• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”

March 25, 2023 by s p

Ferzileta Gjika/

New York, 23 Mars 2023 – Dhjetëra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shpetim Ndreu, Arif Mata, Alfred Tollja, Jurgen Vladi, Violeta Yzeiraj, Gjerg Xhumari e shume te tjere, protestuan perballe Selise se Kombeve te Bashkuara në Manhattan dhe kërkuan që të ndalohet menjehere projekti i ndertimit te Skavices. Emetimet e metanit nga rezervuarët e krijuar nga digat janë një burim kryesor i emetimeve globale të metanit. Metani është të paktën 30 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit si gaz serrë.Tubuesit kërkuan që anetare te Kombeve te Bashkuara te kundershtojne me force ndalimin e Hidrocentralit te Skavices, dhe te konsiderojne menyra te tjera qe jane me miqesore me ambientin, per sigurimin e energjise ne vend. Qarku i Dibrës, përgjatë Luginës së Drinit të Zi, është pika e nxehtë e biodiversitetit të vendit, veçanërisht për sa i përket biodiversitetit të ujërave të ëmbla. Malet e larta, sistemet e lumenjve dhe liqeneve ne rajonin e Dibres janë shtëpia e llojeve të shumta të rrezikuara dhe habitateve të rëndësishme me një shkallë të lartë endemizmi. Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate të përbashkët, besojmë se ndërhyrjet e duhura për shpëtimin e lumit Drin dhe ndalimin e projektit të Digës së Skavicës janë të një rëndësie te madhe dhe urgjente, e cila mund të ofrojnë mbrojtje dhe rikuperim për peshqit dhe specie dhe habitate të tjera të rëndësishme, duke ruajtur vlerën unike të biodiversitetit të lumenjtë e rajonit te Dibres. Mbrojtja dhe restaurimi i lumit Drini i Zi në Shqipëri ofron një mundësi të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve që jetojnë prane lugines se Drinit te Zi. Ato ofrojnë ujë të pijshëm, ushqim, ujë për ujitje, mbrojtje nga përmbytjet, rregullimin e klimës, mundësi për të zhvilluar peshkimin, sportet ujore, ekoturizmin dhe mundësi për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis vendeve, shkencëtarëve, institucioneve, bizneseve dhe organizatave joqeveritare. Të drejtat e popujve indigjenë: Diga e Skavices e miratuar nga qeveria Shqiptaresi do të zhvendosi komunitetet indigjene Dibrane, stërgjyshorë te tyre, ku me shume se 30 fshatra do të zhyten nën ujë dhe do të shkatërrojnë mënyrat tradicionale, të qëndrueshme dhe neutrale ndaj karbonit.Përshtatja klimatike: Jane vetem 70 km e fundit te Drinit te Zi te cilat rrezikohen te zevendesohen me rezervuarin e skavices. Mbyllja e lumenjve eliminon burimet e ushqimit për mbijetesë dhe minon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Qëllimet e përshtatjes klimatike të Marrëveshjes së Parisit do të shërbeheshin më mirë duke mbrojtur lumenjtë me rrjedhje të lirë dhe njerëzit që varen prej tyre.Ekosistemet dhe cilësia e ujit: Diga e Skavices bllokon kalimin e peshqve, krijon liqene artificiale që strehojnë specie jo vendase, nxisin lulëzimin e dëmshëm të algave, bllokojnë sedimentet që janë thelbësore për të ruajtur grykëderdhjet ne lumin Drin dhe dëmtojnë cilësinë e ujit në lumenj.Ruajtja e ujit: Humbjet e avullimit të ujit nga rezervuarët prapa digave mund të jenë të konsiderueshme, ndonjëherë duke tejkaluar përdorimin e ujit të konsumuar. Është më efikase dhe me kosto më efektive të plotësohen nevojat e furnizimit me ujë nëpërmjet ruajtjes së ujit, riciklimit të ujit dhe duke ruajtur ujin në akuiferë ku ai nuk avullohet.Alternativat e digave: Përmirësimi i digave ekzistuese për të prodhuar më shumë energji mund të mohojë nevojën për diga të reja. Energjia diellore, era dhe gjeotermale mund të ofrojnë burime energjie me kosto më efektive dhe me miqesore me mjedisin.Marrëveshja e Parisit përfshin synime ambicioze që lidhen me reduktimin e emetimeve globale, përshtatjen dhe qëndrueshmërinë e klimës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve indigjenë. Projektet e kompensimit të digave minojnë drejtpërdrejt secilin prej këtyre synimeve.Ju lutemi, mos lejoni ndertimin e Hidrocentralit Skavica duke argumentuar evidence nga demet qe sjellin digat sipas Marrëveshjes së Parisit.Faleminderit.Opposition to Skavica Dam members Nju Jork, 23 Mars, 2023

Filed Under: Komunitet

Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut

March 25, 2023 by s p

Të mërkurën më, 15 mars 2023 vatra jonë arsimore “ Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut. Mësimin do ta mbajë çdo të mërkurë prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat në shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45. Nxënësit e shkollës shqipe në në Feuerthalen, të Kantonit të Zyrihut së bashku me prof. Isuf Ismailin Vizioni i “Shkollës Shqipe” në Zvicër (që të hapim sa më shumë pika shkollore dhe të përfshijmë sa më shumë nxënës në orët mësimore të gjuhës amtare) gjithnjë e më tepër jo vetëm që po bëhet realitet, por edhe është shembulli më i mirë, që duhet ndjekur nga të gjithë.E kush më mirë se mësimi në shkolla mund të na e ruajë gjuhën e kulturën shqiptare! Në kuptimin e kësaj që e thamë, po veprojmë e punojmë me përkushtim, si mësimdhënës të gjuhës shqipe, këtu në mërgim, ndaj po i hapim sa më shumë dyert e shkollave për mësimin e gjuhës sonë. Kështu edhe të mërkurën më, 15 mars 2023 vatra jonë arsimore “ Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Feuerthalen, në kantonin e Cyrihut. Mësimin do ta mbajë çdo të mërkurë prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat në shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45. Si zakonisht, çdo hapje e klasave shkollore shoqërohet me gëzimin e papërshkrueshëm të nxënësve, të cilët posa marrin librat në dorë, dallohen për nga buzëqeshja, e cila është e veçantë, sepse më në fund edhe atyre iu jepet mundësia ( edhe pse janë larg atdheut) që ta mësojnë gjuhën e nënës. Nxënësit: Rioni, Dori, Amari, Ermali, Seiti, Jasini, Mirlandi, Omeri, Uthmani, Mirlandi, Sandra, Nilayi, Leyahi, Medini, Medina, Ahili dhe Ajani u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që ata t`iu bashkëngjiten në rrugën e diturisë. Vlen të përmendet, se më të gëzuarit në këtë ditë, kur edhe i filluam orët mësimore në gjuhën shqipe, ishin prindërit, të cilët i sollën fëmijët e tyre në oborrin e shkollës. Ata premtuan që do të kontaktojnë edhe me prindër të tjerë, me qëllim që numri i nxënësve shqiptarë të vijë duke u shtuar në Feuerthalen dhe kështu të ketë mundësi të fillojmë edhe ndarjen e nxënësve në grupe. Ky qe një fillim i mbarë, ku nxënësit patën rastin të ndjekin shpjegimet e prof. Isuf Ismailit rreth punës dhe detyrave në këtë tremujorësh, me qëllim që ata të përvetësojnë sa më parë mësimin e gjuhës sonë: shkronjat, fjalët, drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e fjalëve dhe kështu këta fëmijë do të kenë mundësi të lexojnë dhe të shkruajnë sa më bukur në gjuhën shqipe. Nxënësit e «Shkollës Shqipe» në Feuerthalen, të Kantonit të Zyrihut, tani më kanë filluar me orët mësimore në gjuhën shqipe.Mësimi i mirë i gjuhës shqipe është detyrë e secilit shqiptar që e do vendin e tij, kulturën e tij dhe zanafillën e tij! Ndaj poeti ynë i madh, bilbili i gjuhës shqipe Naim Frashëri te vepra e tij për nxënësit shqiptarë: “Mësime” ka shkruar kështu: “Gjuha e bashkon kombin, e ndriçon, e nxjerrë nga errësira, shpirtin e mendjen e lartëson, vetitë i zbukuron, vetëdijen e të njohurit i lulëzon, vëllazërinë shton e miqësinë e shumon.” Shkruan: Vaxhid Sejdiu

Filed Under: Emigracion

DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!

March 25, 2023 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi

Shkodër, më, 24 mars 2023

Prej disa muajsh, banorët e njësive administrative të Dukagjinit, që i përkasin Bashkisë Shkodër dhe asaj të Laçit të Vaut të Dejës janë organizuar në kryeqendrën e veriut në një lëvizje të përbashkët me synime të drejta, progresiste dhe zhvillimore, që të nxisin autoritetet shtetërore në respektimin e të drejtave komunitare dhe kulturore, për të rindërtuar rrugët e brendshme të Alpeve, që kalojnë, njëra, përmes Pultit, Shoshit dhe Shalës drejt Thethit dhe tjetra nga Postriba për në Shllak, Cukal, Temal dhe Dushman. Dukagjini përfshin pjesën lindore dhe qendrore të Bjeshkëve të Namuna dhe nga kjo krahinë burojnë lumenjtë e Shalës dhe Kirit. Pasuritë natyore dhe hapësira turistike e krahinës është e pamatshme. Po ashtu, ana tjetër, Shllaku është bjeshka ma e aftërt me qytetin e Shkodrës, që shihet pothuajse nga të gjitha rrugicat e qytetit.E gjithë krahinat e lartpërmendura, përfshirë edhe Nikaj Mërturin, nga pikëpamja e ndarjes administrative kishtare bëjnë pjesë në Dioçezën e Pultit. Historia e Dukagjinit në tërësi është një histori lirie, rezistence për ruajtjen e identitetit shqiptar dhe mosnënshtrimi ndaj regjimeve shtypëse, që në fillim të shekullit XX, nga Divani i largët sulltanor u zhvendosën gradualisht në Tiranën zyrtare, fillimisht atë të bejlerëve të pandjeshëm, më pas atë të zonalëve operativë diktatorialë, për të mbërritur tek Tranzicionistët e pafamë të Epokës së Koalicionit të Korrupsionistëve. Historia e rrugës së munguar në fakt shkon paralelisht me privimin e të drejtës komunitare për gëzimin e një njësie të përbashkët bashkiake të të gjithë krahinave të përfshira në Dioçezën e Pultit, por ne sot do te ndalemi vetëm tek pjesa e parë: rruga e munguar si askund në Shqipëri në një sipërfaqe kaq të madhe, për aq shumë banorë, për aq shumë pasuri natyrore të vendit, për një komunitet ndaj të cilit shteti shqiptar ka dhënë garanci të veçanta ndaj Perëndimit.E megjithatë, 32 vite nuk u kanë mjaftuar qeverive të njëpasnjëshme shqiptare të shpenzojne dikund nga 50 deri 60 milion Euro në total, për të plotësuar detyrimin shtetëror të ndërlidhjes së brendshme rrugore të Pultit, Shoshit, Shalës me kryeqëndrën e Bashkisë së vet në Shkodër, ndërkohe që ato e kanë fundosur shtetin në borxhe për disa breza (në një raport të Bankës së Shqiperise lexoj se Stoku i Borxhit të Jashtëm bruto të Shqipërisë shënoi shifren 9,893.4 milionë eurosh (9.8 miliard Euro) në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2022).Gjate kohës, që kam qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë disa herë ua kam kërkuar perfaqesuesve të zgjedhur të të dy krahëve politikë drejtimin e vëmendjes dhe të fondeve për zhvillimin e njëtrajtshëm të kësaj zone të brendshme të Alpeve dhe posaçërisht për rindërtimin e rrugës nga Prekali në Kir, Mali i Shoshit, Lotaj, Breg i Lumit dhe Thethit, si një masë kompensuese dhe një kërkesë faljeje e Shqipërisë, për krahinat e persekutuara në bllok nga diktaturat, që nuk iu ndanë këtij vendi. Pas çdo kërkese, përgjigjja e vetme që kam marrë ka qenë HESHTJA.Gjatë kohës kur përgatitej, diskutohej dhe ligjësohej buxheti i vitit 2018, në emer të Grupit Parlamentar të PD, i propozova Parlamentit, që Qarkut të Shkodrës t’i akordohej një Transfertë e Pakushtëzuar prej 40 milion Eurosh në vit, për 4 të tilla (aq sa është shifra e shpenzuar për unazën hyrëse të Tiranës prej 3 km), për të rregulluar rrjetin rrugor në Shkodrën qytet, në Dukagjin – rindërtimi i rrugës ekzistuese, Koman, Pukë dhe Fushë- Arrës, një segment në Kelmend-Tamarë- Vukël- Razëm- Fushë e Zezë.Projekt-ligji u hodh poshtë me arrogancë nga deputetët e PS- së, por ajo që më bëri përshtypje ishte vota kundër e deputetëve qeveritarë të Qarkut të Shkodrës. Nuk e kisha hasur për ndonjë qark tjetër, asnjë rast të tillë të një sjelljeje të përkundërt me detyrimet e përfaqësuesve të deputeteve të krahëve të ndryshëm politikë kur vjen puna për interesat e bashkësisë. E pangjashme, por e regjistruar tanima në analet e historisë parlamentare të Shqipërisë, edhe si përkufizim i modelit të deputetit të shtypur pa kurriz, që pilotohet nga kjo anë prej partive politike, familjare dhe klanore.Dhe jo vetëm kaq: heshtja mbi gjëndjen diskriminuese të krahinave Alpine vazhdon të jetë mbisunduese në Parlamentin e Shqipërisë dhe për banorët e Shkodrës, fushave dhe malësive të saj, nuk ka një derë ku të trokitet, mbasi figurantët jo vendimarrës nuk mjaftojnë për të ndryshuar fytyrën e vërtetë të qeverisë. Tirana administrative, në të gjitha degët e saj, vazhdon dhunën, injorimin, shkeljen masive të të drejtave individuale dhe komunitare, ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë guxojnë të vijnë për të bërë foto dhe propagandë në Shkodër pa marrë asnjë përgjegjësi zgjidhjeje për banorët e vendeve ku vijnë të hedhin vallen elektorale. Kjo është e papranueshme dhe e refuzueshme. Sot, para heshtjes së pafundme të autoriteteve shtetërore, populli ka vendosur t’i dalë vete zot vendit të vet dhe njerëzve me halle shumë. DUKAGJIN DELI ZOT VEDIT asht thirrja e dalun prej Shpirtit të Popullit, por që i ka hutuar dhe vendosur në rreshtin e paqartësisë, të pavendosmërisë, politikanët vendore dhe qëndrorë, në këto ditë të pragut të fushatës krahinore zgjedhore. Nuk ka heshtje dhe fshehje më, kur vjen puna për interesa publike të një rëndësie të veçantë, që lidhen me jetën, zhvillimin, përparimin dhe gëzimin e barabartë të të mirave që ofron një shoqëri demokratike, respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut, njëtrajtshmërinë e sjelljes së qeverisë ndaj komponentëve përbërës kulturorë të Shqipërisë.Mirëpo, të gjithë të zgjedhurit duhet të marrin leje dikund dhe kjo leje, siç duket nuk vjen kurrë për anët tona, për Shkodrën dhe Malësitë e saja fisnike. Prandaj edhe përfaqësuesit që kanë vërshuar një mbas një këto ditë në qytet, me çanta me premtime, hallakaten pa i nda punët qartazi në lidhje me Rrugën e Dukagjinit dhe më Bashkinë e Dukagjinit. Ajo që u mbetet të bëjnë është taktika e negocimit të pambarimtë dhe paraqitja e projekteve madhështore dhe të paarritshme për mendjet e njerëzve realistë: zhvendosja e fokusit, nga ndërlidhja e Dukagjinit me Shkodrën tek ndërlidhja e Shkodrës, përmes një cepi të Dukagjinit, me Gjakovën. Krejt e papranueshme, mbasi, edhe në qoftë se bëhet, kjo rrugë nuk do të depërtojë për ndryshimin e jetës ndër cepat e pafundëm të varfnisë dhe moskomunikimit në këtë zonë.Askush nuk duhet të harrojë, se anët tona kërkojnë zgjidhje dhe jo shmangie, nuk pranojnë shtrëngim me bukën e familjeve për shkëmbime me kushte të paparimta, as përulje, as tentativa për mposhtje. Anët tona kanë Besë, Fjalë, Mikpritje dhe një Pakt që duhet të nënshkruhet tani, pa dredhi.Kërkohet pra Besa, Fjala dhe Kontrata e Zbatueshme:Le t’i bijmë shkurt, pa hapur tunele që të çojnë në Gjakovë me video dhe skema tredimensionale, veç rrugë ma të shkurtra që na lidhin shtëpitë, kullat, qendrat e banuara të njësive administrative të Dukagjinit (1/3 e Alpeve Shqiptare) me kryeqendrën e Bashkisë Shkodër. Kërkohet rindërtimi në standard i rrugës ekzistuese, si e vetmja mënyrë për një zhvillim të gjithanshëm, tanësor dhe kapilar, siç ndodh rëndom në vendet e drejtuara në mënyrë të përgjegjshme, nga qeveri demokratike dhe europianiste, që duan zhvillim simetrik të rajoneve, të cilat administrojnë.Krejt e thjeshtë:Shkodra kërkon pjesën e saj, aq sa i takon nga buxheti i shtetit, për zhvillimin e zonave të veta të brendshme dhe një kompensim të arsyeshën për mungesën disavjeçare të qeverisë qendrore ndër anët tona. Për pyetjet e Shkodrës kërkohen përgjigje të sakta, kontrata të shkrueme dhe fillim pune tani.Po ashtu, Populli i Dukagjinit nga ana e vet kërkon qartazi:1. Rindërtimin në linjën ekzistuese, të Rrugës Prekal- Kir- Mali i Shoshit- Lotaj- Bregu i Lumit – Theth, d.m.th. rrugën, që nuk mbyllet asnjë ditë të vitit, por që i jep jetë Dukagjinit, çdo fshati të tij, i hap gjërësisht mundësitë e turizimit për 365 ditë, e mban në gjallni permanente ekonominë turistike paralelisht edhe në Shkodër, ndërron tempin e ekonomisë, ristabilizon tregtinë, garanton zhvillimin e pandërprerë të sistemit të edukimit.2. Rindertimin e anekseve të brendshme, me radhë sipas një rreshtimi gjeografik:a. Guri i Mashës Kir- Pog- Plan.b. Guri i Mashës (Kir) – Xhan.c.Segmentet e brendshme në Shosh: Ndrejaj, Palaj, Brazhdë, etj.D. Segmentet e brendshme në Shalë, Vuksanaj, Nicaj, Nënmavriq, Gimaj, Gag, Abat, Ndërlysë, etj.3. Rrugën për në qendër të Shllakut: a-Rruga nga Drishti në Log Gegaj;b-Koman – Benë 4. Ne fund fare, pas mbylljes së fazave të para, mund të zgjerohet edhe rruga nga Shkodra për në Prekal, që në fakt ekziston. Prekali, nuk duhet të harrojmë, është fshati i parë i Dukagjinit. Kjo do të thotë që qeveritë shqiptare deri më tani, për 111 vite pavarësi, kanë mundësuar rrugën vetëm tek fshati i parë dhe vetëm për 6 muaj ne vit, tek fshati më verior e fundor, Thethi. Pjesa tjetër e Alpeve Qendrore Shqiptare në shekullin e XXI vazhdon të jetë në izolim të plotë rrugor, vetëm me shtegun e aksioneve të rinisë së vitit 1967.Banorët e Dukagjinit e kanë bërë të qartë, se nuk duan asnjë shkapërdamje me projekte madhështore për ta lidhur Shkodrën me Gjakovën, duke kaluar tangencialisht në Dukagjin: Kërkohet kjartë dhe thjeshtë, ndërlidhja e brendshme e 3 njësive administrative të Bashkisë Shkodër dhe e një njësie administrative të Bashkisë së Vaut të Dejës. (Në kuadrin e rindarjes administrative të Shqiperisë, me krijimin e Bashkisë së Dukagjinit, Njësia Administrative Shllak dhe ajo e Nikaj Mërtur do të duhet t’i kalojë Bashkisë së re). Si shenjë e vullnetit të mirë, e seriozitetit dhe e angazhimit të njimendte të autoriteteve qëndrore do të kishte qenë lëvrimi i menjëhershëm nga ana e Bordit të Zhvillimit Rajonal i fondeve për projektin ekzistues të Bashkisë Shkodër të segmentit Prekal-Kir-Mali i Shoshit, i cili është ndërprerë pa asnjë shpjegim nga ana e qeverisë. Rrugët duhet t’i parapraprijnë ndarjes së re administrative për t’i mundësuar më pas autoriteteve të reja të zgjedhura, veprimtarinë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Romeo Gurakuqi

Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit

March 25, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Mit’hat Frashëri (i njohur dhe me pseudonimin Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka), lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Pasi u vendos familjarisht në Stamboll dhe pas vdekjes së të atit, Abdyl Frashëri, në vitin 1892, për arsimimin e tij u kujdesën Naim e Sami Frashëri, që u bënë dhe mësuesit e tij.Në vitin 1908, fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik e me pas më 1909, revistën “Diturija”. Mit’hat Frashëri mori pjesë në Kongresin e Manastirit në nëntor 1908, ku u zgjodh kryetar dhe u caktua në Komisionin e Alfabetit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qeverinë e Ismalit Qemalit, zgjidhet ministër për punët botore. Më 1920 emërohet kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.Në janar 1923, zgjidhet ambasador i Shqipërisë në Greqi, detyrë të cilën e kreu deri më 1926.Ai kishte një bibliotekë të tijën mjaft të pasur, ku numri i librave arrinte deri në 18.000 copë. Mit’hat Frashëri shkroi jetëshkrimin për Naim Frashërin me titull “Naim be Frashëri” më 1901, më 1915 novelat “Hi dhe shpuzë”, “Plagët tona” më 1924 etj.Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger” (1919), “Albanis et Slaves” (1919). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në krye të “Organizatës së Ballit Kombëtar”.Mit’hat Frashëri në testamentin e tij shkroi:”Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj., i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë”.Mit’hat Frashëri vdiq më tetor 1949, gjatë një udhëtimi për në Nju-Jork.

Filed Under: Histori

KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…

March 25, 2023 by s p

Nga Flamur Shabani/

Ishte viti i mbrapshtë 1967, atëherë kur regjimi diktatorial i kohës përmbysi gjithçka: dhunoi të drejtën e popullit për besimin në fe dhe shkatërroi me zjarr e hekur objektet e adhurimit të idhujve të tyre. U dogjën në mënyrë demonstrative kishat e xhamitë, duke u dhënë në dorë turmave të indoktrinuara pishtarin e zjarrvënësit.Ne ishim fëmijë të pafajshëm, nxënës…Viti 1967 ne na gjeti ende të vegjël dhe nuk na lejohej të gjykonim se ç’bënin të rriturit mbi këto ngjarje madhore, që do të trondisnin plotësisht besimin shekullor të popullit.Përflitej prej kohësh në mjediset familjare, mbasi propaganda zyrtare nëpërmjet radios dhe organeve të shtypit kishte bërë punën e vet. Njerëzit ishin të trembur.Fjalimi i Enver Hoxhës i 6 Shkurtit 1967, me titull “Revolucioni i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, fjalim ky me të cilin ai filloi luftën kundër “ideologjisë fetare” e “zakoneve prapanike” solli më pas deri te shpallja me ligj të Shqipërisë si vendi i parë dhe i vetëm ateist në historinë botërore. Lufta kundër fesë filloi nga Shkodra, atje ku kisha katolike kishte rrënjë të thella, të lidhura me Vatikanin. Ne dinim vetëm poetin Ndre Mjeda, poet prift dhe Migjenin revolucionar, blasfemist. Dëgjonim të shahej Atë Gjergj Fishta. Dhe s’e dinim që Kleri, sidomos ai katolik, kishin mbrojtur gjuhën dhe identitetin kombëtar dhe kishin dhënë martirë, jo vetëm të besimit, por dhe të patriotizmit… Kisha ortodokse ishte autoqefale shqiptare. Myslimanizmi ishte plot me dijetarë. A s’ishte dhe poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, bektashian dhe panteist?Më tej, Partia ngriti në këmbë rininë, të klasës punëtore e fshatare dhe universitare dhe iu vërsulën tempujve të fesë: i gjithë vendi për të persekutuar klerin në përgjithësi dhe atë katolik në veçanti. U shkatërruan tempujt, u ndalua liria e besimit fetar, duke vendosur kështu themelet e një ferri të vërtetë. Ateherë ne ishim në Lushnjën e vogël. E donim dhe na donte. Ne nxënësit e shkollave të qytetit na thirrën pasdite, se do të shkonim për prishjen e kishës dhe xhamisë. Të gjithë ishim kuriozë çfarë do të ndodhte.Kujtoj se disa ditë më parë, 4-5 shokë të klasës, me propozim të Visarit, kështu flitej atëhere me fjalë zyrtare: propozim, revolucionar, detyra, partia, fletë-rrufetë etj, nejse, shkojmë në Kishën ortodokse, donim ta vizitonim si për një lamtumirë. U futëm ta vizitonim, të druajtur, e ndienim misterin. Unë nuk kisha hyrë kurrë në kishë, megjithëse e kisha pranë saj shtëpinë. Mua më dukej se kishte një hije të rëndë ky vend lutjeje.Kur u afruam te porta e madhe kryesore, njoftuam shërbyesin e kishës. Na lejoi. Hymë në sallën kryesore dhe mbetëm të habitur nga figurat e shenjtorëve të pikturuara në korniza druri dhe në mur. Ja dhe altari, i gdhendur i gjithë në dru, vepër mahnitëse arti. Vetë papu na udhëhoqi nëpër harqet që duhet të kalonim, na këndoi dhe na lejoi të vizitonim çdo kënd të saj.Kur mbaruam, dolëm përjashta dhe e ndienim veten disi më të lehtësuar, njëkohësisht dhe të ngarkuar në shpirt.Kjo vizitë më përfytyrohej, kur u rreshtuam në oborrin e shkollës dhe, në rresht për dy, u nisëm drejt kishës. Drejtori i shkollës na kishte urdhëruar të merrnim shkrepëse me vete për të ndezur zjarr.Midis nesh kishte edhe djem të hedhur, më të shkathët që nuk qëndronin në rresht, po nxitonin përpara për të mbërritur sa më parë. Zjarrvënës të zellshëm… Kisha para portës kishte një shesh të pjerrët të shtruar me gurë. Djemtë më të rritur u futën brenda, zhvatën portretet e shenjtorëve nga muret, thyen forcërisht pjesët e gdhendura bukur e me art në dru dhe i hodhën jashtë në oborr. Aty prisnim ne të tjerët, me shkrepëse në dorë dhe me ndonjë shishe vajguri, qe s’e di nga u gjet, të gatshëm për zjarr. Grumbujt e hedhurinave, nën brambullitjen e gjuhëve të flakëve, dalëngadalë po zvogëloheshin. Ne ngroheshim në zjarrin e ndezur, se ende dimër ishte. Drita e kuqe përndizte fytyrat tona dhe hapësirën që na rrethonte.Figurat e shenjtorëve po digjeshin me një djegie të ngadaltë. Ne dallonim pjesë të portretit të tyre sipas përzhitjes që kishin pësuar.Pranë meje ndodhej Visari. Ç’po bënte ashtu? Ai çuditërisht, fiku me këmbë një figurë shenjtori, që sapo kishte filluar të digjej. Jo vetëm kaq, por dhe e fshehu nën pallto. Nuk e kuptova pse e mori, por e ndihmova edhe unë, duke i zgjatur një kryq që kishte shpëtuar para këmbëve të mia. Pas rreth dy orësh u shpërndamë secili në shtëpinë e vet. Ndienim nxirjen…Lart te xhamia ishte bërë nami . Pluhur i gjallë, britma dhe vandalizëm, hidheshin postiqe e libra të shenjtë… të tjerë kishin shkuar para nesh.Gjithë mbrëmjen mendoja.Pse kishte ndodhur kjo? Ne ç’mund të bënim tjetër? Pse i kishte marrë Visari objektet e kultit: portretin dhe kryqin? Nuk besoj se i donte për t’ia çuar nënës së tij për të ndezur zjarrin në sobë, jo. A i ka ende? Ia gjetën gjatë kontrollit në shtëpi, kur e arrestuan?Kjo m’u kujtua pas shumë vitesh, dhe kur Visari filloi punë si i dërguar i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë të Vatikanit.Ai dhe në romanin e tij të fundit tregon nga këto, por unë i shoh nga këndvështrim tjetër, nga jashtë tij.Ja, një rast tjetër mjaft domethënës, që lidhet me Visarin e ai s’e ka shkruar…Ndërkaq kishat dhe xhamitë dhe tyrbet u shkallmuan, duke i kthyer në institucione kulturore, në depo drithi e magazina ushtarake. Klerikët u zhveshën, i çuan fermave apo burgjeve.Disi më vonë u vu kazma mbi manastiret. I tillë ishte në Lushnjë manastiri i famshëm i Ardenicës, ku thuhej se kishte vënë kurorë dhe Skënderbeu me princeshën Donika Kastrioti. Aty shërbente si dhespot Irine Banushi, vëllai i artistit të njohur, aktorit Tano Banushi. Dhespoti i manastirit ishte njeri me mjaft kulturë, njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja.Kur vajtëm për vizitë në Ardenicë pas disa muajve, manastiri ishte i braktisur dhe si i mbyllur. Dyert ishin të thyera, dërrasat e korridoreve të hedhura, fëmijët e fshatit kishin kryer jashtëqitjen dhe kishte gjurmë mureve. Nuk lamë derë pa hyrë e arkë pa kontrolluar. Në një dhomë të vogël gjetëm një baule të mbushur plot me libra të shpërdoruar, të grisur e të bërë fletë-fletë, madje edhe të ndotur ngaqë ishin përdorur për pastrimin.Visari u afrua te baulja, e cila nuk kishte kapak. E mbaj mend të heshtur dhe të zbehtë. Dhe filloi të kërkonte nëpër libra, të cilat në pjesën dërrmuese ishin në gjuhën sllave dhe pak në italisht. Visari zgjodhi dy-tre libra dhe guxoi e i mori me vete.Dhe kështu e përfytyroj ende: që zgjat dorën dhe do të shpëtojë një libër të tjetrit…VISARI duket se eshte i dhēnë pas katolicizmit, ai shkon në mesha në kishë, po i respekton të gjitha fetë e tjera. Besoj se është ndikimi i kulturës familjare. Babai i Visarit ka pasur njohje me personalitete të kohës, midis të cilëve të besimit fetar, siç është rasti me poetin tonë të madh Gjergj Fishta, kështu kemi lexuar.Afrimi i tij me fenë mua më duket si kërkesë për më shumë qiell, se toka vetëm të lodh, sidomos balta e saj.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1769
  • 1770
  • 1771
  • 1772
  • 1773
  • …
  • 2793
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve
  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË
  • Albanian Soul, Electric Heart – Rozita Fishta’s Music Explorations
  • Ukraina si poligon i armëve të vjetruara globale: Donacionet ushtarake, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme
  • AT GJERGJ FISHTA, 85 VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM
  • Me veprën dhe personalitetin e Martin Segonit plotësohet panteoni humanist shqiptar me një figurë nga më të hershmet
  • Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës me shtetin amë
  • PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE
  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT