
15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

by s p

Kastriot Fetahu/
Përpara pak kohësh në një intervistë në Radio Tirana 1 me gazetarin Jaho Margjeka, kisha një pyetje nëse ka degë Federata VATRA në Chicago? Nga çfarë dija në paqartësi totale u përgjigja… Nuk ka.
Dhe e vërteta e saj u mohua në dt 02/04/2023 me themelimin e degës se Federates VATRA në Chicago.
Në mbledhjen e themelimit të degës së Chicagos morën pjese dhe kryetari zoti Elmi Berisha si dhe anëtarë të kryesisë.
Kryetare e kryesisë së degës u zgjodh unanimisht një personalitet si shkrimtarja Mirela Kanini, anëtar i së cilës kryesi u zgjodha dhe unë.
Federata Pan-Shqiptare VATRA u themelua më 28 Prill 1912.
Qëllimi i saj ishte mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.
Takimi i pare për të bashkuar gjithë shoqatat shqiptaro amerikane në një federatë u mbajt në Boston më 24 dhjetor 1911.
Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi.
Federata Panshqiptare “VATRA” u njoh prej shtetit të Massachusetts dhe mori kartën më 13 qershor 1912.
Ne lokalin “Mirage” u organizua takimi themelues i saj. Ne tavolinen ku isha ulur me miq te mi, Nesti, Ylli dhe Milto na sherbeu nje kameriere. Per kuriozitet e pyetem se nga ishte… (Se di pse ne shqiptaret jemi kaq te vecante edhe ne kete aspekt te thjeshte). -Jam serbe, na tha, serbe nga Subotica-. I fola shqip dhe mohoi per pyetjen qe i bera. Qesha dhe i thashe -Ja dike dhe shqip, se me kuptove-!
Bota ndonjehere eshte aq e vogel, kur ne nje lokal te Chicagos te sherben nje serbe. Se kuptoj pse ne cdo vend te botes te ndodhemi, jam i bindur qe shkojme normalisht me serbet dhe kedo kombesi tjeter. Radikalizmi nacional eshte nje sistem mendimi antinjerezor sot, derisa akoma problemet e Kosoves nuk jane zgjidhur nga nje lloj iracionaliteti radikal serb.
Takimi nuk ishte si mbledhje skolastike, por nje event i bukur, i hapur, me nje lloj solemniteti te fshehur ne menyren sesi te gjithe e kerkonim themelimin e VATRA se Chicagos. Nje zoteri i vjeter erdhi na pershendeti edhe pse nuk e njihnim. Ngurtesimi i fillimit ishte tretur dhe Mirela Kanini e zoteronte absolutisht ate takim. Asnje debat politik ne mbledhje sepse shqiptaria te bashkon dhe ndiheshim pasardhes te Fan Nolit ne themelimin e VATRA se Chicagos. Zoti Elmi Berisha pershendeti perzemersisht dhe edhe anetare te tjere te Kryesise qendrore. Cfare me ngeli pa realizuar ishte nje takim me kryeredaktorin e gazetes Dielli, zotin Sokol Paja, nje shqiptar i rralle patriot i perkushtuar per shqiptarinë dhe ndoshta mungesa e nje miku te vjeter si Zenel Hoxha.
Anëtaret e kryesise se VATRA se Chicagos, qe njoha aty, me lane mbresa si intelektualë me vlera integriteti. Vlerat e Kaninit jane te njohura qe me pare nga une dhe shqiptaret si shkrimtare, po keshtu edhe nje emer tjeter Ernest Nasto (ish pedagog në Universitetin e Tiranes) nenkryetar i VATRA se Chicagos, miku im dhe nje intelektual te cilin e cmoj per vlerat e larta ne njohjen e problemeve social-politike te USA dhe më gjere, apo Ing. Bledi Stefa nje intelektual tjeter plot vlera, Ardian Ruci, po keshtu dhe ndonje tjeter.
Do te duhen pak vite qe VATRA e Chicagos te behet shume e njohur, sepse premisat me kete grup entuziast qe ka ne krye, te cojne vetem ne kete rruge. Te shpresojme qe zhvillimi i ideve dhe tejkalimi i tyre ne mentalitetin ekzistues te VATRA te ndikoje ne zhvillimin e gjithanshem real dhe prosperitetin e vendit tone. Gjithmone kam menduar se shqiptaret e diaspores duhet te kene perfaqesues ne parlamentin shqiptar pasi 40% e tyre jetojne jashte kufijve.
Suksese VATRA e Chicagos.
Zoti i bekofte shqiptaret.
by s p

KUR NJË POPULL FILLON NJEH VETEN
Ka filluar deti të zjejë nën shtrat,
N’stomak të popullit po rrjedh gjak,
Si një kafkë pa dhëmbë.
Në netët që fle I ngopuri,
I dëshpëruari qan me kujë,
Si devetë shkretëtirës,
Për pak ujë.
Afër ëndrrës ka dhe shpresën,
Përmes lakut që ngushtohet,
Mal të fort e ka qëndesën,
Kështu s’jetohet.
Nuk e qetëson shtratin deti,
Po s’ndali furtuna,
Nuk shkon gjumi as tek “mbreti”
Po s’mbaroi dhuna.
Kur një popull fillon njeh veten,
E njeh mirë kë ka në krye,
Mbi gërmadhat e një dalldisje,
Shkallmon fatin, mpleksur nyje.
Arjana Fetahu Gaba
New Jersey, USA 2022
A MBAHEN UJQËRIT NË VATHË ?!
A mbahen uqërit në vathe?
Në tokë janë, kanë lëshuar brirë,
Ti s’mundesh ti fshihesh kafshimit,
I kemi pranë vetes të lirë.
I gjen në sallone mondane,
Në karriket ku I ulëm vete ne,
Der ne grykë kollarisur,
Të gjithë pa fe e pa fre.
I gjen nëpër televizione,
Në tempujt ku mbajnë ligjërime,
S’kanë dhimbje për ty as për mua,
Në sy të lajnë me mashtrime.
Një ditë s’do të gjejmë derman,
Ata shtohen sikur grami në tokë,
E flliqur qënka kjo farë,
Çoroditur, mjeruar kjo botë.
Këta uqër me forma njeriu,
Nuk ngopen dhe kanë veç uri,
Një ditë do t’kenë nga shtatë koka,
Po s’u zgjuam unë edhe ti.
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, August 2022
DO TË VIJË DITA ÇAMËRI
Tokë,
Kam mall,
Vuaj s’të kam parë,
Veç kujtoj vitet që,shkuan,
Plumbat, thikat,vdekje,zjarr.
Karvanë, karvenë njerëzit,
Hypur nëpër mushka gra e femijë,
Dhunim, përbuzje, ulërimë,
Të shpërngulur të lënë jetim.
Rruge e gjatë,
Erë kufoma njerzish, kafshësh,
Vendlindja ime lënë mes zjarrit,
Gjak fëmijësh të sapo parë me synë e diellit,
Eshtrat e tyre të njoma kthyer në shkrumb.
Toka më thërret,,
Gjaku I atyre që rrodhi si det,
Trupat e pa varrosur,
E të tretur vetë.
Më thërasin,
Më thërret Çamëria,
Eja!.
Po ku?, lyps në tokën time,
Ku shkel sërisht këpucë e huaj?!
Ç’te bëj oj nëna ime,
Si te vij, më thuaj.
Na ndoqën, na vranë,
Vranë pleq e burra,
Gratë, femijët lanë vdekur kufirit,
Dhe gjumshti I nxehtë, kullonte gjirit.
Ai qumësht që kulloi,
E piu toka që lamë,
E pinë të vdekurit për ty Çamëri,
Që u dogjën të etur për liri.
Si të vij më thuaj?!
Djemtë, burrat mallkojnë vitin 13,
Që i ndau, i vuri kufij tokës mëmë,
Siç ndahet një trup në pjesë.
Oh moj Çamëri,
Më shumë se Shqiptarë,
Bijtë e tu,
E kur kujtojnë prindërit tanë,
Këtë torturë, këtë tragjedi,
Vajtojnë si atëher,
Qajnë si fëmijë.
Çamëri,
Do të vijë dita,
Kur të më kesh pranë,
Do të vijë ajo dita e bardhë,
Ku të përulem duke qarë.
Më prit siç të kam pritur,
Tani, me shpresën e zjarrtë,
Se po vjen ai çast i lutur,
Që të dy të jemi bashkë.
Gjaku i zemrës time,
Vlagën tënde do të marrë,
Dhe si lisi do të rritem,
Dhe thellë, thellë rrënjët e mia,
Do të futen në shkëmbinjë e baltë,
Që mos t’i shkul dot stuhija!.
Arjana Fetahu Gaba,
Fier 06/23/1993
JAM ZONJE E TOKAVE TE MIJA
Kur kalova mbi tokën time të vjedhur tinzërisht,
Në trup, se di nga me erdhi një e nxehtë,
Ullinjtë gjelbëronin dëshpëruar e qanin,
Një këngë vaji, sajdisur me dert.
Në varrin e gjyshit, që mezi munda ta gjeja,
Një gjysëm guri I trishtë nën ulli,
Sikur të ngrihej të shihte gjithçka shkretuar,
Mesiguri ai do te vdiste, përsëri.
Dhe unë që jam këtu, erdha pa ftuar,
Në tokat që gjyshërit lanë me gjak,
Në trarët e djegur si në një legjendë është dëshira,
E një populli, që kurrë s’mori dot hak.
Mes gjurmëve që me kot mundohen ti fshehin,
Një ëndërr çdo ditë lind dhe një shpresë,
Në lutjet e shpirtrve të gjellë e të vdekur,
Asgjë kaq lehtë s’mund të vdesë.
Erdha të të shoh Çamëria ime,
Tumankuqja unë nga Shqipëria,
Unë s’jam e vetme, por jam aq shumë,
Jam zonjë e tokave të mija.
MIRËMBETÇ MIK
Sot dhe kafeja s’po më pëlqen,
E djegur pak dhe ashpër bluar,
As qielli sot për mua s’vlen,
Retë çmëndurisht në gri trazuar.
Shiu sikur ka bërë be,
Të na mbyt s’ka mëshirë,
Jam këputur jam bërë vrer,
Më ka humbur ç’do dëshirë.
As gazeta s’më lexohet,
Ca të vrarë, ca të kapur,
Lexoj ca pleq mbetën jetim,
Derën rrugës kanë të hapur.
Në djall vafshin lajmet e rreme,
S’më duron dot kjo zemër sot,
Në djall vaftë shiu me gjithë re,
Kamarier më sill një gotë.
Një gotë nga shishja ku mban fshehur,
Ta djeg të shuaj këtë gurmaz,
Jam burrë e s’më kanë hije lotët,
Në shpirt kam veç një maraz.
Gremisur qoftë karrigija bosh,
Pa ty hataja më zu o mik,
Me çan gjoksin tej përtej,
Ikja jote sikur një thikë.
Për ty, me fund e kthej gjithë shishen,
Por mik I dashur, kjo s’mjafton,
Sa herë mallkoj ndarjet dhe ikjet,
Aq herë kjo zemër e pëson.
Mirëmbetç vëlla në tokë të huaj,
Sa herë të vish unë këtu jam,
Tek kjo karrige të pres lotuar,
Si një murg që s’gjen derman.
TË LAMË ATDHE I DASHUR
Ne ikëm si korbat I dashur Atdhe,
E ndiem veten plaçkitur,
Me leshra të gjata dhe barkut “korse”,
Dhe kishim një gojë t’babëzitur.
U zvarritëm në ujrat që na ishin ndaluar,
Fluturuam qiejve të botës pa fre,
Ne s’kishim atëherë as kokë e as duar,
E s’dinim të ngrinim “koshere” të re.
Të prishëm, të dogjëm deri sa mundëm,
Çelikun ta shitëm për skrap,
Trenat I thyem se “janë të Enverit”,
Pa ditur që duheshin prap.
Braktisëm fshatra i lamë pa shpirt,
Sikur ujqërit në mal çajnë kopetë,
I lamë dhe qytetet se s’patën më dritë,
Na trëmbën “rrufetë”.
Si ciganë të lamë Atdhe, e shkuam,
Dikur me trasta e thase përmbi shpinë,
Sot trurin tënd botës ja shtuam,
Po humbim rininë.
Na fal për mëkatet që bëjmë ndaj teje,
Në emrin tënd Atdhe I dashur,
Nuk di a na ka mbetur fare pak shpirt,
Të jemi kaq cipëplasur?!
by s p

Ph.D. Dritan Demiraj/
Pergjate karrieres se tij politike ai ka përballuar me shumë sukses sulmet dhe nderhyrjet e forta të diplomateve te huaj ndaj qeverise se tij dhe Kosovës.
Nen drejtimin e tij qeveria ka bere hapa te rendesishem ne luften kunder korrupsionit, rritjen ekonomike, ka rritur ndjeshem investimet dhe reformat ne fushen e sigurise dhe te mbrojtjes, ka rritur investimet e huaja dhe shume arritje te tjera. A jane keto te mjaftueshme? Sigurisht qe jo.
Por qe te behet me shume, duhet mbeshtetur dhe nuk duhet sulmuar, aq me shume sot kur diplomacia ruse dhe serbe eshte ne kulmin e veprimtarise kunder anetaresimit te Dardanise ne institucionet nderkombetare.
Dhe ne kete kendveshtrim pika me e forte e tij por jo vetem eshte se ai eshte i pakorruptueshem dhe i pashantazhueshem. Pra ketu e ka zanafillen çdo vendim tjeter.
Gjykoj se ne kete moment delikat per te ardhmen demokratike dhe integruese te Dardanise, te gjithe lideret e partive te tjera ne Dardani duhet te ngrihen ne nivelin e pergjegjesise kombetare dhe ti lene ‘thikat pas shpine’ per nje karrige qe mund te perfitojne ne nje moment te caktuar.
Republika e Kosoves u çlirua me ndihmen dhe mbeshtetjen e Amerikes dhe me gjakun e luftetareve te lirise nen drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari. Tani eshte pergjegjesia e klases politike te saj qe te mbeshtesin me nje ze te ardhmen e saj dhe te ngrihen ne nivelin qe e meriton vendi.
Albin Kurti eshte përballur me dinjitet me padrejtesite Ruso-Serbe ne te gjithe nivelet dhe ka përballuar me dinjitet prej shtetari dhe shqiptari patriot te gjithe presionet dhe kercenimet politike dhe personale.
Personalisht do te kisha dashur qe modeli i Albin Kurtit te ishte ne drejtim te Republikës së Shqipërisë.
Te gjithe e kemi obligim qe te mbeshtesim Dardanine ne kete moment te rendesishem per te ardhmen e saj.
by s p

Qendra Shqiptare në Itali/
Qytetarët e Lombardisë, rajoni më i madh dhe ekonomikisht më i zhvilluar i Italisë, do të votojnë në datat 12 dhe 13 Shkurt 2023 për të zgjedhur Parlamentin dhe Presidentin e ri të Rajonit të tyre. Mes kandidatëve për Këshillin (parlamentin) Rajonal të Lombardisë spikat emri i Vasenka Rangu Lekës, eksperte e njohur ligjore në vendin fqinj.
E lindur në Shkodër në një familje me tradita, mbesë e kardinalit të parë shqiptar Mikel Koliqi, znj. Rangu është transferuar në moshë të re në Itali ku ka kryer studimet për drejtësi në Universitetin e Bergamos, duke u specializuar në fushën e të drejtës së emigracionit.
Aktualisht drejtuese e një studjoje ligjore mjaft të njohur e të afirmuar në Milano, ajo ka bashkëpunuar ndër vite me institucione të rëndësishme publike e private në Itali si organizata e madhe ACLI, Bashkia e Milanos, Fondazione Verga, Banka Europjane për Zhvillim, etj.
Vasenka Rangu Leka është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali (www.centroalbanese.it), një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare në nivel europjan. Ajo ka marrë pjesë ndër vite në organizimin e qindra veprimtarive dhe projekteve në fushën e diplomacisë publike, me qëllim promovimin e Shqipërisë dhe përhapjen e kulturës shqiptare në Itali. Nisma që janë realizuar shpesh në bashkëpunim me intelektualë e artistë të spikatur bashkëkohorë shqiptarë, si shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones e Ornela Vorpsi, autorët Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka e Ben Blushi, por edhe Visar Zhiti, Arben Dedja e Gazmend Kapllani, kineastët Dhimitër Anagnosti, Bujar Alimani e Gjergj Xhuvani, artistet e ekranit Roza Anagnosti, Elvira Diamanti e Rajmonda Bulku, e mjaft personalitete të tjera nga shumë fusha të artit e të kulturës.
Aktiviste e angazhuar e bashkësisë së madhe shqiptare në Itali, gjatë vitit 2022 ajo ka koordinuar bashkëpunimet e Qendrës Shqiptare me shtëpitë botuese Einaudi (grupi Mondadori), Feltrinelli dhe DelVecchio Editore për promovimin në Itali të veprave të reja letrare të Anilda Ibrahimit, Lea Ypit dhe Gazmend Kapllanit, si edhe ka organizuar pjesëmarrjen në tre panaire të mëdha si “Panairi Ndërkombëtar i Librit”, panairi i ushqimit “Slow Food – Terra Madre” dhe “Fa La Cosa Giusta”, panairi më i madh italian i zhvillimit të qëndrueshëm.
E parreshtuar më parë politikisht, znj. Rangu është zgjedhur si përfaqësuese e shoqërisë civile të Milanos nga kandidatja për presidencën e Rajonit të Lombardisë Letizia Moratti, një prej figurave publike më të njohura e më të spikatura të Italisë, ish-ministre e arsimit në qeverinë Berluskoni, ish-kryetare e Bashkisë së Milanos dhe pjesëtare e familjes së njohur milaneze, që për shumë vite ka patur në pronësi, ndër të tjera edhe klubin e futbollit Inter.