• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryetari i LDK Abdixhiku mirëpriti Drejtoreshën për Evropë Jugqendrore në Departamentin Amerikan, Colleen Hyland

December 14, 2023 by s p

Prishtinë, 14 dhjetor 2023/

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku ka pritur në takim znj. Colleen E. Hyland, drejtoreshë për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohje për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Republikës së Kosovës. Po ashtu Abdixhiku i kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj, në veçanti në procesin e dialogut, me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetare të përcaktuara me Kushtetutë dhe Deklaratë të Pavarësisë.

Kryetari Abdixhiku i shprehu dhe pikëpamjet e LDK-së rreth dokumentit të draft-statutit të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga Qeveria e Kosovës. “Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejtim”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Filed Under: Mergata

NJOFTIM SQARUES PËR PJESËMARRËSIT NË KONFERENCËN ZGJEDHORE TË DEGËS SË “VATRËS” TË BOSTONIT MË 17 DHJETOR 2023

December 14, 2023 by s p

Kryesia e Përkohshme e Degës së “VATRËS” të Bostonit, falënderon të gjithë ata që janë të interesuar dhe që janë regjistruar online për të marë pjesë në Konferencën Zgjedhore të saj, që do të mbahet ditën e dielë, më 17 dhjetor, në orën 12:00pm, në ambientet e “AC Hotel by Marriott”.

“Komisioni Organizator” i Konferencës së Degës së “VATRËS” të Bostonit, sqaron se duke pasur parasysh që Konferenca Zgjedhore e Degës është një aktivitet i brendshëm dhe ekskluziv i saj, nuk janë bërë ftesa për personat që nuk janë rezidentë të Shtetit Massachusetts, përveç Kryetarit të “VATRËS” me qendër në New York, si dhe të deleguarve të tij, që janë funksionarë aktivë të saj, të cilët janë konfirmuar nga zyra e tij.

“Komisioni i Verifikimit të Anëtarëve dhe i Mandateve” që do të jetë i vendosur në hyrje të sallës së mbledhjes, do skanojë secilin individ që do kërkojë të hyjë në sallë duke i kërkuar paraqitjen e Dokumentit të Identifikimit lëshuar nga Autoritetet e Shtetit të Massachusetts.

RREGULLAT E PJESËMARRJES NË KONFERENCË:

1 – VETËM ATA PERSONA QË DO TË PARAQESIN DOKUMENTIN E IDENTITETIT DO LEJOHEN TË HYJNË NË SALLËN PLENARE!

2 – VETËM ATA QË DO REGJISTROHEN PARAPRAKISHT TEK “KOMISIONI ORGANIZATOR” PËR TË DISKUTUAR, DO T’U JEPET E DREJTA PËR TË FOLUR PËR NJË KOHË TË PARACAKTUAR DHE TË LIMITUAR PREJ 3 MINUTASH, PA TEJKALUAR MAKSIMUMIN E LEJUAR PREJ 5 MINUTASH PËR SECILIN INDIVID!

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

“Komisioni Organizator” i Konferencës Zgjedhore të Degës së “VATRËS” të Bostonit.

Filed Under: Vatra

KRISHTLINDJA NË SHQIPËRI, PLAGËT DHE FOLEJA…

December 14, 2023 by s p

– Përshëndetja e Visar Zhitit në një kishë katolike amerikane –

Në Kishën Katolike Amerikane “St. Isidore” në Bloomindale, në Shtetin Illinois, shkrimtari Visar Zhiti përshëndetit të pranishmit në takimin e organizuar në prag të Krishtlindjes, duke treguar se si festohet në Shqipëri, në dy kohë, dikur, nën diktaturën komuniste, kur feja ishte e ndaluar dhe sot, të lirë…

Visar Zhiti kujtoi porosinë e Papa Françeskut, që u dha shqiptarëve gjatë vizitën së tij apostolike në Tiranë, në vitin 2014, që të mos harronin plagët si populli vuajtuar e me një kishë martire dhe folenë si bij të shqiponjës emblematike…

Përshëndetja e Visar Zhitit u duartrokit për thjeshtësinë dhe për informacionin, aq sa shkurt, po aq dhe dhimbshëm dhe me domethënie…

Po e botojmë fjalën në gjuhën angleze siç dhe u mbajt sot.

Visar Zhiti në kishen St Isidore, Bloomingdale.

HOW CHRISTMAS IS CELEBRATED

IN MY HOMELAND, ALBANIA.

By Visar Zhiti

Christmas in my small country, in Albania, is now a great feast. All people Rejoice, not only Christians, but also those of other faiths…

In my country, Catholics, Orthodox and even Muslims, who may be the majority of the population, live in complete harmony.

This is wonderful, not only the religious tolerance, but also living together in brotherhood, – said Pope Francis, when he visited

Albania, 10 years ago…

But it has not always been like this. My country was once proclaimed the first atheist country in the world . During 1967 the communist regime demolished churches and mosques. They were turned into sports palaces or warehouses for tools or to store military weapons, while the religious and priests were put in prisons or killed…

* * *

My name is Visar. The meaning of my name in my language is “spiritual Treasure”, but we remained without access to that treasure during the dictatorship regime.

When I was 27 years old I was sentenced to ten years in prison for writing poetry that criticized the communist regime…

In prison I met many of the imprisoned priests. One of them is now our Albanian Cardinal, H. Ernest Troshani Simoni. He was imprisoned because he had celebrated mass for the repose of the soul of US President Kennedy…

Cardinal Simoni is a living martyr to us. He is also our dear friend .

When Pope Francis traveled to Albania in September of 2014, the testimony of dom Ernest Troshani and other religious leaders who lived under the oppression of the communist regime, left him speechless.

He was so moved that Pope Francis two years later beatified 37 priests and one nun.

They had not survived torture and died as victims of hatred for the faith.

As these Albanian martyrs were being tortured to death or as they were being executed, they prayed to God and asked Him to pardon their killers. The nun who had been a teacher, died wrapped in a sack simply because she reminded her students of the presence of Christ. These martyrs died shouting “Long live Christ

the King! Long live Albania! We forgive those who kill us.”

Even though the practice of religion had been banned, religious institutions destroyed, and the sacred books burned, some Albanian families continued to practice their faith in secret – even though this put their lives at risk.

Only after the fall of the communist regime were people allowed to once again celebrate religious feasts.

How do we celebrate Christmas nowadays?

The memory of the birth of the baby Jesus, savior of the world, is also very much present in the homes where our families live as it is in our churches. Family traditions related to Advent serve to create the joyous atmosphere of celebration that is part and parcel of these holy days for us.

The season of Advent is a penitential time. But Christmas for us begins on the feast of The Immaculate Conception (December 😎 when we decorate the tree in their homes. We keep that Christmas tree up until January 6th, the Solemnity of the Epiphany of the Lord, when our Christmas season ends.

The living nativity is a new tradition especially in North Albania.

On the evening of December 24 families go to mass together. Usually the main course for Christmas Eve dinner is fish. Many different kinds of desserts are also served.

Midnight mass is preferred. After returning home from church kids unwrap their presents.

But the most beautiful part of Christmas is in the hearts of Albanian Catholics.

I want to close with the order that Pope Francis gave to the

Albanians when he visited our country: “Do not forget your wounds and your nest!”

He spoke of Wounds because we have suffered as a nation in the ordeal of history.

The nest refers to an eagle’s nest. Albanians have the eagle as their symbol and believe that they are the children of eagles.

Don’t forget the nest, the Pope told us, which means the family, its Warmth. He gave us this order with the blessings of Christ…

And I wish you a Merry Christmas!

Filed Under: Sociale Tagged With: Visar Zhiti

FATI I FEMRËS SHQIPTARE NË SHOQËRINË E TRANZICIONIT

December 14, 2023 by s p

Prof.as.dr. Arben Prendi/

Mbi romanin “Dielli më perëndon në Lindje” të autores Eralda Baze

Tema e tranzicionit

Romani “Dielli më perëndon në Lindje” mund të konsiderohet një roman lirik për fatin e të resë në shoqërinë shqiptare të tranzicionit. Në qendër të romanit është fati i dy vajzave të reja, të diplomuara si përkthyese. Viola dhe Era janë dy vajza të diplomuara që përpiqen të mbijetojnë në kryeqytetin shqiptar të tranzicionit si përkthyese në një shtëpi botuese . Viola është nga Shkodra, Era nga një qytet jugor.

Romani ka në fokus mënyrën se si shoqëria e tranzicionit i sheh këto vajza si objekte për shfrytëzim, ato paguhen pak, trajtohen keq, dhe janë viktima të ngacmimeve seksuale, të joshjes për një vend pune, me qëllim shfrytëzimi. Ato jetojnë në një apartament me qera që mezi e përballojnë me pagat e tyre të varfra. Për të mbijetuar ose bien viktima të mjedisit ose mashtrohen prej tij. “Për të dalë nga kjo gjendje ka dy formula të thjeshta: ose të paketojmë rrobat dhe dështimet tona brenda valixheve e të kthehemi nga kemi ardhur, ose të zëmë ndonjë dashnor të pasur”. Pastaj diku tjetër shtohet edhe lotaria amerikane si mundësi për të lënë përfundimisht vendin me nder. Këto janë jo rrallë alternativat me të cilat përballen shumë vajza të reja e gra të ardhura nga periferia në kryeqytet, për të mbijetuar. Madje jo vetëm ato, por edhe këngëtare, artiste të reja të talentuara apo të patalentuara, që të etura për famë e luks janë gati të bëjnë gjithçka, të shesin trupin dhe dinjitetin e tyre për një makinë, apartament apo rroba më të shtrenjta, apo qoftë edhe për t’u fotografuar me një kostum banjoje në një pishinë në Dubai, nën shoqërinë e sheikëve të pasur dhe perversë.

Viola tenton të vetëvritet kur mbetet pa punë dhe pasi mbijeton i kërkohen favore seksuale për t’u punësuar nga Valter Bina, një gazetar i njohur me pushtet në qarqet qeveritare. Pasi gjen në këtë mënyrë një punë për vete, ajo mendon ta ndihmojë edhe shoqen e saj Erën përmes këtij personi pervers duke shfrytëzuar përvojën e saj, por siç del më pas, miku i saj i kërkon Erës të njëjtën gjë: favore të seksuale në këmbim të një pune të pagueshme mirë. Era nuk e pranon një gjë të tillë, madje e neverit atë. Duke shfrytëzuar lidhjen që Era ka me Miladin, egjiptiano-arabin, gazetari pervers Valter Bina për t’u hakmarrë bën publike lidhjen e dikurshme të saj me Klajdin dhe në këtë kuadër trillon historinë e rreme duke e paraqitur si lidhje me një agjent arab. Në fund të romanit edhe motra binjake e Erës, përfundon në urgjencë e rrahur nga bashkëshorti i saj.

Pra, janë mbitheksuar në këtë roman disa tipare karakteristike të shoqërisë shqiptare të tranzicionit, si: shfrytëzimi dhe keqpagesa e punës intelektuale; kërkimi i favoreve seksuale nga gratë e vajzat e reja në këmbim të një vendi pune në administratën publike apo private; apo kundrejt përfitimit në para; dhuna në forma të ndryshme ndaj tyre, dhunë psikologjike deri edhe dhunë fizike. Autorja i ka vëzhguar me mprehtësi këto dukuri të shëmtuara të një shoqërie në zhvillim, ku trashëgohen disa sjellje anadollake, me mungesa të theksuara të vlerave etike e morale. Ky mentalitet është i pranishëm edhe në Kajro, ku Miladi rrihet me disa burra arabë për të mbrojtur Erën, apo e shpëton nga linçimi i turmës, që nuk e pranon një femër bionde të pambuluar në rrugët e Kajros.

Puna intelektuale në shoqërinë e tranzicionit nënçmohet, ndërsa femra konsiderohet si ornament i meshkujve me poste qeveritare apo politike; apo edhe atyre që kanë vënë pasuri përrallore në mënyra të ndryshme. Autorja ka ndërthurur këtu dramën individuale të këtyre vajzave, dhe të shumë të tjerave si ato, me dramën sociale, me dramën e një shoqërie që edhe pse mbas shumë vitesh përpjekjesh për të ndërtuar një sistem të vlerave demokratike gjendet në një pikë krize dhe boshllëku vlerash.

Viola mashtrohet disa herë, madje për të gjetur një punë ajo i jepet një gazetari të njohur i cili kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Erën. Ato janë vajza të brishta në një mjedis të ashpër, shfrytëzues dhe paragjykues. Përmes tyre është ndërtuar fati i sa e sa vajzave të reja që i drejtohen kryeqytetit me shpresën për një jetë më të mirë dhe përfundojnë duke bërë gjithçka për të mbijetuar, edhe duke shkelur mbi dinjitetin e tyre. Për të gjetur një vend pune, për ca para më shumë apo në raste të tjera për pak luks. “…të vetmet gra shqiptare të padhunuara rezultojmë ne beqaret e shkuara në moshë dhe një grusht spitullaqesh që rrojnë brenda unazës së vogël. Ndërsa jashtë këtij rrethi… vetëm “nëna Shqipëri” ndoshta…. Femrat shpesh janë viktima të keqtrajtimit në punë, në rrugë, në familje. Era dhe Viola paguhen keq dhe shfrytëzohen madje edhe bezdisen seksualisht nga njerëz të pushtetshëm të politikës dhe medias.

Në roman përshkruhet me detaje të jetuarit në Tiranën e viteve dymijë e njëmbëdhjetë, në Tiranën e tranzicionit me tollovinë e saj, pisllëkun e Lanës, me grataçielat që ndalojnë edhe dritën e diellit, pastaj me politikanët demagogë dhe seksistë; që nuk lë vend për të rejat e brishta, për më tepër të diplomuara dhe me kulturë, që duan të jetojnë me dinjitet dhe me një punë të ndershme. Tirana i gëlltit vajzat dhe gratë e reja që ëndërrojnë një të ardhme më dinjitoze, në mizerjen e saj të pashpresë, duke u marrë edhe të vetmen gjë që kanë, dinjitetin.

Peripecitë e personazheve për të ndërtuar një jetë me dinjitet në kryeqytet sjellin skena të jetës së shoqërisë shqiptare të tranzicionit dhe përshkrimi i tyre përbën një nga veçoritë e romanit. Këto përshkrime ndihmojnë në krijimin e “iluzionit” artistik të realitetit dhe përbëjnë një nga pikat e forta të romanit, si në këtë shembull: “Vetëdija e të qenurit popull i vogël në numër na ka bërë historikisht të bindur, të përulur, të kënaqur me pak. I kemi nxjerrë kthetrat vetëm për mbijetesë, përtej kësaj asgjë. Standard jetese, të drejta njeriu, liri fjale, mendimi, na kanë tingëlluar gjithmonë si legjenda urbane të importuara nga Evropa vitet e fundit bashkë me barcaletat për biondet. Rinia jonë, e lyer, e ngjyer deri në thua, është shumë më e ndjeshme ndaj këtyre të fundit në fakt. Ehh, shpesh herë e vras mendjen se si mund të katandiseshin aventurat e Lizës nëse Lewis Karrol do të ishte fqinji im dhe, që të dy bashkë, për shkak të katit të ulët e ballkonit të gjerë, do të pastronim përditë plehrat që na hedhin ata sipër; pastaj, për të shfryrë ca, mund të përplasësh derën e jashtme dhe të turresh drejt barit poshtë pallatit, ku më shpesh ndizen sherre të zhurmshme sesa ekspresi i i kafesë; për t’ia mbathur që aty mund t’i hipësh një autobusi urban, por hap sytë mirë mos të të vjedhin çantën, ndërsa po të marrësh taksi, përveçse do të të kushtojë katërmbëdhjetë herë më shumë, do të përballesh me fytyrat e uritura të lypësve të vegjël që, sipas rastit, herë i puthin xhamat e makinës e herë bëjnë sikur i pastrojnë”. Në libraritë eTiranës të shndërruara në kafene gjen plot njerëz që tymosin në sallën e kafenesë dhe asnjë në sallën e leximit, madje edhe libraret nuk e njohin emrin e shkrimtares franceze Simonë de Bovuar: “Ndërsa salla e librave në katin e nëndheshëm ishte e pastër, e qetë, e zbrazur, fiks ashtu siç i ka hije një kombi që ka nisur të zbehet i sëmurë nga puthja helmuese e analfabetizmit funksional. Dhe Steven Johnson ka paturpësinë të thotë se nëpër kafene kanë lindur idetë e mëdha! Madje vetë Iluminizmi anglez na qenka zhvilluar falë futjes së kafes dhe çajit në jetën e tyre. Këtu tek ne, përveç himnit kombëtar “Ky vend s’bëhet”, nuk dëgjohet asnjë gëk tjetër të dalë nga goja e këtyre njerëzve të topitur, që sa më shumë kafe pinë aq më të përgjumur duken…”.

Madje në roman janë prekur me guxim disa tema të nxehta të lidhura posaçërisht me tranzicionin dhe gati tabu në letërsinë e këtyre viteve si: tema fetare, kulturore e politike; krishterimi/islami; Perëndimi/ Lindja; abuzimi me pushtetin; kriza morale dhe shpirtërore e shoqërisë shqiptare; dhuna ndaj femrave, deri tek ndërhyrjet politike dhe fetare të shteteve të tjera në Shqipëri; gjendja e medias e cila fabrikon sipas interesave të politikës apo të atyre që kontrollojnë atë, lajme të rreme dhe mashtrime që cënojnë jetën e individëve në mënyrë të paripariparueshme

Personazhi kryesor, Era vjen nga një lidhje e dështuar me Klajdin, një funksionar i lartë i një ministrie/ burrë i martuar; dhe detyrohet të abortojë për ta kaluar pjesën tjetër të jetës me pengun e këtij veprimi. Ai, duke qenë funksionar i lartë në Ministrinë e Kulturës, është i përfshirë në një aferë të fshehtë me mbulesë kulturore por që në fakt ka si qëllim ndërtimin e sa më shumë xhamive në Shqipëri dhe sigurisht për këtë shërbim ai përfiton fonde të majme. Personazhi shigjeton kështu marrëdhëniet vëllazërore me Turqinë gjatë viteve të fundit pas të cilave qëndrojnë interesa politike më afatgjata. Era nuk nguron të hyjë në reflektime të natyrës fetare dhe politike kur shprehet lidhur përfshirjen e politikës në çështje fetare. Ajo shpreh nevojën për komunikime me kulturat tjera, por pa humbur identitetin kombëtar dhe kulturor përballë ndërhyrjeve nga kulturat e tjera në realitetin politik dhe kulturor të viteve të fundit: “Këta nuk janë të parët as të fundit që po tundin flamurin e islamit politik në rajonin tonë. […] E ke parasysh shprehjen “Streha e fundit e maskarenjve është nacionalizmi”?Unë do të shtoja “…edhe feja”. Të përziesh fenë me politikën, të manipulosh besimin e një populli, për t’i qëndruar mbi shpinë sa më gjatë, është kriminale, katastrofë e garantuar”.

Siç shihet synimet e autores nuk janë thjeshtë për të trilluar një romancë apo një histori rozë për lexuesin, por për të sjellë në vëmendje probleme të mprehta për shoqërinë e tranzicionit, njëri nga të cilët është edhe ai i humbjes së identitetit kulturor si nënçmim i identitetit kombëtar, por edhe si ndërhyrje e planifikuar e kulturave të tjera më të mëdha dhe më agresive; apo roli i medias në këtë shoqëri. Era qesendis me këtë rast një prirje të kinemasë, por edhe letërsisë sonë për ta paraqitur popullin shqiptar si popull tejet të prapambetur, ekzotik, për të zgjuar kureshtjen e publikut të huaj duke trajtuar disa tema skematike si gjakmarrja, burrneshat, prostitucioni, bandat shqiptare apo mjerimi i skajshëm i zonave të caktuara të vendit.

Tema e marrëdhënieve mes kulturave të ndryshme

Në fokus të romanit vendoset shumë shpejt, përmes udhëtimit dhe qëndrimit disaditor me pushime, të Erës në Kajro, në Egjipt, një pranëvënie dhe një marrëdhënie mes kulturave; kryesisht asaj evropiane perëndimore me atë orientale lindore të përfaqësuar nga qyteti i Kajros. Krijimi i idilit ndërmjet vajzës shqiptare Era dhe Miladit/Asmaranit, mashkullit arab të krishterë, sikur i shërben kësaj domosdoje për një këmbim mes këtyre kulturave, këmbim madje që nuk mbetet vetëm në rrafshin e kulturave të përgjithshme, por zbret deri në nivelin e komunikimeve intime ndërmjet individëve që janë pjesë e këtyre kulturave.

Era është shqiptare, por në sytë e një egjiptiani një vajzë bionde dhe e bukur si ajo që vjen nga një vend që gjeografikisht është pjesë e Evropës, ajo është simboli i evropianes, aq më tepër që është edhe njohëse e disa gjuhëve të huaja. Ndërsa në vështrimin e parë të saj është frika dhe paragjykimi evropian për arabët dhe islamikët si terroristë me bomba që mund të shpërthejnë nga çasti në çast. Në avion, një grua shtatzanë e mbuluar me niqab dhe e shoqëruar nga bashkëshorti, janë të dyshimtë dhe bëhen akoma më shumë të tillë pas një zënke që kanë me personelin e avionit, që në fakt është thjeshtë një bisedë në gjuhën arabe: “Në sfond shpërthejnë papritmas dy zëra burrash që zihen në gjuhën më të pakuptueshme e njëkohësisht më muzikale, më eterike, më zanore që kam dëgjuar ndonjëherë. “Era, mblidh mendjen, në bord ka mbirë nga hiçi edhe një arab tjetër! Nga mënyra se si bërtasin, me siguri po zihen për çastin kur do shtypin atë dreq butoni, të asaj dreq bombe, që ajo dreq femre mban mbi atë dreq barku, ndërsa ti ke nge të mahnitesh pas bukurisë së gjuhës së tyre?!”. Ndërsa anasjelltas është paragjykimi arab/oriental për Evropën e degjeneruar dhe të lirshme. Një bionde evropiane e pambuluar në mes të Kajros shihet me çudi dhe me urrejtje, madje ndiqet me ofendime nga pas: “Pleqtë do të tundnin në ajër bastunët e tyre duke të sharë me ato dhëmbët e rëna; plakat do të gërvishtnin faqet në shenjë turpi; vajzat do të shikonin me zili; djemtë do mbanin radhën për të fotografuar me celularë […] Vetëm, aman, andej nga Tahriri mos kalo! Me siguri do ta merrnin si shenjë për një revolucion të dytë”. Përtej paragjykimeve të ndërsjellta vajza shqiptare gjen një vatër familjare të ngrohtë tek miku i saj egjiptian Miladi, ngrohtësi që i ngjan me familjen e saj. Pra, në nivelin individual njerëz të kulturave të ndryshme e gjejnë rrugën e komunikimit dhe ndërveprimit njerëzor përkundër ideologjive, feve apo paragjykimeve që ushqehen në sfera politike apo shtetërore. Arabi është binjak dhe dystaban, vajza shqiptare është binjake dhe dystabane. Njerëzit janë kudo të njëjtit, me ndjenjat e tyre, me cenet, apo me individualitetin e tyre. Arabi dashurohet me shqiptaren në shikimin e parë dhe në mënyrë të mrekullishme. Të dy janë binjakë dhe dystabanë, të dy kanë ndjenja. Antropologjikisht njerëzit pavarësisht, nga ngjyra, besimi, raca, bindjet politike, zona gjeografike ku banojnë, seksi etj. kanë shumë të përbashkëta. Ata pasi janë ndarë nga gjysmat e tyre biologjike, kërkojnë gjysmën që u mungon. Ata janë në fakt binjakët e njerëzimit. Kulturat e oksidentit është binjake me kulturën e Orientit, njeriu i Perendimit është binjak me njeriun e Orientit. Intuitivisht apo qëllimisht këta personazhe bashkojnë Lindjen me Perëndimin. I duhet botës së sotme ky bashkim, kjo dashuri, qoftë edhe në një vepër letrare. Arabi këtë e kupton që në takimin e parë, ndërsa shqiptarja evropiane e kupton me kalimin e kohës: “You’re my soul mate/but/ You just don’t know it yet” (Ti je shpirti im binjak, por thjesht nuk e di akoma…). “Unë, 30 vjeçarja e zhgënjyer në dashuri, e frustuar në punë, e tërhequr qëllimisht larg familjarëve për të fshehur prej tyre dështimet e mia; që po më shkon rinia duke komentuar me një tjetër fatkeqe si vetja, libra filozofësh, ateistësh, feministesh, po kuptoj këtu, mes këtyre të huaj, se çfarë më paskësh munguar vërtetë:”. Megjithëse kjo rezulton e pamundur sepse një shpërthim bombe në katedralen e koptëve në Kajro ndër të tjerë vret edhe Miladin, të dashurin e Erës, është një ëndërr e bukur që bashkon Perëndimin dhe Lindjen.

Filed Under: LETERSI

“BRENGA E PROKURORIT”

December 14, 2023 by s p

Hys Hasa/

Sapo me ra ne dore libri “Brenga e Prokurorit” të mikut tim Gjeneral Ahmet Prençit, një njeri pozitiv dhe shembull me qytetarinë që e karakterizon, me një kontribut konkret si shtetar fal karrierës së suksesshme, duke ruajtur dhe dinjitetin. Z.Ahmeti po spikat dukshëm edhe si shkrimtar, ku me disa botime në treg, pas romanit ”Anja” që njohu sukses brenda dhe jashtë Shqipërisë, me botimin më të ri, jam i sigurt do të tërheq maksimalisht vëmendjen e lexuesit për të pasur të sigurt suksesin sot dhe në të ardhmen.

Unë sapo më erdhi libri, për 2-3 ditë e përfundova dhe po jap disa vlerësime për vleratë e këtij libri mjaftë mbreslënës. Romani ”Brenga e Prokurorit” vjen si klithmë në ketë kohë terrnaje që vërtetë s’ka mbarim! Ai është një klithmë për njeriun që ia ka dorëzue shpirtin djallit, për sistemet që prodhuen e imponuen tjetërsimin, mjerimin dhe rrënimin me vetëdije të qenies, për që i dalin zot e rrejdhshëm idhtarëve meskin që gllabëruen edhe andrratë e atyne pak njerëzve që s’pranuen kurrë të hyjnë në vathën e tyne manipuluese.

Romani i dytë, pra “Brenga e Prokurorit”, një libër i një natyre tjetër, më tepër është i rëndësishëm. Në radhë të parë, rëndësia e tij lidhet me faktin se në këtë tekst autori hedh vështrimin në një temë tabu, gati të paprekshme, në temën e drejtësisë, kaq shumë të munguar në jetën tonë. Të drejtësisë së padrejtësisë ,apo të drejtësisë së vonuar, që është më keq se padrejtësia, sepse vret ëndrrën dhe shpresën.Ngritja e siparit mbi këtë problematikë tejet të mprehtë, i mëvesh atributin e guximit krijues për të hyrë në “folenë” e grerëzave, në “shpellën” e bishave, me mjetet e letërsisë, pra me anë të romanit, që të jep dorë, ma tepër se çdo zhanër, për ta rrokur jetën në gjithanshmëri. Po ashtu, si nënshtrat i hapur ky tekst është edhe një himn për të rënët nga forcat e policisë, ku krejt si rastësisht avitet para lexuesit fytyra e shumë herojve të heshtur të policisë së shtetit në vitet e demokracisë brisht shqiptare,apo rasti dëshmorit paharruar Artur Çukut, mikut të ngushtë të autorit, tanimë të shndërruar në figurë letrare.

Libri “Brenga e Prokurorit” në fakt është shumë herë ma shumë se brengë,është fiks ajo dilema e madhe ekzistenciale, të jesh apo të mos jesh! Prokurori Martin Guri në momentin thuajse fatal të kësaj dileme kërkon zgjidhje atje ku e di se ka përgjigje dhe e merr,pra duhet të jetë!

Autori Gjeneral Ahmet Prençi me romanin e tij na shetit në çoshet e errëta të drejtësisë sonë shqiptare,e cila është nëpërkëmbur në të shpesh herë nga të poshtëritë e drejtësisë dhe me pushtet gjithfarësh! Autori pikturon mjeshtërisht tablonë e evoluimit të krimit në të njejtin hap dhe nivel me evoluimin mashtrues të të bamit gjoja drejtësi dhe shtet!

Por për përsonazhet e tij, që lidhen me punët e drejtësisë, duket se ka përdorur ngjyrat e zemrës për të na shpërfaqur tablonë që duhet të kishim dhe të kena në të vërtetë. Gjithëçka tjetër që vihet përballë tyne është e randë, e errët, kriminale dhe vrastare!

Prokurori, Martin Guri, që përçon edhe shenja të vetë autorit, por më tepër si përsonazh përfaqëson një figurë komplekse, një prokuror të ditur dhe të paepur dhe një njeri normal, me gjithë dritëhijet e veta.Një prokuror që është vënë në sprovën mbinjerëzore, për të zbatuar ligjin, ose për të humbur veten dhe emrin e mirë, që ka vënë me punë korrekte në këtë drejtësi kaq shumë të akuzuar.Jemi në Shqipëri, ku e sotmja është marrë peng nga e djeshmja diktatoriale dhe e nesërmja është marrë peng nga e sotmja, sepse qeverisemi nga mafia e veshur dhe me pushtet.

Prova para ligjit, para vetes dhe familjes, para kohës dhe shoqërisë, para krimit të organizuar, prova para vetes, për të shpëtuar nderin dhe jetën familjare i jep tipare idealiste, por fati i tij është real dhe përbën një moment të një përthyerje të pazakontë, tejet të vështirë,ky thyhet edhe guri, e jo më burri.

Martini vihet para përgjegjësisë që ose të zbatojë ligjin, ose të shitet si dhjetëra të tjerë, te kriminelët, te politika, tek oligarkët. Jeta e tij, e ndërlikuar dikur, sepse Arjana, gruaja e bukur e qytetit të vogël e kishte futur në kurth, ndonëse ai ishte vetëm gjimnazist, e prej atij “përdhunimi” të kryer në kohën e diktaturës, vihet në provën e zjarrit, që ta dënojë kriminelin Marjan Boja, që ka gjasa që në dejet e tij ka gjakun e prokurorit, gjë që rrit ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e prokurorit njeri.

Dy kohët, e djeshmja dhe e sotmja, ndërthuren ligshtë, në fatet e personazheve, për ta vënë prokurorin në sprovën e jetës. Pas 30 vitesh shfaqet hija e së djeshmes, në formën e kërcënimit, të dhimbjes dhe dëshpërimit, të synimit për ta gjunjëzuar,takimet me përsonazhin Arjana dhe me letrën që i solli njeriu i tij nga grupi i kriminelve me premtimet joshëse,vetëm e vetëm për të shpëtuar një kriminel siqë ishte Marjan Boja. Një rastësi e paimagjinueshme, një rast që ngjet njëherë në njëmijë, thekson autori diku, por ja që bash ky rast ia zuri derën prokurorit.

Një libër që vetëm në lexim mund të hyhet në botën e tij, një roman realist dhe aventuresk, që ndonjëherë rrëshqet në moralizëm të mbrendshem të tij , por vlera e tij lidhet me strukturën e kompozimit, e sidomos me narativën, me atë gjetje autoriale, të vonesës narative, të ngjizur si meditim i personazhit qendror dhe digresione me kohën tjetër, me ngjarje të tjera, me fatet e protagonistëve të pranishëm në faqet e romanit. “Brenga e Prokurorit” është pasqyra ku shohim kohën që po jetojmë, shohim veten ku jemi kredhur në kënetën e krimit, e shpëtimi, sipas mëndimit të autorit, mbi te gjitha, do të vijë nga drejtësia, e cila ka nevojë për prokuror dhe gjyqtar të guximshëm dhe po kaq njerëzore me vyrtyte të një shqiptari të vërtetë.

Romani “Brenga e Prokurorit”vjen në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, kur kemi më shumë nevojë se kurr për prokuror si Martin Guri,të cilin e ka gëdhendur me shumë mjeshtëri artistike.Përsonazhe të tilla sot janë në provën e shekullit para shoqërisë shqiptare,ata janë herojë të heshtur.Jam i sigurt që ky roman do të ketë ndikimin e tij të madh tek shoqëria shqiptare, ku autori ju ka bërë skanerin organeve të drejtësisë ligjzbatuese.

Një rroman brilant i kësaj dekade,ku lexuesi përjeton emocionalisht rrëqethjen e shqiptarëve.Prokurori Martin Guri,është skalitur mrekullisht nga autori,ai shëndrohet një shpresë e madhe për shoqërinë shqiptare.Ai ndeshet dhe mposhtet.Lëkundet, por nuk dorëzohet.Autori ka një unazëzemre mistërioze,që bashkalidh mjeshtërisht dy romanet “Anja” dhe “Brenga e Prokurorit”,me përjetime shokuese.Ky roman lexohet me një frymë,ashtu siqë e lexova edhe unë i dashur lexues.

Rromani”Brenga e Prokurorit” ashtu si rromani “Anja”,duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve,metamorizmi i tyre nga të qenurit real në analizën e tyre,duke qenë në një të vërtetë fiktive.Prokurori Martin Guri,apo grotesku Zambak Boja e sidomos vrasësi Marjan Boja,ky i fundit me karakter të lexuesit,një ndër karakteret që nuk shqitet nga vemendja e lexuesit,një ndër karakteret më të mirëgëdhenduar në veprat e botuara,krijojnë atmosferën e Siçilisë së dikurshme që kan paraqitur rromanet e siqë thekson dikush “ të Leonardo Shashës”.Vepra ka dy realitete:”Ky i përditëshmërisë sonë dhe ai i fqinjit Adriatikas,që nuk duken shumë fort të largët,sidomos realitete romanistike.

Rromani është nëj dëshmi e kohës sonë që përjetojmë ,në mjedisin tonë social politik,ai vjenë me mjeshtrinë e stilit, gjuhës e kompozimit.E veçanta më e madhe e shkrimtarit është se shkrimtari ka krijuar përsonazhin e Martin Gurit, që ndodhet në qendër të rromanit,me dilemat dhe karakterin,të kujton përsonazhin e Franc kafkës te “Proçesi”.

Autori Ahmet Prençi në ketë rroman skanon jetën e nëndheshme të tranzicionit shqiptar. Krimi,mafia,kulisat, miqësia, familja, dashurija, profesioni dhe brengatë e një të shkuare,e cila rikthehet të trondisë të tashmen,janë elementë specifikë të këtij rromani të shkruar me shumë mjeshtri dhe përgjegjësi.Rromani do t’i shërbejë lexuesit dhe gjithë shoqërisë shqiptare pse jo dhe ingranazheve të pushtetit dhe të mafias(të lidhura me njera tjetrën sot),por dhe vehtes në raportë me të tjerët,me jetën dhe me të paprituratë e saj.

Autori, luan mjeshtërisht me personazhe e ngjarje siqë realisht e shqetësojnë shoqërinë shqiptare! Ne dukje disa prej tyre le hapësirën që edhe t’i identifikosh, edhe t’i hamendësosh, por në fakt, fund e krye rromani është një trill i ankthshëm, që të zenë frymën nga episodi në episod; fiks siç ta zanë frymën aktet e turpshme, që ndodhin pa droje në ketë vend prej shumë kohësh!

Përsonazhet Martin Guri, Artur Rrasa e Sokol Përroni, tre njerëz që i lidh pazgjidhshmërisht fati i të qenërit tokësor! Rrasa, shkon në qiell për të lane serish në tokë Gurin e Përronin si dy bashkëudhëtarë të pandashëm, që i mban të lidhun përjetësisht ujë që kalon nepër ta me synim për të bërë drejtësi! Me ba drejtësi në një vend ku e drejta është e kapun për fyti që në gjenezë, pikërisht tek ai gabimi i harrimit që kërkon shpagim! Dmth aty ku drejtësia është e kapur,nuk mund të presish drejtësi.

Rromani vjen si frymë qe percillet nga koha e vrazhdet në një kohë të pakohe! Autori na fut nëpër grehinat e të djeshmes për të dalë tek djerrinat e të sotmes. Sikur asgjë s’ka ndryshue, veç se Rushani tash ka formë tjetër përsekutimi, formë tjetër rrënimi e po mënyrë tjetër asgjësimi, ama fati është i njejtë! Rushani mbetet Rushan atëhere e sot e pikërisht prej vetive të tijë si ndershmërisë, mosgrykësisë e pabesisë!

E pikërisht nga grykësia, vjen edhe ‘gabimi’ Marjana, personazhi që mban lidhun dy kohë, dy botë, dhe shumë fate e 2 000 vjetë a ma tepër! Grykësia e mësueses Arjanës, që pasonte modelin e instaluem përdhuni nga sistem gjakatar, që i kishte hy në familje, në shpi, në shtrat, e mandej në shpirt, prodhoi Marjanin dhe Marjanët që sot trondisin shoqërinë për t’u marr jetë njerëzish e mandej tue u sjell krah kandidatëve për deputet, krah të pasurve dhe hajdutve të ketij vendi, sepse nuk gjendet një prokuror me ua marr çelesat…

Gjithçka që përban subjektin e rromanit të autorit Ahmet Prençit, ka ndodh e ndodh në kete vend, sepse mungon vetëm një prokuror-njeri i ligjit siqë është Martin Guri…Mendoj se rromani “Brenga e Prokurorit”, nga autori z. Ahmet Prençi e ka sjellë kontributin e tij, që drejtësia të ngrihet mbi mëkatin, që ne ta nderojmë siç e meriton.

Në rastin e prezantimit të romanit “Brenga e Prokurorit”, Poeti Rudolf Marku në analizën e tij, mes vlerēsimesh, shprehu “frikën” se mos ky libër do mbetet në hije nga suksesi i romanit “Anja”. Pêr ata që i kanë lexuar të dy libratë, shihet se autori është shumë konkret në analizën që ju bënë sot organeve të drejtësisë së re shqiptare, ka një nivel të lartë profesionalizmi si letrar,por edhe me një maturi të dëshiruar. Më konçiz, qartësisht i shprehur, ai kthehet në zëdhënës të atyre që japin drejtësi. Mendoj se, në ditën e prezantimit, shumica në sallë ishin nga sistemi i drejtësisë dhe policisë. Dhe jam i bindur, që sejcili prej tyre, ka shprehur admirim për autorin, por besoj edhe kanë ndje zili,brenda vetes, që autori ka mundur të shkruajë këtë rroman”.

Unë në mënyrë modeste ,duke lexuar ketë rroman shoh që autori i ka bërë një skanër real drejtësisë sot në shoqërinë shqiptare. Është shumë e vërtetë që morali dhe e drejta, është një koncept që vihen në diskutim, sepse shoqëria shqiptare përjeton një drejtësi, ku i forti bënë ligjin,i pasuri bëhet deputet,ministër e zv/ministër.Shiko sot problemin e inceratorëve,ka një vit ,që po heton prokuroria jonë e re e drejtësisë dhe kapën vetëm cironka,njerëz pa peshë,të cilët asnjë veprim ,bindja është se nuk është kryer pa dijeninë e bosave të mëdhej që janë të pushtetshëm. Është shumë e vërtetë që sa ma shumë lexon nga faqia në faqe,të jep përshtypjen sikur po lexon nje dosje akuze, kaq i vërtetê është ky libër. Nuk mungojnë dhe mendime apo përsiatje filozofike mbi të drejtën dhe ato që japin të drejtën, duke marr edhe referenca biblike apo filozofike. Si prsh?!?“ Pse nuk ka një Prokuror, i cili të jetë nderuar me çmimin “Nobel” ?!?!,duke na kujtuar përmasës fundore në të cilën shoqëria jonë i ka vendosur dhënësit e drejtësisē. Duke e sjellë analizën në aktualitetin e shoqërisë, autori arrin deri aty sa t’i kërkoj ndihmë Dantes, për ta rishkruar Ferrin, pasi nuk gjenden rrathë në ferrin e tij, për krimet e sotme që ndodhin në shoqërinë shqiptare.Mendoj se është për t’u theksuar se niveli i gjuhës që përdor autori,jo vetëm është e pastër nga dialektet krahinore, por edhe e pastruar steril e shumë bukur, pa e tepruar . Kjo bënë të mundur që argumentet të jenë në vetën e parë dhe pjekurinë me të cilën përvetëson autori. I nderuar Gjeneral AHMET PRENCIN.

Edhe për mua si lexues me sensin pozitiv, të gjithëçka pozitive që reflekton ky roman dua të themë atë që ka theksuar z.Rudolf Marku:”Në mbyllje- nuk mund ta di, a do ta rishkruaj Komedinë Hyjnore, Dantja i ri,siç thotë autori, por e them me siguri”.

Sot unë si shumë miq të tij i kam 2 rromanet e shkruara nga miku im i mrekullueshëm Gjeneral Ahmet Prençi, me titujt “Brenga e Prokurorit” dhe “Anja” në bibliotekën time modeste.

Këto 2 romane janë për mua një pasuri e vërtetë për panairin e librit per vitin 2023, duke u vënë në dispozicion të të gjithë lexuesve shqiptarë, ndaj ndihem i privilegjuar që i kam në bibliotekën time dhe që jam mik me Gjeneral Ahmet Prençin,megjithëse jemi njohur nga afër vitet e fundit me të cilin sot ruaj një miqësi te sinqert e të shëndetshme. Në fund të këtyre vlerësimeve të mija modeste dua të shpreh respektin tim maksimal , për punën e kryer në organet më të larta të shtetit shqiptar si drejtues kryesor i Policisë,por edhe për shkrimet e botimet që ka realizuar deri tani,ku me libratë që ka shkruar i tregon opinijonit të lexuesit shqiptar e ndërkombëtar se letërsija dhe botimet nuk janë pronë e atyre që kan kryer universitetin për gazetari e letërsi,apo histori,pra ajo është prone e gjithkujt që lexon çdo ditë,por dua të vlerësoj se oficeri i rendit publik apo ushtaraku i ushtrisë shqiptare janë të pregatitur edhe për të krijuar,botuar siqë ka bërë miku im i mrekullueshëm Gjeneral AHMET PRENÇI.

Urime miku im Gjeneral Prençi!

Uroj të të shndritë pena siç të kanë shndritur vleratë e tua si mik dhe si profesionist dashamirës i shoqërisë shqiptare.Por do të uroja të përjetoni e gëzoni:”Shëndet cilësor,mirësi, jetëgjatësi,mirësi gëzime e lumturi përsonale e familjare”për të na dhënë edhe në të ardhmen libra të këtij niveli i rromaneve”ANJA” dhe “BRENGA E PROKURORIT”.Për mua ju keni qenë pjesë e ELITËS policisë shtetit shqiptar,por edhe pjesë e krenarisë inteligjencës reçjane , dibrane e shqiptare dhe një krijues brilant shqiptar“,duke mbetur në të ardhmen „Gjurmë vlerashë pozitive në fis,në zonën e Reçit,të Tejdrines Dibrane,Dibrës e Shqiptarisë“,ku brezat e ardhëshëm do të jenë krenarë me veprën tuaj cilësore!. Suksese suksese dhe vetëm suksese.Zoti të bekoftë familjarisht e vëllazërisht.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1430
  • 1431
  • 1432
  • 1433
  • 1434
  • …
  • 2947
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT