• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gëzuar 16-vjetorin e pavarësisë, Kosova!

February 17, 2024 by s p

Disa mendime dhe këshilla për të ardhmen e shtetit të ri.

Nga Harry Bajraktari

Sot, është ditë feste për shqiptarët në Kosovë, por është ditë feste edhe për shqiptarët kudo ku jetojnë. Është festë për shqiptarët e Amerikës.

Kjo pavarësi është një fitore e çmuar kombëtare e cila u arrit me shumë punë dhe sakrifica, prandaj duhet ta mbrojmë me gjithshka dhe duhet ta bëjmë sa më të vlefshme. Pavarësia erdhi me një premtim për një jetë më të mirë, më të begatë e më të sigurtë për popullin e Kosovës. Dhe në këto vite vendi ka bërë përparime të pabesueshme. Por shumë punë mbetet për t’u bërë për një jetë më të mirë dhe për më shumë besim te ardhmja.

Kjo kërkon angazhimin e të gjithëve. Megjithëse nuk është e lehtë, politikanët e vendit, në qeveri apo në opozitë duhet të bashkëpunojnë në ndërtimin e dy strategjive kryesore, për mbrojtjen përballë Serbisë dhe për drejtimet madhore të ekonomisë.

16 vite kanë kaluar dhe Serbia ende nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Përkundrazi, po armatoset e po kërcënon se do të kthehet me ushtri. Nuk duhet të kemi iluzione. Këto armatime të reja nuk i ka blerë vetëm për parada.

Për fat të mirë, Kosova ka mbrojtjen e aleatëve perëndimorë me Shtetet e Bashkuara në krye. Por kjo mbrojtje duhet të shoqërohet me forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Populli shqiptar duhet të jetë i përgatitur edhe për skenarin më të keq. Politikanët e të gjitha partive duhet ta kuptojnë se kërcënimi i Serbisë nuk kursen askënd.

Ata duhet të bashkëpunojnë sidomos për hartimin e një strategjie për anëtarësim në NATO. Strategji e cila të vlejë për çdo qeveri për vitet që vijojnë, pavarësisht se kush është në pushtet apo në opozitë.

Në planin ekonomik, duhen kërkuar zgjidhje praktike për të sjellë më shumë investime, për të hapur më shumë vende pune, por duke menduar për ekonominë e shekullit 21, sidomos në teknologji. Shumë të rinj shqiptarë kanë pasur shumë sukses në botën kompjuterike dhe të teknologjisë moderne. Është një potencial i madh me të cilin duhet punuar më shumë.

Kjo ka rëndësi jo vetëm për ekonominë. Sot, inteligjenca artificiale po gjen zbatim në ushtri, në ekonomi, e kudo. Shembulli i Izraelit ka treguar se edhe vendet e vogla kanë mundësi të zhvillojnë sektorin e tyre të teknollogjisë duke konkurruar me vendet e mëdha. Të rinjtë e Kosovës kanë talentin dhe energjinë e nevojshme, prandaj duhet investuar me ta. Pavarësia ka vlerë më të madhe kur rinia e sheh të ardhmen në Kosovë dhe jo në emigracion.

Së fundi, Kosova ka nevojë të gjejë gjuhën e duhur të komunikimit me aleatët tanë. Kosova është vendi më proamerikan dhe properëndimor në Evropë. Nuk ka arsye themelore që të mos merremi vesh sidomos me partnerët tanë amerikanë.

Amerika na ka ndihmuar që Kosova të çlirohet dhe të njihet pavarësia e saj. Ajo mund të na ndihmojë që të bëhemi një shtet më i fortë, me kapacitete të mëdha e me aftësi konkurruese në teknollogji, ekonomi, në mbrojtjen e vendit etj.

Serbia po investon shumë që të krijojë përçarje mes Kosovës dhe aleatëve të saj, në Perëndim. Por ajo nuk mund të ndryshojë themelin e marrëdhënieve tona që bazohet në interesat dhe vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.

Prandaj, koordinimi dhe bashkëpunimi me aleatët ka rëndësi të madhe. Duhet kujdes që të mos ngecim në mosmarrëveshje për konflikte të vogla e kalimtare, apo për probleme që mund të zgjidhen edhe një ditë tjetër. Duhet të jemi vizionarë dhe të mendojmë se si duhet të jetë Kosova pas 15-20 vitesh dhe se si mund të na ndihmojnë Amerika dhe aleatët që të arrijmë këtë vizion.

Në fund, Kosova nuk është e vetmuar në rajon. Shqiptarët janë bërë faktor me rëndësi. Shqipëria është pjesë e NATO-s. Maqedonia Veriore ka momentalisht një kryeministër shqiptar, ashtu si e parti edhe Mali i Zi.

Udhëheqësit shqiptarë në rajon duhet të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar dhe hartuar strategji të përbashkëta që të forcojnë sigurinë dhe paqen, për të kundërpeshuar ambicjet luftënxitëse të Serbisë, si dhe për të tërhequr biznesin e madh në rajon.

Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku jetojnë!

* Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan. Është nderuar me shumë dekorata e mirënjohje në SHBA, në Kosovë dhe në Shqipëri.

Filed Under: Mergata

NJË URIM MËRGIMTARI PËR PAVARËSINË DHE (RI) KTHIMIN NË ATDHE SI ËNDËRR E BETIM

February 17, 2024 by s p

Shkruan: Prend Ndoja, SHBA/

Kosovë, Mëmë-e-Dhe, unë me ty bisedoj haptas, drejt, thjesht e natyrshëm. Edhe fjalët e bukura poetike s’do t’i lejoj të hyjnë mes nesh. Fjalë shpirti dhe fashë plagësh nga këtu, përtej oqeanit, të kemi dërguar pa ndalë!

Brenda jehonës së gjamës tënde isha i molisur dhe unë, por kurrë nuk e kam larë borxhin ndaj teje. Kosovë, të flasim si Nënë e Bir. Nuk dua të më dëgjojë askush tjetër, sepse kemi shumë “artistë” skenash sot e nuk dua të na përbuzin si në skena teatrale. Ndoshta ata nga „lartësia” e tyre nuk duan ta kuptojnë thjeshtësinë dhe njëmendësinë tonë kur ne bisedojmë. Në gjamën e madhe për lindjen e lirisë, shumë nga bijtë dhe bijat tua e dhanë jetën. Ata, nga shkrepëtimat e pushkëve u shndërruan në Yje drite mbi vendin tonë.

Ata ishin të parët e kombit dhe të parët do të mbeten sa të ketë dritë mbi këtë Tokë. E di se në ditët e mëdha ke edhe mall të madh. Nuk është dobësi që nganjëherë fshehtaz, në ndonjë kënd, bashkë të mërzitem fort, sa dhembja ta prekë palcën gjersa të rrjedhë loti.

Një ditë jetë në liri për ata do të mjaftonte, vetëm dora e tyre ta përkundte një herë djepin e mbushur me rrezet e lirisë. Sot, shumë mirë të kuptoj… Ende ke dhembje nga plagët e pa mbyllura mirë, kur ndryshon moti, dhembjet të tundojnë edhe më shumë, plagët e reja, më të vjetrat të bëhen bashkë. Ne të dy e dimë se plagët, edhe nëse mbyllen, ato lënë pas vetes njolla e dhembje, por ashtu, si gjithmonë, mbahu e fortë, dhembjet mbaji të padukshme, qëndro me kokën lart, sepse armiku gjithmonë dëshiron të të shohë me dhembje, armiku gjithmonë e kërkon thembrën e Akilit në trupin tënd.

Kosovë, sot ëshë ditë urimesh. Ti e di se sa i lumtur jam që dole nga hallkat e robërisë. Tani të përqafoj dhe çmallem lirshëm me ty. Liria ishte një ëndërr që përcillej nga brezi në brez, sa fatlum jemi ne që e përjetuam një gëzim të tillë.

Kosovë, Mëmë-e-Dhe, një buqetë lulesh e ujis çdo mëngjes dhe për ty i freskoj çdo ditë. Jo, Ato nuk t´i solla sot, sepse shumë lule nga toka e jonë po i tretë Era.

Atëherë kur shtëpive të mbyllura do t’u hapen dyert e dritaret dhe të dëgjohen zhurma dhe të qeshura fëmijësh, atëherë nga thellësia e shpirtit do t‘i dhuroj Ty.

Edhe atëherë, prapë nuk do të rri duarkryq. Në oborrin e atyre shtëpive, çdo therrë dhe lulëkeqe do ta shkuli me rrënjë e do të mbjelli lulëkuqe. E di që stina e verës zakonisht është e thatë, ndodh që shiu nuk e lag tokën për shumë muaj, por, as ajo vapë nuk do të më brengos fare. Ujin do ta marr nga burimi i kthjellët si loti, nga ai burim, ku masa e madhe e popullsisë vendore e shuajnë etjen.

Ai burim është një damar shumë i vjetër më ujë të kristaltë që pikon si loti në muzgun e mbrëmjes, atëherë kur e shikon qartë se dita po perëndon.

Netëve të gjata të dimrit, kur tregojnë përralla pas darke, thuhet se, sipas legjendave, janë dëgjuar Zanat e Malit duke kuvenduar pranë burimit; Ai damar burimi nuk do të lërë kurrë pas vetes emër, as rrënjë; brez pas brezi cilësia e ujit do të mbetet, por emri i degëve të damarit të tij do të zhduket.

Përpos Zanave të Malit, askush tjetër, që nga ajo ditë nuk u mor me degët e atij burimi.

Shpeshherë ndodh që vendësit e fshehin fytyrën, që të mos duket se po e shuajnë etjen e tyre nga ai krua, i cili ka mbetur me pamje të vjetër apo natyrale,

Kosovë, Mëmë-e Dhe, besoj që ma kuptove edhe mua hallin tim dhe atëherë kur ta dimë atë që duhet ta dimë, me ndryshimin tonë do të ndryshojë edhe bota rreth nesh.

Atëherë, nga ai burim çdo ditë do ta mbushi nga një kovë djersë mërgimtarësh, që do të më mjaftojë t’i ujis lulet në oborret e shtëpive të zbrazura të mërgimtarëve.

Le të më qeshin vendësit, le të më quajnë si të duan… Mërgimtarët nuk dinë ndryshe, vetëm nga ai burim, nga ato kova të mbushura me djersë dinë ta gjallërojnë jetën dhe ta mbajnë ballin hapur para çdokuj. Ata janë të bindur se, vetëm nëse ujiten lulet me ujin e djersës, ato nuk vyshken kurrë.

Së bashku me urimin e Pavarësisë tënde, Kosovë, sot përmallshëm dëshiroj ta bëj edhe një urim tjetër: T’i uroj vetes dhe shumë të tjerëve si unë largimin nga mërgimi.

Por, si gjithmonë edhe tani, në krahët e shpresës le të fluturojnë ëndrrat e mërgimtarëve!

Filed Under: Interviste

URIMI IM PËR DITËN E SHPALLJES SË PAVARËSISË TË KOSOVËS

February 17, 2024 by s p

Ndue Bacaj/

Me 17 shkurt 2008, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të bazuar në të drejten historike dhe aktuale të popullit që i kishte zgjedhur, dhe në ligjet e të drejtën ndërkombëtare, shpallen botërisht Pavarësinë e Kosovës. Nga 120 deputet votuan unanimisht 109 për pavarësi, (11 deputet që nuk votuan ishin trashigimia e kolonëve të pushtuesve serb…).

Urimin tim, me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosoves , mendova ta filloj me fjalët-hymn, Te Deum Laudamus (Ty Hyj të Lavdrojmë, apo Lavdrua qofsh o Zot ), hymn që na e ka lënë trashigim Niket Dardani, biri i shenjtëruar i kësaj treve Ilire, i cili në shekullin e IV-të perveç shumë veprave të tjera , ka lenë trashigimi edhe Hymnin e Kishes Perendimore (Katolike). Hymn që është edhe sot në fyqi, madje si kryehymni i madh i jetës në Europ , simboli sinjifikativ i shpresave , ënderrave dhe triumfeve shpirtërore . Hymni këndohej kryesisht në raste kurorzimesh … por edhe fitoresh.. E natyrish nuk ka fitore më të madhe e ditë më të lumtur se sa 17 shkurtin e vitit 2008 , per Kosoven e sotme apo Dardaninë e moçme, por edhe trojet e tjera etnike shqiptare që i kishte falur Zoti e grabitur ndër shekuj robi sllav edhe me bekimin e një pjese të Europes plakë. 17 Shkurti është dita e shenjteruar e shpalljes së pavaresisë nga parlamenti i Kosoves .. Kjo ditë ka marrë vlera reale falë edhe faktorit më të rëndësishem ndërkombëtar të kësaj Bote , me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Gjermanisë , Anglisë , Italisë , Frances etjerë , të cilet vleresuan drejtesinë e Shqiptareve të Kosoves , për të qënë të lirë e të pavarur nga zullumqaret ardhacakë , serbet, të zbritur së voni nga Uralet, të cilet ndër shekuj u bënë nga turma të mjerimit në shtet-kampion të shovinizmit. Ndërsa pretendimet serbe mbi Kosoven u bënë shkrumb e hi , se mbi ketë “dysheme” qendronin “argumentet” trilluese të dajave të Sulltan Muratit II, birit të shkines (Hierines) së Gjergj Brakoviçit, para-ardhesi i të cilit car Llazari kishte tradhtuar koalicionin ndërballkanik në betejen antiotomane te Fush-Kosoves 1389, i cili si “shperblim” ishte vrarë duke ikur si “trimat”. Për rreth 86 vite (1913-1999) trojet etnike shqiptare të Kosoves kishin luftuar për lirinë e pavarësinë e tyre , gjë që shqiptareve u kushtoi rreth dyqindëmijë deshmorë e martirë të lirisë , duke bërë që pavarësia e Kosoves t’i kenë rrënjët në lumej gjaku e oqeane sakrificash… Masakrat e genocidi i Serbëve në trojet shqiptare të Kosovës martire kishin si fund vitin 1999 (12 qershorin), kur Europa dhe Bota Demokratike u detyruan të ndalin dorën gjakatare që vetëm për këtë kohë kriminelet serbë të Millosheviçit kishin vrarë e zhdukur rreth pesëmbëdhjetëmijë shqiptare , por edhe kishin keqtrajtuar e dëbuar nga trojet e tyre etnike rreth njëmilion shqiptarë të tjerë… Që nga 17 shkurti (2008) Dardania e moçme , apo Kosova e sotme është e lirë dhe pamvarur dhe po rikthehet në “sofren” Europiane , në atë “Sofer“ që kishte pasur vendin që me krijimin e jetes mbi keto troje.. Rreth 30 shekuj me parë, Homeri në Kryevepren e tij , ILIADA “hymnizonte” rolin Dardan në Luften për mbrojtjen e Trojes , me prijesin e tyre , legjendarin ENEA…Ndërsa poeti romak Virgjili në poemen “ENEIDA” ndër të tjera “vargezonte” :

“O DRITË E DARDANISË /

T’I SHPRESA MË E MADHE E TROJANEVE /

PSE U VONOVE..?”

Por edhe Europa e epokes së perqafimit dhe përhapjes së besimit e qytetrimit Kristian ka në themel të saj kontributin Dardan… Flori dhe Lauri janë dy martiret dhe shenjetoret e parë në “Ballkan” që u martirizuan per besimin Kristian (në Ulpiana , jo larg Prishtines së sotme , (fundi shek.I, fillimi i shek.II-të )… Nga Trojet Dardane – Nishi (Nasiusi , sot i grabitur nga Serbia) ishte edhe Kostandini i Madh , perandori (i perandorise Romake) , që me ediktin e Milanit (viti 313) ndaloi persekutimin e shtetasve të vetë , që deshironin të perqafonin e perhapnin besimin e qytetrimin e ri Kristian (që në trojet Dardane e predikoi vetë Shën Mateu-Ungjilltar). Me ketë “veper” ligjore Kostandini i Madh , nxorri Krishterimin nga katakombet në dritën e diellit , dhe kishat e katakombeve i zevendesoi me katedralet madheshtore , të cilat ishin ndertesat më të bukura që kishte parë deri atëhere njerëzimi.. Përseri ky perandor me origjin Dardane në vitin 315 ligjeron krijimin e fondit per të ndihmuar jetimet. Ndërsa në vitin 321 firmos dekretin e së Dieles si ditë pushimi (e feste) për të gjithë banoret e Perandorise (ku bënte pjesë thuajse krejt Europa dhe bota e konsiderueshme e asaj kohe) , duke zevendesuar perfundimisht të shtunden hebraike.. Vargu i Martireve e Shenjetoreve në themelet e besimit qytetrimit Perendimore nga raca jonë Ilire është rreth 600…deri tek Shenjëtorja Nënë Tereza , ndaj Europa dhe Bota e sotme e kanë kuptuar me të drejten e Zotit se Dardania e moçme apo Kosova e Sotme është TOKA e SHENJT e besimit dhe qytetrimit Perendimore (e jo e ardhacakeve të vonë sllave) … Simboli i binomit Fe dhe Atdhe, poeti kombëtar , At Gjergj Fishta në “Iliaden” shqiptare , Lahuta e Malesisë e “perkufizon” ketë histori me vargjet lapidare :

“… E atje larg , po , kah Urali /

nëper ato breshta të larta /

sillej shkjau si shkërbë mali /

tuj kerkua per molla t’tharta /

kur n’keto vise të Ballkanit /

të Parë tonë Pellazgtë e motit /

gjanë e gjallë kullotshin planit /

qetë i ngitshin n’fushë të Zotit /

kishin frone e ligje të mbara /

e gjatë shtegut t’qytetrimit /

ishin shty ata larg perpara /

që me pranverë të rruzullimit ./

Prej kah fillë xen rriba e Verit / ….

prej Kaukazit e n’shkamb t’Doverit / ….

fis ma t’vjeter kund nuk ka /

se asht ky fisi n’za i Shqiptarit /;

në mes t’cilit punët e mëdha /

për Europë xunë t’enden sparit…”.

Për ta besuar Europa e re këtë histori të vjeter e të vertetë u desht që trojet shqiptare të Kosoves të kishin në krye të vendit një “GAND” gjigand të mendimit e veprimit si Ibrahim Rugova i cili në përjetësi është ikona historike e pavaresisë , që largojë edhe hijet arabo-aziatike , që na kishin lënë “peng” shekujt e pushtimit otoman , ndërsa Hashim Thaçi, Ramush Harajdinaj , Adem Jashari dhe krejt familja Jashari , si dhe dhjetra e mijëra luftëtar të UÇK-së dhe drejtues të tjerë të ushtrisë çlirimtare te Kosoves , e veçanarisht dëshmoret e kesaj lufte janë perjetsuar në panteonin e pavdekshem të lirisë e pavarësisë së Kosoves , por edhe të vetë Europës Perendimore , në themelet e së ciles raca jonë ka kontributin më të madhe ( kujtojmë “mesinë” e shek.XV Gjergj Kastriotin) , por mjerisht (shpesh)“ kemi shperblimin “ më të vogel…Gjithsesi NE shqiptaret në këto ditë gezimi e keremtimi , Lavdrojme Zotin tonë (që është një e vetem një , pavaresiht nga rruga që kemi zgjedhur per t’a “takuar” Zotin…). Në fund të këtij urimi unë nuk po mundem të lë pa lavdruar edhe Zotin me disa nga fjalet e pavdekshme të Hymnit të Kishes (Katolike), të shkruara mbi 16-të shekuj më parë nga biri i trojeve tona Ilire, Niket Dardani :

“….Të lutemi Zot , ti mos na lësho /

Dhimbëshem Zot me na bekue /

Prej armiqeve na shpëto /

Shpirt e trup t’i me na i shpëtue /

Pergjithmonë deri në amshim /

Do të këndojmë lavdi o Zot me gëzim…”

Gëzuar shqiptar, 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Filed Under: Analiza

Intervistë ekskluzive me z. Florim Useini, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore

February 17, 2024 by s p

Intervistoi: Dashnim HEBIBI/

“Afaristët shqiptarë kanë arritur majat e suksesit dhe qëllimi është që në këto maja të ndërtojmë ura lidhëse që të bashkëpunojmë dhe njëkohësisht ti rrisin edhe ato që janë duke u ngjitur dhe ti nxisim edhe ato të tjerët që të nisin të ngjiten. Ne vlersojmë, se është themelimi i shoqëris aksionare, që të thyejmë thënjen e vjetër “Tre shqiptar nuk bëhen bashkë“. Pra, munden të bëhen bashkë dhe të kenë suksese“, na tha ndër të tjera, z.Useini.

Regensdorf, 14 shkurt

Z.Useini, fillimisht ju falënderoj për kohën që keni ndarë për të bashkëbiseduar. Kësaj here do të mundohemi të flasim për disa gjëra që kryesisht nuk i kemi dëgjuar nga disa intervista që i keni pasur në disa medie vizuele. Jemi në muajin shkurt të vitit 2024, besojmë shumë, se keni bërë llogaritjen e vitit që e kemi kaluar. Rezultati i suksesshëm, apo duhet edhe ma shumë angazhim?

Ju falënderoj edhe juve shumë për mundësinë që po më jepni dhe përshëndes të gjithë lexuesit tuaj kudo që ndodhen. Kur flasim rreth aktivitetit të rrjetit padyshim që jemi të kënaqur me rezultatin e arritur deri më tani duke krahasuar me atë nga jemi nisur, ndërsa nëse shikojmë potencialin tonë, atëher jemi në pragun fillestar dhe duhet edhe shumë angazhim, seriozitet dhe profesionalizëm.

Kur është themeluar Rrjeti i Bizneseve dhe pse quhet rrjet i bizneseve?

E themeluam në vitin 2018 në Kriens të Luzernit dhe e emëruam rrjet për të rrjetëzuar bizneset në veçanti shqiptare që të ndërtojnë kulturën e bashkëpunimt të rregullt e të mirëfillt sepse kemi potencial, kemi kuadro dhe vetëm kështu mund të jemi më të fuqishëm e në veçanti në Zvicrën Qëndrore.

Sa anëtarë i keni?

Nuk e kemi shikuar që domosdoshmërisht të kemi një numër të madh të anëtarëve. Qëllimi është të kemi anëtar aktiv, që janë të përkushtuar për bashkëpunim. Për momentin kemi rreth 50 anëtarë që janë aktiv.

Kush mundet të jetë anëtarë në këtë rrjet?

Po, afaristë që nuk ka probleme me shtetin. I regjistruar në regjistrin e firmave dhe që është i gatshëm në fillim të ofroj punë e pastaj të pranoj punë, sepse shumica gjithmonë dëshirojnë vetëm të marrin e jo të ofrojnë, gjithashtu kemi lënë hapësirë edhe për të rinjtë, që dëshirojnë të krijojnë një biznes, munden të anëtarsohen si anëtar pasiv me një shumë modeste.

Sigurisht, se puna që bëni është vullnetare, pra nuk keni paga apo mëditje?

Po, kryesisht siç e dini edhe ju në diasporë, shoqatat në përgjithësi veprojnë me vullnet, pa paga e mëditje. Vullneti është i madh dhe qëllimi. Kështu mërgata jonë ka punuar me vite nëpër shoqata të ndryshme dhe tash ka ardhur koha, që të organizohemi edhe në forma të tjera organizimi, siç është kjo e rrjetit tonë dhe veprime të tjera. Është për të përshëndetur të gjithë që veprojnë, sepse dihet, të gjithë jemi me angazhime këtu në Zvicër, por ndajmë kohë për rrjetin tonë.

Çka keni më ndryshe ju si rrjet nga disa shoqata apo bashkësi biznesesh shqiptare nëpër diasporë?

Respekt për të gjithë që veprojnë nëpër shoqata. Kontributi i shoqatave tona dihet se ishte i madh në ditët më të vështira që i ka pasur nevoj Kosova dhe trojet tona të tjera. Ne jemi të orientuar në produktivitet e aktivitet solid me rezultate e jo në numra për të pasur masë, punojmë me hapa të vegjël për të bërë traditë bashkëpunimin e jo biznes ditor dhe kjo trajtohet në grupe apo masë më të vogël dhe padyshim se e dëshiron kohën e saj sepse tradita apo kultura nuk blihet ajo ndërtohet. Poashtu ne këtë e dëshmuam me krijimin e një shoqërie aksionare „Union Invest AG“ që ju bashkangjitën 19 aksionar dhe me të investojnë për momentin në patundshmëri dhe e fundit është, që ne nga të tjerët kemi seriozitet, energji, durim, jemi transparent me gjithçka dhe mbi të gjithë kemi modestin. Pra, çdo rezultat i mirë që vjen, nuk i japim të mira vetes, por bashkësisë. Duam të ndajmë rezultatet së bashku e jo individit.

Cili ishte qëllimi kryesor i formimit të këtij rrjeti?

Afaristët shqiptarë kanë arritur majat e suksesit dhe qëllimi është që në këto maja të ndërtojmë ura lidhëse që të bashkëpunojmë dhe njëkohësisht ti rrisin edhe ato që janë duke u ngjitur dhe ti nxisim edhe ato të tjerët që të nisin të ngjiten.

Na thoni drejt, jeni pritur nga institucionet tona, qoftë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni të Veriut?

Nuk kemi pasur takime drejpërdrejt në institucione, por kur takohemi me ta, na lavdërojnë për punën që po bëjmë. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë.

„Mbi 50% të vendasëve janë të interesuar që secili të krijoj biznesin në vendlindje“

Nëse do t`ju ofrohet ndihmë nga institucionet tona e kam fjalën në atdhe, ku do të kishit dashur që të merrni ndihmë, apo sugjerime?

Rrjeti si urë lidhëse ka potencial të dërgoj një numër të madh investorësh të huaj, kuptohet nëse priten sipas ligjit e jo maliqit, e të mos flasim që mbi 50% të vendasëve janë të interesuar që secili të krijoj biznesin në vendlindje. Mendoj që me shumë produkte mund të furnizojmë tregun e jashtëm, por afaristët, buqësia, blegtoria, prodhimi duhet të motivohen nga shteti, të ndahen sunvecione apo kredi për zhvillm biznesi dhe paralel furnizojnë edhe tregun e brendshëm, por duhet rritur kostot e produkteve nga jasht që të mos jenë ndër çmimin e tregut të brendshëm, e atëhere prodhusi rritë prodhimin dhe mund të kap tregun me çmimet e kohës. Ne dëshirojmë ndihmë më tepër nga shteti që ato për veti të krijojnë shumë sinqeritet, seriozitet dhe tek korrupcioni. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ekspert që të hapen dyert e sukseseve, sepse siç dihet ne po veprojmë në një shtet të ligjit dhe jemi për ligj, që të mos shkoj suksesi ndër tavolina, por të shihen realisht dhe duke respektuar ligjet.

Ju kemi përcjellur se keni pasur aktivitete të shumta, cili është për ju më i suksesshmi?

Po, është e sakt. Ne kemi pasur disa aktivitete dhe të gjitha kanë qenë të suksesshme. Sepse punojmë me seriozitet dhe përgjegjesi. Ne vlersojmë, se është themelimi i shoqëris aksionare, që të thyejmë thënjen e vjetër ,,Tre shqiptar nuk bëhen bashkë“. Pra, munden të bëhen bashkë dhe të kenë suksese.

Mendoni, se shtetet tona do të duhej që të bashkëpunojnë më shumë me rrjetin?

Patjetër, duhen mbajtur seminare, forume ekonomike, konferenca dhe krejt të mundurat për të trajtuar temat nga më të ndryshmet, duhet hapur zyra që të jenë në kontakt bashkëpunimi vendi me mërgatën. Duhet emëruar përfaqësues të ndryshëm nga mërgata që të jenë pjesë e ministrisë së jashtme, ekonomike, buqësore dhe deri në parlament. Nëse rrjeti apo mërgata nuk kanë lidhje të rregullt atëhere gjithçka pasivizohet si në ekonomi ashtu edhe në kulturë dhe në çdo fushë tjetër, dhe emërimet e tilla janë më efikase nëpërmjet shoqatave në përgjithësi, se sa ato individuale.

Jeni të shtrirë edhe nëpër shtete të tjera ku ka mërgimtarë?

Rrjeti i Biznesit është në shumë shtete dhe diku më funksional e diku më pak si dhe diku në themelim e sipër dhe kuptohet që në çdo shtet funksionon pak më ndryshe, por shoh që edhe këtu ka edhe shumë hapsir për angazhim për ura lidhëse më të fuqishme dhe aktivitete më bazike dhe produktive.

Keni pasur dhe keni mbështetje nga z.Lazim Destani biznesmen i suksesshëm shqiptar, filantrop, aktivist, humanist?

Po. Është nder dhe kënaqësi dhe u jemi shumë mirënjohës. Z. Lazim Destani është edhe kryetar nderi i rrjetit global. Përkrahja më e madhe për ne është përvoja dhe rrjeti i tij, që hapë shumë dyer dhe shkurton shumë rrugë. Për ne është nder i madh që e kemi një personalitet të tillë dhe sinqerisht u jemi mirënjohës, që çdo herë ka qenë afër nesh, sa herë që kemi menduar se do të duhej të jetë në mesin tonë. Prezenca e tij na bënë edhe më të fortë dhe motivues.

Po me afaristë të tjerë të njohur shqiptarë?

Më duhet ta them, se sa më i njohur të jetë afaristi aq më të vështirë e kemi bashkëpunimin, sepse koha e tyre është tejet e stërngarkuar që vështirson prezencën dhe komunikimin e rregullt. Ata janë tejet të hapur dhe human, por te ne është problemi, që nuk lypim sponzorë apo humanizëm, ne kërkojmë vetë afaristin, përvojën e tij, idet e tyre që i kanë bërë disa herë lektorimin. Ne duam të ndërtojmë kulturën e punës dhe bashkëpunimit si e kanë rrjeti i judëve, apo ai turk e shumë të tjerë, sepse traditën mundemi t`ia lëjmë gjeneratave të reja dhe të vazhdojnë, se pasuria vjen e shkon, ajo nuk ndikon në ngadalsimin e asimilimit.

Keni pasur takime me biznesmenë zviceranë?

Po, kemi pasur nëpërmjet rrjetit të industrisë dhe tregtisë poashtu edhe individual që i kemi informuar, por ne me ato si biznese bashkëpunojmë rregullisht, por problemin apo qëllimin e kemi te bashkëpunimi në mes veti. Por atyre ju pëlqen ideja, koncepti dhe organizimi, marrim pjesë në evenimentet e tyre dhe janë të hapur për ndihmën që ju kërkojmë.

Në Zvicër sa jemi të informuar, egziston edhe një union, rrjet apo shoqatë tjetër e biznesmenëve shqiptarë?

Diku, aty nga viti 2013 një pjesë e madhe e masës kanë qenë të informuar kur eshtë themeluar rrjeti në Zvicër, pastaj ajo ka pasur pasivitetin e saj dhe u largua nga vëmendja e afaristëve dhe me themelimin e rrjetit në Zvicrën Qëndrore filloi përsëri një zhurmë në thirrje, por ne do të vazhdojmë dhe jemi për bashkëpunim.

Megjithate, ju nuk jeni ndalur, keni pasur aktivitete dhe suksese?

Patjetër, që koncepti jonë është të informojmë masën gradualisht duke lënë kohë për t`i informuar mirë, duke provuar bashkëpunimin, duke shikuar a po e gjejnë veten në rrjet, nëse dikush largohet pas një viti e provojmë përsëri dhe e gjithë kjo dëshiron kohën e vet dhe për këtë arsye shikojmë thirrjen në masë të madhe, sepse mendojmë se ajo do të jetë e përkohshme ose jo aq produktive sa ka potencial.

Dita ditës, në Zvicër po kemi firma të reja me pronarë shqiptarë. Keni një numër të saktë, se sa firma shqiptare janë në Zvicër?

Për fatë të mirë po krijohen shumë biznese, ndërsa e keqa është, se nuk ka evidenca të sakta edhe përse për ne si rrjet është shumë e vështirë për të bërë një gjë të till, por ministria e jashtme, ambasadat, duhet të mundësojnë procedura që në bashkëpunim me ne apo rrjete në përgjithësi, do të mundësohej një sistem i till evidentimi.

Ka ardhur koha, që të përkujdesemi më shumë për gjeneratat e reja që po lindin e po rriten në Zvicër, duke e ditur, se tash, kemi dy shtete shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën si dhe ai i Maqedonisë së Veriut me kryeministër e ministra shqiptarë, pra nuk është ajo kohë, kur është dashtë, diaspora shqiptare të ndihmoj shumë?

Padyshim, që e kemi lënë veten pasdore, duhet të krijojmë gjëra që gjenerata e re të kyçen dhe më pas ti lëvizin ato, prandaj e ceka më herët ato kanë një kulturë pune që e mësojnë në gjuhën gjermane, ne duam të ndërtojmë kulturën e punës shqiptare, që t’ ia lëjmë gjeneratës, se ky veprim ngadalson asimilimin, sepse afaristi i ri me buxhet të mirë që ja lenë baba ka për ti interesuar shumë pak vendlindja, e të mos flasim fare për atë që nuk e ndjekin as mësimin shqip. Besoj, që ky është treni i fundit për ne për të punuar për veten tonë apo gjeneratën e re. Të jemi më të bashkuar dhe të punojmë shumë me seriozisht për brezin e ri.

„Ne u jemi mirënjohës Zvicrës dhe popullit të saj“

Ku sipas jush, duhet të përqendrohet më shumë diaspora jonë?

Vetëm në vetëdisim-individual dhe pas në ngadalsimin e asimilimit. Pse thuhet, shiko veten pastaj të tjerët. Na duhet uniteti më shumë. Secili ekspert i fushës të jetë në krye të detyrës dhe të tjerët të jenë në përkrahje. Nuk shkon me inate. Ta ruajmë gjuhën tonë, traditat tona, sepse edhe shteti zviceran, na ka mundësuar, që të gjitha mundësitë, që ne ta ruajmë gjuhën tonë. Kemi përkrahje nga shteti zviceran. Kemi siç e dini gjithçka si në atdheun tonë. Të gjitha të drejtat i gëzojmë dhe jemi me të drejta të barabarat si zviceran të jemi. Ne u jemi mirënjohës Zvicrës dhe popullit të saj.

Me datë 17 shkurt në Luzern, do të organizoni një konferencë dhe janë të ftuar shumë personalitete. Mundeni t`na njoftoni më hollësisht?

Më duhet thënë se interesimi ka qenë shumë i madh, por shkak të datës, duhej disa personalitete të jenë pjesë e programit shtetëror dhe nuk mund të jenë pjesë e jona, por përsëri, do kemi prezent përfaqësues të tyre si zv.ministra, diplomat nga të tre shtetet, shkencëtar, Filantropin, z. Lazim Destanin, afarist nga Shqipëria, Kosova, Maqedona, Lugina e Preshevës, rrjete dhe unione të ndryshme. Me idenë, që të përfshijmë shumë fusha të ndryshme dhe të marrim sygjerime nga këndvështrime të ndryshme për rrugëtimin më të lehtë dhe të mirfillt për të ndërtuar kulturën e biznesit, prandaj edhe tema e ditës do të jetë: ,,Sfidat e kulturës së biznesit“, nga kjo do të nxjerrim një konkluzion dhe poashtu, do të shtypim edhe një përmbledhje me punimet dhe fjalimet e këtij takimi dhe pa humbur kohë ti kapemi punës edhe me më shumë energji e përkrahje.

Për konferencën e 17 shkurtit, keni mbështetje nga institucionet tona apo këtë e keni bërë me mundin e afaristëve shqiptarë si zakonisht?

Mbështetje nuk ka pasur dhe e vetmja mbështetje është, që ata të gjejnë kohën, që të marrin pjesë dhe kjo rutinë është bërë aq normale deri më tani, saqë, as ne nuk presim diçka konkrete më.

Nga kush keni pritur ndihmë si Rrjet i Biznesve në Zvicër dhe nuk ju ka ofruar?

Nuk jemi mësuar në luksin e asaj për t`na ndihmuar dikush, gjithmon jemi munduar me forcat tona të kryejmë punët tona, prandaj nuk kemi pritur.

Besoni, se edhe gjeneratat e reja do të merren me organizime të tilla, thuajse humanitare, sepse nuk ka përfitime personale?

Besoj, se do merren, por edhe besoj dhe shpresoj se edhe do ta ndryshojnë edhe konceptin e organizimit, dhe kam bindjen, se ajo do jetë më mirë për ato. Kemi një rini të mirë, ku dita ditës po korrin suksese në fusha të ndryshme dhe kjo na gëzon shumë.

E keni filluar vitin e ri me një konferencë të madhe, që do ju ketë lakmi edhe shtetet tona, pra konferenca të tilla nuk është e lehtë të organizohen. Do të presim edhe organizime të nivelit të tillë edhe gjatë muajve në vazhdim?

Synimet tona janë gjithmon të bëjmë më të mirën ndërsa formati nuk na ka interesuar shumë, ndoshta do të vazhdojmë me forume ekonomike, apo me seminare për të trajtuar tema të rregullta për të thithur informacione më të reja për anëtarët tanë, por e gjitha varet edhe nga sygjerimet apo konkluzionet që do të dalin nga kjo konferencë dhe pastaj, do të zhytemi në drejtimin, që do të jetë më praktik.

Shumë angazhime, shumë kohë, energji, por edhe shpenzime nga xhepi. Nga e gjithë kjo energji?

Koha është shumë me vlerë, këtë ma mësoj besimi im fetar, që kur isha i ri, prandaj mbaj ditar dhe raportoj aty ku e shpenzoj kohën ditore. Bazohem në atë fetare që obligohem në fushat e ndryshme të japë kontributin tim edhe atë çdo ditë dhe nuk më hynë në punë se sa i kryejnë të tjerët detyrat e tyre unë po i kryej të miat. Mendoj, që sa më të fuqishëm e kam besimin në Zot aq më tepër e kam obligim të kujdesem për tokën me qera që e kam në shfrytëzim nga Zoti, kujdesin për ambientin apo rrethin ku jetoj që e quajmë Komb, për të pasur një jetë produktive dhe për të pasur një histori që të mund ta lexoj në ditarin tim, që e quajnë kultur apo traditë që nëpërmjet shikimit e vjedhin fëmijët e mi nga unë. Të bëjmë mirë, të lëjmë gjurmë për të mirë, sepse nuk jemi të përjetshëm.

Jeni veprimtarë i dëshmuar, a po vjen ajo kohë, kur po sheh gjithandej përçarje, mos bashkëpunime të sinqerta, që ti thoni vetes, nuk shkon më, do të ndalem?

Nuk dua ti shoh, por i dëgjoj por nuk ndalem aty. Preferoj energjin pozitive, meqë Zoti na dha të drejtën për të vendosur atëhere e zgjedhi pozitiven dhe vazhdoj, disa here është mirë të provosh edhe një hap më tepër nga ajo ku janë dorzuar të tjerët. Nuk do të ndalem asnjëherë me ato mundësi që do të kem. Ka veprimtarë të mirë që punojnë e kontribuojnë për të mirën e përgjithshme. Ne shqiptarët në përgjithësi jemi të njohur për bëmirësi e paqe.

Folëm edhe për projekte të tjera që i keni ndërmend ti bëni, por për hirë të korrektësisë, nuk dua të zgjatemi, meqë të premtova, se do ta mbaj për veti, deri sa të fillohet nga ana juaj për të mirën e komunitetit tonë. Padyshim, se kemi edhe për shumë tema të tjera të flasim, por duhet kuptuar mundësinë e hapësirës në medie të shkruara, sepse keni pasur suksese të shumta deri më sot, por ia lëjmë kohës, që të bashkëbisedojmë për sukseset e ardhshme. Deri atëherë, gjitha të mirat.

Sinqerisht, u jam shumë mirënjohës edhe për këtë intervistë dhe për përkrahjen tuaj. Edhe njëherë dhe gjithmonë edhe përmes kësaj interviste, ju drejtohem që të gjithë afaristëve që veprojnë në Zvicër që t`na bashkohen, sepse bashkimi është fuqi, bashkimi është garancion i suksesit të gjatë. Fatbardhësisht, jemi një numër i madh i shqiptarëve në Zvicër që kanë edhe biznese të ndryshme, së bashku mundemi të bëjmë shumë dhe fati jonë është, që jemi në Zvicër, në këtë shtet, që nuk shikohet, se çfarë ngjyre ke, çfarë beimi, apo kombi, me rëndësi që të punosh, të duash e të veprosh për paqe dhe të respektosh në përpikshmëri ligjin dhe sukseset vijnë jo vetëm për individin e familjen e tij, por për shumë e shumë të tjerë. Gjitha të mirat! / Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Filed Under: Emigracion

Angazhimi ndërkombëtar për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë vitit 1998

February 17, 2024 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Diplomacia ndërkombëtare nuk u tregua e përgatitur qe ti përgjigjët me qëndrime dhe vendime të duhura konfliktit që përfshiu hapësirën e ish Jugosllavisë pas viteve të ’90. Qëndrimet e fillestare për ruajtjen e federatës jugosllave nga diplomacitë me ndikim ndërkombëtar duke përfshirë edhe SHBA-të, vetëm sa përshkallëzoi konfliktin e përgjakshëm. Në ndalimin e konfliktit të përgjakshëm në hapësirat e ish-Jugosllavisë, rol vendimtar kishin vendimet edhe përpjekjet e përbashkëta të diplomacisë ndërkombëtare që i përfaqësonte Grupi i Kontaktit.

Vendimi i diplomacisë ndërkombëtare, që shqiptarët të mos jenë pjesëmarrës, në Konferencën e Dejtonit, fuqizoj ndjenjën dhe projektet e nacionalizmit serb në një anë, ndërsa i dëshpëroi shqiptarët e Kosovës në anën tjetër. Në rrethana të tilla në Kosovë filloi përkrahja e veprimtarisë së armatosur të UÇK-së, e cila gjë zgjeroj konfliktin e përgjakshëm në tërë territorin e Kosovës. Diplomacia e disa vendeve perëndimore dhe SHBA-ve ishte e vendosura t’i përkrahte votimin e Rezolutave në Këshillin e Sigurimit, për dënimin e dhunës që ushtrohej në Kosovës gjatë verës së vitit 1998. Rezolutat për Kosovën ishin vendimtarë për të legjitimuar angazhimin ndërkombëtar në zgjidhjen e konfliktit në Kosovë dhe vendosjen e paqes në hapësirën ballkanike.

Vendosja e paqes ne Kosovë u bë e mundur vetëm atëherë kur u bë kombinimi i diplomacisë dhe i forcës ushtarake për të bindur regjimin e S. Millosheviqit që të tërhiqet nga Kosova.

Fjalët kyçe: Diplomaci, Britanike, Amerikane, Rezoluta, Kosova, Dejtoni

International engagement for Kosovo in the UN Security Council during 1998

Abstract

International diplomacy was not prepared to respond with appropriate attitudes and decisions to the conflict in the area of the former Yugoslavia after the 1990s. Initial attitudes to maintain the Yugoslav federation from diplomacy which were internationally influential, including the United States, it only escalated the bloody conflict. In stopping the bloody conflict in the areas of the former Yugoslavia, the crucial role was also the joint efforts of the international diplomacy represented by the Contact Group.

The decision of international diplomacy, so that the Albanians are not party at the Dayton Conference, strengthened the feeling and projects of Serbian nationalism on one hand, and discouraged Kosovo Albanians on the other hand. In such circumstances, the support of armed KLA activities began in Kosovo, which expanded the bloody conflict throughout the entire territory of Kosovo. The diplomacy of several Western and US countries was determined to support the voting of the Security Council Resolutions for condemning the violence that was conducted in Kosovo during the summer of 1998. Resolutions for Kosovo were crucial to legitimize international engagement in the solving of the conflict in Kosovo and the establishment of peace in the Balkans.

Establishing peace in Kosovo was made possible only when the combination of diplomacy and military forces was made in order to convince S. Milosevic’s regime to withdraw from Kosovo.

Key words: Diplomacy, British, American, Resolution, Kosovo, Dayton

Pas luftës se përgjakshme qe u zhvillua në Bosnjë, dhe Kroaci diplomacia ndërkombëtare fillojë që të kuptoi se me Millosheviqin është vështirë që të arrihet të ndonjë marrëveshje pa përdorimin e forcës . Viti 1997 ishte vit i ndryshimeve që ndodhën në skenën politike ndërkombëtare pas angazhimit në zhvillimin ekonomik në mandatin e parë presidenti Klinton, në mandatin e dytë të tij presidencial fillojë të jetë më i zëshëm dhe më i angazhuar në zhvillimet ndërkombëtare me theks të veçantë në Kosovë. Edhe në Evropë në skenën politike ndodhen ndryshime të rëndësishme politike sidomos në Britaninë e Madhe, kur qeveria e John Majorit, e cili e mbështeste politiken serbe në Ballkan, u zëvendësua me qeverisjen e laburistëve, të drejtuar nga kryeministër i ri Toni Bler, i cili u angazhua në pengimin e politikës luftarake të Serbisë në hapësirat e ish Jugosllavisë. Edhe Franca fillojë të ndryshoi qëndrim ndaj Serbisë, pas pamjeve që jepeshin nëpër televizione dhe media për vrasjet dhe masakrat e bëra nga militaret dhe paramilitaret serb, fillimisht në Bosnje, e më pas edhe në Kosovë. Qeveria serbe e njohur për mos respektim të marrëveshjeve që vetë i nënshkruante, e njëra prej tyre ishte marrëveshja për arsim kosovar, e cila marrëveshje ishte arritur nga Millosheviqi dhe Rugova me ndërmjetësimin e Shen Egjidios.Marrëveshja e Dejtonit dhe mos përfshirja e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, filloi të rriste pakënaqësitë me rezistencën paqësore, që nuk po përkrahej nga diplomacitë ndërkombëtare për ti dhënë fund problemit të Kosovës. Dejtoni e ndryshojë tërësisht qëndrimin e shqiptarëve të Kosovës.Ata kuptuan se rezistenca paqësore nuk po merrej parasysh nga fuqitë e mëdha që ishin të përqendruara në ndaljen e konfliktit në Bosnje dhe Hercegovinë.” Në Dejton janë ftuar ata që kanë luftuar ishte përgjigjja që shefi i atëhershëm i misionit diplomatik amerikan në Beograd Robert Perin i kishte thënë Presidentit Rugova kur ishte pyetur pse Kosova nuk ishte ftuar në këto negociata. Dështimi i implementimit të Marrëveshjes për Arsim tregoi se regjimi i Millosheviqit vetëm po fitonte kohë para diplomacisë ndërkombëtare dhe se nuk do të lëshonte pe dhe marrëveshja mbeti pa u zbatuar. Në këto rrethana filloj që ti hapet rrugë mundësisë për rezistencës aktive paqësore që filluan studentët e Universitetit të Prishtinës, me organizimin e protestave paqësore dhe kërkesave për kthimin në objektet shkollore. Gjatë demonstratave paqësore të studentëve dhe profesorëve shqiptarë për kthimin në objektet shkollore policia serbe kishte përdorur dhunë brutale ndaj protestuesve. Në këtë kohë vetëm sapo rritej pakënaqësi andaj politikës paqësore të udhëhequr nga LDK-ja. Në këto rrethana veprimtaria e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fillojë të rritet dhe të gjente përkrahje gjithnjë e më shumë nga popullata shqiptare. UÇK-ja u shqua për aksione të organizuara gjatë vitit 1997, e sidomos me masovizimin e saj në vitin 1998. Forcat serbe filluan vrasjet dhe maltretimet masive të shqiptarëve sidomos në ato vende ku ushtronte veprimtarinë UÇK-ja. Në fund të shkurtit dhe fillim të marsit 1998 forcat serbe vranë shumë civil shqiptarë në fshatrat (Likoshan dhe Qirez) në rajonin e Drenicës duke përfshirë pleq, gra-shtatzëna dhe fëmijë. Skenat nga vendi i ngjarjes dhe fotografitë e të vrarëve, ishin shumë të tmerrshme, dhe dëshmonin se forcat serbe kishin masakruar popullsinë civile pa dallim gjinie dhe moshe. Reagimet e diplomacisë ndërkombëtare ishin të ashpra ndaj politikës represive dhe dhunës së forcave serbe. Këto skena dhe zhvillime të papenguara në terren me gjithë brutalitetin e ushtrisë serbo – jugosllave tregonin edhe pafuqinë e bashkësisë ndërkombëtare për të shkuar përtej dënimeve deklarative të veprimeve të tyre. “Christmas Warning” e ish-Presidentit amerikan Bush i Vjetër (nga 24 dhjetori 1992)kishte mbetur vetëm si vërejte simbolike, pa efekt. Skenat e vrasjeve dhe masakrave bënë që në mars te vitit 1998, të thirrej edhe mbledhja e grupit të kontaktit. Sekretarja e shtetit e SHBA-ve kishte zhvilluar një vizitë para mbledhjes së Londrës dhe kishte kërkuar nga aleatët evropian që ti jepet një përgjigje e fuqishme qeverisë së Beogradit për ndërprerjen e dhunës në Kosovë. Më 7 mars 1998, në Romë, Madeleine Albright deklaron: “Ne nuk do të qëndrojmë dhe të shikojmë autoritetet serbe të bëjnë në Kosovë atë që bën në Bosnjë…”

Më 9 mars 1998 Shtetet e “Grupit të Kontaktit” (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia) takohen në Londër për të diskutuar për Kosovën. Për kundër dënimit të përdorimit të dhunës si mjetë i zgjidhjes se krizës në Kosovë nga vendimet e grupit te kontaktit. forcat serbe vazhduan ofensivën edhe gjatë gjithë verës dhe vjeshtës se vitit 1998, duke vrare edhe shumë civil shqiptarë të pa fajshëm. Kriza në Kosovë ishte temë diskutimi e takimit të presidentëve Clinton dhe Jelcin në Moskë me 1 e 2 shtator 1998, të cilët dolën me një deklaratë të përbashkët, se ” SHBA-të dhe Rusia duhet patjetër të punojnë se bashku për ti dhënë fund konfliktit ne Kosovë..’’ Vendimet e Grupit të Kontaktit të miratuara në takimin e 9 dhe 25 marsit 1998 i hapen rrugë miratimit të Rezolutës 1160/ 31.3.1998 nga Këshilli i Sigurimit. Rezoluta e miratuar dënonte vrasjet e civilëve shqiptarë nga forcat policore serbe, përdorimin përtej mase të dhunës ndaj demonstruesve shqiptarë në protesta paqësore. Rezoluta dënonte edhe aktivitetet e UÇK–së si dhe garantonte sovranitetin e Jugosllavisë, ndërsa për vendosjen e embargos së armëve nuk ishte pajtuar Rusia. Në takimin e 16 qershorit vitit 1998 në Moskë ndërmjet presidentëve Boris Jelcin e Slobodan Millosheviçit, ishte bisedua edhe për respektimin e Rezolutës 1160. Pas takimit dhanë një deklaratë të përbashkët më të cilën Milosheviqi u zotua se do të përmbushte kërkesat e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1160…që diplomatet e akredituar në Beograd të lëvizin lirshëm në territorin e Kosovës. Forcat ushtarake serbe nuk e respektuan në terren kërkesat e Rezolutës ketë e raportonin organizatat ndërkombëtare që vepronin në atë kohë në Kosovë. Pas takimit ne Moskë me presidentit B. Jelci dhe S. Millosheviqit, Prishtinën e vizatojë diplomati Rus që u takua me Ibrahim Rugoven më qellim të informimit për takimin e Moskës në mes të dy presidentëve, që nuk dha ndonjë rezultat konkret në ndërprerjen e konfliktit për kundër premtimit për respektimin e Rezolutës 1160. Diplomatët e SHBA-së ishin aktive në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe kishin shumë takime me përfaqësuesit qeveritar serb. Në një takim të tensionuar, përfaqësuesi i presidentit Clinton, Robert Gelbard takohet me Millosheviqin në Beograd dhe i kërkon që të përmbahet nga dhuna ndaj popullsisë së pa mbrojtur civile në Kosovë, dhe të përkrahtë zgjidhjën e problemeve në rrugë diplomatike që po bën përpjekje Grupi i Contaktit. Mbështetja për intervenim ndërkombëtar në Kosovë, në veçanti ligjshmëria për fushatën bombarduese të NATO-s vinte nga burime të ndryshme, e sidomos për të parandaluar një katastrofë humanitare. Që e legjitimonte kapitullin e shtatë të Kombeve të Bashkuara. Liderët botëror më të zëshëm në këtë drejtim ishin Presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe Kryeministri Britanik Tony Blair respektivisht e përshkruanin luftën si, “një sulm me tanke dhe artileri mbi një popullsi të pambrojtur liderët e të cilëve kishin pranuar paqen,” ose “lufta e parë për vlera” dhe “për të shmangur atë që mund të bëhej një katastrofë humanitare në Kosovë. Këshilltarët e presidentit amerikan kërkonin që kërcënimi ushtarak të bazohet në kapitullin e VII-të të Kartës së Kombeve të Bashkuara duke legjitimuar mbrojtjen humanitare të popullsisë civile që ishte pa kulm mbi kokë, e shpërngulur në brendësi të territorit të Kosovës që arrinte ofro 100 mijë njerëz në vjeshtën e vitit 1998. Pas ofensivës së verës dhe vjeshtës së vitit 1998 të forcave policore dhe ushtarake serbe, zhvendosja e popullsisë civile brenda Kosovës u rritë në mënyrë dramatike. Pas këtyre aksioneve të regjimit serb vijnë edhe reagimet e diplomacisë ndërkombëtare që kërkonin masa më të ashpra diplomatike duke i kombinuar edhe me kërcënimin ushtarak. Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Sandy Berger në raportin e përgatitur për presidentin B.Klinton kërkon që para dimrit të merren masa të ashpra për ndaljen e luftimeve nga forcat serbe, për të shmangur një katastrofë humanitare të civilëve të shpërngulur brenda territorit të Kosovës dhe duke kërkuar edhe nga shqiptarët që të mos provokojnë

Në vazhdën e zhvillimeve të situatës në Kosovë një vend të veçantë zë edhe deklarata e Zotëri Robert S. Gelbard, Përfaqësuesi Special i Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 10 Mars, dhanë në Zyrën Amerikane në Prishtinë, ku mes tjerash deklaroj se është i pikëlluar me zhvillimet e fundit (vrasjen e të paktën 80 personave, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe shumë civilë të pafajshëm). “Mesazhi më i rëndësishëm që mund të ndaj me ju sot është, se përdorimi i dhunës nga çdo element i shoqërisë do të shkaktojë vetëm dhunë të mëtejshme, por nuk do të prodhojë një zgjidhje të qëndrueshme dhe pozitive për problemin e Kosovës”. Ai u shpreh se forcat qeveritare të Serbisë përdorën forcën brutale, joproporcionale dhe dërrmuese në kryerjen e këtyre operacioneve në një mënyrë krejtësisht jashtë sundimit të ligjit, ndërsa Grupi i Kontaktit këmbënguli që Beogradi të lëvizte menjëherë për të shmangur dhe zvogëluar tensionet. Ai potencoj se Grupi i Kontaktit tregoi seriozitetin për të siguruar që Presidenti Millosheviç të kuptojë se ka ardhur koha për një zgjidhje politike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitur dhe të vendosur për të marrë pjesë në lehtësimin e kësaj zgjidhjeje.

Përfaqësuesi Special i Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ua rikujtoj përgjegjësitë që i ka qeveria e Serbisë. Ai deklaroj se: “Qeveritë kanë përgjegjësi të veçanta: qeveria ka përgjegjësinë për të zgjidhur konfliktet politike nëpërmjet mjeteve paqësore dhe politike dhe për të adresuar veprimet e dhunshme në një mënyrë të përgjegjshme dhe proporcionale, në përputhje me sundimin e ligjit dhe standardet ndërkombëtare. Kjo qeveri që është autoritetet i Beogradit – ka shkelur sundimin e ligjit, ka injoruar detyrimet e saj për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve, injoruar detyrimet ndërkombëtare për të ofruar organizata humanitare, si ICRC dhe UNHCR qasje të pakufizuar për të siguruar ndihma humanitare të nevojshme. E vetmja përgjigje që kjo qeveri duket të dijë se si t’i qaset debatit politik të vjetër dhjetëvjeçar në Kosovë është dhuna dhe represioni”.

Ai me këtë rast e lavdëroj lidershipin shqiptarë të Kosovës duke thënë se udhëheqja e shqiptarëve të Kosovës i është përmbajtur parimeve kundër dhunës dhe dialogut të pakushtëzuar. Ky është mesazhi i vetëm që do të bashkojë në mënyrë efektive popullin e Kosovës dhe është e vetmja rrugë që do të sigurojë mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare. Në fund i bëri thirrje Ibrahim Rugovës, LDK-së dhe udhëheqjes së studentëve që të qëndrojnë në kursin, paqësor. Gjatë kësaj kohe qëllimi i administratës amerikane vazhdonte të ishte kthimi i autonomisë që Kosova gëzonte me kushtetutën e vitit 1974, ndërsa arsyeja kryesore për këtë ishte frika se stabiliteti në Maqedoni dhe Shqipëri mund të prishej dhe se politika paqësore e udhëhequr nga I. Rugova, dobësohej nga veprimet e UÇK- së.

Politika e Britanisë së Madhe nën drejtimin e Toni Blerit karshi problemit të Kosovës është e njohur sidomos pas bisedës telefonike 20-minutëshe në mes Presidentit Clinton dhe kryeministri britanik Tony Blair, ku është diskutuar për krizën në Kosovë. Tanimë është i njohur fakti se këta dy burrështetas kanë biseduar për shqetësimin e tyre rreth eskalimit të situatës në Kosovë, e cila mund të sjellë një lufte të dytë në Ballkan dhe për një propozim të cilin e kishte kryeministri Blair. Propozimi i kryeministrit Blair ishte se Britania e Madhe do të kërkoj një rezolutë të re nga Këshilli i Sigurimit të OKB-a që do të autorizonte përdorimin e forcës ushtarake nëse është e nevojshme për të qetësuar krizën në Kosovë. Kryeministrit britanik Blair ishte një nga ata që favorizonin edhe hyrjen e trupave tokësore, jo vetëm luftën nga ajri.

Një hap tjetër tejet me rëndësi për Kosovën i kryeministri Blair ishte intervista e tij dhënë BBC-së dhe fjalimi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve. Në këtë fjalim nder të tjera ai deklaroj: “Ne duhet të veprojmë: për të shpëtuar mijëra burra të pafajshëm, gra dhe fëmijë nga katastrofa humanitare, nga vdekja, barbarizmit dhe spastrimit etnik nga një diktaturë brutale; për të ruajtur stabilitetin e rajonit të Ballkanit, ku ne e dimë se kaosi mund të gllabërojë të gjithë Evropën”.

Situata humanitare u bë dramatike në Kosovë pas ofensivës së forcave serbe gjatë verës së vitit 1998, lufta u përshkallëzua dhe në vjeshtën e vitit 1998 numri i të zhvendosurve dhe refugjatëve i tejkalonte 300 mijë. Sekretari i OKB-ës Kofi Annan deklaroi: ”Në javët e fundit, bashkësia ndërkombëtare ka qenë dëshmitare e mizorive tronditëse në Kosovë…Këto janë zbuluar falë raportimit nga KDOM-idhe burime tjera të besueshme”. Më 23 shtator 1998 Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë me numër 1199, kur sërish Kina kishte abstenuar. Rezoluta bazohet në kapitullin e VII-të të Kartës së Kombeve të Bashkuara, në të cilin, përveç të tjerash, parashihej edhe kërkesa për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve. Një rol të veçantë zë edhe Sekretari i Jashtëm britanik Robin Kuk, i cili më 23 nëntor në një konferencë për shtyp flet për situatën në Kosovë, e me theks të veçantë për refugjatët që ishin pa strehë dhe ushqim të mjaftueshëm brenda territorit të Kosovës. Sekretari i Jashtëm Kuk parashikonte se në qoftë se nuk ndalen luftimet situata shkonte drejtë një katastrofe humanitare, të paparashikueshme. Për këtë arsye veprimet e diplomacisë britanike ishin shumë aktive në institucionet ndërkombëtare duke përfshirë edhe rolin kyç të Britanikëve në miratimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Ai, gjithashtu, ka luajtur një rol të veçantë në bisedimet të cilat janë zhvilluar në Kështjellën e Rambujesë.

Në mesin e shumë deklarimeve të Sekretarit Kuk vlen të theksohet fjalimi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, ku flet për masakrën në Reçak. Ai tregon sesi gjeneral Drewienkiewicz e ka njoftuar se trupat që ai i kishte pa në fshat ishin qëlluar kryesisht në kokë ose qafë, pra ishin ekzekutuar, ishin të të gjitha moshave, duke përfshirë burra të thinjur të vjetër dhe se asnjë nga trupat nuk kishte pasur të veshur uniformën. Ai këtë madje e quan “Krim Lufte” duke shtuar se Evropa edhe një herë do të përballet me një krizë të mundshme humanitare si rezultat i represionit serb brenda Kosovës.

Ndërsa, pas intervenimit të NATO-s në Kosovë ndër të tjera Kuk përmend se, “Në Kosovë, Evropa ka qenë dëshmitare e persekutimit të një populli të tërë që nuk është parë që nga ditët e Hitlerit apo Stalinit. Ne kemi vepruar për shkak se koha e deportimit në masë dhe spastrim etnik i takon Evropës së kaluar dhe se ne nuk do të lejojmë të kthehet ajo kohë”. Qëndrimi i diplomacisë britanike ndikoi edhe tek diplomacitë e tjera ndërkombëtare që të tregojnë vendosmëri për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.

Diplomacia Britanike ishte e angazhuar me zhvillimet në Kosovë, duke i përcjellë me vëmendje të veçantë dhe kishte marrë edhe iniciativa konkrete që të kontribuojë në zgjedhjen e konfliktit në Kosovë.

Në mbledhjen e marsit të vitit 1998, pas ofensivës serbe në Prekazin historik, me urgjencë u mbajt takimi i Grupit të Kontaktit në Londër. Roli i diplomacisë britanike në këtë takim ishte shumë i rëndësishëm në vendimet e forta kundër qeveris jugosllave për përdorimin e forcës kundër popullsisë shqiptare të pambrojtur. Sekretarja amerikane e shtetit kishte thënë në Paris para takimit se “Ka kaluar koha e dënimeve morale të politikës së Beogradit dhe pres nga aleatët që të kemi qëndrim të fuqishëm dhe të qartë për Qeverinë Jugosllave”.

Përfundim

Diplomacia Evropianë dhe ajo Amerikane ishin me të zëshmet në përpjekjet e tyre që shpërbërja e Jugosllavisë të ndodhë paqësisht dhe pa gjakderdhje. Këtë e dëshmojnë edhe përpjekjet diplomatike të dy qeverive në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në hartimin dhe kërkesën për miratim nga anëtarët, që proceset të shkonin duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, për ndërhyrje të përbashkët në raste të krizave politike në rajonet e ndryshme të Botës. Këtë rrugë këto dy diplomaci e ndoqën edhe në rastin e Kosovës që për çdo veprim kërkuan që të kenë miratimin e Këshillit të Sigurimit, edhe pse hasën në pengesa nga anëtarët e përhershëm siç ishin Rusia dhe Kina. Miratimi i dy rezolutave për Kosovën ishte e rëndësishme në ndaljen e luftimeve dhe të rrezikut të një katastrofë humanitare që mund të ndodh në Kosovë në prag të dimrit të vitit 1998. Për kundër përpjekjeve diplomatike të zgjidhjes së problemit të Kosovës, nuk u arrit qëllimi, pa kombinimin e forcës dhe të diplomacisë. Marrëveshjet të respektueshme në mes të popujve të federatës jugosllave patën sukses vetëm atëherë kur ndërhyrja diplomatike në veti kishte edhe përdorimin e forcës. Vetëm me ndërhyrjen humanitare ushtarake të paktit NATO në Kosovë u vendos paqja dhe siguria, edhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Përkundër ofensivës diplomatike britanike dhe amerikane që mos të eskaloj konflikti në hapësirat e Jugosllavisë dhe vendoset paqja për mes Rezolutave të Këshillit të Sigurimit kjo nuk u arrit, si në rastin e Kosovës që konflikti i përgjakshëm u ndalë fal vendosmërisë së NATO-s që ti sulmojë caqet ushtarake serbe për 78 ditë, që të arrihet marrëveshja e Kumanovës, e cila u nënshkrua me 12 qershor 1999, në mes të përfaqësueseve serb dhe atyre të NATO-s, Serbia pranonte vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë, dhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1142
  • 1143
  • 1144
  • 1145
  • 1146
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT