• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sot, përkujtojmë 79-vjetorin e masakrave ndaj popullsisë Çame

June 28, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, e cila sot në territorin grek korrespondon me prefekturën e Thesprotisë. Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone përbënin fiset kryesore të Epirit. Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e Prevezës, ku bëjnë pjesë rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës. Çamëria zë një sipërfaqe prej 4 000 km katrorë, me një vijë bregdetare prej 107-108 km. Ajo ka një popullsi prej më shumë se 75. 000 frymësh, e cila është tërësisht shqiptare.

Trojet shqiptare të Çamërisë u zaptuan nga Greqia gjatë Luftërave Ballkanike dhe u aneksuan nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e 11 gushtit të vitit 1913. Vija përfundimtare e kufirit u vendos në Traktatin e Firences, më 17 dhjetor 1913. Traktati i Lozanës i vitit 1923 iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës, që të dëbojnë me dhunë çamët nga trojet e tyre.

Masakrat ndaj popullsisë çame nisi më 27 qershor të vitit l944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat l286, në Gumenicë l92, në Pargë 620 dhe gjatë periudhës 27 qershor 1944 deri në mars 1945, u vranë 2771 civilë.

Si pasojë e këtij genocidi, rreth 25.000 e pjesës së popullsisë myslimane së Çamërisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare. Gjatë shpënguljes së tyre e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve . Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Shumë pjestarë të komunitetit çam, më 27 qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë të afërmit e tyre që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913-1944.

Filed Under: Fejton

27 qershor 1944 – Masakra më e egër ndaj shqiptarëve të Çamërisë

June 28, 2023 by s p

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”/

27 qershor 1944 – Masakra më e egër ndaj shqiptarëve të Çamërisë u bë më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë. Të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku vrau 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. Gjatë gjenocidit kundër popullsisë çame në vitet 1944 – 1945 janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë: në Filat dhe rrethinat 1286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra. Popullsisë çame iu rrëmbyen pronat dhe pasuritë dhe u përzunë me dhunë nga trojet e tyre autoktone. Llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar dhunshëm për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Himarës, Durrësit dhe të Tiranës.

Filed Under: Histori

VATRA URON BESIMTARËT MUSLIMANË: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN

June 28, 2023 by s p

Të dashur bashkombas të besimit Islam

Më lejoni që në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Kurban Bajramin.

Kjo festë hyjnore qoftë për të gjithë ju e familjet tuaja moment bashkimi, gëzimi, harmonie, lumturie, paqe e dashurie me bekimin e Zotit të gjithëmëshirshëm.

Kjo festë e madhërishme le të na afrojë sa më shumë me Zotin fuqiplotë, me njëri-tjetrin dhe interesin e kombit tonë.

Me fat Kurban Bajrami e me zemër të gëzuar ngahera për çdo familje shqiptare.

Sakrificat në emër të Zotit, familjes e kombit qofshin përherë të bekuara.

Urimet më të përzemërta vëllezër e motra.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

Me emrin e Zotit të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit

June 28, 2023 by s p

Imam Adnan Berbatovci/

Xhamia Shqiptare Toronto, Kanada

Të nderuar Besimtarë të dashur

Me që jemi duke jetuar në atmosferën e Kurban Bajramit, festë kjo e muslimanëve në tërë boten e normalisht edhe e Shqiptarëve Musliman, më lejoni që ne emrin tim personal dhe të Keshillit dhe Xhematit të Xhamisë Shqiptare në Toronto të ju uroj këtë festë te bekuar të Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin e Madh, Krijuesin tone që kjo festë

të na gjej të lumtur ne gjirin familjar dhe atë miqësor.

Kurban Bajrami , kjo festë e sakrificës, dhënies, harmonisë e solidaritetit me njeri tjetrin , tregon më së miri se si duhet të jemi gjithmonë në raportet me vellezërit tanë dhe me mbarë botën pa dallim. Menyra e Madhërimit të Zotit Fuqiplotë si gjithmonë edhe gjatë këtyre ditëve që kaluan, ditët e Dhul Hixhes dhe Ditës së Arafatit, eshtë pikërisht ajo që njerëzimi ka nevojë të ketë në konsideratë.

Të gjithë ju jeni të Ademit, e Ai eshte krijuar nga dheu. Shprehet kështu Muhamedi a s , për të dhënë sinjal të drejpërdrejtë se trajtimi i njerëzve duhet të bëhet në mënyre të barabartë, pa iu cenua e drejta e tij askujt, sepse njeriu ndoshta mund të jap shumë gjera bazuar në rrethanat që jeton, por assesi nderin dhe integritetin e tij. Pikërisht kjo thënie e Muhamedit a s u tha në kohën kur shoqëria arabe e asaj kohe kishte ende elemente fanatike të nacionalizmit duke u përpuzur dhe ofenduar çdo gje që nuk i përkiste atyre.

Kurban Bajrami, eshtë festë ku zilia, smira inati e çdo ves i ligë duhet ta kenë përfundimin këtu, për të filluar jeta e re, dita e re, fjalori i ri, vepra e re, në mënyre qe edhe vet të përjetojmë çaste e dite të lumtura por edhe shëqoria të ndihet e lumtur dhe plot vullnet në realizimin e gjerave pozitive për mbare botën.

Maratona fillon me hapin e parë, edhe për vepra të mira , iniciativa të mira , bashkim të Shqiptarëve , duhet ta qesim hapin e parë, me qëllim të mire dhe me shpresë se për punen tonë do shpërblehemi pa dyshim nga Zoti i Madh.

Kurban Bajrami, ka edhe anen shumë të dhimbshme kur kujtojmë ndodhinë e Ibrahimit a s me djalin e tij Ismailin a s . Kur Babi Ibrahimi u testua nga Zoti fuqiplotë ta bëjë Kurban të birin për hir të tij. E Ai e kaloi me sukses testin, kjo për të kujtuar njerëzimit se sakrifica për hir të Zotit shpërblehet, ne rastin konkret u shpërblye me nje kurban nga qielli- dash, sepse qëllimi ishte vetem testimi e jo therrja e femiut njemend, testim ky që vërtetoi se Babai i Pejgamberëve Ibrahimi a s , në zemrën e tij nuk kishte dashuri me të madhe se sa të Zotit xh .sh.

Prandaj neve sot therrim Kurban për të kujtuar këtë sakrifice dhe ketë testim mjaftë të vështirë, ne aspektin tjeter siç thotë Muhamedi a s , vepra me e mire te Zoti ditë e Kurban Bajramit eshte therrja e Kurbanit.

Keshtu që, me therrje, kujtojmë sakrificën e testin, zbatojmë një urdher te Zotit të Madherishëm., dhe tregohemi solidar duke e shpërndare Kurbanin ne familje, mes miqësh dhe te ata që kanë nevojë.

Thuaj namazi- Lutja ime, kurbani im, jeta dhe vdekja bëhet betëm për hire të Zotit të botëve.- Kuran.

Le ti urojmë edhe të gjithë haxhitë, e posaqërisht vëllezërit dhe motrat tanë Shqiptarë të të gjithë Shqiptarisë dhe tiu themi Haxh të pranuar e lutje të pranuara Ishalla.

Krejt në fund , Kurban Bajram të

mbarë, lutje të pranuara, Kurbanet që i keni therrur kabul u bëfshin ishalla.

Dhashtë Zoti i Lartë, që ta bekoj ketë tokë këtë popull dhe ketë vend që jetojmë, Kanadanë dhe ShBA, si dhe ta bekoj edhe Shqiptarinë anembanë.

Urime , për Hajr e me begati e pritshim Kurban Bajramin .

Me respekt Adnan Berbatovci.

Imam – Xhamia Shqiptare Toronto , Kanada.

Filed Under: Opinion

Nga erdhën emrat e brezave?

June 27, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Sociologët i kategorizojnë njerëzit në shumë lloje grupe për studim – vendndodhja, raca, gjinia, përkatësia politike – por mosha është emërues i përbashkët. Një “brez” është një grup individësh që kanë lindur në të njëjtën periudhë kohore dhe kanë shumë ndikime të përbashkëta, duke përfshirë ngjarjet kulturore dhe të asaj kohe. Sociologët mund të bëjnë përgjithësime rreth tyre për shkak të ngjashmërive, duke rezultuar në emërtime të tilla si “Baby Boomers” dhe “Millennials”. Kjo praktikë është veçanërisht e zakonshme në Shtetet e Bashkuara, ku gjeneratat klasifikohen sipas periudhave kohore prej rreth 15 deri në 20 vjet. Nga brezi i heshtur i viteve 1920, tek brezi Alpha, të gjithë bien në një nga këto grupe.

Brezi i heshtur

Nganjëherë i quajtur “tradicionalistë”, brezi i heshtur u rrit gjatë një kohe të vështirë në Amerikë. Ky grup ka lindur midis 1925 dhe 1945 dhe aktualisht është brezi më i vjetër i gjallë i përfaqësuar në Shtetet e Bashkuara (“Brezi më i madh” lindi nga viti 1901 deri në 1924), këndvështrimi ekonomik dhe politik i të cilit u përcaktua nga Depresioni i Madh dhe Bota Lufta e Dytë. Ky grup shquhej se përgjithësisht nuk shprehej kundër pushtetarëve, duke u fokusuar më shumë tek puna dhe jeta familjare.

Baby Boomers

“Boomers” janë një brez i lindur pas Luftës së Dytë Botërore në SHBA nga viti 1946 deri në 1964. Fundi i luftës shënoi një kohë prosperiteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara, duke rezultuar në rritje të nivelit të lindjeve gjatë atyre 18 vjetëve. “Boomers” arritën moshën e rritur gjatë viteve 1960 dhe 1970, një epokë e përcaktuar nga grindjet e Luftës së Vietnamit, ndryshimet në qëndrimet kulturore për gratë, seksualitetin, marrëdhëniet racore dhe transformimin shoqërues të filmit, muzikës dhe kulturës pop. Për shkak të madhësisë së këtij brezi, zakonet e tyre të shpenzimeve në vitet 1980 dhe ’90 patën një ndikim të qëndrueshëm në kulturën e konsumatorit dhe ekonominë.

Gjenerata X

“Gjenerata X” është emri për brezin pas Boomers, që përgjithësisht përkufizohet si kushdo i lindur midis 1965 dhe 1980. Ky grup është më i vogël se brezi para ose pas tyre. Ekonomia e SHBA-së nuk ishte aq e fortë gjatë fëmijërisë së tyre, duke rezultuar në shumë prindër të dyfishtë të punësuar dhe më shumë kohë vetëm sesa fëmijët e brezave të mëparshëm. Termi “Generation X” u popullarizua nga Douglas Coupland, gazetar kanadez i cili përdori pseudonimin “X” për të përshkruar pikëpamjet e përgjithshme të grupit kundër presioneve shoqërore, duke përfshirë mos shqetësimin aq shumë për paratë ose statusin.

Mijëvjeçarët

Millennials (i quajtur edhe Gjenerata Y) kanë lindur midis 1981 dhe 1996 – anëtarët më të vjetër të këtij grupi u bënë të rritur rreth vitit 2000. Ky brez është edhe më komod me teknologjinë sesa Gen X para tyre dhe quhen “vendasit dixhitalë”, gjatë rritjes së kompjuterëve në shtëpi, telefonave celularë dhe internetit. Ky grup është formuar nga disa ngjarje kyçe gjatë viteve vendimtare të “ardhjes së moshës”, si 11 shtatori dhe Recesioni i Madh.

Gjenerata Z

“Gen Z” u mbiquajtur për të pasuar brezin Y (Millennials). Ky brez, i lindur midis 1997 dhe 2012, ka demonstruar ndërgjegjësimin politik dhe kulturor, falë një mjedisi teknologjik “gjithmonë të ndezur”. Sociologët kanë vënë në dukje se kjo lidhje me teknologjinë ka shkaktuar ndryshime në stilin e jetesës dhe sjelljet e të rinjve ndryshe nga gjeneratat e mëparshme.

Gjenerata Alfa

Brezi më i ri – “Generata Alpha” – po lind tani. Foshnjat e lindura nga viti 2010 deri në 2024 do të jenë pjesë e këtij grupi. Alpha ka një mbivendosje të lehtë me brezin Z, nga 2010 në 2012. Për shkak të risive të këtij brezi, mund të lindin pseudonime të tjera që lidhen me ngjarjet aktuale, si pandemia COVID-19, ndasitë politike apo teknologjia, por “Alpha” aktualisht është më i pranuari. Sociologu Mark McCrindle shpiku emrin Brezi Alpha si një “fillim të ri, pozitiv”. Ai vuri në dukje ndikimin që ka emri i një brezi në mënyrën se si perceptohet dhe ai donte një fillim optimist për këtë grup të ri.

Filed Under: Sociale Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1592
  • 1593
  • 1594
  • 1595
  • 1596
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT