EkspozitaSHYQYRI SAKO DUKE PIKTURUAR FILMIN/
Kjo ekspozite ishte hapur në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) në Kryeministri dhe do të shfaqë rreth 80 punime të përzgjedhura nga krijimtaria mbi 50-vjeçare e artistit Shyqyri Sako“Artist i merituar“.
Ekspozita fokusohet thuajse ekskluzivisht në krijimitarinë e Shyqyri Sakos si Piktor filmi, duke ekspozuar pllakate origjinale filmi, skica, vizatime ,eksteriere,interiere dhe piktura.
Këto të fundit, skicat, vizatimet dhe pikturat, o janë frymëzime direkte nga filmat, o janë reflektime të mëpasme mbi to, dhe rrallë janë parë nga publiku më parë. Seria e fundit e pllakateve (posterave) të ripikturuar nga Sako është krijuar në vitet 2018 – 2019 dhe reflekton një rivizitim nostalgjik të të gjithë karrierës së tij si piktor filmi dhe ekspozohet për herë të parë për publikun në këtë ekspozitë.
Kjo ekspozitë e një lloji të veçantë është prodhuar nga COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shqiptar të Filmit (AQSHF) dhe studion e artistit, duke hedhur dritë mbi punën e piktorit të parë profesionial të filmit shqiptar.
Me një karrierë të gjatë, mbi gjysmëshekullore, që daton në fundin e viteve 1950-të, Shyqyri Sako ishte pjesë e gjeneratës të artistëve që punuan në ish Kinostudion “Shqipëria e Re”, si piktor kostumesh dhe me pas si Piktor filmi I mirefillte duke dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në historinë e kinemasë shqiptare. Sako, një ndër artistët që ka vënë themelet dhe që krijoi fizionominë e dekorit në filmin shqiptar, ka qenë piktor i rreth 40 filmave artistikë shqiptarë dhe ka punuar me disa nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare që nga fillimi i viteve 1960-të si Kristaq Dhamo, Hysen Hakani, , Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Xhanfise Keko, Ibrahim Muça e Kristaq Mitro, Rikard Ljarja, dhe, nga vitet 1990-të, me më të rinjtë si Eduart Makria e Artan Minarolli.Gjergj Xhuvani etj.
Sako shquhet për një interpretim personal dhe talent të mirëfilltë në zbërthimin e karaktereve psikologjike, portetreve personale, dhe skenave dramatike që më pas, në diskutime dhe sugjerime me regjisorin dhe me operatorin ktheheshin në pllakatin (posterin) e filmit. Për të trupi, fiziku, fytyra, janë instrumente shprehëse të një ideje. Sidomos portetret e tij janë të mbushur gjithë emocion, gjithë dramë dhe individualitet, duke kapur një spektër të gjërë ndjenjash, nga frika, urrejtja dhe obsesioni, tek triumfi, patosi dhe dashuria e pastër.
Sako citon si influlenca të rëndësishme në jetën e tij figura madhore si Rodeni ,Renuar,Levitan,Van Gogh,Renato Gutuzo, Pikaso etj, rryma si post-impresionizmi, dhe shkolla grafike si shkolla polake e dizajnit grafik gjatë viteve 1950-60, dhe stilin e pllakatit kubanez. Sako ka një stil të veçantë që është mbrujtur dhe latuar në hapësirën liminale midis dy kulturave të mëdha: Lindjes dhe Perëndimit. Vepra e tij në të vërtetë shfaqet si një përzierje e këtyre dy kulturave me synimin dhe dëshirën për të arritur një balancë mes tyre, duke sfumuar kundërtitë dhe përzier organikisht prurjet e të dyjave (mision thuajse i pamundur për kohën).
Kur e pyet se si ndërtohej një pllakat artisti shprehet se: “ Frymezimi me vinte nga skenari, e lexoja dhe më pas fillonte studimi per ta perfundur. Pllakati zakonisht lihej per ne fund por une filloja skicat qe me leximin e skenarit. Skenat me krijoheshin ne koke. Kisha nje ide, e ruaja, e vizatoja. Më pas merreshin foto nga filmi qe mendoheshin se mund te perfaqesonin pllakatin ose duheshin pershtatur me pllakatin sipas edhe idese se regjisorit. Vendimin final (para rënies së komunizmit) e merrte drejtoria në Kinostudio. Në shtypshkronjë, pas miratimit final, procesin e shtypit e ndiqja vetë. Shtypi kerkonte me gjate. Edhe pse rrija gjithe kohes ne shtypshkronje, nga shtypi, askush, as unë as piktorë të tjerë filmi e as regjisorët, nuk mbeteshin të impresionuar sepse ngjyrat ishin shpesh te deformuara. Boceti ishte ndryshe por koloriti devijonte ne shtyshkronje, te gjithe thoshin se shtypi devijonte. Letra ishte e holle dhe e thithte ngjyren, e deformonte vizionin e artistit. Figura mbetej, ideja mbetej, por devijonte ngjyra, thellësia, koncepti…. Më pas pllakati original humbiste nëpër labirinthet e shtypshkronjës, a diku tjetër. Për mua rikrijimi i këtyre pllakateve për këtë ekspozitë është një rivizitim i gjithë jetës time, për ti dhënë gjithë jetën, dritën, ngjyrën dhe kohën që asohere o nuk e kishim, o s’na e jipnin.”
Ksenofon Dilo, një nga emrat e rëndësishëm të artit dhe kinematografisë shqiptare gjatë shek.20, si dhe për shumë vite drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, është shprehur kështu për punën e sakos: “Në punimet e piktorit Shyqyri Sako ndihet kujdesi, dashuria dhe ajo gjuhë specifike profesionale, që mbështetet kryesisht në zbërthimin ideoemocional të skenarit të filmit përkatës, në krijimin e mizanskenave regjisoriale, në ligjet optike të filmit, të episodeve të veçanta të tij. Fillimisht si piktor kostumesh e më pas si Piktor filmi Shyqyri Sako ka dhënë një kontribut të madh në përcaktimin e sfondit të atmosferës së përgjithshme të filmave, në mjediset, arkitekturën, ngrohtësinë dhe karakterin e secilit.”
Shyqyri Sako lindi në Mars 1937 në Kolonjë, Shqipëri. Mori mësimet e para për vizatim në shtëpinë e pionerit në Korçë nga piktori Guri Madhi dhe në shtëpinë e kulturës nga piktori Vangjush Mio. Kreu liceun Artistik “Jordan Misja” (1951-1955), nën drejtimin e pedagogëve Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza, Odhise Paskali dhe Janaq Paço. Në vitin 1958 nisi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë, ku studio tre vite me radhë me njërin prej piktorëve më të mëdhenj rusë të filmit, Iosif Shpinel nga i cili përfitoi shumë (Shpinel kish qenë, mes të tjerash, edhe piktor i filmit “Skënderbeu”). Pas ndërprerjes dramatike të marrdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sako kthehet në Tiranë në 1961 dhe përfundon diplomimin si piktor filmi në vitin 1962 me diplomë nga Instituti i Lartë i Arteve. Gjatë periudhës 1962-1997 punoi në Kinostudion “Shqipëria e Re” duke realizuar skenografi, kostume dhe pllakate të filmave shqiptarë.
Ekspozitën e shoqëron një kolazh me pjesët nga filmat në të cilët Sako ka punuar si piktor filmi që janë disa prej filmave më të njohur të kinematografisë shqiptare gjatë viteve të Kinostudios si dhe disa nga me te susesshmit ne krijimtarine e tij si
1DETYRE E POSACME REGJIA K.DHAMO P.KOST 1963
2TOKA E JONE REGJIA H.HAKANI P.KOST 1964
3 HORIZONTE TE HAPURA REGJIA V.GJIKA P.FILMI 1968
4 NJESITI GUERIL REGJIA H.HAKANI P.FILMI 1969
5 KAPEDANI REGJIA F.HOSHAFI M FEJZO P.FILMI (1972)
6 RRUGE TE BARDHA REGJIA V.GJIKA P.FILMI (1974)
7 DIMRI I FUNDIT REGJIA I.MUCA K.MITRO P.FILMI (1976)
8 TOMKA DHE SHOKET E TIJ REGJIA XH.KEKO P.FILMI (1977)
9MESONJETORJA REGJIA M.FEJZO P.FILMI (1979)
10 FUNDI I NJE GJAKMARJEJE REGJIA R.LJARJA P.FILMI (1983)
11 SHPELLA E PIRATEVE REGJIA E.MAKRIA P.FILMI (1990)
10 PERDHUNUESIT REGJIA S.PECANI P.FILMI (1994)
Per te permendur vetem disa prej tyre ketu.