• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEDË  COKU ME SHOKËT E TIJ TË ATDHETARISË NË LUFTË PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË

November 25, 2023 by s p

DedeCoku-

NGA  NDUE   BACAJ 

HYRJE 

Kelmendasit  (si dhe Malesorët e Malesisë Madhe e tjer)  , ndonse për arësye ekonomike , “kanunore” apo politike , ndër mote e shekuj  janë  detyruar të  largohen nga trojet e tyre autoktone , ku  para-ardhesit e tyre  kishin lindur , rritur, burreruar dhe me breza të tërë kishin fituar emër të mirë per  besë , burreri , bujari , fisnikri ,urti , trimeri  dhe atdhetari , Kelmendasit  këto  vlera e vertyte nuk i harruan kurr , por i kanë ruajtur me “fanatizem” si gjënë më të shtrenjtë. Është kjo aresyeja që Kelmendasit kudo ku kanë jetuar  e punuar kanë kultivuar atë jetë të devotshme , krenare  e mbi të gjitha atdhetare  si vëllezerit e tyre që jetonin në trojet e tyre autoktone  të Kelmendit e Malesisë. Kelmendasit e veçanarsiht ata që me një fjalë i quajmë të “Nënshkodres” janë shembulli më sinjifikativ  i kesaj trashigimie. Nga kjo trashigimi e mrekullueshme kelmendasish atdhetar , mendova  që kesaj radhe të ndajë me “shenjë” trimin e urtë e atdhetar  Dedë  Cokun e “Gurzit”.  

DEDË  COKU PRIJËS POPULLOR NË LUFTËN PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË  

Dedë Coku ka lindur në vitin 1870, dhe ishte djali i trimit të njohur Cok Prekës të  Nikçit të Kelmendit , ku kjo derë bujare ishte shquar ndër mote e shekuj per besë bujari , trimeri e atdhetari.  Për këto cilësi në  bajrakun e Nikçit , kjo shtepi  njihej si derë e parë. Këtë trashigimi të çmuar  kjo derë fisnike e mbarti dhe mbajti me nderë e faqe të bardhë edhe në Breg të Mates , ku ajo ishte “detyruar” të banonte prej dekadash. Është kjo aresyeja që  shtepia e Cok  Prekës në Gurzë e Breg të Mates u shqua për besë , fisnikëri , bujari , burrëri , trimëri , urti e atdhetari , ndaj kjo shtepi dallonte me shej, si shtepia e  Cokajve… Djemtë e kësaje derë u shquan pa perjashtim per atdhetari , por  si më njohurit janë Dedë Coku dhe vellai i tij  Gjeto Coku të cilët njihen si  mendeqar  e luftëtarë  trima në mbrojtje të lirisë , të drejtave kombetare dhe trojeve shqiptare , veçanarisht në vigjilje të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë… Dedë Çokut si prijës popullor i kishte shkuar  zani deri te qeveritaret  me randësi të Turkisë.  Hasan Riza Pasha ,valija i Shkodres  e kishte  thirrur  Dedë  Cokun në një takim “miqësor”, duke i besuar disa “fjalë” të cilat mund tja thoshte vetem një burri trim e besnik  që e njihte…. Dedë  Cokun  e kishte sigurua baron Nopça e ndonjë mik tjeter në Vjenë se Hasan Rizaja nuk ishte kunder pavaresisë së Shqiperisë pasi Turkia kishte mbarua per Shqipnin , që rrezikohej të coptohej nga fqinjet shoven…Nuk kaluan veç dy javë pas ketij takimi dhe kajmekami i Lezhes u lypë Malësorëve  xhelep , të dheta  e detyrimin e sherbimit ushtarak… Krenët marrin fjalen e kajmekamit dhe  në nesre therrasin në kuvend te Kisha e Bregut Mates burr per shtepi , ku së bashku krenë e vogjli , pa pasë nevojë me rrahë çeshtjen bajnë  be  në Ungjill , jo veç mos me i dhanë turkut çka nuk i kishin dhanë , por mos me ja da të zezen aty e mbrapa deri sa të fitojshin autonominë e plotë kombëtare, ose të mbarojshin me gja e me krye. Tuj pas marr vesht qeverija e Lezhes vendimin e Malësorve, mos me iu shtrua urdhnit dhanun , dhe duke pasur mendimin me dalun me verua në Mirditë , Kajmekami i atij qyteti  me 22 qershor (1912) , nji ditë perpara se malësorët të niseshin per bjeshkë , u drejtua me 600 ushtar me u zanë shkallen e Pllanës e  të Minjollit e ashtu me u pre rrugen e Mirditës e Kurbinit.  Pa dalë kerkun drita  Dedë Cokut i erdhi lajmi prej nji miku per rrezikun që i kanosej. Deda lajmroi mbarë vendin të merrshin rob e robi e gjan e madh e tu niseshin sa ma parë per udhtim , e vetë me tridhjetë e dy shokë , ku ishin ma trimat  zunë  dy prita per me sigurua kalimin e karvaneve. Njana pritë u vu te trapi i Gurzit  e tjetra te kalldrami i Barbullojës. Nuk kishin kalua ma se dy orë që ishte lajmrua vendi , e shumica e karvaneve ishin nisë , e të tjerat në të nisun e siper , kur dalin kundruell pritës kalldramit e Barbullojës katerdhjetë ushtarë të primun prej kajmekamittë Lezhes . Kur e shikon ketë Dedë Coku ,kryetar i çetës të malësorve  jep kushtrimin te shoket e tij : – Bini burra se sot asht dita me dekë ,dhe sillet kah ushtaret e kajmekamit e u viket : – Kush të jet shqiptar  ndër ju të shmanget se nuk kemi të keq me shqiptarët , veç me qeverinë.  Pa i krye mirë keto fjalë krisi pushka mbi ta , dhe ma i pari që u rrezua ishte kajmekami . Ushtaret në fillim u pshtjelluan e menjiherë muaren iken , por per së shpejti u bashkuan me një ushtri të madhe turke që e kishin pas lanë mbrapa , me të cilen u riorganizuan per të shti në rreth malësorët… Por malësorët nuk u friguen dhe vijuan luften e tyre të primun nga Dedë Çoku…Me luftëtarët malësor u bashkuen edhe disa gra e vajza pasi kishin sigurua karvanet…1.  Dedë  Coku per trimerinë dhe largëpamsinë  e treguar  në krye të trimave kryengritës antiosman  është “thirrur “  Leonida i Bregut Matës. Ndersa   populli i Gurëzit e më gjërë i thuri kengë Dedë Cokut dhe trimave të kesaj  lufte , ku nga kjo kengë popullore po kujtojmë :

“ Ky Dedë  Coku në kal me shalë ,

Të tanë Gurzit po i çon fjalë :

Ruanje burra mirë atë zallë ,

Se këndej  s’lë  asqer me dalë ,

Ka vojtë lajmi në hyqymet ,

Per asqer ske pse dvetë…”

Ndersa poeti kombetar At Gjergj Fishta në ”Iliaden shqiptare “ Lahuta e Malësisë  i kushton ketij trimi atdhetar mjaft vargje domethenese , pak nga keto po i citojmë:

“Deda i Cokut kur ka ndie ,

se prej Lezhet kaluar atit ,

Kajmekami vjen me ushtri ,

grue e fëmijë ka qitë ai shpatit ,

e me shokë  e me komitë ;

pika e djalit ku kish qellue ,

ka vojtë trimi e ka zanë në pritë ,

mirë ku në armë ata shterngue ,

kanë dhanë fjalen  ,janë betue ,

pushken turkut me ia vu ,

prej Shqipnisë turkun me dbu…” 2.  

Për këtë luftë trimash gazeta e komunitetkomunitetit shqiptar në Sofje “Liri e Shqipërisë”  do të shkruante: “Malësorët e Bregut Mates tuj pa se gati në tanë Gegninë vllaznit e vet kanë rrokë armet e po luftojnë kundra turkut per lirinë e kombit , dhe keta nuk deshen të lejnë ,por nën kryesinë e atdhetarit të flaktë Dedë Çokut që është shtepi ma pasanike ndër malësor, lanë shtepiat e veta me 22 qershor e i dolen para një ushtrije turke që po shkonte prej lezhet në Tiranë  dhe u vunë pushken. Lufta zgjati nja tri orë dhe ushtrija turke u kthye mbrapa duke lanë të dekun kajmekamin e Lezhës , katër mylazima , 27 xhenderma dhe qindra ushtarë të vramë e të plagosun. Malësorët moren shumë kual , arka xhebrahane , rroba e mauzerre. Prej malësorve mbeten të dekun e të varruem 47 , e nder ta u plagos edhe Dedë Çoku me të kushririn…”.3.  Vlenë të theksohet  se  trimi Nikollë Miri pati vra komandantin e një çete të ushtrisë turke ,të cilit i pat marrë armet e shpaten , dhe per të vëllan , Markun thuhej se pat vra ma se shtatëmbëdhjetë ushtar ,ndersa Llesh Nikë Daka meritoi me u quejt Leonida i Bregut Mates.. Trimi Llesh Nikë Daka (me të jatin Nikën) do të shkruante një histori në vehte në kullen e tij të rrethuar perballë më shumë se 100 ushtareve turqë. Me ketë rast kujtohet edhe ndihma që i dha Lleshit plaku i urtë Rrust Ademi prej Nikçit… Në keto beteja u vranë komandanti i ushtrisë turke dhe 187 ushtarë..Prej Malesorve kelmendas e tjer  ranë heroikisht : Nikoll Miri , Pjeter Miri e Gjergj Nikolla , Mark Dedë Daka , Mirash Ujka  e  Haxhi  Cari- Nikçë , Kolë Lekë Bori –Bogë , Pjeter Bici , Llesh Sokoli –Vukel. Dedë Mirashi –Shkrel , Gjelosh Deli Shpendi- Shaljanë , Prengë Nikolla i Kthellas , dy gra e një femij të shpisë të Nikë Dakes dhe një kushrinë e Gjeto Cokut. Të plagosur mbeten  Dedë Coku  , Pjeter Sokoli-Nikçë ,Ujk Hasi- Seljanë  Mark Doda –Bogë , Prekë Gjoka – Vukel  dhe  e ama dhe e bija e Llesh Nikë Dakes. U dallua gjatë ketyre luftimeve edhe  trimi i urtë  Gjeto Coku e tjer . Kjo luftë e Lekëve  bëri pershtypje të madhe  në disa vise të Shqiperisë . Pa kalua e treta ditë e kesaj lufte do të vinin në kuvendin e  Rubigut, (që ishte ba qendra  e perpjekjeve të kryengritësve) ,  së bashku me prijesin malësor Dedë Coku , Pjeter Sokoli e tjer  edhe kapiten Marka Gjoni me disa krenë të Mirdites ; Gjin Pjeter Pervizi  me Masar beg Toptanin dhe me disa persona të tjer me rendesi të Shqiperisë së Mesme të cilet  pergëzuan  drejtuesit e kryengritjes per fitoren.. Kur shkoi zani i kesaj lufte në Shkoder ,dhe kosulli i Austrisë e mori vesh trimerinë e malesorëve kishte thënë : “Po ka shqiptarë si në kohen e Skenderbegut  ,por  nuk ka Skenderbeg  me i bashkue e me u pri ..” 4.  Guximi i treguar prej malësorve u muar me simpati prej shumkujtë dhe menjeherë u bashkuan te Kuvendi Franceskan i Rubikut …per me u lidhë besen ndermjet vedit  per çeshtje kombetare  të perbashta. Ketu u beslidhen me Malësorë perveç krenve të dymbedhjetë bajrakëve (Mirditë)  edhe krenët e Krujes , të Kurbinit e të Tiranes.Nga pjesmarresit në ketë kuvend , perveç krereve të njohur malësorë e mirditorë dallohen edhe  Avdi Beg Toptanin me atdhetarin e flaktë Gjin Pjetrin e Skuarajve. Kuvendi kishte rendesi të madhe edhe  per bashkimin e  “elementeve” kristjan e muhamedan…5.  Emzot Jak Serreqi mbasi lexoi letren e lidhjes kundra turkut të nënshkrueme prej shumë krenëve të krishterë e muhamedanë (me entuziazem) do të thoshte :” A thue do të filloj një epokë e re  per të mjeren Shqiperi..?”.  Pushka e ketyre kryengritësve nuk “pushoi” më ,ajo pati jehon të madhe në të gjithë Shqiperinë. Gjatë ditve të para të korrikut  Dedë Coku së bashku me  Gjokë Doden (Shkrel) Kolec Markun (Triepsh) dhe Zog Sokolin (Thethë) dhe njëzet burra të zgjedhur arriten të kapin (te Bishti i Muzhlit) një barkë me matriale ushtarake ,që do të shkonte nga Durresi në Shen Gjin.  Me daten 24 korrik duke dalë drita trimat malësorë e kurbinas  të drejtuar nga Dedë Coku e Gjin Pjeter Pervizi (Skuraj) ,i zunë pritë te Bregu i Mates një taborri turk të komanduar nga  Ali Fehmi Kosturi që vinte nga Tirana.. Me 14 gusht 1912 kryengritesit , lekë , kurbinas dhe  prej bajrakve të Lezhes u nisen per në Durres ,ku mendonin ta çlironin  nga turqit dhe në kala të ngrejnë flamurin kombetare..6.  Poeti kombetar At Gjergj Fishta u kendon ketyre trimave malesor me në krye Dedë Cokun …per ketë ngjarje të nisur me vargjet plot pathos patriotik :

Keta malësorët e Bregut Mates ,

permbas Dedës  e Llesh Nikë Dakes ,

kenkan nisë per muzg të nates ,

poshtë në atë Durres ata me ra ,

per të dbuem turkun e në kala ,

si lidhë besë ki’n  me “jalli”,

me ngreh flamurin kuq e zi..”.  7.  

Me kryengritesit ishin bashkuar edhe Toptanet (Refiku e Masari me sekretarin e tij Zef Harapin). Por në Shen Jak (Shjakë)  Toptanet u larguan nga kryengritesit ,ndersa Zef  Harapi dhe Ceni i Sanës (vëllau i Abaz Kupit) ,qendruan me kryengritesit. Vlen të theksohet se Dedë Coku  mbante me vehte një flamur kombetare…Në Rrushkul kryengritesit takuan në pritë me të oranizuar nga shqiptarë filoturq (Shijakas). Ketu u zhvillua një betejë e ashper në cilen humben jeten 14 shijakas ,por ranë heroikisht  trimat: Kolec Marku prej Trieshit , Gjokë Doda prej Shkrelit , Zef Harapi prej Shkodret ,  Tom  Xhuxhi e Gjek Marash Haka prej Vuklit , Prelë Deli Shpendi prej Shalet , Mark Prend Dudi , Mark Per Zefi e Prengë  Nikollë Gjeçi prej Bulgrit. Ndersa u plagosen  Dedë Coku (per të dyten herë) dhe Llesh Nikë Daka , i cili nga plaget që mori vdiq me 28 gusht…(1912).8.  Edhe pas kesaj ngjarje fatale me duhëm tradhtie nuk i ndali kryengritesit malesorë ,të mbajnë ndezur  zjarrin e lirisë ,ku me në krye vellezerit kelmendas  Dedë Coku e Gjeto Coku , shumë herë ndeshen me ushtritë turke në Shengjin ,në Lezhë dhe per gjatë rruges deri në Shkoder e më gjerë . Gjithsesi Kelmendasit e malesoret e tjerë të ketyre zonave ,së bashku me mirditor ,lezhjan ,kurbinas , krutanë e tjer perveç qendrese heroike ,ata ishin edhe pararendes të  mendimit të patrioteve  Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Dom Nikoll Kaçorrin e tjer të cilet donin ta shpallnin pavaresinë  nga Durrësi, 9,  por ketu  nuk ishte e mundur , por fatësisht u arritë në Vlorë me 28 nentor 1912. Data 02 tetor ndoshta është simboli i ketyre perpjekjeve, por mjerisht në krye të ushtrive turke (edhe me shqiptarë fanatik…) ishte shqiptari tradhtar Esad Pash Toptani.. Gazeta shqiptare e Sofjes “Liri e Shqiperisë” me 12 tetor 1912 nder të tjera do të shkruante ..: “Kjo luftë u ba e rreptë fort ,kriste topi e pushka  pa ja da , e mos të vinte asqeri prej Lezhet  ,ushtria e Esad Pashes pat me u thye… Esadi me ushtrinë e tij dogji 150 shtepia të malësorve , e bashkë me keto shtepia dogji edhe kishen e qelen e priftit.. Ky Esadi po merret vesht sheshazi që u ba vegla e osmanllisë. Neve nuk na vjen keq që Esadi u ba tradhtor i Shqipnisë ,por ma fort na vjen keq që na hini pushka  nedrmjet shoqishoqit  e po vritna shqiptarë me shqiptarë ,per të miren e osmanllisë e per të zezen e Shqipnisë..”.10.  Këtë të zezë Esad Pasha e mori me vehte edhe kur pak ditë më vonë shkoi në Shkoder gjoja per të mbrojtur qytetin nga  Malazezet , por me tradhti organizoi vrasjen e Hasan Riza Pashes ,që ndonse nuk ishte shqiptarë qendroi e luftoi ,shumë më shumë se disa shqiptarë… Vlenë  të theksohet se Dedë  Coku veprimtarinë e tij  atdhetare  nuk e kishte  të “ndarë”  kurr  nga vendi i origjines (Kelmendi e Malesia e  Madhe) dhe kryetrimi  legjendar i shqiptarisë  Dedë Gjon Luli…  

DEDË  COKU PAS SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË  

Dedë  Coku me shoket e tij të atdhetarisë edhe pas shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë nuk e ndali luften per mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit e “ri” serbo-malazezët, të cilet kerkonin të  “grabisnin’ sa më shumë troje  nga  Shqiperia. Serbo-malazezet kishin arritur që në muajt e parë të vitit 1913 të pushtonin Shkodren , Lezhen e tjer ,por ata me 14 maj (1913) nën presionin e luftes mbrojtese të shqiptareve dhe fuqive të medha Europiane  ishin detyruar të largohen nga Shkodra , Lezha e troje të tjera… Në ketë kohë  Dedë Coku me të vëllan  Gjeto Cokun mblodhen burrat e rrethit Lezhes dhe në keshtjellë e në  bashki ngriten flamurin kombetar . Pas kesaj ata mblodhen edhe burrat e Kurbinit  e Zadrimes  dhe shpallen një qeveri (lokale) provizore..Kjo qeveri perfshinte  Lezhen , Shën Gjinin  me rrethe , Zadrimen , Kurbinin , Arbnin ,katundet e  Bregut Bunes e të bregut Drinit . Kah Shkodra perfshinte katundet deri afer qytetit , e në anen tjeter  mbaronte  me Ujë të Droes , Han të Lalgjit  e breg të detit. Gjithë ky vend  njihte per kryetar qeverijet Gjeto  Cokun dhe per N/kryetar  Dedë Cokun , të cilet qeverisnin me kanun të vendit nepermjet  një komisioni të veçant. Kishin caktuar  edhe zyrtaret ma të nevojshem per sigurin e vendit dhe  treqindë  xhandar. Kryetar i komisionit  të  Kurbinit  ishte Gjin Pjeter Pervizi e Palok  Miloti per Zadrimen… Fatkeqesisht kjo nuk vazhdoi gjatë dhe me 7 tetor 1913 vritet  tradhtisht  kryetari i qeverisë Lezhës (në ndonjë vend e quajnë edhe kryetar bashkie apo prefekt) , nga dora e një xhandari  prej  Mirdite… Vendin e Gjeto Cokut e zuri si kryetar i Lezhes  vëllai i tij Dedë Coku… Në vitin 1914 Dedë  Coku  së bashku  me shumë patriot të tjer malësor e nëshkodrakë  e më gjërë ishte perkrahes i flaktë i Princ Vidit , dhe per ketë Deda me shoket e tij të atdhetarisë  luftuan kunder  kryengritjes  antishqiptare  të holldupëve me në krye Haxhi Qamilin  që kerkonin  sulltani  e sundimit turko-osman në Shqiperi. Në vitin 1915 Dedë Coku  me partinë e vet e pau të aresyshme tju a lëshojnë  pa pushkë “qeverinë” e Lezhes esadisteve ,pasi disa malësor ishin thyer prej Esadit ,dhe çdo rezistencë kishte rrezik  per një luftë civile në mes njeri tjetrit.11.  Dedë Coku ishte shquar edhe si  një luftetar i paepur në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare nga shovenet  serbo-malazez  , te cilet e kishin  kapur e internuar (me ndihmen e esadisteve) ..  Me daten 25 janar 1916 forcat Austro-Hungareze të drejtuara nga gjenerali  Ignac Trollman  liruan  nga internimi Dedë  Cokun  së bashku me patriotin  Luigj  Gurakuqi , Prengë Bibë Doden , Fejzi  Alizotin , Aqif  pashë  Biçakçiun  dhe Said Pashen..12.  Në vitin 1917, Dedë Coku si patriot dhe politikan i sprovuar  ishte edhe antar i  një delegacioni të shqiptarëve që “vizituan” Vjenën zyrtare… Ky patriot i madh malësor vazhdimisht  qendroi në krah të atyre shqiptareve që donin të ndertonin një Shqipëri të  pavarur  , të lirë , të zhvilluar e demokratike , ndaj Deda kishte qenë mbështetës aktiv i  kongresit të  Lushnjës 1920 , dhe perkrahes i qeverive të mëpasme që punuan për Shqipërinë. Dedë Coku ka qenë deputet në parlamentin e  vitit 1924 . Ai perkrahu Ahmet Zogun kur bënte punë të mira , dhe ja “perplaste” në sy kur vepronte gabim. Në vitin 1937, Dedë Coku ishte në krye të një delegacioni të katolikëve  të veriut të Shqiperisë  që vizituan Romën dhe u takuan me Papën. Pushtimin fashist të Shqiperisë ky patriot e perjetoji me dhimbje , por një dhimbje shumë më e madhe dhe më e tmerrshme do ti vinte Shqiperisë me 29 nentor 1944 ,kur  komunistet me mashtrime , luftë civile e gjakë do të merrnin në “dorë” Shqiperinë. Ketë e dinte mirë patrioti i sprovuar nacionalist Dedë Coku , prandaj ai nuk u pajtua me komunistet, ideologjin dhe pushtetin e tyre . Komunistet pa marrë parasysh kontributin  e madh në luften për shpalljen dhe konsolidimin e pavaresisë së Shqipërisë e dënuan me  pushkatim  me 22  gusht të vitit 1945 , në moshen 75 vjeçare. Siç e kishin zakon komunistet  e pa fe e pa atdhe, trashigimtarët e Dedë Cokut i persekutuan , privuan e shpronsuan , deri në vitin 1991, kur  shteti komunist shqiptar u rrezua , dhe në vend të tij “lindi” pluralizmi e demokracia. Në keto vite të demokracisë  patrioti Dedë Coku , u rivlersua per kontributin atdhetar të tij (dhe vëllait tij Gjeto Coku),  dhe nga pushteti lokal  i Lezhes nderohet me titullin ,“Nderi i Lezhës” (si dhe në qendër të qytetit u ngritën bustet e Dedë e Gjeto Cokut), ndërsa Presidenti i Republikes (z. Bujar  Nishani) i jep  dekoraten  më të lartë  “Nderi i Kombit”…

REFERENCAT:

1.At  Marin Sirdani, Ndriçime të Historisë ,të kultures e artit shqiptarë ,fq.140-142, Shpresa-Prishtinë 2002.

2.At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malësisë ,fq.483, Romë 1991.

3.Gazeta Liri e Shqiperisë , nr.47 dt. 26 qershor 1912. 

4.At Marin Sirdani, Ndriçime të Historisë ,të kultures e artit shqiptarë, fq.143-145. 

5.At M. Siradani, Françeskanet në Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë të atdhetarisë,fq.143-144. 

6.At  Marin Sirdani , Ndriçime të Historisë ,të kultures e artit shqiptarë, fq.147.  

7.At Gjergj Fishta , po aty , fq.485. 

8.At  Marin Sirdani , Ndriçime të Historisë, të kultures e artit shqiptarë, fq.150-152.  

9.Sejfi  Vllamasi , Ballafaqime Politike 1897-1944 ,fq.47-48.  

10.”Liri e Shqiperisë” me 12 tetor 1912.  

11.At Marin Sirdani , po aty ,fq.162-163.  

12.Kastriot  Dervishi ,gazeta 55 , dt.29 qershor 2016. 

Filed Under: Analiza

LE PETIT PARISIEN (1908) / TURQIA E RE — ÇFARË DO TË BËJNË SHQIPTARËT ? — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME FERID PASHËN, ISH-KRYEMINISTRIN SHQIPTAR TË PERANDORISË OSMANE

November 25, 2023 by s p


Mehmet Ferid Pasha (1851 – 1914)
Mehmet Ferid Pasha (1851 – 1914)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Nëntor 2023

“Le Petit Parisien” ka botuar, të hënën e 31 gushtit 1908, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Ferid Pashën mbi të ardhmen e Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Turqia e re

Çfarë do të bëjnë shqiptarët ?

Deklarata të rëndësishme të ish-kryeministrit Ferid Pasha

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kostandinopojë, 30 gusht.

Nga të gjithë popujt që përbëjnë Perandorinë Osmane, shqiptarët janë padyshim më interesantët. Ata posedojnë cilësi të cilat, në Lindje, nuk i has shpesh : ata janë njëkohësisht inteligjentë dhe energjikë. Ata luajtën një rol të rëndësishëm në lëvizjen xhonturke. Mund të thuhet pothuajse se revolucioni është vepër e tyre. Niazi Beu, Riza Teufiku, Selim Sirri dhe shumë të tjerë janë me origjinë shqiptare.

Por, nëse do t’u besohet disa pesimistëve, atë që kanë bërë shqiptarët, shqiptarët e tjerë mund ta zhbëjnë. Tashmë shqiptarët prej kohësh i kanë dhënë Sulltanit një gardë besnike dhe të frikshme. Qëndrimi i këtyre ushtarëve, pamja ushtarake e të cilëve u bën përshtypje të gjithë atyre që marrin pjesë në Selamllik, shkakton shqetësim. Pretendohet se një regjiment i tyre refuzoi të bënte betimin në Kushtetutë dhe është e sigurt se këta pretorianë përbëjnë shpresën e fundit të armiqve të regjimit të ri.

I etur për të ditur mendimin e një personi kompetent, shkova dje te ish-veziri i madh Ferid Pasha, i cili është edhe vetë një fëmijë (bir) i Shqipërisë dhe një burrë inteligjent e guximtar.

Ju e dini se Ferid Pasha, në kohën kur ishte në detyrë, ishte i pari që deklaroi qartë se rivendosja e Kushtetutës ishte e nevojshme. Ju gjithashtu e dini se para se të ndiqte këshillën e tij, sulltani filloi duke i hequr vulën e shtetit. Që atëherë, Ferid Pasha — roli i vërtetë politik i të cilit sigurisht sapo ka filluar — ka jetuar në prapavijë dhe i ka ndjekur nga larg ngjarjet që ai kishte planifikuar dhe dëshiruar me zell.

— Shqiptarët, më tha ai, përbëjnë pararojën e osmanëve në anën evropiane, me të cilën janë në kontakt të drejtpërdrejtë. Ata kanë një mendje të gjallë, një inteligjencë « elastike » dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të lëvizur dhe mbi të gjitha për t’u përshtatur me mjedisin ku jetojnë. Prandaj nuk duhet të habitemi kur shohim kaq shumë shqiptarë në rangun e parë të xhonturqve.

Sa për shqiptarët e gardës perandorake, ata do të respektojnë, të jenë të sigurt, betimin që i bënë sovranit të tyre. Besnikëria dhe mirënjohja janë virtyte që këta njerëz i praktikojnë në shkallën më të lartë.

Por kini kujdes të mos nxirrni nga ky fakt as përfundimin më të vogël të pafavorshëm për regjimin e ri. Sovrani është i lidhur me Kushtetutën, ashtu si populli është i lidhur me sovranin me një lidhje të vetme, të cilën askush, ta themi me zë të lartë, nuk ëndërron dhe nuk mund ta ëndërrojë ta lëshojë. Është gjithashtu e pavërtetë që shqiptarët e gardës janë armiqësorë ndaj kësaj Kushtetute, të cilën Madhëria e Tij ka premtuar solemnisht, në disa raste, se do ta ruajë dhe do ta respektojë.

— Pra, Madhëri, ju nuk parashikoni ndonjë rrezik reagimi nga kjo anë ?

— Asnjë. Dhe ju lutem, përsëriteni këtë, sepse legjendat duhet të shkatërrohen dhe të pengohen që të përhapen.

Shkaqet e dorëheqjes

Më pas e pyeta Ferid Pashën se në çfarë kushtesh kishte lënë pushtetin.

— Më shumë se njëzet herë e kam ofruar dorëheqjen. E dija shumë mirë që situata ishte shumë e rëndë dhe se nëse Turqia donte të mbijetonte, duhej të hiqte dorë nga gabimet e së shkuarës dhe të hynte me vendosmëri në rrugën e reformave. Unë kam qenë i vetmi që kam guxuar të them hapur të vërtetën, sado e dhimbshme për sovranin. Ditën kur m’u desh t’i tregoja Madhërisë së Tij pasojat fatale të një gjendjeje kundër së cilës nuk kisha pushuar kurrë së protestuari, në masën e fuqisë sime, i thashë : “Më mirë do të tërhiqja mbi vete zemërimin e Madhërisë suaj të keqinformuar sesa të marr përgjegjësinë për atë që do të ndodhë nesër!” Ju e dini pjesën tjetër.

Epo! me vullnetin e mirë për të cilin tashmë keni pasur kaq shumë prova, ne do të kompensojmë shpejt kohën e humbur. Ne po llogarisim, për më tepër, tek perëndimorët, veçanërisht tek francezët, që të na ndihmojnë, të na lehtësojnë detyrën.

— Dhe si, Madhëri ?

— Mbi të gjitha, ne kemi nevojë të edukojmë veten dhe duhet të marrim si shembull sistemin tuaj arsimor. Ne kemi futur tashmë në administratën tonë disa nga institucionet tuaja : Këshillin e Shtetit, Gjykatën e Kasacionit, Gjykatën e auditimit. Ne kemi miratuar kodet tuaja, procedurën tuaj. Shumë prej nesh flasin gjuhën tuaj, një instrument i mrekullueshëm përparimi dhe qytetërimi. Natyrshëm, ne drejtohemi ndaj jush për të kompletuar arsimin tonë, me dëshirën për t’i dhënë Perandorisë Osmane vendin që i takon në koncertin evropian.

F. M.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

“KRONIKË NË KËNGË” LIBRI MË I RI I MUSINE KOKALARIT, SHKRIMTARES SË PARË SHQIPTARE

November 24, 2023 by s p

Prof. Mimoza Karagjozi Kore/

Libri  “Kronikë në këngë”përmban pasuri folklorike të mbledhura ndër vite nga Musine Kokalari, duke na zbuluar një anë tjetër të krijimtarisë së saj, atë të hulumtueses dhe mbledhëses me besnikëri të krijimtarisë folklorike. Fenomeni Musine Kokalari vijon të na befasojë ende me krijimet e pabotuara si dhe me prurjet e mbledhura prej saj në fushën e folklorit. Po ndërsa veprat letrare u shkruan prej saj kur ishte studente në universitetin “La Sapienza” të Romës, kënga e parë folklorike e Gjirokastërs u mblodh prej Musinesë ende fëmijë, në moshën 10-vjeçare duke dëshmuar pasionin e parë të saj, dashurinë për krijimtarinë popullore. Është e habitshme se si një fëmijë kishte vetëdijen për rëndësinë dhe vlerat që bartin këngët folklorike. Me sa duket ambienti intelektual familjar, ku Musineja u rrit, e edukoi me dashurinë për kulturën, folklorin, etnografinë, e mëkoi me dashurinë për librat, muzikën, përrallat, rrëfenjat e këto fillimisht për Gjirokastërn e saj të dashur e më vonë edhe për ato nga trevat e tjera.  Musineja, burimin e parë të gjithë këtyre krijimeve folklorike që janë paraqitur në këtë botim, e gjen në bisedat e grave e tek kushdo që takonte. E vëmendshme, kureshtare, por e palëkundur në pasionin e saj iu kërkonte t’i thoshnin një këngë a rrëfenjë, të cilat menjëherë i shkruante. Ja si e përshkruan vetë të gjithë këtë proces: 

              “…Nuk lija rehat askënd, kunatën teksa bënte ndonjë punëdore apo mamanë teksa rregullonte shtëpinë. U bëra shoqe e ngushtë me pastruesen dhe bëja muhabet me rrrobalarësen. Nëse gjeja diçka të re e shkruaja menjëherë. Herë pas here më thoshin: – Kjo vajzë e bekuar shkon në shkollë të madhe dhe shkruan këto budallallëqe! Për çfarë të duhen? – Oh!, -përgjigjesha -Sigurisht që duhen, e dini se ç’thonë ca për ne? Që në vendin tonë nuk ka asgjë, as këngë, as vaje; në fakt ne kemi aq shumë. – Po qe kështu, unë do të të them pa fund. E kështu vazhdonin të më tregonin herë një këngë e herë një barsoletë apo një përrallë…dhe unë, në mbrëmje i rishikoja prapë shkrimet e mia e kënaqur. Në se kishim vizita atëhere ulesha në një cep dhe dëgjoja gjithë muhabetet. Është shumë interesante, vetëm të dëgjosh.” 

Ky pasion, në fillim spontan, u zhvillua e u bë i vetëdijshëm për një vajzë të shkolluar e cila e kuptonte se ato përbënin një thesar kulturor që nuk duhej të lihej në terrin e harresës. Qenia studente në universitetin “La Sapienza” në Romë e vuri vajzën e re midis dy botëve, asaj moderne dhe asaj të prapambetur që kishte lënë pas. Duket se kjo e dyta e tërhiqte, dashuria për të nuk tjetërsohej nga trysnia e kulturës romane, prandaj para diplomimit, kur u kthye në Tiranë, filloi të zbulojë e të mbledhë përsëri këngë e rrëfenja popullore. Ajo vijon të tregojë se:

“Shkoja në ndonjë shtëpi, në ndonjë mjedis familjar. Mamaja e përkulur mbi djep i jepte gji fëmijës. Aty afër një vajzë e rritur gjithë kohës mes katër mureve, qëndiste me mëndafsh në pëlhurë, ndërsa më recitonte këngët. Pastaj të tjera vajza rreth meje dhe secila prej tyre thoshte atë që dinte. …Në këtë shoqëri nuk mërzitesha aspak. Gjithçka ishte e thjeshtë, e qetë, e shtruar. Në kthim, tek ecja rrugëve, gjithçka më dukej e bukur…ç’bukuri edhe në shëmtim.”

Kjo dashuri për krijimet popullore, këto kërkime në mjedise familjare midis njërëzve të thjeshtë aty ku gjëllinte jeta e vërtetë, e bënë shpejt Musine Kokalarin të njohur në rrethet kulturore të asaj kohe si vëzhguese e vëmendshme e folklorit vendas. Gjeografia e prurjeve tani i përket jo vetëm Gjirokastrës, por edhe Tiranës, Vlorës, Tepelenës, Korçës, Shkodrës dhe Shkupit.

Ndjen tronditje dhe befasohesh kur mëson se puna e Musinësë për të mbledhur me saktësi shkencore folklorike këngë, tregime, përralla nuk u ndërpre as kur ishte e burgosur. Në këtë botim, gjenden shënime të Musinesë:

Shënime dhe këngë popullore nga të Leklit (1 dhjetor 1949); Legjenda, këngë tregime (Burg, Shkodër, Maj 1958)                                                           

Skëterra ku e flaku diktatura këtë vajzë të re, të talentuar nuk ia mpiu dashurinë, pasionin për të mbledhur nga të burgosurat krijimtarinë popullore edhe në ato kushte ekstremisht të rënda. Nuk e dimë a i lejoheshin shënimet, a i shkruante në fshehtësi, por është i qartë kontrasti midis vuajtjeve e torturave fizike dhe kënaqësisë shpirtërore që ndiente nga mbledhja e tyre. Ndoshta edhe kjo punë ishte një nga burimet ku gjeti forcë morale për t’i qëndruar përballë, fisnikërisht dikaturës e burgjeve.

Në shumë raste, këngët popullore kanë qenë një mjet i komunikimit dhe i qëndrueshmërisë së një populli, duke përshkruar ngjarje historike, kushte shoqërore dhe kulturore, si dhe emocione dhe ndjenja njerëzore. Musineja i mblodhi ato kryesisht nga goja e grave, gjendja shoqërore e të cilave iu caktonte vetëm detyra familjare dhe shtëpiake, e duke qenë se lëvizjet e tyre ashtu si në të gjithë Ballkanin e kësaj periudhe, e padyshim edhe në Shqipërinë e asaj kohe, ishin të pakta, gratë ruajtën mirë të folmen dialektore, këngët e ritet folklorike e për këtë arsye këto këngë ruajnë koloritin e krahinës nga vijnë. Gratë janë zërat që rrëfejnë, janë zërat e ardhur nga kohë të ndryshme, zërat e historive të humbura që rikthehen. Sot, në saj të punës së Musinesë, këto këngë vinë në këtë botim si zëra nga e kaluara që shkëpusin fragmente nga jeta, duke sjellë kështu copa nga historia e popullit tonë. 

Në vështrim së pari në këtë përmbledhje vinë këngët e epikës historike. Folklori ynë dallohet për një pasuri të madhe të epikës historike, zhanër që heroizmin e paraqet si mënyrë jetese për shqiptarët, i cili në qendër vë trimërinë, vetmohimin e heronjve popullorë si vlerë morale e një mjedisi soacialkulturor të përcaktuar mirë etnikisht. Këto këngë, në mungesë të dokumentacionit, janë ruajtur me besnikëri në kujtesën dhe ndërgjegjen popullore, janë përcjellë brez pas brezi dhe shërbejnë si kujtesë historike sot. Tematikën kryesore të këtyre këngëve e zënë përpjekjet për liri, interesat kombëtare si forcë lëvizëse drejt formimit të kombit shqiptar. Në se do të bënim një klasifikim kronologjik të këtyre këngëve, të mbledhura nga Musineja, megjithëse janë të pakta, në vështrim së pari vinë: Cikli i këngëve kundër pushtuesit turk, që me siguri i takojnë shek. XVI-XVIII; së dyti këngët për Ali Pashë Tepelenën, këngët e frymëzuara nga Lidhja e Prizrenit e ato kundër shtypjes së bejlerëve. Brenda këtij cikli dallohet kënga epike, kushtuar Çerciz Topullit dhe çetës së tij “Te rrapi në Mashkullorë”, që përbën kulmin e patjetërsuar deri më sot të këngëve epike historike të Jugut. Madje në të gjejmë dhe vargjet e panjohura më parë: 

O Çeço bëre mirë/ E dëftove trimërinë/Vajte zure Mashkullorë/Koshalla prapa t’u ngjinë

Nëpërmjet këtyre këngëve mësojmë se kur Reshit Pasha vrau Ismail Benë, gjyshin e Ismail Qemalit me të pabesë në Janinë, Tafil Buzi, një tjetër trim Labërie dërgoi haberë: Turp të keni që halldupi vrau shqiptarin dhe ju s’morët hak. Gjoleka me sedrën e trimit iu përgjigj me veprim menjëherë: 

Tafil Buzit të mi thoni /Gjoleka s’e turpëroi/Kaftanajnë e martoi/ Me të dia e qëlloi/Nëpër dizet milë shkoi.

Kjo ngjarje do ketë bërë shumë bujë dhe populli vazhdoi t‘i ngrejë këngën tjetër: “Shkoi, more shokë, shkoi„ ku me fjalë të tjera përsëritet i njëjti motiv, por ajo që bën përshtypje është se vështirësitë që kishte përpara Gjoleka, populli i përshkruan me të njëjtin figuacion edhe në këngën e dytë. Edhe pse këngë të epikës historike, entusiazmi i popullit për këtë trimëri, hipërbolizohet me të njëjtin varg të ngjashëm duke futur elemente të këngëve të epikës legjendare ku zënë vend trillimi, idealizimi, fantastikja: 

Shkoi, more shokë shkoi /shkoi Gjolekë, spanoi/  nëpër dyzetëmijë shkoi 

Këngët e këtij cikli nuk iu sillen ngjarjeve së jashtmi, por janë një zë autentik ku midis vargjeve gjen jo vetëm dëshirën e një populli për liri, përpjekjet e vetmuara e të paorganizuara mirë të trimave që veprojnë vetëm, por shpalosen dhe episode tradhtie, intriga e drama familjare, duke na dhënë të kuptojmë karakteristikat e kohës, bëmat e gjestet historike. Kështu është tragjike, por artistikisht e përshkruar bukur nga poeti popull çuarja në kalanë e Gjirokastrës së Fatimesë, gruas së djalit të Gjolekës e cila akuzohej për vrasjen e thjeshtrit, Shaqirit. Do të përbënte një fakt historik, edhe pse në përmasat e të pabesueshmes, që ndoshta gruaja e parë në vendin tonë, të jetë ekzekutuar me varje rreth viteve 1870-80. Krijuesi popullor të habit që nga njëra anë përbuz gjestin kriminal e nga ana tjetër, në çastin e ekzekutimit Fatimenë e përshkruan si një femër jashtëzakonisht të bukur, nga hiret e së cilës pashait në momentin e ekzekutimit i bie të fikët, por dhe kurajoze e cila i bie vetë karrikes me këmbë.  

Shtyu skaminë me këmbë/Pashait i ra të rëndë/Gjithë thonë kemi gra/Jo si Fato Bedija/Një pëllëmbë qafë ka

Antiteza kaq të fuqishme artistike, të dhëna në pak vargje flasin për talentin e jashtëzakonshëm të krijuesit anonim, por dhe për ndikimin shokues emocional që pati kjo ngjarje në popull. Disa prej këngëve të këtij zhanri kanë në qendër jo drejtpërdrejt figurën e Ali Pashës, por pasojat e zemërimit të tij. Në fakt kësaj figure i janë kushtuar këngë folklorike jo vetëm në Jug të vendit tonë, por dhe në Veri. Po ndërsa në Veri, në figurën e Ali Pashait, shqiptarët e robëruar por liridashës kishin identifikuar kryetrimin, te i cili kishin varur shpresat për çlirim, edhe pse ai zyrtarisht ishte një pasha i Turqisë, por që në një moment të caktuar nuk e kishte pranuar autoritetin e Sulltanit, duke shfaqur haptas qëndrimin e tij për çlirim, në këngët folklorike të Jugut, figura e A. Pashës nuk shihet vetëm si Pashai që i bëri qëndresë Turqisë, por përmendet masakra ndaj Kardhiqit e Hormovës. Ashtu si e vërteta historike, në disa trajtohet si hero e në disa si tiran, por admirimi popullor për këtë figurë nuk mungon. Ali Pashë Tepelena është një nga shqiptarët që tregoi dhe shpalosi forcën gjenuine të racës dhe gjenit kombëtar.

Kakodhiqi pse s’ka lule/ Mbajnë zi për të zotë/Për të zestë kardhiqotë…

Hakmarrja e A. Pashës ndaj Kardhiqit e Hormovës herë është shpjeguar për shkaqe familjare, e herë politike si zona konspiracioni të armiqve të Ali Pashës nën patronazhin francez, por cilidoqoftë shkaku, më 1784 Aliu do të hakmerrej ndaj Hormovës, duke djegur e shkatërruar fshatin, duke vrarë burrat dhe pjekur të gjallë Çaush Priftin, ish-ekonomatin e pronave të tij, ngjarje që përshkruhet kështu në këngë e që e njohin të gjithë në Jug, veçanërisht, vargjet e fundit: 

Ali Pasha kur qe djalë/Në Hormovë e kish inanë/Përmbi Çaush kapetanë…

Çaush prift, Çaush Hormova/Dhjamë e dyllë të pikova/Dot besënë s’ta ndrova

Si jehonë e Lidhjes së Prizrenit, në Gjirokastër u mblodh Kuvendi më 1878. Edhe për këtë ngjarje populli këndoi: 

Kurvelesh e Gegëri/Ç’na hodhe në Ergjëri/Tek Abdyl bej Frashëri…

Të këtij cikli janë dhe disa krijime ku urrejtja ndaj bejlerëve dhe agallarëve fillon të rritet e bashkë me të dhe mosbindja. 

Ju bejlerë e agallarë / Haroni kohën e parë…

Shumë nga këngët në këtë botim shoqërohen me një shpjegim të brendisë apo kontekstit historik nga vetë Musineja. Kjo i bën ato të qarta dhe kupton se pavarësisht se kanë lindur në një fshat, në kohë mynxyre, bartin universialitet për botën shqiptare.

Jo pak kwngw brenda këtij vëllimi kanë elemente humoristike. Me sa kemi vënë re, shumica e tyre i përkasin qytetit të Gjitokastrës. Kjo është e dallueshme lehtë jo vetëm për shkak të emrave, patronimeve, toponimeve, por dhe të folmes karakteristike të këtij qyteti. E qeshura sjell me vete gjithmonë një kritikë. Përpara këtij humori nuk ka tabura, persona, veprime a dukuri të paprekshme. Si vajzë e shkolluar, Musineja i ka mbledhur e shkruar, megjithësë ato prekin drejtpërdrejtë emra dhe familje konkrete gjirokastrite, vese e bëma që për ngarkesën emocionale e morale mund të “molloiseshin” në qytet nën zë. Ato janë shumë në këtë botim si: “O Muslli, mustaqezi”, “Se ç’e dredh atë mustaqe”, “Cër -cër -cër ia bën tigani”, “Kungull natë e kungull ditë”, “Moj portokale bashtesë”, “Salushia dyzet groshë”, “Cëngër mëngër cfakat- o” etj. Në këto këngë ironizohet tradhtia bashkëshortore: 

Moj Nefo, moj qafëgjatë/Ç’e keshe Diko Muratë/Që të vin natë për natë?

Shpotiten gra dembele dhe të pazonjat për punë:

Kur mer gjëlpërën e qep/ Dizet dit me një jelek…

Kritikohet autoriteti i vjerrave:

Manxuranë e penxheresë/Foli plakë gomaresë/Njëqind vjeç, e s’mund të vdesë/Ju bë havale së resë…

Të gjithë përsonazhet dhe historitë e këtyre këngëve janë shpjeguar pa drojë nga Musineja deri në detaj, ashtu siç ka qenë opinioni gjirokastrit për to. 

Në këtë botim gjen mjaft krijime lirike. Dashuria si vlerë dhe dimension kulturor i njeriut  përbën gjithashtu një nga temat themelore të poezisë popullore. Kenga popullore nuk e sheh dashurine te shkeputur nga thelbi i saj shoqeror. Në këto këngë së pari bie menjehere në sy mënyra e veçante se si populli ndërton portretin fizik të vajzës.  Ajo cilësohet si hënë,  floriri, këmbë e dorë ergjënda, ballë kollonatë, kumbull zerdeli etj. 

Në disa prej këngeve të këtij botimi, krijohet humor, sepse në vend të hireve të vajzës i vihen në dukje të metat. Kjo ndihmon për të kuptuar edhe shijen estetike të popullit, zbulon evoluimin e kanoneve etike popullore:

Moj e shkurtëra pa mes/ Qafë shute e bithë thes.

Një vend të veçantë zënë këngët rreth lodrave që përsëri duket se i takojnë qytetit të Gjirokastrës. Disa evokojnë lodra të vjetra fëmijësh, disa të tjera janë këngë që gjyshet ua thonë afer vatrës fëmijëve. Ato nuk kanë apo përcjellin ndonjë kuptim, por vetëm janë lojëra fjalësh me rimë. Fjala në këtë rast bëhet mjet loje, tingujt e saj me larminë dhe kombinimet bëhen mjet zbavitës. Gjyshet gjirokastrite, të pashkolluara sajonin të tilla këngë për të “rreshtur“ fëmijët ose për t’u hequr mendjen nga ndonjë shqetësim. Kur iu mpihej dora ato këndonin:  

Këtu mbi, këtu shkri/ Këtu shkuanë ca dhi/Këtu ka një thes me kashtë/Duallnë gjëmbat jashtë

Të gjitha zhanret e folklorit tonë gjenden në këtë botim s’mungojnë as këngët e vajit, ninullat, fabulat. Të gjitha duket sikur kompozojnë në këtë botim një teatër, realizimi praktik i të cilit ndodh në një shtëpi të thjeshtë gjirokastrite apo të një krahine tjetër të Jugut. Kjo të kujton vlerësimin kaderian për poezinë popullore: “Për shumë shekuj me radhë poezia popullore ka qenë për njeriun shqiptar kronikë e jetës së tij, historia, dijet, morali, urtësia arkivi, kujtesa kombëtare mesazhi i transmetuar nga brezi në brez.„ 

Të gjitha krijimet të përfshira në këtë botim nuk janë dufe të rastësishme të krijuesit popullor, por përvoja e filozofi popullore e akumuluar në shekuj.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Prof. Mimoza Karagjozi Kore

USHTRIA KOMBËTARE (1912 – 1939)  NË SHTYPIN E SHKRUAR SHQIPTAR

November 24, 2023 by s p

Prof.asoc.dr.Teki Kurti/

Drejtor i Arkivit Qëndror të Forcave të Armatosura,

 në Ministrinë e Mbrojtjes, Republika e Shqipërisë/

Që nga lindja dhe formimi i Ushtrisë Kombëtare, shtypi i shkruar shqiptar ka luajtur rol kryesor në njohjen e opinionin shqiptar të kohës me procesin dhe ecurinë ekëtij institucioni. Pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar deri në fund të viteve ‘30 të shek. XX, në gazetat dhe revistat e kohës kishte një hapësirë thuajse të dedikuar për ushtrinë. Organizimi, legjislacionin ushtarak, uniformat, strukturat përbërse ushtarake, personalite e drejtues të lartë, llojet e armëve e shërbimeve, buxhetimi, ruajtja e zonave apo qyteteve shqiptare ishin vetëm disa nga fushat e interesit që trajtoheshin ditë pas dite në shtypin e viteve 1912-1939.

Këto gazeta, edhe pse jo të specializuara për trajtimin profesional të tematikave të mirëfillta ushtarake, luajtën një rol të ndjeshëm informues për tema të organizimit dhe veprimtarisë së ushtrisë dhe ushtarakëve shqiptarë.

Për rrjedhojë ishin të shumtë titujt e gazetave dhe të revistave që, në harkun e viteve 1912-1939, kanë bërë pjesë të trajtimit dhe pasqyrimit në faqet e tyre ngjarje dhe dukuri që kishin lidhje me Ushtrinë Shqiptare dhe të institucioneve të Luftës(Mbrojtjes) së Shqipërisë.

Ndër 70 gazeta e revista[1] që panë dritën e botimit në Shqipërinë e viteve 1912-1939, afro 20 prej tyre shkruanin për ushtrinë. Po kështuishin edhe 3 revista që botoheshin brenda vendit. Ndërkohë edhe tri gazeta e një revistë botoheshin nga emigrantët shqiptarë që jetonin jashtë vendit.

Midis tyre më të njohurat qenë gazeta “Përlindja e Shqipëniës”, që dilte në Vlorë gjatë viteve 1913-1914 dhe vlerësohej si gazeta zyrtare e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, si dhe gazeta “Populli”, “Mbrojtja Kombëtare” (Vlorë); “Hylli i Dritës” (Shkodër, 1913 e pas); “Taraboshi” e “Agimi” (Shkodër), “Besa Shqyptare” (Shkodër); “Zëri i Popullit”, “Koha”(1920), “Shqiptari i Amerikës” (Korçë); “Zani i Ri”, “Drita”, “Fletorja Zyrtare” (Tiranë), “Dit’e Re” (Tiranë) etj.

Disa vite më vonë nisën të botoheshin edhe gazeta të tjera, që ndonëse të politizuara dhe më pranë qeverisë ose partive politike të kohës, në gjysmën e parë të viteve ‘40 pasqyruan jorrallëherë edhe informacione në lidhje me tema ushtarake të vendit. Më të njohurat qenë gazetat “Bashkimi i Kombit”, “Atdheu”, “Fashizimi” etj.

Ndërkaq jashtë Shqipërisë botoheshin gazeta “Dielli” (Boston, SHBA), “Shqipëri e Re” (Konstanca-Rumani) e ndonjë tjetër.

Krahas këtyre gazetave, ngjarje nga veprimtaria e Ushtrisë Shqiptare dhe e institucionit të Mbrojtjes Kombëtare (të Luftës) dhe organizimeve përbërës të tyre gjetën pasqyrim, shpesh të plotë, edhe nëpër faqet e disa revistave shqiptare. Më të shquarat ndër to qenë revista “Zgjimi” (Korçë, 1913-1914), “Zana” ( Durrës, 1914), “Minerva” (Tiranë), si dhe revista “Përparimi”, që botohej në Boston të SHBA.

Ndër gazetat e para që dilte në Vlorë në vitin 1913 dhe që njihej edhe si gazeta zyrtare e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, ishte ajo me titullin “Përlindja e Shqipëniës”. Në faqet e kësaj gazete (që dilte dy herë në javë) janë pasqyruar shumë çështje që lidheshin ngushtë me të dhënat ushtarake të Shqipërisë së vogël, tashmë të pavarur, si:veprimet e komisioneve përkatëse; informacione e të dhëna për mbrojtjen e vendit; largimin e ushtrive të huaja dhe marrja në ruajtje e zonave dhe qyteteve shqiptare, kryesisht në Shqipërinë e Jugut,  si dhe ruajtja e rendit publik.

Në harkun e viteve 1913-1914, gazeta “Përlindja e Shqipëniës” ka botuar disa dhjetëra shkrime për xhandarmërinë e Shqipërisë, ku përshkruhej veprimtaria e saj në qytetin e Korçës, boshatisur tanimë nga trupat pushtuese greke; veprimtarinë e kolonelit De Weer dhe majorit Thomson, si dhe e oficerëve të tjerë holandezë, të ardhur me mision në Shqipërinë e vitit 1913 për organizimin dhe përgatitjen e xhandarmërisë shqiptare. Kjo gazetë ka shkruar në faqet e saj edhe për veprimtarinë e reparteve dhe nënreparteve të xhandarmërisë[2]për kryerjen e detyrës në interes lokal ose edhe kombëtar. Një rast të tillë e përshkruan kjo gazetë në numrin e saj të datës 7 dhjetor 1913, kur xhandarmëria e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës nisej për në Korçë.

Në një prej faqeve të gazetës shkruhej: “Pas propozimit Inglies, Greqia duhet të lëshojë viset e zapëtuara, q’u njoh në Shqipënië, gjer më 18 të këtij. Qeveria jonë pra u përgatit për të marrë ato vise, me anë të gjindarmëriës saj, dhe dje shkoj për në Korçë dërgata e parë, e formuar prej një togu 250 vetësh, të veshur me petkat e rea, q’u apën aqë bukurië dhe madhështi burrave t’onë.

Në ballë kishin Z. Ghilardi[3], instruktorin e trumbës mitralazovet si dhe kolonelin Mustafa bej.

Kur u përhap në qytet, lajmi i nisjes gjindarmërisë, bota u sul në shesh të qeverisë, për të parë të parën Ushtri Shqiptare që niset për udhëtim. Ora ish 10 para dreke, kur arrin trumba ( njësi ushtarake e barabartë me batalionin,-TK), e pritur me një bërtitje të përgjithëshme: “Rroftë Shqipëria! Rroftë Ushtëria Shqiptare!” Gjindarmët u radhuan ( rreshtuan,-TK) qeveriës ku, pas pak ardhë oficerët Holandezë, cilët si i inspektuan, u uruan udhën e mbarë dhe si u shtërguan duart oficerëve, trumba u nis përpara kapedanit Ghilardi dhe kolonelit Mustafa Begut.

Populli i mallëngjyer e përcolli, me përpjekje duarsh, duke thirrur: “Rroftë Shqipëria! Rrofshin ushtarët t’onë! Rroftë Korça Shqipëtare!”[4]

Qe po kjo gazetë që, në një numër të saj të muajit janar 1914, njoftonte se majori Tomson (Thomson) kishte përcjellë forca të një reparti ushtarakësh shqiptarë të krahinës së Leskovikut. Megjithëse gazeta nuk shkruan asgjë për drejtimin e marshimit dhe të detyrës që do të kryente, ajo bën me dije se komandanti i repartit është Mustafa Maksuti,që në vitet pasuese do të bëhej një oficer i njohur i Ushtrisë Shqiptare dhe më pas,në vitin 1921, zëvendësministër i Luftës.

Ndërsa në numrin e datës 14 mars 1914, “Përlindja e Shqipëniës” informonte për ardhjen nga Durrësi të një reparti me ushtarë shqiptarë, të cilët do të dërgoheshin në viset jugore të Shqipërsië, të liruara nga trupat pushtuese greke: “Pardje të Prente (Premten-TK) erdhën këtu prej Durrësi 270 ushtarë për të marrë pjesë në të liruarit e viseve të Jugës. Më të shumtë ishin nga Malësia e Dibrës. Këta pasi të vishen me petkat ushtërore këtu në Vlonë dhe pas si të stërviten pak në ushtri do të dërgohen si thamë në viset e Jugës”[5]

Ky përshkrim i gazetës hedh dritë dhe sjell të dhëna të vitit 1914 mbi Ushtrinë Shqiptare. Bën të ditur për publikun e kohës se ata 270 djem të mbledhur në Durrës ishin rekrutë të ardhur nga treva të Veriut të Shqipërisë, të cilët pasi visheshin ushtarë, do të stërviteshin dhe do të dërgoheshin në trevat e Shqipërisë së Jugut për kapjen dhe ruajtjen pas largimit të detyruar të trupave ushtarake greke.

Po në këtë numër të kësaj gazete, në një faqe pasardhëse të saj, njoftohej mbërritja e trupave të Ushtrisë shqiptare të qeverisë së Vilhelm Vidit ( Wilhemvon Wied), po në viset e Shqipërisë së Jugut, por kësaj here në Gjirokastër.

Në faqet e gazetës “Përlindja e Shqipëniës” kanë gjetur pasqyrim edhe një mori informimesh dhe njoftimesh me shumë tema të tjera nga ushtria, oficerët dhe veprimtarinë e tyre ushtarake luftarake.Më 24 janar (kallënduer) u publikua shkrimi me titullin “Oficerët e rinj, u-mveshnë”. Në këtë artikull jepej informacion për një grup ushtarakësh të rinj shqiptarë që do të shërbenin në drejtimin e forcave të Ushtrisë Shqiptare.“Para ca ditësh, dhanë provime, gjithë ata që ishin oficerë në Turqi, por s’ishin dalë a s’kishin mbaruar shkollën ushtërore (ushtarake-TK).

Shpresojmë se, në numrin tjetër do të flasëm gjatë, duke i dhanë emrat e atyre që u pajisën për të shërbuar në Ushtrinë Shqiptare.”[6]

Në disa numra të saj, gazeta “Përlindja e Shqipëniës” i ka kushtuar vend, madje në disa faqe, një personaliteti të njohur të ushtrisë dhe të politikës shqiptare të viteve 1913-1920, Esat Toptani.

Një artikull që i referohet gazetës së huaj “Neue Freie Presse”, përshkruan se si gjeneral Esat Toptani u gjend në jahtin “Taurus”, që do të sillte Princ Vidin në Durrës, me mendimin se mund të merrte një post të rëndësishëm në qeverinë e tij. Sipas gazetës, “…kur Esad Toptani vajti në jahtin Taurus për të marrë Mbretin që të zdrypin në Durrës atëherë M.T. (Madhëria e Tij) i tha: Unë po të emënoj gjeneral”[7]. Më tej shkruhet:“…mundet të jetë që gjeneral Toptani t’emnohet Inspektor i përgjithshëm i Ushtrisë me qenë që është e vështirë që të mundet të marrë përsipër një ministrië.”[8]

Ndryshe nga ajo që njoftonte dhe përshkruante gazeta e huaj, Esat Toptani përfitoi dy portofole në qeverinë e Princ Vilhelm fon Vidit, kryesuar nga Kryeministri Turhan Përmeti. Esat Toptani u emërua ministër i Punëve tëBrendshmedhe njëherësh ministër i Luftës.

Ky fakt pohohet edhe në gazetën“Përlindja e Shqipëniës” në numrin e saj të 18 Marsit 1914: “Turhan Pasha (Përmeti, -TK) do të marrë përsipër kryesin’ e Punërat e jashtme. Esad Pasha, ministrin e Luftës.”[9]

Ndërsa në një tjetër shkrim që i referohet gazetës “Giornale d’Italia”përshkruhet përplasjae ndodhur në qarkun e Elbasanit ndërmjet disa pasuesve të Esat Toptanit dhe ushtarëve të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës. Sipas gazetës italiane, së cilës i referohet “Përlindja e Shqipëniës”, “Esad Pasha prej shumëkohe sundon si të duan ay (si të dojë ai-T.K.) në Shqipërinë pa kurr një kontrol ndërkombëtar.”[10]

Kjo gazetë është marrë edhe më herët (nga fundi i vitit 1913)me çështjen e Esat Toptanit dhe raportin e tij me pushtetin dhe Shqipërinë.

Në faqet e kësaj gazete, e cila shërbente pothuajse edhe si një gazetë zyrtare e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, gjetën pasqyrim edhe shkrime me të dhëna për dukuri dhe aspekte të tjera ushtarake në Shqipëri dhe jo vetëm, gjatë viteve 1913-1914. Ndër to ishte edhe Gjykata Ushtarake, apo siç quhej në terminologjinë e atyre viteve “Gjykatorja ushtriake”.Në këtë shkrim njoftohej për publikun shqiptar jo vetëm themelimi i kësaj gjykate, por edhe qëllimi, arsyet dhe përbërja e trupës së saj. Në një prej faqeve të gazetës shkruhej: “Gjykatorja ushtarake, që do tregoj ata që kanë marrë pjesë në kompllotin e Turqëve që u formua kështu: Kryetar koloneli Deveer ; Anëtar Z. Maxhar Begu, Fevzi, Taip, Kristo Floqi, kapedan Kasem Gjirokastra, toger Xhavid Leskoviku dhe Leitenenti (togeri, -T.K.) G. A. Mallincrodt i dërgatës Hollandeze. Shkronjës ( sekretar, -T.K.) do të jetë Kostë Çekrezi.”[11]

 “Përlindja e Shqipënisë” shkroi edhe për oficerët holandezë të ardhur në Shqipëri sipas vendimit të marrë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 29 korrik 1913, për organizimin dhe stërvitjen e xhandarmërisë shqiptare. Aty flitet për kthimin e majorit Tomson nga ishulli i Korfuzit në Greqi, ku ai kishte shkuar me miratimin e Princ Vidit. Ja si përshkruhet vajtja e Tomsonit në ishullin e Korfuzit: “Sikundër diet komandantit organizator të xhandarmërisë Shqiptare, M. T. Mbreti i kish dhanë fuqi të plotë, që të bisedoi me sundimtarët grekë e t’u lehtësojë sa të mundet më shumë çështjen e vështirë e të lishuarit të Shqipërisë Jugore prej ushtrisë greke. Parëdie u-këthye nga Korfuzi dhe për së shpejti do të niset për në viset që janë për t’liruar. Shpresohet se të gjendurit e z. Thompson do t’i largojë gjithë ngatërrimet që munt të dalin në viset e poshtërme kur ushtria Greke, i lëshon këto vise nër duart e gjendarmërisë Shqiptare.”[12]

Edhe disa gazeta e revista i kishin përfshirë në rubrikat e tyre ngjarje apo dukuri të tjera që ceknin e trajtonin tema nga mjediset dhe veprimtaritë ushtarake në Shqipëri.Gazeta “Populli” që botohej në Vlorë, në disa numra të saj, përshkruante luftimet e kryera në Durrës midis reparteve ushtarake të qeverisë së Princ Vidit me forcat rebele që nuk donin qeverinë e drejtuar prej tij. Në një prej shkrimeve pasqyrohej goditja e shtëpisë të Esat Toptanit, i cili shihej si një e keqe për Shqipërinë. “Dita që u bombardis shtëpia e Esadit e që shpëtoj i shenjti Atdhe nga ky mikrob murtaje…”[13]

Në një tjetër numër po të kësaj gazete, nën titullin “Kuxim dhe shpresë” përshkruhej me hollësi zhvillimi i veprimtarive luftarake në Durrës midis forcave kryengritëse dhe atyre që mbronin qeverinë e Princ Vidit. Lufta e Durrësit përshkruhej në gazetë në këtë mënyrë: “Më nj’anë shqiptarët e çmëndur të cilët propaganda e të huajve, nga padituria, i bën vegël për dëmin e Atdheut e të Fronit shtyhen me një kryengritje të turpshme mbanë kryeqytetit shqipëtar; m’anë tjetër, një tok nga djemt e vlyer të Shqipërisë, një tok prej atyre vëllezërve që s’kursejnë asgje për nderin e fronit të Atdheut, marrën pushkën dhe përpiqen gjersa vdesën!Lufta e Durrësit do të mbetet një pik e zezë në faqet e historisë të intriganëve. Lufta e Durrësit do të lerë një kujtim të helmuar në zemërat atdhetare për ata intrigantët që shkakëtuan këtë punë.”[14]

Kjo gazetë jepte gjithashtu edhe një pasqyrë mbi gjendjen e trupave ushtarake të qeverisë së Vidit në Durrës, si dhe ndihmat në forca ushtarake vullnetare, oficerë dhe ushtarë të huaj, të cilët i vinin në ndihmë për mbrojtjen e qeverisë së kërcënuar nga kryengritësit e Shqipërisë së Mesme, që donin rrëzimin e saj.[15]

Edhe gazeta “Besa Shqiptare” që botohej në Shkodër, në dy numra të sajtë muajit korrik 1914, përmes shkrimeve trajtonte pjesëmarrjen e forcave mirditore në luftën kundër kryengritësve, që kishin sulmuar qeverinë e Princ Vidit në drejtimin e Shijakut.

Edhe gazeta “Hylli i Dritës” që botohej gjithashtu në Shkodër, trajtonte në faqet e saj edhe shkaqet që çuan në shpërthimin e sulmeve të kryengritësve kundër qeverisë së Princ Vidit. Sipas kësaj gazete, një ndër shkaktarët e lëvizjes kundër Vidit ishte një prej ministrave të tij të dyfishtë, Esat Toptani, të cilin e quan tiran! Ndër të tjera shkruhej: “Esat Toptani, i cili bate për gatimin e msheftë e tmerët, për me shndrrue gjendjen e Shtetit n’nji Qeveriës fjesht tyrke e jo shqyptare…”[16]

Një tjetër gazetë shqiptare, e cila botohej në Boston të SHBA dhe mbante titullin “Dielli” (The Sun), në numrin  e datës 5 dhjetor 1914, njoftonte me emocion të qartë: “Unifromat e oficerëvet ardhi, si oficerët organizatorë kanë veshur gjithë atë formë (uniformë-T.K.)”[17]

Në Shqipëri botoheshin edhe një numër i kufizuar revistash në faqet e të cilave, jo rrallë gjenin vend edhe shkrime apo njoftime me tematikë ushtarake. Ndër më të shquarat prej tyre ishte revista “Zgjimi”, e cila botohej në Korçë në vitet 1913-1914. “Zgjimi” ishte pikërisht organi i parë i shkruar që publikoi në numrin e saj të parë, në faqen e pestë, një fotografi me uniformat e tre ushtarakëve të Ushtrisë së Shtetit të Pavarur Shqiptar. Kjo fotografi mbart vlera të veçanta dokumentare, pasi përmes saj përcillet imazhi i parë i uniformave të oficerit, ushtarit dhe xhandarit, të miratuara nga Ministria e Lufës dhe Ministria e Brendshme, më 4 Dhjetor 1912. Këto ministriishin dikastere të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës (1912 – janar 1914). Në shkrimin që shoqërohet me fotografinë e sipërpërmendur shkruhet: “Shikoni pakëz këtë fytyrë, e patë? Këto janë uniformat e Ushtrisë Shqipëtare! Këjo është ajo robë e Kombit Shqipëtar! Këjo është ajo robë (rrobë, veshje,-TK) që do të thotë se në këtë botë është një shtet që quhet Shqipëri!”[18]

Ky fragment është një tregues i qartë se sa shumë vlerësohej krijimi dhe roli i Ushtrisë Kombëtare në mbrojtjen e Shqipërisë, siç ndodhte edhe me shtetet e tjera.

Në numrin e dytë, revista “Zgjimi” ka cekur e trajtuar një çështje tejet të mprehtë edhe për ushtrinë e sapokrijuar, ashtu si dhe për gjithë administratën e shtetit dhe Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës. Në artikullin “Fjalët e ushtrisë në Shqip” krahas arritjeve, shtrohej nevoja e ngutshme e shqipërimit të fjalëve që përdorte ushtria në veprimtarinë e saj: “Më poshtë po shënojmë fjalët që përdorin ushtarët nëpër ushtëri. Këto fjalë sot për sot i kanë vendosur kështu, dhe ne siç i kanë vendosur ashtu i shkruajmë. Shpresojmë pra që të mblidhen ca fillollogë të mirë, që të bisedojnë përmi këtë çështje, të jenë të mbaruar nga Universitete të mbëdhenj, të dinë gjuhën shqip mirë dhe at’herë të vendosin për të gjitha ato që ka nevojë gjuha shqip, si dhe për këto fjalë që ju shënojmë më poshtë t’i çkoqitin mirë, se për fat të keq gjuha shqip gjer më sot kish mbetur pa punuar se nuk shkruheshe dhe kështu gjithë fjalët që mbrojmë se do t’i kishin shqipëtarët luftëtarë në kohën e moçme kan’ humbur, se ranë në duart e Turqisë.”[19]

Më tej revista ka pasqyruar në katër faqe një pjesë të fjalorit ushtarak, si për “Stërvitjen vetiake”, “Baritje”, “Radhim”, “Lëvizje krahësh”, “Lëvizje trupi”, “Ushtrim shtati me armë”, “Përdorim arme”, “Lëvizje kthimi”.[20]

Në numërin pasues të “Zgjimit”, në gjashtë faqe të tjera vijohet me terma të tjerë që i përkisnin fjalorit ushtarak në gjuhën shqipe. Të tilla qenë “Lëvizje rrotullime”, “Ndrim forme”, “Komandë të shpërndarë”, “Skaje të rregullimit e të shtimit” (të qitjes – T.K.) etj.[21]

Në Durrës botohej revista “Zana”. Kjo revistë ishte ndër të parat në vend që pasqyroi përpjekjet e të rinjëve shqiptarë që ëndërronin dhe provuan të bënin realitet ëndrrën për t’u shkolluar dhe titulluar oficerë në shkollat dhe akademitë ushtarake në vendet e Europës Perëndimore. Në numrin e datës 15 qershor 1914 zbulohej, madje edhe përmes fotografisë, se një grup djelmoshash shqiptarë qenë nisur për të ndjekur mësimet ushtarake për oficerë karriere jashtë vendit.[22] Ata do të kalonin detin Adriatik për të shkuar në Shkollën e Trupës pranë Regjimentit X të Ushtrisë Italiane me qendër në qytetin e Barit në Itali. Ky grup përbëhej nga 21 djem, të cilët i ndoqën programet mësimore në Shkollën e Trupës në vitin 1915. Pas kësaj ata u dërguan të shërbenin pranë disa njësive të ushtrisë italiane, të vendosura në qytete të ndryshme të Italisë për një vit, për t’u titulluar pas kësaj oficerë. Kjo e dhënë vërtetohet edhe nga një burim dokumentar i besueshëm ushtarak italian i vitit 1923.[23]

Revista “Zana” publikon asokohe krahas fotografisë edhe listën me emrat e oficerëve të cilët, pasi morën titullin oficer, hynë në shërbim të formacioneve ushtarake shqiptare, që u krijuan nga komanda italiane në zonën jugore të Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore(1914-1918).[24]

Pas vitit 1920 shumë prej tyre u bënë pjesë e reparteve të ushtrisë shqiptare, ku shërbyen në detyra të niveleve të ndryshme. Mes tyre qenë oficerë të njohur si Mark Rakaj, Llesh Topallaj, Azis Çami, Mark Kodheli etj.[25]

Në faqet e kësaj reviste përshkruheshin edhe dëshmorët e rënë në luftimet e Durrësit, ditën që u vra koloneli Tomson, më 15 qershor 1914. Të tillë ishin “…Kapedani Kamber Elbasani dhe Ajdin Beg Draga, emri i të cilëve do të mbetet i paharruar midis Shqipëtarëvet sotmë dhe do të lihet si shëmbëll burrënie në brezat që vinë.”[26]

Në vitet ‘20-‘30 të shek.XX ishin disa gazeta të njohura që pasqyronin në shkrimet e tyre tema edhe nga ushtria shqiptare. Ndër më të njohurat atë kohë ishin “Besa Shqyptare” e Shkodrës; “Dit’ e Re”, që botohej në Tiranë; Fletorja Zyrtare, gazeta e botimeve shtetërore; gazeta “Zani i Ri” e Tiranës; “Shqipëri e Re”, që dilte në Konstancë të Rumanisë. Krahas tyre vijuan të dilnin gazetat e mëparshme “Koha” e Korçës, “Mbrojtja Kombëtare” e Vlorës e ndonjë tjetër.

Këto gazeta pasqyruan të dhëna mbi përpjekjet për ngritjen dhe formalizimin, modernizimin si dhe për mangësitë që e shoqëruan ushtrinë shqiptare në këtë rrugëtim, deri në rënien e saj më 7 prill 1939.

Ndër temat e para që zuri vend në faqet e gazetave shqiptare në fillimin e vitit 1920, padyshim që ishin ato qënisnin me lindjen dhe krijimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe ecurinë e saj.

Në vitin 1920, pasi ishte formuar qeveriae dalë nga Kongresi historik i Lushnjës, në Kuvendin Kombëtar u shtrua nevoja e rikrijimit të institucionit të mbrojtjes dhe të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, pasi ajo nuk ushtronte funksionet e saj prej shtatorit të vitit 1914 pas rënies sëqeverisë së Vidit. Qenë pikërisht gazeta “Koha”, që dilte në Korçë, por edhe ajo e “Mbrojtjes Kombëtare”që pasqyruan realitetin e atyre ditëve.

Më 11 shtator 1920, gazeta “Koha” e Korçës botoi shkrimin me titull “Ushtri e rregullshme e Shtetit Shqiptar”. Në të, midis të tjerave shkruhej: “Pas burimeve të sigurta që dalin prej Kabinetit Shqiptar dhe që vinë prej Tirane, kuptohet lehtazi që pas një kohe të shkurtër do të kemi një ushtri të rregullshme, dhe sa lumturi për kombin Shqiptarë, për Shqipërinë!”[27]

Po sipas kësaj gazete, dita e krijimit të ushtrisë vlerësohej si një “festë kombëtare” dhe e “përjetshme”. Kjo ishte dita e parë “që edhe Shqipëria mbledh ushtri të rregullshme dhe hyn në radhën e Shteteve të tjerë.”[28]

Ndërkohë, edhe një tjetër gazetë shqiptare e njohur për kohën “Besa Shqyptare”theksonte domosdoshmërinë e një ushtrie në rrethanat ku ndodhej Shqipëria e vogël dhe ende e pambrojtur. Lidhur me këtë nevojë gazeta shkruante: “…ne që jemi në fillim e me kaq mentalitet si s’kemi nevojë për ushtri sado e paktë që të jetë, për të mos u bërë lodër e armiqve tanë”.[29]

Po në këtë rrjedhë, një tjetër gazetë, e cila botohej në Shkodër, me titullin “Besa Shqyptare” në një prej faqeve të saj ka shkruar: “Për me përba Shqypnin e me e majtë (mbajtë-TK) duhet nji Qeveri, duhet nji Gjindarmëri, duhet Ushtri.”[30]

Njëherësh me këtë kërkesë, po përmes shtypit të kohës, pasqyroheshin edhe debatet dhe diskutimet që ishin ndezur në mjedisin shqiptar dhe midis drejtuesve të lartë ushtarakë shqiptarëlidhur me tipin dhe modelin e organizimit të kësaj ushtrie. Një ushtri e tipit lindor, me oficerë të shkolluar e titulluar në shkollat dhe akademitë ushtarake bashkohore perëndimore. Por natyrisht që ky model, si një alternativë e kohës, kërkonte afrimin e oficerëve të rinj të shkolluar e titulluar në shkollat dhe akademitë ushtarake të Europës Perëndimore.[31]

Pikërisht pas krijimit të Ministrisë së Luftës dhe të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, nisi vendosja e njësive të saj, e tri regjimenteve përbërëse. Sipas gazetës “Besa Shqyptare”, 8 shkurt 1921, Ushtria Kombëtare vjen në Shkodër. Fjala është për Regjimentin III të UshtrisëKombëtare Shqiptare, që u vendos në Shkodër, në kohën kur Ministrinë e Luftës e drejtonte gjeneral brigade Ali Riza Kolonja.[32]

Gjithashtu, kjo gazetë ka pasqyruar në vazhdimësi ngjarje e dukuri që lidheshin me veprimtarinë e Ushtarisë Kombëare Shqiptare, si dhe të personaliteteve kryesore që drejtonin ushtrinë. Një ngjarje e tillë qe dorëzimi i Kalasë së Rozafës në Shkodër megjithë rezervat në armatime e municione të lëna nga ushtria austro-hungareze aty. Tashmë kalaja që ishte në duart e ushtarakëve italianë iu dorëzua ushtarakëve shqiptarë të Regjimentit III të Ushtrisë Shqiptare.[33]

Në një numër tjetër vijues po të muajit mars 1921, kjo gazetë përshkruan vizitën e ministrit të Luftës, kolonelit të Shtatmadhorisë Selahudin Said Shkoza në qytetin e Shkodrës:  “Të diel, me 28 të k.m. ( këtij muaji-Red.), Ek.eT (Ekselenca e Tij-Red.) Ministri i Luftës, Z. Selahudin Shkoza, erdh prej Tirane në Shkodër, i pritun me nderime, qi i përkasin kambës së tij ( rangut,-Red).”[34]

Ndërsa më tej përshkruhet pritja entuziaste që iu bë ministrit të Luftës edhe për shkak të vlerësimit që kishte për shkollimin, përvojën e komandimit, të kompetencës e profesionalizmit ushtarak, por edhe ndjenjës së atdhetarizmit të njohur e të dëshmuar prej tij! Vlerësimet për ministrin S.Shkoza shtoheshin edhe për arsye të vizionit dhe masave reformatore që ai kishte parashtruar dhe ndërmarrë së bashku me kabinetin e dikasterit të Luftës, për të reformuar vetë institucionin e Luftës dhe sidomos të Ushtrisë Shqiptare, të nisura nga ish-ministri Ali Kolonja. Siç shkruante kjo gazetë, “Këtë e difton edhe puna vetë, tue pa ndrrimin e math qi ka ba ushtrija e jonë ditës qi ka marrë Ek. e T. dikasterin e Luftës në dorë. Për veçse organizimevet tjera qi ka shestue e vu në zbatim Ek. e T. Z. Selahedin Shkoza po na diktojnë se ka ba gati edhe nji tubë (tufë-Red.) rregulloresh e ligjësh të nevojshme për nji ushtri të rregullshme.”[35] Disa radhë më poshtë gazeta vinte në pah vendosmërinë e ministrit të Luftës S. Shkoza për t’u prerë rrugën ndërhyrjeve të politikës në ushtri, për shkak të rrezikut të politizimit, gjë që çonte deri në shkatërrimin e ushtrisë dhe për më keq, në rrënimin e vetë shtetit. Për të gjitha këto në gazetë shkruhej: “Ndër këto ligjë ushtrijake po na thohet se ishte caktue dhe shtrëngesa e domosdoshme qi ushtrija mos me u përzi ndër punët politike, punë qi na pëlqen jashtzakonisht tue kenë se të përziemit e ushtris në politikë jo vetëm asht shkak shrregullimi e shkatrrimi i ushtrisë vetë sjellë edhe rrënimin e shtetit.”[36]Duke e përmbyllur shkruhet: “Përveç kësaj ndër ne, ku mbretnonin orientalizmi, në politikë xhvillohen epshimet apo pasionet më të dobta e t’egra e prisi (përparësia ose prirja-Red) i veprimevet politike, s’ësht qëllimi, theorija a mendimi, por njeriu, titulli e pasunia.”[37]

Gazeta “Besa Shqyptare”, por edhe gazeta të tjera, përfshirë edhe “Shqipëri’ e Re”që botohej në Konstanca të Rumanisë, shprehnin në faqet e tyre vlerësimetë lartapër ministrin Luftës. Ja si e portretizonte kjo gazetë ministrin: “… në tërë pikëpamjet ashtë vetëm një ushtar, me disiplinë, me kapacitet, me energji e i drejtë dhe dëshiron që sa me radikalitet të shtië një rregull të re n’ushtrin e Shqipërisë”.[38]

Për prirjet dhe vizionin e ministrit Shkoza kanë shkruar me hollësi edhe gazetat e tjera që botoheshin në Shqipëri në vitet ’20 të shek. XX, si gazeta “Dit’ e Re”, “Shekulli” e ndonjë tjetër.

Gazeta “Besa Shqyptare” në maj të vitit 1921 i rikthehet Regjimentit III të Ushtrisë Shqiptare.Në artikullin “Përparimi i Ushtris s’onë” vlerësohet një tjetër oficer i lartë i Ushtrisë Shqiptare, komandanti i Regjimentit III, nënkoloneli i njohur, Ismail Haki Tatzati : “Nuk ka niri (njeri-Red.) në vend t’onë qi nuk ka çmue veprën e komandantit e të trupit t’oficeravet të Regjimentit të Shkodrës për përparimin e rregullimin e shpejtë t’ushtrisë së këtij regjimenti…Na përgëzohemi për kët vepër komandantin e Regjimentit të Tretë zotni Nënkol. Tatzatin si dhe me trupin e oficeravet të këtij regjimenti e shpresojmë se veprat e tyne ka për t’u çmue e shpërblye ndër vende të nalta.”[39]

Gazeta “Dit’ e Re”, ka qenë një pasqyrë e vërtetë edhe për shumë aspekte të organizimit, jetës dhe veprimtarisë së Ushtrisë Shqiptare, sidomos në harkun e viteve 1920-1924. Në faqet e saj janë trajtuar çështje delikate, si: ngjarje apo lëvizje në administratën ushtarake; operacionet për çarmatosjen e popullsisë në vitin 1922; zgjidhja dhe ecuria e problemeve të rekrutimit në Shqipëri në vitet 1920-1924; mbi nevojën dhe pamundësinë e krijimit të aviacionit ushtarak në Shqipëri. Pothuajse në të gjithë numrat e gazetës “Dit’ e Re” botoheshin artikuj mbi : zbatimin e ligjit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe masat për të ndaluar shmangien nga ky shërbim; rregullat mbi thirrjen e rezervistëve jashtë vendit; krijimin e batalioneve të radhëve të ushtrisë (xhenios së punës); gjyqin ushtarak; operacionin ushtarak kundër lëvizjes separatiste të Mirditës; lëvizjen antiqeveritare të vitit 1922, si dhe për ngjarje apo dukuri të tjera që kishin lidhje me Ushtrinë Shqiptare.

Gazeta “Zani i Ri” që botohej në Tiranë, në fillim të muajit tetor 1920 përshkruante kualifikimet e larta ushtarake të ministrit të Luftës në qeverinë e Sulejman Delvinës, gjeneral brigade Ali Riza Kolonja.[40]

Ndërsa për emërimin e gjeneralKolonjës në postin e lartë të ministrit të Luftës, në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës, njoftohej në gazetën “Shqipëria e Re”, që dilte në Konstanca të Rumanisë.[41]Disa rreshta më poshtë, po në atë faqe të së njëjtës gazetë vlerësohet për aftësitë profesionale, ushtarake dhe kulturën ministri i Luftës A. R. Kolonja :“…asht i përmendur me zotsi të plotë për rregullimin e ushtris’ s’onë kombëtare.”[42]

Nga ana tjetër revista shqiptare“Minerva”, shumë e njohur në vitet ‘30 të shek. XX, i kushtonte një shkrim një personaliteti ushtarak të njohur shqiptar të viteve 1920-1939, majorit Xhavid Leskoviku. Ky ushtarak ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në vitet 1921-1923. Pas largimit nga ky post në vitin 1923“…emërohet Atashe Ushtarak i Shqipërisë, së pari në Beograd.”[43]

Një ndër gazetat e mirëfillta zyrtare të shtetit shqiptar ishte“Fletorja Zyrtare“. Aty gjenin pasqyrim qarkore, vendime të qeverisë dhe ligje të Kuvendit Shqiptar. Një numër i vlerësueshëm i përkisnin institucionit të Luftës ose të Mbrojtjes Kombëtare dhe Ushtrisë Shqiptare. Ndër to qenë qarkorja e lëshuar nga Ministria e Luftës me titullin “Mbi dhanjen e leje ushtarve”.

Në këtë qarkore që ishte pasqyruar në “Fletoren Zyrtare“, Ministria e Luftës bënte me dije : “Kjo Ministrie tuej dashtë me ju pre hovin, atyre pretendimeve qi mund të jen edhe të pa drejta, botoj në Fletoren Zyrtare, se ndër kësi rastesh, nuk asht nevoja të ia paraqesin lutjet populli drejt kësajë Ministri, por duhet të ja paraqesin trupit ku mvaret ushtari në këto dokumenta:

1.Lutja ngulitun (ngjitur-Red.) do të ket raportin mjekësor, qi vërteton sëmundjen.”[44]

Po në këtë numër citohet Ligji i Rekrutimit (të detyrueshëm) për të rinjtë shqiptarë të moshës 18-19 vjeç. Ky ligj përfshinte shërbimin aktiv dhe atë rezervë. Sipas nenit 2 të këtij ligji: “Detyrimi i shërbimit ushtarak të çdo djaloshi fillon në muejin gusht, pasi mbush 18 vjetët e hynë në moshën 19 vjet…”[45] Ndërsa neni 3 parashikonte:

“Shërbimi ushtarak ndahet në dy pjesë: a) Shërbimi aktiv, b) shërbimi rezervë. Koha e shërbimit aktiv për të gjitha degët e trupat e ushtrisë asht 5 vjet dhe prej këtyre pes viteve nji mot e gjysmës, d.m.th. 18 muaj kalohet nën armë. Gjindarmët e muzikantët shërbejnë 3 vjet nën armë. Koha e shërbimit rezervë për çdo degë të ushtrisë zgjatet nën moshën 53, dhe mënyra e këti shërbimi caktohet me nji rregullore të veçantë.”[46] Më tej vijojnë nenet e tjerë që plotësojnë këtë ligj me rëndësi të posaçme për kohën kur u miratua dhe u bë publik.

Midis ligjeve, në këtë gazetë gjetën pasqyrim edhe disa qarkore të lëshuara nga Ministria e Luftës. Ndër to përmendim qarkoren “Mbi martesat e oficerëve dhe ushtarakëve”:

“1. Oficerat në gradë Kapiten e poshtë dhe gjithë nën-oficerat e ushtarët nuk mund të martohen pa lejen e Komandës qi mvaren.”

Po në këtë qarkore, Ministria e Luftës njoftonte udhëzimet e saj “Mbi teshat ushtarake” për mos lejimin e tyre për shitje etj. Në fund të kësaj qarkoreje njoftohej edhe “Mbi çeljen e shkollës për nënoficera.[47]

Në një tjetër qarkore, Ministria e Luftës udhëzonte : “…mbi mos të përzimit e Oficerave në zgjedhje. Sikur u kemi porositë edhe ma parë Oficerët nuk duhet kurrsesi të përzihen ner zgjedhje, e cila asht nji e drejtë vetëm e popullit.”[48]

Në këtë gazetë gjetën pasqyrim edhe shumë ligje, të cilat u përgatitën dhe miratuan nga Kuvendi Shqiptar në harkun e viteve 1923-1939, madje edhe në vitet e pushtimit fashist të Shqipërisë. Midis tyre ishin edhe “Ligjë mbi kompletimin e trupit t’oficervet e mbi gradimin e Oficervet”, publikuar nga kjo gazetë më 11 shtator 1926; “Dekret-Shtojcë-Ligjës Organike t’Ushtris“, publikuar në këtë gazetë më 15 shkurt të vitit 1928; ashtu si dhe “Ligji Organik i Ushtris e Gjindermaris“, që ishte dekretuar më 24 qershor të vitit 1928 dhe publikuar në “Fletoren Zyrtare“ gjashtë ditë më vonë.[49]

Aty vijonte publikimi edhe i ligjeve apo i vendimeve e qarkoreve që kishin të bënin me ushtrinë e xhandarmërinë shqiptare. Një ndër to ishte ligji “Mbi rregullimin e Ushtrisë Kombëtare”, i cili ishte botuar në Kuvend, më 24.11.1934 dhe ishte deklaruar nga Mbreti Zog I. Në historinë e Ushtrisë Shqiptare, në vitet 1925-1939, u përgatitën katër ligje që kishin për qëllim pikërisht rregullimin e kësaj ushtrie. Ligji i parë datonte në vitin 1929, i dyti pas tri vitesh, më 1932, i treti i përket vitit 1934 dhe së fundmi ai i vitit 1937.

Ligji “Mbi rregullimin e Ushtrisë Kombëtare” i publikuar në “Fletoren Zyrtare“parashikonte mënyrën e organizimit. Në të bëhej e qartë përbërja e ushtrisë që nga kreu i saj, personeli ushtarak, që përfshinte oficerët, nënoficerët dhe trupën. Më pas vijonte personeli civil.

Sipas këtij ligji, oficerët ndaheshin në: “a) Oficera Generala…b) Oficera eprorë…c)Oficera depror…, Oficera nëndepror (subalterna)*. 2. Nën-oficera. Jerarkia nër grada të trupës asht si vijon: Nënreshtar (Nënreshter,– T.K.)Tetar, Nëntetar i rojës kufinit, Ushtarë-nxanës rojes kufini-detar…”[50]

Brenda kreut I të këtij ligji përshkruhet edhe “Përberja e Ushtrisë Kombëtare”, e cila përbëhej nga: “Komanda e Mbrojtjes Kombëtare; Fuqiët Tokësore; Fuqiët Detare; Fuqiët Ajrore”.[51] Po këtu trajtohet gjithçka kishte të bënte me Komandën e Mbrojtjes Kombëtare.

Kreu II i kushtohet fuqive tokësore. Neni 7 përshkruan elementët përbërës të këtyre forcave, si shkollat ushtarake në vend, llojet e armëve, të këmbësorisë, artilerisë dhe xhenios. Po kështu trupat*, si ajo e rojës mbretërore të kufinit, trupi shëndetësor i intendancës dhe i rekrutimit.

Neni 8 pasqyron mënyrën si organizohej fuqia tokësore: 2 divizione me 6 grupe të përzier;

trupa e shërbime që nuk bënin pjesë në divizione; trupa e rojës mbretërore të kufirit.

“FletorjaZyrtare“ i përshkruante elementët e mësipërm me detaje, nga divizioni deri tek trupi i fundit përbërës i këtyre forcave.

Kreun III u kushtohej fuqive (forcave) detare. Edhe kjo lloj force, që ishte krijuar së pari në dhjetor të vitit 1925, mbetej modeste në krahasim me hapësirën detare të Shqipërisë. Neni 30 i këtij ligji parashtron sekjo forcë përbëhej nga dy trupa: i marinës luftuese (luftarake,– T.K.) dhe trupa e kapitenerive të detit.

Kreu IV i kushtohej fuqive ajrore dhe neni 36 i ligjit përcaktonte se: “…ka m’u caktue me ligjë të veçantë.”[52]Ligji vijon me kreun V, që trajton dispozita të ndryshme dhe parashtrohej në gjashtë nene (neni 37-42). Ndërsa ligji përmbyllej me kreun VI me dispozita të përkohëshme e të fundit, me nenet 43-46.[53]

Në faqet e po kësaj gazete, në një numër të muajit korrik po të vitit 1934, u pasqyrua dekret-ligji i emërtuar “Mbi Modifikimim e ligjës datë 5.II.1923 mbi pensjonet Ushtarake të ligjës datë 2.VI.1932 mbi ndryshimin e disa dispozitave të ligjës së Pensjoneve Ushtarake.”[54]

Në qershor të vitit 1937 kjo gazetë publikoi “Ligjë mbi plotësimin dhe ndryshimin e ligjës mbi Rregullimin e Ushtris Kombëtare datë 14 Prill 1934.” Në nenin 5 shtohej: “Inspektorija e Përgjithëshme e Ushtrisë pranë Oborrit Mbretnuer dhe dy Inspektora të Komandës Mbrojtjes Kombëtare.”[55] Pak më poshtë jepeshin edhe plotësime të tjera që i bëheshin strukturave të caktuara të Ushtrisë Shqiptare.

Pothuajse të gjithë gazetat që dilnin në vend, përjashtuar “Përlindja e Shqipëniës”, “Dit’ e Re” dhe më së shumti“Fletorja Zytare“pasqyronin sipas mundësive dhe vlerësimit të tyre tema apo çështje që kishin lidhje me ushtrinë dhe ushtarakët shqiptarë. Ndërsa në tri gazetat e sipërpërmenduara, që çmoheshin si organe shtypi zyrtare, pasqyroheshin dhe përshkruheshin ligje, vendime, qarkore, ngjarje, personalitete të Ushtrisë Shqiptare, qëishin të detyrueshme për to.

Veçanërisht “Fletorja Zyrtare“, si një organ shtetëror, përngjasonte si një pasqyrë e publikimit të vijueshëm, gati kronologjik të dukurive të mësipërme.

Pasqyrimi i organizimit dhe i veprimtarisë së Ushtrisë Shqiptare si dhe i personaliteteve ushtarake drejtuese, i lidershipit të tyre, si dhe i dukurive e ngjarjeve të lidhura me to përbënin një dëshmi të informimit që organet e shtypit të kohës i bënin popullit shqiptar që nga viti 1913 deri në fundin e viteve ‘30 të shekullit XX. Gazetat e revistat që botoheshin përgjatë këtij harku kohorpasqyruan për popullin shqiptar, por edhe më gjerë, për rajonin dhe botën përtej kufijve të Shqipërisë, gjithçka që lidhej me Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, për arritjet dhe mangësitë e saj, rolin e liderëve e trupës së oficerëve që e drejtuan dhe komanduan atë. Në këtë mënyrë shtypi u bë pasqyrë e veprimtarive, e lëvizjeve dhe ecurisë së tyre në sytë e popullit shqiptar, i cili shihte tek Ushtria mbrojtësin e vendit dhe sigurinë e tij!


[1]“Historia e popullit shqiptar “, vëll. III, Toena, Tiranë, 2007, f.420.

[2]Në shtypin por edhe literaturën e kësaj periudhe, 1913-1939.

[3]Leon de Gilardi (Ghilardy 1881-1935) , oficer me origjinë italo-kroate. Hyri në shërbim të Ushtrisë Shqiptare në vitin 1913, me gradën toger i xhandarmërisë nga Qeveria e Përkohëshme e Vlorës. Në vitet 1920-1930 u ngarkua me detyra ushtarake më të larta deri komandant i grupit ushtarak të Beratit dhe fitoi gradën gjeneral. U vra në Fier në vitin 1935 nga një grup ushtarakësh shqiptarë që kishin ngritur krye kundër qeverisë së kohës.

[4]“Përlindja e Shqipëniës“, 14 janar 1914, f.4,5.

[5]“Përlindja e Shqipëniës“, 14 Mars 1914, f.3.

[6]“Përlindja e Shqipëniës“, 24 janar 1914, f.3.

[7]Po aty, 14 mars 1914, f.3.

[8]Po aty.

[9]Po aty, 18 mars 1914, f. 3.

[10]Po aty, 21 janar 1914, f.6.

[11]”Përlindja e Shqipëniës”, 14 janar 1914, f.5.

[12]Po aty, 21 mars 1914, f. 4.

[13]“Populli”, Vlorë, 23 maj 1914, f. 8.

[14]Gazeta “Populli”, Vlorë, 30 maj 1914, f.1.

[15]Po aty, 27 qershor 1914, f.2.

[16]“Hylli i Drites”, Shkoder, shkurt 1914, f.292.

[17]Gazeta “Dielli” (The Sun), Boston-SHBA, 15 dhjetor 1914.

[18]Revista “Zgjimi”, Korçë, nr. 1, viti 1913, f..5.

[19]Revista “Zgjimi”, Korçë, nr. 2, viti 1914, f.106.

[20]Po aty, f. 106-109.

[21]Revista “Zgjimi”, Korçë, Nr. 3, viti 1914, f.166-171.

[22]Revista “Zana”, Durrës, 15 Qershor 1914, f.18.

[23]Proletar Hasani-Edit Kane,“Me fytyre nga Perendimi“, UEGEN, Tiranë, 2013, f. 100-123.

[24]Pietro Crociani, “Shqiptarët në Forcat e Armatosura Italiane, Zyra e Historisë“; Romë 2001 (Tiranë 2005), f. 17-19.

[25]“Me fytyre nga Perendimi“, f. 108.

[26]Revista “Zana”, f. 58.

[27] Gazeta “Koha“, Korçë, 11 shtator 1920.

[28]Po aty.

[29]Gazeta “Mbrojtja Kombetare”, Vlorë, 29.12.192.

[30]Gazeta “Besa Shqyptare”, Shkodër, 10 qershor 1920.

[31]Gazeta “Koha”, Korçë, 11 shtator 1920.

[32]Gazeta “Besa Shqyptare”, 8 shkurt 1921, f. 385.

[33]Gazeta “Besa Shqyptare”, 14 mars 1921, f. 405.

[34] Po aty,  31 mars 1921, f. 416.

[35] Gazeta “Besa Shqyptare”, Shkodër, 31 mars 1921, f. 416.

[36]Po aty.

[37] Gazeta “Besa Shqyptare”, Shkodër, 31 mars 1921, f. 416..

[38]Gazeta “Shqiperi’ e Re”, Konstanca ,Rumani, nr. 29, prill 1921, fq. 31.

[39]Gazeta “Besa Shqyptare”, Shkodër, 7 maj 1921, fq. 434

[40]Gazeta “Zani i Ri”, Tirane, nr. 14, 8 tetor 1920.

[41]Gazeta “Shqiperia e Re”, Konstanca (Rumani), nr. 20, 10 Janar 1921.

[42]Gazeta “Zani i Ri”, Tiranë, nr.14, 8 tetor 1920, f.1.

[43]Revista “Minerva”, nr. 9, 15 prill 1933, f.9.

[44]“Fletorja Zyrtare“, nr.7, 14 shkurt  1923, f.3.

[45]Po aty, f.3.

[46]Po aty.

[47]“Fletorja Zyrtare“, nr.19, Tiranë, 14 prill 1923, f.2.

[48]“Fletorja Zyrtare“, nr.2, Tiranë, 12 janar 1924, f.6.

[49]“Fletorja Zyrtare“, nr. 69, Tiranë, 30 qershor 1928, f.5-8.

* Subalterno, – it. vartës, i varur (Red.).

[50]“Fletorja Zyrtare“, nr. 23, Tiranë, 23 prill 1934, f.1-6.

[51]Po aty.

*Trupa, dendur përdorej si “trupi”, ishte emërtimi i disa shërbimeve në Ushtrinë Shqiptare (Red.)

[52]“Fletorja Zyrtare“, nr. 23, Tiranë, 23 prill 1934, f. 1-6.

[53]Po aty.

[54]“Fletorja Zyrtare“, nr. 37, Tiranë, 3 korrik 1934, f.11.

[55]Po aty, nr.42, Tiranë, 10 qershuer 1937, f.1-2.

Filed Under: Kronike Tagged With: Teki Kurti

Pavarësinë e Shqipërisë e njohën nga burgu i Beogradit

November 24, 2023 by s p

Shkruan: Dr. Fitim RIFATI

Instituti i Historisë – Prishtinë

Viti 1912: Shqiptarët në burgun e Beogradit

Më 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë, përfaqësues nga të gjitha viset shqiptare shpallën Pavarësinë e Shqipërisë, formuan Qeverinë e Përkohshme dhe zgjodhën kryeministër Ismail Qemalin. Mirëpo, në ato momente historike në Vlorë nuk ndodheshin miqtë dhe bashkëpunëtorët e afërt të Ismail Qemalit, patriotët Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike, në fillim të nëntorit të vitit 1912, forcat ushtarake serbe në rrethinën e Shkupit, pos mijëra shqiptarëve të tjerë, arritën të arrestonin e të burgosnin në Beograd krerët kryesorë politikë shqiptarë: Hasan Prishtina e Nexhip Draga.

Qarqet politike dhe ushtarake serbe ishin të mirinformuara për profilin intelektual, politik e diplomatik të patriotëve Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga. Ato kishin prova të mjaftueshme për autoritetin e tyre tek shqiptarët e Fuqitë e Mëdha dhe ishin të vetëdijshme se vizioni dhe idealet kombëtare të veprimtarisë së Hasan Prishtinës dhe Nexhip Dragës në thelb kishin Pavarësinë e Shqipërisë. Mbretëria e Serbisë, përkitazi me platformën e saj shoviniste, duke ditur se ata përfaqësonin programin politik dhe kombëtar të shqiptarëve, dëshironte të eliminonte reputacionin e tyre në Shqipëri dhe tek Fuqitë e Mëdha, posaçërisht tek kampi i Aleancës Trepalëshe (Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia). Prandaj, duke i mbajtur të izoluar në burgje, qarqet politike dhe ushtarake serbe tentuan përmes kërcënimeve e torturave të stigmatizonin personalitetin e tyre pikërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. 

Burgosja e liderëve politikë dhe kombëtarë shqiptarë bëri jehonë tek shtresa drejtuese e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe tek qarqet diplomatike të Fuqive të Mëdha. Për fatin e tyre, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, jashtëzakonisht ishte i interesuar Ismail Qemali dhe monarkia dualiste e Austro-Hungarisë. Në dhjetor të vitit 1912, ndërsa kryeministri i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, po përgatitej të formonte një Komision zyrtar për të vizituar qendrat vendimmarrëse evropiane për të ardhmen e Shqipërisë, njëkohësisht i kërkonte konsullit austro-hungarez në Vlorë, Wenzel von Lejhanec, “për ta vënë në dijeni se ku ndodhen aktualisht personalitetet shqiptarë Hasan bej Prishtina dhe Nexhip bej Draga”. Kryeministri shqiptar, Ismail Qemali, e ndjente boshllëkun intelektual, politik e diplomatik që paraqiste mungesa e personaliteteve të shquara shqiptare si Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga. Ai kishte bashkëpunim të ngushtë me ta veçanërisht nga viti 1908 si deputetë në parlamentin osman, prandaj kultivonte përshtypjen se Shqipërisë i nevojitej jashtëzakonisht prezenca intelektuale dhe autoriteti politik e diplomatik i tyre. Ai besonte se Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga do t’i jepnin fuqi diplomatike dhe përfaqësim të denjë interesave politike të Shqipërisë në kuadër të këtij Komisioni shqiptar në shtetet kryesore evropiane. 

Austro-Hungaria, si mbështetëse maksimale e çështjes së Pavarësisë së Shqipërisë në kancelaritë diplomatike të Fuqive të Mëdha dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, aktivizoi përfaqësitë e saj diplomatike në Vlorë, Shkup e në Beograd, për të siguruar informacione të besueshme mbi vendndodhjen e Hasan Prishtinës dhe Nexhip Dragës. Në telegramin e konsullit austro-hungarez W. Lejhanec në Vlorë dërguar ministrit të Punëve të Jashtme në Vjenë, Leopold Bertold, më 20 dhjetor 1912, paraqiten dy versione që në këtë kohë qarkullonin në Vlorë mbi vendndodhjen e këtyre personaliteteve. Ai njoftonte Vjenën zyrtare se në organet drejtuese të Qeverisë së Përkohshme shqiptare në Vlorë, besohej se Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga ishin dërguar të burgosur në Serbi ose ishin strehuar në konsullatën britanike në Shkup.

Në të njëjtën ditë, më 20 dhjetor 1912, sipas një telegrami nga agjencia konsullore austro-hungareze në Shkup dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, kontit Leopold Bertold, informohej nga burime të sigurta se Hasan Prishtinën dhe Nexhip Dragën “serbët me anë të kërcënimeve duan që t’i shtrëngojnë (detyrojnë, F.R)… për të dhënë nënshkrimet e tyre kundër pavarësisë së Shqipërisë (të shpallur në Vlorë, F.R)”. Duke njohur karakterin e tyre, mbi bazën e burimeve të verifikuara, në telegram nënvizohej se “ata nuk do të nënshtrohen edhe sikur të përdoren tortura”. Pavarësisht presioneve, kërcënimeve e shantazheve të vazhdueshme, Hasan Prishtina e Nexhip Draga u përmbajtën dhe nuk pranuan nënshtrimin para forcave politike dhe ushtarake serbe në burgun e Beogradit. Që të dy e njihnin platformën politike dhe ekspansioniste serbe karshi viseve shqiptare. Ata prej vitesh e ndjenin rrezikun e aspiratave serbe ndaj Shqipërisë, prandaj bënë përpjekje për realizimin e synimeve kombëtare shqiptare. Formimi i tyre si personalitete atdhetare, intelektuale, politike dhe diplomatike, nuk i lejonte denigrimin e rrëshqitjen në vargonjtë e politikës serbe. Pavarësia e Shqipërisë për ta ishte temë e padiskutueshme.

Me sa mund të analizohet dhe konstatohet sipas telegrameve të konsullit austro-hungarez në Shkup, Marian von Hessfeld Heimroth, më 22 dhe 23 dhjetor 1912, për të rritur forcën e presionit ndaj tyre u përdorën edhe tortura, përderisa nga burgu i Beogradit i transferuan në drejtim të Nishit. Këto informacione mbi gjendjen e vendndodhjen e prijësve shqiptarë, kërkohej t’i bëheshin të njohura edhe Ismail Qemalit, i cili ishte i shqetësuar thellësisht për fatin e bashkëpunëtorëve të tij.

Nga burimet informuese të ministrit fuqiplotë austro-hungarez në Beograd, Stefan von Ugron, të datës 23 dhjetor 1912, dërguar ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë, njoftohej për arsyet e arrestimit të Hasan Prishtinës e Nexhip Dragës dhe konfirmohet vendndodhja e tyre. S. Ugron i telegrafonte L. Bertoldit: “Krerët e shqiptarëve Hasan Beu (Prishtina) dhe Nexhip bej Draga, ish deputet në Parlamentin Turk (Osman, F.R), u arrestuan në Shkup, sepse nuk donin të nënshkruanin një shkresë besnikërie ndaj Serbisë. Aktualisht të dy gjenden në kalanë e këtushme (në Beograd, F.R)”. Këtë njoftim të S. Ugron, ministri i Jashtëm L. Bertold, më 24 dhjetor 1912 ia dërgoi nga Vjena konsullit W. Lejhanec në Vlorë, që në mënyrë konfidenciale t’ia transmetonte Ismail Qemalit. 

Rreth gjashtë muaj sa i mbajti të burgosur në Beograd, Mbretëria e Serbisë nuk arriti të realizonte pretendimet e saj me anë të personaliteteve shqiptare. Hasan Prishtina e Nexhip Draga, edhe pse të burgosur e përballë presioneve, kërcënimeve dhe torturave, nuk pranuan t’i nënshtroheshin tentativave dhe trysnisë së qarqeve politike dhe ushtarake serbe për të firmosur një deklaratë kundër Pavarësisë së Shqipërisë, për të njohur formalisht pushtimin serb të viseve shqiptare, për të shprehur besnikëri të plotë ndaj Mbretërisë së Serbisë dhe për të aprovuar sendërtimin e doktrinës politike serbe në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare. Ata nuk njohën as vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, të datës 21 mars 1913, sipas të cilit Kosova, që përfshinte një territor prej 32.900 km katrorë, të përkufizuar në hapësirën historike dhe etnografike të saj, i njihej ndërkombëtarisht aneksimit serb e malazez. Si pasojë e agresionit ushtarak serb e malazez në Kosovë, gjatë muajit tetor dhe nëntor të vitit 1912, mbetën të vrarë, të masakruar e të rënë në fronte të luftës rreth 25.000 shqiptarë.

Për shkak të presionit të Fuqive të Mëdha, ndërsa Mbretëria e Serbisë kishte realizuar pjesërisht aspiratën e saj për aneksimin serb të viseve shqiptare, me urdhër të Ministrisë së Luftës, Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga u liruan nga burgu i Beogradit në prill të vitit 1913.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Fitim Rifati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1486
  • 1487
  • 1488
  • 1489
  • 1490
  • …
  • 2961
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 1958 / DR. WALTER LEHMANN, ISH-MJEKU PRIVAT I MBRETIT ZOG, NË CARMEL, USA : “LUFTA NDAJ KANCERIT FITOHET NËPËRMJET…”
  • Testamenti i Papa Franceskut në përvjetorin e parë të largimit në amshim
  • VISAR ZHITI NDEROHET ME TITULLIN “AKADEMIK HONORIS CAUSA” NGA AKADEMIA NDËRKOMBËTARE E ROMËS
  • Falënderoj pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan
  • Petro Nini Luarasi, 22 prill 1865 – 17 gusht 1911
  • SHPËTOHET NGA HARRESA NJË DORËSHKRIM I ÇMUAR I VITIT 1921 PËR GJERGJ KASTRIOTIN SKËNDERBEUN
  • “Armiqtë apo alienët? Shkencëtarët që zhduken një nga një”
  • Ramë Dardania dhe fluturimi i bletëve në Carroussel du Louvre
  • RIBOTIMI I VEPRËS MADHORE “LAHUTA E MALËSISË” NË DETROIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA
  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT