• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albanian Festival of Worcester

May 31, 2023 by s p

Albanian Festival of Worcester.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Albanian Festival of Worcester

HOMAZH PATRIOTIZMIT TE POPULLIT UKRAINAS

May 31, 2023 by s p

Sami Repishti, PhD./

“Ukraina ashtë në vijën e parë të mbrojtjes së gjithçkaje që ne, europianët, e kemi të shenjtë, lirinë tonë, demokracinë tonë, lirinë e mendimit dhe të fjalës. Me guxim, Ukraina po lufton për idealet e Europës që na nderojmë sot” (Znja Ursula van der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.”VoA 9.V.2023)
Ridgefield, CT.- Me 24 shkurt 2022, bota u zgjue nga zhurma e randë e armëve sulmuese ruse, në nji luftë të pa shpallun kundër fqiut shekullor, Ukrainës heroike e paqësore. Ky sulm i pa parapamë, i paprovokuem, i pamerituem kundër nji shteti fqinj kalon kufinjtë e fantazisë normale në lamin ndërkombëtar. Ajo që rezultoi, ka qenë dhe vazhdon të jetë nji rezistencë luaniane e nji populli, viktimë e plotë e agresionit, dhe nji falimentim i vajtueshëm për agresorin.
Ish Bashkimi Sovjetik, sot Republika e Federatës Ruse gjindet në nji pozitë shumë të vështirë politike-ushtarake – Presidenti aktiv i saj ashtë i akuzuem nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime kundër Njerëzimit, (e OKB-së). Historikisht, personat politikë të këtij rrangu, të akuzuem nga kjo Organizatë, nuk i kanë shpëtue denimit, me përjashtim të atyne që eliminoi vdekja e parakohëshme.
Bota e qytetnueme gjindet para nji dileme etike nga ma të randësishmet: duhet të denohet përgjegjsi i krimit? Tragjedia ukrainase deri sot ka kushtue qindra mijëra viktima të rij, sot ushtarë- pa numrue jetët civile në luftën e përgjakëshme për 16 muej me rradhë….Deri tashti, përgjigja ka qenë pozitive: Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, akuzohet për krime masive në Ukrainë!
Invazioni rus në Ukrainë më solli kujtimet e rinisë sime kur A. Hitleri sulmoi Poloninë, 1939, dhe fotografitë e J.V.Stalinit dhe ministrit nazist von Ribbentrop që coptuen viktimën polake me “marrëveshje”.(Të gjetun në nji pozitë turpnuese, ish-kolegët komunistë të Liceut të Shkodrës u përgjigjen: “Ashtë bashkue ‘puna’ kunder ‘kapitalit’’; kryesisht Anglia dhe Franca. Verbëria e viktimave të indoktrinueme, nuk njeh kufi… !)

Filloi L2B ! U hap kasaphanja pa kufinj që konsumoi rreth 50 miljonë viktima. Personalisht, gjatë asaj lufte humba babën, viktimë e terrorit fashist, dhe kushërinin 17 vjeçar viktimë e terrorit nazist. Nazistët fajtorë u denuen nga Gjykata Speciale Gjermane, “fajtorë” të krimeve, dhe u varën në litar. As edhe nji zyrtar kriminel rus doli para gjyqit për krimet e kryeme. Kështu sot, ballafaqohemi me të njajtën dilemë morale: A duhet të dalë para Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës së OKB-së Presidenti Putin i Federatës Ruse? Përgjigja ime: PO!
Shkatërrimi i diktaturave fashiste, naziste, e militariste japoneze dhe traktatet e paqës që u nënshkruen me këte event historik, nuk sollën paqen e dëshirueme. Ndryshime të imponueme karakterizuen atmosferën politike në Europë dhe Azi. Ambiciet e udhëheqësve komunistë në Moskë ma parë, dhe në Peking pesë vjet ma vonë, 1949, inzistuen me tezën e karakterit botënor të marksizmit. Nga lufta e ngrohët pa vite paqësore kaluem në “luftën e ftohët”. U zhvillue “globalizmi” dhe viktima e parë u ba “fryma kombëtare”, identiteti i veçantë i çdo kombi. Konfliktet që vijuen, krysisht në Kore dhe në Vietman mbrojshin dy ideologji në dyluftim për dominimin botënor.
Në këte gjendje fluide, propaganda komuniste gjeti shesh të përshtatshëm për indoktrinim, dhe për imponim me dhunë të nji identiteti të ri ideologjik, komunizmin stalinian. U formuen “kampet” e mëdha ideologjike. “Kombi” humbi randësinë e vet si elementi i parë dhe i domosdoshëm për “qenjen” e shtetit kombëtar, dhe rinia, sidomos rinia, humbi objektin kryesor të “identitetit”, vlerat kombëtare. Forca brute e irracionale e “diktaturës së proletariatit” dhe propaganda intensive marksiste në sherbim të ekspansionizmit stalinist u banë aleatët e parë.
Me shembjen e “rregimit të kuq”, në Shqipëri, filloi përshkallëzimi i largimit të elementit të edukuem dhe profesionist nga vendlindja, dhe masave të përndjekuna që kerkuen lirinë e mohueme në vendlindje. Skenat televizive te botes, si ato të 2 prilit 1990, dhe ikja e turmave të papërgatituna për emigrim tronditën ndërgjegjet e miljonave., dhe morën tiparet e asaj që sot quhet “rrjedhja e trurit”.
Sot, vetë mbijetesa e nji kombi shqiptar të lirë po rrezikohet! Gjendja e sotme në Shqipëri, ku 28 përqind e popullsisë konfirmohet të ketë abandonue vendlindjen, e cilësueme si “periudha transitore në demokraci”, reflekton këte rrezik, dhe më frikëson pa kufi….!
Vlerësime nga bota e jashtëme për Shqipërinë janë shqetësuese. Organizata “Freedom House”(April 2022) shkruen:“Shumica e udhëheqsive politike shqiptare mbeten armiqsore ndaj vlerave liberale demokratike, dhe kanë treguar pak vlerësim për faktin se barazia nën ligjë dhe respektimi i shtetit të së drejtës janë vlera të randësishme demokratike”.
Aspekti i dytë i patriotizmit ukrainas ashtë me karakter civil, dhe në frymën mbizotnuese të ndihmës reciproke në mes të popullsisë civile të pa angazhueme në luftime -solidaritet i bashkësisë. Nga 9 miljonë plus ukrainas të spostuem dhe të ndjekun nga agresori rus, mbas shumë muejve të gjatë të konfliktit të pa justifikuem, ma shumë se 5.5 miljonë ish refugjatë janë kthye në votrat e tyne tue rifillue nji jetë të vështirë dhe plot rreziqe. Për meriten e naltë të kësaj popullsie fryma e rindertimit ashtë kudo ku ka shkelë dhe ka shkatërrue agresioni rus. Grupe të rinjsh që nuk kanë arrijtë moshën e rekrutimit japin shembullin e shkelqyeshëm për të gjithë botën: “Ashtë toka e jonë” thonë ata; janë “Votrat tona” “kemi shtëpitë gjysëm të djeguna, por ata na mbajnë me shpresë se …do të fitojmë!”
Në fshatin Pokrovski, raportojnë gazetat amerikane, ndigjohen krizmat çmendse të artilerisë ruse-dhe pergjigjet ukrainase. Në këte atmosferë zanet e fëmijve ukrainas ndigjohen që lozin -në mënyren e tyne-në orët e natës, sepse dita asht e rrezikshme nga artileria e aviacioni i agresorit barbar rus, që mbushin ajrin e fshatit. Tregu ka mjaft mallna për shitje. Dyqanet për lule, shesin për kunorat që familjet vejnë në vorrezat e të sakrifikuemëve për lirinë e pavarësinë e atdheut. Qyteti ashte ba”…i panjofshëm” nga jeta e rifillueme. Nuk ka ma dritore të mbylluna me drrasa dhe kopshte ku bari rritet nga pakujdesia. Banorët qarkullojnë tue mos perfillë bombardimet. Kambëngulja në vendlindje ka zevendsue frikën e invazionit, megjithëse Rusia agresore bombardon pa pushim.
Kthimi në atdhe ka ndryshue gjithçka! Jeta adaptohet simbas ditës. Të gjithë së bashku, rreth 5.5 miljonë “ish-emigrantë” janë kthye në votrat e tyne me nji kambëngulje kundër “fatit” dhe me ballafaqim të tij. Lufta vazhdon dhe nuk ka vend të sigurtë. Por votra familjare ashtë në Ukrainë, “në fshatin tim”, dhe shpresa e gjallë ashtë “në shtëpinë stërgjyshore”….! deklarojnë ata. Nji patriotizëm i cilësisë ma të naltë!
Me 17 maj, gazeta The New York Times botoi nji raport me titull :”Ri-ndertimi i fshateve, dhe bashkëpunimi në mes të rinjve dhe pleqve në Ukrainë”. Åshtë nji raport frymëzues!
Në fshatin Lukashivka, Ukrainë, të rinjtë, shumica qytetarë nga qytetet për rreth, vullnetarisht vijnë e pastrojnë grumbujt e rrenimeve të mbetuna nga bombardimet ruse, e rindertojnë. Në fshate ka vetëm pleq, 70 dhe 80 vjeçarë që mirëpresin “vullnetarët” me gjellë të përgadituna për ata. Quhen “Ndertojmë të gjithë së bashku!”, organizatë vullnetare që ndihmon civilët me ndertime në rrethet e Kievit dhe Çernikhovit, zona të rimarruna nga okupatori rus vitin e kaluem. Grupi ka rindertue 120 shtëpi në nji duzinë fshatesh, ka pastrue mbeturinat e ndertesave të damtueme, dhe pritet në verë ritmi i punës të shpejtohet.
‘Perpjekja e përbashkët na ka afrue, dy breznitë që zakonisht kanë kontakte të pakëta. Eksperienca e luftës na ka afrue” tregojnë vendësit
Tani, organizojnë Çfaqje muzikore (DJ’s) si dhe veprimtari kulturore për banorët e fshatrave për rreth….’ Zonja Mezin ka qenë e strehueme në podrumin e shtëpisë bashkë me burrin e saj. Marsin e kaluem, kur nji predhë shkatërroi shtëpinë… çatia u dogj dhe gjithçka tjetër që kishte në shtëpi. “Jam shumë mirënjohëse për këta të rinj; punojnë kaq shumë e në punë të randa….” tregon ajo.
Heroj të rezistencës kambëngulëse ukrainase: “Rrofshi ! Kurr mos u harrofshi; me kangë e valle për jetë u kujtofshi” uronte At Gjergj Fishta!
Po ky poet që i këndoi lavdisë kombëtare gjeti mjaft kurajo me vajtue tragjedinë që mbuloi kombin tonë shqiptar, kur invazionet e hueja, në Veri e në Jug, detyruen qindwra mijwra shqiptarë me u shperngulë me forcë tue përfundue në zona ma miqsore, ose në vende te hueja:
“Mbaroi Malësia/Lekë ma sot nuk ka/… Murojë me i ndejë Shqipnisë…/Malësori ashtë thye/ E i dëbuem ai me trathëti/ Pa Atme sot ka mbetë/Pa plang, pa shtëpi”. Kakteristike kanë qenë ¨Üllishtat e Vlorës dhe emigrimi i viktimave në Ameriken mirëpritëse, si dhe kampet e refugjatëve shqiptarë në Veri dhe emigrimi në tokët mikpritëse të Shqipërisë së paokupueme, dhe Turqisë jo aq mikpritëse…!
Emigracioni nuk ashtë nji fatkeqsi e panjohun nga shqiptarët e merguem ose të përndjekun. Në Mesjetë, pothuejse e gjithë popullsia arvanitase e Moresë emigroi në Italinë e Jugut, ku formoi dhe mbajti të gjallë sentimentin për origjinën dhe shpresën e ri-atdhesimit ….nji ditë, shpresë që tradhëtoi. I njajti fat ndoqi kosovarët nga terroti serb. Gjatë viteve të terrorit komunist (1944-1990) mijëra shqiptarë, të përbuzun e të përndjekun, rrezikuen jetën për nji vend ma të sigurtë se ajo “gropë e zezë si ferri” që u ba Shqipëria: me arrestime, tortura, dhe sidomos pushkatime…!. Dhe kjo ikje spjegohet e kuptohet. Ka qenë dëshira me jetue në liri ashtë e pa përmbajtun. Pse kjo ikje sot?
Rregjimi i kuq duket se ka degjenerue shoqwninë tonë pa reparim ….!
Ajo që ngjau mbas përmbysjes së diktaturës ma të randë që ka pa vendi i jonë në historinë e tij -diktatura e proletariatit -ashtë shumë e trishtë, brengosëse, dhe potencialisht fatale për kombin tonë: shqiptarët largohen nga vendlindja dhe kerkojnë strehim në vende mikpritës dhe jo aq të dëshirueshëm, me rrezikun e jetës ose me dokumentacione falso, dhe nuk e kthejnë kokën mbrapa, as tregojnë dëshiren për kthim në votrat stërgjyshore. Patriotizmi shqiptar përballon nji krizë ekzistenciale!
Ky problem madhor kerkon nji kujdes dhe nji studim të veçantë, të thellë dhe serioz, përtej suazave të partive politike të vendit: ku ashtë atdhedashunia e këndueme në kangët tona dhe e përsëritun mijëra herë në fjalët e fjalimet tona?
Cila ashtë përgjigja e jonë pyetjeve të herojve dhe deshmorëve që dhanë jetën për shekuj me rradhë, e të gjithë atyne që “deshën Shqipwrinw për nji stan në Trebeshinë”?
Kur do të dalë edhe për ty Pranvera, o Shqipëria e ime?

PS. Autori, ish i burgosun politik, u arratis në gusht të vitit 1959.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sami repishti

Kosova përjetë do t’i kujtojë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

May 30, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Sot kujtojmë dy kolosët e lirisë, Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, biografitë e të cilëve janë edhe një pjesë e çmuar e historisë sonë.

Drenasi e Drenica është dëshmuar historikisht si pjesë më e pashkëputur e luftës sonë për liri, është gjeneza e secilës përpjekje atdhetare, në secilën etapë historike, në secilën gjeneratë, që kulmoi me këtë të fundit, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku Rasimi e Ragipi, ishin ndër figurat më emblematike të saj.

Të gjithë rrjedhën historike të kombit tonë, mund ta rrumbullakësojmë ndërmjet dy ngjarjeve kryesore. E para është Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që hartoi programin e parë kombëtar të Shqipërisë Etnike dhe e dyta është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kulmoi me lirë tonë; pra, ja ku është heroizmi i Rasimit, Ragipit, ja ku është heroizmi i të gjithë burrave dhe grave që bënë aq sa mundën dhe dhanë krejt çka patën, që ne sot të jetojmë në Kosovën e lirë.

Historia jonë e re, sot shënon një nga ngjarjet më të rënda të saj. Sot, janë mbushur njëzet e një vjet nga rënia heroike e dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Heroi Rasim Kiçina zgjodhi rrugën e vështirë dhe të sakrificës për çlirimin e atdheut tonë të dashur, Kosovës.

Jeta e shkurtër për nga koha, por tepër e gjatë dhe e pasur për nga lavdia është biografia që ka emrin e heroit të Kosovës, Rasim Kiçina, ai ishte ushtar i gjithë gjeografisë shqiptare, duke marrë pjesë në beteja në tërë Kosovën.

Që të dy, Rasimi dhe Ragipi ishin me përkushtim të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ata nuk pranonin kurrë të qëndronin neutralë, të durueshëm, të heshtur, para të këqijave që po ushtroheshin mbi qytetarët e Kosovës.

Rasim Kiçina bashkë me Ragip Halilajn më 30 Maj 1999, 10 ditë para çlirimit të Kosovës, pra në agun e lirisë se Kosovës, biejnë në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë, dhe kjo rënie e këtyre dy kolosëve të historisë tonë, ngjan shumë me legjendën e maratonomakut, që dha jetën, sapo ua kumtoi lajmin e lirisë qytetarëve, pas një lufte të pabarabartë me pushtuesin.

I kemi borxh Rasimit, i kemi borxh secilit të rënë për liri, që Kosovën ta bëjmë siç ata e deshën, siç ata e menduan.

Lavdi Rasim Kiçines e Ragip Halilaj

Lavdi të gjithë te rënve!

I përjetshëm qoftë kujtimi, respekti i kombit për ta!

Filed Under: Histori Tagged With: Lulzim Nika

VATRA DËNON SKENARËT SERBO-RUSË NË VERI TË KOSOVËS

May 30, 2023 by s p

New York, 30 Maj 2023 – Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ndjek me shqetësim të shtuar dhe vëmendje të posaçme situatën e tensionuar në veri të Kosovës ku me skenar të Serbisë dhe Rusisë po organizohen protesta të dhunshme në Komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Federata VATRA dënon me ashpërsi çdo skenar serbo-rusë që ka synin sulmin ndaj institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës, sigurisë publike të shtetasve të Kosovës, paqes e sigurisë në Rajon.
Federata Vatra mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës, Institucionet demokratike dhe ligjzbatuese, integritetin territorial, sovranitetin e paprekshëm, rendin, sigurinë publike dhe të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Federata Vatra dënon sulmin ndaj përfaqësuesve të KFOR, Policisë së Kosovës e gazetarëve shqiptarë e të huaj në Kosovë.

Federata Vatra i bën thirrje vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë gjithçka që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi, të quhet qetësia, stabiliteti e paqja për më shumë siguri në Rajon e Ballkan.

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm.

Me shqetësim dhe pranë Kosovës

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Politike Tagged With: Vatra

Presidentja Osmani priti në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në EEAS, Charles Fries

May 30, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), z. Charles Fries, i shoqëruar nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Ndër të tjera, në takim u diskutua për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik. Ne veçanti, Presidentja ka informuar Z. Fries për progresin e bërë në fushën e sundimit të ligjit, që përfshinë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për reformat demokratike dhe për përafrimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. Tutje, Zëvendës Sekretari Fries vlerësoi lart bashkërendimin e Kosovës për dënimin publik dhe sanksionet kundër Rusisë si dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Presidentja Osmani dhe Zëvendës Sekretari Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë.

Tutje, Presidentja Osmani vuri theksin në nevojën e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, si hap i domosdoshëm në mënyrë që të sigurohet paqe dhe stabilitet afatgjatë në vend e rajon, ndërsa ka përmendur rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përballjen me drejtësinë për bandat kriminale dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1848
  • 1849
  • 1850
  • 1851
  • 1852
  • …
  • 2980
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT