• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë bija e Vatranit në Amerikë, Hamit Veis Mezhgoranit!

August 30, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Një telefonatë nga simotra ime Natasha Gaba nga Dolestown, Filadelfia për dhënien e lajmit të ndarjes nga kjo botë të mamit të saj dhe të hallës sime më hidhëroi pamasë.  

Halla ime e shtrenjtë ishte shenja e vetme që kishte ngelur nga motrat dhe vëllezërit e babait. 

Ajo ishte bija e Vatranit në Amerikë, Hamit Veis Mezhgoranit, emri i të cilit është në Kalendarin e Vatrës të motit 1918, Kalendar që e botoi Federata Panshqiptare “Vatra” e Amerikës dhe e editoi At Fan S. Noli.

E sjell këtë fakt dhe për arsyen se emrin e bukur që mbante me lulen e Zymbyles 

(The Hyacinth) që e kishte pagëzuar i Ati e trashëgonte me krenari dhe për të gjithë që e kanë njohur emërues të përbashkët kishin se ishte lule e mirësisë, dashurisë dhe urtësisë.  

Babai më tregonte shpesh se kur i Ati ishte në Amerikë kishte parë shumë lule zymbylash në lulishte, anës rrugëve dhe kishin një bukuri të veçantë, ndaj që atje e kishte vendosur të pagëzonte një vajzë me këtë emër.  Ta vendosa këtë emër i thoshte i Ati, sepse është simbol si lulja e Perëndisë së Diellit Apollon, simbol i paqes, përkushtimit dhe bukurisë, por edhe i fuqisë dhe krenarisë.

Unë vazhdoja të mësoja dhe të mahnitesha nga memorja dhe virtytet e saj.  Në Tiranë e kishja si një nënë të dytë ngase shtëpia e saj ishte gjithmonë e hapur, mikpritëse si ajo dhe me një dashuri të jashtëzakonshme.  Edhe kur martoi djalin e vetëm, ne vinim si tek halla jonë përsëri, ngase nusja që erdhi ishte një ëngjëllore e vërtetë me emrin: Dritë Perëndie, Loka.  

Qemali iu thoshte shpesh: Epo ju tërheq dera! 

Ata ishin një çift bujar së bashku me bashkëshortin e saj fisnik Agimin dhe më tregonin histori të vyera deri sa ajo dha frymën e fundit në moshën 89 vjeçare.  Natyrisht hallat duhen shumë, sepse është gjaku, vatra, trungu, por zemra pasurohet edhe më shumë, kur hallën e ke nënë të dytë, por edhe si shoqe.  

Çfarë dashurie na fale o Lule e bukur e mirësisë, çfarë kujtimesh i le familjes sime dy vajzave të mia që nuk i ndaje nga nipërit dhe mbesat e tua, por dhe Qemalin e trajtuat si birin tuaj.  

Jam shumë krenare me ty hallë, për familjen e mrekullueshme që krijove!  Ti udhëhoqe me shembullin tënd të paqes dhe urtësisë.  Ju si çift edukuat tre fëmijë të mrekullueshëm, Artën një nxënëse e jashtëzakonshme, pedagoge e anglishtes në Universitet, Deputete e Kuvendit, gruan e parë ministre të Puneve të Jashtme të Republikes së Shqipërisë, prezantuesen e Festivalit në RTSH, ndonëse politika nuk të pëlqente kurrë, por ju ishit mendje hapur.   

Sa e lidhur ishje me djalin simpatik dhe të mençur Çikun (Shyqyriun) dhe Tashën intelektualë të integruar plot kulturë kudo ku kanë punuar. 

Une pashë tek ju nje lidhje hyjnore midis jush dhe Atit tim si motër e vëlla që mezi prisnit të pinit kafetë dhe të ndanit të mirën dhe të keqen së bashku.  Çfarë shembulli vital jeni për ne të gjithë, fisnin Gjoni!  

Ju patët rastin të shërbenit me dekada në punë të thjeshta në Tiranë, ndërkohë kam pasur fatin të takoj shumë shkrimtarë, artistë në Diasporë, veçanërisht nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë ku ju nga dyqani shtetëror në banakun tuaj ju servirnit kafenë shkrimtarëve dhe krijuesve me vite me radhë. Po sjell një detaj nga biseda me të ndjerin, shkrimtarin e shquar Naum Prifti i cili kishte pirë kafenë nga duart e florinjta të Zymbyles vite me radhë.  Ai më thoshte shpesh se: “Dita fillonte dhe më e bukur kur pija kafenë nga Zymbylja.  Shumë kolegë të mi vinin me vite atje, sepse sjellja e saj, kultura në shërbim, thjeshtësia e tejskajshme e tërhiqte klientin.  Do të desha vazhdonte penarti që ajo t’i trainonte shumë kamerjerë që të shërbejnë me kulturë, pastërti dhe mikpritje…”

Unë do të jetoj me kujtimet e vyera të arta që na le!

Të qofte i lehtë dheu i Tiranës!

Dritë të pastë shpirti në parajsë atje ku e ka vendin soji juaj i mirësisë, ndershmërisë!

Lamtumirë halla ime e shtrenjtë Zymbyle Dade!

Lamtumirë Lule e Mirësisë!

29 Gusht, 2023

Staten Island, New York

Filed Under: Kronike

Presidentja Osmani bashkë me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup mbollën bredhin e Nënë Terezës në oborrin e Presidencës së Kosovës

August 30, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Nënë Terezës”, bashkë me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Skënder Asani dhe biografin e Nënës Terezë, Dom Lush Gjergji, sot në oborrin e Presidencës së Kosovës, në kujtim të Shën Terezës, mbollën bredhin me farat e bredhit të shkatërruar të Nënë Terezës.

“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve ta kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve ndër të varfrit”, tha presidentja Osmani

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Skënder Asani, tha se bredhi dedikuar Nënë Terezës simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim.

Filed Under: Rajon

Glauk Konjufca: Të bëhet trysni mbi Serbinë për të zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë

August 30, 2023 by s p

Me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë memorialit përkujtimor dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Pas homazheve, kryetari Konjufca tha se zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve të Kosovës është një dhimbje që nuk po përfundon kurrë dhe një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe për të gjithë popullin e Kosovës, për të cilën përgjegjës është shteti serb.

“Me vet faktin që në vitet e fundit në shumë lokacione të Serbisë, si në Peruçac, Rudnicë, Kizhevak dhe vende tjera u gjendën trupat e më të dashurve tanë, tregon që harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit me dhunë është Serbia, e po ashtu Serbia është edhe shteti ku ndodhen kriminelët, të cilët i kanë kryer këto krime ”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit ftoi bashkësinë evropiane dhe faktorë të tjerë vendimmarrës që të bëjnë trysni te institucionet në Serbi që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur, për të cilët është përgjegjës shteti serb.

“Ne duhet t’i marrim të gjitha masat të cilat janë në dorën e institucioneve të Kosovës, ashtu që të sigurohemi se edhe bashkësia evropiane edhe faktorë tjerë të rëndësishëm të vendimmarrjes të vetëdijesohen se ka nevojë për një trysni më të madhe në Aleksandër Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë, që t’i hapin arkivat e tyre dhe të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur, për të cilët përgjegjëse padyshim ka qenë ushtria, policia dhe formacionet paramilitare, të cilat janë kontrolluar totalisht nga shteti i Serbisë”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Pranë memorialit për të zhdukurit me dhunë homazhe bënë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar dhe familjarë të personave të zhdukur.

Presidentja Osmani: Nuk do të reshtim kurrë deri në zbardhjen e fatit të secilit të zhdukur

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve qëndrojmë së bashku në solidaritet me familjet e të zhdukurve me dhunë dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të vazhdueshëm për ta adresuar vazhdimisht këtë çështje derisa të zbardhet fati i secilit të zhdukur.

Ata presin familjarët e tyre, ne presim qytetarët tanë! Nuk do të reshtim kurrë deri në zbardhjen e fatit të secilit!

Serbia akoma fle mbi varreza masive. Udhëheqësit e këtij shteti që akoma nuk është ballafaquar me të kaluarën, kanë obligim t’i hapin arkivat!

Filed Under: Politike

Invitation to Celebrate Albanian Identity and Culture by Supporting the Second Annual Greater Boston Albanian Festival and Expanding the BESA Albanian School

August 30, 2023 by s p

MAASBESA/

Dear Member of Albanian-American Community,

We hope this letter finds you in good health and high spirits. On behalf of the Massachusetts Albanian American Society (MAASBESA), we are writing to extend a warm invitation to you and your company/organization to support the Second Annual Greater Boston Albanian Festival on Sunday September 24th in Quincy. The festival serves as a vibrant showcase of Albanian culture, traditions, music, dance, and cuisine, and by sponsoring it you will play a vital role in ensuring its success and the continued celebration of Albanian identity and culture.

For 17 years, MAASBESA has been at the forefront of preserving and promoting the rich heritage of the Albanian community throughout Massachusetts. Through our efforts, we aim to strengthen the bonds of our community members, both young and old, by providing them with opportunities to connect with their roots and celebrate their unique heritage.

We are also thrilled to share our plans to expand the BESA Albanian School to Worcester. Currently operating two successful Albanian schools in Quincy and Peabody with 30 students each, this expansion will help more Albanian children and adults to learn their mother tongue, history, and cherished traditions. By supporting the school’s expansion, you will help preserve and promote our cultural heritage, and empower future generations with a strong sense of pride in their Albanian identity.

Your sponsorship will grant you unparalleled visibility and recognition through various marketing channels, including our website, social media platforms, and promotional materials. Moreover, your involvement will make a lasting impact on the lives of countless individuals and families within the Albanian community.

Thank you very much for your consideration, and we look forward to your positive response. Together, we can create a powerful impact on the Massachusetts Albanian community and foster a vibrant celebration of our shared identity and culture.

Sincerely,

Festival Committee:

Sokol Lushllari, Chair , sokol.lushllari@maasbesa.org

Jorida Qirollari, Vice-Chair, jorida.qirollari@maasbesa.org

Leonard Keka, General Sponsor, Alba Restaurant.

Elvis Shyta, MAASBESA Volunteer

Neritan Xherimeja, Volunteer & Sponsor, Owner of Jack and Sons Masonry & Waterprofing.

Entela Agolli, Marketing, Monark Branding

Shqip:

Ftesë për të kremtuar identitetin dhe kulturën shqiptare përmes mbështetjes së Festivalit të Dytë Vjetor Shqiptar të Bostonit dhe zgjerimit të Shkollës Shqipe “Massachusetts Albanian American Society “Besa”

I/e nderuar antere te komunitetit Shqiptaro-Amerikane,

Së pari, shpresojmë që kjo letër t’ju gjejë me shëndet dhe zemër të mirë. Në emër të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Massachusetts-it (MAASBESA), po ju shkruajmë për t’ju ftuar ju dhe biznesin/organizatën tuaj për të mbështetur Festivalin e Dytë Vjetor Shqiptar të Bostonit të dielën më 24 shtator në Quincy. Festivali shërben si një vitrinë e gjallë e kulturës, traditave, muzikës, vallëzimit dhe kuzhinës shqiptare, dhe duke e sponsorizuar atë, ju do të luani një rol të rëndësishëm për suksesin e tij dhe në kremtimin e vazhdueshëm të identitetit dhe kulturës sonë kombëtare.

Për 17 vjet, MAASBESA ka qenë në krye të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë së pasur të komunitetit shqiptar në të gjithë Massachusetts-in. Nëpërmjet përpjekjeve tona, ne synojmë të forcojmë lidhjet e anëtarëve të komunitetit tonë, të rinj dhe të moshuar, duke u ofruar atyre mundësi për t’u lidhur me rrënjët e tyre dhe për të festuar trashëgiminë e tyre.

Ne jemi gjithashtu të emocionuar të ndajmë me ju planet për të zgjeruar Shkollën Shqipe “BESA” në Worcester. Aktualisht funksionojnë në mënyrë të suksesshme dy shkolla shqipe në Quincy dhe Peabody me nga 30 nxënës secila, dhe ne besojmë se ky zgjerim do të ndihmojë më shumë fëmijë dhe të rritur shqiptarë të mësojnë gjuhën amtare, historinë dhe traditat tona. Duke mbështetur shkollën e tretë shqipe, ju do të ndihmoni në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore dhe do të fuqizoni brezat e ardhshëm me një ndjenjë të fortë krenarie për identitetin e tyre shqiptar.

Sponsorizimi do t’ju japë mundësi të promovoni bizensin/organizatën tuaj përmes kanaleve të ndryshme të marketingut, duke përfshirë faqen tonë të internetit, platformat e mediave sociale dhe materiale të tjera reklamuese. Për më tepër, mbështetja juaj do të ketë një ndikim në jetën e individëve dhe familjeve të panumërta të komunitetit shqiptar në Massachusetts.

Duke pritur përgjigjen tuaj pozitive, ju jemi mirënjohës për konsideratën dhe mbështetjen e deritanishme. Së bashku, ne mund të kemi një ndikim më të madh në komunitetin shqiptar të Massachusetts-it dhe të nxisim një festë të vërtetë të identitetit dhe kulturës sonë të përbashkët.

Sinqerisht,

Festival Committee:

Sokol Lushllari, Chair , sokol.lushllari@maasbesa.org

Jorida Qirollari, Vice-Chair, jorida.qirollari@maasbesa.org

Leonard Keka, General Sponsor, Alba Restaurant.

Elvis Shyta, MAASBESA Volunteer

Neritan Xherimeja, Volunteer & Sponsor, Owner of Jack and Sons Masonry & Waterprofing.

Entela Agolli, Marketing, Monark Branding

Sponsorship:

https://www.zeffy.com/…/994ce910-3361-4d58-959b…

Event:

Annual Greater Boston Albanian Festival

Filed Under: Komunitet

Në kujtim dhe mirënjohje të kontributit të të gjithë politikanëve amerikanë që e ndihmuan Kosovën gjatë këtyre 33 viteve

August 30, 2023 by s p

Albin Kurti/

Sot u bënë 33 vite nga dita kur u lidhën nyjet e dy skajeve të litarit që lidhi marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShteteNë kujtim dhe për mirënjohje të kontributit të të gjithë politikanëve amerikanë që e ndihmuan Kosovën gjatë këtyre 33 viteve:ve të Bashkuara të Amerikës! Më 29 gusht 1990, senatori amerikan Robert Joseph Dole erdhi ta vizitonte Kosovën, duke u takuar me një grup të gjerë përfaqësuesish politikë, aktivistësh të të drejtave të njeriut dhe gazetarë. Në një artikull me titull “Shtypet protesta shqiptare në Jugosllavi” (“Albanian protest broken up in Yugoslavia”), në numrin e saj të datës 30 gusht 1990, gazeta The New York Times, shkruante: “Policët specialë përdorën shkopinj dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë mijëra shqiptarë etnikë që prisnin një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, për t’u ankuar për shkeljet e të drejtave të njeriut. Rreth 10.000 njerëz, duke brohoritur “Liri, liri” dhe “USA, USA” u mblodhën para një hoteli, ku delegacioni prej shtatë senatorësh republikanë pritej të zhvillonte bisedime me liderët e shumicës shqiptare në Kosovë, një provincë jugore e Jugosllavisë.”

Krahas videoxhirimeve të kohës, një album i tërë me fotografi të shkrepura nga fotoreporteri Hazir Reka dhe të ekspozuara disa herë në publik, janë dëshmi vizuale e dhunës që policia serbe asaj kohe ushtroi mbi qytetarët e mbledhur në rrugën para Hotel Grandit në pritje të senatorëve amerikanë. Synimi i autoriteteve serbe ishte që duke i shpërndarë me dhunë dhe brutalitet qytetarët, rruga të mbetej bosh kur të vinin senatorët amerikanë dhe të mos shihej prej tyre entuziazmi i madh me të cilin po priteshin nga qytetarët e Kosovës.

Në atë vizitë, Robert Joseph Dole ishte i shoqëruar edhe nga gjashtë senatorë të tjerë: John William Warner nga Virxhinia, Edwin Jacob Garn nga Utah, Donald Lee Nickles nga Oklahoma, Alfonse Marcello D’Amato nga Nju Jorku, Steven Douglas Symms nga Idaho dhe Cornelius Alexander McGillicuddy nga Florida. Ata u informuan drejtëpërdrejt për shkeljet e të drejtave të njeriut, nënpërfaqësimin politik, diskriminimin dhe shtypjen politike që autoritetet serbe të Beogradit po i bënin ndaj shqiptarëve në Kosovë. Njëkohësisht, Bob Dole i dëgjoi qëndrimet politike dhe orientimin properëndimor të shqiptarëve të Kosovës, të deklaruar përmes vullnetit politik të tyre për pavarësi edhe dy muaj më parë, me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990.

Kjo vizitë ishte inicuar dhe përgatitur nga kongresisti amerikan me origjinë arbëreshe, Joseph John DioGuardi si dhe nga aktivistë patriotë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre muaj më herët, nga 27 deri më 29 maj 1990, Joe DioGuardi bashkë me kongresistin Thomas Peter Lantos, kishin vizituar Kosovën, konkretisht Prishtinën dhe Gjakovën. Nga këtu ata kishin vazhduar vizitën e tyre në Shqipëri ku nga autoritetet e kohës në Tiranë, DioGuardi dhe Lantos (i mbijetuar i Holkaustit) ishin njoftuar me një dosje dokumentash arkivore që dëshmonin shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga atëherë e deri më sot, historia unike e strehimit dhe shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ka ardhur dhe është bërë çdo herë e më e njohur. Megjithatë, ajo ka nevojë ende të studiohet nga shkencëtarët dhe të njihet nga bota. Më 23 gusht, në Parkun e Qytetit të Prishtinës përuruam “Murin e nderit” me emrat e disa prej shqiptarëve që kanë kontribuar në shpëtimin e hebrenjve para më se 80 vitesh, ku mes tjerësh, me ne ishte edhe vetë Joe DioGuardi.

I shpallur person non-grata në Jugosllavi pas vitiztës së bërë në fund të majit, Joe DioGuardi nuk arriti t’i bashkohej senatorit Bob Dole dhe kolegëve të tij në vizitën e 29 gushtit 1990. Por që të tre këta politkanë të lartë dhe të respektuar amerikanë Joe DioGuardi, Tom Lantos dhe Bob Dole, e kanë vizituar edhe disa herë të tjera Kosovën në vitet e mëpastajme. Përveç kësaj, ata kanë mbajtur qëndrime shumë parimore duke folur për Kosovën në Senatin dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe kudo tjetër, për çka ata do të kujtohen për rolin e tyre historik për mbështetjen që ShBA-të ia kanë dhënë Kosovës.

Duke kujtuar vizitën e tij të 29 gushtit 1990, tre vite më parë kur u ngrit busti i tij në Prishtinë, Bob Dole pati shkruar: “Tridhjetë vjet më parë, unë dhe kolegët e mi kemi udhëtuar për herë të parë në Prishtinë. Askush nga ne nuk mund ta dinte se ky do të ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës.”

Vizita e shtatë senatorëve amerikanë në Kosovë më 29 gusht 1990, ishte një vizitë historike! Ajo i ktheu dritat kah terri informativ duke ndriçuar shtypjen dhe apartheidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kjo vizitë shënon fillimin e atij rrugëtimi të gjatë të përbashkët të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, si dhe nga dita e çlirimit te shpallja e pavarësisë më 2008 dhe ngritja e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës.

Në kujtim dhe për mirënjohje të kontributit të të gjithë politikanëve amerikanë që e ndihmuan Kosovën gjatë këtyre 33 viteve: nga vizita e 29 gushtit 1990, deri sot më 29 gusht 2023!

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1487
  • 1488
  • 1489
  • 1490
  • 1491
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT