• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lufta kundër paragjykimeve etnike, më e vështirë se thyerja e atomit

August 4, 2019 by dgreca

Nga Nikë Gashaj/

Paragjykimet etnike paraqesin një problem të madh shoqëror. Ato shfrytëzohen për nxitjen dhe përhapjen e antagonizmave dhe konflikteve në mes grupeve dhe popujve dhe me të vërtetë në atë aspekt edhe kanë sukses. Për ata, ndaj të cilëve janë të dedikuara, paragjykimet etnike paraqesin vështirësi, mjerim dhe fatkeqësi, meqënëse ua vështirësojnë jetën, duke u manifestuar gati në të gjitha sferat e jetës. Paragjykimet në jetën e atyre ndaj të cilëve ekzistojnë, negativisht ndikojnë dhe manifestohen në diskriminimin në punë – nuk i kanë mundësitë e barabarta të punësimit, në shumë vende të punës nuk pranohen; marrin rroga më të vogla, më vështirë përparojnë në punë; janë të diskriminuar në shkolla; në disa situata trajtohen në mënyrë të pabarabartë para ligjit etj. Mu për këtë rëndësi shoqërorë të paragjykimeve etnike janë bërë përpjekje të mëdha në kërkimin e mënyrave dhe metodave efikase të luftimit kundër paragjykimeve. Në literaturën e psikologjisë sociale përmenden mënyrat e ndryshme të luftës kundër paragjykimeve.

                                                      Normat ligjore 

Një mënyrë e cila është kontestuese, është nxjerrja e normave ligjore kundër manifestimit të paragjykimeve. Ka pasur diskutime të shumta mbi atë se a është legjislacioni mjet efikas në luftën kundër paragjykimeve dhe diskriminimit ndaj disa grupeve. Disa autorë janë të mendimit se ligjet nuk mund të kenë ndikim, sepse për t’u liruar nga paragjykimet njerëzit duhet më parë të edukohen. Ndërsa një numër i autorëve të tjerë nënvizojnë se edhe me përdorimin e normave juridike është e mundur që të ndalohen dhe të kufizohen paragjykimet etnike. Rregullat ligjore jo vetëm që çojnë deri të lehtësimi i jetës së grupeve pakicë ndaj të cilave ekzistojnë paragjykimet, por shpien edhe deri te ndërrimi i qëndrimeve ndaj tyre – theksojnë ata që janë ithtarë të rëndësisë së legjislacionit në luftë kundër paragjykimeve. Pikëpamjet e fundit duket se janë më të arsyeshme dhe në favor të tyre dëshmojnë edhe shumë të dhëna. Për shembull, Ligji mbi desegregacionin, i nxjerrë në SHBA dhe në krahinat në të cilat ka pasur shumë paragjykime, ka nxitur më pak rezistencë sesa që është paramenduar, ose fare nuk ka shkaktuar kundërshtime. Një gjë të tillë e vërtetojnë edhe faktet mbi formimin e njësive të përbashkëta ushtarake prej zezakëve dhe të bardhëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Deri te Lufta e Dytë Botërore, parimisht, ushtarët zezakë dhe ushtarët e bardhë kanë qenë në njësi të ndara ushtarake. Para se të implementohet vendimi i formimit të njësive të përbashkëta, janë bërë hulumtime mbi mendimin e ushtarëve të bardhë, veçanërisht të eprorëve të tyre të bardhë, mbi formimin e njësive të përbashkëta. Rezultatet e hulumtimeve të tilla kanë treguar se tek ata ka ekzistuar një rezistencë e madhe ndaj zbatimit të një mase të tillë. Është shprehur mendimi se njësitë e përbashkëta ushtarake nuk do të mund të funksionojnë dhe në pikëpamje ushtarake do të jenë më të dobëta dhe të paafta. Ndërkaq, kur është zbatuar desegregacioni dhe kur janë formuar njësitë e përbashkëta ushtarake, është vërtetuar se parashikimet e tilla nuk janë treguar të sakta. 

Mirëpo, jo vetëm kaq, por hulumtimet kanë vërtetuar se te një numër i madh i të bardhëve janë spastruar dhe liruar qëndrimet negative ndaj zezakëve, ose janë zbutur në një masë të madhe. Sot, në një shkallë të lartë konsiderohet se lufta kundër paragjykimeve nëpërmjet normave ligjore ndikon në ndërrimin e qëndrimeve dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira interetnike dhe ndërnjerëzore.

Legjislacioni ndikon para së gjithash, në atë lloj të paragjykimeve të cilat nuk janë thellë të rrënjosura në personalitetin e individëve, në paragjykimet të cilat burimin e kanë, në radhë të parë, në botëkuptimet e veta të përhapura konformiste. Si mjet tjetër, në luftë kundër paragjykimeve përmendet informimi sistematik mbi paarsyeshmërinë e paragjykimeve. Edhe pse, marrë në përgjithësi, një informim i tillë paraqet një mjet të dobishëm, ajo nuk është gjithëherë efikase dhe nuk jep çdoherë rezultate të dëshirueshme dhe të pritura. Shkaku i kësaj është, ndër të tjerat, ekzistimi i të ashtuquajturave barriera psikologjike në komunikim, sikurse disa autorë e nënvizojnë atë (Hyman dhe Sheatsly). 

                                                              Informacioni

Shpeshherë, ata të cilëve u janë dedikuar informatat, dhe ajo kur ka të bëjë me luftën kundër paragjykimeve – janë personat me paragjykime, prandaj informatat e tilla nuk i pranojnë fare. Ata informatave të tilla u ikin dhe u shmangen. Është vërtetuar se informatat e tilla mbi disa grupe etnike që janë dhënë me qëllim që të zvogëlohen paragjykimet ndaj tyre, i kanë përcjellur, para së gjithash, pikërisht pjesëtarët e atyre pakicave, ndërsa popullata tjetër, së cilës i janë kushtuar informatat e tilla, fare pak. Një efekt më të madh sesa infomatat nëpërmjet mjeteve masive të informimit e kanë ligjëratat sistematike në shkolla dhe kurset e seminaret.

Ndërkaq, edhe në ato raste kur ekzistojnë mekanizmat e fuqishëm mbrojtës, të cilët shfrytëzohen për mbajtjen apo ruajtjen e paragjykimeve, informimi mbetet i paefektshëm. Të dhënat, për shembull, tregojnë: se studentët nga shtetet e jugut të SHBA-së, kanë pasur paragjykime më të mëdha ndaj zezakëve sesa që i kishin personat më pak të arsimuar nga veriu. Edhe pse studentët dinë shumë më tepër mbi problemet racore dhe janë shumë më mirë të informuar mbi grupin etnik ndaj të cilit ekzistojnë paragjykimet, megjithatë tek ata paragjykimet mbeten. Është treguar se ata konsiderojnë se zezakët nuk janë, në esencë, në një pozitë më të keqe dhe se trajtimi i tyre u përgjigjet kushteve ekzistuese shoqërore. Përdorimi i mekanizmave të ndryshëm, para së gjithash, i mekanizmave të racionalizimit, ndihmon që paragjykimet të qëndrojnë edhe  përkundër informatave të cilat tregojnë paarsyeshmërinë e tyre.

                             Efektet e kontaktit të drejtëpërdrejtë

Mjeti i tretë, i cili shpeshherë përdoret dhe shpesh konsiderohet efikas, është kontakti i drejtëpërdrejtë me grupet ndaj të cilave ekzistojnë paragjykimet. Mirëpo, duhet theksuar se edhe kontaktet e tilla nuk kanë gjithmonë si pasojë zvogëlimin e paragjykimeve. A do të ketë kontakti efekt apo jo në pakësimin e paragjykimeve, varet nga natyra e kontaktit dhe marrëdheniet në mes të atyre te të cilët ekzistojnë paragjykimet.

Kontakti i fermerëve të bardhë dhe punëtorëve zezakë, të punëdhënësve të bardhë dhe të punëtorëve të tyre zezakë nuk do të ndikojë në pakësimin e paragjykimeve ndaj zezakëve. Punëdhënësit e bardhë edhe më tutje diskriminimin e vet ndaj zezakëve e kanë shpjeguar me të kaluarën historike, si raport ndaj personave më pak të aftë dhe më pak të vlefshëm dhe kanë qenë të mendimit se diskriminimi është i arsyeshëm. Ndërkaq, te personat me interesa të ngjashme, me status të njëjtë  dhe me qëllime të njëjta, kontakti i drejtëpërdrejtë mund të ketë efekt pozitiv. Një efekt të tillë e ka, për shembull, kontakti ndërmjet pjesëtarëve të zi dhe të bardhë të sindikateve. Një efekt të tillë e ka pasur edhe kontakti në situatën e luftës në njësitë e përbashkëta të zezakëve dhe të të bardhëve. 

Mundësinë e efektit pozitiv të kontaktit e vërtetojnë edhe disa hulumtime, ndër të tjerat edhe i ashtuquajturi eksperimenti aksional, të cilin e kanë bërë dy hulumtues (M. Deutsch dhe Collins) me organizimin e banimit të përbashkët, të banimit në të njëjtin vend dhe në të njëjtat ndërtesa të të zinjëve dhe të bardhëve. Duke vërtetuar zhvillimin e paragjykimeve të të bardhit para një aksioni të tillë dhe pas një kohe të zbatimit të një aktiviteti të tillë, pasi që ai është zbatuar, kanë konstatuar se në një masë të dukshme janë pakësuar apo zvogëluar paragjykimet ndaj zezakëve. 

Një numër i madh i verifikimeve tregon, se veçanërisht një ndikim efikas në zvogëlimin e paragjykimeve e kanë personat me autoritet, e para së gjithash, prindërit. Konsiderohet se sikur prindërit në vend të paragjykimeve t’i mësonin fëmijët marrëveshje dhe tolerancë, nuk do të vihej as deri te formimi i një pjese të madhe të paragjykimeve. 

Duke zbatuar luftën kundër paragjykimeve, duhet të kihen parasysh mbi të gjitha ata faktorë të cilët kontribuojnë me sukses në tentimin i ndërrimeve të qëndrimeve. 

Njohjet shkencore tregojnë se pa marrë parasysh se sot ka mënyra të shumta dhe të dobishme të luftës kundër paragjykimeve, mënyrë të sigurt për mënjanimin e tyre nuk ka. Paragjykimet është vështirë t’i largosh dhe të lirohesh prej tyre. Një autor thotë se është më vështirë të prishen ato se të bësh thyerjen e atomit. Duhet të theksohet se efekti i luftës kundër paragjykimeve varet nga lloji i paragjykimeve. Derisa paragjykimet, të cilat burimin e vet kryesor e kanë në konformim, largohen më lehtë, ndërsa paragjykimet të cilat kanë rrënjë më të thella në personalitet, është më e vështirë për t’i zbatuar dhe suksesi në largimin e tyre është i vogël. Arsyeja është në vështirësinë që paragjykimet të mënjanohen dhe në shkaqet e shumëfishta të cilat manifestohen në vazhdimësi dhe që nxisin paragjykime. 

Momentet ekonomike janë një ndër shkaqet kryesore të manifestimit të paragjykimeve si fenomen shoqëror, mu për këtë arsye vetëm ndërrimet radikale në strukturën ekonomiko-shoqërore edhe mund të shpien deri te efektet me rëndësi. Ndërrimet e tilla do të kontribuojnë që edhe disa shkaqe psikologjike të manifestimit të paragjykimeve të humbin në domethënien e vet. Me ndalimin e rrezikimit ekonomik dhe të pasigurisë, me kënaqjen e synimeve dhe qëllimeve për afirmim dhe prestigj, kur do të çmohet çdo punë dhe çdo formë e saj, do të pakësohen dhe dobësohen dhe burimet psikologjike të shfrytëzimit të paragjykimeve me qëllim të kënaqjes të nevojave të ndryshme dhe dëshirave të njeriut.                                                          

                                        Idetë mbi  superioritetin e racave

Kërkesat për një pozitë të veçantë të ndonjë grupi në krahasim me grupin a grupet e tjera kanë qenë fenomen mjaftë i shpeshtë gjatë historisë. Këso kërkesa janë manifestuar në marrëdhënie ndërmjet grupeve brenda një shteti a në marrëdhënie ndërmjet popujve në komunitetin ndërkombëtar. Më së shpeshti kërkesat e tilla mbështeten në teori raciste, të cilat shfrytëzojnë shkencat natyrore, biologjike, antropologjike etj. për arsyetimin e kërkesave për pozitë të privilegjuar.

Përfaqësuesit e ndryshëm të rrymave të caktuara të sociologjisë antropologjike, biologë, mjekë, filozofë, psikologë, politikanë etj. në bazë të matjeve antropologjike, shtatit, formës së kafkës, të mollëzave, të hundës, të buzëve, të analizave të grupit të gjakut, të cilësive të anëtarëve të grupit, të ngjyrës së lëkurës, të syve, të flokëve, të rezultateve në fushat e shtetësisë, shkencës, artit etj. janë përpjekur për të vërtetuar shkencërisht ekzistimin e racave të “larta”, pjesëtarët e të cilave kanë aftësi më të mëdha intelektuale e fizike dhe i kontribuojnë shumë më tepër zhvillimit dhe përparimit shoqëror, ekonomik, kulturor etj. dhe racave të “ulta”, gjë që të parave u jep të drejtë të jenë bartës të civilizimit”.

Idetë mbi superioritetin e racave janë të njohura që nga antika. Aristoteli(shekulli IV p. ep. sonë) konsideronte se grekët, për shkak të pozitës gjeografike që mbajnë dhe kualiteteve që kanë, janë të predistinuar që të sundojnë botën. Sipas Aristotelit, disa njerëz nga natyra lindin të lirë, të tjerët si robër; disa janë të përcaktuar të nënshtrohen, të tjerët të sundojnë, e kjo vlen edhe për popuj. Sipas kësaj, për nga natyra grekët janë të lirë, ndërsa barbarët janë robër”.

Në shekullin XIX dhe në pjesën e parë të shekullit XX Gobino(A. J. Gobineau, 1816-1882), Frensis Golton(1822-1911), Lauzha (G. De Lapouge, 1854-1936), Niçe (Friedrich Nietzsche, 1844-1900), Çemberlen(Houston Stewart Chamberlain, 1855-1926 ose 1927), etj. flasin për dallimet ndërmjet njerëzve dhe racave, duke vënë racën ariane në vend të parë, si racë superiore e njerëzve shtathedhur dhe bjondë.

Idetë e këtilla kanë hasur në përkrahje më të madhe në Gjermani gjatë pjesës së dytë të shekullit XIX, kur më qartë artikulohen kërkesat për vendin dhe rolin e veçantë të racës gjermane në Evropë dhe në botë, si racë që është moralisht dhe fizikisht superiore ndaj racave të tjera.

                                              Paragjykimet ndaj shqiptarëve

Krejt këto s’do të meritonin të përmendeshin, sikur idetë e tilla të mos kishin pasur në të kaluarën, por edhe në ditët e sotme implikime edhe në shqiptarë. Vlladan Gjorgjeviqi, Stojan Protiqi, Nikolla Pashiqi dhe racistët e shovinistë të ndryshëm, janë përpjekur që t’i paraqesin shqiptarët si popull të paqytetëruar, të prapambetur, të paedukuar, papunëtorë(përtacë), dinakë, frikacakë, të dobët, agresivë, dhunues etj.

Kualifikimet e këtilla kanë qenë çdo herë në funksion të përpjekjeve për të siguruar pozitë të privilegjuar a dominuese për një popull a për një grup, në dëm të popujve të tjerë a grupeve të ndryshme. Si të këtilla, ato janë biologjikisht joshkencore e moralisht për gjykim. Pikërisht për këtë Ashraf Pahlavi, përpjekjet për për të vërtetuar inforioritetin e njerëzve vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës a karakteristikave etnike, i ka çmuar si shenja të”mendjes së luajtur ose devijimit shpirtëror”.

Shqiptarët në Jugosllavi pas Luftës së Parë Botërore trajtoheshin si pakicë kombëtare, por ishin të privuar nga të gjitha të drejtat e parapara me sistemin e Lidhjes së Kombëve. Ata i ishin ekspozuar shtypjes më brutale dhe presionit më të vrazhdë për t’u shpërngulur, shkombëtarizuar ose asimiluar(vrasjes, rrahjes, djegies së fshatrave, dëbimit nga toka, marrjes së shtëpive, të pasurisë, të kullotave dhe pyjeve, të ndalimit të përdorimit të gjuhës amtare, të zhdukjes së zakoneve popullore etj.). Kështu, Kosova ishte shndërruar “në një vend mundimi të tmershëm të popullit”që kanosej me”zhdukjen e popullatës shqiptare”( prof. Zejnullah Gruda).

Për këtë arsye shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera të ish-Jugosllavisë i kishin përqafuar dhe mbështetur shpresat e veta për zgjidhjen e çështjes kombëtare në “parimin kombëtar” ose në Kartën e Atlantikut. Nga ana tjetër, burrat e shteteve atëherë përsëritshin shpesh se zgjedhja e drejtë e çështjes kombëtare mund të arrihet me sendërtimin e së drejtës së kombëve për vetëvendosje, prandaj Konferenca themeluese e Këshillit Nacional Çlirimtar të Krahinës së Kosovës, e mbajtur në Bujan, më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, proklamonte besnikërinë respektimit të vullnetit të popullit, që ishte plotësisht në frymën e të gjitha qëndrimeve të shpallura përpara dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rezoluta theksonte se “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit… si gjithë herë, ashtu dhe sot, dëshironin të bashkohet me Shqipërinë”dhe shprehej besimi se si rezultat i luftës së përbashkët do të vijë koha”kur të gjithë popujt, pra edhe shqiptarët, do të mund të  deklarohen për fatin e vet me të drejtën për vetëvendosje deri në  shkëputje”. Në shtete demokratike rastet e shkëputjes janë zgjedhur relativisht lehtë. Kështu ka ndodhur p.sh. me ratin e ndarjes së Norvegjisë dhe të Suedisë, por edhe tash me rastin e ndarjes së Çekosllovakisë në Çeki dhe Sllovaki. Në shtetet despotike, hegjemoniste dhe imperialiste, ndryshe nga shembujt e mëparshëm, qëllimi I cilitdo popull për t’u shkëputur pritet madje me përpjekje për t’u shtypur me armë, siç ka ndodhur me rastin e shthurjes së ish-Jugosllavisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nik Grishaj-Paragjykimet Etnike

Presidenti Wilson -Një fanar për lutjet e shqiptarëve

August 3, 2019 by dgreca

Nga Jahja LLUKA/

 U mbushën 100 vite nga Konfereca e Paqes në Paris, kohë nëpër të cilat populli ynë nën zingjirët e fatit të hidhur po rrezikohej nga dëshirat gllabëruese të fqinjëve sllav. Ishte Presidenti i 28-të, i SHBA-ve, Woodrow Wilson (28.12.1856-03.02.1924), i cili në historinë shqiptare njihet si personalitet kyç në ruajtjen e kombit tonë, nga dëshirat e errëta për zhbërjen tonë nga trualli i Ballkanit. Por zor të shkëputen rranjët tona. Edhe pse misioni akademik dhe ushtarak sllav vazhdoi me terror dhe dhunë ndaj nesh deri me 1999, ishte dëshira hyjnore e një populli për liri ajo që triumfoi, duke u kurorëzuar me shtetin e Republikës s’ë Kosovës, një shtet i ri me rranjët përtej kohës dhe historisë. Isha i nderuar që në pozitën e Këshilltarit të Kryeministrit të Republikës s’ë Kosovës,- z.Ramush Haradinaj të isha pjesë e delegacionit shqiptar i cili pas 100 vitesh, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje ndaj veprës sublime të Presidentit Wilson niset për në Amerikë. Pjesë e delegacionit ishin Skender Asani -Drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Dhe poashtu pjesë e Institutit ishin edhe Seferi, Sevdaili dhe miku Adriani. E një falenderim i veçantë shkon për David Hosaflook, pastor protestant në Shqipëri për tri dekada i cili me shumë dëshirë nga u bashkangjit në rrugëtimin tonë. Poashtu më duhet ta falenderoj zv.ambasadorin e Republikës s’ë Kosovës z.Frymëzim Isufaj në Washington për pritjen. Ishim të entuziazmuar dhe emocionuar sepse ky udhëtim ishte më shumë se politik, ishte më shumë sesa diplomatik, ne po bartnim me vete falenderimin e brezave që u shuan me ëndrrën për liri, ne po bartnim bekimin dhe admirimin për Mikun që rrjedh nga kodet e lashta kanunore, e që ndiheshim sikur misionarë për me qu amanetin në vend. Në shtetin e Virgjinias është një qytezë e vogël që quhet Saunton. Aty është shtëpia e lindjes s’ë Presidentit Wilson. Babai i tij kishte shërbyer si pastor,një njeri i thjeshtë që më vonë do e njehë historia si babai i një burri me personalitet dhe karakter unik i cili si një fanar e misionar me largëpamësinë e tij dhe vendimet në Konferencën e Paqes shpëtoi miliona njerëz, duke mos lejuar të shuheshin e që vendimi i Presidentit Wilson për shqiptarët padyshim që do ishte sublim e që më vonë historia do e quaj shpëtimtar të kombit tonë.

Jahja Lluka

Presidenti Wilson -Një fanar për lutjet e shqiptarëve U mbushën 100 vite nga Konfereca e Paqes në Paris, kohë nëpër të cilat populli ynë nën zingjirët e fatit të hidhur po rrezikohej nga dëshirat gllabëruese të fqinjëve sllav. Ishte Presidenti i 28-të, i SHBA-ve, Woodrow Wilson (28.12.1856-03.02.1924), i cili në historinë shqiptare njihet si personalitet kyç në ruajtjen e kombit tonë, nga dëshirat e errëta për zhbërjen tonë nga trualli i Ballkanit. Por zor të shkëputen rranjët tona. Edhe pse misioni akademik dhe ushtarak sllav vazhdoi me terror dhe dhunë ndaj nesh deri me 1999, ishte dëshira hyjnore e një populli për liri ajo që triumfoi, duke u kurorëzuar me shtetin e Republikës s’ë Kosovës, një shtet i ri me rranjët përtej kohës dhe historisë. Isha i nderuar që në pozitën e Këshilltarit të Kryeministrit të Republikës s’ë Kosovës,- z.Ramush Haradinaj të isha pjesë e delegacionit shqiptar i cili pas 100 vitesh, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje ndaj veprës sublime të Presidentit Wilson niset për në Amerikë. Pjesë e delegacionit ishin Skender Asani -Drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Dhe poashtu pjesë e Institutit ishin edhe Seferi, Sevdaili dhe miku Adriani. E një falenderim i veçantë shkon për David Hosaflook, pastor protestant në Shqipëri për tri dekada i cili me shumë dëshirë nga u bashkangjit në rrugëtimin tonë. Poashtu më duhet ta falenderoj zv.ambasadorin e Republikës s’ë Kosovës z.Frymëzim Isufaj në Washington për pritjen. Ishim të entuziazmuar dhe emocionuar sepse ky udhëtim ishte më shumë se politik, ishte më shumë sesa diplomatik, ne po bartnim me vete falenderimin e brezave që u shuan me ëndrrën për liri, ne po bartnim bekimin dhe admirimin për Mikun që rrjedh nga kodet e lashta kanunore, e që ndiheshim sikur misionarë për me qu amanetin në vend. Në shtetin e Virgjinias është një qytezë e vogël që quhet Saunton. Aty është shtëpia e lindjes s’ë Presidentit Wilson. Babai i tij kishte shërbyer si pastor,një njeri i thjeshtë që më vonë do e njehë historia si babai i një burri me personalitet dhe karakter unik i cili si një fanar e misionar me largëpamësinë e tij dhe vendimet në Konferencën e Paqes shpëtoi miliona njerëz, duke mos lejuar të shuheshin e që vendimi i Presidentit Wilson për shqiptarët padyshim që do ishte sublim e që më vonë historia do e quaj shpëtimtar të kombit tonë. Në shtëpinë e lindjes s’ë Presidentit na pritën zyrtarisht senatori i shtetit të Virginia-s Emmet Hanger, majorja nga Stauntoni Carolyne Dull, isha më se i nderuar që këto personalitete t’i falenderoja në emrin e të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Por në sytë e tyre dhe fjalimet dukej lehtë mirënjohja dhe dashamirësia që gjetëm. Patëm rastin të vizitojmë Muzeun e Presidenit; që dukej madhështor, ndërsa delegacioni ynë u dekorua me mirënjohje nga Këshilli i Qytetit të Staunton-it. Delegacioni ynë në shenjë mirënjohje dhe falenderimi i dhuruam nikoqirëve Pullën Postale me portretin e Presidentit Wilson dhe librin e Kristo Dakos “Albania”. Në Ambasadën e Republikës s’ë Kosovës në Washington u hap ekspozita me ngjarje dhe dokumente që shënonin 100 vjetorin e Konferencës s’ë Paqes në Paris, si dhe përurimi i Pullës Postale me portretin e Presidentit Wilson. Në këtë ngjarje u përurua libri “Albania”i Kristo Dako.Media të shumta shfaqen interesim për këtë vizitë, në veçanti falenderoj Zërin e Amerikës për korrektësinë dhe mbulimin e aktiviteteve. Delegacioni ynë vizitoi Katedralen Qendrore të Washtington-it, ku gjendet varri i Presidentit Wilson. Aty bëmë humazhe para varrit të këtij personaliteti gjigand që me veprën e tij hyjore, mbeti i përjetshëm në historinë njerëzore. Më pas vizituam shtëpinë ku Presidenti Wilson kishte kaluar pjesën e fundit të jetës s’ë tij. Duke vazhduar vizitën në Muzeun e Holokaustit – ku shkëmbyem kujtime dhe histori nga lidhja tashmë vllazërore e popullit shqiptar me atë hebre. Vizituam më pas, Biblotekën e Kongresit Amerikan në Washington. Ishte një biblotekë gjigande me 160 milionë njësi, 38 milionë libra, që mbikqyreshin nga 3000 punëtorë. Aty na priti z. Grant Harris -shef i seksionit të botimeve europiane. Z. Harris para neve me admirim dhe respekt shfaqi këto botime shqiptare. “Historia e Skenderbeut” e Marin Barletit shek. XVI. “Dhiata e Re” e përkthyer nga Vangjel Meksi me shkronja greke të vitit 1826. “Dhiata e Re”(Toskërisht),e përkthyer nga Kristoforidhi e vitit 1920. Ndësa z. Harris na tregoi edhe letrat e studentëve shqiptar të Romës, dërguar Presidenit Wilson me 1919. Vizitën në Washington e përmbyllëm në Institutin e Lirive Religjioze, ku shqiptarët u morën shembull i bashkëjetesës ndërfetare. Nga kjo vizitë në Amerikën e largët u ndiva i entuziazmuar dhe emocionuar. Më lart nuk hezitova ta quaja këtë delegacion Misionar. Tani kur po kthehesha në Kosovën time, djepin e Dardanisë ndihesha më i lehtësuar. Shekujt e errësirës për kombin tim nga pushtuesit e ndryshëm e të shumtë kishin mbaruar. Ne amanet

Jahja Lluka

Presidenti Wilson -Një fanar për lutjet e shqiptarëve U mbushën 100 vite nga Konfereca e Paqes në Paris, kohë nëpër të cilat populli ynë nën zingjirët e fatit të hidhur po rrezikohej nga dëshirat gllabëruese të fqinjëve sllav. Ishte Presidenti i 28-të, i SHBA-ve, Woodrow Wilson (28.12.1856-03.02.1924), i cili në historinë shqiptare njihet si personalitet kyç në ruajtjen e kombit tonë, nga dëshirat e errëta për zhbërjen tonë nga trualli i Ballkanit. Por zor të shkëputen rranjët tona. Edhe pse misioni akademik dhe ushtarak sllav vazhdoi me terror dhe dhunë ndaj nesh deri me 1999, ishte dëshira hyjnore e një populli për liri ajo që triumfoi, duke u kurorëzuar me shtetin e Republikës s’ë Kosovës, një shtet i ri me rranjët përtej kohës dhe historisë. Isha i nderuar që në pozitën e Këshilltarit të Kryeministrit të Republikës s’ë Kosovës,- z.Ramush Haradinaj të isha pjesë e delegacionit shqiptar i cili pas 100 vitesh, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje ndaj veprës sublime të Presidentit Wilson niset për në Amerikë. Pjesë e delegacionit ishin Skender Asani -Drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Dhe poashtu pjesë e Institutit ishin edhe Seferi, Sevdaili dhe miku Adriani. E një falenderim i veçantë shkon për David Hosaflook, pastor protestant në Shqipëri për tri dekada i cili me shumë dëshirë nga u bashkangjit në rrugëtimin tonë. Poashtu më duhet ta falenderoj zv.ambasadorin e Republikës s’ë Kosovës z.Frymëzim Isufaj në Washington për pritjen. Ishim të entuziazmuar dhe emocionuar sepse ky udhëtim ishte më shumë se politik, ishte më shumë sesa diplomatik, ne po bartnim me vete falenderimin e brezave që u shuan me ëndrrën për liri, ne po bartnim bekimin dhe admirimin për Mikun që rrjedh nga kodet e lashta kanunore, e që ndiheshim sikur misionarë për me qu amanetin në vend. Në shtetin e Virgjinias është një qytezë e vogël që quhet Saunton. Aty është shtëpia e lindjes s’ë Presidentit Wilson. Babai i tij kishte shërbyer si pastor,një njeri i thjeshtë që më vonë do e njehë historia si babai i një burri me personalitet dhe karakter unik i cili si një fanar e misionar me largëpamësinë e tij dhe vendimet në Konferencën e Paqes shpëtoi miliona njerëz, duke mos lejuar të shuheshin e që vendimi i Presidentit Wilson për shqiptarët padyshim që do ishte sublim e që më vonë historia do e quaj shpëtimtar të kombit tonë. Në shtëpinë e lindjes s’ë Presidentit na pritën zyrtarisht senatori i shtetit të Virginia-s Emmet Hanger, majorja nga Stauntoni Carolyne Dull, isha më se i nderuar që këto personalitete t’i falenderoja në emrin e të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Por në sytë e tyre dhe fjalimet dukej lehtë mirënjohja dhe dashamirësia që gjetëm. Patëm rastin të vizitojmë Muzeun e Presidenit; që dukej madhështor, ndërsa delegacioni ynë u dekorua me mirënjohje nga Këshilli i Qytetit të Staunton-it. Delegacioni ynë në shenjë mirënjohje dhe falenderimi i dhuruam nikoqirëve Pullën Postale me portretin e Presidentit Wilson dhe librin e Kristo Dakos “Albania”. Në Ambasadën e Republikës s’ë Kosovës në Washington u hap ekspozita me ngjarje dhe dokumente që shënonin 100 vjetorin e Konferencës s’ë Paqes në Paris, si dhe përurimi i Pullës Postale me portretin e Presidentit Wilson. Në këtë ngjarje u përurua libri “Albania”i Kristo Dako.Media të shumta shfaqen interesim për këtë vizitë, në veçanti falenderoj Zërin e Amerikës për korrektësinë dhe mbulimin e aktiviteteve. Delegacioni ynë vizitoi Katedralen Qendrore të Washtington-it, ku gjendet varri i Presidentit Wilson. Aty bëmë humazhe para varrit të këtij personaliteti gjigand që me veprën e tij hyjore, mbeti i përjetshëm në historinë njerëzore. Më pas vizituam shtëpinë ku Presidenti Wilson kishte kaluar pjesën e fundit të jetës s’ë tij. Duke vazhduar vizitën në Muzeun e Holokaustit – ku shkëmbyem kujtime dhe histori nga lidhja tashmë vllazërore e popullit shqiptar me atë hebre. Vizituam më pas, Biblotekën e Kongresit Amerikan në Washington. Ishte një biblotekë gjigande me 160 milionë njësi, 38 milionë libra, që mbikqyreshin nga 3000 punëtorë. Aty na priti z. Grant Harris -shef i seksionit të botimeve europiane. Z. Harris para neve me admirim dhe respekt shfaqi këto botime shqiptare. “Historia e Skenderbeut” e Marin Barletit shek. XVI. “Dhiata e Re” e përkthyer nga Vangjel Meksi me shkronja greke të vitit 1826. “Dhiata e Re”(Toskërisht),e përkthyer nga Kristoforidhi e vitit 1920. Ndësa z. Harris na tregoi edhe letrat e studentëve shqiptar të Romës, dërguar Presidenit Wilson me 1919. Vizitën në Washington e përmbyllëm në Institutin e Lirive Religjioze, ku shqiptarët u morën shembull i bashkëjetesës ndërfetare. Nga kjo vizitë në Amerikën e largët u ndiva i entuziazmuar dhe emocionuar. Më lart nuk hezitova ta quaja këtë delegacion Misionar. Tani kur po kthehesha në Kosovën time, djepin e Dardanisë ndihesha më i lehtësuar. Shekujt e errësirës për kombin tim nga pushtuesit e ndryshëm e të shumtë kishin mbaruar.

Jahja Lluka

Ne amanetin dhe falenderimin e brezave ndaj presidentit Wilson e lam ne vend .

Filed Under: Featured Tagged With: Jahja Lluka-Wilson President

Në Remnik të Vitisë përkujtohen dëshmorët e vrarë mizorisht më 1942!

August 3, 2019 by dgreca

Organizuar nga Këshilli i fshatit Remnik të Vitisë, dhe me iniciativë të familjarëve dhe disa veprimtarëve nga mërgata jonë, më datë 4 gusht, duke filluar nga 10 do bëhet zbulimi i bustit të Selim Fetah Sejdiut dhe dëshmorëve të tjerë të vrarë e masakruar në xhaminë e fshatit Remnik të komunës së Vitisë në vitin 1942. /

Shkruan:Avni Azizi/

Gjatë tërë shekullit të kaluar por, edhe më herët vazhduan përpjekjet e ngulmëta të shqiptarëve për liri dhe bashkim të trojeve. Konferencat dhe traktatet e fshehta në fillim të shekullit të kaluar, edhe pse sollën vitet të mbrapshta fataliste, ato nuk arritën të fshijnë nga kujtesa rigjallërimin e trupit arbëror me të gjitha gjymtyrët. Lufta përfundimtare në Ballkan kundër perandorisë otomane solli pavarësinë për vetëm një pjese të trungut arbëror. Ndonëse të ndarë e me troje të gllabëruar, kryengritjet dhe luftërat për liri të shqiptarëve vazhduan pareshtur. Në çdo epokë të historisë kombëtare, populli shqiptarë me gjakun  e tij u bë theror lirie, duke u vrarë e masakruar mizorisht nga pushtuesit. 

Pas Luftës së Parë Botërore, por edhe më herët, vazhdoi kolonizimi i trojeve shqiptare i nisur më 1877 me kolonë serbë të ardhur nga Serbia. Qindra e mijëra shqiptarë u ndoqën nga trojet e tyre stërgjyshore, u persekutuan, u vranë dhe u masakruan, por përpjekjet nuk pushuan asnjëherë. Edhe Lufta e Dytë Botërore e gjeti popullin shqiptar të lodhur e të robëruar nga vuajtjet shumëvjeçare. Derisa ai bashkë me popujt e tjerë u bashkua kundër bllokut fashistë, fqinjët ziliqarë e tradhtuan prapa shpine dhe zgjuan ëndrrat e tyre të mëhershme për aneksime, shpërngulje dhe spastrim etnik. 

Masakra e Remnikut më 1942

Fshati Remnik i komunës së Vitisë bën pjesë ndër vendbanimet më të lashta të këtij lokaliteti. Po kështu në vitin 1942, në këtë fshat, në vendlindjen e patriotit dhe atdhetarit Hasan Remniku, në këtë mjedis të lashtë dhe atdhetar, serbo-çetnikët e tërbuar në urrejtje, në bashkëveprim me ushtrinë e pushtuesit fashist bullgar, kishin kryer plojën ndaj banorëve autokton shqiptar të Remnikut duke vrarë e masakruar mizorisht banorët e këtij vendbanimi. Pushtuesit nën pretekstin e kërkimit të armëve kishin mbledhur burrat remnikasë dhe duke i vendosur në xhaminë e fshatit, për tri ditë me radhë, duarlidhur i kishin torturuar deri në vdekje 24 burra të fshatit dhe disa nga ata i kishte pushkatuar.  

Pushtuesit duke dashur t’i terrorizonin banorët shqiptar, ata fillimisht likuidonin njerëzit me influencë, udhëheqës dhe njerëz të lidhur e të formuar me orientime kombëtare. Ndër ata që u pushkatuan ishte edhe kryetari Selim Fetah Sejdiu të cilin patriotët Rifat Berisha dhe Ramiz Cernica e kishin emëruar për udhëheqës të lokalitetit. Vlen të përmendet se Selimi ishte djali i Fetahut, dhe babai i tij ishte dërguar në luftërat në Jemen të Azisë Juglindore dhe nga andej nuk ishte kthyer i gjallë. Selimi me shumë bashkë moshatarë të tij ishin formuar nën frymën dhe idealet kombëtare se çdo pushtues ishte i njëjtë dhe luftimi i tyre ishte detyrë kombëtare.

Ditët tragjike të ngjarjes së ndodhur në xhaminë e fshatit, sipas rrëfimeve të njerëzve të cilat mbanin mend ngjarjen, në momentin e pushkatimit Selimi para ekzekutuesve kishte thënë: “Ju mund të më vrisni, por Shqipërinë s’do mund ta vrisni kurrë!” Pos kryetarit Selim Fetah Sejdiu, ndër ata që u pushkatuan ishin: Daut Ibrahimi, Shaban Ibrahimi, Bajram Ibrahimi, Halil Selmani, dhe Ymer Syejmani, Bislim Rexhepi, Salih Salihu, Halit Boshnjaku të gjithë këta u pushkatuan mes datave 15 e 19 mars 1942 ndërsa të tjerët u mbytën dhe u masakruan në torturë. 

Pas kësaj masakre të pushtuesve Hasan Remniku me bashkëluftëtarët e tij Halim Sejdiun dhe të tjerë pasi shpërthyen rrethimin dhe zhvendosën banorët e fshatit duke kaluar ata në zonën italiane, ata hapin një vijë të luftës frontale kundër pushtuesve serb e bullgar dhe më vonë do përpilojnë planin strategjik të hakmarrjes ndaj gjithë atyre të cilët kishin marrë pjesë në masakrimin dhe vrasjen e burrave të fshatit. Sipas burimeve serbe dhe kujtesës së banorëve vet Hasan Aliu gjatë vitit 1942 kishte likuiduar mbi 15 serb zullumqarë nga të cilët 12 prej tyre ishin në mesin e atyre të cilit kishin marrë pjesë në masakrën ndaj burrave në xhaminë e fshatit. Duke përfshirë këtu edhe antishqiptarin dhe xhelatin e përbetuar Sllobodan Jovanoviq nga Zhegra.

Masakra e Remnikut dhe shumë vrasje e masakra tjera ndaj popullsisë shqiptare në trojet e veta në zonën e okupimit bullgar, siç rezultojnë edhe nga dokumente të shumta arkivore, ishin ushtruar mizori nga ushtria dhe formacionet paramilitare bullgare me objektiv shfarosjen dhe largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Ndarja e tokave shqiptare nëpër zona pushtimi gjatë atyre viteve kishte edhe interesa ekonomike ku shpesh të nxitur nga këto interesa shfaqeshin edhe konflikte mes pushtuesve siç ishin ato mes atyre italian e bullgar.

Kujtesë dhe nderim për dëshmorët 

Kalojnë vite, dekada e shekuj dhe kujtimet për dëshmorët mbeten përherë të freskëta në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë, falë flijimit të dëshmorëve frymojnë dhe jetojnë të lirë. Përkujtimi për dëshmorët, është nderim, obligim dhe përgjegjësi të cilën më së paku mund ta bëjmë për flijimin e tyre. Dëshmorët dhe martirët e çdo periudhe kohore e historike, janë ata që me rëniet e tyre me jetët e tyre duke dhuruar për tokën, ne sot gëzojmë lirinë. Kujtesa dhe nderimi për ata pos që është detyrë dhe nderim duhet të na bëhet edhe obligim kombëtar. Kështu me iniciativë të banorëve, familjarëve dhe disa mërgimtarëve nga fshati Remnik, është organizuar ngritja e lapidarit në kujtim të ngjarjes dhe vrasjeve që kishin bërë pushtuesit. Kështu nesër me datë 4 gusht do bëhet zbulimi i bustit të udhëheqësit dhe kryetarit të atëhershëm të fshatit Selim Sejdiu i cili bashkë me shumë vendas të tjerë ishte ekzekutuar nga pushtuesit.  

Remniku kujton bijtë e tij të cilët ishin vrarë mizorisht. Të cilët për dekada me radhë deri në lirinë e sotme ata ishin vetëm në zemrat e banorëve dhe kombit ndërsa nga nesër në qendër të fshatit sikur ju bëjnë rojë brezave e gjeneratave të ndryshme të cilat u flijuan për tokën amtare. Kur lidhim historitë dhe kujtimet për sakrificat e gjithë kohëve, pa mëdyshje jo vetëm që jemi të nderuar por, edhe kuptimi i lirisë sikur na bëhet më i shtrenjtë. Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit që u flijuan në çdo periudhë të historisë kombëtare. I pa harruar qoftë gjaku i çdo martiri e dëshmori!

Filed Under: Fejton Tagged With: Avzi Abazi-Deshmorit e 1942-Perkujtim-Viti

POROSI NGA FRATI I MALEVE

August 3, 2019 by dgreca

SHKRUAN: FRITZ RADOVAI/

APIKNISJA E SHFOROSJES SË NJË POPULLIT ASHT VLLAVRASJA…

17 JANAR 1945: At Geg’ LUMAJ asht Kleriku i parë që arrestohet në Shqipni nga sllavokomunistët me urdhen të trroristit Enver Hoxha, drejtues i Partisë komuniste… 

At Gega asht lé më 15 tetor 1904, në Plan të Dukagjinit të Shkodrës. Mbasi perfundoi studimët e nalta teologjike, ka përfundue Akademinë e Artëve të Bukura për pikturë në Siena. Asht cilësue ndër talentët që kanë mbarue atë shkollë. Ka punue disa vepra mbas këthimit në Atdhe. Një prej tyne per Skenderbeun ruhej në Troshan, por nuk dihet fati i saj. Asht shugurue meshtar më 12 korrik 1931. Nuk kishte ma të voglën kreni për punët e mëdha që kryente në famullinë e tij në Berishë. Në gjyq asht në bankën e të akuzuemve me At Dionizin dhe At Giacomo Gardin S.J., edhe Ata t’arrëstuem në Shkodër ndër ato ditë. At Dionizi më ka tregue aty nga viti 1994, se gjyqi po zhvillohej mjaft i rrebtë. 

Nuri Llazanit, agjent i Sigurimit komunist, akuzon At Gegën, se ky i kishte ndjekë me kalë kur ai ishte kenë me një grup partizanësh… At Gega mohon tue kërkue dëshmitarë tjerë që janë kenë me te, mbasi ishte i sigurt se ngjarja nuk asht e vërtetë, por asht trillim i Nuriut. Nuriu, jo vetëm, ngulë kambë se asht ashtu si thotë ai, por edhe kërkonte nga trupi gjykues që At Gega, me shokët e tij në bankën e të akuzuemve, të marrin dënimin ma të randë. At Gega, aty për aty çohët në kambë dhe, i thotë: “Po më vjen marre mue sësi nji turk Shkodrët akuzon në rrenë nji klerik katolik, pa kenë kurrgja e vërtetë!”. 

1967arrestohet së dyti me “Revolucionin Kultural” prap për “Partinë Demokristjane”. At Gega deklaron në hetuesi dhe në gjyq: “U kam thanë edhe shokëve që kanë mendue se nuk asht keq me pasë në Shqipni një Parti Demokristjane, mbasi mund të lidhemi me vendët e Europës nëpërmjet të kësaj partie. Duhët me pasë shumë kujdes dhe mos me e formue kurrë këtë parti,mbasi barra ka me i ra Klerit Katolik. Ka 20 e sa vjet që vazhdoni me akuzue Klerin, pa kenë kurrkund partia, po ba me pas kenë, shka paskeni dashtë me ba ndër né, ju kështu, edhe po na qitni fare!?” (Dosja 2291 Arkivi M.M.Tiranë). Gjithsejt ka ba 27 vjetë burg të dy herët e asht lirue në 1977, tue mbyllë jeten në Dukagjin 1990.

At Gega deklaronte: “Partitë politike në Shqipni duhen me kenë dy ose tri e, jo me baza fetare, po Demokratike. Ato në Popullin Shqiptar sjellin vetem Vllavrasjen e Shqiptarve!”

Sa parti ka sot Shqipnia?! Të gjitha drejtohen nga ish sigurimcat e shtetit komunist..!!

            Melbourne 3 Gusht 2019. 

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz Radovani-At Jeg Lumaj-Porosi

DUKE PIKTURUAR FILMIN

August 3, 2019 by dgreca

EkspozitaSHYQYRI SAKO DUKE PIKTURUAR FILMIN/

 Kjo ekspozite ishte hapur në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) në Kryeministri dhe do të shfaqë rreth 80 punime të përzgjedhura nga krijimtaria mbi 50-vjeçare e artistit Shyqyri Sako“Artist i merituar“.

Ekspozita fokusohet thuajse ekskluzivisht në krijimitarinë e Shyqyri Sakos si Piktor filmi, duke ekspozuar pllakate origjinale filmi, skica, vizatime ,eksteriere,interiere dhe piktura.

Këto të fundit, skicat, vizatimet dhe pikturat, o janë frymëzime direkte nga filmat, o janë reflektime të mëpasme mbi to, dhe rrallë janë parë nga publiku më parë.  Seria e fundit e pllakateve (posterave) të ripikturuar nga Sako është krijuar në vitet 2018 – 2019 dhe reflekton një rivizitim nostalgjik të të gjithë karrierës së tij si piktor filmi dhe ekspozohet për herë të parë për publikun në këtë ekspozitë. 

Kjo ekspozitë e një lloji të veçantë është prodhuar nga COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shqiptar të Filmit (AQSHF) dhe studion e artistit, duke hedhur dritë mbi punën e piktorit të parë profesionial të filmit shqiptar.

Me një karrierë të gjatë, mbi gjysmëshekullore, që daton në fundin e viteve 1950-të, Shyqyri Sako ishte pjesë e gjeneratës të artistëve që punuan në ish Kinostudion “Shqipëria e Re”, si piktor kostumesh dhe me pas si Piktor filmi I mirefillte duke dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në historinë e kinemasë shqiptare. Sako, një ndër artistët që ka vënë themelet dhe që krijoi fizionominë e dekorit në filmin shqiptar, ka qenë piktor i rreth 40 filmave artistikë shqiptarë dhe ka punuar me disa nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare që nga fillimi i viteve 1960-të si Kristaq Dhamo, Hysen Hakani, , Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Xhanfise Keko, Ibrahim Muça e Kristaq Mitro, Rikard Ljarja, dhe, nga vitet 1990-të, me më të rinjtë si Eduart Makria e Artan Minarolli.Gjergj Xhuvani etj. 

Sako shquhet për një interpretim personal dhe talent të mirëfilltë në zbërthimin e karaktereve psikologjike, portetreve personale, dhe skenave dramatike që më pas, në diskutime dhe sugjerime me regjisorin dhe me operatorin ktheheshin në pllakatin (posterin) e filmit. Për të trupi, fiziku, fytyra, janë instrumente shprehëse të një ideje. Sidomos portetret e tij janë të mbushur gjithë emocion, gjithë dramë dhe individualitet, duke kapur një spektër të gjërë ndjenjash, nga frika, urrejtja dhe obsesioni, tek triumfi, patosi dhe dashuria e pastër. 

Sako citon si influlenca të rëndësishme në jetën e tij figura madhore si Rodeni ,Renuar,Levitan,Van Gogh,Renato Gutuzo, Pikaso etj, rryma si post-impresionizmi, dhe shkolla grafike si shkolla polake e dizajnit grafik gjatë viteve 1950-60, dhe stilin e pllakatit kubanez. Sako ka një stil të veçantë që është mbrujtur dhe latuar në hapësirën liminale midis dy kulturave të mëdha: Lindjes dhe Perëndimit. Vepra e tij në të vërtetë shfaqet si një përzierje e këtyre dy kulturave me synimin dhe dëshirën për të arritur një balancë mes tyre, duke sfumuar kundërtitë dhe përzier organikisht prurjet e të dyjave (mision thuajse i pamundur për kohën). 

Kur e pyet se si ndërtohej një pllakat artisti shprehet se: “ Frymezimi me vinte nga skenari, e lexoja dhe më pas fillonte studimi per ta perfundur. Pllakati zakonisht lihej per ne fund por une filloja skicat qe me leximin e skenarit. Skenat me krijoheshin ne koke. Kisha nje ide, e ruaja, e vizatoja. Më pas merreshin foto nga filmi qe mendoheshin se mund te perfaqesonin pllakatin ose duheshin pershtatur me pllakatin sipas edhe idese se regjisorit. Vendimin final (para rënies së komunizmit) e merrte drejtoria në Kinostudio. Në shtypshkronjë, pas miratimit final, procesin e shtypit e ndiqja vetë. Shtypi kerkonte me gjate. Edhe pse rrija gjithe kohes ne shtypshkronje, nga shtypi, askush, as unë as piktorë të tjerë filmi e as regjisorët, nuk mbeteshin të impresionuar sepse ngjyrat ishin shpesh te deformuara. Boceti ishte ndryshe por koloriti devijonte ne shtyshkronje, te gjithe thoshin se shtypi devijonte. Letra ishte e holle dhe e thithte ngjyren, e deformonte vizionin e artistit. Figura mbetej, ideja mbetej, por devijonte ngjyra, thellësia, koncepti…. Më pas pllakati original  humbiste nëpër labirinthet e shtypshkronjës, a diku tjetër. Për mua rikrijimi i këtyre pllakateve për këtë ekspozitë është një rivizitim i gjithë jetës time, për ti dhënë gjithë jetën, dritën, ngjyrën dhe kohën që asohere o nuk e kishim, o s’na e jipnin.”

Ksenofon Dilo, një nga emrat e rëndësishëm të artit dhe kinematografisë shqiptare gjatë shek.20, si dhe për shumë vite drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, është shprehur kështu për punën e sakos: “Në punimet e piktorit Shyqyri Sako ndihet kujdesi, dashuria dhe ajo gjuhë specifike profesionale, që mbështetet kryesisht në zbërthimin ideoemocional të skenarit të filmit përkatës, në krijimin e mizanskenave regjisoriale, në ligjet optike të filmit, të episodeve të veçanta të tij. Fillimisht si piktor kostumesh e më pas si Piktor filmi Shyqyri Sako ka dhënë një kontribut të madh në përcaktimin e sfondit të atmosferës së përgjithshme të filmave, në mjediset, arkitekturën, ngrohtësinë dhe karakterin e secilit.” 

Shyqyri Sako lindi në Mars 1937 në Kolonjë, Shqipëri. Mori mësimet e para për vizatim në shtëpinë e pionerit në Korçë nga piktori Guri Madhi dhe në shtëpinë e kulturës nga piktori Vangjush Mio. Kreu liceun Artistik “Jordan Misja” (1951-1955), nën drejtimin e pedagogëve Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza, Odhise Paskali dhe Janaq Paço. Në vitin 1958 nisi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë, ku studio tre vite me radhë me njërin prej piktorëve më të mëdhenj rusë të filmit, Iosif Shpinel nga i cili përfitoi shumë (Shpinel kish qenë, mes të tjerash, edhe piktor i filmit “Skënderbeu”). Pas ndërprerjes dramatike të marrdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sako kthehet në Tiranë në 1961 dhe përfundon diplomimin si piktor filmi në vitin 1962 me diplomë nga Instituti i Lartë i Arteve. Gjatë periudhës 1962-1997 punoi në Kinostudion “Shqipëria e Re” duke realizuar skenografi, kostume dhe pllakate të filmave shqiptarë. 

Ekspozitën e shoqëron një kolazh me pjesët nga filmat në të cilët Sako ka punuar si piktor filmi që janë disa prej filmave më të njohur të kinematografisë shqiptare gjatë viteve të Kinostudios si dhe disa nga me te susesshmit ne krijimtarine e tij si

 1DETYRE E POSACME     REGJIA K.DHAMO        P.KOST 1963

 2TOKA E JONE                  REGJIA H.HAKANI       P.KOST 1964

 3 HORIZONTE TE HAPURA    REGJIA V.GJIKA      P.FILMI 1968

 4 NJESITI GUERIL               REGJIA H.HAKANI      P.FILMI 1969

 5 KAPEDANI REGJIA       F.HOSHAFI M FEJZO      P.FILMI   (1972)  

6 RRUGE TE BARDHA          REGJIA V.GJIKA                   P.FILMI    (1974)  

7 DIMRI I FUNDIT          REGJIA I.MUCA K.MITRO    P.FILMI  (1976) 

8 TOMKA DHE SHOKET E TIJ    REGJIA XH.KEKO     P.FILMI  (1977)   

9MESONJETORJA                  REGJIA M.FEJZO       P.FILMI  (1979)  

10 FUNDI I NJE GJAKMARJEJE      REGJIA R.LJARJA    P.FILMI  (1983)  

11 SHPELLA E PIRATEVE       REGJIA E.MAKRIA    P.FILMI  (1990)    

10 PERDHUNUESIT                         REGJIA S.PECANI      P.FILMI  (1994)  

 Per te permendur vetem disa prej tyre ketu.

Filed Under: Kulture Tagged With: Shyqyri Sako-Duke pikyuruar Filmin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 926
  • 927
  • 928
  • 929
  • 930
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT