Hys Hasa/
Sapo me ra ne dore libri “Brenga e Prokurorit” të mikut tim Gjeneral Ahmet Prençit, një njeri pozitiv dhe shembull me qytetarinë që e karakterizon, me një kontribut konkret si shtetar fal karrierës së suksesshme, duke ruajtur dhe dinjitetin. Z.Ahmeti po spikat dukshëm edhe si shkrimtar, ku me disa botime në treg, pas romanit ”Anja” që njohu sukses brenda dhe jashtë Shqipërisë, me botimin më të ri, jam i sigurt do të tërheq maksimalisht vëmendjen e lexuesit për të pasur të sigurt suksesin sot dhe në të ardhmen.
Unë sapo më erdhi libri, për 2-3 ditë e përfundova dhe po jap disa vlerësime për vleratë e këtij libri mjaftë mbreslënës. Romani ”Brenga e Prokurorit” vjen si klithmë në ketë kohë terrnaje që vërtetë s’ka mbarim! Ai është një klithmë për njeriun që ia ka dorëzue shpirtin djallit, për sistemet që prodhuen e imponuen tjetërsimin, mjerimin dhe rrënimin me vetëdije të qenies, për që i dalin zot e rrejdhshëm idhtarëve meskin që gllabëruen edhe andrratë e atyne pak njerëzve që s’pranuen kurrë të hyjnë në vathën e tyne manipuluese.
Romani i dytë, pra “Brenga e Prokurorit”, një libër i një natyre tjetër, më tepër është i rëndësishëm. Në radhë të parë, rëndësia e tij lidhet me faktin se në këtë tekst autori hedh vështrimin në një temë tabu, gati të paprekshme, në temën e drejtësisë, kaq shumë të munguar në jetën tonë. Të drejtësisë së padrejtësisë ,apo të drejtësisë së vonuar, që është më keq se padrejtësia, sepse vret ëndrrën dhe shpresën.Ngritja e siparit mbi këtë problematikë tejet të mprehtë, i mëvesh atributin e guximit krijues për të hyrë në “folenë” e grerëzave, në “shpellën” e bishave, me mjetet e letërsisë, pra me anë të romanit, që të jep dorë, ma tepër se çdo zhanër, për ta rrokur jetën në gjithanshmëri. Po ashtu, si nënshtrat i hapur ky tekst është edhe një himn për të rënët nga forcat e policisë, ku krejt si rastësisht avitet para lexuesit fytyra e shumë herojve të heshtur të policisë së shtetit në vitet e demokracisë brisht shqiptare,apo rasti dëshmorit paharruar Artur Çukut, mikut të ngushtë të autorit, tanimë të shndërruar në figurë letrare.
Libri “Brenga e Prokurorit” në fakt është shumë herë ma shumë se brengë,është fiks ajo dilema e madhe ekzistenciale, të jesh apo të mos jesh! Prokurori Martin Guri në momentin thuajse fatal të kësaj dileme kërkon zgjidhje atje ku e di se ka përgjigje dhe e merr,pra duhet të jetë!
Autori Gjeneral Ahmet Prençi me romanin e tij na shetit në çoshet e errëta të drejtësisë sonë shqiptare,e cila është nëpërkëmbur në të shpesh herë nga të poshtëritë e drejtësisë dhe me pushtet gjithfarësh! Autori pikturon mjeshtërisht tablonë e evoluimit të krimit në të njejtin hap dhe nivel me evoluimin mashtrues të të bamit gjoja drejtësi dhe shtet!
Por për përsonazhet e tij, që lidhen me punët e drejtësisë, duket se ka përdorur ngjyrat e zemrës për të na shpërfaqur tablonë që duhet të kishim dhe të kena në të vërtetë. Gjithëçka tjetër që vihet përballë tyne është e randë, e errët, kriminale dhe vrastare!
Prokurori, Martin Guri, që përçon edhe shenja të vetë autorit, por më tepër si përsonazh përfaqëson një figurë komplekse, një prokuror të ditur dhe të paepur dhe një njeri normal, me gjithë dritëhijet e veta.Një prokuror që është vënë në sprovën mbinjerëzore, për të zbatuar ligjin, ose për të humbur veten dhe emrin e mirë, që ka vënë me punë korrekte në këtë drejtësi kaq shumë të akuzuar.Jemi në Shqipëri, ku e sotmja është marrë peng nga e djeshmja diktatoriale dhe e nesërmja është marrë peng nga e sotmja, sepse qeverisemi nga mafia e veshur dhe me pushtet.
Prova para ligjit, para vetes dhe familjes, para kohës dhe shoqërisë, para krimit të organizuar, prova para vetes, për të shpëtuar nderin dhe jetën familjare i jep tipare idealiste, por fati i tij është real dhe përbën një moment të një përthyerje të pazakontë, tejet të vështirë,ky thyhet edhe guri, e jo më burri.
Martini vihet para përgjegjësisë që ose të zbatojë ligjin, ose të shitet si dhjetëra të tjerë, te kriminelët, te politika, tek oligarkët. Jeta e tij, e ndërlikuar dikur, sepse Arjana, gruaja e bukur e qytetit të vogël e kishte futur në kurth, ndonëse ai ishte vetëm gjimnazist, e prej atij “përdhunimi” të kryer në kohën e diktaturës, vihet në provën e zjarrit, që ta dënojë kriminelin Marjan Boja, që ka gjasa që në dejet e tij ka gjakun e prokurorit, gjë që rrit ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e prokurorit njeri.
Dy kohët, e djeshmja dhe e sotmja, ndërthuren ligshtë, në fatet e personazheve, për ta vënë prokurorin në sprovën e jetës. Pas 30 vitesh shfaqet hija e së djeshmes, në formën e kërcënimit, të dhimbjes dhe dëshpërimit, të synimit për ta gjunjëzuar,takimet me përsonazhin Arjana dhe me letrën që i solli njeriu i tij nga grupi i kriminelve me premtimet joshëse,vetëm e vetëm për të shpëtuar një kriminel siqë ishte Marjan Boja. Një rastësi e paimagjinueshme, një rast që ngjet njëherë në njëmijë, thekson autori diku, por ja që bash ky rast ia zuri derën prokurorit.
Një libër që vetëm në lexim mund të hyhet në botën e tij, një roman realist dhe aventuresk, që ndonjëherë rrëshqet në moralizëm të mbrendshem të tij , por vlera e tij lidhet me strukturën e kompozimit, e sidomos me narativën, me atë gjetje autoriale, të vonesës narative, të ngjizur si meditim i personazhit qendror dhe digresione me kohën tjetër, me ngjarje të tjera, me fatet e protagonistëve të pranishëm në faqet e romanit. “Brenga e Prokurorit” është pasqyra ku shohim kohën që po jetojmë, shohim veten ku jemi kredhur në kënetën e krimit, e shpëtimi, sipas mëndimit të autorit, mbi te gjitha, do të vijë nga drejtësia, e cila ka nevojë për prokuror dhe gjyqtar të guximshëm dhe po kaq njerëzore me vyrtyte të një shqiptari të vërtetë.
Romani “Brenga e Prokurorit”vjen në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, kur kemi më shumë nevojë se kurr për prokuror si Martin Guri,të cilin e ka gëdhendur me shumë mjeshtëri artistike.Përsonazhe të tilla sot janë në provën e shekullit para shoqërisë shqiptare,ata janë herojë të heshtur.Jam i sigurt që ky roman do të ketë ndikimin e tij të madh tek shoqëria shqiptare, ku autori ju ka bërë skanerin organeve të drejtësisë ligjzbatuese.
Një rroman brilant i kësaj dekade,ku lexuesi përjeton emocionalisht rrëqethjen e shqiptarëve.Prokurori Martin Guri,është skalitur mrekullisht nga autori,ai shëndrohet një shpresë e madhe për shoqërinë shqiptare.Ai ndeshet dhe mposhtet.Lëkundet, por nuk dorëzohet.Autori ka një unazëzemre mistërioze,që bashkalidh mjeshtërisht dy romanet “Anja” dhe “Brenga e Prokurorit”,me përjetime shokuese.Ky roman lexohet me një frymë,ashtu siqë e lexova edhe unë i dashur lexues.
Rromani”Brenga e Prokurorit” ashtu si rromani “Anja”,duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve,metamorizmi i tyre nga të qenurit real në analizën e tyre,duke qenë në një të vërtetë fiktive.Prokurori Martin Guri,apo grotesku Zambak Boja e sidomos vrasësi Marjan Boja,ky i fundit me karakter të lexuesit,një ndër karakteret që nuk shqitet nga vemendja e lexuesit,një ndër karakteret më të mirëgëdhenduar në veprat e botuara,krijojnë atmosferën e Siçilisë së dikurshme që kan paraqitur rromanet e siqë thekson dikush “ të Leonardo Shashës”.Vepra ka dy realitete:”Ky i përditëshmërisë sonë dhe ai i fqinjit Adriatikas,që nuk duken shumë fort të largët,sidomos realitete romanistike.
Rromani është nëj dëshmi e kohës sonë që përjetojmë ,në mjedisin tonë social politik,ai vjenë me mjeshtrinë e stilit, gjuhës e kompozimit.E veçanta më e madhe e shkrimtarit është se shkrimtari ka krijuar përsonazhin e Martin Gurit, që ndodhet në qendër të rromanit,me dilemat dhe karakterin,të kujton përsonazhin e Franc kafkës te “Proçesi”.
Autori Ahmet Prençi në ketë rroman skanon jetën e nëndheshme të tranzicionit shqiptar. Krimi,mafia,kulisat, miqësia, familja, dashurija, profesioni dhe brengatë e një të shkuare,e cila rikthehet të trondisë të tashmen,janë elementë specifikë të këtij rromani të shkruar me shumë mjeshtri dhe përgjegjësi.Rromani do t’i shërbejë lexuesit dhe gjithë shoqërisë shqiptare pse jo dhe ingranazheve të pushtetit dhe të mafias(të lidhura me njera tjetrën sot),por dhe vehtes në raportë me të tjerët,me jetën dhe me të paprituratë e saj.
Autori, luan mjeshtërisht me personazhe e ngjarje siqë realisht e shqetësojnë shoqërinë shqiptare! Ne dukje disa prej tyre le hapësirën që edhe t’i identifikosh, edhe t’i hamendësosh, por në fakt, fund e krye rromani është një trill i ankthshëm, që të zenë frymën nga episodi në episod; fiks siç ta zanë frymën aktet e turpshme, që ndodhin pa droje në ketë vend prej shumë kohësh!
Përsonazhet Martin Guri, Artur Rrasa e Sokol Përroni, tre njerëz që i lidh pazgjidhshmërisht fati i të qenërit tokësor! Rrasa, shkon në qiell për të lane serish në tokë Gurin e Përronin si dy bashkëudhëtarë të pandashëm, që i mban të lidhun përjetësisht ujë që kalon nepër ta me synim për të bërë drejtësi! Me ba drejtësi në një vend ku e drejta është e kapun për fyti që në gjenezë, pikërisht tek ai gabimi i harrimit që kërkon shpagim! Dmth aty ku drejtësia është e kapur,nuk mund të presish drejtësi.
Rromani vjen si frymë qe percillet nga koha e vrazhdet në një kohë të pakohe! Autori na fut nëpër grehinat e të djeshmes për të dalë tek djerrinat e të sotmes. Sikur asgjë s’ka ndryshue, veç se Rushani tash ka formë tjetër përsekutimi, formë tjetër rrënimi e po mënyrë tjetër asgjësimi, ama fati është i njejtë! Rushani mbetet Rushan atëhere e sot e pikërisht prej vetive të tijë si ndershmërisë, mosgrykësisë e pabesisë!
E pikërisht nga grykësia, vjen edhe ‘gabimi’ Marjana, personazhi që mban lidhun dy kohë, dy botë, dhe shumë fate e 2 000 vjetë a ma tepër! Grykësia e mësueses Arjanës, që pasonte modelin e instaluem përdhuni nga sistem gjakatar, që i kishte hy në familje, në shpi, në shtrat, e mandej në shpirt, prodhoi Marjanin dhe Marjanët që sot trondisin shoqërinë për t’u marr jetë njerëzish e mandej tue u sjell krah kandidatëve për deputet, krah të pasurve dhe hajdutve të ketij vendi, sepse nuk gjendet një prokuror me ua marr çelesat…
Gjithçka që përban subjektin e rromanit të autorit Ahmet Prençit, ka ndodh e ndodh në kete vend, sepse mungon vetëm një prokuror-njeri i ligjit siqë është Martin Guri…Mendoj se rromani “Brenga e Prokurorit”, nga autori z. Ahmet Prençi e ka sjellë kontributin e tij, që drejtësia të ngrihet mbi mëkatin, që ne ta nderojmë siç e meriton.
Në rastin e prezantimit të romanit “Brenga e Prokurorit”, Poeti Rudolf Marku në analizën e tij, mes vlerēsimesh, shprehu “frikën” se mos ky libër do mbetet në hije nga suksesi i romanit “Anja”. Pêr ata që i kanë lexuar të dy libratë, shihet se autori është shumë konkret në analizën që ju bënë sot organeve të drejtësisë së re shqiptare, ka një nivel të lartë profesionalizmi si letrar,por edhe me një maturi të dëshiruar. Më konçiz, qartësisht i shprehur, ai kthehet në zëdhënës të atyre që japin drejtësi. Mendoj se, në ditën e prezantimit, shumica në sallë ishin nga sistemi i drejtësisë dhe policisë. Dhe jam i bindur, që sejcili prej tyre, ka shprehur admirim për autorin, por besoj edhe kanë ndje zili,brenda vetes, që autori ka mundur të shkruajë këtë rroman”.
Unë në mënyrë modeste ,duke lexuar ketë rroman shoh që autori i ka bërë një skanër real drejtësisë sot në shoqërinë shqiptare. Është shumë e vërtetë që morali dhe e drejta, është një koncept që vihen në diskutim, sepse shoqëria shqiptare përjeton një drejtësi, ku i forti bënë ligjin,i pasuri bëhet deputet,ministër e zv/ministër.Shiko sot problemin e inceratorëve,ka një vit ,që po heton prokuroria jonë e re e drejtësisë dhe kapën vetëm cironka,njerëz pa peshë,të cilët asnjë veprim ,bindja është se nuk është kryer pa dijeninë e bosave të mëdhej që janë të pushtetshëm. Është shumë e vërtetë që sa ma shumë lexon nga faqia në faqe,të jep përshtypjen sikur po lexon nje dosje akuze, kaq i vërtetê është ky libër. Nuk mungojnë dhe mendime apo përsiatje filozofike mbi të drejtën dhe ato që japin të drejtën, duke marr edhe referenca biblike apo filozofike. Si prsh?!?“ Pse nuk ka një Prokuror, i cili të jetë nderuar me çmimin “Nobel” ?!?!,duke na kujtuar përmasës fundore në të cilën shoqëria jonë i ka vendosur dhënësit e drejtësisē. Duke e sjellë analizën në aktualitetin e shoqërisë, autori arrin deri aty sa t’i kërkoj ndihmë Dantes, për ta rishkruar Ferrin, pasi nuk gjenden rrathë në ferrin e tij, për krimet e sotme që ndodhin në shoqërinë shqiptare.Mendoj se është për t’u theksuar se niveli i gjuhës që përdor autori,jo vetëm është e pastër nga dialektet krahinore, por edhe e pastruar steril e shumë bukur, pa e tepruar . Kjo bënë të mundur që argumentet të jenë në vetën e parë dhe pjekurinë me të cilën përvetëson autori. I nderuar Gjeneral AHMET PRENCIN.
Edhe për mua si lexues me sensin pozitiv, të gjithëçka pozitive që reflekton ky roman dua të themë atë që ka theksuar z.Rudolf Marku:”Në mbyllje- nuk mund ta di, a do ta rishkruaj Komedinë Hyjnore, Dantja i ri,siç thotë autori, por e them me siguri”.
Sot unë si shumë miq të tij i kam 2 rromanet e shkruara nga miku im i mrekullueshëm Gjeneral Ahmet Prençi, me titujt “Brenga e Prokurorit” dhe “Anja” në bibliotekën time modeste.
Këto 2 romane janë për mua një pasuri e vërtetë për panairin e librit per vitin 2023, duke u vënë në dispozicion të të gjithë lexuesve shqiptarë, ndaj ndihem i privilegjuar që i kam në bibliotekën time dhe që jam mik me Gjeneral Ahmet Prençin,megjithëse jemi njohur nga afër vitet e fundit me të cilin sot ruaj një miqësi te sinqert e të shëndetshme. Në fund të këtyre vlerësimeve të mija modeste dua të shpreh respektin tim maksimal , për punën e kryer në organet më të larta të shtetit shqiptar si drejtues kryesor i Policisë,por edhe për shkrimet e botimet që ka realizuar deri tani,ku me libratë që ka shkruar i tregon opinijonit të lexuesit shqiptar e ndërkombëtar se letërsija dhe botimet nuk janë pronë e atyre që kan kryer universitetin për gazetari e letërsi,apo histori,pra ajo është prone e gjithkujt që lexon çdo ditë,por dua të vlerësoj se oficeri i rendit publik apo ushtaraku i ushtrisë shqiptare janë të pregatitur edhe për të krijuar,botuar siqë ka bërë miku im i mrekullueshëm Gjeneral AHMET PRENÇI.
Urime miku im Gjeneral Prençi!
Uroj të të shndritë pena siç të kanë shndritur vleratë e tua si mik dhe si profesionist dashamirës i shoqërisë shqiptare.Por do të uroja të përjetoni e gëzoni:”Shëndet cilësor,mirësi, jetëgjatësi,mirësi gëzime e lumturi përsonale e familjare”për të na dhënë edhe në të ardhmen libra të këtij niveli i rromaneve”ANJA” dhe “BRENGA E PROKURORIT”.Për mua ju keni qenë pjesë e ELITËS policisë shtetit shqiptar,por edhe pjesë e krenarisë inteligjencës reçjane , dibrane e shqiptare dhe një krijues brilant shqiptar“,duke mbetur në të ardhmen „Gjurmë vlerashë pozitive në fis,në zonën e Reçit,të Tejdrines Dibrane,Dibrës e Shqiptarisë“,ku brezat e ardhëshëm do të jenë krenarë me veprën tuaj cilësore!. Suksese suksese dhe vetëm suksese.Zoti të bekoftë familjarisht e vëllazërisht.