dhe pijet alkoolike e freskuese ishin falas dhe pa limit nga fillimi i aktivitetit deri në orën 19.00, kur u mbyll ky eveniment.

Bashkimin vëllazëror të fisit Gojçaj atë ditë edhe Zoti e ndihmoi ku i solli një natyrë të buzëqeshur, me plot diell, që me freskinë e pishave të larta të këtij parku dhe me

gjelbërimin stinor që mbizotëronte ju krijoi të pranishëmëve një kënaqësi të pa harruar. Të gjithë kur u ndanë në fjalën e fundit përshëndetëse thoshin: Mirë u pafshim vitin që vjen!

Në emër të Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës falenderoj fisin Gojçaj që na dha mundësinë dhe priviligjin që në kuadër të emisionit “Malësia Pëllëmb e Thesar ” të memorizojë në fokusin e tij këtë aktivitet me shumë vlera të gjithanshme.

Gani Vila, Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës Michigan, 29.07. 2019.

Filed Under: Featured Tagged With: Gani Vila-Fisi Gojçaj-Pikniku 1

KUR AMBASADORI SHQIPTATAR KONICA PËRCILLTE AMBASADORIN AMERIKAN BERNSTEIN NGA NJU JORKU DREJT TIRANËS

August 5, 2019 by dgreca

*Ambasadori amerikan Herman Bernstein e kishte marrë emrimin si Ministër i Shteteve të Bashkuara pranë Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, që me 17 Shkurt 1930. Ai u nis nga Amerika drejt Shqipërisë të mërkurën e 2 prillit 1930 me avulloren”President Roosevelt”. 

* Shkëlqimi i Ambasadori të Shqipërisë në Washington, z. Faik Konica, në darkën përcjellëse, ku bëri rolin e avokatit për Mbretin Zog, përballë gazetarëve, që sajonin lajme të rreme për Shqipërinë dhe Mbretin.

*Është intersant të shënohet fakti se ceremoninë e dasmës së vajzës së Bernstein, Dorthy-t, e drejtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës Rexhep Jella. Në të morën pjesë të gjithë anëtarët e kabinetit qeverisës. Dasma u bë të dielën e 19 tetorit 1930 në Legatën amerikane.

Nga Dalip Greca

Në gazetën DIELLI, më e vjetra gazetë e shqiptarëve në botim, e cila me 15 shkurt 2019, mbush 110 vite nga dita e parë e botimit, gjenden kronika dhe shkrime të gjinive të ndryshme, që sjellin informacione të shumta, që nga dita e nisjes të ambasadorit amerikan drejt Tiranës e deri në ditëkthimin e tij.


Marrdhëniet e Konicës dhe Vatrës me Herman Bernstein, kanë qenë të shkëlqyera. Vatra e priti me gëzim emrimin e z. Bernstein ambasador në Shqipëri. Popullariteti që ai gëzonte jo vetëm tek hebrejtë, por edhe tek i gjithë opinioni amerikan,falë penës së tij dhe kurajos qytetare, mbështetja që gëzonte nga presidenti amerikan, u jepte shpresë vatranëve se Shqipëria do të fitonte shumë nga ambasadori hebre. Dhe nuk u zhgënjyen.

***

Në Gazetën”Dielli” të 21 Marsit 1930, faqa e parë i kushtohej pikërisht ”Ekselencës së Tij, zotit Herman Bernstein, Ministër i Shteteve të Bashkuara pranë Oborrit Mbretëror të Shqipërisë.” Ka vetëm një titull faqja e parë e Diellit të atij numri dhe pesë fotografi, të zotit Herman Bernstein, zonjës Bernstein dhe fëmijëve të tyre, Miss Dorothy, Mr. David dhe Miss Violet Bernstein.�Ndërsa në faqen e dytë të gazetës, në vend të editorialit botohej shënimi”Ministri i ri i Amerikës”.�Në momentin që janë publikuar fotografitë e familjes Bernstein në faqen e parë të Diellit dhe shënimi editorial në faqen e dytë, z. Bernstein, ende nuk ishte nisë për në Tiranë, por po gatitej për nisje. Në fakt ai e kishte marrë emrimin që me 17 Shkurt 1930 dhe u nis nga Amerika të mërkurën e 2 prillit 1930 me avulloren”President Roosevelt”.�Ministri shqiptar në Washington, Faik Konitza shkoi ta përcillte në avullore ditën e nisjes , duke dhuruar tri buqeta me trandafila për të shoqen e ministrit dhe dy të bijat.

KUSH ISHTE HERMAN BENRSTEIN

Kush ishte Herman Bernstein deri në momentin e nisjes për në Tiranë? Herman Berstein ishte shkrimtar, gazetar dhe diplomat. Kishte lindur në Neustand-Scherwindt të Rusisë me 21 shtator 1876. Ishte i biri i David Bernstein, tregtar dhe njeri i ditur i hebraishtes.Hirsch Bernstein, ungji i tij, ishte themeluesi i gazetës së parë Hebraisht në Shtetet e Bashkuara që më 1870.
Herman Bernstein emigroi në SHBA më 1893, ku mësimet e nisura në Rusi i përfundoi në Amerikë. Ishte i prirur pas shkrimeve dhe gazetarisë. Që më 1900 ishte bashkëpunëtor i rregullt i gazetës”The New York Evening Post” dhe i të përkohshmeve”Nation”, “Ainslee’s Magazine” dhe “Independent”.
Gazeta famoze The New York Times e dërgoi z. Bernstein si korrespondent të saj në Evropë gajtë viteve 1908, 1909 dhe 1911.
Gazeta Dielli tek do t’ua prezantonte lexuesve të vet aktivitetin gazetaresk të z. Bernstein për këto vite shkruante:”Në kohën e udhëtimeve në Evropë, z. Bernstein pati intervista me disa nga njerëzit më të shquar të Evropës si: Witte-n, Metchenikoff-in, Bergson, Bodi-n, Bernard Show-n, Tolstoi-n dhe mblodhi subjektet për librin e tij”Me mësonjësit e mendjes”, që e botoi më 1912.(Dielli 21 Mars 1930)
Kur u kthye në SHBA, Bernstein themeloi më 1914 gazetën “The Day”, e përditshme në gjuhën Hebraishte. Ishte editori i saj deri më 1916. Ai po ashtu ishte botues dhe Krye-Editor i gazetës “The American Hebrew” nga vitet 1915-1919.
Gjurmë ka lënë pena e tij në fushën e gazetarisë së kohës në vitet 1917, ku u dërgua në Rusi prej gazetës”The New York Herald”, ai përshkroi revolucionin dhe përmbysjen absolute të Carëve dhe dhe qeverimin e Sovjetëve.
Ai mbahet si një ndër gazetarët më të rëndësishëm gjatë kohës së luftës së Parë Botërore. Bernstein kreu një studim në ato vite për vendndodhjet e popullit izraelit në shtetet ku bëhej lufta.
Penës së Bernstein i dedikohet korrespeondenca e bujshme mbi bisedën mes Carit dhe Kaiseri-t në kohën e luftës Ruso-Japoneze, ku ai nxori në dritën e diellit bisedat e fshehta që preknin interesat anglo-amerikane.
Herald-i i Nju Jorkut e dërgoi Bernstein në Japoni, Siberi, e Çekosllovaki më 1918, ndërsa më 1919 ai ishet korrespondent special në Konferencën e Paqes në Paris.
Më 1920-21 gazeta”The New York American” i kërkoi Bernstein-t që të përshkruante shtetet e reja të Evropës, që u krijuan pas Traktatit të Versajës. Për çdo vit ai ndërmerrte udhëtime me qëllime gazetarie dhe letrare në Evropë.
Karriera e Bernstein në Evropë ishte e pasur. Ai ishte edhe Editor i gazetës”The Jewish Tribune” nga vitet 1923 deri në 1928.
Herman Berstein ka lënë pas edhe vepra letrare, si vëllimi me poezi “Fluturimi i kohës”-1899; një vëllim me përralla”Në portën e Izraelit” 1902, ka shkruar librin”Herbert Hoover, Njeriu që solli Amerikën përpara Botës”-1928 etj. Një trashëgimi të psur ka lënë Bernstein në fushën e përkthimeve nga rusishtja. Ai përktheu drama dhe përralla nga Tolstoi, Maksim Gorkit, Leonid Andreiv e të tjerë.
Z. Herman Bernstein ishte martuar me 1 Janar 1902 me zonjushën Sophie Friedman dhe kishin katër fëmijë Hilda e martuar me z. Murray Giltin, Dorothy( e cila e bëri dasmën në Tiranë) Violet dhe djali David Bernstein.
Është intersant të shënohet fakti se ceremoninë e dasmës së vajzës së Bernstein e drejtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës Rexhep Jella dhe në të morën pjesë të gjithë anëtarët e kabinetit qeverisës. Dasma u bë të dielën e 19 tetorit 1930 në Legatën amerikane. Dorthi u martua me zotin Actius Nash, në atë kohë student i mjeksisë në një universitet francez.

DARKA MADHËSHTORE NË HOTELIN “ASTOR” NË NEW YORK, I FTUAR NDERI FAIK KONICA
�Para nisjes së Ministrit Amerikan, miqtë e tij dhe lobi hebre, shtruan të Hënën e 31 Marsit 1930, një darkë përcjellje në Hotelin”Astor” në New York. Lajmin e nisjes së Konicës për në New York gazeta Dielli e dha në numrin e 25 Marsit, në faqen e parë. 
Në darkë morën pjesë më shumë se 200 të ftuar, mes të cilëve shquheshin diplomatë, kongresistë, juristë, shkrimtarë, artistë, financierë të shquar, gazetarë etj. Në këtë mjedis i ftuar nderi ishte Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Washington z. Faik Konitza. 
Në numrin e 4 prillit, Dielli përshkruante me shkëlqim darkën, ku merrnin pjesë personalitete më të njohura të kohës.
Gjykatësi Otto A. Rosalsky, që Dielli e përshkruan si dollibashin e darkës, mbajti një fjalim të bukur rreth jetës dhe veprave të Herman Bernstein. Më pas ai ia ka dhënë fjalën milionierit filantropist Nathan Straus, i cili edhe pse i kishte kaluar të 80 vjetët, qëndroi deri në fund dhe foli për Bernstein, si një personalitet i kohës. Fjala më e zgjedhur u vlerësua ajo e zotit James W. Gerard, ish ambasadori i Amerikës në Berlin, si dhe fjala e z. Robert Underwood Johnson, ish ambasador i Amerikës në Romë. Që të dy thurën fjalë të hijshme, tepër lëvdonjëse për kombin shqiptar, dhe që të dy shfaqën mërzinë që nuk patën mudnësi ta vizitonin Atdhenë e Skënderbeut, Shqiperine. Shumë u duartrokit edhe fjala e Dr. Samuel Schulman, i cili e lëvdoi shumë Shqipërinë, dhe përmendi hebraisht fjalën e një profeti, kuptimi i së cilës ishte se një djalë izraelit nga populli do të dilte para mbretërve: kjo fjalë i shkonte pikë për pikë shkuarjes së Bernstein, që do ta priste Mbreti Zog. Në kronikën e fjalimeve të asaj nate plot shkëlqim, shënohet edhe fjala e Dr. Macfarland, përfaqësonjësi i Këshillit Federal të Kishave të Krishtit në Amerikë, i cili shtroi nevojën vëllazërimit të popujve. 
Vëmendjen e audiencës e ka tërheqë fjalimi që mbajti zonja Rebekah Kohut, kryetare e Kongresit të Përbotshëm të Grave Izraelite, e cila përmendi veprën e një spanjolli të Shekullit XVI, i cili kishte përshkruar me admirim figurën e heroit të Kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pikërisht aty e ksihte marrë ngacmimin Longfellow, për të shkruar poemën e vet, që i jep lavdi heroit shqiptar.
Zonja Rebekah nuk harroi të përmend edhe takimin që kishte pasë në Vienë me motrat e Mbretit Zog I.
Atë natë u fol vetëm për Shqipërinë dhe Bernstein.

SHKËLQIMI I FAIK KONICËS NË DARKËN PËRCJELLSE

Fjalimin e Faik Konicës, gazeta Dielli, që për atë kohë kishte editor Refat XH. Gurrazezi, e përshkruan me supershkëlqim, duke e paralajmëruar në faqen e parë:”Zoti Faik Konica jep një fjalë të pritur mirë…. Përgënjeshtron propogandat e padrejta kundër Mbretit tonë…. Lëvdon Trimërinë, Zotësinë, Zemërbardhësinë e Mbretit….Të gjithë të ftuarit ngrihen në këmbë dhe pinë Shëndetin e Madhështisë së Tij…”
Ministri i Shqipërisë e kishte marrë fjalën pas orës 12 të natës. Ishte i parafundit në radhë, para ministrit amerikan Bernstein.
Në fjalën e tij z. Konitza e komplimetoi Ministrin Amerikan, z. Bernstein, si një njeri që bashkon në personin e tij dy gjëra, që rrallë janë të bashkuara-Ëndrrën dhe Veprimin: Zoti Bernstein, tha ai, është ”both a man of letters and a man of action, both a dreamer and a fighter”.�Konica shtoi se z. Bernstein pati fatin e çuditshëm të njihet dhe të fjaloset me figura historike si Papa Benedikti i XV dhe Presidenti Wilson, me shkrimtarë si Tolstoi dhe Bernard Shaw, me shkencëtarë si Mecnikof-i dhe Einstein-i, me artistë si August Rodin-i etj. I patrembur dhe i palodhur, si korrespondent lufte dhe kryengritjesh është futur në sheshet më të rrezikshme. Vetëm një popull kishte mbetur gjer tani i panjohur për zotin Bernstein-populli shqiptar dhe këtë popull do ta vizitojë për së afërmi si i Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.� Konica e shfrytëzoi mjeshtërisht fjalimin, për të vrarë me një gurë dy zogj; përgënjështrimin e shkrimeve të gazetarëve trillues, për të hedhur dritë mbi shpifjet kundër Shqipërisë dhe Mbretit, dhe së dyti për t’i bërë apel Ministrit amerikan para miqëve të tij dhe para gazetarëve, që ta shihte Shqipërinë me sytë dhe zemrën e tij, jo me të thënat e gazetave.
Faiku tha:- Një gjë që z. Bernstein ka për ta vënë re menjëherë është ndryshimi i madh në mes Shqipërisë siç është, dhe Shqipërisë siç e kanë përshkruar gazetarët.
Konica, shtoi se njeriu, mund t’i ndajë gazetarët në dy soje; gazetarët-historianë, që vazhdojnë me kujdes e me ndërgjegje historinë e sotme siç po bëhet në sytë tanë; dhe gazetarët poetë, të cilët nxjerrin lajme jo nga burime të jashtme, por vetëm nga fantazia e tyre. Gjer më sot më të shumtët gazetarë të huaj që janë marrë me Shqipërinë, janë të sojit të dytë, tha Faiku.
Kryediplomati shqiptar, Konica, e bëri për vete auditorin, kur filloi të tregojë shembuj konkretë. Salla shpërtheu në të qeshura e habi, kur ai tregoi: “Afro këtu e katër vjet më parë, qindra gazeta në Amerikë botuan lajmin se kish dalë në Shqipëri një vullkan dhe një liqen i Ri me ujë të nxehtë që valonte:- shumë qytete dhe fshatra u prishën….Ministri shqiptar në Washington nisi të marrë telegrame ngushëllimesh nga gjithë anët e Amerikës. Madje dhe vizita zyrtare u bënë në ambasadë. Pasi u kabllua në Tiranë, u mësua se gjithçka nuk ishte e vërtetë, lajmi ishte i çpikur nga rrënja në majë.”
Pastaj Konica kishte shtuar me ironi: Ndoshta gazetari- poet që çpiku këtë lajm kish parë çiliminj të lozin afër një pellgu me ujë duke djegur kashtë…Të qeshura…!
Pasi dha edhe disa shembuj të tjerë, Konica komentoi se: “Sot, gazetarët kanë hequr dorë nga vullkanet dhe liqenet me ujë të përvëluar, mania e tyre është të çpikin lajme mbi Mbretin e Shqiptarëve dhe Shqipërinë. Mbretin, herë e përshkruajnë si njeri të shkurtër e të trashë, të veshur pa shije, herë si njeri pa mëshirë, herë si njeri të trembur që ruhet tepër, e të tjera marrzira. Fakti është, tha Konica, se Mbreti Zog është një i ri 35 vjeçar, i qytetruar, i hollë, i veshur me shije dhe pa shkëlqim, jo vetëm më i dukshëm, por dhe më i zoti i të gjithë Mbretërve që rrojnë sot. Që të kuptojë njeriu zotësinë krijonjëse të tij duhet të ketë njohur Shqipërinë si ish para se ta merrte ai fuqinë, dhe si është sot. Vlera e një njeriu, veçan e një njeriu të kësaj shkalle, nuk matet me fantazi, por me studimin e kthjellët dhe të duruar të fakteve.”
Pas fjalës së Konicës drejtuesi i darkës kërkoi të ngriheshin në këmbë dhe të pinin shëndetin e Mbretit të Shqiptarëve.
Banketi përfundoi me dhurimin e një busti mermeri të z. Bernstein, vepër e skulptorit të njohur të kohës, Moses Dykaar, dhuratë e miqëve.� Ky banket madhështor u mbyll në orën 1 të mëngjesit të 1 prillit 1930. Shumë gazetarë i shtërnguan dorën Faik Konicës për informacionin e hollsishëm që dha për Shqipërinë dhe Mbretin Zog….�  
BERNSTEIN DREJT SHQIPËRISË

… Gazeta “Dielli”e 21 Marsit e përcaktonte kështu personalitetin e ministrit Amerikan Bernstein: “Shkrimtar i zoti, njeri me karakter, dhe me kurajë, z. Bernstein është një nga personalitetet më të forta të Amerikës. Është ay që e shtërngoi Henry Ford-in të heqë dorë nga lufta fanatike që industrialisti i madh kish vazhduar disa vjet me radhë kundër izraelitëve. Sot, z. Ford është një nga miqtë e çquar të z. Bernstein, i cili ka një shumicë miqësh këtu dhe veçan, gëzon miqësinë dhe besimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.�Në komentin e tij, Dielli shënonte se z. Bernstein shkonte si përfaqësonjës diplomatik në një vend që ka vuajtur qindra vjet dhe vazhdon së vojturi nga grackat dhe çpifjet e popujve të tjerë.�Dielli shfaqte bindjen se z. Bernstein do ta përkrahte popullin shqiptar dhe se shpejt ai do të shfaqte simpatinë për shqiptarët, me gjithë mungesat e mëdha.� Po ashtu Dielli shfaqte bindjen se”S’kemi asnjë dyshim se Shqipëria, e cila kurdoherë ka nderuar karakteret e forta dhe mendjet e holla, do ta bëjë z. Bernstein të ndjejë se është mes miqsh dhe si në shtëpinë e tij.”�  
Pasi prezantonte familjen e Ministrit Amerikan, artikulli mbyllej me urimin:”Vatra dhe Dielli, i urojnë udhë të mbarë!”

Filed Under: Featured Tagged With: Herman Bernstein-Faik Konica-Dalip Greca

Ambasadori Amerikan Kosnett: Kosova të ruajë fokusin…

August 5, 2019 by dgreca

-Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett/ 

PRISHTINË, 5 Gusht 2019-Gazeta DIELLI/ Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka nisur mandatin e tretë sot, me një takim me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në takimin me Ambasadorin Kosnett u diskutuan tema të rëndësishme për vendin, me theks të veçantë zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situata aktuale politike.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për ecurinë e procesit zgjedhor të LDK-së dhe theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme sa më parë. LDK-ja ka përgatitur programin qeverisës për qeverinë e re ku prioritet do të jenë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmbyllja e dialogut me Serbinë, përshpejtimi i proceseve integruese në strukturat euroatlantike, zhbllokimi i potencialit ekonomik përmes përkrahjes së sektorit privat, etj.

Ndërsa, Ambasadori Kosnett theksoi se është e rëndësishme që Kosova të ruajë fokusin e vet në fuqizimin e sundimit të ligjit, kthimit në tryezën e bisedimeve me Serbinë, për të arritur normalizim dhe për të krijuar mundësi të cilat lejojnë qytetarëve të Kosovës të kontribuojnë në prosperitetin e Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Vlora Dumoshi dhe Besian Mustafa, bën të ditur njoftimi i dërguar nga LDK.

Në 3 Gusht 2019 Isa Mustafa është rizgjedhur me aklamacion kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në Kuvendin e nëntë zgjedhor mori shumicën e votave nga 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve të LDK.Lidhja Demoratike e Kosovës, e themeluar në 23 Dhjetor 1989 nga Ibrahim Rugova derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës i zgjedhur edhe në krye të partisë dhe nga intelektualë të tjerë shqiptarë, në 23 Dhjetor 2019 e shënon 30  vjetorin. Më shumë se parti, LDK në fillimet e saj lindi si një lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci, në rrethana të rënda okupimi e të dhunës së egër. Që në atë kohë Rugova dhe LDK hapur përcaktonin pozicionin gjeopolitik – shpallnin idenë për shtetin e Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Kosnett-Kosova-Fokusi

Në kujtim të Monsinjor Zef Oroshit, Nxënësi i Ndre Mjedës

August 5, 2019 by dgreca

NGA FRANK HKRELI/ Ishte viti 1970, kur për herë të parë e takova Mons Dr. Zef Oroshin, në lagjen Bronks të Nju Jorkut.   Gjatë qëndrimit tim si refugjat në Itali, (1969-1970), për Dom Zefin dhe për aktivitetin e tij fetar dhe atdhetar në komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork, më kishte folur miku im në Romë, Dom Prenkë Ndrevashaj.   Por edhe në dy tre takime që kisha pasur me Ernest Koliqin në Romë, më kishte këshilluar që kur të arrija në Amerikë të takohesha menjëherë me Dom Zef Oroshin dhe t’i rrija afër, pasi mund të më ndihmonte në vazhdimin e studimeve në Amerikë, duke marrë parasyshë moshën time të re.

Ashtu edhe u bë!   Më të ardhur në Nju Jork, në fund të vitit 1970, kushëriri i nënës time Ndoc Vulaj, mik i ngushtë i Dom Zefit, më prezantoi tek Monsinjori të dielën e parë pas arrijtjes time në Amerikë — tek Kisha e parë Katolike Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e themeluar prej tij në Bronks të Nju Jorkut.  Ishte një takim, pas meshës, me Dom Zefin dhe me Ndoc Vulajn në qëndrën e kishës, sipër ndërtesës ku zhvillohej ceremonitë fetare.   Pyetja e parë që më bëri Monsinjor Oroshi, pasi u përshëndetëm ishte: si je me anglishten?   Unë ju përgjigja se kisha filluar ta mësoj anglishten gjatë qendrimit tim si refugjat në Romë, por jam i vetdijshëm, i thashë, se do të më duhet kohë që ta përvehtësojë si duhet.   Pa asnjë vonesë, madje edhe pa më pyetur fare, Dr. Oroshi merr telefonin dhe i telefonon dikujt.   Flet me të në anglisht për nja 5-6 minuta.

Merrja vesh ndonjë fjalë aty këtu, por thelbin e bisedës nuk e kuptova fare.   Sidoqoftë, Dom Zefi i kishte telefonuar një prifti jezuit që e njihte, në Universitetin e njohur Fordham në Nju Jork, i cili administrohet nga Kuvendi Jezuit.   Pas bisedës me të, Dr Oroshi më shpjegon se e kishte njoftuar profesorin amerikan se  në zyrën e tij kishte një djalosh të ri shqiptar refugjat i posa ardhur nga Evropa dhe se i kishte kërkuar atij të bënte çmos që të më mundësonte me çdo kusht dhe sa më parë,regjistrimin në Universitetin Fordham për kurse anglisht –për të mësuar anglishten sa më mirë dhe sa më shpejt, me objektivin për të vazhduar studimet që i kisha ndërpre, si përfundim i arratisjes.  “Nëqoftse dëshiron të përparosh në këtë vend”, më këshilloi Dom Zefi në takimin e parë me të, “Duhet të mësosh gjuhën e vendit, sepse pa gjuhën anglishte ke me mbetë mbrapa”, mu drejtua ai me një fytyrë serioze.

Monsinjor Oroshi ishte në dijeni se unë kisha kryer 5-vjet në një seminar katolik në Kroaci dhe natyrisht ia dinte vlerën gjimnazit klasik dhe donte që të mos habitesha duke gjetur çfardo pune në Amerikë, si të gjithë të rinjë shqiptarë të moshës time në atë kohë, sepse ashtu ishin rrethanat – shumë të vështira për imigrantët e rinj.   Dom Zefi më porositi të mos ndërprisja shkollën, por të vazhdoja studimet me çdo mënyrë.

Në të vërtetë, ashtu edhe ndodhi.   Me rekomandimin e Mons Zef Oroshit u regjistrova në Universitetin Fordham për kurse fillestare për gjuhën anglisht dhe mbrenda 6 muajsh e përvehtësova anglishten në nivelin e duhur, sa që u regjistrova si student i rregullt në Kolegjin shtetëror Lehman, në Bronks, pasi Univresiteti Fordham, si universitet privat, ishte shumë i shtrenjtë dhe nuk i kisha mundësitë financiare për tu regjistruar aty.

Në këtë ndërkohë, si në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për mbështetjen që Mons. Oroshi tregoi ndaj meje — në atë kohë kritike për mua në një vend të huaj — unë bëja çmos që t’i gjëndesha pranë kishës, për të ndihmuar me çfardo mundësie që kisha në dispozicion, atë dhe aktivitetet e qendrës së parë katolike shpiptare në Shtetet e Bashkuara.   Unë kisha filluar të tregoja shënja interesimi për gazetari, pasi edhe në Lehman College kisha marrë disa kurse në këtë degë dhe madje kisha filluar të shkruaja edhe artikuj modest, në anglisht, për gazetën studentore të kolegjit Lehman.

Mbështetjen e Mons Oroshit për mua, gjatë atyre viteve fillestare kritike për çdo immigrant në një vend të huaj, sidomos për një të ri si unë në atë kohë — e ruaj si një kujtim të pashlyeshëm dhe si një ndihmë të pazëvendsueshme për të ardhmen time, të cilën e kam vlerësuar gjithmonë si një besim të tij në mua personalisht, por edhe në breznitë e ardhëshme të shqiptarëve në këtë vend dhe në cilësitë dhe aftësitë e tyre pozitive për të ndërtuar një jetë të re dhe më të mirë në një vend të lirë e demokratik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishim gjetur strehim e mbështetje nga ky vend

Autori me Mons. Zef Oroshin në demonstratë kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës — për të protestuar vrasjen barbare të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist në vitin 1973 — para Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përball Misionit të Shqipërisë Komuniste në OKB.

Kisha Katolike Shqiptare dhe Lidhja Katolike botonin në atë kohë – revistën, “Jeta Katolike Shqiptare”, revistë e cila vazhdon të botohet edhe sot.   Monsinjor Oroshi, ndërkaq,më kërkonte ndihmën time në përgatitjen e shkrimeve nga autorë të ndryshëm që dërgonin artikujt e tyre për botim në revistën e Lidhjes Katolike – siç e kuptova më vonë, më shumë për të ndihmuar zhvillimin tim në këtë fushë, se sa i ndihmojshe unë atij, por në të vërtetë, qëllimi i tij përfundimtar ishte që të merrja përvojën e duhur në përgatitjen e revistës, ndërsa njëkohësisht më inkurajonte të shkruaja edhe artikuj me subjekte që preferoja unë.   Kështuqë, me ndihmën e Mons. Oroshit, unë hodha hapat e para drejtë gazetarisë, duke shkruar edhe artikuj në gjuhën shqipe për një organ, siç ishte revista Jeta Katolike e Nju Jorkut.   Kjo nismë, për një 20-vjeçar, më dukej mua një arritje e madhe duke marrë parasyshë se përveç shkollës 8-vjeçare unë nuk kisha përdorur gjuhën shqipe në shkollë ndërkohë që shqipja ime linte shumë për tu dëshiruar.   Me hapa të ngadalshëm por të sigurtë, nën mbikqyrjen e Mons Oroshit, revista filloi të botonte aty këtu ndonjë shkrim timin dhe eventualisht, falë edhe interesimit tim për këtë fushë veprimtarie, arrijta të bëhem edhe anëtar i redaksisë.   Kështuqë, jepja kontributin tim modest në përgattijen e secilit numër të Jetës Katolike, për atë kohë që isha pranë Kishës Katolike Shqiptare dhe nën mbikqyrjen e Drejtorit Përgjegjës, Mons Zef Oroshit.   Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1974, kur u largova për në Washington për të filluar punën pranë Zërit të Amerikës, në gjuhën shqipe.

Kanë kaluar pra pothuaj 50-vjet ç’prej asja kohe kur Dom Zefi më ndihmoi të hidhja hapat e parë drejtë gazetarisë – një fushë veprimi kjo, që eventualisht u bë profesioni im i jetës për më shumë se 30-vjetë, për një ent ndërkombëtar lajmesh dhe informacioni, me fame botërore, siç ishte Zëri i Amerikës. – duke më hapur kështu rrugën e punësimit në Zërin e Amerikës.   Ishte Dom Zef Oroshi ai që më dha mundësitë e para për të zhvilluar mëtej interesimin tim në fushën e gazetarisë, duke më bërë pjesë të redaksisë së revistës, “Jeta Katolike”, të cilën ai me disa bashkpuntorë të tij e kishte themeluar disa vite më parë.   Mund e them pa asnjë dyshim, se përvoja ime fillestare në gazetari — me mbështetjen dhe durimin e Monsinjor Oroshin — në revistën Jeta Katolike, më ka hapur përspektiva të pa imagjinueshme në jetën dhe në karierën time prej më shumë se 30-vitesh në Zërin e Amerikës, ku kam ushtruar detyra të ndryshme në fushën gazetareske, si korrrespondent, si redaktor, producent, shef i Shërbimit shqip të VOA-s dhe detyra të tjera më të larta, përfshirë, ndër të to, edhe Drejtor i Divizionit Evropian dhe zëvëndës Drejtor për ish-Bashkimin Sovjetik, gjatë periudhës ndoshta më interesante të historisë së shekullit të kaluar, atë Luftës së Ftoftë dhe më vonë, pas pensionimit nga qeveria federale, si autor e publicist modest, që falë të Madhit Zot, vazhdoj edhe sot, sipas mundësive.

Nuk jam i sigurt se cila do të kishte qenë kariera ime dhe çfarë drejtimi do të kishte marrë jeta ime në përgjithësi, po të mos kisha pasur ndihmën dhe këshillat e Mons. Zef Oroshit dhe bashkpuntorëve të tij në atë kohë.   Për këtë ndihmë dhe mbështetje fillestare, Monsinjor Oroshit i mbetem mirënjohës për gjithmonë.   Ai ishte burrë, fetar dhe patriot, ashtu siç ishin shumë burra të brezit të tij të pas Luftës së dytë Botërore– në kuptimin e vërtetë të fjalës — mësimet e të cilit për gazetari dhe këshillat e tija për jetën dhe dashurinë për Atdheun, në përgjithësi, për një refugjat 20-vjeçar në atë kohë, ishin të pazëvendësueshme.   Por mbi të gjitha, atdhedashuria e tij dhe veprimtaria e tij fetare dhe patriotike, pa asnjë interes personal — ishin dhe mbeten një mësim tjetër jetësor për mua – një përvojë që më ka ndjekur gjithë jetën dhe karierën time.

Si njëri që ka shërbyer në moshë të re, si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane (LKSHA) dhe si anëtar i Këshillit Redaktues të organit Jeta Katolike të LKSHA, në fillim të 1970-ave – pra, si një bashkpuntor i ngusht i Mons Oroshit në botimin e revistes Jeta Katolike Shqiptare — e ndjejë veten të nderuar dhe të privilegjuar me ftesën që më bëri autori Tomë Mrijaj për të kujtuar me pak fjalë Mons Zef Oroshin, në librin e tij të posa botuar, në këtë 50-vjetor jubilar historik – veprimtaria e të cilit mbetet trashëgimi e pashlyeshme jo vetëm për Kishën Katolike Shqiptare në mërgim, por edhe për Kishën e shumë vuajtur në Shqipëri dhe në të gjitha trevat shqiptare.   Dom Zef Oroshi, me rastin e themelimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, (LKSHA) më 16 Qershor, 1962, në një kohë kur Kisha Katolike Shqiptare po martirizohej nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – ish-udhëheqsi i komunitetit katolik shqiptaro-amerikan, me fjalë optimiste dhe profetike, ishte shprehur se me themelimin e kësaj qendre:“Jemi nji shkëndi e vogël, që me ndihmë të Zotit do të bahemi dritë e madhe, me shëndritë dhe votrat e errësueme në Atdhe.”   Në të vërtetë ashtu edhe ndodhi.   Ishte Mons. Rrok Mirdita, të cilin Mons Oroshi e kishte sjellur nga trojet shqiptare nën Malin e Zi  për të punuar me të në Nju Jork–ai i cili pas shembjes së komunizmit u caktua nga Vatikani për tu këthyer në Shqipëri për të ngritur Kishën Katolike në Shqipëri, të shkatërruar nga komunizmi.

Profecia e tij u vërtetua.   Veprimtaria fetare dhe atdhetare e Monsinjor Zef Oroshit ishte vendimtare, jo vetëm për mbajtjen gjallë të traditës dhe historisë së Kishës Katolike Shqiptare në mërgim, por edhe për Kishën e shumë vuajtur në Shqipëri dhe në të gjitha trevat shqiptare.   Themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptare në vitin 1962 dhe themelimi më vonë i Kishës së parë Katolike Shqiptare në Amerikë, nga Mons. Oroshi me ndihmën e At Andre Nargaj, me shumë bashkpuntorët e tyre, i parapriu, jo vetëm, asaj që sot është famullia e parë katolike shqiptare në Amerikë, “Famullia e Zojës së Shkodrës” në Hartsdale të Nju Yorkut, që  sot është një qëndër veprimtarie të larmishme fetare, kombëtare, gjuhësore e kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan në pëgjithësi dhe pa dallime fetare as krahinore – por edhe simbol i ringjalljes së Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë, në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, pas pothuaj 50-vuajtjesh e persekutimesh komuniste — ndër më të egërat në ish-vendet komuniste.

Rëndësinë fetare, kulturore dhe kombëtare të përurimit të Kishës së parë Katolike Shqiptare në Nju Jork, e ka shprehur, ndoshta, më së miri në atë kohë, Ernest Koliqi, i cili në revistën “Shëjzat” ka shkruar me atë rast, se përveç dobisë shpirtërore, kisha e re do të shërbente edhe si qëndër veprimtarishë kombëtare: “Na tue u nisë nga pikëpamja shqiptare, dëshirojmë të theksojmë këtu vlerën e një organizimi i cili, në flakë e në dritë të fesë – nevojë urdhënore e njerëzve sidomos kur mjerohen nga goditjet e fatit si janë të mërguemit – synon të mbajë gjallë zakone e doke, thjeshtë kombëtare, dmth. të ruaj në vend të huaj pasuninë ethnike të trashigueme nga të parët, pasuni që na lejon m’u quejtë Shqiptarë në botë.’’

Nuk kam asnjë dyshim se përveç nevojave shpirtërore të besimtarëve katolikë shqiptarë, themelimi i Kishës dhe Qendrës Katolike Shqiptare në Nju Jork, në mendjen dhe zemrën e Mons. Zef Oroshit, kishte për objektiv gjithashtu edhe ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe të traditës kombëtare, përfshir gjuhën dhe kulturën shqiptare.   Një prej kontributeve të Mons. Oroshit në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe – është edhe botimi i Katër Ungjijve, sipas Matheut, Markut, Lukës e Gjonit, si edhe Punët e Apostujve – një përkthim  ky që Martin Camaj e kishte cilësuar si një “ngjarje kulturore”, në të cilin shton ai, Mons Oroshi ka ndjekur mjeshtrin e vet, Dom Ndre Mjedën, të cilit Oroshi edhe ia ka kushtuar atij ketë vepër fetaro-kulturore.

Veprimtaria e përgjithëshme prej dekadash e Mons. Zef Oroshit duhet të shikohet nga kënd-veshtrimi i punës së tij me moton e Lidhjes Katolike Shqiptare, për objektivin e rëndësishëm për të ardhëmen — “Për Fe e Atdhe” — të lidhura e të bashkuara ngusht me unazën, “Përparim”, trashëguar nga para-ardhësit e tij kishtarë dhe atdhetarë shqiptarë, edukatorët e tij, si Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishta.   I frymëzuar nga mësuesit e tij, Fishta e Mjeda, Dom Zefi ishte një vijues i denjë i traditave të mira Kombëtare, të gërshetuara me kulturën e shëndoshë perëndimore-amerikane.   Ky pra ishte Monsinjor Oroshi që kam njohur unë dhe të cilin e kujtoj gjithmonë me nderim dhe respekt, i cili ka patur një influencë jashtzakonisht të madhe në jetën, karierën dhe veprimtarinë time në përgjithësi.

I lavdishëm qoftë sot dhe gjithmonë kujtimi i Mons Dr. Zef Oroshit dhe i të gjithë atyre burrave dhe burrneshave të asaj gjenerate – të cilët u detyruan të largoheshin nga regjimi komunist enverist prej Atdheut të tyre, të cilin e donin pa asnjë kusht., e për të cilin nuk pushuaan kurrë së punuari për t’ia ruajtur nderin dhe emrin e mirë në botë – burra këta që sot i mungojnë kombit dhe që, fatkeqësisht, nuk jam i sigurt nëse vinë më në trojet tona.

*Këto kujtime janë pjesë e librit, “Mons Dr. Zef Oroshi-Në Jubileun e 50-Vjetorit të meshës së parë shqip në Shtetet e Bashkuara”,të autorit, Tom Mrijaj, botuar këtë fund jave në Shkodër, e të cilin e falënderoj që më dha mundësinë të bëhem pjesë e kësaj nisme, për të nderuar, Mons. Dr. Zef Oroshin.

Përfaqësia e Kishës Katolike Shqiptare me në krye Monsinjor Dr. Zef Oroshin, në paradën kushtuar Ditës së Bronksit, 1972

Darkë e shtruar nga Këshilli i Kishës Katolike Shqiptare në Bronx me në krye Monsinjor Dr. Zef Oroshin në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për Sekretarin e Lidhjes Katolike Shqiptare, Frank Shkreli me rastin e largimit të tij nga Nju Jorku për në Washington, për të filluar punën në Zërin e Amerikës, Qershor, 1974

Frank Shkreli falënderon me këtë rast, Monsinjor Dr. Zef Oroshin për ndihmat dhe këshillat e tija dhe njëkohësisht edhe Këshillin e Kishës Katolike Shqiptare për bashkpunimin dhe ndihëmesën e tyre gjatë periudhës që kishte shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike, të themeluar nga Monsinjor Dr. Zef Oroshi.

*Këto kujtime janë pjesë e librit, “Mons Dr. Zef Oroshi-Në Jubileun e 50-Vjetorit të meshës së parë shqip në Shtetet e Bashkuara” e autorit, Tom Mrijaj botuar këtë fund jave në Shkodër “

Frank Shkreli duke mbajtur fjalimin e rastit në demonstratën — kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës –protestë e udhëhequr nga Mons. Dr. Zef Oroshi —- para Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përball Misionit të Shqipërisë Komuniste në OKB, për të protestuar vrasjen barbare të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist shqiptar në vitin 1973.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank Shkreli-Monsinjor Zef Oroshi-MJEDA

Mallkuar qofshin pushimet politike

August 5, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Këto pushimet politike më kujtojnë atë këngën e Loretta Goggit, Maladetta Primavera, veçse me versionin, mallkuar vera, pushimet verore etj. Pasi është si të luash mendsh kur pas nji viti skandalesh politike, Edi Rama kuvendon akoma nga fejsbuku, tallet, ironizon, si kryeministër i Shqipërisë. Një vend si Shqipëria do e meritonte plotësisht një shpërbërje qeverie dhe çuarjen e vendit në zgjedhje, ashtu si Greqia, ashtu si edhe po veprojnë shqiptarët në pjesë e epërme të kombit, Kosovë. Mirëpo ndodh e kundërta tek ne, njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Eshtë shumë e thjeshtë në demokraci, dështove, hap krahun. Kurse kryeministri në Shqipëri grindet me ndonjë qytetar në fejsbuk sa për të thënë se ka dikë kundërt, grindet dhe e ironizon tallur çfarë ka qejf me mendjen e mbushur se nuk ka humbur aspak nga reputacioni si qeveritar i ligjshëm i vendit. 

Për më keq akoma kjo fushatë e dyzuar e opozitës, ca me regjistrimin për zgjedhje në 13 tetor, ca me takime nëpër Shqipëri siç edhe po vepron Lulzim Basha. Pa mënjanuar edhe komunitetin artistik në lidhje me godinën e teatrit kombëtar, një opozitarizëm për t’u patur zili, megjithëse nga ana tjetër nxorri në pah një hendek të madh social atë të mospërkrahjes së njëri-tjetrit karshi objekteve të kultit të fjalës. Aq sa të vjen keq kur e shikon një aktore ikonë me një karrierë dyzetëvjeçare që përulësisht të thotë se partia e saj është arti. Shoqëria karshi duket si një tren që rend përbri saj, indeferent, pa e kuptuar se nuk po vret artistin apo artin në përgjithësi por vetveten. Dhe të parët që po e bëjnë këtë janë ata që përkrahin ca dështakë si Edi Rama. Ndaj sa herë hedh sytë nga Shqipëria të kujtohet ajo kënga e vjetër, mallkuar qofshë moj verë pushimesh. Pasi nuk po e merr vesh i pari të dytin. Nuk po kuptojmë se ku janë standartet demokratike të një shtetari? Ku ato të një opozitari? Dhe ku ato të një shoqërie që kujton se është e denjë për komunitetin europian ndaj i duket normale të ndahet jo në tresh, por në katër, pesë a gjashtëfishin e vet. Nuk e di se çfarë skandali tjetër duan më së pari opozitarët që kanë filluar të pëshpërisin për zgjedhje të reja por me Edi Ramën. Ka qënë një vit skandalesh dhe ja ky i fundit me kryetarin e bashkisë së Durrësit. Nuk e di përse i duhen Lulzim Bashës këto takimet në rrethe, kur rrethet, ruralizmi në përgjithësi i është mbushur mendja më përpara se vet Bashës që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Dhe se Edi Rama nuk njeh asnjë koncept a standart demokracie veç uni të tij prej të parruari, shalvarexhiu, a mjaftisti me ideologji te tipit Enver Hoxha. Hiqeni nga mendja se do ta hiqnin Edi Ramën me delikatesë europiane a amerikane. Lërini pushimet menjanë dhe kthejuni shesheve, fillojeni nga teatri sa nuk është vonë. Lërini deklaratat me shtatorin se gjoja në shtator do filloni nga protestat. Protestat nuk njohin vapë, nuk njohin pushime, nuk njohin deklarata personale por në grup opozitar. Nuk është tragjedi kombëtare të zbythësh Edi Ramën, tragjedi është t’i japësh kohë të kakarisi. Eshtë një absurditet i gjithi që skandal pas skandali dhe ai del më i fortë. Nga ana tjetër një opozitë që edhe bën fushatë, edhe deklaron, edhe distancohet, edhe shkon e regjistrohet. Çfarë do bëj edhe opozita votime siç bëri Edi Rama në 30 qershor? Eshtë absurditet ramist ky jo opozitar. Nuk ka demokraci me këtë logjikë. Nuk fitohet kështu. Madje opozita sot duhej të ishte më e bashkuar. Biles i bëni thirrje edhe presidentit t’i lëri mënjanë sportivitetet  malore, të lëri edhe postin e presidentit se vlen më shumë si opozitar. Mjaft e latë me pushime Edi Ramën. Dhe lëri justifikimet se shqiptarët po pushojnë. 5% e shoqërisë ka privilegjin e pushimeve, të tjerët janë argatë të vapës, të të folurit me veten, pritjes etj. Sikur 100 skandale të tjerë të publikoni, Edi Rama nuk dorëhiqet. Sikur gjithë Europa t’i kthehet kundër, sikur Amerika, ai nuk dorëhiqet. Dhe nuk njeh kënd tjetër veç mendjes së tij. Kjo është simptoma e regresit tonë dhe ne e kemi plot historinë me shembuj të tillë. Kaq…, ndaj mbushni sheshet. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Pushimet Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 924
  • 925
  • 926
  • 927
  • 928
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT