• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc

July 23, 2024 by s p

Pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik. Dje Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Pra, Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele të Republikës së Kosovës, dhe Drejtoria Koordinuese e Serbisë, gjatë gjithë kohës ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE.

Në këtë rast pakica Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës.

Kurse, shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtur pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv-për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vetë.

Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së.

Deri më tani jan të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që jan shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë.

Që nga dita e sotme, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

22.07.2024

*Autori, i këtij vështrimi është Refik©HASANI, nga Bujanoci.

Filed Under: Rajon

Simon Qafa rrëfen kujtimet me Profesor Ernest Koliqin, Papa Palin VI e takimin me Nënë Terezën

July 23, 2024 by s p

Sokol Paja/

Simon Qafa, aktivist i shquar i çështjes kombëtare e komunitetit shqiptar në mërgatën e Amerikës, vatran e atdhetar i spikatur, në një rrëfim emocional për gazetën “Dielli” të Vatrës në New York, rrëfen kujtimet dhe mbresat e pa shlyeshme në memorien e tij me Profesor Ernest Koliqin, Papa Palin VI e takimin me Nënë Terezën në Vatikan. Rrëfimet personale dhe eksperiencat e jashtëzakonshme me personalitete të veçanta kombëtare e botërore janë kontribut për shoqërinë, historinë dhe brezat pasardhës. “Kam qenë seminarist i ri në Romë kur Dom Prek Ndrevashaj me prezantoi me Profesor Ernest Koliqin. Atë e kisha parë në vitin 1968 kur refugjatët nga San Biaggio dhe Atina, ishin tuj prit me emigrue në Amerikë, ishin te ftuar me marrë pjesë në Vatikan dhe tek Shtatorja e Gjergj Kastriotit në Piazza Albania” kujton Simon Qafa. Kur unë u regjistrova në Seminar me ra mu tokue me Profesorin dhe me ndejt me të disa herë pasi në atë kohë në Romë ishin Profesor Koliqi, Kapidani Mirditës Nue Gjomarkaj, Ismaili Verlaci, Don Prenk Ndrevashaj, Pater Daniel Gjeçaj, Dom Gjeto Radi, dhe disa herë kishim kënaqësi kur na vizitonte Dom Zef Oroshi nga New Yorku dhe Profesor Martin Camaj nga Gjermania” rrëfen z.Qafa për Diellin e Vatrës. Ishte një kohë e vështirë për Shqipërinë e shqiptarët nën terrorin komunist, e elita intelektuale ishte arratisur jashtë vendit. Simoni vazhdon rrëfimin e tij në detaje “si një seminarist i ri ishte kënaqësi me ndejt në nji tavolinë me këta gjiganta, veç me i ndigjue bisedat e tyre jo zyrtare por në mes shoqnisë që kishin njëri për tjetrin. Ah sa mëkat që nuk kishim celular në atë kohë me regjistrue këto takime. Sa pasuri e madhe do ishte” shprehet z.Qafa. Profesor Koliqi ishte një njeri ma i thjeshti dhe i pervujtëri që unë kam njoftë ne jetën time, kujton Simon Qafa teksa shton se Profesor Koliqi nuk kishte mëndje të madhe por ishte shumë i thjeshtë, sikurse mos me dit njeriu se kush ishte Koliqi i vërtetë, do kishte mendue se ky është nji katunar” arsyeton z.Qafa. Profesor Koliqi kishte një miqësi të madhe me Papa Palin e VI, sepse kanë qenë miq të ngushtë nga koha kur Papa Pali VI ishte Kardinal në Romë, rrëfet Simoni. Më tej ai kujton: “Për Papen edhe unë fitova një respekt të veçantë dhe të madh për të sepse ai kishte një dhimbje të madhe në zemër për shqyptarët dhe vuajtjet e tyre ndër komunizëm, për persekutimin e klerikëve dhe për kishën e persekutueme shqyptare, shprehet z.Qafa për Diellin e Vatrës. Ai tregon të veçantat e thjeshtësinë e Atit të Shenjtë. Papa Pali kishte një zakon të veçantë, ai shpesh shkonte me hangër darkë me seminarista nëpër seminare të ndryshme. Seminari im, kujton Simon Qafa, ka qenë mbrenda Vatikanit dhe nje ditë kur u ulëm na seminaristat me ngranë, befas futet mbrenda edhe Papa Pali VI. Ati shpirtëror i imi një prift i ri Don Angelo Comastri, mandej që u ba Kardinal dhe ma vonë Vikari Vatikanit e miku i ngushtë i Nënës Terezë me prezentoi me Papën. Mu dridhen gjujtë kur ja putha unazën, shprehet i emocionuar Simoni. Atë Comastri i tha: “Ati Shenjtë, ky është nji seminarist shqyptar nga Shqypnia e persekutueme. Më bekoi Papa dhe më tha “me trego pak historinë tande si erdhe në Romë dhe me trego pak se çpo ndodhë në at tokë shënjtë” pak o shumë atë çfarë i tregova unë kishte ndigjue edhe nga Profesor Koliqi, kujton me nostalgji bisedën me Atin e Shenjtë. Z.Qafa vazhdon rrëfimin e tij: “Miku im Atë Comastri në disa vizita të miat në Romë një ditë më tha “Simon kur me tregojshe se çpo hjek Shqypnia nga komunizmi, mendojsha se po tregon fantazina por mbas përmbysjes së komunizmit e kuptova që vuajtjet paskan qenë 1,000 herë ma të tmerrshme, dëshmon z.Qafa. Atë Comastri më ka prezentue për të parën herë, ditë që njofta Nanën Tereze më 6 Janar 1971 në sheshin e Shen Pjetrit kur Nana Terezë ishte e ftueme nga Papa Pali VI për një dekoratë. Me humor Simon Qafa tregon dhe momente gazmore mes miqve të tij: “Nji të shtunde shkova tek banesa e Dom Prek Ndrevashës dhe mas sa minutash krisi telefoni. “Alo” a “Profesor si je” “nuk muj me ardhe sonte për darkë se më ka ardhë një cub Mirdite dhe dua ta çoj jashtë për darkë në Trattoria Frascati” “a po vjen?” Mandej një e qeshme e madhe nga Don Preka. “Ani pra se po vijmë ” E pyeta Dom Preken, tregon Simoni se “Çka të tha profesori që qeshe aq fort? Don Preka më tregoi: “Më tha se kishte përgaditë do pilaf me vokabular dhe më ftoj në darkë, por kur i tregova që kishe ardhe ti, me tha “merre cubin me vedi, por më nep nja gjysë orë afat sa ti mshefi lugët e pirujtë se mi vjedh cubi Mirditës” rrëfen me humor Simon Qafa. Kisha nji respekt të madh për Profesor Koliqin. Në Janar të vitit 1975, shkuam në vorrimin e profesorit në Romë nga Detroiti, unë dhe Don Prek Ndrevashaj kurse nga New Yorku Gjon Gjinaj. Aty më priti Gjek Gjelaj që atë kohë ishte me rezidencë në Romë mbas largimit nga Propaganda Fide, kujton Simn Qafa. Dëshira ime? Kisha me dëshirue që çdo shqyptar i ri ose i vjetër ta kishte njoftë Profesor Koliqin personalisht, mbyll rrëfimin e tij emocional e shumë intim Simon Qafa mbi kujtimet e jetës së tij si seminarist në Romë, në bashkëveprim me personalitetet më të shquara shqiptare të shekullit të kaluar.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

Shkolla verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Kroacisë

July 23, 2024 by s p

Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, organizoi shkollën verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Zagrebit, Osijekut dhe Gjakovës, e cila këtë vit u mbajt prej 24-29 qershor 2024, në qytetin e Sellcës, në Kroaci. Gjatë gjashtë ditëve të shkollës verore, nxënësit mësuan dhe zgjeruan njohuritë e tyre, por edhe u argëtuan në punëtoritë gjuhësore, letrare, muzikore, të vizatimit, sportive dhe të dramës, sipas një plan-programi të miratuar nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë. Nxënësit treguan interes për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha kushtet dhe rrethanat e komunikimit. Ky është viti i tretë që e mbajmë shkollën verore shqipe, në të cilat kanë marrë pjesë nxënësit e mësimit shqip të moshave prej 6-17 vjeçare.

Në punëtoritë u trajtuan temat rreth natyrës, kafshëve, simboleve kombëtare shqiptare, gjuhës shqipe dhe shëtitjeve virtuale në qytetet e Shqipërisë. Profesorja Đurđica Ramqaj, si udhërrëfyese turistike, u tregoi nxënësve për Prefekturën Bregdetaro-malore dhe prefektura të tjera në Kroaci në gjuhën shqipe.

Nxënësit kënduan edhe këngë shqipe, recituan, aktruan, shkruan, vizatuan dhe luajtën gjëegjëza, lojëra popullore shqiptare dhe lojëra të tjera sportive. Drejtuesja e shkollës verore, mësuesja Melita Oreshkoviq, mësuesi Mendu Imeri dhe profesorja Gjurgjica Ramqaj udhëhoqën punëtoritë, ndërsa nxënësit u shoqëruan edhe nga një asistente. Vitin e ardhshëm do të angazhojmë edhe studentë shqiptarë, në mënyrë që të na ndihmojnë për tu kujdesur për fëmijët edhe gjatë kohës së lirë.

Mësuesit dhe nxënësit në oborrin e kampit veror „Trešnjevka“ përgatitën dhe festuan Ditën e Grurit, një traditë, që daton që nga kohërat e lashta në zonën e Myzeqejës, fshatin Pojan, në Shqipëri. Fëmijët dhe mësuesit kënduan këngë shqiptare kushtuar të korrurave, vallëzuan, përgatitën një tryezë me grurë, misër, miell dhe petulla të gatuara nga asistentja Sadife, e cila u tregoi fëmijëve recetën e gjyshes së saj.

Mësuesit dhe asistentët vullnetarë japin një kontribut të çmuar për fëmijët shqiptarë, që të zhvillojnë dhe ruajnë identitetin e tyre kombëtar përmes punëtorive të gjuhës, letërsisë, muzikës, artit dhe dramës edhe gjatë pushimeve verore. Nxënësit shkruan edhe kartolinat me dedikimin “Përshëndetje nga Sellce” prindërve, shokëve dhe familjarëve.

Ata së bashku me mësuesit e tyre vizituan Akuariumin në Crikvenicë, ku panë 300 lloje peshqish dhe zhvilluan një udhëtim njëditor me anije në Vrbnik, ku ndodhet edhe rrugica Klančić, rrugica më e ngushtë në botë rreth 40 cm, në të cilën kaluan edhe nxënësit tanë. Shkolla verore u financua nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, prindërit dhe donatorë të tjerë.

Autor: Melita Oreshkoviq

Fotografitë: Arkivi i Këshillit të Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë.

Filed Under: Reportazh

Më 23 korrik kujtojmë përvjetorin e lindjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementi XI-Albani

July 23, 2024 by s p

QSPA/

Gjon Françesk Albani lindi më 23 korrik 1649 në Urbino, Itali. Ishte papa i 243 i Kishës Katolike. Ai shërbeu si papë nga zgjedhja e tij më 23 nëntor 1700 deri më 19 mars 1721. Në vitin 1668 diplomohet për drejtësi në Romë ku në fokus të studimeve të tij ishin edhe gjuhët e vjetra. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Në vitin 1687 zgjidhet sekretar i kanonikëve, më pas në 13 shkurt 1690, emërohet kardinal dhe më 23 nëntor zgjidhet Papë i kishës katolike.

Papa Klementi XI-Albani vdiq më 19 mars 1721 mbasi udhëhoqi kishën katolike për 21 vjet rresht. Mbas emrit të tij Papnor, ai kërkoi që t’i vendosej mbiemri i tj Albani, për t’i treguar botës mbarë se origjina e tij ishte shqiptare. Papa Albani në latinisht shkruhet: “Clementes Undecimo Albani Urbinas“ që në shqip do të thotë “ Shqiptari Klementi XI nga Urbino“. Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqipërisë si për punën e tij për bashkimin e Krishtërimit, organizimin e Kuvendit të Arbënit (1703) e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, vepër me rëndësi të dorës së parë për traditën tonë letrare, ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare. U nda nga kjo jetë më 19 mars 1721, në Romë.

https://www.vaticannews.va/…/papa-klementi-xi…

Filed Under: Politike

PËRSE AJO E BIDENIT ISHTE NJË ZGJEDHJE TASHMË E PASHMANGËSHME

July 23, 2024 by s p

Nga MASSIMO GAGGI – Corriere della Sera, 22 korrik 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika

Këmbëngulja e Bidenit, e kthyer në kryeneçësi, u ndesh me rreptësitë e papritura t’urdhëruara nga mosha e tij e shtyrë. Së fundi presidenti i u dorëzua fakteve. Një vendim I pritshëm, tashmë I pashmangshëm, por që ka lënë për shumë kohë jo vetëm partinë demokratike dhe të gjithë Shtetet e Bashkuar në mëshirën e një heshtjeje tejet njerëzore të një udhëheqësi planetar të kthyer – nuk dijmë se sa shkallë shkallë apo për një rënieje të papritur – në një të moshuar ende në gjëndje të kuptojë e të kërkojë, I kthjellët në pjesën më të madhe të kohës, por mendërisht gjithënjë e më i ngadaltë. E ndoshta nuk është në gjëndje të vlerësojë plotësisht pasojat e ngurimeve të tij.

Tregimet anonime flasin për familiarë, gjithmonë mbështetës të ambicieve të tij politike dhe vendimit për t’u kandiduar për një mandat të dytë, që nga një javë kërkojnë t’a përgatisin për dorëheqjen. Duke gjetur sidoqoftë vështirësi në thyerjen e qëndresës së një luftëtari, të cilit nga rinia e parë i është dashur të luftojë me belbëzimet e përqeshjet e shokëve të shkollës. E që ka kundërvepruar ndaj ndeshtrashave duke i dhënë vetes synimin më ambicioz. “Do të bëhem president” tha duke i u paraqitur mamasë së të fejuarës së tij të parë.

I a arriti kur dukej jashtë kohës së mundëshme mbas një jete suksesesh, tragjedish, hidhërimesh, gjithënjë i bindur se ishte i nënvlerësuar ngs partia e tij, deri edhe nga ai Barak Obama që e bëri zëvendëspresident e më pas qe përcaktuesi i zgjedhjes së tij, katër vite më parë.

Këmbëngulja e kthyer në kryeneçësi, vullneti për të qëndruar në skenë, për të sfiduar përsëri Trumpin, edhe se në 2020 kishte premtuar se ishte një urë kundrejt brezave të rinj të politikës demokratike. Tani shtangësitë e papritura të plakut kanë trasformuar atë që do të mund të kishte qënë një fazë e vështirë por megjithatë e mbarështueshme e kalesës politike në një dramë shekspiriane.

Anomali të demokracisë t’asaj që e kemi quajtur Bota e Re: kombi i ri dhe dinamik, në të cilin po bënin beleg dy tetëdhjetëvjeçarë për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa vendimet shumë të rëndësishme të Gjykatës së Lartë u janë besuar 9 gjyqtarëve të moshuar, të emëruar përjetësisht. Ende: personazhet që ditët e fundit janë shqetësuar më shumë për të shtyrë Bidenin të tërhiqet (Nancy Pelozi) o për të qëndruar (Bernie Sanders) janë mbi tetëdhjetë vitesh.

Së fundi Bideni u dorëzua para hulumtimeve të porositur nga vetë Shtëpia e Bardhë e të vvërtetuar nga besnikët e saj. Duke mbetur pa frymë deri atëherë,drejtuesit e partisë mbasi u liruan me një frymëmarrje të fuqishme i njohën Bidenit meritën që me flijimin e tij kishte shpëtuar demokracinë amerikane. Përtej mundit dhe emfazës së çastit, mbetet e gjitha për t’u parë, nëse duke u nisur me kaqë vonesë e me vështirësinë për të gjendur një zëvendës për t’a futur në biletën e Kamala Harrisit, a do t’arrijnë demokratët të ravijëzojnë një fushatë të efektëshme.

Duhet të gjejnë shpejt një marrëveshje politike, të lëshojnë një fushatë të vlefshme, të shmangin pengesa e kurthe ligjore që republikanët po mbjellin në ecjen e tyre, të kërkojnë në ligjet zgjedhore të Shteteve të Bashkimit, të gjithë të ndryshëm njëri nga tjetri, diçka që të lejojë pengimin ose kundërshtimin e hyrjes së kandidatëve të rinj në listat për zgjedhjet presidenciale.

Donald Trumpi, i shpëtuar nga martirizimi dhe i kthyer nga një mbledhje për të triumfale, mbetet i vështirë për t’u mundur. Por tani që Bideni u tërhoq, edhe ai papritmas duket shumë i vjetër, herë herë i çoroditur. Për popullin e tij ai është më shumë se një udhëheqës hirplotë, madje si lajmëtar i të Plotfuqishmit. Por ligjet e politikës janë të pamëshirshme e tradhëtitë gjithmonë mbas qosheve. Besnikut skajor Tucker Carlson, bri Trumpit gjatë gjithë konventës, i kanë bërë një pyetje se përse, së fundi, Donaldi ka zgjedhur si zëvenës ID Vance: sot një besnik skajor, në të shkuarën armik i tij i betuar.

Përgjigja: “Sepse ndërmjet gjithë atyre që janë marrë në konsideratë për çiftimin , JD është i vetmi që nuk e urren fshehtas”.

“Corriere della Sera, 22 korrik 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1028
  • 1029
  • 1030
  • 1031
  • 1032
  • …
  • 2961
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 1958 / DR. WALTER LEHMANN, ISH-MJEKU PRIVAT I MBRETIT ZOG, NË CARMEL, USA : “LUFTA NDAJ KANCERIT FITOHET NËPËRMJET…”
  • Testamenti i Papa Franceskut në përvjetorin e parë të largimit në amshim
  • VISAR ZHITI NDEROHET ME TITULLIN “AKADEMIK HONORIS CAUSA” NGA AKADEMIA NDËRKOMBËTARE E ROMËS
  • Falënderoj pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan
  • Petro Nini Luarasi, 22 prill 1865 – 17 gusht 1911
  • SHPËTOHET NGA HARRESA NJË DORËSHKRIM I ÇMUAR I VITIT 1921 PËR GJERGJ KASTRIOTIN SKËNDERBEUN
  • “Armiqtë apo alienët? Shkencëtarët që zhduken një nga një”
  • Ramë Dardania dhe fluturimi i bletëve në Carroussel du Louvre
  • RIBOTIMI I VEPRËS MADHORE “LAHUTA E MALËSISË” NË DETROIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA
  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT