• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA KA SHEKUJ NË EVROPË, NDËRSA EVROPA ENDE NUK ËSHTË NË KOSOVË!

February 23, 2023 by s p

Bëjmë me dije opinionin mbarëshqiptar se në bashkëpunim me atdhetarët në emigracion dhe përfaqësues të lobingut euroatlantik shqiptar janë dërguar dy letra:Së pari disa Kongresmenëve dhe Senatorëve amerikane për situatën politike që po i imponohet Kosovës nga klane të caktuara antishqiptare në rastin e Asosacionit .Së dyti, letra dërguar Selisë së Shenjtë në Vatikan për njohjen e Republikës së Kosovës.Jemi të bindur se kemi trokitur atje ku duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve për të mbrojtur interest shtetërore e kombëtare, duke synuar një shtet të fortë e të begatë në Ballkanin Perëndimor, si aseti kryesor kombëtar dhe ndërkombëtar për Sigurinë, Paqen dhe Stabilitetin në rajon.Jemi të informuar se në Kongresin Amerikan do të debatohet për këtë çështje dhe kjo është diçka e mirë për të gjitha palët që janë të interesuara për stabilitetin dhe sigurinë.Në këto çështje delikate qëndrimi ynë politik dhe qytetar duhet të jetë i kthjellët dhe i vendosur, për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe për të mbrojtur pavarësinë.Me këtë rast po i drejtohemi institucioneve të BE, komisionerëve dhe misionarëve të tjerë që kanë marrë përsipër t’i imponojnë Kosovës marrëveshje të pabarabarta, duke e përkëdhelur Serbinë në mënyrë tepër qesharake.Nuk duhet të ketë vazhdim të bisëdimeve midis Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk ka njohje reciproke, aq më tepër kur në qëndrimin serb deklarohet hapur mosnjohja e Kosovës ndërkombëtarisht. Nuk duhet të ketë vazhdim të bisedimeve, pa hequr më parë nenin në Kushtetutën e Serbisë mbi Kosovën.Nuk mund të ketë cënim të territorit të Kosovës përmes Asosacionit me vertikalizim në Beograd, gjë e cila cënon sovraniteti dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovë.Nuk mund të jenë përfaqësues të BE disa komisionerë që vijnë nga vendet që ende se kanë njohur Kosovën brenda antarësisë së BE.Nuk mund të ketë vazhdim të bisedimeve në Bruksel dhe nuk mund të jetë BE arbitër mes dy palëve, kur ende 5 shtete antarë të tij nuk e njohin Kosovën. Për gjithçka tjetër që normalizon marrëdhnëniet mes dy shteteve, duhet të ketë njohje reciproke, më tej vazhdim të bisedimeve.Nga kjo vije nuk duhet luajtur, sepse vetëm kështu respektohen palët nën monitorimin ndërkombëtar.Faktori politik në Kosovë, reagimi qytetar dhe faktori patriotik shqiptar, nuk duhet të lejojnë më të bëhet pazar me interesat shtetërore dhe kombëtare.Kundër çdo imponimi dhe padrejtësie, populli do t’u kundërvihet politikave klienteliste të ditës me çdo mënyrë dhe me çdo çmim për të ruajtur jetën, pasurinë dhe sigurinë e jetës.Nuk mund të bëjë Pazar askush me Kosovën, sepse ajo sot ka zot popullin e saj.Ju bëjmë me dije komisionerëve të BE të kujtojnë Marsin e Vitit 2004.Nëse ata vazhdojnë të imponojnë në emër të institucioneve të BE, atëherë është kuptuar qartë që Kosova ka kohë që është në Evropë, ndërsa Evropa ende nuk është në Kosovë, për ta mbëeshtetur shtetin e ri, si pjesë gjeopolitike të tij.Mjaft e përkedhelët Serbinë, atë Serbi që është bërë shkak i luftrave botërore dhe ka shkaktuar tre gjenocide kriminale në Ballkanin Perëndimor.Mjaft e përkedhelët Serbinë, e cila është pozicionuar hapur në krah të agresionitt rus në Ukrainë dhe nuk do t’ia dijë për vendimet dhe sanksionet që vendos BE kundër Rusisë.Është e turpshme dhe shumë e ulët për ju komisionerë, që pranoni në bisedime një Ish – Ministër të qeverisë kriminale të Milosheviçit. Vuçiç duhet të përjashtohet nga niveli i bisedimeve.Kaq shpejtë i harruat Strebrenicën, Reçakun, Prekazin dhe ende mijëra njerëz të pafajshëm të zhdukur nga ky regjim kriminal?!Me qëndrimin tuaj ju po bëheni shkak i shpërthimit të konfliktit dhe të një lufte të re, e cila po qëndron si “Asi nën Mënge” i diktatorit Putin për të vënë në lojë jesmenin e tij Vuçiç dhe ta hedhë Ballkanin dhe Evropën në luftë.Ju komisionerë dhe misionarë që pas buzëqeshjeve diplomatike po i imponoheni brutalisht institucioneve të Kosovës, në sytë e popullit jeni të shpallur “non Grata”. Ne kemi për detyrë t’ua parashtrojmë problemet ashtu siç mendon populli në terren.Mjaft më!Demokracia ka vlera respekti dhe jo diktati.Hyzri SalihuKoordinator i FBKSH

Filed Under: ESSE

Manifestim i mrekullueshëm në Fulda të Gjermanisë!

February 23, 2023 by s p

( Kushtuar 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)

Shkruan:Nusret Pllana

Më 18 shkurt 2023, isha i privilegjuar të jem mysafir nderi nga Shoqata Shqiptare “Kosova”, përkatësisht nga Kryetari i saj z.Ukë Blakaj, djali i dëshmorit të kombit Prof.Mustafë Blakaj nga Istogu. 

Programi i pasur kulturo-artistik i fëmijëve dhe i anëtarëve të shumtë të kësaj Shoqate me tradita të mëdha patriotike dhe atdhedashurie, duke e krijuar një atmosferë madhështore dhe të papërsëritshme ndonjëherë, nga emocionet e shumta, i bëri me lot të gjithë të pranishmit që e kishin mbushur atë Sallë të bukur të qytetit Fulda. 

Në këtë qytet jetojnë, punojnë e veprojnë suksesshëm mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet tona etnike. Por, këtu  vepron  dhe funksionon dinjitetshëm edhe Shkolla shqipe, për të cilën meritat kryesore i ka z.Ukë Blakaj, njëri nga donatorët kryesor të saj. 

Këngët dhe recitimet e bukura të fëmijëve kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të kombit, por edhe ekzekutimi i shkëlqyeshëm i valleve të bukura shqipe kushtuar lirisë së Kosovës dhe pavarësisë së saj, bënë që ata(ato) të nderohen shumë shpesh me duratrokitje frenetike nga të pranishmit.

Këtë manifestim të bukur e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, z.Fidan Ibrahimi, veprimtari i çështjes kombëtare dhe luftëtar i lirisë  z.Nusret Pllana – i cili u nderua edhe me mirënjohje nga Shoqata Shqiptare “Kosova”.

Të pranishëm aktivë ishin edhe  z.Can Tahiri – veprimtar dhe gazetar i njohur i Mërgatës Shqiptare,  z.Gaço Apostoli – Drejtor i ambasadorëve të paqës për Evropë dhe, kryetarë e veprimtarë të shumtë të Shoqatave shqiptaro-gjermane, që kishin ardhë nga qytetet e tjera të Gjermanisë, enkas për ta nderuar këtë manifestim kombëtar të karakterit jubilar. 

Për xhirimin e këtij manifestimi të pasur kulturo – artistik u kujdes ekipa e RTK-së, me z.Albert Ademi – gazetar dhe z.Ahmet Konjusha – kameraman. 

Filed Under: Politike Tagged With: Nusret pllana

21 SHKURTI DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE

February 22, 2023 by s p

Bledi Filipi/

Si Sot, më 21 shkurt 1999, UNESCO-ja shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Në mënyrë të përvitshme, vihet theksi tek vlera universale që mbart shumëllojshmëria gjuhësore e kombeve. Gjuha, si njësi e pandashme kulturore e vendeve, shërben jo vetëm si një mjet komunikimi, por edhe si simbol përbashkësie.Por ç’ndodh me gjuhët në botë?Të paktën 43% e 6000 gjuhëve që fliten nëpër botë janë në rrezik. Vetëm disa qindra gjuhëve u është dhënë me të vërtetë një vend në sistemet arsimore dhe më pak se 100 prej tyre përdoren në botën digjitale.Shoqëritë shumë gjuhësore dhe multikulturore ekzistojnë nëpërmjet gjuhëve të tyre të cilat transmetojnë dhe ruajnë njohuritë dhe kulturën tradicionale në një mënyrë të qëndrueshme dhe Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare bëhet çdo vit për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor.Ditët e sotme është gjithnjë e më shumë në rritje ndërgjegjësimi që gjuhët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillim, në sigurimin e diversitetit kulturor dhe dialogut interkulturor, por gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit dhe duke arritur një edukim cilësor për të gjithë, duke ndërtuar shoqëritë e njohurive gjithëpërfshirëse, duke ruajtur trashëgiminë kulturore, dhe në mobilizimin e vullnetit politik për zbatimin e përfitimeve të shkencës dhe teknologjisë në zhvillim të qëndrueshëm.Po shqipja jonë?Vargjet e Mjedës, Fishtës dhe rilindësve për shqipen na vijnë si një fllad i freskët edhe sot.Përmbi za që lshon bylbyli, Gjuha shqipe m’shungullon; Përmbi er’ që jep zymbyli, Pa da zemren ma ngushëllon. N. Mjedja Në bazë të thënieve të dijetarëve shqiptarë dhe të huaj për gjuhën amtare vijmë në përfundim në fjalët e gjuhëtarit kombëtar Eqrem Çabej, i cili thotë: “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”. (SF/2, 1967:15)Prandaj edhe ne, me rastin e 21 Shkurtit, Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, jemi të detyruar të shikojmë veten në pasqyrë, se sa i shërbejmë gjuhës sonë amtare. Shërbimi duhet t`i bëhet nga secili prej nesh dhe deri te institucionet shtetërore, të cilat e kanë edhe obligim kushtetues. Në shumë vende të botës gjuha amtare mbrohet me ligj.(LC 1995:35)Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, nëpërmjet së cilës shprehet shpirti, kultura, arti, historia dhe trashëgimia kombëtare. Fjalët e Filip Shirokës kumbojnë edhe sot, në veshët e shqiptarëve me gjithë forcën që kanë, se “kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”.(HD, 1992:31) Këto fjalë janë alarm për shumë njerëz, për shumë familje shqiptare, por edhe për shumë institucione private dhe publike, të cilat duhet të bëjnë më shumë për gjuhën e nënës apo duhet t`i kthehen vetes sepse përndryshe nesër do të jetë vonë. Pra, nëse ne si komb me institucionet tona nuk ecim me ritmin e përshpejtuar ka drojë se brezat e ardhshëm do të jenë analfabet për gjuhën amtare.

Filed Under: ESSE

110 vite nga lindja e filozofit, shkrimtarit dhe poetit vlonjat, Isuf Luzaj

February 22, 2023 by s p

Bujar Leskaj/

Isuf Luzaj lindi më 21 shkurt 1913 në Kaninë të Vlorës. Në vitin 1933 u regjistrua në Universitetin e Sorbonës në Paris, por për shkaqe ekonomike i ndërpreu studimet e tij. Në vitin 1936 u kthye në Shqipëri për të punuar si mësues i gjuhës franceze në Elbasan e në Korçë.Nga viti 1940 deri në vitin 1941 u burgos në Itali si antifashist. Ka qenë drejtues i Ballit Kombëtar në zonën e jugut të Shqipërisë dhe përfaqësues i Ballit në Konferencën e Mukjes, në gusht 1943.Ka një kontribut të madh në vitin 1944 në themelimin e Partisë Social-Demokrate në Shkodër, Tiranë e Vlorë së bashku me Musine Kokalarin, Skënder Muçon etj. Në 1944 largohet nga Shqipëria drejt Italisë.Në vitin 1948 shkon në Argjentinë ku punon në Ministrinë e Arsimit si përkthyes dhe në 1957 u diplomua në letërsi dhe filozofi.Gjatë periudhës 1960-1970 mbajti poste të rëndësishme: si drejtor i Institutit Francez “La France à l’étranger”, si këshilltar i Ministrisë së Arsimit në Argjentinë, etj.Në SHBA punon profesor i filozofisë dhe gjuhës franceze në Universitetin e New Hampshire, shef katedre në po të njëjtin universitet; Drejtor i Përgjithshëm i Gjuhëve të Huaja në Barat College-Lake Forest, Ilinois si dhe shef katedre në Universitetin e Indiana-s. Presidenti Ronald Regan e nderoi me medaljen “Për shërbime të jashtëzakonshme akademike” në SHBA.Ka shkruar shumë vepra letrare e filozofike.Isuf Luzaj ndërroi jetë në 25 nëntor 2000 në Çikago. U varros, sipas amanetit të lënë, në vendlindjen e tij, në Kaninë.Pas viteve ’90 vepra e tij bëhet e njohur në Shqipëri. Në vitin 2007, presidenti Bamir Topi e nderon me titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”.Më 19 qershor 2017 Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i akordoi Isuf Luzajt, dekoratën “Nder i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm shumëvjeçar, të dhënë në Shqipëri dhe jashtë saj për Pavarësinë dhe demokracinë e vendit, përmes luftës antifashiste e antikomuniste të pareshtur, si dhe për aktivitetin e gjatë e të shquar intelektual e pedagogjik në fushën e shkencave letrare e linguistike, duke u vlerësuar me tituj nderi dhe akademikë nga shumë universitete të njohura në botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Filed Under: Komente

Lamtumirë Mimika Luca, shprehje e përkorë e një shpirti të dritur në mirësi

February 22, 2023 by s p

Ajo, Mimika Luca, nuk është më mes nesh!

Ajo nuk do të vijë më, si herë të tjera të festojë ditëlindjet apo kremtet e zëshme të një zemre nëne, në Fish City. Nuk do të zbresë shkallët e të falmeshëndetet me miqtë, kolegët dhe adhuruesit e shumtë, të cilët u bën pjesë e jetës së saj, nuk do të mund të marrë më lule as përqafime nga Rozafa që fati i çoi portej Atlantikut, as nga Gjergji që ishte zë e zemër në çdoditshmërinë e saj prej nëne.

Zemra e nënë Mimikës nuk do të trokasë më në kraharorin e dashurisë dhe mallit. Ajo i dorëzohet vdekjes ashtu e paqtë dhe e përkorë, si çdo nënë e shenjtëruar në aktin e madh të misonares.

Lëshohet ajo në këtë prehje të prehrit të përjetësisë, jo duke u dorëzuar, por duke lejuar që ikjet të na dhembin, zemrat të na gjëmojnë dhe jeta të vazhdojë.

Iku nënë Mimika, bashkë me nënat e tjera, ata të artit skenik e të sfidave të jetës!

Iku sepse nuk mund të qëndronte më, jo sepse nuk e deshëm, por sepse ajo na deshi më shumë se sa ne të mund ta ndalonim rrugëtimin e saj për në jetë e pasosur.

Asnjëherë nuk është e kohëshme ikja e nënave, por kur ata vendosin të ikin, diçka nga brenda nesh vendos të largohet së bashku me ta.

Ata zgjedhin të ikin duke lënë dhimbje dhe trishtim.

Ikin me sytë e mbushur me qiell.

Ikin me zemrën ku harlisen lule të bardha e kundërmojnë aroma.

Ikin për të mos u kthyer më!

Ikin për të na treguar se sa e dhimbshme është ndarja me nënat.

Ikin për të na lënë në shpirt një breng e në zemër një trokitje, si çdo ikje nëne.

Kështu iku edhe nëna Mimika!

Ajo nënë me zemër të bardhë, vendosi t’i dorëzohet një dimensioni tjetër, pa marrë lejë, pa pyetur për zemrat që çahen, e shpirtrat që drithërojnë në vuajtje e mundim.

Bashkë me ikjen e nënë Mimikës është këputur sot edhe një yll prej qiellit të kinemasë shqiptare. Ka ndaluar udhën e kësojetshme për të marrë atë të amshimit, Mimika Luca, ajo nëna e roleve të mëdha, ajo zemra e drithërimave të emocioneve skenike, ajo që duke ikur, nuk do të mund t’i marrë çfarë la në artin e madh të skenës dhe në zemrat tona.

Portreti i saj i përkorë prej shenjtoreje ka reshtur së shndrituri në suazën e jetshme të çdoditshmërisë, për tu ngjitur në vezullimin e përjetësisë, për të hypur në ikonë, për të zënë vend në panteon, atje ku prehen jetët që dritën me diellin e shpirtit.

I lehtë të qoftë hapi në rrugëtimin tënd drejt amshimit, nënë Mimika!

U shpërblefsh me dritën e Parajsës, nëna ze zemrës së bardhe e syve të përvuajtur!

Lamtumirë Mimika Luca!

Përulësisht, Albert Vataj

Filed Under: Kulture Tagged With: ALBERT VATAJ, mimika luca

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1821
  • 1822
  • 1823
  • 1824
  • 1825
  • …
  • 2789
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT