• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria-Ëndrra jonë është kualifikimi në ‘EURO 2024”

June 13, 2023 by s p

Nga i dërguari ynë special në Tiranë: Albano Kolonjari./

Kuqezinjtë ndezin motorët

Ëndrra jonë dhe qëllimi yne është të marrim pjesë në Europian. Ndeshja me Moldavinë është ajo ku duhet të fokusohemi, e para, e luajmë në shtëpinë tonë. Duhet të marrim pikët maksimale”, thotë sulmuesi Ernest Muçi. Kombëtarja shqiptare do te luaje përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe ndeshje keta të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024. për Trajneri e Kombëtares, Silvinjo: “Duhet folur me respekt për kundërshtarin. Moldavia.? Kjo është një ndeshje shumë e vështirë. Ne presim të shkojmë në fushën e lojës dhe për 90 minuta të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. Ndeshja e parë përballë tifozëve kuqezi? Kjo është e rëndësishme për një trajner. Është një ndjesi shumë e bukur dhe mezi e pres. Nuk e shikoj si presion debutimin tim para tifozëve shqiptarë. Unë kur shikoj atë stadium të bukur mezi presë që të futem në fushë dhe të shijoj ndeshjen, sidomos përballë tifozëve shqiptarë. Jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje mjaft të bukur. Skuadra ka zhvilluar një ndeshje kontrolli brenda grupit në stadiumin “Ëlbasan Arena”, ku Silvinjo ka vënë lojtarët përballë njëri-tjetrit për të parë formën fizike te kuqezinjeve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi doli në konferencë për mediat sportive. Trajneri i ri na ka sjellë shumë harmoni dhe pozitivitet. Të gjithë çunat jemi së bashku dhe jemi shumë të lumtur. duhet të jemi 100% të përqëndruar në çdo ndeshje. Nëse s’jemi të përqëndruar, do të kemi probleme. Çdo ditë e analizojmë kundërshtarin dhe besoj se ditën e ndeshjes do të jemi maksimalisht dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Shpresoj që në stadium t’i shohim tifozët tanë. Sepse kemi nevojë për ta, pa dyshim. I bëj thirrje të gjithëve që të vijnë sa më shumë sepse me ata ne jemi shumë më të fortë dhe shumë më të motivuar”. Mesfushori kuqezi, Qazim Laçi u shpreh se skuadra është gati për të dyja sfidat që ka Shqipëria në këtë muaj. sot për sot nuk ka ekipe të dobëta dhe të forta. Të gjithë jemi njësoj. Kur luajmë në fushë, 11 lojtarë jemi ne, 11 lojtarë ka edhe skuadra tjetër. Ne jemi gati, kemi lojtarë me eksperiencë nga të gjitha kampionatet më të mira në botë. Dhe do të bëjmë maksimumin tonë. E kemi për detyrim, sidomos në ndeshjen e parë në shtëpinë tonë, që ta fitojmë patjetër. Ndihem shumë krenar qe jam I grumbulluar nga trajneri Silvinjo. Trajneri ka shumë besim tek unë. Do të japim maksimumin, ashtu sikurse gjithmonë. Në prag të sfidës së parë ndaj Moldavisë, që do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ më 17 qershor, , interesi i tifozëve duket i pakët. në eliminatoret e Kampionatit Europian 2020 në ndeshjen e luajtur në stadiumin Zimbru me 14 tetor 2019, Shqipëria fitoi me rezultatin 0-4 me gola te Sokol Cikalleshi (22′) Keidi Bare (34′) Lorenc Trashi (40′) Rey Manaj (90′). 4-3-3 ishte skema e Shqiperise ne kete ndeshje. Ne qershor 2019 Shqiperia fitoi 2-0 me gola te Sokol Cikalleshi (65′) Ylber Ramadani (90’+2′) me nje skeme 5-3-2. Ekipi drejtohej nga EdiReja . Ndeshja e pare Shqiperi-Moldavia eshte zhvilluar ne vitin 1995. 29 mars 1995: Shqipëria mposht Moldavinë me rezultatin 3-0 në stadiumin “Qemal Stafa” në një 90-minutësh plot emocione. Bomberi i famshëm, Sokol Kushta realizoi dy gola njërin më të bukur se tjetri (32’ & 78’), ndërsa një gol u shënua nga Salvador Kaçaj (42’). Takimi ishte i vlefshëm për Eliminatoret e Europianit 1996. Ne qershor 1995 Shqiperia fiton ne Moldavi 2-3, me golat te Sokol Kushtes, Arian Bellaj dhe Rudi Vates. Ne nje ndeshje ku golin e pare e shenoi Shqiperia. Moldavia barazoi 1~1 me Curteian dhe kaloi ne avantazh 2~1 Clescenco . Shqiperia barazon me Bellaj dhe fiton 2~3 me golin e Rudi Vata dhe skuadra drejtohej nga Neptun Bajko. Shqiperia ka nje golavarazh 14-2. Shqiperia dhe Moldavia kane luajtur edhe nje miqesore qe ka perfunduar 0~0.

Filed Under: Sport Tagged With: Albano Kolonjari Futboll

Gjeneral ® Piro AHMETAJ: “12 Qershori, data e çlirimit dhe mirënjohjes së Kosovës ndaj ShBA/NATO” !

June 13, 2023 by s p

12 Qershori 1999, dita kur nisi zbarkimi në terren i trupave tokësore të NATO-s është skalitur në memorien e historisë sonë kombëtare, si data e çlirimit të Kosovës.

Paraprakisht dhe mbi të gjitha, për çdo vit, dëshiroj t’ju përcjell bashkëkombasve, urimet më të perzemërta për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

12 Qershori mbetet pa asnjë mëdyshje edhe një datë e përuljes kombëtare ndaj të rënëve/Dëshmorëve tē Atdheut si dhe e nderimit më të thellë ndaj luftëtarëve të Kosovës për sakrificat për liri dhe pavarësi në shekuj.

Thënë këtë, besoj fortë se në koshiencën Institucionale dhe opinionin mbarëkombëtar do të mbetet përjetësisht e kthjellet si kristal, që: “çlirimi i Kosovës dhe realiteti i ri gjeopolitik”, nuk erdhën brënda një date të vetme (12 Qershor 1999), ashtu si edhe të dihet që: “çlirimi nga Pushtimi Serb nuk u arrit vetëm nga luftrat, qëndresa si dhe sakrificat e popullit të Kosovës në shekuj”.

Në të kundërt, për shkak të së vërtetave, shpresoj të mbetet përjetësisht e mirënjohur se, para datës 12 Qershor, pra që mbas, “dështimit të diplomacisë për të shmangur luftën”, nga 24 Shkurt, deri në 10 Qershor 1999 (datë kur Sekretari i Përgjithshëm z. Solana, urdhëroi ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë); SHBA dhe NATO u angazhuan për herë të parë në një fushatë ajrore ose në luftë “jashtë artikullit 5” (pa miratimin e Këshillit të Sigurimit/OKB) por duke e legjetimuar dhe faktorizuar NATO-n si: “Aleancën më të suksesshme të lirisë dhe të besimit te vlerat demokratike në mbarëbotën”.

Së dyti, po pse data 12 Qershor 1999 është zyrtarizuar si data e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit Serb ?

Tre ditë më parë, pra më 9 Qershor në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Ushtarake ndërmjet palës fituese/NATO dhe palës humbëse/RFJ, marrëveshtje që hyri në, hyri në fuqi më 11 Qershor 1999.

Kështu, me Marrëveshjen e Kumanovës (MK), NATO ndalonte bombardimet ndersa Serbia detyrohej të terhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga territori i Kosovës.

Marreveshja e Kumanovës u nënshkruan nga Gjenerali mirënjohur anglez, Jackson komandanti i parë i KFOR/NATO dhe nga ish-shefi i Shtatmadhorisë së Serbisë, Gjeneral Pavkociç, më von i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Për hatër të së vërtetës, duhet shtojmë se në Kumanovë nuk kishte as palë nënëshkruese dhe as prezent, përfaqësues ushtarak të UÇK-së. Përkundër MK vendosi shkrirjen e Saj dhe shndërrimin në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

E thënë më shkurt, më 12 Qershor 1999, NATO nisi zbarkimn e trupave të këmbësorisë në Kosovë, ndërsa dy ditë më parë (10 Qershor) Këshilli i Sigurisë së OKB-Së, kishte miratuar Rezolutën e Anthisarit nr. 1244 , për të dërguar në Kosovë 37.200 ushtarë nga 36 shtete.

E parë nga ky këndvështrim, 12 Qershori, vulosi fundin e luftës dhe datën e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit Serb por gjithashtu meriton të skalitet përjetësisht në memorien historike edhe si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj fuqisë Ushtarake të Aleancës Transatlantike (USA/NATO) si dhe vlerave perëndimore!

Së treti, pse humbja e luftës në Ukrainë dhe “vetë – shpërdorimin ose partneritetin special” të Beogradit Zyrtar me Rusinë, e gjej jo vetëm si rrezik ndaj, paqes dhe stabilitetit demokratik në vendet e Rajonit, si dhe interesave të NATO-s, SHBA & BE, por edhe si një oportunitet strategjik ndaj interesave kombëtare të RSh ?

Duhet thënë se, pamvarësisht përpjekjeve të Kremlinit,e Rusia – Putiniste keq-dështoi për të ndezur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të diskretituar, interesat e zyrtarëve të korruptuar si dhe ekstremistët anti-USA për të ricikluar kërcënimet e Beogradit zyrtar: “deri me agresion ushtarak nën ispektimin e Ambasadorit Rus në Serbi … !!” jo vetëm sovranitetin teritorial të Kosovës, por edhe prezencën e shtuar të NATO/KFOR-it me mision në terren ?!

Po ashtu edhe trimërimin mbas lufte të Z. Vučić mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror në Ballkan apo (mos) njohjen e Kosovës”, kurrësesi nuk mundet ta trembin fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s, por vetëm minojnë dialogun dhe rrezikojnë axhendën e integrimit të Serbisë drejt BE. Prandaj, duhet ta përsëris fortë: “përsa kohë të ketë prezencë të SHBA në terren, agresioni ushtarak kundër tërësisë teritoriale të Kosovës, e cila në të njëjtën kohë është nën përgjegjësinë e NATO-s, përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet një mision tërësisht i pamundur”.

Përsa riciklimin e radikalëve nacionalist dhe rrënjve të destabilitetit në veri të Kosovës por edhe respektivisht përqasjen e “pakonsultuar me aleatët strategjik, SHBA/NATO/BE) të Qeverisë Kurti” nuk mundet të mos shpreh keqardhjen dhe shqetësimin për mungesën e “sencit të mirënjohjes dhe të intuitës së konsultimit si dhe sencit Euroatlantik [USA/NATO/UK/EU)”, si dhe fatëkeqësisht, për riciklimin e populizmit, patriotizmave dhe sovranizmave folklorike të PM- Kurti si dhe tjerë aktorë të Prishtinës Zyrtare.

Së katërti, megjithë përpjekjet dhe progresin në 24 vjet, mbetet ende shumë për të bërë nga të dy vendet sovrane (Serbia dhe Kosova).

Ndërsa, përkundër riciklimit të klimës/burimeve të konfliktit besoj edhe më fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetareve, interesave të shoqërive edhe në 6 vendet e Ballkanit ende të pa integruara në BE.

Nga ana tjetër, historia botërore e mbas-konflikteve na ka mësuar, se marrëveshjet e Paqes dhe Stabilitetit (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar themelet e mirëbesimit reciprok mes popujve. Krimea, është shëmbull i gjallë, ku arritjet nga Marrëveshja e Paqes-2014, po shpaguhen me gjakun e qytetarëve Ukrainas dhe Rusë.

Së pesti, me kapacitetin e eksperiencës në çështjet e sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do sygjeroja aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel, Londër, etj që perspektivën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ta para-kushtëzojnë me vetëm dy Masa të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi dhe Prishtina Zyrtare të “imponohen nga USA/NATO/BE” se: (1) do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (me kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, Tanke, etj deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin teritorial); (2) nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (25 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë shtetërore mes dy vendeve sovrane si dhe këto dy kushte të monitorohen nga USA/NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe axhendën e integrimit të Rajonit.

Nga ana tjetër, do t’i këshilloja vllazërisht faktorët politik dhe shtetërorë të Prishtinës që: “marrëzinë e kërcënimeve ushtarake të Beogradit ndaj integritetit të Kosovës, ndaj prezencës së NATO-s, SHBA dhe vlereve perëndimore”, kurrësesi të mos i konsiderojnë vetëm si rrethanë e favorshme por një sfidë shtetërore dhe përgjegjësi zyrtare shtesë për të zhvilluar Masat e Mirëbesimit Reciprok mes dy vendeve, (përtej prezencës së NATO-s që sigurisht nuk do të jetë e përjetshme…) ku mbi të gjitha qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të garantohen si të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin të Kosovës nga konsumatore në kontribuese për paqen, stabilitetin demokrartik dhe për integrimin në NATO dhe BE!

Në të njëjtën kohë, do të sygjeroja faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Strategjike: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit.

Në përmbledhje, 12 Qershori mbetet kështu një datë e lavdishme e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit Serb dhe njëkohësisht një ngjarje për të na kujtuar Ne si Komb që Aleanca Transatlantike (USA/NATO/BE) e meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë Shqiptarët.

Me këtë rast, ri-Konfirmoj se, edhe në mbi 35 vjet në fushën e sigurisë kombëtare & NATO-s: “mbetem ushtar i përkushtuar dhe i përulur i Atdheut, për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë”.

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut;

Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:

Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Filed Under: Analiza

Shna Ndou – Shenjti i botës

June 13, 2023 by s p

Don Lush Gjergji/

Edhe pas shumë vitesh dhe shekujsh, Shna Ndou i Padovës është gjallë, shumë aktual, i dashur dhe i nderuar nga të gjithë, të krishterë, besimtarë dhe jo besimtarë, si Shenjt ndërkombëtar, edhe më shumë: Shenjt i botës.

Këtë e dëshmon përshpirtëria popullore, do të thoja plebiscitare, ju, prania dhe nderimi, dashuria në shumë kisha, shenjtërore, trupore, figura, altarë. Ndër ne në Kosovë në katër kisha: në Prishtinë, Gjakovë, Binçë dhe në Gllogjan.

E nëse i mbarë botës, atëherë edhe i yni, i popullit tonë Shqiptar, sidomos me shenjtëroren e tij të njohur në Shqipëri, ndër Shqiptarë, në Laç.

Fernando Bulioni, ashtu quhej Shën Ndou, lindi në Lisbonë të Portugalisëmë 15.VIII.1195, në festën e të Ngriturit të Zojës në Qiell, datë shënjuese dhe paralajmëruese se do të jetë Shenjt me përshpirtëri mariane.

Prindërit e tij ishin Martin dhe Maria Bulioni, ndërsa Ferdinandi ishte fëmija i tyre i parë. Emri i tij Fernand në gjuhën vizigote d.m.th luftëtar i paqes. Fernando u rrit praktikisht në katedrale, në prehrin e dy nënave: nënës Mari dhe Virgjërës Mari.

Urata dhe shembulli i mirë familjar, ndihmuan Fernandon të rritej në paqe dhe qetësi, në mirësi dhe dashuri. Babai i tij ishte kalorës i njohur, luftëtar I dalluar. Dëshira e tij ishte që edhe Fernando të bëhej kalorës.

Mirëpo Fernandon e tërhiqte urata, më tepër se arma, jeta luksoze, lojërat dhe ahengjet e ndryshme të kohës. Prindërit e tij ishin të shqetësuar përse dhe si Fernando i tyre nuk tregonte interesim për punët familjare dhe dëshirat e tyre.

Ferdinando – njeri në kërkim

• dëshirën e prindërve dhe të rrethit ishte kjo: që ai të vazhdonte traditën familjare: jetën e kënaqësive, zbavitjeve, begative materiale, të traditës, lavdisë dhe sukseseve familjare, ushtarake…

• dëshirën e tij ishte që të mësonte te etërit Augustinian, ku ishte shkolluar (1201-1210), të lutej, të jetonte një jetë të tërhequr dhe të përkushtuar.

• Cila ishte dëshira e Zotit? Ishte në kërkim dhe në pritje. Së pari iu bashkëngjit etërve Augustinian, dhe për tetë vite qëndroi Koimbra, kryeqyteti i atëhershëm portugez, ku edhe ishte shuguruar meshtar, pas përgatitjes solide filozofike dhe teologjike, në vitin 1220.

Ferdinando meshtar

Mendonte kështu: tashmë vullneti i Zotit është plotësuar, jam meshtar dhe rregulltar augustinian, merrem me shkrime dhe lexime, me uratë dhe meditime. Mirëpo kjo kënaqësi zgjati shumë pak kohë.

Tash i lindi një dëshirë tjetër, më e madhe, me e vështirë, më e rrezikshme: martirizimi, të vdiste për Krishtin! Thoshte: Ai ka vdekur për mua, për ne, e unë çka bëj për Të, për shëlbimin tim, të mbarë njerëzimit?

Shoqëria, edhe meshtarët i thonin: lëri këtë “ëndërrime”, ti ke flijuar për Krishtin dhe për Kishën jetën, çdo gjë, çka të nevojitet tashmë edhe martirizimi? A nuk martirizohesh çdo ditë nga pak?

Kjo dëshirë i lindi kur, nga Maroku, i sollën pesë françeskanë të cilëve myslimanët iu kishin prerë kokën, për t’i varrosur në Portugali, dhe pas varrimit madhështorë në të cilin mori pjesë edhe Don Fernando (Shna Ndou).

Ata martirë, si t’i thoshin personalisht atij: ne e kryem misionin tonë, e vulosëm fenë dhe dashurinë për Krishtin dhe Kishën e Tij me gjakun tonë, e ti çka je i gatshëm për të bërë në këtë drejtim?

Prapë një vendim i çuditshëm, nga ana njerëzore edhe absurd, por me frymëzim hyjnor: Dua t’i zëvendësoj ata për të zbutur urrejtjen ndërfetare dhe për ta dëshmuar dashurinë e dyfishtë, ndaj Jezu Krishtit dhe ndaj vrastarëve.

Për realizimin e kësaj dëshire kishte nevojë të jetë tërësisht i varfër, pa asgjë, si françeskanët, për të qenë vërtet ilirë, i “pasur” vetëm me Krishtin.

Fra Ndou – martir i dështuar

Mu për këtë ishte larguar nga rregulli Augustinian, ku kishte fituar dijen dhe përshpirtërinë, dhe iu kishte bashkuar Shën Françeskut të Asizit dhe rregullit të tij të varfër.

Së fundi, i dukej se e kishte qëlluar udhën e Zotit. Ishte i lirë, i lumtur.

Mbetej dëshira për martirizim në Maroko, ku ishin vrarë pesë françeskanët. Arriti t’i bindte eproret për këtë hap, por jo edhe Zotin. Gjatë një viti në Maroko (1220-1221) ishte i sëmurë, prandaj edhe martir i dështuar.

Më vonë shkruante kështu: Maroko, predikimi dhe martirizimi atje, nuk ishte plani i Zotit, por dëshira ime. Mu për këtë dështova.

Jeta – sfidë në vazhdimësi: Të kthehej prej Marokos në Portugali, por valët e detin e bartin në Itali, ku pati një veprimtari të bujshme si predikatar i palodhshëm (1222-1231), epror françeskan (1227-1230), rrëfyes, edukator, mrekullibërës deri në vdekje (1231).

Shna Ndou qëndroi në Padovë, si një lloj selie për atë, aq sa quhet Shna Ndou i Padovës.Aty derdhi fuqitë e fundit të jetës së vet në dobi të Kishës çdo njeriu, me synimin kryesor: SHËLBIMI I AMASHUAR.

Pas predikimeve të përditshme të kreshmëve, pendesës së rëndë, punës baritore, rrëfime, shkrim lexim, Fra Ndou ishte i lodhur, shpesh i molisur. Gjendja e tij shëndetësore keqësohej çdo ditë e më tepër. Për të pushuar pak tërhiqet tek një bujar meemrin Tiso, jo larg Padovës. Edhe pse i kishte kushtet optimale për të pushuar dhe shëruar, kjo nuk ndodhi.

Dëshira e tij e fundit tokësore: ishte e premte, më 13 qershor 1231. I tha dy vëllezërve françeskanë që ishin gjithnjë me të: Sa bukur do të ishte të vdesë sot! Dhe duke folur mbi Zojën e Bekuar, kryeveprën e dashurisë së Zotit, diku në mesditë, humbi vetëdijen. Kur u këndell pak, i shpreh dy dëshira:

Të kthehet tek Ati në qiell, por para se të shkonte atje, dëshiron të kthehet në Padovë. Kështu, edhe pse në gjendje kritike,nisen për Padovë me dy vëllezër françeskanë. Pasi që ishte i lodhur, e nuk mund as të fliste mirë,u ndalen në Arcella, në një kuvend françeskan. Pasi mori sakramentet, vdiq në këtë kuvend më 13.VI.1231 rreth orës 16,në moshën 36 vjeçare.

Varrimi i të ndjerit u bë në Padovë të martën më 17.VI.1231 në kishën e Shën Marisë, i udhëhequr nga ipeshkvi i vendit. Pas hulumtimeve të parapara për shenjtërim, jetës së tij, mrekullive të shumta, 34 të aprovuara nga autoriteti kishtar, u shpall shenjt nga Papa Gregori IX (30.V.1232).

Sot varrin e Shenjtit dhe Bazilikën e tij në Padovë e vizitojnë rreth 4 milion shtegtarë në vit.

Populli i krishterë ia ka dhënë Shna Ndout katër emërtime: postieri i Zotit, ndihma e shpejtë apo e parë, specialisti për gjëra të humbura dhe “ekonomi” i Kishës dhe i të varfërve.

Porosia për ne

Po ta pyesim sot Shna Ndoun, si arriti të gjitha këto virtyte, shkallë të larta shenjtërie, vetëm pas 36 viteve të jetës tokësore? Përtgjigja e tij do të ishte shumë e thjeshtë dhe bindëse:

Nëpërmjet uratës, pendesës dhe bamirësisë! Përcjellësja e jetës së tij ishte Virgjëra Mari, ndërsa shtylla, ushqimi, siguria, ishte Eukaristia.

Thoshte shpesh kështu: qysh tash jam tejet i lumtur, me tri katedra:

Për mësim: nëpërmjet Biblës – Kishën, për gjetjen e porosisë dhe vullnetit të Zotit;

Për predikim: nëpërmjet jetës së virtytshme dhe dëshmisë së krishterë;

Për shijim: të mëshirës, dashurisë dhe faljes – nëpërmjet rrëfimit apo pajtimit.

Shna Ndou na mëson dhe udhëzon kështu: “Feja pa dashuri s’ka dobi. Dashuria është shpirti i fesë, sepse asaj ja jep jetën. Feja dhe shpresa janë dy krihet e zogut për të fluturuar”.

Shna Ndou ishte i dashuruar në Krishtin, Kishën, çdo njeri, dhe donte Atë t’ia dëshmonte, tregonte dhe dhuronte gjithë botës. Si? Nëpërmjet fesë, shpresës dhe dashurisë, që dëshmohen me përsosmëri dhe shenjtëri.

Jeta vazhdon. Mrekullia vazhdon. Shëlbimi vazhdon!

Shna Ndou i Padovës – lutu për ne!

Filed Under: Reportazh Tagged With: don Lush Gjergji

American Jewish Congress Applauds Adoption of IHRA Definition by the Republic of Kosova

June 13, 2023 by s p

New York, NY, June 9, 2023 – The American Jewish Congress applauds the adoption of the International Holocaust Remembrance Alliance (IHRA) working definition of antisemitism by the Assembly of the Republic of Kosova. We particularly welcome that the adoption passed with a unanimous vote in the country’s parliament, which underscores a real commitment to combating antisemitism and anti-Jewish bias in all its forms.

The IHRA definition remains the most comprehensive and broadly accepted definition of antisemitism, and a powerful tool in the efforts to counter the rising tide in global antisemitism. The American Jewish Congress thanks the Government and Assembly of the Republic of Kosova, and we reiterate our call for other countries to follow suit. Determination and concrete actions in the fight against antisemitism are needed now, more than ever.

The American Jewish Congress is an independent voice fighting for Jewish rights, interests, and values.

Founded in 1918 by American Jewish leaders like Rabbi Stephen S. Wise, Albert Einstein, Golda Meir, and Justice Louis Brandeis, the American Jewish Congress helps shape the Jewish voice of tomorrow by defending Jewish interests at home and abroad through public policy advocacy, legislation, and the courts.

Filed Under: Ekonomi

THE CHRISTIAN SCIENCE MONITOR (1938) / KUR PRESIDENTI AMERIKAN URONTE MBRETIN E SHQIPTARËVE ME RASTIN E FESTËS SË PAVARËSISË

June 12, 2023 by s p


Franklin Delano Roosevelt (1882 – 1945), presidenti i 32-të i SHBA-ve
Franklin Delano Roosevelt (1882 – 1945), presidenti i 32-të i SHBA-ve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 28 nëntorit 1938, në faqen n°5, telegramin e urimit të Franklin Delano Roosevelt (president i SHBA-ve) dërguar asokohe Mbretit Zog me rastin e festës së Pavarësisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Roosevelt uron ‘Ditën’ e Shqipërisë

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 28 nëntor 1938, faqe n°5
Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 28 nëntor 1938, faqe n°5

Uashington, 28 nëntor (AP) — Presidenti Roosevelt i dërgoi sot, nëpërmjet telegrafit, urimet e tij Zogut I, Mbretit të shqiptarëve, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në këtë ditë kur festohet Pavarësia e Shqipërisë, jam i lumtur të shpreh urimet e mia dhe urimet më të mira të popullit amerikan”, tha Presidenti.

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurenc Bebja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1822
  • 1823
  • 1824
  • 1825
  • 1826
  • …
  • 2978
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë
  • “Rrobat e mbretit”…
  • Kosova midis kujtesës, rezistencës dhe diasporës në veprën e profesor doktor Roland Gjinit” Pavarësia e Kosovës, Federata Panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta ‘Dielli’ (1981–2008)”
  • Mitrush Kuteli, një nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit XX
  • We are proud to announce the election of the MAASBESA Board of Directors for the 2026-2028 term
  • Letër e Lumo Skëndos viti 1908 drejtuar Jani Vretos dhe botuar te gazeta “Rrufeja” (1909)
  • KUFIRI SHENDETIT DHE SËMUNDJES
  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK
  • Në ditën ndërkombëtare të shtypit…
  • Në ditën e lindjes kujtojmë baron Franz Nopcsa, paleontologun dhe gjeologun e shquar, një nga figurat më të mëdha të albanologjisë
  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT